Issuu on Google+

RE V IS T Ë P Ë R AK TUAL I TET, KULTURË , A RSI M, ETIK Ë Viti VIII. Nr. 70. 19 shkurt - 19 mars 2013. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“

Intervistë me Zejnullah Sallahin Egjipti i sotëm nga këndvështrimi i një shqiptari

LETRA BOMBË Editorial

Intervistë me sociologun prof. dr. Fadil Maloku

MALOKU: GLOBALIZMI ASOCON NË AMERIKANIZËM


përmbajtja

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,

3

KULTURË,ARSIM, ETIKË

Avni Avdiu Letra bombë

6

Amel Ilmiu Zgjedhjet lokale mes...

Viti VIII / Nr. 70 19 shkurt - 19 mars 2013 Botues S H O Q ATA K U LT U R O R E

O.J.Q. "Zëri Ynë" Drejtor Muhamed Jusufi - KAJOLLI kajolli5@hotmail.com Redaktor përgjegjës Avni AVDIU avni.avdiu@gmail.com Redaktor teknik/Grafika Osman D. GASHI osmangashi@msn.com e-mail: revistapaqja@gmail.com revistapaqja@hotmail.com /revistapaqja

12

Intervistë me Amër Bekdash Në kujtim të dy vjetorit të revolucionit egjiptian

16

Intervistë me Zejnullah Sallahin Egjipti i sotëm nga këndvështrimi i një shqiptari

@revistapaqja http://www.zeri-yne.org

2 SHKURT/MARS'13 n Nr. 70


Letra

Avni AVDIU

P

ublikimi nga “Top Story” i një letre që Uashingtoni i ka dërguar qeverisë shqiptare, në lidhje me tonet nacionaliste të kohëve të fundit, është për habinë e çdo shqiptari. Populli më proamerikan mbeti gojëhapur. Nuk besojnë as sytë – as veshët. Miku më besnik i shqiptarëve i kërkoi Tiranës zyrtare dhe politikanëve të saj të ndalin menjëherë retorikat nacionaliste dhe të fokusohen në realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme më 23 qershor. Në të ashtuquajturën memo thuhet: “Ne jemi tejet të zhgënjyer dhe të shqetësuar se liderët shqiptarë po i largohen rolit tradicional konstruktiv që Shqipëria ka luajtur në rajon. Deklaratat e fundit publike të bëra nga politikanët shqiptarë kanë kapërcyer vijën e diskutimeve të përgjegjshme, në atë të retorikës kundërproduktive dhe potencialisht të rrezikshme. Këto deklarata jo vetëm nxisin sjellje gjaknxehta dhe tërheqin vëmendjen nga përparësitë e vërteta të rajonit, por gjithashtu potencialisht nxisin dhunën, gërryejnë paqen dhe stabilitetin dhe ndikojnë në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara…duke përdorur mesazhe negative etnike për qëllime politike, është destabilizuese dhe kundërprodhuese. Përdorimi i mesazheve etnike negative për qëllime politike duhet të ndalojë tani! Zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk janë justi-

PAQJA

BOMBË

fikim për retorikë të papërgjegjshme. Ne u bëjmë thirrje politikanëve shqiptarë dhe liderëve politikë të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të mos futen në punët e brendshme të Serbisë. Përkundrazi, fokusohuni në përparësitë e popullit shqiptar në Shqipëri: zgjedhje të lira dhe të ndershme, integrimi me Bashkimin Europian, mundësi të përmirësuara ekonomike etj. Shqipëria mund dhe duhet të jetë një fqinj i përgjegjshëm dhe bashkëpunues, por politikanët e saj duhet fillimisht t’i rrinë larg tentacionit për të luajtur kartën nacionaliste. Nuk po bëni një përshtypje të mirë, ndërsa përgatitemi për ardhjen në krye të departamentit të sekretarit të ri të shtetit. Mos na bëni t’ju dënojmë publikisht!”. Kështu shkruhet në dokumentin bombë të lëshuar përtej Atlantikut në adresë të Tiranës zyrtare. Dokumenti është lënë dy javë më parë në tavolinën e ministrit të Jashtëm, Edmond Panariti, i dorëzuar nga ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu. Letra bombë u dorëzua në takimin e zhvilluar në fund të janarit. Memo e Departamentit Amerikan të Shtetit në adresë të shtetit shqiptar është zbuluar nga gazetari Sokol Balla dhe u bë publik në emisionin “Top Story” në “Top Channel”. Në këtë paralajmërim të fortë veç rrezikut të stabilitetit të rajonit të Ballkanit shprehet dhe fakti se kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet me SHBA-në. Deputeti i PS-së, Pandeli Majko, i ftuar në emisionin “Top Story”

duke komentuar memon u shpreh se “është hera e parë që shoh një gjuhë të tillë. Bëhet fjalë për një dokument konfidencial, është gjuha pa asnjë lloj finese, sepse i tillë është edhe dokumenti i letrës”. “Është e pazakontë një memo e tillë në eksperiencën time, diçka nuk ka funksionuar. Midis qeverisë shqiptare dhe DASH ka diçka që nuk shkon për sa i përket konfidencës së mënyrës së veprimit. Mendoj se një dokument i tillë mund t’u jetë dhënë edhe vendeve të tjera që mbase dhe me gjuhë shumë herë më të ashpër, lidhur me faktin se retorikat nacionaliste mund të kthehen në një moment të caktuar në një problem në çështjen e stabilitetit jo vetëm të Shqipërisë, por pikëpamja amerikane nuk ka të bëjë vetëm me një vend. Unë them se është çështje konfidence. Ne kemi bërë deklarata shumë të ashpra në logjikën rajonale, por asnjëherë s’kemi pasur reagime të tilla nga DASH. Qeveria shqiptare duhet të ketë një reagim. E çuditshme është që Ministria e Jashtme nuk ka dashur të bëjë një lloj komenti”, - tha ish-kryeministri. SHBA ka kohë që parashtron vërejtje të rënda për mënyrën sesi drejtohet Shqipëria, sesi mbahen zgjedhjet, sesi shkon korrupsioni, sesi nuk dënohen zyrtarët e lartë nga drejtësia dhe ligji i brishtë, etj. Mirëpo fraza “të mos futen në punët e brendshme të Serbisë” dhe “mos na detyroni t’ju dënojmë publikisht”, kalon vijën e kuqe të sjelljes diploNr. 70 n SHKURT/MARS'13 3


matike. Formuluesit e mesazhit, me gjasë politikanë të rryer, si duket kanë qenë nën presion të atillë emocional, sa kanë kaluar edhe kodin e mirësjelljes. Shkurt e troç me gjuhën më të thjeshtë kjo tingëllon: “Mos na detyroni t’ua ngrisim veshët!” Kjo e shtyri Berishën të zmbrapset nga vendimi i dyshtetësisë dhe pasaportave për shqiptarët jashtë kufijëve të shtetit amë, vendim të cilin e solli në Vlorë për nder të 100 vjetorit të pavarësisë. Kësaj i parapriu një retorikë e bujshme nacionalionaliste para, gjatë dhe pas shënimit të përvjetorit të pavarësisë. Tone të tilla ka paraqitur edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, drejtuar Brukselit zyrtar për shkak të mosliberalizimit të vizave. Dy gjëra janë thelbësore në këtë problematikë: njëra i adresohet politikanëve tanë dhe tjetra SHBA-ve. Nëse politikanët tanë flasin dhe në atë që thonë janë të bindur se është e vërtetë, ata duhet të qëndrojnë pas asaj që e thonë, qoftë kundër saj e gjithë bota; kjo ngase e vërteta është më e madhe dhe më e fuqishme se gjithçka. Në të kundërtën, pra nëse flasin e pastaj tërhiqen, atëherë tregojnë dobësinë e tyre, me ta tallet bota, kurse tallja me ta, është tallje edhe ndaj nesh, sepse ata janë përfaqësuesit tanë. Nëse deklarimet i bëjnë për marketing politik, ata duhet ta dinë se rrenat e tyre para botës nuk pijnë ujë, ashtu sikurse janë mësuar përpara popullit të

4 SHKURT/MARS'13 n Nr. 70

vet. Ndërkaq SHBA – të përkundër respektit që kemi si popull për gjithë atë që kanë bërë, duhet ta sqarojnë se çfarë kuptojnë me frazën “të mos futen në punët e brendshme të Serbisë”. Duhet të tregojnë se a i është thënë kështu me të njëjtat tone edhe Beogradit zyrtar në raport me Kosovën. Nëse jo, atëherë çfarë dallon për ta Presheva nga Mitrovica Veriore?! Dhe krahas këtyre dy gjërave, para së gjithash një duhet pasur parasysh. Përskaj faktit se Amerika është mike jona, edhe miku mund të gabojë, mund të zemërohet, mund të ndryshojë në moment; reciprokisht gjithçka është e mundur. E rëndësishme është që ne të besojmë në atë të cilën e themi dhe e duam, të insistojmë në të dhe të veprojmë për realizimin e saj, sado e madhe të jetë sfida që del përpara. Ndoshta me këtë letër Amerika ka dashur të masë vendosmërinë tonë, sa jemi të rrezistueshëm, sa dimë të qëndrojmë pas të vërtetës që na takon…ndoshta… ndoshta…kush e di…Nëse shfletojmë arkivat e informacioneve kur plasi lufta në Kosovë ose në Maqedoni dhe lexojmë reagimet e SHBA-ve dhe BE-së, shohim se sa të ashpra e armiqësore ishin në fillim ndaj UÇK-së, por gradualisht duke u zbutur, ato më në fund u bënë miqësore dhe mbështetëse. E tillë nganjëherë është filozofia e politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare, nganjëherë aq kontradiktore sa del në antipod. n

Të hetoh fryrja e f Lulzim AHMETI

F

ryrja e faturave të energjisë elektrike nga ana e zyrtarëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për muajin janar është e papranueshme, pasi kjo e ka vështirësuar edhe më shumë jetën e kosovarëve, të cilët jetojnë shumica me mungesë të shumë produkteve elementare. E nëse kjo fryrje vërtetohet realisht se ashtu është, atëherë ka të bëjë kryekëput me hajninë, e cila është shtrirë në të gjitha poret e jetës në vendin tonë. Po ashtu udhëheqja e lartë e KEK-ut duhet të tregoj se përse është bërë kjo dhe a ka pasur edhe herëve të tjera fryrje të tilla të faturave. Por pas krejt të këqijave dhe ngarkesës që u është bërë konsumatorëve nga ana e KEK-ut në vlera monetare, ajo që meriton të vlerësohet është mobilizimi i qytetarëve për të protestuar edhe për çështje më thelbësore se sa çështjet politike. Forma e tillë e organizimit qytetarë përmes protestave, është forma më e mirë për t’i shprehur pakënaqësitë që bëhen nga kushdo qofshin ata si institucionet, besa edhe ndërmarrjet publike, të cilat kanë edhe monopolin në disa shërbime që u ofrojnë shtetasve të Republikës së Kosovës.

PAQJA


het e sqarohet faturave Ndëshkim për shkelje Nëse Policia e Kosovës, Prokuroria ose edhe Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) gjejnë shkelje në faturim, mundësia e tillë nuk është hiq larg mendësh edhe vetë punëtorët e KEKut do t’i shohin e prekin manipulimet që kanë bërë, atëherë në këtë vend duhet të ketë edhe formë të ndëshkimit, duke filluar nga koka e deri tek inkasanti i KEK-ut që bënë leximin e njehsorëve digjital, të energjisë elektrike. Po ashtu duhet hetuar se bash në këtë kohë KEKu ka investuar deri në 8 milionë euro në instalimin e njehsorëve digjital kur dihet se rrjeti i shpërndarjes dhe distribuimit do t’i kalojë pas tre ose katër muajve në menaxhim kompanisë turke Çalik & Limak, e cila ka privatizuar këtë rrejt me gjithë objekte për një shumë simbolike prej mbi 26 milionë euro.

