Page 1

F J A L A Revistë elektronike mi Shqiptar» elektroni ke - Organ i Shoqëri s ë «Bashki «Bashkimi Shqi ptar» Lyon FRANCE Numri 1 - Dhj etor 2012 Dhjetor


Fjala jonë

Të nderuar lexues!

Fjala është fillimi dhe pikënisja e gjithçka që është njerëzore. Korrespondenca mes njeriut dhe botës gjithmonë kalon përmes ndërmjetësimit të fjalës. Reflektuar mbi rolin dhe rëndësinë e gjuhës, arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare, duke u përpjekur për ti pranëvënë ato në një fushëpamje të merituar, nga këtu motivohet edhe synimi ynë në kërkim të një integrimi dhe të një etike të re. Në respektim të dallimeve për të nxitur një mendim dinamik, madje edhe kritik që promovon ide të reja, thellim të dimensioneve njerëzore si dhe orientime domethënëse, faqet e revistës sonë do mundohemi të jenë pikëtakimi i maratonës, i afrimit të shpërndarjes, i mos lejimit të mallkimit të gjuhës fatprerë dhe harresës... Revista “Fjala” jo vetëm që do të shpreh të vërtetën por, do të mundohet të jetë udhërrëfyese e të kuptuarit dhe realizimin e kësaj së vërtete. Në absurditetet tona, ku shpeshherë shpërthejnë fushqeta të shumëngjyrta anomalish e çoroditjesh të përfaqura, së prapthi, jo rrallë, sheh e dëgjon ideatorë e ide mahnitëse, mendime amorfe të pleksura nga padituria e shije idhnake të mbarsura me papërgjegjësi. Vetëdija e cila është e mënjanuar nga depërtimi i njohjes së marrëdhënieve shoqërore, kulturore e krijuese në esencë është vetëdije fataliste. Kjo vetëdije asnjëherë nuk do të kuptoj peshën e integrimeve, domosdonë e cilësive të reja. Me revistën “Fjala” do të mundohemi të depërtojmë deri tek thellësia e fjalëve të heshtura, fjalëve të pathëna... “Fjala” do të lidh brigjet dhe do të zhdukë largësitë gjeografike e shpirtërore. “Fjala” do të flet hapur për të gjithë ata që duan dhe bëjnë jetën e hapur. Ajo do të godas mbi çdo riciklim pallavrash e të pa vërtetash dhe çdo pseudo vlerë kulturore, kombëtare e njerëzore.


Kryerdaktor Avni Azizi

Redaktor Përgjegjës

Arban Bislimi Lavdosh Jaupaj Mark Dodani Enver Ademi Labinot Bislimi Adelina Bajrami Skender Shala Blerim Osmani

Redaksia

Albulena Ismajli Enri Merolli Migena Dushaj Blerina Berisha Dorontina Bislimi

Anëtar nderi të redaksisë

Gillbert Gardes Mathieu Aref Roland Palushi

Kontakti me redaksinë fjala-fr@hotmail.fr


Shqiptarët apo fjala e rikthyer Fjalim i mbajtur me rastin e konferencës së Arif MATIT në Universitetin e Lozanës (Zvicërr)

Shkruan: Labinot Bislimi Zoti Arif MATI, Zonja dhe Zotërinj,

pari, dua t’ju për-

shëndes të gjithëve që keni pasur vullnetin dhe keni gjetur kohë të jeni pjesëmarrës në këtë konferencë që na bashkon në një interes të përbashkët, në një pikë dhe pikëpyetje të veçantë historike të popullit tonë që sot po merr një përgjigje shkencore, vështirë të luhatshme nesër. Është një nderë e një kënaqësi e veçantë të ndodhem sonte mes jush. Të jem në këtë amfiteatër të Universitetit të Lozanës të mbushur shqiptarë, miq e dashamirës të tyre. Kam nderin dhe kënaqësinë, sepse kjo konferencë, sepse ky amfiteatër, ky vend dhe kjo prani shqiptare dhe e dashamirëseve të tyre ka një kuptim të veçantë.

Paraardhësit tanë shpikës të amfiteatrove Ju ri sjellë kujtimet se këtu e 2400 vjet më parë paraardhësit tanë bënë amfiteatrot e parë, ku disa prej tyre arrinin mbi 9 mijë ulëse. Në atë kohë, paraardhësit e shqiptarëve kishin lirinë e tyre dhe vetëqeveriseshin duke i dhënë botës për dy mijë vjet radhazi mësimin e demokracisë. Në atë kohë, ata shpikën foltoren dhe nga ajo ishin të parët që biseduan për çështjet publike. Atëbotë, ata mblidheshin në amfiteatro ku me rend kalonin në foltore apo qëndronin në ulëset duke dëgjuar gjersa trajtoheshin problemet e bashkësisë (kolektivitetit). Në atë kohë mblidheshin për të folur dhe për të dëgjuar të tje-

rët. Pra në atë kohë ishim nga ata popujt e rrallë që kishte çka për të thënë dhe që kishte kuptuar se është në interesin e tyre vital që të dëgjonin njëri-tjetrin. Me kalimin e kohës dhe me pushtimet e njëpasnjëshme amfiteatrot na i prishën. Na i rrënuan e na i okupuan ngase ato ishin simbol i civilizimit tonë dhe, si të tillë, e kundërta e civilizimeve të pushtueseve tanë. Amfiteatrot ishin themeli i civilizimit tonë. Afërmendshëm ato ishin qendrat e diskutimeve, të mendimeve, të vendimeve dhe panteoni nga ku rridhte zanafilla e çdo organizimi shoqëror. Nga aty fillonin ndërmarrjet tona kolektive dhe atje përfundonin. Aty konsolidonte populli interesin privat me atë publik, aty konsolidohej botëkuptimi ynë, aty konsolidohej fryma jonë. Mirëpo, shpesh “ndjenja e


përbashkët na bënë që të kundërvëmë universin e fjalëve, të cilat i konsiderojmë si të pa dobishme, me ato të veprave të cilat transformojnë realitetin në terren ”. Por, për politologët, efektet e fjalëve të shumëfishuara nga jehona janë pjesë integruese e veprimeve efikase. Me termin “fjalë”, ju ftoj që të kuptoni të gjitha llojet e shprehjeve të njohura qofshin ato gojore dhe jo gojore, të shkruara, të shenjave dhe tjera. Me këtë mund të kuptojmë se para çdo veprimi, gjatë çdo veprimi dhe pas çdo veprimi fjala luan rolin e saj kyç të mirëkuptimit, të ndërlidhjes dhe koordinimit në hapësirë dhe në kohë në mes njerëzve të një gjuhe. Pra, çdo veprim në shkallën shoqërore do të ishte i pamundur të organizohet po që se ajo shoqëri nuk do të kishte zhvilluar një sistem të të shprehurit dhe të të kuptuarit të përbashkët.

Zhdukja e amfiteatrove si fillim i zhdukjes së një populli Këtë sistem ku fjala-gjuha luante rolin e saj kyç në gjetjen e mirëkuptimit, ndërlidhjes dhe bashkërendimit shoqëror, pushtuesit u munduan shekuj me radhë të na i zhdukin. Pushtuesit do të na preferonin të heshtur, gjuhëprerë dhe të nënshtruar. Të bëheshim si ata popujt e shkombëtarizuar të guvernave të Perandorisë Osmane dy, gjashtë dhe shtatë që përshkruan aq bukur Ismail Kadare tek romani Pashallëqet e Mëdha. Politikat e “kra-kra-së “ kishin bërë, përshkruan Ismajl Kadare, që : [Këta njerëz s’kishin më gjuhë të vetën, zakone, ngjyra, valle, alfabet, histori, kalendarë, kronika, apo gojëdhëna. Gjithçka kishte humbur. Kujtesa e tyre ishte lëmuar dalëngadalë, çdo gjë ishte fshirë...]

[...Gjithë jeta e tyre dukej e mbështjellë çuditërisht nga ca elipse, që s’të çonin asgjëkund e njëkohësisht nuk të lëshonin kurrë. Këto elipse prej vitesh kishin shkaktuar tek ata humbjen e konceptit të kohës dhe hapësirës, një farë statizmi, një farë rrotullimi në vend, zhdukjen e gjithçka je konkrete, vite, data, emra dhe zëvendësimin e tyre me një brumë të përgjithshme anonim, të butë dhe rrëshqitës, pa kënde dhe maja, por gjithmonë me forma të rrumbullakuara, që treten larg.] Populli ynë, për dallim nga “popujt e shkombëtarizuar”, edhe pse ishte i pushtuar, ai nuk do të pranonte nënshtrimin e tij. Përkundrazi, populli shqiptar do të kërkonte të gjitha rrugët dhe format e mundshme të qëndresës që të mbijetoj i pandryshuar si komb nëpër histori. Këtë vullnet të pashoq për të qëndruar dhe refuzimin kategorik të nënshtrimit e dëshmon më së miri Oda dhe Kulla shqiptare. E para, dëshmon sesi pasi pushtuesi i kishte zënë qendrat publike, duke i rrëmbyer foltoret me qëllim që të parandaloj çdo organizim dhe veprim shoqëror, populli shqiptar kishte gjetur rrugë dhe forma tjera të organizimit dhe të veprimit për qëndresë ndaj politikave shfarosëse.

Ai kishte refuzuar të jetë pjesëmarrës në qendrat publike të zëna nga pushtuesit dhe si kundërvënie ai kishte rindërtuar odën, e cila do të luante një rol të përafërt me amfiteatrot e vjetër. Kurse e dyta, Kulla, dëshmon se si shqiptarët kishin kaluar në një ekonomi dhe filozofi të luftës qëndruese. Pra, oda si vend publik lunte rolin e mirëkuptimit, të ndërlidhjes dhe koordinimit shoqëror për organizimin e qëndresës dhe Kulla merrte simbolin e konkretizimit të kësaj filozofie qëndruese në jetën e përditshme të shqiptarit.

Arma jonë - Fjala Fjala jonë pra, ishte arma më e rrezikshme për armiqtë tanë. Ajo ishte pikënisja e çdo organizimi shoqëror, pikënisja e çdo pune. Dhe çdo punë e realizuar në terren i rikthente forcën asaj, i rikthente vendin asaj. Gjersa të kishim gjuhën, ne kishim elementin kyç të kohezionit tonë shoqëror dhe kombëtar. Nga ajo gjithçka mund të nisej, nga ajo gjithçka mund të bëhej. Humbja e gjuhës, ishte humbja jonë. Nga kjo që thash më lartë, disa mund të thonë: të gjitha pushtimet dhe e gjithë rezistenca e popullit tonë ndaj tyre paska qenë bërë vetëm për të ruajtur gjuhën dhe fuqinë e shprehjes së

!


saj!? Ky paska qenë interesi final i pushtueseve dhe anasjelltas, i yni ?! Jo, interesi final i popullit tonë është ruajtja e kushteve (territoreve, pasurive natyrore, ekonomike, kulturore...) pa të cilat ai nuk do të mund të konservonte veten e tij, nuk do të mund të zhvillonte mirëqenien e tij, nuk do të mund të realizonte vetveten e tij. Mirëpo, gjuha dhe fuqia e shprehjes së saj është pika më strategjike e një populli, sepse mungesa e saj është mungesa e vet kombit. Një komb pa gjuhë të përbashkët, nuk është më komb, është vetëm një grumbull apo një shpërndarje njerëzish nëpër një sipërfaqe të caktuar. Më ftuan sonte në këtë foltore për të mbajt një fjalim dhe shpjeguar pak më tepër për shoqërinë “Bashkimi Shqiptar” dhe idetë e saj, duke qenë se dega e Lozanës sapo është formuar. Ju me të drejtë do të më pyesni: ç’patë lidhje fjalimi rreth amfiteatrove, foltoreve, gjuhës, fjalës dhe forcës së saj me Shoqërinë “Bashkimin Shqiptar”? Për të qenë i sinqertë, nuk e di a ndërlidhen amfiteatrot, foltoret, gjuha, fjala dhe forca e saj me shoqërinë “Bashkimi Shqiptar” apo, në të kundërtën, “Bashkimi Shqiptar” ndërlidhet me to. Mirëpo, që ka ndërlidhje, këtu nuk kam shumë dyshim.

Rikthimi i fjalës së rrëmbyer

Pas shekujsh pushtimesh dhe rrëmbimesh të qendrave tona publike, rrëmbimesh të foltoreve, rrëmbimesh të fjalës sonë dhe fal qëndresës sonë të patundur, ne sot jemi në prag të një shekulli që po bëhen që kur kemi rimarr qendrat e para publike dhe jemi rikthyer në foltoret tona, në amfiteatrot tonë. Falë këtyre foltoreve, ne riorganizuam shoqërinë tonë në një shtet të pavarur shqiptar, i cili nuk humbi kurrë tendencën për të qenë shtet-komb shqiptar. Më së fundmi, falë luftës së UCK-së, ne arritëm të rimarrim edhe disa qendra tjera shqiptare të mbetura nën pushtimin e huaj dhe populli shqiptar i Kosovës rimori fjalën që ia kishin ndaluar për një shekull. Sot, nga qendrat tona shqiptare dhe me ndërlidhjet e tyre, shqiptarët po mirëkuptohen dhe po koordinohen më mirë dhe po shkojnë drejt një bashkimi të tyre. Shoqëria “Bashkimi Shqiptar” përçuese e fjalës shqiptare Sot, në një tjetër kohë dhe në një tjetër hapësirë, Shoqëria

“Bashkimi Shqiptar”, duke u përkufizuar në mërgatën shqiptare, ka për qëllim që përmes organizimit të saj të jetë përçuese e fjalës shqiptare ndërmjet Atdheut dhe mërgatës shqiptare. Por, përveç këtij roli primar, Shoqëria “Bashkimi Shqiptar” nuk është gjë tjetër përveç se një organizim, i cili tenton të çoj më përtej fjalën shqiptare duke kërkuar që ajo të ketë vendin e saj edhe nëpër qendrat botërore, tek miqtë dhe dashamirësit tanë. Pra fjala shqiptare të mos mbetet e kufizuar vetëm ndër ne, të mos mbetet fatprerë por ajo të jehoj, përmes mërgatës shqiptare, në veshët e botës mbarë. Puna jonë ka për qëllim që t’i jap fuqi fjalës shqiptare dhe fjala shqiptare ka për qëllim që ta përforcon punën tonë dhe së bashku të bëjnë, dita ditës, shqiptarin faktor të proceseve historike, të zhvillimeve ekonomike dhe kulturore evropiane dhe botërore. Këtu pra qëndruaka ndërlidhja ndërmjet “Bashkimi-t Shqiptar” dhe fjalës, foltoreve dhe amfiteatrit. (Kuptohet; që çdo secili që e gjen veten në këto qëllime është i ftuar dhe i mirëpritur që t’i bashkëngjitet “Bashkimi-t Shqiptar”. Paraardhësit tanë filluan historinë. Që pasardhësit e tyre të jenë në mbyllje të saj, ne duhet të jemi pjesë aktive e saj).

Përmbyllje Këtë fjalim do ta përmbyll nga ana e prapme duke ju treguar në fund titullin e tij. Miku im Gilbert Gardes në konferencën e Arif Matit në Lion kishte titulluar fjalimin e tij Arif MATI apo memoria e rikthyer . Unë sonte, përmes këtij fjalimi, përshëndes Arif MATI-n dhe mbarë popullin shqiptar me këtë titull : Shqiptarët apo fjala e rikthyer .


Rent or Marathonomak Rent, or rent, rent e u thuaj Se u çthur ordi e huaj, Se betejën e fituam Dhe qytetin e shpëtuam! Rent, or rent, Rent, or Marathonomak!

Fan Noli Kanë thënë për fjalën - Fjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, ato mund t'i përshtaten çdo kohe dhe çdo vendi! (Sami Frashëri) - Iu druaj atyre fjalëve të mëdha që a bëjnë neve kaq të palumtur! (James Joyce) - Biseduesi duhet të ketë kujdes çka flet, në çfarë vendi flet, dhe në çfarë mënyrë flet! (Ciceroni) Të flasësh për fjalën është më e vështirë se sa të shkruash për heshtjen! (Heidegger) - Dy fjalë janë të çuditshme: fjalën e urtë që e nxjerr budallai, pranojeni atë, dhe fjalën e dobët që e shqipton i urti, faleni atë!


Pavarësia fillon me

Në qytetin Lyon të Francës organizu pa me plis të bardhë në kokë, pret e ju uron mirëseardhje bashkëkombësve dhe dashamirëseve që ishin të pranishëm për ta nderuar këtë jubile. Veprimtari Xhevat Murseli ardhur nga qyteti i Tulunit bashkë me shumë veprimtarë të tjerë po zinin vend mes bashkatdhetarëve. Veprimtarit tjetër Avni Ndrecaj i shndriste fytyra kur po shihte vazhdimësinë e natyrshme në ndërrim brezash. . Labinot Bislimi hapë tubimin duke përshëndetur të pranishmit. Zëri i shoqërisë “Bashkimi Shqiptar” jehonë mes njerëzish. Idealet shekullore kombëtare thadrohen në panteonin e lavdisë. 100 vjet Shqipëri stolisin epokat e lavdishme të historisë...

Mbi universitetin “Rene Cassin” të Lyonit një erë nëntori lirshëm po valëviste flamujt e kombeve për të simbolizuar demokracinë dhe gërshetimin e kulturave botërore. Mbrëmjen e së dielës të datës 25 nëntor, këtij universiteti sikur i shtohet edhe një ngjyrë. Apo më ndryshe në këtë universitet primatin kishte marrë e kuqja. Po në këtë godinë, ku tingëllon ëmbël edhe mësimi i gjuhës shqipe... Flamuri ynë kombëtar me shkabën dykrenore po simbolizonte shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së kombit më të vjetër të Ballkanit. Për një çast e vogël u dukë salla për të pritur gjithë atë lumë të rinjsh, veprimtarë e patriot të ardhur nga vise të ndryshme, enkas për të kremtuar këtë jubile të lavdishëm. Kur gjithçka ishte e gatshme për të filluar, emocionet, ndjenjat dhe përditshmëria filluan të bëhen njësh dhe të shuhen në largësi gjeografike. Dikujt iu bë vetja se ndodhej në Vlorën heroike, Prishtinë, dikujt në Preshevë, Tetovë, Viti... Veshur me petkun festiv kombëtar njerëzit nga ajo sallë, diaspora shqiptare sikur morën krahët e legjendës, krahët e udhëtimit dhe krejt natyrshëm filloj të shfaqej Shqipëria, flamuri, gjuha dhe tingujt e ëmbël të atdheut. Një vogëlush me fytyrë të buzëqeshur i shoqëruar nga prindërit e tij po valëviste flamurin kombëtar dhe në shpirtin dhe fytyrën e tij vijëzohej krenaria dhe dinjiteti për tokën arbërore. Diç më tutje një veteran i luftërave të lavdishme

"#

“ Nuk është e kaluara që na pengon as mungesat që ende i numërojmë... Ardhmëria duhet të rindërtoj kufirin që përshkruan atdheun thotë Albulena Ismajli dhe vazhdon.. “Nuk është politika dhe interpretuesit e asgjësë që do të na ndajnë për ti përsëritur gabimet... Sot jemi 100 herë më të fortë nga që ishim dje...Vizioni ynë është i pakthyeshëm dhe i pathyeshëm. Pavarësia fillon me bashkimin shqiptar” mbaron Albulena e përcjellë nga duartrokitjet. Ky jubile do të ishte i mangët sikur të mbetej pa zërin e një artisti. Zërin e një artisti të merituar. Është pikërisht regjisori i nderuar Ilia Terpini i cili përshëndet këtë shënim.


bashkimin shqiptar

ar nga shoqëria “Bashkimi Shqiptar” shënohet 100 vjetori i uar avarësisë së Shqipërisë.

“Çdo vit, 28 nëntor kam festuar në Vlorën e Ismail Qemajlit, por këtë vit me të dëgjuar për shoqërinë tuaj, entuziazmin dhe aktivitetet që ju zhvilloni, kam ndjerë një kënaqësi që unë bashkë me syrin e objektivit tim, të jem kësaj herë mes jush. Kur kam dëgjuar se ju organizoni mësimin e gjuhës shqipe kam ndjerë obligim kombëtar të jem në mesin tuaj në këtë ditë” thotë zoti Ilia Terpini ku fjalimi i tij disa herë ndërpritet nga duartrokitjet e të pranishmëve. Pas këtyre fjalëve artisti i popullit dhe regjisori i shumë filmave të kinematografisë shqiptare fton zotin Labinot Bislimin për ti dhuruar shoqatës “Bashkimi Shqiptar” dy filma me tematikë kuptimplote. “Kapedani” dhe “Mësonjëtorja”. Pas zotit Terpini tubimin e përshëndet veterani dhe krijuesi Mark Dodani i cili thotë se “Në këtë shënim të 100 vjetorit unë ndjehem i ri... kur shohë këtë rini të mrekullueshme e cila sot po thotë fjalët që me shekuj i kemi pritur. Po ashtu edhe Bush Shala u drejtohet të pranishmëve duke përmendur disa nga objektivat e shoqërisë “Bashkimi Shqiptar” me theks të veçantë atë të organizimit të shkollës shqipe “Fan Noli” në Lyon të Francës. Në vazhdim para të pranishmëve bëhet edhe prezantimi i revistës “Fjala” organ i shoqërisë “Bash

kimi Shqiptar” e cila pritet që së shpejti të filloj me numrin e parë të paraqitjes së saj. Pas përfundimit të fjalimeve të rastit, dhe programit të parashikuar, tingujt e muzikës së ëmbël shqipe të shoqëruar nga grupi muzikor i shoqërisë «Bashkimi Shqiptar» mbulojnë sallën e këtij universiteti dhe dollitë e ngritura me fjalët “Të na rrojë Shqipëria” bëhen lajtmotivi që festat e ardhshme të na gjejnë me realizimet e gjitha aspiratave kombëtare.


