Issuu on Google+

RE V IS T Ë P Ë R AK TUAL I TET, KULTURË , A RSI M, ETIK Ë Viti VIII. Nr. 73. 19 maj - 19 qershor 2013. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“

Editorial

PUSHONI PËR HIR TË PUSHIMIT

Intervistë me kryetarin e Paqes Studentore, Ekrem Zajmi

Qëndresa Xheladini

Shqipëria nga homodashuria në Islamofobi

PAQJA STUDENTORE PËRFAQËSUESE E DENJË E INTERESAVE TË STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS


përmbajtja RE VISTË PËR AKTUALITET, KULTURË , ARSIM, ETIKË Viti VIII. Nr. 73. 19 maj - 19 qershor 2013. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“

Qëndresa Xheladini

Editorial

PUSHONI PËR HIR TË PUSHIMIT

Shqipëria nga homodashuria në Islamofobi

Intervistë me kryetarin e Paqes Studentore, Ekrem Zajmi

PAQJA STUDENTORE PËRFAQËSUESE E DENJË E INTERESAVE TË STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,

16

KULTURË,ARSIM, ETIKË

Mr. Rexhail Aziri Shkenca zbulon se ka kufër...

13

Amel Ilmiu Brenda tri vjetësh Tirana...

Viti VIII / Nr. 73 19 maj - 19 qershor 2013 Botues S H O Q ATA K U LT U R O R E

O.J.Q. "Zëri Ynë" Drejtor Muhamed Jusufi - KAJOLLI kajolli5@hotmail.com Redaktor përgjegjës Avni AVDIU avni.avdiu@gmail.com Redaktor teknik/Grafika Osman D. GASHI osmangashi@msn.com e-mail: revistapaqja@gmail.com revistapaqja@hotmail.com /revistapaqja

4

Lulzim Ahmeti Do të protestojnë më në fund

10

Intervistë me kryetarin e Paqes Studentore, Ekrem Zajmi Paqja Studentore përfaqësuese e denjë...

@revistapaqja http://www.zeri-yne.org

2 MAJ/QERSHOR'13 n Nr. 73


Editorial

Pushoni për hir të pushimit

Avni AVDIU

P

apunësia është problem global, por ndoshta i veçantë në Kosovë. Kosova e dalë para katërmbëdhjetë vitesh nga një luftë e armatosur, së cilës i parapriu një luftë tjetër speciale, ajo e shkatërrimit total ekonomik, lëngatën e papunësisë e ka kronike. Serbia në shenjë hakmarrjeje për shkak se shqiptarët nuk pranonin sovranitetin e saj mbi territorin e tyre dhe as ndryshimet e dhunshme të kushtetutës së ‘74 më 1989, vendosi t’i përjashtojë gjithë të punësuarit, duke rrënuar ekonominë në themel. Filloi epoka e mbijetesës nën okupim. Një pjesë, bukur e madhe mori arratinë, një pjesë mbeti duke kërkuar forma të ndryshme gjetshmërie. Diaspora me mbështetjen e saj, arriti të përkujdeset për pjesën e mbetur në atdhe, në të shumtën e rasteve gati çdo familje kishte dikë jashtë që e mbështeste financiarisht brenda. Pasuria që arritën disa në perëndim u bë ëndër për të tjerët që mbetën në vendlindje, në veçanti për të rinjtë. Ëndërr e secilit u bë kurbeti, ëndërr që shpesh shihej edhe syhapur. Ndërtoheshin kulla iluzionesh në fantazitë e atyre që ishin në vendlindje se si e çfarë mund të jetë ai perëndim. Deziluzioni krijohej kur mërgimtarët ankoheshin për punën e rëndë që bënin atje. “Atje punohet prej agut deri në ngrysje – prej lindjes deri në

PAQJA

perëndim të diellit. Shefi të rri mbi kohë, s’do angari, por disciplinë dhe seriozitet. Ta nxjerrë shpirtin me një fjalë”. Këto pohime të tyre e zbehnin dëshirën për punë, ndërsa perëndimin e bënin gogol. Hapja e Shqipërisë dhe depërtimi i elementëve të ndryshëm keqbërës si vrasës recidivistë - shkaktar të gjaqeve, shtoi numrin e shqiptarëve problematikë në perëndim, puna e të cilëve u bë e pistë, mafioze dhe krijoi nam të keq për shqiptarët. Mediat e ndryshme perëndimore raportonin çdo ditë për ndonjë problem madhor të shkaktuar nga shqiptarët, gjersa autorë të ndryshëm filluan të shkruajnë edhe libra për mafian shqiptare, duke e paraqitur si më të rrezikshmen në Evropë. Disa arritën të biejnë në pranga, disa iu shmangën atyre dhe krijuan një kapital marramendës. Kjo nxiti ëndrra te një pjesë e të rinjve për t’i ndjekur gjurmët e tyre. Pra dëshira ishte e qartë: sa më shumë fitim – sa më lehtë. Pas luftës papunësia ishte një fenomen i natyrshëm, pas shkatërrimit drastik të ekonomisë. Pritej një infuzion i tipit të përafërt mareshal nga perëndimi për rikonstruimin e përgjithshëm të Kosovës. Zaten Kosova me durimin, luftën dhe sakrificën e saj edhe e kishte merituar. Megjithatë në këtë drejtim perëndimi u tregua totalisht i painteresuar. Kjo zhgënjeu të rinjtë, në pritje për një ardhmëri më të mirë. Nuk pati investime nga jashtë

dhe as hapje fabrikash e vende punësh. Një pjesë arriti të hyjë përmes partive në administrata shtetërore. Një pjesë ia mësyu fakulteteve, kurse një pjesë mbeti asgjëkundi. Të diplomuarit në kërkim të ndonjë vendi në zyrë, nuk mund të gjenin gjithsecili vendin që meritonte. Marrë në përgjithësi edhe ata që punojnë më shumë rrinë, luajnë e pushojnë në vendin e punës sesa punojnë. Askush nuk e do punën e vështirë, prandaj tokat kanë mbetur djerrë, për të vetmen arsye ‘nuk ka kush llogari t’i punojë për aq pak fitim’. Kështu papunësia dhe dëshira për të ndejtur më shumë edhe kur punohet, është shndërruar në problem social, psikologjik dhe kulturor. Ajo krijon dembelizëm e përtaci, kurse për fatin më të keq ajo stimulohet edhe institucionalisht. Nëse vështrohen datat e pushimit të caktuara nga shteti, shohim një prirje të stërtheksuar për pushim, edhe në raste kur nuk ka sens. Bie fjala pse festat ortodokse ose krishtere të jenë ditë pushimi edhe për muslimanët ose anasjelltas?! Apo së fundmi çfarë i duhet Kosovës ta festojë ditën e 9 majit, kur nuk është akoma në BE, po edhe sikur të ishte pse?! Çfarë logjike kanë gjithë këto ditë pushimi të festave shtetërore?! Kësaj i thonë vetëm ‘pushoni për hir të pushimit e sa për të pushuar – pushoni edhe pse gjithnjë jeni duke pushuar’.n Nr. 73 n MAJ/QERSHOR'13 3


Do të protestojnë më

Lulzim AHMETI

G

jendja e punëtorëve, në sektorin publik po ashtu edhe në atë privat vazhdon të jetë e rëndë. Edhe pse sektori privat është punëdhënësi më i madh në vend, ai prin edhe në aspektin e ofrimit të kushteve të dobëta në punë, si dhe është njëri prej shkelësve më të mëdhenj të të drejtave të punëtorëve. Në shumë degë të këtij sektori, punëtorët përveç që nuk kanë orar të rregullt pune, punojnë edhe pa kontrata. Sektori i ndërtimtarisë, është njëri nga sektorët ku shkelen rëndë të drejtat e punëtorëve, të cilët punojnë me orar të zgjatur e pa pushime javore. Krahas kësaj edhe pagesa në ndërtimtari nuk është shumë e mirë, kurse lëndimet dhe vdekjet në vendet e punës dominojnë nga të gjithë sektorët. Sipas statistikave në sektorin publik janë të punësuar rreth 80 mijë persona, kurse në sektorin privat ka një numër 4 MAJ/QERSHOR'13 n Nr. 73

dukshëm më të lartë, ai arrin deri në 160 mijë të punësuar. Por pavarësisht gjithë këtyre shkeljeve që po iu bëhen punëtorëve kosovarë, më 1 Maj, asnjë nga ta, e as institucionet të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të punësuarve nuk kërkuan përmirësimin e kushteve dhe mbrojtjen e tyre. Madje, të gjithë e kaluan këtë ditë duke pushuar e festuar nëpër pjesë të ndryshme të vendit. E kjo ditë krejt ndryshe u shënua nëpër vende të ndryshme të botës. Përmes protestave, shumë punëtorë kërkuan përmirësim të kushteve të punës, edhe pse të drejtat dhe kushtet e tyre në punë janë shumë më të mira se në vendin tonë. Duke e ditur gjendjen e punëtorëve në Kosovë, populli dhe sindikatat duhet të mobilizohen dhe të organizojnë protesta për të kërkuar më shumë kushte dhe të drejta për punëtorët nga Institucionet e Kosovës, e po ashtu edhe nga

sektori privat pasi që me këtë trend nuk do të kemi as zhvillim ekonomik e as të drejta të përmirësuara për punëtorët. Jo vetëm festën e 1 Majit, por edhe Ditën e Evropës 9 Maji, kosovarët për dallim prej 27 vendeve të Bashkimit Evropian (BE), ku kjo ditë festohet duke punuar, kosovarët këtë festë qe shumë vite me radhë e festojnë duke pushuar, edhe pse nuk jemi pjesë e BE-së.

Të drejtat e punëtorëve po shkelen Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi, ka thënë se të drejtat e punëtorëve në vend vazhdojnë të shkelen, e po ashtu sipas tij, pagat mbesin ndër më të ulëtat në rajon. Arifi tregon, se paga mesatare aktualisht mund të shkojë në rreth 370 euro, ndërsa bazuar në shportën e konsumit, një familje 5 anëtarëshe për një muaj i nevojiten së paku 450 euro të ardhura. “Paga mesatare është shumë e

PAQJA


në fund

ulët, përkatësisht rreth 370 euro, ndërsa paga minimale është 170 euro, ndonëse ne kemi propozuar të ngrihet në 220 euro”, - ka thanë numri një i sindikalistëve kosovarë, Haxhi Arifi. Në sektorin publik dhe privat, sipas tij, janë të punësuar 261 mijë punëtorë. “Në sektorin publik kemi të punësuar rreth 80 mijë veta ndërkaq në sektorin privat janë të punësuar mbi 160 mijë veta”, tregon Arifi. Kryetari i BSPK-së, tha se shifrat e publikuara për papunësinë nuk qëndrojnë, pasi që papunësia mund të jetë mbi 43 për qind pasi që shumë të papunë nuk lajmërohen në Entet e Punësimit. Në organizimin të kësaj sindikate dhe në përkrahje të disa sindikatave të tjera punëtorët do të protestojnë më 29 maj për të kërkuar më shumë të drejta dhe përmirësim të kushteve të punës. Ndërkaq, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Nenad Rasiç, përkundër kritikave të BSPK-së

PAQJA

Gjendja e vështirë ekonomiko-sociale, numri i madh i qytetarëve, të cilët jetojnë në kufi të varfërisë ekstreme nuk po arrin që të mobilizojë shoqërinë kosovare për të protestuar për një jetë më të mirë. Gjendja e rreth 250 mijë të punësuarve në sektorin publik dhe privat nuk është e mirë. Në ditën e punëtorëve më 1 Maj në Kosovë u festua sikurse edhe për Ditën e Evropës më 9 Maj. Por edhe pse me vonesë punëtorët e organizuar nga BSPK-ja do të protestojnë më 29 maj për gjendjen e rëntë të punëtorëve, ka deklaruar se kjo gjendje po vije duke u përmirësuar. Sipas tij, pothuajse çdo vit është plotësuar ligji i punës me nene shtesë. “Ligji i punës tashmë po përkrahet edhe me Ligjin për shëndetin dhe mbrojtjen në punë. Rritja e kapacitetet të inspektoratit të punës, ka rezultuar me rritjen e kontrollit mbi bizneset sa i përket të drejtave të punëtorëve. Kushtet dhe të drejtat e tyre për çdo vit po përmirësohen dhe në të ardhmen presim që këto të drejta të avancohen edhe më shumë”, - tha ai. Ministri Rasiç, ka theksuar se Minsitria e Punës për çdo vit ka regjistruar diku 3000-3500 punëtorë, të cilët kanë punuar edhe më herët në kompanitë private. “Kjo dëshmon se Inspektorati po e kryen punën e vet si duhet. Shpresojmë se do të punohet me një dinamikë të tillë që të regjistrohen të gjithë punëtorët në sistemin kosovar”, - tha ai. Rashiç tha se Ministria që udhëheq ai përpiqet që kontratat e punës të respektohen edhe nga bizneset. “Ligji i parasheh dy lloje të kontratave: njëra është për gjashtë muaj dhe kontrata tjetër është trevjeçare. Të gjithë e dimë që kontrata të përjetshme nuk ka askund,

Nenad Rashiç

prandaj Kosova është rrugës së mirë sa i përket të drejtave të punëtorëve - që të krijojë një nivel të njëjtë me vendet evropiane”, - ka theksuar Rashiç. Sipas tij, pa ngritjen e vetëdijes së punëdhënësve për respektimin e të drejtave të punëtorëve, nuk do të ketë përmirësim të gjendjes. “Mbrojtja e të drejtave të punëtorëve është proces, i cili vazhdimisht përmirësohet”, - ka deklaruar Rasiç.

