Page 1

Skëndërbeu ishte politikan, kishte ambicje shtetare dhe në plan të parë kishte politikën. Madje gjeopolitikan, dhe këtë e ka vërtetur me veprimtatrinë e tij. Dhe duhet bërë njëherë e mirë ndarja e mitit nga historia, dhe ndarja e karrierës personale, me trashgiminë e Skëndërebut. Ai me të drejtë quhet hero i shqiptareve pasi ishte i pari që mori inisitatën për të ndërtuar një monarki mesjetare dhe për të hedhur një traditë shtetformuese të këtij vendi. Skëndërbeu luftonte dhe i kundërvihej kujdo kush e pengonte në planin e tij monarkik pasi ai kërkonte krjimin e monarkisë arbërore. A ) - Përse historia e shqipërisë është kaq e lidhur me jetën e Heroit tone Kombëtarë Gjer Kastriot Skënderbeun ! ********************************************* Luftërat e gjata të shtetit Ilir dhe atij maqedon ishin bërë pengesa më e fuqishme kundër pushtuesve romakë. Thyerja e këtyre dy fuqive më të rëndësishme në Ballkan i kishte hapur Romës rrugën për të vazhduar më tej politikën e saj ekspansioniste në këtë gadishull dhe më tej në Lindje. Në shekullin II p.e.sonë dhe në shekujt që pasuan, Roma i shtriu luftërat e saj pushtuese edhe mbi krahinat e tjera të Ilirisë së brendshme dhe të asaj veriore. Objekt i synimeve të Romës u bënë, në radhë të parë Mbretëria Dardane dhe federata e dalmatëve, dy formacione shtetërore ilire, të cilat dolën në skenën politike më vonë. Mbretëria Dardane, siç u pa në kreun e mëparshëm, përmendet në burimet e shkruara edhe para këtyre luftërave dhe del si kundërshtare e fortë e ekspansionit maqedon në Ilirinë Verilindore, duke arritur zhvillimin e saj më të madh në pjesën e dytë të shek. III dhe gjatë shek. II p.e.sonë. Në këtë shekull të fundit dardanët u bënë gjithashtu edhe kundërshtarët më të fortë të pushtuesve romakë.kundërshtarët më të fortë të pushtuesve romakë.Flamurin e luftës e morën dalmatët dhe fiset e tjera të veriut, që u bënë simbol i qëndresës kundër romakëve për një shekull e gjysmë. Kryengritjet e njëpasnjëshme të ilirëve morën karakter të njëpasnjëshme të gjerë duke përfshirë thuaj gjithë trevën ilire nga Danubi në veri deri në skajet jugore të Ilirisë.Në prag të erës sonë shpërtheu kryengritja e madhe e ilirëve, e quajtur kryengritja e Batos, e cila qe kurorëzim i të gjitha quajtur kryengritja e Batos, e cila qe kurorëzim i të gjitha kryengritjeve të mëparshme dhe i solli dëme të ndjeshme Perandorisë Romake duke e detyruar të hiqte dorë nga politika saj agresive në Evropën Qendrore. Në veri të shtetit ilir dhe të Mbretërisë Dardane banonin popullsi të ndryshme


