Issuu on Google+

apache web server Arsyeja kryesore për të përdorur Apache Web Server është se ofron konfigurim të lartë dhe aftësi për tu zgjeruar në sajë të shtimit të moduleve.Apache Aplication Program Interface (API) I jep programuesve akses për strukturimin e të dhënave të Apache dhe aftësine për të shkruajtur rutina të cilat zgjerojnë funksionet bazë të Apache.Këto modifikime mund të bëhen edhe në servera të tjerë ,por vetëm Apache e bën këtë të lehtë me një API të mirëdokumentuar që nuk i kërkon një programuesi modulesh të kuptojë kodin burim të Apache . Apache ofron përputhshmëri të plotë me HTTP/1.1.standarti RFC 2616 .Ai suporton modifikimet që mund të pësoje HTTP/1.1 si për shembull hostet virtual ,lidhjet e qëndrueshme ,ngarkimi i skedarëve të klientëve etj. Apache ofron suport për një numër të madh web site në një makinë të vetme. Gjithashtu, Apache ofron suport për server programming duke përdorur një variatet gjuhësh dhe teknikash integruese duke përfshirë PHP,PERL, JAVA servlet etj. DIREKTIVAT Ne e përcaktojmë sjelljen e apashit dhe opsionet e konfigurimit duke përdorur direktivat. Direktivat e Apachen janë përcaktuar në mënyrë rigoroze se si dhe ku mund të përdoren,dhe kanë një sintaksë specifike,shumë të ngjashme me atë të një gjuhe programimi. Por direktivat nuk janë komanda,pra nuk është programim. Direktivat janë instruksione të cilat i tregojnë Apache se si të sillet dhe ku të gjej burimet,por nuk kontrollojnë veprimet e tij. Direktivat e Apache ndahen në dy grupe: •

Ato që janë gjithmonë të gatshme (core directives)

Ato që mbështeten nga add –on module opsionale.(Këto direktiva konfigurimi bëhen të vlefshme për administratorin vetëm kur modulet e tyre i shtohen serverit )

Çdo direktori është e asociuar me një modul specific; moduli më i madh është core module,e cila ka karakteristika speciale. Core module siguron suport për veprime bazë të serverit ,duke përfshirë opsione dhe komanda që kontrollojnë veprime të moduleve të tjera.

Përdorimi i direktivave të Apache Apache përdor tre skedarë konfigurimi : -skedarin konfigurues bazë të skedari, httpd.conf


-skedarin konfigurues burim, srm.conf -skedarin konfigurues për lejet e aksesit, acces.conf Të tre këto skedar janë përfshirë në një skedar të vetëm, që nevojitet për konfigurim.

httpd.conf. Ky është skedari i vetëm

Qëllimi dhe konteksti i direktivave: Një gjë mjaft e rëndësishme që duhet të dihet për direktivat është konteksti në të cilin ato operojnë. Gjithashtu edhe ku duhet të vendosen. Ka katër kontekste në të cilat operojnë direktivat e Apache: 1. General server contex directive Direktiva që operojnë në kontekstin e përgjithshëm të serverit zbatohen në të gjithë serverin. Disa nga këto direktiva janë të vlefshme vetëm në këtë kontekst,dhe nuk kanë kuptim në asnjë kontekst tjetër. Psh direktiva StartServers specifikon numrin e proçeseve dëgjues httpd që janë kur startohet fillimisht apash.,dhe nuk ka kuptim ta perfshish këtë direktivë në një kontekst tjetër. Ndërsa psh: direktiva ServerName ,e cila është e ndryshme për çdo host virtual të ndryshëm,është e vlefshme në shumë kontekste.

1. Container content contex directive Ky grup përfshin direktiva që janë të vlefshme kur ndodhen në një nga konteinerat <Directory>, <Files>,<Location>. Këto direktiva aplikohen vetëm për qëllimin e përcaktuar nga konteineri. Një shëmbull është direktiva Deny ,e cila ndalon aksesin tek burimet. Pra kur përdoret në një nga konteineret e mësipërme ajo mohon aksesin tek burimet e përcaktuara nga konteineri.

1. Virtual host context directive Gjithashtu edhe një host virtual në fakt përcaktohet nga një konteiner <Virtual Host>. Kjo konsiderohet më vete sepse shumë direktiva të hosteve virtual mbishkruajnë direktivat e zakonshme të serverit.

