Revista Familja Shtator 2025

Page 1


SUMEJA VESELI

INTERVISTË

Zëri i ri i teknologjisë shqiptare, Sumeja Veseli

REFLEKTIM

Pas çdo gjeniu fshihet dikush që e mbështet në heshtje

Pse japonezët janë më të zhvilluar? 19

NË FOKUS

SOCIALE

Kur një shoqëri arrinë në kolaps?

BARDH E ZI

Drejtësia pret kohën e vet.

OPINION

"Duartrokitjet e Lumturisë" në Ballon Mondane

NDJESHMËRI

Gjërat e vogla ndërtojnë dashuritë e mëdha

KURIOZITETE

Fuqia e instiktit

SHËNDETI

Flini me bark bosh — ose ushqeni kancerin.

EDITORIAL

Mbiemrat, identiteti ynë i vetmohuar

ESEISTIKË

Para se me qenë nusja jote, ajo është vajza jeme

23 SHKRUAJ EDHE TI Një udhë e largët…

REDAKSIA

DREJTORESHË Ndriçime (Nura) Zekaj Á nura_al@hotmail.com

KRYEREDAKTORE Prof. dr. Ruzhdie Qafmolla Á qafmolla_r@yahoo.com

REDAKTORE Msc. Sidorela Brahaj Á revista.familja@hotmail.com

PARAQITJA GRAFIKE Ilmi Shahu Á ilmishahu@outlook.com

BASHKËPUNËTORË

Prof. Sadije Bushati, Marsida Simo, Fatime Kalaja, Brunilda Basha, Klodiana Xhaferaj, Medina Sherifi, Matilda Myftaraj, Anila Loca.

ADRESA $ Rr. “Isuf Elezi”. Nr.10, Vilat Selitë, P.O. Box: 2905. Tirana, Albania \ 00355 67 20 63 706 < www.revista-familja.com Á revista.familja@hotmail.com

SHTYPI MILENIUMI I RI < www.mileniumiri.al Á info@mileniumiri.al

FOTOT: Generatet with AI, Gettyimages, Shutterstock, Alamy

MBIEMRAT, IDENTITETI YNË I VETMOHUAR

Emrat familjarë ose ndryshe mbiemrat, që në terminologjinë gjuhësore njihen si patronime, janë pjesë e pandarë e identitetit dhe origjinës së çdo individi. Përdorimi i mbiemrave ka historinë e tij, sepse ata nuk janë përdorur dikur, ashtu siç përdoren sot në kohët moderne dhe formimi i tyre ka kaluar nëpër disa etapa. Njerëzit, dikur identifikoheshin kryesisht përmes emrit të babait, si i biri i filanit, e më pas të ndonjë gjyshi apo stërgjyshi, apo edhe të nënës, por edhe të profesionit dhe vendit të origjinës, si dhe ndonjë epiteti të caktuar. Kështu janë formësuar mbiemrat e fiseve dhe familjeve. Por përfundimisht, ato janë bërë pjesë thelbësore e pandashme e identifikimit individual tek ne, kohë pas formimit të shtetit shqiptar, kur edhe filloi të regjistrohet popullsia sipas këtij kriteri.

Janë bërë disa studime që kanë në fokus mbiemrat e shqiptarëve, por më i njohuri ndër ta, është punimi i Prof. Çlirim Bidollarit me titull “Fjalor i Patronimeve të Shqiptarëve”, i cili ka mbledhur rreth njëzetepesëmijë mbiemra.

Nga ky punim është

publikuar prej vitesh edhe online, një listë me 100 mbiemrat më të përhapur në mesin e shqiptarëve.

Ajo që nuk mund të mohohet dhe nuk është aspak habi, është fakti se në krye të tyre qëndrojnë mbiemrat me status klerikal islam, të kryesuar nga Hoxha, e më pas Shehu, apo edhe Dervishi pak më poshtë. Padyshim, që këto mbiemra tregojnë pozitën apo zanatin e një prej paraardhësve të këtyre familjeve, që tregon se sa të lidhur kanë qenë shqiptarët me fenë. Sigurisht që jo në çdo rast pasardhësit e një hoxhe, shehu, dervishi apo prifti, merrnin për mbiemër statusin e tij, ashtu siç edhe ka raste që këto mbiemra mund të mos lidhen drejtpërdrejt me një paraardhës që ishte hoxhë apo sheh, por gjithsesi, në të gjitha rastet përdorimi

dhe vendosja e këtyre mbiemrave tregon se këto statuse fetare klerikale nuk kanë qenë aspak të urryera apo të papëlqyera nga shqiptarët, përkundrazi, vetë përdorimi i tyre i gjerë në çdo krahinë të vendit, nga Jugu në Veri, e nga Perëndimi në Lindje, tregon se ato ishin pjesë e identitetit fetar të këtij populli dhe më se të pranuara dhe të respektuara. Paraardhësit tanë, jo vetëm nuk e kishin për turp të identifikoheshin me fenë që ata kishin, por tek shumë prej tyre, nderi që i jepte identifikimi me mbiemra klerikalë, edhe pse me origjinë nga gjuhë të huaja,

4 Shtator 2025

MYFTIU

është tregues domethënës i marrëdhënies që ata kishin me identitetin e tyre fetar.

Përhapja e mbiemrave: Hoxha, Shehu, Dervishi, Imami, Myftiu, Kadiu, Haxhiu, Hatibi, Mezini, Mullai etj., si dhe derivateve të tyre me prapashtesa të ndryshme apo ndryshime shkronjash, tregojnë përhapjen e madhe të ndikimit islam në mesin e shqiptarëve, pa llogaritur këtu mbiemrat me

Të shash e të nëmësh Islamin dhe muslimanët, turqit dhe arabët, e më pas të mbartësh prej brezash një mbiemër që të lidh me to, do të thotë të mohosh vetveten dhe të mos ndjehesh rehat me të

origjinë turke e arabe, por vetëm ata që kanë lidhje me statusin klerikal islam që këto mbiemra mbartin. Dhe siç e përmendëm, këto mbiemra nuk na i vuri turku me detyrim, por u bënë pjesë e natyrshme e identitetit të shumë prej familjeve shqiptare në rrjedhën e viteve.