Rreth 37% e rrymës humb Sipas statistikave zyrtare 37 për qind e energjisë elektrike të prodhuar në blloqet e KEK-ut humbet ose vidhet. Edhe për keqpërdoruesit e rrymës duhet të ekzistojë mënyra e ndëshkimit sikurse edhe për ata që ngarkojnë më shumë me fatura. Po ashtu një problem shqetësues mbetën borxhet e mëdha që e kalojnë vlerën e 400 milionë eurove,

PAQJA

madje ka konsumatorë që nuk paguajnë energjinë elektrike, por askush nuk ka të drejtë morale që t’i ngarkojë konsumatorë, të cilët paguajnë faturat në mënyrë të rregullt, madje pak më shumë sesa shpenzojnë rrymë. Nëse vërtetohen pohimet e konsumatorëve se ka pasur përnjëmend fryrje të faturave, atëherë udhëheqjes së KKE-ut duhet t’i kërkohet të japin dorëheqje nga postet e tyre, sepse nëse ata janë ndierë të fyer kur nga qytetarët protestues është thirrur “Hajna”, e parulla të tjera, atëherë edhe ata konsumatorë që kanë pasur fatura të fryra do të ndihen të ofenduar, sepse ata të cilët i frynë faturat e rrymës nuk marrin ndëshkimin e merituar. Bile nëse vërtetohen shkelje dorëheqja është obligim moral e njerëzor. Edhe një çështje tjetër. Nëpër vendbanime të banuara kryesisht me serb, pagesa e energjisë e elektrike është nën nivele minimale të mundshme, e disa prej tyre, u është ngrirë edhe borxhi. Andaj udhëheqja e Korporatës Energjetike të Kosovës, nuk bënë që konsumatorëve të rregullt t’u rrit faturat për t’i mbuluar dështimet dhe përmirësimin e bilanceve të korporatës. Forma e tillë është një ndëshkim e jo një shpërblim për ata të cilët janë

pagues të rregulltë të rrymës që shpenzojnë, madje në Kosovës askush nuk mund të thotë se pagesa e rrymës nuk është e kënaqshme, vetëm se ka keqpërdorime dhe vjedhje të shumta, të cilat zyrtarët dhe punëtorët e KEK-ut duhet t’i eliminojnë. Punëtorët e KEK-ut në pjesën veriore të Mitrovicës nuk kanë qasje atje. Ka faturim ndoshta, por nuk ka inkasim të mjeteve. Çdo mall a shërbim të cilin e marrim ose e shfrytëzojmë duhet paguar, edhe rrymën duhet ta paguajmë, por nëse ngarkohemi me më shumë se sa nuk shpenzojmë atëherë është e papranueshme dhe është shumë dekurajuese për ata të cilët i paguajnë faturat në mënyrë të rregulltë. KEK-u duhet të hetoj edhe vetë nëse kanë bërë manipulime, nëse vërtetohen ato pohime atëherë të ndëshkohet dikush, i cili ka bërë këso gjërash tepër të ulëta, duke ngarkuar qytetarët. Hetimet dhe sqarimet për fatura do të ishte mirë edhe për vetë korporatën pasi që me një hapë të tillë do të rritet edhe besimi te KEK-u sepse me këtë mosbesim, i cili ekziston aktualisht mund të ketë pasoja shumë më të mëdha dhe nuk do të vazhdohet vetëm me protesta. n Nr. 70 n SHKURT/MARS'13 5


Amel ILMIU

M

ZGJEDHJET LOKALE MES ARROGANCËS DHE BOJKOTIT

arrëdhëniet e partisë në pushtet me opozitën kurrë nuk kanë qenë më të tensionuara. Në vorbullin e këtyre raporteve, partitë shqiptare, nuk dinë të përfitojnë, ashtu siç do të mund të përfitonin partitë maqedonase në rast të kundërt. I mirë ka qenë rasti kur është votuar buxheti në kuvend, gjersa opozita demonstronte në rrugë. “Vendimi për bojkot të zgjedhjeve lokale ka qenë më i rëndi që prej kur ekziston LSDM-ja”. Kështu ka pohuar lideri i opozitës maqedonase Branko Cërvenkovski, në një prononcim për Dojçe Vele. "Jemi të vetëdijshëm për pasojat që i bart partia dhe shteti. Por edhe më shumë jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që do ta merrnim me veprimet tona nëse bëhemi bashkëpjesëmarrës të Qeverisë për qëllimet e saj për instalimin e regjimit partiakopolicor, rrënimin e shtetit juridik dhe shkeljen e demokracisë. Pas ndodhive të 24 dhjetorit, çdo relativizim është aktrim i normales dhe çdo tentim për të harruar gjërat, nuk do të ishte asgjë tjetër, 6 SHKURT/MARS'13 n Nr. 70

pos dhënie `dritë jeshile' Gruevskit dhe `familjes së tij' të vazhdojnë me politikat e humbura. Nuk është e vërtetë se me bojkotin qytetarët nuk do kenë zgjidhje. Ata gjenden para zgjidhjes kryesore: Ta mbrojnë demokracinë, lirinë, drejtësinë, ardhmërinë e vet ose të fëmijëve të tyre", - ka thënë Cërvenkovski. Bojkotin e opozitës, partia në pozitë VMRO-DPMNE e ka injoruar dhe nuk ka plotësuar kërkesën e LSDM-së për mbajtjen e përnjëhershme të zgjedhjeve parlamentare krahas atyre lokale. Parlamenti Evropian nuk e përkrah bojkotin e zgjedhjeve, ka reaguar raportuesi për Maqedoninë, Riçard Hovit, pas njohurive se pjesë e opozitës LSDM dhe një pjesë e koalicionit të tyre nuk kanë paraqitur listë të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në deklaratën për MIA-n, eurodeputeti britanik thotë se të gjithë aktorët politik në Maqedoni duhet të gjejnë zgjidhje që do të ishte në interes të shtetit. "Parlamenti Evropian nuk e përkrah bojkotin e zgjedhjeve. Të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi të gjejnë zgjidhje që është në interes më të madh për vendin si tërësi", - deklaroi Hovit për MIA-n.

Përndryshe partitë shqiptare garojnë të ndara veç a veç. Partia shqiptare në pushtet BDI-ja ka arritur ta joshë partinë dështake Demokracinë e Re, një fraksion të ndarë nga PDSH-ja që nuk arriti të zë kurrfarë pozicioni në zgjedhjet e kaluara, duke mos fituar asnjë deputet. PDSH-ja dhe RDK-ja po ashtu garojnë ndaras. Se sa do të fitojë njëra e tjetra nga partitë shqiptare, nuk është edhe zor të parashikohet, megjithëse disa sondazhe kanë nxjerrë favorit Rufi Osmanin si lider më të besueshëm te shqiptarët. Mirëpo kjo nuk është indikative për kurrfarë prognozimi, sepse kështu ishte edhe në zgjedhjet e kaluara, kur 75% e shqiptarëve i shprehën besimin Rufi Osmanit, por vetëm 2 % ia dhanë votën. Kjo është logjika e votuesve shqiptarë. Në prag të zgjedhjeve shumë votues labilë blihen në forma të ndryshme korruptive dhe e humbasin sensin e pjekurisë qytetare. Në bazë të avazit të vjetër pritet sërish që partia në pushtet të jetë e para, PDSH-ja e dyta, kurse RDK-ja e treta. Këto zgjedhje janë matëse të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, që po ashtu do të mbahen sivjet.  n

PAQJA


Papunësia nga këndvështrimi i psikologut

Të jesh i ri sot botërisht është një përparësi e madhe, a vlen kur nuk je i punësuar Papunësia, veçanërisht personat, të cilët janë në pritje të punësimit dhe që shpesh kjo u dështon nga konkurrimi i shpeshtë për punë, kjo mund të sjellë probleme të natyrës së shëndetit të tyre mendor. Kjo është e lidhur gjithashtu me një numër të çrregullimeve psikologjike, veçanërisht ankthi, depresioni, dhe abuzimi me substanca narkotike, e duke mos lënë anash as vetëvrasjet dhe dhunën ndaj anëtarëve të familjes ose të tjera që lidhen me papunësinë Arber ZEKA / Psikolog

P

roblemet më thelbësor me të cilat përballen të rinjtë sot është papunësia. Të rinjtë sot kanë nevoja të caktuara jo të pakta dhe për të plotësuar aspiratat e tyre, patjetër ju duhet punësimi. Papunësia rrjedhimisht do të thotë probleme financiare, frustrim dhe dekurajim për një të ardhme stabile. Kjo patjetër do të krijojë çekuilibër tek i riu që nuk ka mbështetje për plotësimin e nevojave elementare. Gjendja aktuale ekonomike vazhdon të jetë një stresor i madh jo vetëm për të rinjtë. Personat e aftë për punë përjetojnë probleme psikologjike si ankthi, depresioni, simptomat psikosomatike (probleme fizike të shkaktuara nga ato psikike) si dhe

PAQJA

mungesë të vetë-respektit. Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara (2010), thuhet se pabarazia sociale në rritje nxitë papunësi globale, e cila do të shtojë trazira sociale, tensione dhe një ndjenjë në rritje të padrejtësisë. Pabarazia në rritje në vendin si Kosova është e lidhur thellë me normat në rritje të çrregullimeve fizike, emocionale, sociale, politike e veçmas atyre psikologjike. Depresioni, stresi e mbingarkesat psikike, sot karakterizojnë rininë kosovare, e cila shpesh e sheh veten në një udhëkryq të lënë pasdore nga shteti dhe nga vetë familja, e cila nuk ka se si t’i ndihmojë në problemet që ballafaqohen. Duke ditur se të rinjtë nuk mund të jenë mjaft të pjekur për të përballuar probleme të tilla, ata do të shkojnë në drejtime të padëshiru-

ara e delikuente si droga, vandalizëm, vjedhje, etj. Për më tepër, ata kompensojnë ndjenjat e tyre të frustrimit nga mosplotësimi i nevojave parësore, duke u rebeluar kundër shoqërisë, revoltuese kundër autoritetit të të rriturve. Këto probleme janë të shoqëruara gjithmonë nga presioni i bashkëmoshatarëve ku të rinjtë janë të detyruar ose me vetëdije a pa vetëdije për t'u përfshirë në këto aktivitete antishoqërore nga njerëz të grupit të tyre të moshës. Papunësia, veçanërisht personat, të cilët janë në pritje të punësimit dhe që shpesh kjo u dështon nga konkurrimi i shpeshtë për punë, kjo mund të sjellë probleme të natyrës së shëndetit të tyre mendor. Kjo është e lidhur gjithashtu me një numër të çrregullimeve psikologjike,

Nr. 70 n SHKURT/MARS'13 7


veçanërisht ankthi, depresioni dhe abuzimi me substanca narkotike, e duke mos lënë anash as vetëvrasjet dhe dhunën ndaj anëtarëve të familjes ose të tjerëve që lidhen me papunësinë. Hulumtimi në lidhje me pasojat e papunësisë janë hulumtime shumë interesante (është fjala për hulumtime individuale ose të OJQ-ve) edhe pse mund të vërehen probleme shëndetësore të natyrave të ndryshme, pra zgjidhja e tyre nuk është në duart e kujdestarëve të shëndetit, zgjidhja e problemit qëndron jashtë fushës së mjekësisë. Kjo nënkupton se trajtimet psikologjike ose psikoterapeutike janë vetëm një ndihmesë e vogël për këta të papunë, ku kjo ndihmesë përfshin vetëm zvogëlimin e disa shqetësimeve aktuale për të mos shkuar deri te më e keqja. Të jesh i ri sot botërisht është një

