Page 1

K U LT U R O R E – E D U K AT I V E

Nr. 06 Viti XVIII i Botimit (180)

Qershor 2018

Me cilat turma po krenohemi?

NËN OMBRELLËN E MËSHIRËS HYJNORE

FËMIJËT NË KURTHIN E TË RRITURVE

TRADITAT VENDASE PËR FESTIMIN E BAJRAMEVE

6

32

50


Drejtoreshë Ndriçime (Nura) Zekaj e-mail: nura_al@hotmail.com

Kryeredaktore

Përmbajtja

Prof. dr. Ruzhdie Qafmolla e-mail: qafmolla_r@yahoo.com

Redaktore Armida Plumbi e-mail: revista.familja@hotmail.com

Korrektore Krenita Hakrama e-mail: krenitahakrama@gmail.com

Design & layout Ilmi Shahu e-mail: ilmishahu@outlook.com

14 Pse nuk marrin vesh fëmijët tanë?

Drejtore Marketingu Lubjana Çelepija e-mail: rev.familja.marketing@gmail.com

Bashkëpunëtorë

Prof.dr. Sadie Bushati Prof. as. dr. Shpresa Ahmetaga Dr. Ilmie Mara Neriman Gjinali Mërvete Kuka Elona Muça Jolanda Lila Merjem Lumi

22

A je në listën e të pranuarve?

Korrespondentë Tiranë: Orjola Sula Shkodër: Dhurata Kazazi Durrës: Flora Allaisufi Dibër: Afërdita Dema Prishtinë: Driton Arifi

Kuala Lumpur: Brunilda Basha

Shtypi Shtypshkronja “Mileniumi i Ri” www.mileniumiri.de e-mail:info@mileniumiri.de

Adresa

Rr. Ali Demi, P. 14, Ap. 1 P.O. Box: 2905, Tirana – Albania Tel: 00 355 4 2382156 Fax: 00 355 4 2340089 Cel: 067 20 63 706 www.revista-familja.com e-mail: info@revista-familja.com

44 Kompleksi Spitalor “Daru Shifa” në Edirne, frymëzim për spitalet europiane


Editorial

»» Nga Avni Tafili

Agjërues për hir të Zotit, jo të kohës dhe hapësirës! Mos e lësho litarin, që e ke bërë nyje! gjërues për hir të Zotit! Agjërues për të arritur afrimin dhe devotshmërinë. Agjërues, për t’u pastruar e për t’u forcuar. Agjërues, për të filluar një jetë më ndryshe, me natyrshmëri të pastër. Dita e fundit e agjërimit, dita e parë si agjërues në zemër, mendje e gjymtyrë. Ata që agjëruan për Zotin, ata janë agjërueshëm edhe pas muajit të agjërimit. Adhurues të Zotit, jo të kohës dhe hapësirës. Dëgjues e respektues të urdhërave të Zotit! Kush agjëroi për hir të dikujt tjetër, e jo për hir të Zotit, nuk qe agjërues, me agjërim që shtyn drejt pastërtisë e fuqisë. Por, agjërues për hir të kohës dhe hapësirës!

A

3

amilja


Zoti, krijues i kohës dhe hapësirës. Krijoi dëgjimin. E në zemrat e të sinqertëve, vendosi dritën e udhëzimit! Dëgjimi. Syri i zemrës. Minarja e thirrjes. Edhe kur këshilluesi e qortuesi u rri larg, zemrat e lidhura për të Gjallin, ndaj fjalës së bukur e ndaj mirësisë, nuk ngurtësohen! Po jo, njerëzit janë në humbje të sigurt! Dje, sot e nesër. Përveç atyre, që besimi e vepra, s’u janë në varësi të hapësirës e të vendit; gjendja e tyre shpirtërore e mendore nuk është e lidhur me ndryshimet në univers, por, janë të lidhur. Të lidhur, me një litar që nuk zgjerohet e as nuk shkëputet. Udhëzimi i Zotit! Adhurues të Zotit! Vazhdimisht të kapur, jo për kohën, por për Krijuesin e kohës; e jo për hënën e lëvizjet e saja, por për Krijuesin e hënës! Të nënshtruar ndaj Planifikuesit të Urtë. Ata janë, janë dëshmitarë të rrugës së Drejtë. Pasues të udhërrëfyesit të Vërtetë. Bindje e ngulitur, jo në majat e lëkurës, por në thellësi të zemrës. Besimi i sinqertë! Adhurues i një Zoti që nuk vdes. Mbaje fort në duar, atë që more. Mbaje ngrohtësinë e shpirtit. Qetësinë e zemrës. Zgjuarsinë e mendjes. Bujarinë e mirësinë! 4

amilja

Sa e vështirë të kapësh diçka në duar, po edhe më e vështirë ta mbash atë; por jo e vështirë për atë që Zotit të vet ia ka dorëzuar çështjet e Tij dhe vazhdimisht prej Tij ndihmë e mbrojtje e kërkon. Sot. Edhe nesër. Agjërim, të ruash gjuhën tënde. Ende është me ty. Shënuesi vazhdon të rri me ty. Deri në çastin e ndarjes. Ke punë. Mos u bë prej atyre që ia kthenin shpinën fjalës së Zotit, pasi e dëgjonin dhe e pranonin. Ata u larguan nga mëshira. Humbën. Ti agjërove. Ti e përmbajte veten. Nëse ti arrite të mbizotërosh epshin dhe lakmitë tua, ke arritur. Mos e lësho litarin, që e ke bërë nyje. Mos lejo të zgjidhet. O zemër e zgjuar! Nëse në zemrën tënde ndjeve madhështinë e dëgjueshmërisë dhe respektit ndaj Zotit të Urtë e Bujar, e nëse ke ndjerë fuqinë e besimit në Të, mbaje zemrën të përulur ndaj Tij; vazhdo me përkujtim ndaj Tij, vazhdo agjërimin e gjuhës, vazhdo agjërimin e të parit e të dëgjuarit, vazhdo agjërimin e të menduarit e të lëvizjes së gjymtyrëve. Mos lejo që zemra të vdesë, pasi që është ngjallur. Mos lejo të të ikë e të bëhet rob i krijesave të Zotit! Qëndro, mos iu dorëzo djajve të mallkuar! Janë të dobët para madhështisë së besimit ndaj Zotit të çdo gjëje. Para teje kanë hequr dorë që në çastin kur tërë qenien tënde ia ktheve pushtetit të të Gjithëpushtetshmit! Duro, e mos u peng i djallit që nxit lënien e namazit, e të djallit që urdhëron koprracinë e urrejtjen; e qëndro kundër djallit që urdhëron varfërinë; vazhdo luftën kundër të keqit e të keqes! Mos harro ndjesinë e ngrohtë e qetësinë, kur Zotit tënd në pjesët e fundit të natës iu përuleshe. Mos u shqetëso! Mos e rëndo veten! Mbaje shpresën të gjallë ndaj Zotit që të krijoi! Ruaje rrugën dhe udhëzimin e Zotit tënd, e Zoti të ruan ty!


5

amilja


Ne fokus

»» Nga Valbona Brahaj

Nën ombrellën e Mëshirës Hyjnore

Q

iell i ndritshëm, miqësor, që kundërmon paqe ka mbuluar sonte Tokën. Sytë janë ngrirë në vështrim pas tij e zemra më është dashuruar me këtë vello drite të bardhë. Duket sikur sonte graviteti qenka shtrirë mbi qiellin plot dritë; dritë që tërheq zemrat e ngroh me energjinë e saj shpirtin. Oj Tokë, sonte të paskan mbuluar engjëjt! Ndaj dhe ajri është kaq i ëmbël e ngado përkundet fllad Xheneti. Çdokush parfumoset në paqe e selamin sonte ta japin ata, fisnikët, engjëjt, e midis tyre edhe Shpirti, Xhibrili; paqe që derdhet në zemër e sjell stinën e re. 6

amilja

Natë madhështore, xhevahir midis gurëve; një sure e tërë kushtuar ty në Kuran, një natë në vit me peshë sa njëmijë muaj; një natë ekuivalente me një moshë të madhe; një natë sa një jetë! O Zot, po jetoj tetëdhjetë e tre vite në më pak se njëzet e katër orë! Ndaj, sonte dua ta shpoj errësirën me namaz nate, aty ku balli s’ngopet së puthuri Tokën. Sonte dua të


çaj heshtjen me fjalët hyjnore, t’i ndjej të përkunden në gjuhën time me ëmbëlsinë e tyre, të ndjej shërimin që dhurojnë t’më shkrihet në zemër; të përqafoj ajrin me vargjet e Kuranit, librit më të madh, rezervuar i fjalëve të ngjyera në drejtësi e paqe, libër i Zotit që u shpall po këtë natë. Sonte dua ta shkund pluhurin e së shkuarës me një vetllogaritje të sinqertë; sonte dua ta arrij qiellin duke u lutur pafund tek Ty që asnjëherë s’më kthen bosh; sonte kur më është dhënë një shans sa njëmijë shanse. O Zot, falma mirësinë e kësaj nate, duke më falur një jetë të tërë të regjur në mirësi; falma dritën e kësaj nate, duke më falur një buqetë rrezesh mbarësie në çdo ditë

të një jete të tërë. O Zot, këtë zemrën time që pulson kaq shumë sonte e ka kapluar shpresa; si shpend i lumtur ndër kaltërsi fluturon ajo drejt portave Tua të hapura, aty ku shartohet me paqen e qetësinë nën ombrellën e mëshirës Sate. Por ja, mëshira sonte s’paska kufij. Është derdh dendur mbi tërë rruzullin me përqafim në çdo pëllëmbë, e prej saj ka marrë pjalm çdo zemër. Vërtetë mëshira jote o Zot nuk ka njohur pikatore kurrë. Është çel si dritë në horizont shpresa, në natën e pozitës, në natën e caktimeve. O Zot, caktona mirësinë! Fali zemrat që zhysin ajrin me frymën e duasë! Fali o Zot, se sonte digjen vetëm për faljen dhe mëshirën Tënde. Dua të përjetësohem nën pëlhurën e kësaj nate Kadri; nuk dua të fle sepse e di se ndoshta do zgjohem. Dua fanarët e dritës tënde t’i kyç në zemër, të armatosem me vlerat, të pastrohem nën valët e mëshirës që derdhen pa kursim. O Zot, pastromë! Shpirtin ma bëj strehë, folezë, banesë të besimit. Më jep mirësitë e kësaj nate plot perla ari. Mi plotëso lutjet që mbushin çdo frymëmarrje e më cakto bardhësi në çdo hap, më shtro një rrugë për në Xhenet! Se zemra është dehur nga dashuria për takimin me Ty, me Xhenetin, sonte kur i ndjeu aromën. Vërtetë dyert e tij ishin hapur që një muaj. E dua këtë natë të mbuluar në engjëj, këtë natë që vjen pas një dite të mbuluar nga një diell i bardhë. Këtë natë, ku gjeneratorët e mëshirës fuqishëm prodhojnë energjinë më të fuqishme për imanin, për zemrën, për shpirtin. Dua të përthith paqen e saj gjer në agim e të zhytem në ëndrrën sikur ajo të zgjaste përgjithmonë. Bardhësi që i përngjan një flokënaje të ëmbël dëbore, që të fal mirësi e freski për imanin; bardhësi që viziton besimtarët, por që shkrihet e sërish lë pas aromën e besimit të injektuar ndër zemra. 7

amilja


Grumbull sekondash të ngjyrosura në lutje plot shpresë, lutje që duan të çajnë errësirat sikurse lutja e Junusit. Lutje që sonte ndihen të fuqishme, të nxitura nga mëshira e Mëshiruesit, duan të trokasin portat e qiellit tek i Lartmadhëruari. Natë e përbërë nga koha, që kalon pa u ndjerë me selame për besimtarët, sikurse një nënë e dashur që të vë në gjumë e më pas të përkëdhel me puthjen e buzëve të saj. E ndjeu çdo shpirt magjinë tënde, e përqafoi çdo zemër çdo çast tëndin duke e mbushur me të vetmen armë që posedon, lutjen. Ti na furnizove me më të vyerën mirësi, reflektim mbi një jetë të tërë, shpalose shpresën si forcë universale për reformë shpirtërore, kthim të pastërt te Zoti dhe kthim prapa nga shuarja në egoizmin e verbër. O Zot, sonte zemrat u shumëzuan me besimin, u lanë me pendim të sinqertë me shpresën se do të takojnë madhërinë Tënde në më të lartat xhenete; kërkojnë afrimin me Ty. Do të dukej bosh jeta, e paplotë koha pa magjinë e kësaj nate, pa mundësinë e artë për shkundjen e gjynaheve, pa mundësinë për pastrimin e zemrave, përsosjen morale. E dua këtë qiell që më mbush zemrën me përkujtimin e njëmijë muajve të derdhur në këtë natë. E dua këtë bardhësi qiellore, engjëllore të transformuar në petk devotshmërie përreth shpirtit tim. E dua çdo sekondë që shuhet dhimbshëm e shkrihet me shpresën në faljen Tënde. E dua këtë ajër jetëdhënës, dehës për shpirtin Xhenetdashës. E dua këtë natë me çdo element të saj, çdo gjë që më afron tek Ty. E dua takimin me Ty, o Zot!

