Issuu on Google+

Kurani më i madh në botë

Libri është 1.5m i gjerë dhe 2m i gjatë. Faqet e librit janë punuar me ar dhe argjend, kurse kapaku është zbukuruar me gurë të çmuar si lazurit dhe bruz. Kurani u përgatit pas një pune intensive 6 mujore me rastin e 1090 vjetorit të pranimit të Islamit nga turqit tartar që jetojnë në republikën ruse të Tataristanit. Peshon 800 kg. Libri u prezentua në kryeqytetin e krahinës, Kazan, me pjesëmarrjen e klerikëve të nivelit të lartë. “Para 60-70 viteve, Kurani groposej, zvarritej në tokë. Kurse sot në shek XXI ai qëndron përpara nesh në mënyrën më të respektuar në Xhaminë e Kull Sherifit në qendër të Kazanit të bukur” u shpreh Kryemyftiu i Rusisë Talgat

Rritet numri i popullsisë myslimane në Evropë

Përgjatë viteve të fundit, numri i myslimanëve në Evropë është rritur me 17 %. Sipas studimit të një prej agjencive më të mëdha të specializuara në statistikat botërore, rritja e numrit të myslimanëve ka shënuar përqindjen më të lartë të regjistruar ndonjëherë për myslimanët në Evropë. Studimi i përgatitur nga Konferenca Botërore Belge, një nga agjencitë më të mëdha të specializuara në fushën e statistikave në rang botëror, tregon gjithashtu se numri i myslimanëve që mbajnë nënshtetësi evropiane është 23 milionë, të shpërndarë në 19 vende të BE-së. Gjermania, Holanda, Franca, Britania dhe Spanja kanë numrin më të madh të myslimanëve që frekuentojnë xhaminë të premteve në rang Evrope. Ndërsa numri i të krishterëve të këtyre vendeve që shkojnë në kishë është ulur ndjeshëm. Opinioni i gabuar perëndimor rreth myslimanëve dhe fesë islame, ka filluar të ndryshojë, falë të rinjve myslimanë evropianë, të lindur dhe rritur në kontinent dhe që janë të integruar në shoqëritë e tyre. Studimi parashikon një rritje të numrit të myslimanëve në rang botëror, përgjatë 20 viteve të ardhshme me 35 %.


Morali heteronom dhe autonom Biseda mbi vlerat morale dhe moralitetin kanë zanafillën e hershme. Thuhet se përherë të parë i përdorën, Ciceroni dhe Seneka. Kuptimi i saj qysh herët është përdorur si sistem rregullash që kanë për qëllim ta dallojnë të mirën dhe të keqën. Nga pikëpamja islame morali lindi me njeriun e parë, kur Allahu i Lartësuar në përgjigjen që i dha engjëjve premtoi se do të krijoi një krijesë të devotshme të quajtur njeri. Rregullat morale janë tërësi e normave të cilat njerëzit u referohen për rregullimin e sjelljeve të njerëzve në shoqëri. Fjalimi i një hoxhe në ligjëratën e ditës së xhumasë duke i cilësuar disa sjellje si të pamoralshme, risolli edhe një herë në opinionin shqiptarë debatin mbi moralin. Ajo që ra në sy ishte fakti se në mediat shqiptare, njerëzit e fesë konsideroheshin rojtarë të moralit, ndërsa duke i atakuar laikët këto vlera, vetvetiu u vendosën në pozitën e rojeve të një morali ndryshe nga ai religjioz, morali “laik”, apo”shekullarist”. Sa intensifikohej debati mbi fjalimin e hoxhës dhe mënyrën që si ai komunikoi me publikun, orkestruesit e aktualizimit të këtij debati harruan hoxhën dhe sulmuan Islamin dhe religjionin duke e kontestuar legjitimitetin e vlerave morale që burojnë nga feja në shoqëritë moderne. Ka dy qasje lidhur me burimin e moralit: heteronome dhe autonome. Qëndrimi hetoronom mbështet pikëpamjen se burimi i moralit edhe i religjionit gjendet jashtë njeriut, që për burim ka dijen e Zotit. Këtë tip të moralit analistët dhe elitat politike e intelektuale te ne nuk e pranojnë. Tipi tjetër i moralit autonom nënkupton se burimi ose rrënja e moralit është vetë njeriu, ide të cilën e mbështetin ateistët, materialistët, natyralistët, nihilistët, shekullaristët, esencialistët etj. Të gjithë këta nuk besojnë se Zoti është Krijues i gjithçkaje dhe burim i të gjitha vlerave. Është e kuptueshme pse pra janë ligjërimet e tyre kundër moralit fetarë, islam. Pra, bëhet fjalë për dallime konceptuale nga këndvështrime të kundërta. Kështu, leksionet lidhur me debatin mbi të drejtat dhe liritë e individit të cilat këto ditë shpesh po i dëgjojmë nga "rojtarët" e moralit shekullarist dhe laicist, duke alarmuar se po rrezikohen nga njerëzit e fesë janë të artikuluar sipas standardeve të dyfishta. Aty ku mbaron e drejta dhe liria e dikujt për të qenë më pak fetarë ose i pa fe, e i pamoralshëm, fillon e drejta ime për të qenë besimtarë i mirë, i devotshëm dhe i moralshëm. E gjithë kjo buron nga konceptet mbi të drejtat dhe liritë e individit të dala nga pikëpamjet laike dhe shekullariste, me të cilën vlerë shquhet jeta në modernizëm.