Ndërkohë që ky është realiteti i paraardhësve tanë, mjaft prej pinjollëve të sotëm të këtyre gjyshërve dhe stërgjyshërve muslimanë të shqiptarëve, vjellin vrer dhe helm ndaj çdo gjëje që na lidh me Islamin apo me turqit dhe arabët muslimanë, edhe pse ky mallkim u bie mbi kokë, pa qenë të vetëdijshëm për të. Të shash e të nëmësh Islamin dhe muslimanët, turqit dhe arabët, e më pas të mbartësh prej brezash një mbiemër që të lidh me to, do të thotë të mohosh vetveten dhe të mos ndjehesh rehat me të. Ky është në fakt edhe thelbi i krizës shqiptare të identitetit dhe paradoksit, ku ateistë diktatorë si Enver Hoxha e Mehmet Shehu, ndalonin fenë, e të tjerë të sotëm, muslimanë në emër e mbiemër, bëjnë thirrje tek kthimi në fenë idhujtare të të parëve!

KADIU
SHEHU
HAXHIU
HOXHA
MULLAI

ZËRI I RI I TEKNOLOGJISË SHQIPTARE, SUMEJA VESELI

Sumeja faleminderit shumë që pranuat të jeni pjesë e intervistës Familja duke ndarë me ne dhe lexuesit përvojën tuaj profesionale.

Faleminderit juve për ftesën dhe mundësinë që të ndaj me lexuesit historinë dhe përvojën time profesionale. Për mua është gjithmonë kënaqësi të ndaj rrugëtimin tim, sfidat dhe arritjet që kam pasur në fushën e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike. Besoj se çdo histori suksesi, sado e vogël të duket, mund të frymëzojë dikë tjetër të ndjekë ëndrrat e tij, veçanërisht vajzat që shpesh hezitojnë të hyjnë në botën e teknologjisë. Jam e lumtur që kam mundësinë të flas për rrugëtimin tim akademik, për projektet ku jam angazhuar, për eksperiencat në gara rajonale të sigurisë kibernetike, për punën time si vullnetare në organizata që mbështesin gratë në teknologji, si dhe për koordinimin e projekteve për studentët e Luginës së Preshevës në Kosovë. Shpresoj

që kjo intervistë të shërbejë si motivim dhe inkurajim për të rinjtë, e sidomos për vajzat, që të ndjekin pasionin e tyre dhe të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre, pavarësisht sfidave.

-Do të doja ta fillonim me nje prezantim tuajin për lexuesin në aspektin personal dhe profesional.

Unë jam Sumeja Veseli, një vajzë nga Rainca e Preshevës, e apasionuar pas teknologjisë, inovacionit dhe zhvillimit personal. Që në moshë të vogël kam treguar shumë kuriozitet për mënyrën se si funksionon teknologjia, gjë që më

ka orientuar drejt studimeve në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës. Përpara studimeve universitare, kam përfunduar Medresenë në Luginën e Preshevës, një periudhë që ka pasur një ndikim shumë të madh tek unë, duke më formuar personalish dhe shpirtërisht. Ky formim më ka mësuar vlerat, disiplinën dhe përkushtimin, të cilat më kanë ndihmuar të përballem me sfidat akademike dhe profesionale me më shumë forcë e vendosmëri.

Gjatë viteve të studimit, kam zhvilluar aftësi në programim, zhvillim aplikacionesh, inteligjencë artificiale, siguri kibernetike dhe analizë të të dhënave. Kam marrë pjesë në gara rajonale të sigurisë kibernetike dhe aktivitete të tjera teknologjike, që më kanë ndihmuar të sfidoj veten dhe të fitoj përvojë praktike. Përveç kësaj, jam angazhuar si vullnetare në organizata që mbështesin orientimin dhe aftësimin e grave në teknologji, me qëllim që të fuqizoj vajzat dhe t’i motivoj ato të ndjekin karrierë në fushat STEM.

Një pjesë tjetër e rëndësishme e angazhimit tim është koordinimi i projekteve për studentët e Luginës së Preshevës në Kosovë, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe mundësi për zhvillim akademik dhe profesional. Përveç anës teknike, besoj shumë tek vlerat, përkushtimi dhe puna e palodhur. Synimi im është të sjell ndryshime pozitive përmes inovacionit dhe të kontribuoj në krijimin e zgjidhjeve që përmirësojnë jetën e njerëzve.

Gjithashtu, dua të jem shembull frymëzues për vajzat dhe gratë që dëshirojnë të ndjekin karrierë në teknologji, duke treguar se besimi, ambicia dhe suksesi profesional mund të funksionojnë së bashku.

-Mund të na tregoni çfarë ju orientoi drejt studimeve në Inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike?

Që në fëmijëri, kam pasur një kuriozitet të madh për teknologjinë. Mbaj mend që kur isha ende në shkollë fillore, shpesh çmontoja monitorin dhe shtëpizën e kompjuterit, vetëm për të kuptuar se si funksiononin pjesët e brendshme. Më interesonte çdo lëvizje, çdo proces dhe çdo detaj teknik. Ky pasion i hershëm për të kuptuar mekanizmat e

teknologjisë u rrit edhe më shumë me kalimin e kohës. Më vonë, kur fillova të mësoj gjuhët e programimit dhe të zhvilloj projekte të vogla, e kuptova që kjo është fusha ku e shihja veten në të ardhmen. Për mua, inxhinieria elektrike dhe kompjuterike është një kombinim perfekt midis kreativitetit dhe logjikës, duke më dhënë mundësinë të krijoj zgjidhje praktike dhe inovative për sfida reale të jetës.

Gjatë viteve të studimit, cilat sfida u bënë më të dukshme për ju dhe si arritët t’i përballoni?

