Page 1

RE V IS T Ë P Ë R AK TUAL I TET, KULTURË , A RSI M, ETIK Ë Viti IX. Nr. 81. 19 janar - 19 shkurt 2014. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“

RRITJA E BORXHIT, E RREZIKSHME Editorial

"NUK E DUAM KËTË ISLAM"

Intervistë me shkrimtarin dhe teologun, Avni Tafili

PUNËN E SJELL PASURIMI INTELEKTUAL

Nr. 81 n JANAR/SHKURT'14 1


përmbajtja RE VISTË PËR AKTUALITET, KULTURË , ARSIM, ETIKË Viti IX. Nr. 81. 19 janar - 19 shkurt 2014. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“

RRITJA E BORXHIT, E RREZIKSHME Editorial

"NUK E DUAM KËTË ISLAM"

Intervistë me shkrimtarin dhe teologun, Avni Tafili

PUNËN E SJELL PASURIMI INTELEKTUAL

Nr. 81 n JANAR/SHKURT'14 1

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,

21

KULTURË,ARSIM, ETIKË

Getoar Halimi Toka vs Marsi

9

Isak Kosumi Cirku i demokracisë

Viti IX / Nr. 81 19 janar - 19 shkurt 2014 Botues S H O Q ATA K U LT U R O R E

O.J.Q. "Zëri Ynë" Drejtor Muhamed Jusufi - KAJOLLI kajolli5@hotmail.com Redaktor përgjegjës Avni AVDIU avni.avdiu@gmail.com Redaktor teknik/Grafika Osman D. GASHI osmangashi@msn.com e-mail: revistapaqja@gmail.com revistapaqja@hotmail.com /revistapaqja

12

Michele Dunne Legjitimimi i një procesi jodemokratik në Egjipt

18

Mevludin Isufi Ndarjes që nuk iu pa hajri

@revistapaqja http://www.zeri-yne.org

2 JANAR/SHKURT'14 n Nr. 81


Editorial

"Nuk e duam këtë Islam"

Avni AVDIU

P

ërgjatë historisë njerëzore, që nga babai i njerëzimit Ademi a.s, muslimanët anekënd botës kanë kaluar nëpër kriza të ndryshme. Kriza filloi me bijtë e njeriut të parë dhe me gjasë do të përfundojë me njeriun e fundit. Është rregull e shkruar hyjnore në të gjitha shpalljet që kjo të ndodhë, qoftë si sprovë, qoftë si ndëshkim. Rrjedhimisht, arsyeshëm dhe natyrshëm, edhe tani muslimanët përballen gjithandej me kriza të natyrave të ndryshme. Mirëpo meqë kjo ndodh me vullnetin e Krijuesit Fuqiplotë, muslimanët nuk duhet të dekurajohen. Ata vetëm duhet të mendojnë për mënyrat më efikase të përballjes me to, ashtu që me ta të jetë i kënaqur Ai që ua lëshon ato. Një ndër sprovat më të mëdha pa dyshim është fitneja, në luftë e në paqe. Sot në mungesë të një trupi njerëzish dijetarë e vizionarë që veprojnë nën ombrellën institucionale panislame, fitneja që ndodh në shumë raste është e instrumentalizuar nga jashtë, prandaj muslimanët lehtë biejnë pre. Kështu gjykimi i mangët dhe i cunguar i tyre në raste të tilla është pretkst për riciklimin e fitnes. Të gjithë jemi dëshmitarë të kësaj sprove. Madje në disa pjesë të globit sprova e fitnes shndërrohet në dhunë të përgjakshme dhe merr shumë jetë njerëzish të pafajshëm. Më e keqja është kur shohim taborre të ashtuquajtur dijetarësh të ndarë e të përçarë sa andej e këtej, të pozicionuar në anë kontradiktore interpretimesh mu si luftëtarët në fushat e betejës, që klithin e ftojnë për t‘i pasuar, sepse vetëm ata e askush tjetër janë në të vërtetën absolute. „Nuk e duam këtë Islam“, - thonë palët kundërshtare, të cilat kanë monopolizuar të drejtën e përfaqësimit të Islamit të vërtetë. Secila arsyeton shenjtërinë e luftës së vet dhe secili e mendon veten të pozicionuar mirë e drejtë. Kjo gjendje është shumë më e padurueshme sesa ajo kur dihet shënjestra, kur dihet ai që të ka shpallur hapur armiqësi e të lufton dhe kur dihet ai që nuk pajtohet ndryshe veç se të të zhbëjë nga faqja e dheut. Pa mëdyshje më e rënda është me atë që simulon se

PAQJA

Muslimanët tradicionalë ndjek parimet e drejta të rrugës që ndjek edhe ti, ndërsa po në emër të atyre parimeve ta drejton tytën dhe kërkon që të të zhduk. Situatat e tilla paradoksale e absurde s‘kanë të ndalur. Fat i madh lokal në këtë fatkeqësi globale, është se ne nuk ndodhemi në pikën kritike të vlimit. Megjithatë edhe ne në trojet tona ndodhemi në një stad sprovash që në të shumtën e rasteve janë rrjedhojë e keqinterpretimeve, injorancës, theksimit të dallimeve të vogla dhe minimizimit të gjërave të mëdha që na bashkojnë. Po ashtu muslimanët këtej përballen me sindromin e megalomanisë, vetëpëlqimit, snobizmit dhe veseve të ndryshme negative që dëmtojnë bërthamën e një personaliteti ose të një karakteri mirë të formuar. Shqiptarët të cilët vetëm tradicionalisht, me prejardhje familjare ose me emër dallohen si muslimanë, kanë shpërthyer në veçanti viteve të fundit me deklarata bombastike, të fryra nga propaganda mediatike. Fjalët si „nuk e duam këtë Islam, por atë para luftës“, „nuk duam Islam të importuar nga jashtë, por autokton“, „kurrë nuk do të lejojmë mbatjen e mësim-besimit në shkolla e as shaminë“, e të tilla të ngjashme, po të zbërthehen me pak analiza dalin jo vetëm absurde, por tejet qesharake. Madje këto deklarime

biejnë ndesh kryekëput me vetë përcaktimet euro-atlantike të „intelektualëve“ dhe politikanëve, sepse janë pikërisht ato vende ku ata çirren se duan të na shpiejnë, të cilat kahmoti i kanë tejkaluar këto tematika përmes mirëkuptmit, tolerancës dhe lirisë së shprehjes e manifestimit, vlera këto që i afirmon edhe liberal-demokracia perëndimore. Shumë fakte autentike dëshmojnë se Islami i gjyshërve e stërgjyshërve tanë (shqiptarë) ka qenë shumë më radikal: te meshkujt mjekrra ka qenë shumë më e madhe e mbulesa te femrat ka qenë nikab, e tërë fytyrës-peqe. Pastaj „Islam autokton“ te shqiptarët s‘ka dhe Islami dosido është i importuar, sepse asnjë libër i shenjë qiellor nuk i është zbritur shqiptarëve për të pasur fe autoktone. Nëse mendohet në „shqiptarinë“ e Vaso Pashës (Pashko Vasës) si fe, ose kanunin e Lek Dukagjinit që nxiti e motivoi gjakmarrjen dhe urrejtjen vëllavrasëse ndër shqiptarët, atëherë, ajo është diçka tjetër dhe temë më vete. Sintagma „Islami i paraluftës“ është konfuze, sepse i huaji nuk do ta merrte vesh për cilën luftë bëhet fjalë, ndërsa nëse aludohet për luftën e ‚99, atëherë ai Islam ka qenë mbajtur e kultivuar në kohën e tmerrshme të regjimit të kryekriminelit Millosheviq, kur njerëzit janë frikësuar të shkojnë edhe në xhami. Nr. 81 n JANAR/SHKURT'14 3


Rritja e

Personalitete shqiptare me mjekrra Shpërthimi i islamofobisë te disa „intelektualë“ e politikanë shqiptarë për më tepër bazohet në etjen e sëmurë për t‘u dukur më properëndimorë karshi të huajve. Thjesht kjo është vijimësia e logjikës ataviste të atyre komunistëve të deridjeshëm, të cilët në fillim të rënies së komunizmit, shpejt e shpejt i zhveshën simbolet e kuqe identifikuese dhe u shndërruan brenda natës në demokratë e liberalë të mëdhenj. Duke menduar se ashtu siç patën sukses ta mashtronin popullin në një seri zgjedhjesh se njëmend janë demokratë, mund ta mashtrojnë edhe Perëndimin se janë më papë se Papa, u turrën me gjithë arsenalin e vokabularit të tyre të përçudnuar kundër dinjitetit të muslimanëve, ani pse pjesa dërrmuese e popullatës shqiptare i përket këtij besimi. Për t‘u dënuar është edhe etika e ulët e denigruese që manifestojnë besimtarët muslimanë në rrjetet socilae, duke derdhur një mori sharjesh e etiketimesh ndaj atyre „intelektualëve“ dhe politikanëve. Realisht etika islame ashtu siç na ka mësuar Zoti në të gjitha shpalljet është që atyre t‘ua sqarojmë të vër-

4 JANAR/SHKURT'14 n Nr. 81

tetën me urtësi e butësi, sepse vetë Zoti e urdhëroi pejgamberin e tij Musain a.s që të flasë me fjalë sa më të mira bile edhe me Firaunin. Besimtarët duhet ta shikojnë me mëshirë dhe keqardhje derexhen në të cilën kanë rënë gjithë ata „intelektualë“ e politikanë. Ndoshta edhe prej nesh ka pasur të shumtë që kanë kaluar nëpër këto faza obskurantiste. Dituria duhet të na mësojë që më shumë se ta ngrisim zërin e etiketimeve e ofendimeve, ta shtojmë zërin e parashtrimit të fakteve e argumentimit dhe përmes tyre t‘i bindim të gjithë se Islami është një e hyjnor, se ka devijime te njerëzit, por ato janë veçmë të njohura dhe se Islami nuk ndryshon nga qejfi i askujt në asnjë kohë e asnjë vend. Ky është Ligj i Urtisë së Shpallur Hyjnore dhe s‘bëhet nami pse e luftojnë atë individët, grupet a shtetet, sepse s‘peshon gjë ajo në raport me Atë ndaj të Cilit zhvillohet ajo luftë. E vërteta pas së cilës qëndron i GjithëMundshmi pashmangshmërisht është fitimtare, andaj kush dëshiron e pason, e kush dëshiron mund edhe ta mohojë.  n

Aktualisht borxhi i jashtëm i Kosovës është 1.55 miliard euro. Në këto borxhe prinë sektori privat pavarësisht se edhe sektori publik nuk qëndron aq mirë Lulzim AHMETI

H

yrja në borxhe konsiderohet e rrezikshme madje dhe për shtetet që kanë ekonomi dhe zhvillim më të madh sesa Kosova. Mirëpo, një shtet nuk mund të zhvillohet pa hyrë në borxhe. Mënyra e vetme për të ndërtuar projekte të qëndrueshme kapitale e për të investuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore është borxhi, por i cili duhet të jetë shumë mirë i analizuar dhe i kontrolluar, pasi që mund të sjell edhe falimentimet e shteteve. Kosova ka realizuar investime kapitale për çdo vit. Po ashtu ka investuar në projekte mjaft të rëndësishme infrastrukturore siç është projekti i “Rrugës së Kombit”, i cili ka gëlltitur miliona euro. Po ashtu Qeveria do të fillojë ndërtimin e rrugës edhe për Shkup, e që nënkupton se edhe kjo do të rrisë edhe më shumë nivelin e borxhit të shtetit të Kosovës. Po ashtu nuk duhet të harrojmë se Qeveria e Kosovës tash e dy vite ka fil-

PAQJA


borxhit, e rrezikshme

luar me emetimin e letrave me vlerë, ku kompani dhe banka të ndryshme kanë blerë këto letra me një kamatë të caktuar dhe kanë futur Qeverinë në borxhe, e cila duke hyrë në borxhe po realizon projektet e saj, pasi që ende si vend nuk kemi kapacitete për të krijuar dhe gjeneruar para dhe të hyra sa na nevojiten për t’i realizuar planet dhe projektet e parapara.

Borxhi i jashtëm 1.55 miliard euro Sipas një raporti të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, i cili përfshinë borxhin privat dhe borxhin publik, në fund të shtatorit 2013 shënoi 1.55 miliard euro. Borxhi publik, sipas BQK-së ka një pjesëmarrje të ulët në gjithsej borxhin e jashtëm me rreth 25 për qind. Vlera e borxhit publik deri në fund të shtatorit arriti në 387.8 milionë euro. “Pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i qeverisë, i cili në fund të shtatorit 2013 ishte 324.6 milionë euro. Kjo vlerë është për 6.5 milionë euro më e vogël krahasuar me qershor 2013 dhe kryesisht i atribuohet pagesës së kredisë së trashëguar nga Banka Botërore”, - ka njoftuar BQK-ja. Statistikat e Bankës Qendrore të

PAQJA

Kosovës, tregojnë se borxhi i sektorit privat në fund të shtatorit 2013 shënoi vlerën prej 1.16 miliardë euro. “Pjesa më e madhe e borxhit privat është në formë të kredive ndërmjet kompanive që janë në relacion të investimeve të huaja direkte, ku kapin shumën 629.2 milionë euro, pasuar nga sektorët e tjerë të ekonomisë, që është 324.4 milionë euro dhe huamarrjet e bankave komerciale, që është në shumën prej 206.9 milionë euro”, - kanë treguar ata. Në kuadër të sektorëve tjerë, BQK-ja thotë se bëjnë pjesë institucionet financiare jobankare, korporatat jo-financiare, organizatat joqeveritare dhe ekonomitë familjare. “Në kuadër të sektorëve tjerë dominojnë kreditë tregtare të kompanive kosovare importuese të mallrave, të cilat janë 161.1 milionë euro”, - është thënë në një raport të BQK-së për muajin nëntor të vitit 2013 rreth statistikave për sektorin financiar.

