__MAIN_TEXT__

Page 1

Numri 4 /// Qershor 2011

Të gjithë janë të barabartë para ligjit

ResPublicata

Botim i përtremuajshëm i qendrës Res Publica

Ndërsa të tjerët presin shtatorin Qendra Res Publica në fund të qershorit fitoi dhe një herë besimin e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – Soros për të vazhduar rrugën e nisur një vit më parë. Në fund të vitit të parë Qendra Res Publica arriti të përballojë më shumë se 300 raste të cilët i drejtohen një grupi edhe më të madh përfituesish në momentin që do të gjejnë zgjidhje. Gjatë kësaj periudhe, që pritet me të gjithë gjasat që të jetë e nxehtë, ne do të përfitojmë nga rasti që bashkë më një grup studentësh të afrohemi me komunitetin rom për zbuluar se ku janë realisht problemet e përditëshme të tij. Pas ngjarjes që për një farë kohe duket se tronditi opinionin publik kjo pjesë e shoqërisë po kalon sërish në harresë. Dukshëm askush nuk u interesua se çfarë ndodhi me dhunuesit dhe aq më keq nëse këta qytetarë të pafat patën ose jo një sistemim të

Data 14 shtator po afron. Për shumë njerëz kjo datë tregon diçka të ndryshme, por për Res Publica 14 shtatori është dita kur mbaron afati për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të shprehet në mënyrë të qartë sesi duhet të veprohet në rastet kur një deputet në gjykim e sipër rifiton mandatin.

pranueshëm nga administrata përkatëse. Kjo nuk ndodhi, dhe aq më pak duket se do të ndodhë tani që vera me temperaturat e larta po hyjnë me prepotencë në logjikën e të përditshmes. Këto ditë do të jenë shumë të vlefshme për të përgatitur një kërkesë në Gjykatën e Strasburgut në mënyrë që familjarët e Gërdecit të jenë palë e tretë në procesin Delijorgji kundër Shqipërisë për asetet që atij i janë bllokuar pas shpërthimit të Gërdecit. Kjo periudhë do të jetë ideale për t'u përqendruar tek shqetësimi i ish ushtarakëve në lidhje me pensionet. Shteti duhet të përballet në gjykatë me shqetësimin që ka krijuar për disa legjislacione rresht.

• Kalvari i historisë së dhunës ndaj romëve • Renaldo vs Albania • Plagosje në diell, pajtim në hije

Ndërkohë është nisur kërkesa në emër të Renaldo Bregut drejt Strasburgut, i cili kërkon që të mos i mohohet drejtësia për shkak të nivelit të papërballueshëm të taksës së padisë, në shkelje të nenit 6 të Konventës.

• Dy fjalë pas verdiktit

Duke pritur shtatorin kuptuam se edhe pse kushtet atmosferike janë të tillë që të mos mendosh për probleme, koha nuk është për pushime.

• Odisea e të plagosurve rëndë

Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë në internet www.respublica.org.al

I

Në brendësi:

• 21 Janari vetëm sapo ka filluar • Nëntoka e Zharrzës fsheh ende të vërtetën

• Mbarimi i një viti, fillimi i një viti tjetër


“Një problem i madh që doli në sipërfaqe nga ky gjykim, por dhe i evidentuar edhe në cështje të tjera është se pozicioni i viktimës në procesin penal nuk mund të jetë aktiv. ”

Nxitja e ur rejtjes ose grindjeve ndëmjet kombësive racave dhe feve është një vepër penale që ndonëse ndodhet në Kodin Penal prej një dekade e gjysëm, ajo ka gjetur zbatim vetëm në dy raste, ku në bankën e të akuzuarit kanë qenë intelektualë. E megjithatë komuniteti Rom ka vuajtur va z h d i m i s h t n g a k ë t o veprime të dënueshme. Ajo që bëri të mundur zgjimin e kësaj akuze të fjetur në Gjykatën e Tiranës ishte kallzimi penal i marrë seriozisht për herë të parë falë asistencës së Qendrës Res Publica. Por vetëm një kallzim penal nuk mjafton. Duhet që procesi të ndiqet me një kujdes tepër të madh dhe kjo nuk është e mundur pasi pozitat e të dëmtuarit nga vepra penale sipas legjislacionit penal shqiptar janë të tilla që nuk sigurojnë asnjë të drejtë. Ky realitet është i mbrapshtë dhe larg standardeve të Strasburgut.

Kalvari i historisë së dhunës ndaj Romëve

?