Besimi, koncept Shkruan: Mr. Nexhmedin Ademi

Mësimet e fesë parimisht mbështeten në konceptin bazë, e ai është të kuptuarit e drejtë të konceptit të besimit – akides. Koncepti i besimit në Islam nuk pranon ndërhyrje dhe influenca të kohës, traditës zakonore apo edhe vendit. Kjo është shumë e rëndësishme për natyrën e mësimeve mbi besimin. Në rast të influencimit nga jashtë në konceptet bazë të besimit që i shtjellon Islami, kjo do të nënkupton thyerje e paprekshmërisë së mësimeve Hyjnore, e cila nuk pranon ndërhyrje nga jashtë, rrjedhimisht edhe humbjen e të drejtës për të qenë porosi e Allahut të Lartësuar. Parimet themelore të fesë ndahen në tre shtylla të besimit: 1. Besimin në Zotin 2. Besimi në Ditën e Gjykimit 3. Besimi në të dërguarit e Zotit (Enbija) Trajta e lutjeve drejtuar Zotit ka mundë edhe të ndryshoj gjatë historisë së profetëve, por në asnjë rast nuk ka lëvizur mesazhi i profetëve mbi konceptin e besimit (monoteizmit) të pastër që ata kanë përcjellur te njerëzimi gjatë gjithë historisë. Ahmed Hamdi në librin e tij “Mësime Feje”,mendon se trajta e jashtme e lutjeve nuk hynë në koncepte, lutjet e çdo feje ndryshojnë. Këto kanë filluar një herë të thjeshta pastaj kanë bërë evolucionin e vet e janë zmadhuar në përpjesëtim me evolucionin njerëzorë, duke zënë vend në atë formë që e përcaktoi Sheriati që i zbriti Muhamedit a.s. Le t'i marrim shkurtimisht një nga një konceptet bazë nga shtyllat e besimit në Islam. Besimi në Zotin Islami mbi të gjitha kërkon nga njeriu ta njoh Krijuesin e Tij. Njohja e Krijuesit nënkupton edhe njohjen e fesë e cila burimin e ka nga Krijuesi i Gjithëfuqishëm. Ky koncept në të vërtet nuk njeh autoritet tjetër të merituar për njohje dhe adhurim e mbështetje përveç fuqisë dhe autoritetit të Allahut të Lartësuar. Absoluti është Zoti. Çdo tendencë për ta dobësuar dhe zëvendësuar nga kujtesa e njeriut fuqinë e autoritetit të Krijuesit me pushtete dhe autoritete tjera është i pa pranuar. Koncepte ideologjike të cilat e kanë vendosur njeriun në qendër të vëmendjes duke i marrë për bazë ato që quhen “dituri tokësore” tentojnë që autoritetin dhe pushtetin e Krijuesit ta deligjitimojnë dhe ta konsiderojnë të panevojshëm. Nga ana fetare ky shpjegim dominues në shoqëritë laike dhe shekullare është i rrezikshëm për fatin e njeriut. Ndërhyrje të tilla burojnë nga filozofira të ndryshme të cilat misionin e filozofisë nga pasioni që ka për të vërtetën e shndërruan në vetë të vërtetën. Rryma të ndryshme që njeriun e vendosën në qendër të vëmendjes duke e bërë faktorë determinues dhe burim i çdo gjëje në natyrë, si humanizmi, racionalizmi, natyralizmi, esencializmi, empirizmi. Të gjitha këto në


