Issuu on Google+

Përkitazi me nenin 20 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe nenin 16 të Ligjit për parti politike (Gazeta zyrtare e RM nr.76/04, 5/07, 8/07 dhe 5/08), si dhe në lidhje me vendimin për formim të partisë politike Rilindja Demokratike Kombëtare, Kongresi i RDK-së i mbajtur më 22.12.2012 e solli këtë:

STATUT I RDK-së I.

Dispozitat e përgjithshme Neni 1

Me këtë Statut, Rilindja Demokratike Kombëtare i rregullon: Emrin, Selinë e Partisë, Simbolet e partisë, Qëllimet e veprimit politik, Transparencën në funksionimin dhe mënyrën e veprimit, Kushtet dhe mënyrën e anëtarësimit si dhe të drejtat dhe përgjegjësitë e anëtarëve, Avokim dhe përfaqësim i partisë politike, Organet e Partisë dhe dispozitat e funksionimit të të njëjtave, Fitimin dhe menaxhimin me mjetet e partisë, Ndërprerja e veprimit politik si dhe disponimi me pronën në rast të ndërprerjes së partisë si dhe çështje të tjera me interes të anëtarësisë dhe punës së Partisë. Parimet dhe Qëllimet Neni 2

Rilindja Demokratike Kombëtare është parti politike e cila nëpërmjet formave demokratike dhe paqësore të veprimit synon sigurimin, mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave individuale dhe kolektive të popullit shqiptarë dhe të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë në të gjitha sferat e jetës shoqërorë, politike dhe ekonomike, nëpërmjet:   

       

Krijimit dhe avancimit të mekanizmave të mirëfillta për funksionimin e drejtë, transparent dhe jodiskriminues të shtetit juridik. Kultivimin dhe avancimin e të drejtave dhe lirive elementare të njeriut dhe qytetarit. Zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës nëpërmjet politikave adekuate ekonomike të investitorëve të drejtpërdrejtë nga vendi dhe nga jashtë në sektorin real ekonomik në vend. Politikë proporcionale dhe e drejtë fiskale duke marrë si bazë strukturën etnike, sociale, kulturore arsimore dhe fetare të shtetit. Politika të drejta dhe transparente dhe mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit të punonjësve. Politika të drejta arsimore dhe shëndetësore në shtet. Luftës kundër të gjitha formave të diskriminimit qofshin ato mbi bazë etnike, fetare, moshore, gjuhësore, ekonomike, sociale. Kultivimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe për kultivim të të gjitha vlerave të avancuara demokratike. Qeverisje e hapur dhe transparente si një nga parakushtet themelore për zhvillim të vlerave demokratike në vend. Kultivimi i vlerave kulturore të popullatës shqiptare në Republikën e Maqedonisë dhe respektim i vlerave kulturore të komuniteteve të tjera në vend. Ndërtimi dhe kultivimi i marrëdhënieve të mira me shtetet fqinje dhe nxitim i procesit të integrimit në strukturat dhe organizatat demokratike ndërkombëtare.


Parimet dhe qëllimet themelore nga neni 1 më detajisht përpunohen në dokumentin Programor dhe në dokumentet e tjera të cilat sillen në kuadër të veprimit politik të RDK-së.

Veprimi, titulli dhe simbolet, opinioni publik, avokimi dhe përfaqësimi Neni 3 Në realizimin e parimeve dhe qëllimeve politike, RDK shërbehet me mjete jo të dhunshme parlamentare dhe jashtë parlamentare. Rilindja Demokratike Kombëtare në mënyrë energjike i hedh poshtë të gjitha tentativat për përdorim të metodave jodemokratike, totalitare dhe metodave të tjera të dhunshme. Neni 4 Në bazë të vendimit të organeve të autorizuara, RDK mund të hyjë në koalicion ose të vendosë lloje tjera të bashkëpunimit në parti të tjera politike dhe të realizojë bashkëpunim ndërkombëtar i cili nuk është në kundërshtim me ligjin. Rilindja Demokratike Kombëtare bashkëpunon me partitë e tjera në Maqedoni, si dhe me partitë jashtë vendit, posaçërisht me ato parti të cilët kanë përcaktime dhe qëllime të ngjajshme programore dhe politike. Neni 5 Emri i partisë është Rilindja Demokratike Kombëtare. Emri i shkurtuar i Partisë është RDK. Neni 6 RDK është person juridik me seli në Shkup në rrugën “Bitpazarska” nr.60 Neni 7 Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare e përfaqëson dhe avokon Partinë në kuadër të aktivitetit të saj të rregullt, ndërsa jashtë kësaj me vendim të posaçëm të Kryesisë Qendrore. Me vendim të posaçëm të Kryesisë qendrore, RDK-në mund ta përfaqësojë dhe avokojë edhe ndonjë anëtar tjetër i Kryesisë qendrore. Personat të cilët me këtë Statut janë të autorizuar që ta avokojnë RDK-në munden, në suaza të autorizimeve të veta, të autorizojnë edhe persona të tretë si përfaqësues.

Neni 8 RDK-ja ka vulën e vet, stembilin, stemën (emblemën), flamurin dhe himnin e partisë. Vula është në formë të rrethit. Në gjysmën e sipërme qëndron Rilindja Demokratike Kombëtare ndërsa nën të (Национална демократска преродба). Në gjysmë e poshtme qëndron emri i shkurtër RDK (НДП). Në mes stema.


Stembili është në formë drejtkëndëshi dhe përmban vendin për shënimin e numrit të protokollit dhe datën. Mbi të qëndron emri i partisë. Vula e RDK është e shkruar në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe. Logoja e RDK-së është e vendosur në prapavijë të bardhë. Logoja përmban shkurtesën RDK të shkruar me gërma të kuqe, kurse nën shkurtesën qëndron emri i plotë i partisë Rilindja Demokratike Kombëtare e shkruar me gërma të kuqe. Paralel mbi emrin e shkurtuar qëndrojnë dy vija të lidhura njëra me tjetrën ngjyra e të cilave gradualisht ndryshon prej të kuqes në të zezë. Flamuri i partisë është i bardhë, në mes qëndron logoja e partisë. Shfrytëzimi dhe ruajtja e vulës, stembilit, stemës dhe Himnit të RDK-së rregullohen me Vendim të posaçëm nga ana e Kuvendit Qendror të Partisë. Neni 9 RDK zbaton transparencë të plotë në funksionimin dhe mënyrën e veprimit demokratik. Me qëllim të përparimit dhe transparencës në veprim, Partia publikon Afishe, Buletine të partisë dhe Fletore zyrtare të Partisë. Për realizimin e parimit të llogaridhënies në punë, kujdeset dhe është përgjegjëse Kryesia qendrore e partisë.