Punësojmë pak Sekretari i Përgjithshëm i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se Kosova krijon më pak vende pune se sa janë kërkesat e punëkërkuesve. “Raporti i krijimit të vendeve të punës në vendin tonë është 1 me 3, pra nga tre veta që kërkojnë të punësohet ne arrijmë të punësojmë vetë një. Përderisa në rajon te krijimi i vendeve të punës qëndrojnë më mirë, se në Maqedoni, ku raporti i punësimit është 1 me 2”, - tha ai. Rukiqi,tregon se nga bisedat me investitorë të ndryshëm, Kosova është më pak konkurrente me Shqipërinë dhe Maqedoninë, sa i përket edhe kostos për krijimin e vendeve të punës në sektorin të ndryshëm. n

Haxhi Arifi Nr. 73 n MAJ/QERSHOR'13 5


SHQIPËRIA NGA HOMODA

Qendresa XHELADINI

V

alës së absurditeteve parazgjedhore në Shqipëri, iu shtua edhe një marrëzi. Në mes të Tiranës, në Shqipëri, u thye dhe u hodh në plehra busti i komandatit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit. Nuk është hera e parë që ky bust përdhoset. Gjatë atyre pak viteve që qëndroi në hyrje të bllokut të ambasadave, ai është dëmtuar disa herë. Përpos shkronjave të emrit, që herë binin vetë e herë-herë njerëz të paidentifikuar i hiqnin, nuk kanë qenë të pakta rastet kur binin edhe pllakat e strukturës mbajtëse. E ndërsa gurët dhe pllakat i dëmtoheshin, nuk mungonte ngjyrosja në modele të ndryshme dhe grafite, edhe pse ai shihej çdo ditë nga kalimtarët e rastit, por edhe diplomatët e huaj, që kryesisht gjenden pranë asaj lagjeje, për shkak se pak metra më tutje është numri më i madh i përfaqësive diplomatike ndërkombëtare. Asgjë nuk e arsyeton hedhjen e tij në plehra, pas një institucioni kombëtar, në mes të qytetit, në fakt, në mes të kryeqytetit. Edhe pse është prej 'guri', ai gjithsesi simbolizon njeriun që bëri një sakrificë të madhe për atdheun, për atë atdhe, për atë mëmëdhe, për atë flamur që valëvitet mbi institucione që e fyejnë. Asnjë muze, galeri apo institucion në Tiranë e jashtë saj, nuk e pat një metër vend për të! I çfarë formati është ky nënçmim i nivelit kaq të ulët, është ndoshta herët të thuhet: a është vepër antikombëtare apo ka ngjyrim fetar?! Në të vërtetë cilit ‘shqiptar’ i pengon kjo figurë aq shumë?! Ky akt dhe shumë gjëra negative që ndodhin në raportin Shqipëri-Kosovë, duke 6 MAJ/QERSHOR'13 n Nr. 73

filluar nga domeni politik, ekonomik, akademik, letrar, kulturor, sportiv, e kështu me radhë, kanë rrëzuar dukshëm mitin e shqiptarisë dhe kombëtares. Nga ana tjetër skena politike është elektrizuar. Fushata parazgjedhore ka futur në garë më se 60 parti, ka bërë një lëmsh koalicionesh dhe ka ofruar lloj-lloj premtime nga më të ndryshmet. Gjithçka oscilon rreth debatit 'rotacion apo jo më 23 qershor?'. E majta apo e djathta më 23 qershor? Një alternativë e djathtë qeverisëse me Sali Berishën në krye, apo një alternativë e majtë qeverisëse për Shqipërinë e 2013-ës me dyshen Rama-Meta në krye? Kjo është çështja. Problemi që ka shkaktuar dalja e Metës në krahun amë, hedh dilema të ndryshme; në të vërtetë çka nëse i imponohet sërish atij të jetë me Berishën. Mirëpo Meta hy në këtë garë me idenë dhe dëshirën që të fitojë e majta dhe madje pikërisht ai të jetë kryeministri i ardhshëm. E majta përkundër afrimit të metës nuk është e bashkuar. Pak ditë para nisjes së fushatës elektorale, aleati i Partisë Socialiste, Paskal Milo shprehu kritika për mënyrën sesi kreu i PS-së, Edi Rama po menaxhon koalicionin. Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo tha se PS-ja i shiti aleatët e saj për koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke e cilësuar këtë si tradhtinë e radhës brenda së majtës. Ai tha se Berisha tregoi më respekt për aleatët e tij sesa Rama. "PS ka shumë qurraveca. Telefoni i Ramës nuk funksionin më, vetëm kur ka ndonjë kritikë ndaj

PS-së",- shtoi Milo. Debatet mes themeluesve të Partisë Socialiste për futjen e Kastriot Islamit në listën e PD-së janë transferuar nga mitingjet elektorale në rrjetet sociale. Ish-kryeministri Pandeli Majko ka sulmuar publikisht deputetin Islami për kandidimin në kampin e djathtë. Në postim në rrjetin Facebook, Majko e cilëson atë si "tradhtar", duke u shprehur se ka respekt për të gjitha ata që i qëndrojnë besnik historisë politike nga vijnë. "Oh sa mirë me qenë tradhtar!"... Fushata elektorale që sapo ka filluar e ka të shkruar në "ballë" këtë fjali turpëruese. Ky është shembulli më denigrues për mjerimin e politikës në këto ditë me shkëlqim publicitar. Paturpësia është kthyer në një pikë vajguri në pjatën e "supës" së premtimeve të zgjedhjeve të 23 qershorit. Respekt për të gjithë miqtë dhe kolegët e djathtë dhe të majtë që i qëndrojnë besnikë vetvetes dhe historisë nga vinë",- shprehet deputeti Majko. Islami shprehet se Majkos duhet t'i vijë turp që nuk është distancuar nga sulmet që i janë bërë familjes së tij. Ndërsa i kujton se në vitin 1995 i është gjendur afër në një situatë të ngjashme në Partinë Socialiste. "Oh sa mirë me qenë inferior dhe mediokër. Turp me pas në krah personazhe që vijnë dhe kërcënojnë nënën e sëmurë, babain 85- vjeçar dhe familjen time. Turp për ty. Tradhtar është term stalinist. Armik është term i Luftës së Ftohtë. Turp! Distancohu se është turp për një personazh të cilit në 1995 i jam gjendur në krah kur e kishin shpallur tradhtar",shprehet Islami. Më tej ai shtoi se Majko është bashkuar me një mediokër dhe të paaftë si Rama. "Je bashkuar me një mediokër. Me një të paaftë. Nëse nuk ke guximin të kundërshtosh së paku mos u bëj pjesë e maskaradës",- shprehet Islami. Deputeti që kandidon në listën e PD-së në Tiranë, shtoi se një ditë do të pendohet edhe Majko, ndërsa vetë shprehet se ka shpëtuar me

PAQJA


ASHURIA NË ISLAMOFOBI largimin nga PS-ja e drejtuar nga Rama. Aleanca Kuqezi është partia që ka parashtruar problematikën se pse vajzat shqiptare po martohen me burra nga vendet fqinje. Përveç makiavelizmit politika parazgjedhore në Shqipëri përshkohet edhe nga ekstremizmi. Ka parti që premtojnë legalizimin e marijuanës dhe parti që kërkojnë dënimin me burg të homoseksualëve. Parti që kërkojnë rivendosjen e monarkisë, (përpos legalitetit). Dhe kjo është çfarë mund të mbledhësh pa u thelluar gjatë në programet e disa dhjetëra partive që kanë hyrë në garë, (duke u regjistruar në KQZ ose thjeshtë duke konkurruar për “like” në Facebook) më së shumti në aleancë me dy partitë e mëdha, të cilat prezantohen si më pranë qendrës, më të orientuar nga vlerat që konvencionalisht i njohim si të ‘mira’ dhe europiane. Logjika ta do që të priresh të besosh se asgjë serioze nuk ka në këtë mes, se ide të tilla hidhen vetëm si pjesë e metodave makiaveliste. Por fakti është që sistemi aktual zgjedhor për fat të keq ka bërë të rëndësishme çdo votë, veçanërisht në qarqet me numër të lartë deputetësh, gjë që i ka shtyrë dy partitë e mëdha të pranojnë çdo lloj partie në koalicion, ndërsa partitë e vogla janë shtyrë drejt kërkimit të çdo vote, duke kërkuar vëmendjen e publikut me të gjitha mënyrat. Partia Lëvizja Shqipëria e Re është shumë aktive në shpërndarjen e trakteve. Dhe në një trakt të tillë, premton se do të legalizojë poligaminë, sipas modelit islamik, një burrë me deri në katër gra. Në faqen e saj të internetit, kjo parti thotë se e kërkon këtë masë “për të shpëtuar “Ndryshimi i kodit të familjes, pranimi i poligamisë (martesat një burrë m e deri në katër gra, me kushtin që secilës prej grave t’i krijohen kushte

PAQJA

dhe përkujdesje proporcionale dhe të barabartë) si zgjidhje e mundshme për t’u bërë ballë shumë ndryshimeve demografike të ndodhura në këto 22 vitet fundit (emigracioni masiv kryesisht i meshkujve shqiptarë dhe boshatisja demografike nga meshkujt në Shqipëri, martesat e grave shqiptare në vendet fqinje në kombe, të cilat historikisht kanë qenë të interesuar për asimilimin dhe eliminimin e Kombit tonë)”, - thotë ajo. Është e qartë se ky propozim synon të marrë ndonjë votë nga myslimanët, por prezantimi nuk bëhet në mënyrë islame. Kjo parti është në aleancë me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 23 qershorit. Kryeministri Sali Berisha, prej disa vitesh, ka mbështetur aktivisht të drejtat e komunitetit LGBT, duke premtuar (por vetëm duke premtuar) tre vjet më parë legalizimin e martesave brenda të njëjtës gjini si dhe duke folur disa herë publikisht kundër homofobisë dhe duke u takuar publikisht me aktivistët e të drejtave të bashkësisë LGBT. Përkundër këtij qëndrimi, kryesocialisti Edi Rama refuzoi të mbështesë bashkësinë LGBT, ndërkohë që dy aleatë të Berishës kanë ide krejt të tjera. Ekrem Spahia, i cili u kthye në vëmendjen e medias vitin e kaluar rastësisht dhe vetëm për këtë temë, e ka futur në programin e tij electoral, duke thënë se “shteti shqiptar nuk duhet ta njohë homoseksualitetin”, por pa sqaruar se çfarë nënkupton kjo gjë. PLSHR, ajo e poligamisë, ka një mendim pak më ndryshe. Ajo deklaron se do të nxjerrë jashtë ligji promovimin

publik të homoseksualitetit, por lë të ligjshme “homoseksualitetin në sferën private). Marko Dajti, kryetar i një partie që deklaron se dëshiron të rivendosë rendin socialist marksist-leninist në Shqipëri, thotë se dëshiron gjithashtu të legalizojë marijuanën. Në një intervistë mediatike, Dajti, nga Partia e Punës e Riorganizuar, deklaroi se Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e vendeve të zhvilluara sa i përket legalizimit të marijuanës. Dajti nuk ka të njëjtin mendim për aspekte të tjera të botës së zhvilluar, e cila përpos legalizimit të marijuanës, ka edhe ekonomi tregu etj. Në programin e tij të publikuar në internet, ai premton rikthim të drejtpërdrejtë në socializëm, ekonomi shtetërore, shtetëzim të bujqësisë etj. Dukshëm në Shqipëri kanë mbetur disa komunistë të pareformuar, por ka edhe shumë të rinj që pinë bar e ndoshta, mund të rrëmbehen nga ideja. Fronti Demokristian Shqiptar nuk është një parti politike e regjistruar në zgjedhje. Ai është një grup në “Facebook” që ka rreth 2500 anëtarë. Fryma e kësaj lëvizjeje është dukshëm, antikomuniste, por edhe antiislamike, prokristiane dhe... monarkiste. Ai deklaroi se dëshiron që Shqipëria të bëhet mbretëri. “MDC kërkon që populli shqiptar të shprehet me referendum për kthimin e Shqipërisë në Monarki Kushtetuese, me mbret Madhëria e tij Gjergj Maria Kastrioti, Mbret i Shqipërisë, Dardanisë, ILIRIDËS, dhe Epirit”. Se kush është ky mbreti, nuk e dimë. Një parti që duket se lidhet me këtë faqe dhe me një blog me emrin “Votra”, njoftoi pak ditë më parë se i qe refuzuar regjistrimi si subjekt zgjedhor në KQZ. n Nr. 73 n MAJ/QERSHOR'13 7


Besimi te ‘fuqia’ e rrenës Isa MEHMETI

K

aloi euforia e shqiptarëve, e cila zakonisht ndodh para zgjedhjeve. Dobësia më e madhe që po bëjnë shqiptarët në Maqedoni si elektorat, është se po i dëgjojnë partitë e tyre për të votuar për partitë maqedonase, konkretisht kandidatët maqedonas, kundrejt kandidatëve tjerë të partive tjera shqiptare kundërshtare. Kjo është e pafalshme. Në fushata paraelektorale fatkeqësisht pamë pamje mjerane e të pështira të kandidatëve shqiptarë, duke ju vardisur maqedonase me joshje të ndryshme vetëm e vetëm për të fituar votën e tyre. Në Dollnen mbi 350 vota të shqiptarëve të Cërnilishtes, fshat ky me më shumë shqiptarë, vendosën për fitoren e Boshe Miloshevskit të VMROsë kundrejt kandidatit të BDI-së. BDI akuzoi Partinë Demokratike Shqiptare, aktivistët e së cilës, votuan për VMROnë. Këto ditë lideri i PDSH Menduh Thaçi gazetës maqedonase ‘Dnevnik’ i deklaroi se të gjithë tetovarët që kanë votuar për BDI-në janë trathtarë. Kështu, përderisa disa shqiptarë thejnë këmbët për të agjituar në votimin e kandidatëve maqedonas kundrejt atyre shqiptarë të partisë tjetër kundërshtare, maqedonasit vazhdojnë platformën e tyre antishqiptare. Komisioni Shtetëror Zgjedhor miratoi kërkesën e partisë "Dinjiteti" për mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve të nevojshme për inicimin e referendumit, të cilin e kanë quajtur "Dinjiteti për Maqedoninë". Pas mbledhjes së nënshkrimeve kjo parti do t'i drejtohet Parlamentit, i cili duhet të japë dritë jeshile për organizimin e referendumit në të cilin do të ketë katër pyetje, 3 që kanë të bëjnë me ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe një me Ligjin për ndarje territoriale, ku për këtë të fundit një referendum i ngjashëm kishte dështuar në vitin 2005. Tre pyetjet e tjera do të jenë kundër Ligjit për amnisti dhe për procedurat që kanë të bëjnë me konfliktin e vitit 2001, të drejtën e ish-pjesëtarëve të UÇK-së për të bartur funksione publike dhe pyetja e fundit 8 MAJ/QERSHOR'13 n Nr. 73