Letrat me vlerë Edhe pse tash janë mbushur dy vite qëkur Qeveria e Kosovës ka filluar me emetimin e letrave me vlerë, saktësisht nga janari i vitit 2012, ky emetim është i vonshëm në krahasim me shtetet e tjera të rajonit. Por ky lloj “biznesi” i qeverisë është treguar i suksesshmen pasi që po

grumbullon para nga kompanitë dhe bankat për t’i realizuar projektet e veta. Edhe në buxhetin për vitin 2014, parashihet që arkës së shtetit t’i shtohen 120 milionë euro hua nga emetimi i letrave me vlerë, me afat maturimi prej dy vjetësh. Kjo njëherësh do të jetë vlera më e lartë që do të inkasojë buxheti nga emetimi i letrave me vlerë, përderisa vitin që lamë pas ishin planifikuar rreth 80 milionë euro. “Për huazim të brendshëm gjatë 2014 vlerësohen të jenë 120 milionë euro. Pjesë e rëndësishme e financimit të deficitit buxhetor është bilanci i akumuluar bankar, i cili në fund të vitit 2014 vlerësohet të jetë 426 milionë euro”, thuhet në ligjin për buxhetin e vitit 2014. Ndërkohë, sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) deri në shtator 2013, konform kalendarit të publikuar janë shpallur 16 ankande për letra me vlerë, nga të cilat 9 për periudhë maturimi 91 ditë, 6 për periudhë maturimi 182 ditë dhe për herë të parë, një për afat një vjeçar. “Ofertimet gjatë vitit 2013, ashtu sikurse gjatë vitit 2012, ka qenë mbi 2 herë më të larta se sa shuma e kërkuar, ndërsa norma vjetore e interesit për shumat 10 milionë euro ka vazhduar të jetë rreth 0.5 për qind. Ndërsa, në ankandet për shumat 20 milionë euro, me afat maturimi 182 ditë, ofertimi ishte 1.8 herë më i lartë dhe norma mesatare vjetore e interesit ishte 1.42 për qind. Normë më e lartë e interesit u regjistrua në ankandin për 20 milionë euro me afat maturimi prej 364 ditë, e cila arriti në 2.26 për qind”, - thuhet në raportin e BQK-së. Ndërkaq në trust, kanë treguar se deri më tani kanë investuar në letër me vlerë 53 milionë euro, e po ashtu do të investojnë edhe gjatë këtij viti. “Në fund të vitit 2013 trusti kishte në total 53 milionë euro të investuara vetëm në Letrat me Vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Një vit më parë investimet në Kosovë ishin 46 milionë euro, por nga këto 14 milionë euro ishin në letrat me vlerë, kurse pjesa tjetër në depozita bankare. Investimet në Letrat me Vlerë të Kosovës për vitin 2013 janë shfrytëzuar në nivelin maksimal të lejueshëm me Ligj”, - ka thënë Kryetari i Bordit të Trustit Ymer Havolli. n Nr. 81 n JANAR/SHKURT'14 5


PUNËN E SJELL PASURIMI INT Intervistoi: Labinot KUNUSHEVCI

PAQJA: I nderuari Avni Tafili, fillimisht ju përshëndes dhe ndiej kënaqësinë dhe kam nderin që të bashkëbisedoj me ju dhe t'i ofroj opinionit shqiptar diçka nga jeta dhe veprimtaria jote e bujshme intelektuale. Ju lutem na tregoni diçka për jetën tuaj në pika të shkurtra? Tafili: Ju faleminderit, Zoti ju nderoftë! Lavdërimet i takojnë Allahut Lavdiplotë, vij prej një familjeje me traditë e vlera fetare e atdhetare të trashëguara e të ruajtura brez pas brezi. Si fëmijë, prindërit e mi, veçanërisht babai im, është përkujdesur që mos të kalojë një ditë pa lexuar diçka. Madje aq shumë më shtynte të lexoja, saqë ndonjëherë edhe shtiresha sikur po lexoj. Libri në shtëpinë time ka pasur gjithnjë një vend të veçantë, të dalluar. Kam mësuar leximin e Kuranit që në moshën e fëmijërisë. Me leximin e Kuranit, ndihesha i dalluar. I veçantë nga bashkëmoshatarët e mi. Në shtëpinë time gjithnjë e vazhdimisht falej namazi, lexohej Kurani, përmendej Allahu, fjalët e Tij, të dërguarit e Allahut, veçanërisht i përzgjedhuri i tyre, Muhamedi –paqja e Allahut qoftë mbi Të. Historitë e bukura, morali etj. Këtu edhe ka filluar të më ngacmojë kureshtja për të mësuar e kuptuar atë që po mësohej e predikohej. Pse-të e si-të. Si fillorist, dallohesha në veshje, po edhe në fjalë e sjellje. E kam dashur shkollën, por jo edhe aq ajo që mësohej në të. Duke qenë i frymëzuar nga mësimet islame, pse-të e si-të, brengat, që në fëmijëri ishin të mëdha. Ç’kam dashur të bëhesha! Më bënte përshtypje ç’shihja me sy përreth vetes; shqyrtoja, meditoja. Pse kështu, si ashtu. Kam qenë i afërt me njerëzit përreth; i arsyetoja gabimet e tyre. Sikur luaja rolin e avokatit. Ndërkohë që isha në nivelin fillor, kam shoqëruar babin tim në aktivitete të ndryshme islame; këndoja Kuran, udhëhiqja njerëzit në namaz etj. Merresha ngapak edhe me shit-blerje artikujsh ushqimore. Pasi mbarova filloren, u regjistrova në shkollën e mesme “Alauddin” në Prishtinë. Por rrethanat ishin asisoj, që duhej të shkëputesha, për të vazhduar pastaj më vonë në Egjipt. Atje studiova në departamentin e gjuhës dhe letërsisë arabe në Universitetin el6 JANAR/SHKURT'14 n Nr. 81

Az’har. Kështu më janë hapur edhe dyert e dijeve islame. Kanë qenë periudha të vështira, kur si të rinj, larg familjes, larg miqve, larg vendlindjes, mund të jesh detyruar të bëje gjëra që s’do të duhej t’i bëje. Por duke iu falënderuar Zotit Lavdiplotë, me plot vështirësi, të ngarkuar, arrita t’i vij në fund asaj për të cilën pata shkuar. Aq më shumë jam rrëzuar, aq më shumë jam forcuar, kur jam ringritur.

PAQJA: Ju veproni që nga viti 1993. Shumë njerëz juve ju njohin si një trajtues të problemeve dhe sfidave me të cilat përballet individi dhe shoqëria e sotshme. Deri më tani keni shkruar mbi 500 artikuj, disa i keni të publikuar e disa të botuar. Jeni edhe botues i katër librave. Ndërkohë që priten të botohen edhe tituj të tjerë. Gjithashtu jeni redaktues dhe korrektues i disa librave dhe fitues i çmimit inkurajues AIITC 2009 në Tiranë. Së fundi keni botuar edhe libërthin e vogël me 100 thënie për 100 vjetorin e Shqipërisë “Zgjohu, mos u kreno!” Në përgjithësi, sa jeni i kënaqur me punën tuaj dhe cilat janë planet tuaja për të ardhmen? Tafili: Viti 1993, është viti kur kam filluar të mendoj më vendosmërisht të merrem me projekte të mëdha. T’i qasem më seriozisht arsyes pse ekzistoj. Pse jetoj, pse mendoj, pse veproj. Të kënaqë arsyeja kur sheh te njerëzit përreth teje, se si ke ndikuar pozitivisht e vazhdon të ndikosh. Patjetër me atë që është i kënaqur Allahu i Lartmadhëruar. Përvoja, lodhja, rrëzimi, sprovat, më mësuan se njeriu nuk duhet asnjëherë të kënaqet me atë që ka arritur, sepse ajo që ka arritur mund të jetë fare pak me atë që mund të arrijë. Ne nuk e dimë të ardhmen. Le ta dijë gjithsecili, se, shtigjet që janë hapur me lot e djersë nuk guxohet aq lehtë t’i mbyllë. Jo, ai vazhdon të notojë, të hapë e të zgjerojë horizontin para vetes. Aq më tepër që noton në të, aq më tepër i shtohet etja për të ecur e vrapuar. Ne kemi synime të larta. Që kapërcejnë e çajnë. Kënaqësia plotësohet kur të shohim Allahun e Gjithëpushtetshëm! Veprimtaria e njeriut që synon kënaqësinë e Allahut, arrin kënaqësinë e vërtetë. Paqen shpirtërore e intelektuale; arrin qetësinë e vërtetë në zemrën e tërë qenien e vet. Çfarë kënaqësie të qën-

r in ta fili im a kr ni T h e s , Av m n stë lgou i rv o te e te n I h d drosh afër e pranë njerëzve, për t’i drejtuar drejt suksesit, drejt arritjes së paqes e qetësisë së përjetshme. Do të vazhdoj të jap –duke iu mbështetur Zotit, aq sa mundem për t’i shërbyer popullit tim. Deri në vitin 2008 më tepër kam folur se sa kam shkruar. Pas këtij viti, fillova të shkruaj vazhdimisht.

PAQJA: Jeni shumë aktiv edhe me opinionet dhe mesazhet tuaja udhëzuese edhe në faqen tuaj të rrjetit social “Facebook”, sa arrini t’u ofroni lexuesve atë që ju dëshironi? Tafili: Jemi një shoqëri që ka kaluar shumë kohë të vështira. I shtypur të mos mendoj e të mos shprehet; i shtypur të mos mësoj drejt atë që duhet mësuar. Leximi ka qenë një e drejtë tmerrësisht e shkelur. I huaj për shoqërinë tonë. Njeriu që nuk është nxitur të lexojë, jo thjesht të lexojë, por edhe të mendojë atë që lexon, nuk mund të pritet prej tij të lexojë shumë. Prandaj edhe i vura vetes një parim: të shkruaj shkurt, thjesht, qartë. Që të arrihet sa më shumë dobia. Ndonjëherë nuk them atë që duhet thënë, që të mos ngarkoj lexuesit. Synoj kohëve të fundit, duke shpërndarë shkurtimisht mendimet tona, që nëpërmjet tyre të nxitet të menduarit. Jo thjesht të lexohen, por të zgjerohet horizonti i

PAQJA


TELEKTUAL

Në secilin qytet, madje vendbanim, duhet të vendoset këndi i librit; këndi i leximit. Ta kuptojë e të bindet secili, se popujt ngrihen e përparojnë vetëm atëherë kur të lexojnë e të mendojnë. Një shoqëri nuk mund të organizohet, e të funksionojë si e organizuar, pa aktivitet intelektual, - u shpreh për revistën Paqja intelektuali, shkrimtari dhe teologu i njohur Avni Tafili lexuesve. Falënderimi i takon Zotit Lavdiplotë, pastaj atyre që vazhdimisht na ndjekin, na ndihmojnë në rrugën tonë të përbashkët për të nesërmen e ndritur. Leximi është rritur. Më vijnë mesazhe nga lexues të ndryshëm, duke më uruar për mesazhet që përcjellim, e kjo padyshim që më bën të ndihem mirë. Por edhe më tepër më bën të ndihem mirë kur shoh tek ata ndryshim e përmirësim të gjendjes!

PAQJA: Cili është sekreti i shkrimit krijues ose letrar? Si arrini ju t’i sintetizoni shkrimet letrare me angazhimet publike dhe me mësimet fetare? Shkrimet tuaja, kryesisht çfarë motive kanë dhe nga e merrni inspirimin për të shkruar? Tafili: Nuk ka ndonjë fshehtësi të madhe. Është brenga. Vendosmëria për të ftuar në atë që është e bukur dhe e pastër. Të vepruarit pak e vazhdimisht. Për të dëshmuar ekzistencën. Praninë, afërsinë. Lidhjen. Përjetësinë. Ndiej edhe një detyrim që kam ndaj të tjerëve, për atë që bënë dje ata për mua. Njeriu ndikohet, pastaj ndikon. Kam pasur shumë vështirësi. Por elhamdulilah të gjitha janë kaluar. Njeriun e bëjnë të fortë. Dhe vështirësitë tjera i kalon më kënaqësi, pasi është vetë dëshmitar, se pas tyre vijnë lehtësimet, vjen shpërblimi. E sa shpërblim i bukur është kur ndihesh pjesë e jetës së njerëzve! Nuk më pengojnë angazhimet e mia të shkruaj. Shkruaj në çdo kohë e rrethanë. Më ndodh të ngrihem nga shtrati për të shënuar një mendim, ide. Pastaj përpjekja e vazhdueshme për t’i komunikuar idetë sa më drejtë e sa më qartë.

shkrimtarëve të sotshëm shqiptarë dhe me çfarë sfidash ballafaqohen ata? Përgjithësisht, si e vlerësoni letërsinë aktuale në Kosovë? Tafili: Pena dhe letra, duhet konsideruar si pasuri kombëtare. Libri duhet ta marrë vendin e vet institucionalisht në shoqëri. Jo çdokush ka guxim, durim e vullnet të merret me penë! Mund të kalojë orë të tëra për t’i ofruar shoqërisë mendimin, idenë. Shkrimtarët, si të gjitha kategoritë tjera të shoqërisë, kanë nevojë për kujdes e vlerësim më të lartë institucional. Meritojnë më tepër. Një shkrimtar sot duhet njëkohësisht të merret edhe me angazhime tjera për të siguruar nevojat e veta dhe të familjes. Nuk iu jepet mbështetja financiare. Në secilin qytet, madje vendbanim, duhet të vendoset këndi i librit; këndi i leximit. Ta kuptojë e të bindet secili, se popujt ngrihen e përparojnë vetëm atëherë kur të lexojnë e të mendojnë. Një shoqëri nuk mund të organizohet, e të funksionojë si e organizuar, pa aktivitet intelektual. Të bëjë shteti më tepër, nëse duam një shtet të fortë e të qëndrueshëm dhe përparimtar. Dhe këtë mund ta bëjë nëpërmjet ndarjes së fondeve, programeve speciale edukative në mediet vizive, të ngre libraria publike nëpër qytete, të organizojë takime shkencore e letrare etj.

PAQJA: Cila është perspektiva e një shkrimtari në kohën e sotshme, veçanërisht tani kur zhvillimi teknikoteknologjik po ndikon edhe në reduktimin e lexuesve të librit? Tafili: Letra dhe pena gjithnjë kanë

qenë e do të mbeten të pazëvendësueshme. Libri i shtypur në letër, s’ka nevojë për mjete për t’u lexuar. Është i drejtpërdrejtë. I favorshëm në çdo kohë e rrethanë. Ndërsa ajo elektronike, varet nga shumë faktorë, si rrjeti, energjia elektrike etj. Libri i shtypur, ruan shikimin. Leximi është më i frytshëm. E ardhmja e një shkrimtari, me gjithë zhvillimin e teknologjisë, do të mbetet e qëndrueshme. Po, ka ndikuar rënia e leximit, por jo e librit.