II. ANËTARËSIA Kushtet dhe mënyra e anëtarësimit Neni 10 Anëtar i partisë mund të bëhet secili qytetar, respektivisht shtetas i Republikës ë Maqedonisë i moshës madhore, pa dallim të prejardhjes së tij etnike, përcaktimit fetar, gjinisë, statusit ekonomik dhe social, i cili jeton ose punon në/ose jashtë Maqedonisë, i cili nuk është anëtar i një partie tjetër politike, dhe i cili do të japë deklaratë (fletë anëtarësim) për anëtarësim në parti dhe i cili i pranon përcaktimet programore, qëllimet dhe obligimet, të ngërthyera në këtë Statut. Deklaratën e nënshkruar për anëtarësim në RDK (fletë anëtarësimin), parashtruesi e dorëzon deri te: - dega ose ndonjë organ më i lartë i RDK-së. Nëse fletë anëtarësimi është dorëzuar në degë, atëherë në mbledhjen e parë të kryesisë së degës verifikohet anëtarësimi, e nëse fletë anëtarësimi është dorëzuar deri te organet më të larta, ata ia dërgojnë degës në të cilën jeton qytetari dhe ajo në mbledhjen e parë të kryesisë e verifikon pranimin e anëtarit, Dega është e obliguar që të sigurojë mendimin e nëndegës. Në situata të jashtëzakonshme, qytetarët të cilët nuk kanë kushte që të veprojnë në kuadër të ndonjë dege, mund ta dorëzojnë deklaratën e tyre për anëtarësim deri te cilido organ i RDK-së, i cili pas verifikimit të anëtarësimit të tyre, do t’i njoftojë se janë anëtarë të RDK-së.


Anëtarësimin e një anëtari të ri, mund ta kontestojë Kryesia qendrore e RDK-së, e cila kundërshtimin e dorëzon deri tek organi i cili e ka bërë verifikimin në afat prej 30 ditësh, prej ditës së dorëzimit të të dhënave për pranim në bazën unikate të të dhënave. Organi i cili e ka bërë verifikimin, vendos mbi kundërshtimin në afat prej 15 ditësh nga pranimi i tij. Pala e pakënaqur nga vendimi i kundërshtimit, ka të drejtë ankese. Ankesa parashtrohet deri te Këshilli mbikëqyrës i RDK-së në afat prej 30 ditësh, prej ditës së dorëzimit të vendimit. Në rast se dega nuk bën verifikimin e anëtarësimit në afat prej 30 ditësh nga dorëzimi i deklaratës për anëtarësim, parashtruesi ka të drejtë ankese deri te Këshilli mbikëqyrës i RDK-së. Vendimet e Këshillit mbikëqyrës të RDK-së janë përfundimtare. Për evidentim të anëtarësisë dhe pagesës së anëtarësisë mbahet bazë unikale e të dhënave, e cila rregullohet me Rregullore të posaçme të Kuvendit Qendror të RDK-së. Neni 11 Në veprimin politik të RDK-së krahas anëtarëve, mund të bashkëpunojnë edhe personat e papërcaktuar në mënyrë partiake – simpatizantë të partisë dhe mbështetës (miq) të partisë. Mënyra e pjesëmarrjes së tyre në seancë të organeve dhe në organizmat punuese të partisë, rregullohet me Vendim të Kuvendit Qendror të RDK-së.

Të drejtat dhe obligimet e anëtarëve Neni 12 Anëtari i RDK-së i ka këto të drejta dhe obligime: - të marrë pjesë në ndërtimin dhe realizimin e politikës së Partisë; - në mënyrë të pavarur të ndërmarrë iniciativa të cilat nuk janë në kundërshtim me këtë Statut dhe me qëndrimet themelore programore dhe politike të Partisë; - të jetë kandidat i listave partiake për zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale; - të jetë rregullisht i informuar për aktivitetet e Partisë dhe në mënyrë kritike tu qaset atyre; - të pranojë asistencë solidare prej Partisë, në pajtueshmëri me aktet e posaçme, sidomos në rast të shkeljes së të drejtave të tija për shkak të anëtarësimit në të; - aktivitetin e vet ta kryejë në përputhshmëri me Statutin; - t’i veçojë mendimin, propozimin dhe qëndrimet e veta me të cilat mbetet në pakicë gjatë debatit dhe në marrjen e vendimeve, përkitazi me nenin 66; - të ketë qasje deri tek informatat e ueb faqes së RDK-së, e destinuar vetëm për anëtarët; - teorikisht dhe praktikisht të aftësohet për veprimin politik, të organizuar nga ana e RDK-së;


- para organeve kompetente dhe në përputhshmëri me këtë Statut t’i mbrojë të drejtat e veta.

Taksa e anëtarësisë Neni 13 Anëtari është i obliguar që rregullisht të paguajë taksën e anëtarësisë. Anëtari i cili realizon të ardhura të cilat dalin nga mandati i fituar nga RDK-ja, e të cilat nuk i referohen të ardhurave të rregullta, paguan taksë plotësuese për anëtarësi. Anëtari mund të japë mbështetje materiale për RDK-në në formë të kontributeve, donacioneve dhe të ngjashme. Për shkak të dhënies së mbështetjes materiale RDK-së, nuk mund të realizohen të drejta plotësuese ose të posaçme. Me Vendim të veçantë të Kuvendit Qendror përcaktohen obligimet dhe të drejtat nga qëndrimet paraprake, si dhe kategoritë e anëtarëve të cilët janë liruar nga obligimi i pagesës së taksës për anëtarësi. Neni 14 Anëtari i cili nuk ka paguar taksën e anëtarësisë për 6 ose më shumë muaj, nuk mund të zgjidhet për kryerje të funksionit në organet e partisë, e as kandidat në funksionet lokale dhe shtetërore. Para skadimit të afatit nga paragrafi 1, Dega është e obliguar që me shkrim ta njoftojë për obligimin e papërmbushur. Anëtari i cili nuk ka paguar taksën e anëtarësisë për 6 ose më shumë muaj, përveç atyre të cilët janë liruar, përkohësisht e humb të drejtën e vendimmarrjes. Po qe se në ndërkohë anëtari i shlyen të gjitha detyrimet për pagesë ë taksës së anëtarësisë, sërish fiton të gjitha të drejtat e vendimmarrjes dhe kandidimit. Neni 15 Degët kanë obligim që në çdo 3 muaj të parashtrojnë Raport për gjendjen për pagesën e taksës së anëtarësisë deri te sekretari i RDK-së. Ndërprerja e anëtarësisë Neni 16 Anëtarësia në RDK ndërpritet me: 1. Lëshim të Partisë me nënshkrim të deklaratës me shkrim; 2. Fshirje nga evidenca; 3. Vendim për përjashtim, për shkak të:


