Page 1

Tu r n i r i H u m a n i t a r “ R a m a z a n i 2 0 1 3 ” Nën moton "Ndihmoni në mirësi dhe devotshmëri, e mos u ndihmoni në mëkate dhe armiqësi" edhe këtë vit Shoqata Kulturore DITURIA me dy degët e saj në Preshevë dhe Bujanoc ka realizuar me sukses aktivitetin Turniri Humanitar Ramazani 2013 ku humanizmi dhe sporti ishin bashkuar në një vend. Gjatë javës së dytë të Ramazanit ky aktivitet u shtri në të dy qytetet e Luginës ku pjesëmarrja ishte në një nivel shumë të lartë nga të rinjtë të cilët me vullnetin e tyre shtrinë dorën e solidaritetit për të qenë pjesë e sofrave të Bajramit me shumë familje të cilat kanë nevojë për mbështetjen e shoqërisë. Në dy degët e DITURISË turniri u organizua me të rinjtë dhe i mbështjelli dy finalet e vogla ku në Preshevë finalist ishin skuadrat MIRATOCA : ITA ku fitues i finales në Preshevë doli skuadra MIRATOCA ndërsa në Bujanoc skuadrat finaliste ishin PIPA : LESKAT ndërsa ajo që shënoi finalen ishte skuadra PIPA. SuperFinalja e madhe e DITURISË u luajt nga dy finalistët e degëve MIRATOCA : PIPA ku superfinalen e DITURISË e fitoi skuadra e përfaqësuar nga dega e Preshevës MIRATOCA. Edhe pse ishte një pagesë simbolike për pjesëmarrje në turnir por ato kishin një peshë të madhe pasiqë të gjitha të ardhurat u dedikuan për familjet në nevojë dhe fëmijët bonjakë me Pakon e Bajramit. Një falënderim i veçantë është për të gjithë sponzorët të cilët nuk ngurruan të përkrahin këtë aktivitet. Përpos aktiviteteve sportive gjatë këtij muaji DITURIA ka organizuar dhe një sërë aktivitetesh tjera si shtrimin e iftareve për shtresa të ndryshme të shoqërisë, ligjërata edukuese nëpër qendrat e Diturisë si dhe botimin e buletinit Freskia e Ramazanit, botim i cili për të dytin vit rradhazi botohet me materiale atraktive, motivuese e edukuese në shenjë të ngritjes së vetëdijes fetare e morale tek shoqëria shqiptare myslimane në Luginë. Në emër të stafit të Shoqatës Kulturore DITURIA ju urojm të gjithë besimtarëve Festën e Fitër Bajramit duke lutur Allahun e Madhëruar që të na ketë pranuar agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit ndërsa të na e bëjë jetën tonë Ramazan ndërsa ndarjen nga kjo botë ta bëjë për ne si ditën e freskët të Bajramit.


Editorial

Mirupafshim Ramazan Pas çdo fillimi pason edhe përfundimi. Përhershmëria i takon vetëm Atij që nuk ka fillim dhe mbarim, e Ai është Allahu i Lartësuar. Cila do të duhej të jetë motoja e fituar nga ky muaj i bekuar? Pa dyshim: “Të jetojmë me Ramazan edhe pas Ramazanit”! Ramazani është muaji i ndryshimit, i leximit, i ripërtrirjes shpirtërore. Besimtari gjatë këtij muaji iu është nënshtruar një regjimi që e bënë të ndihet ndryshe nga njëmbëdhjetë muajt e tjerë të vitit. Adhurimi i agjërimit në këtë muaj ka vendosur nën kontroll dëshirat e pakufishme të njeriut të cilat shpesh herë arrin ta tjetërsojnë njerëzoren brenda njeriut. Ka raste kur ky tjetërsim ka shkuar aq larg, sa që ndonjëherë, të bënë të ndihesh jo fort mirë pse i takon sojit të njeriut. Tradita profetike na mëson se sa e dobishme është puna që është e vazhdueshme edhe nëse është e pakët. Ndryshimet e arritura gjatë muajit të Ramazanit, janë pasuri që duhet ruajtur edhe pas Ramazanit. Në këtë drejtim është normale të dialogojmë me vetën secili prej nesh, çka pas Ramazanit. Tani në përfundim të Ramazanit, do t'i kthehemi natyrshmërisë tonë të rëndomtë për sa i përket anës fizike, trupore, ndërsa kapitalin shpirtëror – imanorë, të fituar gjatë këtij muaji duhet ruajtur me kujdes dhe vazhduar me të njëjtin intensitet siç ishim gjatë këtij muaji të bekuar. Të jetosh me Ramazanin edhe pas Ramazanit, është sinjali më i mirë se adhurimet dhe të mirat që kanë rezultuar për besimtarin gjatë këtij muaji janë të pranuara tek Allahu i Lartësuar. Me shpresë se kemi arritur devotshmërinë te Krijuesi i Plotfuqishëm në këtë muaj të bekuar, në përfundim të tij nuk na mbetet tjetër pos të themi...mirupafshim Ramazan.

