Page 1

“Të njohësh shkrimin Brail”

Revistë tremujore sociale - kulturore dhe edukative Kjo revistë realizohet dhe botohet në kuadër të projektit:”Mbrojtja,unifikimi dhe nxitja e shkrimit special Brail” financuar nga Shoqata e të verbërve të Shqipërisë dhe fondacioni Vodafone Albania,implementuar nga Shoqata e të verbërve të Shqipërisë. Qëllimi i kësaj reviste është ndërgjegjësimi mbi njohjen dhe përdorimin e shkrimit brail,duke e parë këtë shkrim si akses mbi marrjen e çdo informacioni. Revista:“Të njohësh shkrimin Brail” ka si synim përhapjen e shkrimit brail duke bashkëpunuar me të gjitha anëtarët e degëve të të verbra të Shqipërisë me qëllim që ky shkrim të mos zhduket ,duke ditur se zhdukja e tij do të përkthehet në analfabetizëm.Dhe analfabetizimi do të ketë si pasojë mos integrimin e këtyre personave në shoqëri apo në rrethe të ndryshme sociale.Duke sjellë pranë jush tema të ndryshme sociale,edukative dhe informuese,shpresojmë të zgjojmë dëshirën dhe interesin tuaj për të qenë”konsumatorë”të kësaj reviste me qëllimin e vetëm, ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e shkrimit brail.

Punoi dhe ideoi: Nora Islami Koordinatore/projekti Transkriptoi:Nora Islami Adresa: Rruga “Nikolla Lena’’ Nr 62, Tirane. Tel: 04 259635, Tel/Fax 04 259611 E-mail: stafaj@yahoo.com, www.shvsh.org.

Financuar nga Fondacioni Vodafone Albania dhe Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë

Implementuar nga Shoqata e të Verbërve te Shqipërisë

1


PËRMBAJTJA

1.Historia e emrit shqiptar ................................................................

2. Profesionet e mundshme të personave të verbër............................

3.Personalitete të njohura botërore, jetojnë me ................................

4. 25 Zbulimet shkencore .................................................................

5. Për ju amvisa ...............................................................................

6.Së bashku mbi brailin ....................................................................

2


1.Origjina emrit Shqiptar Është interesant fakti se si shqiptarët quajnë vendin dhe veten e tyre, dhe se si ata quhen nga të huajt. Vendi ku shqiptarët jetojnë sot quhet Shqipëri dhe banorët pikërisht shqiptar, ndërsa të huajt vendin e quajnë Albania dhe banorët albanesi ose Albanians. Pa pasur pretendimin për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë këtë çështje, le të përpiqemi të kuptojmë nëpërmjet shkrimeve të disa studiuesve arsyen e këtij ndryshimi në emërtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në vitin 1847 Vincenzo Dorsa në librin e tij “Su gli albanesi, ricerche e pensieri” jep disa mundësi: “diskutohet midis kritikëve mbi origjinën e emrit”Albania”, sepse nuk gjejmë asnjë gjurmë në shkrimet e autorëve antik. Ka disa që mbështesin teorinë që ky emër rrjedh nga Albanët, popull i Azisë i cili ndodhej midis detit Kaspik dhe detit të Zi. Këta popuj sipas këtyre autorëve formuan disa koloni në Maqedoni dhe në Epir”. Por Dorsa nuk është i bindur për këtë teori. Në fakt na jep një tjetër të dhënë: “Palmerio (Graccia antiqua, Libro 1, Cap. 14),na ka lënë të shkruar që Shqipëria (Albania) quhej kështu për shkak të maleve të larta, dhe kur Galët arritën në atë vend e quajtën Albani sepse kështu quheshin alpet në gjuhën e tyre”. Duke u bazuar në këtë teori Dorsa shpjegon termin Albania duke e lidhur me natyrën e “atij vendi”. Shkrimtari antik Tolomeu na thotë që në Maqedoni ekziston një mal Albanus, popuj Albani, dhe një qytet Albanopolis. Vetë Straboni kujton malin Albia ose Albion. Në këtë pikë Dorsa bën pyetjen përse mos ti japim rëndësi kësaj të dhëne? Një e dhënë e vetmuar por që na flet qartë. Versioni personal i Dorsës është ky: Në Lazio ekzistonte Alba, qytet i shenjtë, trashgimi i pasardhësve të Eneas. Romakët të cilët erdhën në Maqedoni dhe në Epir, kur panë qytetin e Albës ose të Albanopolis, ju erdhi në mend qyteti që quhej Alba në atdheun e tyre (në Lazio). Kështu për ta dalluar nga Alba e Lazios e quajtën Alba-nia, domethëne Alba e re (nia - e re ), siç kanë quajtur edhe Roma-nia, Roma e re toka që u bë vëndi i perandorisë së re […]”. Edhe për emrin shqipëtar Vincenzo Dorsa jep shpjegimin e tij: “Midis tyre quhen Skipëtari. Questo secondo nome na çon tek σχίφος që Eskili shpjegon duke përdorur fjalën ξίφος shpatë, përdorues të shpatës […]”. Më 1877, në Paris publikohet libri La Grèce avant les Grecs i autorit Louis Beonleë. Beonleë kërkon të shpjegojë fjalën shqiptar me teorinë e Xylander. Fillon analizën e tij duke thënë që fjala shqiptar ngjason me fjalën shqiptoj, por e braktis shpejt këtë teori sepse nuk është shumë e besueshme. Beonleë krahason fjalën shqiptar me shqiponjë. Po të marrim parasysh se shqiponja jeton ashtu si fajkoi në shkëmb, dhe po të konsiderojmë që skifteri quhet edhe petrit atëherë kjo fjalë na shpie tek fjala greke petra d.m.th. shkëmb. Si rrjedhojë, Shqiptarët quhen ashtu si kishte menduar Xylander, banorë të shëmbinjëve, malësorë. Sami Frashëri në veprën e tij "Shqipëria ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhet" (Bukuresht 1899), thotë që; Prindërit tanë të vjetër u quajtën arbën, fjalë të cilën toskët për shkak të zakonit që kanë për të kthyer n në r e bënë arbër siç përdoret edhe sot. D.m.th. ata që punojnë arën, që korrin e mbjellin. Këtë fjalë Romakët e kanë kthyen në 3