ilire, të cilat me përjashtim të ilirëve të bregdetit të Adriatikut. dalin vonë në burimet e shkruara antike. Midis tyre ata që përmenden më herët janë “liburnët” të njohur si një nga popullsitë ilire që zhvilluan detarinë.Por nga ilirët veriorë, të cilët njihen më mirë dhe që zënë një vend të rëndësishëm në ngjarjet e shekujve II-I p.e.sonë e në qëndresën kundër pushtuesve romakë, kanë qenë dalmatët. Megjithëse popullsitë e ndryshme ilire ishin mundur në beteja të veçanta nga ushtria romake, kjo e fundit nuk e kishte thyer përfundimisht qëndresën e tyre. Pas luftërave mbrojtëse filluan kryengritjet.Mizoritë e ushtrive romake, veprimet arbitrare të komandantëve e të qeveritarëve romakë, taksat e rënda, plaçkitjet e grabitjet e pushtuesve i shtynë në kryengritje ilirët e veriut dhe të jugut. Pushtimi romak bëhej përherë e më i rëndë; në krahinat e pushtuara nuk ishin të siguruara as gjëja, as nderi dhe as jeta e ilirëve. Lufta çlirimtare e ilirëve dhe fitoret e para të tyre u bënë shqetësuese për romakët, të cilët po humbnin kështu tokat e pushtuara në pjesën veriore të Ballkanit. Vrulli i kësaj lufte e tronditi shumë pushtetin qendror romak. Në Romë u shpall mobilizimi i përgjithshëm. Vetë perandori Oktavian lëshoi kushtrimin në senat, se “në dhjetë ditë, po të mos merren masa mbrojtjeje, armiku mund të hyjë brenda në Romë”. Perandori kërkoi që për nevojat e ushtrisë shtresat e pasura të jepnin një pjesë të pasurisë së tyre. U thirrën nën armë veteranët e luftërave të mëparshme dhe u pranuan në ushtri edhe skllevërit e liruar. Me markomanët shteti romak bëri një marrëveshje, e cila u lehtësua edhe nga fakti që nuk kishin filluar veprimet e luftës. Legjionet romake, të dërguara kundër markomanëve dhe të vëna nën komandën e Tiberit, morën urdhër të drejtohen për në Iliri, ku ziente kryengritja.Me gjithë masat e forta që mori Perandoria Romake, gjatë dy viteve të para të luftimeve me legjionet romake, iniciativa ishte në duart e kryengritësve, të cilët duke vepruar me shpejtësi dhe shkathtësi e goditnin ushtrinë romake në befasi dhe në disa drejtime në një kohë, sulmonin kolonat e furnizimit etj. Në luftë kundër kryengritësve ilirë, shteti romak solli nga Siria dy legjione nga më të fortat, kërkoi ndihmën e aleatit të tij Remetalkut, mbretit të Trakëve dhe dërgoi në Ilirik komandantët më të mirë ushtarakë. Ushtria romake gjatë operacioneve në viset ilire përdori të gjitha mjetet për të mposhtur qëndresën e ilirëve, forcën e armëve, djegien e qendërbanimeve të ilirëve kryengritës, shkatërrimin e arave, të kopshteve e të pyjeve, vrasjen e kthimin e popullsisë ilire në skllevër. Në vitin e tretë të kryengritjes duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë të krijuar pas dimrit të fortë në vitet 7/8, duke përdorur intrigat dhe përçarjet, romakët mundën me anë premtimesh të bënin për vete Baton, njërin prej prijësve breukë Megjithëse Batoja i breukëve u kap shpejt nga kryengritësit dhe u dënua si tradhtar, kryengritësit panonë ishin përçarë dhe ushtria romake mundi ta shtypte qëndresën e fiseve kryengritëse të Panonisë. Në vitin 9 vatra kryesore të kryengritjes mbetën krahinat dalmate. Shteti romak, në luftën kundër kryengritësve ilirë angazhoi të gjitha forcat ushtarake të grumbulluara. Kryengritësit ilirë, ndër të cilët forcën kryesore e përbënin dalmatët, qenë të detyruar t’u bënin ballë sulmeve të një ushtrie armike disa herë më të madhe dhe që zotëronte mjete të shumta lufte. Kryengritësit dalmatë treguan në luftimet kundër legjioneve romake një trimëri e vendosmëri të madhe dhe u shkaktuan dëme të shumta armiqve. Nën muret e kështjellës së Andetrit, në Dalmati romakët nga rrethues u shndërruan në të rrethuar dhe shpëtuan nga një katastrofë e madhe, të ndihmuar përsëri nga tradhtia e disa përfaqësuesve të parisë vendase. Në mbrojtje të një kështjelle tjetër, Arbudës, me kryengritësit u bashkuan edhe gratë, të cilat për të mos rënë në duart e armiqve u hodhën me fëmijët e tyre në zjarrin që kishte përfshirë kështjellën dhe në humnerat poshtë saj. Kështjellat dalmate, të mbrojtura nga kryengritësit ranë në duart e pushtuesve romakë si gërmadha dhe pa banorë. Popullsi të veçanta ilire e vazhduan qëndresën edhe pas rënies së kështjellave dalmate. Të fundit që u mposhtën qenë desidiatët e pirustët, të cilët sikurse shkruan historishkruesi romak Velei Paterkuli, pjesëmarrës në luftën kundër kryengritësve ilirë, “ishin pothuaj të pathyeshëm në sajë të pozitës së vendeve dhe të