8 SHKURT/MARS'13 n Nr. 70

përparësi e madhe, madje krijimi i familjes në moshën rinore për shumë njerëz edhe mund të konsiderohet si një çmim i madh dhuruar shoqërisë. Por në të vërtetë, a është kjo një figurë reale që shohim sot në mesin e shoqërisë që na rrethon. Përgjigja në këtë pyetje mund të jetë një pikëçuditëje e madhe. Të rinjtë kanë një zhvillim të hovshëm në jetën e tyre. Ky zhvillim përfshin si anën e tyre fizike edhe atë psikike dhe përgjatë këtij zhvillimi ata kanë më së shumti nevojë për përkrahje emocionale, që e kanë parakusht për t’u zhvilluar në mënyrën sa më të drejtë. Po ashtu kanë nevojë të madhe të pajisen me mjete të vetëkontrollit, duke pasur parasysh këtu nevojën e madhe që kanë për t’i mbajtur nën-kontroll sfidat që atyre ju paraqiten në jetë. Kjo mund të bëhet vetëm kur ata kanë një stabilitet të mirë financiar dhe

veçanërisht kanë mbështetje financiare. Është e qartë se papunësia e të rinjve është një problem i madh në Kosovë. Kjo ka të bëjë më jetën, aspiratat e karrierës dhe të ardhmen e qindra e mijëra të rinjëve, të cilët janë të etur për t’u punësuar, andaj ky është një problem kompleks - kështu që shtrohet pyetja: “Çfarë është zgjidhja?” Qeveria është ajo, e cila duhet të bëjë më shumë për të inkurajuar bizneset për t’i punësuar njerëzit e rinj, duke ofruar ulje të taksave, për kopanitë që punësojnë staf më të madh. Kompanitë e mëdha, të cilat mund të përballojnë numër më të madh të punëtorëve, të jenë të detyruar ta bëjnë këtë. Puna praktike pa pagesë, duhet të jetë e ndaluar, sepse kopanitë shpesh ofroj punë praktike për të shfrytëzuar të rinjtë. Universitetet duhet të jetë nën presion për të ofruar karrierë më të mirë dhe punëtorë më cilësorë nga ata të cilët dalin të diplomuar. Kjo është një situatë serioze dhe qeveria duhet të ketë parasysh këtë: jo punësim mbi kuadrat familjar a klanor dhe as punësim militantësh partiak të fushatave zgjedhore. Kjo mund të jetë zgjidhja adekuate e problemeve të punësimit, por veçmas e uljes së problemeve sociale, e që kjo e fundit ka pasoja më të mëdha shëndetësore në aspektin psikik. Fundi i fundit, ne duhet të mendojmë se rinia është e ardhmja e shoqërisë dhe secili e kemi obligim ndaj edukimit të saj dhe veçmas mirëqenies dhe zhvillimit të shëndoshë të saj, nëse ne vërtet e duam këtë vend dhe vërtet e duam këtë popull në tranzicion. n

PAQJA


Ekskluzive për PAQEN - flet prof. dr. Fadil Maloku sociolog

it e li zm u m a ok si të lob al rv g M te n e adil n I gu . F lo r io f. d c s o p ro

Maloku:

Globalizmi

asocon në

amerikanizim fia Fadil Maloku ka lindur ne vitin 1958 në Besianë

Biogra

(Podujevë). Është profesor i Sociologjisë së Globalizimit në Universitetin e Prishtinës, departamenti i Sociologjisë. Aktualisht është Kryetar i Shoqatës së Sociologeve të Kosovës (SHSK), anëtar i Shoqatës së Sociologëve Botërorë. Ka marre pjesë në qindra seminare, konferenca, panele brenda dhe jashtë vendit. Ka te botuara katër libra: “Vec Zoti na shpëtoi” (ditar eseistik-sociologjik), Shtëpia Botuese “Gjurma”, 2009, Prishtinë; “Refleksioni sociologjike mbi Islamin”, Shtëpia botuese“Zëri Ynë”, 2011, Prishtinë; “Refleksione Sociologjike mbi shtetësinë dhe raportet ndëretnike”, Shtëpia Botuese, “Zëri Ynë”, 2011, Prishtinë; “Refleksione Sociologjike mbi joviolencën dhe zgjedhjet”, Shtëpia Botuese, “Zëri Ynë”, 2011, Prishtinë. (Dy tekstet e fundit (3,4), janë propozuar si literaturë obligative në Universitetin Evropian të Tiranës, për nivelin bachelor dhe atë master për vitin 2012/2013). Në ndërkohë, është duke përgatitur edhe dy tekste (njërin universitar dhe tjetrin publicistik). Deri me tani ka botuar mbi 200 artikuj dhe analiza lidhur me diskurset politike, ato etnike, demorkatike, filozofike, sociale dhe sociologjike. Ka qene dhe vazhdon të jete aktiv në disa projekte politike e shkencore në Kosovë dhe jashtë saj. Jeton dhe vepron në Prishtinë.

P

AQJA: Kur ka filluar sipas jush procesi i shumë përfolur i globalizimit të botës e kur ai në Kosovë? MALOKU: Globalizimi i botës, sipas shumicës së sociologëve ka filluar në dekadat e fundit të shek. XX , ose me saktësisht në vitin 1989 kur konsiderohet se u mposht komunizmi dhe kur ra Muri i Berlinit, sipas një pakice tjetër procesi i globalizimit ka bashkëlindur me natyrën ose tendencën e njeriut për t’u zgjeruar në fillim si grup në mënyrë që më vonë të ngritet deri në perandori, të cilat siç dihet nga historia kanë formuar e ngritur perandori e civilizime të tëra. Në Kosovë, kjo tendencë për mendimin tim ka filluar zyrtarisht të “instalohet” me aktin e shpalljes së pavarë-

PAQJA

sisë, pra me aktin e krijimit të shtetit. Në fakt formalisht erërat e globalizimit në Kosovë kanë filluar të fryjnë menjëherë pas hyrjes së NATO-s dhe me instalimin e Administratës së UNMIK-ut...

PAQJA: Meqë jeni profesor i lëndës ‘Sociologji e Globalizmit’, a mund të na thoni nëse Ju keni ndonjë përkufizim më adekuat për këtë proces që ka përshkuar gjithë globin? MALOKU: Së pari, mund të them që fjala është për rendin, i cili detajisht (aq sa unë kam njohuri dhe dije nga literatura shkencore kryesisht sociologjike) është ndërtuar dhe paramenduar nga elitat e qytetërimit euro – perëndimorë (UE SHBA dhe Australia), por që ka fil-

luar si të them të “infektojë” më pastaj të gjitha shtetet dhe vendet tjera në mbarë rruzullin tokësor. Esenca e procesit (nëse mund të shquhet si proces, a?!) të globalizimit, në fakt qëndron njëherësh në përhapjen e më pastaj edhe tendencën e vënies nën kontroll ose si thuhet me gjuhën e ekonomisë “menaxhimin” e begative dhe resurseve natyrore (posaçërisht ato që kanë të bëjnë me naftën, inxhinieringun dhe burimet tjera primare) të vendeve dhe shteteve tjera jashtë domenit euro – perëndimor. Ky është një perceptim që zakonisht sot më së shumti eksplorohet nga audienca evrolindore. Por, unë mendojë që “globalizmi” për dallim nga “globalizimi” (nuk janë terme të njëjta!?), sot më shumë është ose shërben si një gogol frikësues kryesisht për vendet dhe shtetet e lindjes që kanë probleme me procesin e akomodimit me rrethanat e reja të krijuara pas rënies së komunizmit. Kjo “dioptri” e kësi sojit e këndvështrimit të gjërave, për shumicën e sociologëve është më tepër një paragjykim, se sa një fakt ose një realitet që prodhon pasoja të dëmshme për shoqëritë e zhvilluara, e aq më pak për shoqëritë që janë duke kaluar ethet e transicionit. Për mua si ekspert në këtë lëmi, globalizimi (po e potencojë sërish jo: ”globalizmi”!) paraqet të shumtën e rasteve një shans do të thosha tërësisht jetike sidomos për vendet postkomuniste që të dalin nga errësira e prapambetjes: ekonomike, kulturore, politike e sidomos ushtarake!

PAQJA: Çka mund të thoni për procesin e globalizimit në Kosovë? MALOKU: Padyshim që edhe Kosova, nuk mund të bëjë përjashtim kur janë në pyetje sot benificionet dhe të arriturat (sidomos ato: teknologjike / interneti, celularët, antenat satelitore,etj/ ; politike (demokracia neo liberale); ekoNr. 70 n SHKURT/MARS'13 9


nomike (hapja e tregjeve rajonale dhe atyre ndërkombëtare, të cilat ajo akoma nuk ka arritur t’i josh dhe t’i shfrytëzojë sa duhet); kulturore (ndikimi dhe fuqizimi i mënyrës perëndimore të sjelljes, komunikimit, ushqimit, etj.) . Ajo çka unë kam arritur të identifikojë në këtë periudhën nëpër të cilën po kalojmë, pra atë të transicionit është se shoqëria jonë është shumë shumë e papregatitur dhe e paorganizuar të hyjë në licitacion publik jo me shtetet dhe vendet tjera që kanë demokraci të qëndrueshme, por as me vendet e rajonit, pra Ballkanit Perëndimor. Kosova, me statusin akoma të mbikëqyrur në periudhën që po hyjmë edhe për një kohë të gjatë nuk do të mund të hyjë në tregun e madh të konkurrencës së lirë.

PAQJA: Meqë, nga biseda që po zhvillojmë me ju, po kuptojë që ju jeni më shumë ithtar se sa kundërshtar i këtij procesi, është kështu apo jo? MALOKU: Shiko, unë si sociolog më duhet të “regjistroj” dhe të eksplorojë si përparësitë ashtu edhe dobësitë e këtij fenomeni, ose siç e quajë unë në ligjërata tendence, natyrisht duke i pasur parasysh gjithë rrethanat në të cilat gjendet Kosova. Këto rrethana, jo vetëm mua si ekspert i globalizimit, por kujtojë edhe çdo qytetar të këtij nënqielli e bënë të mendojë më tepër për dobitë që neve si shoqëri dhe si komb na i solli globalizimi. Mos, të harrojmë se për ne ”vija e kuqe” e thënë nga ish-Presidenti amerikan Bushi i vjetër, kur iu tërhoq vërejtja e fundit Serbisë, ishte në fakt fillimi i kyçjes sonë graduale në proceset ose në rendin e ri botëror që kishte filluar të ndërtohet me një dinamikë të paparë ndonjëherë në historitë e qytetërimeve botërore. Pra, duke u nisur nga borxhi ynë moral e besa edhe material ndajë SHBA-ve, nuk kam si të mbetëm në pozicionet e një antiglobalisti fanatik, ashtu siç mund të gjeni sot kudo në botën e të pakënaqurve. Është edhe një arsye tjetër që kujtojë nuk ka lidhje me atë që thash pak më lart, e ajo është se globalizmi në fund të fundit, njerëzve ose shoqërive që i kishin ndjenjat (kombëtare dhe shtetërore sidomos!?) e tyre të ndrydhura nga sistemet komuniste, u ofron një perspektivë dhe në fund të fundit edhe një standard më të lartë të mirëqenies dhe një mënyrë shumë më të sofistikuar se gjer tani të komunikimit ndërcivilizues, ndërkulturor e mbi të 10 SHKURT/MARS'13 n Nr. 70

gjitha zhvillon një solidaritet do të thosha me përmasa globale. Le të kujtojmë vetëm ju lutem solidaritetin e botës me procesin e kthimit tonë në vatrat tona, para nëntë vjetësh!

PAQJA: Ju përmendet edhe dobësitë e procesit, apo siç e përmendët tendencës së globalizimit? MALOKU: Aspektet negative të tendencës së globalizimit për mua kryesisht i adresohen pamundësisë së balancimit dhe harmonizimit ose akordimit në shkallë botërore të dallimeve sociale që aktualisht janë shumë të ashpërsuara ndërmjet; lindjes dhe perëndimit; jugut dhe veriut; Amerikës dhe Evropës; etj. Po ashtu, aspektet negative të tendencë së globalizimit do të mund të adresoheshin edhe në pamundësinë e zhvillimit të një drejtpeshimi ose ekuilibrimi të arsyeshëm ndërmjet disa pjesëve të botës dhe botës tjetër të perëndimit. Por, procesi globalizues i kapitalizmit liberal në qenien e vetë të stigmatizuar si“egoiste”, akoma nuk po mundet të ofrojë begatinë dhe mirëqenien e duhur për të gjithë njësojë, por vetëm një pakice ose një elite të caktuar duke i lënë të tjerët në varfëri dhe skamje të plotë, çka ka shkaktuar edhe paragjykime për proceset globale në botën e këtij shekulli.

si stabile dhe e sigurt në vetë vetën e saj. Tërë këtë që potencova më së miri e ilustron procesi i privatizimit që është bër te ne (?!) dhe ai i krijimit të një mentaliteti histerik konsumues që ka filluar menjëherë pas luftës të instalohet pa i analizuar sa duhet dhe si duhet konditat dhe parametrat e mundësive dhe kapaciteteve para së gjithash ekonomike. Ne pas luftës, kemi humbur tetë vite të tëra në kërkim të rrugës së duhur...

