Gjuha Shqipe kl 7

Page 36

Fl as im

Të lexuarit

Natyra dhe mjedisi

1. Çka tregon ky poster?

• Pse duhet t’i mbrojmë pyjet?

• Çfarë dobie kemi ne nga pyjet?

Të mbrojmë pyjet

2. Cilat janë disa nga rreziqet që i kanosen shëndetit tonë sot nga mjedisi jo i pastër? 3. Flisni për natyrën e qytetit (ose të fshatit tuaj). • Cilat mjedise janë të ndotura dhe çfarë duhet bërë për to? • Cilat mjedise natyrore duhet të ruhen të paprekura dhe të mbrohen? • Çka do të bënit ju në të dyja rastet?

36

4. Nëse do të ishit anëtar i ndonjë shoqate të ekologjistëve, çfarë do të propozonit për: - mjedisin e shkollës, - mjedisin ku jetoni, - mjedisin ku luani, - mjedisin ku shëtisni? 5. Diskutoni për një situatë të tillë: Në oborrin para pallatit tuaj ka një park të vogël ku luajnë fëmijët e vegjël dhe në stola rrinë gjyshërit tuaj. Një ditë vijnë disa makina të mëdha që fillojnë të hapin themelet e një pallati të ri. Çka do të bënit ju në këtë rast: - Do të organizoheshit (Me kë?) - Do të ankoheshit (Ku?) - Do të përpiqeshit të ndalonit punimet (Si?) - Do ta publikonit këtë çështje në media (Përse?)

Fjalorth ekologji, ekologjist, mbrojtës i natyrës, ruajmë mjedisin, lagunë, ndotje, dëmtim i shëndetit, shoqata e mjedisit etj.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.