maleve, të natyrës së tyre të egër, të zotësisë së tyre të çuditshme për të luftuar...”. Kryengritja e ilirëve e viteve 6-9 të e.sonë, sipas historishkruesit romak Suetonit, “ishte më e tmerrshme nga të gjitha luftërat e jashtme pas luftës punike”. Gjatë luftës për mposhtjen e kryengritjes shkruan një tjetër historianshkrues antik, “shumë njerëz humbën dhe u shpenzua një sasi e madhe të hollash. Sepse gjatë kësaj lufte u desh të mblidhej shumë ushtri, ndërsa plaçka e luftës ka qenë shumë e paktë”. Pasojat e kryengritjes së madhe ilire, dobësimi i fuqisë ushtarake të Perandorisë Romake, që nuk dispononte mjete të mjaftueshme për një luftë të re, u dukën shumë qartë në disfatën e në humbjen e tri legjioneve në pyllin e Teutiburgut në viset gjermane. Kryengritja e madhe e ilirëve e viteve 6-9 krijoi në Perandori një situatë të nderë e të vështirë. Ajo i dha fund periudhës agresive të politikës së jashtme të Oktavianit. Shteti romak u detyrua të hiqte dorë nga politika e tij pushtuese kundër markomanëve gjermanikë dhe Evropës Qendrore . Raprezaljet që bënë romakët në viset ku shpërtheu kryengritja qenë të tmerrshme. Kryengritësve iu mor toka dhe çdo gjë që kishin; disave u prenë duart, kurse shumë të tjerë u shitën si skllevër. Vetëm pas më shumë se një shekulli e gjysmë luftimesh pushtuesit romakë mundën të mposhtnin qëndresën e armatosur të ilirëve dhe t’i nënshtronin “në një farë mënyre”. Straboni shkruante asokohe se shkretimi i Ilirisë “ka filluar prej shumë kohësh dhe në disa vise nuk ka pushuar as sot e kësaj dite për shkak të kryengritjeve...”. “Romakët po ngrehin lëmet në shtëpitë e tyre”. Pas kryengritjes së madhe të viteve 6-9 të e.sonë ndonëse nuk pati lëvizje të mëdha të organizuara të ilirëve kundër romakëve, qëndresa e ilirëve ndaj pushtuesve, e sidomos kundër romanizimit e asimilimit vazhdoi gjatë.

Me ngjyrën rozë janë trojet e banuara nga Ilirët Gjatë fundit të kësajë perjudhe njëkohësisht do ndodhnin dy evenimente të cilat do ndikonin në rrjedhën e histories së Ilirisë dhe popullsisë së sajë Fundi i Perandorisë Romake zakonisht është, edhe nëse jo


shumë i saktë, 4 shtatori i vitit 476, kur perandori i fundit i Perandorisë Romake të Perëndimit, Romulus Augustus u hoq dhe nuk u zëvendësua. Megjithatë, Diokleciani, që u tërhoq në vitin 305, ishte perandori i fundit i një perandorie të pandarë, kryeqyteti i së cilës ishte Roma. Pas ndarjes së perandorisë në atë të Lindjes dhe të Perëndimit, të dyja pjesët vazhduan t´a paraqisnin veten si "Perandoria Romake". Perandoria Romake e Perëndimit u prir dhe ra gjatë qindvjeçarit të 5-të dh 6-të. Perandoria Romake e Lindjes (e cila përvetësoi më vonë gjuhën greke si gjuhën e saj zyrtare), njihet gjerësisht sot is Perandoria Bizantine, i ruajti traditat ligjore dhe kulturore greko-romake së bashku me elementet helenike dhe ortodokse të krishtera edhe për një mijëvjeçar tjetër, gjer në rënien e saj në duart e Perandorisë Osmane në vitin 1453. Vlen të përmendet se, ndikimi në kulturë ligj, teknologji, arte, gjuhë, fe, qeverisje, ushtri, dhe arkitekturën e qytetërimeve që pasuan vazhdon ende sot. Sistemi qeveritar i Perandorisë Romake ka ndikuar shumë në sistemin shtetëror Evropian para së gjithash në drejtësi dhe ligjshmëri. Rënia e Perandorisë shoqërohet nga dyndje popollate sllavësh , të cilët zbritën në këto vise me miljona ,ndërkohë në pjesën lindore filluan dyndjet e Perësve .Sllavët zbritën në këto vise me karvanë , të shoqëruar me gara e femijë , të cillt nuk mundë ti vrisje , për arsyen se pjesa dërrmuse e tyre nuk vinin të armatosur.