Gjatë viteve të studimeve në Inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike, sfida më e madhe ka qenë balancimi i angazhimeve akademike me përgjegjësitë e tjera personale dhe profesionale. Programi ishte mjaft i ngarkuar dhe kërkonte orë të gjata studimi, praktikë dhe punë në projekte, gjë që shpesh kërkonte disiplinë dhe menaxhim të mirë të kohës.

Një tjetër sfidë ishte mungesa e përfaqësimit të vajzave në këtë fushë. Në disa raste, ndihesha se duhej të punoja edhe më shumë për të dëshmuar aftësitë e mia,

Është shumë e rëndësishme që

shoqëria, shkollat dhe universitetet të krijojnë programe mentorimi, trajnime dhe bursa që inkurajojnë

vajzat të përfshihen më shumë në fushat STEM.

sidomos në një ambient ku shumica e studentëve ishin djem. Po ashtu, si një vajzë me shami, është dashur të përballem edhe me paragjykime të vogla, por besimi tek vetja, mbështetja e familjes dhe përkushtimi ndaj qëllimeve të mia më kanë ndihmuar t’i kapërcej këto sfida.

Për të arritur rezultate të mira, u përpoqa gjithmonë të jem e rregullt, të planifikoj çdo hap dhe të mos heq dorë as kur sfidat dukeshin të mëdha. Besimi, motivimi dhe këmbëngulja kanë qenë faktorët kryesorë që më kanë mbajtur të fokusuar dhe më kanë ndihmuar të përparoj çdo ditë

Në këtë rrugëtim, a ka pasur një projekt apo moment që ju ka forcuar bindjen se kjo ishte fusha ku donit të zhvilloheshit?

Po, ka pasur disa momente që më kanë bërë të kuptoj se inxhinieria elektrike dhe kompjuterike është fusha ku dua të zhvillohem profesionalisht, por njëri prej tyre ka qenë veçanërisht vendimtar. Gjatë viteve të studimeve, punova në një projekt për zhvillimin e një aplikacioni inteligjent, i cili kishte për qëllim monitorimin dhe menaxhimin e pajisjeve elektrike në shtëpi, me synim kursimin e energjisë dhe rritjen e efikasitetit.

Ky projekt më bëri të kuptoj fuqinë që ka teknologjia për të sjellë ndryshime reale në jetën e njerëzve. Përveçse më ndihmoi të zbatoj në praktikë njohuritë që kisha fituar, më shtoi edhe më shumë pasionin për inovacionin dhe zgjidhjen e problemeve përmes teknologjisë. Ishte një moment që më dha besim, motivim dhe forcë për të vazhduar më tej, duke ditur që kjo është fusha ku mund të jap kontributin tim më të madh.

7 Shtator 2025

nt E rvistë

Duke qenë se jeni një vajzë e mbuluar me shami, si ka ndikuar ky aspekt i identitetit tuaj në eksperiencat akademike dhe profesionale?

Mbulimi me shami është një pjesë shumë e rëndësishme e identitetit tim personal dhe fetar. Ai përfaqëson përkushtimin tim ndaj vlerave dhe besimit tim, dhe më jep forcë e siguri në çdo hap që ndërmarr. Shpesh ka ngjallur kuriozitet tek të tjerët, por e kam parë këtë si një mundësi për të edukuar dhe për të treguar se feja dhe shkenca mund të ecin krah për krah.

Mbulimi nuk më ka penguar kurrë në zhvillimin tim akademik apo profesional; përkundrazi, më ka dhënë motivim shtesë për të dëshmuar se një vajzë me shami mund të arrijë rezultate të larta dhe të kontribuojë fuqishëm në teknologji. Kam pasur shumë diskutime me kolegë dhe profesorë, ku kam theksuar rëndësinë e pranisë së grave në këtë fushë, duke treguar se besimi, ambicia dhe profesionalizmi mund të bashkëjetojnë në harmoni.

A keni ndjerë ndonjëherë paragjykime për këtë arsye dhe si keni arritur t’i tejkaloni?

Po, ka pasur raste kur jam përballur me paragjykime për shkak të mbulimit tim me shami, por këto situata më kanë bërë edhe më të fortë. Besimi im ka luajtur një rol të madh në këtë rrugëtim, sepse më ka mësuar të jem e durueshme, e qëndrueshme dhe të mos dorëzohem përballë sfidave. Kam zgjedhur të fokusohem tek dija, aftësitë dhe puna ime, duke besuar se suksesi është përgjigjja më e mirë ndaj paragjykimeve. Për mua, shamia nuk është pengesë, por një forcë. Ajo më kujton vlerat dhe qëllimin tim, duke më motivuar që të dëshmoj se profesionalizmi, besimi dhe përkushtimi mund të bashkëjetojnë. Në çdo rast kam përfituar nga mundësitë për të treguar se vlera e vërtetë e një personi qëndron tek aftësitë, karakteri dhe kontributi që jep, jo tek pamja e jashtme.

Duke parë realitetin në Shqipëri, pse mendoni se ka ende pak vajza që zgjedhin karrierë në fusha teknike?

Arsyeja pse ka ende pak vajza që zgjedhin karrierë në fushat teknike lidhet me disa faktorë shoqërorë, kulturorë dhe edukativë. Në shumë raste, stereotipet gjinore që janë të rrënjosura prej kohësh ndikojnë tek vajzat që në moshë të re. Shoqëria

shpesh i orienton ato drejt profesioneve të konsideruara “më të përshtatshme” për gratë, duke i bërë që të mendojnë se inxhinieria, programimi apo teknologjia janë “profesione për meshkuj”.

Një tjetër arsye është mungesa e modeleve frymëzuese. Vajzat kanë nevojë të shohin gra të suksesshme në këto fusha për t’u ndjerë të motivuara dhe të sigurta në zgjedhjet e tyre. Po ashtu, shpesh mungon mbështetja e duhur nga familja dhe institucionet arsimore, duke bërë që shumë vajza të hezitojnë të ndjekin pasionin e tyre për shkencën dhe teknologjinë.