100 VJET SHQIPËRI


Les Illyriens

Lavdosh Jaupaj Présenter l’Illyrie et les Illyriens n’est pas un travail évident en raison du manque de documents antiques sur le sujet, mais aussi du long silence qui règne entre les dates des différentes sources obtenues soit par les armées étrangères ayant combattu les Illyriens ou soit par celles ayant engagé de nombreuses guerres sur leurs territoires à une période où l’Illyrie et les Illyriens étaient parties prenantes des événements politiques de l’époque.

par Hérodote, au Vème siècle avant J.C., situe les différentes tribus, dans un espace très large, depuis le nord de la Mer adriatique jusqu’aux frontières du sud de l’Epire et les nomme Illyrioi. Dans le Périple du Pseudo-Scylax ou dans les œuvres d’Appien, de pseudo-Skymnos et d’Eratos thène, c’est l’ensemble du région de l’est de la côte adriatique depuis les fleuves de la Save et du Danube au nord jusqu’à la Morave

tout cela, une particularité visible des Illyriens est qu’il ne formè rent jamais un ensemble réunisant toutes leurs tribus et leur territoirs en un seul grand empire.

Origines culturelles et linguistiques En ce qui concerne les origines illyriennes, il existe deux

Etendue géographique

G

râce au récit de Thu-

cydide sur la guerre du Péloponnèse (I, 24 – 55), nous parvenons néanmoins à découvrir un certain nombre d’informations sur les Illyriens lors de ces batailles, mais aussi sur leur rôle dans les changements politiques d’EpidamneDyrrachion (Durrës) et sur la cité en elle-même. Nous savons alors que Dyrrachion (Dyrrachium) a été fondée par les colons de Corcyra (Corfou) et de Corinthe venus s’installer sur les terres des tribus illyriennes des Taulantiens (Taulant). Polybe ensuite, décrit dans un de ses livres (II, 8 – 12) la période hellénistique et romaine dans laquelle il évoque les guerres illyro-romaines, qui avaient pour prétexte la piraterie illyrienne au bord de la Mer adriatique. Un aperçu de l’étendue géographique de ce peuple, donné

et le Vardar à l’est qui est séparé de la Thrace. Dans la partie sud de l’Illyrie, en raison du contact avec les Macédoniens, les Thraces, les Epirotes et les Grecs egéens, plusieurs royaumes illyriens avec des rois tels que Bardhyl Ier (Bardylis), Glauk (Glaukias), Agron ou Gent (Genthios) sont mentionnés par les auteurs antiques et les sources épigraphiques. En plus de

points de vue. L’un parle d’un peuple allochtone et l’autre d’un peuple autochtone. D’après les données archéologiques, linguistiques et historiques, les Illyriens sont considérés comme appartenant à la famille indo-européenne, qui selon une supposition est une continuité inninterrompue des habitants ayant précédé les Illyriens ou autrement dit les Pélasges. Ceci-dit, la provenance pélasgique reste à ce jour une hypothèse my-

"


thique alors que la plus acceptée par la majorité des chercheurs est la formation d’une ethnogenèse illyrienne entre la fin du Néolithique et le début de l’âge du bronze. Ce processus coïncide avec l’afflux de populations indo-européennes à la fin du troisième millénaire avant J.C. Faisant partie du groupe indo-européen, la langue illyrienne est reconnue par les chercheurs comme étant celle des Illyriens et est considérée comme la genèse de l’albanais. Le manque de sources écrites rend difficile l’authentification de cette langue, cependant, selon un grand nombre de chercheurs, le principe de continuité entre l’illyrien et l’albanais d’aujourd’hui est tout à fait plausible. Les difficultés sont diffé

rentes et résident dans des questions comme celles des sources épigraphiques venant de la tribu illyrienne des Messapes. Le messapien et l’illyrien deux langues différentes ou une seule identique? Les Messapes sont les habitants d’une tribu illyrienne s’étant installée au sud de l’Italie, où plusieurs inscriptions en cet idiome ont fait soulever l’hypothèse de son interprétation par l’intermédiaire de celle illyrienne. Cette hypothèse reste toutefois un objet d’étude pour l’avenir. D’un

"$

point de vue scientifique, les linguistes reconnaissent aussi les échanges linguistiques qu’il y eu entre l’illyrien et le thrace et tentent de regrouper ces deux idiomes dans un seul et même groupe thraco-illyrien en tant que branche du tronc indo-européen. Le manque de sources écrites en illyrien a été remplacé par plusieurs interprétations faites sur l’étude des Albanais d’aujourd’hui et de leur parler, plus particulièrement dans les montagnes entre l’Albanie et le Kosovo. Les chercheurs du XIXème et XXème siècle comme Hans Krahe, dans son œuvre Die alten balkanillyrischen geographischen Namen, Heidelberg, 1925, ou alors Eqrem Çabej insistèrent sur cette hypothèse pour prouver le lien entre les Albanais et les Illyriens.

lakastër, Skrapar, Përmet et peutêtre même dans une partie de l’Epire et les Enchéléens autour du lac d’Ohrid et de Prespë. Plus au sud, il y avait également l’Epire qui formait une unité administrative et politique se situant géographiquement dans une position importante du monde antique. Même si l’Epire formait une entité politique séparée de l’Illyrie, elle est évoquée par les auteurs antiques comme un territoire habité par des barbares (non grecs). Des chercheurs comme Pierre Cabannes ou alors N.G.L. Hamond abordaient ainsi l’Epire comme une communauté située au milieu du monde illyrien et grec, qui a joué un rôle considérable dans les événements de cette période et plus particulièrement du temps de Pyrrhus Ier. A l’époque de ce dernier, le monde hellénistique perd son hégémonie et c’est alors sa tribu (les Molosses) qui se met en avant.

Tribus illyriennes

Un moment majeur de la vie de Pyrrhus Ier est la guerre qu’il mena contre les Romains en Sicile alors possession de la GrandeGrèce. Le débat sur l’origine ethnique des différentes tribus épirotes fait rage entre les chercheurs qui se hâtent à les appeler tantôt illyriennes tantôt grecques. Ce qui reste cependant indiscutable est que les tribus telles que les Caoniens, les Molosses et les Thesprotes étaient considérées par les auteurs antiques comme des barbares (non grecs). En plus de cela, selon l’organisation socioculturelle de l’ethnè (ethnie) elles se rapprochaient sans aucun doute des tribus illyriennes, qui connaissaient bien cette organisation socio-administrative appelée Koinon (Communauté, République, Ligue, Fédération).

Les principales tribus illyriennes étaient entre autres les Liburniens, les Pannoniens et les Dalmates dans les environs de l’actuelle Croatie et Bosnie-Herzégovine, les Labeates autour du lac de Shkodër, les Dardaniens dans l’actuelle Kosovo, sud de la Serbie et nord de la Macédoine, les Taulantiens depuis Durrës jusqu’aux environs de Vlorë, les Atintanes autour des villes actuelles de Mal-

On peut ainsi distinguer le Koinon de Byllis et celui d’Amantia au sud de l’Illyrie qui étaient régulièrement en contact avec les tribus illyro-épirotes organisées autour du même système de Koinon. Rajoutons finalement, qu’il y eu également une tribu répondant au nom d’Albanoi et vivant dans la cité d’Albanopolis. Cette dernière se situerait à l’intérieur du triangle de Krujë, Tirana et Durrës et probablement de manière plus pré-


cise près du village de Zgërdhesh où ont été trouvées des ruines antiques. L’hypothèse de sa position géographique n’a toutefois pas encore été authentifiée par les chercheurs et les historiens. La raison pour laquelle cette tribu a une importance particulière est tout simplement car c’est d’elle que proviennent les noms d’Albanie et Albanais par lesquels sont appelés, à l’étranger, le pays et la population d’aujourd’hui.

Développement La période entre 335 et 230 av. J.C. fût l’époque de l’accroissement de la vie urbaine ainsi que du grand essor et de l’épanouissement de la cité illyrienne. Elle coïncide avec la plus grande consolidation de l’état illyrien. La vie urbaine se développa particulièrement dans les régions de la dépression côtière adriatique, à l’arrière-plan de Dyrrachion et Apollonia, qui constituaient le centre de l’empire. Les données épigraphiques nous informent d’autre part que dans certaines cités méridionales, l’administration urbaine était édifiée suivant le modèle des cités grecques. Sur la liste de théorodoques de Delphes du premier quart du IIe siècle avant J.C, qui renseignent sur les statuts des villes dans les pays occupés par Rome, sont inscrites les noms de huit cités illyriennes et épirotes : Dauli (non identifiée), Apollonia, Byllis, Oricos, Phoiniké (Finiq), Kemarai (Himara), Amantia et Dyrrachion (Durrës). Les villes et les villages d’Illyrie du Sud perpétuèrent les anciennes traditions et conservèrent leur propre physionomie étant donné que la république romaine ne joua pas de rôle prépondérant dans les domaines économiques et culturels. À partir du Ier siècle avant J.C., des immigrants italiques, s’installèrent dans quelques cités illyro-épirotes. Sur les noms gravés dans les inscriptions du parodos du théâtre de Bouthrôtos (Butrint) figurent un Aulos et un Maarcos, d’origine romaine.

Politique Un élément importent de changement a été la guerre civile entre César et Pompée en Illyricum. L’occupation romaine arrêta l’indépendance du développement politique et culturel des Illyriens. L’organisation administrative de l’Illyrie, à caractère politique et économique adoptée par l’administration romaine, surtout après le premier siècle quand le pays était complètement occupé par les Romains, fut un des éléments qui ont servi à la Rome impériale pour atteindre cet objectif. Dans les provinces illyriennes, à part les cités coloniales des premiers siècles de notre ère, les cités municipes, qui n’avaient que le droit latin, c'est-à-dire le droit d’autogestion limitée, ont également joué un rôle important. Les municipes avaient aussi des propriétés terriennes dans leur périphérie, mais pas les institutions caractéristiques des colonies. Elles

étaient répandues dans toutes les provinces illyriennes, y compris celles de l’intérieur. Des cités anciennes comme Lissus (Lezhë), devinrent municipes, mais une partie d’entre elles n’étaient que de petites agglomérations, à l’image des provinces dardaniennes, et leur transformation en cités était liée à l’exploitation des minerais. Le municipe d’Ulpiana devint par exemple très tôt la principale cité de la région. Le déclin de l’Etat illyrien commence juste après la première guerre illyro-romaine en 229 avant J.C. et se poursuit à la suite des décisions adoptées par Rome en Illyrie du Sud en - 168 et après la création de la province de Macédoine en - 148 dans laquelle furent incluses les régions au sud du fleuve de Mati. L’histoire assez mouvementée des Illyriens et leur civilisation durant les siècles d’occupation romaine, à la suite de nouvelles recherches, a commencé à prendre sa propre physionomie comme un tout homogène et logique avec un développement certain dans la continuité. Leur contenu est celui d’une période dont le trait essentiel est la résistance contre la romanisation. Les processus de transformation de cette période, leur extension dans le temps et dans l’espace, la réaction et la résistance qu’elles suscitèrent dans la population illyrienne, mais aussi les phénomènes qui en résultèrent.

Bibliographies CABANES 1988 : P. CABANES, Les Illyriens de Bardylis à Genthios IVe-IIe siècles av. J.-C., SEDES, Paris 1988. CEKA 1998 : N. CEKA, Pesëdhjet vjet studime për qytetet ilire. (Fifty Years of Studies on Illyrians Cities), Iliria, 1998, 1-2, p. 121-128. CEKA 2008 : N. CEKA, Apollonia. Histoire et Monuments, Tiranë 2008 (= traduction française de CEKA 1982). CIGIME 1997 : P. CABANES, - F. DRINI, Corpus des inscriptions grecques d'Illyrie méridionale et d'Épire I.2 : Inscriptions d’Apollonia d’Illyrie, Etudes épigraphiques 2 : Paris, 1997. COMPERNOLLE 1953 : R. Van COMPERNOLLE, La date de la fondation d’Apollonie d’Illyrie, dans Antiquité Classique, XII, 1953, p. 50-64. CIT : « Gli » Illiri e l'Italia: convegno internazionale di studi, Treviso, 16 ottobre 2004. ISLAMI 1972 : S. ISLAMI, Lindja dhe zhvillimi i jetës urbane në Ilirinë e Jugut. (Naissance et développement de la vie urbaine en Illyrie) Iliria 1972, II, p. 3-20. ISLAMI 1976 : S. ISLAMI, L’Etat illyrien, sa place et son rôle dans le monde méditerranéen, Iliria IV, 1976, p. 71-87.

"%


Mërgimi dhe mërgimtarët

Shkruan: Avni Azizi

Historia e mërgimit ka një zanafillë shumë të hershme. Ndoshta, qëkur është krijuar njerëzimi ka ekzistuar edhe fenomeni i mërgimit. Mërgimtarët janë kategori e njerëzve që bëjnë jetën larg atdheut të tyre. Të nisur në një udhëtim drejt ishullit të shpresave ata nëpër valixhet e tyre bartin ëndrrat të jetës dhe kujtime të së kaluarës... Bartin mallin e pa shlyeshëm dhe ndarjen e trishtuar për njerëzit e afërt. Ata udhëtojnë në një rrugë të pa kthim e cila ndoshta nuk do të mbaroi kurrë.. Të ndarë nga jeta e deriatëhershme e atdheut, pashmangshmërisht vazhdojnë ecjen dhe ecja vazhdon deri në pafundësi. Vetmia e tyre ushqen frymëzimin dhe ëndrrat për një ditë të madhe të kthimit, por jeta është aq e shkurtër dhe vitet janë aq fluturuese sa që shkrihen si flluska dëbore. Në kuptim të drejtë ata janë personazhe të ndarjes. Janë një trajektore që shtrihet mes distancës hapësinore të pikës që njohin aq mirë të vendit të tyre dhe vendit të jetës së panjohur. Ata në çdo çast janë të përballur me shtrëngata të ndryshme dhe me torturën e pa kaluar mizore mërgimin. Bukën e përditshme të mërgimit ata çdo ditë

e mbështjellin me lotët e dhembjes me mallin për njerëzit e të afërmit e vendin e tyre. Dëshpërimi e malli nuk i përmirëson as portretet e të afërmve që fillojnë të humbasin në largësi, as peizazhet e vendit nëpër të cilat dikur kanë shkelur symbyllas. E kaluara dhe e ardhmja valohen gati në të njëjtën fjalë... Mërgimi është lakuriqësia e së drejtës... thoshte Victor Hugo. Nuk mund të ketë mërgimtar i cili nuk e ka përjetuar këtë të vërtet të pa diskutueshme. Nuk ka mërgimtar i cili nuk është ndjerë ndonjëherë i vetmuar, i humbur e besa edhe i përbuzur... Një nga karakteristikat e mërgimit pa mëdyshje është edhe përhumbja, tjetërsimi. Kjo fatkeqësi shpesh e izolon mërgimtarin nga komuniteti në të cilin jeton, i krijon një hendek për të mos arritur të kapërcej vetminë dhe robërinë e vetvetes. Kur njerëzit ndahen fizikisht nga toka, të afërmit e miqtë e tyre me të cilët deri atëherë kishin kaluar bashkërisht atë pjesë jete, ata ndjejnë, zhgënjim të papritur, dhembje, zemërimi, dëshpërim, përjetojnë ndjenja të ndryshme të përziera që u bëhen sikur të kombinuara nëpër mendimet e tyre... Distanca gjeografike dhe mërgimi sikur shtrembërojnë imazhin e vendit. Të bëhet sikur po jetoni në një vend jashtë tokësor dhe nuk janë vetëm këto dy realitete paralele, por ndoshta edhe një dimension i tretë i cili pa mëdyshje vjen nga kujtesa e shtrembëruar nga nostalgjia. Njeriu që jeton në mërgim e ka të vështirë të pranoj se realiteti i tij është vetëm në vendin ku ai është duke bërë jetën. Marrëdhëniet e tija me vendlindjen tashme janë kryesisht virtuale, ëndërruese, iluzion, jo reale e në një masë imagjinare ngase me gjithë informacionet që ai mund të ketë mbi ngjarjet që ndodhin në vendlindje ajo megjithatë nuk është e pranishme në jetën e tij të përditshme. .

Çka është mërgimi Për të shkruar për mërgimin domosdoshmë-


rish duhet të ndalemi në prejardhjen e fjalës “mërgim”. Kjo fjalë rrjedh nga gjuha latine “exilium” që donë të thotë “i huaj” apo “i huaj nga ky vend”. Po ashtu me terminologjinë e mërgimit mund të kuptojmë edhe shpërngulje dhe dëbime masive të njerëzve nga atdheu i tyre. Në shoqërinë klasike të antikitetit, mërgimi grek dhe ai romak ishte dënimi maksimal që mund të i jepej një njeriu. Kjo do të thotë ishte më e vështirë dhe më e keqe se vet vdekja. Këtu mund të flasim për një vdekje të gjallë dhe me pasoja vuajtjesh të mëdha. Kjo është ndoshta specifika e këtij dënimi, i cili u bë objekt i veprimeve tejet serioze, por kjo ndoshta kufizohet në kohë dhe hapësirë.

rore, braktisjes, dhe thyerjeve të mëdha. Në mërgim jetohet me një nostalgji e trishtim të përhershëm, me një keqkuptim të gjithanshëm. Në mërgim jetohet si një hije e diellit në përmendim dhe çdo mëngjes shpresat e kthimit zgjohen bashkë me ëndrrat. Një rolë veçues në rastin e mërgimtarit luajnë edhe shtetet e pritjes. Ato janë edhe çelësi i integrimit dhe i lehtësimit të jetës së tyre. Ndjenjat ofruese ndihmojnë për të u lehtësuar njerëzve hallexhinj bagazhet e rënda me të cilat jeta i ka katandisur larg shtëpive e vendlindjeve të tyre.

Vuajtja, nostalgjia, dhembja, kujtimet, mërzia janë simptome evidente. Në anën tjetër procesi i përshtatjes, trajnimi i gjuhës, i zakoneve, i të mësuarës me një jetë të re përbën dhe ngacmon ndjenjën e identitetit dhe përkatësisë. Ngase njeriu ka një rrënjë dhe shkëputja nga kjo rrënjë e ronitë jo vetëm identitetin por edhe vetë njeriun nga njëra anë. Por, në anën tjetër njohja me kultura, shkencë, art e teknologji të reja i krijojnë atij vizione shteg hapëse dhe kjo është pasuri bërja më e madhe. Mërgimi është gjithashtu vend i izolimit për një kërkim të brendshme, krijim të planeve, fantazive dhe drejt një rilindjeje të re.

Shpesh herë në historinë njerëzore mërgimi ishte masiv, arbitrar dhe i pa definuar. Shumë njerëz dhe popuj të ndryshëm u dëbuan nëpër gjeografi të ndryshme të globit, duke lënë të pa shlyer në shpirtrat e tyre një fantazi traumatike të vështirë për tu harruar. Sikur në ndonjë burg ku i burgosuri kalon nëpër tortura fizike e psikologjike, po ashtu edhe mërgimi është i ngjashëm ngase gjurmët e vuajtjeve janë të thella, të dukshme, të përhershme. Edhe në ditët tona mërgimi nuk ka përfunduar. Duket e panevojshme të thuhet kategorikisht se mërgimi ka qenë dhe mbetet një dënim mizor. Sot, ndoshta pohimi i tillë mund të duket si një konfuzion, lodhje apo sikur një hije e zgjatur në kuptim të këtij pohimi. Sipas antropologëve, sociologëve, psikologëve, historianëve, filozofëve, mjekëve etj, është përcaktuar edhe ajo që ne e quajmë kulturë. Qeniet njerëzore, janë të pandashëm nga kultura e tyre nga vendi, hapësira dhe koha e tyre. Migrimi është një sulm i drejtpërdrejtë mbi kulturën, ani se sot flasim për kultura universale. Po ashtu mërgimi është një përvojë e pa transferuar, është vështirë për të kuptuar mërgimin nëse ju nuk e përjetoni. Ai ishte dhe mbetet personal. Jeta jo rrallë merr kuptimin e vuajtjes shpirtë-

Pasojat e mërgimit Një i mërguar më lehtë dhe më shpejt se të tjerët përjeton të gjitha çrregullimet psikike e fizike. Përjeton përkeqësime shëndetësore në mënyrë të ndjeshme. Mund të flasim për shumë vdekje të hershme dhe kurrë të pa shpjeguara. Pra mërgim është mizor, plotë dhunë e shpërqendrime të drejtuara kundër njeriut. Ai të bënë të sëmurë, të shkatërron si fizikisht po ashtu edhe mendërisht. Në mërgim ndodhin shumë raste të vetëvrasjeve, neuroza, zhgënjime, pamjaftueshmëri parimesh, kancer me origjinë të panjohur dhe të gjitha këto dukuri janë trupëzuar në bërjen e jetës larg atdheut..

Është gjithashtu një vend i rikthimit të energjive, është eksod i hijeve, ngjyrave e shpresave të reja... Mërgimi mund të shikohet edhe si një pasurim i fjalës sepse fjala bëhet e shenjtë dhe e shtrenjtë sidomos kur ajo mungon. Pa mërgimin pa shkëputjen nga vendi nuk mund të përjetohet thellësisht mungesa për tokën dhe vendlindjen ku fjala ka peshë dhe kuptim të veçantë. Kuptimi dhe shërimi duhet të nxitet nga një dashuri e thellë dhe njohja e dinjitetit të çdo mërgimtari. Kur në sytë e mërgimtarit shkëndijon dinjiteti njerëzorë në portretin e tij mënjanohet tortura e ekzekutimit të zhdukjes së identitetit

"!


Të respektojmë vetveten që të je j Intervistë ekskluzive me z. Arban Bislimi - Kryetar e shoqërisë «Bashkimi Shqiptarë» në Lyon të Francës

Dikur, një gjeneratë e re e dalë nga bankat e Shkollës shqipe “Fan Noli” rimori prapë iniciativën e aktivizimit të faktorit shqiptar me 9 nëntor 2003 kur edhe u formua “Rinia Iliria” në adresën “2 chemin du Mont Gerbier, 69120”. Asokohe isha ndër udhëheqësit e organizatës e cila bashkonte rreth 40 të rinj aktivistë dhe pagues anëtarësie si dhe afro 100 anëtar simpatizantë tjerë. Më 30 maj 2010 pas një organizimi dhe mbledhje të buxhetit disa mujor u themelua zyrtarisht Shoqëria Bashkimi Shqiptar në Universitetin Ndërkombëtar Profesional të Lyonit (UPIL) René Cassin ku edhe do nënshkruhej kontrata për vënien në dispozicion të lokalëve Shkollës Shqipe që dikur do emërohej “Fan Noli” si shenjë homazhi e përkujtimi ndaj shkollës së parë shqiptare në Lyon. Shoqëria “Bashkimi Shqiptar” ka pasur në qendër të vëmendjes rihapjen e Shkollës Shqipe për komunitetin dhe këtë e siguroj me datën historike të 14 nëntorit 2010 pikërisht në përvjetorin e Kongresit të Manastirit.