8

amilja


9

amilja


Ta themi hapur »» Nga Driton Arifi

Me cilat turma po krenohemi?

M

ania e shthurur tek disa njerëz që të kenë pas vetes një numër ndjekësish që përputhen ideologjikisht, kulturalisht, e pse jo edhe në teke të mbrapshta me ta, duket se ka tendencë rritjeje në përmasa të pakontrolluara. Sot, edhe nëse dikush është orientuar në rrugë të gabuar, me rëndësi është se ai ka shokë e nuk është i vetëm në të. Është kështu, sepse njeriu është krijuar si qenie sociabile, që në parim s’jeton dot pa shoqërimin, bashkëjetesën, e pse jo edhe pasimin e të tjerëve në rrugëtimin e tij,

10

amilja

edhe pse është i gabuar. Prandaj, s’është çudi që dëgjojmë disa, të cilët sa herë flasin para të tjerëve, ata iu drejtohen me krenari: ‘ Ja, tërë këta njerëz, më ndjekin mua. Të gjithë pëlqejnë orientimin tim, këta janë ndjekësit (fansat) e mi”. Edhe diktatorët, zbrisnin masat në rrugë me anë të frikësimit e të dhunës, e pastaj pretendonin se kishin përkrahjen e gjithë popullit të tyre. Për t’ua vërtetuar brishtësinë e pretendimit të tyre, ashtu edhe siç pritej, me vdekjen e tyre u rrënua përgjithmonë miti i dashurisë së rrejshme për ta. Statujat e tyre


u rrëzuan përtokë dhe u tërhoqën zvarrë nga sheshet dhe qendrat e kryeqyteteve, ato statuja me anë të të cilave ata dëshiruan të firmosnin pavdekshmërinë e tyre, ose së paku të bënin përjetësimin e emrit dhe imazhit të tyre në historinë njerëzore. Miti i krenarisë dhe autoritetit të rrejshëm të tyre u shemb përgjithmonë, për të mos u përmendur më kurrë, përveç kur u mësuan në leksionet e historisë gjurmët e tyre famëkeqe, të cilat i lanë tek popujt që i udhëhoqën me fuqinë e hekurit e të barutit. Ata patën turma të mëdha që u krenuan me to, por ishin turma artificiale, madje të njëjtët që dikur brohoritnin më zërin e tyre të kumbueshëm “Rroftë përjetë.............”, pas vdekjes së tyre ata papritmas e kthyen e brohoritën “Vdekje diktatorit..........., poshtë diktati” e të ngjashme. Mirëpo, nuk ishin vetëm diktatorët që u veçuan me dëshirën e flaktë që të kenë pas vete turma të gjera të ndjekësve të verbër, por kemi edhe shumë të tjerë që vuajnë nga një mani e tillë dhe që kanë një zbrazëti të njëjtë shpirtërore. Këtë fenomon interesant e përmend edhe Krijuesi Ynë, i Cili në Kuran thotë:” Ai ( i krekosuri) që kishte shumë fryta (pasuri), i tha shokut të tij (besimtar e modest) gjatë bisedimit: “Unë kam më shumë pasuri se ti dhe unë jam më i fortë se ti – me rreth (shoqëri dhe ndjekës më të shumtë)” ( El Kehf,

34). Iu krenua një njeriu të sinqertë, me pasuri dhe me numër të madh të turmave që e ndjekin atë, edhe pse as njëra r as tjetra nuk i ofrojnë atij përjetësinë, e as fuqinë absolute. Sot, si kurrë më parë, shohim se si disa njerëz shpërfaqin haptazi dëshirën e tyre për të pasur pas vetes përkrahës e ndjekës, të cilët verbërisht do t’iu qëndronin besnikë ideve e pikëpamjeve, e pse jo edhe stilit të jetesës së tyre. Krenohen dhe u lavdërohen të tjerëve për numrin e shtuar të ndjekësve, pavarësisht rrugës që kanë zgjedhur të pasojnë. Kështu, ai që është konsumues i rregullt i alkoolit do të ndjehet rehat vetëm kur të shohë se turmat e përkrahësve të tij të dehur janë të shumtë. Për të bëhen manifestime, shënohen data, madje ndonjëherë edhe javë festive. Por manifestime të tilla janë vetëm mjete, sepse synimi i vërtetë është promovimi dhe shtimi i turmave të konsumuesve. Po të kësaj natyre dhe për të njejtat synime organizohen edhe paradat që

11

amilja


sot mbahen për të promovuar “të drejtat” e komunitetit LGBT. Këta të fundit paraqiten si të anatemuar, margjinalizuar e të viktimizuar nga shoqëria, sepse kështu arrihet që të fitohet përkrahja e masave të gjera, të cilat priren të solidarizohen me “viktimën”. Thjesht, të mos jesh i vetmuar, i ofron atij një motiv të fuqishëm që të vazhdojë rrugëtimin me kryeneçësi, edhe pse ai në ndërgjegjen e tij e di që është në rrugë të gabuar. Në fakt rritja e numrit të njerëzve të varur nga alkooli e droga, pastaj ata që janë të zhytur në dukuri negative e imorale, në ato shoqëri që janë të edukuara mirëfilli, përbëjnë elemente shqetësuese që duhen marrë parasysh urgjentisht e të trajtohen shumë seriozisht nga të gjitha instancat e shtetit e të shoqërisë. Nëse keni dëgjuar diku se turmat e dehura, ose ato të varurat nga lëndët narkotike kanë bërë ndonjë zbulim epokal, ose kanë arritur të bëhen më inteligjent në studimet e tyre, atëherë na lejoni që edhe ne të “krenohemi” me ta, edhe pse me vonesë. Por jo, të tilla raste nuk ka patur e as nuk do të ketë. Ne po hasim sfida të mëdha e probleme, se si t’i

12

amilja

motivojmë për punë shkencore e produktive edhe ata që janë mendjekthjellët e që kurrë nuk janë dehur, se për të dehurit, nuk dimë kurrë që është munduar dikush, e aq më pak të ketë patur sukses në motivimin e tyre për zell e avancim. Krenaria me ata që në asnjë rast nuk sjellin një ogur të mirë për të ardhmen e një vendi është naivitet dhe injorim i thellë ndaj vlerave të kësaj shoqërie. Ata do të bëhen krenaria jonë që në momentin kur ta kuptojnë se konsumimi i alkoolit, drogës e fenomenet e tjera negative, janë ataku më i rrezikshëm i trupit të tyre, por edhe i tërë shoqërisë sonë në përgjithësi. Po e themi këtë, sepse është më mirë të parandalosh sëmundjen se sa të merresh me shërimin e saj. Ata që ishin të mençur, pavarësisht fesë së tyre, konstatuan guximshëm se “popujt vdesin kur prishen cilësitë e karakterit që përbëjnë bazën e shpirtit të tyre dhe këto cilësi prishen ndërkohë kur rritet qytetërimi dhe zhvillimi i tyre” (G. Le Bon). Por, para tij, vëmendjen e tërhoqi edhe profeti Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të!) kur u pyet në një rast: “A mund të shkatërrohemi ne, nëse në mesin tonë ka ende njerëz të mirë? Ai iu përgjigj: “Po, nëse e keqja e kapluar shoqërinë”. Pra, frika është nëse turmat verbërisht i shkojnë pas dikujt, i cili nuk i mendon pasojat e veprimeve të tij të gabuara dhe pastaj e keqja mbizotëron dhe e kaplon shoqërinë. Turma që pasojnë verbërisht të mbrapshtën, gjejmë gjithandej nëpër botë, por le t’i shtojmë ato që janë fisnike dhe që përpiqen për të mirën e shoqërisë së tyre. Me këto të fundit, do të duhej të krenoheshim!


13

amilja


Brenda familjes

Pse nuk ma fëmijët

»» Nga Elona Çeço

1

. Fëmijët na dëgjojnë për atë që jemi, më shumë se për atë që themi. Ndikimi jonë tek fëmija është në varësi të lidhjes që ne kemi me të. Nëse fëmija nuk ju dëgjon, kuroni marrëdhënien me të duke ia kuptuar ndjesitë, duke i kushtuar vëmendje të pandarë, duke e bërë të qeshë, duke ia fshirë lotët. . Fëmijët i marrin komandat tona kur ato janë pjesë e një rutine. ...sepse kështu është jeta. “Gjithmonë i lajmë duart para se të hamë” Nëse komanda refuzohet, kërkohet insistimi juaj duke iu bashkuar fëmijës, duke e bërë si lojë derisa larja e duarve nuk diskutohet më. . Fëmijët iu binden kërkesave tona kur ata e kuptojnë, përmes eksperiencave, se ju i qëndroni limitit të vendosur. Nëse fëmijët kuptojnë se ju mund t’i ndryshoni kërkesat tuaja, ata natyralisht do t’ju sfidojnë herë pas here. Kjo nuk do të thotë të neglizhoni argumentat e tyre, por nëse e keni ndarë mendjen, qëndrojini vendimit tuaj me mirësjellje.

2

3

14

amilja

4

. Fëmijët pranojnë kufijtë që vendosim kur ne kuptojmë dëshirat e tyre, inatin e tyre, trishtimin dhe zhgënjimin që u kemi krijuar duke u vendosur kufijtë. Nuk është e thënë që ata të bien dakord me rregullat që po u vendosim; ata thjesht duhet t’i zbatojnë ato. Kur ata shprehin dëshirat dhe pakënaqësitë, ata i pranojnë më me lehtësi rregullat dhe vazhdojnë më tej.


arrin vesh t tanë?

7

5

. Fëmijët i ndjekin kërkesat tona kur nuk ndjehen të mposhtur. Shmangni luftën e pushtetit me fëmijën tuaj. Gjeni mënyra për të dhënë alternativa dhe pavarësi. . Fëmijët i ndjekin udhëzimet tona kur ne i kthejmë ato në diçka zbavitëse dhe tërheqëse. Me pak kreativitet, ju mund të krijoni lojëra nga pothuajse çdo gjë dhe fëmijët janë gjithmonë gati të luajnë.

6

. Fëmijët i ndjekin kërkesat tona kur ato përshtaten me moshën e tyre. Shumica e fëmijëve 5-vjeçarë nuk mund ta rregullojnë dhomën vetë, ndaj është e kotë të jepni komandën “rregullo dhomën!” pa qenë edhe ju të pranishëm dhe ndihmues në kryerjen e kësaj detyre. . Fëmijët i pranojnë kufijtë kur e shikojnë se ne kujdesemi për lumturinë e tyre. Nëse ai është lodhur shumë që të ndërtojë kullën me kuba dhe nuk do ta prishë, ju bini dakord që të mbledhë lodrat e tjerë shpejt, para se të shkojë në shtrat. . Fëmijët pranojnë udhëzimet tona, se kanë besim që ne vendosim rregulla për të mirën e tyre. Ky besim ndërtohet nga mënyra si ndërveprojmë me ta çdo ditë. “Lodrat do t’i vendosim në kosh që të mos i shkelim dhe t’i prishim dhe që të kemi vend ku të luajmë nesër”. . Fëmijët pranojnë “JO-në” tonë, sepse ndjejnë thellë “PO-në” tonë. Fëmijët do të zbatojnë pothuajse çdo kërkesë tonën, nëse e bëjmë kërkesën me zemër të dashur. Krijojini fëmijës suaj momente pozitive kur e dëgjoni dhe thoni “po” shpesh, që kur të thoni “jo”, fëmija do të bindet duke nxjerrë në pah bujarinë e shpirtit të vet që përputhet me atë tuajin.

8

9

10

15

amilja


Prindërimi modern pengon zhvillimin e trurit tek fëmija Sipas një studimi nga Universiteti i Notre Dame, praktikat sociale dhe idetë e edukimit të jetës së sotme moderne po pengojnë zhvillimin e shëndetshëm emocional dhe mendor tek fëmijët. “Praktika dhe ide të këshilluara gabim janë bërë mëse të zakonshme në ditët e sotme, siç është përdorimi i ushqimeve farmaceutike për foshnjëat, izolimi i tyre në një dhomë personale apo ideja se kur reagon menjëherë pasi fëmija grindet, ai “llastohet” tha Narvaez, autore e studimit. Ky studim vëzhgoi praktikat e prindërimit modern dhe ndikimin e tyre në zhvillimin shëndetësor emocional tek fëmija deri në moshën e tij të rritur. “Ushqyerja me gji, reagimi i gatshëm ndaj të qarave, përkëdhelje të vazhdueshme dhe përkujdesje nga më shumë se një person i rritur janë praktika të hershme prindërimi 16

amilja

që kanë treguar ndikim pozitiv në zhvillimin e trurit, i cili nuk formon vetëm personalitetin, por ndihmon në shëndetin fizik dhe emocional” tha Narvaez. Studimet tregojnë se gatishmëria ndaj kërkesave të foshnjës (jo ta lesh të qajë deri në fund) ndihmon zhvillimin e vetëdijes; përkëdheljet e ngrohta ndikojnë në menaxhimin e stresit, kontrollin e impulsivitetit dhe rritjen e empatisë; loja e lirë në natyrë ndihmon në aftësimin social dhe kontrollin e agresivitetit; dhe disa të rritur përkujdesës (përveç mamit) ndihmojnë në rritjen e koefiçientit të inteligjencës, fleksibilitetit të egos dhe rritjen e empatisë. Në SHBA këto karakteristika prindërimi janë duke u zhdukur, sipas Narvaez. Në vend që të mbahen në krahë, foshnjat kalojnë më shumë kohë në kosha, karroca dhe sedilje makinash. Vetëm 15% e nënave ushqejnë foshnjët e tyre më gji. Familjet e zgjeruara janë ndarë dhe loja e lirë në natyrë ka rënë ndjeshëm që prej 1970ës. Mbase për shkak të prindërimit modern apo edhe forcave të tjera ndikuese, studimi tregoi se të rinjtë e sotëm gjenden më shumë në gjendje ankthi dhe depresioni, kanë më shumë sjellje agresive dhe delinkuente, kanë empati më të ulët dhe sjellje më pak të dhembshura apo morale.