Megjithse janë në vitin e 5 të dekadës së Romëve, jeta e tyre në të gjitha aspektet nuk duket se ka marrë kthesë të dukshme. Pas dhunës së shkaktuar në zonën e Trenit, pjesëtarë të komunitetit Rom të kësaj zone ju drejtuan komisariatit nr. 3 për të denoncuar faktin e ndodhur. Pasi u trajtuan me indiferencë për më shumë se një muaj, denoncimi i tyre i asistuar nga Qendra Res Publica pati efekt. Qytetarët B.V. dhe K.V. u arrestuan mbi bazën e akuzave të “shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndëmjet kombësive racave dhe feve”. Duke u nisur nga rëndësia e faktit dhe rrezikshmëria shoqërore e veprave, masa e sigurisë “arrest në burg” e vendosur ndaj këtyre qytetarëve u pa si e mbështetur dhe e arsyetuar në të dyja shkallët e gjykimit.

?

Të pandehurit, me veprime konkrete kanë djegur dy barake si dhe kanë shkatërruar disa barake të tjera, që shërbenin si banesa për shtetasit që banonin atje. Këto barake kishin vlerat e një banese për këto familje.”

Në gjykimin në themel të cështjes në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, gjyqtarët Shkëlqim Mustafa, Shefkie Demiraj dhe Besnik Hoxha arsyetuan në këtë mënyrë:

Kurse për veprën tjetër penale atë të “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve ndëmjet kombësive racave dhe feve” gjykata arsyetoi në këtë mënyrë:

“Në lidhje me akuzën për kryerjen e veprës penale të: “Shkatërrimit të pronës me zjarr” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 151/1 e 25 i Kodit Penal, gjykata çmon se të pandehurit B.V. dhe D.(K.) V. kanë konsumuar plotësisht të gjitha elementet e figurës së krimit, të kësaj vepre penale.

“Në lidhje me akuzën e dytë të ngritur nga ana e Prokurorit, pikërisht akuzën e: «Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve», në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 265 e 25 i Kodit Penal, gjykata çmon se nuk formohen të gjithë elementët e figurës së kësaj vepre penale.

II

Në rastin konkret nuk kemi anën objektive sepse veprimet e të pandehurve nuk konturojnë asnjë elemetent që mund të kemi këtë veper penale. Neni 265 i K. P. shprehimisht parashikon : “Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve raciale, nacionale ose fetare, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja me qëllim përhapjeje e shkrimeve me përmbajtje të tillë, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet”. Nga interpretimi i kësaj dispozite doktrina përcakton se kjo veper penale kryhet me anë të veprimeve aktive që shfaqen në nxitjen e urrejtjes dhe grindjeve midis kombësive, racave e feve me goje ose me shkrim. Po kështu, ky krim mund të kryhet edhe me anë të pregatitjes, përhapjes ose ruajtjes me qellim përhapjeje të shkrimeve me përmbajtje të tillë.


Pra, kjo vepër konsumohet me anë të shkrimeve ose pohimeve gojore, fjalimeve apo tubimeve në ambjente masive dhe këto shkrime apo pohime të kenë si qëllim të vetëm nxitjen e urrejtjes nacionale, ... racore etj. ..... Të pandehurit B.V. dhe D. (K.) V. janë konfliktuar, me shtetasen X.H. dhe anetarët e familjes së saj, për shkakun e vetëm se janë shqetesuar nga intensiteti i zhurmës së muzikës, në orët e vona të mbrëmjes. Ky ka qenë shkaku që ka sjellë këtë konflikt që ka agravuar deri në djegjen e barakave. Të pandehurit kanë shumë kohë që jetojnë në afërsi të vendit ku jetonin komuniteti “rom”. Të pandehurit, po të kishin qëllime apo shkak që buronte nga përkatesia racore e këtij komuniteti, do të kishin vepruar më parë....

Në këto kushte, djegia e dy barakave pas një konflikti fizik, për shkak të zhurmave të krijuara në orët e vona të natës, nuk mund të përbëjë, kurrsesi anën objektive të veprës penale të «Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve», në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 265 e 25 i Kodit Penal.... Mbas kësaj analize, B.V. dhe K. V. u dënuan përkatësisht me nga 6 dhe 4 muaj burg. Duke qënë se vuajtja e dënimit kishte filluar ditën e ndalimit, me datë 17.03.2011, personat e sipër përmendur u liruan në sallën e gjyqit ditën e dhënies se këtij vendimi. Prokuroria është ankimuar në Gjykatën e Apelit Tiranë, duke e parë të nxituar vendimin e shkallës së parë.

Ajo që bie në sy në pjesët e cituara është që fakti i ndodhur është pranuar nga gjykata, vetëm se kjo e fundit duke interpretuar një pjesë të doktrinës arriti në përfundimin që veprimet e kryera nga B. V. dhe K. V. nuk kishin qëllimin final atë cka përmban neni 265 i kodit Penal (Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve ndermjet kombesive, racave dhe feve). Sidoqoftë ky ngelet një interpretim i doktrinës që në thelb është edhe ndryshe i lexueshëm. Një problem i madh që doli në sipërfaqe nga ky gjykim, por dhe i evidentuar dhe në cështje të tjera është se pozicioni i viktimës në procesin penal nuk mund të jetë aktiv. Pjesa e procesit ku viktima

mund të jetë pjesë aktive është vetëm ajo civile. Kjo ndikon negativisht sepse në rastin konkret nëse prokuroria nuk do të ankimonte, kërkesat e viktimës në këtë sens nuk do të mereshin parasysh. Pra viktima, personi që ka mbi veten pasojat e veprës penale nuk ka zë në kapitull përsa i përket dënueshmërisë së agresorit të tij. Në zgjidhje të këtij ngërci qëndra “Res Publica” duke shfrytëzuar praktikat e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, po angazhohet për një zgjidhje sa më realiste, që do të ndihmonte në një pozicionim më serioz të të dëmtuarit nga vepra penale.