bazë në fe një masë të madhe kanë ndikuar dhe ndikojnë që ndikimin dhe vullnetin e Zotit ta ulin apo ta përjashtojnë fare nga jeta e njeriut. Ky kundrim filozofik për Islamin është i pa pranuar, në të vërtet është bidati – risia më e rrezikshme që kërcënon mendimin fetarë – islam në shoqëri. Mësimet Islame na mësojnë se fuqia e pushtetit të Tij arrin kudo. Dija e Tij përfshin gjithçka, deri te thellësitë e ndjenjave që burojnë nga zemra dhe sekretet më të imta. Shkurt, koncepti i besimit në Islam na mëson se nuk ka pushtet që mundë të ngritet mbi pushtetin e Allahut të Lartësuar. Besimi në Ditën e Gjykimit Ndër tri rregullat themelore të fesë është besimi në Ditën e Gjykimit. Kjo na jep të kuptojmë se pas kësaj bote ka një botë tjetër të amshuar, vend i shpërblimit dhe dënimit, vend i llogari dhënies. Përmes këtij koncepti besimtari vendos shpresën për ekuilibër të veprimit në këtë botë në raport me Ahiretin – botën tjetër. Kufizon epshet, frenon egoizmin dhe unin, vendos barazi dhe drejtësi në këtë botë, solidarizohet me të tjerët, sepse gjithë atë që mbjell ka për ta korrur në botën tjetër, qoftë për veprat e mira apo edhe ato të urretjura. Besimi te të Dërguarit Besimi në dy rregullat e përmendura njeriut i mundësojnë arritjen e të kuptuarit qëllimin e krijimit të njeriut e cila është një çështje shumë e rëndësishme. Është e natyrshme që mendja e njeriut nuk mundë të arrij të kuptoj gjithçka. Prandaj, Allahu i Lartësuar ndërhyri me profetët për t'ia sqaruar njerëzimit disa parime që janë parakusht për lumturinë. Kështu Allahu Fuqiplotë zgjodhi disa njerëz mbi të tjerët, me dijen hyjnore, për t'i zbuluar disa nga fshehtësitë e Veta, për t'ia treguar mbarë njerëzimit rrugën e mirë e të keqe, virtytet dhe veset. Shkurtimisht këto janë disa nga koncepte bazë që ndihmojnë në të kuptuarit e mësimit të fesë. Mbi të gjitha qëllimi bazë i këtyre shpjegimeve është njohja dhe besimi i Zotit të vërtetë që është Një. Dita e Gjykimit është shfaqja e veprave tona të kësaj bote. Profeti a.s. është ai që kumton mënyrën më të saktë dhe të drejt të këtyre parimeve. Pas gjithë këtyre, pason vetëdijësimi që rezulton nga këto mësime: e ai është parimi moral që jep feja. Prandaj nuk mundë të paramendohet morali i besimtarit mysliman pa besuar në këto parime. Shthurjet e moralit në shoqërinë islame nuk e zënë vendin e merituar, derisa nuk fuqizohet sintagma; besimi i fortë argument për moralin e fortë dhe morali i fortë argument për besimin e fortë. Përveç këtyre rregullave të përmendura, brenda konceptit të besimit përfshihen edhe: besimi tek engjëjt (melaiket), besimi tek librat e shenjtë dhe besimi se Zoti ka dije paraprake për çdo gjë që ka për të ndodhur (kadaja dhe kaderi i Zotit).