- anëtarësim në ndonjë parti tjetër, - kandidim si kandidat i pavarur ose kandidat në listën e ndonjë partie tjetër, pa pëlqim të RDK-së, - pranim i kandidaturës për post ose post në pushtetin ligjvënës, ekzekutiv ose lokal nga ana e një partie tjetër politike, pa pajtueshmëri të RDK-së, - punës dhe veprimit në kundërshtim me Statutin dhe Programin e RDK-së - mosrespektim të Vendimeve dhe qëndrimeve të organeve të RDK-së, - punës dhe veprimit me të cilin i shkaktohet dëm imazhit të RDK-së. Neni 17 Anëtari shlyhet nga evidenca pasi që të konstatohet se dymbëdhjetë muaj nuk paguan anëtarësi. Vendimin për shlyerje nga evidenca e merr Kryesia e degës së RDK-së. Vendimi detyrimisht i dorëzohet anëtarit, në formë të shkruar. Mbi vendimin për shlyerje nga evidenca, anëtari mundet që në afat prej 8 ditësh të parashtrojë ankesë deri te Këshilli mbikëqyrës i RDK-së, i cili është i detyruar që në afat prej 15 ditësh të marrë vendim. Deri te marrja e vendimit të Këshillit mbikëqyrës të drejtat dhe obligimet e anëtarit pushojnë. Vendimi i Këshillit mbikëqyrës është përfundimtar. Neni 18 Pas ndërprerjes së anëtarësisë me shlyerje nga evidenca, anëtari ka të drejtë që sërish të anëtarësohet në RDK në afat prej gjashtë muajsh prej ditës së marrjes së vendimit për shlyerje nga evidenca, po qe se paraprakisht e shlyen borxhin për anëtarësi. Me shlyerjen e anëtarësisë dhe kthimin në evidencën e anëtarëve, konsiderohet se ka kontinuitet të anëtarësimit në RDK. Neni 19 Për marrjen e vendimit për përjashtim zbatohet procedurë në të cilën organi adekuat i RDK-së mund të shqiptojë vërejtje ose të merr vendim për përjashtim nga RDK-ja. Vërejtje mund të shqiptohet për forma më të vogla të shkeljes me të cilat i është bërë një dëm i vogël partisë. Përjashtim të anëtarit mund të shqiptohet për forma më të rënda të shkeljes me të cilat i është shkaktuar dëm më i madh partisë. Neni 20 Vendimin për vërejtje, respektivisht për përjashtim, e merr Kryesia e Degës ose Kuvendi Qendror i RDK-së. Kryesia e Degës vendos për anëtarët dhe funksionarët nga organizata e tij komunale, të cilët janë zgjedhur në nivel lokal.


Kuvendi qendror i RDK-së vendos për anëtarët e Kuvendit Qendror të RDK-së, Kryesinë Qendrore të RDK-së, për anëtarët e Grupit parlamentar dhe për anëtarë në pushtetin ekzekutiv, kryetarët e komunave, si dhe për bartësit e funksioneve të zgjedhur ose të emëruar nga pushteti ligjvënës ose ai ekzekutiv. Në procedurën për përjashtim doemos të depozitohen dëshmi (dokumente dhe deklarata). Bazë për marrjen e vendimit është debati gojor. Në debatin gojor detyrimisht thirret anëtari kundër kujt zhvillohet procedura për përjashtim, edhe atë në të gjitha shkallët e procedurës. Kryesia e Degës dhe Kuvendi Qendror i RDK-së, para të cilit zhvillohet procedura, lejojnë prani të anëtarit me kërkesë të anëtarit për të cilin zhvillohet procedura, i cili do të ishte mbështetja e tij në procedurë. Në debat mbahet proceverbal. Neni 21 Vendimet të cilat merren në procedurën për përjashtim patjetër të jenë në formë të shkruar, me arsyetim dhe këshillë për ankesë. Vendimi detyrimisht depozitohet deri te anëtari, për të cilin është zhvilluar procedura për përjashtim. Anëtari në afat prej 15 ditësh nga dita e depozitimit të Vendimit ka të drejtë ankese deri te Këshilli mbikëqyrës i RDK-së. Me Vendimin e Këshillit mbikëqyrës mund të verifikohet, ndryshohet ose të anulohet Vendimi paraprak i: - Kryesisë së Degës ose të Kuvendit Qendror të RDK-së . Vendimi i Këshillit mbikëqyrës është përfundimtar. Neni 22 Anëtari i përjashtuar mund të parashtrojë kërkesë për ripranim në parti deri te Këshilli mbikëqyrës i RDK-së pas mendimit të marrë paraprakisht prej organit i cili e ka marrë vendimin për përjashtim. Kërkesë për ripranim nuk mund të parashtrohet para skadimit të 1 viti prej ditës kur është marr�� Vendimi për përjashtim. Këshilli mbikëqyrës i RDK-së është i obliguar që në afat prej 60 ditësh, prej ditës së parashtrimit të kërkesës për ripranim, të marrë Vendim.

III. STRUKTURA ORGANIZATIVE DHE ORGANET E RDK-së Neni 23


Anëtarësia e RDK-së në mënyrë territorialet është e organizuar në format e veprimit me sa vijon: - Rilindja Demokratike Kombëtare - Dega e RDK-së - Nëndega e RDK-së Anëtarët e RDK-së mund të organizohen edhe në forma interesi (të rinj, gra ose të ngjashme). Vendimin për formimin e tyre e sjell Kuvendi Qendror i RDK-së.

III.1 Rilindja Demokratike Kombëtare Neni 24 Organet e RDK-së janë: - Kongresi - Kryesia Qendrore - Kryetari, dhe - Këshilli mbikëqyrës

Kongresi i RDK-së Neni 25 Kongresin e RDK-së e përbëjnë: - nga 1 delegat për një numër të caktuar anëtarësh të Degëve të RDK-së, i vërtetuar me vendim për konvokim të Kongresit - kryetari i RDK-së - Sekretari i RDK-së - anëtarët e Kuvendit Qendror të RDK-së dhe të Këshillit mbikëqyrës të RDK-së - Kryetarët e degëve, kryetari i RRK-së dhe kryetarja e Forumit të gruas të RDK-së, respektivisht ushtruesit e këtyre funksioneve në momentin e mbajtjes së Kongresit; - anëtarët e Grupit parlamentar të RDK-së, ministrat dhe zv/ministrat e zgjedhur nga lista e RDK-së; - kryetarët e komunave nga radhët e RDK-së