PAQJA: Cilat janë raportet tuaja me shkrimtarët tjerë në Kosovë dhe jashtë vendit? Gjithashtu, a keni raporte bashkëpunimi me ndonjë shoqatë apo institucion të shkrimtarëve? Tafili: Përgjithësisht në Kosovë mungojnë raportet intelektuale, profesionale. Por nuk mohohet bashkëpunimi mes tyre. Kam raporte me njerëz të fushave të ndryshme shkencore. Jam në kontakt me ta. Por na mungojnë organizimet dhe projektet e përbashkëta. Do të duhej të kishim kabinetet tona, sallat tona të diskutimeve, ndejat tona, ku do të shkëmbenim idetë dhe përvojat. Ende nuk jam anëtar i ndonjë institucioni si shkrimtar, por shpresoj shpejt të jem. PAQJA: Pasi që jeni edhe teolog, a keni raporte bashkëpunimi me teologët tjerë shqiptarë dhe si e vlerësoni punën e tyre në edukimin dhe udhëzimin e popullit dhe krijimin e kuadrove nën prizmin fetar? Tafili: Po, kemi bashkëpunim me hoxhallarë. Hoxhallarët janë një faktor i rëndësishëm i paqes dhe zhvillimit të

PAQJA: Si e vlerësoni gjendjen e

PAQJA

Nr. 81 n JANAR/SHKURT'14 7


shoqërisë. Kanë qenë dhe do të mbeten shembuj të bukur në edukimin dhe udhëzimin e popullit tonë. Në kohë edhe më të vështira e kanë dëshmuar këtë. Janë të palodhshëm në veprimtarinë e tyre dobiprurëse.

PAQJA: Sa punohet në trevat shqiptare drejt kultivimit të tolerancës ndërfetare dhe ruajtjes së identitetit fetar? Tafili: Mjaftueshëm. Duke qenë se trevat shqiptare kanë një popullsi shumicë muslimane dhe duke qenë se paqja dhe toleranca në Islam është prej parimeve thelbësore, shpjegon shumëçka. Në shtetet tjera investohet me të madhe për të kultivuar këtë tolerancë, ndërsa në trevat tona, hoxhallarët shqiptarë e bëjnë pa asnjë qindarkë. Kështu, të shtyrë nga besimi i drejtë i tyre. Feja te shqiptarët, veçanërisht Islami, është ruajtur si ruhet gjaku. Është pjesë e identitetit të tij kombëtar, pasi edhe konsiderohet si ruajtës i tij; gjuhës dhe historisë së tij. Ne si popull edhe njihemi për tolerant, paqësor. Ne përkundër armiqësisë së fqinjëve, nuk jemi treguar të pamëshirshëm ndaj tyre, siç janë treguar ata ndaj nesh. Megjithëse ata patën një fe ndryshe, ne dimë të dallojmë fjalën vatan. Edhe si shqiptarë, dimë ta mbrojmë atdheun bashkë, muslimanë e jomuslimanë. PAQJA: Në zgjedhjet komunale të 3 Nëntorit në Kosovë ju ishit kandidat për kryetar të komunës së Kaçanikut në kuadër të Partisë së Drejtësisë, ndërsa tani me votat e fituara jeni asamblist në kuvendin komunal të Kaçanikut, cilat janë raportet apo përvojat tua me këtë parti dhe sa jeni i kënaqur? Tafili: Meqë ishte hera e parë si pjesëmarrës në një garë të tillë, qe një sfidë e madhe. Por u kalua me sukses. Ndoshta jo sa është pritur, por s’është keq. Edhe ndoshta s’paska qenë koha e duhur për ta udhëhequr komunën. Në shoqërinë tonë nuk votojnë politikisht, sa votojnë të shtyrë ose të shtypur. Kur vjen koha e votimeve, sikur të kishte ardhur koha e domateve. Për disa vota, shitet një mëhallë. Ende duhet shumë punë. Populli na beson dhe ky besim 8 JANAR/SHKURT'14 n Nr. 81

veçmë ka filluar të shpërblehet. Tani jam pjesë e Legjislativit Komunal, pra kuvendar- asamblist, kemi dy ulëse në Kuvend nga gjithsej 27 ulëse. Kjo parti, me lidershipin që ka, besojmë që brenda një periudhe të shkurtër do të jetë një faktor politik vendimtar.

PAQJA: Çfarë komenti keni për politikën shqiptare, sa po punohet drejtë dhe mbarë për kauzën tonë kombëtare? Çfarë mesazhi apo porosie do të përçonit te lidershipi shqiptar, përfshirë gjithë elitën tonë politike? Tafili: Keqinterpretim të çështjeve politike. E mbushur me thashetheme. Shumë “politikanë”, pak udhëheqës. Kemi nevojë për politikë vendëse. Mendimet dhe idetë politike nuk komunikohen me shtresat e shoqërisë. Veprohet më tepër me, “U tha, u bë”. Populli vihet para akteve të kryera. Jemi një komb i madh, por edhe me shumë njerëz të mëdhenj të shtypur. Duhet të ketë më tepër lidhje mes politikëbërësve dhe qytetarëve. Hallet e njerëzve nuk mësohen prej zyrave. Duhet të dilet në rrugë, të jenë të shoqërueshëm, më komunikues. Kemi pasuri që nuk shfrytëzohet. Na mungojnë laboratorët e kërkimit dhe hulumtimit. Me ligje e komunikata nuk zgjidhen çështjet. Duhet ngritur politika ekonomike, kulturore, edukative, që do ta bashkonin faktorin mbarëshqiptar. Por duke filluar nga vetja, familja, lagjja e kështu me radhë. PAQJA: Si e vlerësoni sot gjendjen e punësimit dhe arsimimit të të rinjve në vendin tonë? Çfarë perspektive po e pret rininë tonë që përbën një shumicë të strukturës së shoqërisë sonë? Cila është porosia juaj për rininë shqiptare? Tafili: Fuqi e pashfrytëzuar. Kategori e harruar. Sikur të synohej varfërimi i tyre mendërisht e shpirtërisht. Pak investohet për vetëdijesim të të rinjve. Punën e sjell pasurimi intelektual. Nevoja për të jetësuar ëndrra, vizione. Një shoqëri e shtypur mendërisht, duke mos i lejuar të zhvillohet natyrshëm, jo më të nxitet, ajo shoqëri edhe nuk është aq ambicioze të veprojë, të punojë. Po, kemi nevojë për

vende pune, por më tepër për motivim, jo thjesht për të përmbushur nevojat më elementare për jetesë. Pastaj, rinia ka nevojë për një udhëheqje dinamike. Të nxitet për të ardhmen ndryshe. Të ketë vullnet për arsimim e edukim. Të mos rri rrugëve e dëshpëruar. Ajo përpiqet të shohë dritë, të shohë shenja të ngritjes, të përparimit, por shpejt lodhet, pasi edhe tunelet janë mjaft të gjata, përplot dëshpërim. Rinia dhe çështja e saj, duhet të vihet në rend të parë; të jetë një projekt madhor kombëtar. Duhet të vlerësohet e konsiderohet fuqia e rinisë. Por rinia asnjëherë nuk guxon të dëshpërohet! Të kërkojë forca brenda vetes. Le të rrëzohet, por të mos gjunjëzohet. Le të guxojë të durojë, por me një durim të bukur që shpie në korrje të fryteve të atij durimi. Pra, duke u përpjekur vazhdimisht për të nesërmen e ndritur. Kështu, duke sjell ndryshimet e nevojshme në veten tonë, patjetër që do të vijë edhe ndryshimi i gjithëmbarshëm.

PAQJA: Mesazhi juaj për fund? Tafili: Bima që mbillet, ka nevojë për përkujdesje të vazhdueshme. Nuk të mjafton thjesht mbjellja. Ka nevojë për durimin tënd. Mos e shkel, edhe nëse humbet durimin. Le të jetë çdo ditë e re, një ditë më e fuqishme, më e dobishme. Shfrytëzoje secilën sekondë prej jetës tënde. Jeta jote është një dhuratë hyjnore. Mos lejo të të kalojë pa e kuptuar pse je duke jetuar. Jetoje atë i rëndësishëm. Të jesh i dobishëm për veten, familjen e shoqërinë. Bëje të mirën, e mira do të të gjejë, kudo që je. PAQJA: Ju faleminderit që gjetët kohë të ju përgjigjeni këtyre pyetjeve. Ishte kënaqësi të zhvilloja me ju këtë intervistë duke shpresuar se opinionit shqiptar i kemi ofruar diçka që do t’u shërbejë për të ardhmen. Tafili: Faleminderit, Zoti ju nderoftë ju dhe të gjithë ata që përpiqen të bëjnë atë që është më e bukur e më e pastër për shoqërinë. I lutem Allahut të Lartmadhëruar t’ju forcojë edhe më tepër në rrugën e Tij të drejtë, në përhapjen e fjalës së bukur. n

PAQJA


Cirku i demokracisë

Isak KOSUMI

B

ota demokratike ishte dëshmitare e gjithë asaj çfarë ndodhi vitin e kaluar në Egjipt. Ushtria puçiste nën udhëheqjen e gjeneral Sisit dhunshëm rrëzoi presidentin e zgjedhur në mënyrë të lirë nga populli dr.Morsi. Gjeneral Sisi duke gëzuar mbështetjen jashtë Egjiptit, shtypi demonstratat paqësore pro-Morsi, duke shkaktuar qindra viktima e të plagosur. Muhamed Gharib, gjykatës i lartë në Egjipt, ka akuzuar forcat e sigurisë egjiptiane për vrasjen e 7.000 civilëve që nga grusht shteti ushtarak që rrëzoi presidentin e zgjedhur Muhamed Mursi, më 3 korrik. Duke folur në programin Hadith al-Thawra në Al-Jazeera, Gharib, i cili është pjesë e ekipit mbrojtës të Mursit, akuzoi gjyqësorin për njëanshmëri ndaj atyre që janë antigrusht shtetit. Për të mbështetur pohimin e tij, ai theksoi se zyrtarët e gjykatës ishin shumë të shpejtë në nxjerrjen e rregullave kundër nxënësve në shkolla, që posedojnë balona ose paisje shkollore me shenjën e Rabba AlAdawiya, simbolin me katër gishta, ndërsa të njëjtat gjykata nuk kanë filluar hetimet për vrasjen e 7.000 egjiptianëve. Sipas idesë diktatoriale të Sisit me kompani për fatin e popullit të Egjiptit më mirë mund të vendos ai kokë më vete e disa shtete qëllimkëqija sesa vetë

PAQJA

populli. Megjithatë marritë e regjimit të egër puçist s‘kishin e s‘kanë të ndaluar. Hodhi në gjyq presitentin Morsin, shpalli partinë e tij terroriste dhe improvizoi referendum për ndyshime kushtetuese. Vëllazëria u shpall organizatë terroriste pasi 16 njerëz u vranë me një atentat vetëvrasës mbi një stacion policie. Megjithëse Vëllazëria e dënoi sulmin, i cili u mor përsipër nga një organizatë ekstremiste në Sinai, qeveria shpalli të gjithë Vëllazërinë Myslimane organizatë terroriste. Vëllazëria, e cila ka fituar çdo palë zgjedhje që kur u rrëzua Hosni Mubarak, po punon në ilegalitet qëkur ushtria e rrëzoi presidentin e mbështetur prej tyre. Mijëra anëtarë të lëvizjes janë burgosur. Kundër vendimit janë thirrur protesta. Qeveria e Egjiptit, në fuqi me ndihmën e ushtarakëve, ashpërsoi masat kundër disidentëve, duke e shpallur lëvizjen e Vëllazërisë Islamike një organizatë terroriste dhe duke arrestuar mbi 150 vetë në një valë të re represioni. Zgjerimi i shtypjes së disidencës ka rritur tensionin në vend duke shkaktuar ndasinë më të madhe në historinë moderne të Egjiptit. Zyrtarët kanë filluar një raund të ri paralajmërimesh të ashpra kundër çdokujt që merr pjesë në protesta në mbështetje të Vëllazërisë, duke thënë se protestuesit do të ndëshkohen me ligjet kundër terrorizmit. Qeveria kërcënoi se pjesëmar-

rja në protestë dënohet deri në pesë vjet burg. Udhëheqësit e Vëllazërisë rrezikojnë burgim të përjetshëm, por edhe dënim me vdekje. Referendumi i mbajtur është jashtë çdo logjike demokratike dhe si i tillë duhet të hidhet poshtë nga bota. Referendumi është proces demokratik që duhet të zhvillohet në atmosferë të qetë, të lirë e paqësore, e jo nën tensionin e trazirave, duke përjashtuar e dënuar shumicën që mendojnë ndryshe dhe duke kërcënuar qytetarët përmes tankeve e tytave të ushtrisë. Ky mesazh është dashur t‘i përcillet Sisit dhe pushtetit puçist në Egjipt nga e gjithë bota paqësore e demokratike. Në votim sipas pushtetarëve dolën 38 %, 98.1 % e të cilëve kanë votuar pro. Pra 62 % nuk kanë dalur në vota, duke dëgjuar thirrjen e Vëllazërisë Muslimane për bojkot. Sisi, por edhe bota që ia aprovon këtë referendum duhet të pyetet: 62 % apo 38 % është shumica e popullit?! Dhe ajo pjesë që nuk doli në referendum dhe dëgjoi Vëllazërinë Muslimane, ndërsa kjo organizatë u shpallë terroriste, atëherë del se edhe ata që e paskan dëgjuar zërin e tyre qenkan terroristë. Atëherë mbase 62 % e popullatës qenkan terroristë, si mendojnë t‘ia dalin në krye me këtë armatë njerëzish të pakënaqur gjeneralët puçistë?! Këto pyetje dhe gjendjen në tërësi e kupton çdo mendje