PAQJA: Në dhjetor të vitit të kaluar ju organizuat një Kuvend të Shoqatës së Sociologeve të Kosovës, çfarë ndodhi në të vërtetë? MALOKU: Po, ishte një kuvend interesant për shumë arsye. Njëri, për nga mobiliteti ta shquaj kështu...ngaqë morën pjesë një numër i madh i pjesëmarrësve, gjë që ishte një befasi e llojit të vet që pas dy dekada dhe arsyeja tjetër shumë e rëndësishme kujtoj unë ka të bëjë më mënyrën e përzgjedhjes së organeve të kësaj Shoqate, që nënkupton një demokraci të brendshme duke respektuar Statutin e aprovuar po në këtë Kuvend. Tani, ne kemi plane të ndryshme në perspektivë...Një ndër këto plane pa dyshim që ka të bëjë me konsolidimin

PAQJA: A mundeni t’i këndvështroni ju lutem, këto “dobësi” dhe “përparësi” nga prizma e zhvillimeve tona aktuale politike dhe sidomos atyre ekonomike? MALOKU: Po shiko! Proceset pozitive, për mendimin tim kanë të bëjnë me një dukuri gjithnjë e më të theksuar të një vetëdijesimi për mundësitë dhe potencialet tona aktuale, pra si thotë popull “kaçikun” ose “hallin” tonë që e kemi gjithnjë në raport me zhvillimet përreth nesh dhe tej nesh në kuptimin aftësisë sonë kolektive për të bërë plane zhvillimore dhe afatgjata në përputhje me kërkesat që dalin ose do të dalin në të ardhmen e afërt si shtet dhe si shoqëri e re në ekspansion të theksuar akoma demografik. Kurse, proceset negative kanë të bëjnë më tepër me ndryshimet rapide, pra rrënjësore, të cilat po ngjajnë aq shpejtë dhe aq në mënyrë marramendëse sa që pregatitjet tona si shoqëri për sfidat e proceseve dhe zhvillimeve globalizuese, nuk kanë filluar të diktohet dhe të merren me seriozitetin e duhur të një shoqërie të re demokratike që ka nevojë të dëshmohet

PAQJA


e anëtarësisë...pastaj regjistrimin në institucionet përkatëse, anëtarësimin në simotrat rajonale dhe atë evropiane etj. Më një fjalë jemi duke e konsoliduar vertikalisht njëherë këtë Shoqatë...

PAQJA: Ju jeni edhe anëtar i Shoqatës së Sociologëve Botëror, është kjo një privilegj apo obligim më shumë për Ju? MALOKU: Po, si ta marrësh! Të jesh anëtar i një asociacioni, siç është ai i Sociologëve Pa Kufij (Sociologists Without Borders) jo vetëm për mua si sociolog dhe si shqiptar i dytë (pas ishambasadorit Fatos Tarifa nga Shqipëria) dorën në zemër nuk është edhe ndonjë obligim i veçantë, ngaqë aty frekuentojnë emra dhe doajen të njohur të sociologjisë botërore, sa është një privilegj i llojit të vet! Herë pas here unë bëjë shkrime dhe analiza të natyrës së zhvillimeve dhe proceseve globalizuese nga rajoni dhe bota. Ato botohen në revistën e Shoqatës dhe pastaj distribuohen në mbarë rruzullin, po ashtu bëjmë debate online me anëtarët tjerë lidhur me top ngjarjet, siç janë ato në Irak, Afganistan, etj. Pra, thënë më thjesht jemi online të gjithë sociologët në “këmbë” lidhur me atë që po ndodhë në botë. Çka t’u

them tjetër? Bota, është bërë aq e vogël dhe aq afër si asnjëherë më parë! Shikojeni CNN-n dhe do të kuptoni për një minutë se çfarë po ndodhë në cilin do cep të planetit, kjo tashmë është bërë aq e rëndomtë për sytë dhe veshët tanë sa që një ditë pa këto nevoja (jo më lukse?!) neve na duket se më nuk jemi në trend, pra nuk dimë çfarë ka ndodhur?!

PAQJA: Për shumë njerëz globalizimi asocon në amerikanizim. Cili është mendimi i juaj për këtë perceptim? MALOKU: Amerikanizimi, ose westernizimi definitivisht sot identifikohet me Amerikën dhe mënyrën amerikane të jetesës. Këtu nuk ka ndonjë dyshim të theksuar edhe për shkak se SHBA-së janë l sot lokomotiva ose prijësja kryesore e proceseve, marrëdhënieve dhe rendit të ri ndërkombëtar që po krijohet përmes procesit të globalizimit. Globalizimi në fakt, asocon në amerikanizim edhe për disa shkaqe, do të thosha jo edhe gjithaq të parëndësishme siç janë mënyra e jetës nën presionin njëzet e katër orësh, pastaj zbatimi i ligjshmërisë deri në skajshmëri absurde saqë thuhet se: “atje (në Amerikë, pra) vetëm ligjit dhe vdekjes

nuk mund t’i shpëtosh”!?), jeta tejet dinamike dhe e begatshme por edhe tejet depresive?! Amerika, sot për sot është akoma model i instalimit dhe i ndërtimit të demokracisë neoliberale.

PAQJA: A ekziston mundësia që globalizimi çfarë është tani, ta sjellë Kosovën në ndonjë krizë (apo begati) të thellë sociale. Kur kihen parasysh se të gjithë parametrat ekonomik flasin në një trend negativ? MALOKU: Kjo krejt varet prej qasjes sonë si shoqëri dhe si shtet i ri që gjurmon identitetin e vet emancipues dhe asaj që e quajnë amerikanët road map. Po që se rrimë duarkryq dhe bëjmë sehire me zhvillimet dhe me proceset që po ndodhin në ne dhe rreth nesh, pra më thjesht po që se nuk ndryshojmë mentalitetin e veprimit dhe të aksionit, atëherë ekziston rreziku real që globalizimi të na perceptohet si diçka i huaj dhe i kundërt me natyrën tonë të punës. Por, unë jam shumë i bindur që globalizmi, mund të na sjellë begati dhe mirëqenie sociale me disa kushte. Një, nëse ne si shoqëri arrijmë të “kapim” në fillim trendin e të mbijetuarit në rajon, gjë që jam shumë i bindur që gjatë këtyre nëntë viteve e kemi tejkaluar. Dy, më pastaj hyjmë në konkurrencë rajonale lojale (predispozitën e parë: resurset njerëzore i kemi) në mënyrë të planifikuar dhe strategji të afatizuar zhvillimore. Tre, po që se, qytetari kosovar në proceset e ardhshme integrative evropiane arrin të bëhet subjekt i rëndësishëm dhe konkurrues, në fillim në tregun rajonal e më vonë edhe atë evropian. Katër, po që se arrijmë të ruajmë baraspeshën sociale në rastin e raundit të ri procesit të’ privatizimit në ndërmarrjet tjera gjigante shtetërore. Dhe pesë, po që se hyjnë investime kapitale nga kompanitë e jashtme transnacionale me Projekte konkrete për zbutjen e varfërisë së skajshme në mënyrë që të gjenerohen kapacitete dhe potenciale te reja. PAQJA: Për fund, keni diçka për të shtuar? MALOKU: Asgjë të posaçme, por uroj që qeveria e re dhe ato të ardhshme të kuptojnë sa më parë proceset përreth dhe në koherencë me këto rrethana të gjurmojnë alternativa dhe burime autoktone e të gjykojnë se Kosova aktualisht i disponon. Sidomos resurset natyrore dhe ato njerëzore nuk i mungojnë asaj. n

PAQJA

Nr. 70 n SHKURT/MARS'13 11


Intervistë me Amër Bekdash-shqiptarin e diasporës së hershme në Egjipt (1916)

Në kujtim të dy vjetorit

Perëndimi nuk do të dëshironte që ta përsëriste gabimin me Iranin dhe për këtë arsye padyshim se kanë pasur lidhje të vazhdueshme me lëvizjet islame arabe. Kjo lidhje nuk do të thotë se kanë organizuar 25 Janarin. Me gojën plot e them se perëndimorët nuk e kanë pritur këtë që ndodhi në Tahrir Intervistoi: Muhamed J. KAJOLLI PAQJA: Dje më 23.01.2013 hyra në qendër të qytetit dhe pashë turmë të rinjsh, të cilët bëheshin gati për të protestuar. Ky grup në masë njihej me emrin Altras (Ultras). Nuk e kisha të qartë këtë, prandaj po shfrytëzoj rastin t’ju pyes se ç’do të thotë ky emërtim. BEKDASH: Populli egjiptian ishte shtypur nga Mubaraku më shumë se nga të gjitha sistemet tjera të mëhershme. Askush nga të moshuarit nuk guxonte të fliste, kuptohet nga frika se mos po burgosej. Ndërsa të rinjtë mllefin e tyre e shprehin në stadium, policia i toleronte dhe nuk ndërhynte. Shteti kishte investuar në sport jo se ishte i interesuar për të, por prej sportit fitonte para të majme dhe, me të bënte që rinia ta harxhonte energjinë e vet në sport e jo diku tjetër që mund t’i shkaktonte kokëdhembje. Mu sikur koloseumi romak, dikush luante me jetën, ndërsa dikush bënte sehir. Këtë grup që ke parë dje në Tahrir janë aderuesit e sportit, të cilët kanë mënyrën e tyre të tubimit. Pritet që nesër 25 Janari të ‘festohet’ me demonstrata kundër Qeverisë dhe presidentit Muhamed Mursit.1 PAQJA: Si filloi revolucioni, kishte paralajmërime më të hershme apo çdo gjë filloi befas? BEKDASH: Mund të thuhet të dyja qëndrojnë. Në njërën anë them se asgjë nuk është e pazakontë. 25 Janari është Dita e policisë në Egjipt. Në këtë ditë të vitit 1952 policia vendore ishte përplasur keq me policinë e kolonialistëve anglez. Të shtunën, pra, tri ditë para të martës së 25 janarit të 2011 një shok nga shoqata e biznesmenëve në të cilën edhe unë jam anëtar, më thirri në telefon dhe më tha se më 25 janar në Ditën e Policisë do të ketë demonstrata. Ai kërkoi që t’ju bashkëngjitesha, ndërsa unë iu përgjigja se tani jam më i moshuar dhe nuk mund të protestoj fizikisht dhe nuk jam aq i guximshëm sa të dalë para policisë. 12 SHKURT/MARS'13 n Nr. 70

Por qëndron edhe ajo ana tjetër e befasisë së përgjithshme. Më 23 janar po darkoja me ambasadorin e Shqipërisë. Ai më kishte vërejtur në fytyrë se diçka nuk është në rregull me mua dhe më tha: “Ç’ke që nuk je i disponuar?”. I thashë po më nxë frymën kjo mënyrë e jetesës. Më tha se jeta këtu është shumë më e mirë se kriza që e ka kapur Evropën dhe Amerikën. Jo i thash e ke gabim, sepse këto ditë priten demonstrata. Ai më përgënjeshtroi dhe më tha se nuk kishte asnjë shenjë nga diplomatët tjerë në Egjipt, e as nga jashtë. Pra, sipas tij jeta në Egjipt ishte shumë normale, dhe kjo më bën të them se diplomacia e jashtme nuk ka pritur se këtu do të ketë demonstrata. Kjo që ndodhi shumë shpejt edhe pse kisha një fije informacioni 3-4 ditë më herët, për mua do të thoshte se çdo gjë filloi befas.

thirrjet e rënies së sistemit do të shkaktojnë vdekje, adrenalina më bënte të qëndroj edhe më tutje. Në këtë kohë një makinë shumë e madhe me sirena po afrohej drejt nesh. Nuk dija se ç’ishte për shkak të errësirës, por e ndjeja se ishte diçka shumë e madhe. Kjo makinë me sirenë pashë duke shtypur çdo gjë që i dilte përpara, pa përjashtuar edhe njerëzit. Duke shikuar çmendurinë më ranë syzat në tokë dhe desha t’i marr, shoku im duke menduar se unë dua ta gjuaj makinën me gurë më tërhoqi dhe më tha: mos je çmendur, kjo nuk është lojë, eja të ikim. Kështu atë natë u kthyem në shtëpi.