Neni 26 Kongresi i RDK-së është organi më i lartë i RDK-së


Mandati i delegatëve të Kongresit zgjat 4 vite. Mandati i delegatëve me të cilët bëhen ndryshime dhe plotësime në përbërjen e Kongresit është në kuadër të mandatit katërvjeçar të të gjithë Kongresit. Neni 27 Kongresi tubohet çdo të katërtin vit në seancë zgjedhore. Kongresi mund të konvokohet edhe para zgjedhjeve parlamentare ose presidenciale për shkak të vërtetimit të kandidatëve për zgjedhjet dhe pas zgjedhjeve parlamentare, presidenciale dhe lokale për analizë të rezultateve zgjedhore dhe për mocion të besimit të organeve të RDK-së, të zgjedhur nga ana e Kongresit, duke pasur parasysh rezultatet zgjedhore. Vendimin për konvokim të Kongresit e sjell Kuvendi Qendror. Kongresi, para afatit të përcaktuar me këtë Statut, konvokohet me kërkesë të kryetarit të RDK-së, së paku 1/3 e anëtarëve të Kuvendit Qendror të RDK-së, Këshillit mbikëqyrës të RDK-së ose të paktën 1/3 e organizatave të RDK-së. Propozimi për konvokim të Kongresit para afatit të vërtetuar me këtë Statut duhet të përmbajë rend dite me arsyetim. Kongresin e RDK-së mund ta konvokojë edhe Këshilli mbikëqyrës ose kryetari i RDK-së në rast se Kuvendi Qendror në afat prej 2 muajsh nuk vepron në pajtueshmëri me paragrafin 2 dhe 4 të këtij neni. Vendimi për konovokim të Kongresit shpallet të paktën 15 ditë para ditës së mbajtjes. Kur Kongresi konvokohet në kontekst të paragrafit 2, 4 dhe 5 të këtij neni afati për shpallje mund të jetë edhe më i shkurtër. Neni 28 Kongresi i RDK-së: -

Sjell Programin dhe Statutin e RDK-së; E miraton raportin për punën e organeve ndërmjet 2 seancave zgjedhore – kongreseve; E përcakton numrin e anëtarëve të organeve dhe bartësve të funksioneve të RDK-së; Zgjedh kryetarin e RDK-së; Në raste specifike zgjedh ushtrues të detyrës kryetar i RDK-së me mandate të cilin do ta definojë Kongresi. - Zgjedh anëtarë të Kuvendit Qendror të RDK-së; - Zgjedh anëtarë të Këshillit mbikëqyrës të RDK-së - Përcakton anëtarët e Këshillit mbikëqyrës të RDK-së - Përcakton kandidatë për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare; - Merr vendime për koalicione zgjedhore; - Përcakton programin zgjedhor të RDK-së - Sjell Rregullore pune për punën e vet; - E definon përgjegjësinë e bartësve të funksioneve që i zgjedh; - Sipas nevojës, shqyrton edhe çështje të tjera që ndërlidhen më punën e RDK-së. Kuvendi Qendror i RDK-së Neni 29 Kuvendin Qendror të RDK-së e përbëjnë:


- kryetari i RDK-së; - 70-90 anëtarë të Këshillit qendror që i zgjedh Kongresi. Mandati i anëtarëve të Këshillit qendror zgjat 4 vite, me të drejtë të zgjedhjes së sërishme. Neni 30 Kuvendi Qendror i RDK-së është organi më i lartë i RDK-së ndërmjet dy kongreseve, i cili: - udhëheq me RDK-në ndërmjet dy kongreseve dhe kujdeset për ekzekutimin e vendimeve; - jep vlerësime politike dhe vërteton qëndrimet politike të RDK-së; - zgjedh 19-21 anëtarë të Kryesisë Qendrore të RDK-së; - zgjedh një ose më shumë nënkryetarë të Kryesisë Qendrore, - zgjedh sekretar të RDK-së nga përbërja e vet; - zgjedh Kryesues të Kuvendit Qendror nga anëtarët e vet me mandate prej 4 vitesh, me propozim të Kryesisë Qendrore; - sjell vendime për themelim të formave të interes dhe anëtarësi të tyre në nivel republikan; - e sjell Kodin e mirësjelljes së funksionarëve; - vendos mbi ankesat e vendimeve të Kryesive të Degëve; - sjell vendim për shpërbërje të Degës; - i propozon Kongresit kandidatë për zgjedhje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe për kryetar të shtetit, si dhe kandidatë për organet e RDK-së; - duke u nisur nga përcaktimet programore për respektim adekuat të kritereve relevante në procesin e kandidimit, kujdeset për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale; - sjell vendim për shpërbërjen e zgjedhjeve brenda partiake dhe me Rregullore i vërteton kriteret dhe procedurat për zgjedhje të anëtarëve dhe organeve; - e vërteton përgjegjësinë e bartësve të funksioneve të cilët i zgjedh; - i shqyrton dhe i verifikon planet vjetore financiare dhe raportet për politikën afariste të RDK-së; - e përcakton mënyrën dhe formën e mbështetjes materiale të Partisë në kuptim të nenit 13 paragrafi 1, 2 dhe 3; - e udhëheq politikën financiare të RDK-së dhe menaxhon me pronën e saj; - formon Fond për solidaritet, kompetencat e të cilit i përcakton me Rregullore të posaçme; - emëron drejtor të Qendrës për hulumtim dhe analizë, me mandate prej 4 vitesh, ndërsa kompetencat e saj përcaktohen me vendim të posaçëm të Kuvendit Qendror;


- emëron drejtor për veprimtari botuese dhe komunikim me publikun, me mandate prej 4 vitesh, ndërsa kompetencat e saja përcaktohen me vendim të posaçëm të Kuvendit Qendror; - Themelon organizma të përhershme dhe të përkohshme punuese (këshille, komisione, grupe projektimi) fushëveprimi i punës të të cilave përcaktohet me vendim për themelim të tyre; - sjell vendime për themelim të shërbimeve të posaçme të RDK-së dhe forma të tjera për kryerjen e veprimtarisë së vet; - sjell akte për lartësinë dhe mënyrën e pagesës së anëtarësisë partiake; - sjell rregullore pune për punën e vet; - zgjedh Shef të Shtabit zgjedhor; - sipas nevojës, vendos për çështje të tjera që ndërlidhen me punën e RDK-së të cilat me Statut ose me ndonjë akt tjetër të përgjithshëm nuk janë vënë në kompetencë të ndonjë organi tjetër të RDK-së, Neni 31 Seancat e Kuvendit qendror mbahen sipas nevojës, ndërsa të paktën një herë në tre muaj. Seancat e Kuvendit Qendror i konvokon dhe i udhëheq kryesuesi i Kuvendit Qendror me kërkesë të Kryetarit të RDK-së, Kryesisë Qendrore të RDK-së ose 1/3 e anëtarëve të Kuvendit Qendror dhe është i obliguar që në rend dite t’i vendosë pikat të cilat i kërkon parashtruesi. Nëse kryesuesi i Kuvendit Qendror në afat prej 7 ditësh nuk vepron sipas kërkesës nga paragrafi 2, Kuvendi Qendror mund të konvokohet edhe prej parashtruesit të kërkesës, i cili në atë rast e përgatit dhe e udhëheq seancën e Kuvendit Qendror. Në rast të mungesës së kryesuesit, seancat mund t’i konvokojë kryetari ose sekretari përkitazi me paragrafin 2 të këtij neni. Në seancat e Kuvendit Qendror ftohen kryetari i Këshillit mbikëqyrës, anëtarët e Grupit parlamentar, ministrat, zv/ministrat e zgjedhur nga lista e RDK-së, kryetarët e komunave nga radhët e RDK-së, kryetari, nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm i RRK-së dhe Kryetarja e Forumit të Gruas, pa të drejtë të vendimmarrjes.