Renaldo vs Albania Me aplikimin 41411/1 drejtuar Gjykatës së Strasburgut, qytetari Renaldo Bregu, i asistuar nga qendra Res Publica hedh ne gjyq Shqipërinë për një seri të drejtash të garantuara nga Konventa e të Drejtave të Njeriut. Renaldo Bregu konsideron se i janë mohuar të drejtat e garantuara nga artikulli 6, 8 dhe nga artikulli 1 i protokollit 1, veç e veç ose së bashku me artikullin 13. Aplikanti Renaldo Bregu jeton në Tiranë dhe është aktualisht i papunë. Nga qershori i vitit 2004 deri në vitin 2005 ai ka punuar në një ndërmarrje lokale. Për gati dy vjet për Renaldon ishte e pamundur të gjente një punë. Më pas nga gushti 2007 deri dhjetor 2009 ai u punësua në një ndërmarrje tjetër, ku më pas gjithashtu u pushua nga puna. Për gjatë vitit 2010 Renaldo përfitoi pagesën e papunësisë, e cila kapte fillimisht shifrën e

6320 lekëve dhe më pas u rrit në 6565 lekë. Pagesën e fundit Renaldo e ka përfituar në datë 10 janar 2011 dhe sipas ligjit shqiptar (neni 55 i ligjit nr. 7703) një i papunë, paçka se statusi i tij nuk ka ndryshuar, ai përsëri nuk mund ta përfitojë pagesën e përmendur më sipër. Ligji nuk jep asnjë shpjegim se pse kjo pagesë nuk duhet të kalojë 12 muajt, sidomos nëse punëkërkuesi është treguar i vëmendshëm për të pranuar ofertat për punë që në teori duhet të ofrohen nga zyra specifike e cila kryen dhe pagesën e papunësisë. Duke qënë se Renaldo ka qenë i përpiktë në pagësat e tij gjatë kohës kur ka qënë i punësuar, dhe njëkohësisht ka treguar vullnetin e tij konstant në zyrat e punës, ai përsëri nuk mund të përfitojë më nga pagesa e papunësisë. Pagesa e përfituar

nga Renaldo gjatë 12 muajve është ende më e vogël sesa pagesat e bëra prej tij drejt buxhetit të shtetit, gjatë kohës së punësimit të tij. Sidoqoftë, Renaldo nuk mund t'i drejtohet gjykatës për të bërë kërkesa që do të sqaronin situatën e tij të të drejtave për shkak se Taksa e Padisë pas urdhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave nr. 991/1, datë 02.03.2010 ka kapur kufirin minimal të 12.000 lekëve. Renaldos i duhet që të shpenzojë të ardhurat e 2 muajve nga pagesa e papunësisë për të patur akses në gjykatë. Aplikanti mendon se të dyja kushtet si ajo e pagesës së ulët, ashtu edhe kufizimi në 12 muaj bëjnë të pamundur aksesin e tij në gjykatë. Duke parë që neni 1 dhe 2 i ligjit nr. 7703 dt.

III

11.05.1993, të ardhurat e përfituara nga pagesa e papunësisë duhet të jenë sa minimumi i jetesës. Po të merret e mirëqenë atëherë taksa është 2 herë më e lartë se minimumi i jetesës në Shqipëri. Në situatën kur Renaldo dhe çdo i papunë në kushtet e plotësuara, përgjatë 12 muajve të pagesës nuk janë në gjendje që t'i drejtohen gjykatës. Në kushte të tilla ka një shkelje të të drejtave që burojnë nga neni 6 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Në kushtet e pamundësisë së mirëkuptimit nga organizmat e brendshëm, Renaldo Bregu iu drejtua Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe gjykimi i saj do të tregojë nëse Shqipëria është e kujdeshme për të respektuar konventat që i ka nënshkruar vetë gjatë proceseve të ndryshme integruese.


“Zyber Lela u shpreh i vendosur për ta çuar çështjen deri në fund, dhe se e vetmja rrugë për t'u tërhequr nga kërkesa e tij ishte marrja përsipër dhe pagimi i të gjithë shpenzimeve për ndërhyrjet kirurgjikale.”

