Legal leaks albanian

Page 38

3. A është vërtet e drejta për informim një e drejtë e njeriut? Po! E drejta për informim është e drejtë themelore dhe universale e njeriut. Ne nuk jemi të vetmit që e themi këtë: ekzistojnë një numër i madh vendimesh të gjykatave kombëtare dhe ndërkombëtare që dëshmojnë se aksesi në informacion është një e drejtë e njeriut. Në rajonin e OSBE-së 45 nga 56 vende pjesëmarrëse tashmë kanë ligje për aksesin në informacion (ato që nuk kanë janë: Andorra, Bjellorusia, Qipro, Vatikani, Kazakistani, Luksemburgu, Malta, Monako, San Marino, Spanja dhe Turkmenistani). Prej tyre 28 kanë kushtetuta që e njohin të drejtën për akses në dokumentet zyrtare ose në informacion dhe gjithsej 35 vende njohin “lirinë e shprehjes së informimit”. Shembuj të parimeve për akses në informacion në disa kushtetuta europiane mund të gjenden në Tabelën B.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 23 të saj, garanton të drejtën e aksesit të lirë në informacion. Bashkimi Europian ka një listë të rregullave për aksesin në dokumentet e BE-së dhe, pas miratimit të “Traktatit të Lisbonës”. Traktati për Funksionimin e Bashkimit Europian (në nenin 15) sanksionon të drejtën për akses në dokumentet e BE-së. Kjo e drejtë është përshkruar edhe me nenin 42 të Kartës Europiane për të Drejtat Themelore të Bashkimit Europian, si e drejta e aksesit në dokumentet zyrtarë.

Komiteti i të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në korrik 2011 konfirmoi se e drejta e lirisë së shprehjes, e mbrojtur me nenin 19 të Marrëveshjes Ndërkombëtare për të Drejta Qytetare dhe Politike, e përfshin edhe të drejtën për akses në informacion. Komiteti konfirmoi: “Neni 19, paragrafi 2, e përfshin të drejtën për akses në informacione që posedohen nga institucionet publike. Këto informacione përfshijnë procesverbale që posedohen nga institucionet publike, pa marrë parasysh formatin në të cilin është ruajtur informacioni, burimin e saj dhe datën e prodhimit.”

Për më shumë detaje shihni në www.access-info.org

38


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.