Të arrish Shkruan: Selim Zeqiri

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe selami qofshin mbi të dërguarin besnik, Muhamedin të birin e Abdullahut, i dërguari mëshirë për botët, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe gjithë ata që e pasuan deri në Ditën e Gjykimit. Nuk ka dyshim se nuk ka mysliman që është i kënaqur me Allahun për Zot të tij, me Islamin për fe dhe Muhamedin a.s. të dërguar e që nuk shpreson arritjen e kënaqësisë së Allahut. Ai shpreson të ecë në rrugët të cilat e afrojnë kah Zoti i tij dhe që e largojnë prej hidhërimit dhe dënimit të Zotit. Allahu është i kënaqur me ne kur e adhurojmë Atë dhe kur nuk i bëjmë shirk Atij, i përmbahemi Kuranit dhe Sunetit, e nuk shmangemi nga ato, të mos dëshirojmë ndryshim në to, të mos pranojmë tjetër pos tyre. Thotë i Dërguari i Allahut s.a.v. “Me të vërtetë Allahu i do dhe i urren nga ju tre gjëra: kënaqet nga ju kur ju e adhuroni dhe nuk i bëni asgjë shirk, kur kapeni që të gjithë për litarin e Allahut e të mos përçaheni dhe urren nga ju: thashethemet, pyetjet e tepruara dhe keqpërdorimin e pasurisë.” Kështu është hadithi në sahihun e Muslimit, pa e cekur pikën e tretë me të cilën Allahu është i kënaqur, ndërsa në Musnedin e imam Ahmedit është shënuar kështu: “dhe kur i këshilloni ata që kanë në dorë çështjen e muslimanëve” I Dërguari i Allahut s.a.v. na ka sqaruar se robi arrinë kënaqësinë e Allahut me praktikimin e shumtë të veprave të mira, prej tyre agjërimi me nijet për ta arritur kënaqësinë e Allahut. Nga Ebu Hurejre, radijallahu anhu, transmetohet se i Dërguari a.s. ka thënë: “Era e gojës së agjëruesit është më e këndshme tek Allahu se sa era e parfumit.” Ndërsa Allahu xh.sh. e përshkruan kështu rolin që jep agjërimi në kënaqësinë e Zotit: “Robi im e la epshin, ushqimin e pijen duke dëshiruar kënaqësinë Time, agjërimi është për mua dhe Unë e shpërblej.” Po ashtu i Dërguari a.s. ka thënë: “A keni dëshirë t'ju tregoj për veprat më të mira, më të pëlqyera tek Zoti juaj, më të ngritura në gradat e juaja dhe më mirë për ju se sa t'ju jepet ari e argjend dhe sa të takoni armikun tuaj e të