Këtë vit kishim Prof.Dr Mathieu Arefin dhe promovimin e çështjes Pellazge ku Lyoni qe pika e nisjes e një promovimi në shkallë Evropiane që kaloi në Universitetin e Lausannës në bashkëpunim me shoqatën e studentëve shqiptar atje, pastaj në Prishtinë në Institutin Albanologjik dhe në UP në bashkëpunim me këto institucione dhe Shoqërinë 28 Nëntori organizatore e “javës Pellazgjike në Prishtinë” me 14 deri18 Nëntor 2012. Vet fakti, që Shqiptarët bëjnë kokteje elegante në vende prestigjioze si ky dhe dallohen për mirësjellje nga personeli i një institucioni të kësaj rëndësie tregon se opinioni i ngritur francezë është arritur të sensibilizohet dhe i respekton shumë ata sot. Nuk do lë pa përmend edhe sukseset e ndërmarrësve tanë, e studentëve tanë që treguan opinionit shqiptar dhe të huaj se suksesi në sipërmarrje, suksesi në studime, suksesi në integrim (në tregun e punës) nuk janë diçka që ne nuk u kushtojmë vëmendjen e duhur


jemi të respektuar nga të tjerët

«Fjala» Z. Bislimi na përshkruani një kronologji tuajën jetësore, profesionale e shkencore dhe në çka konsiston angazhimi juaj i theksuar për të drejtuar një organizëm i cili tubon mërgimtarët tanë në Francë e më gjerë? Jam lindur në Prishtinë në vitin 1986. Familja ime ka emigruar në Francë në qytetin e Lyonit kur isha në moshën tre vjeçare për arsye të angazhimit politik të prindërve për çlirimin e trojeve shqiptare nën Jugosllavi dhe bashkimin me shtetin amë Shqipërinë. Me vijimin e mësimit të shkollës republikane franceze, paralelisht kam vijuar edhe mësimin plotësues të gjuhës shqipe në shkollën “Fan Noli” që organizohej nga Shoqata me po të njëjtin emër. Duhet theksuar se kjo shoqatë ishte vënë në ballë të rezistencës së kohës, derisa ajo fatkeqësisht u mbyll duke arritur zenitin e qëllimeve të saj çlirimin ushtarak të Kosovës. Dikur, një gjeneratë e re e dalë nga bankat e Shkollës shqipe “Fan Noli” rimori prapë iniciativën e aktivizimit të faktorit shqiptar me 9 nëntor 2003 kur edhe u formua “Rinia Iliria” në adresën “2 chemin du Mont Gerbier, 69120”. Asokohe isha ndër udhëheqësit e organizatës e cila bashkonte rreth 40 të rinj aktivistë dhe pagues anëtarësie si dhe afro 100 anëtar simpatizantë tjerë. Në shtator të vitit 2005 jam detyruar të vazhdojë studimet në Paris në të famshmin IEP të Parisit (Sciences Po). Ndërkohë, organizimi shqiptar me gjithë vullnetin e mirë dhe sakrificat e aktivistëve nuk kishte gjetur mbështetjen e as dashamirësi ndër gjeneratat e vjetra dhe u detyrua të pushoj gradualisht duke arritur kulmin e mungesës së aktivitetit në vitin 2009 kur nuk u mbajtën as festat e Nëntorit. Në aspektin sociologjik gjërat kishin ndryshuar për komunitetin i cili kishte tani gjithmonë më shumë karakteristika trans nacionale në jetën kolektive dhe individuale të tij. Në Lyon tani vinin të studionin student nga e gjithë hapësira e Atdheut por edhe të rinjtë e Lyonit angazhoheshin në studime dhe në sipërmarrje të suksesshme, numri i popullatës shqiptare po rritej njëherazi me nevojat e komunitetit. Në prag të diplomimit (magjistratit), në biseda me njerëzit tanë të komunitetit, me studentët dhe ndërmarrësit përparimtar vendosëm të gjithë së bashku se kishte ardhur koha për një “Rilindje” të institucioneve të komunitetit që përmes vlerave të solidaritetit gjeneratat e ardhshme të kenë fatin të arsimohen në gjuhën shqipe. Po ashtu edhe duke rritur suksesin e

tyre në shkollën republikane franceze dhe në tregun e punës që të faktorizohet komuniteti shqiptar në Lyon dhe mërgatë. Kështu me 30 maj 2010 pas një organizimi dhe mbledhje të buxhetit disa mujor u themelua zyrtarisht Shoqëria Bashkimi Shqiptar në Universitetin Ndërkombëtar Profesional të Lyonit (UPIL) René Cassin ku edhe do nënshkruhej kontrata për vënien në dispozicion të lokalëve Shkollës Shqipe që dikur do emërohej “Fan Noli” si shenjë homazhi e përkujtimi ndaj shkollës së parë shqiptare në Lyon. “Fjala” Cilat janë aktivitetet konkrete, por edhe vështirësitë e Shoqatës « Bashkimi Shqiptar » ? Shoqëria “Bashkimi Shqiptar” ka pasur në qendër të vëmendjes rihapjen e Shkollës Shqipe për komunitetin dhe këtë e siguroj me datën historike të 14 nëntorit 2010 në përvjetorin e Kongresit të Manastirit. Me këtë rast Lavdosh Jaupaj, një doktorant i dalluar nga Fieri, asokohe në përfundim Magjistrature në Universitetin Lyon II, ishte ngarkuar të organizoi mbledhjen e parë me prindërit. Po atë ditë ishte nënshkruar sigurimi i lokalëve dhe hapur zyrtarisht Shkolla Shqipe të cilës i ishin ndarë tre salla moderne për ushtrimin e këtij aktiviteti. Për të ndihmuar në integrimin dhe avancimin profe-

"&


sional të të rriturve Shoqëria organizon edhe kurse frëngjishte dhe kurse të gjuhës angleze të cilat i udhëheqin respektivisht Albulena Ismajli dhe magjistri i gjuhës angleze nga Loxha heroike e Pejës Skënder Shala. Shoqëria ka ngritur edhe dy grupe muzikore me artistë që jetojnë në qytetin Lyonit, njëra në fushën e muzikës folklorike udhëhequr nga Hajriz Berisha dhe tjetra ajo e muzikës popullore udhëhequr nga Napoleoni i cili është autonomë dhe grupi quhet “Napoleonistët”. Në këtë rast, përqendrimi është që njerëzit e komunitetit të kenë aktivitete kulturore dhe zbavitëse jashtë kohës së punës duke ngritur edhe talente nga komuniteti. E bukura është që sa i përket grupit folklorik talentët e pasionuar mbas këtij arti ia kaluan këtë pasion më të rinjve. Vërtet, Ansambli folklorik i Lyonit përbëhet sot nga mbi 15 artistë ndër të cilët ka po aq shumë adoleshentë sa të moshuar dhe ka treguar vlerat e tij të larta njerëzore dhe artistike. Vërtet duhet përgëzuar për dhënien e këtij pasioni dhe talenti edhe gjeneratave të reja, aty është suksesi i komunitetit. Shfrytëzoj rastin të urojë të gjithë artistët që na kanë ndjekur pa harruar edhe Nexhat Hasanin, si shërbëtor të devotshëm të komunitetit që vullnetarisht gëzojnë dhe kënaqin çdo zemër të bashkatdhetarëve në festat kombëtare dhe janë krenaria e komunitetit. Shoqëria njëherazi shënon edhe datat e mëdha të Kombit Shqiptar me solemnitetin por, edhe gazmendin më të madh. Në këtë mesë shënohet dita e Pavarësisë “28 Nëntori”, shënohet manifestimi tashmë tradicional i Lyonit i quajtur “Ditët e lirisë” i cili përkujton (Ditën e mësuesit shqiptar (Petro Nini

Luarasin), ditën e gruas shqiptare, Epopenë e UÇKsë, përvjetorin e demonstratave të 81-shës) nën moton “Njerëzve të mëdhenj të Kombit, Atdheu përjetësisht mirënjohës”. Njëherazi, përkujtohen edhe ditëlindja e Shoqërisë me 30 maj gjatë të cilës promovohet një çështje me rëndësi të veçantë për kombin përmes ftesës së një personaliteti dhe promovimi i veprës së tij por edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit me datën 10 qershor. Në përvjetorin e parë të Shoqërisë me 28 dhe 29 maj 2011 ishte organizuar vizita e Shkollës Shqipe nga dy ambasadat Shqiptare dhe promovimi i librit të Nusret Pllanës në një kontekst ku hidhej qymyr mbi UÇK nga qarqet të idiotësisë serbe dhe filoserbe. Me këtë rast, vullneti ynë ishte që të kujtohej se në Kosovë ka pasur një gjenocid ndaj popullit shqiptar të cilit egërsirat Ballkanase i kanë kushtuar më shumë plane për shfarosjen e tij se ç ‘janë shkruar për cilindo popull. Këtë vit kishim Prof.Dr Mathieu Arefin dhe promovimin e çështjes Pellazge ku Lyoni qe pika e nisjes e një promovimi në shkallë Evropiane që kaloi në Universitetin e Lausannës në bashkëpunim me shoqatën e studentëve shqiptar atje, pastaj në Prishtinë në Institutin Albanologjik dhe në UP në bashkëpunim me këto institucione dhe Shoqërinë 28 Nëntori organizatore e “javës Pellazgjike në Prishtinë” me 14/18 Nëntor 2012. Aspekti i informimit, frymëzimit rreth historisë sonë kombëtare, kulturës sonë, nevojave tona kombëtare, ekonomike e shoqërore kanë qenë brengë e veçantë për Shoqërinë Bashkimi Shqiptar. Këtij synimi i është përkushtuar edhe një faqe zyrtare në facebook e cila ka sot rreth 9500 fansa dhe ndërmjet 20000 dhe 30000 lexues ditorë. Në këtë faqe jo vetëm se publikohen materialët e Shoqërisë por edhe materialët e mirëfillta mbi kulturën, historinë, kinematografinë, Rilindjen Shqiptare etj. Duke mundësuar lexuesve tanë të orientohen drejtë materialëve me interes në një kohë kur fluksi i informacionit është aq i madh sa seleksionimi merr kohë më shumë se leximi i materialëve. Shoqëria “Bashkimi Shqiptar” paraqitet edhe me gazetën e saj “Fjala” që synon ta përmbushë edhe më mirë këtë mision fal komunikimit sa më të shpeshtë të opinioneve dhe vizionit të saj por, edhe duke mundësuar frymëzimin dhe formimin e rinisë dhe më të vjetërve për të shkruar artikuj, poezi, etj. Do të kujtoja edhe aktivitetet sportive ndër të cilat organizimi i turnirëve të futbollit në rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare por edhe organizimet javore të ndeshjeve sportive zbavitëse në fundjavë në kuadrin e Shoqërisë të cilat mundësojnë mbajtjen dhe zgjerimin e lidhjes shoqërore, afërsisë dhe dashamirësisë brenda komunitetit. “Fjala” Sa ka arritur Shoqëria “Bashkimi Shqiptar” të sensibilizoj opinionin kulturor e politik francez rreth çështjes shqiptare dhe cilat janë të arriturat në këtë drejtim?

'#


Shoqëria dhe njerëzit tanë i kanë ikur komunikimit rreth sensibilizimit të të huajve në komunikatat e Shoqërisë edhe përkundër faktit se edhe aty qëndron një nga prioritetet tona. Kur Shoqëria u formua mendohej në opinionin e gjerë, ndoshta mendohet ende në disa qarqe, se një sensibilizim i tillë bëhet duke u dukur simpatik ose duke krijuar një simpati te të huajt përmes tregimit emocional të vuajtjeve tona historike. Gjë që na dukej dhe na duket ende karikaturiste, aq më shumë kur shohim edhe ndër qarqe qeveritare iluzione të tilla. Në tjetrën anë me një kohë si komunitet vuanim nga një vështirësi për të kuptuar mënyrën e sensibilizimit të të huajve për arsye se ndër më të vjetrit nuk ishin shumë të njohur me Shoqërinë e vendit mikpritës dhe kishin një statut shoqëror prej punëtori. Stigmatizimi dhe stereotipet e shpërndara nga mediat mbi Shqiptarët si të lidhur me trafiqe të ndryshëm dhe të varfër përforconin vështirësinë për të gjetur mënyrën e afirmimit të mirëfilltë të krenarisë dhe arritjeve tona kombëtare. Realiteti ishte që edhe i huaji lambda nuk ishte i njohur me Shqipërinë dhe shqiptarët, prandaj nga vullneti i mirë secili u mundohej ta kapte çdo të huaj për krahu që ti tregojë për vendin tonë, gjë që nuk është mënyra e duhur e kurrsesi efikase. Në këndvështrimin tonë, kur flitet për sensibilizimin e të huajve duhet pasur sysh se për të sensibilizuar të huajt është dashur në rend të parë të sensibilizohen shqiptarët për vlerën tonë dhe barazinë tonë në mesin e Kombeve të qytetëruar. Ky mision është kryer me një sukses të madh nga faqja zyrtare e Shoqërisë, deklaratat e saj në media, nga Shkolla Shqipe dhe promovimet me bujë të Shoqërisë por edhe nga ndryshimi i gjendjes faktike të komunitetit ku Shoqëria ka sjellë provën e barazisë përmes veprës. Vet fakti se fëmijët e Shqiptarëve mësojnë shqip që tani tre vite në Universitetin Ndërkombëtar Profesional të Lyonit ku fëmijët e të pasurve francezë paguajnë nga 5000 deri në 8000 euro vitin e studimeve për tu ulur në ato salla në atë godinë prej 40000 metra katrore ultra-moderne tregon se Shqiptarët konsiderohen si të barabartë dhe të respektueshëm nga opinioni francezë. Vet fakti, që Shqiptarët bëjnë kokteje elegante në vende prestigjioze si ky dhe dallohen për mirësjellje nga personeli i një institucioni të kësaj rëndësie tregon se opinioni i ngritur francezë është arritur të sensibilizohet dhe i respekton shumë ata sot. Nuk do lë pa përmend edhe sukseset e ndërmarrësve tanë, e studentëve tanë që treguan opinionit shqiptar dhe të huaj se suksesi në sipërmarrje, suksesi në studime, suksesi në integrim (në tregun e punës) nuk janë diçka që ne nuk u kushtojmë vëmendjen e duhur.. Në këtë mesë, dua të përmendi edhe ndërmarrësin Skender Berisha nga Peja që ka korrur një sukses të mirë duke ngritur një ndërmarrje (garazh) shumë të suksesshme në Lyon e shumë e shumë

shembuj tjerë. Do dëshiroja të përmendi edhe suksesin e shumë të rinjve nga Shkolla shqipe që janë regjistruar në gjimnazet më etatistë të Lyonit dhe e një ushtrie studentësh e kuadrosh të suksesshëm që ka Lyoni sot, qofshin ata autoktonë apo nga Atdheu. Ka komunitete në Francë e çdo kund që nuk mundohen për një sensibilizim të të huajve e as nuk vrasin mendjen për atë gjë, por kanë autoritet të madh siç është komuniteti çifutë apo ai kinez. Edhe Shqiptarët respektohen përderisa kanë një organizim për tu lakmuar nga të tjerët, përderisa me një organizim të tillë, me kultivimin e kulturës dhe vlerave më të ndritura shqiptare dhe universale imponojnë respektin mendësive përparimtare franceze dhe botërore. Për sa i përket sensibilizimit të opinionit francezë, në kuptimin e aksioneve promovuese, lobuese (term në modë), mediatike, logjika jonë nuk është të mundohemi të bindim pensionistët apo francezin e rëndomtë në treg apo në sheshe se jemi popull apo njerëz të mirë. Në çdo popull ka lider të opinionit por edhe institucione lidere të opinionit që përçojnë më fortë dhe në mënyrë më efikase imazhin e mirë për Shqiptarët se metoda të tilla të vjetruar dhe jo efikase. Deri sa isha studentë në Paris kam organizuar nga tri konferenca në vit mbi çështjen shqiptare në Sciences Po, në Sorbonë, në fakultete të ndryshme, teatro dhe institucione tjera me spektaklin “Something always happens in Albania”. Një konferencë e tillë u organizua edhe nga Shoqëria “Bashkimi Shqiptar” me 29 mars 2011 në Sciences Po me titull “Shqipëria flet në Sciences Po” dhe shumë kontakte janë marrur edhe me të zgjedhur vendor, grupin e miqësisë franko-shqiptare në Kuvendin dhe Senatin francezë, poetë, intelektual dhe studentë francezë dhe global. Aktualisht, historiani i Artit nga CNRS Gilbert Gardes po shkruan një libër enciklopedik mbi trashëgimin kulturore shqiptare në Kosovë dhe vise tjera. Nuk është ndonjë sekret që Gilbert Gardes i cili është Drejtori i kulturës i Shoqërisë Bashkimi Shqiptar bashkërisht me Mark Dodanin dy ditë në javë i kalon në lokalet e Shoqërisë ku ndihmohet nga vullnetarët tanë, sidomos Labinot Bislimi, në gjetjen dhe përkthimin e materialëve adekuate për të punuar këtë libër enciklopedik. Ka edhe shumë aktivitete që kryejmë në bashkëpunim me shoqata studentore, lëvizje qytetare franceze sidomos në aspektet e promovimit të kulturës. Një bashkëpunim i tillë gjendet edhe te aktiviteti i ndihmës shkollore fëmijëve. Enri Merolli nga Pogradeci organizoi me shumë sukses këtë aktivitet duke angazhuar edhe profesor francezë që vullnetarisht ndihmonin dhe ndihmojnë fëmijët shqiptar për ti kuptuar dhe kryer detyrat në kuadër të Shoqërisë. Për ta përfunduar përgjigjën besoj se «Shoqëria Bashkimi Shqiptar» ka kryer aq shumë punë në sensibilizimin e shqiptarëve por edhe në atë të huajve sa nuk

'"


do mjaftonin rreshtat për ta përshkruar siç e meriton suksesin e vullnetarëve. E bukura e gjithë kësaj arritje është se sensibilizimi është kryer duke bashkëpunuar në shërbim të komunitetit me institucionet, personalitetet më dashamirëse brenda kornizave të barazisë absolute duke iu referuar vlerave përparimtare dhe humaniste të përbashkëta. Suksesi tregon se logjika jonë ka qenë e arsyeshme. Nëse Shqiptarët janë të organizuar, të përpiktë në korrektësi, fisnik dhe të zotë edhe opinioni i huaj i do, bashkëpunon me ta; mos edhe admiron aftësinë dhe fisnikërinë e tyre?

ziston pra një hartë Shqiptare në Evropë dhe botë, le ta institucionalizojmë, le ta shfrytëzojmë për të mirën tonë, le të gjejmë mënyrat për të arritur krijimin e “Shqipërisë globale”. E gjitha varet nga zotësia jonë si Komb, Qeveri dhe institucione dhe nga vullneti politik i elitave tona. Barrierat tjera nuk janë aq të mëdha sa mund të jenë mos aftësia, mosinteresimi apo mos organizimi i jonë. “Fjala” Çfarë vullneti angazhues e veprues shihni ju në mesin e të mërguarve tanë dhe sa keni arritur që Shoqata “Bashkimi shqiptar” të jetë një artikuluese e denjët e kërkesave të tyre?