Ndonëse me parregullsi të atij niveli që nuk ja vlen të vësh në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, Gjykata e Lartë nuk rreshti së habituri edhe në çështjen Zyber Lela kundër 6 të pandehurve. Në seancën e parë u bë e ditur se çështja ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes ishte veçuar nga të tjerat, por në seancën e dytë të gjithë të pandehurit ishin aty. Në këtë seancë ishin të pranishëm 30 të pandehur nga 6 që kishte listuar i dëmtuari akuzues. Gjithashtu një kërkesë e shtetasit Z. Lela kishte humbur pa adresë, ndërsa kërkesa tjetër, ajo që kishte ardhur në një formë të heshtur dhe pa dijeninë e avokatëve, kishte depërtuar më shpejt në dosje. Praktika e Gjykatës së Lartë nuk e pranon kërkesën për dorëheqje nëse nuk bëhet nga personi prezent në seancë apo nga përfaqësuesi ligjor i tij. Por në rastin e Zyber Lelës Gjykata e Lartë pati amnezi të përkohshme.

Plagosje në diell, pajtim në hije Zyber Lela është një prej të dëmtuarve nga shpërthimi i Gërdecit. Pa dashur të bashkohet me askënd, ai ka preferuar të ndjekë më vete procedurat ligjore kundër fajtorëve që e katandisën një gjysëm njeriu. Zyberi vuante prej disa kohësh nga një sëmundje serioze në zemër dhe për këtë arsye ai ka qenë operuar në qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Pas një operimi të parë në valvulat e zemrës, herën e dytë është bërë tërësisht ndërrimi i valvulës. Për të bërë stabilizimin e ritmit të zemrës ka qenë e detyrueshme të bëheshin edhe dy goditje elektrike në Shqipëri dhe një provë tjetër në Selanik. Në muajin nëntor 2007 është shtruar sërish në QSUT “Nënë Tereza”, Tiranë, dhe ka dalë nga spitali i përmirësuar rreth një muaj përpara shpërthimit tragjik, pas një qendrimi tremujor në spital. Në momentin e shpërthimit, Zyberi ishte i shtrirë në krevat, p ë r t ë m a r r ë ve t e n n g a operacionet dhe ndërhyrjet e shumta, por qetësia e tij është prishur nga shembja e çatisë. Copat e tavanit i kanë rënë përsipër duke ia rihapur plagët e operimit dhe e zunë poshtë. Në atë moment në shtëpi nuk ndodhej askush. Bashkëshortja bashkë me djalin ishin duke punuar tek stacioni i trenit në Tiranë ndërsa nusja e djalit ishte jashtë shtëpisë dhe mbeti pa ndjenja nga vala goditëse. Pas

rreth 1 ore tmerr dhe asfiksi nën rrënoja, aty kanë ardhur dy punëtorë që punonin në repartin e cmontimit të predhave. Ata panë shkatërrimin dhe dëgjuan të thirrurat e Zyberit nën rrënoja. Punëtorët me ndihmën edhe të disa barinjve arritën ta nxjerrin nga rrënojat dhe e strehuan diku rreth 300 metra larg banesës në një vend më pak të rrezikshëm. Por fati i keq i Zyberit nuk mbaronte me kaq atë ditë tmerri. Në afërsi të vendit ku ishte sistemuar shpërtheu një predhë tjetër e kalibrit të madh (152 mm) dhe vala goditëse e ka hedhur Zyberin disa metra larg duke e lënë pa ndjenja deri sa u err. Në darkë, teksa barinjtë ktheheshin së bashku me bagëtinë, e kanë cuar sërish në shtëpinë e shembur, mbuluar nën një copë solete betoni për të kaluar natën pasi nuk kishte asnjë mundësi tjetër për të përshkuar zonën e nxehtë që ende gjëmonte nga predhat e mbetura të paplasura.

IV

Ushtria dhe policia nuk mund të futeshin sepse ishte erresirë dhe kishte rrezik nga predhat. Kur zbardhi dita, i vëllai Flamur Lela ka detyruar forcat e armatosura që të përdornin blindin dhe të hynin me forcë, pasi nuk liheshin as djemt e Zyberit që të hynin. Transporti është bërë me autoblind nga rrënojat rreth 300 m larg kraterit, deri në zonën e jashtme, jashtë rrezikut nga predhat e paplasura. Në gjendje të shokuar dhe me plagë të hapura, Zyberi është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak. Atje është konstatuar përkeqësimi i gjendjes së ardhur nga shpërthimi dhe në konsultim me mjekun që e kishte operuar është nisur për t'u rioperuar në QSUT Nënë Tereza. Por për shkak të kohës që nuk premtonte sepse gjendja ishte tepër e rëndë dhe e komplikuar, u dërgua për shpejtësi në repartin kardiokirurgjikal në Spitalin