është për miratimin e një ligji për të drejta të veçanta për pjesëtarët e UÇK-së. Referendumi i Shoqatës së pjesëtarëve të forcave të sigurisë "Dinjiteti" që tanimë vepron edhe si parti politike, u paralajmërua fillimisht si iniciativë kundër emërimit të ministrit të Mbrojtjes nga radhët e BDI-së, Talat Xhaferi, për shkak të pjesëmarrjes së tij në konfliktin e armatosur të vitit 2001. Në një vend me emër të pazgjidhur, me krizë të thellë ekonomike dhe jostabilitet politik, është e kuptueshme se nuk do të ketë as qetësi ndëretnike. Ngecja në tërheqjen e investimeve të huaja, deficiti i madh buxhetor, rritja e borxhit publik dhe papunësia e madhe, e kanë rënditur Maqedoninë pas Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë për kah zhvillimi ekonomik. Me rrogë minimale prej 8050 denarë ose 130 euro, Maqedonia është ndër vendet më të varfra në botë. Kështu ka treguar raporti i gazetës "Wolrdtoday", raport ky që ka klasifikuar vendet për nga varfëria të bazuar në rrogat minimale që marrin qytetarët. Më mirë se Maqedonia, sipas kësaj gazete, qëndron Iraku me rrogë minimale prej 146.91 euro. Krahasuar me vendet e Ballkanit, Bosnja e Hercegovina është shumë para Maqedonisë më rrogë minimale prej 164 euro, ndërkohë që rrogë më të lartë minimale se Maqedonia kanë edhe Ekuadori - 151 euro dhe Peru me 178 euro. Është interesant fakti se këto dy shtete, jo vetëm që kanë rrogë minimale më të lartë se Maqedonia, por edhe shumë çmime të produkteve ushqimore në këto dy shtete janë pothuajse dy herë më të ulta se në Maqedoni. Për

shembull, një litër qumësht në Ekuador është 0.60 cent ose 35 denarë, ndërsa një biletë autobusi urban kushton vetëm 16 denarë ose 0.20 cent. Përveç që Maqedonia ka rrogë më të vogël minimale në botë, gjithashtu krahasuar me vendet e rajonit, ka edhe rrogë më të ulët mesatare. Sa i përket rrogës mesatare, sipas gazetës "Worldtoday", punëtorët në Slloveni marrin rrogë më të lartë mesatare në vlerë prej 1035 euro, ndërkaq në Greqi, e cila një kohë të gjatë është në bankrot, ka rrogë mesatare prej 1000 eurove. Sipas raportit të së njëjtës gazetës, nga vendet e ish-Jugosllavisë, punëtorët kroat marrin rrogë mesatare prej 750 euro, në Mal të Zi rroga mesatare është 487 euro, ndërsa të punësuarit në Bosnjë marrin mbi 425 euro. Po ashtu, edhe Shqipëria qëndron më mirë se Maqedonia krahasuar me rrogat mesatare. Në Shqipëri, kjo rrogë arrin në 380 euro, në Bullgari 420 euro dhe Serbi 420 euro. Deri në vitin 2011, shumica e punëtorëve të punësuar në industrinë

PAQJA


e ndërtimit dhe të tekstilit kanë marrë rrogë minimale prej 5000 denarë deri më 7000 denarë. Sipas të dhënave të Entit të Statistikës, në shkurt të vitit 2013, 2.3 për qind e të punësuarve në Maqedoni nuk kanë marrë paga. Rritja ekonomike në Maqedoni vitin e kaluar ishte zero për qind, në Bosnjë e Hercegovinë kishte një rritje 1.3 për qind, në Shqipëri prej 0.5 për qind, në Mal të Zi prej 1 për qind dhe në Serbi prej minus 1.9 për qind. Papunësia më e madhe në 2012-ën shënohet në Bosnje e Hercegovinë me 43.9 për qind, Maqedoni me 31.3 për qind, Serbi me 25.5 për qind, Shqipëri me 13.3 për qind dhe Mali i Zi me papunësi. Duke e parë këtë trend zhvillimi ekonomik, por edhe tablon e përgjithshme politike, ish-kryeministri i Maqedonisë, Lupço Georgievski, këto ditë tërhoqi vërejtjen se Maqedonia mund të bankrotojë brenda dy viteve të ardhshme, respektivisht deri më 2015. Deklarata e tillë u bë gjatë pjesëmarrjes në një emision televiziv në kanalin "24 Lajme", ku ka folur, veç të tjerash, mbi shumë çështje aktuale, përfshirë zgjedhjet lokale dhe situatën e përgjithshme ekonomike dhe politike në vend. Duke iu referuar rritjes së borxhit publik, Georgievski ka thënë se të hollat po merren për të mbuluar pagat, pensionet dhe subvencionet. "Në

PAQJA

kohën sa kam qenë kryeministër, 19982002, nuk kam marrë as dhe një hua nga bankat për të dhënë pagat, pensionet ose të shlyejë çfarëdo obligimi tjetër që buron nga buxheti", - ka deklaruar Georgievski. Siç pat thënë ish-lideri i partisë maqedonase opozitare Branko Cërvenkovski, në Maqedoni tashmë funksionojnë vetëm dy industri: industria e shpërlarjes së parave dhe industria e shpërlarjes së trurit (propaganda e qeverisë përmes megafonëve medial). Kryeministri Nikolla Gruevski duket i painteresuar të përmirësojë gjendjen e përgjithshme, mbase është i lajthitur nga vezullimi i rremë i përkrahjes së imponuar të qytetarëve; përkrahje kjo që me gjasë mund t’i kushtojë ashtu siç i kushtoi edhe Millosheviçit. Shpesh nga disa analistë dhe ish-lideri i opozitës në dorëheqje të LSDM-së është tërhequr kjo paralele e analogjisë. Ashtu sikurse dikur edhe Millosheviçi, edhe Gruevki ka pushtet pothuajse absolut në Maqedoni: presidencën, qeverinë, parlamentin dhe pushtetin në shumicën e komunave. Në dukje krijohet përshtypja për një përkrahje të plotëfuqishme të popullit për të. Si është fituar kjo përkrahje, është diçka tjetër. Sigurisht përmes atyre dy industrive të sukseshme që u përmendën. Megjithatë përkundër kësaj shifrat flasin kundër tij. Statistikat trego-

jnë se vendi po shkon buzë greminës ekonomike e sociale. Kur kësaj i shtohen edhe problemet ndëretnike, atëherë gjendja duket edhe më dëshpëruese. Vërejtje për Maqedoninë ka adresuar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit në Raportin për të drejtat e njeriut, ku ka theksuar një numër të madh kritikash ndaj Qeverisë, duke thënë se ajo ka dështuar në funksionimin e drejtësisë, respektimin e të drejtave të njeriut, ndërsa ka akuzuar për ndërhyrje në gjyqësi dhe kufizim të lirisë së mediave. Kritika të ashpra ka edhe për funksionimin e policisë dhe procesin e lustrimit, për të cilin thuhet se keqpërdoret nga pushteti si mjet për "qërim hesapesh" me oponentët. Ndërhyrja politike në gjyqësor, favorizimi, mosefikasiteti dhe korrupsioni ngadalësuan ndarjen e drejtësisë. Tensionet ndërmjet komuniteteve etnike shqiptare dhe maqedonase, si edhe diskriminimi shoqëror kundër romëve dhe pakicave të tjera etnike, përbënin një tjetër fushë shqetësimi për të drejtat e njeriut", - thuhet në rezymenë e përgjithshme të raportit. I vetmi person që është i interesuar në Maqedoni për ta inkuadruar vendin në Nato dhe BE është Ali Ahmeti. Ai dhe partia e tij angazhohet vazhdimisht për integrimet euro-atlantike, por pa sukses. Ali Ahmeti dhe partia e tij shpresojnë në sukses, ndonëse realisht nuk kanë kurrfarë potenciali e as kapaciteti ta bëjnë këtë. Në të vërtetë çirrjet e vazhdueshme të shqiptarëve për integrime euro-atlantike, nuk janë gjë tjetër përpos një teatër cirku. Çelësi i suksesit gjendet në duart e kryeministrit, të cilit i mungon interesimi dhe vullneti për t’i çuar gjërat përpara. Ai e ka luksin dhe komoditetin të mendojë se gjithçka është në rregull. Shumë analistë çdo ditë frekuentojnë ekranin dhe japin analiza për gjendjen; janë bërë Nostradamus të dështuar. Status – quoja vazhdon. Dhe kështu do të vazhdojë akoma, deri atëherë kur Gruevskit dhe partisë së tij t’i drithet toka nën këmbë dhe t’i humbë kjo mbështetje kaq e fuqishme dhe absolute që po gëzon në popull. Ndërkaq kur është ajo ditë, askush s’mund të thotë gjë në formën e një prognoze historiciste: mundet ndoshta edhe shumë shpejtë. Gjendja faktike socio-ekonomike është një bombë që ende nuk ka eksploduar, por që fare lehtë i nevojitet një xixë stralli për të shpërthyer në atë mënyrë sa t’i përmbysë gjërat për 180 shkallë. n Nr. 73 n MAJ/QERSHOR'13 9


Intervistë me Kryetarin e Organizatës Studentore ‘Paqja Studentore’ e Universitetit të Prishtinë

PAQJA STUDENTORE PËRFAQS TË STUDENTEVE TË UNIVE PAQJA:Cili është roli i organizatave studentore në Universitetitin e Prishtinës, cili është qëllimi i tyre? Zajmi: Organizatat studentore në Universitetin e Prishtinës dhe më gjerë, në parim, qëllim parësor kanë përfaqësimin e lirive dhe të drejtave të Studentëve. Ndërkohë që kur flasim për rolin e tyre në jetën studentore, me theks të veçantë në përfaqësimin e studentëve, mbetet shumë për të dëshiruar, ngase unë mendoj se tashmë shumica e organizatave e kanë humbë qëllimin për të cilin në esencë do të duhej që të vepronin. PAQJA: Si Funksionojnë organizatat studentore në kuadër të Universitetit të Prishtinës ? Zajmi: Ashtu siç është praktike, organizatat hynë në zgjedhje për të marrë mbështetjen e studentëve, me t’u shpallur rezultatet, formohet koalicioni dhe ashtu ai koalicion e merr barrën e përfaqësimit të studentëve për atë mandat. Ajo që e bën të veçantë këtë proces në kohët e fundit është se organizatat, të cilët e marrin përgjegjësinë për t’i udhëhequr studentët, angazhohen për të përfituar nga pozita, duke plaçkitur studentët përmes “Panove, Apsolventiadave etj”, duke i shfrytëzuar lidhjet e krijuara me menaxhmentin e Universitetit për t’u ngritë në karrierë pa meritë, duke e keqpërdorë buxhetin e UP-së në emër të projekteve që nuk realizohen kurrë e kështu me radhë, ndërkohë që organizata “Paqja Studentore” si organizata më e madhe dhe më e fuqishme studentore në UP dhe njëherësh i vetmi zë opozitar, vazhdimisht mbetemi të angazhuar për t’i zbardhur këto manipulime dhe pa ndalur punojmë për ta implementuar në praktikë platformën me të cilën konkurruam në zgjedhjet e qershorit të vitit 2012, ndonëse në këndin e opozitës. PAQJA: A ka intersim të shprehur te studentët për t’u marrur me këto organizata studentore, konkretisht organizata e juaj sa ka përkrahje nga studentët? 10 MAJ/QERSHOR'13 n Nr. 73

Zajmi: Është interesant fakti se, në zgjedhjet e fundit studentore kishte një vrull të jashtëzakonshëm të studentëve në kutitë e votimit, ndonëse zgjedhjet u mbajtën në një datë dhe muaj jo të zakonshëm. Sa i përket organizatës “Paqja Studentore”, ne vazhdimisht jemi në rritje dhe këtë e dëshmon më së miri rezultati i zgjedhjeve, edhe në këtë raund zgjedhjesh, “Paqja Studentore” shënoi ngritje edhe pse për dy vite ishim në opozitë, gjë e cila nuk ndodhi me organizatat tjera, të cilat e kishin fatin e njëjtë me ne. Kryesia e organizatës, sipas përcaktimit statusor përbëhet nga 19 anëtarë, të cilët janë të angazhuar 12 muaj në vit në shërbim të organizatës, respektivisht në shërbim të studentëve dhe kemi 17 kryetarë të degëve, ku secila degë është e konstituuar dhe vepron konform përgjegjësive që i ka, ne ishim e vetmja organizatë që në zgjedhjet e fundit konkurruam në të gjitha fakultetet, qoftë brenda Prishtinës dhe jashtë saj. Këto janë disa nga shembujt praktik të organizimit të “Paqes Studentore” dhe me punën dhe angazhimet e treguara bëjmë që në vazhdimësi të kemi një konkurrencë të jashtëzakonshme për të hyrë në Kryesi Qendrore dhe akoma më tepër na vështirësohet përzgjedhja e kryetarëve të degëve nga numri i madh i të interesuarve për të konkurruar në emër të “Paqes Studentore”.

