Issuu on Google+

K U LT U R O R E - E D U K AT I V E

Nr. 11 Viti XVI i Botimit (161)

Dhjetor 2016

Intervistë me dy motrat e talentuara, Rovena (Tujani) Klinaku dhe Sara Tujani

3

365 DITË, PASQYRA E NJË JETE TË TRAZUAR

16

SI NDIHMON PRINDËRIMI POZITIV NË ZHVILLIMIN E TRURIT

38

BETLEHEMI, QYTETI I SHTËPIVE TË BARDHA


Drejtoreshë Ndriçime (Nura) Zekaj e-mail: nura_al@hotmail.com

Kryeredaktore

Përmbajtja

Prof. dr. Ruzhdie Qafmolla e-mail: qafmolla_r@yahoo.com

Redaktore Albana Fisniku e-mail: revista.familja@hotmail.com

Korrektore Krenita Hakrama e-mail: krenitahakrama@gmail.com

Design & layout Ilmi Shahu e-mail: ilmishahu@outlook.com

Drejtore Marketingu

12 Mbulesa, dikur dhe sot – Sfidat e urdhrit hyjnor

Lubjana Çelepija e-mail: rev.familja.marketing@gmail.com

Bashkëpunëtorë

Prof.dr. Sadie Bushati Prof. as. dr. Shpresa Ahmetaga Dr. Ilmie Mara Neriman Gjinali Mërvete Kuka Elona Muça Jolanda Lila Merjem Lumi

Korrespondentë

28

Si mund t’i përballojmë kritikat e njerëzve dashakeqës?

Tiranë: Armida Plumbi Shkodër: Dhurata Kazazi Durrës: Flora Allaisufi Dibër: Afërdita Dema

Kuala Lumpur: Brunilda Basha

Shtypi Shtypshkronja “Mileniumi i Ri” www.mileniumiri.de e-mail:info@mileniumiri.de

Adresa

Rr. Ali Demi, P. 14, Ap. 1 P.O. Box: 2905, Tirana- Albania Tel: 00 355 4 2382156 Fax: 00 355 4 2340089 Cel: 067 20 63 706 www.revista-familja.com e-mail: info@revista-familja.com

46 Shpallen fituesit e edicionit të 9-të të Çmimit AIITC


Editorial

365 ditë,

pasqyra e jete të trazuar

Z

një

hvillimet e vrullshme të viteve të fundit e kanë tronditur jo pak jetën e gjithësecilit prej nesh. Fatkeqësi natyrore, luftëra të padrejta ndaj njerëzve të pafajshëm apo varfëri e tejskajshme. Duket se e gjithë bota po kalon një krizë të thellë sociale nga e cila zor se do dalë pa pasoja të rënda në kurriz të popujve jo vetëm në Evropë, por në të gjithë botën. Për fat të mirë vendi ynë është ende larg këtyre sfidave të mëdha. E kjo na bën të reflektojmë se çdo ditë që lëmë pas, është bekim për jetën tonë. Në një cikël prej 365 ditësh secili nga ne përjeton momente të vështira por edhe të bukura që e mbushin jetën me optimizëm dhe dëshirë për të vazhduar përpara. Në fund të një viti çdo shtet bën një bilanc të punës mes sukseseve, arritjeve dhe sfidave për vitin që vjen. Të njëjtin bilanc bën secili prej nesh me veten e tij. A i kam realizuar objektivat që i kisha vënë vetes për këtë vit? Sa i suksesshëm kam rezultuar në përpjekjet e mia për realizimin e këtyre objektivave? Dikush ka synuar rezultate të larta në mësime, një tjetër ka arritur të fitojë degën e tij të preferuar për studimet e larta apo ka siguruar një vend të mirë pune. Por më të plotësuar ndihen ata që pas shumë vitesh vetmie, më në fund kanë gjetur njeriun e zemrës dhe janë lidhur në martesë apo ata qe kanë plotësuar familjen e tyre me një fëmijë. Të gjitha këto e bëjnë gjithësecilin nga ne të ndihet krenar me veten dhe atë ç’ka arritur përgjatë një viti.

Por jeta nuk është vetëm kaq. Ajo të ofron kënaqësi edhe tek gjërat e vogla. Gjeste apo veprime që për shumë mund të jenë mospërfillëse, për disa të tjerë mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës. Shpesh tregohemi të padrejtë

duke i thënë dikujt ato fjalë që nuk do donim të na i kishin thënë ne. Pa e ditur çdo ditë lëndojmë ndjenjat e dikujt, qoftë ai familjar, mik apo koleg. Para syve tanë kalojnë çdo ditë njerëz që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe tregohemi indiferentë, duke vazhduar rutinën e përditshme, pa u shqetësuar për të tjerët kur në fakt duhet të jemi falënderues për atë që kemi dhe të ofrojmë mbështetjen tonë sa herë mundemi. Jo vetëm materialisht por edhe me një fjalë të ngrohtë a me një gjest të ëmbël që do t’i zbukuronte ditën dikujt….

3

amilja


Jemi akoma në kohë për të ndryshuar mënyrën tonë të konceptimit të gjërave. Viti që vjen do të na japë mundësinë të përmirësojmë vetveten, jo vetëm në punën tonë por edhe në sjelljen me të tjerët rreth nesh. 365 ditë duken një jetë e tërë, por kur mbërrin në finish të këtij cikli, çuditesh me veten se sa shpejt ikën edhe 365 ditë nga jeta jote e ndonjëherë të vjen keq se përse nuk i ke shfrytëzuar ato ashtu siç do të doje. Është pikërisht ky moment që na motivon për të reflektuar duke u përpjekur që të ndryshojmë nga viti në vit. Por të vetëm nuk do ja dilnim dot kurrë në këtë shoqëri të egër e materialiste që mendon

mbi të gjitha sesi të përfitojë sa më shumë në kurriz të të tjerëve. Janë njerëzit tanë të dashur, familja dhe miqtë ata që na shtyjnë të ecim përpara edhe në ditët më të vështira. Njerëzit më të suksesshëm në histori kanë qenë ata që pavarsisht vështirësive ekonomike, kanë patur dashurinë dhe ngrohtësinë e familjes. Mësuesja e fillores i dërgon një nëne një letër ku i kërkonte të mos e dërgonte me djalin e saj në shkollë pasi ishte i prapambetur. Nëna ja lexoi letrën djalit me lot në sy duke i thënë: “Mësuesja ka shkruar se djali juaj është një gjeni dhe ne nuk mund t’i 4

amilja

ofrojmë atij një shkollim në të tilla nivele. Kështu djali mësoi si autodidakt me nënën e tij në shtëpi dhe pas dhjetë vitesh u bë një ndër shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Besimi që nëna e tij kishte tek aftësitë e të birit, ishte pikërisht burim frymëzimi që ky fëmijë të kthehej vërtetë në një gjeni.” Por ajo që të bën përshtypje vitet e fundit është fakti se shumica e njerëzve priren që të konsiderojnë arritje shtimin e të ardhurave në buxhetin e tyre personal. Ky lloj materializmi është mjaft i dëmshëm pasi pasurimi i xhepit çon në varfërimin e shpirtit e nuk ka njeri më të varfër sesa ai që nuk ka shpirt dhe ndjenja njerëzore. Pikërisht për këtë po vuan sot njerëzimi. Dalëngadalë po ftohen ndjenjat njerëzore dhe gjithçka po vërtitet rreth pushtetit dhe parasë. Për shkak të interesave të ngushta të disa shteteve në botë, sot me mijëra njerëz po vuajnë pasojat e luftërave të padrejta që nuk po kursen as fëmijët duke lënë tek ata trauma dhe dëme të parikuperueshme. Këto tragjedi ndikojnë në personalitetin e këtyre fëmijëve që tashmë ndiehen të pasigurt për të ardhmen. E çuditërisht bota është tërësisht indiferente ndaj kësaj katastrofe njerëzore duke harruar që secili nga ne mund të kishte fatin e keq të jetonte në këto vende, ku në vend të muzikës apo cicërimave të zogjve dëgjohen zhurmat e llahtarshme të bombave dhe plumbave. Shpresojmë që viti 2017 të jetë një ogur i mirë për këta popuj që nuk duan gjë tjetër veçse ndalimin e gjakderdhjes dhe rikthimin e tyre në atdhe… Kur të bëni bilancin e sukseseve dhe arritjeve tuaja në një vit, kini parasysh edhe ata njerëz që luftërat, varfëria e tejskajshme apo problemet shëndetësore nuk i kanë lejuar as ta mendojnë se çfarë solli për ta viti që lamë pas. Nëse për ju synimet që doni të arrini janë shumë preçize, ata shpresojnë vetëm se ditë më të mira do të vijnë. Për të mos u zgjatur, viti 2016 ishte vërtetë një vit i mbushur me suksese, arritje, por edhe dështime. Të paktën shpresojmë që gjatë vitit 2017 të reflektojmë mbi dështimet duke vepruar me mençuri e pjekuri në mënyrë që gjithçka kemi lënë në mes të rruges t’i çojmë deri në fund dhe në mënyrë që prioritetet tona të realizohen sa më shpejt.


Produkte Bimore

Te Cilësisë Më Të Mirë Nga Vendet E Lindjes, Siri, Dubai Etj. Në dyqanin tonë do të gjeni: Produkte të firmës “Phenomenal”, vaj të farës së zezë Vajra bimore të firmës “Tact” (mbi 70 lloje bimësh) Hurma arabie të freskëta, mjaltë dhe ujë zemzemi Kremra të ndryshëm të firmës “Orchid” Parfume vajore (3 ml) dhe parfume me mbushje. Shampo të firmës "Touch Me" nga Tajlanda Misvak, këna bimore 100% natyrale, kohël bimor për sytë etj.

Jeni të mirëpritur! Adresa: Rr. e Kavajës, rrugica përballë xhamisë “Dine Hoxha”, Tiranë Cel:+355672812607 / +355672821589 www.produktenatyrale.com e-mail:agimballa@hotmail.com 5

amilja

Na ndiqni në ` www.facebook.com/pages/Produkte-Natyrale/146003835427732


Opinion

»» Nga: Brunilda Basha

Mbulesa, dje dhe so

- Sfidat e urdhrit hyjno Nmë e madhe e një femre ishte ëse dikur (vite më parë) sfida

të mundej të vendoste mbi kokë urdhrin hyjnor, sot sfidë akoma më e madhe është ta mbash atë me korrektesë, brenda kornizës së modestisë siç edhe urdhërohet nga Zoti i Madhërishëm. Jemi dëshmitar se kohëve të fundit,

tregu i veshjeve perëndimore të frymëzuara nga mbulesa islame (hixhabi) po rritet dita ditës. Modelet që serviren, fokusohen kryesisht se si ta bëjnë mbulesën islame më atraktive. Çfarë stili, çfarë ngjyre, ç’kombinim duhet, me qëllim që të përqafohet lehtësisht në shoqërinë tonë moderne, e cila deri dje (dhe vazhdon akoma) e konsideronte mbulesën islame të dalë mode, prapambetje dhe për më tepër shtypje të lirisë femërore. Ky trend i përfshirjes së mbulesës islame në tregun e industrisë së veshjes pikënisjen e ka nga blogje të thjeshta të ideuara nga vetë besimtaret që praktikonin këtë veshje. Dalëngadalë femrat muslimane (nga cdo cep i globit) filluan të krijojnë bizneset e tyre private të stilimit të veshjeve islame, stil i cili po përhapet dita ditës dhe nga firma të njohura perëndimore, si Dolce Gabana etj. Dashje padashje të gjithë kemi rënë në grackën e medias së sotme, e cila të fton të kesh një pamje perfekte, një mënyrë 6

amilja


jetese të përcaktuar nga ata vetë se cila duhet të jetë dhe ne duhet me patjetër ta përshtatim vetveten në atë model të servirur. Në këtë mënyrë, mbulesa islame e paraqitur si një fashion i ri në modë s’bën gjë tjetër veçse zbeh arsyen e vërtetë dhe hyjnore që fshihet pas kësaj veshjeje. Qëllimi i shumë motrave fashioniste në vetvete është absolutisht për të promovuar mbulesën si diçka normale, një veshje e cila nuk e shëmton femrën, përkundrazi nëse ke pak shije mund të dukesh po aq këndshëm dhe me stil si një e pambuluar, ose për të ftuar sa më shumë jomuslimanë ta pranojnë këtë vendim të femrave, pse jo t’i bashkangjiten atyre, ose të dëshmojnë se femra muslimane është kreative dhe mjaft e zonja. Padyshim, ne duhet të vlerësojmë çdo përpjekje që çdonjëra prej nesh bën çdo ditë. Të gjitha jemi në një udhëtim drejt Zotit dhe gjatë këtij udhëtimi përballemi me sfida dhe luftëra nga më të ndryshmet. Jo rrallë herë ndodh të bëjmë kompromise të cilat s’duhet t’i lejojmë, ndaj çdo hap i marrë duhet të shoqërohet me përgjegjësinë se ç’impakt do të ketë në marrëdhënien tonë me Zotin dhe influencën në shoqëri.

ot

or

A është mbulesa islame thjesht mbulimi i flokëve? Apo është shumë më tepër. Mbulesa më shumë se një pëlhurë është akt bindjeje, dashurie, përgjigjeje ndaj ftesës që Zoti na drejtoi për të mbrojtur vetveten. “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t'i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.” (Ahzab, 59).

7

amilja


Allahu (xh.sh.), i Cili na do më shumë se vetë prindërit tanë, nderoi dhe lartësoi figurën tonë në këtë botë me mbulesën islame që të jemi në gjendje të përjetojmë erën e freskët të Xhenetit teksa na pushpurit flokët në botën e përtejme. Ajo që është shumë e qartë është se ne nuk e zgjedhim atë veshje për të tërhequr admirimin e njerëzve të tjerë nëpërmjet pamjes sonë, por për të mbuluar disa hire dhe bukuri që Zoti na i dhuroi vetëm ne, për më tëpër për të përmbushur urdhrin hyjnor. Ndaj, ndonëse në një kohë ku përfaqësimi përballë një opinioni të gjerë ka më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër, ne si besimtare jemi vigjilente, që këtë përfaqësim ta bëjmë nëpërmjet rolit tonë si intelektuale, si familjare të zellshme, si kontribuese në ndërtimin moral e shoqëror. Kjo, për një arsye shumë të thjeshtë; Përfaqësimi vizual bazohet mbi relativizmin dhe si besimtar misioni ynë nuk është të synojmë të pranohemi atje ku na kërkohet të dalim jashtë vetvetes apo parimeve fetare. Nuk mund të promovosh vlera në një ambient ku virtyti është veshur me antivlerën (rasti kur një besimtare e mbuluar pranon të pozojë për një revistë playboy). Si mbartëse të Mesazhit Absolut, duhet të përpiqemi të jemi kreativë dhe inovativë për të rivendosur në piedestal statusin që ne si muslimane përfaqësojmë. Është e domosdoshmë të rishohim vetveten, të kuptojmë rolin që kemi, 8

amilja

të analizojmë sjelljen e ndryshimit që ne duam të arrijmë. Le të përdorim në maksimum dhuratën e intelektit që Zoti na dhuroi, për të shprehur vlerat universale që secila besimtare mban në vetvete, duke mos rënë pre e

propagandës mediatike dhe përpjekjeve të pafundta për të na larguar virtytet shpirtërore që feja të cilën e kemi rrënjosur në qenien tonë na kërkon t’i ruajmë me fanatizëm!