Nga fillimi e në mbarim Muhamedi a.s. jetoi si njeri, pa përdorur fuqi mbinjerëzore në punët e përditshme dhe dallohej nga qëndrimi i tij i flaktë për të vërtetën që nuk njihte as frikë as falimentim dhe nga ajo thjeshtësi paqësore e altruizmi që i bën gjithë kënaqësitë e hidhërimet dhe e ngre njerëzimin në kufijtë e mbinjerëzores. Ai e tregoi personalisht, me shembuj fisnik se si njeriu mund të dashurojë njerëzit dhe Zotin në mes gjithë aktiviteteve të kësaj bote duke gëzuar paqe e bekim të përhershëm e duke ndihmuar të tjerët të shijojnë të njëjtën gjë. Në pak më shumë se njëzet vjet ai pa me sytë e tij, të përmbush misionin e tij të lartë. Njeriu ndërroi jetë, por mesazhi dhe shembulli i tij janë gjallë. Përderisa ndjekësit e tij ndoqën besnikërisht jetën e mësimet e tij, nuk kishte ndonjë forcë mbi tokë që të ndalonte hovin përparimtar të tyre. Brenda një kohe të shkurtër sa edhe të pabesueshme, i panjohuri u bë i famshëm në të gjithë botën dhe i pakuptueshmi u bë i madhi i botës. Paqja qoftë mbi Muhamedin, krenarinë e njerëzimit!


Netët e fundit netët e çlirimit! Shkruan: Bujar Haziri

Njeriu është një qenie e krijuar nga Zoti i Madhëruar për të zhvilluar jetën në tokë ku objektiv të jetesës së tij i Madhëruari ia ka vendos mbi të gjitha objektivat adhurimin e Zotit në çdo kohë e në çdo periudhë të jetës së tij. Jeta e njeriut karakterizohet me plotë alternime të ndryshme të cilat e bëjnë atë një jetë produktive por në raste të ndryshme edhe jo produktive. Vet esenca e krijimit në tokë është që atë t`a bëj të begatshme dhe ta stilizoj me një imazh të cilin duhet edhe t`a promovojë. Që nga formimi i parë kur individi fillon të mbajë përgjegjësi e deri në moshën e shtyer, njeriu përballet me sfida e sprova të ndryshme. Secila nga to ka peshën e saj. Por për të dizajnu jetën individuale dhe kolektive, Allahu i Madhërishëm ka ofru njeriut disa alternativa për të zgjuar vetëdijen e tij në një stad më të lartë të kuptimit dhe realitetit të jetesës së tij. Një ndër shumë alternativat të cilat Allahu xh.sh. i ka dhënë njeriut është dhe muaji i begatshëm i Ramazanit. Muaji në të cilin sot ndodhemi dhe jemi duke i shijuar çastet më të vyshme të tij. Si çdo gjë që ka shkakun e vet edhe muaji i Ramazanit e ka një shkaktarë shumë të fortë. Synimi i agjërimit të muajit të bekuar të Ramazanit është orientuar nga Allahu i Madhëruar për njerëzit ku i këshillon ata që të agjërojnë në mënyrë që të bëhen të devotshëm. Por si arrihet ky synim? Sigurisht se kërkon një angazhim më të madh se sa zakonisht që bën robi ndaj Zotit në jetën e përditshme. Mirësitë e Ramazanit dhe begatitë që sjell ai në këto ditë janë të shumëfishta pasi veprat e mira shumëfishohen duke marrë si

bazë sugjerimet që i ka bërë Profeti a.s. se një vepër e mirë në Ramazan shumëfishohet nga shtatëdhjetë deri në shtatëqind fish. Kjo mirësi sigurisht se nuk është reale gjatë muajve të tjerë. Profeti a.s. ka thënë se Ramazani është i ndarë në tre pjesë ku pjesa e parë përbëhet nga mëshira e Allahut, e dyta nga falja e Allahut dhe e treta nga shpëtimi prej zjarrit të Xhehenemit. Pjesën e parë dhe të dytë me vullnetin e Allahut veçse i kemi kaluar duke e lutur Atë që të na ketë përfshi në mëshirën dhe faljen e Tij. Pjesa më e veçantë ku ne sot po futemi është periudha e tretë dhe më frytëdhënëse e Ramazanit. Është pjesa ku Profeti a.s. e kishte një vëmendje të veçantë për dhjetëditëshin e fundit. Esenca e gjithë adhurimit në këto ditë të fundit të Ramazanit është ajo që e ka përshkruar Profeti Muhamed a.s. shpëtimi nga zjarri i Xhehenemit. Pra besimtari duhet të jetë më aktiv në këto ditë duke shumëfishuar veprat të cilat në të kaluarën i ka neglizhuar, të filloj me një jetë më produktive dhe të vendos objektiva konkrete vetes së tij për atë çka synon të vazhdoj pas Ramazanit. Pra netët e fundit kanë një ëmbëlsi të jashtëzakonshme në jetën e myslimanit pasi ato i bëjnë një rifreskim shpirtit dhe trupit të tij duke synuar kënaqësinë e Zotit, mëshirën, faljen dhe shpëtimin e Tij. Një angazhim sa më i madh në adhurim në këto ditë është një vlerësim që i`a bën vetes. Modeli më i mirë i adhurimit është ai i Profetit a.s. ku përkushtimin më të madh e kishte në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit sesa në ditët tjera. Leximi i Kuranit, dhikri i vazhdueshëm, namazi i natës e posaçërisht në kërkimin e Natës së Kadrit janë ibadetet të cilat e gjallërojnë jetën e besimtarit dhe i japin bereqet në këto dhjetë ditë. Prandaj myslimani duhet të jetë sa më aktiv gjatë ditës e gjatë natës duke mos e kaluar kohën në muhabete të dynjasë por të kërkoj në gjurmët e këtyre netëve fshehtësitë që Zoti i Gjithësisë i ka lënë vetëm për ata që i kërkojnë ato. Lusim Allahun e Madhëruar që këto ditë të jenë kthesë në jetën tonë dhe të shërbejnë për ngritjen e një jete cilësore me parime islame duke patur si synim ngjitjen në litarin e Allahut të Lartësuar.