“Fjala” Mendoni se diaspora dhe roli i saj është bërë dytësorë nga klasa jonë politike apo është kundërta? Për hir të vërtetës do thosha se edhe përkundër vështirësive për tu njohur me Mërgatën dhe realitetin e saj kompleksë, Mërgata nuk është kurrsesi çështje dytësore për politik bërësit tanë. Duhet pasur parasysh se për herë të parë në histori kemi një politikë të dedikuar diasporës nga Qeveritë Shqiptare, prandaj diaspora nuk është bërë dytësore, mos qoftë për gjë tjetër për vet faktin se është hera e parë që interesohen Qeveritë Shqiptare aq shumë dhe të bashkuara për të. Aktualisht, Ministria e Diasporës e Kosovës dhe Ministria e Arsimit e Shqipërisë administrative kanë nënshkruar një marrëveshje me të cilën është hapur konferenca mbarëkombëtare mbi arsimin plotësues në gjuhën amtare në Diasporë. Aty marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha trojeve shqiptare natyrale por edhe një numër përfaqësuesish nga Diaspora kanë qenë të ftuar. Aktualisht, jam anëtar i grupit për mediatizimin dhe masivizimin e arsimit në Diasporë dhe përfaqësues i Mërgatës në Francë si Kryetar i Shoqërisë “Bashkimi Shqiptar” në këtë komision. Kemi pra një vullnet politik të madh për një politikë të njësuar Kombëtare në drejtim të Diasporës dhe flitet se është vendosur që edhe Qendrat e kulturës në Diasporë të jenë gjithëkombëtare. Gjë të cilës nuk mund ti gëzohet askush më shumë se ne që kemi hedhur këto ide në Memorandumin 30 faqesh dorëzuar Ministrit Ibrahim Makolli me 15 shkurt 2012 në mbledhjen e organizuar me mërgimtarët në lokalët e shkollës shqipe “Fan Noli”. Mbetën ende shumë gjëra për tu caktuar për sa i përket strukturimit institucional dhe operativë por ia kanë nisur me biseduar dhe rregulluar këtë unifikim dhe shkojnë në drejtimin e duhur. Shpresat janë të mëdha për një politikë të fortë të diasporës, ku fokusimi jonë është te jetësimi i “Shqipërisë globale”. Synimi për ne nuk mjafton të jetë vetëm që të lidhet diaspora me Shtetet shqiptare. Diaspora duhet të lidhët edhe horizontalisht përmes një rrjeti global ku do merrnin pjesë të gjitha komunitetet që jetojnë në vendet e ndryshme gjë që do rriste lëvizjen e lirë ndërmjet komuniteteve dhe favorizonte shkëmbimet fal gjuhës shqipe që flasim të gjithë dhe e cila ka sot një karakter dhe një fuqi trans nacionale në Evropë dhe botë. Gjuhë me të cilën mund të udhëtoni në çdo qytet të Evropës madje edhe botës dhe të mirreni vesh, të orientoheni nga një dashamirës shqiptar. Ek-

''

Vullneti angazhues e veprues i të mërguarve është shumë i madh. Gjithandej në mërgatë janë me mijëra veprimtar vullnetar që punojnë për të mirën e komunitetit duke angazhuar edhe mjetet vetjake për të mbajtur dhe zhvilluar aktivitetin shqiptar. Përkundër asaj që mund të mendohet ndokund edhe vullneti i prindërve shqiptar për të arsimuar fëmijët është i madh por ata duhet të bëjnë sakrifica të mëdha për të arritur ti arsimojnë fëmijët. Problemi numër një i arsimit shqiptar në veçanti dhe i aktivitetit shqiptar në përgjithësi mbetët çështja e financimit të aktivitetit. Për sa i përket çështjes së arsimit njëra ndër çështjet thelbësore mbetët ajo e transportimit të fëmijëve. Jemi duke punuar shumë aktivisht që problematikat e shtruara gjer e gjatë në Memorandumin drejtuar institucioneve Shqiptare ti jetësojmë në kuadër të institucionalizimit të arsimit plotësues në Mërgatë. Por gjërat duhet parë më gjerë, duhet institucionalizuar i gjithë rrjeti institucional në Mërgatë, duhet rregulluar zinxhiri institucional ndërmjet aktorëve të Mërgatës dhe Qeverive shqiptare por edhe ndërmjet aktorëve të komunitetit në një nivel global. Vullneti ynë është që duke përdorur të gjitha institucionet Shtetërore në vendet e ndryshme, duke koordinuar aktivitetin ndërmjet institucioneve të Shoqërisë civile në një nivel Evropian dhe global të mundësojmë jetësimin e “Shqipërisë globale”. Me këtë nënkuptojmë që në çdo qytet të institucionalizohen grupet e studentëve, prindërve, afaristëve shqiptar, veprimtarëve kulturor (etj) që të arrijmë dikur që çdo shqiptar që udhëton nga një Shtet në tjetrin, nga një qytet në tjetrin në mbarë Evropën dhe në hapësirat ku ka shqiptar të gjejë një derë ku pritet dhe udhëzohet shqip. Nuk mendojmë se mund të vazhdojmë të humbasim potencialin e jashtëzakonshëm të këtij Kombi që shtrihet sot në çdo qytet të Evropës, Mërgata e të cilit është edhe pjesë e zgjidhjes së sigurisë Kombëtare, ekonomike dhe shoqërore të vendit dhe çelës edhe i proceseve lobuese dhe integruese në Evropë e më gjerë. Në këtë mesë një rolë të veçantë kanë edhe “Eprorët e gjuhës shqipe” (mësuesit) dhe kuadrat global shqiptar të cilët kanë për detyrim moral, kombëtar por edhe ligjor ti shërbejnë komunitetit në çdo vend


ku të jenë. Gjuha dhe komunitetit shqiptar duhet faktorizuar. Sa më i fortë dhe i strukturuar të jetë Atdheu aq më të fortë jemi edhe ne në Mërgatë, sa më të fortë dhe të strukturuar të jemi ne në Mërgatë aq më i fortë dhe influent do jetë edhe Atdheu. “Fjala” Cili mendoni se është roli dhe detyrat e rinisë sonë sot në mërgim? Rinia duhet të jetë në ballë të ndryshimit, ajo është më pak e ngarkuar me paragjykimet ideologjike, me paragjykimet e të kaluarës por edhe më e integruar në rrjedhat shoqërore, teknologjike, profesionale dhe globale aktuale; prandaj i takon, duhet dhe mundet të shtroj dorën e pajtimit dhe të zhvillojë bashkimin në një shkallë që nuk arrin për arsye të klivazhëve të së kaluara ta bëjë gjenerata më e vjetër. Në maj të këtij viti kemi themeluar rininë e Shoqërisë Bashkimi Shqiptar në Lyon e cila ka sot rreth 60 aktivistë dhe simpatizantë. Fjalët e mija në këtë rast ishin se gjenerata ime është munduar shumë të thej akullin dhe ka arritur ta sjellë deri këtu organizimin shqiptar por se megjithatë suksesi ynë do të shihet te ju që kapni sot Flamurin siç shihet te gjenerata ime suksesi i paraardhësve tanë të lavdishëm. I porosisja njëherazi të kujdesën për më të rinjtë, fëmijët tanë, të cilët janë pronarët e vërtetë të gjithçka kemi bërë deri sot dhe ndaj të cilëve jemi qiragjinj që kemi për obligim moral dhe kombëtar t’ua trashëgojmë një organizim të mirëfilltë, një komunitet dhe një shoqëri shqiptare të shëndosh dhe të suksesshme në çdo kohë dhe në çdo vend. Kaq është porosia dhe amaneti ynë si “shërbëtor” (titulli më i lartë që kemi) të një çështje që na ka ardhur si trashëgimi nga gjenerata të tëra dhe të cilën shpresojmë t’ua lemë më të përparuar gjeneratave të ardhshme. Gjenerata e kaluara kanë çliruar trojet shqiptare me shumë vuajtje, mundim dhe gjak, gjenerata ime ka për detyrë ta bëjë Shqipërinë të barabartë në mesin e Kombeve, të respektohen dhe marrën parasysh interesat e saj në Ballkan, Mesdhe dhe Evropë, gjeneratat pas meje kanë për obligim Shqipëria të jetë ndër fuqitë e pashmangshme dhe të pyetët dhe kontribuoj edhe një rendi botëror më të drejtë, më njerëzor për të gjithë njerëzimin. A do jemi ende gjallë kur kjo e fundit të arrihet? Nuk mund ta dijë, por ideali ynë do të jetojë, Shqiptarët do të bashkohen dhe do të japin kontributin e tyre njerëzimit të lirë dhe një bote që shpresojmë më të drejtë, më njerëzore dhe me jetë harmonizuese ku të ketë vend për secilin. Mund të na quan lexuesi idealistë apo ëndërrimtar, por nuk jemi të vetmit dhe herët apo vonë mirësia do të fitojë dhe paraardhësit tonë do ta jetojnë, do ta gëzojnë dhe vendi ynë do të lulëzojë.

shprese” do thoshte Fan Noli. Si rrjedhojë e të fundit, shtrohet shpesh sot pyetja në media se çfarë është patriotizmi? Patriotizmi në historinë shqiptare ka qenë gjithmonë i lidhur me tempullin e Kombit shqiptar që është Shkolla shqipe rreth të cilës sillet jeta e komunitetit si në Atdhe si këtu, patriotizmi është kontributi vullnetar këtij organizimi. Njeriu që është patriotë kontribuon me mirësi vendit dhe njerëzve të kombit të tij duke dëshiruar të njëjtën mirësi kombeve, njerëzve pa dallim origjine. Sot, shqiptarët nuk kanë nevojë për ceremoniale folklorike, retorika patriotike. Ajo që kërkohet nga secili është që të kryejmë detyrat tona ndaj komunitetit pa zhurmë e me mund të përditshëm, të orientojmë gjeneratat e reja, të afrojmë kategoritë e ndryshme shoqërore dhe ti institucionalizojmë në dobi të komunitetit. Nëse flitet për Francën, ju kujtojë se Franca ka një popullatë aktive pak mbi 26 milionëshe (gjë që ka ndryshuar pak me ngritjen e moshës së shkuarjes në pension). Ajo njëherazi, ka një popullatë vullnetarësh (benevol) në organizata të Shoqërisë civile prej 13 milionëshe, proporcionet e angazhimeve vullnetare në dobi të komunitetit janë jo të largëta edhe në shumicën e vendeve të zhvilluara të OSBEsë. Askush nuk ju kërkon që për Atdheun të betoheni pesë herë në ditë para Flamurit, të kapni pushkën e të dilni në male e as të vdisni për të... Sot kërkohet një angazhim i vogël vullnetar nga secili brenda javës apo muajit për të mirën e komunitetit, besoj se nuk është kërkesë e tepruar?

Intervistoi: Avni AZIZI

“Fjala” Cila do të ishte porosia juaj për njerëzit tanë në diasporë me theks të veçantë ata në France? Përballemi aktualisht me një krizë morale, një krizë idealesh, një krizë ku njerëzit jetojnë “pa fund pa

'


Shpata dhe historia

S

hpata si armë lufte tanimë është plotësisht e vjetruar. Sot askush nuk dëshiron të shkoj apo të bëj luftë përmes shpatës. Madje sot, ajo as që mund të quhet një armë lufte për të sulmuar apo për tu mbrojtur. Ajo që moti është eliminuar nga armët moderne. Pavarësisht nga kjo, të gjitha ushtritë e vendeve të qytetëruara, me rastin e ndonjë solemnitetit parakalues, oficerë të ndryshme ndër të tjera mbajnë edhe shpata!... Në një kohë kur zhdukja e shpatës, si armë arrin kulmin, për simetri të kësaj në ditët tona shpata po shndërrohet edhe më tepër në një simbol heroizmi e madhështie. Arsyeja është se shpata u shoqërua me një numër të madh aspektesh poetike dhe simbol heroik i kalorësisë dhe dinjitetit njerëzor, të cilat nuk ndahen prej saj. Prandaj, shpata së bashku me bukurinë e formës, por edhe me cilësinë e shkëlqyer të materialit që mund të jetë përdorur për ndërtimin e saj, shpesh e zbukuruar me metale të çmuara dhe me gravura të ndryshme, mbajtësi i saj ka një besim të zjarrtë dhe një krenari në shpirt kur e mbanë atë. Mbajtja e këtij relikti duket si shenjtë e përkushtimit të tij të madh për ta kontrolluar dhe zotëruar atë. Legjenda e shpatës është thurur sidomos gjatë Mesjetës. Në këtë fazë historike shpata mund të shihej si thellësi e lartësimit dhe transformimit dhe si një simbol i lartë i dinjitetit njerëzor. Edhe kryetrimi ynë legjendarë përmes shpatës mbrojti qytetërimin dhe luftoi kundër pushtimit otoman. Shpata e tij nuk

ishte një shpatë vetëm në kuptim të këtij termi. Ajo ishte vetë lavdia, ishte dinjiteti dhe krenaria kombëtare, ishte shkëlqimi diellor përmes errësirës shekullore... Askush nga ballkanasit, më shumë se ne shqiptarët nuk mund të krenohej me shpatën edhe si armë lufte edhe si pendë e historisë!... Dhe kohërat ndërruan. Me kalimin e kohës jo që nuk shfaqëm ndonjë përkushtim për ta zotëruar por, ajo sikur na u shndërrua në Shpatë Damokleu madje disa “modernistë” shkuan aq larg sa i shpallën luftë të vërtet shpatës së Kryetrimit sa që e kishin thyer edhe nga dora e monumentit të tij!... Sot, edhe nëse nuk e mbajmë shpatë në dorë le të na shërbej ajo për vetëdijesim nëpër parakalimet tona...

Historia

Një shqiptarë mendjendritur po bisedonte me mikun e tij evropian. Miku i tij mundohej ta bindëte ballkanasin se shteti, sovraniteti, kombëtarizmi ishin të epokave të tejkaluara dhe se përballë kësaj duhej hequr dorë nga e kaluara dhe historia. Çdo bisedë miku evropian i përsëriste të njejtën gjë… Një ditë shqiptari për ti dhënë një shembull praktik mikut, ai mori hartën e shtetit të tij dhe duke e palosur skajeve kishte lënë të dukshme vetëm një të tretën e saj. Duke shpjeguar në hartë ata përmendën një qytet i cili nuk figuronte në katrorin e hartës së palosur… - Shpalose të tëren.. Në këtë pjesë se gjen dot tha evropiani pa kuptuar qëllimin e mikut. -

Po e zëm se shteti juaj është kështu…

Jo nuk mund ta zëm kur nuk është - tha evropiani i revoltuar duke humbur durimin… E miku im… Ju as në letër skeni durim ta shihni atdheun tuaj të palosur… Paramendo tash atdheun tim në realitet!

Zenel SALIHU


Njeriu, atdhedashësi dhe s edhe në P Shkruan: Mr. Elife Podvorica

2

8 Nëntor - Datë që

shënon 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Dhe, Përvjetori, sikur vetvetiu merr kuptimin e një rezymeje, të asaj se ç’ është bërë gjatë këtyre 100 vjetëve, çfarë të arritura kemi bërë në rrafshin kombëtar si popull, çfarë zhvillimesh ekonomike, politike e shkencore kemi bërë në prosperitetin tonë si komb shqiptar në trojet që kemi jetuar, edhe pse të ndarë shumë copësh. Të ndarë në trojet tona etnike na gjeti edhe 100 vjetshin, por me një ndryshim tjetër: Kosova me përpjekjet e gjithë atyre brezave që bënë nëpër vite, si dhe me mbështetjen e po atyre që na ndanë para 100 vjetësh (sidomos të SHBAsë), arriti që me luftën e fundit të UÇK-së, ta bëjë Kosovën shtet të Pavarur dhe të lirë nga pushtuesi ynë shumëshekullor - Serbia.

Por, edhe këtyre ditëve shtetet e Evropës kanë po të njëjtin hall, siç patën në Kongresin e Londrës më 1913: si të “rehatohet” çështja e kufijve shqiptarë? Kësaj radhe në përmasa më të vogla ka mbetur “vetëm” çështja e Mitrovicës së veriut të zgjidhet dhe Kosova do të ketë rehatinë e saj si shtet i pranuar dita-ditës nga shumë shtete të tjera të botës! E shqiptarët, ashtu të arsyeshëm si në çdo periudhë historike (!), edhe gjatë këtyre proceseve me ndërkombëtaret dhe Serbinë, nuk “deshën” të krijonin telashe të tjera, sepse me siguri se do të kishin mundësinë (dhe duhej) e rivendikimeve të tokave të tyre të vjetra, të cilat jo më larg se viti 1878, ishin të tyret. Por, nuk deshën që t’u krijonin aleatëve koke dhimbje të tjera dhe t’u kërkonin kthimin e tokave të të parëve që janë gjer te “molla e kuqe”, në kohën kur Serbia i jep vetes të

drejtë dhe me atë “tupanin” demagogjik të saj kërkon ndarjen e Mitrovicës dhe të Kosovës Veriore. Natyrisht se e kanë të vështirë ta ndërrojnë moton e shprehjes së tyre ”Trepça radiBeograd se gradi” “(Trepça punon, Beogradi ndërtohet”) - thënie kjo që ka të vërtetën e saj të madhe për nja 60-70 vjet me radhë, në kohën sa Kosova ishte e pushtuar nga Serbia-Jugosllavisë. Por, megjithatë, nuk mund të themi se është bërë pak gjatë këtyre 100 vjetëve. Kosova tashmë është një shtet i dytë shqiptar. Këto dy shtete do të ecin drejt bashkimit të tyre dhe të krahinave tjera shqiptare në një shtet të vetëm – një Shqipëri dhe në zhvillimin e kombit shqiptar krahas popujve tjerë liridashës e paqe ndërtues në Ballkan-ILIRI dhe në Evropë! Pastaj edhe botimi i Abetares së përbashkët kombëtare, «Rruga e Kombit” , e cila ka edhe pak kilometra të bëjë lidhjen mes dy shteteve shqiptare dhe shumë të arritura tjera. Të gjitha këto arritje patën çmimin e tyre të madh për popullin shqiptar: Faqet e historisë së tij u stolisën me shumë emra të Dëshmorëve e Heronjve tanë, patriotëve e intelektualëve të shumtë, të cilët punuan e vepruan me përkushtim të thellë për kombin e tyre, të ndarë e të copëtuar nën ombrellën e armiqve! U bënë shumë manifestime kombëtare e gjithëkombëtare pothuaj gjatë tërë vitit, të cilat në një shkrim as që do të mund të përfshiheshin, por disa janë më të çmuara siç janë arritjet në rrafshin politik, ekonomik dhe shkencor! Një kësi manifestimi shkencor patëm këtyre ditëve në Prish-


tudiuesi i njohur nga Parisi studiuesi Prishtinë tinë me ardhjen e z. ARIF Mati (Mathieu Aref) - shqiptar me prejardhje nga Mati e që jeton e vepron në Francë për dekada të tëra. Ishte shumë interesante biografia e tij. Arif Mati është shqiptar Egjipti, domethënë i lindur në Kajro, nga prindër shqiptarë - Matjan dhe pjesëtarë të kolonisë së atëhershme shqiptare të Egjiptit. Në vitin 1952, ushtarakë të udhëhequr nga Muhamed Nagip dhe Gemal Abdel Naser rrëzojnë nga fuqia mbretin Faruk të Egjiptit, i cili ishte i fundit (i dhjeti) i dinastisë shqiptare që sundoi Egjiptin e Sudanin që nga viti 1805. Mbas rrëzimit të mbretit Faruk, kolonia shqiptare mbi një milionëshe e Egjiptit filloi të thërrmohet dhe shqiptarët e saj filluan të largohen prej Egjiptit. Familja e Arif Matit arriti në Francë më 1961 dhe që nga ajo kohë Arif Mati ka jetuar atje. I lindur në Kajro të Egjiptit nga dy prindër shqiptarë nga Mati të emigruar në vitin 1910 në Kajro, i rritur në Paris, ku edhe kreu studimet e tij shumëvjeçare. Studimet e tij mbi 30 vjeçare ishin përkushtim ndaj çështjes së drejtë të prejardhjes së popullit shqiptar. Dhe ai arriti që me dokumente historike, arkeologjike, antropologjike, gjuhësore, pra me një fjalë, me hulumtime shkencore shumëvjeçare të dëshmojë para botës se populli i sotëm shqiptar është një trung ilir me rrënjë të thella në Pellazgji! Janë dy librat e tij shkencorë (të parat të natyrës hulumtuese- shkencore): Shqipëria - Odiseja e pabesueshme e një populli paralelen, si dhe libri tjetër Mikenët = Pellazgët - Greqia ose zgjidhja e një enigme! Më 2 janar të vitit 2012 ai mbrojti Tezën e Doktoratës me temë: Studime e kërkime shkencore mbi Pellazgët në prejardhjen e qytetërimit grek. Mbrojtjen e tezës e bëri në Departamentin e Historisë së Vjetër dhe Mesjetës në Universitetin e Sorbonës në Paris. -Si e pranuan kolegët Tuaj shkencëtarë faktin se Greqia Antike nuk është asgjë tjetër, veçse shqiptare me prejardhje pellazge? A ka ndonjë huti ndër historianët, shkencëtarët botëror që kështu, me këto fakte të reja të zbuluara nga ana juaj, ta rrëzojnë mitin e Greqisë antike me gjithë ata alamet filozofësh prej të cilëve bota sot e asaj dite, mbështetet në tezat e tyre për zhvillimin dialektik të civilizimit njerëzor? - ishte pyetja e parë që pata mundësinë t’i bëja gjatë vizitës së tij në Rektorat. –Jo, - tha. Botimi i librit doli së pari në gjuhën frënge dhe u shqyrtua nga shumë ekspertë të shkencës, por këto fakte historike nuk hasën në reagime negative. Sepse, në shkencë, për ta rrëzuar një tezë duhet të kesh fakte. E deri më sot, askush nuk doli që të vërtetonte të kundërtën e kësaj që kam thënë

unë në dy librat e mi. Bile këtu do kisha shtuar një thënie të Karl Otfried Muller(1825), i cili thotë: ”Sa më shumë që inteligjenca të depërtojë në historinë e Greqisë, aq më shumë vëmendja do të përqendrohet te elementi pellazgjik i sakrifikuar gjer më tani”! Ndërsa një ditë para vizitës së tij në Rektorat, z. Arif Mati pati promovimin e librit Shqipëria - Odiseja e pabesueshme e një populli para helen. Libri bashkë me autorin u mirëpritën dhe u përkrahën nga të gjithë gjatë vizitës së parë në Kosovë. Instituti Albanalogjik, me përkujdesjen e posaçme të z. Emin Kabashit, organizoi përurimin dhe paraqitjen e librit dhe të autorit. Interesimi dhe pjesëmarrja ishte e madhe. Pastaj Dekani i Fakultetit Filozofik, z.Bujar Dugolli organizimin dhe mbajtjen e një ligjërate për studentët e këtij Fakulteti nga ana e z. Aref. Edhe mediat, posaçërisht, RTK-ja, i bëri një prezantim shumë të mirë promovimit të librit, pastaj Milaim Zeka e pati mysafir në emisionin e tij televiziv. Një vizitë dhe pritje prekëse ishte ajo në kompleksin përkujtimor në Prekaz dhe në Familjen e Madhe JASHARI. Arif Mati nuk i mbajti dot lotët në takimin me Murat Jasharin. Një pritje e ngrohtë dhe vëllazërore iu bë edhe në Rektoratin e Universitetit nga ana e menaxhmentit.

'!