ZYRA E KËSHILLIMIT DHE TURIZMIT FAMILJAR

Shoqata Kulturore “Gruaja”

mundëson Zyrën e Këshillimit dhe Turizmit Familjar, me synim informimin dhe orientimin në çdo stinë të vitit për të gjithë turistët që vizitojnë Shqipërinë.

SHQIPËRIA, E BUKUR, E VOGËL, NDRYSHE… Hapja e kësaj zyre është vazhdimi i punës së shoqatës, për të zbuluar mundësi të reja, për të zgjeruar shërbimet, zona e ofrimit të shërbimeve dhe ofruesit. Shqipëria ka hapësira të përshtatshme për turizmin familjar, të cilat të ofrojnë qetësinë dhe relaksin e dëshiruar për çdo vizitor vendas dhe të huaj. Synimi i hapjes së kësaj zyre është promovimi i turizmit në Shqipëri, njohja e vendeve më tërheqëse dhe ndër të tjera afirmimi i objekteve të trashëgimisë sonë historike, trashëgiminë kulturore, objektet e reja të cilat tani kanë një pamje të mirë dhe po i japin një pamje karakteristike vendit tonë. ZYRA E KËSHILLIMIT DHE TURIZMIT FAMILJAR Rr. “Ali Demi”, P.14, Tiranë - Shqipëri

A: ES

R AD

+355 (4)2 340089 www.gruaja.org/familytourism familytourism@gruaja.org ++355 67 20 63 706 Counseling and Family Tourism Office

9

amilja


Në fokus

»» Nga: Ulvi Fejzullahu

Arritjet

e vitit që lamë pas

D

itët po shkojnë, vitet po ecin, jeta po pakësohet, vdekja po afrohet. Njeriut nuk i mbetet asgjë tjetër, vetëm se të ndalet dhe të mendojë për aktivitetin e kaluar. Ai duhet të ndalet dhe të mendojë për veprimet. Ne kemi hyrë tashmë në vitin e ri islamik 1431. Shkoi një vit i tërë me mbi 360 ditë, mbi 8600 orë, mbi 500,000 minuta! Vallë a më shumë ka kontribuar për të mirën apo për të keqen?! Cilat janë arritjet e tij gjatë vitit që lamë prapa? Libri i tij çfarë shënimesh përmban? I mençur është ai që bën llogari para se t’i nënshtrohet llogarisë së Allahut të Lartësuar. Kujto se zemra jote në mënyrë sistematike ka pasur rreth 40 milionë rrahje, një organ i cili me precizitetin më të madh ka kryer funksionin e programuar që nuk krahasohet me asnjë nivel kompjuterësh. Sa frymëmarrje ke pasur? Rreth 11 milionë frymëmarrje, me lehtësi ke marrë frymë, e ke thithur ajrin e Allahut të Lartësuar, asnjëherë nuk të është ndalur fryma. Po të të kishte ndodhur ndonjë bllokim në sistemin e frymëmarrjes, do të paralizohej e bllokohej 10

amilja

truri, veshi, syri, goja, zemra dhe do të kishte përfunduar jeta e dynjasë. O ti njeri! O rob i Allahut! Sinqerisht, për këto të mira të Allahut, a e ke falënderuar Atë me një sexhde? Viti që shkoi ka kërkuar prej teje 1800 namaze farze, obligative, sa i ke humbur me arsye dhe pa arsye? Namazet që i ke falur, sa prej tyre i ke falur në xhami, me përkushtim e devotshmëri? Apo i ke falur shpejt duke mos qenë i kujdesshëm? Sa herë e ke lexuar Kuranin gjatë këtij viti? Lëre sa herë, por së paku një herë me vëmendje a e ke lexuar Librin e Allahut? Gjatë vitit si i ke pasur punët dhe marrëdhëniet familjare e raportet me familjarët, të afërmit, miqtë, shokët? Vëlla, a e ke përmendur Allahun shpesh, në këmbë, ulur, lëvizur? A ke menduar për jetimin kur ke luajtur me fëmijët e tu? A ke kujtuar të vejat e shkreta kur ke kaluar natën me familjen?

A ke menduar për muslimanët e uritur kur je kënaqur duke ngrënë fruta e perime? A i ke kujtuar të sëmurët dhe ata që janë të paralizuar kur ke ecur e lëvizur shumë rehat? Sa herë ke shprehur interesim për gjendjen e muslimanëve të shtypur, të vrarë, pa të drejtat elementare?


Vëlla, sa herë je penduar tek Allahu për gabimet dhe gjynahet e bëra? Vëlla, si po e ndien veten pas këtyre pyetjeve?! O ti njeri! Mos harro llogarinë që do të japësh në ahiret, do të prezantohen veprat e tua një nga një e as gjëja më e imët nuk do të harrohet. Do të kesh shumë dëshmitarë që do të dëshmojnë. Do të dëshmojë toka, melajket dhe gjymtyrët. Kjo tokë, nëpër të cilën po ecim, po ushqehemi, po pushojmë, do të jetë dëshmitare para Allahut të Lartësuar për mëkatet e tua. Po kjo tokë, një ditë do të ofrojë prova dhe do të dëshmojë për çdonjërin, do të flasë për çdo mëkat që është bërë në të. Do të vijë një ditë kur ajo do të shpalosë, do të zbulojë, do të publikojë dhe do të nxjerrë fshehtësitë dhe sekretet e tua. “Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme, Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda), Dhe njeriu të thotë: “Çka kjo (që bën këtë dridhje)?” Atë ditë ajo i rrëfen tregimet e veta.” (Zelzele, 1-4) Fjalët e Allahut: “Atë ditë ajo rrëfen tregimet e veta”, i shpjegon i Dërguari i Allahut me fjalët: “Pa dyshim që tregimet (lajmet) e asaj dite janë dëshmia për çdonjërin çka ka vepruar në sipërfaqen e tokës, duke thënë: “E ke bërë këtë dhe këtë vepër, po në këtë ditë. Këto pra janë rrëfimet e asaj dite.”

(Transmeton Tirmidhiu, hadithi është hasen.) Melaiket i shënojnë dhe i regjistrojnë veprat e tua të mira dhe të këqija. Allahu i Lartësuar thotë: “Por pa dyshim që mbi ju janë ruajtësit (melekët e caktuar me përgjegjësi për njerëzit) për t’ju vëzhguar ju. Kiramen Katibin (të nderuarit që shkruajnë veprat tua). Ata dinë gjithçka që ju veproni.” (Infitar, 10-12) Do të dëshmojnë edhe gjymtyrët: duart, këmbët, gjuha, sytë, veshët por edhe e tërë lëkura. Të gjitha këto o njeri do të dëshmojnë për ty në Ditën e Gjykimit. Do t’i zbulojnë mëkatet, krimet dhe haramet e tua dhe do t’i bëjnë publike. Allahu i Lartësuar thotë: “Sot Ne ua mbyllim gojët atyre.” (Jasin, 65) E më pas çdo të ndodhë: “Neve na flasin duart e tyre.” (Jasin, 65) Vallë a do të mbesë me kaq, jo! “Kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan.” (Jasin, 65) Këto janë fjalët e Allahut, atëherë ti shpejto në kërkim falje, pendim, Allahu fal shumë: “E kërkoni falje prej Allahut, se Allahu është Mëkatfalës, Mëshirues!” (Muzemil, 20) “Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje tek Allahu, ai e gjen Allahun Falës dhe Mëshirues.” (Nisa, 110) Lutju Allahut të Lartësuar me lutjen kryesore që njihet si “zotëria, mbreti i istigfarit”: “O Allah! Ti je Zoti im. Nuk meriton të adhurohet askush përveç Teje. Ti më krijove dhe unë jam robi Yt. I përmbahem betimit dhe premtimit që të kam dhënë, sa të kem mundësi. Tek Ty mbështetem nga të këqijat që kam bërë. E pranoj mirësinë Tënde ndaj meje dhe e pranoj mëkatin tim.

Prandaj, më fal! Sepse Ti je Ai që fal mëkatet.” Kujto Ebu Bekrin kur iu drejtua të Dërguarit të Allahut duke i thënë: “Më mëso një dua që ta them në namaz.” Muhamedi (a.s.) tha: “Thuaj! O Zot! Unë i kam shkaktuar vetes shumë padrejtësi, vetëm Ti je Ai që fal mëkatet. Prandaj, Ti më fal e më mëshiro, sepse Ti je Ai që fal dhe mëshiron.” Gjithashtu i Dërguari i Allahut (a.s.) tha: “Unë e lus Allahun për falje mëkatesh më shumë se 70 herë në ditë.” Beso bindshëm dhe vepro, mbill të mira, se do t’i vjelësh frytet e saj në botën tjetër. Bëhu rob i Allahut, rob i cili përulet në ruku dhe në sexhde, lexon Kuran, i nënshtrohet dhe i përulet Krijuesit Allah, rob i cili bën llogari vazhdimisht. Bëhu rob i Allahut në shtëpi, rob i Allahut në xhami, rob i Allahut në rrugë, rob i Allahut në punë, rob i Allahut kur njerëzit të njohin dhe kur nuk të njohin, edhe kur të jesh në vetmi pa askënd, pos Allahut. Allahu im! Ushqeji zemrat e besimtarëve me udhëzim të drejtë në Kuran dhe Sunet, që ta gëzojnë lumturinë në të dy botët!

11

amilja


Ta themi hapur »» Majlinda Qosja

XHENETI ËSHTË NËN KËMBËT E NËNAVE

J

am e sigurt se shumë prej jush janë të vetëdijshëm për sakrificën e një nëne. Nëna të mbajti ty për nëntë muaj në barkun e saj. Ajo kishte të përziera dhe të vjella për muaj të tërë. Ndërsa të mbante ty në barkun e saj, këmbët i kishte të fryra dhe lëkurën e barkut të tendosur. Ajo qante. Kishte vështirësi të ngjiste shkallët i merrej fryma dhe vuante shumë netë pa gjumë por nuk u dorëzua. Pastaj kaloi dhimbje të pafund që të të sillte ty në jetë. Më vonë u bë dadoja, infermierja, kuzhinierja, pastruesja, mësuesja, mentorja dhe mbi të gjitha shoqja jote më e mirë. Ajo derdhi lot për ty, u përgjërua për ty, luftoi vetëm për ty dhe sakrifikoi çdo gjë vetëm për lumturinë tënde. Shumica prej jush nuk e kupton sakrificën e një nëne dhe thjesht e konceptoni si një detyrë prindërore e saj. Ka shumë që nuk ia dinë vlerën dhe bëjnë sytë e saj të lotojnë. Por Allahu nuk ia humb sakrificën dhe e ka ngritur figurën e nënës në një status të lartë. Transmeton Ebu Hurejre: Një njeri erdhi tek i dërguari i Allahut dhe tha: “O i dërguari i Allahut! “Kush ka më shumë të drejtë për shoqërinë dhe kujdesin tim? “Profeti (a.s.) tha:” Nëna jote.” po pastaj: “Kush është më afër?” Pejgamberi tha: “Nëna jote.” Burri më tej tha: “Kush është më afër?” Pejgamberi tha: “Nëna jote.” Burri e pyeti për të 12

amilja

katërtën herë: “Kush është më afër?” Profeti i tha: “babai yt.” (Buhariu) Bindja dhe respekti ndaj nënës tënde është një detyrë shumë e rëndësishme në Islam dhe e ngjashme sikur po bën namaz ose sikur po agjëron. Të lëndosh nënën tënde në çdo mënyrë është mëkati i dytë më i madh dhe ato që e bëjnë këtë mëkat do të dënohen ashpër në botën tjetër ose madje edhe në këtë botë! Nëna jote nuk është as Profet dhe as ndonjë engjëll, ajo është thjesht një qenie njerëzore si ty dhe unë, po se Allahu ju ka urdhëruar që të jeni të bindur ndaj nënës dhe ta respektoni, mbi të gjitha sepse nëna juaj ka një një status të lartë në Islam.


Allahu (xh.sh.) ka thënë: “Ne i urdhëruam njeriut që të tregojë mirësi ndaj prindërve. Nëna e tij e mbarti atë me vështirësi dhe e lindi me vështirësi.” (Kef,15) Allahu na do dhe kujdeset më shumë se askush për ne dhe Ai veçanërisht do ato persona që kujdesen dhe duan shumë të tjerët. Po ashtu Allahu nuk i do ato njerëz që lëndojnë të tjerët. Allahu i Gjithdituri, e di që askush nuk është më e dashur dhe më e kujdesshme në këtë botë sesa nëna ndaj fëmijës së saj. Vetëm Allahu dhe i dërguari i Tij na do ne më shumë sesa nëna jonë! Vetëm Allahu e di se çfarë është në gjendje të bëjë nëna për ju. Ai shikon dhimbjen dhe sakrificën e nënës teksa përpiqet që t’ju plotësojë ju gjithçka. Ai e

sheh dashurinë dhe mëshirën që nëna tregon për ju. I kënaqur me veprat dhe sakrificën e nënës, Ai i ka dhënë nënës një status të lartë dhe shumë vlera dhe shpërblime. Allahu gjithashtu sheh se shumë prej jush nuk janë mirënjohës ndaj nënave të tyre. Ai sheh se shumica prej jush nuk i binden nënave. Kështu që, Allahu na ka urdhëruar dhe nuk kemi zgjidhje tjetër vetëm se të të jemi të bindur dhe respektues ndaj nënave që të fitojmë kënaqësinë e Krijuesit Absolut. “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni me mirësi ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of e oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! mëshiroji ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” (Isra, 23-24) Allahu i ka premtuar Xhenetin atyre që janë të bindur dhe respektojnë nënat e tyre. Dhe njëkohësisht na ka paralajmëruar dhe kërcënuar me ndëshkim nëse jemi mosrespektues dhe të pabindur karshi nënave. Por çfarë bën nëna juaj për ju? Ajo thjesht vetëm gatuan, ju lan! Pse duhet që ju të jeni mirënjohës ndaj tyre? Përveç Allahut, askush tjetër nuk e njeh dhe di sakrificën që një nënë bën për ju.