Amerikan. Sipas mjekut Andi Kacani, pacienti është ndjekur për një periudhë prej 10 ditësh nën kartelën nr. 2655. Zyber Lela sot është invalid i cer tifikuar ng a komisioni mjekësor dhe arrin të lëvizë me vështirësi me ndihmën e të afërmve. Prej kohësh ai ka tentuar të kërkojë një rrugëzgjidhje për mbulimin e shpenzimeve të operimeve të shumta që ai ka nevojë për të mbijetuar, por deri në datë 24 maj 2011 askush nuk e mori përsipër përgjegjësinë duke e detyruar Zyberin t'i drejtohet dyerve të gjykatës. Ndërkohë që Res Publica ishte duke kompletuar dosjen përkatëse për të arritur rezultatin e kërkuar nga gjykimi i akuzës së plagosjes e rëndë nga pakujdesia dhe padisë së shkaktimit të dëmi, Gjykata e Lartë pushoi çështjen. Në nisje të seancës Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë drejtuar nga Znj. Evelina Qirjako bëri të ditur se në emër të Z. Zyber Lela ishte

depozituar një kërkesë me anë të së cilës ai hiqte dorë nga kërkesa për gjykim ndaj Z. Fatmir Mediu. Kjo kërkesë ishte e papritur nëse merret në konsideratë që në seancën e mëparshme kërkuesi Zyber Lela u shpreh i vendosur për ta çuar çështjen deri në fund, dhe se e vetmja rrugë për t'u tërhequr nga kërkesa e tij ishte marrja përsipër dhe pagimi i të gjithë shpenzimeve për ndërhyrjet kirurgjikale të cilat kushtonin jo pak, por mbi 40 mijë euro. Për t'u theksuar ishte se avokatët e kërkuesit Zyber Lela nuk ishin vënë në dijeni në mënyrë zyrtare. Kurse nga ana tjetër Avokati i Z. Mediu e nisi fjalën e tij duke thënë se do ishte hipokrizi nëse do të thoshte se nuk kishte dijeni për këtë kërkësë të re nga Z. Zyber Lela. Avokatët e Zyber Lelës kërkuan në seancë që kjo kërkesë të trajtohej si të gjitha rastet e tjera analoge nga Gjykata e Lartë, ku

kërkesa të tilla të paraqitur vetëm në formën e një deklarate noteriale nuk janë pranuar nga kjo Gjykatë nëse nuk janë dorëzuar nga vetë personi në seancë ose nga përfaqësuesit e tij ligjorë. Hera e fundit kur ka kjo ndodhur ka qënë më 1 dhjetor 2010, kur Gjykata e Lartë me vendimin nr. 1021 shprehej se tërheqja bëhet personalisht nga i dëmtuari ose përfaqësuesi i tij dhe jo përpara noterit publik, dhe se kjo vinte në përputhje të plotë me të gjithë praktikën gjyqësore të konsoliduar tashmë të kolegjit penal të Gjykatës se Lartë në lidhje me vlefshëmërinë ligjore të deklaratave noteriale. Gjykata e Lartë nuk e mori në konsideratë këtë praktikë të konsoliduar nga vetë kjo Gjykatë, duke e ndryshuar atë vetëm për rastin e Fatmir Mediut. Avokatët e Qendrës Res Publica në ndihmë të Zyber Lelës kërkuan gjithashtu që të sqarohej arsyeja e prezencës së një numri të madh të pandehurisht kur në seancën e mëparshme relatorja

Në përfundim të seancës Gjykata vendosi pushimin e çështjes ndaj Fatmir Mediut dhe e kaloi kompetencën e gjykimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për të pandehurit e tjerë.

personat që kishte bërë disa herë përpjekje për të kontaktuar me avokatët e qendrës Res Publica. Zyberi ishte i dëmtuar në zemër, shpatull dhe shtyllë kurrizore, dëmtime këto që ai i shoqëron edhe më vërtetimet përkatëse. Tërheqja e Zyberit tregon se ai duhet të ketë patur një arsye të fortë për ta bërë.

Dy fjalë pas verdiktit Av. Dorian Matlija Gjykata e Lartë në këtë rast nuk respektoi praktikën e mëparshme, e cila ishte e konsoliduar nga Kolegji Penal dhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatë së lartë, të cilët nuk kanë marrë në konsideratë asnjëherë deklaratët noteriale që nuk janë paraqitur nga vetë kërkuesi përsonalisht në seancë ose nga përfaqësuesit e tij ligjorë. Në këto kushte Gjykata e lartë duhet të

Z. Evelina Qirjako kishte deklaruar se çështja ishte vetëm kundër Fatmir Mediut, ndërkohë që Zyber Lela kishte paditur vetëm 6 persona, dhe në seancë ishin përfaqësuesit e 30 të pandehurve. Kjo anomali nuk mori asnjë përgjigjie procedurale nga Gjykata e Lartë. Ndërkohë mbetet i paqartë pse ishin lajmëruar nga kjo Gjykatë 30 vetë në një seancë të dytë pa i dhënë shansin që të pajtoheshin në një seancë të parë me kërkuesin Zyber Lela, aspekt i detyrueshëm ky i procedurës penale. Në këtë mënyrë Gjykata e Lartë bëri të mundur vetëm evolimin e çështjes kundër F Mediut, duke u nxituar ta mbyllë atë sa më shpejt, në kundërshtim me praktikën e saj të mëparshme.

kërkonte një seancë tjetër ku të verifikonte vullnetin e Z. Zyber Lela, i cili jo më larg se 15 ditë më parë u shpreh i vendosur për ta çuar çështjen deri në fund.