Për ndjekësit e universitetit të jetës Të jetosh për hir të Zotit është zhvillim, çlirim dhe

dhe merr më të mirën e jep më të mirën.Çdo lot e ka një

triumf. Jeta është një libër, kush i kupton tekstet e

fund dhe fundi i çdo loti është buzëqeshja. Çdo buzëqeshje

tij, jeton i lumtur. Jeta nuk është pronë e askujt, pasi

e ka një fund, dhe fundi i një buzëqeshje është loti.

i përket Atij që është Një dhe i vetëm. Askush nuk të

Melodia e jetës ka fillimin dhe fundin e saj, një buzëqeshje

privon dot nga lavdia, nëse e kërkon atë. Prandaj,

dhe një lot. Prandaj, mos u gëzo tepër dhe as mos u hidhëro

planifiko dhe hidh hapa konkretë, në të kundërt do

tepër! Mos lejo që demoralizimi dhe humbja e shpresës të

të pendohesh. Askush nuk ta jep lëmoshë suksesin,

pushtojë qenien tënde! Hidhi sytë nga lindja e diellit sa

pasi atë e duan të gjithë për vete. Kij besim tek vetja

herë që përsëritet ky fenomen në çdo mëngjes. Perëndimi

dhe mbështetju Zotit. Jeta është arsye që mendon,

i diellit, nuk është veçse një tregues se ai do të lindë sërish

dorë që punon, laps që shkruan dhe dije që shpik.

të nesërmen. Mos u hidhëro, pasi hidhërimi e shndërron të

Jeta nuk është dekoratë nderi, as lavdi që

hidhur edhe ujin e bjeshkës! Ai, e shndërron trëndafilin në

trashëgohet. Nëse yt atë ulet në krye të vendit, dije

ferrë dhe lulishten në shkretëtirë. Mos u mashtro nga

se njerëzit do të ulin ty në fund të odës. Nëse noton

gjynahu i vogël, por shih urdhrat e Kujt ke shkelur! Kjo

në detin e jetës dhe qëllohesh me tulla nga ziliqarët,

jetë është si uji i detit, sa më shumë të pish, aq më shumë të

kjo do të thotë se ke mbërritur tek pika e lavdisë.

shtohet etja. Një njeri i mençur dhe i arsyeshëm, i njeh

Jehona e suksesit të korrur oshtin anembanë, duke

mirë njerëzit e kohës së tij dhe di ti vërë fre gjuhës së vet.

lajmëruar ardhjen tënde. Jeta e mirëpret krahëhapur

Belaja më e madhe e njeriut i vjen pikërisht nga gjuha e tij.