13

amilja


Gjëra të mrekullueshme që nëna juaj bën për ju dhe që ju duhet të jeni mirënjohës ndaj tyre. • Nëna juaj ju mbajti 9 muaj në bark dhe duroi shumë dhimbje teksa ti erdhe në jetë. • Ndërsa ishe foshnjë ajo nuk hante mjaftueshëm e në kohë për shkakun tënd! Ajo sakrifikoi gjumin vetëm që ti të flije e të rriteshe! • Ndërsa ishe foshnjë, ajo kalonte çdo minutë duke u kujdesur vetëm për ty! • Ajo shkonte të flinte vetëm pasi ty të kishte zënë gjumi! Ajo hante vetëm atëherë kur të kishte ushqyer ty! • Ajo ishte e durueshme dhe të donte madje kur ti qaje dhe ulërisje gjithë natës apo gjithë ditës. • Ajo të mësojë ty si të flisje, si të ecje ose si të haje, mbi të gjitha ajo të mësojë se si ta doje jetën! • Kur ju sëmureni, ajo kujdeset për ty! • Ajo gjithmonë gatuan dhe të përgatit ushqimin ty me shumë dashuri! • Ajo blen çdo gjë që t’i kërkosh duke harruar madje edhe veten! • Ajo të do në mënyrë të pakushtëzuar! Këto janë vetëm disa gjëra që nënat bëjnë për ju; ata bëjnë shumë më shumë për të cilat ju i dini, i ndjeni, i prekni çdo ditë edhe madje po ju them se kush vetë është nënë dhe lexon këtë artikull mund të shtojë një listë shumë e shumë të gjatë që ato kanë bërë për fëmijët e tyre. Megjithatë, një gjë është shumë e sigurt se nëna juaj bën për ju, më shumë se askush tjetër në botë, më thelbësorja është se ajo shqetësohet për ju nga thellësia e zemrës dhe këtë e bën me dashuri dhe pa pagesë.

Pra, për çfarë shqetësohet nëna juaj? • • • • • •

14

Ajo shqetësohet për ushqimin tuaj! Ajo shqetësohet për rrobat e tua! Ajo shqetësohet për shëndetin tuaj! Ajo shqetësohet për arsimimin tuaj! Ajo shqetësohet për të ardhmen tuaj! Ajo shqetësohet për tërë jetën tuaj!

amilja

Allahu na ka urdhëruar, në vende të ndryshme të Kuranit Fisnik, që të sillemi mirë me nënat tona. Ai na ka thënë që të kujdesemi për ta edhe më shumë kur të plaken dhe të jenë të pafuqishëm. Ai na ka mësuar që të jemi të butë me nënat tona dhe të flasim me ta në një mënyrë të bukur. Duhet të lutemi për prindërit tanë me lutjen e bukur: “O Zoti im! Në ditën që do të jepet llogari për veprat, më fal mua, prindërit dhe besimtarët.” (Ibrahim, 41) Profeti (a.s.) na ka urdhëruar gjithashtu që të sillemi mirë me nënat tona. Ai e ka përshkruar nënën si një “derë të Xhenetit.” Ai na ka paralajmëruar edhe llojet e dënimeve për atë person i cili është i pabindur ndaj nënës. Transmeton Abdullah ibn Amri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi (a.s.) ka thënë: “Kënaqësia e Allahut është në kënaqësinë e prindërve dhe pakënaqësia e Allahut është në pakënaqësinë e prindërve.” (Tirmidhiu, këtë hadith e kanë bërë sahih Ibn Habbani, Hakimi dhe Albani) 10 mënyra të lehta për të fituar Xhenetin për shkak të sjelljes së mirë ndaj nënës tënde: 1. Dëgjojeni dhe respektojeni nënën tuaj 2. Ndihmojeni atë 3. I buzëqeshni nënës suaj 4. Të jeni mirënjohës ndaj nënës, për çfarëdo që ajo bën për ju 5. Kaloni kohë me të 6. Gjithmonë pyeteni nënën tuaj nëse ju mund të ndihmoni me ndonjë gjë 7. Bleni dhurata nënës suaj 8. Respektojini familjen e nënës tënde dhe shoqet e saj 9. Studioni shumë dhe çoni jetë të mirë në mënyrë që nëna juaj të jetë e lumtur 10. Lutuni gjithmonë për nënën tuaj, sidomos pas çdo namazi.


Paralajmërim: Ata që janë të pabindur ndaj tyre janë nënave/prindërve do të digjen në Zjarr. Gjithashtu, respektimi i prindërve është shkak për shlyerjen e mëkateve. Transmeton Malik ibn Amri se Pejgamberi (a.s.) ka thënë: “Ai i cili e liron një rob musliman, do të jetë shkaktar për shpëtimin e tij nga Zjarri, kurse ai i cili e ka njërin prej prindërve të gjallë dhe ata nuk ia falin atij (nuk ia bëjnë hallall), Allahu (xh.sh.) do ta largojë atë shumë larg.” (Ahmedi, hadithi është hasen) Megjithatë edhe pse shumë prej jush përpiqen, ju kurrë nuk mund të paguani atë çfarë nënat tuaja bëjnë për ju, atë që ata kanë bërë për ne, por të paktën të përpiqemi dhe gjithashtu të kërkojmë Allahut që të na fali gabimet sepse nënat janë me të vërtetë një bekim i madh nga Allahu. Ne duhet të vlerësojmë dhe të vlerësojmë këtë bekim sa më shumë që të mundemi. Përderisa keni nënat gjallë, ju keni një mundësi të artë për t’i garantuar vetes xhenetin dhe gjithashtu sukses në këtë botë. Ndoshta tani nuk kuptoni dhe nuk ia dini vlerën, por një ditë kur nëna juaj nuk do të jetojë më, do t’i kërkoni dhe do t’ia dini vlerat por do të jetë tepër vonë. Ju do të mbeteni vetëm me kujtimet dhe mallin për ta puthur dhe përkëdhelur, për t’ia dëgjuar zërin dhe për të marrë këshilla. Por se do të jetë tepër vonë! Mbi të gjitha nëse doni sukses në të dyja jetët mos harroni porositë e Zotit tonë në Kuran në lidhje me respektin ndaj prindërve: “Ejani t’ju lexoj se çfarë ju ka ndaluar Zoti juaj! Mos i shoqëroni Atij ortakë, tregohuni të mëshirshëm ndaj prindërve.” (En’am, 151) “Të më falënderosh Mua dhe t’u jesh mirënjohës prindërve. Rikthimi është tek Unë.” (Lukman, 14).

15

amilja


Brenda familjes

»» Nga: Elona Çeço

P

rindërimi pozitiv ndihmon zhvillimin e trurit të fëmijës. Ai ka të bëjë me mësimin e aftësive sociale më shumë sesa testimin e tyre dhe inkurajon një përshkallëzim të sjelljes dhe të të mësuarit në përputhje me nivelin e zhvillimit të fëmijës. Studimet shkencore tregojnë se teknikat e udhëzimit pozitiv janë të lidhura ngushtë me zhvillimin e mirë konjitiv, social, emocional, komunikativ dhe atë të sjelljes. Ky lloj prindërimi krijon një ambjent ku truri zhvillon aftësinë për të nxënë. Truri i fëmijës është më i përgatitur të mësojë aftësi nëpërmjet udhëzimeve pozitive sesa nëpërmjet ndëshkimeve të rrepta apo ndërveprimeve negative. Imazhe të 16

amilja

rezonancës së trurit na kanë treguar se kur një fëmijë është vazhdimisht nën stres, truri përshtatet duke krijuar një filtër, i cili bllokon hyrjen e informacioneve të reja. Nga ana tjetër, studimet kanë treguar se prindërimi pozitiv ul nivelet e kortizolit (hormoni i stresit) në rrethana stresuese dhe rrit aftësinë e trurit për të menaxhuar hormonin e stresit. Një studim tjetër ka arritur të tregojë se truri pëson realisht ndryshime fizike në varësi të llojit të prindërimit që merr fëmija. Fëmijët që ishin edukuar nga prindër të cilët kishin praktikuar teknika të udhëzimeve pozitive, paraqisnin zhvillime më të mira në amigdalë (pjesë e trurit përgjegjëse për perceptimin dhe menaxhimin e emocioneve) dhe në korteksin orbitofrontal (pjesë e trurit përgjegjëse për gjykimin,


vendimmarrjen dhe vetëkontrollin). Këto dy struktura të trurit drejtojnë sjelljen e individit, ndaj prindërimi pozitiv ndikon ekzaktësisht në zhvillimin e mirë të tyre duke sjellë si pasojë një sjellje të mirë tek fëmijët. Në këtë lloj prindërimi nuk ndodh thjesht menaxhim sjelljeje i kontrolluar nga jashtë, por rritje e kapacitetit të fëmijës për të menaxhuar vetë sjelljen e tij.

PRINDËRIT KËRKOJNË QË BEBET TË KENË VETËKONTROLL Të synosh që fëmija të arrijë diçka që është jashtë mundësive të tij është shumë frustruese dhe stresuese për prindin dhe për fëmijën. Një studim që përfshiu fëmijët 0-3 vjeç dhe prindërit e tyre tregoi se prindërit e fëmijëve nën 5 vjeç i mbivlerësonin aftësitë e foshnjave: •

56% e prindërve besonin se fëmija nën 3 vjeç mund të kontrollonte impulsin për të bërë diçka të ndaluar Mbi 36% e prindërve besonin se edhe fëmijët nën 2 vjeç mund ta bënin këtë ndërkohë që studimet tregojnë se kjo aftësi fitohet rreth moshës 4 vjeçare dhe duhet të kalojnë dhe disa vite të tjera që kjo aftësi të përdoret vazhdimisht. 24% e prindërve besonin se fëmijët nën 1 vjeç mund të ishin të aftë të kontrollonin emocionet e tyre, përfshirë këtu dhe frustrimin e tantrumet. 42% e prindërve besonin se fëmijët mund ta zhvillonin këtë aftësi deri në moshën 2 vjeçare, ndërkohë që studimet tregojnë se kjo mënyrë vetëkontrolli fillon të zhvillohet po ashtu rreth moshës 4 vjeçare. (disa nga ne të rriturit jemi akoma duke punuar me zhvillimin e kësaj aftësie)

Pjesa e trurit përgjegjëse për kontrollin e emocioneve dhe impulsive nuk është zhvilluar plotësisht tek fëmijët nën moshën 3 vjeçare. Kjo është arsyeja që fëmijët e këtyre moshave kanë më shumë sjellje të menjëhershme, pa zbatuar rregullat e mirësjelljes. Jeta me fëmijën tuaj do të jetë më e këndshme dhe më pak stresuese nëse pritshmëritë tuaja janë në një vijë me aftësitë e fëmijës; kur e shihni se fëmija juaj sillet në përputhje me moshën që ka dhe ka nevojë ta ndihmoni për të menaxhuar impulset e tij.

Disa ide se si të ushqeni vetëkontrollin tek fëmijët tuaj vijojnë: 1. Pranoni se nuk është e lehtë të jesh foshnjë 2. Luani me fëmijën lojëra që zhvillojnë kontrollin e impulsive 3. Luani me fëmijën lojëra simbolike ku mund të praktikoni vetëkontrollin 4. Vendosni kufijtë e duhur me pasoja natyrale dhe të përshtatshme për moshën 5. Menaxhoni emocionet tuaja fillimisht

17

amilja


Intervista

»» Nga: Armida Plumbi

Intervistë me dy motrat e talentuara, Rovena (Tujani) Klinaku dhe Sara Tujani

Përpjekje dhe përkushtim

për një karrierë të suksesshme INTERVISTË ME SARA TUJANI - MES BOTËS SË ARTIT DHE KINEMATOGRAFISË KUSH ËSHTË SARA TUJANI?

U

në jam Sara nga Tirana. Jam 22 vjeç. Momentalisht jam duke kryer studimet master në fushën e kinemasë, televizionit dhe radios në Stamboll. Qershorin e kaluar përfundova me sukses studimet bachelor për kinema dhe televizion në Universitetin e mirënjohur “Istanbul Sehir University”. Falë backgroundit të pëlqyeshëm, Zoti e bëri të mundur që të fitoja masterin me të drejtë bursë të plotë në një universitet tjetër të mirënjohur në Stamboll, në Universitetin 18

amilja

Marmara. Një nga shtysat që më çuan mua në dëshirën e profesionalizimit në fushën e artit dhe kinematografisë patjetër që është e gjithë eksperienca ime gjatë kohës së gjimnazit, por edhe më herët në medresenë e Tiranës. Mësueset e kësaj shkolle spikatën tek unë talentin për të recituar. Kjo solli që çdo vit duke filluar nga mosha 12 vjeçare të recitoj në skenën e Pallatit të Kongreseve përballë një salle me 3000 njerëz nëpër evenimentet fetare. Duke u ushtruar vit pas viti mora pjesë edhe nëpër konkurse në të cilat pata mundësinë e konkurimit


mes rreth 100 shtetesh nëpër skena që arrinin mbi 30 mijë spektatorë dhe falë Zotit mundi i mamasë sime, i mësuesve të mi, si edhe mundi im duke qëndruar me ore para pasqyrës për të perfeksionuar perfomancat, solli fitoren e medaljes së artë. Këto minisuksese më mundësuan njohjen me profesionistë në fushën e artit. Bashkëpunimet me autorin e mirënjohur kosovar, Fatmir Muja, janë ndër kujtimet më të bukura të adoloshencës sime. Udhëtimet nëpër qytete të Kosovës, Maqedonisë, po ashtu edhe të Zvicrës duke recituar poezitë e thella kushtuar Zotit dhe njeriut të Zotit, së bashku me pritjen mjaft të ngrohtë të njerëzve të cilët janë të etur të shohin të bukurën që Zoti na e meson, ishte vërtet zgjerim zemre. Projekti më i fundit ku isha pjesëmarrëse është ai i dokumentarit mahnitës “Etja dhe uji i Zemzemit”. Të gjitha këto përjetime gjatë periudhës nga vegjëlia deri në rini më rriten dashurinë për skenën. Sot dashuria ime është të qëndroj pas skenës. - KUR KENI VENDOSUR TË MBARTNI MBULESËN ISLAME DHE ÇFARË SIMBOLIZON AJO PËR JU? Për mua suksesi i parë i jetës sime, hapi i parë i dhënies së një kuptimi të jetës sime është dita kur Zoti zbriti mëshirë mbi mua dhe më zgjeroi zemrën për të arritur të kuptoj sublimitetin e mbulesës. Unë jam mbuluar në dhjetorin e vitit 2008 në ditët e Kurban Bajramit. Kjo parandiqej me muaj reflektim dhe analizim tepër objektiv së bashku me mamanë dhe motrën të cilat kishin vite të mbuluara. Duke qenë se ishte një moshe delikate ajo e imja, mosha e adoleshencës në të cilën duhet një kujdes tepër detajist në vendimet afatgjata që merren, familja u përpoq të mbante një qëndrim asnjanës, edhe pse nuk do kishte gëzim më të madh për prindërit e mi se sa unë të mbulohesha. Por duke qenë se ky është një vendim i cili i takon vetë individit, familja tregoi kujdes në mënyrën e trajtimit të kësaj çështjeje. Falënderimi i takon Zotit që mundësoi zemrën time të mos mësohej veç me një kazan të vogël, siç thuhet në historitë e Rumiut, por përkundrazi e bëri zemrën time të kërkonte për më shumë në rrugën e fitimit të kësaj bote e tjetrës. Në çështjet e të drejtave të femrës, si në literaturën fetare po ashtu edhe në literaturën botërore, më është dhënë mundësia e studimit te tyre. Duke i mbledhur mendimet feministe, liberale, revolucionare, çdo literaturë tek unë merrte formën e lirisë së femrës së të jetuarit jetën duke marrë për themele rregullat dhe parimet e caktuara nga Allahu, të përshtatura në kohën dhe në shoqërinë në të cilën socializohet. Për mua shamia është mburoja ime, është krenaria ime, është kurora ime. Çdo moment më kujton Ahiretin dhe kjo më mundëson të rivlerësojë veprimet. Çdo ditë shamia është mikja ime më e mire, e cila më thotë “ndal” dhe më thotë “vrapo”.