Nr. 81 n JANAR/SHKURT'14 9


e shëndoshë. Një reflektim të tillë e pasqyroi ish-presidenti amerikan Xhimi Karter, i cili theksoi se „Amerika ka qënë e paaftë në gjetjen e ndonjë zgjidhjeje që do të kënaqte të dyja palët në Egjipt dhe se Dr. Muhamed Mursi ende vazhdon të mbetet sekreti më i madh në këtë zgjidhje. Çdo gjë është e mundëshme që të hiqet dorë prej saj përveç Dr. Muhamed Mursit pasi që njëra palë kërkon heqjen e tij me çdo kusht, ndërsa pala tjetër është e mjaftur me legjitimitetin e tij. Nëse marrim thjerrëza politike dhe i përdorim për të gjetur se cili është grupi më i fortë, atëherë nuk do të kemi shumë nevojë që të lodhemi, sepse shumë shpjet do ta kuptojmë se grupi më i dobët janë ushtarët. Ata, jo vetëm që janë të dobët, por janë shumë më të dobët. Përkrahësit dhe mbrojtësit e Dr. Muhamed Mursit janë ata që për afro pesë muaj kanē arritur ta imponojnë situatën dhe gjendjen në Egjipt. Kjo ka arritur që, edhe përkundër gjitha presioneve që kanë ardhur nga Amerika dhe Bashkimi Evropian, nga të gjitha shtetet e lindjes që janë duke e vuajtur krizen ekonomike dhe të gjitha orvatjet tjera, me a pa çmim, që ta blejnë grushtshtetin dhe t‘i bindin përkrahësit e Dr. Muhamed Mursit për ndonjë marrëveshje“. Ai po ashtu, në një intervistë të publikuar nga shumë media në Egjipt, tha se „shenja e „R4ABIA“-së është bërë një shenjë tërheqëse për të gjithë ata që e duan lirinë dhe që janë përkrahës të humanizmit dhe se ajo po ashtu është bërë tërheqëse edhe për vetë puçistët sepse ka arritur që gjeografikisht të përfitojë me mijëra prej tyre. Po ashtu ajo ka arritur që të bëhet shenjë e njohur në nivel botërorë“. Ai po ashtu tha se ishte njëri prej atyre që ndihej fajtor pasi që ishte ndërmejtësues në marrveshjen e Kamp David dhe se ai e kishte gjykuar në emër të shtetit më të madh dhe më të fortë në botë, por nuk mund t‘ia lejonte vetës që për të dyten herë t‘u bënte padrejtësi egjiptianëve edhe nëse kjo padrejtësi është vetëm me heshjtje. „Me çfarë të drejte dhe me çfarë logjike dolën 4 milionë vetë në rrugë për të kërkuar rrëzimin e presidentit Dr. Muhamed Mursit dhe pse doli ushtria në përkrahje të tyre dhe bëri grusht-shtet duke e rrëzuar presidentin, duke e hequr kushtetuten, duke e paralizuar vendin, duke arrestuar dhe vrarë me mijëra njerëz nga turma disa milionëshe që kishte dal për të kundërshtuar një gjë të tillë. Andaj 10 JANAR/SHKURT'14 n Nr. 81

me çfarë të drejte dhe mbi cilat norma të moralit po e përkrahni një gjë të tillë ju anëtarët e Kongresit të Famshëm“?! Ai po ashtu pyeti: „A jeni duke u kënaqur me privimin që po ia bëni atij vendi nga demokracia vetëm pse po e ndjeni dhe po i frikësoheni daljës se Egjiptit nga kontrolli juaj? Izraeli, sipas asaj që di, ka tërhequr mbi 200 trupa, ka ndalur çdo veprim logjistik dhe ka tërhequr spiunët e saj tokësor nga Egjipti gjatë udhëheqjes së Mursit, andaj Egjipti ngadal po e kthente kontrollin e saj mbi Sina. Karteri po ashtu kishte sqarur se Egjipti kishte qëndrim mjaft këmbngulës ndaj Izraelit dhe se ky qëndrim mund të shihej edhe si qëndrim lufte, andaj edhe ishte detyruar Izraeli që të nënshkruante marrveshje paqësore me Gazan pasi që pa presionin e Egjiptit ndaj tij dhe ndihmën që ia ofroj Gazas. Kjo u ka penguar qarqeve të caktuara, prandaj kurdisën puçin, duke lënë shumicën e popullatës pa rrugëdalje. Tani të rinjtë egjiptianë po kërkojnë se si të përballen me shtetin e udhëhequr nga ushtarakët dhe kanë filluar t‘u rikthehen ideve të dijetarit vizionar Sajid Kutub, një udhëheqës i Vëllazërisë Myslimane që u ekzekutua më 1966. Ata gjithnjë e më shumë po binden për domosdoshmërinë e përballjes me gjeneralët e padrejtë. Konkluzionet e tyre radikale theksojnë rrezikun me të cilin

përballet vendi që është sot më i ndarë se kurrë më parë në historinë moderne. Shkrimet e Kutub, shumica e të cilave u realizuan ndërsa ishte në burgjet e presidentit Xhamal Abdel Naser, kanë furnizuar me frymëzim militantët në Egjipt për shumë dhe shumë dekada. Ai cilësohet si burim frymëzimi edhe për Ajman al-Zauahirit, mjekun egjiptian që qe zëvendës i Osama bin Laden si udhëheqës i Al-Kaedës dhe që mori nën kontroll këtë rrjet pas vdekjes së Bin Laden në vitin 2009. Brenda Vëllazërisë Myslimane, e cila dekada më parë e shpalli veten si kundërshtare të dhunës, shkrimet e Kutubit janë gjerësisht të respektuara, por përqasja e tij revolucionare kaloi në plan të dytë kur lëvizja 85-vjeçare u përpoq të kërkonte pushtet brenda sistemit. Pas rënies së Hosni Mubarak më 2011, Vëllazëria ndoqi axhendën e vet përmes kutive të votimit, duke u mbështetur te aspekti i vet organizativ për të fituar dy palë zgjedhjesh parlamentare, një votim për president dhe dy referendume kushtetuese. Por pas gjithë kësaj, në korrik ata u mposhtën kur ushtarakët, duke iu përgjigjur demonstrimeve masive kundër Mursit, rrëzuan presidentin e parë të dalë nga zgjedhjet e lira të Egjiptit dhe filluan një fushatë shtypjeje kundër ndjekësve të tij. Që nga rënia e Mursit, Vëllazëria ka përjetuar një krizë ideologjike. Për

PAQJA


shumë të rinj, idetë e demokracisë madje edhe vetë koncepti i shtetit komb - është diskretituar. Kutub qe një nga mijëra islamistët që u torturuan në burgje në kohën e Naserit. Ai në fund doli në gjyq dhe u ekzekutua për shkak se kishte bërë thirrje për rrëzimin e shtetit. Udhëheqësi i Vëllazërisë, Mohamed Badie, vuajti ca kohë burg bashkë me Kutubin në vitet 1960, njësoj si Mahmoud Ezat, një figurë me shumë ndikim dhe një nga të paktët udhëheqës të Vëllazërisë që gjendet në arrati e i ka shpëtuar arrestimit deri tani, Kutubi është cituar si një ndikim madhor për të dy. Vepra e tij kryesore politike, “Guri i Kilometrit”, u ndalua në Egjipt deri në vitet 1990. Shkrimet e tij kanë shkaktuar debate edhe brenda vetë Vëllazërisë. Por islamistë të tjerë po ndjekin më hapur logjikën revolucionare përmes konkluzioneve më ekstreme: dhuna është rruga për të ecur përpara. Khalil al-Anani, një ekspert në lëvizjet islamike me bazë në Institutin e Lindjes së Mesme në Uashington, tha se Vëllazëria po përjeton “një krizë shpirtërore”. “Pas grushtit të shtetit, shumë nga baza humbën shpresën te politika, humbën shpresën te demokracia dhe shikojnë konfliktin politik nga një këndvështrim fetar: për përplasje mes besimtarëve dhe jobesimtarëve”, - thotë ai. “Kjo ide vjen më së shumti nga Sajit Kutubi. Nuk ka rrugë

PAQJA

të mesme”. Pas rënies së Mubarakut, edhe islamistët e vijës së ashpër ndoqën Vëllazërinë në politikën formale. Ata i vunë në rafte kundërshtimet e tyre ndaj demokracisë si sistem i huaj ndaj Islamit, krijuan parti dhe konkurruan në zgjedhje. Tashmë, logjika e njerëzve të vijës së ashpër, të cilët gjithmonë gjetën dëgjues në periferi, po tingëllon më fort mes të rinjve që qenë pjesë të rrymave të moderuara deri kohët e fundit. Vëllazëria, e cila vlerëson se ka deri në 1 milion anëtarë në një vend me 85 milionë banorë, është në telashe. Shtypja nga qeveria ka goditur kapacitetin e saj për t’u organizuar, duke e bërë më të vështirë për të mbajtur në këmbë mesazhin zyrtar për rezistencë paqësore. Grupime më radikale islamiste, disa të frymëzuara nga Al-Kaeda, kanë ndërhyrë duke përshkallëzuar sulmet e tyre kundër shtetit në Gadishullin e Sinait. Sulme të tilla janë përhapur edhe në zonat më të populluara të deltës së lumit Nil, duke arritur deri në Kajro. Rreth 200 oficerë dhe ushtarë janë vrarë që nga rrëzimi i Mursit. Mbështetësit e shefit të ushtrisë Abdel Fatah al-Sisi po e krahasojnë atë me vetë Naserin, duke reflektuar polarizimin e thellë të kombit. Shteti i ka shpallur luftë terrorizmit. Në një narrativë që i bën jehonë viteve 1990 – kur militantët luftuan për herë të fundit një kryengritje të gjatë kundër shtetit

të Egjiptit – Islamistët akuzojnë qeverinë që po përpiqet të provokojë një konfrontim të hapur. “Shumë nga të rinjtë islamistë kanë filluar të rrëshqasin tek opcioni i dhunës pas grushtit të shtetit”, - thotë një aktivist i pavarur islamist, që doli në kushtet e anonimatit për shkak të frikës nga arrestimet. Në javët e fundit, aktivisti tha se ka arritur të bindë katër njerëz se rrëmbimi i armëve nuk është gjë e mirë. “Ata janë të dëshpëruar. Unë i thashë se nuk mund të përdorësh dhunë nga dëshpërimi”. “Ata mund të kishin marrë dhjetëra të tjerë me vete”, - shtoi ai. Që nga rënia e Mursit, disa islamistë të Egjiptit në median sociale kanë filluar të bëjnë fushatë me slogane në mbështetje të idesë së një rendi pan-islamik: “Poshtë nacionalizmi - kufijtë janë vetëm toka”. “E kemi parë këtë film më parë” Ajo është ëndrra e islamistëve që nga kolapsi i hilafetit të Osmanit r.a dhe slogani shënon një sfidë radikale ndaj kufijve të kohës sonë në Lindje të Mesme e përputhet me mënyrën e të menduarit të Al-Kaedës. Ajo është gjithashtu një sfidë ndaj përqasjes së Vëllazërisë për të punuar brenda sistemit. “Shumë të rinj islamistë janë të bindur për këtë. A po përhapet ajo? Po përhapet në një mënyrë të rrezikshme. Nëse përhapet pa u maturuar fillimisht, ajo do të prodhojë një Al-Kaeda të re”, - thotë aktivisti. Ecuria e ngjarjeve në Egjipt ka sjellë ndërmend një krahasim me Algjerinë, ku shteti braktisi eksperimentin me demokracinë më 1991 për shkak se islamistët patën sukses në votime, duke ndezur një dekadë luftë civile. “Pas grushtit të shtetit në Algjeri, islamistët thanë: ‘Demokracia është idhulli i Perëndimit. Ne jemi mashtruar për të luajtur përmes rregullave demokratike’. Kjo është çfarë ndodhi në Algjeri dhe unë mendoj se kemi hyrë në kushtet e Algjerisë”, - thotë Mohamed Sofar, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Kajros, i cili shkroi tezën e tij të doktoraturës mbi Sajid Kutubin në Universitetin Free të Berlinit. Por, duke parashikuar “një fazë kalimtare të zemërimit të të rinjve,” ai argumentoi se militantizmi në Egjipt në fund do të mposhtet nga eksperienca e vendit gjatë viteve 1970-1990, përfshirë vrasjen e vitit 1981 të presidentit Anuar Sadat. “Ne e kemi parë këtë film më parë dhe ne e dimë se si përfundon ai - tha Sofar. “Disa grupime ushqejnë këtë lloj mendimi dhe aksioni politik, por të gjitha kanë dështuar.” n Nr. 81 n JANAR/SHKURT'14 11


Legjitimimi i një procesi Ekziston një rrezik real që vëzhguesit ndërkombëtar të cilët monitorojnë referendumin kushtetues të Egjiptit do të dërgojnë në legjitimimin e një procesi me të meta dhe jo demokratik Michele DUNNE

Q

everia e SHBA-së, qeveritë evropiane dhe organizatat ndërkombëtare të interesuara në korrektësinë e zgjedhjeve ballafaqohen me një veprim të vështirë balancues me referendumin kushtetues të 14 e 15 janarit në Egjipt. Ata duan të observojnë votën për kushtetutën e re të vendit për të inkurajuar Egjiptin që të kthehet në rrugën demokratike pas grusht-shtetit të korrikut me të cilin u hoq Presidenti Muhamed Morsi. Ekipe të ndryshme të vëzhguesve ndërkombëtarë, deklaratat e pasreferendumit e të cilëve do të ketë vëmendje prej politikbërësve dhe medieve, janë të rreshtuar për zhvillimet. Por është një rrezik real që lojtarët ndërkombëtarë do të dërgojnë në legjitimimin e një procesi e të metë dhe jodemokratik. Ata rrezikojnë kësisoj duke luajtur në përpjekjet e tranzicionit të qeverisë egjiptiane që të fokusojnë vëmendjen në çështjet teknike të udhëzimeve politike të pas grushtshtetit duke devijuar kështu vëmendjen prej kontekstit thellësisht shqetësues --shqetësimit të përgjithshëm1, deklarimit të fundit për Vëllazërinë Myslimane (grupit më të madh politik të Egjiptit) si një organizatë terroriste2, shkallëzimit të represionit të disidentëve sekularë3, një draft kushtetute që i jep ushtrisë

12 JANAR/SHKURT'14 n Nr. 81

pushtet të tërësishëm4, një proces draftues që tërësisht përjashton islamistët, efektivisht aspak liri5 për ata që do të bëjnë fushatë6 kundër kalimit të referendumit. Dhe mundësia e protestave7 të vazhdueshme gjatë referendumit, si dhe të sulmeve të dhunshme kundër objektivave të qeverisë, është e lartë. Do të jetë pothuajse e pamundur për vëzhguesit që të bëjnë një punë të besueshme nën kushtet e tanishme në Egjipt. Dhe nëse referendumi kalon pa probleme, ende nuk do të jetë e qartë se a do të bëjnë një kontribut domethënës votat për ta sjellë Egjiptin prapë në rrugën demokratike. Vëzhguesit dhe qeveritë e huaja, përfshirë SHBA-në, do të bëjnë të duhurën që të sigurojnë se angazhimi dhe deklaratat e tyre të mbajnë fokusin në pikturën e madhe të trajektores shqetësuese të Egjiptit.