Kjo epokë u shoqërua me zaptimin e tokave Ilire nga fiset sllave. Që prej asajë perjudhe e deri vonë ne shekujt në vazhdim ,njohja afirmimi i një shteti do varej direkt nga Vatikani I cili kurorëzonte dhe ju jepte stemën e mbretërive (monarkitë me pas. ) Dyndjet ndaj tokave Ilire ishin tre a) dyndja e parë lidhet me pjesës që sot është Koracia (Hrvat) , dyndja e dytë u bë në tokat ku sot ndodhet Jugu I Bosnjës dhe Serbia Pas migrimeve sllave në Ballkan pas shekullit të 6-të, serbët krijuan disa shtete në mesjetën e hershme, dhe dyndja e fundit u bë ndaj viseve ku sot ndodhen


Thrakët në pjesën e greqisë Lindore që kufizohet me Turqinë e sotme. Perandoria Romake duke mos qënë e zonja të mbajë në zgjedhë këto vise Ilire vendosi tja u atribojë tokat e sajë sllvëve të ardhur ,duke krijuar sot Kroacinë (Hrvat) (ku ndodhet dhe qyteti antik Ilir – arbëresh ZARA) , por me nje marveshje që ata do ruanin fenë e popullsisë vëndase katolicizmin ,për mos ngjallur revolta ndaj popullsisë vendase që kishin po të njëtën fe me Vatikanin. Papa zgjedh dhe mbretin e tyre , duke sanksionuar në këtë mënyrë de facto coptimin e tokave Ilire.Pas kësajë dyndje vjen dyndja e dytë që ishte ajo e serbëve të sotëm që daton aty nga fundi I shekullit të VI e.s dhe fillimit të shek.të VII e.s. Ata pasi maskaruan popullsinë vëndase zbritën deri në viset ku përkojn me teritoret brenda kufijve të shqipërisë së sotme. Në jug të Ilirisë ndodhej shteti grek. Shteti grek ndodhej vetm në atë pjesë qe quhet PELOPONEZI .

Duke ju rikthyer përsëri viteve të antikitetit të asjaë perjudhe, do vëmë rese Brenda atij vendi flitej pellazgjishtja (Ilirishtja) , ndërkohë që po lindte një gjuhë e re . Në greqishten klasike, tekstet më të vjetra në të cilat janë epikat homerike dhe prova më e lashtë e mbishkrimit të Dipilosit, karakteristika më e rëndësishme është diferencimi i lartë dialektik, që ndoshta është për shkak të fragmentimit të botës dhe gjuhës pellazgjishte në vise të ndryshme të Ilirisë.Pra në keto vise po lindte një gjuhë e re, ajo që do quhej me vonë gjuha Helene ,por që bazën e kishte tek gjuha mëmë që ishte pellazgjishtja.Kjo gjuhë arritë ta aneksojë , të asimilojë gjuhën mëmë dhe më vonë ta luftojë atë deri në shfarrosje, natyrisht kjo nuk u bë nga vetë gjuha , por nga ata që e shpikën e zotëruan dhe e përdorën ,duke ja atribuar e përdoruar atë me çdo gjë që I lidhte, me filozofinë e asajë kohe me tregtinë , me besimet fetare etj. Duke ju ri kthyer kohës kur ajo pjese e Ilirisë së Jugut ndodhej nën presionin e Persve,bashkë me ata që quheshin Grekë. Ekzistenca dhe luftrat mes perandorisë romake ndja Ilirëve ashtu dhe ndaj grekëve ,bashkëngjitur dhe mos njohjes nga ana e Vatikanit të këtyre vendeve si mbretëri sollën pasoja tragjike për këto për popullsinë vendase.. Kujtoni se Greqia njihej si një vend , por nuk kishte qene kurre Perandori – Monarki apo Shtet..e cila u kurërzua ne 1821. Dhe kjo fale Vatikanit.