- PSE VENDOSËT TË STUDIONI PËR KINEMATOGRAFI NË ISTANBUL SEHIR UNIVERSITY NË STAMBOLL? Unë tashmë jam e diplomuar nga Istanbul Sehir University. Aty kam kaluar 4 vite domethënëse që patjetër kanë lënë shenja të dukshme në krijimin e hershëm të personalitetit tim. Në lidhje me arsyen përse vendosa të studioj për art, zgjedh t’jua tregoj duke ndarë momentet reale gjatë marrjes së këtij vendimi. Unë kisha një dashuri dhe emocion të madh për skenën. E në momentin e vendosjes së degës, e cila me shumë mundësi do më përgatisë për profesionin tim në të ardhmen, mendja dhe zemra ime nuk mendonin diçka tjetër përve­ç kinemasë. Por kjo ishte një peshë shumë e madhe mbi supe duke qenë se kinemaja mund të jetë tepër dredharake në vendosjen e limiteve të etikave. Nëse Zoti do, unë dëshiroj që jetën time t’ja kushtoj Islamit. Kjo ndoshta mund të arrij vetëm në dimensionin personal, ndoshta dimensioni i mundësisë dhe aftësisë mund të jetë veç dhënia e selamit. Por unë sot kam energji, kam talent dha kam dëshirë për të mësuar. Të gjithën këtë dashuri që kam për kinemanë unë dëshiroj ta vendos në shërbim të Islamit. Unë dëshiroj që gjuha e shpërndarjes së mesazhit islam të jetë kinemaja.

19

amilja


- SI LINDI IDEJA PËR REALIZIMIN E NJË DOKUMENTARI ME TITULL “BURRNESHAT”? Për projektin final me të cilën do mbroja diplomën zgjodha të bëj një dokumentar, pasi doja të krijoja diçka e cila ishte reale dhe jo një trillim artistik, i cili do të ishte komplet vepër e mendjes sime. Gjatë kohës së gjimnazit u ndesha me fotot e fotografit të mirënjohur Jill Peters, i cili kishte realizuar një set me burrneshat shqiptare në të gjitha rrethet tona. Në atë moment u mahnita nga fenomeni dhe nga ndryshimi drastik në pamje, në mënyrën e jetesës, në perceptimin e të jetuarit. Aty ëndërrova që edhe unë të merresha me një projekt të tillë. Kur erdhi koha që unë të krijoja një dokumentar timin, padyshim që zgjidhja e parë ishte tema e “Burrneshave”. Kjo për dy arsye: Arsyeja e parë është se unë studioj jashtë Shqipërisë dhe si çdo student që është larg vendit të tij dëshiron që në çdo punë të tyre të vendosin një shenjë të tokës sonë dhe të identitetit tonë. Arsyeja e dytë ishte përkatësisht veçantia e këtij fenomeni dhe faktit që tashmë në Shqipëri nuk janë më shumë se 100 gra të tilla. Dokumentar biografik në lidhje me këtë çështje, prodhim shqiptar nuk kishte. Online zotëroheshin vetëm disa reportazhe të fundviteve 90 nga National Geographic. Lajmi i mirë është se kohët e fundit projektet lidhur me këtë fenomen janë shtuar. Qëllimi im ishte që ky fenomen i rrallë, i cili në llojin e vet është i vetëm, të kishte një evidencë virtuale që do të futej në arkivën e historisë së vendit tonë. Po ashtu një nga temat të cilat e kam primare veçanërisht në këto hapat e para të fillimit të karakterit dhe veprimtarisë sime profesionale është tema e të drejtave dhe lirive të femrave. Fenomeni i burrneshave midis tjera arsyesh, një nga shkaktarët drastike është mungesa e dimensionit së lirisë sociale për femrat si në Shqipëri po ashtu edhe jashtë. Burrnesha ishte fjala ime e parë në kinema. - AKTUALISHT NJË NDËR PASIONET TUAJA ËSHTË FOTOGRAFIA, SI U GJETËT PJESË E BOTËS SË FOTOGRAFISË? Është e vërtetë që fotografia është një nga pasionet e mia. E dua aq shumë sa që në çdo moment që dal nëpër rrugë mendja automatikisht punon se si mund ta kisha shkrepur atë çast. Në fakt bota e fotografisë nuk është e ndarë nga bota e artit. Madje jam e mendimit se për të krijuar diçka në kamera duhet patjetër të kesh perfeksionuar artin e fotografisë. Kjo për arsye se një video përbëhet nga korniza për çdo sekond vazhdueshmërie. Ajo kornizë në vetvete në gjendje të ngurtë është një foto. Edhe në fillimet e kinematografisë në fund shekullin 19 videot e para janë bërë nga korniza fotosh, të cilat u bashkuan me shpejtësi dhe morën formën e lëvizjes. Kjo më bën mua të mendoj dhe besoj se thelbi është korniza në vetvete. Fotografia të jep mundësinë të ndalesh një moment dhe t’i japësh jetëgjatësinë që dëshiron. Po ashtu, fotografi zgjedh se çfarë të vendosë në kornizë dhe çfarë të lërë jashtë, si dhe i jep shikuesit hapësirën e zgjedhjes së të analizuarit të kuptimit të fotos. Fotografia ofron një mendim dhe ofron hapësirën e lirinë për të krijuar mendimin tënd personal.

20

amilja

- CILI ËSHTË RAPORTI JUAJ ME FAMILJEN E VEÇANËRISHT ME MOTRËN TUAJ? Unë jam rritur nga një familje e cila ka vënë gjithmonë primare mirëqenien e njëri-tjetrit. Jam pjesë e një familjeje, e cila vendoste në të njëjtën sofër trishtimin dhe lumturinë. Të gjithë janë për një dhe një është për të gjithë. Kam fatin që kam prindër të cilët nuk i janë ndarë të vërtetës dhe të drejtës as edhe për një moment të jetës së tyre. Zoti më ka dhuruar motrën dhe vëllanë që kanë një shpirt shumë të madh dhe gjithmonë më kanë mbajtur si pjesë të tyre. Kam fatin që kam vëllanë, i cili është shoku im më i mirë dhe që e dua me shumë se shpirtin tim. Kam fatin që kam motrën e cila që herët mori rolin e një mamaje të dytë në përkushtimin ndaj meje.


Ne jemi dy botë të ndryshme, në shumë pak gjëra ndajmë të njëjtin mendim. Por kjo e bën më të veçantë dhe më të fortë lidhjen. Ajo është kritikja ime më e fortë, është mësuesja ime më vigjilente, është shoqja ime më e afërt dhe është motra e shpirtit tim. Dashuria për të është dyfishuar me ardhjen në jetë të të shtrenjtit nipit tim, Reis. Respekti për Rovenen si femër, si grua në karrierë e tashmë si nënë vetëm se rritet. Unë e kam brenda familjes shembullin e gruas muslimane, e cila punon fort të jetë një nënë e grua e përkushtuar, po ashtu edhe një grua të suksesshme në karrierë. Familja është pika ime më e dobët dhe pika ime më e fortë. Lus Zotin që t’i kem gjithmonë pranë!

PO ME SHOQËRINË? Duke qenë se po bëhet viti i pestë i të jetuarit jashtë, kam pasur fatin e shkëmbimit të kulturave me miqësi të ndryshme. Sot unë kam shoqe nga Kina, Nigeria, Bosnja, Turqia, Amerika, Tunisia e nga shumë vende të tjera. Të jetuarit larg familjes bën që familja jote e dytë të bëhet shoqëria me të cilën t’i jeton dhe kalon të gjithë kohën tënde. Nuk kam shoqërinë perfekte. Por besoj s’jam e para dhe as e fundit e cila përjeton zhgënjime. Por gjithsesi unë falënderoj Zotin që kam disa shoqe të cilat i konsideroj si motra dhe pavarësisht situatave apo distancave ne jemi gjithmonë për njëra-tjetrën. Njeriu lind dhe vdes vetëm. Por gjatë këtij udhëtimi në tokë kemi nevojë për njerëz. Një nga duatë më të shpeshta të miat është që Zoti të më takojë me njerëz të mirë.

- CILAT JANË DISA NGA ANGAZHIMET TUAJA AKTUALE? Aktualisht sapo kam filluar studimet master në Universitetin Marmara në Stamboll me bursë të plotë. Nga ana profesionale mund të them që jam përkohësisht pa impenjime. Ndodhem në fazën kërkimore mbi tema të veçanta e delikate të shoqërisë, të cilat në dashtë Zoti në kohë jo shumë të largët kthehen në filma apo dokumentare. Jam në periudhën e vëzhgimit që shumë shpejt kthehet në një vepër artistike. -A KENI NDONJË THËNIE TË PREFERUAR QË MUND TË THONI QË ËSHTË FILOZOFIA E JETËS SUAJ? Rumiu thotë: “Dje isha i zgjuar dhe doja të ndryshoja botën. Sot jam i mençur dhe dua të ndryshoj (përmirësoj) veten.” E filozofia ime është të përmirësoj veten në mënyrë që çdo vepër e imja të jetë në shërbim të plotë të së mirës, të së drejtës, të së vërtetës. - RAPORTI JUAJ ME DIJEN DHE LIBRIN. Do ishte shumë klishe të përgjigjesha “e dua dijen, e dua librin”. Zoti në një nga suret e Kuranit thotë: “Ikra”-“Lexo”. Unë kam arritur të kuptoj se nëse dua të bëj një ndryshim, më duhet të filloj nga vetja. Nëse dua të luftoj për një çështje, më duhet të di dyfish. Prandaj them se dija është nga armët më të forta që mund të zotërojë njeriu. Jam e përkushtuar ndaj kërkimit të dijes. Por gjithmonë i lutem Zotit të më dhurojë dije, e cila është e dobishme dhe dije të cilën përherë ta përdor në të mirë. 21

amilja


KENI NDONJË LIBËR TË CILIN E PREFERONI MË SHUMË? Për mua një nga njerëzit e penës më të rëndësishëm është Mevlana Xhelaludin Rumi. Seritë e librave “Divani” janë një nga pasuritë më të mëdhaja që kam. Më pëlqen sufizmi dhe misticizmi deri në pikat e shëndetshme të tij. Më pëlqen bota që Rumiu vizaton dhe mënyra e kapërcimit të dimensioneve, duke pasur në qendër nënshtrimin total ndaj Krijuesit të Gjithësisë. - PËRSA I PËRKET KARRIERËS SUAJ, A KENI PLANE KONKRETE PËR TË ARDHMEN? Padyshim që ëndrra kam. Deri më sot kam punuar për t’i realizuar ato. Kam plan të punoj deri sa Zoti të më lejojë. Të bëj plane konkret që pas një viti do të filloj këtë punë, apo që pas kaq vitesh do realizoj këtë projekt; jo nuk bëj. Synimi im për karrierën time është të punoj, të punoj dhe të punoj. Të jem gjithmonë në shërbim të Islamit dhe artit islam. Pastaj, Zoti është planifikuesi më i mirë. Atij i dorëzohem me përulësi. - MESAZHI JUAJ PËR LEXUESIT E REVISTËS “FAMILJA”? Dëshiroj shumë që komuniteti ynë i vëllezërve dhe i motrave muslimane në Shqipëri të jetë më i bashkuar. Dëshiroj që duke filluar nga vetja ime së pari, të përpiqemi të mbështesim njëritjetrin dhe të mos shohim me lupën zmadhuese të tjerët, përkundrazi t’ju gjendemi pranë dhe të mos harrojmë që fitorja është e përbashkët. Të gjithë kemi qëllim përcjelljen e mesazhit të paqes së Islamit. Nëse bie njëri prej nesh, kemi rënë të gjithë. Nëse ngrihet njëri prej nesh, jemi ngritur të gjithë.

INTERVISTË ME AVOKATEN ROVENA (TUJANI) KLINAKU, DREJTORESHË EKZEKUTIVE E INSTITUTIT PËR DIALOG DHE MOSDISKRIMINIM, KOSOVË

R

ovena (Tujani) Klinaku ka lindur në Tiranë, më 12.11.1988. Ka mbaruar Medresenë e Tiranës dhe më pas ka ndjekur studimet për Drejtësi. Është diplomuar në grupin e studenteve me rezultatet më të larta. Më pas ka ndjekur studimet Master shkencor në Universitetin e Tiranës, dega “E drejtë Publike”. Paralelisht ka ndjekur studimet Master shkencor për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në një universitet privat. Në vitin 20142015 ka ndjekur Shkollën e Avokatisë dhe me 30.10.2015 ka fituar Licensën e Avokatisë dhe të drejtën për ta ushtruar profesionin. Me këtë rrugëtim bën pjesë në femrat e para në trojet tona, me shami si avokate. Prej një viti punon si koordinatore projektesh në Këshillin e Bashkësisë Islame,Vushtrri. Aktualisht është gjithashtu drejtoreshë ekzekutive e Institutit për Dialog dhe Mosdiskriminim, Prishtinë. Gjithashtu është aktiviste me artikuj, konferenca dhe opinione.