alban duke quajtur vendin Albania[…] dhe kombi i tërë ka marrë emrin shqipëtar dhe vendi ynë emrin Shqipëri, fjalë të bëra prej shqipes zogut të bekuar të Hyjit që faleshin prindërit e vjetër tanë, dhe që e kemi edhe në flamur[…] . Robert d’Angely në librin e tij “Enigma” thotë që fjala shqiptar në kundërshtim me mendimin e Vaso Pashës i cili e quante këtë fjalë shumë të vjetër dhe e kundërvinte me fjalën albanë, të cilën ai e besonte si një krijim të albanologëve të sotëm, fjala shqiptar pra nuk datohet në realitet më përpara se viti 1375 në Shqipëri; ajo bëhet e njohur dhe e famshme për shkak të një ushtrie të vogël shqiptare (d.m.th. bartëse e shqiponjës, e shqipes), të princit legjendar Gjergj Kastrioti. Edhe studiuesi Aristidh Kola në librin e tij “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve” thotë që emri shqiptar e ka orgjinën e tij nga ushtria e Skënderbeut që mbante flamurin e kuq me shqiponjën dykrenare. Kurse për emrat Alban dhe Arbëresh , Arishtidh Kola thotë që nuk ka asnjë diferencë midis tyre dhe që janë e njëjta gjë. Historianët Pollo dhe Puto pohojnë që fjala Alban ka prejardhje historike, ndërsa fjala Arbëresh prejardhje gjeografike. Kola nxjerr në pah edhe një here teorinë që emri Albani është një fjalë antike çeltike.

2. Profesionet e mundshme të personave të verbër Një ndër problemet që çdo shtet ka si prioritet është ulja e shkallës së papunësisë për qytetarët e kombit të tij.Çdo komb apo shtet ka potikëbërjen e tij për punësimin.Nëse fjalës punësim i bashkangjisim dhe fjalën apo përcaktorin e personave të verbër pra: punësimin e personave të verbër,duhet thenë se kjo është një çështje që brenda saj përfshin shumë sfida.