Në çdo hap, në çdo takim, ai tregonte kënaqësi e kulturë prej një shqiptari të vërtetë, i cili me fanatizëm i kishte ruajtur traditën dhe vlerat shqiptare të trashëguara nga prindërit e tij. Ishte gjithë emocion e nostalgji edhe udhëtimi për në qytetin e Prizrenit, i cili u bë kah malet e Sharrit me qëllim që ai të shihte dhe përjetonte edhe këtë pjesë të bukurisë shqiptare. Mahnitej e kënaqej me çdo gjë që shikonte: me bjeshkët e larta, me ngjyrat e vona vjeshtore, me ujërat dhe rrjedhat e furishme të tyre, sidomos në rrugën për në Brezovicë. Na luste që ta ndalonim makinën dhe të fotografonte çdo gjë: drunjtë, grykat e maleve, ngjyrat vjeshtore, ujëvarat, pra, mundohej që në atë aparat fotografie të merrte çdo gjë me vete. Por, nga mënyra se si e shprehte ai, më dukej se ai të gjitha këto i regjistronte më shumë në shpirtin e tij me mall mërgimtari. Fliste pareshtur me atë begati fjalësh të vjetra e burimore shqipe që i kishte ruajtur në fondin e të folurit të tij, që na kënaqi edhe ne aq shumë me ato thënie e shprehje të vjetra, që pothuaj i ka mbuluar pluhuri i harresës, apo më mirë me thënë, janë “veshur «me fjalë të huaja e që nuk janë aspak shqiptare.

derimesh, unë do t’i mbetesha shumë borxh, po të mos e përmendja atë personazhin kryesor që e mundësoi ardhjen dhe vizitën e z. Mathiu Aref ndër ne. Ishte ky Arban Bislimi, që kishte mbaruar studimet në Paris, i cili morri iniciativën që në kuadër të aktiviteteve të Shoqërisë 28 Nëntori të realizohet edhe promovimi dhe vizita e z. Aref këtu te ne. Përpjekja e tij që në kuadër të vitit jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të vinte dhe të nderohej shkencëtari që me dy librat e tij shkencore, kishte arritur që t’i shpaloste botës historinë e vërtetë të popullit të tij, flet për angazhimin e vazhdueshëm të mërgatës shqiptare për të lidhur ura bashkëpunimi mes popullit që i përkasin dhe universiteteve ku ata studiojnë nëpër Evropë. Përpjekja e tyre në çështjen kombëtare, sidomos angazhimi i tyre në vitet për mobilizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pastaj an gazhimi i tyre i pareshtur intelektual në ngritjen dhe avancimin e rinisë shqiptare drejtë arsimimit të mi

Na “dëftonte” dhe për prindërit e tij, për babain, i cili kishte mërguar nga Shqipëria në Kajro që në vitin 1910 dhe kurrë më se kishte parë Shqipërinë. Na dëftonte edhe për nënën e tij dhe zërin e saj të bukur, për përpjekjet e tyre që katër fëmijëve të saj t’ua mësonte mirë gjuhën amtare shqipe. Bile me rastin e vdekjes së saj, autori i kishte bërë një Elegji, të cilës i shkoqita ca vargje: Në mërgim ti ke jetue Por Shqipërinë s’e ke harrue Më vjen keq Nanë moj Lule Se vorrenë tyt n’atdhe se fute! Në librin e këngëve që patëm me vete, ai takoi dhe këngën të cilën nëna e tij e këndonte me lot në sy. Ishte kënga “Haliti i vogël”. Ndërkohë na e tregoi një foto, e cila kishte Diplomën e tij të Doktoratës dhe afër saj, të vendosur një kavanoz brenda së cilës kishte DHE. -“Dheu i vendlindjes së dy prindërve të mi - tha është! E kam marrë kur isha herën e kaluar në Mat dhe në nderim të tyre e mbaj në dhomën time të punës që ta kem gjithmonë para syve të mi! Ndërsa vizita në qytetin e Prizrenit ishte edhe më prekëse dhe mallëngjyese. Qyteti i lashtë tradicional ishte “skuqur” i gjithi nga flamujt kuq e zi që valonin ashtu krenar në çdo shesh, rrugë, e cep të qytetit. Edhe këtu pothuaj asgjë nuk mbeti pa “hyrë”në aparatin fotografik dhe në kamerën që mysafiri e përdorte për të incizuar që të gjitha, sidomos në Lidhjen e Prizrenit, ku babagjyshi i tij kishte qenë pjesëmarrës në Kuvendin e tij më 1878. Erdhi dhe momenti i ndarjes dhe me mallëngjim e nderim të madh u përshëndetëm me një studiues shqiptar, me një atdhetar të shkëlqyer, me një njeri me vlera të kristalta intelektuale e njerëzore, me një qytetar shqiptar e francez, me një atdhetar mërgate. Falënderimi i tij për mundësinë e gjithë këtyre ngjarjeve që kishte përjetuar gjatë vizitës së tij në Kosovë nuk kishte të ndalur! Por, në këtë vazhdë falën-

'(

Arif Mati në kullën e familjes Jasharaj - Prekaz

rëfilltë të saj është për t’u respektuar dhe për admirim të thellë. Mërgata meriton një respekt të veçantë nga shteti kur dihet që kontributi i saj është dhe ka qenë çdo herë pjesë e avancimit të popullit shqiptar të Kosovës. Është për t’u admiruar fakti se rinia shqiptare që jeton, studion dhe punon jashtë, asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen e prindërve të tyre: as në ditët kur kërkohej që edhe jeta të flijohej për atdhe, as tani kur me përvojën e tyre intelektuale të fituar nëpër universitetet më prestigjioze evropiane, nuk hamenden për asnjë çast, që kjo përvojë dhe dije e fituar të gjejë veten në hapësirën shqiptare. Pra, janë çdo herë të gatshëm për çdo lloj bashkëpunimi që neve kemi nevojë në fushat e ndryshme, në ndërtimin e jetës sonë shoqërore, kulturore, politike dhe ekonomike. Edhe z. Mathiy Aref, ishte nga Mërgata. Andaj, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar. Faleminderit Mërgatë, faleminderit mërgimtarë, për të gjitha!


Mem Shkruan: Gilbert Gardes

Personaliteti intelektual i M

nuk është unik por shumë i rrallë n Shqiptar nga Mati nga i vinin prind dur në Egjipt në 1938 dhe mbie shpjegohet në anë të një gabimi i n jiptian, në fakt mbiemri i tij është C fundon studimet e tij në Egjipt franceze ndër të cilat Misioni Laik F është nën patronimin e Akadem (Lyon), më pas ai ka diplomuar në a Është pra:

- Një shqiptar egjiptian i rritur në k cezë, i martuar në Francë ku kanë li e tij, vend ku më në fund merr n franceze në vitin 1975. Çfarë ngre rierën e tij është teza të doktorat me janar 2012. Është pra:

Një kozmopolitë, një qyteta fletë natyrisht gjuhën shqipe, ar edhe italishten dhe anglishten, i ci jëron sot për Pellazgët misterioz nderin të shkruajë librat e tij në m tyrshme në gjuhën frënge, gjuhë mjaft se sa është një fanar ndriç mbi horizontin e demokracisë.

Studiuesi Gilbert Gardes u dekorua me çmimin Sami Frashëri për kontributin e tij shkencor në fushën e hulumtimëve albanologjike Fjalim përshëndetës mbajtur me rastin e konferencës shkencore të Mathieu Arefit mbi temën Pellazgët dhe Greqia e lashtë në qytetin Lyon - Francë

Zonja dhe Zotërinjë, Jemi të lumtur të ju mikpresim që të dëgjojmë Mathieu Arefin, i ardhur posaçërisht nga Parisi që të ndaj me ne njohuri të reja, të vlerësuara tronditëse nga disa, mbi origjinën e Shqiptarëve dhe gjuhës së tyre. Faleminderit të gjithëve që keni bërë mundin të vini, në këtë diele ditë pushimi. Nderi më është dhënë t’ju prezentoj këtë hulumtues të pavarur në një tekstë të shkurtër që kam titulluar :

#

Ashtu Mathieu Aref, me pro është zotuar me misionin shkencor toje një memorie, memoria e një k përmes gjuhës së tij. Të ri sjellë or aq të lashta sa humbën në ditët e zimit, ti ri sjellë gjuhës dhe qytetë ardhje mbi shumicën e gjuhëve evr don të na befasoj. Prandaj nuk ditshme, që mbas më se 150 vjet dorë pishtarin fisnik të Rilindjes Sh arriti kulmin e saj me Lidhjen e Priz 1870, në të cilën ishte pjesëmarrë jyshi i tij. Vëllezërit Frashëri, histo tarë, poliglotë, poetë dhe revolu simbolet e saj. Qëllimi i tyre ishte sjellin dhe ti kundërviheni me memo armiqve grek, turk e serb dhe injor dimore. Ashtu lindi një traditë int pyetje të reja.


Mathieu Aref ose

moria e rikthyer shqiptare

Mathieu Arefit

ndër njerëzit. dërit, Ai ka linemri i tij Aref një skripti egCanameti. Përt në shkollat Francezë, i cili misë së Lionit arkitekturë.

kozmosin franindur 4 fëmijët nënshtetësinë e në kulm kartës qe mbrojti

ar i botës, i cili rabishten por ili do të na ligz. Na ka bërë mënyrë të naqë nuk themi çues botërorë

ofilin e tij ideal, r që të rindërkombi të tërë rigjinat e tyre, para të njerëërimit një para ropiane, vazhështë e çut, Ai rimerr në hqiptare e cila zrenit në vitet ës edhe babagorianë, gjuhëucionarë janë atëherë të ri orien shqiptare rancës perëntelektuale dhe

Çështja e origjinës së Shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre shtrohet sot me më shumë nxitim se kurrë më parë. Është shndërruar në një kërkim, po aq obseduese sa ishte ai i Graalit të Percëvalit. Robert d’Angély, i vdekur në vitin 1966, vepra e të cilit e quajtur: “Enigma e zgjidhur, Lashtësia e gjuhës dhe Kombit shqiptar” është botuar vetëm në vitin 1992, përfaqësonte një gjeneratë të parë të avant-gardës së pavarur. Ai, një jetë të tërë u mundua përkundër stuhive të dëshmojë se gjuha shqipe ka zanafillën e saj nga Pellazgjishtja, përmes gjuhës Ilire, dhe që, siç e shkruan Mathieu Arefi « Gjuha shqipe është një fosil i gjallë i Pellazgjishtës së lashtë ». Sot, Mathieu Arefi, i mbrojtur si Yllësi nga perëndesha Athena në këtë rrugëtim të gjatë, përfaqëson gjeneratën e re, gjeneratë e pasur me hipoteza të reja të hulumtuara ndër shkencat e reja. Mbasi të ketë filluar ti përpunoj studimet mbi këto çështje në vitin 1996, Ai ka publikuar dy libra themelore : në 2003 , Shqipëria apo odiseja e pabesueshme e një populli para helenik dhe në 2004 , Greqi, (Mikenianët=Pellazgët), ose zgjidhja e një enigme. Do të kemi pas pak çaste kënaqësinë të dëgjojmë Mathieu Aref të zhvilloj temën në konferencën e tij të quajtur « Pélazgët dhe Greqia e lashtë ». Më parë, do dëshiroja të nënvizoj ca ide të cilat tregojnë sa janë të pasura dhe domethënëse punimet shkencore të tij. Nuk bëhet hulumtues në historinë e gjuhëve kush të dojë. Duhet njohur gjuhë të shumta, ti shkruash nëse jo edhe ti flasësh. Gjë që vlen për gjuhët mesdhetare, të gjalla dhe të vdekura, nga Danubi në Afrikë veriore, nga Italia në Turqi e gjerë aty ku lind India. Që të gjitha janë të lidhura, pak a shumë, me çështjën që na intereson. Duhet gjithashtu të jemi mirënjohës Mathieu Arefit për meritën që të mos jetë mjaftuar me të vetmën linguistik, të ketë shqyrtuar me durim njohuritë nga Arkeologjia, nga fonetika historike, nga etnologjia krahasuese, Antropologjia dhe lëmit tjera shkencore të shumta. Duhet gjithashtu falënderuar Mathieu Arefit që ka, siç edhe duhet, hulumtuar njohuritë ekzistuese me integritet të lartë shkencor, i liruar nga anshmëria dhe pa shtrembërime përkundër asaj që na kanë dhënë shembullin « shkencëtaret » serb, viktima të një nacionalizmi ekzagjerues.

Ndërmarrja e tij është pra Herkuleziane ose, më mirë e shprehur, e ngjashme me zjarrin e Prometeut. Mbasi, nëse nuk u sjell shqiptarëve zjarrin, Ai u jep zjarrin që të restaurojnë kujtesën e tyre, pra të ekzistojnë në faqen e botës, të krenohen me paraardhës të pakapshëm që janë gjithkund por të dukshëm askund njëherazi. Të lashtët i përshkruajnë Pellazgët si barinjtë të veshur me të bardhë, “Të një ndershmërie naive dhe të veshur me pambuk të bardhë” do të shprehej Victor Hugo, sikur veshja e bardhë në pyetje mos të ishte prej leshi! Kjo nevojë jetike e Shqiptarëve për të njohur origjinën e tyre, shkencërisht, mos vallë të jetë ëndrra e një Kombi të harruar, të injoruar, të qortuar, të masakruar, viktimë e padrejtësive të cilat nuk shfaqen zhurshëm por durohen heshturazi? Më parë e përçmuar, gjuha shqipe merr sot një epërsi të re, jo vetëm mbi gjuhën greke apo serbe, por edhe mbi disa klasifikimesh që prekin edhe gjuhën franceze siç është ajo e ekzistencës së gjuhëve indo-evropiane. Librat e Mathieu Arefit na ftojnë në një refleksion mbi kohën dhe përbëjnë një Odise linguistike, gramatikore që kthejnë njeriun në poezi apo ëndërrime. Shkenca vjetërsohet, poezia mbetët. Përktheu në shqip: Edita KUKI


Pellazget, paraardhës të s

Shkruan: Adelina Kuki

Në praninë e një publiku prej më se 300 pjesëmarrësish, kureshtarë të pasionuar në historinë e lashtësisë, në Universitetin e Lausannës u mbajt konferenca shkencore e historianit të civilizimit të Greqisë së lashtë Doktor Mathieu Arefi. Zotëri Aref, i ndihmuar nga Labinot Bislimi, prezantoi para të pranishmëve tezën e tij shkencore ku thelbi i saj qëndron në faktet e dëshmuara se nga koha e civilizimit Mikenian dhe në « Periudhën e errët » (-1200-800 p.e.s.) në Greqinë e lashtë zhvillohej një civilizim Pellazgë nga të cilët Helenët e ardhur pas shekullit VIII p.e.s morën perënditë dhe elementet e tjera të civilizimit që përvetësuan. Po këtë tezë Profesor Doktor Mathieu Aref kishte mbrojtur në Janar të këtij viti përballë Jurisë të Sorbonnës 2012, ai me këtë raste u dekorua me titullin « Doktor shkence në Histori të civilizimit grek ». Mathieu Aref kishte konferencën e tij të parë mbi këtë temë kishte mbajtur në Universitetin Profesional Ndërkombëtar të Lionit René Cassin, në mbështetje dhe organizim nga Shoqëria “BASHKIMI SHQIPTAR” nën drejtimin dhe udhëheqjen nga Arban Bislimi.

Një dokumentar i këtij promovimi ishte ofruar publikut me këtë rast nga shoqata e produksionit nga kantoni Vaud “Bicephale Production” dhe artikujt ishin botuar në gazetat shqiptare dhe të huaja. Historia nuk përfundoi me kaq. Nga ky bashkëpunim ndërmjet Lionit (Lyon) dhe kantonit Vaud, lindi ideja për krijimin e një dege në Zvicër; një bashkëpunim intelektual, kulturor dhe asociativ trans nacional. Promovimi i Mathieu Arefit në Universitetin e Lozanës, në bashkëpunim edhe me Shoqatën e studentëve shqiptar (AEAUL), ishte ashtu edhe rast për një nisje të mbarë të degës së Shoqërisë “Bashkimi Shqiptar” në Zvicër, ku Blerim Osmani dhe Arbër Beqa morën përsipër të jenë nismëtarët e saj. Ky aktivitet i përbashkët, doemos ngriti në kulm imazhin e komunitetit Shqiptar, jo vetëm në Zvicër por edhe më gjerë. Gjatë tërë konferencës, në Amfiteatër zhvilloheshin vlerat e mendjes së hapur, të debatit, të demokratizimit të kulturës dhe të edukimit. Gjatë kësaj mbrëmjeje, personalitete shqiptare dhe zvicerane, pjesëmarrës kureshtarë apo të pasionuar nga gjitha prejardhjet ishin prezentë, ndër ta edhe Ambasadori i Shqipërisë Z.Mehmet Elezi dhe historiani i merituar Ramadan Pllana. Konferenca e Mathieu Arefit, bashkonte në një sinkretizëm të paparë nivelin global dhe atë lokal, historinë dhe kulturën, të kaluarën dhe të tashmen, shqiptarët dhe zviceranët, studentë dhe ndërmarrës, të pasionuar dhe kureshtar në një sinkretizëm të paparë rreth vlerave humaniste universale. Ajo u bëri nder jo vetëm pellazgëve të lashtë dhe komunitetit shqiptar por edhe Universitetit të Lozanës dhe kulturës civilizuese në përgjithësi, dhe kjo si për nga numri i pjesëmarrësve, cilësia e prezantimit dhe e debateve me publikun. Me plotë krenari dhe dinjitet të pranishmit duartrokitën gjatë Doktor Mathieu Arefit, i cili nga këto ovacione dukej i prekur dhe i mallëngjyer nga kjo mbështetje që po i bëhej pas tridhjetë viteve hulum

'


shqiptarëve, në piedestale

timi shkencor në vetmi dhe kundër të gjithë kundërshtarëve dashakeqës të çështjes Pellazge-shqiptare. Gjersa një pjesë e organizatorëve të ardhur nga Lioni ktheheshin rrugës së gjatë me ndjenjën e detyrës së kryer, organizatorët vendor dhe të pasionuar vazhduan me Mathieu Arefit të qëndrojnë deri në orët e vona të mesnatës. Përkundër karakterit global të ngjarjes, afërsia, dashamirësia dhe mikpritja e shqiptarit nuk munguan në këtë rast. Me përkushtim dhe shije studentët shqiptarë të Lozanës kishin përgatitur një koktej të zbukuruar me mbulesa të kuqe. Një promovim që i kundërpërgjigjet shumë ideve të ngurta mbi historinë e Greqisë, por edhe mbi Pellazget e sotshëm, Shqiptarët, të cilët shpesh e përfytyrojnë vetveten më pak të organizuar se ç ‘janë me të vërtet. Le të urojmë që studentët shqiptarë dhe rinia në përgjithësi do të na tregon edhe në raste tjera vlerat më të çmuar të kulturës shqiptare, dhe bashkërisht me Shoqërinë “Bashkimi Shqiptar” të vazhdojnë të prezantojnë bashkësinë shqiptare si komunitet të kulturës, edukatës, demokratizimit të qasjes në studime dhe të suksesit shoqëror falë meritës. Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, mbajtja e kësaj konference me karakter shkencor duket sikur tregon vendosmërinë e shqipta

rëve për të tejkaluar të gjitha ndarjet krahinore, fetare, politike e shoqërore. Kjo konferencë e realizuar falë punës në rrjet të aktivistëve nga Lozana, Lioni dhe Prishtina tregon se sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë aftësi dhe mundësi për të vepruar si forcë trans nacionale në Evropë. Siç është edhe paraparë në programin e Shoqërisë “BASHKIMI SHQIPTAR” në Evropë ekziston sot një hartë e vërtetë e “Evropës shqiptare” të cilën duhet aktivizuar dhe organizuar. Një organizim horizontal ndërmjet komuniteteve shqiptare falë bashkëpunimeve të tilla ndërmjet organizatave shqiptare nga vende të ndryshme, një organizim vertikal edhe me shtetet shqiptare për mbikëqyrjen dhe koordinimin e aktiviteteve në një trans nacional (Evropian). Duket se Shoqata shqiptare e studentëve të Lausannës (AEAUL) dhe Shoqëria “Bashkimi Shqiptar” punojnë në këtë drejtim, por a kanë këtë vullnet dhe këtë vizion dy shtetet shqiptare? Ky përfundim le të mbetet si një ftesë atyre zyrtarëve tanë të ndërgjegjshëm dhe të ndritur për të institucionalizuar “Evropën Shqiptare” për të cilën bisedohet dhe veprohet ndër mendjet e ndritura të mërgatës dhe të cilën na e kanë përfolur aq shumë aktivistët e Shoqërisë “BASHKIMI SHQIPTAR” si ideal jetik i kuadrove të bashkuara në gjirin e saj.