Për mendimin tim, është shumë e rëndësishme që shoqëria, shkollat dhe universitetet të krijojnë programe mentorimi, trajnime dhe bursa që inkurajojnë vajzat të përfshihen më shumë në fushat STEM. Duhet të kuptohet se aftësia, përkushtimi dhe pasioni nuk kanë gjini dhe vajzat kanë po aq potencial për të kontribuar dhe për të udhëhequr ndryshime të mëdha në botën teknologjike.

Çfarë hapash mendoni se duhet të ndërmarrin universitetet dhe tregu i punës për të nxitur më shumë vajza të përfshihen në shkencë dhe teknologji?

Universitetet duhet të ofrojnë programe mentorimi dhe burse për vajzat në fushat STEM. Po ashtu, kompanitë duhet të krijojnë mjedise pune

të barabarta dhe të ofrojnë mundësi zhvillimi për gratë. Është e rëndësishme të krijojmë një kulturë që vlerëson diversitetin dhe inkurajon pjesëmarrjen e vajzave në këto fusha.

Sipas jush, a sjell prania e grave në inxhinieri një këndvështrim të veçantë dhe ndoshta një qasje më të balancuar ndaj sfidave profesionale?

Pa dyshim që prania e grave në inxhinieri sjell një këndëvështrim unik dhe të domosdoshëm. Gratë shpesh kanë një aftësi më të madhe për të analizuar situatat në mënyrë holistike, për të balancuar kreativitetin me logjikën dhe për të sjellë zgjidhje më inovative. Në projekte teknike, kjo përzierje e mënyrës së të menduarit kontribuon në ide më të freskëta dhe qasje më gjithëpërfshirëse.

Gjithashtu, gratë sjellin ndjeshmëri, përkujdesje dhe aftësi më të mira bashkëpunimi, të cilat janë shumë të rëndësishme në punën ekipore dhe menaxhimin e projekteve. Kur ka diversitet gjinor, grupet bëhen më të balancuara, marrin vendime më të mira dhe arrijnë rezultate më efektive.

Përveç kësaj, prania e grave në këto fusha thyen stereotipet dhe frymëzon brezat e rinj, veçanërisht vajzat, të besojnë se teknologjia dhe shkenca janë për të gjithë. Unë besoj se sa më shumë gra të përfshihen në inxhinieri dhe teknologji, aq më shumë do të kemi progres, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm. Në fund të fundit, barazia gjinore nuk është vetëm çështje drejtësie, por edhe një domosdoshmëri për avancimin e teknologjisë dhe shoqërisë.

Tani që keni përfunduar studimet, cilat janë objektivat tuaj afatshkurtër dhe afatgjatë?

Afatshkurtër, dua të punoj në projekte që lidhen me zhvillimin e teknologjive të qëndrueshme dhe të kontribuoj në krijimin e zgjidhjeve inovative për sfidat mjedisore. Afatgjatë, synoj të krijoj një kompani që zhvillon produkte teknologjike që ndihmojnë në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe të inkurajoj vajzat e reja të ndjekin karriera në teknologji.

Nëse do të kishit mundësi të zgjidhnit një projekt madhor për të kontribuar, cilin do të vinit përpara: inovacionin teknologjik, zhvillimin e energjisë së qëndrueshme apo diçka tjetër?

Natyrisht se do të zgjidhja inovacionin në teknologji. Do të dëshiroja të realizoj projekte të ndryshme që sjellin ndryshime të prekshme në jetën e njerëzve. Duke qenë se jam një person mjaft senzitiv dhe emocional, shpesh mendoj për të moshuarit

dhe mënyrat se si mund t’u lehtësojmë ato pak çaste të mbetura të jetës. Kam menduar për projekte inovative që lidhen me përdorimin e teknologjisë në shtëpitë e të moshuarve, duke krijuar sisteme inteligjente që ndihmojnë në kujdesin e tyre, sigurinë dhe mirëqenien emocionale.

Si e shihni perspektivën e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike në Shqipëri gjatë viteve që vijnë?

Besoj se ka një potencial të madh për rritje, veçanërisht në fushat e teknologjisë së informacionit dhe energjisë së rinovueshme. Me investime të duhura në arsim dhe infrastrukturë, Shqipëria dhe Kosova mund të bëhet një qendër rajonale për zhvillimin e teknologjisë.

Çfarë këshille do t’u jepnit vajzave të reja që ndoshta kanë pasion për shkencën, por hezitojnë të hyjnë në fusha teknike?

Këshilla ime për vajzat e reja është që të mos lejojnë frikën, paragjykimet apo stereotipet shoqërore t’i ndalojnë. Nëse keni pasion për shkencën, teknologjinë apo inxhinierinë, ndiqeni atë me vendosmëri, sepse suksesi nuk ka gjini. Mos mendoni se fushat teknike janë vetëm për djemtë: aftësia, përkushtimi dhe puna e palodhur janë ato që bëjnë diferencën.

Në rrugën tuaj do të ketë sfida, por secila prej tyre do t’ju bëjë më të forta. Investoni tek

vetja, merrni pjesë në trajnime, gara, punëtori dhe kërkoni mundësi për t’u zhvilluar. Mos kini frikë të bëni pyetje dhe të kërkoni mbështetje, sepse gjithmonë do të gjenden njerëz që do t’ju ndihmojnë.

Gjithashtu, dua të theksoj se besimi dhe karriera mund të ecin paralelisht. Mund të jeni një profesioniste e suksesshme, duke ruajtur identitetin dhe vlerat tuaja. Teknologjia ka nevojë për vajza të talentuara dhe të guximshme, sepse perspektiva dhe kreativiteti juaj janë të pazëvendësueshme. Mos u ndalni para paragjykimeve përkundrazi, përdorini ato si motivim për të dëshmuar se mund të arrini çdo gjë që ëndërroni.

Dhe për fund, si mund të ndërthuren në mënyrë harmonike identiteti personal, besimi dhe përkushtimi profesional? Çfarë mesazhi do të dëshironit të përcillnit për shoqërinë shqiptare?