PAQJA: Po në ditën e nesërme ku ishit? BEKDASH: Në buëra2-në pikën përvëluese edhe pse ishte dimër, pra

PAQJA: Ma përshkruaj me pak fjalë këtë ditë që ju befasoi ju, dhe botën mbarë? BEKDASH:Më 25 Janar po dëgjoja brohoritmë të pazakonshme. Isha duke biseduar me një shok timin në lokalin tim, ishte një zhurmë që nuk kuptoja se ç’po bëhet në të vërtetë. Kisha harruar se ç’më kishte thënë shoku i shoqatës tri ditë më parë. Ushtima e panjohur na bëri të dalim jashtë lokalit dhe ç’të shohim, turmë njerëzish brohorisnin: ‘bukë, liri dhe drejtësi’. Vetëm pak minuta më vonë filluan brohoritma tjera “populli do rënien e sistemit”. Kjo brohoritmë më befasoi dhe u rrëqetha. Them se nuk e kam ndier veten time më të befasuar për të mirë se sa kur dëgjoja sloganin populli do rënien e sistemit. Mirëpo kjo brohoritmë nënkuptonte se do të ketë shumë të vdekur dhe të burgosur. Duke qenë një spektator nga anësh se ç’po ndodh rinia po gjuante policinë me gurë dhe pa vetëdije edhe unë fillova të gjuaj. Kështu veprova disa herë, pas pak filloi të errësohej. Pas namazit të Jacisë rrugët ishin errësuar shumë, ato u errësuan edhe më shumë kur në qytet u ndalën dritat. Edhe pse i vetëdijshëm se

PAQJA


të revolucionit egjiptian në Tahrir. Këtë ditë erdhën shumë më shumë se sa ditën e djeshme, dhe atë të gjitha moshat prej të dy gjinive. Mund të thuhet disa qindra mijë demonstrues, por kuptohet rinia dominonte. Nuk vonoi shumë dhe filloi përplasja me policinë.

dilnin në Shesh, kështu nuk kishim ku të shkonim tjetër përveç në TV al Jazeera. Ajo na qëndroi besnike deri në fund, mirëpo shpesh herë habiteshim me këtë kanal se, nga e dinte se ku do të ketë përplasje të fuqishme dhe vrasje!?

PAQJA: Si përcilleshin lajmet sipas jush? BEKDASH: Unë nuk i takoj grupit të vllaznive, edhe pse jam besimtar. Politikisht nuk qëndroj me ta, por të them të vërtetën mediet e jashtme në veçanti perëndimore dëgjuam të thonë se në Tahrir janë mbledhur disa protestues dhe po kërkojnë bukë. Por në sfond të këtij slogani, ata nxirrnin Kentakin.3 U ndiem shumë të fyer prej TV-ve perëndimore dhe më pas nuk pranuam t’ju japim asnjë intervistë këtyre.

PAQJA: Po para këtyre ditëve të janarit nuk ka pasur protestues nëpër lagje? BEKDASH: Jo, në asnjë mënyrë. Nuk ka pasur asnjë demonstratë para kësaj dite. Askush nuk kishte besuar se ditën e parë të demonstratave në Shesh do të mblidheshin më shumë se 50 mijë të pakënaqur që brohorisnin “bukë, liri dhe drejtësi”. Për të mos thënë se nuk ka pasur them se disa vjet më herët, më duket në vitin 2008 më 6 Prill ka pasur një demonstratë të madhe.

PAQJA: Cila medie ju bëri të ndiheni më të qetë? BEKDASH: Mediet tona nuk vepronin, ato i takonin regjimin dhe nuk

PAQJA: Si ndodhi kjo dhe pse? BEKDASH: Regjimi i Mubarakut ishte midis kapitalizmit dhe socializmit. Kishte ndërmarrje të mëdha që

PAQJA

udhëhiqeshin nga shteti. Ato nuk ishin pak, por me mijëra dhe secila në vete kishte nga 50 mijë deri me disa qindra mijëra punëtorë. Kjo u bë ngarkesë e stërmadhe për shtetin, ditë e më shumë shtoheshin të papunët dhe njëkohësisht edhe varfëria. Shenjat e para të pakënaqësisë dolën në qytezën Mehal-le el Kubra. Kjo qytezë kishte një fabrikë shtetërore të tekstilit, thuajse të gjitha familjet e kësaj qyteze ishin të punësuar në këtë fabrikë. Një ditë të prillit më saktë më 6 Prill 2008, punëtorët e kësaj fabrike dolën në protestë dhe shprehën pakënaqësinë e tyre. Ishte një masakër e vërtetë brenda kësaj qyteze, thuajse filloi lufta, por, ia dolën disi ta stabilizojnë edhe pse thirrjet e tyre ishin për mirëqenie dhe bukë, e jo rënia e sistemit. Sikur të ishte kjo e dyta me siguri do ta rrafshonte qytezën pa pardon.

PAQJA: Nuk mendonte ta ndryshonte Mubaraku sistemin? BEKDASH: Po, por sipas mënyrës së tij. Në vitin 2005 në zgjedhje parlamentare Mubaraku sikur e liroi pak veten dhe në këto zgjedhje u pa qartë se mbi 20% të votave i fituan Vllaznia Muslimane, përkundër falsifikimit të votave nga pushteti. Pas këtyre zgjedhjeve sikur filloi privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore. Siç është i njohur privatizimi në Ballkan, thuajse e njëjta mënyrë u përsërit këtu. Pak njerëz përfituan, por shumica e tyre që përfitoi ishin ata që i përkisnin rrethit të ngushtë të Mubarakut. Varfëria u shtua edhe më shumë. Bile edhe gazi që ishte një pasuri kombëtare, më lirë i shitej Izraelit, se sa popullit. Jo vetëm kaq, por gazi filloi të mungojë me të madhe nëpër shtëpitë e fukarenjve. Me këtë mjerim populli do të hyjë në zgjedhjet e vitit 2010-të. Në këto zgjedhje Mubaraku në vend se të tregohej më i matur, e ta linte qeverinë të organizonte zgjedhje të lira dhe të ndershme, ai si duket u tregua më i “mençur” se të tjerët dhe nuk lejoi që ndonjë parti ose lëvizje të fitonte më shumë se 8-9%, dhe kështu ai i fitoi zgjedhjet mbi 90%. Kjo ishte e papritur, por edhe këtë populli filloi ta përpinte duke shpresuar vdekjen e shpejtë të tij. Në këtë Nr. 70 n SHKURT/MARS'13 13


kohë dolën disa lëvizje të reja sikur ajo “Mjaft”, pastaj “GAD”, pastaj “Ndryshimi” i Baradeit dhe disa të tjera. Mirëpo, ai sërish na befasoi dhe doli me idenë se djali i tij Xhemali do të duhej t’ishte zëvendësi tij. Kjo ide e re sikur mbushi kupën e qelqit, prandaj këtë nuk do ta përpinte populli, sepse nuk kishte më vend në atë kupë. Nëse kupës ia vë presionin, ajo do të lëkund, do të rrotullohet dhe dikur do të thyhet. Uji në kupë nuk qëndroi më shumë se 18 ditë dhe Mubaraku u rrëzua.

PAQJA: Le t’i kthehemi Tahririt vendit përvëlues ashtu siç ju e quajtët? BEKDASH: Dita e dytë i ngjasoi një revolucioni të vërtetë. Nuk mendoja se ne veç ishim brenda asaj vorbulle. Ishim brenda revolucionit i cili ishte 100% popullor. Pastaj më 28 Janar ishte ditë e xhuma, Sheshi u stërmbush. Prapë filloi përplasja, dhuna dhe vrasjet. Nuk kishte organizatë qeveritare që kishte të bënte me shoqërinë e që nuk i kishte dalë në ndihmë policisë, me përjashtim të ushtrisë. Një prej ndihmuesve më të mëdhenj të policisë ishin zjarrfikësit. Mirëpo populli e zuri Sheshin dhe nuk dilte që aty, policia ishte nën vëzhgim permanent, e gatshme për reprezalje të reja. Kështu vazhdoi 48 orë. Ata nuk kishin fjetur për asnjë minutë. Edhe pse numri i policisë dhe ndihmësve të tyre ishte shumë i madh, numri i demonstruesve ishte shumë më i madh, policia nuk mund të flinte, ndërsa demonstruesit pjesërisht po. Policia u lodhën para se ne të dorëzoheshim, por edhe mjetet e lidhjeve (toki-voki) ju fikën, për shkak se nuk kishin ku t’i karikonin bateritë. Kështu lidhja e tyre filloi të humbet. Kujtoj se vetëm ky qe shkaku që policia u tërhoq shumë shpejt. Situatën në dorë e mori ushtria, por ajo ishte deklaruar se nuk është stërvitur të luftojë popullin e vet. U pa gëzimi i secilit që ishte përreth meje. Kjo ditë tregoi se Mubaraku do të mposhtet, dhe vërtet, nuk vonoi më shumë se 10 ditë të tjera dhe ai u dorëzua. PAQJA: Vetëm Kajroja kishte këtë problem? BEKDASH: Jo, secili qytet i Egjiptit formoi sheshin e tij Tahrir. Kështu u solidarizuan të gjithë. Mbase nuk është shprehje adekuate solidarizim, por dua të them se secili ishte i mllefosur në regjimin dhe secili duhej të dilte për veten e 14 SHKURT/MARS'13 n Nr. 70

tij, dhe për të mirën e familjes. Më parë shumëkush Mubarakun e quante baba, por babai nuk ishte më baba, ai shikonte vetëm veten e tij dhe askënd tjetër. Doli të t’ishte faraon i kohës bashkëkohore.

PAQJA: Cili ishte motivi të qëndroni stoikisht në vendin përvëlues? BEKDASH: Fillimisht them se shtypja e tepruar, populli filloi veten ta pyeste nëse jemi qenie njerëzore ose jo, pse duhej të durohej kaq shumë ky zullum. S’do mend se edhe revolucioni i Tunisit na ka mbuluar, kishim një fije shpresë se diktatori ynë do të dorëzohet. Nëse shkojmë edhe më tutje, them se Hizbullahi dhe Hamasi ishin një motiv shumë i madh për ne se si duhet qëndruar deri në fitore. Këto dy grupe qëndruan kundër zjarrit edhe më përvëlues se Tahriri ynë dhe rezistenca 33 ditëshe gjegjësisht 22 ditëshe tregoi se me një organizim të mirë faqezinjtë dorëzohen. Kur i mendonim të gjitha këto ndodhi, Mubaraku na dukej si një xhuxh. PAQJA: A mund të thuhet se politika perëndimore ka pasur ndikim në këtë revolucion?