Përsa i takon punësimit mbi personat e verbër duhet pohuar se ata kanë mundësi mëse të mjaftueshme për të marrë një profesion për të hyrë në tregun e punës,dhe për tu integruar në profesionin e tyre përkatës.Në edukimin profesional që ata marrin nëpër institucione të ndryshme qoftë qendra profesionale ,apo universitete ata mund të specifikohen në tre nivele punësh:

4


Niveli i parë: Ti aftësojë ata për punë manuale (pra ata mund të jenë fuqi apo specialistë prodhimi). Niveli i dytë:Është ai i shërbimeve (personat e verbër mund të marrin edukimin përkatës si: daktilografistë ,sekretarë ,çentralistë, fizioterapistë etj). Niveli i tretë: Është ai i edukimit universitar (personat e verbër mund të punojnë si juristë,avokat,pedagog ,mësues etj.). Edhe në vendin tonë ka rezultuar se personat e verbër,kanë qenë punëmarrës si centarlistë,sekretar,mësues,etj., por në sajë të njohjes të shkrimit brail ata kanë hyrë në tregun e punës. Pra njohja e shkrimit brail ka qenë kriter kryesor në edukimin dhe integrimin profesional të personave të verbër. Dhe vetë personat e verbër dëshmojnë mbi rëndësinë e njohjes së shkrimit brail.Përmend këtu znj.Maryanne Diamond presidente e ËBU-së që flet mbi rëndësinë e shkrimit braile. “Unë i jam gjithnjë borxh Louis Braille për trashëgiminë që ai na la. Braili është një mjet kryesor i komunikimit dhe punësimit për ne, që jemi të verbër në një botë gjithnjë e në ndryshim. Është në dorën të gjithëve ne, për të siguruar që Braille duhet përdorur gjithnjë e më shumë në të ardhmen”. Në çdo lloj punësimi qoftë i nivelit të parë, të dytë apo të tretë ai gjithnjë do të jetë i domosdoshëm. Madje mund të përmendim këtu disa nga profesionet më të përshtatshme për përsonat e verbër marrë nga libri: ”Të verbërit në punë” nga z. Philip Chazal, President i Komisionit të Unionit Europian të të Verbërve për Rehabilitimin, Trajnimin Profesional dhe Punësimin një ndër specialistët më të njohur europianë për punësimin e të verbërve Disa nga profesionet e frekuentuara nga të verbërit të ndarë sipas fushave të caktuara janë:  Në fushën e komunikimit. Profesioni që ushtrohet më shpesh është ai I çentralistit.Është ndër profesionet më të frekuentuar në të gjithë botën pavarësisht faktit se progresi teknologjik ka sjellë një rënie të numrit të atyre që ushtrojnë këtë profesion, të cilëve u duhet të zhvillojnë më tepër aftësitë e tyre profesionale dhe të njohin një gjuhë të huaj. Pra ai që në ditët e sotme njihet si profesion i recepsionistit duke qenë se ka një rol të veçantë në institucionet e mëdha do të rrisë numrin e të punësuarve në kompani të ndryshme, spitale, institucione qeveritare etj. Profesioni i sekretarit ushtrohet gjithashtu nga të verbërit.Këtu kërkohet dhe ndërtimi i një bashkëpunimi të mirë dhe me kolegët e tjerë. Progresi i kohëve të fundit në drejtim të teknologjisë së kompjuterave, përdorimi i gjerë i grafikëve dhe imazheve në prezantimin e teksteve të ndryshme, kërkimet që duhet të bëhen nëpër ëebsite të ndryshëm që jo gjithnjë kanë lehtësi në drejtim të navigimit në to kanë krijuar dyshime nëse ky profesion do të vazhdojë të jetë akoma i përshtashëm për të verbërit në të ardhmen. Pak ushtrojnë profesionin e përkthyesit për shkak se kjo kërkon më tepër përqendrim sesa kolegët e tyre me shikim normal dhe ata hasin në vështirësi në drejtim të familjarizimit të tyre me fjalorët, bazat e të dhënave që kërkohen për një plotësim eficent të kësaj detyre. 5


Konsulentet telefonike në kompanitë telefonike fikse dhe ato celulare, duke dhënë jo vetëm këshilla në drejtim të telefonit por dhe duke menaxhuar dhe llogaritë e klienteve dhe duke i propozuar atyre produktet e reja që do të hidhen në treg.Gjithsesi problemi më kryesor në drejtim të këtij lloj profesioni për të verbërit është aksesi në drejtim të paketave të reja që hidhen në treg për programe të ndryshme softëare, të cilat shpeshherë përbëjnë vërtet një problem.

