__MAIN_TEXT__

Page 1

Numri 3 /// Prill 2011

Të gjithë janë të barabartë para ligjit

ResPublicata

Botim i përtremuajshëm i qendrës Res Publica

Aksesi në gjykatë, nisin betejat I nderuar lexues! Në këtë përiudhë një aspekt i së drejtës në të cilin Qendra Res Publica është përqendruar është ai i aksesit në gjykatë. Duke filluar që nga Renaldo Bregu, i cili ishte qytetari i parë që u paraqit në zyrat e Res Publicës, janë rreth 130 mijë shqiptarë që për shkak të varfërisë nuk arrijnë dot të përballojnë taksën e padisë duke humbur mundësinë për të pasur akses në gjykatë. Situata në përballjen me këtë aspekt duket sikur është akoma edhe më urgjente. Drejt gjykatës së Tiranës, Res Publica ka dërguar kërkesën për përjashtim nga taksa e padisë për 74 persona. Vështirësia e parë ka qënë bindja e gjyqtarëve të ndryshëm, të cilët megjithëse shohin mungesa në ligjin aktual, nuk arrijnë të jenë të ndërgjegjshëm që kjo mungesë pengon aksesin e një numri

Në rastet konkrete të paraqitura përpara gjykatës nga Res Publica, kërkuesit janë në pamundësi për të shlyer këtë detyrim dhe ata rrezikojnë që të mos ketë asnjë të drejtë për t'u dëgjuar nga gjykata nëse kjo e fundit nuk do të pranojë kërkesën për t'i përjashtuar ata nga detyrimi për të paguar taksën e ngritjes së padisë. Është pikërisht pamundësia e tyre që krijon presupostet që këta persona të ndihmohen gratis nga Res Publica.

shumë të madh qytetarësh shqiptarë. Ajo që pritet edhe nga reagimi i deritanishëm i gjyqtarëve, të cilët janë gjendur të papërgatitur, është një përgjigje negative. Kërkesa jonë është shoqëruar edhe me ilustrime rastesh të shqyrtuara nga GJEDNJ ku çështje bazë është Kreuz kundër Polonisë, gjykim i vitit 2001. Në këtë rast Gjykata ar riti në përfundimin se “Autoritetet gjyqësore nuk kishin arritur të siguronin një baraspeshë të duhur ndërmjet, në njërën anë, interesit të Shtetit n ë m b l e d h j e n e t a k s ave gjyqësore dhe, në anën tjetër, interesit të kërkuesit në vendikimin e pretendimit të tij përmes gjykatave. Si rrjedhojë Gjykata gjeti se kishte shkelje të nenit 6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut”

Pengesa e krijuar, e cila sjell për pasojë që një numër i madh shqiptarësh të mos i drejtohen gjykatës do të jetë patjetër një nga betejat për t'u fituar nga Res Publica dhe avokatët e tjerë që do të ofrojnë asistencën e tyre ligjore pro bono.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë në internet www.respublica.org.al

I

Në brendësi: • Në vend të editorialit • Demonstrues pa të drejtë jete? • Romët në vitin e pestë të dekadës së tyre • Një letër modeste për një hall tepër jetik • Shkopinjtë në rrotat e Gërdecit • Në sfidën e 21 Qershorit shumë pyetje presin përgjigje • Në 15 mars u zgjuan edhe të plagosurit e tragjedisë • Res Publica e angazhuar në veprimet ligjore në lidhje me thirrjet raciste në Greqi • Vjetërsia në punë nuk varet nga procedura e zgjidhjes së kontratës së punës


“Kur pasionet të mbaronin argumentat e ligjit do ishin përsëri një nga format më të mira për t'i dhënë zgjidhje logjike dhe të qëndrueshme problemeve të shumta të shqiptarëve të thjeshtë.”

Pas 9 muajsh punë Qendra Res Publica po përballet me një detyrim për zgjedhje. Nga njëra anë është interesi imediat i klientëve, të cilët duan zgjidhje praktike për të përshpejtuar arritjen e objektivit final për të cilin janë afruar pranë nesh, dhe në anën tjetër është interesi që zgjidhjet të mos jenë gjysmake, por t’u shërbejnë si një precedent i mirë edhe personave të të njëjtës kategori. Meqënëse krijimi i precedentëve është një nga motivet kryesore të veprimtarisë së qendrës Res Publikca, jemi gati të ndërmarrim këtë garë vrapimi me pengesa, duke shfrytëzuar të gjitha rrugët që klientët të binden që t’u shkojnë aksioneve ligjore deri në fund, pavarësisht dekurajimit që pason konsumi i madh i kohës në kërkimin e një zgjidhjeje të re, të ndryshme nga praktikat e derimëparshme.