Një shembull joreprezentues Në këtë referendum, si në të gjitha zgjedhjet, vëzhguesit ndërkombëtar nevojitet të shqetësohen jo vetëm për atë se a do t’i legjitimojë prezenca e vëzhguesve ndërkombëtar pa meritën, por edhe a kushtet e tanishme a do t’u lejojnë atyre dukshmëri të mjaftueshme në proces për të bërë gjykime të mirinformuara. Institucione të ndryshme kryesore, siç janë Carter Center me bazë në SHBA dhe Bashkimi Evropian, kanë zgjed-

hur të dërgojnë vetëm grupe të vogëla të ekspertëve për shkak të kushteve negative të referendumit si dhe situatën e varfër të sigurisë. Carter Center8 citon “mjedisi polarizues dhe hapësira e ngushtë politike që përkojnë me referendumin në vijim, si dhe mungesa e një procesi të brendshëm për draftimin dhe debatin publik për draftin e kushtetutës” shihen si një shqetësim i madh. Dy organizata tjera amerikane të spikatura vëzhguese që kanë monitoruar zgjedhjet parlamentare egjiptiane të 2012-tës, National Democratic Institute dhe International Republican Institute, u nxorën jashtë vendit në fund të 2011 dhe nuk mund të marrin pjesë në këtë referendum. Anëtarë të stafit të tyre ishin ndjekur penalisht9, viktimë e një mosmarrëveshjeje mbi programin asistues mes qeverisë së SHBA-së dhe qeverisë ushtarake të Egjiptit që mori pushtetin pas përzënies së presidentit afatgjatë Hosni Mubarak. Përkundër situatës së tanishme dhe kësaj historie shqetësuese, qeveria e SHBA-së do të financojë një ekip prej afërsisht 80 vëzhguesish ndërkombëtar nga NGO Democracy International për të monitoruar referendumin. Gjithashtu do të jenë edhe disa OJQ të ndryshme në listën10 e organizatave të autorizuara për monitorim, duke përfshirë Rrjetin Zgjedhor në regjionin arab dhe Institutin e Zgjedhjeve për Demokraci të Qëndrueshme në Afrikë, e cila thuhet se do të dërgojë relativisht grupe të vogla. Këta vëzhgues duhet të kenë bashkëpunim me zyrtarët zgjedhorë dhe zyrtarët tjerë në mënyrë që të kenë qasje në vendet ku do të votohet dhe do të bëhet numërimi. Kjo mund të jetë problematike në Egjipt, dhe ishte, për shembull gjatë zgjedhjeve të qershorit 201311 për president, por dyshimi tani për tani është se zyrtarët egjiptianë, kanë akredituar vëzhguesit ndërkombëtar, do të bashkëpunojnë dhe do t’u japin monitoruesve qasjen që u nevojitet. Më pas, është pyetja se a do të jenë të aftë vëzhguesit ndërkombëtar të vizitojnë vende të mjaftueshme të votimit nëpër Egjipt për të marrë një mostër

PAQJA


i jodemokratik në Egjipt domethënëse. Kushtet e dobëta të sigurisë në vend e bëjnë këtë një sprovë të dyshimtë. Edhe në një situatë të qetë, prapëseprapë, vëzhguesit ndërkombëtarë nuk do të ishin në gjendje të sigurojnë më shumë se një paraqitje të shkurtër të realitetit zgjedhor në një vend të madh si Egjipti, veçanërisht në provincat e përhapura ku shumë abuzime zgjedhore kanë ndodhur në të kaluarën. Më së shumti do të jenë ca qindra vëzhgues për referendum, të cilët do të jenë në gjendje të vizitojnë vetëm një pjesëz të afërsisht 13 mijë vendvotimeve. Kjo nënkupton se monitoruesit ndërkombëtar duhet të varen në informacionin e vëzhguesve vendor të zgjedhjeve, të cilët duhet të jenë më shumë në numër sesa të huajt. Normalisht, vëzhguesit vendor vijnë prej partive politike, kandidatë të fushatës dhe organizatave të shoqërisë civile, dhe ata bëjnë përpjekje shumë më gjithëpërfshirëse monitoruese sesa ndërkombëtarët. Organizatat më serioze ose rrjetet do të zënë vend si në vëzhgues në çdo stacion votimi prej fillimit të votimit deri në përfundim të numërimit. Në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe presidenciale, vëzhguesit vendor egjiptianë në fakt kanë siguruar me shkrim pjesëmarrjen zyrtare të votuesve dhe e përputhin në secilin vendvotim, duke ua mundësuar organizatave në rrjet gjithëkombëtar që të bëjnë një numërim paralel. Për referendumin si dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale, komisioni zgjedhor ka autorizuar një numër të organizatave egjiptiane të vendosin një kombinim të përgjithshëm të dhjetëra mijëra vëzhguesve 30(edhe pse shumë nga këto grupe nuk do të kenë mjete financiare ose sistemin logjistik të nevojshëm për të vendosur aq vëzhgues sa i kanë të autorizuar). Por është bërë e qartë se palët opozitare të referendumit janë pro e kundër se a do të kihet qasje e barabartë. Organizatat egjiptiane në favor të kalimit të kushtetutës së re do të inkurajohen të monitorojnë ngjarjet, ndërsa ata kundër referendumit do të përjashtohen. Merreni Tamarod-in, një organizatë rinore që e ka mbështetur grusht-shtetin dhe ka mbetur mbështetëse për ushtrinë përderisa grupet tjera, si Lëvizja Rinor 6

PAQJA

Prilli, janë bërë kritike. Grupi ka paralajmëruar se do të dërgojë numër të madh të monitoruesve12; shumë organizata të shoqërisë civile që kanë mbështetur grusht-shtetin, kanë vepruar kësisoj. Ndërkohë, organizatat që kanë lidhje me Vëllazërinë Myslimane dhe të tjerët që duan të shohin dështimin e referendumit (ose së paku të verifikohet pjesëmarrja e votuesve) nuk do të jenë në gjendje të monitorojnë. Ndërsa autoritet zgjedhore fillimisht autorizuan 67 grupe vendore për monitorim, duke përfshirë grupe që kanë lidhje me islamistët siç është Qendra Sawasya për të Drejtat e Njeritu dhe Kundër-Diskriminim (e cila planifikon të dërgojë deri në 5000 monitorues), Ministria e Solidaritetit Social së fundmi ka paralajmëruar se vetëm 4013 nga 67 organizata do të lejohen dhe se grupe përfshirë edhe Sawasya-n do të përjashtohen. Fakti se organizatat vendore prej vetëm një ane të referendumit debatojnë se a do të lejohen të monitorojnë nënkupton se parregullsitë dhe abuzimet ka gjasë të kalojnë pa vërejtur ose pa raportuar. Gjithashtu nënkupton se me gjasë nuk do të ketë një numërim serioz paralel të votave. Dhe kështu monitoruesit ndërkombëtar nuk do të kenë ndonjë bazë në të cilën do të gjykonin se çfarë lajmërojnë autoritetet egjiptiane për pjesëmarrjen në votime dhe a do të jetë rezultati i besueshëm, ose a do të jetë një mostër e vogël e votimit dhe numërimit e bollshme që ata të jenë në gjendje të dëshmojnë se a ishte reprezentuese.

A është një referendum i pastër një kthim prapë në demokraci? Edhe në mes të sfidave të vështira me të cilat përballen�������������������� vëzhguesit ndërkombëtarë, mund të argumentohet se kalimi i kushtetutës nëpërmjet një procesi të arsyeshëm të pastër është një hap kritik në zhvillimin politik të Egjiptit dhe se lojtarët ndërkombëtarë duhet të bëjnë atë që munden që të ndihmojnë të hapin rrugën prapë në politikën pjesëmarrëse. Është e vërtetë se rrugëtimi politik pasMorsi varet nga kalimi i draftit kushtetues, dhe nuk është e qartë se a do të planifikohen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare pas referendumit nëse ai nuk kalon. Por është gati e paimagjinueshme që referendumi të refuzohet për shkak se opozita parimore planifikon ta bojkotojë votën14 dhe vetëm një grup shumë i vogël po bën fushatë për t’i bindur egjiptianët t’i thonë jo votës. Argumenti potencialisht mund të bëhet se kushtetuta do të dërgojë prapë në politikë pjesëmarrëse (lë vetëm një rrugë demokratike) nëse autoritetet egjiptiane po ndërmarrin hapa për të inkurajuar pluralizmin dhe po ndërtojnë ura pas grusht-shtetit shtypës dhe gjakderdhjes që ndodhi gjatë korrikut dhe gushtit të 2013-s. Por deklarata e fundit për Vëllazërinë si një organizatë terroriste, nxjerrja e një ligji drakonian antiprotestë15 dhe zbatimi edhe kundër sekularëve sikurse ndaj kritikëve islamikë ndaj qeverisë, ripërtëriu shqetësimin e aktivistëve16 nga policia sekrete, dhe dispozitat thellësisht antidemokratike të kushtetutës së re në Nr. 81 n JANAR/SHKURT'14 13


legjitimitet një procesi të qartë jodemokratik elektoral, dhe misionet e vëzhgimit ndërkombëtar të zgjedhjeve që gjenden në ndonjë rrethanë të tillë duhet të bëjnë deklarata publike për të siguruar që prezenca e tyre nuk implikon një legjitimitet të tillë. Vëzhguesit ndërkombëtar në referendumin e Egjiptit ose zyrtarët qeverisë amerikane dhe evropiane që duhet të japin deklarata publike mbi këtë ngjarje duhet t’i vendosin këto fjalë në pasqyrat e tyre si përkujtim. n

lidhje me pushtetet ushtarake17 të gjitha sugjerojnë ndryshe. Se a do të shoqërojë kushtetua në më shumë pjesëmarrje politike, është gjithashtu në dyshim sepse dokumenti lë shumë çështje kritike të pavendosura. Për shembull, egjiptianët duhet të votojnë për kushtetutën pa e ditur se cili sistem zgjedhor do të përdoret për votimin parlamentar, se a do të mbahen së pari zgjedhjet presidenciale apo parlamentare, apo a do të vazhdojë presidenti i ri të ketë kompetenca tejet të gjëra siç është e drejta për të emëruar tërë guvernatorët e provincave. Këto vendime do të kenë implikime të rëndësishme për zhvillimi e sistemit politik, por ato janë lënë të caktohen nga presidenti i përkoshëm, Adly Mansour, që t’i dekretojë, me gjasë pasi të mbahet referendumi. Dhe Ministri i fuqishëm i Mbrojtjes Abdel Fattah el-Sisi ende nuk e ka bërë të ditur se a ka në plan të kandidojë për presidencë, dhe ai shumë mirë mund mos ta bëjë këtë para 14 janarit. Kjo çështje nuk është përcaktuar në kushtetutë, por kjo edhe do të bëjë dallimin në mënyrën se sa mbështetës janë votuesit egjiptianë të rendit të pasgrusht-shtetit.

Pyetja e ligjshmërisë Ajo që duket tek autoritetet egjiptiane janë të përqendruar në sigurimin e shfaqjes së fortë të një situate të mbështetjes publike për rendin e gatuar ushtarakisht pas-Morsi sesa në restaurimin e proceseve demokratike. Autoritetet duan “turma të mëdha” dhe “presin që të gjithë ata që kanë 14 JANAR/SHKURT'14 n Nr. 81

demonstruar më 30 qershor (që bënin thirrje për heqjen e Morsit) të marrin pjesë në votime”, - tha Kryeministri Hazem el-Beblawi18 gjatë një interviste televizive të 29 dhjetorit. Veçanërisht, autoritetet egjiptiane po shikojnë për numrat që vendosmërisht të tejkalojnë 18 milion votues dhe 64% miratim të arritur nga Morsi në referendumin19 e 2012-s. Një paraqitje e fortë është e rëndësishme për arsye të brendshme politike dhe legjitimitet ndërkombëtar. Sondazhi i fundit i Zogby20-t sugjeron se opinioni publik rreth tranzicionit të gatuar ushtarak mbetet tejet i polarizuar, dhe Presidenti Mansour, mes zyrtarëve tjerë, u ka bërë thirrje egjiptianëve të “befasojnë botën” me pjesëmarrjen e tyre. Nëse vëzhguesit ndërkombëtar do të bëjnë punën e tyre me kujdes, ata me shumë gjasë nuk do të jenë në gjendje të sigurojnë miratimin e një referendumi të lirë dhe të drejtë dhe të fuqizojnë pjesëmarrjen e votuesve që kërkojnë autoritetet egjiptiane, vetëm nëse për shkak se atyre do t’u mungojë informacioni i duhur për të bërë këso gjykimesh. Sidoqoftë, ata duhet të mbajnë në mend dispozitën e Deklaratës së Parimeve për Vëzhgim Ndërkombëtar të Zgjedhjeve dhe Kodit të Sjelljes së Vëzhguesve Ndërkombëtar të Zgjedhjeve, të shënuara në OKB21 më 2005, të cilën shumica e organizatave të mëdha e kanë nënshkruar: Organizata nuk duhet të dërgojë ndonjë mision për vëzhgimin ndërkombëtar të zgjedhjeve në ndonjë vend nën kushte që do ta bënin prezencën e atij misioni të interpretohet sikur i jepet