BEKDASH: Që pas tërheqjes së shtetit osman, arabët kanë pasur lidhje të ngushta me perëndimorët, sepse ju kishin dalë në ndihmë kundër osmanëve. Lëvizjet kombëtare perëndimore kishin magjepsur arabët dhe perëndimorët ishin gjithçka për ta. Nuk vonoi shumë, çdo gjë doli sheshit. Perëndimorët nuk ishin ashtu siç mendonin arabët dhe këtu u zhgënjyen. Fillimisht filloi revolucioni kundër anglezëve dhe thuajse për 20 vjet të gjitha trojet arabe u çliruan nga kolonializmi perëndimor. I bazuar në këtë që po them, mendoj se nuk ka pasur ndërhyrje nga jashtë. Nuk e quaj ndërhyrje të jashtme përdorimin e mobilave, kompjuterët dhe disa mjete të sofistikuara që ndihmojnë lëvizje të shpejta dhe informacionin. Me përjashtim të një ndërhyrje të vogël të lëvizjes së gjashtë (6 ) prillit, të cilët kanë marrë trajnime sporadike nga serbët (tuaj- hahaha). Por prapë nuk them se ka pasur ndërhyrje.

PAQJA: Vërtetë serbët kanë pasur gisht këtu? BEKDASH: Në njëfarë mënyre po. Por jo në organizim. Serbët janë vetëm

PAQJA


PAQJA: A do të ketë mundësi Presidenti Mursi ta qetësojë situatën e krijuar pas këtyre dy vjetëve të revolucionit? BEKDASH: Është i rëndë, ai duhet të jetë i hapur me të gjithë. Nëse nuk e bën këtë do t’i paraqiten probleme të reja dhe faji i gjithi do t’i kalojë vetëm atij. Janë dy rrugë: Ose të veprojë i vetëm ose me formimin e një aleance më të gjerë. Nëse vepron i vetëm dhe arrin ta stabilizojë vendin do të njihet si presidenti më i mirë i të gjitha kohërave të Egjiptit modern. Por nëse nuk do ta arrijë këtë sukses, do të ketë një përfundim të keq. Do të ishte mençuri prej tij nëse e bën një aleancë të gjerë që, nëse qetësohet situata, lavdi do t’i kalojë të gjithëve, së bashku me Vllazninë Myslimane. Por deri tani ai po tregon se është kryetar i Partisë së tij, e jo i Popullit. Ai duhet ta ketë parasysh se populli ka votuar për të jo se e njihnin mirë dhe se e donin, por votat i ka marrë se nuk donin Ahemd Shefikun. Unë p.sh. edhe pse nuk i përkas Vllazninë Muslimane, votën ia kam dhënë Mursit, se nuk e desha në presidencë Shefikun. Por edhe një gjë, ai duhet ka ketë parasysh se vetëm 51 % t votave të popullit i ka marrë, ai duhet të mendoj për gjysmën tjetër të popullit. për turbulenca, ata nuk mendojnë ndryshe. Kur filloi destabilizimi i vendit, kjo lëvizje filloi ndërtimin e disa kishave nëpër fshatra përreth Kajros në emër të tolerancës fetare. Nuk kishte pasur kurrë kisha në ato anë, dhe, të gjitha po ndërtoheshin pa leje. Kur populli i prishi ato, filloi një sulm kundër “tolerancës fetare”. Përfundimisht një pjesë e kësaj lëvizje pranoi se kishte marrë donacion nga serbët dhe kështu edhe kjo lëvizje tani është ndarë në disa sosh.

PAQJA: Pra sipas teje nuk ka pasur ndërhyrje nga shtetet perëndimore? BEKDASH: Perëndimi nuk do të dëshironte që ta përsëriste gabimin me Iranin dhe për këtë arsye padyshim se kanë pasur lidhje të vazhdueshme me lëvizjet islame arabe. Kjo lidhje nuk do të thotë se e kanë organizuar 25 Janarin. Me gojën plot e them se perëndimorët nuk e kanë pritur këtë që ndodhi në Tahrir. Vërtet, perëndimi përdorë pirunin edhe thikën, përdorë protokollin dhe e do demokracinë. Për këtë arsye nuk mund të mendohet se nuk kanë pasur lidhje me lëvizjet islame, tek e fundit ata e kanë ditur se një ditë do të bien dik-

PAQJA

tatorët arabë. Perëndimorët nuk kanë dëshirë të bashkëpunojnë me anëtarët e ndonjë parlamenti, kjo i lodh ata, por ndikimi i tyre është në gupe të veçanta të çfarëdo rryme qofshin ata edhe islamistë.

PAQJA: Perëndimorët revolucionin arab e quajtën Pranvera Arabe, disa të tjerë thonë se ishte zgjim islamik, disa të tjerë natyrshmëri njerëzore. Si mendoni ju? BEKDASH: Mendoj se Pranvera arabe është termi më i përshtatshëm, sepse tubimi i popullit nuk ishte në emër të ndonjë lëvizjeje islame. Ishte rinia e cila kërkoi bukë, liri dhe drejtësi. Parapëlqej t’i them Pranverë sepse e filloi rinia, ndërsa rinia simbolizon pranverën, ndërsa pleqtë simbolizojnë vjeshtën. Parapëlqej t’i them Pranvera edhe për faktin se revolucioni filloi pak ditë para se të na shfaqej pranvera. Vllaznia Muslimane ka dhënë maksimumin në mbrojtje të demonstruesve, por ato nuk e kanë pritur këtë sikur edhe të gjitha lëvizje tjera. Slogani tyre ishte reformë mirëpo pa revolucion. Ata nuk ishin për ndryshime rrënjësore, por përmirësimin e shoqërisë sipas parimeve të tyre.

PAQJA: Me pak fjalë, si do ta kishit përshkruar Muhamed Mursin? BEKDASH: Është shumë shpejt të jepet një përshkrim për të. Ai doli shumë shpejt në skenën politike dhe është shumë pak i njohur në elitën egjiptiane dhe atë botërore. Nuk mund të jap vlerësimin tim i bazuar në të kaluarën e tij prej intelektuali. Ai duket se ka vetëbesim në vetvete, ka karizmë dhe ka vullnet. Unë nuk e xhelozoj e as nuk e urrej, për momentin mendoj se i përket vetëm Vllaznisë Muslimane. Lus Zotin që të del nga abaja-lëvozhga e tij prej Vllaznisë, dhe të përkrahë mbarë popullin. Tek e fundit ky popull nuk do më shumë se bukë dhe mirëqenie. n (Kajro: 25.01.2013) 1  Vërtet, derisa jam duke e shkruar këtë tekst (24.01.2013 në ora 22.30) në një hotel në Zamalek të Kajros afër Sheshit Tahrir, jam duke ndier erën e gazit lotsjellës (sikur dikur serbët në Prishtinë). 2  Në gjuhën arabe ose sipas dialektit egjiptian do të thotë: pika përvëluese. Sikur llupa që i mbledhë rrezet e diellit dhe ato i përcjell në një vend. Poshtë llupës çdo gjë digjet ose është përvëluese. 3  Një tip restoranti fast food amerikan. Nr. 70 n SHKURT/MARS'13 15


EGJIPTI I SOTËM NGA KËNDVËSHTRIMI I N Dikur ish-Jugosllavia e kishte nuhatur këtë thesar dhe kishte depërtuar thellë në mendësinë arabe, e pse ne sot të mos e zëvendësojmë atë politikë kur ne i kemi të gjitha mundësitë për të qenë ndërmjetësues, ndryshe thënë të bëhemi urë bashkimi midis mentalitetit perëndimor dhe këtij islamik. Të qenit muslimanë, ne, na bën më të pranishëm në perëndim për ta luajtur këtë rol. Identiteti ynë gjeografik evropian, dhe të qenit musliman na bën shumë më të fuqishëm dhe këtë duhet ta shfrytëzojmë

Intervistoi: Muhamed J. KAJOLLI

P

AQJA: A ishit në dijeni për ngjarjet e 25 majit? ZENA: Ju e dinë se unë jetoj bukur gjatë në Egjipt dhe kam shokë nga të gjitha shtresat e këtij vendi. Kontaktet e mia permanente me elitën egjiptiane mbeten të pandryshuara si para ashtu edhe pas revolucionit dhe për këtë i falënderohem Zotit dhe vendit të punës sime. Këto kanë bërë që unë të jem mirë i informuar, ndërsa atmosfera e përgjithshme tregonte se në këtë vend shumë shpejt do të kishte ndryshime, jo se këto do të vinin si rezultat i ndonjë organizimi paraprak por, për shkak të mjerimit që u shkaktua njëzet vjetët e fundit. Ky popull me kulturë të lashtë duroi gjatë duke pritur përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme, por një grup i vogël në pushtet tregoi të jetë i pamëshirshëm për masën e thjeshtë. 16 SHKURT/MARS'13 n Nr. 70

PAQJA: Si ndodhi sipas këndvështrimit tuaj revolucioni? ZENA: Në shikim të parë çdo gjë filloi befas, mirëpo nëse më thellë e shikojmë kronologjinë e ngjarjeve, atëherë mund të themi sa ka pasur parashenja qysh më herët. Ushtria e cila ia dha ndihmën më të madhe popullit ishte në rrjedha. Ajo jetonte me popullin dhe, e dinte se sa po vuan ky popull. Mubaraku vitet e fundit ishte i sëmurë, ndërsa shteti realisht udhëhiqej nga djali i tij Xhemali, i cili tregonte haptazi se ishte i pangopur. Kur ai paralajmëroi kandidaturën e vet për president të ardhshëm, populli shpërtheu sepse nuk mundi ta durojë këtë turp. Preferoi vdekjen para se ta durojnë në pushtet një njeri të pangopur. PAQJA: Duke qenë se jetoni gjatë në Egjipt, edhe pse nuk keni shtetësi mendoj se veten e ndieni sikur të jeni egjiptian? ZENA: E ndiej veten se Egjipti është vendlindja ime e dytë, jetoj që prej 1975,

i martuar me ‘egjiptiane’, e cila është me origjinë të hershme shqiptare. Dygjyshi i saj ishte Kabudan (Kapetan) Abdullah Fehmi, ndërsa gruaja ime Ines Abdullah Fehmi i takon familjes me prejardhje ushtarake. Mixha i saj gjatë sundimit mbretëror ishte komandant i forcave ushtarake ajrore. Këtë post e vazhdoi edhe për pak kohë deri në vdekje në kohën e Abdul Naserit. Në fakt egjiptianët në përgjithësi janë popull me kulturë, dhe të huajt i respektojnë shumë. Jo vetëm unë që kam kaluar mirë, por mendoj se secili i huaj e ndien veten si në shtëpinë e vet. Jo rastësisht Egjiptit i thonë Nëna e Botës.

PAQJA: A e lëshuat Egjiptin gjatë protestave të revolucionit, nëse jo atëherë ku qëndruat në këtë kohë? ZENA: Në kohën e revolucionit shumë ambasadorë, pronarë të firmave të ndryshme vendas dhe të huaj që vepronin këtu, më ftuan të shkoja me ta

PAQJA


NJË SHQIPTARI jashtë Egjiptit. Por unë kisha vendosur të qëndroja në shtëpi. I jam mirënjohës të gjithë shokëve që u kujdesën për mua, në veçanti falënderoj ambasadorin e Shqipërisë, Maqedonisë, Kroacisë, Bullgarisë dhe disa shokëve të tjerë grekë. Mirëpo shqiptari nuk e lëshon shtëpinë aq lehtë. Vendosa të rri dhe ta mbroj shtëpinë time së bashku me djalin tim, i cili sapo kishte mbaruar fakultetin në Zvicër. Jetoj në një lagje që quhet el Mensurije Rruga e Princeshës. Kjo rrugë ka marrë këtë emër për nder të gruas së Mbretit Faruk. Ishte një ëndërr për mua të kisha një shtëpi në këtë vend dhe Zoti ma plotësoi këtë ëndërr.