17

amilja


Opinion »» Nga Klodi Smajlaj

E

Një qasje mbi mbulesën

kziston njëfarë amullie mendimesh mbi çështjen e shamisë, të cilën ka disa vite që e kam vënë re. Mendoj se ka ardhur momenti për të folur rreth saj. Si fillim, dua të them se e kam tmerr të gënjehem. Mund të jetë pikërisht kjo arsyeja se pse zemërohem aq shumë kur has në mashtrimin e shkaktuar nga shejtani mbi këtë temë. Ky mjet kaq i hollë mashtrimi po përhapet së tepërmi, madje edhe ndër praktikantët e fesë. E kam vënë re mënyrën se si funksionon ky mekanizëm kur bëhet fjalë për shaminë. Përpara se të flas konkretisht rreth funksionimit të këtij mashtrimi, dua të nis duke përmendur tre fakte thelbësore: 1. Ne jemi në një rrugëtim. 2. Destinacioni ynë është arritja e kënaqësisë së Zotit. 3. Ajo çka neve na furnizon e na mban gjallë është bindja ndaj Zotit.

18

amilja

Tani të flasim për marifetet që sajon shejtani. Ai thotë: Hapi 1: Shamia është një “destinacion” i lartë shpirtëror. Ajo është një “kurorë” që ti e vë vetëm pasi të kesh arritur “përsosmërinë shpirtërore”. Hapi 2: “Ti s’e ke arritur ende atë nivel shpirtëror”. Hapi 3: “Për pasojë, ti nuk duhet ta vësh shaminë derisa ta kesh arritur atë nivel të përsosmërisë shpirtërore; ose “Nëse e ke vënë tashmë shaminë, ti nuk ke arritur në atë nivel shpirtëror dhe nuk po e përfaqëson Islamin siç duhet, kështu që duhet ta heqësh derisa ta kesh arritur atë nivel”.


Ja pse e gjithë kjo është një gënjeshtër dhe një gabim logjik: 1. Shamia nuk është një kurorë që ti e vë sapo të kesh arritur përsosmërinë shpirtërore. Ajo nuk është një destinacion shpirtëror në vetvete, por një “pjesë e asaj (bindjes) që neve na furnizon për të arritur tek ai destinacion. Shamia është pjesë e rrugëtimit për të shkuar në destinacion: Tek Zoti. 2. Prandaj, të thuash se unë do të shkoj në destinacion (që është kënaqësia e Zotit) duke mos iu bindur Zotit, është gabim logjik. Pikërisht këtu qëndron thelbi i gjithë kësaj. Shejtani e di këtë. Është sikur ta shohësh bosh serbatorin e makinës tënde ndërkohë që po udhëton, e të thuash: “Të shkoj në destinacion si fillim dhe pastaj do t’i hedh karburant”. Neve na duhet “karburant” për të shkuar në destinacion!

Përfundim: Sigurisht, shamia nuk është “karburanti i vetëm” që e mbush serbatorin shpirtëror, ama është pjesë e tij. Pse? Sepse është pjesë e bindjes tonë ndaj Zotit. Refuzimi i saj është një mosbindje aktive dhe e përditshme ndaj Atij tek i Cili po synojmë të shkojmë. Shamia nuk është për njerëz të përsosur. Njerëzit e përsosur nuk ekzistojnë. Nëse ka diçka që më acaron, është pikërisht kur i dëgjoj njerëzit tek thonë: “Më mirë ta heqë shaminë ajo sepse ka bërë këtë e atë...” ose “Ej, ajo është me shami në kokë dhe e di çfarë bëri ...?” Kjo për shkak se supozohet që sapo ta kesh vënë shaminë, ti i ke thënë botës se je shndërruar në engjëll. Shamia nuk është për engjëjt. Ajo është për njerëzit me të meta e të bukur, që çdo ditë ia kujtojnë vetes e të tjerëve se po përpiqen. Dhe kjo betejë, kjo përpjekje, ka bukurinë e saj. Allahu e sheh atë. Edhe nëse je duke luftuar me gjërat e tjera, mund të jetë pikërisht ky akt bindjeje që Allahu e pranon, e që për shkak të tij, Ai t’i fal të metat e tjera! Pra, mos e humb shpresën e mos nënvleftëso asnjë akt bindjeje, edhe nëse të duket vetja me plot të meta. Shamia nuk është destinacioni. Ajo është pjesë e rrugëtimit, ashtu sikurse çdo gjë tjetër që mundohemi të bëjmë për t’iu bindur e për të kënaqur Zotin. Shamia është pjesë e atij “karburanti” që na ndihmon të mbërrijmë në destinacionin tonë: Tek Zoti. Shënim: Kjo është një qasje e Znj. Yasmin Mogahed, autore e librit “Reclaim your heart”. Ajo është diplomuar në Psikologji dhe Gazetari në Universitetin e Wisconsin-Madison. Aktualisht, Znj. Mogahed jep mësim në Institutin “Al-Maghrib” dhe shkruan për “Huffington Post”.

19

amilja


Shëndeti i familjes

»» Nga Arjeta Dema

Sa të rëndësishme janë fibrat për organizmin tonë? Ç’janë fibrat?

F

ibra është ajo pjesë e ushqimeve bimore që nuk mund të tretet apo absorbohet nga trupi i njeriut. “Fibra është një karbohidrat i patretshëm,” shpjegon Dr. Elaine Rancatore. Megjithatë, fibra është ndryshe nga karbohidratet e tjera dhe ka nivel shumë të ulët kalorish! “Megjithëse fibra nuk është e tretshme, është e mirë për trupin në shumë mënyra” thotë doktoresha natyropatike, Ëendy Ëells. “Ngrënia e fibrave rrit imunitetin intestinal, ushqen bakteriet probiotike të zorrëve, ruan shëndetin e shtresave të brendshme të zorrëve, si dhe absorbon dhe eliminon hormonet, kolesterolin, yndyrnat dhe toksinat e tepërta nga trupi”.

20

amilja

Funksioni i fibrave Funksioni kryesor i fibrave është ruajtja e shëndetit të sistemit tretës. Fibrat përshpejtojnë eliminimin e mbeturinave dhe toksinave nga trupi, duke mos i lejuar të qëndrojnë në zorrën e hollë apo të trashë për kohë të gjat dhe duke parandaluar kështu akumulimin e tyre dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme që shkaktohet nga ky akumulim. Sipas mjekes dietologe Michelle Pfennighaus, fibra ofron këto dobi shëndetësore: Ngadalëson absorbimin e sheqerit në gjak, duke ruajtur nivele të shëndetshme të glukozës në gjak dhe për të ndihmuar me parandalimin e diabetit të tipit 2. Ul kolesterolin LDL, ndihmon shëndetin kardiovaskular dhe specifikisht ruan shhëndetin e zemrës.


Ofron ndjesinë e ngopjes, ju ndihmon të kontrolloni urinë dhe sigurisht peshën tuaj Ruan shëndetin e sistemit tretës, ndihmon procesin e jashtëqitjes, shmang kapsllëkun dhe rrezikun nga divertikuloza e zorrës. Kjo është sëmundje që karakterizohet nga prania e divertikulave në zorrën e trashë. Divertikujt janë qese të fryra që shtyjnë nga brenda me drejtim jashtë murin e zorrës. Redukton rrezikun nga disa lloje të kancerit, ku përfshihet kanceri i zorrës së trashë dhe kanceri i gjirit. A mund të humbas peshë duke konsumuar fibra? Ushqimet fibroze kanë nivel të ulët yndyrnash dhe nivel të ulët kalorish, ndaj nuk shkaktojnë shtim në peshë. Fibra gjithashtu ngadalëson tretjen, duke ofruar ndjesinë e ngopjes për një kohë më të gjatë. Ushqimet dhe suplementet ushqimore me sasi më të madhe fibrash janë: Fruta: dardha, molla, fruta pylli, portokalli, mandarina Perime: brokoli, lakra brukseli, karota, kungull, patate Bishtajore: fasule, thjerrëza, bizele Drithra: buka integrale, orizi kaf, tërshëra etj. Fruta të thata: bajame, kikirikë, fara luledielli, arra, lajthia Vajra: vaji i arrës, vaji i lajthisë, vaji i bajames, vaji i farave të lulediellit, vaji i farave të kungullit etj.

Të mirat dhe dobitë e akullit që nuk i kemi ditur deri më sot Terapia në të ftohtë, ose terapia me akull përdoret gjithmonë pasi lëkura është pastruar paraprakisht. Kjo terapi është efikase në trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës, celulitit, si dhe të djegurave dhe inflamacionit. Akulli nuk duhet aplikuar direkt në lëkurë, por i mbështjellë me një rrobë të butë ose qese akulli plastike. Bëjeni pjesë të rutinës suaj, që para gjumit të pastroni fytyrën dhe ta masazhoni atë me akull (të mbështjellë me një rrobë të butë) për rreth 3 min dhe do të shihni rezultate mahnitëse. E bën lëkurën tuaj më të lëmuar dhe më të butë. Terapia në të ftohtë është një ndër metodat më efikase për trajtimin e problemeve me aknet. Masazhoni çdo ditë me akull, për rreth 5 minuta zonat e akneve. Për të shumëfishuar benefitet e akullit mund ta aplikoni të kombinuar me kastavec, hudhër, limon ose çaj jeshil. Redukton rrudhat: Kjo lloj terapie përmirëson qarkullimin e gjakut në enët e lëkurës, duke parandaluar në këtë mënyrë daljen e rrudhave dhe plakjen. Lufton poret e hapura dhe qeskat poshtë syve: Aplikoni direkt mbi lëkurën tuaj kubat me akull, sidomos në zonat ku poret e lëkurës suaj janë shumë të hapura, për 2-3 minuta dhe për pak ditë do të shihni rezulatet. Këtë mund ta bëni edhe poshtë syve për të hequr të enjturat ose të nxirat. Rregullon gjendjen e syve të fryrë: Nëse zgjoheni me sy të fryrë dhe aspak në gjendje për të dalë jashtë, mbështillni dy kuba akull me një shami të butë dhe vendosini në kapakët e syve të mbyllur, lërini për 2 minuta dhe do të shihni që të fryrat e syve do të ikin. Lufton celulitin: Vendosni në zonën e celulitit akull të mbështjellë me një rrobë të butë, mbajeni për 15 minuta, pastaj hiqeni për 3 minuta dhe vendoseni përsëri. Për një orë rresht përsërisni të njëjtën procedurë dhe do të shihni se si celuliti juaj do të reduktohet në mënyrë të dukshme. 21

amilja


Ndjeshmëri

»» Nga Ulvi Fejzullahu

A je në listën e të pranuarve? A JE NË LISTËN E TË PRANUARVE? Njerëzit priren për të fshehtën dhe dëshira për të mësuar atë që nuk e dinë është e madhe. Studenti, sapo del nga provimi, kërkon menjëherë rezultatin. Natyrshëm, çdo besimtar pas muajit Ramazan dëshiron të dijë a është në listën e të pranuarve. Atëherë si ta dijë besimtari, nëse është në këtë listë?

22

amilja


PËRGJIGJJA E THJESHTË DHE E LEHTË ËSHTË KJO: 1. Kur besimtari e gjen zemrën më afër Allahut të Lartësuar dhe e do Atë; ky është fryt i adhurimit dhe shenjë e pranimit. 2. Të dojë adhurimet (ibadetet) dhe ta ndjejë se dyert e adhurimeve janë hapur, kurse ato të mëkateve janë mbyllur. 3. Mos t’i lërë veprat e mira që ka bërë gjatë Ramazanit dhe gjithashtu t’i shtojë veprat e tjera që nuk i ka vepruar gjatë tij. 4. Mos t’i kthehet mëkatit prej të cilit është penduar gjatë Ramazanit. 5. Të përjetojë mirësitë. 6. Të agjërojë gjashtë ditët e Shevalit. 7. Të shpejtojë dhe garojë në vepra të mira. 8. Të jetë pas Ramazanit më i mirë se para tij, të ndjejë se ka një zemër të re që pulson me dashuri për Allahun, me namaz, përkujtim, falënderim.

