Page 1

Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës, ka organizua aktivitetin bjeshkatar një javor “Majat e Ballkanit” me pjesëmarrës nga SHBA Pashtriku, Gjeravica si dhe ndërkombëtar (nga Italia, Afrika Jugore, Rumania,Rusia,Argjentina, SHBA). DITAR (përshkrim i shkurtë 1 – 6 Korrik `12) 1 Korrik `12 e Diell- (Kuqishte-Pejë KS) Rreth orës 14 se bashku me bjeshkatarët e SHBA Pashtriku Gjakovë, Besnik Dujaka, Kasim Syla, Fisnik Halilosmani, Lekë Sina dhe Valon Zeqa udhëtuam në Pejë. Bashkërisht, me grupin e bjeshkatarëve nga Peja dhe ndërkombëtar rreth orës 18 ne mbërritëm ne restorant / motel `Guri i i kuq` në Kuqishte /Rugovë / Pejë. Z Arben Lila (kryetar i FBAK-ut) i njoftoi të pranishmit me detalet e aktiviteteve bjeshkatare një javore “Majat e Ballkanit”. 2.7.`12 e Hënë (Udhëtim Kuqishte / KS – Plavë / Mali i Zi)

Në mëngjes (rreth orës 8) grupi filloi marshin nga Kuqishte – Leqinat në drejtim të vendbanimit të ashtuquajtur Babino Polje (shqip-fusha e Gjyshes)-Plavë-Republika Mali i Zi. Së bashku me Z.S.Maloku, Znj. Ilirjana Dobroshi dhe një pjesëmarrëse nga Argjentina, udhëtuam (me makinë) në relacionin Kuqishte, Pejë Rozhajë, Plavë-Babino Polje. Në këtë vendbanim bjeshkatar ne arritëm para se me mbërri grupi që marshoi (nga Kuqishta). Kjo mënyrë e transportit ishte organizua për ata që për ndonjë arsye nuk do të mund të marshonin dhe për bartjen e paisjve (për nevoja 7 ditore të bjeshkatarëve). Sipërfaqja e kësaj bjeshke është e mbuluar me pisha. Lartësia mbidetare e arritur ishte 2300m/lmd Grupi i marshuesve arriti pas dite (sot 2.07.2012). Udhëheqës grupe Z.Xhemajl Kelmendi ndihmës Z.Besnik Dujaka. Pjesëmarrës 27vetë. Marrshim gjithsejtë 8 orë;17km; dhe në drejtimin Kuqishte veri - veri lindje Babino Polje. (të dhënat merren nga Z.B.Dujaka) Disa bjeshkatarë patën disa ankesa të lehta shëndetësore (“molisje”,”marramendje”, “dhembje në muskujt këmbës”, ndjenjë e të “të vjellurit” e që të gjitha ishin pasojë e humbjes së lëngjeve-ujit për shkak të marshimit të gjatë - në vapë). Këto ankesa shpejtë u tejkaluan.


Shënim-Gjatë ditëve në vijim nuk ka pas asnjë lloj ankese shëndetësore (as fizike e as psikologjike). Morali i njerëzve (pjesëmarrësve bjeshkatar) ka qenë në nivel. Kushtet e banimit dhe mikpritja nga vendasit, ishin në nivel. 3.07.2012 e Martë- (Babino Polje - Plavë) Mëngjes me diell në bjeshkën e Plavës. Para dite vizituam qytetin e Plavës, kullën dhe nga ciceroni u njoftuam me historinë e familjes me famë Rexhepag-iq nga Plava. Patëm kohë dhe mundësi që të freskohemi në liqe. Drekuam në qytet. Rrugës për në motel (pas dite) ra shi. Aroma e posaçme dhe frymëmarrja me lehtësi (pas rrebeshit me shi në bjeshkët me shumë pisha) është ndjesi e posaçme për njerëzit që janë të rritur nëpër qytete.