Kryetari i RDK-së Neni 32 Kryetari i RDK-së: - e përfaqëson dhe avokon RDK-në - udhëheq me RDK-në ndërmjet seancave të organeve të saj; - merr pjesë në ndërtimin e politikës së RDK-së; - i konvokon seancat e Kuvendit Qendror, në rast se me kërkesë të tij këtë nuk e bën Kryesuesi i Kuvendit Qendror.


- i konvokon seancat e Kryesisë Qendrore, - kryen edhe punë të tjera që i janë vënë në kompetencë me aktet e përgjithshme dhe me vendimet e posaçme të organeve të RDK-së. Mandati i kryetarit të RDK-së zgjat 4 vjet, me të drejtë për zgjedhje të ardhshme.

Kryesia Qendrore e RDK-së Neni 33 Kryesinë Qendrore të RDK-së e përbëjnë: - Kryetari i RDK-së; - nënkryetarët e RDK-së; - sekretari i RDK-së - Kryetari i Forumit të Gruas të RDK-së - Kryetari i RRK të RDK-së dhe - 21 anëtarë që i zgjedh Kuvendi Qendror. Mandati i anëtarëve të Kryesisë Qendrore të RDK-së zgjat 4 vjet, me të drejtë për zgjedhje të ardhshme. Neni 34 Kryesia qendrore i ka këto kompetenca: - Kujdeset për zbatimin e vendimeve të marra të Kuvendit Qendror - I ndërton dhe zbaton qëndrimet e partisë - Harton platformën e partisë - propozon ndryshime të statutit të partisë - propozon ndryshime të programit të partisë - Kuvendit Qendror i propozon listë të kandidatëve të mundshëm për kryetar të RM-së, deputetë dhe kryetarë komunash - me propozim të Kryetarit bën ndryshime të bartësve të funksioneve shtetërore, - kujdeset për respektimin e dispozitave të kodit të partisë - e udhëheq punën rrjedhëse financiare dhe material të RDK-së dhe sjell vendime adekuate dhe akte të tjera; - I shqyrton iniciativat, propozimet, mendimet dhe lutjet që janë drejtuar deri tek ai, respektivisht që kanë të bëjnë me çështjet organizative të RDK-së;


- sjell akte dhe i zgjidh të gjitha çështjet nga sfera e marrëdhënieve të punës së RDK-së; - sipas nevojës, formon grupe punuese për përpunim dhe kryerje të detyrave nga kompetenca e tyre - sjell rregullore pune për punën e vet. - vendos për çështje të tjera në pajtueshmëri me këtë Statut Me punën e Kryesisë Qendrore udhëheq kryetari i RDK-së, respektivisht një prej nënkryetarëve ose sekretari i RDK-së, ose një anëtar i Kryesisë të cilin do ta autorizojë kryetari i Partisë. Në punën e Kryesisë Qendrore sipas nevojës ftohen edhe bartës tjerë të funksioneve publike partiake pa të drejtë vote.

Nënkryetarët e RDK Neni 35 Të drejtat dhe kompetencat e nënkryetarëve të RDK-së vërtetohen me vendim të Kryesisë Qendrore me propozim të Kryetarit të RDK-së Sekretari i RDK-së Neni 36 Sekretari i RDK-së: -E organizon jetën brenda partiake, kujdeset për përcjelljen dhe ekzekutimin e vendimeve, qëndrimeve dhe konkluzioneve të organeve të RDK-së; -I përgatit seancat e organeve të RDK-së; -E mban bazën unike të të dhënave të anëtarëve të RDK-së; -Merr pjesë në ndërtimin e politikës së RDK-së; -Kujdeset për çështjet kuadrovika të RDK-ës; -Kujdeset për punën financiare; -Pas çdo seance të Kuvendit Qendror detyrimisht i fton kryetarët e Degëve me qëllim të informimit për konkluzione dhe; -Funksionimi sekretar i RDK-së është jokompatibil me funksione në pushtetin ekzekutiv. Mandati i Sekretarit të RDK-së zgjat 4 vjet, me të drejtë të zgjedhjes së sërishme. Këshilli mbikëqyrës i RDK-së Neni 37 Këshilli mbikëqyrës i RDK-së përbëhet prej 9 neneve.


Këshilli mbikëqyrës i RDK-së, prej përbërjes së vet zgjedh Kryetarin dhe zëvendësin e tij. Mandati i kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit mbikëqyrës zgjat 4 vjet, me të drejtë për zgjedhje të sërishme. Këshilli mbikëqyrës i RDK-së e shqyrton aktivitetin financiar dhe afarist të Partisë dhe të të gjitha formave të saja të organizimit; e vlerëson bazën statutare të akteve dhe vendimeve; e interpreton statutin ndërmjet dy seancave të Kongresit; Kongresit i dorëzon raport për punën e vet dhe miraton Rregullore për punën e vet. Këshilli mbikëqyrës ka qasje deri te të gjitha të dhënat relevante dhe dokumentet ndërsa për këtë përgjegjës është Kryetari i RDK-së. Këshilli mbikëqyrës vendos mbi ankesat për vendimet e Kuvendit Qendror të RDK-së.

III.2 Dega e RDK-së Neni 38 Dega e RDK-së është formë e ndërlidhjes dhe veprimit të nëndegëve të RDK-së, respektivisht anëtarësisë të territorit të Komunës. Numri minimal i anëtarëve për themelim të degës së RDK-së është 30 të cilët njëkohësisht janë dhe anëtarët të Kuvendit të degës së RDK-së. Vendimin për themelim dhe ndërprerje të veprimit të Degës e sjell Kuvendi Qendror i RDK-së. Fusha e veprimit të Degës përputhet me ndarjen administrative-territoriale të Republikës së Maqedonisë. Neni 39 Kuvendi Qendror i RDK-së mundet që me vendim të vet të formojë forma rajonale dhe forma të tjera të ndërlidhjes dhe veprimit të degëve, ndërsa kompetencat e tyre vërtetohen me vendim për formim. Neni 40 Organet e Degës së RDK-së janë: Kuvendi, Kryetari, Kryesia e Degës dhe Këshilli Mbikëqyrës. Neni 41 Kuvendi është organi më i lartë i Degës dhe përbëhet nga: -

Kryetari i Degës së RDK; Anëtarët e kryesisë dhe të këshillit mbikqyrës së Degës së RDK; Kryetarët e nëndegëve; Këshilltarët e RDK-së në Këshillin e komunës; Anëtarët e KQ të RDK-së, këshilli mbikqyrës i RDK-së, deputetët, ministrat, zëvendësministrat nga Dega gjegjëse, kryetari i Degës së RRK-së, kryetari i forumit të Grave të RDK-së dhe kryetari i komunës, në qoftë se është nga radhët e RDK-së.