KËTO JANË DISA PREJ SHENJAVE TË PRANIMIT TEK ALLAHU. Mos i prish dhe mos i humb veprat pas suksesit. Të gjitha adhurimet e bëra gjatë Ramazanit, besimtari mund t’i humbasë me lehtësi nëse nuk i ruan. Sigurisht që veprat e mira duhet të ruhen. Ruajta e veprave arrihet si vijon: Së pari: Kujdes nga tregimi dhe ekspozimi i adhurimeve Duhet ta shohësh veten më të vogël se besimtarët e tjerë dhe me më shumë mëkate e të meta se ata. Nuk është e drejtë e besimtarit të japë një gjykim mbi veprën e vet, por as të presë gjykimin e të tjerëve mbi adhurimet. Mos të të duket vetja se ke bërë me këtë vepër diçka, por ta shohësh veprën vetëm si mirësi dhe dhuratë nga Allahu, vepër që meriton falënderim tjetër, përpjekje të vazhdueshme dhe angazhim shtesë deri në vdekje. Së dyti: Kujdes nga vetëpëlqimi Individi duhet të jetë i kujdesshëm nga sëmundja e mendjemadhësisë dhe e egos. Me punët e mira të realizuara nuk duhet t’i pëlqejë vetja, por të ndjejë mangësi në vetvete, duke e parë veten të rrethuar me begatitë e Allahut e jo duke parë veprën e vet. Së treti: Kujdes nga mashtrimi Pas kryerjes së veprës, njeriu nuk duhet të mashtrohet duke menduar se

është munduar dhe ka fituar. Çdo mund dhe arritje është mirësi e Allahut, dhuratë e Tij. Çdo gjë i atribuohet Krijuesit, absolutisht asgjë njeriut. Së katërti: Vazhdimësia e veprave të mira Besimtari patjetër duhet të vazhdojë së vepruari. Pas Ramazanit adhurimet duhen vazhduar dhe shejtani nuk duhet lejuar që të ndikojë dhe të pengojë agjërimin, namazin dhe leximin e Kuranit. Së pesti: Duke kërkuar ndihmën e Allahut për pengimin e preokupimeve të jetës Me veprat e bëra që keni realizuar me ndihmën e Allahut duhet të ruheni nga mashtrimet e shejtanit. I mallkuari shton preokupime, shqetësime, vendos pengesa, por gjithsesi ju duhet të kërkoni ndihmën e Allahut të Lartësuar për fuqi. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë do të shkëputeni nga punët e mira, çka do të thotë se njeriu kthehet në gjendjen e mëparshme.

DIJENI DHE MËSOJENI SE: »» »» »» »»

Rehatia nuk arrihet me rehati; çështjet e larta nuk realizohen me dembeli; kush mbjell, korr; kush mundohet, gjen.

(Autor: Muhamed Husejn Jakub) 23

amilja


Kështu më ka ndodhur »» Nga Altin Bamllari

Vëllezërit që braktisën Krishtërimin për Islamin

N

ë Tushemisht, këtë radhë, nuk shkova thjesht për të shijuar tavën e koranit, as për “liqerin” e Lasgushit dhe as për të parë teto Ollgën. U nisa për të takuar dy djem, dy vëllezër që kanë një histori të rrallë, të paktën për kohët moderne. Quhen Ilir dhe Margarit Tasellari. Janë rreth të dyzetave, me një diferencë moshe prej 4 vjetësh. Restoranti i tyre quhet “Dante” dhe është nga më të njohurit e zonës. Gatimet janë pothuajse ato që serviren ngado buzë liqenit, por shija e tyre seç ka diçka ndryshe. Djemtë kanë ditur të marrin më të mirën e shijes italiane e asaj greke në rrugëtimin e tyre si emigrantë dhe e kanë kombinuar mjeshtërisht me traditën vendase.

24

amilja


Por, ky restorant ka një tjetër të veçantë. Nuk ofron pije që përmbajnë alkool. Përfytyroni tani të hani peshk pa një gotë verë përpara. Polakët kanë një shprehje: “Peshku duhet të notojë tre herë. Njëherë në ujë, një herë në vaj e një herë në verë.” E pra, këtu peshku notonte veç një herë. Pasi kemi porositur, pyes kamarierin: -Po mirë, si i bëhet që unë nuk e shijoj dot peshkun pa njëçikë verë? Ai më informon me mirësjellje se herë tjetër mund ta marr me vete. -Nuk ka asnjë problem. Thjesht ne nuk e tregtojmë sepse është “haram”. Dmth, Kurani na e ndalon. Nuk përtoj dhe hidhem te lokali në krah për të blerë një shishe Reisling dhe kur kthehem i them kamarierit që do dëshiroja të takoj dy vëllezërit. Më thotë që kanë shkuar tek Bujtina e re, të cilën po

përgatiten ta hapin së shpejti. Megjithatë, i merr në telefon dhe më i vogli, Giti (Margariti), nuk vonon të vijë. S’më durohet të hy direkt në temë, ta pyes si, qysh e pse ndërroi fe. Si ka mundësi që dy vëllezër të krishterë të konvertohen në muslimanë sot, ndërkohë nëpër botë, më shumë tërthor sesa direkt, Islami shigjetohet herë si një fe e prapambetur e herë si truall që pjell terroristë. -Kush flet me këtë gjuhë, s’di asgjë për Islamin, nis bisedën Giti. Mos ta harxhojmë kohën me histori se ma do mendja duhet të kesh lexuar. Po të shpjegoj ç’ndodhi me ne. Ashtu siç e di, Tushemishti është fshat i krishterë. Si ngado në Shqipëri, ne s’i kemi patur problem martesat me familjet muslimane. Është e vërtetë që në Pogradec të krishterët më shpesh marrin nuse sesa japin, por kjo nuk vë në dyshim bashkëjetesën. E pra, ne të tre, vëllai, unë dhe motra, u martuam me njerëz të besimit tjetër. Në një nga tre familjet, njerëzit e shtëpisë ishin besimtarë praktikantë. –

25

amilja


Dmth jo si puna ime, ndërhyj unë me shaka, që nuk e di as vetë pse quhem musliman, ndërkohë që jam ateist. -Lëviz vendit, më drejtohet me seriozitet Giti. Qofsh ç’të duash, por mos e moho Zotin, ndërkohë shushurit një lutje në arabisht. Feja, vijon ai, vjen natyrshëm. S’ka imponim. Askush s’na detyroi ne të pranojmë këtë besim që na lumturon çdo ditë. Shyqyr Zotit, jemi të lirë për të zgjedhur. Unë hap sytë. Nuk dyshoj në asnjë fjalë të tij. Jam kureshtar të di pse la një besim për një tjetër. -Dëgjo! Familja ime ka qenë e krishterë dhe ne kemi ruajtur besimin edhe në kohë të vështira. Festonim fshehurazi ditët e emrave, Pashkët dhe Krishtlindjet. 26

amilja

Krishtërimi është feja më pranë Islamit se çdo fe tjetër. Thjesht e devijuan rrugës. Mbase qëllimisht. Unë shkoja në kishë të dielave dhe një ditë kuptova që mënyra e adhurimit nuk më afronte me Zotin. Shumë fallcitet. Shumë rregulla, temjan dhe ikona që duheshin puthur. E pse? Për ç’arsye? Asnjëherë nuk ndjeva ngrohtësinë e Zotit për të cilin falesha. Kur përqafova Islamin para 5 vjetësh, gjithçka ndryshoi në jetën time. Sa herë që unë i afrohem të Madhërishmit një pëllëmbë, ai më afrohet dhjetëfish. Nuk kam lënë një namaz pa falur në këto 5 vjet. Asnjë. Ti mbase s’më beson po të të tregoj ç’lehtësi ndiej në shpirt mbas çdo falje. -Po bota? Çfarë tha bota kur ndërruat besim? Po prindërit? Si e pritën ata këtë ndryshim drastik?


të tjerat. E rikonstruktuar bukur, ajo mban vulën e shpirtit krijues të të dy vëllezërve. Mbeta i befasuar përsëri nga kjo alkimi e çuditshme, që gjërat e thjeshta i shndërron në një parajsë. Perfekt. Gjithçka në vendin e vet, me një sqimë për t’u admiruar. Vëllai i madh, Iliri, më tregon si një ciceron veprat e tyre të artit. Ndahemi. Drejt Gitit vjen me vrap një vajzë syliqeni. Ai e merr në krahë e më thotë që është e bija. Kam tre vajza Altin, ndërsa vëllai tre djem. E sheh? Zoti na ka vënë në provë edhe këtu. Më jep tre vajza që t’i dua djemtë e vëllait si të mitë dhe ai t’i dojë vajzat e mia si të tijat. Mos i merr me shaka këto gjëra!

-Nuk ishte e lehtë. Në fillim kjo gjë nuk iu pëlqeu fare. Iu duk e panevojshme. E çuditshme. E dyshimtë. U vinte turp nga fshati. Vonë e kuptuan që djemtë e tyre u bënë edhe më të mirë, më të gjindshëm, më të dashur. Jo se na ka munguar ndonjëherë dashuria, por më përpara nuk e njihnim fuqinë e saj. Ne jemi të gjithë njësh. Plotësojmë njëri-tjetrin. Nuk jam zënë një herë të vetme me tim vëlla. Ngela pa fjalë. Për të thyer disi bisedën thërras kamarierin. Konfirmoj prej tij rrëfimin e Gitit. – Po këta s’dinë të thonë një fjalë të keqe brre, jo më të shahen. S’ka shans! Para se të largohem Giti më fton të shoh Bujtinën e re. Me këtë rast të takoj edhe të vëllain. Nisemi. Bujtina ndodhet në zemër të Tushemishtit, dy hapa larg bustit të teto Ollgës. Është e vetmja godinë që dallon nga

U largova nga Tushemishti me një ndjenjë të papërshkruar kënaqësie. Brenda këtij muaji jam bërë me tre miq të jashtëzakonshëm, papa Viktorin e Ziçishtit dhe dy vëllezërit Tasellari nga Tushemishti. Thonë që Zoti i do edhe të pafetë. Amin! 27

amilja


Psikologji

»» Nga Sherife Kalaja

Këshilla të çmuara mbi dëgjimin efektiv

J

etojmë në epokën e zhvillimeve të vrullshme. Epokën që sjell mundësi të mëdha për secilin prej nesh, por duhet të kemi parasysh se komunikimi është ndër elementet më të rëndësishmë në çdo epokë. Komunikimi na lehtëson shumë çështje nëse përdoret në mënyrën e duhur, por mund të na i bëjë të pamundura disa gjëra nëse nuk përdoret në mënyrë efektive. Pjesa më e rëndësishme e komunikimit është të kushtuarit rëndësi e asaj që folësi po na thotë, pra e thënë më thjeshtë, dëgjimi, por ne duket se i kushtojmë gjithnjë e më pak kohë dëgjimit të njëritjetrit. Dëgjimi i vërtetë është bërë një dhuratë e rrallë, dhuratë e kohës. Ndihmon në krijimin e marrëdhënieve, zgjidhjen e 28

amilja

problemeve, sigurimin e të kuptuarit, zgjidhjen e konflikteve dhe përmirësimin e saktësisë. Në punë, dëgjimi efektiv nënkupton më pak gabime dhe më pak kohë të humbur. Në shtëpi, ai ndihmon zhvillimin e fëmijëve të aftë, të cilët mund të zgjidhin problemet e tyre. Dëgjimi ndërton miqësi dhe karrierë. Ai kursen para dhe martesa. Procesi i dëgjimit është një proces aktiv, që kërkon kohë dhe përkushtim. Ai kalon nëpër disa faza, ku secila ka vlerën dhe rëndësinë e saj për të komunikuar në mënyrë efektive me njëri-tjetrin. Nëse i kuptojmë siç duhet këto faza, atëherë mund të jemi një mendimtar, dëgjues, folës dhe komunikues më i mirë. Duke praktikuar këto këshilla do të bëhemi më të vetëdijshëm për mënyrën se si komunikojmë dhe zakonet e këqija që duhet të shmangim në procesin e dëgjimit.

1. Marrja e informacionit Kjo është faza e parë dhe themelore e procesit të dëgjimit: akti i thithjes së informacionit që iu është shprehur, qoftë verbalisht apo jo verbalisht. Çelësi në këtë fazë është t’i kushtoni vëmendje folësit, fokusoni gjithë energjinë tuaj mbi të, duke ndjekur këto tri këshilla të thjeshta: Shmangni shqetësimet. Përqëndroni vëmendjen tuaj tek folësi. Mos u merrni me telefonin, ndërkohë që dikush përballë jush po përpiqet të komunikojë me ju. Asgjë nuk është më e rëndësishme në ato çaste se ajo që ai po thotë; kjo tregon se ju jeni të angazhuar realisht për të dëgjuar dhe në këtë mënyrë ju fitoni respektin e personit përballë jush dhe dëgjuesve të tjerë.