PAQJA: Paqja Studentore pa dyshim është organizata më aktive në Universitetin e Prishtinës, ju jeni kryetar i saj, a mund të na thuani diç për historikun e saj? Zajmi: Para së gjithash dua të them se përkundër barrës së rëndë që e kam marrë në vitin 2011 për ta udhëhequr organizatën më të madhe studentore në UP, ka qenë njëherësh edhe nder i madh për të punuar më studentët dhe aktivistët e shumtë të kësaj organizate që punën dhe angazhimin e tyre e bëjnë vërtet me një motivacion të jashtëzakonshëm

ne ude m St i stë qes ajm i rv a Z te e P rem n I in k ar , E et ore y r t

k

dhe të them të drejtën shpesh herë edhe më ka habit vullneti i këtyre aktivistëve që e tregojnë gjatë gjithë kohës, qoftë në hartimin ose në realizimin e projekteve e kështu me radhë. Ashtu siç është e njohur për studentët, organizata “Paqja Studentore” u themelua në vitin 2005 nga një i grup studentëve që ishin të pakënaqur me mënyrën e udhëheqjes së studentëve në atë kohë, menjëherë në zgjedhjet e para studentore, “Paqja Studentore” mori një numër të konsiderueshëm të votave dhe u bë pjesë e koalicionit për udhëheqjen e studentëve. Udhëheqësit e kësaj organizate gjatë asaj kohe arritën një numër të madh suksesesh si psh: anulimi i pagesës për paraqitjen e provimeve me vlerë prej 2 €, ulja e çmimit të vitit akademik nga 130€ në 100€ për studimet themelore dhe nga 600€ në 400€ për studimet master, ngritja e bursës për studentë për 50%, nga 600€ në 900€ dhe ngritja e shumës për 100% për student e dalluar dhe gjithashtu edhe shtimi i numrit të bursave, këto janë vetëm disa shembuj nga puna e PS-UPS-së gjatë periudhës së ud-

PAQJA


ës-Ekrem Zajmin

SUESE E DENJË E INTERESAVE ERSITETIT TË PRISHTINËS organizimin e seminareve me karakter edukativo - mjekësor etj.

hëheqjes me Parlamentin e Studentëve. Në zgjedhjet e vitit 2010, Paqja Studentore, si rezultat i angazhimit dhe përkushtimit të treguar me studentë, del organizata e parë studentore me një rezultat mahnitës, len mbrapa organizatën e dytë me rreth 100% të votave. Ky ishte një sukses i jashtëzakonshëm, sukses i cili ka qenë si rrjedhojë i punës së gjeneratave të njëpasnjëshme që kanë bërë një punë të mrekullueshme në përfaqësimin e studentëve. Kryesia momentale nën udhëheqjen time, ka arrtë që të realizojë një numër rekord të aktiviteteve, shumica nga të cilat ishin të reja për organizatën dhe një pjesë e tyre tradicionale që realizon në çdo vit. Nga Kuvendi i fundit zgjedhor i organizatës e deri në këto momente kur po flasim, kemi realizuar më shumë se 70 aktivitete nga fusha të ndryshme si psh; organizimi i tribunave shkencore, organizimi i shfaqjeve të ndeshjeve sportive, aktivitetet për dhurimin e gjakut, aktivitetet për pastrimin e kampusit universitar të UP-së, shpërndarjen e broshurave informuese dhe edukative,

PAQJA

PAQJA: Cilat janë aktivitetet më kryesore të Paqes Studentore? Zajmi: Në mbledhjet e rregullta të Kryesisë Qendrore, vazhdimisht diskutojmë për aktivitete që kanë rëndësi për studentët dhe nga të cilat përfitojnë ata. Mendoj se aktivitetet kryesore janë ato që i ceka më lartë, por dua të ndalem te Tribuna e fundit e organizuar në “Sëiss Diamond Hotel” me mbështetjen financiare të “British Cancel” me temën: “Gjendja e arsimit të lartë në Kosovë”, panelit të ftuar ishin: Akademik Mehmet Kraja, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prof. Dr. Ramë Buja, Prorektori për mësim i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Prof. Dr. Nuri Bexheti, Deputetë në Parlamentin e Kosovës: z. Berat Buzhala, Profesorët: Prof. Dr.Valon Murtezaj dhe Prof. Dr. Korab Sejdiu, Eksperti i arsimit në Kosovë: Prof. Dukagjin Pupovci, Nga shoqëria civile: Shkëlzen Maliqi, Ambasadat e akredituara në Kosovë: Ambasada Amerikane dhe Ambasada Austriake. Ky ishte njëri nga aktivitetet e fundit dhe ndër më të rëndësishmit të realizuar gjatë këtij viti, ndërkohë që gjatë vitit të kaluar, tribuna shkencore me temën “Metodat efektive të mësim-nxëniës dhe menaxhimi i stresit gjatë provimeve” ishte njëri nga aktivitet mendoj më me rëndësi për studentët. Panelistët e ftuar në këtë tribun ishin: Akademik Pajazit Nushi, Prof. Dr. Xhafer Ismajli, Prof. Dr. Agim Zogaj dhe Hoxhë Mr. Ekrem Avdiu. PAQJA: Sa po arrini që t’i përfaqsoni studentët në strukturat e Universitetit te Prishtinës? Zajmi: Për momentin ne nuk udhëheqim me Parlamentin e Studentëve dhe si rrjedhojë nuk e kemi rastin për t’i përfaqësuar ata në rrugë zyrtare, por ne vazhdimisht mbesim të angazhuar që t’i mbrojmë dhe t’i adresojmë kërkesat e tyre në organet gjegjëse. Njëra nga për-

pjekjet më të mëdha sipas mendimit tim ka qenë reagimi dhe organizimi i protestave në lidhje me ngritjen e çmimit të biletave për student dhe jo me kaq, ne e dërguam rastin edhe në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, pas rreth tetë muaj procese gjyqësore, AKK-ja mori vendim në lidhje me rastin edhe pse jo në mënyrën qysh ne kemi kërkuar. Pastaj kemi dërguar disa kërkesa në KK të Prishtinës për largimin e automjete të parkuara në trotuarin e rrugës “Agim Ramadani”, pas shumë kohësh që ju kemi bërë presion, Kuvendi Komunal ka marrë vendim për t’i larguar dhe nga ajo ditë e marrjes së vendimit e deri në këto momente kur po flasim, ky trotuar është i liruar nga automjetet dhe studentët lirshëm qarkullojnë në këtë destinacion shumë të rëndësishëm për ta. Këto janë vetëm disa nga përpjekjet tona në shërbim të studentëve që për momentin po më kujtohen.

PAQJA: Cka mendoni, sa është funksional Parlamenti i Studentëve dhe a ju shkelen të drejtat e studentëve nga menaxhmenti i Universitetit? Zajmi: Fatkeqësisht Parlamenti i Studentëve si organ suprem i përfaqësimit të të drejtave të studentëve nuk është aspak funksional dhe si i tillë ka dështuar në përfaqësimin e të drejtave të studentëve. Unë jam gjithashtu deputet në Parlamentin Studentor dhe deri më tash, pra për tetë muaj rresht, është mbajtur vetëm një mbledhje e vetme në të cilën nuk janë ftuar as gjysma e deputetëve. Kryetarin e këtij parlamenti nuk e njohin mendoj as 95% e studentëve të UP-së sepse edhe statuti i tij i studentit është i dyshimtë se a është ende student apo jo!? Megjithatë nuk është faji i studentëve sepse organizatën nga e cila vije ky kryetar e kanë votuar më së paku. Ne në vazhdimësi kemi bërë thirrje, duke bërë edhe veprime konkrete që ky Parlament të aktivizohet por më kot! Sa i përket të drejtave të studentëve, unë mendoj se studentët e UP-së përNr. 73 n MAJ/QERSHOR'13 11


ballen me sfida të shumta e që ndër të tjera janë edhe shkeljet e të drejtave të tyre, kjo është mese evidente dhe do të vazhdojë kështu derisa të mos e marrin rolin e tyre Këshillat e Studentëve dhe Parlamenti i Studentëve.

PAQJA: A keni bashkpunim me organizatat tjera studentore, qofshin ato edhe rinore që veprojnë jashtë Up-ës, si dhe me organizatat ndërkombëtare studentore? Zajmi: Sa i përket bashkëpunimit me organizatat studentore që veprojnë brenda UP-së, gjithherë bashkëpunojmë në ato fusha dhe me ato organizata me të cilat pajtohemi dhe kemi qëllime të përbashkëta dhe sigurisht nuk bashkëpunojmë në ato çështje për të cilat ne mendojmë se nuk janë në të mirë të procesit. Gjatë këtij mandati kemi zhvilluar disa aktivitete me organizata rinore, i tillë ishte projekti “Ti parandalojmë drogat në mesin e studentëve”, i cili është realizuar në vitin e kaluar në bashkëpunim me organizatën rinore “PEN”. Sa i përket bashkëpunimit me organizata studentore ndërkombëtare dhe rajonale, në muajin e kaluar e kemi pritë një delegacion të studentëve nga Turqia, gjithashtu gjatë muajit mars kemi pritur një delegacion të studentëve nga Maqedonia. PAQJA: Çfarë qëllimi kishin këto vizita dhe për çfarë u dakorduat gjatë takimeve? Zajmi: Studentët nga Turqia me të cilët u takuam gjatë muajit të kaluar, i përfaqësonin të gjithë studentët e këtij 12 MAJ/QERSHOR'13 n Nr. 73

shteti, meqë takimin e kryesonte Taygan Ongoren nga Universiteti “Galatasaray”, i cili ishte kryetar i Asamblesë së studentëve të Turqisë. Ata ishin ngarkuar nga Kryeministri Erdogan për të themeluar një Asociacion të studentëve të Ballkanit, në mesin e të cilëve do të jetë edhe Kosova, meqë Parlamenti i Studentëve është jo serioz dhe jofunksional, ata zgjodhën për t’u takuar me ne. Në takim u vendos që të themelohet ky Asociacion dhe Kosovën ta përfaqësojmë ne, pra “Paqja Studentore”, takimi i parë konstituiv pritet të mbahet në muajin korrik dhe nikoqir i këtij takimi do të jetë Turqia. Gjithashtu na ftuan si organizatë për një vizitë zyrtare gjatë muajit Qershor, gjë për të cilën për momentin jemi duke punuar në agjendën e vizitës në bashkëpunim me kolegët tanë studentë nga Turqia. Vizita e Studentëve nga Maqedonia e kishte për qëllim kryesor shkëmbimin e përvojave organizative dhe gjithashtu edhe vizitën e kampusit të Universitetit të Prishtinës. Pritet që gjatë këtij muaji, edhe ne si organizatë të bëjmë një vizitë studentëve ne Maqedoni.

PAQJA: Cilat janë projektet me të cilat për momentin jeni të angazhur dhe planet për të ardhmen? Zajmi: Për momentin jemi duke i hulumtuar “Panot” , të cilat janë organizuar nga Këshillat e Studentëve të fakulteteve të ndryshme, në të cilat ne dyshojmë se janë keqpërdorur me mijëra euro. Ne në vitin e kaluar reaguam nëpërmjet medieve dhe i ftuam organet

e drejtësisë për t’u marrë me rastin në fjalë, një gjë të tillë ata nuk e bënë. Në këtë vit ne kemi vendosur për t’i hulumtuar detajisht ato, deri më tani kemi tubuar mjaft argumente që dëshmojnë për keqpërdorime të shumta, si p.sh. bie fjala, Fakulteti me më së shumti studentë në UP Fakulteti Ekonomik, dyshohet se janë keqpërdor më shumë se 4000€ e kështu me radhë. Këto dosje pritet që në fund të kësaj jave t’i dorëzojmë në prokurori, sigurisht që një veprim të tillë do e bëjmë publik edhe përmes medieve. Sinqerisht dua të e falënderoj Këshillin e Studentëve të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinës, të cilët janë jashtëzakonisht të përgjegjshëm ndaj amanetit që e kanë marrë nga studentët dhe përpos punës së mrekullueshme që bëjnë, edhe në këtë proces janë dëshmuar shumë transparent duke e bërë publike kontratën. Derisa fakultetet me më shumë së 1000 studentë e kanë organizuar panon me 8€, me të njëjtin kualitet, tek e njëjta fotostudio, Kryetari i Këshillit të Studentëve të FBV-së Bujar Vrajolli i cili vije nga organizata Paqja Studentore, e ka organizuar panon me çmim real me vetëm 5€ ani pse me vetëm rreth 200 apsulvent, që në çfarëdo rrethane tjetër do duhej të kushtonte me shtrenjtë se çmimi në fakultete që kanë më shumë se 1000 apsolvent e që nuk mendoj që çmimi real për këtë numër kaq të madh apsulventësh, nuk e kalon shumën prej 4 €!. Gjithashtu jemi duke punuar në organizimin e një debati me studentë me temën “Sfidat e Integrimit në Bashkimin Evropian të Turqisë dhe shteteve të Ballkanit me shumicë myslimane”. Për ta shtjelluar këtë temë do të ftojmë një profesor nga Italia, një nga Turqia dhe gjithashtu një profesor nga vendi.