Neni 42 Kuvendi i Degës mblidhet më së paku një herë në vit, me vendim të Kryesisë së Degës, ndërsa çdo katër vite mblidhet në seancë zgjedhore. Kuvendi i Degës mblidhet detyrimisht përpara Zgjedhjeve lokale, me qëllim që të përcaktohen kandidatët për organet e vetëqeverisjes lokale. Kuvendi i Degës detyrimisht mblidhet pas zgjedhjeve lokale për shkak të analizës së rezultateve zgjedhore dhe për shprehjen e besimit ndaj organeve të zgjedhura të Degës duke marrë parasysh rezultatet e zgjedhjeve. Me vendim të Kuvendit Qendror të RDK-së, mbledhje e Degës mund të thirret edhe pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale për shkak të analizës së rezultateve zgjedhore dhe votëbesim. Kryesia e Degës e thërret kuvendin e Degës edhe me kërkesë të Këshillit mbikqyrës, Kryetarit të RDK-së ose më së paku 1/3 e nëndegëve. Kuvendin i Degës mund ta thërrasë edhe Këshilli mbikqyrës i Degës ose Kryetari i RDK-së nëse Kryesia e Degës në afat prej 2 muajve nuk vepron në pajtim me paragrafin 2 dhe paragrafin 3 të këtij neni. Vendimi për thirrje të kuvendit shpallet më së paku 15 ditë përpara mbajtjes së saj. Kur Kuvendi thirret në bazë të paragrafit 2, 3 dhe 5 të këtij neni afati i shpalljes mund të jetë edhe më i shkurtër. Mandati i delegatëve për seancën zgjedhore dhe të seancës së kuvendit në të cilën kryhen ndryshime, plotësime dhe përshtatje sipas Statutit të RDK-së zgjat 4 vite. Mandati i delegatëve me të cilët zgjerohet përbërja e Kuvendit është në korniza të mandatit katërvjeçar të tërë Kuvendit. Neni 43 Kuvendi i Degës: - Merr pjesë në ndërtimin dhe realizimin e Programit të Partisë; - Zgjedh kryetar të Kuvendit, me mandat prej 4 vitesh; - Zgjedh Kryetar të Degës; - Zgjedh anëtarë të kryesisë së Degës; - Zgjedh anëtarë të këshillit mbikqyrës të Degës; - Zgjedh delegatë për Kongresin e RDK-së, sipas vendimit për përbërjen e Kongresit; - Në qoftë se organizata komunale është nga territori i qytetit të Shkupit, zgjedh anëtarë të këshillit të qytetit të organizatës së qytetit të RDK-Shkup, sipas Vendimit të Kryesisë Qendrore të RDK-së. - Propozon kandidatë për organet e RDK-së - Përcakton kandidatë për organet e vetëqeverisjes lokale; - Një herë në vit diskuton pas raportit të Kryetarit dhe Kryesisë së degës; - Diskutim për raportet e organeve të RDK-së; - Sjell rregullore për punën e vet; - Sipas nevojës, shqyrton edhe çështje të tjera që lidhen me punën e Partisë. Neni 44 Kryetari i Degës: - përfaqëson Organizatën komunale; - udhëheq me Degën ndërmjet seancave të Kryesisë;


-

merr pjesë në ndërtimin e politikës së RDK-së; i konvokon dhe udhëheq me seancat e Kryesisë së Degës; një herë në vit dorëzon raport deri te kuvendi i Degës së RDK-së; një herë në muaj detyrimisht i thërret kryetarët e nëndegëve për shkak të informimit dhe konkluzioneve, dhe kryen edhe punë të tjera të cilat i janë dhënë në kompetencë me rregulloren e punës dhe me vendime të veçanta dhe akte të Kryesisë së degës dhe organeve të tjera të RDK-së. Mandati i kryetarit zgjat 4 vite me të drejtë për rizgjedhje. Neni 45

Kryesinë e Degës së RDK-së e përbëjnë: - Kryetari i Degës; - 10 deri më 18 anëtarë të Kryesisë të cilët i zgjedh kuvendi. - Kryesia nga përbërja e saj zgjedh sekretar të Degës me propozim të Kryetarit të Degës. Mandati i anëtarëve të Kryesisë dhe sekretarit të Degës zgjat 4 vite me të drejtë të rizgjedhjes. Në seancat e Kryesisë thirren kryetari i komunës, në qoftë se është nga radhët e RDK-së, koordinatori i grupit të këshilltarëve në Këshillin e komunës, kryesuesi i Këshillit komunal, në qoftë se është nga radhët e RDK-së, kryetari i Degës së RRK-së, kryetari i forumit të grave të RDK-së, kryetari i këshillit mbikqyrës të Degës, anëtarët e Kuvendit Qendror dhe Këshillit mbikqyrës të RDK-së dhe deputetët nga organizata përkatëse, pa të drejtë vote. Neni 46 Kryesia e Degës është organ politik-ekzekutues e cila: -

-

Udhëheq me Degën ndërmjet dy kuvendeve; Kujdeset për ekzekutimin e vendimeve të kuvendit dhe organeve më të larta të partisë; Gjatë mandatit të organeve të vetëqeverisjes lokale sjell vendim për koalicione zgjedhore në nivel lokal, me konsultim paraprak me Kryesinë Qendrore të RDK-së; Jep vlerësime politike dhe konfirmon qëndrimet politike; Merr pjesë në krijimin e politikës kuadrovike në nivel lokal; Sjell vendim për themelim, shpërbërje dhe shfuqizim të nëndegës; Propozon listë të kandidatëve për Kryetar të Degës, anëtarë të Kryesisë dhe Këshillit mbikqyrës, pas procedurës së realizuar sipas vendimit të Kuvendit Qendror të RDK-së, deri te kryesia qendrore e RDK-së. Sjell vendime për themelimin e formave të interesit të organizimit në nivel komunal; Sjell rregullore për punën e saj; Përgadit dhe detyrimisht e dorëzon deri te sekretari i RDK-së Raportin për gjendjen e evidencës së anëtarëve dhe pagesës për anëtarësi; Debaton dhe vendos për çështje të tjera të cilat janë në kompetencë të saj dhe që burojnë nga dispozitat e programit dhe statutit të partisë; Më së paku një herë në vit debaton mbi raportin e grupit të këshilltarëve të RDK-së në Këshillin e komunës; Një herë në vit dorëzon raport deri te Kuvendi i Degës.

Neni 47 Seancat e Kryesisë i konvokon dhe me ta udhëheq kryetari i Degës, gjegjësisht sekretari ose ndonjë anëtar tjetër i Kryesisë kur ajo është e paraparë me rregulloren për punë. Seanca e Kryesisë mund të konvokohet edhe me kërkesë të 1/3 të anëtarëve të Kryesisë.