plakun luftarak, duke flakur tutje të riun dembel. Në

Mos i poshtëro njerëzit për shkak të pushtetit që ke! Nëse

fakt, në jetë, njerëzit maten sipas mendjes dhe

pushteti do të ishte i përhershëm, nuk do të kishte

vlerësohen sipas vullnetit. Jeta e lumtur fshihet në

mbërritur tek ti! Kur linde, erdhe me të qara, sakaq njerëzit

ndërgjegjen e gjallë, në shpirtin e dëlirë, në trupin e

përreth qeshnin. Bëj diçka të hajrit, me qëllim që kur të

shëndetshëm dhe në zemrën e bindur. Prandaj,

vdesësh, të shkosh duke qeshur, edhe pse njerëzit përreth

çliroje veten nga diktatura e pasurisë, idhulli i egos

të qajnë!

dhe djalli i zilisë! Ji si bleta e cila bredh lule më lule


Edukimi i fëmijëve Prindërit duhet të punojnë me fëmijët që t`iu formojnë atyrë një identitet dhe personalitet sipas normave të drejta morale. Ja disa këshilla: Ÿ Mos thoni se janë të vegjël, sepse edukimi fillon që në djep Ÿ Mos i lejoni kurrë të gënjejnë dhe mos u thoni gënjeshtra Ÿ Mësojini ata që të ndihmojnë të tjerët Ÿ Mos ua premtoni atë që s`mund të realizoni Ÿ Mësojini fëmijët që të jenë të vendosur Ÿ Silluni me fëmijët si shokë Ÿ Kur gabon fëmija, korrigjojeni, mirëpo jo në prani të të tjerëve Ÿ Mos i jepni fëmijës gjithçka që ai kërkon, ndryshe ai do të

mendojë se gjithë bota punon për të Ÿ Mos qeshni kur ai thotë ndonjë fjalë të paedukatë Ÿ Kujdesuni për edukimin shpirtëror të tij Ÿ Mos ngrini gjithçka që ai hedh në tokë, sepse kështu, fëmija do të mësohet që, të gjitha detyrimet e tij t`ua

kalojë të tjerëve Ÿ Nëse e qorton ndonjëri mos ta përkrahë tjetri Ÿ Mos u grindni në prani të fëmijëve Ÿ Nëse nuk i bëni këto, mos u çuditni nëse një ditë fëmija juaj mund të ulet në karrigen e fajtorit, si pasojë e

edukatës që i keni dhënë.

Nata e Kadrit dhe ndjesia e kohës Një i mençur thotë: “O njeri, e nesërmja nuk mjafton për detyrat e së nesërmes e si mund t`i shtosh edhe një pjesë të detyrave të së sotmes?!” Ndjekësit e parë të Islamit kanë pohuar: Për çdo ditë që lind, thërret një thirrës: O njeri unë për ty jam një ditë e re dhe jam dëshmitar për punën tënde prandaj më shfrytëzo se po ika nuk kthehem deri në ditën e kiametit”. Ndjesia e thellë ndaj kohës ishte një nga veçoritë dalluese të shokëve të Profetit a.s.. Frika nga befasia e të nesërmes e bëri Ebu Bekrin r.a. të zgjojë Bilalin në mesnatë e ta ftojë për tek mëshira e Allahut sepse ishte i bindur me kujtesën profetike: “Kur të gdhihesh mos e prit mbrëmjen e kur të ngrysesh mos e prit agimin”. Nata e Kadrit na kujton të vërtetën e madhe se njeriu në bazë të shqetësimit të sinqertë e të vazhdueshëm, të vizionit të qartë dhe të bashkëveprimit intensive dhe të saktë me kohën, me lejen e Allahut dhe begatinë e Tij mund të arrijë atë që arrihet në më shumë se 1000 muaj.


Ê

Studimet dëshmojnë se rritja e koeficientit të Inteligjencës ka lidhje të drejtpërdrejtë me fëmijërinë. Ekspertët japin disa këshilla për rritjen e inteligjencës së fëmijëve që janë zbavitëse dhe realizohen lehtë. Bëni sa më shumë lojra matematike. T`u jepen fëmijëve lojra matematike e të numëroni me zë edhe atëherë kur fëmija nuk ka fillu të ecë ende. Lëreni të flejë. Gjumi i mjaftueshëm mund ta bëjë fëmijën më të mençur. Ai e ndihmon trurin që të organizoj informatat. Vitaminat janë të domosdoshme për funksionimin e mirë të trurit të fëmijëve.