1. .htaccess context directive Direktivat në një skedar .htaccess trajtohen njëlloj si direktivat që shfaqen në konteinerin <Directory> në httpd.conf . Ndryshimi kryesor është se direktivat që shfaqen në një skedar .htaccess mund të çaktivizohen duke përdorur direktivat AllowOverride në httpd.conf.


Për shembull duke parë në informacionin për direktivën Action ,shihet që kjo direktivë është e vlefshme në të katër kontekstet ,por mund të mbishkruhet,kur përdoret në skedarin .htaccess ,nga një FileInfo. Gjithashtu serveri i Apache është mjaft inteligjent dhe kupton nëse ju mund të jeni duke përdorur një direktivë të përcaktuar jashtë qëllimit. Ju do të merrni gabimin e mëposhtëm kur ndizni,për shembull nëse ju përpiqeni të përdorni direktivën Listen në një kontekst <Directory>:

Përcaktimi i natyrës së serverit kryesor: DIREKTIVAT E ZAKONSHME TE SERVERIT janë ato që përdoren për të konfiguruar vetë serverin dhe proçeset dëgjuese të tij. Këto direktiva edhe pse janë të thjeshta për tu kuptuar dhe përdorur,kanë një rëndësi shumë të madhe ,pasi kanë ndikim në punën e direktivave të tjera. Nga rëndësia që kanë,duhet të sigurohemi që janë vendosur dhe funksionojnë korrektësisht. •

Direktiva ServerName

Apache duhet të jetë gjithmonë i aftë të përcaktojë një hostname pë serverin ku egzekutohet. Ky hostname përdoret nga serveri për të krijuar self-referential URL-s,dmth URL që referojnë tek vetja. Për një sistem që strehon vetëm një web server site të vetëm ,direktiva ServerName vendoset tek hostname dhe domain-i i atij server. Kur instalova dhe egzekutova Apache për herë të parë ,doli gabimi httpd: cannot determine local host name. Për të korrigjuar këtë ,e lokalizova direktivën ServerName në skedarin httpd.conf dhe zbulova që apashi kishte krijuar direktivën duke përdorur hostname-in tim të plotë si Apash servername. •

Direktiva ServerRoot

Specifikon direktorinë ku gjendet serveri dhe zakonisht përshtat vlerën e opsionit –prefix që është vendosur në fillim të instalimit të apash. Kjo direktori do të përmbajë nëndirektoritë bin/,conf/,logs/. Gjithashtu mund edhe të përcaktohet vendodhja me opsionin -d kur thërritet httpd:

Direktiva DocumentRoot

Direktiva DocumentRoot përdoret për të përcaktuar direktorinë e nivelit më të lartë ku Apache do të paraqesë skedarë. Direktoria e përcaktuar nga DocumentRoot përmban skedarë që apashi


do të paraqesë kur të marrë kërkesa me url/. Për të ndryshuar vlerën e direktorisë DocumentRoot në sistemin tim, unë commented out the Apache default,dhe shtova vetë një direktivë të re DocumentRoot:

Kur ndryshoni DocumentRoot,duhet të modifikoni konteinerin <Directory> i cili grupon të gjitha direktivat që aplikojnë DocumentRoot dhe nëndirektoritë: •

Direktiva ScriptAlias

Kjo direktivë specifikon një direktori që përmban skripte të egzekutueshme:psh programe CGI që mund të thirren nga një web browser. Në mënyrë Default Apache krijon një ScriptAlias për të gjitha URL-ët që kërkojnë një burim në /cgi-bin/. Direktiva të tjera më pak të përdorshme janë: •

ErrorDocument Shfaq një faqe standarte gabimi që tregon URL-ën që shkaktoi gabimin

DefaultType Përdoret për të ripërcaktuar tipin e dokumentit default të marrë nga një direktori e veçantë.

Ka edhe direktiva për kontrollimin e proçeseve të serverit si psh: •

ServerType Përdoret për të specifikuar një mënyrë operimi të alternuar,të quajtur inetd.

PidFile Përcakton vendodhjen dhe emrin e skedarit tekst që përmban Id e proçesit ose PID të serverit Apash egzekutues.