Av Andi Kananaj Jam i suprizuar sepse Zyber Lela ishte një nga të plagosurit me më shumë pasoja, dhe një nga

V

Nëse ka pasur një zgjidhje jashtë gjyqësore mes palëve, duhet të kujtoj se kjo është në kundërshtim me Parimet e Kombeve të Bashkuara mbi Parandalimin Efektiv dhe Hetimin e Ekzekutimeve Ekstraligjore, Arbitrare dhe atyre në Masë.


“Bashkëpunimi i munguar midis institucioneve do të sjellë si pasojë mungesën e elementeve thelbësorë për realizimin e një procesi të plotë hetimor”

Kanë kaluar afro 6 muaj nga vrasja e 4 demostruesve që protestonin në sheshin përballë Kryeministrisë. Një demostratë e cila më shumë se thelbin politik që po trajtonte, nxori në sipërfaqe një të metë shumë të madhe të shtetit të brishtë shqiptar. E drejta e jetës jo vetëm që nuk garantohet por në rrethana të tilla të ngarkuara politikisht edhe të mohohet në mes të ditës. Nga ana tjetër Prokuroria e Përgjithshme nuk po arrin ende të prodhojë një fashikullin hetimor duke hasur në pengesa të qëllimshme, sipas saj. Aspekti procedural i nenit 2 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut kërkon nga shtetet anëtare që të garantojnë hetime të plota e të gjithanshme në rastin e humbjes së paligjshme të jetës. Por autoritetet shqiptare po e shkelin sistematikisht si aspektin substancial ashtu edhe atë procedural të këtij neni.

21 Janari vetëm sapo ka filluar Qendra Res Publica që mbron interesat e dy nga të vrarët e 21 janarit, para disa ditësh u vu në dijeni të faktit se Prokuroria ka ndër mend të heqë dorë paraprakisht nga kryerja e eksperimentit hetimor në afërsi të Kryeministrisë, për arsye të mungesës së bashkëpunimi midis institucioneve. Grupi hetimor i caktuar me zbardhjen e ngjarjes, thotë se parësore është kr yer ja e ekspertimeve të pamjeve filmike në SHBA, çka mund të sjellë gjetjen e provave të reja, që tregojnë se cili prej gardistëve ka qëlluar drejt turmës gjatë demonstratës. Prokuroria e Tiranës, megjithëse kanë kaluar shtatë muaj nga ngjarja pranë Kryeministrisë, ende nuk ka kryer një sërë procedurash hetimore, kjo e ndikuar edhe nga mosbashkëpunimi i duhur i disa prej institucioneve që janë në varësi të ekzekutivit. Janë vonuar së tepër mi ekspertimet e predhave dhe ar mëve. Vendngjarja në oborrin e Kryeministrisë është këqyrur vetëm menjëherë pas ngjarjes, ndërsa më pas grupi hetimor nuk ka marrë asnjë provë. Madje edhe serveri i kamerave të sigurisë në Kryeministri nuk i është dhënë menjëherë këtij grupi hetimor. Vetëm pas negocimit të palës amerikane që po ndihmon grupin hetimor në zbardhjen e çështjes i është vënë në dispozicion serveri, ku

mungonin pikërisht pamjet e datës 21 janar 2011. E gjendur përballë këtyre vështirësive, grupi hetimor ka preferuar që më parë të marrë në dorë të gjitha provat e 21 janarit dhe më pas të vendosë nëse do ta kryejë këtë eksperiment ose jo. Sipas organit të prokurorisë, g ardistët që for monin të ashtuquajturin “grupi i zjarrit” kanë qendruar brenda rrethimit të Kryeministrisë. E gjithë skena është filmuar nga ekspertët e FBI-së, të cilët kanë hedhur në programet kompjuterike të dhënat për të rindërtuar skenën e vrasjeve të 21 janarit, këndin nga kanë ardhur plumbat e deri te detajet e tjera. Shtatë të plagosurit kanë treguar vendin ku janë plagosur. Pas piketimit të vendeve, ekspertët e FBI-së i kanë hedhur të dhënat në kompjuter për të kryer më pas eksperimentin virtualisht.