Mos e ndërprisni folësin. Ju mund të dëshironi të bëni një supozim në lidhje me atë që folësi po thotë, apo çfarë do të thotë. Mos e bëni, sepse është e vrazhdë! Ndërkohë ju mund të kuptoni që supozimi juaj ishte i gabuar, që nuk është e dobishme për askënd. Mos lexo përgjigjen tënde. Në këtë fazë, puna juaj është vetëm për të dëgjuar. Nëse filloni të planifikoni një fjalim, ndërsa personi tjetër është duke folur, ju do të humbisni pikë dhe nuk do të jeni në gjendje të përgjigjeni kur të jetë radha juaj për të folur.

2. Kuptimi i informacionit Kjo është faza kryesore e procesit të dëgjimit ku ju jeni në gjendje të planifikoni përgjigjen tuaj. Kuptimi bëhet pasi të keni marrë informacionin nga folësi dhe filloni të përpunoni kuptimin e tij. Këtë mund ta bëni duke pyetur ose duke riformuluar pjesët e mesazhit të folësit. Kjo iu lejon të tregoni angazhimin tuaj aktiv me fjalët e tyre dhe të kuptoni më mirë pikat kryesore.

3. Kujtesa Çfarë të mire do të kishte një bisedë, nëse harruat gjithçka që folësi sapo ju tha? Kjo fazë e procesit të dëgjimit mund të duket shumë e ngjashme me dy të parat, por ajo shkon përtej thithjes dhe përpunimit të informacionit. Kujtesa është ruajtja e informacionit të marrë dhe mënyra më efektive për ta bërë këtë në një bisedë të rëndësishme, është të zhvendosni elementet kryesore të një mesazhi nga kujtesa juaj afatshkurtër dhe në kujtesën tuaj afatgjatë. Ka disa metoda për ta bërë këtë: Identifikoni pikat themelore. Detajet do të mbeten në kujtesën tuaj afatshkurtër, por izolimi i ideve kryesore do t’ju ndihmojë t’i kuptoni më mirë dhe t’i mbani mend më gjatë. Bëjeni mesazhin të njohur. Lidheni këtë ide kryesore me diçka që tashmë e dini. Kjo mund të jetë e lehtë për t’u bërë; shanset janë që diskutimi që po zhvilloni, do të shkaktojë kujtime të vjetra dhe përvoja të kaluara. Përdorini ato për t’ju ndihmuar të mbani informacionin në kujtesë.

4. Vlerësimi Në këtë fazë ju mund të filloni të përgatiteni për përgjigjen tuaj, por mbani mend: “Jeni ende një dëgjues, jo një folës”! Përpiquni të kuptoni: Cili është fakti dhe cili është mendimi? Cilat pjesë të mesazhit (nëse ka) ishin të ekzagjeruara? Cilat pjesë të mesazhit të tyre u interpretuan dhe cilat pjesë ishin të paanshme? Cili ishte qëllimi i folësit me mesazhin e tyre? Pas interpretimit të mesazhit të folësit, përmes një kombinimi të të kuptuarit, mbajtjes dhe vlerësimit, ju tashmë jeni gati për të krijuar një përgjigje.

5. Përgjigjja Nëse e keni përfunduar marrjen, kuptimin, kujtimin dhe vlerësimin e pjesëve të procesit të dëgjimit, përgjigjja do të jetë më e lehtë se kurrë. Ju do të jeni të përgatitur të adresoni pikat më të rëndësishme të folësit, me një ndërgjegjësim rreth rrethanave dhe kontekstit të asaj për të cilën u bisedua. Mos përfundoni fjalitë e folësit. Kjo është një mënyrë jo e hijshme për të formuar përgjigjen tuaj. Kjo pengon procesin e marrjes së informacionit dhe e bën folësin që të ketë dëshirë t’ju dëgjojë më pak. Adresoni pikat e folësit. Kjo e bën më të lehtë për folësin, që të kalojë në një dëgjues dhe do t’i përforcojë atij idenë se ju keni qenë një dëgjues i fokusuar tek ai që në fillim të bisedës. Dëgjimi është pjesa më e rëndësishme e komunikimit, sepse nëse nuk kuptoni mesazhin që juve ju është shprehur, do të dështoni edhe në dhënien e një përgjigjeje substanciale dhe kuptimplotë. Ky është shkaku kryesor i shumë keqkuptimeve dhe ndërlikimeve, të cilat ndodhin qoftë në shtëpi, në shkollë apo në punë. 29

amilja


Koment

»» Nga Oriola Sula

t e m t i t e t i r a d i l o s e a t s e f , i m a r j a Fitër B

M

uaji i Ramazanit është muaj i bekuar, në të cilin hapen dyert e mirësisë dhe shpërblimeve. Lutjet shtohen dhe agjërimi na solidarizon edhe më shumë me njerëzit e varfër, që shpesh vuajnë urinë për shkak të skamjes. Shumë prej nesh nuk e dinë se çdo të thotë të flesh dhe të zgjohesh me barkun bosh. Pikërisht ky muaj është mënyra më e mirë për ta kuptuar, se pasuria nuk është gjithçka dhe se duhet ta ndajmë atë me të tjerët. Kurorëzimi më i bukur i muajit të Ramazanit është Fitër Bajrami. Kjo festë e dashur për muslimanët, është quajtur “fitër (ushqim)”, sepse këtë ditë njerëzit e adhurojnë Allahun me ushqim, ashtu sikundër e adhuruan në Ramazan me agjërim. Fitër Bajrami festohet përgjatë tri ditëve, në 30

amilja

shenjë falënderimi ndaj Allahut që plotësoi mirësinë dhe bujarinë e Tij ndaj nesh, duke na e lehtësuar agjërimin e plotë të muajit të bekuar të Ramazanit. Por si festohet në Shqipëri kjo festë? Rënia e daulleve në çdo rrugë e çdo lagje paralajmëron trokitjen e kësaj feste të dashur për besimtarët muslimanë. Detyrë e grave dhe fëmijëve është pastrimi i ambientit brenda dhe jashtë shtëpisë, oborrit dhe rrugës, vendosja e shtresave më të reja e më të bukura, ndërsa detyrë e burrave është sigurimi i ushqimeve të nevojshme për ta festuar sa më bollshëm këtë ditë të shënuar. Ndërsa në ditën e Bajramit besimtarët muslimanë zgjohen herët në mëngjes, lajnë të gjithë trupin, vishen me rrobat më të reja, më të bukura e të parfumosura dhe familjarisht dalin në shesh për të falur namazin e Bajramit. Koha e

namazit të Bajramit fillon me ngritjen e diellit nga horizonti, sa një shtizë, derisa të arrijë në zenit. Para se të shkojnë në faljen e namazit të Bajramit, është traditë që muslimanët të hanë diçka (p.sh. hurma arabe), si shenjë që tregon se po përfundon agjërimi. E kundërta veprohet gjatë Kurban Bajramit ku nuk hamë asgjë, derisa kthehemi prej faljes së namazit. Rrugët e kryeqytetit dhe gjithë vendit mbushen plot me besimtarë, pasi është e pëlqyeshme që të shkohet në këmbë deri në xhami apo në sheshet ku falet namazi i Bajramit. Ndërsa kur mbaron falja, sipas traditës profetike, ata kthehen në këmbë nga një tjetër rrugë. Pas kthimit nga xhamia, Bajrami festohet në familje ku sofra mbushet plot me gatime të veçanta e të bollshme. Disa nga gatimet tradicionale shqiptare të kësaj dite, të ndikuara paksa edhe nga tradita turke, janë supa, tava të ndryshme, sarma, qofte, mish i pjekur,


të varfrit dhe dashurisë n dërnjerëzore

m u saka, sallata etj. Por nuk mund të lëmë pa përmendur edhe ëmbëlsirat si bakllava, sheqerpare, shëndetlie, kadaif apo edhe torta të ndryshme. Pas drekës së shijshme, ditën e parë të Bajramit zakonisht vizitohen të afërmit, fqinjët apo miqtë, një traditë kjo shumë e bukur që ka vlerë edhe sot e që synon vazhdimësinë e miqësisë edhe te brezat e rinj, në një kohë kur zhvillimet e vrullshme në botë po ndikojnë gjithnjë e më shumë në ftohjen e marrëdhënieve ndërnjerëzore. Madje Bajrami është rasti më i mirë për pajtim dhe dashuri mes njerëzve, që të hidhëruarit të pajtohen, pasi besimtarët muslimanë nuk duhet të mbajnë hidhërim përtej tri ditëve. Fëmijët e përjetojnë edhe më shumë këtë festë. Prindërit mundohen t′i angazhojnë fëmijët e tyre në punët e shtëpisë dhe detyra të tjera, në mënyrë që ata ta ndjejnë edhe më shumë atmosferën festive. Po kështu fëmijët bëhen pjesë

e faljes së namazit në shesh, bashkë me prindërit. Por pjesa më e bukur e kësaj feste për ta, janë dhuratat që prindërit u kanë përgatitur, sidomos veshje të reja që i veshin gjatë faljes së namazit të Bajramit. Pas faljes, ata mblidhen grupe-grupe dhe shkojnë në çdo shtëpi për të uruar festën e Fitër Bajramit, ku marrin mjaft bekime, lekë (shuma simbolike) dhe ëmbëlsira të shumëllojshme nga besimtarët muslimanë. Gjithashtu, ata janë të pranishëm edhe në vizitat që bëjnë prindërit e tyre në shtëpitë e të afërmve për të uruar Bajramin. Pjesë e pandashme e festimeve të Fitër Bajramit është edhe ndarja e lëmoshës për të varfrit. Sadakaja e fitrit është një detyrim për besimtarët muslimanë, është ndihma që u jepet njerëzve në nevojë përpara Fitër Bajramit, me qëllim që edhe ata të gëzojnë mundësinë që ta festojnë Bajramin si

çdok u s h tjetër. Koha e fundit për të dhënë sadaka, në shenjë solidariteti me të varfrit, është namazi i Bajramit. Sipas besimit islam, detyrimi i sadakasë është 3 kilogram për secilin pjesëtar të familjes, por kjo mund të konvertohet edhe në para, në varësi të nevojave të familjes së varfër. Megjithatë ndihma që ne duhet t′u ofrojmë njerëzve në nevojë duhet të jetë e vazhdueshme. Çdo ditë ata kanë nevojë për ne dhe besimi në Zot e shton edhe më shumë ndërgjegjësimin për të shpenzuar një pjesë të pasurisë sonë, sado e vogël, në ndihmë të të varfërve. Mjafton edhe një gjest i ngrohtë, një fjalë e ëmbël, një dorë për t′u mbështetur dhe shpërblimet e tua shtohen nga urimet dhe falënderimet e njerëzve që u ke ardhur në ndihmë.

31

amilja


Bardh e zi

»» Nga Marsida Simo

Fëmijët në kurthin e të rriturve

K

ur flitet për fëmijërinë, mendja shkon tek kujtimet më të ëmbla, ato më të dashura dhe të sinqerta. Askush nuk i harron kacavjerrjet nëpër pemë, guralecët e vëgjël që mbidheshin kudo, që më pas shërbenin si gurë peshoreje kur luhej loja e shitësit dhe blerësit, shkopinjtë e vegjël që duheshin për lojëra të sajuara për momentin, topi apo litari si mjeti më i zakonshëm i ndërmjetësimeve më shoqëri të reja të lagjes. Shumë nga këto lojëra sot është vështirë tˋi gjesh, sepse fëmijët nga lodrat e pafundme që ju jepen, nuk arrijnë të krijojnë mënyra argëtimi vetjake duke futur fantazinë. Në këtë mënyrë bien nën kurthin e të gatshmes, ku gjithçka ka një vlerë materiale. Fëmijëria është mosha ku prindërit nuk i harrojnë as pyetjet e shumta të pafajshme, të cilat mbijnë në kokën e të vegjëlve, për mënyrën si kanë ardhur në jetë, kur do bëhen me një motqr apo vëlla, si del dielli apo si e nxjerr gjuhën krokodili. Nga ana tjetër vijnë përgjigjet e sajuara apo gënjeshtrat që dalin për të mbuluar të vërtetat e të rriturve. Ky është një tjetër kurth që ia ngrejnë prindërit, fëmijëve të tyre. Fëmijët rriten dhe prindërit injektojnë dëshirat e tyre tek vogëlushët, duke 32