 Institucionet shtetërore. Specialiste të sherbimeve sociale, specialistë të punës etj. mund të jenë një profesion i përshtatshëm për të verbërit.Përveç ndjekjes së periudhave të trajnimit për këto profesione dhe me ndihmën e zyrave të sekretarive që i bashkangjiten këtyre punëve, atyre që ushtrojnë këto profesione u duhet të përmbushin të gjitha detyrat që priten të realizohen prej tyre si egzaminimi i dosjeve të ndryshme, kërkimi i informacioneve, marrja e vendimeve, përgatitja dhe monitorimi shpeshhere i buxheteve të rënda, menaxhimi i personelit etj.  Bujqësia Të verbërit mund të punësohen dhe në bujqësi.Me pak teknologji të adaptuara në këteë sektor në përputhje me nevojat e tyre ata mund të jenë në gjendje të kryejnë procese të tilla të nevojshme në këtë drejtim si ushqimi i kafshëve, mbledhja e vezëve, dhe punë të tjera në fermë.Në Shqipqëri ka shumë të verbër që jetojnë punojnë në fshat,duke u përfshirë në të gjitha punët që kërkon jeta në fshat.  Artet dhe zbavitja Shumë të verbër mund të bëjnë punë dore të ndryshme,edhe pse tani janë ndërthurur me mjete teknologjike ajo përsëri ngelet një punë që është bërë dhe më përpara dhe bëhet dhe tani në ditët e sotme nga persona të verbër. Madje mund të themi se në shumë qendra rehabilitimi për persona të verbër ajo sherben dhe për të rritur ndjeshmërinë e gishtave të dorës duke përdorur material të ndryshme.  Arsimimi Profesioni i mësuesit ka qenë dhe vazhdon të jetë mjaft i përhapur tek të verbërit.Kryesisht mësues të letërsisë, gjuhës, matematikës dhe më rrallë të historisë, gjeografisë dhe sporteve. Me ndihmën e një asistenti që shpesh është i nevojshëm, veçanërisht në detyrat e shtëpisë së nxënësve. 6


 Profesionet ligjore Profesionet ligjore kanë gjetur një përhapje të gjereë tek të verbërit. Profesione si avokat , gjygjtar apo prokuror kanë rezultuar si shumë të suksesshme.Aftësia për tu përqendruar, dëgjuar dhe për të studiuar të tjerët janë faktorë pozitive plus ,që sjellin të verbërit në këto profesione. Të verbërit kompesojnë defiçitet e tyre vizuale me një zhvillim të mirë të shqisës së të prekurit, kështu që profesionet e masazhatorit apo të fizioterapeutit sot gjejnë një përdorim shumë të gjerë për të verbërit  Politika Ka patur shumë raste ku të verbërit janë parë dhe si deputete nëpër Parlamente. Në mjaft studime të nivelit europian dhe botëror janë përshkruar llojet e profesioneve që mund të jenë me të përshtashme për të verbërit duke patur parasysh aftësinë e tyre të kufizuar. 3.Personalitete të njohura botërore, jetojnë me … Muzikanti Afrikano- Amerikan Ray Charless u admirua gjerësisht si një këngëtar,pianist dhe kompozitor I muzikës.Ai ka arritur të kombinojë elementët e xhazit ,psalmet ungjillore me ritëm dhe gjendjë të dëshpëruar për të krijuar një lloj të ri të muzikës afrikano-amerikane të njohur si soul. Ray Charles Robinson lindi në Albany, të Gjeorgjisë , më 23 shtator, 1932.Babai i tij, Bailey Robinson, punonte si mekanik hekurudhor dhe nëna e tij, Aretha Robinson, ka punuar në fabrikë një sharre,po ashtu ajo lante shpesh herë rrobat e njerëzve të tjerë për të fituar para shtesë,duke e bërë këtë si një punë të dytë. Familja Robinson u vendos në Greenville, Florida, kur Charles ishte ende një fëmijë. Në moshën pesë vjeçare Charles u lëndua shumë shpirtërisht kur pa vëllain e tij katër-vjeçar tek mbytet në një vaskë lavanderie, pavarësisht nga përpjekjet për të shpëtuar vëllain e tij.

Ray Charless Shumë shpejt pas kësaj ngjarje Charles filloi të verbohej . Në moshën shtatë vjeçare sytë e tij nuk shikonin më asgjë kështu që ai u bë tërësisht i verbër. Ai u dërgua në Shkollën e Shën Augustini për të verbërit, në Florida, ku ai mësoi për të lexuar dhe mësuar shkrimin Braille . Shumë shpejt ai filloi të luajë në piano, klarinetë dhe saksofon. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare Charles humbi nënën, dhe dy vjet më vonë i ati i tij ndërroi jetë.Me humbjen vëllait të tij disa viteve më parë

7


dhe të dy prindërve më vonë Charless përjetoi vuajtje të mëdha,duke mbetur kështu jetim dhe I verbër.Megjithëkëto fatkeqësi që e ndoqën njëra pas tjetrës muzika i shtoi atij thellësinë e ndenjave.

