Page 1

DITARI NGA – BJESHKA E BELEGUT Nisja për këtë shetitje është bërë të dielen, më 25.07.2010 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 7.00, ndërsa kthimi në ora 19.30 minuta. Pjesëmarrës ishim gjithsej 17 veta. Udhëtuam me një minibus nëpër Gryken e Deçanit gjer tek Bazeni i Kozhnjerit, i cili gjendet 15 km mbi Kishën e Deçanit. Nga ajo pikënisje e lmd. prej 1230 metrash, në ora 8.45 minuta e filluam marshimin për të mbërritur në ora 12.15 minuta, në Bjeshkën e Belegut, tek dy stanet të cilat gjendeshin mbi kompleksin e staneve, gjegjësisht në lmd prej 1800 metrash. E filluam shtegtimin nëpër kohë të përshtatshme dhe pa diell. Shtegtuam nëpër rrugë malore automjetesh. Afër Livadhit të Kripes kemi ndaluar tek Ujëvara e Kripës ku kemi qëndruar një kohë duke e soditur atë natyrë të bukur dhe bërë foto. Në vazhdimsi gjatë gjithë rrugës jemi freskuar duke ngrënë dredhëza të egra dhe mjedra të cilat gjendeshin përskaj rrugës. Kur mbërritëm në rranzën e majës, filloi të bjerë shi. Po e këkonim një vend për t’u srehuar dhe akomoduar. Papritmas vërejtëm se aty afër ishin dy stane të cilat ishin shumë të përshtatshme për strehim. Jemi befasuar me fatin që patëm me ato stane, të cilat disi ishin të kamufluara në mes të pyellit dhe ne memzi i vërejtëm. Ngjasonin në kasollet e përrallave të fëmijërisë, të cilat gjithmonë ishin shpëtimtare. Në ato dy stane dhe në stolin e mbuluar nga një ombrellë jemi akomoduar të gjithë dhe ashtu kemi qëndruar duke pushuar dhe ngrënë nga ora 12.15 minuta gjer në ora 14.00. Tek ai stol dhe nën ato pisha të dendura kemi ndezur edhe zjarrin për tu ngrohur sepse ishim mjaft të qullosur. Në të kthyer poashtu na ka përcjellur gjatë gjithë shtegtimit kohë me shi. Rrugës gadi të gjithë kemi mbledhur Lule Kanterjoni, pasi që në atë bjeshkë kishte në sasi të mëdha. Tek minibusi i cili do na priste tek Restoranti Përroi Shqiptar, gjegjësisht nja 2 km më poshtë prej nga ishim nisur mbërritëm në ora 17.15 minuta. Edhepse nga shiu ishim të gjithë të qullosur, prapëseprapë tek restoranti në fjalë, kemi ndaluar për tu freskuar me nga një pije. Aty qëndruam pakës më gjatë se’ç kishim planifikuar, sepse pronari i restorantit në shenjë respekti na shërbeu me disa pogaqe të vogla shtëpie, me ç’rast vetvetiu na u zgjat edhe ndeja. Nga restoranti jemi nisur në ora 18.00, ndërsa në Gjakovë kemi mbërritur në ora 19.30 minuta. Edhepse koha ishte me shi dhe e papërshtatshme, prapëseprapë bukuria dhe freskiaia e asaj natyre bënë që kjo të ishte një shetitje mjaftë freskuese dhe relaksuese. Përfundimisht kaluam: Udhëtim me minibus: 3.15 minuta ( 1.45 + 1.30 ) Ecje këmbë: 6.45 minuta ( 3.30 + 3.15 ). Ecje gjatësi rrugore: 20 km. ( 9 + 11 ) Ecje këmbë m/lmd: 570 m/lmd ( 1230 - 1800 ) Përshkroi : Ilir Lyta SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë Gjakovë, më 25.07.2010

Bjeshka e Belegut - 25.07.2010  

DITARI NGA – BJESHKA E BELEGUT

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you