kënaqësinë e Zotit goditni qafat e tyre e ata të godasin qafat e juaja.”Cila është ajo o i dërguar i Allahut? Tha: Përmendja e Allahut. Muadh ibn Xhebel ka thënë: “Nuk ka vepruar njeriu vepër që më tepër e shpëton nga dënimi i Allahut siç është përmendja e Allahut.” Prej veprave me të cilat arrihet kënaqësia e Allahut është edhe Lufta në rrugë të Allahut, ku nga i Dërguari a.s. përcjell fjalën nga Zoti i tij xh.sh., që ka thënë: “Çdo rob prej robërve të Mi që ka dalë luftëtarë në rrugë të Allahut duke dëshiruar kënaqësinë Time i kam siguruar se do ta kthej, do ta kthej me shpërblimin dhe plaçkën e fituar, e nëse marr do ta fali e do ta mëshiroj.” I Dërguari, a.s. thotë se kënaqësia e Allahut arrihet më vepra të zemrës, që shfaqen në gjuhë dhe gjymtyrë. “Allahu kënaqet me robërit e tij, kur ai han ushqimin dhe e falënderon për atë dhe kur pinë pijen dhe e falënderon për atë.” Po ashtu Enesi radijallahu anhu ka thënë se i Dërguari a.s. ka thënë: “Më ka lindur mua sonte një djalë e ka emërtuar me emrin e babait tim Ibrahim.” Enesi thotë: E pashë në rastin e vdekjes së djalit i Dërguari a.s. me sy të

përlotura tha: “Syri loton, zemra mërzitet, e nuk themi pos atë që e kënaq Zotin tonë, ne për ty o Ibrahim jemi të mërzitur.” I Dërguari a.s. na drejtoi kah ajo se kënaqësia e Allahut arrihet me fjalë të mira që e thotë një besimtarë vëllait të tij besimtarë. Thotë Profeti a.s.: “Me të vërtetë robi flet me një fjalë që e kënaq Zotin, të cilës nuk i ka kushtuar vëmendje, Allahu e ngrit atë në grada, dhe me të vërtetë robi flet me një fjalë që e hidhëron Allahun të cilës nuk i ka kushtuar vëmendje, zhytet me atë në xhehenem.” Më primarët për fjalë të mira dhe sjellje të mirë janë ata që janë shkak që ti të jesh o njeri, pas Allahut të Madhëruar, ata janë prindërit e tu. Profeti a.s. thotë: “Kënaqësia e Zotit është kur prindi të jetë i kënaqur dhe hidhërimi i Zotit është kur prindi të jetë i hidhëruar.” E lusim Allahun e Lartësuar që të jetë i kënaqur me ne, të kemi përfundim të mirë dhe në këtë botë të jemi nga të sinqertët dhe të devotshmit. O Zoti ynë prano nga ne veprat e mira se Ti je Dëgjuesi dhe i Dijshmi dhe na prano pendimin se ti je Falësi dhe Mëshiruesi.