Shpjegimi i mënyrës në të cilën serveri dëgjon për lidhjet: Apache siguron tre core directives që përcaktojnë adresat Ip dhe nr e portave TCP në të cilat ai dëgjon dhe pranon lidhjet me klientat. Nëse nuk përdoret asnjë nga direktivat ,serveri dëgjon për të gjitha lidhjet tek porta TCP 80 (default http) në çdo adrese Ip që i caktohet serverit. •

BindAdress përdoret për të kufizuar dëgjimin e serverit për lidhje të klientave në një Ip adresë të vetmë. Kjo direktivë është shumë e limituar ,ajo mund të përdoret vetëm një herë në një konfigurim apash. Zakonisht direktiva Listen është më fleksibël dhe përdoret zakonisht.


Ø Port Specifikon portën e rrjetit TCP në të cilën Apache duhet të dëgjojë për lidhje me klientin. Ajo e bën këtë vetëm nëse serveri Apache nuk ka një direktivë Listen.

Ø Listen Përdoret për të specifikuar adresa Ip ose porta ku të pranojë lidhje. Ajo inkorporon të gjithë funksionalitetin e direktivave BindAdress dhe Port,por ka avantazhe mbi to. Kjo direktivë nuk ka kuptim e përdorur brenda një konteineri. Psh: vendosja e directives listen brenda një konteineri VirtualHost,gjeneron këtë gabim:

Shumë direktiva listen mund të përdoren për të specifikuar më shumë se një adresë dhe portë për tu dëgjuar: Psh ,që ta bëjmë serverin të pranojë lidhje në të dyja portat edhe në 80 edhe në 8080,përdoren këto direktiva: Listen 80 Listen 8080 Që ta bësh serverin të pranojë lidhje në dy ndërfaqe specifike dhe nr porte të ndryshme,identifikojmë adresat Ip të ndërfaqes dhe numrin e portës të ndarë me dy pika si më poshtë : DIREKTIVAT E KONTEINERIT Këto direktiva identifikohen lehtësisht nga shenjat <>. Përjashtim bëjnë direktivat <ifdefine>,dhe <ifmodule>. •

Direktiva <virtual host>

Kjo direktivë kufizon vetëm direktiva që përdoren në një host virtual specific. Një host virtual është një web site i strehuar në serverin tuaj që identifikohet nga një alias. Formati i direktivës është: •

Direktivat <Directory> dhe <DirectoryMatch>

Konteineri <Directory> kufizon direktiva që aplikohen tek një skedar direktorie të sistemit dhe tek nëndirektoritë e tij. Direktoria duhet të shprehet me pathname-in e plotë . shembulli mëposhtë tregon një konteiner <Directory> që vendos opsionet Indexes dhe FollowSymLinks për të gjitha direktoritë nën /home/httpd/ të cilat fillojnë me user: •

Direktivat <File> dhe <FilesMatch>


Konteineri <Files> kufizon direktiva që aplikohen vetëm në skedarë specific,të cilat duhet të specifikohen nga emri i skedarit. Shembulli më poshtë lejon akses tek skedarët me extension OurFile vetëm nga hoste në një domain specifik: <Filematch> është njëlloj si <File> vetëm se përdoret për shprehje të rregullta: Kjo shprehje e rregullt përshtat skedarët me extension gif ose jpg ose jpeg ose png. •

Direktivat <Location> dhe <LocationMatch>

Konteineri <Location> kufizon direktivat që specifikohen tek URL specifike. Është e ngjashme me <Directory>,por ndryshimi është se location nuk akseson sistemin e skedarëve.

Direktivat <Limit> dhe <LimitExcept>

<Limit> kufizon direktiva që aplikohen vetëm tek metodat http të specifikuara. Psh më poshtë përdoret për metodat post put delete

<LimitExcept> kufizon direktiva që aplikohen tek të gjitha metodat http përveç atyre të specifikuara. Shembulli tregon sesi autentikimi eshte ber për të gjitha metodat përveç get