Mbrëmjen e kaluam në ambientet Bjeshkës së Plavës (Babino Polje). Përball këtij vendbanimi është bjeshka me emrin `deda`(shqip `Gjyshi`). Shënim shtesë.-B. Dujaka, K.Syla, 2 bjeshkatar Italian, 1 nga Pr dhe 1 nga Rozhaja sot pas dite nga Plava janë nisë që të e vizitojnë (nesër) majën e Jezercë-it nga ana e Plavës. 4.07.`12 e Mërkur Marshim Guci -Theth grupi 1(Guci –M Jezercë- Theth / gr 2 Besnikun,etj) Ne në B.Polje,u zgjuam rreth orës 5.30. Pas mëngjesit (kaçamak) specialitet lokal me kalori marramendëse, udhëtuam (me një automjet nga ish `APJ`) për në Guci. Pasi na legjitimuan (autoriteti kufitar malazez) ne filluam marshimin drejt Qafës së Pejës për në fshatin Theth, Republika e Shqipërisë. Udhëheqës rruge është Z. Xh. Kelmendi (FBAK) dhe ndihmës Z. Lekë Sina (SHBA Pashtriku) U nisëm nga fshati Vuthaj 10 minuta mbi `syri i kaltërt`. Ne marshuam rreth 8 orë. Rruga është e shënuar me shenja bjeshkatarësh.


Këto bjeshkë janë shumë të bukura. I kemi fotografu (nga shumë lloj kamera). Nuk besoj që më një shikim të fotos mundet me u përceptu ambienti (largësia / thellësia / lartësia) prandaj rekomandoj që të i vizitoni. Ngjitja është e kategorisë `e mesme` (bazu në kondicionin tim). Një pjesë e madhe e rrugës është e mbuluar nga lisat dhe rrugëtimi jonë është më i lehtë (bazu në temperaturat e stinës- verë). Plato-ja (rrafsh-nalta) është e gjatë, në formë lugine ku ka livadhe dhe liqej (të përmasave të ndryshme- Liqeni Shtrazes dhe L.Gjeshtares-emra nga Google). Në këtë plato Fusha e Runices gjinden edhe shenja (të pa përkujdesur) të kufirit shtetëror Shqipëri –Mali i zi. Nuk ka vi-jë, kufitar apo poste kufitare (as në Shqipëri e as në M. i Zi) Rrugës në territorin e R.Shqipëris ne u takuam me Marashin i cili kishte dal (me organizim nga FBAK) që të na e lehtësojë ardhjen (me 3 kuaj). Ndihma e tije erdhi në vendin dhe kohën e duhur. Sergio-s, ju patën nisë shenjat e molisjes (bjeshkatar Italian, 68 vjeç dhe me mëlçi të transplantuar). U furnizuam me ujë në një burim (në Google `She i bardhë`), ku edhe pushuam.Arritëm te vendi `Qafa e Pejës`.Nga këtu rruga filloi të jetë `te poshtë`. Nga kjo perspektiv, zbritja për në fshatin Theth (ne Google – `Gjecaj-OkolNikgjonaj`) është mbresë-lënëse. Gjatë zbritjes shifet një luginë e madhe nga një lartësi (ndoshta) mbi 1000 m. Kjo zbritje zgjati përafërsisht rreth 2 orë.Rruga është në formë të germës Z (zik-zak). Gjatësia e rrugës deri te kthesa e parë është jo më shumë se 10 m, dhe kështu është në tërë gjatësinë e saj. Poshtë në rrafsh në një lokal (i ndërtuar me dërrasa që të jep përshtypjen se je në SHBA ne vitet 1800) e pimë nga një birrë. Qeras një bjeshkatar nga SHBA, është 4 korriku (ai, duke aludu në bukurit e Thethit, tha:“Faleminderit që ma kujtuat,e pata harru festën e shtetit tim”). Në mbrëmje u sistemuan nëpër disa shtëpi të vogla (tipike të veriut të Shqipërisë) e të adaptuara për me shërbye si motele. Nuk ndjeja lodhje të madhe edhe pse s’kisha kondicion (s`kam marrshue nëpër bjeshkë mbi 3 muaj). Jam i bindën që ajri (i pasuruar me % të madhe të Oksigjeni) dhe uji (lokal) kanë ndikim (të mirë) në organizmin tim (metabolizëm). Sistemimi nëpër shtëpi-motele, i tërë pjesëmarrësve, është kryer shpejtë. Udhëheqës rruge ishte Z. Xhemajl Kelmendi; ndihmës Z.Lekë Sina. Pjesëmarrës 20 vetë. Marrshim gjithsejtë 8orë / 24km; dhe në drejtimin Guci veri –jug perëndim Theth (të dhëna të merren nga Z.B.Dujaka) (Më vonë mësova se grupi i parë /që vazhdimisht ecin më shpejtë -kryesisht nga SHBA Gjeravica/ ishin takuar me bjeshkatarët-vizitorë të majës së Jezercit- me Besnik,Kasim & kompani). Ata kishin arrit me e vizitua majën e Jezercit.Ishte kjo edhe nje aresy për mburrje pasi që planprogrami i ekspeditës po përmbushej me sukses dhe pa probleme. 5 Korrik `12 e Enjte (Theth) Nga tabelat në shumë vende (në Theth) orientohemi shumë lehtë. Sot vendosëm që të i vizitojmë `vaskat` (një gjiri në lumin e Thethit e i cili është përbërë nga gurë të mëdhenj mermeri e të gdhendur në forma të ndryshme nga rryma e lumit. Ky është lumë i ftohtë dhe shumë i pastër. Në po të njëjtin lumë, vizituam edhe një vend të ashtuquajtur ‘syri i kaltër’.