Mirupafshim Ramazan! Shkruan: Majlinda Hyseni

Sa herë që fillon Muaji i Shenjtë i Ramazanit, sjell me vete dëshirën për të qenë aktiv, të zhveshur nga njollat e përditshmërisë dhe të zbërthyer nga rutinat e ngopjes së dëshirave. Ky muaj sjell shumë dhe përvec që sjell ne edhe e përcjellim atë, sigurisht që një pjesë e këtyre mirësive mbetet pas dhe ne e trashëgojmë me ngritje të imanit, pastrim mëkatesh dashtë Zoti dhe shpresë për të mbajtë në të njejtën tempo vazhdën e aktiviteteve tona të mira. Ky muaj që më programon mua kohën, më bën kaq të sistemuar në brendi e në pamje të jashtme ikën shpejt, edhe përkundrejt faktit që njerëzit shpesh dyshojnë në qëndresën a dobësinë e tyre për të përfituar nga të mirat e tij. Kur i them lamtumirë këtij muaji, unë në vete ndjejë një boshllëk, se sa shumë u kënaqa këtë muaj, vetëm freskia e shpirtit tim e thotë këtë gjë. E këtë freski, unë e përdora për t'i shuajtur etjet sa herë që fyti im thahej në këto ditë të ngrohta verore. As që e përmendja faktin se sa isha uritur, kisha këtë freski që më jepte mjaftueshëm motiv për të besuar edhe më shumë në Krijuesin dhe gjërat ndërlidheshin, sepse ishte një rrjet i sistemuar ai që unë pata fatin të përfitoj duke qenë pjesë e Umetit te Muhamedit a.s. Mua, çdo Ramazan më lë përshtypje të veçantë, prandaj edhe kur i them ''Mirupafshim'' gjithë kujtoj sa muaj të tillë përplotë me ndryshime përjetova sepse unë po ndryshoja e rrethanat po ndryshonin, e Ramazanin, e gjeta gjithëmonë si një lule që çel çdo vitë plotë jetë. Ramazani mua më gjente edhe të pa përgatitur, e unë brofja në këmbë që të bëja pak lëvizje…shumë pak, krahasuar me shpërblimet e premtuara në këto kohë të shenjta që na vijnë një herë në vit! Mua, njeriut, ndonjëherë ndoshta edhe më humbte durimi, por në iftar lutesha, se për lutjet ka përgëzim gjithnjë me shpresën të përzier me frikë se a do të më pranohet ky adhurim i quajtur agjërim, që nuk ka të bëjë fare me askë tjetër pos me Atë që ma urdhëroi. E unë shpesh shkoja edhe nëpër mbrëmje, unë i riu dhe e reja, ani pse ky muaj ishte kaq i shenjtë dhe askush nuk më garantonte nëse do të jem gjallë vitin tjetër apo edhe një minutë më pas asaj që çova kot. Unë, në këtë muaj edhe flija gjumë, sepse kupton…unë lodhesha kaq shumë. Gjithë natën rrija zgjuar sa të vinte syfyri dhe të lutem mos më pyet se si e çoja kohën se unë s'mund të jem

njëzetekatër orë aktiv në ibadete! Po unë, edhe qaja këtë muaj shpesh, pikërisht për shkak të dobësisë time, e krahasoja gjithë atë botë të pasur besimi që gëzonte çdo zemër sahabi në atë kohë bashkë me kushtet që kishe dhe neglizhencën e hutinë time me gjithë çfarë më servohet sot nga bota materiale. Dhe unë njeriu, ndalem e kujtoj. Sepse pikërisht! Agjërimi ndikon në bazat psiqike dhe fizike të njeriut dhe si i tillë ndryshon edhe atmosfera në brendinë e mendjen time. Ky muaj, mua njeriut, më ndihmon jashtëzakonisht të kontrolloj veten time, luftën me nefsin tim! I them unë 'Mirupafshim' këtij muaji, dhe e di që unë mundesha edhe më shumë. Mund ta përfundoja tri herë leximin e Kur'anit në vend të një leximi të vetëm, e mund të bëja çmos për të falur më shumë nafile, por unë bëja më pak nga çmundja. Dhe për çudi, unë të gjitha këto i kisha kaq të qarta në teorinë time, e në anën tjetër praktika mua po më jepte kaq shumë freski shpirtërore. Freskinë e Ramazanit, të cilës unë sapo adaptohesha i thoja 'Mirupafshim' e me të i rralloja veset e mira dhe sexhdet e gjata. Po, unë edhe i ruaja ato.. Duke u ndarë nga Ramazani, çdo herë e më shumë po bindesha, çdo eksperiencë që po përjetoja gjatë muajit te shenjtë po më jepte përgjigje të pyetjeve që u patën tharë në raftet e mia, e unë njeriu, kaq divers në këtë çështje, herë i dhënë pas dunjasë nuk mundesha të shkëputem nga përditshmëritë e mia edhe gjatë Ramazanit, herë i moshuar që derdhja kaq shumë lotë për falje dhe mëshirë për gjithë të kaluarën time, herë i penduar që vazhdon prapë në mëkate, herë ai që punët e mira nuk më ngopnin kurrë syrin prandaj mbushesha me dëshirën për t'a kënaqur gjithëmonë veç Krijuesin tim - i them çdo vit mirupafshim ramazanit, por, a përmirsohem unë? A qajë unë pse ai ikën kaq shpejtë dhe a kam frikë se do të jetë i fundit fare që më iku pa u gjunjëzuar para Zotit tim?! Ai ikën dhe unë njeriu deklaroj në heshtje se çdo fillim i dëlirë fundin e ka afër, e çdo fund ikën me dëshirën për fillime të tilla të pastra e plot me nur. E unë njeriu, musliman, nga një Umeti i zgjedhur, gjithë jam mirënjohës që më vie Ramazani, e kur ai ikën me të ikën edhe një pjesë e imja!