PAQJA: A ia vlejti qëndrimi në shtëpi? ZENA: Po shumë. Jetoj në një lagje të ndjeshme për shtresën e varfër. Sikur të mos qëndroja do të isha marrë me pasojat. Ia vlejti shumë që isha pranë shtëpisë sime. PAQJA: A keni pasur mundësi t’i ndihmoni shqiptarët që qëlluan në kohën e revolucionit, nëse po atëherë cila ishte forma e ndihmës suaj? ZENA: Ju i dini kontaktet e mia me qeverinë e Kosovës, jam munduar të ndihmoj për aq sa më është dhënë mundësia si në të holla ashtu edhe në lobim. Mirëpo ditët e revolucionit, të gjithë ambasadat i evakuan qytetarët e vet, kështu vepruan edhe ambasada e Shqipërisë dhe Ministria e Jashtme e jona si dhe në mënyrë private z. Bexhet Pacolli. Ka pasur edhe shoqatat islame që kanë ofruar ndihma të drejtpërdrejta. Mua nuk më mbeti asgjë për të ndihmuar materialisht me përjashtim të këshillave që mendoj se ua mbaja moralin lartë. Ju kisha ofruar strehim në shtëpinë time secilit shqiptar që mund të ndihej i pa strehuar. PAQJA: A keni pasur korrespodencë me ndonjë medie shqiptare gjatë trazirave? ZENA: Jo, nuk kam pasur asnjë thirrje nga ndonjë medie jona zyrtare. Nuk më është lajmëruar askush, me përjashtim të Nehat Islamit, i cili më ka thirrur si shok. Ai interesohej se deri ku mund të shkon ky revolucion dhe a mund të del nga binarët i tërë sistemi. Duke e parë se çfarë ndodhi me Tunizinë, dukej qartë se Mubaraku do të bënte

PAQJA

fia Zejnullah Sallahi ose shkurt Zena është djali i parë

Biogra

i familjes së Nexhip Sallahit nga Zllatari i Ferizajt. Në Egjipt për herë të parë ka shkuar më 1975 për të vazhduar studimet në gjuhë dhe letërsi arabe dega e përkthyesit simulant, të cilat i mbaroi me sukses të plotë më 1980-të. Përveç gjuhës arabe, Zena është njohës i mirë i gjuhës angleze dhe frënge Gjatë kohës sa ishte student punësohet në Agjencinë e JAT-it. Pas mbarimit të fakultetit vlerëson se puna në turizëm i shkonte shumë përshtati dhe kjo e bëri atë të mos kërkonte ndonjë vend tjetër pune, pasi agjensioni kishte nevojë për një nëpunës të tillë. Me të dalë ligji i privatizimit në Jugosllavi, Zena kishte arritur të mbledhë aq para sa të bëhej pronar i lokaleve të këtij agjensioni. Tërë jetën ia ka kushtuar kësaj veprimtarie dhe ka arritur të bëjë njërën prej dhjetë kompanive më të mëdha të kontinentit të Afrikës. Ka kontrata të qëndrueshme me kompanitë më të njohura të aviacioneve, sikur që është ajo me Air France/KLM, e cila e ka dekoruar me certifikatë si një partner shumë serioz që ofron kushte solide për turistët. Civilizimi egjiptian është i lashtë rreth 7000 vjet, prandaj si rezultat i kësaj pasurie kombëtare egjiptianët kanë arritur që nga turizmi të vjelin mbi 25% të buxhetit shtetëror, ndërsa agjencia e kosovarit të suksesshëm arriti të organizojë më shumë se 50 mijë turistë në vit. Zena është i martuar dhe ka dy fëmijë.

dorëheqjen, mirëpo nuk parashikoja trazira më të mëdha se sa në Tunizi, për shkak të ushtrisë së fortë që e ka vendi.

PAQJA: Revolucioni u quajt Pranvera Arabe, u quajt Zgjimi Islamik, u quajt Natyrshmëri njerëzore. Në fakt ju si do ta kishit emërtuar? ZENA: Lëvizjet arabe për ndryshim them se kanë filluar si rezultat i një master plani global të politikave botërore. Pas disa informacioneve që kam marrë në disa libra them se 11 shtatori 2001

ishte fillimi i këtyre ndryshimeve të mëdha. Bota arabe po shkon drejt ndryshimeve të mundshme të kufijve, dhe s’do shumë mend për të thënë se këto ndryshime nuk bëhen pa trazira. Nëse bazohemi në këtë që thash më sipër, atëherë nuk do të thosha se do të duhej të quhej pranverë arabe, mirëpo nëse frytet e ndryshimit të sistemit filluan në pranverë, atëherë edhe unë po e pranoj këtë term. Mirëpo ajo seç po ndodhë këto ditë “festive” të dy vjetorit të revolucionit mendoj se kjo pranverë Nr. 70 n SHKURT/MARS'13 17


Ku na

Mr. Rexhail Aziri

P duket të jetë e gjatë, e ftohtë dhe me stuhi vdekjeprurëse.

PAQJA: Pra, sipas jush, ka pasur ndërhyrje nga jashtë që i kanë nxitur protestat? ZENA: Padyshim. Mirëpo kush mund ta vërtetojë këtë, kur këtu kanë vepruar shoqata të ndryshme, nga SHBA-të, nga disa shtete të BE-së dhe disa shoqata të tjera arabe, si dhe islamike. Të gjitha këto organizata them se kanë qenë gjeneratori i këtyre lëvizjeve. Sa për ilustrim them se kemi pasur shumë të burgosur nga shoqata të ndryshme, mirëpo më e habitshme për mua ishin katër të burgosurit serbë, të cilët u akuzuan për implikim të drejtpërdrejtë në ngjarjen e pranverës arabe. Kjo akuzë më vonë u vërtetua pasi u zbulua se një grup prej lëvizjes “6 Prilli” kishte shkuar për trajnim special në Serbi. PAQJA: Cili ishte shkaku që e detyroi Presidentin të ndryshonte kushtetutën? ZENA: Presidenti nuk është i pavarur, ai merr urdhra prej Lëvizjes së Vëllezërve Muslimanë (LVM-së), dhe ky është një problem i ri që po lind në Egjipt. PAQJA: A do të mund Presidenti ta qetësojë situatën e re të krijuar në Egjipt? ZENA: Vështirë, shumë vështirë, me përjashtim nëse nuk ndryshon mendje dhe bën koalicion më të gjerë me partitë e reja të themeluara. Kujtoj se LVM-ja është një lëvizje që peshon në Egjipt, por pesha e saj nuk arrin ta mbajë mbi supe tërë këtë popullatë. PAQJA: Një përshkrim të shkurtër të Presidentit? ZENA: Duket se është njeri i mirë, me kulturë dhe edukim të lartë, mirëpo mendoj se i mungon eksperienca politike. Politika është art në vete, ndërsa Egjipti është shtet i madh. Për ta ud18 SHKURT/MARS'13 n Nr. 70

hëhequr dhe drejtuar këtë shtet duhet politikanë me përvojë të madhe dhe në këto kushte të reja pluraliste, mendoj se duhet një numër më i gjerë i partive politike dhe me ngjyra të ndryshme. Tani për tani ky është realiteti egjiptian.

PAQJA: Për në fund a ke ndonjë një këshillë për politikanët tanë shqiptarë? ZENA: Unë jam munduar me aq forcë sa kam pasur të loboj në Egjipt dhe të ndikoj në njohjen e pavarësisë së shtetit tonë, mirëpo njohja nuk është gjithçka që duhet bërë. Tani edhe pa njohje kosovarët me pasaportat e tyre të Republikë së Kosovës po hyjnë në Egjipt. Kjo do të thotë se njohja është kryer, por kur do të dalin zyrtarisht ta thonë këtë është çështje ditësh ose muajsh. Ka mundësi që në Konferencën Islamike që do të mbahet në javën tjetër të bëhet njohja, nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë njohja do të vjen pasi të stabilizohet parlamenti i ri, i cili do të zgjidhet pas tri muajsh. Por ajo që dua t’ju them politikanëve tanë është se ata duhet të jenë sa më afër botës arabe, t’i respektojnë, t’i vizitojnë shpesh, sepse vizitat e shpeshta sjellin edhe mundësinë e përfitimeve të mëdha ekonomike. Bota sot po përjeton një krizë monetare, por kjo nuk mund të thuhet për shtetet arabe, në veçanti shtetet e gjirit Arabik. Dikur ish-Jugosllavia e kishte nuhatur këtë thesar dhe kishte depërtuar thellë në mendësinë arabe, e pse ne sot të mos e zëvendësojmë atë politikë kur ne i kemi të gjitha mundësitë për të qenë ndërmjetësues, ndryshe thënë të bëhemi urë bashkimi midis mentalitetit perëndimor dhe këtij islamik. Të qenit musliman, ne, na bën më të pranishëm në perëndim për ta luajtur këtë rol. Identiteti ynë gjeografik evropian, dhe të qenit musliman na bën shumë më të fuqishëm dhe këtë duhet ta shfrytëzojmë.  n Kajro: 1.02.2013

ër rolin e dijes në Islam është folur e shkruar shumë. Për çdo njohës mesatar të Islamit janë të njohura ajetet dhe hadithet e shumëta që diturinë e ngrisin në piedestalin më të lartë. Nuk ka libër në botë që fjalën e parë në formë imperative e ka ‘Lexo’, sikurse e ka Kurani i Madhërishëm. Zoti ia drejtoi së pari këtë urdhër muslimanit, urdhër të cilin e përvetësuan më së shumti të tjerët. Këtë sot pak a shumë, e dinë të gjithë. Mirëpo gjithçka mund të mbetet në formë spekulimi, përderisa nuk argumentohet me fakte. Kështu, gazeta “The economist”, këtyre ditëve doli me të dhëna, të cilat duhet të jenë alarm për çdo musliman anekënd botës. Sipas gazetës “më 2005- n, Universiteti i Harvardit prodhoi më shumë studime shkencore sesa 17 vende arabe të marra së bashku. Bota islamike me 1.6 miliardë anëtarë ka nxjerrë vetëm dy fitues të çmimeve “Nobel”, në kimi dhe fizikë. Që të dy janë zhvendosur në Perëndim: i vetmi që vijon të jetojë, Ahmed Hassan Zewail, punon tek Instituti i Kalifornisë për Teknologji. Nga ana tjetër, hebrenjtë, të cilët janë vetëm 1 në çdo 100 muslimanë në planet, kanë fituar 79 çmime “Nobel”. Të 57 vendet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike, shpenzojnë së bashku vetëm 0.81 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në kërkim dhe zhvillim, sa një e treta e mesatares së botës. Amerika, e cila ka buxhetin më të madh të botës për shkencën, shpenzon 2.9 për qind, Izraeli është edhe më dorëgjerë, me 4.4 për qind”. Këto të dhëna janë mjaft domethënëse për të kuptuar sot gjendjen e muslimanëve në raport me shkencën. Krahasuar me kohën e lavdishme të lulëzimit të diturisë në gjeneratat e mëhershme, gjendja e tanishme është për të ardhur keq. Siç thekson me të drejtë gazeta “gjumi ka qenë i gjatë dhe i thellë”. Ajo vazhdon se “shumë akuzojnë për këtë, një armiqësi të brendshme të perceptuar të Islamit kundër shkencës. Disa universitete janë më shumë të etur për t’u falur sesa për të studiuar. Universiteti Quaid-i-Azam në Islamabad, për