22

amilja


SA AKTIVE ËSHTË ROVENA? Gjithmonë kam ndjesinë që nuk jam aktive aq sa duhet dhe mendoj se kam të drejtë. Sigurisht gjatë kohës së studimeve kasha me shumë kohë të lirë dhe ja dedikoja të gjithën aktiviteteve dhe angazhimeve akademike. Unë kam rreth 16 muaj që kam lindur djalin tim Reisin dhe kohën më të madhe ja kam dedikuar atij. Por gjatë kësaj kohe kam punuar me projekte part-time dhe me artikuj, opinione, shkrime, konferenca. Tani sapo kemi themeluar dhe Institutin për Dialog dhe Mosdiskriminim ku shpresojmë që të merremi më çështjet që i godasin shpesh muslimanët, me diskriminimin dhe me shanset jo të barabarta. Synojmë të sjellim një frymë bashkëpunimi, dialogimi dhe të merremi konkretisht qoftë dhe ligjërisht me rastet e cënimit të të drejtave të muslimanëve në tërësi.

KUR KENI VENDOSUR TË MBARTNI SHAMI DHE ÇFARË SIMBOLIZON AJO PËR JU? Shaminë kam rreth 12 vite që e kam vendosur. Në vitin e dytë ne medrese ishim në muajin e bekuar të Ramazanit, në 10 ditëshin e fundit. Kisha kohë që doja ta vendosja shaminë por frikësohesha nëse do isha e denjë ta mbaja atë përgjegjësi morale dhe etike përpara njërëzve. Faleminderit Zotit e mora guximin dhe xhumanë e fundit të atij muaji u mbulova. Shamia simbolizon përgjegjësi para njerëzve. Në atë moment që je me shami nuk je vetëm Rovena, por je “muslimanja”. Çdo motër e mbuluar e di çfarë do të thotë kjo përgjegjësi. Në të njëjtën kohë sa herë e mbuloj veten me shami ndiehem e mbuluar nga paqja, siguria dhe qetësia.

PSE VENDOSËT TË STUDIONI DREJTËSI? Në fakt drejtësia nuk ka qenë dega ime e preferuar, por ishte dega ime e përzgjedhur. Në vitin që do rregjistrohesha në fakultet po diskutohej në media që pasaportat e reja biometrike që të ishin të gjitha të një standarti, dmth që dhe femrat e mbuluara në foton e pasaportës duhet të dilnin pa shami. Kjo ishte nxitja ime pasi e pashë që po shkeleshin të drejtat e muslimaneve dhe mendova të studioj drejtësi me qëllimin dhe dëshirën që kur të ketë shkelje të drejtash të muslimanëve pse mos ketë avokate që t’i mbrojë ato. Lus Zotin të jem prej atyre që përfitojnë muslimanët në këtë aspekt! SI NDIHESH SOT PAS MARRJES SË TITULLIT AVOKATE? Avokate ka shumë por të mbuluar me shami ka shumë pak dhe për këtë ndiehem shumë e lumtur. Në total nuk jemi më shumë sesa 3 avokate me shami në trojet shqiptare. Çdo herë që ndiqja leksionet e avokatisë e shihja që mes 200 studenteve isha e vetmja me mbulesë që pretendoja të bëhesha avokate. Kjo ishte sfidë, herë pas herë jam ballafaquar dhe me vështirësi të rënda por të gjitha i kam kapërcyer. Tani avokatia është tërheqje vëmendje që të jem vigjilente dhe ta shfrytëzoj në interesin tonë. PREJ PAK VITESH JU KENI KRIJUAR FAMILJEN NË KOSOVË. DUKE QENË QË E NJIHNI NGA AFËR REALITETIN E SAJ, NË KËNDVËSHTRIMIN TUAJ CILAT JANË SFIDAT QË PËRBALLET GRUAJA MUSLIMANE? Po e vërtetë prej dy vitesh jetoj në Kosovë. Jam e martuar dhe kam krijuar familjen time. Sfidat që ballafaqohet femra në Kosovë në fakt janë sfidat ballkanike të femrave. Femrat muslimane mbi të gjitha vuajnë nga barrierat që ja kanë vendosur vetes dhe si rrjedhojë e ka vendosur dhe shoqëria duke e marrë të

mirëqenë. Deri vonë sfidë ka qenë arsimimi, por fal Zotit arsimimi i femrave muslimane është i kënaqshëm dhe cilësor. Them cilësor pasi femrat me mbulesë në shumicën e rasteve janë studentet më të suksesshme të fakulteteve. Sfida aktuale është punësimi. Diskriminimi që vjen si pasojë e mbulesës ka qenë dhe mbetet një sfidë në shoqëritë tona. 23

amilja


AKTUALISHT JENI AKTIVE NË ARTIKUJ DHE ANALIZA. SI JU KA LINDUR PASIONI PËR SHKRIME? Në përgjithësi shkrimi është një formë e reagimit rreth një realiteti që nuk pajtohesh por e ke të vështirë ta ndryshosh. Një profesor i nderuar kur lexonte artikujt dhe analizat që bënim gjatë studimeve më komplimentonte dhe thoshte që duhet të nisja të shkruaja rreth problematikave aktuale. Fillimisht kisha ndroje dhe mungesë besimi por kur e botova shkrimin tim të parë u ndieva shumë mirë. Komentet ishin shumë inkurajuese. Unë nuk shkruaj shpresh, nuk synoj përfitime ekonomike, por mundohem të sjell një ide ndryshe, mendim ndryshe, apo alternativë ndryshe. Ky është kontribut modest dhe i sinqertë nga ana ime. CILI ËSHTË RAPORTI JUAJ ME FAMILJEN E VEÇANËRISHT ME MOTRËN TUAJ? Në përgjithësi njihem si njeri i lidhur shumë me familjen time. Dhe pse jetoj në Kosovë dita ime nuk nis dhe nuk përfundon pa biseduar disa minuta me familjen në Tiranë mbi të gjitha me mamin. Kjo është një rutinë e pandryshueshme pasi nuk mundem ndryshe. Kam nevojë për to aq sa ato kanë nevojë për mua. Me bashkëshortin dhe djalin kemi krijuar dhe ne një familje të vogël. Bashkëshorti për mua është mbështetje, shok dhe ndihmës i mrekullueshëm. Me familjen e tij kam raporte shumë të mira. Sa i përket motrës Sarës, ajo studion prej vitesh në Turqi. Ne kemi diferencë në moshe dhe kjo më ka bërë gjithmonë të mendoj që është shume e vogël. Kujtoj një rast ku në një debat akademik në universitet, gjatë studimeve master, Sara më shoqëronte. Në një moment profesori i kalon fjalën Sarës duke menduar që është student e universitetit dhe Sara dha një përgjigje të shkëlqyer. U ndieva shume krenare dhe aty reflektova dhe rikujtova që Sara tanimë nuk është vetëm motra ime e vogël por ajo është rritur duke u kthyer në shoqe. Ndiej që nuk kemi diferencë në

24

amilja

moshë, por vetëm diferencë në mendime. Ajo karakterizohet nga natyrë paksa të ndryshme nga e imja. Por ndryshimet mes nesh e bëjnë lidhjen tonë dhe më të veçantë pasi ne jemi me njëra-tjetrën gjithmonë, pavarsisht mendimeve të ndryshme. Ajo tani është mikja ime, shoqja ime, kritikja ime dhe motra ime e shtrenjtë. Falënderoj Zotin me gjithë shpirt për familjen që më ka dhuruar, ndiehem me fat!

PO ME SHOQËRINË? Në raport me shoqërinë jam një tip i qëndrueshëm. Kam shumë të njohura por pak shoqëri të afërt. Prej vitesh shoqërohem me një grup të vajzave që ndajmë deri diku të njëjtat ide ose të paktën të njëjtat qëllime të jetës. Çuditërisht jemi të ndara në qytete të ndryshme Shkup, Mitrovicë, Tiranë, Durrës, etj. Por gjithmonë gjejmë kohë për t’u takuar. Kam pak mikesha, por e falënderoj Zotin që më ka bashkuar me vajza të mira dhe me vlera.

CILA ËSHTË LIDHJA ME DJALIN TUAJ REISIN? Që në momentin e parë që dëgjoj apo lexoj emrin Reis, zemra më rreh. Lidhja ime me Reisin është një lidhje që nuk mund ta përshkruaj. Ai i ka dhënë çdo gjëje kuptim. Çdo hap që ai hedh e zbukuron vendin në sytë e mi. Çdo veprim që bën më duket veprimi më i bukur. Ai për mua është më i shtrenjtë se çdo gjë dhe se çdo njeri. Çdo nënë e kupton çfarë dua të them. Reisi im më ka mësuar një mënyrë tjetër të menduarit, të vepruarit. Tani për mua dhe bashkëshortin tim Reisi është qendra e botës dhe më shumë se kaq. Ai është drita jonë, jeta jonë, lumturia jonë, gëzimi jonë, shpirti jonë, vullneti jonë dhe motivi jonë.


SI KA NDRYSHUAR JETA PASI JENI BËRË NËNË? Statusi “nënë” është një status i ri dhe i mrekullueshëm, por në të njëjtën kohë me përgjegjësi të mëdha. Është status i vështirë për t’u ambientuar. Çdo nënë e re e kupton që ndjehet e panjohur me botën e re në të cilën ballafaqohet. Në duart tua tani qëndron një engjëll i vogël që mbështetet plotësisht tek ty. Ti i siguron ushqimin, sigurinë, dashurinë, ngrohtësinë, rritjen. Ndonjëherë kjo përgjegjësi të kaplon plotësisht dhe e sheh veten që je plotësisht e përfshirë vetëm në rritjen e engjëllit të vogël. Dhe unë në fillim jam marr vetëm dhe ekskluzivisht me djalin tim duke lënë çdo gjë mënjanë. Më pas fillova të merresha pak me projekte nga shtëpia për shkak të pamundësisë që të dilja. Kjo gjendje vazhdoi derisa djali mbushi 1 vjeç. Pasi ai nisi të hedhë hapat e para vetë, atëherë fillova pjesërisht të merresha bashkë me kolegen time me themelimin e Institutit. Jeta ka ndryshuar me Reisin pasi ai e ka bërë atë më të bukur, por edhe më të lodhshme. RAPORTI JUAJ ME DIJEN DHE LIBRIN?

CILAT JANË ANGAZHIMET TUA AKTUALE DHE PLANET PËR TË ARDHMEN?

Dija për mua është përgjegjësi dhe amanet që ja ka dhënë Zoti njeriut. Përgjegjësia është e dyfishtë, për ta mësuar dhe praktikuar. Pra për mua dija nuk është fakultative por obligative. Në çdo ambjent të shtëpisë sonë shihen libra të vendosur. Ato lexohen dhe rilexohen nga bashkëshorti dhe unë. Çdo besimtare duhet të jetë e lidhur me dijen aq sa me ekzistencën e vetes. Mendoj dhe lus Zotin që rrugëtimi im me dijen dhe librat të mos përfundojë kurrë!

Prej një viti punoj si koordinatore projektesh në Këshillin e Bashkësisë Islame në Vushtrri. Punoj me departamentin e gruas për projekte që janë në kuadër të socializimit të gruas muslimane në Vushtrri. Kjo është një punë e pjesshme, por që e bëj me shumë dëshirë. Në Institutin për Dialog dhe Mosdiskrimin me zyrë në Prishtinë, mbaj përgjegjësinë e drejtoreshës ekzekutive. Në këtë institut ndiehem më e lirë të punoj sipas përgatitjes sime profesionale. Kemi shumë plane dhe projekte. Duam që ky institut të bëhët zëri i shumë muslimanëve. Duam të denoncojmë rastet e diskrimimimeve me karakter fetar, duam që të ndihmojmë në dialogun kombëtar. Zoti na ndihmoftë!

A KENI NDONJË THËNIE TË PREFERUAR QË MUND TË THONI QË ËSHTË FILOZOFIA JETËS SUAJ? Po patjetër. Kam përmbledhjen më të mrekullueshmë që mund të lexoi njeriu ndonjëherë. Është e shkurtër por përmban të gjitha rregullat më të përparuara për jetën dhe socializimin e njeriut. Është “Hutbja Lamtumirës” e Profetit Muhamed (a.s.). Aty kam gjetur kushtetutën më të moderuar të njerëzimit, ku çdo kategorie i jep të drejtat e tyre. I trajton në mënyrë dinjitoze, të drejtë, të ndershme. Nuk ka diçka më brilante që mund të thuhet a lexohet sesa kjo hutbe.

MESAZHI JUAJ PËR REVISTËN “FAMILJA”. Revista “Familja” ka arritur t’i tejkalojë të gjitha sfidat falë punës së mrekullueshme që bëhet. Fjala e shkruar është përgjegjësi, lodhje dhe sakrificë dhe nga ana tjetër është bukuri e madhështi. Mesazhi im është që çdo fjalë që do ta “mbillni” në këtë revistë, të mbijë prej saj aromë e mirë, dashuri për njerëzit dhe Krijuesin! 25

amilja


Psikologji

»» Nga: Msc. Manjola Baçi, psikologe klinike

Dështimin e kërkojmë ne! Ë

shtë kjo fjalë që ja themi në konfidencë vetes sonë, sa herë që na shkon ters apo kur nuk përmbushim pritshmëritë tona. Edhe dështimi çështje këndvështrimi është, ku hera herës, na bëhet si nxitës për t’ia dalë mbanë. Të përpiqemi të ngjyrosim veten me ngjyra, se kur të mundohemi të pikturojmë me siguri që do të njollosemi, por kjo nuk tregon se dështuam, thjesht humbëm kontrollin për të menaxhuar penelat. Kjo e parë në aspektin logjistik, në atë psikologjik do të thotë se, nuk do të na trishtojë analiza e saj po të dinim se çfarë fshihet në të pavetëdijshmen të cilën unë e quaj ndryshe “sënduk” në psikikën tonë, ku ruhen të gjitha ato ndodhi që kanë rëndësi për ne edhe të pashprehura qofshin ato. Si mundet ta kërkojmë dështimin ne? Unë mendoj se kur punojmë fort për diçka thellë në subkoshiencën tonë kemi menduar frikën por edhe një zë besimi se nuk do të shkojë mire dhe kjo na ndodh nga fakti se ndihemi inferior para asaj që mendohet se është më e madhe se ne. Në këto kushte jo të barabarta që e 26

amilja

vemë veten në të pavetëdijshmen tonë, si p.sh.: duke e krahasuar me fizikën kuantike jo vetëm si energji por edhe si lëndë materia si metal dhe dërrasë, kuptohet që një forcë e ushtruar mbi të do ta mundi.