1 http://www.nytimes.com/2014/01/04/world/ middleeast/deadly-violence-erupts-duringrallies-across-egypt.html 2 http://www.nytimes.com/2013/12/26/world/ middleeast/egypt-calls-muslim-brotherhood-aterrorist-group.html 3 http://www.egyptindependent.com/news/ april-6-movement-activists-doma-maher-andadel-suffer-harsh-conditions-jail 4 http://carnegieendowment.org/2013/12/04/ egypt-s-draft-constitution-rewards-militaryand-judiciary/gvc8 5 http://madamasr.com/content/selling-constitution 6 http://madamasr.com/content/strongegypt-party-members-arrested-after-posting%E2%80%98no%E2%80%99-campaignmaterial 7 http://www.egyptindependent.com/news/ brotherhood-led-alliance-plans-referendumday-sit-ins 8 http://www.cartercenter.org/news/pr/ egypt-010614.html 9 http://www.ipsnews.net/2013/06/u-s-denounces-egyptian-ngo-trial-results/ 10 https://www.elections.eg/observers/accepted-observers-organizations 11 http://www.cartercenter.org/resources/pdfs/ news/peace_publications/election_reports/ egypt-final-presidential-elections-2012.pdf 12 http://www.egyptindependent.com/news/ tamarod-oversee-constitution-referendum 13 http://www.dailynewsegypt. com/2014/01/07/forty-seven-ngos-to-monitorupcoming-referendum/ 14 http://www.dailynewsegypt. com/2013/12/16/anti-coup-alliance-boycottsreferendum/ 15 http://www.reuters.com/article/2013/12/22/us-egypt-protests-idUSBRE9BL04N20131222 16 http://arabist.net/blog/2014/1/5/messagesfrom-security-services-to-egyptian-activists 17 http://carnegieendowment.org/2013/12/04/ egypt-s-draft-constitution-rewards-militaryand-judiciary/gvc8 18 http://www.almasryalyoum.com/news/details/367565 19 http://egyptelections.carnegieendowment. org/2012/12/19/unofficial-results-of-the-firstround-of-egypt%E2%80%99s-december2012-constitutional-referendum 20 http://www.aaiusa.org/blog/entry/zogbyresearch-poll-shows-egyptian-attitudes-splitmore-polarized-than-ever/ 21 http://www.ndi.org/files/DoP-ALB.pdf

PAQJA


KAOSI I LUFTËS NË SIRI DHE IRAK Xhelil HASANI

A

s skeptikët më të mëdhenj nuk do të kishin besuar se lufta në Siri do të arrinte në këtë pikë, ku do të harrohej objektivi, targeti ose shënjestra kryesore Bashar El Asadi, ndërsa ata që do ta luftonin atë, do të ndahen në grupe ndërluftuese për të luftuar njëri-tjetrin. Ky skenar tashmë i vënë në skenë është ndër më të kobshmit për daljen nga amullia e luftës së përgjakshme dhe largon shpresat për të parë lirinë e popullit sirianë sa më shpejt në horizont. Në terren ekziston një armiqësi e shkaktuar nga mosmarrëveshjet dhe intrigat reciproke, saqë nuk kursehet asgjë. Grupacioni Shteti Islamik në Irak dhe Levant (ISIS) po luftohet nga Koalicioni Kombëtar Ushtria e Lirë e Sirisë, Fronti Islamik dhe disa forca tjera rrebele. Gati çdo ditë postohen video-inçizime të reja ku grupet e ndryshme proklamojnë fitore sporadike në terren ose përçojnë mesazhe xhihadi. Palët ndërluftuese thirren në të njëjtat parime, kanë një armik të përbashkët dhe prapëseprapë luftojnë kundër qëllimit të tyre. Një gjendje paradoksale që s'mund ta kuptosh. Madje ka edhe prononcime nga më ekstremet ku njëri grup ia lejon grupit tjetër marrjen e grave të zëna rob për robëresha. ISIS kërcënoi rivalët se do t’i shtypë. Ata deklaruan se tashmë e tutje Ushtria e Lirë e Sirisë dhe grupimet e tjera konsiderohen si objektiva të ligjshme për luftëtarët e tyre. Më pas, një grupim tjetër i lidhur me Al-Kaedën, fronti AlNusra, bëri thirrje për armëpushim dhe shkëmbim të burgosurish. Ata kërkuan krijimin e një komiteti islamik për të ndërmjetësuar mosmarrëveshjet. ISIS dhe Al-Nusra kanë rrënjë të përbashkëta. Al-Nusra besohet se është krijuar nga grupime militantësh në Irak, ku përfshihet Al-Kaeda dhe Shteti Islamik i Irakut. Në prill 2013, kreu i Shtetit Islamik të Irakut, Abu Bekri al- Bagdati njoftoi bashkimin me grupin Al-Nusra për krijimin e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit, (ISIS). Por kjo lëvizje raportohet se është refuzuar nga udhëheqësi i Al-Kaedës, Ajman al-Zauahiri, i cili njohu Nusrën si degë të vetën në Siri. Që nga ajo kohë, ISIS dhe Nusra kanë vepruar më vete, ku Nusra është përpjekur të mbajë marrëdhënie relativisht

PAQJA

të mira me rebelët e tjerë në luftë kundër qeverisë së Sirisë. Por ISIS duket se ka qenë më e shqetësuar për të kapur sa më shumë territore. Një dijetar me prejardhje nga Siria, i cili jeton tani në Saudi jo vetëm se ka kritikuar, por edhe ka mallkuar luftëtarët e këtij grupacioni. Adnan Aruri është dijetar 73 vjeçar i cili u largua gjatë qeverisjes së Hafez El Asadit, babait të Basharit, pas masakrës në vendlindjen e tij Hama në vitin 1982. Ai bëri thirrje për mbështetje të Ushtrisë së Lirë Siriane sekulare, e cila njëherësh gëzon edhe mbështetjen perëndimore. Ky reagim i Arurit ka hasur në kritika dhe kundërshtime nga krerët e ISIS në terren. Një nga zërat kundërshtues me emrin Xhabir ka thënë: "Aruri qëndron në karrige dhe fillon të bërtasë duke thënë "Beshari ka eksploziv, tanke, armë, aeroplanë etj. Sa i përket Shejhut, ai vetëm rri ulur dhe nxitë popullin e Homsit dhe Daras të luftojnë. Dhe derisa Shejhu thotë se Bashari po përdor armë, ai rri dhe nxit njerëzit të luftojnë, të vrasin, të masakrojnë. Por çfarë është kjo?? Ai i nxit njerëzit të ngriten sepse Siria po masakrohet dhe po hidhet në ajër. Në vend se të rrish ulur në karrige, ti duhet të ngrihesh dhe të prezantosh vetë në Xhihad. Pasha Allahun, Beshari është më i mirë se ti (Shejh). Ti po kërkon nga njerëzit të arrijnë fitore, si mundet ata të fitojnë kur ti qëndron ulur në karrige???" Përkundër këtyre zhvillimeve, angazhimeve ndërkombëtare me konferenca paqeje për Sirinë, Bashari vazhdon të qëndrojë i patrazuar me pushtetin e tij të brishtë. Nga ana tjetër mjerimi dhe gjendja e rënduar e mijëra refugjatëve, vazhdon të vështirësohet.

Krahas Sirisë, edhe Iraku është përfshirë nga një sërë luftimesh sporadike, ku janë përfshirë luftëtarë të ISIS. Njëri ndër komandantët e ISIS në Irak Ebu Vehib ka udhëhequr muxhahidët në depërtimin e tyre madje edhe në disa pjesë të Bagdatit. Ata kanë sulmuar edhe burgun Al Ahdat dhe kanë liruar të burgosurit aty. Përveç luftimeve në Bagdat ka pasur raportime për zhvillimin e luftimeve edhe në Mosul, Dijal. Edhe në Irak janë shënuar disa grupacione luftëtarësh me emërtime të ndryshme si: Brigadat Revolucionare, Ushtria rashidine, ensarët e sunetit, etj. Para disa ditësh në Faluxhë është shpallur instalimi i gjyqit të parë sheriatik. Qeveria e Irakut ka humbur kontrollin mbi qytetin strategjik të Falluxhas. Tensioni sektar dhe etnik është rritur ndjeshëm në Irak gjatë këtij viti, si pasojë e fuqizimit të ekstremizmit nga lufta civile në Sirinë fqinje, si dhe nga tërheqja e trupave amerikane nga ky vend në dhjetor 2011. Luftëtarët e lidhur me shtetin islamik në Irak dhe Levant (njohur si ISIS) patrullojnë rrugët me ndihmën e disa fiseve në aleancë me Al-Kaedën. Kreu i policisë në provincën Anbar, tha se trupat e tij janë tërhequr në dalje të qytetit, ndërsa populli i Falluxhës ishte “i burgosur i ISIS”. Luftimet shpërthyen, pasi ushtria shpërndau një kamp proteste të arabëve suni në qytetin Ramadi. Arabët që përbëjnë një minorancë në Irak, akuzojnë qeverinë e udhëhequr nga shiat për margjinalizim dhe diskriminim. Ata thonë gjithashtu se bashkësia e tyre minoritare është nën shënjestër të masave antiterroriste të zbatuara për të luftuar shtimin e dhunës sektare në vend. Në muajt e fundit, mili-

Nr. 81 n JANAR/SHKURT'14 15


tantët suni kanë përshkallëzuar sulmet në gjithë Irakun, ndërsa grupimet shia kanë nisur fushatë hakmarrjesh, duke shtuar frikën për kthim në konflikt masiv sektar në vend. Këtë vit, 7818 civilë dhe 1050 oficerë janë vrarë si pasojë e dhunës. Ky ishte viti më i përgjakshëm që nga 2008-a, por jo aq i përgjakshëm sa vitet 2006 dhe 2007. Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri (John Kerry), shprehu besim se qeveria e Irakut dhe fiset që e mbështesin atë do të mposhtin kundërshtarët e tyre, ndërsa theksoi se Uashingtoni do të japë mbështetje, por nuk do të dërgojë trupa. Ushtria e Irakut ka bashkuar forcat me milicinë vendase në betejë kundër Al-Kaedës, e cila duket se është në aleancë me disa grupime siriane në përpjekje për të krijuar një shtet irakiano-sirian. “Kjo është një betejë që u përket irakianëve. Ne nuk po mendojmë të kthehemi”, - tha Kerri para gazetarëve, ndërsa gjendej në një vizitë në Izrael. “Ne do t’i ndihmojmë ata të luftojmë, por kjo betejë, në fund, do të fitohet nga ata vetë dhe unë kam besim se ata do të triumfojnë.” Bashkëpunimi i ushtrisë së Irakut me fiset e ndryshme suni solli triumfin e vitit 2006 kundër militantëve, të cilët patën kapur kontrollin e pjesës më të madhe të zonave suni të Irakut pas pushtimit amerikan të vitit 2003. Trupat amerikane dhe forcat vendase arritën të mposhtin kryengritësit suni në një luftë të ashpër kur u dërguan trupa amerikane shtesë në vitet 20062007. Situata u acarua më 28 dhjetor, kur forcat e sigurisë arrestuan një deputet të njohur suni, Ahme dal-Aluani në qytetin Ramadi, por para se ta arrestonin pati një përleshje të armatosur me rojat e tij që përfundoi me gjashtë të vdekur. Dy ditë më vonë, kryeministri urdhëroi trupat të shpërndanin një kamp proteste në këtë qytet, duke pretenduar se kampi “është kthyer në bazë të AlKaedës”. Rreth 40 deputetë suni dhanë dorëheqjen në shenjë proteste dhe bënë thirrje që ushtria të tërhiqet nga zonat urbane. Më 31 dhjetor, Maliki ra dakord të tërheqë ushtrinë, në mënyrë që policia të rimarrë kontrollin e sigurisë. Por sapo u larguan ushtarët, militantët u shfaqën në rrugët e Ramadit, Fal- luxhas dhe qyteteve të tjera, duke pushtuar komisariatet e policisë, duke liruar të burgosur dhe duke siguruar armatime. Kryeministri e anuloi vendimin e tërheqjes së ushtrisë, por kjo e fundit nuk ishte më në gjendje të kthehet në këto qytete. n 16 JANAR/SHKURT'14 n Nr. 81

Reformat dështojnë të n

Reformat që pritet të ndodhin në Birmani premtojnë më shumë për shumicën e pakicave etnike të saj. Për popullin musliman Rohingya, zvogëlimi i kontrollit autoritar ka qenë katastrofal. Ata kanë qenë subjekt i dhunës së bandave të nxitur nga ekstremistët dhe reagimi qeveritar ka qenë i paefektshëm INSTITUTI NDËRKOMBËTAR PËR STUDIME STRATEGJIKE1

S

hpresat janë të mëdha se reformat që pritet të ndodhin në Birmani eventualisht do të vendosin demokracinë në këtë vend, që njihet më mirë për represion. Por ndërsa zvogëlimi i kontrollit autoritar premton liri më të mëdha për shumicën e popullatës dhe ka dërguar në çoroditjen e rebelimeve afatgjata ndaj pakicave etnike, ka pasur ndikim katastrofal mbi popullin musliman Rohingya. Mungesa e njohjes së shtetësisë si një grup zyrtar etnik, Rohingya-sit kanë qenë subjekt i dhunës së bandave të nxitura nga ekstremistët që duket se flasin lirshëm me mendjet e tyre në publik. Përpjekjet qeveritare për të intervenuar kanë qenë pa efekt dhe forcat e sigurisë shpesh kanë qenë paragjykuese kundër Rohingya-sve. Telashet e tyre kanë marrë një vëmendje rajonale më të madhe si grup në vendet tjera që kanë iniciuar rastin Rohingya. Por qeveritë rajonale nuk tregojnë ndonjë dëshirë të shfaqin ndikimin mbi çështjen në fjalë, meqenëse

ata ndjekin mundësitë komerciale që ofron liberalizimi i Birmanisë. Birmania, momentalisht kryeson në Asociacionin e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) për herë të parë dhe veçanërisht kanë lënë jashtë agjende çështjen Rohingya në takimin e ministrave të jashtëm në takimin e 16 janarit. E bënë këtë, mirëpo, thanë se janë të gatshëm të dëgjojnë këshillat mbi konfliktin në baza bilaterale.

PAQJA


ndihmojnë Rohingyasit e Birmanisë Disa njerëz vdesin në konfliktin sektar në Birmani: Grupi i të drejtave /AFP/ YANGON, 18 janar: Disa njerëz, përfshirë gra dhe një fëmijë janë vrarë në një sulm mbi muslimanët Rohingya në Birmaninë Perëndimore të ndarë prej konflikteve, njoftoi një grup i të drejtave të njeriut, kurse SHBA-ja shprehu alarmin. Shteti Rakhine mbetet i tensionuar pas disa rebelimeve gjakderdhëse komunitare mes budistëve dhe muslimanëve që nga 2012-ta ku janë vrarë dhe zhvendosur 140 mijë njerëz, kryesisht të pakicës Rohingya. Detajet e trazirave të fundit ishin të paqarta, por aktivistët thanë se së paku dy gra dhe një fëmijë u prenë me thika për vdekje në një sulm në një fshat afër kufirit të Bangladeshit në fillim të kësaj jave, me ndoshta disa dhjetëra viktima. Autoritetet birmane kanë mohuar ndonjë vdekje të civilëve, por konfirmuan se ka ndodhur një konflikt në të cilin një zyrtar policor supozohet të jetë vrarë. Chris Lewa, drejtori i Projektit Arakan me bazë në Bangkok, që lobon për të drejtat e Rohingya-sve, tha se sulmi në fshatin Du Chee Yar Tan të hënën ndodhi disa kohë pas përplasjes fillestare me policë. “Aty u vranë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë”-, tha ajo, por shtoi se raportet prej burimeve në vend për të vrarët varion nga 10 në dhjetëra të tjerë.