amilja

dashur që ata të bëhen më të zotë dhe më të pavarur. Por çështja është si e formojnë këtë gjë?! Nëse fëmijët trajtohen si kopja e njërës palë, e babait apo nënës, duke projektuar ëndrrat e tyre, fusin në kurthin e frustrimit fëmijët. Vogëlushët nuk janë pronë e prindërve dhe pavarësisht trashëgimisë së geneve, personaliteti është unik dhe duhet të krijohet me kujdes. Një fëmijë i shkathët ka nevojë për disiplinë dhe vëmendje. Ndërsa një fëmijë i brishtë dhe i ndjeshëm ka nevojë për tolerim dhe stimulim. Megjithatë ka një sërë tiparesh të tjera, të cilat prindi duhet të jetë aty për të ndihmuar dhe përmirësuar, por jo për tˋi ndryshuar. Po ashtu ka shumë prindër që fëmijët duan tˋi angazhojnë me kurse, trajnime apo veprimtari të shumta. Në këtë mënyrë ata i fusin fëmijët e tyre në kurthin e ankthit, që vjen nga koha e kufizuar dhe mbytjes nga përgjegjësitë e shumta. Sasia nuk është kurrë e këshillueshme sa cilësia. Ndaj këshillohet që ndërgjegjia e fëmijës të formohet në natyrshmëri dhe hap pas hapi. Së pari, fëmija duhet të mësojë mirë gjuhën mëmë, e më pas me kohën do i mësojë edhe gjuhët e tjera. Së dyti, fëmijët kanë nevojë më shumë për natyrën sesa për klasa të


mbyllura ku vizatojnë lule nëpër mure. Së treti, fëmijët duan praninë e prindërve dhe jo kohë të mbushura me kurse, që nëna apo babai të ketë mundësi të bëjë disa orë pushimi. Mos harrojmë që edhe parqet janë mënyrë e mirë argëtimi për fëmijët. Nga larg dëgjohen të qeshura dhe lëvizije të pashquara, ndërsa nga afër mund të ndodhin ngjarje nga më të ndryshmet. Nisur nga ideja për tˋi mësuar fëmijët vetëmbrojtjen, prindërit i lënë fëmijët e lirë. “Le t’ia dalë vetë”, mund të jetë një nga shprehjet më të zakonshme. Sigurisht duhet t’ia dali, por jo të gjakosë fëmijën tjetër, ta shtyjë atë, tˋi gjuajë dhe të bërtasë se topi i tjetrit i duket më i bukur dhe duhet ta zotërojë patjetër. Kjo nuk është pavarësi, por futja e fëmijës në

kurthin e mosndëshkimit. Nëse vogëlushët nuk dinë disiplinën, mos të pretendojmë që dhuna në shoqëri në të ardhmen, të ulet. Vitet e fundit, në mediat në Shqipëri organizohen spektakle për moshat e vogla ku angazhojnë fëmijët me veprimtari artistike. Megjithatë, këto shfaqje televizive kërkojnë komercializëm dhe efekte për të tërhequr sa më shumë shikues. E në këtë linjë, fëmijët bien në kurthin e mediatizimit. Duke nisur që nga orari i vonë që nuk është i përshtatshëm për të vegjlit, në këto spektakle të rriturit i mësojnë fëmijët të sillen sipas skenarit, të krijojnë situata humori që të argëtohen të rriturit e tjerë, si dhe të bëjnë pyetje jo fëminore, por keqdashëse, nga ato që krijojnë përgjigje për thashetheme portalesh për të nesërmen. Ka dhe spektakle ku fëmijët këndojnë dhe performojnë, por nga ekrani shumë pak duken si fëmijë. Veshja, sjellja, tualeti në sytë e vogëlusheve, buzëkuqi në buzët e njoma çojnë nën kurthin e rritjes para kohe. Çdo moshë duhet jetuar me stadet e veta, ndaj prindi ka përgjegjësinë ta ruajë nga kurthet e materializmit, banalitetit, mediatizimit, keqformimit. Prindi, ndër të tjera, ka përgjegjësinë të mos e fusë edhe nën kurthin e tij me pretendimin se këto mënyra e bëjnë fëmijën më të mirin. Madje do të ishte mirë të ndiqnim parimin e mos të lindurit fëmijë për të riprodhuar veten, por për të përmirësuar qenien njerëzre.

33

amilja


Risi dhe teknologji »» Nga Redaksia

Orbit, telefoni i lakueshëm me ekran pa korniza është këtu

D

eri sa të kemi një ekran të plotë, telefoni Orbit është zgjidhja! Shtrihet në trendin e dizajnit pa korniza me një veçori që e bën pothuajse të duket transparent, një kamerë që mbetet në funksion dhe vazhdimisht pasqyron mjedisin pas pajisjes. Karakteristika të tjera interesante përfshijnë një ekran OLED fleksibël, që jo vetëm që i jep pajisjes një elasticitet ergonomike, por e bën atë afërsisht të pathyeshëm (gjë që është pikërisht ajo që ne kemi dëshiruar nga telefonat që duken më shumë të thyeshëm secilën herë). Një tjetër karakteristikë dalluese është një unazë e blicit, e cila është e aftë të japë ndryshime në intensitetin e dritës për të krijuar sasinë e përsosur të blicit për secilën foto dhe për të aplikuar një efekt special rrethor në sytë e subjektit.

TeenSafe ekspozon dhjetëra mijëra llogari të prindërve dhe fëmijëve

T

ë paktën një server i përdorur nga një aplikacion për prindërit që kujdesen për të monitoruar aktivitetin telefonave të fëmijëve të tyre, ka zbuluar dhjetëra mijëra llogari të prindërve dhe fëmijëve. Aplikacioni mobil, TeenSafe, është një aplikacion i monitorimit “i sigurt” për iOS dhe Android, i cili u lejon prindërve të shohin mesazhet dhe vendndodhjen e fëmijës së tyre, të monitorojnë ata që po telefonojnë dhe të kenë qasje në historinë e tyre të shfletimit të internetit dhe të gjejnë se cilat aplikacione ata kanë instaluar. Megjithëse aplikacionet për monitorimin e të rinjve janë të diskutueshme dhe shkelje e madhe e privatësisë, kompania thotë se nuk kërkon që prindërit të marrin pëlqimin e fëmijëve të tyre. Por kompania me qendër në Kaliforni, Los Angeles, la të pambrojtur dhe pa një fjalëkalim të gjithë përdoruesit. Robert Wiggins, një studiues i sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar që kërkon të dhëna publike dhe të ekspozuara, gjeti dy servera të rrjedhshëm. Serverat u tërhoqën nga linja pasi ZDNet lajmëroi kompaninë, duke përfshirë një tjetër që përmban atë që duket të jenë vetëm të dhënat e testimit. “Ne kemi ndërmarrë veprime për të mbyllur një nga serverat tanë për publikun dhe për të filluar alarmimin e konsumatorëve që potencialisht mund të ndikohen”, tha një zëdhënës i TeenSafe për ZDNet. TeenSafe pohon të ketë mbi një million prindër, përdorues të shërbimit. 34

amilja


Tani mund të kërkoni para nga miqtë tuaj në WhatsApp

W

hatsApp shtoi aftësinë për të transferuar para brenda aplikacionit të saj të mesazheve vitin e kaluar. Funksioni aktualisht kufizohet vetëm në Indi, një nga tregjet më të mëdha për aplikacionin e mesazheve të Facebook. Deri tani, funksionaliteti ka lejuar WhatsApp të transferojë paratë në dritaren e bisedës nëpërmjet një Kodi QR ose IDsë të Interfaqes së Pagesave të Unifikuar (UPI). Megjithatë, WhatsApp kohët e fundit filloi të testojë një veçori interesante për aplikacionin – aftësinë për të kërkuar para nga miqtë. Ata që kanë beta versionin në Android mund ta testojnë funksionin tani.

Përdoruesit duhet të drejtohen te Cilësimet> Pagesat>Pagesat e reja brenda aplikacionit, më pas prekni emrin e kontaktit që ju detyrohet të holla. Softueri do t’ju japë një zgjedhje midis parave të paguara dhe parave të kërkuara. Më parë, përdoruesve u tregua vetëm opsioni për të dërguar para në një përdorues tjetër brenda aplikacionit për biseda.

Xiaomi përfitoi plotësisht nga rritja globale e shitjes së telefonave

K

ompania e kërkimit të tregut Gartner ka publikuar shifrat e saj për shitjet globale të telefonave të mençur në tremujorin e parë të këtij viti. Shitjet u rritën pak në të gjithë globin, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017 dhe Xiaomi duket se e ka shfrytëzuar plotësisht këtë mundësi, pasi pjesa e tregut të saj është rritur mjaft gjatë kësaj periudhe. Të dhënat e Gartner tregojnë se shitjet globale të telefonave u rritën me 1.3 përqind në tremujorin e parë të vitit 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo mund të mos duket shumë kur ju e konsideroni të gjithë tregun e telefonave si një tërësi, por disa prodhues kanë përfituar plotësisht nga kërkesa në rritje. Pjesa e tregut e Xiaomi është rritur me 118 për qind nga TM1 2017 në çerekun e dytë 2017. Kompania ka shitur 28.5 milionë njësi për klientët deri më tani, këtë vit krahasuar me 12.7 milionë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Huaëei, një prodhues kinez tjetër me rritje të shpejtë, gjithashtu përfitoi nga përparësitë e rritjes së kërkesës. Kompania ka shitur mbi 40 milionë njësi për klientët deri tani krahasuar me 34 milion këtë herë vitin e kaluar. Të dhënat tregojnë se Samsung ka mbetur shitësi më i madh i telefonave në të gjithë globin në tremujorin e parë të këtij viti, duke shitur mbi 78.5 milionë njësi në këtë periudhë. Apple mbetet në vendin e dytë me 54 milionë njësi të shitura në tremujorin e parë të këtij viti. 35

amilja


Dituri

Shafrani, i shën »» Nga Armida Plumbi

Ë

shtë një nga erëzat më të shtrenjta në botë dhe kultivimi i saj ka kosto jo të vogël. Ai është i cilësuar si mbreti i medikamenteve dhe i erëzave. Bëhet fjalë për shafranin, bimë e cila ka nisur të kultivohet në Shqipëri edhe pse në sasi të vogla, në fazë gati eksperimentale. Prodhimi më i ri i kësaj bime, po bëhet nga një sipërmarrje shqiptaro-italiane dhe kultivohet në Dëshiran të Belshit, në një sipërfaqë prej 3 dynym. “Ari i kuq”, siç i thonë ndryshe shafranit falë vetive të çmuara të tij, kërkon vëmendje, kujdes dhe tokë të përzgjedhur. Kultivimi kërkon aplikim të standardeve më të larta ndërkombëtare dhe çertifikim. Shafrani kultivohet prej vitesh në Kosovë. Madje ka referenca të shkrimtarëve anglezë dhe amerikanë se qysh prej shekullit 15, se Kosova ka eksportuar shafran edhe mëndafsh në Evropë. Shafrani ka një vlerë shumë të madhe dhe një kosto të lartë, deri në 250 euro për gram, për shkak të punës dhe përkushtimit për të mbërritur deri te produkti final.

36

amilja


“ari i kuq” ndetit Emri i tij rrjedh nga fjala persiane “za’faran”, që në përkthim të drejtpërdrejtë do të thotë “bëhu i verdhë”. Lulja e shafranit është ngjyrë vjollce dhe përbëhet prej 6 fletëve, prej dy mashkullorëve ngjyrë verdhë dhe tri stigmave. Pjesa më e rëndësishme e lules është stigma, që njihet edhe si shafran. Por nuk do të thotë se nuk është e rëndësishme edhe pjesa tjetër, sepse përdoret për parfumeri dhe për higjienë. Ndryshe nga cikli i zhvillimit të bimëve tjera të cilat aktivizohen në pranverë, lulja e shafranit aktivizohet gjatë vjeshtës.

Për kultivim nevojitet klimë dhe tokë e përshtatshme, si dhe mbi 400 metra lartësi mbidetare në vendin ku ajo mbillet. Fillimisht kjo bimë është kultivuar në Azinë e Vogël dhe është shpërndarë më pas në të gjithë zonën e Mesdheut. Vjelja e shafranit fillon në fillim të tetorit dhe zgjat një muaj. Vjelja bëhet me duar, ndërsa pas vjeljes fillon ndarja e gjetheve nga fijet (stigma). Pastaj fijet thahen, fillon paketimi dhe shitja. Shafrani është lule nga e cila merren vetëm fijet e brendshme të cilat janë të kuqe, ndërsa pjesa tjetër e lules përdoret për përpunimin e vajit të shafranit, i cili përdoret në industrinë e kozmetikës si dhe të farmaceutikës. Ajo përdoret si erëz në restorante të njohura në botë ose nga kuzhinierë të famshëm në nivel botëror. Ka shumë efekte dhe është një bimë që nuk e ka treguar tërë potencialin e vet. 37

amilja


Shafrani është objekt i rreth 5.600 studimeve shkencore të universitete në Evropë dhe më gjerë. Parandalon rreth 600 sëmundje dhe ka 175 efekte pozitive në trup prej momentit që konsumohet. Tregu i shitjes së shafranit është fokusuar më shumë në Evropë dhe në shtetet aziatike dhe për shkak të kostos së lartë nuk ka aq interesim për të në Kosovë. Prodhuesi kryesor i shafranit në botë është Irani, me 90 -93% të prodhimit të përgjithshëm botëror që është rreth 300 ton në vit. Në vendin e dytë renditet Greqia, me rreth 6 ton, e përcjellë nga India (Kashmiri) dhe Maroku me nga rreth 2.3 ton në vit. Italia prodhon një sasi të konsiderueshme, disa kilogramë në vit, pastaj Franca që prodhon diku 20 kilogramë në vit. Pra themi se në botë ka shumë më shumë kërkesa për blerjen e shafranit, se sa prodhimtaria e tij. Shafrani duhet të ruhet në ambient të thatë dhe të errët. Në kushte të përshtatshme dhe ambalazh të mbyllur, jetëgjatësia e tij zgjat deri në 4-5 vite.