Dështimi na vjen si pasojë jo vetëm nga mungesa e përpjekjes, por edhe nga frika imagjinare e një luftë të brendshme, ku e paralelizojmë veten me diçka superiore, me një cinizëm kundrejt vetes. E pakuptimtë kjo! Të lëmë aforizmat se dështimi të nxit e të ridështosh herë pas here është mbytëse. Edhe psikika të fal vetëm një herë, me shprehjen “Në dështim do gjesh suksesin”. Por ja që jeta njerëzore e ka këtë frikë ndaj natyrës, pasi nuk e ka në dorë rolin e saj, por ka në dorë rolin e jetës së tij. Një sjellje tipike është konceptuar në disa studime, në disa nga oborret e universiteteve në Amerikë, që në sa më shumë të jetë individi i angazhuar me detyra, aq herë vihet përballë shumë vështirësive ndër të tjera atyre që kanë finalen dështim dhe këtu do të dallonim disa tipe dështimesh këto të fundit të quajtura profesionale, sa për aspektin personal ai mbetet në iniciativa subjektive, por që rezulton më i dëmshëm për individin që e vuan këtë herë pas here në performancën e tij, kundrejt komunitetit dhe kontributit shoqëror. Shija e hidhur që na lë në psikikën tonë është se duke kërkuar për sukses dhe konfirmim të vazhdueshëm do të kemi më afër për të thirrur do të dështoj (gjithmonë e bëjmë këtë, thirrja subkoshiencës sonë mos harrojmë) sesa kjo do jetë dita ime. Mungesa e theksuar

ndaj mosvlerësimit dhe besimit të vetes, shkon përtej asaj çudie që themi shpesh përse këto më ndodhin vetëm mua, përse nuk më ecin gjërat etj. Ndaj monologu me veten të jetë i përditshëm ashtu siç kujdesemi nën zë për higjenën, edukim i brendshëm ku je ti dhe vetja jote në intimitetin e mendjes dhe trupit tënd. Rregullatori i sistemit psikik, ku tashmë e ke mundësinë ta kurdisesh edhe ti me autosugjestionimin dhe kreativitetin që mbart çdo temperament individual. Të kërkojmë më të mirën nga vetja, jo më të keqen e saj. Unë u përpoqa të them që dështimin nuk e thirra kësaj herë, ngaqë t�� gjithë ne jo vetëm kësaj here, të ndihemi mirë.

27

amilja


Ndjeshmëri

»» Nga: Elona Muça, teologe

S

ot po jetojmë në një shoqëri ku kritikat janë bërë pjesë e jetës sonë të përditshme. Si mund t’i përballojmë kritikat e njerëzve dashakeqës? Falënderimet i takojnë Krijuesit të gjithësisë. Paqja dhe begatia e Zotit qofshin mbi Profetin Muhamed (a.s.), familjen dhe shokët e tij e mbi të gjithë ata që e pasojnë atë deri në Ditën e Gjykimit. Ne muslimanet duhet të jemi krenare që Zoti i Madhëruar na mundësoj të jemi pjesë e një shoqërie me vlera e virtyte të larta, ashtu siç është shoqëria islame. Pyetja me të cilën i drejtoheni rubrikës “Ndjeshmëri”, është aktuale në shoqërinë ku jetojmë. S’ka dyshim që kjo botë përballet çdo ditë me faktin e vlerave të mira por edhe me atyre të këqija. Kritikat me të cilën përballet sot shoqëria shqiptare janë të shumëllojshme. Kritika në sferën shoqërore, politike dhe ekonomike. Kritikat shtrihen në dy dimensione, në atë pozitive dhe në atë negative. Nëse do të shtjellojmë faktin se sa % e shoqërisë praktikojnë apo janë pjesë e kritikave pozitive do të thoja se janë shumë pak. Sot po përjetojmë një shoqëri ku kritika negative është bërë pjesë e bisedave tona

28

amilja

Si mund t’ dasha

të përditshme. Dua të sqaroj faktin se përdorimi i tyre në mënyre masive të çon drejt përçarjes së njerëzve dhe destabilizim të shoqërisë. Në edukatën islame kemi për detyrë që këshillat apo kritikat të bëhen në mënyrën më të mirë. Profetit Muhamed (a.s.) ka thënë: “Feja është këshillë. -Thanë: “Për kë o i Dërguari Allahut?” -Tha: “Për librin e Tij, për të Dërguarin e Tij, për prijësit e tyre dhe për mbarë njerëzimin”.


’i përballojmë kritikat e njerëzve akeqës?

Allahu i Madhëruar thotë: “Kur Ne morëm zotimin e bijve të Israelit (bijtë e Jakubit), mos adhuroni tjetër kënd veç Allahut, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmeve, jetimëve, të varfërve dhe njerëzve t’u thuani fjalë të mira, falni namazin dhe jepni zekatin...” (Bekare, 83). S’ka dyshim se fjalët e mira dhe këshilla e mirë u përshtaten të gjithëve edhe miqve dhe armiqve dhe japin fryte të këndshme. Përsa u përket miqve këshilla e mirë, e fjalët e mira ndikojnë në forcimin e dashurisë dhe të miqësisë midis tyre. Ato e pengojnë shejtanin që t’i shkatërrojë këto lidhje. Ndërsa, përsa u përket armiqve fjalët e mira e shuajnë armiqësinë e tyre apo më së paku e ndalin zhvillimin e së keqes. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja...” (Fusilet, 34)

29

amilja


Ndërsa çështja se si t’i përballojmë kritikat e njerëzve dashakeqës, le të hedhim një këndvështrim fyerjeve dhe hamendësimeve që njerëzit bëjnë ndaj Krijuesit të gjithësisë, ku Allahu i Madhëruar qëndron larg çdo mangësie. Njerëzit u orvatën që me fjalë të ndyra të prekin pastërtinë e Tij, e Allahu është i pastër e qëndron larg thënieve të tyre. Gjithashtu njerëzit u përpoqën që me fjalë të ndyra të prekin personalitetin e Profetit Muhamed (a.s.). Kur njerëzit patën guximin ta bëjnë një gjë të tillë ndaj Allahut, Krijuesit të gjithësisë e ndaj Profetit Muhamed (a.s.), atëherë çfarë mendon se do të flasin e të thonë për mua e ty? Në jetën tonë shohim gjithçka që mund të bëjnë shpirtligët e ziliqarët. Goditjet e tyre të forta dhe pa pikë mëshire mund të vijnë nga çdo drejtim, sepse ata nuk kanë qëllim tjetër veçse mposhtjen dhe shkatërrimin tënd. Një besimtar i devotshëm qëndron para këtyre situatave me durim e vendosmëri. Ata janë gjithmonë të zemëruar me ty dhe rrinë të gatshëm të të vërsulen, pavarsisht se shkaku që i nxit ata për këtë gjë është morali, pasuria apo dituria. Ata do të vazhdojnë të të luftojnë deri sa t’i lëshosh nga dora begatitë e Krijuesit tënd, të zhvishesh nga vetitë e vyera e të biesh në zeron e pavlerë. Ndaj mos ua vër veshin fjalëve që trillojnë e mos u lodh me poshtërsinë e tyre!

30

amilja

Bëhu i fortë si shkëmbi që nuk lëviz, që sado të mëdha të jenë kokërrat e breshërit, ato pikojnë e bëhen copë-copë para shkëmbit, ndërkohë që atë nuk e gjen asgjë prej goditjeve të tyre. Ne nuk mund të ua mbyllim gojët e as të ua ndryshojmë trurin, por kemi mundëshinë t’i groposim të këqijat e tyre e t’i lëmë mënjanë. Allahu i Madhëruar në një ajet kuranor thotë për njerëzit që janë dashakeqës: “Thuaj: vdisni me atë mllefin tuaj...” (Ali Imran, 119). Nëse do të qëndrojmë të vendosur në virtytet e fesë islame, dashakeqësit do të vdesin nga mllefi i tyre. Ata do t’i shoqërojë ndëshkimi i kësaj vepre të shëmtuar gjatë gjithë jetës, si dhe gjatë dorëzimit të shpirtit e pas saj në çdo etapë. Nëse dëshiron të jesh i pranuar nga të gjithë, i dashur për çdokënd, i pastër nga mangësitë para syve të botës, po kërkon të pamundurën dhe dëshira jote është vetëm një dëshirë utopike. Lus Allahun e Madhëruar të na japë durim e të na i pranojë veprat e mira!


9Vitrinat Butik

Butiku ku secila nga ju gjen vetveten!

duhurën

Ne zg jedh im

t

ë ni t dh

rën, Ju z u k gj u b i ë

Veshje për

Të ndihesh

një princes

hë e vërtetë

nën kujdes

in e Butik

e për jetën ër raste dh

femra, p

“9 Vitrina

t”

Rruga e Dibrës, në drejtim të xhamisë së Medresesë, përballë me Big Market 00355 673591323 Butik Nëntë Vitrinat

31

Butik 9 Vitrinat

e

e përditshm

amilja


Kështu më ka ndodhur

»» Nga: Altin Shehu

Si mund ta dashurojë bashkëshorti, bashkëshorten e tij marrëzisht?

G

jatë një takim me një grua të moshuar, ajo u shpreh se për pesëdhjetë vjet kishte kaluar një jetë bashkëshortore të lumtur. Kjo grua e moshuar u pyet se ku qëndron sekreti i kësaj dashurie të përhershme gjatë këtyre pesëdhjetë viteve. A është kjo për shkak të shkathtësisë apo mjeshtërisë së saj në përgatitjen e ushqimit? Apo për shkak të bukurisë? Apo për shkak të lindjes së fëmijëve? Apo është diçka tjetër? E moshuara tha: “Arritja e lumturisë bashkëshortore, pasi që Allahu i dha sukses, është në dorë të gruas”. Gruaja ka mundësi që jetën bashkëshortore ta bëjë të lumtur, ose të kundërtën. Mos thuaj se paratë janë shkaku i kësaj lumturie. Shumë gra të pasura janë të mjerueshme sepse bashkëshortët e tyre rrinë larg tyre. Mos thuaj se janë fëmijët. Ka bashkëshorte që lindin 10 fëmijë djem, ndërkohë që bashkëshorti nuk e do atë, ndoshta për këtë shkak e divorcon atë. Shumë gra janë mjeshtre të gatuajnë gjatë gjithë ditës, e megjithatë, ajo ankohet se burri nuk e trajton mirë. 32

amilja

Gazetarja që po e merrte në intervistë, u habit. Atëherë më thuaj se cili është sekreti —, i tha ajo? E moshuara tha: “Kur bashkëshorti im nevrikosej, unë heshtja me gjithë respekt.” Kujdes se mos e shoqëron heshtjen me një shikim përçmues, sepse burri është i mençur dhe e kupton këtë gjest. Gazetarja i tha: Përse nuk dilni prej dhomës tënde? E moshuara iu përgjigj: Kujdes! Ai mund të mendoj se t’i ikë prej tij dhe nuk dëshiron ta dëgjosh atë.


Ti duhet të heshtësh dhe të aprovosh të gjitha fjalët që thotë, me qëllim që të qetësohet. Pastaj, unë i them: A mbarove? Pastaj dal, sepse ai do të ketë nevojë për t’u shlodhur, pasi të bërtasë. Kështu dal prej dhomës time dhe vazhdoj të plotësojë punët e mia shtëpiake. Pastaj, gazetarja i tha: “Çfarë bëni?” A ndiqni metodën e bojkotit dhe nuk i flisni atij një javë apo më tepër? E moshuara iu përgjigj: “Jo... kujdes! kjo është një armë me dy presa.... Kur ti e bojkoton bashkëshortin tënd një javë, ndërkohë që ai ka nevojë që të pajtohet me ty, ai do të mësohet me këtë gjendje.... Ndoshta rriten kërkesat e tij deri në atë gradë sa që të tregohet shumë kokëfortë.” Atëherë, çfarë bëni në këtë rast— tha gazetarja? E moshuara iu përgjigj: “Pas dy orësh i vendos atij përpara një gotë me lëng, ose një filxhan kafeje dhe i them: Urdhëro pije. Sepse, në të vërtetë, ai ka nevojë të pijë diçka dhe pastaj vazhdoj të plotësoj fjalët natyrshëm.” Ai më pyet, a je e nevrikosur? Unë i them: Jo... Ai fillon të më kërkojë ndjesë për fjalët e ashpra dhe më flet me fjalë të bukura.

Gazetarja sërisht e pyeti: “A i besoni fjalëve të tij?” E moshuara i tha: “Natyrisht, po, sepse unë kam besim në vetvete dhe nuk jam e trashë. A dëshironi prej meje që unë ta besoj fjalën e tij ndërkohë që është i nevrikosur dhe mos ta besoj kur është i qetë?” Gazetarja i tha: Po dinjiteti yt? E moshuara tha: “Dinjiteti im është kur bashkëshorti im është i kënaqur dhe kur lidhjet tona janë të sinqerta.” Nuk ka dinjitet midis burrit dhe gruas. Cili dinjitet! *Allahu e krijoi femrën në formën më të përsosur. Ajo u bë e një e dashur, një bashkëshorte, një nënë e mrekullueshme dhe mirësia më e bukur për burrin mbi sipërfaqen e kësaj toke. Sikur gruaja mos të ishte diçka madhështore, Allahu nuk do ta bënte atë “hyrijeh” si kompensim për besimtarin në Xhenet. Sa e mrekullueshme është femra! Kur është fëmijë, ajo hap derën e Xhenetit. Kur është e re, ajo plotëson fenë e burrit të saj. Kur bëhet nënë, Xheneti është nën këmbët e saj.

33

amilja


Dituri

»» Nga: Ebu Iman Hixhazij

Receta me hurma arabe për kurimin e sëmundjeve psikologjike dhe trupore Kjo recetë është e dobishme për burrat, gratë dhe fëmijët.