Në vend të editorialit Ndërkohë që Shqipëria po kalonte në faza të ndryshme të tensionit për shkak të zgjedhjeve lokale, Qendra Res Publica nuk qëndroi në vend numëro, duke besuar se kur pasionet të mbaronin argumentat e ligjit do ishin përsëri një nga format më të mira për t'i dhënë zgjidhje logjike dhe të qendrueshme problemeve të shumta të shqiptarëve të thjeshtë. Në datën 15 mars 2011 Res Publica dorëzoi pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë një numër të konsider ueshëm padish duke i dhënë një shans çdo personi të dëmtuar nga shpërthimi i Gërdecit që të gjejë të drejtën e tij në dyert e drejtësisë shqiptare. Paditë u dorëzuan në datën 15 mars duke mundësuar që viktimat e shpërthimit të Gërdecit të mos humbasin afatet që ligji i ka përcaktuar në kohë prej tre vjetësh, kohë kjo që llogaritet nga momenti i shpërthimit, duke u prezumuar në rastin më të keq se ky është momenti kur edhe janë njohur me dëmin e shkaktuar ndaj tyre. Res Publica ka qënë aktive me anë të kërkesave të përsëritura drejtuar trupit gjykues për të ndihmuar procesin penal të çështjes së Gërdecit, i cili dukshëm po zvarritet nga pjestarë të ndryshëm të këtij procesi. Kërkesat e Qendrës Res Publica në emër të Familjarëve të

Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit i gjeti të vlefshme në kritikat e saj dhe KLD, drejtuar trupit gjykues dhe zyrtarëve të tjerë të përfshirë në hetimin e kësaj afere me dimension tragjik. Një tjetër drejtim në të cilin ka punuar Res Publica në këtë periudhë është dhe kërkesa e bërë pranë seksionit penal të gjykatës se rrethit Tiranë, për të detyruar Prokurorinë e Tiranës që të vendosë në regjistrin përkatës sipas nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale për procedimin e shtetasit Fatmir Mediu, duke qënë se mbas një periudhe të konsiderueshme kohe ky organ nuk e ka kryer këtë detyrim ligjor i cili do të çonte përpara gjyqin e Gërdecit në Gjykatën e Lartë, gjykatë kjo ku Z. Mediu gjykohet për shkak të cilësisë së tij si deputet. Në datën 21 qershor Res Publica do të jetë përpara gjykatës

II

Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në një seancë plenare me dyer të hapura për kërkesën e Roxhers Durdaj dhe Alketa Hazizaj me objekt: Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr 5, datë 01.03.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”. Me anën e kësaj seance Res Publica do të kërkojë që të qartësohet një herë e mirë dhe roli i gjykatës dhe i prokurorisë në kërkesat e të dëmtuarve akuzues. Res Publica i ka dërguar tashmë prej tre muajsh një kërkesë për informacion Prokurorisë së Tiranës, për çështjen e 4 personave të vrarë në protestën e datës 21 janar. Res Publica ka prokurë për ta ndjekur çështjen nga familjarët e viktimave. Ndërkohë, në pritje të përgjigjes së Prokurorisë po përgatisim edhe dokumentacionin për trashëgimitë e të ndjerëve që u vranë në këtë protestë.


Çështje tjetër që mori vëmendje publike ishte dhe ajo e familjeve rome të cilët u sulmuan nga një grupim me prirje raciste. Ngjarja, megjithëse mori për masë publike, në fillim nuk arriti të kishte edhe rrugën e vet ligjore. Asistenca nga Res Publica vuri në lëvizje policinë e Tiranës e cila brenda pak orësh nga momenti kur u paraqitën avokatët tanë rregjistruan kallzimin penal (i cili ishte shtyrë për një muaj në tentativat e mëparshme të anëtarëve të tjerë të shoqërisë civile), më pas u arrestuan autorët, të cilët sot janë ende në burg pasi gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit konvaliduan kërkesën e Prokurorisë për arrest në burg pa afat.

Nga ky moment Respublica po ndjek pranë prokurorisë vazhdimin e hetimeve dhe më pas do të përgatisë një kërkesë civile për shpërblimin e dëmeve. Çështje tjetër me më pak vëmendje Publike, por me të njëjtin karakter është ajo e Sajmir Canit i cili është dhunuar nga pjestarë të administratës së shkollës, brenda territorit të saj. Çështja e Sajmirit, përvec karakterit personal të kërkesës, ka dhe një aspekt që duket se do të ndihmojë në krijimin e precedentit për të gjithë qytetarët të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë taksën e padisë. Sajmir Cani është rast tipik, i dëmtuar nga dhuna, por që për shkak të

pamundësisë për të paguar këtë taksë mund të humbasë të drejtën për akses në gjykatë. Ai është i mitur dhe jeton vetëm me të ëmën, e cila ka si mundësi jetese vetëm asistencën ekonomike prej më pak se 4000 lekësh në muaj. Një aspekt tjetër në të cilin Res Publica është investuar ka qënë trajtimi i disa çështjeve të punës për të qartësuar rolin e nenit 148, i cili rregullon pushimin kolektiv nga puna. Gjykata e Fierit e trajton këtë nen të veçuar nga pjesa tjetër e Kodit e Punës, duke i mohuar punëmarrësve të drejtat që përfitohen në pjesët e tjera të këtij ligji, siç është shpërblimi për vjetërsi në punë.