E njëjta gjë ndodhi me Ilirinë – Arbërinë e në fund Albaninë ose Shqipërinë. Kurrë vatikani nuk e njohu si Perandori – Monaraki apo Shtet vetëm në 1912. Por që të realizohej njohja nga vatikani siç thamë duhej gjetur mbreti. Në rastin e greqisë mbreti ju server grekëve nga Lordi Bajron Pas përpjekjes së dështuar të Ministrit të Punve të Jashtme të Perandorisë Ruse ,në 1821 Joani Kapodistria, i cili I kërkoj të zgjidhej mbreti I Greqisë, ndërkohë që ju kërkoj të gjithë arvanitasve të greqisë të dorzonin armët , pas mbarimit te revolucionit kunder turqisë.Si kundër përgjigje ata e vranë atë dhe spranuan të dorzonin armët (1831),duke e future greqinë përsëri në një luftë civile, kështu dështoi përsëri greqia të mos ketë mbretëri ( popullsia e sajë që nga kohët e Ilirve ka qenë është dhe mbetet e përzjerë grekë e shqiptarë ) Më vonë në qeveritë që do pasoninin zgjodhen 5 herë rrjeshtë kryeminstra me prejardhje arvanitase arvanitas nga ishulli I HIDRËS Në parlamentin grek deri me 1860 flitej me dy gjuhë atë greke dhe arvanitase . Siç përmendëm greqisë i duhej një mbret të cilin do ja u servirnin Rusia,Franca dhe Anglia., Lordi Bairon ju propozon Mbretin 17 vjeçar OTHONA (1831), por kjo e mire nga Lordi Bajron që ju bëri grekve u shoqërua me një hua, në formë borxhi mbretërorë të cilën grekët u detyruan ta firmosin d.m.t.h morën borxhë 5 miljon dhe firmosën për 500 miljon. Borxh të cilin kryeministri Grek Simitis në vitin 2003 i cili konfirmoi se borxhi i mare me 1831 u shlye si nga qeveria greke (Viti 2003). Ju bëmë ketë kapërcim në kohë dhe njgjarje, për tju dhënë të kuptoni se në jugun e shqipërisë kjo pjesë e pupullsisë Ilire , e cila kishte filluar të asimilohej të luftohej nga ata që nuk kishin autoktonë në ato toka ,po qe ishin të ardhur në ato vise . Që të zhdukej dicka , ajo diçkaj duhej luftuar qe në rrënjë.Po kush ishin rrënjët : gjuha ,zakonet, tradita të shkruarit etj.Në këto aspekte ,ata ja arritën qëllimit, vetëm në nje gjë ,ne te shkruajturin e gjuhës, Deri vonë arberishte vazhdonjesja e Ilirishtes nuk lejohej me ligj e shkruajtura (Arbërisht) persekutohej e dënohej me vdekje kush mbante apo përhapte abetaren shqipe ( mënyra te huazuara e te trashëguara që në kohë të hershme e deri tek perjudha e grekve të mesjetës e me vone te perandorisë osmane) Siç ju shpjeguam më lart , një vend që të njihej duhet të kishte mbret kur bëhej fjalë për perjudhën e feudalizmit


Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Dibër. U mor peng si nizam pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e quan Gjergjin në shkollën e sulltanit (içogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës. Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskënder (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë. Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga


mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëv Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.Skënderbeu ishte një ndër figurat më të spikatuar në fitoren e kristianizmit ndaj perandorisë Turke , më 29 qershor 1456 duke udhëhequr kryqëzatën e duke çliruar rrethinat e Beogradit. Në atë perjudhë (1458) Papa (Alfonso Borgia) duke pare tek Skënderbeu besnikun më të mire e më të forte që përballej me Perandorinë Osmane , duke pare tek ai mburojën dhe mbështetjen më të madhe të Vendikut, vendosi të organizojë një kryqëzatë e cila do zbonte nga viset ILIRE të gjithë Sllavët e bashkë me ta dhe Perandorinë Osmane.Kjo do kurorëzohej gjithashtu me vendosjen e stemës mbretërore ndaj Skënderbeut , që automatikisht do sillte njohjen de facto të Mbretërisë së Arbërisë-Albanisë dhe të kufijve të sajë, të shkelur e të copëtuar.Por fati nuk ishte në favor të shqiptarve.Ajo që I duhej shqipërisë , NJOHJA, mes të njohurish nuk ndodhi. Një muaj para kurorzimit të Gjergj Kastriotit si mbret I (Arbërisë-Albanisë) ,Papa Alfonso do ndërronte jetë, duke lënë pa përfunduar kurorëzimin e Skënderbeut si dhe misjonin që I ishte besuar prej tij të kryqëzatës se re. Pra Shqipëria dhe Shqipëtarët mbetën pa mbretëri e pa mbret.