Përgatitja:

1 - Vendos në një enë dy grushte me hurma arabe (me bërthama të hequra). 2- Kësaj mase shtoi një lugë gjelle me “Habetu Rashad” -”Garden Cress “, (emri shkencor i saj është” Lepidium sativum”). 3- Shtoi një lugë të vogël të mbushur me Jansun 4- Shtoni një lugë të vogël me susam 5- Shtoni 3 lugë gjelle me vaj ulliri, të kënduar me suren El Fatiha.

Dobitë:

Kuron shterpësinë, dobësimin e shikimit dhe të kockave. I dobishëm për ata që vuajnë nga anemia dhe kapsllëku Është ushqim i mirë për fëmijët Kuron marramendjen dhe dembelizmin Pastron veshkat dhe mëlçinë E dobishme për hemorroidet Vret parazitët Parandalon krizat kardiake dhe trompozën

34

amilja


Mënyra:

Ena me këto përzierje vendoset mbi flakë të mesme dhe trazohet për 5 minuta vazhdimisht, pastaj fikim flakën dhe e lëmë enën të ftohet plotësisht. E vendosim në vend të sigurt. Çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje pas namazit të akshamit, marrim (hamë) esëll 7 kafshata në masën e hurmës. Gratë duhet të përdorin pas periodave, kurse ato shtatzëna nuk duhet ta përdorin këtë recetë. Të gjitha bimët të jenë kokërr dhe jo të bluara.

Kuron puçrrat e moshës dhe ekzemën. Kuron dobësimin e kujtesës. Zbutës i mirë për lëkurën, largon gëlbazën, dhimbjet e kokës, rregullon ciklin tek femrat, parandalon rënien e flokëve dhe zbardh dhëmbët. Është i dobishëm gjatë kohës së lehonisë dhe dobësisë trupore. E dobishme për ata që vuajnë nga mungesa e vitaminave, forcon vezoret, kuron fryrjen e barkut, zorrën e trashë, kundër mikrobeve, ul sheqerin në gjak, kuron presionin në gjak, i jep trupit energji dhe forcë, të mbron prej syrit, smirës, magjisë dhe prekjes së xhinëve. Është e dobishme për ata që vuajnë nga magjia e vazhdueshme, për ata që vuajnë nga nervozizmi, i jep pastërti, gjallëri dhe shkëlqim lëkurës dhe është rregullues i hormoneve.

35

amilja


Risi dhe teknologji

»» Nga: Armida Plumbi

Samsung zbulon disa detaje për Galaxy S8

Ja për çfarë shërben hapësira midis kamerës dhe flashit tek Iphone Telefonat e zgjuar sjellin përherë risi, madje edhe kur e zotërojmë për një kohë të gjatë jemi të sigurt se nuk dimë gjithçka rreth pajisjes që ne zotërojmë. Iphone është një nga pajisjet më të thjeshta në përdorim por, kjo nuk do të thotë që edhe teknologjia që kompania ka vendosur në të është e thjeshtë. Për sa i përket vrimës që ky telefon ka midis kamerës dhe flashit shumë njerëz mendojnë se është një buton ristartimi por, në të vërtet është një nga mikrofonat më të zhvilluar që ekzistojnë në smartfona. Qëllimi i këtij mikrofoni është të eliminojë zhurmat e jashtme gjatë kohës që ju jeni duke biseduar në telefon por, gjithashtu ky mikrofon bën të mundur që të regjistrojë një audio të një cilësie më të lartë kur jeni duke regjistruar një video ose duke biseduar me “SIRI”. Edhe pse mund tu duket e habitshme por, ky telefon zotëron plot 4 mikrofona për të bërë të mundur një cilësi audioje shumë të lartë.

36

amilja

Gjatë ditëve të mëparshme Samsung ka konfirmuar se telefoni i ri i kompanisë Samsung Galaxy S8 do të hidhet në treg me një platformë shumë të zhvilluar të inteligjencës artificiale. Sipas raportimeve pritet që ky shërbim të quhet “Bixby” por, ende nuk ka një konfirmim nga kompania përsa i përket emrit që do të mbajë ky shërbim. Zëvendës Presidenti i kompanisë Samsung, Rhee In-jong, u shpreh se kompania është duke zhvilluar një risi të madhe përsa i përket këtij shërbimi. “Telefonat Samsung që janë prodhuar kanë nevojë për aplikacione të palëve të treta për të siguruar një shërbim por, me këtë inteligjencë artificiale që do të vi në treg me S8 nuk do të jenë më të nevojshëm aplikacione të tilla pasi platforma do t’i ketë të bashkëngjitur të gjitha shërbimet që momentalisht ofrohen nga palë të treta”, u shpreh ai. Nëse ky inovacion në telefonat e gjeneratës së re të Samsung do të hidhet në treg me të gjitha të dhënat që janë raportuar nëpër mediat teknologjike, atëherë do të kemi të bëjmë me një risi që do të ndryshojë totalisht mënyrën se si ne i konceptonim smartfonët.


Zbulohet gjeni i vjeshtës! Zbulohet gjeni i vjeshtës dhe quhet “Stay green” (qëndro i gjelbër) dhe njihet prej kohësh nga biologët, aq sa ndihmoi Gregor Mendel të përpunonte ligjet e gjenetikës. Por vetëm tani u kuptua roli i tij në transformimin e ngjyrave të gjethes nga jeshile verore

në tonalitetet më të ngrohta të vjeshtës. Këtë zbulim e bënë një grup studiuesish të drejtuar nga Yousuke Shimoda, të Universitetit të Hokkaido, që publikuan punimin në revistën shkencore “Plant Cell”. Gjethet ndryshojnë ngjyrën në vjeshtë kur klorofila, pigmenti që i bën të gjelbërta, përkeqësohet. Një fenomen që bën pjesë në procesine tyre normal të palkjes, e ashtuquajtura ndjesi e gjetheve dhe që shkaktohet nga një enzimë, që quhet “mg-dechelatasi”. Me fjalë të tjera, procesi i humbjes së klorofilës fillon me ndryshimin e saj në një përbërs tjetër, që quhet “feotinina A”, që prodhohet nga largimi i magnezit nga klorofila. Dhe këtë reaksion e shkakton pikërisht enzima “Mg-dechelatasi”. Risia është se studiuesit japonezë kanë treguar se gjeni “Stay green” (ndryshimet e të cilit i mundësojnë gjetheve të konservojnë ngjyrën e gjelbërt gjatë procesit të plakies) përmban të dhënat për prodhimin e enzimës mgdechelatasi. Në këtë mënyrë shfaqen në vjeshtë ngjyrat që na magjepsin të gjithve.

na dëgjon çdo gjë që themi

Facebook mund të dëgjojë bisedat e njerëzve gjatë gjithë kohës, thotë një ekspert. Aplikacioni ndoshta po përdor telefonët e njerëzve për të marrë të dhëna se për çfarë flasin ata. Por Facebook thotë se aplikacioni nuk ka mundësinë të dëgjojë se çfarë bëhet përreth, por një mënyrë për të parë se çfarë dëgjojnë apo shikojnë njerëzit dhe sugjerimet se çfarë postojnë. Në fakt kjo ka qënë e vlefshme prej disa vitesh, por së fundmi, paralajmërimet e Kelli Burns, profesore e komunikimit masiv në Universitetin e Floridas, kanë tërhequr vëmendjen. Sipas profesoreshës Burns aplikacini përdor audion e telefonit jo vetëm për të ndihmuar përdoruesit, por edhe për të dëgjuar bisedat dhe për tu servirur reklama të përshtatshme. Ajo tha se për të testuar këtë, ka diskutuar disa gjëra përballë telefonit, dhe më pas zbuloi se faqja shfaqte reklama të lidhura me këto biseda. Megjithëse ajo thotë se nuk është e bindur që Facebook ishte duke dëgjuar bisedat, pasi ajo mund të ketë kërkuar për të njëjtat gjëra në internet, por thotë se nuk do të ishte surprizë një gjë e tillë. Vetë kompania Facebook thotë se dëgjon audio për të mbledhur informacione për përdoruesit, por këto të dyja nuk lidhen me njëra-tjetrën, dhe zërat që dëgjohen përreth njerëzve nuk përdoren për të vendosur çfarë të shfaqësh në aplikacion.

37

amilja


Udhëtim

»» Nga: Nada Dosti

Q

ytet i gurtë. Qytet i varfër. Kur nisesh nga Tel Avivi për në Betlehem e dallon menjëherë ndryshimin në infrastrukturë dhe arkitekturë. Më kujton ato kryeqytetet ballkanike që ndahen në qyteti i ri dhe qyteti i vjetër, ku qëllimisht zona e minorancës, apo e muslimanëve është lënë me dashje në harresë dhe e pa zhvilluar. Në Betlehem muslimanët janë shumicë, ndërsa të krishterët janë pakicë (rreth 35%). Ashtu si Jeruzalemi, Betlehemi njihet për bashkëjetesën fetare.  Në shkollën e 38

amilja

Betleh

katolicizmit ka vajza me shami plot dhe djem që mbajnë kefije,  ndërsa në fakultetin teologjik ka plot të krishterë apo misionarë. Në fakt, kjo lloj bashkëjetese dha harmonie ndërfetare i ka rrënjët që nga periudha e Perandorisë Osmane gjatë shekullit të 16-të. Sipas burimeve në osmanllisht, muslimanët dhe të krishterët kanë qenë të organizuar në komunitete të ndara dhe secili komunitet kishte liderin e vetë, pra pesë liderë, ndër ta tri musliman dhe dy të krishterë. Në fakt, kur Palestina ka qenë nën Perandorinë Osmane jo vetëm që vendasit


hemi, qyteti i shtëpive të bardha

nuk u cënuan dhe ndërtesat nuk u prekën por madje u ristauruan shumë ndërtesa dhe u hapen burime të reja uji. Thuhet se Sulltan Sulejmani e kishte shumë për zemër Palestinën dhe sidomos Jeruzalemin.

39

amilja


Shenja të kulturës osmane i gjejmë edhe në ushqimet tradicionale siç është dhe Kunefeja, e cila njihet si ëmëbëlsira tipike e Nablusit, i cili më herët quhej Nablusijeh (nga Nablusi). Bëhet fjalë për një kadaif me sherbet dhe me një shtresë djathi të shkrirë brenda.  Një tjetër ushqim tradicional vendas janë edhe Falafel që janë një lloj qofteje pa mish e bërë me qiqrra të ziera e të shtypura që së bashku me një përzirje erëzash dhe salcash krijojnë një masë e cila ngjyhet në bukë të grirë dhe skuqet në vaj.

Në Betlehem ka multikulturalizëm dhe plot mikpritje. Nëpër rrugët e qytetit të bardhë sheh fytyra me ngjyra dhe tipare të ndryshme dhe veshët të dëgjojnë gjuhë të njohura dhe të panjohura. Është një mozaik i gjallë me kultura dhe tradita. Sheh njerëz të qeshur dhe tejet të lumtur kur shohin përpjekjen e të huajve për të folur gjuhën vendase. Duket që vlerësojnë mbi të gjitha përpjekjen se sa rezultatin. Dyert e vendasve janë gjithmonë të hapura për të huajt. Sidomos për studentët apo vullnetarët që shkojnë falë programeve të ndryshme. Të gjithë thonë se Betlehemi është ndër qytetet më të qeta në Bregun Perëndimor. Është e vërtetë, pasi kjo dallohet sapo kalon kufijtë e qytetit; ka tension kudo. Ankthin e përjeton në postoblloqet thuajse çdo dy metra; te muret ndarëse të qyteteve; te prania e ushtarëve izraelitë kudo…

40

amilja

Struktura më e pazakontë që kam dëgjuar ndonjëherë ndër konceptet e urbanes janë të ashtuquajturat “kampet e refugjatëve”. Janë disa geto me apartamente si parafabrikatët e dikurshme në Shqipëri, ku një familje nuk paguan qera, por vetëm drita dhe ujë. Atyre u jepen disa ndihma ushqimore ditore. Këto kampe janë për arabët dhe muslimanët të cilët kanë ose kanë pasur shtëpiat e tyre por janë detyruar të zhvendosen.  Kur viziton këto kampe, pikërisht në ato momente e kupton sa komb i durueshëm janë palestinezët. Duhet guxim të durosh poshtërime të tilla. A do t’ia kisha këshilluar të tjerëve vizitën në Palestinë? Varet! Palestina kërkon njerëz me zemër të fortë. Të durueshëm dhe të guximshëm. Kërkon një parapërgatitje shpirtërore ashtu si dhe pelegrinazhi.


Për tË gjithË ata qË dijnë të vlerËsojnË gruan dhe familjen!

Revista “Familja”, si organ i shkruar, është ideuar dhe konceptuar si kontribues në sensibilizimin e opinionit publik rreth fenomeneve kulturore dhe sociale, në të njëjtën kohë ndryshimin e paragjykimeve që i drejtohen femrës muslimane. Gjithashtu Kjo revistë u ka dhënë mundësi gjithësecilit të ngrejë zërin për çështje që nuk duhen kaluar në heshtje.

... Aty ku familja ËshtË nË qendËr tË vËmendjes Rr. Ali Demi, Building 14, Ap. 1, P.O. Box: 2905, Tirana-Albania 00 355 4 2340089; Cel: 00 355 67 20 63706 revista.familja@hotmail.com www.revista-familja.com Na ndiqni në Facebook.

41

amilja


Shkruaj edhe ti

»» Nga: Brunilda Basha

Mjerim! Perden e errësirës së heshtur. Grisin jonë zërash të mekur. Të braktisur, të pajetë, nën rrënoja e shpërthime. Unë, ti nga ekrani shikojmë dëgjojmë zëra që thërrasin… Lutje nënash e fëmijësh ëndrra pëllumbash tek marrin vrapin. Bota hesht sikur asgjë s’ndodh. Nuk dëgjon tokën tek rënkon. Lumenj gjaku kudo vërshojnë, lot fëmijësh të pafajshëm. Të dobët e të pafuqishëm, zemra lutet plot trishtim; Zot shpërbleji shpirtrat e tyre me Xhenet!  Amin!