PAQJA: Për fund cila kishte me qenë këshilla e juaj drejtuar studentëve dhe lexuesve të revistës sonë? Zajmi: Së pari do doja ta porosisja dhe këshilloja vetën time dhe më pas të gjithë studentët e UP-së, që t’i qëndrojnë besnik sa më shumë që munden qëllimit për të cilin janë ardhur në universitet dhe ta shfrytëzojnë maksimalisht atë që Zoti në Kuranin Famëlartë është betuar në të, pra ta shfrytëzojnë kohën për studim dhe kërkim të njohurive të reja. Lexuesve të Revistës “Paqja��� do t’u rekomandoja që ta lexojnë këtë revistë nëse janë prej atyre që janë ithtarë të vlerave. Urime dhe suksese në punën tuaj! n

PAQJA


Brenda tri vjetësh Tirana me xhami madhështore

Amel ILMIU

S

hqipëria është vendi i pashembullt në historinë më të re njerëzore, ku feja është ndaluar e luftuar me ligj e kushtetut. Gjatë sistemit komunist u rrëzuan qindra xhami e tembuj tjerë fetarë, me pretekstin e indoktrinimit të popullit me dogma të ‘dëmshme’, të cilat sipas recetës marksisto-leniniste quheshin ‘opium për popullin’. Ndërtimi i shumë kishave, nën bekimin e organizatave dhe asociacioneve të huaja, është bërë pa shkaktuar reagime. Ndërkaq paralajmërimi për ndërtimin e një xhamie të madhe, gjë që ka qenë edhe premtim elektoral si i PS-së ashtu edhe i PD-së, ka shkaktuar disa reagime mediatike, reagime këto tipike komuniste. Përkundër tyre pritet që këtë muaj të nisin punimet për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë së re në kryeqytet, ndërsa brenda tre vjetësh të përfundojë tërësisht ndërtimi i saj. Ndërtimi i kësaj xhamie ka qenë nevojë e domosdoshme, për shkak të shtimit të besimtarëve dhe po ashtu pak xhamive që ka kryeqendra, gjë që nuk plotëson nevojat e tyre. Kur Tirana kishte 50 mijë banorë kishte rreth 30 xhami, ndërkohë që sot kur në Tiranë jetojnë rreth 700 mijë njerëz ka vetëm 10 xhami. Buxheti total i vendosur në dispozicion për realizimin e projektit dhe ndërtimin e objektit të kultit kap shifrën e 30 milionë eurove. Pjesë e financimit do të jenë dhe shqiptarët. Vendimi i Këshillit të Ministrave

PAQJA

për nisjen e punimeve dhe marrëveshja me bashkinë për ta bërë këtë xhami në kryeqytet edhe për sa u takon lehtësive në komunitet, plotëson kërkesat bazike të Komunitetit Mysliman për të nisur zbatimin e projektit. Trualli i Namazgjasë është 7 mijë metra katrorë gjithsej, xhamia do të jetë rreth 2500 metër katror. Kapaciteti i objektit do të jetë për të pritur rreth 5 mijë persona. Një sallë konferencash do të jetë me kapacitet për të mbajtur 400 persona. Sipas projektit të ndërtimit, brenda hapësirës së Namazgjasë është planifikuar të ndërtohet një bibliotekë me libra dhe botime të ndryshme, kombëtare dhe ndërkombëtare për të gjithë qytetin dhe jo vetëm botime të karakterit fetar. Biblioteka do të ketë një hapësirë rreth 200 metra katrorë. Projekti parashikon brenda xhamisë një qendër të plotë lehtësirash ku do të ketë restorant, çajtore, vend argëtimi për fëmijët, si dhe një qendër multifunksionale dhe kulturore, kjo për të tërhequr sa më shumë publik, vizitorë dhe turistë. Xhamia madhështore do të ketë parkingun nëntokësor dhe hapësirën e gjelbër. Pemët që do të mbillen te Namazgjaja do të jenë selvitë, si dhe do të ketë edhe një kopsht trëndafilash. Trëndafili simbolizon personazhin e Profetit Muhamed. Parashikohen të mbillen rreth 40 selvi dhe dhjetëra pemë me vazo. Do të ketë një muze islam dhe kulturor. Minaret do të jenë 50 metra të larta, ndërsa kubeja 30 metër. Brenda është parashikuar të

ndërtohet edhe një shatërvan. Gjithçka do të realizohet nën kujdesin e studio “Hassa” me arkitekt Muharrem Hilmi Senalp. Brenda ambienteve të xhamisë së Namazgjasë do të gjendet edhe selia e Komunitetit Mysliman, zyrat qendrore. Kështu, sipas projektit, xhamia e Namazgjasë do të jetë e stilit klasik, por edhe me elemente shqiptare. Në kompleks do të ketë revakë si xhamia e Ethem Beut, ndërkohë që selia e Komunitetit Mysliman brenda Namazgjasë do të jetë tërësisht e stilit shqiptar. Stili i xhamisë do të ketë frymëzim shtëpitë e qytetit të Beratit. Mospërdorimi i mureve rrethuese është një tjetër karakteristikë e xhamive shqiptare dhe kompleksi nuk do të jetë i rrethuar, por i hapur për publikun. Ndërkohë që xhamia do të ketë stil klasik me objekt kryesor frymëzimi Xhaminë Blu në Stamboll me arkitekt Mehmet Sedefqar Aga, i lindur në Elbasan. Ai ka qenë nxënës i arkitekt Sinanit, kreu i arkitektëve të të gjithë otomanëve. Xhamia do të jetë e stilit ballkanas, ndërkohë që projektuesit janë të famshëm në të gjithë botën duke ndërtuar në Japoni, Gjermani, Turqi. Xhamia e Namazgjasë do të jetë simotra e Xhamisë Blu në Stamboll e përzier me elemente shqiptare, me arkitekturë klasike, por mendësi moderne, pasi aty do të shërbehet çaj, do të mund të drekohet dhe qytetarët do të mund edhe të parkojnë në ambientin nëntokësor, i pari i këtij lloji. n Nr. 73 n MAJ/QERSHOR'13 13


Recensioni i botuar në të përditshmen jordaneze ‘El Hajat’

TRASHËGIMIA FETARE NË LETËRSI

P

ara dy vitesh në Shkup u botua libri “Letërsia dhe besimet fetare” nga shkrimtari dhe akademiku Milazim Krasniqi. Është për t’u ardhur keq që deri në këtë kohë ky libër shkencor dhe akademik kaq i çmueshëm të mos jetë i lexueshëm për lexuesit tanë. Ky libër i botuar nga shtëpia botuese e njohur mirë tek shqiptarët “Logos-A” nga akademiku shumë i njohur shqiptar Milazim Krasniqi çuditërisht nuk ishte publikuar në këndin e gazetave ditore as të Maqedonisë, as të Kosovës dhe as të Shqipërisë. Fal emisionit ‘Libri i ri” rezymeja e këtij libri tashmë është e njohur edhe te ne. S’do mend se kjo heshtje rreth këtij libri fillimisht godet vlerat e autorit dhe vonesat tona për të njohur me shkrimtarë dhe letrarë të mëdhenj shqiptarë, të cilët kanë shkruar, shkruajnë dhe japin kontributin e tyre në kohën e duhur për t’i treguar gjeneratës së tyre vlerat e mirëfillta, të cilat kanë dalë me lindjen e demokracisë gjë që tregon se edhe ky vend ka shkrimtarë të mëdhenj. Si duket autori me këtë libër si dhe me librat e tjerë të botuara prej tij tregojnë se vizioni i tij ka kapërcyer kufijtë përtej rrjedhave shqiptare. Shqiptarët janë populli më i madh autokton në Evropë, i cili ka pranuar Islamin para disa shekujve. Ata tani kanë shtrirje në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. Përkundër numrit të konsiderueshëm të letrarëve dhe akademikëve shqiptarë, ne nuk gjejmë një tjetër akademik të merret me këto tema të këtij kalibri sikur është Milazim Krasniqi. Milazim Krasniqi ka lindur në vitin 1955 në një fshat afër Prishtinës, shkrimet e tij të para në letërsi i ka botuar në vitin 1982 “Imazhi gri”, për të pasuar librat tjerë, të cilat gjenden në botimet e tij në tetë vëllime pastaj kemi librin tjetër “Fotografitë e kujtimeve” e botuar më (2007? gabim). Pastaj shkrimet e tij kalojnë në drama letrare, të cilat janë rreth njëzet sosh. Gjatë kësaj periudhe gjegjësisht më 2004 Milazim Krasniqi mbaron doktoraturën me temë “Soneti në poezinë shqiptare”. Për t’i kaluar vlerat e tij akademike Krasniqi hulumtimet e tij i fillon rreth Islamit në rrafshin e historisë, kulturës dhe ideologjisë. Me këto shkrime ai del 14 MAJ/QERSHOR'13 n Nr. 73

jashtë hapësirës së tij shqiptare duke botuar librin “Suksesi i garantuar” më 2005, pastaj “E vërteta e Islamit ndër shqiptarë (2006), pastaj “Dhuna dhe qytetërimi perëndimor – Islami fillimi i historisë” (2006) libër, i cili është i përkthyer edhe në arabishte nga Dr. Zija Abdullahu më (2008). “Islami i keqkuptuar ” botuar më (2007) Lexuesit shqiptarë nuk ishin mësuar të lexojnë shkrime të mirëfillta nga një akademik shqiptar mbi Islamin në mënyrë të qartë dhe të saktë, përveç shkrimeve që ishin ose kundër Islamit ose libra fetarë të botuara nga thirrësit musliman të xhematëve në vend. Gjithashtu edhe ne më herët nuk ishim mësuar të shohim ndonjë libër të na shërbente dhe që vinte prej shqiptarëve, duke qenë se rrënjët e intelektualëve të tyre ishin sekulare, prandaj më herët kisha preferuar heshtjen time se sa paraqitjen e tyre. Në realitet libri “Letërsia dhe besimet fetare” nuk ka të bëj vetëm me shqiptarët dhe letërsinë shqiptare, por kemi të bëjmë me një hulumtim të mirëfilltë shkencor të letërsisë botërore, i cili fillon me Gilgameshin dhe mbaron me fundin e shekullit njëzet. Një pjesë e këtij libri merret edhe me shqiptarët për shkak të afërsisë së tij me ata, prandaj autori librin e tij e ka ndarë në dy kapituj. Në të

parin flet për letërsinë botërore, ndërsa në të dytin merret me letërsisë shqiptare sepse atje kjo temë ende nuk është shëruar plotësisht për shkak të mendimeve dogmatike dhe politike. Krasniqi duke i kundërvënë shkrimtari të njohur botëror Xhorxh Bajronin ai bën lidhjen në mënyrë të shkëlqyer midis këtyre dy kapitujve. Duke qenë se Bajroni kishte vizituar Shqipërinë dhe kishte shkruar për ta në mënyrë të kënaqshme, populli shqiptar kishte konsideratë për këtë shkrimtar të madh, mirëpo Milazim Krasniqi duke i treguar popullit të tij për disa shkrime dhe detaje të letërsisë evropiane dhe antiislamizimin e Bajronit që gjenden në librin “Romantizmi si lëvizje imperialiste dhe orientaliste”, ai popullit të tij i tregon edhe anën tjetër të këtij shkrimtari që populli i tij nuk e dinte. Kapitulli i dytë ka të bëjë kryesisht me shqiptarët dhe letërsinë shqiptare, e cila veçohet nga të tjerat letërsi për shkak të mbulesës që i është vënë Islamit të vërtetë dhe ndikimet e tij në letërsinë shqipe gjatë sundimit osman, i cili ka zgjatë pesë shekuj. Nga ana tjetër kur analizojmë me vëmendje librin shohim se Krasniqi e ka thyer tabunë shqiptare, të cilët për idhull kishin poetët Fan Nolin dhe lloji si ai, e deri tek Ismail Kadare. Në këtë kapitull Krasniqi kritikon disa autorë të letërsisë bashkëkohore shqiptare, të cilët janë përpjekur të argumentojnë se katolicizmi është feja e të parëve të tyre. Argumenti i tyre bazohet në apostullin Pal, i cili e paska përhapur këtë fe gjatë rrugëtimit të tij për në Romë, ndërsa Islamit i japin një imazh negativ duke thënë se Islami është fe e dhunës dhe si i tillë është përhapur me pushtimin e shqiptarëve nga osmanët. Derisa jemi tek osmanët, Krasniqi argumenton se ardhja e tyre solli një kulturë të re, sepse shqiptarët nuk i përkisnin një feje të vetme, por ishin të ndarë në veriore dhe në jugorë (krishterë katolikë e ortodoksë)., pra, ata në këtë kohë nuk kishin një unitet politik. Në fakt ky unitet politik i gjithë shqiptarëve u bë realitet vetëm nën sundimin e një shteti të vetëm, i cili u bë edhe shkaktar i shfaqjes së letërsisë shqiptare edhe pse me alfabet të shkruar me shkronja arabe.

PAQJA


INË BOTËRORE: MODELI SHQIPTAR Kështu Krasniqi e hoqi perden duke ua zbuluar lexuesve të tij, se shqiptarët më parë nuk kishin njohur ndonjë shkrim të shkruar para ardhjes së osmanëve dhe letërsia shqiptare nuk kishte ekzistuar para përhapjes së Islamit dhe kjo si e tillë nuk do të ishte derisa muslimanët nuk u bënë shumicë në këtë vend. Pra, letërsia e paraqitur te katolikët shqiptarë nuk erdhi para shekullit XVI-të e XVII-të, ndërsa ajo si e tillë u shfaq si rezultat i ruajtjes së vlerave katolike shqiptare nga epërsia muslimane në vend. Autori i kushton një kapitull të plotë vlerave historike të letërsisë shqipe me alfabet arab, të cilët për herë të parë letërsia shqiptare ishte marrë me mallin për dashurinë e atdheut, për ndjenjat rreth problemeve shoqërore dhe poezi të zhanreve të ndryshme. Kjo letërsi më vonë ra viktimë e konsideratave ideologjike, u injorua plotësisht për shkak se ajo në vete barte ndikime të qarta islame. Përbuzja erdhi nën pretekstin se kjo letërsi ishte shkruar në alfabetin arab dhe brenda kësaj letërsie ka pasur përmbajtje të shumta me shprehje që vinin nga fjalori arab. Autori është shprehur se letërsia shqiptare nuk do të ndikohej sikur të dihej se ç’ka në të qoftë edhe me shkrimin arab, sepse ky shkrim ishte edhe te të tjerët si dhe te turqit. Kjo duhej të ishte një pjesë integrale e letërsisë shqiptare dhe duhej të trajtohet si e tillë. Përkundër vlerës së saj historike, kjo letërsi u injorua me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane më 1912-të. Kjo pavarësi nuk u njoh deri në vitin 1920 derisa elitat e asaj kohe të ndikuar thellë nga rrymat perëndimore nuk garantuan në tjetërsimin e politikave properëndimore në të gjitha fushat. Thënë realitetin autori tregon se, orvatja për të tjetërsuar politikat shqiptare nga ajo islame në perëndimore kishte