Besoj se është e mundur të jesh besimtar dhe profesionist i suksesshëm në të njëjtën kohë. Identiteti personal dhe besimi janë pjesë e asaj që jemi, dhe ato mund të na udhëzojnë në veprimet tona profesionale. Mesazhi im për shoqërinë shqiptare është të respektojmë dhe mbështesim diversitetin, të krijojmë mundësi për të gjithë dhe të inkurajojmë vajzat të ndjekin ëndrrat e tyre, pa pasur frikë nga paragjykimet.

Shtator 2025

KURNJËSHOQËRI A RRINË NËKOLAPS

Ja arsyeja përse Zoti rrizkun e dhuron me masë të caktuar për njerëzit!!!

Po sikur të mblidhnim një grup minjsh dhe t’i vendosnim në një vend si parajsë, ku atyre u ofrohej gjithçka që u nevojitej, përfshirë ushqimin, ujin dhe strehimin, pa armiq natyrorë ose ndonjë stres psikologjik ose fizik?

Kjo ide i lindi biologut amerikan John Calhoun, i cili filloi eksperimentin e tij të famshëm në vitin 1970. Ai krijoi një mjedis të gjerë, të përgatitur posaçërisht, që përmbante ushqim, ujë dhe hapësirë jetese të bollshme. Pastaj vendosi katër çifte minjsh (dy meshkuj dhe dy femra) atje, duke i lejuar ata të fillonin jetën e tyre në rehati të plotë.

Në fillim, minjtë u riprodhuan me një shpejtësi të habitshme dhe numri i tyre u rrit vazhdimisht. Megjithatë, pas afërsisht 315 ditësh,

shkalla e riprodhimit filloi të bie ndjeshëm. Kur numri i tyre arriti në afërsisht 600 minj, dolën karakteristika të reja shoqërore: një hierarki e qartë, izolim i disa individëve dhe një klasë që ai e quajti “të mjerë”.

Minjtë më të mëdhenj filluan të sulmonin ata më të dobët, duke çuar në një prishje psikologjike midis meshkujve. Ndërkohë, disa femra braktisën rolet e tyre në kujdesin për të vegjlit e tyre dhe madje filluan të sulmonin të vegjlit e femrave të tjera pa asnjë arsye. Me kalimin e kohës, shkalla e ngordhjes tek minjtë e vegjël u rrit në 100% dhe shkalla e lindjeve ra në zero. U shfaqën edhe sjellje të çuditshme, të tilla si homoseksualiteti, egërsia dhe kanibalizmi pavarësisht bollëkut të ushqimit.

Dy vjet pas fillimit të eksperimentit, lindi miu i fundit dhe në vitin 1973, të gjithë minjtë në eksperiment, të njohur si “Universi

25”, ngordhën. Edhe më çuditërisht, eksperimenti u përsërit 25 herë, me të njëjtin rezultat çdo herë: kolapsin e plotë të shoqërisë dhe zhdukjen e saj.

Calhoun donte të provonte se shoqëritë - qofshin minj apo njerëz - nëse u ofrohen të gjitha komoditetet pa përpjekje ose sfida, në mënyrë të pashmangshme do të binin në kolaps të brendshëm.

Zoti i Plotfuqishëm thotë:

Dhe nëse Zoti do t’u jepte furnizim robërve të Tij, ata me siguri do të shkelnin ligjet në tokë, por Ai zbret në masën e duhur atë që dëshiron

Esh-Shura: 27

Stan Wayman/The LIFE Picture Collection/Shutterstock

DREJTËSIA PRET KOHËN E VET

ë burrë punonte si kasap. Çdo ditë, para agimit, shkonte në dyqan, therte dele, më pas kthehej në shtëpi. Pas lindjes së diellit, hapte dyqanin dhe shiste mish.

Allahu i Madhëruar thotë:

“Mos mendoni se Allahu është i pavetëdijshëm për atë që bëjnë keqbërësit”

(Sure Ibrahîm, 42)

Një natë, pasi kishte therur një dele, u kthye në shtëpi në errësirë. Rrobat e tij ishin të mbuluara me gjak. Teksa kalonte nëpër një rrugicë të errët, dëgjoi një britmë dhe vrapoi drejt zhurmës. Papritur hasi një burrë të therur disa herë, me gjakun që i rridhte dhe një thikë të ngulur në trup.

Kasapi nxori thikën dhe u përpoq ta ndihmonte, por ai vdiq në krahët e tij. Njerëzit u mblodhën, panë thikën në dorën e tij, rrobat e përgjakura dhe pamjen e tij të tronditur. Menjëherë e akuzuan për vrasje dhe gjykata e dënoi me vdekje.

Ditën e ekzekutimit, kur ishte i bindur se po përballej me

fundin, ai thirri: — “O populli im! Pasha Allahun, unë nuk e vrava këtë njeri. Allahu është dëshmitar i pafajësisë sime! Por, meqë vdekja është e pashmangshme, do t’ju tregoj një sekret që më rëndon në shpirt. Njëzet vjet më parë unë vrava dikë tjetër dhe kurrë nuk u ndëshkova. Ndoshta kjo është drejtësia e Allahut.

Prandaj i lutem Atij të më falë.”

Pastaj tregoi: — “Kur isha i ri, punoja me një varkë duke kaluar njerëzit nga njëri breg i lumit në tjetrin. Një ditë, një nënë dhe bija e saj, një vajzë e bukur, erdhën tek unë. U dashuruam me njëri-tjetrin. I kërkova dorën, por babai i saj nuk pranoi, sepse isha i varfër. Pas kësaj, ajo u zhduk dhe nuk e pashë më.

Pas disa vitesh, ndërsa prisja pasagjerë, erdhi një grua me një fëmijë të vogël. Ishte ajo, e dashura e dikurshme. U gëzova, por ajo më tha se tashmë ishte martuar dhe fëmija ishte i saj. Shejtani më mashtroi. U përpoqa t’i afrohesha, por ajo refuzoi dhe më përmendi Allahun.

Kur fëmija filloi të qante, e kapa dhe e kërcënova se do ta mbytja nëse nuk më bindte.

Ajo qau, më lutej, por unë nuk dëgjova.