Fillimi I karrierës Pas diplomimit nga Shkolla Shën Augustini, Charles udhëtoi nëpër Florida performon me bandën e vendeve perëndimore. Kjo ishte një përvojë që ndihmoi atë më vonë, kur ai shtoi këngët perëndimore të shfaqjeve të tij. Menjëherë më pas ketyrë shfaqjeve ai filloi turne me” rhythm-and-blues bands”, organizimin dhe kompozimin e muzikës,aq mirë sa luante në piano, klarinetë dhe saksofon. Në mënyrë që të mos u ngatërruar me kampionin e boksit Ray Robinson (1921-1989), ai ndërroi mbiemrin e tij dhe e bëri Charles,pra si Ray Charles. Charles I lodhur nga Florida, vendosi të përdorë kursimet e tij për të shkuar sa më larg të jetë e mundur. Ai vendosi të shpërngulet në Seattle,në Ëashington, ku ai formoi një grup të quajtur Trio McSon. Ky grup kishte vet shfaqjen e televizive lokale. Ai gjithashtu bëri disa regjistrime për kompaninë rekord Sëingtime. Në vitin 1950 ai u zhvendos në Los Angeles, Kaliforni ku vazhdoi të regjistrojë dhe të jap shfaqje atje. Si këngëtarë blues Guitar Slim (1926-1959) dhe Percy Mayfield ndikuan tek Charles. Në piano, aranzhimet jazz të LloydGlenn e influencuan shumë atë. Duhet theksuar se ndikimi i muzikës së ungjillit ishte gjithmonë i pranishëm në stilin e tij të të kënduarit. Të kënduarit e Charles me këngë romantike vazhdon në traditën e Nat "Mbreti" Cole (1917–1965), Zëri i tij i fortë,me përzierjen stileve, dhe aftësitë e tij si një muzikant i dha një njohje ndërkombëtare.

Zbulimi I muzikës soul Në vitin 1954 në një seancë incizimi me Records Atlantikut ai kombinoi ungjillin me ritmin-dhe-gjendje të dëshpëruar,duke e dëgjuar këtë muzikë ata e themeluan dhe e quajtën "I ëmbël stil I ri" në muzikën amerikane. Charles përdori e dy format muzikës së ungjillit dhe bluz standard në regjistrimin e këngëve të tilla si "Jezusi i im është gjithë Bota për Mua," "Unë kam një grua", dhe "E dashur më mbaj në dorën tënde “Charles ju referua shpikjes së tij të muzikës soul si një kombinim të xhazit dhe ungjillit. Ai vazhdoi turnetë, duke kaluar pjesën më të madhe të viteve 1950 në rrugë. Në vitin 1959, në etiketën ABC-Paramount, Charles shënoi famën e tij me këngën” e tij të famshëm "Gjeorgjia në mendjen time", e cila më vonë u bë kënga zyrtare e shtetit të Gjeorgjisë. Charles fitoi dhjetë çmime Grammy në Akademinë Kombëtare të Arteve. Në vitin 1976 ai regjistroi këngën “Porgy and Bess” nga GeorgeGershëin me Cleo Laine. Një reklamë televizive për Pepsin në1990 e ndihmoi Charlesin që të jetë më i njohur për një brez të ri të dashuruar muzikë. Ai gjithashtu ka bërë albume si: “Botën time”, “Më i miri Ray Charles”Vitet Atlantike”, si dhe “Çështje dashurie”. Ai gjithashtu u shfaq në filmat e tillë si në balada Blue,Vëllezërit Bluz. Vite më vonë Charles është i martuar me Della,Altwine dhe ajo ish këngëtare e ungjillit , me të cilin ai ka tre fëmijë. Ai është gjithashtu mik shumë i mirë me Stevie Ëonder (1950 -), Quincy Jones (1933 -), si dhe me muzikantë të tjerë. Në intervistë me Jeff Levinsonai është shprehur se: "Muzika është frymëmarrja ime”. Ray Charles shquhet për donacionet e tij bujare të institucioneve arsimore. Në vitin 2000 ai dha universitetit të Ëilberforce në Ohajo një dhuratë prej dy milionë dollarësh për të financuar bursa për muzikë, dhe në vitin 2001 ai dhuroi një milion dollarë për të gjithë kolegjin në Morehouse në Atlanta, Gjeorgji. Charles gjithashtu u shfaq në Las Vegas, Nevada, në vitin 2001 për të promovuar një linjë të re të makinave me monedha (automat) të Korporatës Gaming Aleanca që ka krijuar makina për ti përdorur të verbërit në lojëra.