Res Publica me ndihmën e avokatit Teodoros Alexandridis ka bërë kërkesë të jetë pjesë e gjyqit që po zhvillohet në Greqi kundër ushtarëve grekë që hodhën parrulla raciste. Duke qënë se kjo çështje është marrë seriozisht në Greqi, Res Publica do të jetë atje në ndihmë dhe për interes të qytetarëve shqiptarë, të cilët qoftë edhe indirekt u ofenduan nga kjo shprehje racizmi, pa mohuar dhe ofendimin direkt që kanë patur bashkëqyetetarët tanë atje. Mbas këtij prezantimi të shkurtër J'u ftojmë që të lexoni në brendësi për më shumë detaje. Redaksia Respublicata

Demonstrues pa të drejtë jete? familjarëve të viktimave, si dhe për të dekurajuar armëmbajtësit shtetërorë që të përsërisin këtë ndodhi në të ardhmen.

21 janari 2011 shënoi një nga ngjarjet më të bujshme dhe njëkohësisht më të hidhura të historisë së demokracisë së b rish të sh qip ta re. Po r pavarësisht dimensionit të saj politik, kjo ngjarje evidentoi një faull shumë të rëndë të shtetit në raport me mbrojtjen e të drejtës së jetës.

Për këtë qëllim, pas marrjes së prokurës së përfaqësimit nga 2 prej 4 të vrarëve më 21 janar, po punohet për të plotësuar dosjen përkatëse me të gjithë elementët e domosdoshëm.

Neni 2 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut kërkon nga shtetet anëtare që të mbrojnë të drejtën e jetës në çdo rrethanë. Më 21 janar jo vetëm që nuk u mbrojt e drejta e jetës, por sipas rezultateve të hetimeve paraprake ka dyshime të forta që persona të veshur me pushtet shtetëror kanë qenë ata që kanë sulmuar këtë të drejtë.

jetë bërë në tejkalim të kompetencave të kësaj force të armatosur në rrethanat konkrete.

Vrasja e 4 demonstruesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka kaluar në filtrin e shumë profesionistëve dhe në të gjitha rastet reagimi me armë zjarri nga ana e Gardës së Republikës u ka rezultuar atyre të

Çfarëdolloj sulmi të ishin duke bërë demonstruesit kundër godinës së Kryeministrisë, çfarëdo lloj postblloku të ishte thyer dhe sado makina policie të ishin djegur, përsëri askush nuk duhej ta paguante me jetën e tij.

E drejta e jetës është e shenjtë dhe asnjë rrethanë nuk legjitimohet për ta vënë në diskutim atë, përveç rastit kur personat janë duke kërcënuar pikërisht të drejtën e jetës së dikujt tjetri. Aq më tepër situata rëndohet kur konstatojmë se demostruesit e vrarë nuk po kryenin asnjë nga veprat e dhunshme që u bënë sebep i përdorimit të armëve të zjarrit nga Garda e Republikës. Demonstruesit nuk janë qenie pa të drejtën e jetës, ndaj Res Publica është e vendosur të luftojë për t’u dëgjuar zëri i

III

E drejta e protestave është gjithashtu e shenjtë dhe askush nuk duhet të ndjehet i kërcënuar për të rezistuar kur sipas botëkuptimit të tij qeveria është përgjegjëse. Pas 2 prillit 1991 duket se nuk është nxjerrë mësim, ndaj shpresojmë që organet e drejtësisë kësaj here të ndryshojnë këtë kurs, duke goditur më ashpër.


“Res Publica ka ndërmend ta ndjekë deri në fund si çështje për të krijuar dhe precedentin që më pas do ndihmonte ndjeshëm tek besimi që kjo pjesë e popullsisë shqiptare duhet të ketë tek ligji.»

Terrori që kanë përjetuar familjet rome është një krim shumë i shëmtuar kur mendojmë se motivi është racor. Sulmi ka përfshirë të gjithë, gra, fëmijë e pleq, duke mos kursyer asnjë formë denigrimi. Thuhet që nga pas mund të kenë qenë interesa lidhur me tokën, por konfliktet mbi pronësinë kanë qenë gjithnjë të pranishme në realitetin tonë. Ajo që nuk ka qenë e pranishme në kulturën tonë është keqtrajtimi kriminal i kësaj popullsie në grup, duke nxjerrë hapur idenë se ky komunitet është i pambrojtur. Askush nuk do të guxonte të bënte vepra të tilla nëse do e dinte se do përballej me ligjin. Por tani situata ka filluar të ndryshojë pasi agresorët janë nën arrest dhe po gjykohen për herë të parë për krimin e parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal, sepse më në fund edhe komuniteti rom tashmë ka mundësi të përfitojë ndihmë ligjore.

