Revista "Fjala" - ISSUE 1

Page 3

Editorial Ç’është kjo “Fjala“! ?

Të nderuar miq! Revista mujore “Fjala” është kontribut i disa studentëve shqiptarë në Izmir të Turqisë. Është e depolitizuar dhe ka si qëllim kryesor bashkimin dhe bashkëpunim e studentëve mbarshqiptarë në të gjithë botën. Si fillim këtu në Izmir e më pas në gjithë Turqinë dhe më tej ne Europë, Amerikë e gjetkë. Duke marrë parasysh faktin që po studiojmë në drejtime të ndryshme menduam që secili të shkruajë diçka në lidhje ose jo me drejtimin që ka. Revista “Fjala” u jep fjalën të gjithëve (studentë, akademikë, shkrimtarë, profesorë etj.) të shprehin mendimet e tyre në lidhje me çështje të caktuara. Krahas gjuhës shqipe do të publikohen artikuj edhe në gjuhë të ndryshme si anglisht, greqisht, turqisht, serbisht, italisht, rusisht me qëllim prezantimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në sa më shumë gjuhë si dhe ndihmesë në thyerjen e tabuve të krijuara ndaj shqiptarëve nga popuj të ndryshëm. Revista Fjala mirëpret dhe publikon çfarëdolloj artikulli, kritikues, frymëzues, udhërrefyes, poetik, artistik, shkencor, kulturor, patriotik, qe përmbush këto kushte :

1- Të mos ketë pëmbajtje rraciste!

2- Të mos përmbaje fjalor sharës, ofendues apo përçares!

3- Të mos nxisi perçarje fetare në të gjitha trevat shqiptare!

Në çdo numër përveç shkrimeve, analizave e kritikave do të ketë edhe jetën dhe veprimtarinë e dy personaliteteve qe kanë sjellë të mira për njerezimin, njëri shqiptar/e ndërsa tjetri i huaj. Në çdo numër do të prezantohet për publikun një shtet në botë, me kuriozitetet dhe të fshehtat e tij, nga shkrimtarë të po atij shteti. Revista “fjala” nuk mban asnjë përgjegjësi për asnjë shkrim. Përgjegjësia e artikujve është e shkrimtareve pasi mendojmë se në këtë mënyrë parandalojmë çencurën e artikujve. Të dashur miq ju falenderojmë përzemërsisht në emër te redaksisë. “Fjala” jonë me ju gjëmon me shumë! Redaksia e revistes


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.