Jeta në ujëvarën e përjetësisë

Shkruan: Skender Shala

Përkundër

dëshirës sonë për të shprehur

gjërat në mënyrën më të fuqishme dhe më reale, ndonjëherë mungon ajo mjeshtëria e duhur për të nxjerrë nga vetja atë që duhet thënë. Jo që ne nuk dimë të shprehim atë që duam, por fjalët na duken shumë të vogla dhe mund të mos kenë forcën e duhur për të pasqyruar më së miri jetën, krijimtarinë dhe aktivitetin e ndonjë veprimtari e personaliteti kombëtar. Për një çast na kaplon mallëngjimi dhe ndjehemi të vegjël përballë veprave të mëdha. Jo rrallë pyesim veten nëse jemi kompetent për të bërë një gjë të tillë... Kjo më së miri do ti takonte dikujt tjetër për të përkujtuar bëmat e rëndësisë historike dhe besojmë se mund ta bënte më mirë sesa ne, por shpesh pritja rrjeton konkludimin se duhet thënë e shkruar, ngase kjo kurr nuk do të ishte e tepërt edhe nëse atë nuk mund ta bëjmë në mënyrën më të mirë. Andaj dua të shkoqis një pjesë të jetës dhe veprimtarisë së tim vëllai Dr. Mustafë Shala ashtu siç unë e kam njohur. Duke qenë i bindur në kontributin e tij të jashtëzakonshëm nga njëra anë dhe për t’i ofruar historisë një pjesë të vogël të asaj periudhe kohore kur ai ka jetuar dhe vepruar. Jeta dhe vepra e Dr. Mustafë Shalës është e dhimbshme por krenare. U lind në Logjë me 7 dhjetor 1966. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Pas kryerjes së shkollës fillore, ai i frymëzuar nga mësues të cilët kishin pasur ndikim në fillimin e ngritjes dhe formimit të personalitetit të tij, vazhdoi dy vitet e para ne Qendrën Teknike “Shaban Spahia” dhe të tjera i mbaroi në gjimnazin e Pejës. Me respekt të veçantë për të, edhe sot ruhen kujtimet ndër nxënës e profesorë të shumtë.Në vitin 1986 u regjistrua ne Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Me gjithë pengesën për tre muaj nga pushteti i kohës për shkak të rrethanave politike dhe aktiviteteve te babait të tij që gjithmonë shprehi mosbindjen e tij ndaj pushtuesve dhe politikave te tyre poshtëruese e shfarosëse, triumfoi dhe vazhdoi studimet. U formua mirë në qerthullin e dijes që i thonë Universiteti i Prishtinës. Pas dëbimit të studentëve shqiptar nga Universiteti, në rrethanat e krijuara në Kosovë, sidomos pas ngjarjeve të vitit 1989,v por edhe kur studentët u dëbuan nga Universiteti, ai nuk ishte i privilegjuar si

$

shumë të tjerë për të studiuar në qendrat tjera universitare të botës. Por Dr. Mustafa zgjodhi rrugën e sakrificës, rrugën e popullit, që i thonë me të drejtë dhe me plot gojën arsimim kombëtar. Zgjodhi rrugën të ishte pranë tij dhe të ndjente pulsimin e tij. Përkundër vështirësive të shumta dhe kushteve nëpër të cilat funksiononte Universiteti i Prishtinës, duke u përpjekur që të mbajë në këmbë dhe të mos lejonte që idetë serbomëdha të triumfonin për t’i mohuar një populli të tërë arsimimin si shtylla kryesore e avancimit të një populli, ai vazhdoi studimet pa u ndalur asnjë moment duke treguar vullnetin e tij për t’u aftësuar dhe për t’i dalur në ndihmë popullit të tij kudo që e kërkonte nevoja. Filloi si student dhe pas mbarimit të studimeve ai vazhdoi, dhe si askush tjetër vazhdoi të kujdeset për shëndetin e popullatës së Logjës dhe fshatrave përreth duke bërë që ai gjithnjë të ishte i pranishëm aty ku kishte një të sëmurë nëpër shtëpitë gjithandej ku kalonte pjesën më të madhe të kohës. Kjo i mundësoi atij njohjen e thellë me hallet dhe vuajtjet e popullit të lodhur nga robëria.Siç duket, ai dhe biçikleta e tij kishin bërë një aleancë të fortë me natën dhe rreziqet e kohës për t’i mbrojtur ata nga të gjitha ato rreziqe që ju kanoseshin nga policia dhe bandat serbe që me çdo kusht dëshironin të ndalnin aktivitetin e tij prej humanistit, në relacionin e tyre të zakonshëm shtëpi-pacient dhe anasjelltas. Betimin e Hipokratit që e kishte bërë fare në fillim të studimeve të tij, e kishte bërë me bindjen e plotë për t’i qëndruar besnik deri në fund të jetës së tij dhe kjo tregon më së miri se sa i vendosur ishte në qëndrimet e tij. Duke qenë i vetëdijshëm për gjendjen e rëndë dhe duke pasur vizion se arsimimi i brezave të rinj është qenësor dhe i domosdoshëm për realizimin e aspiratave të popullit të tij të përvuajtur, dhe duke qenë i vetëdijshëm për nivelin e rëndë nëpër të cilin po kalonte arsimi i Kosovës, ai luan një rol të rëndësishëm në themelimin e shkollës së mesme profesionale të Mjekësisë në Pejë në vitin 1995 ku edhe punon si profesor i disa lëndëve profesionale deri në fund të jetës së tij. Vështirësitë shtoheshin, torturat rriteshin. Serbia jo vetëm që s’kishte të ndalur, por gjithnjë e më shumë shtonte presionin dhe mënyrat më të ashpra për të arritur qëllimet e saja, madje ata kishin okupuar edhe institucionet shëndetësore dhe fati i tërë popullsisë pothuajse kishte mbetur në duar të fatit. Për të zbutuar sadopak këtë gjendje dhe për t’ju


ofruar ndihmë mjekësore qytetarëve të Kosovës me ndihmën e shoqatës humanitare ‘Nëna Terezë’ ishin hapur ambulancat që shumë herë ishin nën kërcënimet e autoriteteve serbe që me çdo kusht dëshironin që ta ndërprisnin aktivitetin e tyre. Edhe pse në rrethana shumë të vështira dhe nën përballje e torturime të shpeshta nga policia serbe, Dr Mustafa punoi me përkushtim të madh që nga themelimi i tyre e deri në fund duke qëndruar përballë të gjitha këtyre vështirësive vetëm për të qenë një pike e fortë mbështetëse për popullin e tij. Përgjumja dhe mjegulla duhej davaritur. Mu për ketë, për zgjidhjen e çështjes kombëtarë duhej menduar dhe vepruar ndryshe. Kjo bëri që Dr. Mustafë Shala, që në vitin 1996 t’i bashkohet ilegales dhe të jetë pjesëtar i denjë i saj. Ilegale e lavdishme që i kishte rrënjët e thella dhe traditë të gjatë edhe në fshatin e tij, pjesëtar i së cilës ishte edhe vet babai i tij Ukshini me shokët e kohës së tij. Njerëzit e mëdhenj dhe veprimet e mëdha të tyre lidhen nyje dhe pashmangshëm për ngjarjet e mëdha. Pasojnë vitet 1998, 1999 që shënojnë veprimtarinë kulmore të jetës se Dr. Mustafës. Pjesëmarrja aktive dhe e pandalshme si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Filloi me luftën heroike të Logjës, Nga këtu veprimi i tij e përshkoi tërë këtë rrafsh duke u ndërlidhur me luftën legjendare të Prekazit, të Gllogjanit, që thyen mite e krijuan epoka, Së bashku me luftën e Koshares, Junikut e Prejlepit, Smolicës e Morinës, dhe pandalshëm deri në thepat e Rugovës, për t’u bashkuar me burrat e asaj ane dhe për të reflektuar në tërë etninë shqiptare veprimet e tij prej luftëtari, mjeku dhe humanisti veprues. Me gjithë respektin për veprimet e shumta të tij në përgjithësi gjatë luftës, po lejohemi që t’i përmendim dy raste në veçanti, për të cilat, për të gjallë të tij, Dr. Mustafa shpesh deklarohej. Mjekimin dhe përcjelljen e ushtarit të plagosur nga Prejlepi i Deçanit, Qëndrim Qufaj, nga zonat e luftës e deri në Mal të Zi, duke e shoqëruar atë edhe këmbë nëpër Bjeshkët e Thata, nga Jabllanica deri në Rozhajë, me infuzione në trupin e të plagosurit ku me këtë rast edhe arrestohet dhe torturohet rëndë nga policia serbe ku me vështirësi arrin që të lirohet. Dhe rasti tjetër, përcjellja e gjeneralit të ndjerë, Skënder Çekut, të plagosur me 15 gusht 1998 në ofensivën e tretë në Logjë, prej aty e deri në Semetishtë të Suharekës, ku edhe kishte ndërruar jetë. Kishte edhe raste të tjera të shumta të cilat do të mbesin të paharruara në mbamendjen e rrethit dhe kombit. Pas luftës vazhdoi punën mjek i praktikës se përgjithshme në Spitalin e Pejës dhe mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Mjekësisë. Mbaroi specializimin në Prishtinë. Dhe në kohën kur vet Dr. Mustafa, familja e tij, gruaja dhe fëmijët, vëllezërit dhe motrat dhe të gjithë prisnim një jetë më të mirë, më të begatë, më të lumtur e të merituar, i erdhi e zeza së-

mundje dhe besë prerja vdekje. Vdekjen të cilën askush nuk do ta priste. Edhe pse një vdekje e hershme dhe tejet e dhimbshme, një vdekje që të trondit dhe lë shumë boshllëk që nuk plotësohet dot, një vdekje që vështirë mund ta pranosh, megjithatë një vdekje madhështore dhe përplot krenari, ngase ai dha gjithë ç ‘kishte, ai shpëtoi me qindra e mijëra jetë, duke u shndërruar në një simbol shprese e qëndrese qe me vet prezencën e tij arrinte të krijonte njëfarë forme sigurie dhe kurimi për njerëzit. Ndarja është gjithmonë e dhimbshme, por në anën tjetër kur ndalemi të mendojmë gjithë atë veprimtari dhe sakrificë, kur për një periudhë aq të shkurtër të jetës arrin të bësh gjëra të pakrahasueshme dhe të kesh krijuar imazhin e një personaliteti të çmueshëm, kur në mendjet e tjerëve mbetesh një figurë madhore, atëherë kjo lloj ndarjeje sikur ka edhe atë anën e vet lehtësuese duke qenë se ruajmë një imazh të pathyer që e ndërtoi vet ai me sakrificën dhe përkushtimin e tij. Këto janë vetëm pak gjëra që kam për t’i thënë. Për të nuk do të mjaftonte të flisja edhe shumë gjatë, por si njeri modest që ishte, ai nuk do donte që edhe të flisja, pasi që për të flet vet puna dhe veprat e tija. Në fund do ti them fjalët e tij të fundit që mbaj mend në ndarjen time nga ai. Ishte i vetëdijshëm për sëmundjen e tij pasi që vet ishte mjek, por nuk i frikësohej vdekjes, por faktin që linte diçka të papërfunduar...dhe që ma tha ne takimin e fundit: “Jeta nuk po më jep kohe të përfundoj zbulimin tim”...Këtu kishte ndërmend hulumtimet që ai bënte pikërisht për kancerin, sëmundje kjo që i mori jetën pikërisht më 26 gusht 2004! Vërtet vdekja e tij erdhi si një prerje në mes e ndali fizikisht por nuk i ndalë dot kujtimet për jetën dhe veprat e tija.

Dr. Mustafë Shala i treti nga e majta %


Kujtime

Kush donte të vriste krijuesin Kolë Jakova! Nga kujtimet brenda kornizës së 100 vjetorit të pavarësisë së kombit shqiptar. O zë i ëmbël! Sa bukur tingëllon në gjuhën amtare, në vend të huaj. GETE

Shkruan: Mark DODANI

DETYRA MIDIS «MIQSH»

Jemi në muajt e parë të vitit 1950. Kuptohet 62 vjet më parë. Kishim zëne vende rrexave të Sofrës së Skënderbeut. Mbuloheshim nga shkëmbinj, veshur me një gjethnajë të dendur, që asaj nate çmohej si një nga postahet, e cila siguronte fshehtësinë tonë të domosdoshme përballe ndjekjeve solide të forcave të DMP-ës

(Divizionit të Mbrojtjes së Popullit) dhe sidomos përballë Shërbimit Inteligjent Sekret të Sigurimit te Shtetit.

Toga, kishte diktuar një personalitet të Pushtetit Popullor, siç raportonte ai. Ndër të tjera ai, na bëri të ditur që ...

Ndue Gjergji me shokë në kryesi të një organizate mirënjohur Fronti i Rezistencës Shqiptare kundër pushtetit popullor, atë shërbim sekret Shqiptar e krahasonte me GPU-n, paraardhëse e KGB-së Staliniane të ish Bashkimit Sovietik . ... Midis grupit të Ndue Gjergjit, alias Antonio Majori, i mbiquajturi

Nga ç’na informoi Toga, unë fiksova emrin dhe mbiemrin e shkrimtarit Kolë Jakova. Madje para grupit ku komandonte Ndue Gjergji i Previzit te Kurbinit, të cilin në frontin e rezistencës e njohin me kodin Antonio Majori, Toga bëri të ditur që Kolë Jakova ishte vëllai i Tuk Jakovës, bash njërit nga vetjaket më të mëdhenj të Shqipërisë pas Enver Hoxhës. Kolë Jakova strehohej diku afër, pikërisht në shtëpinë e të mirënjohurit Sherri. Vendin dhe shtëpinë e Sherrit i njihja unë. Sonte kemi rastin më të mirë ta vrasim Kolë Jakovën dhe ta hedhim në ndonjë hendek aty pari. Ta marr vesh qeveria Hoxha-Shehu që asnjëri të tij s’do ta lemë gjallë. Sapo ta rrezojmë qeverinë e tyre, Shqipërinë do ta bëjmë ashtu si duam ne. Ketë do ta arrimë duke vrarë çdo kënd që i shërben HoxhaShehut, tjerri fjalën e gjatë prej terroristi. Ky njihej si vrasës i disa Shqiptarëve dhe djegies i shtëpive të tyre, përfshire dhe atë të një Mal Bardhësi të Kurbinit, përmendur me nofkën Lal Ndreu . -Vrasjet e kësaj natyre do të na sjellin rreziqe të mëdha para kohe – fola unë si përfaqësues i frontit të rezistencës. Madje do te zbulohemi në atë mënyrë që do t’u japim mundësi forcave të ndjekjes të në ç farosin, para se të kemi realizuar organizimin e domosdoshëm. Të organizohemi, pastaj vijnë aksionet


... -Jo, jo zotërinj ! Në asnjë rrethane nuk duhet të vritemi shqiptar me shqiptar. Ketë e kemi të qartë edhe nga letra që na dërgoi kryetari i komitetit qendror të frontit të rezistencës, i madhi Besnik. Siç e dini bëmë analizën e thellë të asaj letre në mbledhjen tonë të paharruar, bash në këto male. Aty cituam dhe fjalën e kryetarit të madh të ballit kombëtar në diasporë, Abaz Ermenjit, i cili porosiste që të mos bimë në grackën e atyre të huajve që kur vritemi njeri me tjetrin fërkojnë duart e fitimtarit teksa na përdorin “si kavje dhe minj laboratori “ . -Veçse pa vrarë , Qeveria HoxhaShehu nuk rrezohet – nguli këmbë Toga . -Është kryengritja e përgjithshme kundër Hoxha-Shehut, e vetmja rrugë që do të na çojë në fitoren tonë, kryengritje të cilën nuk mund ta realizojmë deri sa jemi ende të pa organizuar plotësisht. Na duhet domosdo edhe aleanca me superfuqitë – viziononte qetë, madje bindës komandanti Ndue Gjergji ndryshe Antonio Majori. Ai përtheu sytë me Togun, ndërsa ky përpushte zjarrin e ndezur mbuluar midis shkëmbinjve diku rrexave të Sofrës së Skënderbeut që thellonte fshehtësinë e grupit. -Ti, Antonio Major po me ndalon sonte. Ani ! Veçse atë Kolë Jakovës a ndonjë tjetri si ai, unë do t’ua gjej ditën t’i zhduk. Ti e di, unë nuk mund të rri duarkryq . -Unë jam me Antonio Majorin. Duhet kryengritja. Me kryengritjen vrasin të mëdhenjtë dhe vet Hoxha-Shehun dhe jo dokëdo si ketë Kolën a si quhet se s’po ja di emrin… - fola unë në mbështetje të idesë me njerëzore që të mos vritemi shqiptar me shqiptar. Sepse ky është dhe orientimi I Besnikut, i Abaz Ermenjit , madje dhe i Ndue Gjergjit dhe xhaxhait të tij gjeneralit të madh , Preng Previzit. Aty për aty, Ndue Gjergji, vuri dorën në supin tim. Më tha : Ma falëndero Besnikun për

Kolë Jakova punët e mëdha si udhëheqësi ynë ... Në ato sekonda thyer sysh me mua, Ndue Gjergji ulur në shkëmbin e ashpër por të madhërishëm të rrexës së sofrës Kastriotase, më solli ndër mend Etrusket e mijëra vjetëve para erës së re, kur shkrimtari i madh Ere Mark, mbi ato shkëmbinj të lashtësisë, thyer sysh me një nga personazhet tipike të tij shkruante që ai shkëmb nuk po i mbante vetëm 7-8 ore, por disa mijëra vite më përpara ... Dhe si për të plotësuar ketë meditim timin, Ndue Gjergji, nip i gjeneral Preng Previzit përvijoi : ”A din çka Xhakon ! Përmendi sakaq pseudonimin tim ndërkohë nuk ndaloi derdhjen e një buzëqeshjeje shënjuese. Vazhdoi: - Kur abdikoi Mbreti Zog i parë në Prill 1939, grishi në tubimin e përcjellësve të tij edhe axhën tim, gjeneral Preng Previzin. Në atë kohë ai kishte dhënë përgjigjen e prerë : “Jo , Naltmadhni! Unë jam betuar para flamurit kombëtar këtu, që sa të jem gjallë t’i shërbej atdheut tim në mbrojtje të Shqipërisë ... Jam krenar që dhe unë eci pa u ndalur në gjurmët e tij. Ky është mesazhi im, me lutje që t’ia përcjellësh Besnikut tonë lavdiplote. ... Besniku kod (nofkë) me të cilin kamuflohej Kadri Hazbiu, asokohe ish zëvendës ministër i brendshëm,

më udhëzoi shkurt : - Me porosi të shokut Mehmet Shehu: shikoje shënimin e tij udhëzues në relacionin që ke dhëne. Takoje Kolë Jakovën në zyrë. Bëje me dije për hollësirat dhe merrni masat e sigurimit për jetën, ashtu sikundër përcaktohet në udhëzim ... Kolë Jakova ishte vëllai i Tuk Jakovës, Frano Jakovës dhe i Filipit, vëllezër me veprimtari të shquar kundër pushtuesve nazifashiste. Nuk me shqitet mëndësh humori i krijuar në një shtëpi në rrugën Fushë Qele, në qytetin e Shkodrës. Aty, pikërisht ato ditët e para, sapo u çlirua Shkodra dhe gjithë Shqipëria nga thundra nazifashiste Hitleriane, vëllezërit Jakova me në krye Tukun e madh, rrethuar nga shokë e miq prisnin t’u vinte dhe atdhetari i shquar shkodran i mirënjohuri Shefqet Begu. Partizani i dërguar nga Tuku për ta ftuar Sh. Begun, u kthye disi i vrerët. Partizani: - Shoku Tuk! Shefqet Begu tha: i thuaj Tuk Jakovës që shkallët, për t’u ngjitur majave të larta, t’i kemi mbajtur ne. Kur unë thithja çibukun e ndezur me duhan mbi fuçitë e barotit, ti me shokë vinit të sigurte strehuar në oxhakun tim. Pra o Tuk mos harro! Eja serishmi ti tek unë dhe jo unë tek ti... Tuku: - Për ideal ! Shefqet Begu nuk të fal! Shkojmë burra !… S’kemi rrugë tjetër… Frano Jakova më shtrëngoi dorën. Me Franon kisha kaluar jetë të gjatë partizane, gjatë LANÇ-it (Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare). Asisoj ndoqëm gjurmët e Tukut dhe te Kolës drejt vatrës atdhetare të pamposhtur të Shefqet Begut. Por jemi tek çështja e Kolë Jakovës, tanimë katër-pesë vjet më vonë. Veshur përbrenda me rrobe oficeri të gradës toger po që dukesha civil për shkak të pardesysë që më mbulonte, mora drejtimin nga dera e ministrisë së brendshme te dera e Teatrit Popullor, karshi-karshi njëra tjetrës. Sapo hyra në katin e dytë, ballë për ballë, në sallon u takova me disa artistë dhe artiste. Njoha Tef Palin, si dhe toka duart me artistet Ma-

!


rije Logoreci, Drita Pelingu, Xhanfize Keko e disa të tjera të cilat i takoja për herë të parë. Pyeta :- Me falni, ku e ka derën zyra e shokut Kolë Jakova ? -Ja - Marije Logoreci drejtoi dorën ballë derës Aty për aty trokita. Dera u hap. Kola s’ishte. Artistët lëvizen. E gjetën. Ai erdhi. Nuk më mbante mend. Ashtu në këmbë, i fola që isha shoku i vjetër i Franos, vëllait të tij. E mban mend kur shkuam tek Shefqet Begu? Ndërkaq hoqa pardesynë jo pa qellim. Kur me nguli sytë në kostumin ushtarak, kostum të cilin e mbaja me krenari si gjithë të rinjtë e kohës sime, Kola lëshoi urimin : E gëzofsh gradën! -Kjo gradë me solli tek ti ... - Hajrli! Lëshoi ketë batutë Kola teksa zateti në karrigen e tij. Ishte drejtor i teatrit shtetëror. Gjatë dyfjalëzimit me Kolën u sqarova se nga “shëtiste” në takime me miq e dashamirës gjatë veprimtarisë së tij krijuese. Me tregoi hollësirat e familjes se mbiquajtur Sherri. Ndërkohe unë i tregova hollësirat e rrezikut për jetën, ashtu sikundër kërcënonte terroristi Toga në praninë time ku fatbardhësisht komandonte kundërshtari Ndue Gjergj Previzi, i cili në ujdi me strategjinë dhe taktiken e Besnikut, orvatej kurdoherë të evitonte vrasjet shqiptar me shqiptar. Ndërkaq njësh me Kolën, ramë në marrëveshje operative që sa herë do të lëvizte, do të na njoftonte në një telefon te caktuar dhe në një “post-restant”, përndryshe në një pikë të heshtur mbi itinerarin e tij, si dhe bazat ku do të lëvizte. Bëmë shakara që në këto punë nuk mund të bëjmë teatro sikundër vetë Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu ja dërgonin ketë mesazh sigurimi, ku luhej me jetë njerëzish . Mbrojtja e njeriut si qenia me e lartë dhe e shenjtë e të gjitha qenieve të gjalla, ishte ndërkohë qëllimi më i lartë strategjik i platformës politike të shërbimit inteligjent sekret Shqiptar.

(

Shqiptari vëlla vetëm me shqiptarin Më ka ndodhur disa here në këto kohët e fundit të shoh nëpër faqe të ndryshme të internetit disa që veten e quajnë « Shqiptarë » duke i thirrur turqit vëllezër dhe tërë këtë duke e bërë për arsye të përkatësisë fetare. Jam i habitur nga kjo dhe nga të tillët. Nëse vazhdojmë në ketë afrim të panevojshëm atëherë, lind pyetja: Kë duhet ta thërrasin vëllezër shqiptarët e fesë katolike apo ortodokse? Apo çfarë duhet të bëjnë ata që nuk janë përcaktuar për fenë – ateistët? A nuk jemi vëllezër ne Shqiptarët e çdo përkatësie fetare? Pastaj, disa që kam lexuar nuk kanë denjuar për të shkuar aq larg duke thënë se po të mos ishte turku, sot do ishim serb apo grek ?!. Ata sikur harrojnë të pyesin veten se a nuk paskemi tjetër dallime me serbët e grekët pos fesë. Po gjuhën, kulturën dhe traditat shekullore e shumë të tjera ata i harruan, apo?... Sipas këtyre shkrolësave ne nuk qenkemi fare të dallueshëm nga të tjerët... Atëherë doemos duhet të ndalemi në pyetjen çfarë paskemi bërë pa « ndihmën » e turkut para se ai të vinte në gadishullin e ballkanik? Kush na paska mbrojtur prej romakëve, prej bizantinëve, prej fiseve barbare e sllave? A duhet ti quajmë tradhtar Gjergj Kastriotin, Haxhi Zekën, vëllezërit Frashëri, Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Hasan Prishtinën dhe shumë e shumë të tjerë që luftuan kundër Perandorisë Otomane e sundimit të tyre? Sa të mjera duken të jenë këto mendime e sa mjerak ata që stisin ato. Për më tepër, disa sosh thonë « po.. po.. turku ka qenë armik por ama ka qenë „më pak i keq“ se sa shkjau apo greku ». Atëherë, vetëm mundem të themi se kur do të bëhemi ti krahasojmë pushtuesit me ish-pushtuesit njërin me tjetrin në atë se cili paska qenë më i mirë, cili më pak i mirë... Cili paska qenë pak i keq dhe cili shumë i keq... me të vërtet qenkemi bërë për të na rrahur dhe për ti thënë faleminderit atij shtypësit sepse nuk na paska mbetur asnjë pikë krenarie dhe burrërie! Prandaj, vetvetiu dhe fare natyrshëm lind konstatimi se vëllezër jemi vetëm ndërmjet nesh që kemi gjak shqiptari dhe flasim gjuhën shqipe e ndjehemi shqipëtar. Nuk mund ta kemi vëlla as shkjaun, as grekun, as sllavo-maqedonas, as malazezin dhe as turkun. Ani se dikush krijesa e lidhje të tilla ka provuar, por kanë dështuar me turp. Mundemi të ndjehemi të çfarëdo feje, filozofie, partie apo çfarëdo bashkësie që dëshirojmë, por të gjithë jemi vëllezër dhe më e afërt se lidhja e gjuhës dhe e gjakut nuk është as një lidhje tjetër!