Seancat e Kryesisë së Degës së RDK-së konvokohen sipas nevojës, por më së paku një herë në muaj. Neni 48 Të drejtat dhe obligimet e kryetarit, sekretarit dhe anëtarëve të kryesisë së Degës së RDK-së rregullohen me rregullore pune, në bazë të këtij Statuti. Neni 49 Këshilli mbikqyrës i Degës së RDK-së përbëhet prej 5 anëtarësh. Këshilli mbikqyrës nga përbërja e tij zgjedh kryetar të këshillit. Mandati i kryetarit dhë anëtarëve të këshillit mbikqyrës zgjat 4 vite me të drejtë të rizgjedhjes. Këshilli mbikqyrës punon në seancat që mbahen sipas nevojës, më së paku një herë në 3 muaj. Seancat i konvokon dhe me ta udhëheq kryetari i Këshillit mbikqyrës. Këshilli mbikqyrës vlerëson respektimin e statutit gjatë sjelljes së akteve dhe vendimeve, e kontrollon aktivitetin financiar dhe afarist të degës dhe kuvendit dhe jep raport për punën e tij. Kryen edhe punë të tjera të parapara më këtë Statut dhe me vendimet e kuvendit. Këshilli mbikqyrës i ka në dispozicion të gjitha të dhënat dhe dokumentet relevante dhe për këtë përgjegjës është kryetari i Degës.

III. 3 Nëndega Neni 50 Nëndega e RDK-së është formë themelore e veprimtarisë politike në partinë dhe e realizimit të të drejtave dhe obligimeve të anëtarëve që dalin nga ky Statut. Neni 51 Nëndega e RDK-së është formë organizimi e lidhshmërisë së të gjithë anëtarëve nga bashkësia e caktuar urbane apo rurale. Vendimin për themelim të Nëndegës e sjell Kryesia e Degës, përkitazi me Statutin e RDK-së ose me kërkesë të më së paku 5 anëtarëve të partisë, që njëkohësisht është edhe numri minimal i anëtarëve për themelim të Nëndegës. Me përjashtim, Kryesia e Degës së RDK-së, me pëlqim paraprak nga sekretari, mund të caktojë territor të Nëndegës të ndryshëm nga neni 1, që do të rregullohet me rregullore të veçantë. Neni 52 Nëndega mblidhet rregullisht, më së paku një herë në tre muaj. Në mbledhje mbahet procesverbal. Kopje e procesverbalit dorëzohet deri te Dega. Për aktivitetet dhe veprimet e përgjithshme të anëtarëve, si dhe për format e veprimit dhe lidhjes në territorin e Nëndegës përgatitet raport vjetor i cili është subjekt i vlerësimit në mbledhjet e Nëndegës dhe organeve të RDK-së. Neni 53 Anëtarët e Nëndegës mbajnë mbledhje të nëndegës në të cilën zgjedhin kryetar dhe kryesi prej 4 deri 8 anëtarë. Në Nëndegë me më pak se 20 anëtarë zgjidhen kryetar, sekretar dhe arkëtar të Nëndegës. Mandati i njerëzve të zgjedhur zgjat 4 vite, me të drejtë për rizgjedhje.


Neni 54 Nëndega mundet të diskutojë dhe të vendosë me plotfuqi nëse në mbledhjet e saj marrin pjesë një e treta e anëtarëve të Nëndegës. Vendimet, qëndrimet dhe propozimet e mbledhjes së Nëndegës miratohen me shumicë votash nga të pranishmit. Neni 55 Kryetari dhe Kryesia e Nëndegës janë të obliguar që në bashkëpunim me Kryesinë e Degës, të sigurojnë kushte për realizimin e të drejtave dhe obligimeve të anëtarëve që dalin nga ky Statut.

III.4. Organizimi i RDK-së në Qytetin e Shkupit Neni 56 Organizimi i RDK-së për Qytetin e Shkupit paraqet formë të organizimit të Degëve në territorin e Qytetit të Shkupit sipas ndarjes administrative-territoriale të Qytetit të Shkupit, më çka formohet Këshill i degëve të Qytetit të Shkupit. Zgjedhja e anëtarëve, organeve, mënyrës së punës dhe propozimi i kandidatëve për zgjedhje në Këshillin e Degëve në Qytetin e Shkupit rregullohet me rregullore të veçantë të cilën e sjell Kryesia Qendrore e RDK-së.

IV – VENDIMMARRJA Neni 57 Organet e RDK-së marrin vendime të plotfuqishme nëse në mbledhjet janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve të cilët i përbëjnë organet, kurse vendimet sillen me shumicë votash nga të pranishmit. Nëse për të njëjtën çështje ekzistojnë më tepër propozime, i miratuar llogaritet ai propozim i cili ka marrë shumicë votash nga të pranishmit. Me rregulloren e punës ose me vendim të veçantë mund të parashihet edhe veprim i veçantë për miratimin e vendimeve në më shumë rrethe votimi, me çka gjatë procesit të votimit eliminohen propozimet me numër më të vogël votash, deri atëherë kur me votim nuk përcaktohet nëse ndonjë nga propozimet ka marrë shumicën e votave të të pranishmëve. Nëse gjatë prononcimit pakica e konsiderueshme, gjegjësisht më së paku 1/3 e numrit të përgjithshëm të anëtarëve votojnë kundër sjelljes së vendimit ose janë të përmbajtur, sjellja e vendimit anulohet deri në seancën e ardhshme të organit gjegjës dhe atëherë vendimi sillet me shumicë votash. Pakica e konsiderueshme nga paragrafi 4 i këtij neni nuk guxon të pësojë asnjëfarë konsekuence për qëndrimet e shpalosura. V – DEPUTETËT DHE KËSHILLTARËT E RDK-së Neni 58 Deputetët e RDK-së, të zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, formojnë grup deputetësh në Kuvend për shkak të koordinimit të veprimeve të tyre. Neni 59


Anëtarët e grupit të deputetëve nga radhët ë tyre zgjedhin koordinator dhe një ose më shumë zëvendës koordinatori. Grupi i deputetëve vepron sipas rregullave të punës që i miraton si rregullore, në pajtim me vendimin e Kuvendit Qendror të RDK-së. Neni 60 Grupi i deputetëve më së paku dy herë në vit dorëzon raport për punën e tij tek KQ i RDK-së dhe e koordinon aktivitetin e tij me KQ të RDK-së i cili sjell vlerësime dhe qëndrime në raport me këto çështje që janë subjekt i debateve parlamentare. Neni 61 Këshilltarët në këshillin e komunës (Qytetit) nga radhët e RDK-së formojnë grup këshilltarësh për shkak të koordinimit të veprimit të tyre. Anëtarët e grupeve të këshilltarëve nga radhët e tyre zgjedhin koordinator dhe një ose më shumë zëvendës koordinator. Grupet e këshilltarëve më së paku një herë ne vit dorëzojnë raporte për punën e tyre përpara Kryesive të Degëve të RDK-së, kurse grupi i këshilltarëve në Këshillin e Qytetit të Shkupit përpara Këshillit të Degëve të Qytetit të Shkupit të RDK-së. Grupet e këshilltarëve rregullisht e koordinojnë punën e tyre me ato organe që sjellin vlerësime dhe qëndrime në raport me çështjet që janë subjekt diskutimesh në këshille.