VI

Mungesa e bashkëpunimit midis institucioneve do të çojë tek veshtirësimi i zbardhjes së ngjarjes së 21 janarit. Në këto kushte do jetë e vështirë që të kemi një rezultat të pranueshëm në gjetjen e fajtorit. Në këto kushte Shqipëria do të ketë shkelur në mënyrë evidente nenin 2 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila kërkon hetim të plotë dhe ezaurues për çështje të kësaj natyre. Bashkëpunimi i munguar midis institucioneve do të sjellë si pasojë mungesën e elementeve thelbësorë për realizimin e një procesi të plotë hetimor, siç janë provat filmike të Kryeministrisë dhe eksperimenti i cili do të provonte në mënyrë shkencore atë që perceptohet dhe nga pamjet. Në një situatë ku nuk realizohet zbardhja e ngjarjes dhe dënimi i fajtorëve, duke passjellë mospërmirësimin e gjendjes së viktimave, kemi shkelje të nenit 2 të Konventës.


Në komunën e Zharrzës, në rrethin e Fierit, shumë prej banorëve e njohin mirë zanatin e naftëtarit, edhe pse tashmë punojnë vetëm si bujq. Për vite me radhë ata kanë qenë të angazhuar në industrinë e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës, kur kjo ka qenë shtetërore, por pas privatizimit shumica dërrmuese e tyre i është kthyer zanatit të të parëve, bujqësisë. Kështu, nuk ka qenë e vështirë për banorët që të kuptojnë se tërmetet e rëna me një frekuencë shumë të shpeshtë në vitin 2009 kanë patur si epiqendër një zonë afër pusit nr. 646. Në këtë pus dyshohet se kompania “Bankers” përdorte teknologjinë e injektimtit të fluideve në shtresë.

Nëntoka e Zharrzës fsheh ende të vërtetën vertikale dhe jo horizontale”, deklaron një prej banorëve të zonës. Ditën e lëkundjes së madhe banorët detyr uan ko m p a n i n ë “ B a n ke r s ” t ë ndërpriste punën në puse. Konf likti ishte i ashpër, ndërkohë që në një moment banorët bllokuan edhe rrugën nacionale, duke pretenduar

largimin përfundimtar të Bankers, dhe dëmshpërblimin e tyre për shtëpitë e shkatërruara. Më pas, prokuroria e rrethit dhe inspektorë të ministrisë kanë mbërritur në zonë. Nëse do të vër tetohej që dëmi ishte shkaktuar nga punimet në pus kompania duhet të paguante për dëmshpërblimin. Autoritetet

Banorët thonë se pikërisht për shkak të kësaj teknologjie në shtëpitë e tyre kishin filluar të ndiheshin lëkundje të tokës, deri sa në korrik të vitit 2009, lëkundjet ishin aq të mëdha sa sipas grupeve të pushtetit lokal që evidentuan pasojat, u dëmtuan mbi 60 shtëpi dhe shumë prejt tyre u bënë gati të pabanueshme. “Kanë plasur muret nga lëkundjet që ishin

Të plag osurit rëndë ng a shpërthimi i Gërdecit kanë çuar kërkesën tyre në përputhje me nenin 58 e vijues të K.Pr.Penale në gjykatë. Nga 31 të plagosurit rëndë deri në këto momënte Qendra Res Publica po trajton rreth 26 prej tyre, nga të cilët 4 janë të mitur. Pjesë e të dëmtuarve akuzues është Xh. B., i mituri që ka humbur shikimin tek të dy sytë dhe vazhdon të shpresojë kthimin e shikimit pa sukses deri në këtë moment ne spitalet e Italisë. L. B. është një tjetër e mitur me djegie të pariparueshme në trupin e saj. R. G. ka pësuar djegje në më shumë se 60 % të trupit dhe tërësisht të parikuper ueshëm, si nga pikëpamja shëndetësore, ashtu dhe nga ajo estetike.

gjykuan se nuk ishte shpërthim nga pusi, por koncidencë e një termeti natyror. Nga ana e Komunës është insistuar që kjo çështje të zbardhet. Janë marrë disa hapa ligjore, duke thirrur ekspertë, të cilët kanë dhënë disa përgjigje. Por nuk mund të marrësh iniciativa ligjore nëse s'ka një analizë të detajuar shkencore që të gjej një lidhje mes lëkundjeve dhe veprimtarisë së ko mpanisë, Sizmologët e institutit Sizmologjik Tiranë nuk kanë pranuar të shprehen publikisht mbi ngjarjen, mirëpo, të kontaktuar në mënyrë private nga disa gazetarë, disa prej tyre kanë thënë se aktiviteti sizmik i regjistruar në zonë në vitin 2009, nuk ka qenë i natyrshëm. Sipas tyre tërmetet e shkaktuara në periudha të rregullta, duket që kanë të bëjnë me ndërhyrje njerëzore. Banorët kanë kontaktuar me Res Publica, të specializuar për çështje të tilla të komplikuara, dhe kanë në plan të nisin process gjyqësor kundër Bankers Petroleum, si dhe shtetit shqiptar. Disa prej banorëve janë shprehur se gjatë këtyre muajve ka pasur kërcënime që ta lënë çështjen por ata janë të vendosur ta çojnë atë deri në fund.