Blerim OSMANI


Vlora, qyteti i dy ngjyrave

Atje ku shkrihet kaltërsia e detit me natyrës së mrekullueshme. Vlora ndodhet në J-P të Shqipërisë përgjatë bregdetit gjelbërimin e përhershëm. Vlora është një nga qytetet më të bukur të Shqipërisë dhe ka më se të krenohet. E quajtur si “Qyteti i flamurit’’, “qyteti me dy dete” apo “porti jugor i Adriatikut’’ ajo konsiderohet si perla e turizmit shqiptar, me brigjet e saj, Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, njerëzit, prodhimet e tokës dhe të detit. Vlora zë një vend të merituar në historinë e Shqipërisë duke gëzuar edhe statusin e qytetit hero. Qyteti ku u martua Skënderbeu, ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë, arenë e luftërave për liri dhe qëndresës shqiptare, Vlora ka edhe një status tjetër si atelie natyrore e piktorëve, vatër e artistëve dhe urë lidhëse e Shqipërisë me botën. Të vizitosh Vlorën, do të thotë t’i japësh vetes privilegjin e të shijuarit ndjesinë më të këndshme e më mbresëlënëse të shijes së mirë, humorit gjithnjë në nivele të larta dhe

$#

të ulët të Adriatikut dhe atij shkëmbor të Jonit. Me një sipërfaqe prej 1609 km2 dhe një popullsi prej 200 000 banorësh, rrethi i Vlorës kufizohet në veri me Fierin, në lindje me Mallakastrën dhe Tepelenën, ndërsa në jug me Sarandën dhe Gjirokastrën. Në perëndim ujërat e ngrohta të Adriatikut dhe Jonit lagin një vijë të larmishme bregdetare, ku mund të ndeshësh laguna, gjire, ishuj, gadishuj dhe plazhe të shumtë. Vlora është rrethi ku alternohen midis tyre të gjitha format e relievit, si ai i ulët fushor, kodrinor dhe malor. Relievi përbëhet nga fusha e Myzeqesë së Vlorës, luginat e Dukatit dhe Shushicës, disa masive kodrinore, malësia e Kurveleshit dhe vargmalet Shashicë-Lungarë-Cikë (2045 m), si dhe Gribë-Çipin-Pleshevicë. Hidrografia përfaqësohet nga rrjedha e poshtme e lumit Vjosa, lumi i Vlorës apo i Shushicës, përroi i Dukatit, etj. Pjesë të tjera të hidrografisë së pasur janë edhe dy liqenet detare të Nartës dhe Orikumit, si dhe një sërë përrenjsh malorë. Klima është tipike mesdhetare me verë të


nxehtë dhe të thatë dhe dimër të butë dhe të lagësht, ku gërshetohen ndikimi zbutës i detit në perëndim dhe ai i relievit malor në lindje. Temperaturat mesatare arrijnë në 16o, ku ajo e korrikut dhe janarit kapin shifrat 24 dhe 6 gradë celsius. Klima regjistron 2000 orë rrezatim diellor në vit, ndërsa reshjet bien përgjithësisht në formë shiu dhe pjesërisht në formë dëbore në malet e larta. Sasia maksimale e tyre arrin në shpatet e maleve të larta shifrën 2405 mm. Qyteti i Vlorës është qendra administrative e Qarkut. Ai shtrihet buzë gjirit detar me të njëjtin emër duke nisur nga pusi i Mezinit në veri dhe deri në Ujin e Ftohtë në jug. Githsej me një sipërfaqe prej 30 km 2 qyteti ka një gjatësi veri-jug prej 19 km dhe gjerësi lindje-perëndim prej 16 km.

Popullsia. Dialekti tipik, kultura dhe traditat i dallojnë lehtësisht vlonjatët, të cilët shquhen dhe për temperamentin e zjarrtë dhe humorin e hollë dhe plot shije. Qyteti së bashku me rrethinat ka një popullsi prej 200 000 banorësh shumica e së cilës banon në katër bashkitë e këtij rrethi si Vlora, Orikumi, Selenica dhe Himara. Vlora është një nga 12 qarqet e Republikës së Shqipërisë dhe përfshin rrethet e Vlorës, Sarandës dhe Delvinës. Vetë Vlora përbëhet nga katër bashki, dhe 96 fshatra të përqendruara në nëntë komuna. Nga ky komunitet kanë dalë një sërë personalitetesh dhe njerëzish të shquar, ku mund të përmendim emrat e Ismail Qemalit, Jani Mingës, Eqrem Vlorës, Ali Asllanit, Petro Markos, Drita Pelingut, Shaban Demirajt, Fatos Arapit, Liza Laskës, Bardhosh Gaçes, Mexhit Haxhiut, etj

Kultura dhe Trashëgimia.

Vlora njihet si një nga qytetet që ka dhënë kontribut të shquar në kulturën kombëtare. Janë të shumta fushat nga ku ky qytet ka nxjerrë personalitete. Këtu u hap muzeu i parë arkeologjik në vitin 1936, në të cilin u ekspozuan objektet e zbuluara në Apoloni nga arkeologu francez Leon Rei. Gjithashtu Vlora është quajtur edhe qyteti i statujave dhe monumenteve ku mund të përmendim atë të Luftëtarit Kombëtar, Avni Rustemit, Monumentit të Pavarësisë, Marigo Poisos, Jani Mingës, etj. Sot Vlora është qytet universitar dhe janë të shumta institucionet arsimore, kulturore dhe sportive si Biblioteka Shevqet Musaraj, Teatri Petro Marko, Gjimnazi Ali Demi, muzetë e shumtë, si ai historik, etnografik apo ai I pavarësisë. Çdo vit këtu zhvillohen aktivitete të rëndësishme kombëtare si Festivalii i Polifonisë Mesdhetare, Panairi i librit, Festivali Kombëtar i Teatrove të Estradave. Dy nga vlerat e trashëgimisë kulturore që mbart rajoni i Vlorës janë edhe Polifonia Labe, e vlerësuar si pasuri e UNESKOS, apo këngët qytetare vlonjate. Vlora për vlerat e shumta që mbart dhe falë ve ndodhjes gjeografike vizitohet nga turistët gjatë gjith vitit, duke ofruar disa lloje turizmi si atë kulturor, historik, malor, sportive, bregdetar, etj.

Ilirjan Gjika

$"


Fjala dhe fuqia e saj Përrallë japoneze

Na ishte një herë një kalorës i cili ishte shumë i aftë në përdorimin e shpatës, ishte i fortë fizikisht por njëkohësisht ishte, edhe mburravec dhe arrogant. Ai ndjente shumë kënaqësi kur vriste dikë në ndonjë dyluftim. Ai vazhdimisht ishte i rrezikshëm për të gjithë ata që i bënin edhe fyerjen më të vogël. Kështu ai kishte krijuar imazhin e një njeriu të pa prekshëm. Një ditë ky njeri vajti me një fshat dhe pa se në sheshin e fshatit ishin grumbulluar shumë njerëz. Kalorësi e ndali një nga ata njerëz dhe e pyeti.

Plak i thuaj lamtumirë jetës suaj, sepse sot ajo do të mbaroj... Mësuesi Vej mendoj një çikë dhe papritmas filloi të kërkoj falje Më falë o kalorës, unë jam vetëm një njeri i vjetër, i lodhur në moshë dhe ndoshta edhe mund të bëj gabime të rënda. Nëse jeni vërtet i fuqishëm ju sigurisht se dini edhe të falni një budalla dhe fjalët e tija të pa vend?!

Nga shkojnë të gjithë këta njerëz me kaq nxitim? Njeriu i cili menjëherë u frikësua për jetën e tij, tha me gjysmë zëri... Po shkojnë të dëgjojnë mësuesin Vei Kush na qenka ky Vei tha kalorësi i zemëruar?

Kalorësi u ndal dhe tha:

Ndoshta ju nuk keni dëgjuar por, ai është i njohur në gjithë rajonin u përgjigj fshatari? Kalorësi u zu ngushtë dhe u ndje si një budalla para fshatarit dhe theksoi se sa i përket famës nuk mund të jetë ai por jam unë.. Shkojmë të shohim kush na qenka ai Vei që qenka aq i popullarizuar, e aq fisnik më shumë se unë... Papritmas, kalorësi u ndodh para mësuesit Vei i cili ishte duke ju shpjeguar njerëzve mësimet e tij.

Miku im më trego tash se kush qenka më e fuqishme fjala apo fuqia juaj?

Zotëri Vei ishte një njeri në moshë, shtat të shkurtër... kalorësi menjëherë e shikoj me përbuzje të madhe dhe zemërim të pa përmbajtur. Mësuesi Vei filloj ligjërimin dhe filloi të flasë: - Në jetë ka shumë armë të fuqishme të përdorura nga njeriu por, sipas mendimit tim më e fuqishme e të të gjithave është fjala. Kur Kalorësi dëgjoj këtë nuk mundi të frenoj vetën dhe bërtiti mes të turmës. - Vetëm një budalla i vjetër si ti mund të bëj komente të tilla. Ngriti shpatën lartë dhe i tha mësuesit: - Kjo është arma më e fuqishme e jo fjalët tuaja budallallëqe. Mësuesi Vei duke e shikuar në sy iu përgjigj: Është normale për dikë si ju që bëni këto komente. Kjo shihet sepse ju dukeni si një bastard, një shtazë që nuk mund të keni asnjë trajnim, një qenie pa pikëpamje dhe një idiot absolut. Kur Kalorësi dëgjoi këto fjalë, u dridh në trup, ngredhshi fytyrën dhe filloj të ofrohej nga mësuesi Vei

$'

Sigurisht, pasi unë jam fisnik dhe mjeshtër i madh po pranoj faljen. Jeni i falur... Pas pak mësuesi Vei e shikoj kalorësin në sy dhe i tha:

Përgaditi: Arbër ADEMI


KURIOZITETE... PATATJA Patatja është dhe ka qenë një ushqim me rëndësi për njerëzimin. Ka luajtur një rëndësi të madhe në historinë e popullit irlandez. Para më tepër se njëqind vjetësh, irlandezët kanë jetuar posaçërisht nga patatet, që u ishin edhe ushqimi kryesor. Kur më 1846 një lloj sëmundje i shkatërroi të gjitha ngastrat e mbjella me patate, në Irlandë vdiqën mbi 600000 veta, ndërsa ata që mbijetuan e lëshuan atdheun përgjithmonë. Patatja në realitet nuk e ka prejardhjen nga Irlanda, por nga viset malore të Ekuatorit dhe Perusë në Amerikën Jugore. Sot e kësaj dite atje patatja rritet si e egër, e pa kultivuar. Kur spanjollët erdhën në Peru, e gjetën këtë perime dhe e sollën në Spanjë në shek. XVI. Nga këtu filloi të shtrihet kjo bimë edhe të shfrytëzohet si perime ushqyes çdo ditë e më shumë. Kështu u përhapë në tërë Evropën. Patatja është bimë një vjeçare dhe i takon të njëjtës familje ku bëjnë pjesë domatja dhe duhani. Në realitet patatja një trung nën tokësor i trashur. Patatja e sotme ndryshon shumë nga paraardhësi i tij i dikurshëm jug-amerikan. Këto dallime ajo i mori gjatë periudhës së gjatë shekullore të kultivimit të saj në vende të ndryshme, ngase u bë zbatimi i metodave të ndryshme gjatë të kultivuarit. Bujqit mundohen të japin kualitet sa më të mirë dhe sasi sa më të madhja. Patatja nuk mbin nga fara, por nga ndonjë copë e saj, kështu rritet bima që arrin madhësinë prej 30 cm. Gjerë në një metër, ndërsa lulja e tij mund të jetë e bardhë ose ngjyrë vjollce. Kur lulet fillojnë të vyshkën, është e udhës që patatet të nxirren nga dheu. Patatja më tepër shfrytëzohet për bimë ushqyese, por mund të përdorët edhe për prodhimin e alkoolit apo të ndonjë lëngu tjetër për nevojat e njeriut ose edhe për prodhimin e amidonit apo të nishestesh.

$$

SHALQINI DHE PJEPRI Të gjithë ne i duam shalqinjtë dhe pjeprat. E kur këta janë aq të dashur nga ne, çmendoni, a kanë ndier njerëzit kënaqësi edhe atëherë si edhe ne sot? Po, ata kanë ndier një kënaqësi me këto perime qysh para mijëra e mijëra vitesh. Pjepri prejardhjen e ka nga Azia, ku edhe sot rritet si i egër në ato anë. Ajo çka është më e besueshme, qysh para mijëra e mijëra vjetësh ky u shpërnda në të katër anët e botës. Vet egjiptianit e vjetër pjeprin e llogaritnin si ëmbëlsirë në tryezat e tyre.

Edhe romakët, edhe grekët e vjetër janë kënaqur me ëmbëlsinë e pjeprit ashtu si edhe ne sot. Vendi ku ka filluar të kultivohet me të madhe është Franca. Kjo ndodhi para më tepër se 300 vjetësh.; sot pjepri dhe shalqiri kultivohen thuajse në të gjitha vendet e botës. Të dy bëjnë pjesë në familjen e kungullit. Pjepri rrjedh nga Azia Jugore e bostani nga Afrika Tropikale. Por me kohën këto dy perime, gjatë të kultivuarit në vende të ndryshme të botës, pësuan ndryshime të dukshme në variante të ndryshme. Ka disa lloje të pjeprit, disa nga ta madje i përballojnë më tepër transportimit dhe ai ka kore të verdhë në të gjelbër, me lëkurë të lëmuar dhe duket shumë më i madh se të tjerët. Ndërsa shalqinjtë janë shumë më të mëdhenj dhe më të lëngshëm.


ÇFAR JANË UNAZAT E PLANETIT SATURNIT? Galileu, njeriu i parë që më anë të teleskopit hulumtoi qiellin, më 1610, vërejti diçka të çuditshme rreth Saturnit, diçka që të bëhej se dilte nga sipërfaqja e Saturnit. Në vitin 1655, shkencëtari i quajtur me emirin Kristian Hajgens, hulumtoi Saturnin me një teleskop më të mirë dhe pa diçka tepër të çuditshme, që për një gjë të tillë s’pati guxim askujt t’i tregojë asgjë madje as një fjalë të vetme! Vërejtjet e veta vetëm i shifroi dhe kur ato u lexuan më vonë, në to ishin të shënuara sa vijon: “Ai, SATURNI, është i rrethuar me unaza të holla, të cilat askund nuk e prekin atë dhe në formë elipse e rrethojnë atë dhe që rëndojnë kah qendra”. Unazat e Saturnit që e frikësuan njeriu që i pari i zbuloi edhe sot e kësaj dite paraqesin një fshehtësi për shkencën që merret me studimin e sistemit diellor. Në realitet, me sa dihet gjer më sot, unaza të tilla nuk ekzistojnë askund në gjithësi! Kuptohet, përveç unazave ne sot dimë disa karakteristika tjera të planetit Saturn. Atij i duhet 29 vjet e gjysmë që t’i sillet diellit përreth, madje edhe planeti i dytë sipas madhësisë, pas Jupiterit, dhe ka dhjetë satelit që sillen rreth tij. Është i rrethuar me një atmosferë që nuk mund të depërtojmë në të, por e dimë se atë nuk e përbën ndonjë materie e fortë. Është e mundur që në bërthamën e tij të ekzistoje një bazë e fortë metalike. Ai ka tri unaza misterioze që i përmendem më lart. Që të tria gjendën në të njëjtin rrafsh (si tre rrathë në të njëjtin rrafsh). Ata mbështeten në ekuatorin e rrafshët të Saturnit. Gjerësia e këtyre unazave është rreth 250000 kilometra. Unaza e mesme është më e shkëlqyer. Ajo është e ndarë nga unaza e jashtme më një hapësirë të mugët, ndërsa unaza e brendshme është mjaft e mjegulluar. Sa është e njohur, unazat nuk janë të përbëra nga një bazë e fortë kompakte ose nga ndonjë materje e lëngët, ato përbëhen nga pjesë të vogla të ndara të materies, por kur shikohen nga Toka duken ashtu si të bashkuara. Për shkak se janë të rënduara në kurriz, më parë u duket nga Toka ana e veriut e më pas edhe ajo e jugut. Por s’janë ato dhe si janë krijuar, mbetet edhe më tej diçka si fshehtësi shkencore e pa zbuluar gjer më tani.

KUSH ISHTE I PARI QË ZBUTI KALIN? Të pakta janë ato shtazë që kanë luajtur rol të rëndësishëm në histori siç është kali, sepse ai ishte tepër i dobishëm gjatë kohës së luftimeve. Çfarë do të kishin bërë pa kalë të gjitha fiset nomade, ushtritë ngadhënjimtarë, kalorësit si dhe ushtarët e të gjitha vendeve në mivjeqarët e fundit? Të parin e kalit mund ta lypim disa miliona vjet më herët. Por pyetja është, kush ishte i pari ai që e zbuti kalin? Edhe pse është vështirë të përgjigjesh në këtë pyetje, prapë dimë një gjë që kali ka qenë ushqimi kryesor i njeriut parahistorik. Kjo edhe ka ndodhur shumë më herët sesa kur i ka shkuar ndërmend atij që ta përdorë ë për hije. Vizatimet më të vjetra me vija i kanë bërë njerëzit e shpellave nëpër muret e tyre para 15000 vjetësh dhe të gjitha ato vizatime japin pamjen e ngjashme të kalit të sotëm të Mongolisë – POINT. Këto vizatime të shpellave, gati të gjitha në veti mbajnë edhe frerin e kalit që do të thotë shumë herët ai ishte i zbutur. Por nga të gjitha shënimet që posedojmë më siguri se kali për të parën herë u zbut në Azi nga fiset nomade dhe që nga andej u soll në Evropë dhe në Azi të Vogël. Po ashtu është e njohur se kuaj ka pasur edhe në Babiloninë e lashtë qysh para 3000 vjetësh para erës së re. Pasi ai u zbut para historisë së shkruar është shumë rëndë të përcaktohet prejardhja e cilësdo rasë të tij. Rasa më e vjetër e kuajve për kalorësi dhe si rasë më e pastër sigurisht se është ajo e arabëve dhe që është kultivuar së paku 15 shekuj. Këta janë kuaj më këmbë të vogla e të shkathëta, si rasë e vogël dhe e fortë. Kur Jul Cezari shtini në dorë të vetë Anglinë aty gjeti kuaj që në atë kohë sigurisht kanë qenë shtazë të vogla dhe të qëndrueshme. Më vonë në kohën e artë të kalorësve kuajt janë kultivuar kryesisht për luftëra të tilla si kuaj të mëdhenj e të fortë. Që kur filluan njerëzit të zbaviten me vrapimin e kuajve filloi interesimi për kuaj të shpejt e kjo ishte Anglia që solli një rasë të tillë nga Arabia, nga Persia dhe Turqia. Kali i zbutur është ai bashkëkohor i sotëm për të cilin mbahet evidencë për prejardhjen e tij që e para filloi Anglia qysh më 1690. Përgaditi: Albulena ISMAJLI

$%


Receta Gatimi

Kuzhina S BUREK ME SPINAQ Në tavolinë ose tepsi hidhet miell, në mes hapet gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për 1 kg miell merret 550-600 gram ujë, megjithëse kjo varet nga lagështia e miellit. Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë i cili punohet për 10 minuta, ndahet në kuleç, mbulohet me pecetë të lagur dhe lihen për 2030 minuta që të fitojë elasticitet. Nga çdo kulaç bëhen petë të vogla, secila prej tyre spërkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 copë mbi njëra tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Spinaqi për mbushje pastrohet, lahet dhe përvëlohet për 2-3 minuta në ujë të vluar e kripë, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe përzihet me djathë të thërrmuar e vezë, shtohet kripë, piper dhe shtrohet në petë. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma tjetër e petëve, duke i spërkatur secilën me yndyrë, mbi to shtohet mbushja e përgatitur dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brenda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet. pjekja këshillohet të bëhet në një temperaturë mesatare, jo tepër të lartë. Përbërësit: miell 3 gota uji ujë 300 gram spinaq 1 kg veze 1 kokërr djathë 100 gram vaj1/2 filgjan çaji krip dhe piper

Bakllava e shpejtë

Përbërësit: * 2 vezë të plota e 3 të verdha vezësh, * 1 gotë vaj e 1 qumësht, * afro 600 gram miell të situr dhe të përzier me1 pluhur paste, * 700 gram niseshte, * 1/2 kg arra të grimcuara ose të bluara, * 1/2 kg gjalpë. Sherbeti: * 2 kg sheqer, * 1 litër ujë, * lëngu i ½ limonit, * 1 sheqer vaniljeje. Përgatitja: Tunden vezët me pirun, shtohet vaji dhe qumështi. Në masën e përzier mirë, shtohet mielli pak nga pak dhe zihet një brumë i butë. Brumi ndahet në 10 pjesë, e pastaj nga çdo pjesë bëhen nga 5 toptha, gjithsej 50 toptha. Çdo topth hapet sa një pjatë e vogël dhe duke e përmiellur me niseshte vihen nga 5 petë njëra mbi tjetrën. Pesë petët e bashkuara hapen dhe hollohen duke i përmiellur me niseshte, në një petë të hollë dhe të madhe. Njëlloj veprohet me tërë


Shqiptare masën e brumit. Nëse dëshirohet bakllava me petë të radhitura, atëherë petët e holluara vihen në tepsi njëra mbi tjetrën, duke i spërkatur me nga një lugë yndyrë. Pasi të hollohen dhe palosen në tepsi gjysma e petëve, vihen arrat dhe shtrihen nga të gjitha anët njëlloj. Hollohen edhe gjysma e petëve të tjera në të njëjtën mënyrë dhe vihen mbi arra. Pritet në formë delimash. Nëse dëshirohet bakllava me petë të mbështjella në role, atëherë pasi të hollohet peta me 5 kuleç, paloset gjer në gjysmë nga të dyja anët, poshtë dhe lartë. I hidhen arrat në mes në formë shiriti dhe mbështillet sikurse ruladë, duke e palosur pjesën e lartë përmbi. Bakllava pritet në delima madhësish të dëshiruara dhe me lugë i hidhet gjalpi i shkrirë. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 170 gradë C për t’u pjekur dalëngadalë për 11/2 orë ose edhe më tepër. Nëse bakllava skuqet mbi që në fillim, ajo mbulohet me letër dhe pjekja vazhdon gjersa të skuqen petët edhe brenda. Sherbeti: Vlohet uji me sheqer, shtohet ½ limoni i grimcuar dhe lëngu i gjysmë limonit si dhe 1 sheqer vaniljeje. Pasi të largohet sherbeti nga zjarri, shtohet një gotë çaji ujë i ftohtë dhe me sherbet të valë, përvëlohet bakllava e ftohur. Mbulohet gjersa ta pijë sherbetin. Variant për mbushje:1 kg vishnje të pastruara nga bërthamat sheqerosen pak dhe në shirit vendosen në vend të arrave. Mund t’i hidhen pak arra të bluara, në mënyrë që ato ta thithin lëngun e vishnjave. Gatuhet dhe piqet në të njëjtën mënyrë sikurse bakllava me arra

jenë shkrire në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen radhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me radhë paralele (shoh foton). Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy radhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia. Flia lihet të ftohet për 10 minuta dhe serverët me kos, djathë ose mjaltë.