Bëni zakon takimet kur hani mëngjes Një vakt në mëngjes me një mik ose koleg punë është mënyra më e këndshme për të filluar ditën dhe ju lejon të mbani kontaktet tuaja, pavarësisht nga agjenda e ngjeshur. Njihuni si personi që shkon larg. Si personi që punon më shumë se të tjerët. Si personi që merr përsipër detyra shtesë dhe i kryen ato me sukses. Bëhuni person i cili shqetësohet për të tjerët dhe që i bën anëtarët e familjes të ndihen të veçantë. Bëhuni të dalluar nga të tjerët, duke shkrirë përsosmërinë njerëzore dhe atë profesionale. Bëhuni një yll që shkëlqen fort, të cilin e admirojnë gjithë të tjerët. Mësoni të punoni në kolektiv me përkushtim dhe sinqeritet. Krijoni miqësi të reja. Do të habiteni vërtet se ku përfundojnë njerëzit gjatë viteve, e se si gjestet e vogla të mirësjelljes do ju ndihmojnë më vonë në jetë. Me këdo që takoni në rrugën tuaj, silluni sikur të jetë personi më i rëndësishëm në botën tuaj. Me siguri keni për të korrur sukses.

Një trup që ripërtërihet Trupi ynë është i formuar nga rreth 100.000 miliard qeliza. Secila prej tyre përbëhet nga lloje të ndryshme molekulash. Gjatë jetës ndodh një rishkëmbim i pareshtur i strukturave të organizmit, i cili varet nga shumëzimi i qelizave. Çdo ind përbëhet nga qeliza që ripërtërihen pareshtur falë ushqimit me proteina, karbohidrate (sheqerna), yndyrna, vitamina dhe kripëra minerale. Natyrisht, organizmi duhet edhe të menjanojë lëngjet dhe elementet e ngurta. Ekuilibri midis asaj që hyn dhe asaj që del përbën metabolizmin e trupit të njeriut, që është më i shpejtë në fëmijëri dhe rini, fazë në të cilën kemi nevojë për shumë energji për të ndërtuar organizmin tonë. Dora-dorës, metabolizmi ngadalësohet dhe me pleqërinë qelizat humbasin aftësinë për t`u ripërtërirë. Numri i mitozave (ndarjeve qelizore) të një fëmije është shumë më i lartë se ai i një të moshuari. Psh. Një plagë kërkon 10 herë më shumë kohë për t`u shëruar nga një 60 vjeçar sesa te një fëmijë 2 vjeçar. E njëjta gjë ndodh edhe me thyerjet e gjymtyrëve që ngjiten gjithmonë e më ngadalë, ngase tek një i moshuar kockat humbasin vazhdimisht kalciumin sepse kripërat minerale i bëjnë ato më të forta.


HUTBE E

BAJRAMIT Hafiz Ali Korça

Hana e Ramazanit shkoj, sot po fillon Hana e shevvalit. Si lum ata muminë qi vepruan sipas urdhnit të Zotit dhe agjënuan Hanën e madhënueshme dhe sot po falin bajramin këtu në këtë falishtet të Zotit me një zemër të gëzume dyke mbajtun shpresë ndaj Zotit për dhurimin e fajevet të veta! Si mjer ata qi a nga përtesa a nga mosbesimi nuk agjënuan fare edhe sot nuk po duken fare në këtë shtëpin e shenjtë të Zotit për me iu lut ati mëshirëplotit për ndjesën e mëkateve të tyne! Vëllazën! E dini fort bukur se faj-falës gjithmonë asht Perëndija e jo koha e vendi. Zoti asht nji i vërtetë. Veç Zotit i falet e jo tjetrit. Zoti kurdoherë asht faj-falës e jo vetëm në Ramazan. Pra duhet t`i falemi e t`i lutemi sa të jemi gjallë, e duhet të ndruhemi nga të këqijat e të kemi frikë Zotin kurdohere qi të ketë mëshirën përmbi na, e të na mbrojë nga rreziqet e nga të këqijat. Vërtetë, Ramazani vjen edhe ikën për mot, po cilin e le s`e gjen e cilin s`e le e gjen. Vjet këtu bashkë me na, ndodheshin edhe shum shokë nga