SKEDARI .htacces Pavarësisht se një server Apache zakonisht konfigurohet plotësisht në një skedar httpd.conf,editimi i këtij skedari nuk është gjithmonë mënyra më efiçentë e konfigurimit. Shumica e administratoreve te Apash preferojën të bashkojnë direktiva specifike, në skedarë specifik të lokalizuar në direktoritë që kontrollojnë. Ky është qellimi i Skedarit .htacces. Në mënyrë default serveri i Aapache kërkon për egzistencën e një skedari .htacces në çdo direktori nga ku paraqet burime. Nëse skedari gjendet ,ai lexohet dhe direktivat e konfigurimit që përmban bashkohen me direktiva të tjera ,tashmë efektive për direktorinë. MODULET E APACHE Do të shohim tipet e mundshme të moduleve ,si punojnë modulet .Modu let e Apache kategorizohen në 3 grupe: · Core module (httpd_core.c) është një ndër mod ulet bazë të serverit Apache.Ajo nuk mund të hiqet nga serveri dhe tipari kryesor i këtij moduli është se mund të përdoret në të gjitha versionet e serverave Apache. Direktiva që furnizohet


nga core module është gjithmone e gatshme .Të gjitha direktivat furnizohen nga core module. · Standart modules Janë kompiluar për instalimin e skripteve në kodin Apache. Ndryshimi nga core module është se modulet standarte mund të hiqen nga serveri. Kjo përdoret për arsye sigurie por arsyeja më e rëndësishme për heqjen e një moduli nga Apach e është që të mos zerë shumë memorie për çdo ekzekutim te instancave të serverit. Apache ka një grumbull proçesesh që ekzekutojnë query të user- it. Secili nga këto proçese ka hapësiren në memorje. Hapësira duhet të ruhet për të eleminuar modulet e papërdorura që mund ti shtohen nga num ri i proçeseve të serverit Apache. · Thirdparty moduls Janë modulet të cilat përdoren për shkrim ,mbështetje dhe shpërndarjen e burimeve në Apache.Këto module nuk janë shumë të përdorshme në Apache. SI PUNOJNE M ODULET

Callback është një funksion që është e regjistruar në Apache. Callback regjistrohet si një mbajtës për proçesimin e eventeve specifike. Callback të regjistruara në Apache thërriten në kohën kur një modul është ngarkuar ose inicializuar,ose kur një proçes femijë i ri është startuar ose është mbyllur.

Ka 11 faza për ciklin kërkues të përcaktuara për secilin modul që mund të regjistrojme funksionet callback dhe ato ndodhin në këtë rradhe: •

POST -READ- REQUEST Veprimet në këtë fazë zënë vend menjëherë pasi kërkesa është lexuar. Çdo modul mund të regjistrojë ekzekutimin e një callback në këtë fazë të ciklit.Kjo fazë gjithmonë përfshin përcaktimin e secilës Virtual Host që do të bëjë kërkesën.Modulet që regjistrojne callback për këtë fazë përfshijnë mod_proxy dhe mod_setenvif të cilat kanë të gjithë informacionin e nevojshëm e kërkuar nga URL.

URL TRANSLATION Në këtë fazë URL është përkthyer në një emërt skedari.Modulet si: mod_alias, mod_userid përmbajnë shërbimet e URL Translation.

ACCESS CONTROL mod_access

Është e bazuar në adresën e rrjetit të klientit . Kjo përdor


AUTHENTICATION Kjo fazë verifikon identitetin e user -it. Pranon ose anullon kredencialet e userit të cilat përfshijnë ussername &password.Shembuj të moduleve që bëjnë këtë punë janë: MOD_AUTH dhe MOD_AUTH_DBM

AUTORIZIMI burimet .

MIMI TYPE CHECKING Përcakton tipin mime të burimit të kërkuar,i cili mund të përdoret për të pëcaktuar se si mbahet burimi.

FIXUP Kjo është një kapje e të gjitha fazave për veprimet që kanë nevojë të performohen para se kërkesa të jetë e plotësuar.mod_headers është një modul në sistem që regjistron një callback për këtë fazë.

RESPONSE OR CONTENT Kjo është një ndër fazat më të rëndësishme të ciklit kërkues.Kjo përfshin modulin ku është regjistruar tipet MIME.

LOGGING Pasi kërkesa të jetë proçesuar një modul regjistron funksionet e logimit.Ndërsa një modul mund të regjistrojë një callback për të performuar një aksion gjate kësaj faze , serveri do të përdorë vetëm mod_log_ config që kujdeset për të gjithë logimin.

CLEANUP Funksionet e përfshira në cleanup thërriten kur një proçes fëmijë i Apache bën shut down.Kjo fazë përfshin mbylljen,hapjen e moduleve dhe lidhjen e databazës.

Në këtë fazë bëhet zgjedhja e userave që kanë lejen për të aksesuar

KU DUHET TE BAZOHEMI PER TE BERE NJE ZGJEDHJE?