Ky shi nuk e fshiu dot mallin tim Malli është i vetmi që kurrë nuk fshihet. Dikur u strukja në letrën e lapsin. Më shëronte.  Më sillte afër me çfarëdo që unë doja apo ëndërroja. Sot, as vargjet nuk ndihmojnë. As imagjinata, vizatimet, ëndrrat me sy hapur. As nuk dua ta prek atë laps më, i cili nuk ndryshon asgjë. Përse duhen kaq shumë njerëzit? Aq sa t’i kujtosh nëpër ëndrra, nëpër hije e silueta fytyrash rrugëve. Shpreson mos diku do i shohësh të qëndrojnë para teje. Për çudi, sot qenka edhe shi. Shi që bie qetë, rrëshqiturazi merr çdo gjë. Fshin çdo mjegull e pluhur. Por prap, ky shi nuk e fshiu dot mallin tim. 42

amilja


»» Nga: Arbëria Abdushi

E gjeni në vete Guackё e mbyllur, qёndron n’mes deti. Njё valё e jetёs pёrpak nuk e treti. Janё petalet e ёmbla qё çelin çdo agim. I thonё zemrёs sime – jeta ka kuptim. Arkivat e botёs njё tё fshehtё e mbajnё, frikohen nga enigma, nuk e shpёrndajnё. Sa njerёz ka bota, aq libra do tё gjesh, Misteret e fshehta – a do t’merren vesh? Ju, kot e humbni kohёn nё kёtё jetё Nga zemra ime ju them njё tё vёrtetё Mos kёrkoni nё male, e as nё dete Thesarin mё tё çmuar e gjeni nё vetvete.

Do të vij Nisa tё numёroj zemrat me zemёr. Nё rrugёt pa dalje, eca vetёm me thembёr, e gishtat mё mbetёn pёr tё numёruar, ca shifra qё s’dinё nga u fituan. Fillova tё ecja lehtё nё kёtё rrugёtim, me zemёr tё takoja ca zemra n’amshim. T’i marr nё duar, t’i shtrёngoj fort, ca zemra qё sot janё mbushur me lot. Tek dielli ndal, shtangem e pres pёrqafim. Se ai mё duket mё i ngrohti shikim. Gishti i vogёl e mbulon atё nxehtёsi, vetёm kur mbyll njeriu njёrin sy. Mes plepave tё gjatё gjej rrugёn e nxitimit, tё rritet zemra me ferrat e qortimit, qhe nё djep ninullёn nis ia kёndoj, zemrёs sё lёnduar qё rrugёn e vazhdoi. Patjetёr tuneli do ketё njё mbarim. Patjetёr fusha e mali do kenё gjelbёrim. Ndoshta ju duket vetja se nё veri jeni. Por njё ditё, diell e lule, kёtu do tё gjeni... 43

amilja


Vitrina e librit

VËLLIMI ME POEZI

“RRJETË SHPIRTI” Shoqata Kulturore “Gruaja”

BOTIMI MË I RI I SHOQATËS KULTURORE

“GRUAJA”

V

ëllimi me poezi “Rrjetë shpirti” i autores Arbërie Abdushi është një tekst që të përfshin në vorbullën emocionale dhe në dallgëzimet e një shpirti vibrant. Qysh në titull autorja të grish për të bashkëudhëtuar imagjinativisht nëpër fijet më të imëta që endin brendësinë e njeriut. Tipari dominues i poezisë përvijohet në filozofinë e qenies, vështrimin e vetvetes në thellësi dhe abstragimin për botën rrethuese dhe ekzistencën e Krijuesit të gjithëdijshëm. Kjo frymë filozofike përcillet përmes një gjuhe të thjeshtë e konkretizuese dhe vargut klasik, që synon ritmin e rimën më shumë sesa shprehjen abstrakte të mesazhit poetik. Arkitektura e ngrehinës poetike strukturohet përmes një figuracioni të pasur, ku spikat metafora, simboli dhe krahasimi. Ky figuracion ndërton kontrastin mes të mirës dhe të keqes, të bukurës dhe të shëmtuarës, të drejtës dhe të padrejtës, që janë edhe motivet kryesore të këtyre vargjeve.

44

amilja


Arbërie Abdushi vjen më një zë individualizmi poetik në botën e poezisë, sepse nuk përpiqet të eksperimentojë me vargun, por ruan të njëjtën linjë natyrshmërie nga poezia në poezi. Të bie në sy një tipar krejt i mëvetësishëm i vargut të saj, që është pikërisht fundi befasues. Subjekti lirik mendon e vepron në një vijë logjike, por në fund devijohet mjeshtërisht

nga kjo vijë dhe jepet zgjidhja befasuese për lexuesin. Për shembull në poezinë “Do ta çmend atë njeri” qysh në titull, duket sikur “lufta” zhvillohet mes unit lirik dhe një njeriu, ku kërkohet mposhtja deri në trajtat e çmendurisë së atij njeriu, por në fund të poezisë autorja zbulon se ky njeri është pikërisht vetvetja. Është uni ynë ai që shpesh zhytet në dyzime, mëdyshje dhe dyluftime. E njëjta teknikë shkrimore shpërfaqet edhe në poezinë “Buzë fantazisë”, “Tjetër” e shumë poezi të tjera ku fundi shenjon jo vetëm befasi por edhe pikën kulmore të mesazhit poetik. Motivi më i zakonshëm i këtyre vargjeve është edhe prania e Krijuesit të botës, që herë shenjohet drejtpërdrejt përmes fjalës “Zot”, e herë ndryhet në tekstin poetik, duke nxjerrë krye në formë të nënkuptuar. Ky nënkuptim e poetizon më tepër dukurinë dhe u jep më shumë forcë emocionale, veçanërisht kur motive të Kuranit apo hadithe të ndryshme përthyhet të kontekstualizuara në vargje. Një formë e tillë komunikimi përbën risi në traditën e poezishkrimit me frymë islame dhe shpresojmë që kjo rrugë të përthellohet akoma më shumë edhe me poezi të tjera nga autorja. Vëllimi poetik “Rrjetë shpirti” i autores Arbërie Abdushi është mirëpritur nga shqiptarët e Maqedonisë përmes botimit të parë dhe urojmë që libri të ketë të njëjtin fat edhe në këtë botim të Shoqatës Kulturore “Gruaja”, si një kontribut për përcjelljen e poezisë me frymë besimi tek lexuesit shqiptarë.

45

amilja


Shkence

»» Nga: Ilir Curri

Themelohet rrjeti që mbledh shkencëtaret muslimane nga e gjithë bota

M

inistrat e arsimit të vendeve islame zhvilluan më datat 14-16 nëntor 2016, konferencën e tetë të kërkimit shkencor me titull: "Arsimi i lartë: Kualiteti dhe përshtatja". Sipas burimeve të IINA-s, në këtë konferencë do të themelohet rrjeti i shkencëtareve femra të botës islame, rrjet që do të operojë në kuadër të dokumentit themeltar të Organizatës Islame për Edukim, Shkencë e Kulturë - ISESCO. Nëpërmjet këtij rrjeti, organizata kulturore synon të forcojë lidhjet dhe të mbështesë femrën muslimane në fushën e kërkimit shkencor e teknologjik. Ngritja e këtij rrjeti ishte mbajtur pezull që nga vendimi i marrë mbi themelimin e tij në vitin 2008, në një konferencë të ministrave të arsimit mbajtur në këtë vit në Azerbajxhan, riaprovimit të tij në vitin 2010, në konferencën e Kuala Lumpurit, Malajzi.

46

amilja


Pritet që ngritja e rrjetit të shkencëtareve muslimane të forcojë rolin e grave në zhvillimin shkencor, teknologjik, ekonomik e social. Mbështetja e veprimtarisë shkencore të femrave, krijimin e mjedisit të përshtatshëm dhe ndihmesën në vendimarrje në fushën e planifikimit kombëtar janë të tjera objektiva që synohet të realizohen nëpërmjet ngritjes

së këtij rrjeti. Pa lënë mënjanë kurajimin e femrave, mbështetja ekonomike në mënyrë që gruaja të hyjë bindshëm në fushën e kërkimit shkencor në vendet islame.

Rrjeti do të jetë si njësi koordinimi dhe qendër e mbledhjes dhe publikimit të informacioneve shkencore e teknologjike në vendet muslimane. Rrjeti i grave shkencëtare muslimane në botën islame do të përbëhet nga tre nivele hierarkike: Asambleja e Përgjithshme, Bordi i sekretarëve dhe Sekretariati i rrjetit. Ky i fundit do të përbëhet nga organizma të shkencëtareve femra nga të gjitha vendet islame, por edhe nga pakicat muslimane në perëndim.

47

amilja


Kulturë

Shpallen fituesit e edicionit të 9-të të Çmimit AIITC

E

dicioni i 9-të i Çmimit AIITC, kurorëzoi aktivitetet e tij me ceremoninë e shpalljes së fituesve, e cila u organizua sot në mjediset e Hotel Tirana International. I themeluar në vitin 2007 nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, ky Çmim ka si motiv qendror të stimulojë krijuesit shqiptarë për të sjellë prurje artistike e shkencore të niveleve të larta, me qëllim pasurimin e fondit të artë të kulturës shqiptare. Për këtë arsye, ai ndahet në tri kategori: libri më i mirë, peizazhi më i bukur dhe krijimtaria më e arrirë nga moshat e reja. Veprat dhe punimet e paraqitura për konkurrim në periudhën kohore prej një viti, vlerësohen nga juritë përkatëse të secilës kategori. Ceremoninë festive e ndoqën përfaqësues nga institucionet shtetërore, akademike e kërkimore në vend, përfaqësuestë trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, studiues, shkrimtarë, artistë dhe intelektualë të shumtë. Mes tyre ishin të pranishëm Kryetari i Akademisë së Shkencave, Myzafer Korkuti, shkrimtari Besnik mustafaj, piktori dhe kritiku i artit Dr. Abaz Hado, Rektori i Universitetit BEDËR, Dr. Ferdinand Gjana, shkrimtari i letërsisë fantastiko-shkencore në botën arabe, Taleb Omrah etj. 48

amilja


Në përshëndetjen e rastit të mbajtur nga Drejtori i AIITC-së, Dr. Ramiz Zekaj u theksua se Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) qysh në gjenezën e tij, ka vënë si një nga qëllimet madhore të veprimtarisë së vet, që të japë kontribute cilësore në zhvillimin e kulturës shqiptare, e veçanërisht në lëvrimin e kulturës dhe të artit islam, me bindjen se në trungun e kulturës sonë kombëtare, përveç atdhetares, heroikes dhe estetikes, është ngjizur e trupëzuar edhe shkenca, kultura e arti religjioz. Në shërbim të këtij qëllimi madhor, AIITC ka zhvilluar ndër vite veprimtari të shumta studimore botuese e promovuese, në mesin e të cilave spikat Çmimi AIITC në fushën e shkencës, artit dhe kulturës islame. Pasi bëri një rezyme të cmimit dhe fituesve ndër vite, ai theksoi se vitet e ardhshme ky cmim do të shtohet edhe me kategori të tjera konkurruese, në mënyrë që të bëhet më gjithëpërfshirës.Më pas fjalën e mori nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Dr. Abaz Hado, i cili theksoi rëndësinë e këtij evenimenti dhe domosdoshmërinë që ka për jetën artistike dhe krijuese të artistëve shqiptarë. Ai falënderoi organizatorët dhe pjesëmarrësit në këtë konkurs dhe iu uroi suksese në vijimësi.

49

amilja


Mbrëmja vijoi me ndarjen e çmimeve në kategorinë e librit më të mirë të vitit që trajton tema nga kultura dhe shkenca islame. Kryetari i jurisë së librit, prof. dr. Emil Lafe shpalli fitues të Çmimit të parë studiuesin Hasan Bello me monografinë “Marrëdhëniet shqiptaro-turke 19121939”. Përveç z. Bello, u vlerësuan me çmime të dyta studiuesit Shaban Sinanaj me librin “Berat, Beratinus, Buhara” dhe Eduart Caka me librin “Dialogu ndërfetar”. Ndërsa studiuesve Xhemal Balla dhe Elez Ismaili iu akordua çmimi i tretë, përkatësisht për monografinë “Vexhi Demiraj” dhe antologjinë poetike “Shllimet e shpirtit”. Për kategorinë “Peizazhi më i bukur nga penelat e piktorëve shqiptarë”, kryetari i jurisë së artit pamor z. Buron Kaceli shpalli fitues të çmimit të parë piktorin Sefedin Stafa, me pikturën e tij “Pamje nga Xhamia e Madhe e Durrësit”, e cila me peizazhin e saj plot dritë përçon mesazhe paqeje shpirtërore.Në kategorinë e krijimtarisëletrare nga moshat e reja, poeti Alban Bala shpalli fituese të vendit të parë studenten Fjolla Spanca, për vëllimin e saj poetik, me tematikë “E bukura në shpirt dhe në jetë”.Me çmim të dytë dhe të tretë u vlerësuan përkatësisht nxënësja Sexhda Kura dhe studenti Alban Tufa, për krijimet e tyre në prozë e poezi. Ceremonia e ndarjes së “Çmimeve AIITC” u finalizua me një koktej, në sfond të të cilit ishin të ekspozuara disa nga pikturat më të vlerësuara të këtij edicioni. 50

amilja


Shtypshkronja “Mileniumi i Ri” operon prej më shumë se 11 vitesh në tregun e botimeve në letër. Me një staf të kualifikuar dhe me aparaturat më moderne “Mileniumi i Ri” ka lënë gjurmë të forta në këtë treg me shtypjen në një cilësie shumë të lartë të një morie librash, revistash, broshurash, fletëpalosjesh, reklamash dhe materialesh të tjera. Mund të gjeni në treg shumë prodhime të Shtypshkronjës “Mileniumi I Ri”, çka na bën krenar për punën tonë ndër vite. Eksperienca jonë dhe cilësia e punimeve janë pikat primare e punës sonë. Qëllimi ynë i vetëm është kënaqja e klientit, duke venë në shërbim eksperiencën tonë dhe stafin e kualifikuar, njohës të mirë të teknikave në poligrafi, dizajn, libërlidhje, prerje etj, duke garantuar kështu përgjigjen në kohë dhe me cilësi ndaj kërkesave të klientëve. Punonjës të specializuar do të jenë pranë jush, duke ju ilustruar kapacitetet e kompanisë tonë. Jeni të mirëpritur të na vizitoni çdo orë të ditës për t’ju demonstruar atë çka në dimë më mirë të bëjmë në dobinë tuaj dhe tonën gjithashtu.

Tashmë vijmë pranë jush edhe me makineri shtypi 10 ngjyrëshe

Makineri plastifikuese FMD 4200

E cila mundëson shtypin në një kohë të shkurtër dhe cilësi maksimale. Formati i saj arrin deri në 700 x 1000 mm.

Bën të mundur plastifikimin e letrave deri në formatin 1200 mm nga të dyja krahët njëkohësisht.

Adresa: Autostradë Tiranë - Durrës, km 27 Mobile: +355 682064654; +355 672063702 E-mail: info@mileniumiri.de, Http://www.mileniumiri.de

51

amilja


52

amilja


Revista ''Familja'' dhjetor 2016