Romët në vitin e pestë të dekadës së tyre Lidhur me çështjen e familjeve Rome të deportuara me dhunë nga zona e tyre e banimit, ngjarje e pasqyruar edhe nga mediat e shkruara dhe ato vizive, më datë 17.03.2011 avokati i qendrës “Res Publica” Z. Andi Kananaj dhe juristja e “Amarodrom” Znj. Albana Paloka, bashkë me pjestarë të komunitetit Rom u riparaqitën tek rajoni nr. 3 i Policisë së Tiranës për të bërë kallzimet për veprat penale në dëm të këtij komuniteti. Deri në atë datë në Rajonin nr. 3 të Tiranës kishte patur dy përpjekje të tjera për të rregjistruar një kallzim penal nga pjestarë të komunitetit Rom të dhunuar nga banorë të zonës së trenit, por këto përpjekje nuk ishin marrë në konsideratë nga efektivat e policisë. Në dy tentativat e para kërkesa e komunitetit rom ishte konsideruar si deklaratë përpara policit të shërbimit, kurse në datë 17.03.2011 u mor në konsideratë kërkesa për kallzim penal. Pas sqarimit me Zv. Drejtorin e Policisë Z. Dorian Muça, në dispozicion të zgjidhjes së çështjes u vunë disa efektiva të Policisë. Kështu, në regjistrin e veprimeve, më datë 17.03.2011 u rregjistruan tre kallzime penale. U identifikuan në prani të ekspertit, me anë të fotove pjestarë të sulmit ndaj komunitetit Rom. Më pas këta pjestarë u ndaluan nga Policia e

Shtetit. Gjatë rrëfimit përpara inspektorëve të policisë u konstatuan figurat e veprës penale të “kanosjes” (neni 84), “shkatërrimi i pronës me zjarr (neni 151), “dëmtime të tjera me dashje” (neni 90). Dhuna ka patur edhe sfond racial, duke konsumuar veprën penale të “nxitjes së urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive racave dhe feve”, (neni 265 i Kodit Penal). Pasi tre kallzimet ju kaluan Prokurorisë, ajo verifikoi veprën penale të përcaktuar në nenin 265 të kodit penal, sipas kallzimeve të bëra përpara efektivave Policisë së Shtetit, dhe kështu vendosi masat e sigurisë, duke i kërkuar Gjykatës vlerësimin e urdhërit të arrestit. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ajo e Apelit vlerësuan urdhërin e arrestit duke dhënë mundësinë që të dalë e vërteta mbi dhunën e shkaktuar ndaj famijeve Rome.

IV

Për çështjen në fjalë, Qendra Res Publica i ka kërkuar prokurorisë informacion dhe akses në dosje me qëllim përgatitjen e kërkesës civile në procesin penal. Kërkesa civile ka të bëjë me dëmet e shkaktuara gjatë dhunës, duke qënë se përvec forcës, banorëve të asaj zonë u janë djegur banesat më gjithçka kishin brenda. Mbas uljes së vëmendjes mediatike ka mundësi që kjo ngjarje të tentohet të trajtohet si të gjitha rastet e tjera që kanë pasur lidhur me këtë komunitet, i cili është gjithashtu i pa informuar për të drejtat që i sigurohen çdo qytetari (qoftë ky dhe i pakicave kombëtare) nga ligjet dhe Kushtetuta Shqiptare. Qendra Res Publica ka ndërmend ta ndjekë deri në fund si çështje për të krijuar dhe precedentin që më pas do ndihmonte ndjeshëm tek besimi që kjo pjesë e popullsisë shqiptare duhet të ketë tek ligji.


Pas terrorit dhe shkrumbimit të shtëpive të tyre, famijet rome u gjenden në mes të katër rrugëve në një situatë emergjente. Në kësisoj rastesh, autoriteti i trajtimit të emergjencave civile ka për detyrë të marrë masa imediate që të zbusë sadopak vështirësitë e momenteve të para dhe pastaj të shihet mundësia për një zgjidhje më afatgjatë. Por ndryshe nga trajtimi i rasteve të tjera, si për shembull të p ë r m by t u r i t e S h ko d r ë s, autoritetet shtetërore që kanë detyrën t`u gjinden nevojtarëve në mënyrë të menjëhershme, në rastin e familjeve rome u tregua një apati në të gjitha drejtimet.