Disa nga dobitë e shafranit Shafrani është një bimë shumë e veçantë. Ajo përdoret për shërimin, trajtimin dhe lehtësimin e mbi qindra sëmundjeve. Ndër të tjera, shafrani është ilaç natyral për depresion dhe ndihmon edhe në zbutjen e sëmundjes së Alzheimerit. Shafrani përdoret në kuzhinë për t’i dhënë shije gjellërave, mund të bëhet çaj, si dhe gjen përdorim edhe në industrinë farmaceutike. Pjesa shëruese e shafranit janë stigmat që përmbajnë fitokimikate të shumta si krocina, pikrokrocina, likopena, karotenoidet dhe alkaloidet. Vaji esencial përmban safranal i cili ka efekt qetësues, heq dhimbjen dhe ngërçet. Librat e vjetër përmendin se, shafrani i përzier në qumësht mund 38

amilja

të përdoret si një kompresë për sytë e lodhur dhe se preparate të ndryshme ndihmojnë në trajtimin e inflamacioneve, dhimbjeve, ngërçeve tek foshnjat dhe të tjerët. Ai gjithashtu mund të përdoret për astmën dhe kollitjen, stimulimin e qarkullimit të gjakut dhe menstruacionet e dhimbshme. Shafrani në sasi të konsiderueshme përmban vitaminë C, tiaminë, riboflavinë, niacinë, acid folik dhe vitaminë B6. Shijen e ka shumë të butë dhe përdoret kryesisht për shkak të ngjyrës së bukur të verdhë të cilën ua jep gjellëve me oriz (paella, rizoto) dhe supë franceze të peshkut bouillabaisse. Ndër të tjera, shafrani vepron kundër qelizave kancerogjene dhe lufton tumoret e ndryshme,

ndikon në sistemin nervor qendror, duke parandaluar dridhjet trupore të njohura si sëmundja e Parkinsonit. Një studim i fundit i ndërmarrë nga University of Tsukuba në Japoni, ka zbuluar se “Curcumin”-i, një përbërës i rëndësishëm i shafranit, ose i rrënjës së shafranit të gjelbër, të quajtur ndryshe edhe “Kurkuma”,


ushtron thuajse të njëjtin funksion pozitiv mbi shëndetin e enëve të gjakut, sa ç’ushtron krahasimisht edhe nëse do të kryenim aktivitet fizik përgjatë një ore, në palestër apo natyrë qoftë. Përveç kuzhinës, shafrani është përdorur gjerësisht edhe në mjekësinë bimore. Në kohët e lashta kjo bimë njihej më shumë për vetitë kuruese se sa për përdorimin në kuzhinë.

Kjo është e përmendur edhe në papiruset egjiptiane apo tek Iliada. Në Mesjetë dhe më vonë konsiderohej pothuajse një ilaç. Gratë shtatzëna e përdornin për ta vendosur rreth kërthizës, në mënyrë që të kishin një lindje të lehtë. Shafrani ka një aromë të veçantë dhe bën mirë edhe për humorin. Prej kohësh është menduar se shafrani përmirëson shumë humorin dhe në fakt një gjë e tillë është pranuar edhe nga shkencëtarët. Shumë studime kanë treguar se, disa substanca që gjenden tek shafrani ndikojnë pozitivisht në sistemin nervor dhe mund të lehtësojnë një depresion të lehtë apo nervozizmin. Efektet afrodiziake të shafranit njihen që në lashtësi. Asokohe kjo bimë konsiderohej e çmuar. Ka

madje edhe parfume që janë inspiruar nga kjo erëz. Odori Zafferano është versioni i një parfumi që tregon historinë e shkuar në mënyrë perfekte. Ky parfum i mrekullueshëm është një kryvepër unike! Shafrani mund të përdoret edhe për qëllime kozmetike. Falë përmbajtjes së tij të pasur me antioksidantë, ai e mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Maska nga shafrani dhe papaja e freskët ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe kontribuon në ngadalësimin e shfaqjes së rrudhave dhe njollave. Konsumimi i shafranit preferohet për të gjithë njerëzit, por në sasi të vogla. Këshillohet të mos konsumohet më shumë se 0.2 gram në ditë.

39

amilja


Kuriozitete »» Nga Liridon H. Tërstena

Mrekullia shkencore në krahun e mizës

Ë

shtë tetuar

vërnga

shkencëtarët se, disa insekte kanë antibiotik natyral në krahët e tyre për t’i vrarë bakteret e rrezikshme, e prej këtyre insekteve është edhe miza. Profeti i Zotit, Muhamedi (a.s.) foli për këtë fenomen para më shumë se 1400 vjetësh. Ky është një studim i Universitetit Australian për Teknologji Sëinburne, i cili vërteton se shkencëtarët kanë zbuluar antibiotik natyral në sipërfaqen e krahëve të disa insekteve (studimi ende është në fillimet e tij).

40

amilja

Një grup shkencëtarësh paraqitën studimin e tyre në lidhje me krahët e insektit “Clear Wind Cicada” i cili jeton në Australi. Ky insekt dallohet për krahët e tij të gjatë dhe është prej llojit të mizave. Studimi rezulton me gjetjen e antibiotikut natyral shumë të fuqishëm në krahun e mizës, i cili e ndihmon atë për t’u mbrojtur nga insektet tjera, bakteret dhe viruset në përgjithësi. Janë edhe shumë studime të tjera po në Australi, Japoni dhe Rusi, të cilat vërtetojnë në mënyrë të prerë se miza dhe shumë insekte tjera kanë këtë lloj antibiotiku në krahët e tyre, dhe se ky antibiotik aktivizohet me futjen e mizës në ndonjë lëndë të lëngshme. Tani, t’i kthehemi hadithit të saktë profetik, i cili thotë: “Kur në enën e ndonjërit prej jush të futet miza, atëherë zhyteni atë në të sepse në njërin krah të saj është sëmundja ndërsa në tjetrin ilaçi, sepse duhet të frikësohet se mos ka hyrë me krahun ku është sëmundja, prandaj e zhyt në enë të tërën e pastaj e nxjerr nga aty” (Transmeton Ibn Hibbani në të saktin e tij). Tani parashtrohet pyetja; po ky profet, a fliste nga mendja e tij apo fliste ashtu siç e përshkruan Krijuesi Absolut në Kuran: “Betohem në yllin kur perëndon, se shoku juaj (Muhamedi), nuk ka humbur e nuk ka devijuar! Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij.” (Sure En-Nexhm, 1-4)


41

amilja


Arredim / Si të..? »» Nga Deada Hyka

Si të dekoroni shtëpinë tuaj për Bajram K

ur mbaron muaji i Madhërishëm i Ramazanit, fillon festimi i Bajramit, traditë e përvitshme që çdo besimtar e pret me dashuri. Bajrami është padyshim festa e madhe e besimtarëve muslimanë, dy herë në vit. Shumë tradita gjatë muajit të bekuar ndodhin natën: fillimi dhe mbarimi me shikimin e hënës së hënë; ushqimet konsumohen praktikisht vetëm natën (në perëndim të diellit dhe para agimit), lutjet “tarawih” ndodhin natën; dhe një nga traditat më të rëndësishme të Ramazanit, të qëndrojmë zgjuar një natë në adhurim. Këto tradita të natës frymëzojnë artikullin tim të dekorimeve për shtëpinë këtë 15 qershor; po përdorim ngjyrën e purpurtë në të lejla për të përfaqësuar qiellin e natës dhe ngjyrën e arit për të përfaqësuar dritat në shtëpitë muslimane ose xhami, në errësirën e natës, ndërsa banorët kryejnë traditat e tyre të Ramazanit. Së bashku me ngjyrën vjollcë dhe ari, ne kemi përdorur një prekje blu dhe magnenta për të përfaqësuar ngjyrat që shihen në perëndim të diellit.  “Eid Mubarak!”, “Gëzuar Bajramin!” “Eid Saeed!”, s’ka rëndësi si e thoni, në çfarëdo gjuhe, mendimi do të jetë i njëjtë: Urojini miqve tuaj dhe familjes një festë të lumtur. Në mënyrë të veçantë, “Eid Mubarak!” është një frazë arabe 42

amilja


që do të thotë “Festë e Bekuar”. Kjo përshëndetje e zakonshme dhe motivi ‘yll dhe gjysmëhënë’ janë frymëzimi i kombinuar për këtë kurorë festive. Shfaqeni atë mbi tavolinën e darkës ose në një derë, për të përshëndetur mysafirët kur vijnë për vizitë në shtëpinë tuaj.

43

amilja


Udhëtim »» Nga Fatma Shehu

Kompleksi Spitalor “Daru Shifa” në Edirne, frymëzim për spitalet europiane

Q

yteti i Edirnesë në Turqi ka qenë kryeqyteti i dytë i Perandorisë Osmane gjatë viteve (13651453). Me urdhrin e djalit të Fatih Sulltan Mehmetit Bejazitit të II-të, në vitin 1484 hidhen themelet e ndërtimit të spitalit “Daru Shifa” në qytetin e Edirnesw. Nga ana etimologjike fjala “Daru Shifa” vjen nga arabishtja dhe përbëhet nga dy fjalë “dar” që do të thotë “derë, shtëpi, vend” dhe şifa “shërim, mjekim”. Ndërtimi i këtij kompleksi spitalor për një periudhë të shkurtër kohore tregon fuqinë ekonomike dhe teknike të shtetit osman. Për shekuj me radhë në këtë kompleks kanë studiuar studentë të mjekësisë, janë shëruar njerëz me sëmundje të ndryshme dhe janë ushqyer të varfërit. Me kalimin e viteve spitali filloi të shëronte pacientët me probleme psikike dhe shpirtërore. Në mesjetë, në vendet perëndimore të sëmurët me probleme mendore i vrisnin, i digjnin ose i torturonin në mënyra çnjerëzore. Ndërsa Perandoria Osmane e kishte gjetur zgjidhjen e kësaj sëmundjeje duke i shëruar

44

amilja

pacientët me anë të melodisë, tingujve të ujit, aromave të këndshme dhe me mënyra të tjera. Në vitin 1640, kronikani Evlija Çelebiu vizitoi spitalin “Daru Shifa” dhe në librin e tij “Sejehatname” shpjegon shumë qartë dhe gjatë se si shëroheshin të sëmurit psikikë në këtë spital. Përgjatë terapisë përdoreshin edhe metoda të tjera, si tingujt e ujit dhe aromat e këndshme. Tingujt e ujit që vinin nga shatërvani përbënin një pjesë shumë të rëndësishme të kurimit. Shërimi me tingujt e ujit kishte si qëllim që pacienti të arrinte dhe të përfitonte qetësi shpirtërore. Kurimi në këtë pjesë të spitalit ofrohej për pacientët pa para, dy herë në javë dhe ilaçet jepeshin falas. Në personelin e spitalit kishte një kryemjek, dy mjekë, dy specialistë të syve (okulistë), dy operatorë dhe një farmaci. Bashkë me personelin e sëmundjeve të tjera, gjithsej ka patur 32 persona.