PAQJA

filluar qysh nga mesi i shekullit të XIXtë kur doli në pah lëvizja kombëtare me emrin Rilindasit Shqiptarë. Ishte bërë një bashkim i përfaqësuar nga besimtarë të fesë islame dhe asaj bektashiane, të asaj krishtere nga katolikë e ortodoksë, të cilët kishin dalë nën moton e poezisë së botuar nga Pashko Vasa (1825-1982) “Mos shikoni kisha e xhamia se feja e shqiptarit është shqiptaria”. Analiza e Krasniqit shkon më tej kur ai shkoqitë detaje të tjera në lidhe me këtë sulm të hapur ndaj fesë. Kjo gjendje vazhdon Krasniqi të thotë se nuk u ndal e as nuk u zvogëlua, por ajo do të egërsohet edhe më shumë në gjysmën e shekullit të XX-të kur në letërsinë shqiptare shfaqen shkrimtarë të shumtë në krye me Fan Noli (1882-1965) dhe Lasgush Poradeci (1889-1987), të cilët do ta sulmojnë çdo gjë që ishte islame dhe osmane te shqiptarët. E gjithë kjo jehonë antiislame siç thotë Krasniqi doli pas gjysmës së dytë të shekullit XX-të mbase kishte presion nga Partia Komuniste e Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë, sepse kjo ideologji ishte vendosur në shumë vende të botës, por shqiptarët ranë viktimë e ekstremizmit

ideologjik. Në emër të Revolucionit Kulturor në vitin 1967 hoqën të drejtën e besimit dhe rrënuan xhamitë dhe kishat, të cilat kishin vlera historike. Shumë prej tyre i kthyen në magazina, punëtori ose palestra sportive etj. Për të kaluar Partia Komuniste pa pasoja ajo kishte ‘ngarkuar’ shkrimtarë të lehtësonin punën e tyre në krye të cilit ishin Ismail Kadare, Dritero Agolli, Xhevahir Spahiu, Moikom Zeqo etj. Këta shkrimtarë u tallën në mënyrën më të poshtër të mundshme me fenë, derisa këtë e shndërruan në program të tyre. Analiza e dëshmuar nga Milazim Krasniqi vërteton se këta shkrimtarë janë turpi i letërsisë shqipe, se letërsia shqiptare ka ra viktimë e sistemit edhe pse në populli i njeh si shkrimtarë të mëdhenj. Kjo trashëgimi e keqe vazhdoi me decenie, mendohej se do të duhej të përfundonte me rënien e sistemit komunist, por nuk ndodhi. Atyre iu dha shansi të arsyetoheshin me rënien e sistemit sikur të deklaronin se kishin qenë nën presion të partisë, mirëpo është e habitshme që disa prej tyre vazhdojnë me të njëjtin avaz dhe me urrejtje edhe më të madhe të sulmojnë fenë dhe Islamin në veçanti. Pas gjithë kësaj sa më sipër u tha rreth pikëpamjeve të analizave të Milazim Krasniqit në këtë libër, janë shumë të dobishme hulumtimet e tij rreth sulmeve të fesë dhe angazhimi i tij prej një intelektuali dhe mjeshtri të madh në fushën e letërsisë dhe politikës, i cili iu kundërvu dukurive negative në rrethin ku ai ka ndikim. Përsiatjet e tij kapërcyen rrethin e kombit të tij duke dhënë vizione në këtë libër, të cilat do t’i shërbejnë një rrethi më të gjerë, prandaj them se do t’i shërbente një rrethi shumë më të madh sikur ky libër të përkthehej edhe në gjuhën arabe. n

Përktheu dhe përshtati Muhamed J.KAJOLLI Nr. 73 n MAJ/QERSHOR'13 15


Shkenca zbulon se ka kufërmaskim e jo mosbesim të plotë Mr. Rexhail AZIRI

N

ë literaturë shpesh ngatërrohen terminologjitë. Fjala kufër në mungesë të terminologjisë adekuate përkthehet mosbesimit. Në të vërtetë Allahu në Kuran ka përmendur që të dyjat. A ka dallim në mes kufrit dhe mosbesimit, a është kufri mosbesim apo a ka mosbesim me kuptimin e plotë të fjalës apo ai mosbesim realisht është kufër – mbulim. Pra në Kuran përmendet nocioni ‘ata që nuk besojnë – el ledhina la ju’minune’, por nga interpretimi fillestar që i bëhet Kuranit nga gjithë dijetarët d.m.th ajet me ajet, shihet se kufri nuk është mosbesim i plotë, por është mbulim i besimit, kurse për ‘ata që nuk besojnë’, mendohet pë rata nga nga mendjemadhësia, arroganca, injoranca dhe vese të tjera e mbulojnë atë që e ndjen natyrshmëria e vërtetë e qenies njerëzore. Këtë zakonisht e kanë mohuar të gjithë të ashtuquajturit ateistë dhe këtë kuptohet e kanë bërë po nga ato arsye të cilat i cekëm. Ndonëse islamikisht në bazë të ajeteve dhe haditheve dihej, u desht të del edhe shkenca ta konfirmojë se ateistët në të vërtetë gënjejnë se nuk besojnë më një bindje të fuqishme. U pa se mosbesimi ose kufri i tyre, është labil oscilues dhe tregon tendenca luhatjeje. Ky ishte edhe konkluzioni i një studimi të publikuar së fundi, i kryer në Finlandë. Shkencërisht u zbulua se ateistët bëhen shumë emocionalë, po aq emocional kur bëhet fjalë për të sharë Zotin sa edhe besimtarët. “Rezultati nënkupton se sjelljet e ateistëve kundrejt Zotit janë ambivalente dhe se besimi i tyre i hapur është në konflikt me reagimin e tyre emocional”. Ky është konkluzioni i skuadrës kërkuese të Universitetit të Helsinkit, drejtuar nga psikologia Marjaana Lindeman. Studimi është publikuar në Gazetën Ndërkombëtare për Psikologjinë e Religjionit. Lindeman dhe kolegët e saj përshkruajnë dy eksperimente në shkallë të vogël. I pari analizoi 17 16 MAJ/QERSHOR'13 n Nr. 73

finlandezë të rekrutuar përmes internetit, të cilët shprehën nivel të lartë besimi ose mosbesimi te Zoti. Ata lexuan me zë të lartë një seri deklaratash, ndërsa reagimi i trupit të tyre mbahej nën kontroll përmes elektrodave që iu ishin vendosur në dy prej gishtave të tyre. Disa nga deklaratat qenë sfida të hapura ndaj hyjnisë të llojit “Nëse ekziston, Zoti le t’i bëjë prindërit e mi të mbyten”. Të tjerat qenë po kaq shqetësuese, por nuk përfshinin referencë për Zotin. “Është mirë të shkelmosh një kone në surrat”. Kishte edhe deklarata krejtësisht neutrale dhe joagresive të llojit “shpresoj që sot të mos bjerë shi”. Reagimi trupor i të dyja grupeve ndoqi të njëjtën rrugë. Si besimtarët ashtu edhe pabesimtarët, reagonin shumë kur vinte puna për të sfiduar besimin te Zoti ose ndaj deklaratave të tjera të pakëndshme si dhe reagonin më pak për deklaratat joagresive. Në krahasim me ateistët, besimtarët thanë se ndiheshin më shumë të sikletosur kur recitonin sharjet ndaj Zotit. Por reagimi emocional i mbledhur përmes vibrimit të lëkurës zbuloi se në fakt ata qenë njësoj, në të njëjtin nivel. Kjo do të thotë se ateistët kishin më shumë emocione kur talleshin me Zotin se sa raportonin me fjalë. Natyrisht, ndoshta nuk ishte prania e Zotit, por më së shumti pjesa tjetër e deklaratës, si p.sh. vdekja e prindërve, që solli reagimin emocional të ateistëve. Eksperimenti i dytë u dizenjua për të testuar këtë hipotezë. Në këtë eksperiment morën pjesë 19 ateistë finlandezë, në një variant më të gjerë të eksperimentit të parë. Aty u përfshinë

dhjetë deklarata shtesë variancë të talljes me Zotin, ku përjashtohej përmendja e çdo force mbinatyrore. Për shembull, ata deklaruan “nëse Zoti ekziston, atëherë ai le t’i kthejë të gjithë miqtë e mi kundër meje”, si dhe “uroj që të gjithë miqtë e mi të kthehen kundër meje”. Rezultati ishte që ateistët treguan nivel më të lartë të reagimit emocional kur lexonin deklarata në lidhje me Zotin se sa kur lexonin fjali pothuajse identike, por pa sfidë ndaj Zotit. Për kërkuesit, kjo tregon se “edhe ateistët kanë vështirësi kur vjen puna për t’u tallur me Zotin dhe fuqinë për t’i bërë keq të dashurve të tyre”. “Ka së paku katër shpjegime potenciale për këto gjetje”, shkruan Linderman dhe kolegët e saj. Më i thjeshti dhe më provokativi është se besimet eksplicite të ateistëve mund të ndryshojnë nga reagimet implicite që ekzistojnë jashtë së vetëdijshmes. Por edhe shpjegime të tjera janë po kaq të mundshme. Për shembull, ateistët mund të kenë reaguar për shkak se e ndiejnë se për të tjerët, miqtë ose familjarët e tyre, me Zotin nuk mund të tallesh. Në mënyrë alternative, ata mund ta kenë gjetur idenë e Zotit absurde, gjë që i ka shkaktuar një nivel emocional më të lartë. Në fund, kërkuesit vërejnë se “megjithëse ateistët nuk besojnë te Zoti, ata mund të jenë ndikuar nga besimet e tyre të mëparshme”. Ata e mbështesin këtë me një studim të vitit 2006, që zbuloi se tre të katërtat e ateistëve në SHBA kanë qenë më parë besimtarë. Në fund, konkluzioni më provokativ është që ndoshta, edhe për ateistët e bindur, sfida e hapur ndaj Zotit përbën një problem. Zoti në Kuran është kërcënuar se do t’i kapë kufarët për balluken rrenacake, pra për zonën që harton gënjeshtra, ndërsa poshtërimin ua përgatit me zjarr duke i tërhequr zvarrë për hundën –hurtum (si të elefantit). Kjo ngaqë ata i përgënjeshtruan argumentet e Zotit, i mohuan dhe u tallën me to, ndonëse në brendi qenia dhe natyrshmëria shpirtërore u thoshte ndryshe.  n

PAQJA


ROLI I KEQINTERPRETUAR I ISLAMIT NË SULMET ME BOMBA Dr. Abdul Cader ASMAL

P

a marrë parasysh statuset tona etnike, racore, sfondin fetar, socioekonomik apo anëtarësimet politike, ne si amerikanë të gjithë jemi shokuar, pikëlluar dhe nëpërkëmbur nga sulmet me bomba në Maratonën e Bostonit. Ne pandashëm jemi shokuar, ngase secili person me një respekt qoftë edhe më të voglin për jetën e njeriut do të ngushëllonte për këtë akt masakrues të llogaritur me paramendim. Ne njëzëri dhe thellësisht jemi të pikëlluar që bashkëqytetar të pafajshëm janë viktimizuar në atë mënyrë të tmerrshme që nuk është më pak se një akt tradhtie e dy vëllezërve çeçen duke iu referuar si dy ‘dështakë’ nga xhaxhai i tij1. Je jemi të nëpërkëmbur si amerikanë dhe si muslimanë, me pretendimin e supozuar e të dyshuarit terrorist të mbijetuar se ai ishte i frymëzuar për këtë akt barbar nga feja e tij. Në fakt, feja ‘e tij’ është në kundërshti të plotë ndaj të gjitha akteve të dhunshme kundrejt civilëve. Dhe si praktikues muslimanë edhe si amerikanë besnikë jemi të nëpërkëmbur nga psalmet e vazhdueshme të shumë medieve të cilat pandërprerë riformojnë nocionin se përpjekjet nacionaliste çeçene, së pari ndaj sovjetikëve e më pas ndaj rusëve, nxiten nga forca fetare. Papritmas çeçenët u nxorën në pah si organizatorë të ‘terrorizmit’ – mishërim i së keqes. Dëbimi masiv i tyre nga Siberia prej Stalinit dhe kampanjat e pamëshirshme kundër tyre nga Jelcini dhe të intensifikuara nga Putini, s’u përmendën kurrë. As edhe ky shkatërrim që ka zgjatur në këto rrethana, veçanërisht me respekt për Islamin, nuk justifikojnë masakrimin e njerëzve të pafajshëm, posaçërisht në një vend që ka pasur zemërgjerësinë t’u sigurojë atyre azil. Ky veprim i tyre është një tradhti e pazbatuar. Pyetja pa përgjigje është PSE?