Fli Kosove

Për 4-5 persona nevojiten:

Receta Gatimi

Për brumin duhet: 1 kg miell, 3-4 gota ujë, kripë, Për masën duhet: 200 gr gjalpë, 2 filxhana çaji ajkë, 3 lugë vaj. Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të

$!


Gjuhë S Emri

shqiptare", "Studime filologjike".

Emra quhen fjalët që tregojnë qenie të gjalla: djalë, vajzë, dele, dash, Agron, Mira; Objekte materiale: gur, dru, libër, fletore; por shpesh edhe cilësi: dashuri, liri ose veprime: pastrim, rregullim.

Emrat e përveçëm zakonisht përdoren në trajtën e shquar: Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë. Në qendër të Tiranës është sheshi. Aty ndodhen Muzeu Historik Kombëtar, Pallati i kulturës, banka Kombëtare.

Mjaft formime me prapashtesa funksionojnë në të njëjtën kohë si emra dhe si mbiemra: shqiptar, punëtor, fshatar, malësor etj. Disa emra dalin me nyje të përparme: i biri, e bija, i ati, e ëma, i vëllai, e motra etj. Po kështu, edhe disa emra me origjinë nga mbiemri ose pjesorja e foljeve: i riu, të rinjtë, e reja, të rejat, e dashura, i pasuri, i varfëri, i pandehuri, të ftohtët, të kënduarit, të folurit, të ngrënit. Emrat e përveçëm dhe të përgjithshëm Emrat ndahen në emra të përgjithshëm dhe në emra të përveçëm. Emra të përgjithshëm quhen emrat që tregojnë qenie ose sende të të njëjtit lloj: djalë, vajzë, dhi, cjap, dhomë, derë, si dhe abstrakte: miqësi, lumturi, larje, fshirje. Emra të përveçëm quhen emrat që tregojnë një qenie ose një send të vetëm, të dalluar nga të gjithë të tjerët: Tiranë, Prishtine, Krujë, Naim, etj. Janë të përveçëm: -Emrat dhe mbiemrat e njerëzve, pseudonimet: Naim Frashëri, Gjergj Kastrioti, Kostandin Kristoforidhi, Asdreni (pseudonimi i Aleks Stavre Drenova), Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikolla) -Emrat e kafshëve: Laro, Balo, Murro; -Emrat gjeografikë të shteteve, të krahinave, të maleve, të lumejve, të qyteteve, të rrugëve, të shesheve, të kontinenteve, të oqeaneve, të deteve etj.: Franca, Shqipëria, Kosova, Drini, Korça, (rruga) Fan Noli, (sheshi) Skënderbej, Jupiteri, Azia, Paqësori, Mesdheu; -Emrat e periudhave dhe të ngjarjeve historike: Mesjeta, Rilindja, Kongresi i Lushnjës; -Emrat e institucioneve, të organizatave e shoqatave: Presidenca, Kuvendi Popullor, Ministria e Financave, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Shoqata e të Përndjekurve Politikë. -Titujt e veprave, të revistave e të gazetave: "Lahuta e malësisë", "Albania", "Rilindja demokratike", "Gazeta

$(

Të gjithë emrat e përveçëm dhe emërtimet e përveçme shkruhen me shkronjë të madhe: -emrat dhe mbiemrat e njerëzve: Gjergj Kastrioti, Leka i Madh; -emrat e përveçëm të kafshëve: Baloja, Laroja, Baloshi; -emrat e planetëve dhe të yjeve: Marsi, Jupiteri, Ylli Polar, Arusha e Madhe etj.; -emërtimet gjeografike të një vendi : Gadishulli Ballkanik, Qafa e Thanës, Poli i Veriut, Drini i Zi, Malësia e Madhe; -emërtimet e institucioneve dhe partive: Ministria e Arsimit, Partia Socialiste, Balli Kombëtar; -emërtimet e periudhave dhe ngjarjeve historike: Rilindja, Mesjeta, Kongresi i Manastirit; -emërtimet e monumenteve të kulturës: Dea e Butrintit, Xhamia e Et'hem Beut etj.; -titujt e librave, të gazetave, të emrave të rrugëve dhe firmave vihen në thonjëza dhe vetëm fjala e parë shkruhet me shkronjë të madhe: "Gazeta shqiptare", "Dëshmorët e lirisë", por rruga "Naim Frashëri", sheshi "Fan Noli". Emri i përveçëm mund të përdoret si emër i përgjithshëm për të treguar jo më një individ, por një tip njerëzish që i ngjajnë atij; jo një krahinë, por send që lidhet me emrin e kësaj krahine etj.: Ky njeri është tartuf i vërtetë (hipokrit) Ai porositi një shishe kallmet (verë Kallmeti) Në këto raste emrat e përveçëm shkruhen me shkronjë të vogël: ciceron, donkishot etj. Emrat e përveçëm të njerëzve dhe të vendeve të huaja shkruhen sipas shqiptimit që kanë në gjuhën prej nga janë marrë: Shekspir, Bethoven, Klinton, Sharl dë Gol, Shiler, Nju-Jork, Kajro, Algjeri, Palestinë, Versajë etj.

Mbiemri Mbiemra quhen fjalët që shënojnë se çfarë lloji është ose çfarë vetie ka emri (qen i zi, qen i vogël, ushtria shqiptare, qeveria italiane). Mbiemri përshtatet në numër, gjini dhe rasë me emrin me të cilin lidhet:


Shqipe - përshtatje në gjini : mjeku i ri mjekja e re

diçka (u poqën), prej fjalës fle mësojmë se macja ndodhet në një gjendje të caktuar (fle). Fjalët punon, u poqën, fle janë folje.

- përshtatje në numër : mjekët e rinj mjeket e reja

Foljet kalimtare dhe jokalimtare

- përshtatje në rasë : mjeku i ri i mjekut të ri mjekun e ri mjekja e re e mjekes së re mjeken e re Mbiemrat e shqipes ndahen në dy grupe: mbiemra të nyjshëm dhe mbiemra të panyjshëm. Mbiemra të nyjshëm janë: - ata që mbarojnë me -ë : i bardhë, i mirë, i gjatë; - ata të formuar me prapashtesat -(ë)m, -shëm, -(ët): i mesëm, i shëndetshëm, i hekurt, i ftohtë etj.; - mbiemrat e formuar nga pjesorja: i shkruar, i zënë, i lodhur; - disa mbiemra që dalin me -ër : i vjetër, i varfër, i verbër, i shurdhër, Mbiemra të panyjshëm janë : - mbiemrat e formuara nga emrat përgjegjës me konversion: tiranas, shkodran, korçar, vlonjat; - mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor; - mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s, -ues, yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegës, ngjitës, vlerësues, ushqyes, rrëmbyes; - të gjithë mbiemrat e përbërë: zemërgjerë, zemërgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqëror, largpamës, mirëbërës etj.

Kalimtare quhen foljet veprimi i të cilave i kalon një personi ose sendi tjetër, d.m.th. që pranojnë një kundrinor: Beni çdo ditë lexon gazetën. Foljet që pranojnë një kundrinor të drejtë janë folje kalimtare të drejta: Blerta çdo ditë vadit lulet. Foljet që mund të marrin kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë janë kalimtare të zhdrejta: Iliri i hipi kalit. Ndodh që një folje të marrë njëkohësisht një kundrinor të drejtë dhe një kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë, pra të jetë njëkohësisht folje kalimtare e drejtë dhe e zhdrejtë Ia dhashë librin Zanës. Ia afrova Zanës tufën e luleve. Folje jokalimtare janë ato që nuk pranojnë kundrinor: fle, eci, rri, qëndroj, dal etj.: Agroni ecte i shqetësuar. Dje fjeta gjithë ditën. Disa folje përdoren herë si kalimtare, herë si jokalimtare. për të gjetur se cilit grup i përkasin duhet parë se në ç’ kuptim janë përdorur.

Format veprore dhe joveprore

Foljet kalimtare të drejta kanë dy forma , formën veprore dhe formën jo veprore :

Folja Folje quhen fjalët që tregojnë se subjekti vepron ose pëson diçka ose ndodhet në një gjendje të caktuar. Kur themi motra, macja, e kuptojmë se është fjala për njerëz, kafshë dhe sende, po nuk dimë se çfarë bëjnë ose çfarë ndodh me ta. Por kur themi motra punon, mollët u poqën, macja fle atëherë prej fjalës punon mësojmë se motra po kryen një veprim (punon), prej fjalës u poqën mësojmë se mollët pësuan

Forma veprore: laj, fshij, thaj Forma jo veprore: lahem, fshihem, thahem Veprore ( laj, fshij, thaj ) janë foljet që tregojnë se subjekti vepron ( laj fytyrën, fshij dhomën, thaj rrobat) kurse jo veprore foljet që tregojnë se subjekti pëson, d.m.th. i nënshtrohet veprimit të një tjetri (lahem nga dikush) ose tregon se subjekti vepron dhe veprimi i tij kthehet po tek ai ( lahem = laj vetveten ).

$&


Mos harroni, të vdisni të harruar! Nga ditari i përshtypjeve të një mërgimtari

Përshtypja e parë që kam ndjerë kur jam larguar nga toka ime ishte frika nga tjetërsimi. Ajo që dikur ishte shpirti dhe pjesa e jetës sime tashmë po më bëhet në ndjenja sikur e largët e huaj. Por kjo nuk është e njëjte sikur ndjenjat e një turisti që shkon për të vizituar një qytet, ndjenja ime është krejt e ndryshme. Ka vite që unë bëj jetën fizike në këtë qytet të çuditshëm. Sa herë jam munduar ta bind veten se unë vetëm adresën kam ndërruar e jo më shumë...Por, me këto mendime më duket se tallen edhe autobusët, edhe metrotë, dhe qielli që shpesh më duket se nuk ka atë bukurinë e vet. Shpesh marr rrugë pa menduar se nga po shkoj, lëvizë ashtu kot... por në fund bindi veten se ndoshta do ta takoj ndonjë bashkëkombës dhe do të ndërroj disa fjalë në gjuhën time. Pa pritur dëgjoj dy të rinj që flasin më zë të lartë dhe fjalët e tyre ndonëse kalojnë përmes turmës timbri i tyre më shkund nga kujtimet, por edhe më ngjallë shpresë përballë heshtjes që vret. Ajo është gjuha ime... E kuptoni! Është gjuha ime... Flas përmes shikimesh me ndërtesat gri, trotuaret dhe njerëzit që nxitojnë. Flas me një vajzë që qëndron përballë meje me kufje në vesh dhe me gishtin tregues shfleton ekranin e IPhon-it të serisë së fundit. Ndalem në stacionin vijues dhe takoj bashkëkombësit e mi. Së bashku ndodhemi në verandën e një pijetoreje dhe temat e ndryshme vijojnë njëra pas tjetrës. Një fjalë që shprehëm dhe analizuam edhe sot më endet nëpër mendje... Ishte amaneti i një plaku ditën kur ishim larguar nga atdheu... “Mos harroni të vdisni të harruar”

Brenga mërgimtarësh Kur erdhëm në mërgim fëmijët ishin të vegjël. Ata nuk kishin moshën për të qenë nxënës të shkollës shqipe në atdhe. Po ashtu edhe kujtimet e tyre ishin të paketa dhe me kalimin e viteve ato u zhdukën tërësisht. Me nostalgji kujtoj ditën kur i dërguam ditën e parë në shkollë. Ata u ndjen të trishtuar ngase nuk njihnin asnjë fjalë të gjuhës me të cilën duhej të komunikonin me mësuesen me shokët dhe shoqet e klasës së tyre. Ato zemra të vogla u nisën për të hapur dritaret e jetës në një gjuhë e kulturë të ndryshme nga ajo e prindërve. U nisën drejt një ambienti të cilin shpejt do

%#

ta përvetësonin dhe do ta ndjenin si të ishte i tyre. Pas një kohe vështirësitë e tyre të fillimit u zhdukën. Me mësime shkonin shumë mirë dhe ishin të shkëlqyeshëm. Shpesh kam ndjerë zemër dridhje dhe keqardhje ngase kjo çrrënjosje fizike nga atdheu. Largimi dhe bërja e jetës në dhe të huaj më frikësonte seriozisht. Fëmijët në fillim komunikonin në gjuhën e ëmbël shqipe, mirëpo më vonë gjatë bisedave të ndryshme ata më lehtë ndjenin të komunikonin në gjuhën e përditshmërisë që i rrethonte. Realiteti dhe jeta e tyre tashmë ishin në këtë ambient, ditët i kalonin në shkollë dhe shoqëri. Ata sikur filluan ta pranojnë se ishin pjesë e jetës dhe kulturës e cila i rrethonte. Gjatë komunikimit me të afërmit në atdhe, pas disa përshëndetjeve të zakonshme fëmijët hezitonin dhe ngurronin për të vazhduar bisedat. Ata ndjenin se ishte mos zotërimi i mjaftueshëm i gjuhës e cila i pengonte. Kaluan vite dhe frika nga tjetërsimi dhe harresa më shtonin mërzinë edhe më tepër. Me fillimin e hapjes së shkollës shqipe një rreze ndriçuese vezulloi në horizont. Organizimi i shkollës shqipe sot është detyrë mbi detyrat. Është simboli dhe rrënja më vitale për të ruajtur identitetin kombëtar. Gjurmët e prejardhjes. Fëmijët me kënaqësi filluan ta ndjekin mësimin e gjuhës shqipe. Kjo si prind më kishte lehtësuar shpirtin dhe tashmë brengat që kisha sikur filluan të humbasin të tërat. Ata tashmë takohen me bashkëvendësit e tyre, flasin, këndojnë dhe janë krenar me përkatësinë e tyre kombëtare. Aty mësojnë gjuhën e pastër shqipe, letërsinë, historinë dhe kulturën e prejardhjes. Aty atdheu është më afër, është pranë tyre. Çdo ditë kur fëmijët kthehen nga mësimi i gjuhës shqipe ata pyesin njëri-tjetrin për shpjegimet, datat historike dhe kombëtare. Ata tashmë çdo ditë shkruajnë dhe komunikojnë në gjuhën e ëmbël shqipe. Porosia ime si prind është: Të gjithë ata që duan të mbajnë të pashuar pishtarin e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar, shkolla dhe mësimi i gjuhës shqipe është domosdoshmëri, është heroizëm për shqiptarët që jetojnë larg atdheut të tyre. Pa gjuhën amtare humbet edhe nocioni atdhe.


Fjala p FAN S.NOLI

Katundar' e punëtorë, Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Anës Lumenjve

Ky ilaç e ky kushtrim më bën djal' e më bën trim, më jep forc' e më jep shpresë, anës Elbë-s, anës Spree-së. Se pas dimrit vjen një verë, që do kthehemi njëherë, pranë vatrës, pranë punës, Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur, Rraskapitur dhe katosur Po vajtonj pa funt, pa shpresë, Anës Elbë-s, anës Spree-së. Ku e lam' e ku na mbeti, Vaj-vatani e mjer mileti, Anës detit i palarë, Anës dritës i paparë, Pranë sofrës i pangrënë, Pranë dijes i panxënë, Lakuriq dhe i dregosur, Trup e shpirt i sakatosur. Se ç'e shempnë derbederët, Mercenarët dhe bejlerët, Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë, Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë, Se ç'e pren' e se ç'e vranë, Ç'e shkretuan anembanë, Nënë thundrën e përdhunës Anës Vjosës, anës Bunës. Çirem, digjem i vrerosur, Sakatosur, çarmatosur, As i gjall', as i varrosur, Pres një shenj' e pres një dritë, Pres me vjet' e pres me ditë, Se ç'u tera, se ç'u mpaka, Se ç'u çora, se ç'u mplaka, Lark prej vatrës dhe prej punës, Anës Rinit, anës Tunës. Çakërdisur, batërdisur, Përpëlitur dhe zalisur, ËndËronj pa funt, pa shpresë, Anës Elbë-s, anës Spree-së. Dhe një zë vengon nga lumi, Më buçet, më zgjon nga gjumi, Se mileti po gatitet, Se tirani lebetitet, Se pëlcet, kërcet furtuna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna, Skuqet Semani dhe Drini, Dridhet beu dhe zengjini, Se pas vdekjes ndriti jeta Dhe kudo gjëmon trumbeta. Ngrehuni dhe bjeruni, Korini dhe shtypini,

%'

Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur e katosur, brohoras me bes' e shpresë, anës Elbë-s, anës Spree-së.

DRITËRO AGOLLI

Pelegrini Unë jam prej kohesh pelegrin udhëtar në vendin e shpresës së thyer jam ndarë pa dashur nga karvani im mes shtigjeve nga vapa e shirat gërryer. Kërkoj karvanin tim në rënë e shpat karvanin që e ka ndërruar drejtimin me kohë ndaj në udhë jam krejt i humbur, jam fillikat me shami të grisur lidhur në kokë. Për ujë buza ime u dogj u bë zhur dhe sytë më shpojnë nga shterja e lotit me duhet të arrij karvanin e tretur qëkur çapitur mes vapës, mes shiut e te ftohtit. Unë jam prej kohesh pelegrin shtegtar i karvanit te humbur dhe bart ne kurriz një premtim të dhënë gjyshërve të mundur.


poetike ALI PODRIMJA

FATOS ARAPI

Parisi, Vendlindja Do te hyjmë në Paris gurin tonë aty do ta ngulim, nuk do të na presë Teuta, Genti nuk do të na presë hordhi e egër romake nuk do te na prese njeri i gjalle. Ne Paris do te hyjmë ëndrrat do ti varim ne krahë te lejlekëve te një krua do ti lajme sytë , duart lythore do ti leme netët ballkanike pas shpine vallet , këngët , baladat , përrallat, vetëm fyellin do ta marrim ti biem kur te na rroke malli, kur humbim ne grumbullin e kloshareve, te hijeve, te minjve, deri vone rrugëve te Parisit ne metro marramenthi, do ti marrim ere ftoit te vendlindjes për kohet pistë do te flasim me gishta , nuk do te shkelim asnjë mize, nuk do te trembim asnjë zog , nuk do te derdhim zjarr , vrer , mbi koke te njeriut, Evropës se përgjumur s’do ti përulemi as perëndive te krisura. Ma jep besën ,Lum Lumi, se nuk do ta harrojmë vendlindjen. AVDULLAH KONUSHEVCI

Skicë për një elegji Ja Kjo shtëpi Ka një të vrarë Dhe kjo këtu Dhe kjo pranë saj Dhe kjo tjetra Dhe kjo dhe kjo dhe kjo Ja Dhe ajo shtëpi Ka një të vrarë Dhe ajo atje Dhe ajo pranë saj Dhe ajo tjetra Dhe ajo dhe ajo dhe ajo

Atdheu Atdheu është dhimbje , është dhimbje. Një prill i pikëlluar ne shpirt. Atdheu është kryqi , është kryqi E mban - dhe te mban ty ne shpirt. Atdheu është toka e premtuar. Ti shkel si një zot dhe se ka nden këmbe. Atdheu s ka fjale , ka sy te trishtuar. Vdes dashuria ne dashuri qe te çmend. Atdheu është buka e uritur. Te ikën nga duart e dot nuk te ngop Ëndërr dhe ankth dhe shprese e sfilitur Me sytë n ‘errësirë vetveten kërkon. Atdheu është varr i hapur, është varr. Një jete drejt tij shkon me bese qe lind. Ne një pike loti mbyt lotin fatvrare. Ne një pike loti lirinë e lind. Atdheu yt i vogli , i vogli ai hyjnori i pavdekshmi si loti


Të nderuar Lexues !

Për gjitha sugjerimet, mendimet dhe përkushtimet tuaja, ju mund ti shkruani redaksisë së revistës “Fjala” në adresën elektronike: fjala-fr@hotmail.fr. Me kënaqësi do të pranojmë vërejtjet, reagimet dhe sqarimet tuaja. Ju ftojmë të jeni bashkëpunëtor të revistës sonë dhe suaj, ngase “Fjala” do të jetë e hapur për të gjithë. Redaksia «FJALA»

Lyon - FRANCE

Fjala.fr  

Revistë elektronike organ i shoqërisë "Bashkimi Shqiptar" Lyon- Francë

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you