Mbreti Ferdinand i Napolit mirënjohjes ndaj Skënderbeut për ndihmën e dhënë gjatë kësaj fushate vazhdoi edhe pas


vdekjes së Skënderbeut te respektonte ate. Në një letër të datës 24 shkurt 1468, mbreti Ferdinand deklaroi shprehimisht se "Skënderbeu ishte si një baba për ne" dhe "Ne ndjeme keqardhje për (Skënderbeun) vdekjen, jo më pak se vdekja e mbretit Alfonso", duke ofruar mbrojtje për vejushën e Skënderbeut dhe djalin e tij . Është me rëndësi për faktin se shumica e udhëheqësve shqiptarë pas vdekjes së Skënderbeut kanë gjetur strehë në Mbretërinë e Napolit dhe kjo ka ndodhur edhe për njerëzit e thjeshtë që përpiqen të arratisen nga osmanët, të cilët formuan koloni Arbëresh në atë zonë. Arritjet e tij i dhane nje reputacion heroik në Evropën Perëndimore, por nuk ishte në gjendje për të marrë e siguruar nje ndihmë të duhur financiare dhe ushtarake, e cila perkërkon me një vizitë në Romë dhe Napoli , në dimrin e 1466-7. Atje ai u impresionua me pritjen qe ju rezevua , pamjen dhe thjeshtësinë e rrugëve , por pa ndonjë ndihmë përfundimtare. Në 1463 ai u bashkua me Republikën Veneciane dhe u mbështet nga Mbretëria e Napolit dhe Vatikani , e cila i dha titullin e nderit të Gjeneralit të Selisë së Shenjtë Shënim ======= Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar. Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.

Ata që janë marë, që meren e do vazhdojnë të meren me historinë dhe legjendën e Skënderbeut së pari duhet të pohojnë një të vërtetë të madhe sa do e hidhur qoftë ajo :


Vdekja e Skënderbeut nën kuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë , që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur. Turqit dhe Barbarët (tradhëtarët ) duke u bërë zotër të qytetit të Lisos, gjetën dhe nxorën nga varri me dëshirë shumë të madhe trupin e Skënderbeut. Te eshtrat dhe varri i tij u mblodhën që të gjithë kush e kush më parë, sepse kujtonin se do të ishe fatbardhë, Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare. Sharlatane, njerez te ulet ne dinjitet e karakter te dobet , te prirur nga interesa te ngushta ekonomike por ne disa raste dhe anti kombetare e anti shqiptare , te financuar nga qarqe e lobe ekonomike qe trashegojne nga thellesite e se kaluares fuqine ekonomike , mundohen te perhapin keq informimin , te transformojne realitetin, ti atribojne ekzistencen e kombit pushtuesve , duke shfaqur shqiperine dhe shqiptaret si te pa afte dhe se ekzistenca e tyre eshte nje veper bamirse e ketyre fuqive (OSAME - SLLAVE GREKE ) tregon dhe sot, se asgje ska ndryshuar nga pikpamja dhe kendveshtrimi hegjemonist i ketyre qarqeve anti shqiptare. Ndaj del detyre e çdo shqiptari , kudo që ndodhet të mbrojë e ti shërbejë së vërtetës së kombit të tijë, pa ekzaxhiruar , pa hiperbolizuar , pa devijuar nga e vërteta dhe vetëm e verteta për ILIRINË- ARBËRINË - SHQIPËRINË. Hoxhallarët e priftërinjtë , katolik e ortodoksë duhet të kuptojnë se koha kur mundë të luanin me ndjenjat e kombit dhe të shqiptarve kanë perënduar.Në çdo moment për secilin prej tyre që do guxojë të luaj me këto ndjenja, do dalë dikush që do ju japë përgjigjen që meritojnë

ËSHTË SHQIPËRIA - JENI JU SHQIPTARËT QË KONSTATONI TË QENIN E BESIMEVE FETARE DUKE I RESPEKTUAR ATO. NESE JU NUK EKZISTONI, SIÇ DUAN DISA PREJ TYRE TË PARAQESIN REALITETIN , ATHERË ASGJË NUK EKZISTON KUR JU NUK EKZISTONI PËR ATA . JENI JU ATA QË I JEPNI JETË , FONDE E LAVDE BESIMEVE FETARE NË SHQIPËRI. RROFTË KOMBI SHQIPTAR RROFTË SHQIPËRIA

Iliria skenderbeu shqiptaret  

Iliria skenderbeu shqiptaret

Advertisement