Një letër modeste për një hall tepër jetik

Me zor të madh u gjet mundësia për të ndërtuar një kamp të me cadra kampingu ushtarake, i cili u pajis me kushtet minimale vetëm shumë javë më pas. Nëse përfytyrojmë për një cast veten tonë në mes të katër rrugëve pa asnjë kusht jetese vetëm për 24 orë dhe është shumë e tmerrshme. Familjet rome u detyruan të jetonin pa asnjë kusht jetese për javë të tëra. Por zgjidhja e ofruar për ta nuk ishte vetëm e vonuar por edhe e pafavorshme në shumë aspekte, ku ai më i rëndësishmi ishte vendndodhja e kampit larg qendrave të banuara, duke vështirësuar punën kryesore me të cilën ata mbijetojnë, atë të grumbullimit të materialeve të riciklueshme. Ndër shqetësimet e ngritura ishin problemet e sigurisë, pajisjes me ujë të rrjedhshëm dhe energji elektrike, krijimi i vendeve të gatimit, etj. Pas takimeve të zhvilluara me autoritete shtetërore dhe përfaqësues të organizmave të

huaj që monitorojnë nga afër problematikën në fjalë, përfaqësuesit e Res Publica kanë bërë përpjekje të nxisin një zgjidhje definitive e cila të mos i ngjajë një segregimi, por të jetë një shembull i mirë i integrimit të kësaj popullsie. Ndërkohë që lufta për drejtësi vazhdon, ajo nuk mund të shihet

e shkëputur nga pjesa tjetër e trajtimit. Është shumë e thjeshtë që të ndërtojmë raportime me ngjyra të bukura për zgjidhjen e problemeve të komunitetit rom në Shqipëri, por për sa kohë interesi kufizohet vetëm tek përcjellja e këtij realiteti tek pjesa tjetër e botës dhe jo vetë tek ndryshimi i këtij realiteti, atëherë ata do të ndjehen gjithnjë e më të

V

veçuar dhe të pambrojtur. Kjo e vërtetë e hidhur duhet të ndryshojë në kompleksitetin e saj, ndaj është thelbësor rakordimi i veprimeve mes të gjithë aktorëve shtetërorë dhe të shoqërisë civile që e kanë n g a r k u a r ve t e n m e k ë t ë sipërmarrje.


“Nëse do të ishin bërë seancat cdo ditë atëherë ndoshta as nuk do të kishte ndodhur që të akuzuarit të ishin liruar për shkak të mbarimit të afateve.”

Kanë kaluar 3 vjet nga shpërthimi që mori jetën e 26 viktimave në Gërdec të Vorës. Një shpërthim i cili nxori në sipërfaqe në mes të dritës së diellit një mori veprimesh të dyshimta, për të cilat Prokuroria e Përgjithshme, pas një viti hetimesh arriti të prodhojë fashikullin më të madh hetimor ndonjëherë. Jo pak por 30 të pandehur, për shumë figura të veprës penale, janë bërë sfida reale për sistemin tonë të drejtësisë. Por sot, pasi toka e Gërdecit u ftoh dhe viktimat kujtohen gjithnjë e më pak, në vend që drejtësia të triunfonte dhe të balanconte sado pak këtë boshllëk shpirtëror të familjarëve të viktimave, ajo tregoi se peshorja ende peshon shumë keq. Sot të akuzuarit kryesore janë ende të lirë dhe drejtësia nuk ka kaluar as klasën e parë fillore.

Shkopinjtë në rrotat e Gërdecit Sot, në prag të trevjetorit të tragjedisë së Gërdecit po ndjehet më shumë se kurrë indinjata për një proces që nuk mbaron kurrë. Sistemi i drejtësisë që kemi ndërtuar, vërtet nuk i ngjan aspak një makine sportive, por nuk është vetëm kjo arsyeja e 3 vjetëve ngecje. Shumë shkopinj janë duke u futur në rrotat e kësaj drejtësie të brishtë. Një prej shkopinjve është futur që në momentet e para nga Prokuroria, e cila ngriti premisat e një procesi tmerrësisht të ngadaltë. Kështu sjellja para gjykatës e një pakete prej 30 të pandehurish ishte më shumë një heqje qafe prej vetes sesa një orientim për një gjyq sa më të mirë. Moria e palëve në procese të këtij karakteri e fut gjykimin në një siklet të tillë që zor se mund të shihet fundi i tij. Të gjithë proceset me shumë palë pothuaj kanë dështuar për shkak të kohëzgjatjeve të tepruara. Po të mendojmë që cdo i pandehur ka të drejtë të mbrohet me dy avokatë, atëherë së bashku me palët kanë të drejtë të njoftohen dhe të jenë prezentë në cdo seancë deri në 90 persona, pa përshirë këtu ekipin e prokurorëve gjykatësit, etj. Nëse një nga këta mungon për shkaqe të arsyeshme, atëherë procesin nuk zhvillohet. Nëse mendojmë se ka një pafundësi shkaqesh të arsyeshme, duke filluar nga sëmundjet, hallet personale, mbylljet e tuneleve, apo edhe