Të gjitha modulet e Apache mund të lidhen në mënyrë statike ose kompilohen si DSO,që të ngarkohen në kohën e exekutimit zgjidhja i takon user-it.Për site më të rëndësishme të Apache,metoda e DSO është më flexibel por ka performancë më të ulet.

Linket statik kundrejt linkeve dinamik

Veçoritë

Link statik

DSO Instalimi i përdorur: APACI Apxs Burimi i vendodhjes së modulit: Burimi i modulit qëndron tek pema e burimit të Apache Burimi i modulit qëndron jashtë pemës së Apache Efekti në madhësinë e: egzekutimit të Apache: Rrit madhësinë e kohës së egzekutimit të Apache E mban kohën e egzekutimit të Apache sa më të vogël të jetë e mundur Shpejtësia e ngarkimit:


Ngarkim më i shpejtë Rrit kohën e ngarkimit të modulit me 20% Modulet ngarkohen kur: Moduli gjithmonë i ngarkuer edhe kur është i çaktivizuar dhe i papërdorur Modulet ngarkohen vetëm kur specifikohen në httpd.conf Rekomandohen kur: Konfigurimi i apache është i thjeshtë,kërkon pak add-on modules dhe pak ndryshime,dhe kur ka shumë rëndësi ngarkimi i shpejtë Konfigurimi i serverit ndryshon shumë shpesh ose kur modulet ndryshohen shumë shpesh, bëhen upgrade shumë shpesh ose instalohen për tu testuar

VIRTUAL HOSTING Virtual Hosting është përdorur në shumë Web Site në një makinë server. Site-t janë identifikuar nga host name i vetëm, alias-in e të cilit e ka në DNS. Host Virtual kanë addr IP ose name_based (në të cilën klienti dizenjon hostin virtual kërkesa e të cilit përdor HTTP/1.1). Moduli mod_vhost-aliases përmban mënyrën për të krijuar Hostin Virtual,në të cilën serveri nuk di asgjë rreth Virtual Host derisa kërkesa mbërrin. I gjithë informacioni rreth Virtual Host është derivuar nga URL e kërkesës ose nga IP adress. Virtual Host dinamik shpesh përdoren për të mbështetur numrin e madh të Virtual Host në një server të vetëm me ndryshimet minimale të konfigurimit në serverin Apache. Dynamic Virtual Host gjithashtu përdor IP ose Name –based por më e përdorshmja është IP addr sepse çdo kërkesë në secilin host ka një IP addr unike.

RREGULLAT PER VIRTUAL HOSTING Ne mund të shmangim problemet që lindin kur përdorim Apache Virtual Hosting duke përdorur rregullat e mëposhtme:


Gjithmonë duhet të përdorim një IP addr në direktiven e Virtual Host ,asnjëhere nuk duhet të përdorim emrin e nje Hosti.

Duhet të sigurohemi të specifikojme një server name në të gjitha hostet virtuale

IP ose name-based I Hostit Virtual duhet të jenë të pavarur dhe jo konfliktuale, është në rregull nqs kemi së bashku edhe IP edhe name –based të Hostit Virtual në të njëjtin server

Duhet të sigurohemi që konfigurimi primar I serverit do të jetë default.<virtualHost_default_:*>

Duhet të sigurohemi që emri i Virtual Host në direktivë është përdorur vetëm njëherë dhe vetem njëhere për secilën IP addr në secilën prej name-based te Virtual Host.

Kur fillon konfigurimi i virtual host është në ndihmën tonë të përdorim komanden http-S. Kjo komandë nuk starton serverin ,por do të heqë përshkrimin e konfigurimit të file-ve të Apache.

Instalimi dhe konfigurimi I Apache Web Server Linux Në këtë pjesë do të shohim si të instalojmë dhe konfigurojmë Apache Web Server .Të gjitha konfigurimet do te bëhen përmes terminalit.Duhet të sigurohemi që jemi loguar si root në ssh. Përpara se të fillojmë instalimin dhe konfigurimin e komponenteve duhet të shohim nëse hostname është në rregull. hostname hostname –f