Ê

Gjaku për 23 sekonda, përshkon 100.000 kilometra nëpër enët e gjakut. Kjo është 215 herë më e shpejtë se shpejtësia e anijeve kozmike. Jeta e rruazave të kuqe zgjat 42 ditë, ndonëse disa që janë më rezistente jetojnë deri në 127 ditë. Kjo dmth. se çdo dy muaj gjaku ynë ripërtërihet, afërsisht 200 miliard rruaza të kuqe të gjakut lindin dhe vdesin për çdo ditë.

œ Fjalët janë si bletët: kanë mjaltin edhe thumbin œ Një popull nuk rron dot pa një ideal, pa një shtytje, pa një qëllim që e bën të ecën, të punojë, të përpiqet dhe të

përparojë œ Kush dëshiron të ketë diçka që nuk e ka pasur kurrë, patjetër duhet të bëjë diçka që nuk e ka bërë kurrë më pare œ Suksesi nuk është çelësi drejt lumturisë. Lumturia është çelësi drejt suksesit. Nëse do atë që bën, do të kesh sukses. œ Një ide merr vlerë, atëherë kur e vendos në praktikë.

Jeta jote e meriton Një djalë katërmbëdhjetë vjeçar, doli bashkë me familjen për një shëtitje detare. Pasi varka e tyre qëndroi në bregun e një deti, e gjithë familja u angazhua me përgatitjen e drekës. Ndërkohë, djali katërmbëdhjetë vjeçar, i afrohet molit duke dashur të vëzhgojë peshqit. Në një moment, ai e humbet ekuilibrin dhe bie në det. I tmerruar ai filloi të kërkojë ndihmë, por sa zhurma e detit aq dhe ajo e erës, bëri që askush nga familjarët të mos e dëgjojë. Një i moshuar që u ndodh aty, menjëherë u hodh në det që ta shpëtojë dhe në fakt ia doli mbanë. Pasi e nxori nga uji, i moshuari e mbajti adoleshentin në krahë dhe ua dorëzoi prindërve të cilët e falënderuan. Para se i moshuari të largohej, adoleshenti e kishte marrë tashmë veten dhe duke e shoqëruar, ai i puthi kokën dhe i tha:”Sinqerisht ju falënderoj me gjithë zemër! Juve më shpëtuat jetën.” Pa shtuar asnjë fjalë më shumë, i moshuari ia ktheu:”Uroj që jeta jote t'ia ketë vlejtur të shpëtohet!” Nga kjo fjali, më lindën disa pyetje të cilat po i përmbledh si më poshtë: Nëse ju do të ishit në vendin e këtij djaloshi, vallë a do ia vlente jeta juaj të shpëtohej? A ndjen se ke vlerë e cila të bën të kujdesesh për veten dhe mungesa jote u shkakton humbje të tjerëve?

Mbreti pa gisht Tregohet se një mbret kishte një këshilltar shumë të urtë. Për çdo gjë që ndodhte, thoshte “Hajr InshAllah”. Një ditë duke prerë diçka,pa dashje Mbreti prêt gishtin e vogël të dorës. “Hajr InshAllah”- ia thotë si përherë këshilltari. Mbreti inatoset aq shumë sa që e fut në burg. Kështu kaluan kohë. Një ditë teksa po gjuante bashkë me disa shoqërues të tij, mbretin e zënë rob ushtarët e vendit fqinj. Banorët e tij ishin paganë dhe çdo vit bënin kurban për zotat e tyre. A kishte kurban më të mirë se mbreti? Mbretit i hyri frika deri në fytë! Mirëpo ndodhi mrekullia! Kur panë se nuk e kishte gishtin e vogël, ata e lanë të lirë. Kështu shpëtoi mbreti. Mbas shumë përpjekjesh arriti të arratisej dhe të kthehej tek mbretëria e tij. Sapo mbërriti atje, dha urdhër që të nxirrej këshilltari nga burgu. Pas ia tregon historinë, i thotë Mbreti: “Mirë hajrin e gishtit tim e kuptova, po hajri i burgut tënd ku qëndron?” “Si ku qëndron? Po të mos isha në burg, do të isha me ty dhe do të isha bërë unë kurban në vendin tën!” – i thotë këshilltari. Për Krijuesin e përsosur flet çdo send, Hirin e fytyrn'e tij shoh në çdo vend. Lajme nga ai më sjell çdo gjë e gjallë, Emrin e atij çdo lule ka në ballë. N. Frasheri



Freskia e ramazanit Nr.4 - 2013