E zhyta fëmijën në ujë derisa dha shpirt, pastaj e hodha në lumë. Më pas iu vërsula asaj. Luftoi, qau, refuzoi mëkatin. E kapa për flokësh dhe, ashtu si me fëmijën, e mbyta edhe atë. Edhe trupin e saj e hodha në lumë.

Vitet kaluan. Askush nuk e mori vesh kurrë. Por Zoti sheh. Dhe sot, edhe pse nuk e vrava këtë burrë, drejtësia e Allahut më ka kapur.”

Njerëzit nisën të qanin. Dhe ai u ekzekutua.

Shutterstock, foto ilustruese

PSE JAPONEZËT

JANË MË TË ZHVILLUAR?

Në Japoni, nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, mësohet një lëndë e veçantë që quhet “Rruga drejt Moralitetit”, ku nxënësit mësojnë sjelljet dhe marrëdhëniet e shëndetshme me njerëzit.

Nga klasa e parë deri në të tetën nuk ka mbetje në klasë. Qëllimi kryesor në këtë periudhë nuk është thjesht mësimdhënia,

Çdo ditë, nxënësit japonezë pastrojnë shkollat e tyre për 15 minuta së bashku me mësuesit.

Kjo ndihmon në edukimin e një brezi modest dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e pastërtisë.

Nxënësit marrin gjithmonë me vete në shkollë furçën e dhëmbëve dhe i pastrojnë ata pas çdo vakti. Kjo krijon kulturën e ruajtjes së shëndetit që në moshë të vogël.

por edukimi, ngulitja e koncepteve themelore dhe formimi i personalitetit të nxënësve. Edhe pse japonezët janë ndër popujt më të pasur në botë, ata nuk mbajnë shërbyes për punët e shtëpisë, siç ndodh në shumë vende të tjera të pasura. Përgjegjësia për shtëpinë dhe fëmijët mbetet gjithmonë te prindërit.

Drejtorët dhe mësuesit ushqehen gjysmë ore para nxënësve, për t’u siguruar që ushqimi është i shëndetshëm e i sigurt. Kjo tregon kujdesin e madh që ata kanë për fëmijët, të cilët i konsiderojnë të ardhmen e Japonisë.

Në Japoni është i ndaluar përdorimi i celularëve në trena, restorante dhe ambiente të mbyllura. Në vend të fjalës “silent” përdoret fjala “moral”. Në restorante, secili merr vetëm aq ushqim sa ka nevojë dhe askush nuk lë ushqim në pjatë.

Vonesa mesatare e trenave japonezë është vetëm 7 sekonda

Punonjësit e pastrimit të rrugëve në Japoni quhen “inxhinierë të shëndetit”. Rroga e tyre varion nga 5,000 deri në 8,000 dollarë amerikanë në muaj. Për t’u pranuar në këtë punë, ata kalojnë disa provime me shkrim dhe me gojë.

në vit, çka tregon se japonezët e vlerësojnë shumë kohën dhe e respektojnë minutën e sekondën.

Në Japoni, ai që vjen herët në punë e parkuen makinën e tij më larg, në mënyrë që ata që vijnë më vonë të arrijnë në kohë.

Në Japoni, në hyrje të kryeqytetit Tokio ndodhet një banderolë e madhe ku shkruhet: “O njeri, mendo për të shpikur!”

Aty ku familja është në qendër të vëmendjes...

Revista "Familja" është një botim social-kulturor dhe edukativ që del çdo muaj, duke pasqyruar realitetin shqiptar në fusha të ndryshme të jetës.

OBJEKTIVAT KRYESORE

Të ngrejë zërin për ngjarje të ndryshme që nuk duhet të kalohen në heshtje nga shoqëria. Të nxitë debatin përmes temave sociale, duke ofruar rrugëzgjidhje për problemet e ndryshme.

Të jetë një tribunë për muslimanët për të ngritur zërin për çështje që i shqetësojnë.

Të trajtojë probleme të ndryshme që lidhen me edukimin e fëmijëve, marrëdhëniet prind–fëmijë dhe sjelljen e tyre në komunitet.

Të pasqyrojë jetën e personaliteteve të ndryshme që kanë kontribuar në shërbim të arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

SHTRIRJE DHE

BASHKËPUNËTORË

Revista "Familja" është zëri i Shqipërisë në diasporë, me bashkëpunëtorë aktivë nga Shqipëria dhe vende të tjera si Francë, Itali, Zvicër, Austri, Turqi, Maqedoni dhe Kosovë.

SI TË LEXONI?

Numrat e fundit të revistës janë të disponueshëm për lexim online në platformën https://issuu.com/ revistafamilja-familymagazine

KONTAKTI: k revista.familja@hotmail.com Q revista_familja

GJËRAT E VOGLA NDËRTOJNË

DASHURITË E MËDHA

Atë mbrëmje, kur u ktheva në shtëpi, gruaja më priste me darkën gati. Ia mora dorën dhe, me zemër të rënduar, i pëshpërita: -Kam diçka për të të thënë.

Ajo u ul pa thënë asgjë, por shikimi i saj tregonte një dhimbje që mundohej ta fshihte. Më në fund, shpërtheva: - Dua të divorcohem. Ajo nuk reagoi menjëherë. Me një zë të qetë pyeti: - Pse? I pafuqishëm për ta përballuar atë pyetje, shmanga sytë. Ajo hodhi pirunin, e thyer, më tha me lot në sy: -Ti nuk je burrë!

Ajo natë kaloi në heshtje. E dëgjova të qante, por nuk thashë asgjë. Në të vërtetë, unë po mendoja për një tjetër grua. Për Janën. I mbushur me faj, përgatita një letër divorci, duke i lënë asaj shtëpinë, makinën dhe 30% të kompanisë sime. Ajo nuk foli. Thjesht e grisi letrën në copa. Dhjetë vite martesë u shembën para syve të mi. Të nesërmen në mëngjes, ajo më dha një letër. Nuk ishte kërkesë për para, as për mëshirë. Kishte vetëm një kusht: për një muaj, të silleshim si një çift normal.