PAQJA


mbeti dija? shembull, ka tri xhami në kampus dhe një nga katër në plane për ndërtim, por nuk ka asnjë librari. Qeveria e Arabisë Saudite mbështet publikimin e librave për shkollat islamike të llojit “Mrekullitë e pasfidueshme të Kuranit: Faktet që nuk mund të mohohen nga shkenca”. Shumë universitete i konsiderojnë të sikletshme lëndët që prekin qoftë edhe në mënyrë indirekte politikën ose të parit të religjionit nga një këndvështrim jobesimtar”. Megjithatë, ky nuk është shkaku i stagnimit shkencor. Gazeta me të drejtë thekson se një nga shkaqe është edhe “të mësuarit rutinë, më shumë se të menduarit me kritikë”. Autori i shkrimit, sigurisht ka pasur parasysh rëndësinë që i jep Islami dijes dhe ka hasur në kontradiktë me gjendjen faktike, pra me prapambetjen e muslimanëve. Mu për këtë me të drejtë ai vazhdon se “rrënjët e prapambetjes shkencore nuk gjenden tek udhëheqësit fetarë, por te sundimtarët laikë, të cilët janë aq kursimtarë për arsimin, sa ç’janë dorëlëshuar për shpenzimet për kontroll mbi mendimin e pavarur. Karikatura e Islamit, si një fe që krijon në mënyrë të vetvetishme prapambetje, mund të hidhet poshtë me lehtësi. Mes shekujve të tetë dhe trembëdhjetë, shkenca lulëzoi në tokat e myslimanëve. Kalifët abasid hodhën shumë para në arsim. Vepra e shekullit të njëmbëdhjetë, “Ligjet e Mjekësisë” nga Avicena, ishte një tekst standard mësimor për mjekësinë në Europë për qindra vjet. Në shekullin e nëntë, Muhamad al-Khvarizmi hodhi në letër parimet e algjebrës, një fjalë që i ka rrënjët te libri i tij, “Kitab alJabr”. Al-Hasan Ibn al-Haytham transformoi studimin e dritës dhe optikës. Abu Raihan al-Biruni, një pers, llogariti perimetrin e tokës me një normë gabimi më të vogël se 1 për qind. Dhe studiuesit islamikë bënë shumë për të ruajtur trashëgiminë intelektuale të Greqisë së lashtë; shekuj më vonë ata ndihmuan në përhapjen në Europë të revolucionit shkencor. Jo vetëm që shkenca dhe Islami qenë në paqe me njëra-tjetrën, por feja bëri që shpesh novacioni shkencor të nxitej. Llogaritja e saktë e fillimit të muajit të Ramaza-

PAQJA

nit (përcaktuar nga dalja e hënës së re), motivoi astronomët. Hadithet (fjalët e Muhamedit) i shoqëruan besimtarët në kërkimin e dijes “deri larg në Kinë”. Arritjet e këtyre studiuesve po përkujtohen gjithnjë e më shumë. Dhjetëra mijëra vetë vizituan “1001 shpikjet”, një ekspozitë mbi epokën e artë të shkencës islamike në Doha, kryeqyteti i Katarit, vjeshtën e kaluar. Por më e rëndësishme gjithsesi, është fakti që sundimtarët po kuptojnë vlerën ekonomike të kërkimit shkencor dhe kanë filluar të shpenzojnë para për këtë gjë. Universiteti “Mbreti Abdullah” për shkencë dhe teknologji në Arabinë Saudite, u hap në vitin 2009, dhe mori 20 miliardë dollarë dhuratë, një shumë kjo që edhe universitetet më të pasura të Amerikës mund ta kenë zili. Të huajt janë sakaq duke shkuar atje. Jean Fréchet, i cili drejton kërkimin, është një kimist francez që sakaq është diskutuar si kandidat për çmimin “Nobel”. Universiteti i sapohapur krenohet për bashkëpunime me universitetet e Oksfordit dhe Kembrixhit, si edhe me Kolegjin Imperial në Londër. Sundimtarët e Katarit fqinj po pompojnë shuma të mëdha financiare në kërkim, nga 0.8 për qind e PBB-së që ka qenë më parë në 2.8 për qind që pritet të shkojnë së shpejti: në varësi të rritjes ekonomike, shuma që Katari po mendon të shpenzojë për shkencë mund të arrijë në mbi 5 miliardë dollarë në vit. Shpenzimet për kërkim shkencor në Turqi po rriten me mbi 10 për qind në vit dhe në vitin 2010, Turqia kapërceu dy herë sasinë e shpenzimeve për shkencë të Norvegjisë. Dallga e parave po sjell edhe një flotë me rezultate. Mes viteve 2000 dhe 2009, prodhimi i studimeve shkencore në Turqi u rrit nga niveli minimal prej 5 mijë në mbi 22 mijë; megjithëse ka më pak para në dispozicion, prodhimi në Iran u rrit nga 1300 në 15 mijë. Por, gjithsesi, sasia nuk nënkupton domosdoshmërisht cilësi. Megjithatë studimet e tyre po përmirësohen. Gazetat shkencore, dhe jo vetëm ato pak gazeta shkencore me bazë në botën islamike, po citojnë këto studime më shpejt. Një studim më 2011- n nga “Thomson Reuters”, një kompani informacioni, tregon se në fillim të viteve 1990 studiues të

tjerë citonin artikuj shkencorë nga Egjipti, Irani, Jordania, Arabia Saudite dhe Turqia (vendet islamike me prodhim më të lartë), katër herë më pak nga mesatarja kombëtare. Por në vitin 2009, citimet qenë “vetëm” dy herë më pak sesa mesatarja botërore. Në kategorinë e më të mirave mbi studimet matematikore, Irani tashmë performon mbi mesataren, me 1.7 për qind të studimeve të veta që renditen mes studimeve më të referuara të botës. Egjipti dhe Arabia Saudite po ecin gjithashtu mirë. Turqia po përmirësohet veçanërisht në fushën e inxhinierisë. Subjektet shkencore dhe teknologjike, me përfitime më të qarta praktike, kanë ecur më mirë. Inxhinieria dominon me shkencat bujqësore që nuk mbeten shumë pas. Mjekësia dhe kimia janë gjithashtu popullore. Vlera për para ka rëndësi. Një rilindje shkencore islamike është duke ndodhur. Shkenca duket se po kapërcen edhe ndarjet e mëdha të rajonit. Në vitin 2000, SESAME, një laborator ndërkombëtar i fizikës, krijoi përshpejtuesin e parë të pjesëzave atomike në Jordani. Është një institut i modeluar sipas CERN në Europë, një vend që bashkoi shkencëtarët nga ish-armiqtë e kohës së luftës. Në SESAME, kërkuesit shkencorë nga Izraeli punojnë bashkë me kolegë nga vende të tilla si Irani dhe Palestina. Biologjia, veçanërisht ajo me një kënd evolucionar, është ndryshe. Shumë muslimanë janë të shqetësuar nga koncepti se njerëzit kanë një paraardhës të Nr. 70 n SHKURT/MARS'13 19


përbashkët me majmunët. Një studim i publikuar më 2008-n nga Salman Hameed në Kolegjin Hampshire të Masaçusetsit, një astronom pakistanez, që tashmë studion sjelljet e muslimanëve përballë shkencës, zbuloi se më pak se 20 për qind e popullsisë në Indonezi, Malajzi dhe Pakistan, besonte te teoria e Darvinit. Në Egjipt, vetëm 8 për qind e popullsisë e besonte këtë. Yasir Qadhi, një inxhinier kimik amerikan i kthyer në klerik (i cili ka studiuar në SHBA dhe në Arabinë Saudite), polemizoi për këtë çështje në një konferencë në Londër për Islamin dhe evolucionin. Ai nuk kishte kundërshtim në aplikimin e teorisë së evolucionit në forma të tjera të jetës. Por këmbëngulte se Adami dhe Eva nuk kishin prindër dhe nuk evoluan nga specie të tjera. Çdo argument alternativ është “sipas librit i pambrojtshëm”, - tha ai. Disa, veçanërisht në diasporë, e lidhin evolucionin e njeriut me ateizmin: mohimi i evolucionit bëhet pjesë përcaktuese e të qenët myslimanë. (Disa kristianë kanë një sjellje të ngjashme në lidhje me Biblën.) “Megjithëse një mosbesim i tillë mund të përshtatet në terma fetarë, kultura dhe politika luajnë një rol më të madh”, - thotë Hameed. Arsimimi i dobët në shumë vende i lë mendjet e hapura për keqkuptime. Por edhe një lëvizje kreative islamike është gjithashtu duke u rritur. Një predikues turk i debatueshëm, i njohur me emrin Harun Jahja, është në krye të kësaj lëvizjeje. Faqja e tij e internetit përhap pamflete dhe libra kritikë ndaj Darvinit. Ndryshe nga homologu i tij amerikan, gjithsesi Jahja pranon se universi është miliarda vjet i vjetër, (jo vetëm 6 mijëvjeçar). Por barriera nuk është e pakalueshme. Shumë biologë muslimanë kanë arritur të pajtojnë besimin me punën e tyre. Fatimah Jackson, një 20 SHKURT/MARS'13 n Nr. 70

antropologe biologe u konvertua në Islam disa vite më parë, citon Theodosius Dobzhansky, një nga themeluesit e gjenetikës, i cili ka thënë se “asgjë nuk ka kuptim në biologji me përjashtim të rastit kur shihet nga këndvështrimi i evolucionit”. Shkenca përshkruan sesi gjërat ndryshojnë, shpjegon ajo, Islami në një kuptim më të gjerë, shpjegon se pse ndodhin. Të tjerë mbajnë një qëndrim të ngjashëm. Vargjet e Kuranit mbi krijimin e njeriut, për shembull, tashmë mund të shihen si mbështetje për evolucionin. Por pjesë të tjera të shkencës së jetës, të cilat shpesh janë konsideruar si problematike për kristianët, kanë rezultuar shumë joshqetësuese për muslimanët. Në Amerikë, kërkuesit që përpiqen të përdorin qelizat embrionale burimore (të cilat, siç sugjeron edhe emri i tyre, duhet të merren nga embrionet njerëzore që zakonisht gjenden nga mbetjet e trajtimeve për lindshmëri) duket të luftojnë konservatorët kristianë pro jetës dhe një ndalim federal të financimeve publike në këtë fushë. Por, sipas Islamit, shpirti nuk hyn në fetusin e fëmijës derisa shtatzënia arrin mes 40 dhe 120 ditëve pas konceptimit, kështu që shkencëtarët në Institutin Mbretëror të Iranit janë të aftë të ndërmarrin studime mbi qelizat burimore pa hasur censurë fetare. Megjithatë, lloji i lirisë që shkenca kërkon është ende shumë i rrallë në botën islamike. Muhammed Morsi, Presidenti i Egjiptit, është një ishprofesor i inxhinierisë në Universitetin Zagazig pranë Kajros. Ai ka një PhD në materialet shkencore nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut (disertacioni i tij ka titullin “Përçueshmëria elektrike në temperaturë të lartë dhe struktura defektoze e Donor-Doped AL20{-3}”. Ai ka premtuar se qeveria e tij do të shpenzojë më shumë para në kërkim.

Çliruar nga kontrolli i rreptë i qeverive të mëparshme, shkencëtarët në vendet arabe po shohin një shans për progres. Shkencëtarët në Tunizi thonë se ata sakaq po shohin reforma premtuese në mënyrën sesi po kryhen punësimet në universitete. Njerëzit po zgjidhen, në vend që të emërohen nga regjimi. Stuhitë politike që tronditën Lindjen e Mesme mund të promovojnë jo vetëm demokracinë, por edhe të rilindin mendimin e lirë shkencor”. Me këto konstatime gazeta “The economist”, duket realiste në përshkrimin objektiv të gjendjes së muslimanëve në raport me shkencën. Ajo spikat disa momente kyçe të ngritjes, pastaj të rënies, por edhe të shenjave të para të rimëkëmbjes. Këto shenja duken si drita të para vezulluese në tunelin e errët, nëse figurativisht mund të quhet kështu gjendja e përgjithshme e muslimanëve. Kundruall problemeve të shumta me të cilat përballet sot bota muslimane, lirisht mund të thuhet se një ndër problemet më serioze, është ngecja në sferën e diturës. Disa vende ose muslimanë, në pamundësi ose me vetëdëshirë – në mungesë vullneti e kapaciteti për t’u marrë me gjëra të mençura, akoma polemizojnë për gjëra tashmë të tejkaluara - në kontekstin se më dihen. Bëhet qindra shkrime, hapen dhjetëra faqe interneti, investohen miliona dollarë në botime e aktivitete, në propagandimin e ideve që më tepër kanë konotacion ideologjiko-politik, sesa religjioz. Për çështjet fetare, për problematikat dhe sfidat që ndeshen konform situatave bashkëkohore, ka institucione kompetente që merren me përgjegjësi, kështu që është jashtë çdo logjike që për këtë të merren grupacione, shoqata e mekanizma, të cilat përfaqësojnë vetëm interesa të ngushta.  n

PAQJA


Revista Paqja, nr. 70