Efektiviteti i ndihmes juridike ne procesin penal ne shqiperi res publica mars 2016

Page 42

Efektiviteti i ndihmës juridike në procesin penal në Shqipëri

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Në raportin e saj të vitit 2006, OSBE vuri në dukje se, në bazë të anketimeve me avokatët dhe të paraburgosurit, duket se avokatët e caktuar kryesisht marrin një rol kryesisht pasiv gjatë procedimit penal. Është raportuar se në shumë raste, avokatët e caktuar kryesisht shoqërojnë prokurorin dhe rrinë të heshtur gjatë marrjes në pyetje, pas së cilës ai/ajo nuk e takon klientin e tij/saj përsëri. Avokatët e caktuar kryesisht konsultoheshin pak me klientët e tyre dhe thjesht shfaqeshin në seanca pa rënë dakord më parë me ta për strategjinë e mbrojtjes.68 Lidhur me mënyrën e caktimit të avokatëve kryesisht, avokatët e intervistuar vunë në dukje se gjyqtarët dhe prokurorët shpesh nuk respektojnë kuadrin ligjor përkatës dhe i bëjnë caktimet në bazë të preferencave të tyre. Në raste të tjera, është raportuar se avokati i caktuar kryesisht në fillim të çështjes, më vonë mund të zbulojë që është zëvendësuar nga një avokat tjetër pa dijeninë e tij. Sipas njërit prej të intervistuarve: “Ndonjëherë gjyqtari vendos të ndryshojë avokatin gjatë gjykimit Nëse gjyqtari nuk të njeh, nuk merr dot ndonjë çështje; lista e ofruar nga Dhoma e Avokatëve varet tërësisht nga miqësitë.”69 Avokatët që caktohet kryesisht raportojnë vonesa në marrjen e shpërblimit të tyre të ulët, duke vënë në dukje se shpesh nuk paguhen fare.70

68 69 70

40

aspx?symbolno=CAT/C/ALB/CO/2&Lang=En , paragrafi 13. Analiza e Sistemit të Drejtësisë Penale të Shqipërisë, Raport i Projektit për Gjykimin e Drejtë, OSBE 2006, i cili gjendet në anglisht në: http://www.osce.org/ albania/22211?download=true , faqe 72. Po aty, faqe 80. Po aty, faqe 83.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.