Djali ynë po përgatitej për provime, ajo nuk donte t’i shkaktonte tronditje.

Pastaj shtoi një kërkesë të çuditshme: çdo mëngjes, ta mbaja në krahë nga dhoma jonë deri te dera e shtëpisë, si ditën e dasmës sonë. M’u duk marrëzi, por pranova. Një ritual që ndryshoi gjithçka.

Dita e parë: e ngrita me vështirësi, dhe djali u gëzua: -Babi po mban mamin! Më ngjiti një therje në zemër.

Dita e dytë: ajo u mbështet më fort pas meje. Ndjeva aromën e saj. Kuptova se prej vitesh nuk e kisha parë me të vërtetë. Rrudhat, fijet e thinjura… Dita e katërt: një afërsi e harruar po rilindte. E po e zbuloja sërish gruan që më kishte shoqëruar për dhjetë vjet.

Ditët kalonin, dhe ajo që nisi si detyrim po bëhej moment i çmuar. Çdo mëngjes, ajo dukej më e lehtë, kurse zemra ime më e rëndë.

Një mëngjes, veshi disa fustane, por asnjë nuk i rrinte. -Të gjithë më rrinë të mëdhenj, — pëshpëriti. Atëherë e kuptova: ajo po

dobësohej shumë… tepër shumë.

Djali hyri me buzëqeshje: -Babi, është koha të mbash mamin! Tashmë ishte bërë rit i zakonshëm për të. E mora në krahë — më e lehtë se kurrë — dhe zemra m’u drodh.

Aty e kuptova. Nuk ishte mungesë dashurie. Ishte mungesa e vëmendjes ndaj gjërave të vogla që e kishin shuar marrëdhënien tonë. Atë ditë, pasi e lashë te dera, vendosa: nuk doja më divorc. Shkova te Jana dhe i thashë: -Më fal, kam gabuar. Ajo qeshi me ironi dhe më preku ballin: -Je i sëmurë? Jo. Për herë të parë isha zgjuar. Në kthim, bleva një buqetë të madhe me lule. I kërkova shitëses të shkruante në kartolinë: “Do të mbaj çdo mëngjes deri sa vdekja të na ndajë.”

U ktheva në shtëpi, me zemër të lehtësuar, gati për t’i thënë që doja ta nisnim nga e para… Por ajo ishte shtrirë mbi shtrat. Pa jetë. Ajo donte vetëm të më mbronte…

Prej muajsh, ajo luftonte me kancerin, dhe unë nuk kisha vënë re asgjë. Shumë i zënë me lidhjen time, shumë i verbër nga indiferenca ime. Ai muaj që kërkoi, nuk ishte për djalin. Ishte për mua. Ajo donte që unë të kisha kujtimin e një gruaje të dashur, jo të një gruaje të braktisur. Donte që, për djalin tonë, unë të mbetesha një burrë që e deshi nënën e tij.

Mësoni të shihni

partnerin tuaj, ta dëgjoni, ta vlerësoni për ato gjëra të vogla që krijojnë intimitet. Mos e lini rutinën të shuajë dashurinë

Gjërat e vogla ndërtojnë dashuritë e mëdha. Nuk janë shtëpia, makina apo paratë që mbajnë një martesë. Janë gjestet e vogla të përditshme. Mësoni të shihni partnerin tuaj, ta dëgjoni, ta vlerësoni për ato gjëra të vogla që krijojnë intimitet. Mos e lini rutinën të shuajë dashurinë. Sepse të duash, do të thotë ta zgjedhësh çdo ditë të qëndrosh.

FUQIA E INSTIKTIT

Zogjtë e sëmurë shtrihen në “shtëpitë” e milingonave – dhe kjo nuk është rastësi!

Kur i kap sëmundja, disa zogj nuk fluturojnë drejt një strehimi të sigurt – por drejt milingonave.

Sorrat, sapo ndiejnë se janë të dobësuara ose të infektuara me parazitë, janë vërejtur duke kryer një akt të pazakontë kujdesi instinktiv: ato zbresin pranë tufave të milingonave, hapin krahët dhe qëndrojnë të palëvizshme, duke i lejuar insektet të ngjiten mbi trupin e tyre.

Kjo sjellje, e njohur si “milingonim”, nuk është aspak e rastësishme.

Milingonat lëshojnë acid formik, një substancë natyrale me veti antimikrobike dhe antiparazitare. Kur ato enden nëpër pendët e zogjve, funksionojnë si një “banjë kimike” natyrore, që i ndihmon zogjtë të luftojnë bakteret, kërpudhat, marimangat dhe irritimet

e lëkurës – pa ndihmën e njeriut.

Dhe nuk janë vetëm sorrat. Dhjetëra lloje zogjsh janë parë duke praktikuar këtë sjellje, duke dëshmuar se vetë natyra ofron ilaçe për ata që dinë të vëzhgojnë.

Kjo nuk është thjesht një taktikë mbijetese. Është një dëshmi e gjallë se jeta e egër instinktivisht “hap derën” e farmacisë së Tokës. Pa receta. Pa laboratorë. Vetëm mijëvjeçarë përvojash të koduara në sjellje

– një instinkt i vendosur nga Krijuesi i botëve.

Kur zogjtë shtrihen mbi milingonat, ata nuk dorëzohen – ata kurohen.

Allahu thotë në Kuran:

“Edhe në tokë ka argumente për ata që kanë bindje.”

“Po edhe në vetveten tuaj. A nuk po shihni?”

Dhaarijat, 20-21

PAS ÇDO GJENIU FSHIHET DIKUSH

E MBËSHTET NË HESHTJE

Kur Albert Ajnshtajni ishte një student i ri i fizikës në ZyrihSvicër, ai anashkaloi shumë nga orët e tij të matematikës së avancuar. Ai mendonte se ato ishin të panevojshme - vetëm teori pa përdorim praktik. Por një person mori pjesë: Marcel Grossmann, shok klase i Ajnshtajnit dhe mik i përjetshëm.