3.25 zbulimet shkencore 8


Cila është zbulimi dhe progresi shkencor më i madh i të gjitha kohërave? E përditshmja amerikane “Usa Today” propozon 25 prej tyre, të cilat rastësisht kanë ndodhur në 25 vitet e fundit. Seleksionimi është arbitrar, i kryer nga një grup ekspertësh. Shkencëtarë të ndryshëm kanë mendime të ndryshme, megjithatë, këto mbeten zbulimet dhe arritjet që kanë modeluar teoritë moderne dhe kanë hapur rrugë të reja për mjekësinë dhe shkencën. 1. Universi zgjerohet me shpejtësi gjithnjë e më të madhe (1998) Galaktikat largohet gjithnjë e më shpejt nga njëra-tjetra. Në të njëjtën kohë edhe universi zgjerohet në mënyrë përshpejtuese, ndryshe nga ajo që besohej më parë. Kjo shpikje i mahnit shkencëtarët, të cilët ende kërkojnë një shpjegim. 2. Genomi njerëzor (2000) Dy konkurse të shkencëtarëve të famshëm, një i publikuar dhe një privat, deklarojnë se kanë hartuar një genom njerëzor. Hapet një epokë e re për kërkimet mjekësore dhe biologjike. 3. Marrëveshja për klimën (2001-2007) Paneli Ndërqeveritar për Klimën modifikon pozicionin e çdo vendi në lidhje me ngrohjen globale, i cili nga “shumë i mundshëm” bëhet “i pakontrollueshëm”. 4. “Hubble” (1990) Del në treg “Hubble”, teleskopi i parë hapësinor, i destinuar për t’u kthyer në “syrin” më produktiv në univers dhe një simbol i progresit shkencor. 5. Gjurma e Big Bengut (1992) Sonda e “NASA Cosmic Background Explorer (COBE)” gjen gjurmët e lëna nga radioaktiviteti kozmik prej të cilit janë lindur galaktikat. 6. ADN “e ligjshme” (1985) Sër Alec Jeffreys, i Universitetit “Leicester”, në Angli, njofton një metodë për identifikimin e personave në bazë të ADN-së, një metodë që më vonë kthehet në një prej instrumenteve kryesore të mjekësisë së ligjshme dhe një ndihmë e jashtëzakonshme për hetimet e policisë. 7. Delja e parë e klonuar, Dolly (1996) Ian Ëilmut, nga instituti “Roslin” në Skoci, njofton lindjen e Dolly-it, delja e parë e klonuar. Dolly shumë shpejt do të ndiqet nga klone të shumë kafshëve të tjera. 8. Interneti, “WORLDWIDE WEB” (1989) Fizikani Tim Berners-Lee, në “CERN” të Gjenevës, krijon një metodë për të lidhur faqet përmes internetit, qëllimi i së cilës është të transmetojë të dhënat e kërkimeve. Ky ishte një zhvillim i rëndësishëm për përparimin e rrjetit informativ. 9. Vrima e ozonit (1987) Shkencëtarët e NASA-s zbulojnë që në Antarktidë po shkrihet ozoni i stratosferës, një pengesë mbrojtëse e rëndësishme ndaj rrezeve ultravjollcë. 10. Planetë jashtëdiellorë (1995) Astronomët zviceranë, Michel Mayor dhe Didier Queloz, zbulojnë një planet orbita e të cilit ndodhet brenda yllit 51 Pegasi B, e ngjashme me diellin. Që nga ajo ditë janë identifikuar rreth 200 planetë jashtë sistemit diellor, mes të cilëve njëri konsiderohet “i banueshëm”. 9