Komanda e parë na tregon hostname e shkurtuar,e dyta na tregon emrin e plotë të domainit të kualifikuar(FQDN). INSTALIMI Duhet të sigurohemi në qoftë se paketat jane te depozituara dhe programet e instaluara janë koherente. Kjo bëhet me anë të këtyre komandave:


apt-get updateapt-get upgrade --showupgraded Vazhdojmë me komandat per instalimin e Apache 2 Web Server e cila përfshin doku mentacionin dhe koleksionin e utiliteteve te apache 2: apt-get install apache2 apache2doc apache2utils Përvec komandave te detyruara ka edhe komanda opsionale nqs duam te ekzekutojme dh e të kemi suportin e Apache per skriptin server side ne PHP,Ruby,Python or Perl.Për te instaluar Ruby përdorim komandën: aptget install libapache2-mod-perl2 Për të instaluar Python përdorim komandën: aptget install libapache2-modpython TESTIMI I APACHE Pamja nga server në kompjuterin lokal bëhet me anë të komandës : $ firefox http://localhost Për të parë sesi gjendet serveri jonë në net,:cdokush mund të përdor ë IP addr tonë ose emrin e DNS per tu lidhur me serverin tone.$ ip addr Përdorim IP addr tonë : $ firefox http://1.2.3.4 Nqs DNS jonë po punon në rrjet ,ne shikojmë emrin e plotë të domain: $ host 1.2.3.4 Aktivizimi I UserId në server bëhet me anë të komandës : $ sudo a2enmod userd ir $ sudo /etc/init.d/apache2 restart Për të shkuar në direktorinë home përdorim: $ cdKrijojm ë nje folder për filet html public: $ mkdir public_html Zgjedhim emrin tonë : $ whoami Për të parë emrin që krijua m përdorim: $ firefox "http://localhost/~tkarvine/"Ne mund të krijojmë disa web pages me O penOffice dhe e ruajmë në direktorinë public_html Configure Name Based Virtual Hosts Ka më nyra të ndryshme për të filluar Virtual Hosts por më e përdorshmja është metoda që do të ilustr ojme më poshtë. Në mënyrë default Apache ka të gjitha adresat IP. Komanda a2dissite default përdoret për të caktvizuar hostin virtual default Apache. Secila Virtual Host ka nevojë për file /e tc/apache2/sitesavailable/ në direktori. Në shembullin që do të shfaqim më poshtë do të krijojme file për dy sit e hostesh virtuale “example.net” dhe “example.org” § Së pari duhet te krijojmë bucknell.net( /etc/apache2/sites-available/example.net) File:/etc/apache2/sites-available/example.net <VirtualHost *:80> ServerAdmin webmaster@example.net ServerName example.net ServerAlias www.example.net DocumentRoot /srv/www/example.net/public_html/ ErrorLog /srv/www/example.net/logs/error.log


CustomLog /srv/www/example.net/logs/access.log combined </VirtualHost>

Me pas krijojmë ducklington.org (/etc/apache2/sites-available/example.org) File:/etc/apache2/sites-available/example.org <VirtualHost *:80> ServerAdmin admin@example.org ServerName example.org ServerAlias www.example.org DocumentRoot /srv/www/example.org/public_html/ ErrorLog /srv/www/example.org/logs/error.log CustomLog /srv/www/example.org/logs/access.log combined </VirtualHost>

Vërejmë që disa opsione bazë jane specifikuar për të dy site-t perfshire ku janë vendosur filet për site-t(poshte/srv/www/ ) •

Krijojmë direktoritë për këto site duke përdorur komandat:

Aktivizojmë site-t duke përdorur këto komanda:

mkdir -p /srv/www/example.net/public_html mkdir /srv/www/example.net/logs a2ensite example.neta2ensite example.org § Në fund ris tartojmë Apache Server për të inicializuar të gjitha ndryshimet ,përdorim komandën: /etc/init.d /apache2 restart Kur krijojmë ose editojmë ndonjë file të Hostit Virtual ,ne duhet të ringarkojm ë konfigurimin ,të cilën ne mund ta bëjmë pa ristartimin e serverit me komandën: /etc/init.d/ apache2 reload


Deri tani kemi arritur të instalojmë Apache në Ubuntu Linux VPS dhe kemi konfiguruar serverin për Hostin Virtual.

