Pandeshkueshmeria ne fushen e prokurimeve publike

Page 50

PANDËSHKUESHMËRIA NË PROKURIMET PUBLIKE - PRILL 2014 - TETOR 2014

7.2

Interpretimi i KPP për transparencën

Dispozitat e mësipërme janë interpretuar nga KPP, në disfavor të operatorëve ekonomikë, të cilët kanë kërkuar dhe do të kërkojnë informacion mbi procedurat e prokurimit. Sipas vendimit nr. 215/2014, KPP synon të pengojë qasjen në informacion, si një e drejtë që rrjedh nga sovraniteti i kërkuesit mbi një institucionin shtetëror. Sipas ligjit, një operator ekonomik mund të ankohet tek autoriteti kontraktor dhe në KPP, për shkelje të dispozitave të ligjit për prokurimin publik. Këto shkelje mund të ndodhin në dëm të operatorit ankues kur ai skualifikohet pa të drejtë, por edhe kur kualifikohen pa të drejtë konkurentët e tij, të cilët si rregull duhej të ishin skualifikuar. Në praktikën e mëparshme të KPP-së gjen shumë vendime, kur një operator ekonomik është ankuar për kualifikimin e padrejtë të operatorëve të tjerë ekonomikë. Pretendimi i këtyre operatorëve është ngritur në bazë të informacionit që ata kanë siguruar për dokumentacionin e dorëzuar nga ofertuesit konkurentë. Pa këtë informacion askush nuk do të ishte në gjendje të kuptonte se ka pasur një mangësi apo parregullsi konkrete në dokumentat e konkurentit të kualifikuar pa të drejtë. Që nga fillimet e veprimtarisë (2010) e deri në janar 2014, KPP-ja nuk është shprehur asnjëherë se informacioni është siguruar në kundërshtim me ligjin, apo se autoritetet kanë dhënë informacion në kundërshtim me ligjin. KPP-ja gjithmonë ka marrë për bazë informacionin dhe ka vendosur në favor të operatorëve që kishin paraqitur një ankim të drejtë. Gjatë vitit 2013 evidentohen 2 vendime të cilat krijojnë një tablo të qartë se si trajtohej transparenca përpara periudhës studimore në fjalë. Nga njëra anë përmendim vendimin nr. 852/2013 ku KPP është shprehur se mosvënia në dispozicionin e operatorit të dokumentacionit administrativo-ligjor të operatorëve ekonomikë të kualifikuar është shkelje e rëndë e autoritetit kontraktor. Nga ana tjetër përmendim vendimin nr. 581/2013 ku KPP është shprehur se operatori nuk ka dorëzuar shtojcën me listën e informacionit që ka dashur të mbetej konfidencial dhe për pasojë nuk jemi në kushtet kur informacioni ka rrjedhur pa të drejtë. Pak përpara nisjes së periudhës së studimit (Prill – Tetor 2014), në muajin Janar 2014 evidentohet një ndryshim i kësaj praktike me vendimin nr. 12/2014. Në këtë rast KPP është shprehur se të dhënat që dorëzojnë operatorët nuk janë të dhëna zyrtare dhe për pasojë autoritetet kontraktore nuk janë të detyruar të japin informacion. Të njëjtin përshkrim e shohim edhe gjatë periudhës së studimit, në rastin e vendimin nr. 215/2014 ku KPP shprehet njëlloj, duke konsoliduar praktikën e re të mosdhënies së informacionit. Për pasojë janë evidentuar raste të ankesave “të verbëra“, të cilat janë bërë në kushtet kur operatorët nuk kanë pasur mundësinë të informohen për kualifikimin e drejtë ose të padrejtë të konkurentëve të tyre. Shembuj të kësaj dukurie janë vendimet nr. 492/2014, 524/2014, 533/2014, etj

48

Një shembull i përdorimit të informacionit (megjithëse KPP pengon aksesin në të) është rasti i vendimit nr. 578/2014. Në këtë rast operatori ankimues e kishte marrë informacionin e plotë (në rrugë jozyrtare) dhe kishte evidentuar shkelje për të cilat kërkoi nga KPP skualifikimin e operatorëve konkurent. KPP pranoi ankesën. Fitues u shpall pikërisht operatori që u ankua në bazë të informacionit që siguroi. Oferta e tij ishte 38 milion lekë më e lartë se e konkurentit.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.