ndeshjet e futbollit që nevojiten për të relaksuar avokatët, atëherë mund të themi se është fat i madh kur seanca arrin të zhvillohet. Sikur të mos mjaftojë fakti që zhvilimi i seancës në këto kushte është pothuaj një luks i madh, Prokuroria edhe po e keqpërdor deri diku këtë luks, Akuza, përvec të tjerave, ka mbushur fashikullin gjyqësor me dhjetëra mijëra faqe me prova që duan vite të lexohen, si dhe ka thirrur në gjykim me qindra dëshmitarë, ndërmjet të cilëve edhe persona pa asnjë lidhje direkte me ngjarjen. Seancat e pyetjeve të tyre praktikisht mund të ishin kursyer në të mirë të drejtësisë. Gjykata nuk ka munguar së futur edhe ajo shkopinjtë e saj. Kështu, mosrespektimi i nenit 342 të Kodit të Procedurës Penale për gjykimin e pandërprerë, ka sjellë zgjatjen e procesit prej të paktën 3 herë më shumë. Nëse do të

VI

ishin bërë seancat cdo ditë atëherë ndoshta as nuk do të kishte ndodhur që të akuzuarit të ishin liruar për shkak të mbarimit të afateve. Ndërsa nuk pritej prej autoriteteve të drejtësisë që të kryejnë detyrën me mangësi, avokatët nga ana tjetër janë treguar mëse të aftë që të përfitojnë nga situatat, duke bërë që të gjithë së bashku të mohojnë drejtësinë në dëm të të gjithëve. Nëse do vijohet me të njëjtin ritëm dhe nuk do të ketë asnjë përpjekje, qoftë nga KLD, apo vetë nga organet e drejtësisë që e kanë në dorë zgjidhjen dhe në kurriz përgjegjësinë, atëherë drejtësia e vonuar do të zvarritet edhe për shumë vite me rradhë. A duhet të themi se jemi me fat që jemi afër fundit të fillimit të fazës së parë? Shpresoj në një përgjigje unanime prej cdo shqiptari që aspiron për drejtësi.


Tashmë është caktuar data për sfidën kushtetuese të nisur nga dy të plagosurit R.Durdaj dhe A. Hazizaj për të shpallur antikushtetues Vendimin nr. 5 datë 01.03.2010 të Gjykatës së Lartë e cila vendosi mosfillimin e procedimit penal ndaj personit të vënë nën akuzë.

Në sfidën kushtetuese të 21 Qershorit, shumë pyetje presin përgjigje

Pas një pune në grup të juristëve të angazhuar pranë Res Publica, është përgatitur një material voluminoz i pasur plot me krahasime me praktika të mëparshme dhe ilustruar me raste të ndryshme të qëndrimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Materiali ka kaluar tashmë edhe filtrin e tre gjyqtarëve, duke u caktuar edhe seanca, e cila do të zhvillohet më 21 Qershor 2011.

fortë e veprimeve të ndjekura nga Gjykata e Lartë. Faktori i dytë është ambienti i tensionuar politik dhe rëndësia e kësaj çështjeje në lidhje me politikën. Megjithatë, profesionalizmi i

anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka qenë gjithnjë në nivel shumë më të mirë në krahasim me institucione të tjerë të gjyqësorit, ndaj grupi i juristëve shprehet optimist dhe

aktualisht është duke punuar për prezantimin e cështjes për një referim 20 minutësh në seancën dëgjimore sipas procedurës së kësaj gjykate. Sidoqoftë, pavarësisht rezultatit final, i rëndësishëm është fakti që në këtë gjykim kushtetues shtrohen në diskutim disa pyetje, të cilat do të marrin një përgjigje finale prej Gjykatës Kushtetuese. Kështu në të ardhmen nuk do të ketë më ekuivoke në lidhje me trajtimin e cështjeve të nisura nga të dëmtuarit akuzues, kur këta akuzojnë persona të veshur me imunitet. Gjykata Kushtetuese në rastin konkret është hallka e fundit e ezaurimit të r r ugëve të brendshme sipas sistemit ligjor në Re publikën e Shqipërisë, ndërkohë që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg është vënë në pritje të përfundimit të këtij gjykimi. Në rast se Gjykata Kushtetuese do të lërë vend ende për të diskutuar, për shkak të ndryshimeve në qendrime me Gjykatën e Strasburgut, kërkuesit shprehen të vendosur për të vijuar në rrugën e nisur që në gushtin e vitit të kaluar.