11. Interferenca me “RNA”-në (1998) Biologët Andreë Fire dhe Craig Mello zbulojnë se si “Rna”-ja mund të interferojë në mënyrë selektive me gjenet. Një zbulim që mund të ketë zhvillime të jashtëzakonshme në fushën mjekësore. 12. Top Quark (1995) Shkencëtarë nga “Fermilab”, në Shtetet e Bashkuara, zbulojnë “top quark”, një pjesëz nën-atomike e cila kërkohej prej kohësh. Konfirmimi për ekzistencën e saj siguron baza solide për teoritë më moderne të strukturës së materies. 13. Zbulohet dinozauri primat (1992) Kërkues kinezë dhe amerikanë zbulojnë fosilet e mbetura të një dinozauri primat. Një konfirmim për teorinë që thotë se zogjtë janë pasardhës të dinozaurëve. 14. Plutoni “ulet në pozitë” (2006) Bashkimi Astronomik Ndërkombëtar dekreton se Plutoni nuk klasifikohet më si një planet klasik, por si një planet “nano”, një kategori e re së cilës, përveç Plutonit, i përkasin dhe të gjitha trupat me një dimension të përcaktuar që rrotullohen, ashtu si Neptuni. 15. Qeliza të qëndrueshme embrionale (1997) Një skuadër shkencëtarët i Universitetit “Ëisconsin” izolon për herë të parë qeliza të qëndrueshme embrionale njerëzore. Kështu hapet një erë e re për mundësitë terapeutike, po kështu edhe për debatet bio-etike. 16. Ujë në Mars (2000-2004) Sonda e “NASA Opportunity” gjen në Mars gjurmë të cilat në epokat e hershme duhet të kenë qenë ato të kënetave të kripura, me siguri të ngjashme me jetën. 17. Hominoidi më antik (1994) Një fosil etiopian i mbetur prej 4,4 miliona vitesh më parë, “Ardipithecus ramidus”, zbulohet nga një skuadër i Universitetit të Kalifornisë në Berkeley, duke u kthyer në përfaqësuesin më të lashtë të njohur nga specia njerëzore. 18. Jo “krijimit” në shkolla (2005) Gjykatësi federal, Jones ndalon një shkollë amerikane të mësojë se një mendje inteligjente ka krijuar dhe projektuar jetën. 19. Zbulohet masa e neutrinit (1998) Kërkues japonezë dhe amerikanë tregojnë se neutrini, një pjesëz elementare me rënie të radioaktivitetit, përmban një masë, duke ofruar elementë të rinj për një teori të materies të universit. 20. Ndryshime dramatike klimatike (1982-1985) Gjeologë dhe paleoklimatologë zbulojnë se gjatë 600 milionë vitet e fundit, janë verifikuar ndryshime edhe më shumë dramatike në temperaturë, me pasoja të thella në shirat e disa zonave të planetit. Një teori tjetër thotë se modifikime të ngjashme mund të jenë provokuar nga aktivitete njerëzore. 21. Shpërtimi i neuroshkencave (1990-deri më sot) “Dekada e trurit”, e filluar në vitet ’90, nuk ka përfunduar në vitin 2000, por vazhdon me përparime progresive në eksplorimin e sistemit nervor qendror, falë mjeteve hetuese gjithnjë e më të sofistikuara. 10


22. Teletransporti (1998) Kërkuesit austriakë të universitetit të Vjenës, arritën të transferojnë në një distancë të largët një foton, e cila është një pjesëz e dritës. 23. Biologjia Evolutive e Zhvillimit “Evo Devo” (1999) Lind një degë e re e biologjisë: “Evo-Devo”, shkurtimi i “Biologjia Evolutive e Zhvillimit”, që studion raportet mes zhvillimit embrional dhe evolucionin e specieve. Nga njëra anë, strukturat e jetës riformohen me çdo lindje të re organizmi me besnikëri të lartë, por disa mutacione kanë modifikuar këto plane të zhvillimit trupor, duke prekur thellësisht disa përparime të rëndësishme të evolucionit. 24. Mosha e epokës së astronomisë diellore (1996) Fillon aktiviteti i “International Solar and Heliospheric Observatory (SOHO)”. Satelitët vëzhgojnë yllin tonë, duke hapur erën e sizmologjisë diellore dhe parashikimeve të kohës hapësinore. 25. Zbulimi i “Hobbit” (2004) Një skuadër shkencëtarësh indonezianë dhe australianë i habit paleontologët, duke pohuar se kanë zbuluar mbetjet e të ashtuquajturit “Homo floresiensis”, një njeri i vogël primitiv i 18 mijë viteve më parë, me trurin e reduktuar, por i aftë të përdorë mjetet për të gjuajtur. Edhe sot, zbulimi mbetet më i diskutuari