PAQJA

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Jen Psaki tha se Uashingtoni ishte “thellësisht i shqetësuar” nga raportet e dhunës. “Ne jemi veçanërisht të shqetësuar nga raportet që forcat e sigurisë mund të kenë përdorur forcë të tepruar në (kryerjen) e një pjese të dhunës”-, shtoi ajo. Lewa tha se një fshatar i cili ka punuar me projektin Arakan, ka raportuar se ka parë trupat e dy grave dhe një djaloshi 14 vjeçar të prerë me thikë pas kthimit në fshat, një ditë pas trazirës. Ajo tha se përdorimi i thikave sugjeron përfshirjen e budistëve lokal Rakhine, që vazhdimisht janë ndeshur me

Rohingya-sit, sesa policia. Zona Maungdaw është e populluar kryesisht me Rohingya-s pa shtetësi, lëvizjet e të cilëve kontrollohen në mënyrë të përpiktë nga një prezencë e madhe e forcave të sigurisë. Grupi i ndihmës Doktorët pa Kufij (MSF) thanë se kanë parë të mërkurën dy njerëz të plagosur “që vuanin nga dëmtimet e shkaktuara si rezultat i dhunës”, një me plagë nga një e shtënë dhe një të rrahurit e shumtë. n 1 (v.j.) Instituti... është themeluar në Mbretërinë e Bashkuar, për të mund të lexoni më tepër në https://www.iiss.org/en/about-s-us

Nr. 81 n JANAR/SHKURT'14 17


Ndarjes që nuk iu pa hajri

Mevludin ISUFI

M

e infiltrimin e trazirave të brendshme nga jashtë, Sudanit iu imponuan luftimet e brendshme mes Veriut musliman dhe Jugut krishter, derisa erdhi te ndarja e vendit. Pas referendumit të 7 shkurtit 2011, rajoni autonom jugor u nda përfundimisht nga Sudani dhe populli i këtij rajoni në Xhuba qendër e jugut të Sudanit festoi ditën e ndarjes. Në referendumin që u organizua nga 9-15 Janari, morën pjesë rreth 4 milion votues 98% e të cilëve votuan pro ndarjes së jugut nga veriu i Sudanit. Qysh kur u nda Sudani shumë analistë u shprehen se ndarja e jugut nga veriu i Sudanit një vend i pasur me naftë në Afrikë, do të bëhet shkak për shtimin e nivelit të pasigurisë dhe destabilitetit. Nga ana tjetër krijimi i një shteti të ri me territor të vogël dhe politika krejtësisht të ndryshme nga veriu i Sudanit, krijoi mundësinë e ndërhyrjes së të huajve në këtë rajon strategjik, i cili është afër detit të kuq dhe lumit Nil. Qendra e jugut të Sudanit është qyteti Xhuba dhe ky rajon kufizohet me Etiopinë, Kenian, Ugandën, Republikën Demokratike të Kongos, Republikën e Afrikës Qendrore, Eritrenë, Egjiptin, Libinë, Çadin dhe veriun e Sudanit. Ndarja e jugut me veriun e Sudanit ishte rezultat i komplotit nga jashtë për ta shtuar fuqitë ndikimin e tyre në këtë rajon të pasur me burime nafte, ari dhe hekuri. Izraeli me presionet e shumta ndaj Egjiptit dhe Khartumit në Sudan, synonte të posedonte kontrollin në ujërat e Detit të Kuq dhe Nilit. Ky regjim ka përdorur frontin separatist në Sudan për të realizuar objektivat strategjike të tij me qëllim dobësimin e Egjiptit, për shkak se ky regjim druhej nga kthimi i Detit të Kuq në një det arab. Përveç kësaj Izraeli për t'iu kundërvënë vendeve arabe, u përpoq të krijojë një bazë ushtarake në hyrjen jugore të Detit të Kuq, ndërsa në shtetet Kenia, Gana, Çad dhe sidomos në vendet fqinje të Sudanit është munduar të krijojë baza ajrore. Misioni kryesor i komandantëve të këtyre bazave është kontrolli i kufijve në Libi, Sudan, si dhe ushtrimi i presioneve ndaj Egjiptit. Në këtë mënyrë me shpalljen e pavarësisë së jugut të Sudanit funksionarët e Iz18 JANAR/SHKURT'14 n Nr. 81

raelit, synuan të krijojnë një aleat të ri në rajon. Irit Bak specialist izraelit për çështjet e Afrikës Lindore është shprehur se jugu i Sudanit pas shpalljes së pavarësisë do të mund ta konsiderojë Izraelin si aleat të tij. Mosmarrëveshjet e theksuara etnike, gjuhësore dhe kulturore e kanë çuar Sudanin të përballet me dy luftëra të brendshme. Lufta e parë filloi në vitin 1955 dhe zgjati deri në vitin 1972, ndërsa lufta e dytë filloi në vitin 1983 dhe përfundoi në vitin 2005. Dy luftërat e brendshme mes jugut dhe veriut të Sudanit përfunduan me firmosjen e marrëveshjes së vitit 2005, e cila jugun e cilësoi një rajon autonom. Organizimi i referendumit në janar gjithashtu ishte pjesë e kësaj marrëveshje, që krijoi mundësinë për ndarjen e Sudanit. Nga ana ekonomike megjithëse 70-80 e burimeve të naftës ndodhet në jug të Sudanit, industria e rafinerisë së naftës ndodhet në veri dhe për këtë arsye jugu përballet me probleme ekonomike. Duke qenë se jugu i Sudanit përbëhet nga fise të shumta që kanë fe të ndryshme kryesisht islame, krishtere dhe fe tradicionale, mund të thuhet se në këtë zonë nuk ekziston asnjë pikë e përbashkët që jugu i Sudanit të ketë unitet të plotë. Një fakt i tillë krijoi probleme të shumta për këtë zonë që ka shpallur pavarësinë e saj. Këto ditë Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi se zbuloi një varr masiv me 75 kufoma në Bentiu, në veri të shtetit të Sudanit të Jugut, ndërkohë që dhuna etnike në shtetin më të ri të botës po përshkallëzohet. Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha se janë raportuar edhe për dy varre të tjera masive në kryeqytetin Juba.

Luftimet shpërthyen fillimisht në Juba, por tashmë janë përhapur në të gjithë vendin. Dhuna pasoi një betejë për pushtet mes presidentit Salva Kiir dhe ish- zëvendësit të tij, Riek Makhar. Presidenti i përket grupimit kryesor fisnor, Dinka, të këtij vendi ndërsa zëvendësi i përket një grupimi më të vogël, të njohur si Nuer. Përgjatë këtyre ditëve ka një numër në rritje raportimesh për vrasje me motive etnike. Politikanët, që në shumicë janë ish-guerilas, e kanë të lidhur pushtetin me grupime të caktuara etnike. Megjithatë, shumë analistë thonë se ajo që po ndodh nuk është një “luftë etnike”, por shumë më e komplikuar se kaq. Është e paqartë se deri në çfarë mase ushtarakët janë në gjendje të kontrollojnë trupat e tyre, ndërsa në vend ka edhe shumë civilë të armatosur. Zyrtarët e OKB-së thonë se së paku 80 mijë vetë janë zhvendosur nga kriza dhe shumë prej tyre po kërkojnë ndihmë në bazat e OKB-së. Gati gjysma e vendit është përfshirë nga luftimet. Komisionerja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, nxiti palët të ndalojnë dhunën dhe të mbrojnë civilët. Në një deklaratë ajo tha: “Vrasjet ekstra ligjore masive, shënjestrimi i individëve në bazë të etnisë dhe burgosjet arbitrare janë dokumentuar gjatë ditëve të fundit. Ne kemi zbuluar një varr masiv në Bentiu, Shteti i Unitetit dhe raportohet se ka së paku dy varre të tjera masive në Juba”. OKB thotë se trupat e zbuluara në Bentiu dukej sikur qenë ushtarë Dinka nga Ushtria Çlirimtare Popullore e Sudanit. Pillay shtoi: “Ka një frikë të madhe mes civilëve të të dyja grupimeve se do të

PAQJA


vriten për shkak të etnicitetit të tyre”. Analistët thonë se luftimet në Sudanin e Jugut nuk janë tërësisht një konflikt etnik, por një luftim ushtarakësh të shkaktuar nga ambiciet politike. Por gjithsesi, vendi ka ndarje të konsiderueshme etnike dhe ato po ashpërsohen nga luftimet. Presidenti Kiir dhe Makhar kanë deklaruar së fundmi se janë të gatshëm të bisedojnë për t’i dhënë fund konfliktit. Gjithsesi, Makhar kërkoi paraprakisht lirimin e aleatëve të tij politikë të arrestuar, ndërsa Kiir tha se nuk pranon parakushte. Sepse, mbaj mend, unë nuk desha të ndryshoj shoqërinë. Unë desha t’i jap një shans për të përcaktuar nëse dëshiron të ndryshojë veten”, - tha ai. “Ajo që dëshiroja qe që publiku të ishte në gjendje të japë fjalën e vet për mënyrën se si duan të qeverisen”. Javën e kaluar, një gjykatës federal deklaroi se mbledhja masive e të dhënave telefonike është jokushtetuese, ndërsa një panel këshilltarësh pranë Presidentit rekomandoi reforma. Si gjykatësi, ashtu edhe paneli tha se kishte pak të dhëna që të sugjeronin se programi i përgjimit ka arritur të ndalojë për bisedime. SHBA po ndihmon në bisedime, të cilat ka gjasa të zhvillohen në Etiopinë fqinje. Rebelët që mbështesin Makhar kanë kapur disa qytete të mëdha dhe të rëndësishme në zonën naftëmbajtëse të vendit. Kiir akuzoi Makhar, i cili qe shkarkuar si zëvendëspresident në korrik, për komplot. Makhar mohon akuzat, ndërsa qeveria mohon të jetë angazhuar në dhunë etnike. OKB ka 7 mijë trupa në Sudanin e Jugut, ndërsa i është kërkuar Këshillit të Sigurisë të shtohen edhe 5500 të tjerë. Lufta civile që i parapriu pavarësisë në vitin 2011 ka shkaktuar më shumë se 1 milion të vdekur. n

PAQJA

DËSHTIMET PËR VJEDHJEN E TRUPIT TË VDEKUR TË MUHAMEDIT A.S

Amel ILMIU

G

jatë historisë kanë ndodhur disa ngjarje, pa u shënuar nga muslimanët. Ështw kjo një nga dobësitë që ka përcjellur këtë ummet, ngase kur nuk shënon, atëherë lehtë e shpejt harron. Ndërkaq kur harron për disa gjëra të rëndwsishme, ekziston rreziku i përsëritjes së tyre të befasishme. Krahas luftës që kanë zhvilluar forcat e errta antiislame kundër muslimanëve, në histori janë shënuar edhe disa forma speciale të luftës, forma që kalojnë çdo kod etik e njerëzor. Një prej tyre është përpjekja për ta vjedhur fshehtas trupin e pejgamberit Muhamedit a.s. Në një libër të titulluar "QUE OSONHO DA INDIA AFONSO DE ALDUQUERE", fq. 378-379 tregohet për raportet luftarake portugeze, në të cilat shënohen disa mrekulli me të cilat janë ndeshur ushtarët potugez dhe indianë. Dështimi i parë i tyre në vjedhjen e trupit të vdekur të Muhamedit.a.s ngjau më 1513. Përpjekjet e organizuara përmes një operacioni të madh, u përmbyllën me disa mrekulli të zbritura nga Allahu a.xh. Më vonë këto mrekulli janë cekur edhe në dy libra anglez. Komandanti portugez Afonso de Alduquer pasi pushtoi bregdetin perën-

dimor të Indisë vendosi të ndërmerrë një ofenzivë në tokën e Hixhazit në përgjithësi, e në Medinën e ndritshme në veçanti. Qëllimi përfundimtar ishte varri i Pejgamberit dhe nxjerrja e trupit të tij të pastër. Përmes kësaj ai synonte t'ia kushtëzonte qeverisë së memalikëve (të cilët sundonin Egjiptin, Shamin dhe Hixhazin) kthimin e trupit të Pejgamberit a.s me dy kushte: 1-Që kishën në Bejti Lahm (qytet në Palestinë) t'ua japin atyre dhe ta kenë në pronësi 2- T'ia lejojë atij që të sjellë një milion vullnetar evropian në Sudan (qëllimi i fshehur e dinak ishte synimi i ndërrimit të rrjedhës së lumit Nil, që të derdhet në Detin e Kuq ashtu që Egjipti të vdes nga uria e etja dhe do të dobësohej fuqia e tij ushtarake, politike e fetare). Kështu i hapej dera Evropës, që ta luftojë botën islame, meqë Egjipti ishte një pengesë e madhe e tyre. Strategjia për ndërmarrjen e këtij sulmi përqëndrohej në mbizotërimin ushtarak të qytetit Jenbe'(e ky është limani detar më i afërt me Medinën e ndritshme. Brenda natës u organizua një grup prej 400 kalorësish të veshur me rroba hekuri nën udhëheqjen e Alduquer-it, të cilët me një sulm të fshehtë e të shpejtë në Medinën e ndritshme, Nr. 81 n JANAR/SHKURT'14 19