Andi Celiku ka gjykuar si Odisea e të plagosurve rëndë ditura. relator një çështje të mëparshme, gjykimi i së cilës është dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi i saj do të ishte përcaktues në mënyrën se si do të trajtohet seanca e parë në të cilën do të këtë nisej dhe kjo çështje. Në vendin e lënë bosh nuk është caktuar ende një gjyqtar dhe sic u komunikua nga relatori Fatos Lulo, pritet ende të hidhet shorti.

Duke qenë se midis të akuzuarve qendron edhe ish Ministri i Mbrojtjes, çështja i kaloi për konpetencë Gjykatës së Lartë për të gjykuar në shkallë të parë. Gjykata e Lartë caktoi trupin gjykues me relator Fatos Lulon. Pas tentativës për një seancë

pajtimi, por që nuk u realizua, gjyqtari Aleksandër Muskaj dha dorëheqjen nga trupi gjykues dhe në vend të tij u caktua gjyqtari Andi Çeliku. Pa u zhvilluar asnjë seancë, edhe Gjyqtari Andi Çeliku u tërhoq nga çështja për arsye që ende nuk na janë bërë të

VII

Problemet me zvarritjen duket se do të ndjekin dhe rastin e të plagosurve, duke pasuar gjykimin e mëparshëm të inicuar nga Prokuroria e Përgjithshme. Kjo çështje megjithëse e nisur me zhurmë duket se është shumë larg kohës kur do mund t'i jepet përgjigjia nga drejtësia shqiptare.


Mbarimi i një viti, fillimi i një viti tjetër Duke qënë se Res Publicata nr. 4 përkon dhe me mbarimin e një viti të punës së Qendrës Res Publica dhe bashkëpunimit të fr ytshëm më fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros, e gjejmë me vend që të bëjmë një paraqitje të volumit të punës së këtij grupi të ri. Res Publica ndërmjet shumë aplikimeve ka pranuar mbi 300 të tilla, ku në vëmendje kryesore kanë qenë grupimet në nevojë. Kështu në një përmbledhje të shkurtër mund të përmendim: 1. Familjarët e viktimave të shpërthimit të Gërdecit, 70 aplikantë, trashëgimtarët e 23 prej 26 viktimave të shpërthimit. Këtu nuk janë përfshirë edhe ata familjarë të cilët nuk janë trashëgimtarë ligjorë por që kanë të drejtën e dëmshpërblimit material e moral, numri i të cilëve është mbi 50 persona të tjerë;

3. Të plagosurit lehtë të Gërdecit, 109 persona;

10. Procedim penal dhe civil për rrahje, 1 rast;

4. Aplikime në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në emër të plagosurve të Gërdecit, 2 raste;

11. Liria e besimit fetar, 1 rast;

5. Aplikime në Gjykatën Kushtetuese në emër të plagosurve nga shpërthimi i Gërdecit, 2 raste;

13. Mbrojtja e të drejtës së jetës nga dhuna policore, 2 raste;

6. Ndjekje të kërkesave për marrjen e informacionit dhe procedimin e fajtorit; 7. Ish punonjësit e Albetrol sh.a., gjithsej 10 persona; 8. Mundësimi i aksesit në drejtësi për 74 persona; 9. Ankesa administrative ndaj ministrive për mosdhënie informacioni, 12 raste;

12. Krime me sfond racist dhe shkatërrim prone, 9 aplikantë;

14. Konsulencë ligjore, në ndihmë të ish ushtarakëve për pensionet, 3 aplikantë 15. Ndihmë ligjore për dëmtime të shëndetit nga aksidente rrugore, 2 aplikantë. Përvec këtyre rasteve, janë dhënë edhe këshillime të ndryshme për sindikata e grupime, si dhe janë duke u përg atitur dosjet përkatëse për ndjekjen e çështjeve të komplikuara që nuk kanë nisur ende, sic është ajo e tërmeteve të Zharrzës, etj.

2. Të plagosurit rëndë të Gërdecit, 29 persona;

Mbështetur nga:

VIII

Qendra Res Publica në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011 ka qenë edhe një mundësi e mirë për studentë që kanë përfituar eksperiencë në lidhje me procedura dhe koncepte të ndryshëm të zbatuar në terren. Specialistët e Res Publica kanë organizuar edhe trajnime në lidhje me konceptet bazë të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Gjithashtu mbështetja e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka mundësuar edhe botimin e 4 buletineve të cilat, përkrah faqes së internetit kanë qenë pasqyra e aktivitetit të përditshëm të qendrës. Edhe pas përfundimit të vitit të parë, të gjitha aktorët shprehen optimistë për vazhdimësinë, duke besuar se dëshira e mirë e miksuar me profesionalizëm dhe kurajo bën të mundur një armë efikase më shumë në dorë të shtresave të margjinalizuara për të realizuar të drejtat e mohuara deri më sot.

Profile for Dorian Matlija

Respublicata nr 4  

Respublicata nr 4  

Advertisement