Udhëtuam me ndërprerje -2 orë ecje dhe u freskuam (1 orë) tek `vaskat`, pastaj, prapë 1 orë ecje dhe freskim (1 orë) tek `syri i kaltër` dhe kthimi 1 orë ecje prapë freskim (1 orë) te vaskat. Mbeta pa e vizitu Kullën e Ngujimit, ujëvarën,etj. Përkundër barrierave gjuhësore, komunikimi (& shoqërimi) në mes bjeshkatarëve vendas dhe ndërkombëtar është në nivel. Lehtë vërehet se janë krijua relacione shumë të mira ndër njerëzore. Gjatë drekës së përbashkët ne shkëmbyem adresa (e-mail & tlf). 6.07.2012 e Premte (Marshimi Theth - Valbonë) Në 7.40 ne u nisëm për në fshatin Valbonë. Rreth 22 vetë. Rruga është me hije të pemëve. Në kohë të pushimeve të shkurta (dhe të shpeshta sidomos nga unë) shikonim dhe fotografonim luginën e Thethit, tashmë, nga një pozitë tjetër nga ajo e para disa ditëve. Në qafë Valbonë takuam një grup të vizitorëve ndërkombëtarë që po vinin nga Valbona për ne Theth. Mbresë-lënës është një `lokal i vogël hotelier` i ndërtuar ½ ore para se me mbërri në Qafë Valbonë. Në fillim duket shumë i pa arsyeshëm (dhe i pa logjikshëm). Por kur e shef kolonën e vizitorëve (ndërkombëtar) që vijnë nga Valbona për të e vizitu Thethin tek atëherë e shef arsyen (ekonomike) të ekzistencës së atij objekti. Pamjet- peizazhet janë shumë të bukura gjatë gjithë rrugës. Gjatë gjithë rrugës kemi një komunikim (humor) të shëndosh në mes nesh. Pushuam tek burimi i Valbonës. *Vazhdimisht 3 anëtarë të SHBA Gjeravica mbërrijnë përpara nesh në destinacion. Pa dyshim që kanë aftësi fizike (kondicion) më të madh se sa të grupës qendrore. E pakuptueshme është arsyeja e pjesëmarrjes së tyre në kësi lloj marshute (p.sh. në rast nevoje për ndihmë,etj.). Nuk patëm të veçanta të tjera gjatë rrugëtimit të kësaj dite. Udhëheqës grupe Z. Xh Kelmendi ndihmës Z.Besnik Dujaka. Pjesëmarrës 22 vetë. Marrshim gjithsejtë 6orë;15km; dhe në drejtimin Theth perëndim Lindje (të dhënat merren nga Z.B.Dujaka) Kjo marshut përfundoi në Fshatin Valbonë – Bajram Curri Shqipëri. Në Restorant `Fusha e Gjesë` ne po të njëjtin lokacion në Valbonë pas drekës dhe përshëndetjeve të përzemërta mbetem vetëm ne anëtarët e SHBA Pashtriku.


Ne do të qëndrojmë këtu për të marrë pjesë në aktivitetin e nesërm “Valbona 2012” e të organizuar nga SHBA Pashtriku Gjakovë. Koment.-Kjo marshutë ka qenë e suksesshme. Arsyet janë këto: • shumë njerëz, • nga lloj-lloj kultura dhe mentalitete (pjesëmarrës nga 5 shtete / 3 kontinente); • shumë ditë (6); • shumë vende për vizitë (3 Shtete) dhe rrjedhimisht edhe më shumë njerëzmikpritës. dhe nuk ka pas asnjë ankesë / incident, nga asnjë pjesëmarrës. Konsideroj që bjeshkatarët nga SHBA Pashtriku ndihmuan në këtë drejtim. Përpilu nga B. Komoni SHBA”Pashtriku” Gjakovë Korrik `2012

Discover Balkans Peaks  

Ditari nga ekspedita ''Discover Balkans Peaks'' - autor Basri Komoni

Advertisement