vëllaznit t`onë, edhe ata vjet bashkë me na i luteshin Zotit, po simvjet? Simvjet disa prej syresh ndodhen ndënë toket e far e fisi i tyne plot helm! Pra vërtetë Ramazani prapë vjen, por prej nesh vallë cilin ka me e gjet e cilin s`ka me e gjet?! Vëllazën! Ata qi agjënojnë edhe fallen e i bijen në vent gjith urdhnat e Zotit, ç`dam i gjen? Edhe ata qi punojnë ç`u do qefi ç`fitojnë? Padyshim ata që ndodhen nd`urdhnit të Zotit janë të gëzushim e të qetë, ata që s`digjojnë urdhnin e Zotit janë të brengosun e të turpërushim, dhe gjithnjë i shtyp ndërgjegja e vet. Vëllazën! Kush dëshiron (rizan) kënaqësin e Zotit le të qëndrojë ndenë urdhnit të tij! Pra të most hemi se shkoj Ramazani edhe të bijem pas qefeve, por kurdoherë Zotit t`i falemi e të ndodhemi ndenë frikën e Tij edhe të zbukurojmë shpirtin me moralet e bukura të Hazreti Pejgamberit. Përndryshe, në qoftë se ndahemi nga rruga e Zotit, në qoftë se bijem pas punëve të këqija, atëherë e pësojmë si kanë pësuem kombet e tjerë.


Se Zoti një komb qi harbonet, kap ligësitë e shuan dhe në vent të tij bije nji komb tjetër edhe kësisoj ngelim në zgjedhe edhe në pak koh, raca e tyne humbet fare emni u ngrihet nga toka. .

vdekun nji njeri i dashun a janë të s`murë në shtrat, Bajrami asht nji ditë helmi e jo ditë gëzimi. Le të tregojm nji hiqaje të shkurtën përmbi naltësin e shpirtit të hazreti Pejgamberit, alejhi selam.

Na shqiptarët musliman, si në punë feje ashtu edhe në punë morali kemi patun një nam të math. Po mjerisht se qe prej luftes së Ballkanit e këtej nga çdo pikëpamje po shkojmë poshtë: Por sot si besa fetare, si besa kombëtare ashte ligështu e asht smur aqe fort san a vjen turp të themi se jemi bijt e atyne të parëve!

Nji ditë prej shtëpis po shkonte në xhami për të falur namazin, rrugës kur sheh disa djem të vegjël nderuar me rroba të hishme e të bukura, kërcenin, luanin e qeshnin. Në mes tyre sheh nji djalë të mitur e të zhveshur, të rreskosur po rri me nj`an i brengosur,nuk përzihet me shokët e vet. Mëshirë-madhi Muhamed Mustafaj (Alejhi salatu ve selam) i tha këtij çunit: “O bir! Ti, përse nuk përzihesh me shokët? Përse nuk luan e nuk qesh edhe ti si ata? Çuni nuk e njofti Pejgbamberin alejhi selam e me një pshertimë të mallëngjyeme iu përgjegj: O burr! Unë i ngrati s`kam babë, në filan luftën m`u vra, nëna ime u martue, njerku im më hodhi jashtë shtëpisë, s`kam ç`ha, s`kam ç`pi, s`kam ç`vesh e s`kam ku rri, kam ngelur si guri në lumë.