5. Për ju amvisa 1.Tavë dheu me karkaleca deti dhe pana Gjëja e parë që bëhet është të ngrohen tavat e dheut ne 220 gradë. Si fillim skuqen karkalecat me gjalpë dhe pas 10 min shohet edhe mielli. Trazohen derisa edhe mielli të skuqet pak dhe më pas shtohet panna. Nëse pana nuk është shumë e lëngshme mund të hollohet me qumësht. Lihen vetem për pak minuta së bashku dhe më pas shtohet djathi kaçkavall (guda) i cili duhet të jetë i grirë në mënyrë që të shkrihet. Lihen në zjarr për nja 5 min dhe më pas e gjithë masa hidhet në tavat e dheut të cilat tashmë janë mëse të ngrohta. Hapi i fundit është pjekja në furrë derisa të marri një ngjyre si të verdhë Për 4-5 persona duhen: gjalp 50 gr. karkaleca 200 gr. miell 40 gr, pana 200 gr, djathe 100 gr. Përgatitja per 4 persona: 6 kunguj mesatarë tulin e të cileve do ta hiqni 2 qepë mesatare 150 gr kimë nje grusht oriz kopër, majdanoz kripë,piper i zi 1 filxhan kafeje vaj(mund të jetë dhe vaj ulliri apo sojë) Në një tas përzini mirë qepët e grira hollë , orizin e lagur dhe zbutur më parë me ujë të nxehtë, mishin e grirë, kripën,koprën,majdanozin,vajin dhe piperin dhe përzijini mirë deri sa të krijojnë një fare mase homogjene.Më pas mbushni me këtë masë shtretërit e boshatisur të kungujve dhe pasi të keni mbaruar punë , vijeni për tu pjekur në furrë.Ju beftë mirë. Ne gjithashtu këtë e bëjmë dhe vetëm me perime dhe pa mish dhe jo të pjekur por të gatuar në tigan.Në vened të 11


mishit të grirë i shtojme 3 domate të pjekura fort dhe salcë speci të kuq.Pasi i vendosim në tigan i shtojmë pak ujë dhe i lemë të zihen në zjarr të ulet.Ju bëftë mirë! 2.Oriz me kërpudha Përbërësit: 500 gr. oriz,200 gr. majanzoz,1 litër lëng mishi,500 gr. kërpudha,njeë kokërr qepë,një thelpi hudhër,vaj ulliri.50 gr. gjalp,djathë i grirë.Kini parasysh se çdo lloj orizi mund të gatuhet me kavardisje me një bazë që quhet soffrito e pëerbërë nga qepa dhe hudhra dhe sipas dëshirës selinoja karota,etj.Marrim qepen dhe hudhrën,i grijmë hollë dhe i hedim një tenxhere të gjatë bashkë me vajin e ullirit.I vëmë në zjarr dhe i përziejmë pa pushim.Kur të kenë marrë ngjyrë ari hedhim kërpudhat e qëruara dhe të prera në feta të holla.Përziejmë derisa kërpudhat të marrin ngjyrë të kuqërremtë.Në atë pikë hedhim orizin dhe gjysmën e majdanozit,vazhdojmë të përziejmë masën duke pas parasysh që orizi të mos ngjisë dhe të mos digjet.Kur shohim se kokrrat e orizit janë në ngjyrë ari atëherë fillojmë e hedhim pak e nga pak me durim lëngun e mishit.Lëngu hidhet nga pak duke shterruar çdo herë e duke përzierë pa pushim në mënyrë që mos të ngjisë derisa të ziejë komplet.Kur shohim se orizi është i zierë fikim zjarrin marrim gjalpin,majdanozin që na mbeti dhe djathin e grirë e hedhim brenda orizit dhe e përziejmë në mënyrë energjike duke përfshirë gjithë masën.E lëmë të pushojë 5 minuta me kapak sipër dhe e servirim me pak djathë të grirë në pjatë.Ju bëftë mirë.

6.Së bashku mbi brailin Të dashur lexues ! Stafi i kësaj reviste është i interesuar të bashkëpunoj me ju më qëllim integrimin dhe ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e shkrimit brail.Duke e parë brailin si një identifikim të gjuhës dhe jo gjuhë më vete ai është i barabartë me pavarësi,në marrjen e çdo informacioni.Ne shpresojmë shumë që ky shkrim të mos zhduket ,duke ditur se zhdukja e tij do të përkthehet analfabetizëm.Dhe analfabetizimi do të ketë si pasojë mos integrimin e këtyre personave në shoqëri apo në rrethe të ndryshme sociale. Për këtë jeni të lutur të bashkëpunoni me ne,duke dhënë idetë tuaja mbi përhapjen e këtij shkrimi,apo dhe shfaqur kritikat,opinionin tuaj mbi temat e revistës ”Të njohësh shkrimin Brail” dhe stafi ynë do të jetë mirënjohës në bashkëpunimin tuaj. Lexim të këndshëm!

12

Te njohesh shkrimin Brail nr.4  

Reviste tre mujore sociale, kulturore dhe edukative

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you