VI – Rinia Rilindëse Kombëtare dhe Forumi i Grave të RDK-së Neni 62 Rinia Rilindëse Kombëtare është organizatë e të rinjve, e cila vepron në kuadër të RDK-së dhe e cila i pranon dhe i realizon dokumentet që dalin nga Statuti dhe programi i partisë. Vendimin për themelim dhe shpërbërje të RRK-së, si organizatë e të rinjve të RDK-së, e sjell Kuvendi Qendror i RDK-së. Kryesia Qendrore e RDK-së sjell vendim për miratimin e Statutit të RRK-së dhe vendim për shpallje dhe procedurë për kuvend zgjedhor të RRK-së. Neni 63 Anëtarët e Rinisë Rilindëse Kombëtare zgjedhin organet e veta në të gjitha nivelet organizative dhe përfaqësuesit e tyre janë të kyçur drejtpërdrejt në punën e organeve të RDK-së. Rregullimi organizativ dhe marrëdhëniet në RRK rregullohen me akt të RRK, i cili paraprakisht miratohet nga Kryesia Qendrore e RDK-së. Neni 64 Forumi i gruas është organizatë e grave, që vepron në suaza të RDK-së dhe e cila i pranon dhe realizon dokumentet e programit të partisë dhe vepron në sferën e avancimit të statusit dhe pozitës së grave. Vendimin për themelim dhe shpërbërje të forumit të grave, si organizatë e grave të RDK-së, e sjell Kuvendi Qendror i RDK-së. Rregullimi organizativ dhe marrëdhëniet në forumin e grave rregullohen me akt të RDK-së.


VII – FINANCIMI I PARTISË Neni 65 Rilindja Demokratike Kombëtare dhe format e saj të organizimit fitojnë mjete financiare dhe pronë tjetër nga: - Anëtarësia partiake; - Donacione dhe kontribute nga anëtarët dhe simpatizantët; - Të ardhura të tjera nga persona fizikë dhe juridikë; - Buxheti i RM-së - Veprimtaria ekonomike e saj, në qoftë se një gjë e tillë lejohet me Ligj. Kuvendi Qendror i RDK-së përcakton rregullore të veçantë për veprimin material-financiar të partisë.

VIII – DISPOZITAT E VEÇANTA Ndërprerja e funksionit në organet e Partisë Neni 66 Funksioni në organet e partisë ndërpritet për shkak të shkarkimit ose parashtrimit të dorëheqjes. Vendim për shkarkim të një anëtari të organit ose bartësit të funksionit, sjell organi në nivelin adekuat të organizimit nga ana e të cilit është bërë zgjedhja, në mënyrën me të cilën janë zgjedhur anëtarët e organeve ose bartësit e funksioneve. Në rast të shkarkimit, funksioni ndërpritet në momentin e shpalljes së rezultateve të votimit për shkarkim, kurse në rast të dorëheqjes me konstatimin e saj nga organi gjegjës. Neni 67 Propozim për shkarkim mund të paraqesë Kuvendi i Degës së RDK-së, Kryesia e nivelit adekuat të organizimit dhe Kuvendi Qendror i RDK-së. Propozim për shkarkim të një anëtari të RDK-së mund të paraqesin kryetari i RDK-së ose më së paku 1/3 e delegatëve të Kongresit. Anëtari i Kryesisë Qendrore të RDK-së shkarkohet në atë mënyrë në të cilën është zgjedhur në atë funksion, kurse propozimin mund ta japin kryetari i RDK-së ose Kryesia Qendrore e RDK-së. Anëtari i degës ose bartësi i funksionit, i cili me vendim është i shkarkuar nga detyra, ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh deri te këshilli mbikqyrës i RDK-së, vendimi i të cilit është përfundimtar. Neni 68 Dorëheqja për ndërprerje të funksionit i parashtrohet organit gjegjës. Parashtruesi i dorëheqjes ka të drejtë dhe obligim që me shkrim ose me gojë ta arsyetojë dorëheqjen. Shpërbërja e formës organizative të RDK-së Neni 69


Kuvendi qendror i RDK-së mund të sjellë vendim për shpërbërje të një forme organizative të RDK-së për shkak të ndërprerjes totale të punës së tij ose zvogëlim të vëllimit të veprimtarisë, për shkak të mosrealizimit të qëllimeve politike, partiake, programore, statutare. Kundër vendimit për shpërbërje mund të parashtrohet ankesë nga ana e organit ndaj të cilit ka të bëjë vendimi, në afat prej 15 ditësh. Ankesa parashtrohet deri te Këshilli mbikqyrës i RDK-së, vendimi i të cilit është përfundimtar. Neni 70 Në rast se organe të veçanta nga njësitë organizative të RDK-së dhe organizatave që veprojnë në suaza të RDK-së nuk i realizojnë qëllimet programore, përcaktimet statutare dhe qëllimet politike të partisë, Kuvendi qendror i RDK-së mund të iniciojë ose të konvokojë seancë të kuvendit në nivel adekuat për shkak të votëbesimit të organit dhe zgjedhje eventuale të organit të ri. Deri te konvokimi i kuvendit nga paragrafi 1 i këtij neni, Kuvendi qendror i RDK-së mund të emërojë kryesi të përkohshme.

Shërbimi profesional i partisë Neni 71 Për shkak të kryerjes së punëve profesionale, administrative dhe punëve të tjera partia themelon shërbim profesional. Kryesia Qendrore e RDK-së sjell aktet e përgjithshme me të cilat rregullohet organizimi dhe puna e Shërbimit, si dhe vendimet e lidhura me të drejtat dhe obligimet nga marrëdhënia e punës, nëse me këtë Statut ose me ndonjë akt tjetër të përgjithshëm nuk është e caktuar ndryshe.

IX – SHUARJA E RDK-së Neni 72 RDK mund të shuajë veprimin: 1. Me vendim të Kongresit, për të cilin është e nevojshme 2/3 e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Kongresit, pas diskutimit paraprak në parti; 2. Kur numri i anëtarëve do të zvogëlohet nën numrin e caktuar me ligj për themelimin e saj. Për shuarje të RDK-së në rastin e paragrafit 1 dhe 2 nga ky nën kryetari i partisë ose personi i cili e zëvendëson, gjegjësisht person i autorizuar nga ai e lajmëron gjykatën gjegjëse në Shkup për fshirje te partisë nga regjistri gjyqësor. Me vendim për ndërprerje të veprimit, Kongresi vendos se kujt do t’ia japë (lëshojë, falë) pronën e RDK-së – shtetit (fondeve për mbështetje sociale), organizatave humanitare etj.

XIII – DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE Neni 73


Ndryshimet dhe plotësimet e Statutit i kryen Kongresi i RDK-së, me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve. Neni 74 Statuti hyn në fuqi në ditën e sjelljes. Neni 75 Harmonizimi i dispozitave të këtij Statuti patjetër të kryhet në afat prej 6 (gjashtë) muajsh prej ditës së sjelljes.

RUFI OSMANI Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK)


Statuti