Sot n`Amerike bijt edhe bijat e miliarderavet me një gaz të math edhe me gjith shpirt i bëhen misionere edhe shtrihen nëpër shkretëtinat e Afrikës e të Hindit edhe të Çinit për me e përhap protistanizmin. Gjith ashtu edhe ma të pasunit t`Evropës me qindra mijë njerës me shpirt ndër dhëmbë vuajnë dhe heqin të mëdha rezike dyk` e trapitun nëpër botë, vetëm e vetëm për me e përhap fen e vet. Këta me gjith kët intelegjence, ndriçim mendje, duan si e qysh me forcum fenë, po na, me gjith këtë injorancë, masha-Allah kemim turp të themi se jemi musliman! Medet sa turp… Ata me gjith atë dituri naltë, prishin milionash për me e përhap fenë, na, me gjith kët padi të zezë për me u refy intelektyel, kupetim-felle, i kemi deklarum luftë xhamive nuk duam të futemi as fare; bre sa keq…! Në bëfshim një barabitje, një perngjarim me ata, si punë diturije si punë fedashësije, na, padyshim mbetemi në moçalet! Na dalim aq faqezinj sa nuk na lan as deti i Adrijatikut…! Vëllazën! Në çdo pikëpamje na, jemi fort posht e fort politikisht. Pa fe, pa vetija të mira nuk jetohet. Në dëshërojmë që t`a mbajmë këtë shtet duhet të mbajmë rrugën e Muhamed Mustafajt, duhet të ndjekim mirë vetijat e tij, se përndryshe ky shtet do të renohet edhe na, (mos e dhashtë Zoti) kena me mbet ma keq, ma zi…! Vëllazën! Dita e Bajramit asht nji ditë gëzimi pë rata njerës qi ndodhen në vatanin e vetë e janë shëndoshë e mirë, s`kan ndonji gjëmë, s`kan ndonji vdekje në shtëpin e vet. Po pë rata njerës qi kanë mbetur në dorë të dushmanit, a u ka

Resulullahut alejhi selam iu mbushën sytë me lot dhe i tha: O bir! A të do qefi të kesh bab Muhamed Mustafan, e të keshë nanë Hatixhe Qybranë, e te keshë motër Fatime Zehranë e të keshë vllazën Hasanin dhe Hysenin? Çuni me nji gaz të math tha: Po si nuk dashkam të jem ma i lumtuni i gjithë fëmis. Resulullahu e kapi çunin për dore u fut në shtëpie, urdhëroj e lanë, e pastruan, e veshnë, e ngjeshnë edhe e ngopën. Kur dualën nga xhamia e Pejgamberi e pa çunin të gëzuar qi brethte me shokët. Shokët kur e pyetën q ti më parë rrinje i brengosur dhe qanje, tashti përse qesh e breth, kaqe fort? Çuni iu përgjigj: Më parë isha pa babë, pa nanë, pa motër e vëlla e tashi kam babë Muhamed Mustafanë, kam nanë Hatixhe Qybranë, kam motër Fatime Zehranë, kam vllazër Hasanin e Hysejnin e si mos të gëzohem unë? Ahere djemt` e tjerë thanë: Qeshke edhe baballarët t`onë t`ishin vrarë nëpër luftat e sot edhe ne të kishim babë Muhamed Mustafan alejhi selam. Ja vllazën, a ndigjuat? Kështu duhet të punojm, edhe na, si punonte Resulullahu alejhi selam. Sot, në këtë ditën e gëzimit lipset të kujtojmë jetimët e ngratë, grat` e veja që u janë vrarë burrat në luftë, të mejtojme të varfërit sa mundim t`i veshim e t`i ushqejm. Me ç`do mënyrë t`a tregojmë, t`a bëjmë ispat që me të vërtetë jemi ymmeti i Muhamedit alejhi selam së këjo dynja asht shkallë shkallë, ç`të mbjellim do të korrim, njeriu sit ë bajë gjen. Ç`të bajmë ja kemi ba vehtes.


Freskia e Ramazanit Nr.5 - 2013  

Të nderuar lexues! Buletini “Freskia e Ramazanit” vjen tek ju që t'ju freskoj gjatë agjërimit me materialet që kemi përzgjedhur vetëm për ju...

Advertisement
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you