Grossmann mbajti shënime të hollësishme dhe kur erdhi koha e provimit, ai ia huazoi ato Ajnshtajnit. Kjo ishte e mjaftueshme për të mbijetuar.

Vite më vonë, ndërsa Ajnshtajni po zhvillonte atë që do të bëhej teoria e përgjithshme e relativitetit, ai u përball me një pengesë. Fizika që ai imagjinonte ishte revolucionare - ajo lakonte kohën dhe hapësirën. Por matematika duhej ta përshkruante atë? Ai nuk e kishte. Kështu që ai iu drejtua të njëjtit mik që e kishte ndihmuar vite më parë.

Grossmann, tani profesor matematike, e prezantoi Ajnshtajnin me llogaritjen tensoriale dhe gjeometrinë Riemanniane - mjete që

Ajnshtajni do të përdorte për të transformuar kuptimin tonë të universit. Ai madje bashkautoroi një punim të hershëm me Ajnshtajnin mbi themelet matematikore të teorisë.

Ajnshtajni më vonë pranoi se anashkalimi i atyre orëve ishte një gabim. Por falë Grossmann, ai mori një shans të dytë. Dhe falë bashkëpunimit të tyre, bota arriti një nga përparimet e saj më të thella shkencore. Pas çdo gjeniu, shpesh fshihet dikush që e mbështet në heshtje - me shënime, durim dhe shkëlqim të vetin. 19 Shtator 2025

“FLINI ME BARK BOSH — OSE USHQENI KANCERIN”

Mos e ushqe sëmundjen — ushqe jetën.

Fli bosh, zgjohu i lehtë dhe i shëndetshëm. Ky është thelbi i mjekësisë kronobiologjike: kush nuk e njeh këtë, nuk njeh vërtet thelbin e mjekësisë dhe të balancës njerëzore.

A e dini se qelizat kancerogjene “zgjohen” natën dhe ushqehen me glukozën e tepërt në gjak?

Pas orës 20:00, trupi kërkon qetësi, errësirë dhe pushim.

Por nëse ti i jep ushqim në këtë orar, çdo gjë që konsumon kthehet në glukozë, e cila nuk ushqen muskujt dhe trupin — por tumoret. 20 Shtator 2025

ÇFARË THONË STUDIMET?

Ata që hanë vonë në darkë kanë 2-3 herë më shumë rrezik për:

» Mbipeshë

» Diabet

» Kancer

ÇFARË NDODH ME TRUPIN NATËN?

Trupi ynë funksionon sipas ritmit cirkadian.

Qelizat ulin ndarjen dhe fokusohen në riparim, detoksifikim dhe mirëmbajtje.

Mëlçia, truri, zorra, madje edhe sistemi imunitar kanë ritme të sakta që varen nga errësira dhe gjumi.

Hormone si melatonina dhe hormoni i rritjes udhëheqin këtë proces pastrimi të trupit.

Është si një pastrim i qytetit gjatë natës: qarkullimi bie, por punonjësit e pastrimit dalin në terren.

ÇFARË NDODH KUR HAMË NATËN?

» Rritet insulina Ushqen qelizat e kancerit

» Ndalet pastrimi i trupit

» Melatonina pengohet sepse organizmi angazhohet në tretje

» Rritet inflamacioni kronik në trup

KUJDES:

Qelizat normale respektojnë ritmin biologjik. Qelizat kancerogjene nuk pushojnë kurrë.

Ato shfrytëzojnë çdo glukozë dhe dritë nate për t’u rritur dhe përhapur.

ZGJIDHJA:

» Agjëro 12–14 orë çdo natë

PARA SE ME QENË NUSJA JOTE, AJO ËSHTË VAJZA JEME

E kam rritë me duart e mia, me krejt çka kam ditë e çka s’kam ditë.

Para se me t’qeshë ty me sytë e saj, ka kajt n’krah të mi. Para se me ta mbajtë ty dorën, e kam mbajtë unë në kraharor, kur bota i dukej e frikshme e hapat i kishte të vegjël.

Ti e sheh si grua, unë e shoh ende me flokët e ngatërruara, duke më tregu naj vizatim pa kuptim me gishtat e mbulum me ngjyrë.

Mos harro:

Para se me e dashtë ti me zemrën tande, e kam dashtë unë me shpirtin tem.

Për qeto, duje qysh e kom dasht unë me kujdes, me durim.

Sepse para se me qenë nusja jote... ajo ka me qenë gjithmonë vajza jeme.

NJË UDHË E LARGËT...

Një udhë e largët, larg dhe e ftohtë, malli ta përvëlon shpirtin si flaka në gëzof! Për ty ai vend ka zë krejt tjetër, jo si dheu yt që duket, si tokë për mbretër!

Në xhepin tënd, ca fotografi të vjetra, loton pa zë te njëra dhe tjetra!

Nëpër dhimbje mbretëron heshtja, sa herë në fytyrë të mashtron buzëqeshja.

Të marrësh rrugë thjeshtë për të migruar, mbetesh mashtrues por dhe i mashtruar, në valixhën tënde me ca lot e dhimbje, me ca shkronja të fshehura disi nëpër ikje! Duke ia mbuluar shpesh krahët brengës, ti pa dashur u kthen shpindën, njerëzve të zemrës!

Sikur i pastrehë shpesh të duket vetja, kur emrin e vërtetë ta gabojnë në gërma, nga mallëngjimi i ardhjes thjeshtë je mërgimtar, në një lamtumirë ti mbetesh gurbetçar!

Partneri juaj për zgjidhje të avancuara të printimit dhe paketimit!

Me përvojë mbi 16-vjeçare dhe teknologji moderne, ofrojmë:

• Shtypje cilësore për libra, revista dhe materiale promocionale

• Paketim të personalizuar dhe të qëndrueshëm për çdo nevojë

• Konsulencë profesionale dhe dizajn të veçantë

Na gjeni në Autostradën Tiranë–Durrës, km 26

Kontaktoni në +355 67 206 3702

Vizitoni http://www.mileniumiri.al

Zgjidhni cilësinë dhe qëndrueshmërinë me Mileniumi i Ri!

Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.