PAQJA

Deri tani media është e egër me spekulimet për rolin që ka luajtur Islami në aktet e tyre të liga, gëzimin e islamofobëve me gjendjen e tyre ‘ju zumë’, dhe shumica e amerikanëve mbesin në situatën e shqetësimit për shkak të sinjaleve të përziera që pranojnë, ne gjithashtu kemi nevojë të sodisim psikopatinë që ndodhet nën këta vrasës masiv ashtu siç veprohet gjithnjë edhe në rastet e terroristëve të fundit jomuslimanë (Wade Page, Jared Loughner, Adam Lanza, James Holmes dhe Anders Breivik). Veprimet e tyre rrëqethëse referohen si një mënyrë eufemike e atyre ‘personave që thellësisht janë të çrregulluar’, ose të atyre ‘ujqërve të vetmuar pa ndonjë përpjekje për të lidhur sjelljen e tyre mëkatare me përkatësinë fetare. Është fyerje për kujtesën e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre në duart e këtyre përbindëshave se dhembja e tyre qenkësh më e vogël sepse nuk është bërë nga ndonjë ‘terrorist musliman’. Si muslimanë, tronditja dhe bashkëdhibmja e jonë nuk është më e vogël se sa e ndonjë bashkë amerikani tjetër, aq sa ne nuk shohim asgjë kontradiktore e të qenit praktikues i Islamit dhe amerikan besnik. Si amerikanë dhe muslimanë pa kushte e dënojmë këtë akt barbar. Ne premtojmë mbështetjen tonë të bashkëpunojmë me agjencitë që zbatojnë ligjin në punën e tyre të pashmangshme për t’i ofruar tërë qytetarisë siguri prej grabitqarëve të të gjitha llojeve. Ne po ashtu i shprehim ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave të cilat i kanë humbur më të dashurit e tyre. Ne e lusim Zotin Fuqiplotë që t’u jep atyre durimin që të jetojnë përmes tragjedisë së tyre dhe Ai ua riktheftë shëndetin atyre që kanë përjetuar një traumë kaq të llahtarshme. Si muslimanë ndjehemi të zemëruar për papërgjegjësinë e disave që lidhin të gjitha aktet e ‘terrorit’ me Islamin, e në

këtë të fundit ne gjejmë ngushëllimin dhe forcën për shumë segmente për shumë miq në komunitetin ndërfetar dhe nivelin dërmues të mirëkuptimit përbrenda shoqërisë në përgjithësi. Është thënë se duhet një tragjedi për të na e përkujtuar njerëzinë dhe brishtësinë e përbashkët të ekzistencës sonë. Nga ajo, ne të gjithë duhet të mësojmë të punojmë së bashku të promovojmë harmoninë, paqen dhe dashamirësinë në vendin tonë të mrekullueshëm dhe në gjithë botën tonë të copëtuar. Si një fillimi i vockël por domethënës në drejtim të përpjekjeve tona të përgjithshme në pranimin dhe njohjen e këtyre idealeve mund të fillojmë me kujtimin dhe përjetësimin e të riut Martin Richard duke u nënshkruar në librin e vizitorëve www.legacy.com/ guestbooks/guestbook.aspx?n=martinrichard&pid=164273823, që tashmë atij i është garantuar vend në afërsi te Zoti, ngase edhe Islami në pikëpamjet e tij thotë se një të riu të pafajshëm i fshihen të gjitha mëkatet. Le të mbetet kujtimi i tij gjithmonë i lidhur me shpirtin tonë kolektiv si një gjë që na e sjell në mendje këtë ditë të turpshme. n Dr. Abdul Cader Asmal M.D. Ph.D., ish-kryetar i Qendrës Islam në Boston2 dhe Këshillit Islamik të New England3, është një fizikan në pension dhe banor i Needham4-it. Ai gjithashtu është anëtar i tanishëm i Shoqatës së Klerit të Needham-it dhe Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Needham-it por nuk e ka shkruar këtë artikull në emër të këtyre dy grupeve. 1 http://edition.cnn.com/2013/04/19/us/marathon-suspects-uncle 2 http://www.icbwayland.org/ 3 https://www.facebook.com/pages/IslamicCouncil-of-New-England/186694731462074 4 Needham është qytezë në Massachusets, SHBA (vër. e përkth.)

Përktheu: Besa GASHI

Nr. 73 n MAJ/QERSHOR'13 17


ROLI I ISLAMIT DHE PËRFAQËSUESVE TË TIJ NË ZGJ Prof. dr. Naser RAMADANI

N

uk ka shoqëri pa probleme. Edhe vetë jeta është problem më vete. Nisur nga domethënia e fjalës, sipas së cilës problemi përkufizohet si çështje e ndërlikuar që shtrohet për t’u zgjidhur dhe që kërkon studime e diskutime (në një fushë të caktuar të shkencës ose të veprimtarisë praktike) ose si gjendje e koklavitur dhe e vështirë që kërkon përpjekje e masa të ndryshme për t’u kapërcyer, atëherë rrjedhimisht problemi del si përditshmëri me të cilën përballemi vazhdimisht. Problemet mund të shfaqen në dy forma: 1) Si imponim sprove nga Zoti i Gjithmundshëm (e që vijnë si mënyrë pastrimi, forcimi dhe testimi të fuqisë së besimit tonë) dhe 2) Si ndëshkim që vijnë si pasojë e veprimeve negative, të liga dhe devijante të robit në tokë. Zaten ky lloj i problemeve është shumë më i madh dhe me pasoja të rënda për të gjithë. Përderisa problemet e ardhura si sprovë, kalisin besimin dhe e pasurojnë njeriun me durim, përvojë, dije dhe guxim, ato të ardhura si ndëshkim, janë depresive, traumatike dhe goditëse jo vetëm për ata që i meritojnë ato. Me fjalë të tjera këtë më së miri e ka ilustruar Allahu në Kuran, në suren Nisa ajeti 79, ku i drejtohet njeriut me këto fjalë: “Çfarëdo e mire që të vjen është nga Allahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti”. Ndërkaq në suren Nahël ajeti 53 thekson se problemi që vie në formë sprove, megjithatë është i mirë për njeriun, ndonëse për sekretin e mirësisë së saj, shpesh njeriu nuk është i vetëdijshëm. Për këtë edhe Zoti në Kuran ia tërheq vërejtjen njeriut se thelbin e të mirës dhe perspektivën e saj e di vetëm i Gjithëdijshmi Allah. Në suren Bekare ajeti 216 Allahu thotë: “Ju mund të urreni diçka, përderisa ajo mund të jetë e dobishme për ju dhe njëkohësisht mund të dëshironi diçka përderisa ajo është e dëmshme për ju”. Dhe pikërisht do të doja të ndalem këtu sepse konsideroj se këtu është edhe i gjithë strumbullari i problemeve. Pra pikënisja e problemeve është kur disa njerëz abstrahojnë ligjin, udhëzimin, preferencat dhe rekomandimet hyjnore dhe mbështetje kërkojnë në shijen e tyre ose në të tjera gjëra larg rrugës së Zotit. 18 MAJ/QERSHOR'13 n Nr. 73

Përgjatë historisë njerëzore janë zhvilluar shumë debate të mëdha, janë shkruar mijëra libra dhe janë zhvilluar dhjetëra ideologji dogmatike se si gjoja njeriu është masë e gjërave, se si nuk u dashkan parime universale të sjelljes dhe moralit, se si rreth vlerësimeve s’mund të vihen kufij përcaktues etj. E gjithë kjo është bërë me të vetmin qëllim, që njeriu të largohet prej rrugës së drejtë të Zotit dhe kjo t’i japë mundësi atij të shtegtojë e bredhë nëpër rrugica diabolike që thërrasin në mosbindje ndaj Krijuesit dhe në ekzaltime epshore shfrenuese hedoniste që ndjellin kob dhe fat të zi për jetën dhe ekzistencën njerëzore.

Pra nga kjo që u theksua, konsideroj se logjikisht kuptohet se burimi, shkaku dhe gjeneratori i problemeve më ogurzeza, është vetë njeriu dhe veprimet e këqija të tij, të cilat për nga përmasa e keqbërjes në disa raste ia kalojnë edhe veprimeve shtazore. Duke e parë rrezikun e veprimeve të këqija të njeriut, ka pasur shumë diskutime se si të gjenden zgjidhjet për problemet ekzistuese, por edhe se si të gjendet një preventivë për të gjitha. Fetë hyjnore, dijetarë dhe institucione të ndryshme, të të gjitha profileve e proviniencave, janë marë dhe merren me zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet shoqëria

PAQJA


JIDHJEN E PROBLEMEVE SOCIALE DHE SHPIRTËRORE njerëzore. Megjithatë kot vrapon kur e gabon rrugën, sepse prapëseprapë nuk e arrin cakun ose kot gjuan në targetin që synon, nëse pozicioni nga gjuan është i papërshtatshëm. Në këtë kontekst dëshiroj të ndërlidhem me faktin se lufta e njëmend kundër të ligave dhe të zezave që vijnë nga njerëzit keqbërës, e veprimet e të cilëve janë shkaktarë i vetëm i problemeve të shumta, mund të bëhet vetëm përmes rrugës adekuate, të drejtë dhe se targeti qëllohet vetëm nga pozicioni i përshtatshëm për të vënë shenjë. Së këtejmi Islami, dijetarët myslimanë dhe bartësit e denjë të kësaj rruge, janë ilaçi i vetëm, që mund t’i shërojë sëmundjet e kohës dhe mund të sigurojë preventivë të suksesshme për të gjitha dëmet e mundshme. Sot të gjithë jemi dëshmitarë të ngufatjes së ekonomisë në shumë vende të botës; një fenomen që po trondit edhe mendjet më të ngritura, pra se si mjerimi po ndodh karshi bollëkut dhe pasurisë së madhe materiale. Çdo ditë dëgjojmë për recensione, protesta dhe falimentime të natyrave të ndryshme të formatit ekonomik. Dhe kjo po i ndodhë ekonomisë më të suksesshme deri më tani, për të cilën u thurën elozhe glorifikuese, pra demokracisë liberale dhe ekonomisë së tregut. Kjo po ndodh pas një dekade kur dolën parashikimet fascinuese të disa shkencëtarëve perëndimorë që në formë triumfalizmi pas shembjes së sistemit komunist shpallën fundin e historisë me demokracinë liberale. Megjithatë duke i parë krizat e këtij sistemi, ne hedhim poshtë këtë historicizëm dhe e shpallim të dështuar ashtu sikur atë paraprak. Edhe marksistët theksonin se komunizmi do të jetë stadi përfundimtar i socializmit dhe ku do të arrijë kulmin e zhvillimit qytetërimi. Të njëjtën sot e thonë perendimorët për demokracinë liberale. Mirëpo ne duke u bazuar në fjalën e Allahut shpallim se nuk mund të ketë sukses një ekonomi që bazohet në haram – kamatë, e as një politikë që nuk njeh moral dhe njerëzi. Politikat dhe ekonomitë e tilla sjellin kriminalitet, konflikte, luftëra, krime dhe gjakderdhje, dëshmitarë të të cilave jemi gjithnjë e më shumë. Kjo në rrafshin global; ndërsa në rrafshin individual, duhet potencuar se individualizmi i stërtheksuar dhe tëhuajsimi i njeriut kanë shtuar në

PAQJA

masë të konsiderueshme edhe numrin e vetëvrasjeve, degjenerimeve dhe dukurive të shumta devijate, përballë të cilave shumë shtete veçmë po dorëzohen. Kot hapen spitale për rehabilitim e rekonvalshencë, kot shpiken barëra e terapi, sëmundja e shoqërisë prapëseprapë vazhdon me përmasa dramatike. Sikur u harrua se më mirë është të parandalosh sesa të shërosh. Dhe sikur nuk po kuptohet që ka diçka që nuk ndalet me ligj e nuk shërohet me ilaç. Kur lejohen gjërat e prishura, kur të vërtetës i mbyllen dyert e proklamimit dhe kur ajo luftohet, atëherë, rrjedhimisht me dashje përgatitet armata e njerëzve me probleme shpirtërore, ndërsa kur sëmuret shpirti dhe mendja, atëherë gjithsesi se shtohen edhe problemet. Pra problemet shpirtërore ose psikike mund të llogariten si shkak i gjitha problemeve të tjera. Nga problemet shpirtërore mund të veçojmë: stresin, depresionin, smirën, mediokritetin, megalomaninë, zilinë, xhelozinë, koprracinë, lakminë, syfaqësia etj. Devijimet ose problemet sociale janë dukuri e thyerjes së normave të sjelljes dhe mospërfillje e vlerave në shoqëri, që provokojnë mllefin e pjesës tjetër të shoqërisë. Prej problemeve sociale më të theksuara veçojmë: - Analfabetizmin - Dhunën, abuzimin në familje, alkoolizmin, përdorimin e substancave psikotrope dhe prostitucionin - Kamatën, varfërinë, papunësinë dhe parazitizmin

- Kriminalitetin, vetëvrasjet, agresivitetin, - Dezorganizimin, kleptokracinë, nepotizmin dhe korrupsionin. Problemet e lartëtheksuara shpirtërore si dhe ato sociale s’do mend se shkaktojnë probleme të mëdha në secilën shoqëri, kur ato gjejnë pranimin në ato. Islami ka ofruar zgjidhje të plotë të këtyre problemeve. Zgjidhja islame e problemeve bashkëkohore, nuk nënkupton zbatimin thjesht të disa ligjeve, vetëm për të diskredituar e ndëshkuar personat që veprojnë në kundështim me normat ligjore, siç janë p.sh. amputimin i dorës vjedhësit; rrahja e personit që kryen laviri; hakmarrja ndaj vrasësit etj., norma këto që patjetër se janë pjesë e zgjidhjes së problemeve. Shprehja “zgjidhje islame të problemeve” konsiston në faktin se Islami, me tërësinë e tij, është udhërrëfyes i shoqërisë në gjitha poret dhe sferat e jetës njerëzore, qofshin ato materiale a shpirtërore. Vetëm kur besimi i anëtarëve të shoqërisë konkrete është feja islame, atëherë edhe mendimet, ndjenjat, morali, edukata, kultura dhe në fund edhe ligjet dhe aplikimi i tyre janë islame. Zgjidhja e problemeve në Islam, zanafillën e ka nga pika më e rëndësishme, e ajo është bindja se çdo gjë që është në te është hyjnore, e zbritur nga Krijuesi i gjithësisë, i Cili mbron interesin e krijesës së Tij më të çmuar njeriun. Për këtë, “nuk ka imponim në fe”. Besimi është çështje që njeriu e merr me vullnetin e tij të lirë dhe autonom.