PËRBËRJA E KOMPLEKSIT SPITALOR “DARU SHIFA” Kompleksi përbëhet nga dy departamente të ndryshme: 1. Medreset-ul Etıbba ( Medreseja Mjekësore) 2. Shifahane (Spitali). Në departamentin e Medresesë Mjekësore studionin studentë të mjekësisë. Ndërsa departamenti i Spitalit ishte pjesa më e rëndësishme e këtij kompleksi. Edhe pse kishin kaluar vite nga ndërtimi i spitalit, kompleksi “Daru Shifa” ka qenë frymëzim dhe ka ndikuar shumë në arkitekturën e spitaleve europiane. Kuzhina e spitalit ishte mjaft interesante, për faktin se ushqimet që përgatiteshin duhej t’i kontrollonte mjeku. Ushqimi gatuhej sipas sëmundjeve dhe dëshirave të pacientit. Përdorej dhe preferohej shumë nga mjekët mishi i shpendëve, si: pëllumb, trumëz, fazan, rosë, patë etj. Pjesa më e rëndësishme dhe tërheqëse e spitalit është vendi i shërimit me anë të tingujve dhe melodive. Në këtë pjesë gjenden shatërvane në madhësi të ndryshme, që përdoreshin për shërimin e pacietëve nëpërmjet tingujve të ujit. Një element tjetër që e bën këtë kompleks akoma më interesant

dhe atraktiv janë vizatimet që kanë bërë pacientët nëpër muret e spitalit. Edhe pse nuk ka informacione të vërtetuara për këtë, mendohet se pacientët për të hequr streset dhe problemet që kishin, objektet që shikonin rreth e qark mundoheshin t’i vizatonin nëpër mure. Të sëmurë me probleme psikike i shëronin edhe duke u dhënë pacientëve punë të ndryshme që kërkojnë durim, në mënyrë që i sëmuri gjatë angazhimit me veprimtari ta largonte mendjen nga problemet që kishte. U jepeshin punë të tilla, si këpucari, thurje tapetash, qëndisje etj. Dhomat ku pacientët mbaheshin për kurim ndaheshin në tetë dhoma dimri dhe tetë dhoma vere. Secila dhomë ka nga dy dritare. Dritaret e disa dhomave kanë pamje nga kopshtet me trëndafila, ndërsa dritaret e dhomave të tjera kanë pamje drejt shatërvanit. Arsyeja e ndërtimit në këtë mënyrë ishte që pacientët në çdo kohë dhe moment të ishin në kontakt me gjëra të bukura dhe relaksuese. Në oborret e kompleksit spitalor “Daru Shifa” ishin të mbjella një numër i madh lulesh dhe bimësh aromatizuese. Në stinën e pranverës, ku çdo bimë dhe lule fillon të çelë dhe lulëzojë, mjekët i merrnin pacientët edhe i vendosnin në mesin e kopshit me lule, në mënyrë që pacienti të nuhaste aromat e këndshme dhe të kënaqej shpirtërisht. Fatkeqësisht mund të themi që ky kompleks madhështor në ditët e sotme nuk funksionon dhe më datë 11.04.1997 është zyrtarizuar nga Ministria e Kulturës si muze kombëtar.

45

amilja


Shkruaj edhe ti »» Nga Brunilda Basha

Nesër është Festë! Ezani i fundit në këtë pragmbrëmje ngjason me ninullat e rrahjezemrës, të pushtuara nga përmallimi Hyjnor. Nesër nuk do e ndalim më kafshatën e fundit, në fijeagim përmes thirrjeve ‘Zoti është më i Madhi’. Tekbiret e salavatet njomin buzët e agjëruesve, si bulzashiu që freskojnë tokën në verën e nxehtë, ngrihen në kaltërsinë qiellore duke shënuar ditën e fundit të Sulltanit të 11 muajve të tjerë! Ai tashmë iku duke lënë ditën më të bukur pas. Nesër është Festë! Është Ditë Falje Gjynahesh! Parfumosur me erën më të dashur tek Zoti, besimtarët pikturojnë ditën e re me buqeta urimesh. Dashuria e pastër qelibar midis zemrash të bardha vëllazërie triumfon në shtrëngime duarsh e përqafime. Buzëqeshjet e fëmijëve gumëzhijnë në vrapime gëzimi. Urimet në çdo fole shtëpie flasin në të njëjtën gjuhë dashurie, mirësie. Nga zemra për zemrat: Me fat Fitër Bajrami!

46

amilja


I N D U S T R I P A C K A G I N G

P A K E T I M I I N D U S T R Y

KUTI KARTONI Për artikuj ushqimor dhe industrial

Autostrada Tiranë - Durrës, km 30 +355 672063702

info@mileniumiri2.al www.mileniumiri2.al

Improving Agriculture Improving Lives

Organic medicinal, aromatic and essential oil Main Address Sigë, Pejë, 30000, Kosovo +377 44267568 Electronic Contact info@organicherb.info Web: www.organicherb.info

47

amilja


Vitrina e librit

“Kur kujtoj

Nanën teme...”,

një libër që na e kujton të gjithëve nënën

Q

ysh në ag të njerëzimit, nëna ka qenë muza e parë, që ka ushqyer shpirtin krijues në krijimtarinë popullore dhe atë individuale. Shumë këngë, poezi, tregime, romane, kujtime e 48

amilja

libra pafund i janë kushtuar kësaj qenieje, që për çdokënd është më e dashura në botë. Ndonëse është shkruar kaq shumë, sërish ndihet nevoja për të shkruar e lexuar për këtë lëmi, që lidhet me vetë thelbin e njeriut,

sepse nëna është ajo që ndërton qenien tonë, që na udhëzon dhe na mëson për gjatë gjithë jetës. Në këtë vazhdë, vjen edhe libri “Kur kujtoj Nanën teme...”, i autores dr. Zenepe Dibra, si një rrëfenjë jo thjesht i kujtimeve

vetjake, por si një tekst me shumë të dhëna në planin sociologjik, historik dhe psikologjik për të gjitha nënat që kanë jetuar në Shkodër, gjatë shekullit të njëzetë, por edhe me gjerë.


I shkruar me një stil të qashtër, me një çiltërsi e natyrshmëri të pangjashme, libri të mban mbërthyer qysh në faqet e para dhe e ke të vështirë ta pranosh nëse kjo është një histori reale për jetën e nënë Fatimes, që e nisi jetën si jetime ende pa dalë në dritën e kësaj bote, apo është një subjekt artistik, i trilluar nga imagjinata e autores. Për fat të keq, iluzionet shkërmoqen menjëherë dhe gërmë pas gërme, kupton e bashkëndjen jetën e vështirë të nënë Fatimes, një jetë e kaluar mes vuajtjesh të paimagjinueshme, që për nga përmasat e tragjizmit e vështirësive, e tejkalojnë edhe imagjinatën më të harlisur.

Libri përbën një sintezë të tipareve përfaqësuese të të gjitha nënave shkodrane, fjalëpakta e të mençura, të cilat ndonëse në kushte të vështira, rritën e edukuan fëmijët e tyre, me forcën që vetëm shpirti i një nëne mund ta realizojë. Autorja qysh në fillim e përgatit lexuesin se ky nuk është një libër i thjeshtë kujtimesh për nënën e vet, por është një libër që mëton të nxjerrë në pah karakterin e heroinave të heshtura të përditshmërisë, të shumë simotrave të nënës së saj, të cilat rrënjosën respektin e dashurinë e pafundme në zemrat e pasardhësve të tyre. Duke rrëfyer historinë e jetës së nënës sipas dritëvështrimit të së bijës, dr. Zenepe Dibra, tregon se

falë stilit të saj të të shkruarit përgjithësues, arrin ta universalizojë dukurinë dhe ta bëjë librin interesant për të gjithë lexuesit. Pra, falë teknikës së kapërcimeve në kohë e në dukuri, ajo arrin që rastin individual ta bëjë të gjithëkohëshëm e gjithëhapësinor, duke na përcjellë magjinë e dashurinë e pakufi mes nënës e fëmijës. Ky libër ka vlera të veçanta, edhe për faktet që përcjell në planin sociologjik, ku tregohet jetesa e vështirë gjatë periudhës së komunizmit në Shkodër. Njëherësh, me rëndësi janë edhe çështjet që trajtohen në planin etik e edukativ, ku përcillen shqetësime e analiza konkrete për evoluimin e brezave dhe problemet që barten nga koha në kohë, ku theksi vihet tek mosbraktisja e prindërve. Libri “Kur kujtoj Nanën teme...” i dr. Zenepe Dibrës është një libër që e gërmon zemrën e çdo njeriu dhe nga ky gërmim secili gjen nënën, gjyshen, gruan dhe femrën shqiptare.

49

amilja


Kulturë

»» Nga Roald A. Hysa

Traditat vendase për festimin e Bajrameve

C

eremonia dhe festimet e Bajrameve ndër mote kanë qenë një nga traditat më të bukura të festimit kolektiv të popullit tonë. Njerëzit vazhdimisht kanë nevojë t’i shprehin gëzimet e tyre në kësi rastesh madhore, siç janë festimet e dy bajrameve, që shenjojnë momente të rëndësishme të adhurimit fetar. Bajrami i Ramazanit kulmon me mbylljen e një muaji madhështor dhe rikthimin në një 50

amilja

regjim të zakonshëm jetësor të besimtarit, ndërsa Bajrami i Kurbanit menjëherë pas ritualit të faljes kulmon me prerjen e një kafshe dhe me mishin e saj ndërtohet edhe dreka e festimit të këtij bajrami. Ajo që shohim në qytetet kryesore në të shkuarën e afërt të tyre është edhe një shesh i madh, i cili ka qenë pjesë e rëndësishme e këtyre festimeve, sheshi i Namazgjasë. Ne mund të përmendim këtu Namazgjatë e Prizrenit, Elbasanit, Tiranës, Shkupit apo Fushë Çelës në Shkodër, të cilat me rastin e bajrameve


mbusheshin plot me qytetarët dhe fshatarët e rrethinave të qyteteve, të cilët zbrisnin ditën e festimeve për të marrë pjesë në këto ceremoni, të cilat drejtoheshin nga ulemaja vendore. Karakteristikë e këtyre namazgjave në Shqipërinë e mesme kanë qenë selvitë, si në Tiranë edhe në Elbasan, madje Namazgjaja e Elbasanit dihet se ka pasur 60 selvi që e rrethonin dhe shenjonin kufijtë e këtij vakëfi. Traditat vendore për festimin e këtyre bajrameve nisnin ditë përpara bajramit, ku përfshihej e gjithë familja. Kryetari i familjes nëse e kishte mundësinë blinte rroba të reja për të gjithë anëtarët e familjes, të cilat i vishnin ditën e bajramit duke e madhëruar këtë festë hyjnore. Gratë e shtëpisë bënin përgatitjet e nevojshme qysh një apo dy ditë përpara bajramit, duke pastruar e rregulluar dhomën ku priteshin miqtë e mysafirët. Po ashtu gratë merreshin me përgatitjen e ushqimeve dhe të drekës duke mos kursyer asgjë, me një menu të pasur gjellësh e ëmbëlsirash, ku dallojnë bakllavaja e revania. Pasi bëheshin të gjithë këto përgatitje ngrohej uji dhe laheshin e përgatiteshin për të qenë të pastër për faljen, nxirreshin rrobat e reja nga sepetet, ku ruheshin të parfumosura dhe pak para faljes çdo gjë ishte e gatshme për të gjithë familjen. Një karakteristikë e veçantë kanë qenë edhe lulet, sidomos në bahçet mbizotëronin karafilat, trëndafilat e dorëzonjat, nëse bajrami do të qëllonte gjatë periudhës kur këto lule lulëzojnë. Prindërit me fëmijët e tyre të vegjël i drejtoheshin Namazgjasë për të falur bajramin dhe ne kemi foto sot nga e kaluara, ku shihet namazgjaja plot me njerëz për të falur bajramin. Rrugët në këto momente gjallëroheshin nga zhurma e atyre që me grupe të mëdha i drejtoheshin namazgjasë. Menjëherë pas faljes, siç është tradita mes muslimanëve aty në vendfalje, bëheshin urimet e zakonshme dhe fillonin festimet. Zakonisht pranë namazgjave vendoseshin karusela për fëmijët dhe gratë. Pehlivanë dhe karagjozë bënin lojëra të ndryshme për të argëtuar publikun, si

dhe bëheshin shëtitje me pajtonë e kuaj. Shkëmbimi i vizitave ka qenë një nga traditat festive, ku merrnin pjesë të gjithë fëmijë e të rritur bashkë. Shkonin për vizita e sidomos fëmijët i gëzoheshin ëmbëlsirave që do të merrnin. Këtu familja ndahej në dy pjesë, dikush rrinte në shtëpi e priste vizita dhe dikush nga familja bënte vizita në emër të familjes. Burrat i kryenin veç vizitat e tyre, po ashtu edhe gratë më pas bënin vizitat e tyre. Një traditë e veçantë ka qenë ajo që quhej e “bajramit të parë”, së cilës i kushtohej një vëmendje e veçantë. Pra, nëse kishte ndodhur ndonjë vdekje bashkësia dhe të afërmit e shihnin si një domosdoshmëri që vizitën e parë ta kryenin te këto familje, që iu kishte ndodhur një vdekje, prandaj edhe kur thonin “po shkojmë te filani se e ka bajramin e parë”, kjo nënkuptonte se asaj familje i duhej dhënë prioritet për t’ia larguar hidhërimin dhe të gëzonin edhe ata si e gjithë bashkësia, në qytet apo në fshat. Madje rrethi i afërm u dërgonte dhuratë dhe ëmbëlsira, që në këtë mënyrë ta prishnin zinë me gjëra të ëmbla. Edhe ata që kishin dyqanet nëpër Pazar e festonin sipas mënyrës së tyre. Këto kanë qenë në përgjithësi një pjesë e zakoneve dhe e traditave vendore për festimin e bajrameve me ndonjë nuancë më pak apo më shumë. Tradita e shkëmbimit të vizitave ka pësuar një zbehje të konsiderueshme në jetën e sotme moderne, për shkak se pjesa më e madhe e muslimanëve po i ndryshojnë mënyrat e festimit, por thelbi i festimit dhe i urimit ka mbetur po ai.

51

amilja


52

amilja

Revista "Familja", Qershor 2018  
Revista "Familja", Qershor 2018  
Advertisement