Në një pamje të parë duket se prognoza e këtij procesi mund të jetë pozitive, por vështirësia shtohet nëse kemi parasysh dy faktorë ekstra në rastin konkret. Faktori i parë është se Gjykata Kushtetuese do të duhet të përballet me seriozitet me një prej vendimeve më të diskutuar të saj të marrë në vitin 2000, i cili duket se ka shërbyer si baza më e

Këtë 15 mars u zgjuan edhe të plagosurit e tragjedisë Më 15 mars të këtij viti u bënë plot 3 vjet që të dëmtuarit nga tragjedia e Gërdecit po kërkojnë drejtësi. Një nga kategoritë e dëmtuara janë edhe të plagosurit rëndë dhe të plagosurit lehtë. Kështu, më 15 mars u depozituan në gjykatë kërkesa të ndryshme. Me një rëndësi parësore është celja e ndjekjes penale nga 27 të plagosur rëndë, kundër 6 personave kryesorë që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me shkaqet e ngjarjes. Në këtë proces penal është ngritur edhe padia civile për shpërblimin e dëmit të pësuar. Pas 29 të plagosurve rëndë, është paraqitur edhe kërkesa për procedim penal nga dy të

plagosurit e parë R. Durdaj dhe A.Hazizaj kundër disa personave të tjerë që ka dyshime të forta se janë përgjegjës. Edhe në këtë proces është ngritur një padi civile për shpërblimin e dëmit. Një listë më e gjatë është ajo e të plagosurve lehtë, ku rreth 109 persona rezultojnë të kenë marrë dëmtime të lehta në trup dhe i lind e drejta të kërkojnë shpërblimin e dëmit, mbi të gjitha atij moral. Përvec kërkesave penale dhe padive civile, janë depozituar edhe disa kërkesa administrative për t’i çelur rrugë shpërblimit të dëmit nga Ministria e Mbrojtjes, bazuar në ligjin për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të administratës shetërore.

Arsyet pse gjithë kjo mori gjyqesh nisën në këtë datë nuk kishte lidhje me simbolikën që mbart kjo datë. Nga pikëpamja juridike, ishim përballë mbërritjes së afatit të fundit për të paraqitur kërkesat në gjykatë. Pasi u përgatitën të gjithë materialet dhe u koordinuan veprimet, faza e fundit e rakordimit ndërmjet të gjithë individëve dhe sigurimit të provave ka qenë një punë e cila u arrit të realizohej me sukses nga grupi i punës. Tashmë pritet që për disa prej këtyre proceseve Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë të deklarojë moskompetencën lëndore sepse njëri prej personave të vënë nën akuzë

VII

gëzon cilësi të veçanta, duke ia kaluar kompetencën lëndore Gjykatës së Lartë. Gjithashtu lehtësisht i parashikueshëm është edhe reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes, duke pasur parasysh këtu edhe trajtimin që ky institucion u ka bërë kërkesave të tjera me të njëjtin karakter. Megjithatë formalisht këto veprime duhen konsumuar, përpara se kërkuesit t’i drejtohen gjykatës për të vendosur përfundimisht para përgjegjësisë atë organ shtetëror që kishte për detyrë të garantonte jetën dhe shëndetin e banorëve të Gërdecit nga çdo pasojë e dëmshme për shkak të rrezikshmërisë së demontimit të municioneve luftarake të kalibrit të rëndë.


RES Publica e angazhuar në veprime ligjore në lidhje me thirrjet raciste në Greqi Gjatë një parade ushtarake që po zhvillohej në Athinë më 25 mars 2010, me rastin e revolucionit grek, Forcat Speciale të Rojeve Bregdetare thirrën me forcë një numër parullash raciste kundër turqve, “skopjaneve” (një term poshtërues ky i përdorur në Greqi për t'iu referuar maqedonasve) dhe shqiptarëve natyrisht. Në një nga parullat thuhej se "ose lind grek ose nuk mund të bëhesh kurrë, ndaj do derdhim gjakun tënd, o shqiptar derr”, ndërsa sipas një parrulle tjetër "Ata janë skopjanë, ata janë shqiptarë, me lëkurën e tyre do qep rrobat e mia”.