Nr. 73 n MAJ/QERSHOR'13 19


Vetëm kështu besimi ka kuptim, ngase përndryshe, nëse imponohet e humb vlerën dhe efektin e vet. Zgjidhja e problemeve shpirtërore nis nga fakti se njeriu nuk është i konceptuar vetëm si një trup që ha dhe pi. Ai me vete bartë shpirtin, me të cilin Allahu e ka dalluar nga krijesat e tjera. Sikur trupi që ushqehet, në të njëjtën masë edhe shpirti ka nevojë për ushqim. Ushqim i shpirtit i padiskutueshëm është: dituria; besimi i paluhatur; adhurimi i sinqertë dhe i denjë; morali i mirë, që në të njëjtën kohë janë edhe karakteristikat e njeriut me plotkuptimin e tij njeri. Largimi i vetive të këqija shpirtërore nga njeriu mund të arrihet vetëm atëherë kur realizohen elementet si në vijim: 1. Besim i pastër e i paluhatur në njëshmërinë e Allahut, në mesazhet e Tij të zbritura në formë të librave dhe në ringjalljen kur pason shpërblimi ose dënimi. 2. Edukimi i individit dhe shoqërisë për devotshmëri të shprehur ndaj Allahut, sinqeritet dhe të mbështeturit në Të, duke mos përjashtuar në kontekst zhvillimin e ndjenjës së përgjegjësisë për të gjitha veprat që i kryen njeriu në këtë jetë. 3. Zbatimi i vlerave morale në jetën e përditshme, siç janë: turpi, durimi, vendosmëria, bashkëpunimi i ndërsjell në mirësi, të urdhruar për të mirë dhe të ndaluarit nga e keqja, drejtësia, mëshira, modestia, krenaria etj. 4. Kryerja e obligimeve fetare, e në veçanti atyre më sublime e madhore, siç janë: falja e namazit, dhënia e zeqatit, agjërimi i Ramazanit dhe kryerja e haxhit. Vetëm atëherë, kur individi kryen obligimet e lartshënuara, ai do të lirohet nga të gjitha problemet shpirtërore. Te ky individ, nuk do të ketë vend më stresi, depresioni, urrejtja, mendjemadhësia, xhelozia, zilia, koprracia, dyfaqësia etj. Përfudimisht kështu bëhet e qartë se Islami ofron një sistem të kompletuar për zgjidhjen e të gjitha problemeve shpirtërore. Bazuar në atë se Islami është sistem jete, vërejmë se ai ka ofruar edhe zgjidhje të problemeve të ndryshme, mes të cilave edhe të problemeve sociale, të cilat i theksuam më lart. Analfabetizmi, është problem shumë i madh shoqëror, të cilit Islami i ka shpallur luftë pa- kompromis. Allahu e ka dalluar njeriun nga gjitha krijesat e tjera me atë që i ka dhuruar mendjen. 20 MAJ/QERSHOR'13 n Nr. 73

Ka kërkuar prej tij që të arsimohet dhe të edukohet. Ka treguar se vetëm i dituri mund të adhurojë në mënyrë të drejtë Krijuesin e tij dhe mund t’i dijë detyrimet dhe obligimet e tij në këtë botë. Për çrrënjosjen e analfabetizmit, Islami ka kërkuar arsimimin e gjithë fëmijëve, qofshin meshkuj a femra. Qartë dhe shumë konciz është thënë në hadithin e Muhamedit a.s.: “Kërkimi i diturisë është obligim (farz) për çdo musliman”. Tejet i qartë është edhe ajeti kuranor, në të cilin thuhet: “Lexo me emrin e Zotit, i Cili krijoi çdo gjë”. Njëashtu, duhet kuptuar se Islami ka kërkuar shkollim shumëdimensional, që do të thotë duhet përfshirë të gjitha fushat e studimit, duke përfshirë shkencat si teorike dhe ato praktike, fetare,

letrare e teknologjike. Në anën tjetër, arsimimi i mirëfilltë, imponon përgatitjen e planprogameve mësimore të mirëfillta dhe përgatitjen e kuadrove të mirëfilltë arsimor, përkatësisht mësimdhënësve, në aspektin profesional dhe didaktikometodik, që kanë për qëllim përgatitjen e nxënësve të gatshëm për të qenë aktiv në fusha të ndryshme studimore. Dhuna, abuzimi familjar dhe prostitucioni po ashtu janë prej problemeve të mëdha sociale. Shumë rrethana janë shkaktarë të abuzimit në familje, ndër të cilat veçojmë: gjendjen e rënduar socioekonomike, frustrimet, mospërputhjen psiko-fizike të çiftit bashkëshortor, prirjet e njërit partner kah devijimet sociopatologjike, papjekuria, shpërputhja e personaliteteve dhe mentaliteteve

PAQJA


etj. Shikuar realisht dhuna në familje është një ndër brengat më të mëdha të shoqërisë, sepse si problematikë e tillë ajo gjeneron në vete të këqija të shumta, siç janë: ndikimi tejet negativ te brezat e ri, fëmijët, pastaj sjelle gjer te vetvrasjet, shkurorëzimet, etj. Në lidhje me këtë çështje, Islami ofron një zgjidhje të përgjithshme dhe të kompletuar. Ai, së pari niset nga edukimi i individit. Bën përgatitjen e tij në gjitha aspektet: shpirtëror, intelektual, moral, fizik, estetik etj. Islami me mësimet e tij, bën përgatitjen e individit për të qenë i vyeshëm, i dobishëm si për veten po ashtu dhe për mbarë shoqërinë. Islami fillon nga individi, por arritjen e suksesit e sheh, të dëshiruar e për të cilin synon, vetëm nëpërmjet komunitetit ose xhematit.

PAQJA

Islami, rregullimit familjar i ka kushtuar një kujdes të veçantë. Formë të vetme që pranon Islami për ruajtjen e llojit njerëzor është martesa. Andaj rreth martesës ka norma ligjore dhe rregulla të shumta që mbrojnë, si të drejtat e burrit ashtu edhe të gruas. Jeta familjare në Islam ngritet mbi bazën e dashurisë dhe mirëkuptimit e respektit të ndësjell mes njëri-tjetrit. Islami kërkon prej bashkëshortëve të rregullojnë jetën e tyre dhe të planifikojnë lindjen e fëmijëve. Prindërit kanë obligime të mëdha ndaj fëmijëve, duke përfshirë këtu përkujdesin e tyre, si: shëndetësor, ushqimin, veshjen, edukimin dhe arsimimin. Islami ka kërkuar prej burrit respektimin e bashkëshortes. Muhamedi a.s. në një hadith thotë: “Gratë i nderon vetëm i nder-

shmi, ndërsa i nënçmon vetëm i poshtri”. Femra në shoqërinë islame ka një vend të posaçëm. Ajo është e nderuar si vajzë, grua dhe nënë. Është anëtare e barabartë në shoqërinë islame dhe paraqet më shumë se gjysmën e shoqërisë. Për gjithë këtë, Islami ka ndaluar dhunën dhe abuzimin familjar të të gjitha formave, qoftë ai: fizik, psikik, seksual, ekonomik. Ka ndaluar ofendimin e përbuzjen e gruas, maltretimin, rrahjen dhe çfardo formë tjetër që e bën atë të jetë poshtëruar. Në mënyrë të prerë, Islami ka ndaluar lavirësinë, marrjen me prostitucion, homoseksualizmin dhe të gjitha format e perversioneve seksuale. Për ndalimin e lavirësisë, Islami ka caktuar norma ligjore, dhe jo vetëm, porse ndaloi edhe çdo gjë që shpie në atë zonë kriminale të shthurjes së moralit dhe dinjitetit. Ka kërkuar prej femrave që ato të mbulojnë pjesët e trupit të tyre, për të mos nxitur e joshur meshkujt. Islami ka ndaluar vetmimin mes meshkujve dhe femrave, që nuk janë në afërsi gjaku. Varfëria, papunësia dhe parazitizmi, llogariten gjithashtu nga problemet e mëdha sociale. Islami ka ofruar një sistem të kompletuar për luftimin, ose për të qenë më konciz për zbutjen e dhe uljen e nivelit të varfërisë. Ai kërkon prej gjithë ithtarëve të tij të punojnë dhe të sigurojnë mbijetesën e tyre, duke qenë aktiv me punë efikase e profitabile dhe me angazhim konkret për të ofrur mirëqenie socio-ekonomike në shoqëri. Zgjidhja islame ndaj problemit të varfërisë përqëndrohet në: • Ofrimi i punës së përshtatshme për çdo individ dhe përgatitja e tij për pavarësim material. Islami ka ndaluar t’i jepet sadakë çdokujt që ka mundësi për të punuar dhe nuk punon. Në këtë drejtim është edhe thënia e Muhamedi a.s.: “Sadakaja nuk është hallall për të pasurin, e as për atë që ka mundësi të punojë”. • Dhënia e pagës në mënyrë të drejtë për çdo punëtorë, varësisht nga përgatitja e tij profesionale dhe punës që ofron. • Grumbullimi i zeqatit nga të pasurit dhe shpërndarja e distribuimi i saj të varfërve dhe nevojtarëve. • Sigurim social për gjithë ata që nuk kanë mundësi të punojnë, siç janë personat me nevoja të veçanta, pleqtë dhe të sëmurët. • Ndalimi i përfitimit të pasurisë në mënyrë jo të ligjshme, si p.sh.: ryshfeti, Nr. 73 n MAJ/QERSHOR'13 21


mitomarrja, mashtrimi, keqpërdorimi i postit, kamata etj. • Jo tolerimi i shpenzimeve të shumta dhe jetës tejet luksoze dhe të shfrenuarit në haje, pije, veshje, banim etj. Kriminaliteti, vetëvrasjet, alkoolizmi dhe përdorimi i lëndëve narkotike llogariten prej problemeve më të mëdha sociale. Islami i ka kushtuar një kujdes të veçantë ruajtjes së jetës dhe mendjes. Vrasja e të tjerëve ose vrasja e vetes llogariten prej mëkateve më të mëdha. Për këtë çështje ka caktuar ligje shumë rigoroze, ku qëllimi kryesor është ruajtja e jetës dhe ndalimi i gjakderdhjes. Krahas dënimit në këtë botë që meriton dorasi, ai, sipas Kuranit meriton dënim të përjetshëm në xhehenem, si dhe vrasja e një personi llogaritet sikur vrasja e mbarë njerëzisë. Krahas kriminalitetit dhe vetëvrasjes, edhe përdorimi i alkoolit dhe lëndëve të ndryshme narkotike llogaritet vepër e ndaluar rreptësisht. Alkooli dhe lëndët narkotike sjellin probleme të shumta jo vetëm për konsumuesin, por edhe për familjen dhe mbarë shoqërinë. Ato llogariten si “nëna e të gjitha të këqijave”. Sipas shumë studimeve, shkak kryesor për dhunën në familje dhe për aksidentet në komunikacion është pikërisht konsumimi i alkoolit. Dezorganizimi, kleptokracia, nepotizmi dhe korrupsioni janë padiskutim nga shkaqet që sjellin probleme të mëdha sociale. Dezorganizimi nënkup22 MAJ/QERSHOR'13 n Nr. 73

ton humbjen e kontrollit shoqëror ose krijimit të vakumit juridik. Vjen gjer te gjendja e kaosit organizativ, çekuilibrimi i rendit shoqëror dhe mospërfillja e normave shoqërore. Paralizohet ose humb efikasiteti i institucioneve e që si rrjedhojë mbisundon çorientimi social. Kleptokracia (sundimi i hajnave), nepotizmi (punësimi i rrethit familjarë), mito e korrupcioni, që të gjitha këto shkaktojnë probleme marramendëse sociale e shpirërore njëkohësisht. Të gjitha këto probleme të cilave i vëmë theksin krijojnë ambient të volitshëm për nxitje të një numri të pafund të problemeve shoqërore. Gjitha këto, dhe të tjera, dukuri negative Islami i ka luftuar me ngulm dhe pa asnjë hamendje. Islami është fe e shpirtërores dhe materiales, mes çështjeve të fesë dhe shoqërisë (shtetit), dhe atë i organizuar në formën më të mirë që mund të ekzistojë. Secili idivid në shtetin islam, duke filluar nga kryetari i shtetit e gjer te njeriu i fundit, ka të drejta, të cilat i garantohen dhe i mbrohen me norma ligjore, por ama në të njëjtën kohë ka dhe obligime dhe përgjegjësi. Islami njeh vetëm formën e organizuar të rendit shoqëror. Për çdo problematikë ka caktuar zgjidhje ligjore të drejtë dhe ka parapa rregulla, të cilat janë të bazuara në Kuran dhe në sunetin e Muhamedit a.s. Ai është kundër sundimit të hajnave, diktaturës, oligarkisë, kundër punësimeve me pa bazë, etj.

Atë që cekëm më sipër, për sa i përket qëndrimit të Islamit, ndaj gjitha problemeve shpirtërore dhe sociale, le të kuptohet edhe si një formë dhe mënyrë e ofrimit të zgjidhjes më fatlume për të gjitha problemet nga të cilat tangon shoqëria njerëzore. Vetëm sikur të zbatoheshin ato, me siguri se gjendja e shoqërisë do të jetë shumë më e mirë nga ajo që po kalon sot. Do të dominonte siguria, drejtësia, mirëqenia, stabiliteti dhe çdo individ do të merrte të drejtën e cila i takon. Pikërisht për këtë vërejmë se dijetarët islam përgjatë tërë historisë, kanë dhënë kontributin e tyre me anë të shkrimeve e veprave të ndryshme në këtë drejtim. Ndër ta mund të përmendim: Ebu Hamid El Gazaliun, Ibn Haldunin, El Rraziun dhe shumë të tjerë nga e kaluara jonë islame e lavdishme dhe e begatshme. Nga gjenerata e dijetarëve të kohës mund të cekim: dr. Said Havan, dr. Mustafa Zerkan, dr. Jusuf Kardaviun, dr. Muhamed Said Ramadan El Butin, dr. Vehbe Zuhajlin dhe shumë të tjerë që janë marrë me trajtimin dhe ofrimin e zgjidhjeve të problematikave të përmendura. Zbatimi i ligjeve dhe rregullave islame, të ngritura mbi bindjen e njeriut në sistemin hyjnor, me siguri se në masë të fundit do të arrinte së paku të zbus shumë probleme me të cilat ballafaqohet sot njeriun, në këto ndryshime rapide e të hovshme, si ato shpirtërore dhe sociale. n

PAQJA


Revista Paqja, nr. 73, maj-qershor, 2013