INSTALIMI I MODULEVE TE APACHE Në mënyre default modulet dhe konfigurimet e tyre janë instaluar në direktorinë /etc/apache2/mods-available/.Një listë e moduleve të instaluara I gjejmë në direktori për ta parë përdorim komanden: a2enmod [module-name] File-t ne direktori jane me prapashtesen .load dhe .conf.Emrat e moduleve nuk e kane kete prapashtese. Per te caktivizuar nje modul perdorim komanden inverse a2dismod [module-name]

Për të marrë një listë të moduleve te Apache në modulet e Ubuntu përdorim komandën: apt-get install [module-name] Për të instaluar një modul në fillim e extraktojmë follderin tek downloads. E zhvendosim me an ë të komandës : Mod_random2.1/usr/local/scr · Pastaj logohemi si root me anë të komandës: Sudoi· Pastaj shkojmë tek direktoria ku kemi zhvendosur komandën : Cd/usr/local/s rc · Më pas shikojmë gjithë skedarët e folder-it me komandën : lsal · Për leximin e skedarit përdorim : catInstall

STARIMI,RISTARTIMI DHE STOP-IMI I APACHE WEB SERVER Komanda /etc/init.d/apache2 është një script shërbimi e cila përdoret për të start/stop/restart shërbimet e Apache në Ubuntu Linux.Për këtë është e nevojshme të logohemi si root ose përdorim sudo para cdo komande.


Startimi I serverit Apache

# /etc/init.d/apache2 start Ose $ sudo /etc/init.d/apache2 start

Ristartimi I serverit Apache 2

# /etc/init.d/apache2 restart Ose $ sudo /etc/init.d/apache2 restart

Stopimi I serverit Apache 2

# /etc/init.d/apache2 stop ose $ sudo /etc/init.d/apache2 stop

Është e zakonshme të mendohet për konfigurimin dhe menaxhimin e një web server si dy aktivitete të veçanta: konfiguroni serverin në mënyrë që të bëjë atë që ju dëshironi,dhe më pas filloni egzekutimin e tij; më pas çdo gjë pas kësaj është ‘menaxhim’ (deri në momentin që përballeni me diçka që kërkon rikonfigurim). Aktiviteti menaxhues gjithmonë do të jetë modifikimi i httpd.conf - por qëllimi do të jetë përmirësimi i serverit së brendshmi.


Menaxhimi dhe kontrollimi manual i Apache Apache mund të kontrollohet në disa mënyra të ndryshme: •

duke thërritur komandën httpd me argumente të ndryshme

duke përdorur një script perl

duke dërguar sinjale të shumta Linux tek daemon-i i proçesit egzekutues

nëpërmjet shumë tools-ave administrues të GUI-t.

Startimi i Apache në mënyrë automatike Teknikat e para të startimit dhe stopimit të Apashit janë të dobishme kur nevojitet ndërhyrje manual. Kuptohet që shumicën e kohës, ju thjesht mund ta lini apashin të startojë në mënyrë automatike, duke u lëshuar vetë me Linux-in. Apache ka dy mënyra të operimit automatik: •

standalone (është më mënyra default,mban një grumbull proçesesh që po presin t’i përgjigjen kërkesave http të klientit; zakonisht kjo mënyrë është shumë efikase sepse eliminon pritjen për krijimin e proçeseve të rinj)

inetd (përdor modulin inetd për të dëgjuar për lidhjet me klientin dhe proçeset httpd,për të mbajtur lidhjet që mbërrijnë)

Në çdo instalim standart të Apache ka dy log-e bazë: •

error log: sigurohet nga core module (mod_core) dhe Apache e përdor për të mbajtur mesazhe të gabuara që ai gjeneron,ose që një nga modulet e tij gjeneron)

request log: konfigurimi i Apache gjithashtu i mundëson administratorit të logojë të gjithë aksesin në server. Access logging njihet si request logging;sigurohet nga moduli mod_log_config.


àKa dy arsye kryesore pse duhet të merren masa,në mënyrë që të mos u lejohet përdoruesve jo të privilegjuar të kenë akses tek logfile-t e Apache: -së pari,të dhënat në logs mund të konsiderohen të ndjeshme,dhe mund të japin informacion për konfigurimin e serverit tuaj;në sistemin tuaj mund të infiltrohen hackera. -së dyti,duke qenë se përdoruesi root mund të shkruaj në logs e apashit,ju duhet të siguroheni që asnjë tjetër të mos ketë të drejta shkrimi.

Konfigurimi default i siguruar me Apache është shumë i optimizuar për performance në serverat e Linux. Si rezultat,nevojitet shumë pak punë nga administrator për të përftuar më shumë performance nga një server.


apache