planifikohej të arrinin natën, e të hynin në xhaminë e Muhamedit alejhi selam. Mendohej që në kohën kur faleshin sa më pak besimtarë të zbatonin komplotin e pastaj të hapnin varrin e të nxirrnin trupin e pastët të profetit e ta merrnin me vete në anijen luftarake me të cilën do ta sulmonin qytetin Jenbe'e. Ata dëshironin që trupin e Muhamedit a.s ta këmbenin përmes parashtrimit të kërkesave të tyre. 1- Më 7 shkurt 1513, Afonso De Alduquer-i u nis prej Indisë në krye të një ekspedite detare, të përbërë prej 20 anijeve luftarake, nën komandën e 20 kapiteneve. Në radhët e tyre ishin 1700 ushtarë portugez dhe 850 ushtarë indianë. Kur arritën anijet luftarake në Saktara(ujdhesë në detin e Indise), banorët e saj të krishterë i furnizuan me ujë e ushqim, e pastaj u drejtuan kah Adeni(Jemen) që ta pushtojnë atë, në mënyrë që baza e ardhshme ushtarake të jetë e gatshme për ndërmarrjen e operacioneve të ardhshme. 2- Operacioni për pushtimin e Adenit dështoi dhe forcat portugeze humbën një numër të madh të ushtarëve, ndërsa anijet luftarake u kthyen prapë në Saktara, për ta rigrupuar ushtrinë si dhe kërkuan forca shtesë nga India. (Ky ishte dështimi i parë në operacionet ushtarake). 3- Pasi që u forcuan anijet e mëdha luftarake u nisën në drejtim të Detit të Kuq, e pastaj dogjën portin (limanin detar) të Jemenit, Babul Mendeb, meqë atëbotë, atje nuk kishte ndonjë forcë detare që do t'iu kundërvihej. Forcat e veta i zbarkoi në një ujdhesë të vogël përballë tokës së Jemenit. Aty gjeti 4 anije habeshije (etiopiase) tregatare dhe gjeti një numër pasagjeresh etiopias, të cilëve urdhëroi t'u 20 JANAR/SHKURT'14 n Nr. 81

priten veshët e hundët e pastaj ashtu të plagosur i zbriti në tokë. Pastaj u drejtua në të majtë, në drejtim të ujdhesës Kameran, e cila ishte afër tokës së Jemenit që ta ndërmerrnin operacionin ushtarak. Muslimanët u njoftuan se ky agresor portugez kishte arritur në Detin e Kuq, andaj tubuan ushtrinë e tyre në bregdetin përballë anijeve ushtarake. Meqë muslimanët nuk dinin realitetin e kësaj lufte dërguan një lajmëtar në Mekke për të marrë forca të nevojshme për ta ruajtur qytetin e Xhiddes. Pastaj udhëheqësit të Misrit-Egjiptit, Sulltanit Kansut El-Gawri, ia dërguan një shkresë për ta informuar për rastin. 4- Në ditën e paraparë të lëvizjeve për sulm, në fillim të muajit korrik, anijet luftarake ngritën velat e tyre, ushtria u armatos me shpatat e tyre, ndërsa topat u pergatitën të gjuajnë. Alduquerit i erdhi vërejtja qiellore se anija e tij ishte bllokuar dhe se nuk ka levizur (ky ishte deshtimi i dytë). 5- Alduqueri vendosi ta vazhdojë operacionin me anijet e mbetura, por ende pa e lëshuar ujdhesën Kemeran, ndodhi mrekullia tjetër hyjnore, në formë të erës së furishme, e cila fryente nga Hixhazi. Kjo erë shkërmoqi velat e anijeve, ndërsa nga fuqia e madhe e saj anijet ndesheshin njëra me tjeterën, kështu që nuk patën rrugëdalje tjetër përveçse të kthehen prapë në ujëdhesë. Alduquerin nuk e pengoi kjo erë që të organizonte një ekspeditë të menjëhereshme, por të nesermen skenari tmerrues ndaj tyre sërish u përsërit ;era fryente sikurse ditën e parë dhe kështu vazhdoi gjatë tërë korrikut (e ky ishte dështimi i tretë, i cili u përsërit disa herë).

6- Në natën e fundit të muajit korrik, derisa Alduqueri ishte mbledhur me kapitenët e tij për të shqyrtuar mënyrën e kryerjes së operacionit në ditën e nesërme, ai dhe kapitenët e tij, panë në qiell, një shkëndi prushi-zjarri- dhe flakë, e cila pa vonuar shumë u bë copë e madhe flake. Filloi të lëvizte në qiell, pastaj u ndal mbi anijet portugeze, pastaj lëvizi në drejtim të Habeshit (Etiopise) dhe u fsheh atje. (Kjo ishte vërejtja e fundit). Këtu u bindën Alduqueri, kapitenët dhe ushtria e tij se ata janë duke luftuar Allahun dhe se qëllimet e tyre janë kundër Allahut të Madherishëm, andaj Allahu ua solli këtë vërejtje se Ai do t'i djegë nëse këmbëngulin në atë që synonin. Alduquerit nuk i mbeti tjetër përveçse t i nënshtrohet vullnetit të Allahut, kështu që nxori urdhra për t u kthyer në Indi, duke tërhequr pas veti humbjet e dështimet. Thotë Allahu i Madhëruar: “Ata bënin kurthe, por edhe Allahu ngrinte kurthe (kundër tyre). Allahu është Ai që më së miri u bën kurthe atyre që thurin kurthe.” "Ata duan ta shuajnë dritën e Allllahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët." "Është e sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan, ata kanë dënimin e xhehenemit dhe dënimin e djegies." "Thuaj: “O All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. Çdo e mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë”!  n

PAQJA


Toka vs Marsi Getoar HALIMI

T

ë gjithë jemi dëshmitarë të hapërimit gjigant të shkencës dhe teknologjisë. Një ndër objektivat e shkencës ka qenë dhe mbetet që njeriut t'ia bëjë jetën më të mirë. Mirëpo ka qenë një përpjekje e kahmotshme shkencore e teknologjike që ka kaluar edhe caqet tokësore. Në 20 vitet e fundit është thënë aq shumë herë që do të mund të shkojmë në Mars. Por tani, për herë të parë, e dimë saktësisht se si do të shkojë udhëtimi i parashikuar në vitin 2040, falë një studimi të detajuar të një misioni njerëzor në planetin e kuq, që revista italiane "Panorama" ka mundur të zbulojë. Kryetari i këtij raporti është italiani Xhiankarlo Xhenta, profesor në Politeknikumin e Torinos. Xhenta dhe grupi i tij janë caktuar nga Akademia Ndërkombëtare e Astronautikës (IAA) për të përgatitur studimin, i cili quhet "Studimi kozmik i bardhë". Realizimi i misionit në Mars bëhet i ditur në Uashington, në mbledhjen e të gjitha agjencive hapësinore të botës dhe Cospar, komitetit botëror për kërkimet hapësinore. Është pohuar se këtë herë, kjo gjë bëhet seriozisht. Në 40 vitet e fundit në Mars janë dërguar mbi 50 sonda, por vetëm një në dy ka arritur

PAQJA

të ketë sukses. Disa prej tyre janë: Viking, Pathfinder, Surveyor, Opportunity, Mars Espress, Nozomi, Curiosity (ajo që aktualisht po eksploron planetin) dhe Maven (e nisur rreth para dy javësh). Sondat kanë përgatitur rrugën drejt një bote të panjohur, e vëzhguar nga teleskopë terreni dhe e imagjinuar nga fantashkenca. Sot, falë këtij misioni robotik, ne mund të planifikojmë edhe misionin që do të bëhet në të ardhmen në planetin Mars. "Eksplorimi nuk është vetëm një gjetje shkencore, por më shumë se kaq: eksplorohet për të njohur një territor dhe njëkohësisht për të shkuar atje. Është hapi i parë për të krijuar një qytetërim ndërplanetar, në të cilin njerëzit do të jetojnë në trupa të tjerë qiellorë. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtojmë nga kufizimi i resurseve që kërcënojnë të ardhmen tonë", - tha Xhiankarlo Xhenta. Dihet se Marsi është afër Tokës dhe me teknologjinë që ne disponojmë ai është si të thuash prapa "derës" sonë. Po a ka kuptim që në një periudhë krize si kjo që po kalojmë të ndërmarrim një sfidë të tillë? "Së pari, kriza që ka përfshirë Europën e që është ende shumë e fortë, nuk i ka prekur të gjithë në të njëjtën mënyrë dhe shumë vende tashmë kanë dalë prej saj", - përgjigjet Xhenta. "Gjërat janë të

ndryshme në nivel global. Në dekadat e fundit, rritja globale ka qenë e dukshme dhe mendoj se një projekt i madh me një teknologji të lartë ndihmon për të kapërcyer krizën. Ulja në Hënë i dha një lloj nxitje teknologjisë për të mbështetur dekada rritjeje të pandërprerë. Ky është pikërisht ai lloj investimi që do të jetë në gjendje të përshpejtojë rimëkëmbjen globale". Për realizimin e projektit duhet të punohet në mënyrë intensive për të paktën 20 vjet. Hapi i parë do të jetë ndërtimi i një rakete bërthamore, që përdor energjinë e bërthamave të amercios. Më pas, kur astronautët të mbërrijnë në Mars, duhet të gjejnë mundësinë e qëndrimit dhe të udhëtimit të kthimit. Do të planifikohen një seri misionesh me ngarkesa që do të dërgohen para se njerëzit të shkojnë atje. Kur ekuipazhi të hyjë në orbitën e Marsit, do të gjejë një kapsulë që do t'i transportojë ata në sipërfaqe. Atje do të jenë sondat me të gjitha pajisjet e dobishme. Gjatë qëndrimit të tyre në Mars, astronautët duhet të mbrohen nga rrezet kozmike, me ndërtimin strehimeve mbrojtëse sipërfaqësore ose të realizuara nën sipërfaqe. Ata do të ushqehen me ushqime të gatshme dhe të thata (që do të kthehen në normale me shtimin e ujit). Puna e tyre do të konsistojë në marrjen dhe

Nr. 81 n JANAR/SHKURT'14 21


analizimin e materialeve (gurë, tokë, akull) dhe në udhëtimin me Rover për të rikërkuar format e jetës, aktuale ose të kaluara, objekte dhe materiale të reja të çmuara. Nuk duhet të harrohet fakti se mungesa e zgjatur e gravitetit mund të sjellë probleme të ndryshme tek organizmi i astronautëve, sidomos te muskujt dhe qarkullimi i gjakut. Por me ta në bord do të jetë edhe një mjek, i cili do të ketë përgjegjësi të mëdha mbi shëndetin e tyre, pasi në rastin kur edhe vetëm një astronaut mund të sëmuret keq, i gjithë misioni hapësinor vihet në rrezik. "Padyshim që misioni në Mars do të ketë rreziqe të larta, por kur t'ia dalim të krijojmë struktura të përhershme, gjithçka do të përmirësohet", pohon Xhenta. Xhovani Binjami, astrofizikani dhe eksperti i eksplorimeve hapësinore, beson se misioni i parë në Mars nuk do të jetë i vetmi: "Pas vizitës së parë, duke përdorur atë që ne kemi mësuar dhe duke shfrytëzuar materialin e mbetur në Mars, do të kthehemi. Herën e dytë ne do të kemi një bazë gjysmë të përhershme, jo vetëm një strehë emergjente: do të jetë e madhe, e fuqishme, e sigurt dhe nën presion. Mbase do të ketë tunele llavash, ashtu si në Tokë dhe në Hënë ose zgavra vullkani ose burime vullkanike nëntokësore poshtë ujit. Eksplorimet e mëtejshme do të planifikohen për të arritur në një vend të pranueshëm për shtëpinë tonë të dytë në Mars". Atje mendohet që shkretëtira të kthehet në një tokë të premtuar për mbijetesën afatgjate të llojit tonë. Planeti Mars duhet të ngrohet dhe të pajiset me një atmosferë e një fushë magnetike, duke futur format e para të jetës, insekte dhe bimë të thjeshta dhe më pas organizma kompleks, gjitarë të vegjël. "Përpjekja për të sjellë jetë në planetin Mars do të ishte një ndërmarrje e një periudhe gjeologjike me një kohë shumë të gjatë dhe shumë të çmueshme", - përfundoi Binjami. Tani për tani duhet të jemi të kënaqur që do 22 JANAR/SHKURT'14 n Nr. 81

të mund të marrin posedimin e planetit të kuq. Është hapi i parë për të krijuar një qytetërim ndërplanetar, në të cilin njerëzit do të jetojnë në trupa të tjerë qiellorë. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtojmë nga kufizimi i resurseve që kërcënojnë të ardhmen tonë. Në dekadat e fundit, rritja globale ka qenë e dukshme dhe mendoj se një projekt i madh me një teknologji të lartë ndihmon për të kapërcyer krizën. Ulja në Hënë i dha një lloj nxitje teknologjisë për të mbështetur dekada rritjeje të pandërprerë. Fondacioni holandez “MarsOne” kishte më shumë se 200 mijë kandidatë për projektin televiziv, udhëtimi në planetinMars, me qëllim që deri në vitin 2025 ky planet të banohet vazhdimisht nga njerëzit pa patur mundësi për t'u kthyer në Tokë. Fondacioni, pasi i ka testuar të gjithë kandidatët ka zgjedhur 1.058 persona, në mesin e tyre 586 burra dhe 472 gra, me moshë 35 vjeçare. Në këtë projekt më parë kishin aplikuar dy shtetas të Maqedonisë, një maqedonas dhe një shqiptar i Maqedonisë. Nga Fondacioni “One Mars" kanë dhënë vetëm një njoftim.“Deri në vitin 2015, gjashtë deri në 10 ekipe, me nga katër persona do të përgatiten për udhëtimin e planifikuar”. Grupi më i mirë që do të jetë grupi i parë i astronautëve do të jetë i obliguar që të gjejë oksigjen, ujë dhe mënyrën se si të gjendet ushqim. Ndërsa grupi i dytë do të dërgohet në vitin 2018. I gjithë projekti kushton rreth 6 miliardë dollarë amerikan. Përpjekja për të sjellë jetë në planetin Mars do të ishte një ndërmarrje e një periudhe gjeologjike me një kohë shumë të gjatë dhe shumë të çmueshme. Mirëpo është hapi i parë për të krijuar një qytetërim ndërplanetar, në të cilin njerëzit do të jetojnë në trupa të tjerë qiellorë. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtojmë nga kufizimi i resurseve që kërcënojnë të ardhmen tonë. Një perëndim dielli dhe dunat janë dy ndër imazhet më mahnitëse të marra nga misioni në terren i NASA-s, "Spirit" dhe "Mars

Reconnaissacne Orbiter" të bëra publike nga Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA. Imazhet janë marrë që të gjitha në hemisferën jugore të "Planetit të Kuq". Dunat e rërës, të formuara nga erërat e fuqishme janë thuajse identike me dunat në planetin tonë, ndërsa në zonën e quajtur Cerberus Fossae shihet qartë gjurmët e një vullkani të shpërthyer ndoshta miliona vite më parë dhe që ka lënë pas rrugëtimin e llavës. n

PAQJA

Revista Paqja, nr. 81, janar-shkurt 2014  

Revistë mujore për aktualitet, kulturë, arsim, etikë

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you