Gjuha Shqipe kl 7

Page 96

Të lexuarit

Odhise Grillo Shkrimtari për fëmijë O. Grillo ka përshtatur për fëmijë shumë krijime nga letërsia e traditës. Kjo pjesë është shkruar sipas vjershës “Atdheu dhe dashuria” e Çajupit. gjym-i - enë bakri ose llamarine që përdoret për të mbajtur ujë. bucel/ë-a - enë druri, si fuçi e vogël që përdoret për të mbajtur ujë. fillikat - vetëm fare, fill i vetëm

96

lajle e lule - me zbukurime të kota, pa kuptim i (e) ngjeshur - i armatosur gllënjk/ë-a- sasia e lëngut që pihet me një të gëlltitur

matara -ja - enë e vogël prej druri ose metali, pagure arnautk-ë-a - shqiptarkë osmanlli-u - turku jatagan-i - shpata

kërcur/e-ja - e mjera

Po ne qenkemi vëllezër!

Te kroi i fshatit, çdo mbrëmje e mëngjes shkonin plot nuse të bukura, vajza të reja dhe gra e plaka për të mbushur ujë. Shkonin me gjyma e me bucela. Dhe nuk merrnin ujë, po mjaltë e sheqer, se i ëmbël, i ftohtë e i pastër rridhte burimi i fshatit që nga mëngjesi në mbrëmje e që nga mbrëmja në mëngjes. Bashkë me shoqet shkonte edhe Vitoja. E hollë dhe e gjatë, por tërë shëndet ishte Vitoja. E doje për punë? Ishte e para! E doje për bukuri? Ishte mbi shoqet! Një ditë Vitoja na shkoi në krua vetëm. Shoqet kishin vajtur e ishin kthyer me kohë, ndërsa asaj ashtu i kishte dalë një punë dhe ishte vonuar. Prandaj shkoi fillikat. Nuk arriti ta mbushte mirë bucelën, kur aty afër kaloi një ushtar osmanlli, veshur gjithë lajle e lule dhe i ngjeshur me armë nga koka te këmbët... Ndaloi osmanlliu në vend dhe i kërkoi një gllënjkë ujë Vitos. Ajo i dha mataranë dhe u tërhoq mënjanë kokulur. Osmanlliu piu mirë e mirë dhe pastaj tha: - Qenke e pashme shumë, moj arnautkë! A bëhesh gruaja ime, se vashë më të bukur s’më kanë zënë sytë në faqe të dheut. Vitos i erdhi rrotull bota, rrëmbeu mataranë dhe i tha: - Shko rrugës sate, o i huaj, dhe mos më bjer në qafë, se unë jam e fejuar me një trim që nuk i gjendet shoku në botë. - Cili është ai burrë që ma kaloka mua në trimëri? - ulëriu osmanlliu dhe vuri dorën në jatagan. - Ai është Jorgji im, o i huaj. Është trim sa s’gjendet dhe i mirë sa s’bëhet! Kanë qenë tre vëllezër. I pari vdiq nga një sëmundje e rëndë. I dyti nuk dihet nga humbi. I treti është Jorgji, shpresa e nënës së vet dhe gëzimi e jeta ime! Është trim i marrë dhe, kur inatoset, nuk di ç’bën, prandaj largohu sa më parë. Mos e lër nënën kërcure ... Për të mirën tënde të them. Osmanlliut i hipi gjaku në kokë dhe thirri: - Po të jetë më i zoti e më trim se unë, le të vijë të matet në sheshin e burrave! Në më vëntë poshtë, le të bëhet burri yt. Në mos po do të të marr për grua. Vitos iu err gjithçka dhe u nis me vrap për në mal, atje ku Jorgji me çetën e vet kishte folenë. Sa dëgjoi ç’kishte ngjarë e ç’kishte thënë osmanlliu, Jorgji ngjeshi armët dhe zbriti tatëpjetë, ashtu siç zbresin retë. Aty thirri me zë si gjëmimi: - Kush është ai që kërkon të matet me mua?


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.