Helsinkit paraqiti një kallzim penal për kundërvajtjen penale në fjalë. Pas konsultimeve me Res Publica, kur është thirrur për të dëshmuar si dëshmitar,

zëdhënësi i Monitorit Grek të Helsinkit Panayote Dimitras, ka depozituar gjithashtu një kërkesë të nënshkruar nga Res Publica, nga avokat Andi Kananaj për t'iu bashkuar procedimit penal si një palë civile. Kërkesa të ngjashme

janë paraqitur në emër të anëtarëve të minoriteteve turke dhe maqedonase në Greqi. Kërkesa bën referencë të gjerë në legjislacionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar kundër diskriminimit dhe urrejtjes, si dhe në rastet përkatëse të ngjashme. Duhet të theksohet se gjykatat greke kanë pranuar një numër mjaft të kufizuar të çështjeve me këtë bazë ligjore, për faktin që anëtarët e ofenduar të grupimeve etnike nuk janë legjitimuar për të kërkuar dëmshpërblim. Më 26 mars 2011, Zyra e Prokurorit ka vendosur të angazhojë të gjithë të 39 të pandehurit drejtpërdrejt përpara Tribunalit Ushtarak Detar të Pireusit. Mbetet për t'u parë nëse gjykata do të lejojë paditësit civilë të ng renë pretendimet e tyre, apo do të përjashtojë pretendimet civile nga procesi penal.

Ministria e Punëve të Brendshme filloi menjëherë një hetim disiplinor në lidhje me incidentin dhe shefi i skuadrës ushtarake në paradë u pezullua nga detyra, ndërsa në të njëjtën kohë, organizata Monitori Grek i

Vjetërsia në punë është një titull, i cili nuk varet nga procedura e zgjidhjes së kontratës së punës Pas dhjetëra seancash dhe pas sjelljesh së shumë referencave nga praktikat ndërkombëtare dhe nga e drejta e krahasuar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier nuk arriti dot të guxonte të ndryshonte praktikën e gabuar që kishte ndjekur deri në ato momente në lidhje me trajtimin që ajo i ka bërë akordimit të shpërblimit për vjetërsinë në punë në rastet e pushimeve kolektive nga puna. Në seancat e fundit gjyqtarët që kanë treguar shenja bindjeje se praktika e deritanishme është e gabuar janë shprehur se nuk kanë kurajon e mjaftueshme që hedhin poshtë punën e tyre dhe të kolegëve deri më sot. Ata janë shprehur se janë në pritje të përcaktimit të një praktike të mirë nga gjykatat më të larta. Në këto kushte Res Publica ka detyrën të luftojë për

përmirësimin e kësaj praktike, në emër të rreth 1300 punonjësve të cilëve u është mohuar një e drejtë e rëndësishme si ajo e shpërblimit të vjetërsisë në punë. Res Publica është e bindur që kjo e drejtë duhet të njihet edhe në rastet e pushimeve kolektive nga puna. Sipas parashikimeve të neneve 145 dhe 152 të Kodit të Punës, cdo punonjës që ka punuar mbi 3 vjet pranë një punëdhënësi, ka të drejtë të marrë shpërblimin për vjetërsi në përfundimin e marrëdhënieve të punës. Kjo e drejtë përbën një titull, sepse është e drejtë pasurore. Ky titull nuk ka asnjë lidhje me dëmshpërblimet e përmendura në Kodin e Punës, sepse ato përbëjnë titull vetëm në rast se organi kompetent gjyqësor shprehet me vendim të

formës së prerë se janë kryer veprime të paligjshme që në bazë të një zinxhiri shkak-pasojë kanë sjellë një dëm pasuror ose jopasuror. Ndërsa titulli i shpërblimit të vjetërsisë në punë lind që në momentin që punëmarrësi ka plotësuar 3 vjet punë pranë punëdhënësit. Madje sipas parashikimeve të nenit 152 të Kodit të Punës, shpërblimi për vjetërsi jepet në çdo rast, pavarësisht nëse kontrata është zgjidhur nga punëmarrësi apo punëdhënësi. Titulli i shpërblimit të vjetërsisë në punë humbet vetëm nëse zgjidhja e kontratës së punës bëhet me efekt të menjëhershëm dhe për shkaqe të justifikuara. Kjo është e vetmja mënyrë sesi mund të humbë ky titull dhe kjo është shumë e logjikshme, pasi

VIII

zgjidhja e menjëherëshme e kontratës së punës konsiderohet si e justifikuar vetëm në rastet e thyerjes me faj të rëndë të kontratës së punës dhe disiplinës në punë sipas nenit 153 të Kodit të Punës. Sipas kësaj dispozite kuptojmë se legjislatori ka cmuar padenjësinë e punëmarrësit si shkak të vetëm për humbjen e titullit të shpërblimit të vjetërsisë në punë. Është njëlloj si rasti i trashëgimisë, ku një i titulluar si trashëgimtar humbet të drejtën për shkak të padenjësisë së ardhur si pasojë e sjelljes jo të denjë të trashëgimtarit ndaj trashëgimlënësit. Një interpretim i hollësishëm teleologjik, sistematik dhe historik, është vënë tashmë në dispozicion të Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila jep shpresë të mirë.

Profile for Dorian Matlija

ResPublicata No.3  

Reviste informative e pertremuajshme e qendres Res Publica

ResPublicata No.3  

Reviste informative e pertremuajshme e qendres Res Publica

Advertisement