Page 1

STATUTI I PARTISË SOCIALISTE TË SHQIPËRISË Tiranë, 02.06. 2007


PASQYRA E LËNDËS HYRJE

PJESA E PARË - PARIMET DHE DOKUMENTET BAZË TË PSSH Kreu 1 - PARIM ET THEM ELORE Neni 1 Demokracia dhe disiplina e brendshme në parti Neni 2 Liria e mendimit në parti Neni 3 Kolegjialiteti, iniciativa personale dhe vetveprimi Neni 4 Transparenca Kreu 2 - DOKUMENTET BAZË, SIMBOLI Neni 5 Programi dhe Statuti i Partisë Neni 6 Simboli, stema, flamuri i Partisë

PJESA E DYTË - ANËTARËSIA NË PARTI Neni 7 Pranimi në parti Neni 8 Të drejtat e anëtarit të partisë Neni 9 Detyrat e anëtarit të partisë Neni 10 Ndërprerja e përkohshme dhe e përhershme e anëtarësisë Neni 11 Masat disiplinore Neni 12 Përkrahësi i PSSH

PJESA E TRETË - STRUKTURA ORGANIZATIVE E PARTISË Kreu 1 – STRUKTURAT E PARTISË NË NIVEL VENDOR Neni 13 Organizata Socialiste Neni 14 Detyrat kryesore të Organizatës Socialiste Neni 15 Asambleja Socialiste e bashkisë/komunës, përbërja, funksionimi Neni 16 Detyrat kryesore të AS të bashkisë/komunës Neni 17 Kryetari i Partisë i bashkisë/komunës Neni 18 Këshilli Socialist i rrethit Neni 19 Konferenca Socialiste e Qarkut Neni 20 Sekretari Rajonal Kreu 2 - ORGANET DREJTUESE QENDRORE Neni 21 Kongresi i Partisë Neni 22 Delegatët e Kongresit të PSSH Neni 23 Kompetencat e Kongresit të PSSH Neni 24 Asambleja Kombëtare e PSSH, përbërja Neni 25 Funksionimi i Asamblesë Kombëtare Neni 26 Detyrat e Asamblesë Kombëtare Neni 27 Kryesia e PSSH Neni 28 Kryetari i PSSH Neni 2 9 Sekretariati Ekzekutiv i PSSH Neni 30 Komisioni i Garancive Statutore i PSSH (KGS) Neni 31 Komisioni i Zgjedhjeve i Partisë (KZP) Neni 32 Fondacioni Q Stafa Neni 33 Bordi i Komunikimit dhe Dialogut qytetar Kreu 3 - PËRFAQËSUESIT E PARTISË NË KUVENDIN E SHQIPËRISË DHE NË PUSHTETIN VENDOR Neni 34 Përfaqësuesit e Partisë në pushtet Neni 35 Grupi Parlamentar Socialist (GPS) Neni 36 Grupet e Këshilltarëve Socialistë Kreu 4 - M JETET E INFORMIM IT PUBLIK Neni 37 Shtypi dhe mjetet e tjera të Partisë për informimin publik

2


Kreu 5 - VENDIMET, PËRZGJEDHJA E KANDIDATËVE, VOTËBESIM I, REFERENDUM ET Neni 38 Marrja dhe zbatimi i vendimit Neni 39 Zgjedhja ndërmjet individëve kandidatë Neni 40 Papajtueshmëria e dy mandateve dhe shmangia e konfliktit nepotik Neni 41 Votimi Neni 42 Votëbesimi Neni 43 Referendumet në parti

PJESA E KATËRT - MARRËDHËNIET E PARTISË ME ORGANIZATAT POLITIKE E SHOQËRORE Kreu 1 - M ARRËDHËNIET M E ORGANIZMAT POLITIKË BRENDA SAJ Neni 44 Forumi i Rinisë Socialiste të Shqipërisë (FRESSH) Neni 45 Forumi i Gruas Socialiste të Shqipërisë (FGSSH) Kreu 2 - M ARRËDHËNIET M E ORGANIZATAT E TJERA POLITIKE E SHOQËRORE Neni 46 Marrëdhëniet me sindikatat, shoqatat dhe partitë politike brenda vendit Neni 47 Marrëdhëniet me organizatat dhe partitë politike jashtë vendit

PJESA E PESTË - MJETET FINANCIARE E MATERIALE TË PARTISË Neni 48 Neni 49

Burimet financiare e materiale Përdorimi i burimeve financiare e materiale dhe kontrolli i tyre

3


H Y R J E PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË ( PSSH )

PSSH është organizatë politike e pavarur dhe e hapur që bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarë brënda e jashtë atdheut si dhe shtetas të huaj me banim në Shqipëri, të cilët shprehin vullnetin për të aderuar në rradhët e saj. PSSH është bartëse e vlerave më të mira kombëtare dhe e mendimit progresiv ndërkombëtar. PSSH është parti moderne e qendrës së majtë me drejtim europian, e cila në veprimtarinë e saj promovon doktrinën socialdemokrate bashkëkohore që mbështetet në parimet e lirisë, të drejtësisë sociale, barazisë së shanseve dhe solidaritetit; angazhohet për ndërtimin në Shqipëri të shtetit ligjor, demokratik dhe social; është e hapur dhe u drejtohet me aktivitetin e vet të gjitha kategorive sociale dhe çdo shtetasi që e konsiderojnë punën dhe krijimin element kryesor të zhvillimit të individit dhe të shoqërisë në tërësi. PSSH vepron në respekt të Kushtetutës, të ligjeve të shtetit të së drejtës dhe të formës parlamentare të qeverisjes për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar, rendit dhe drejtësisë. PSSH kontribuon në shprehjen e lirë të vullnetit politik të shtetasve, respektimin e parimeve të demokracisë, pluralizmin politik dhe ndarjes së pushteteve, sigurimin e raporteve të drejta ndërmjet individit, shoqërisë dhe shtetit. PSSH ndjek objektiva politikë në përputhje me Programin dhe Statutin e saj përmes të cilave synon : • Mbrojtjen dhe promovimin e vlerave e të interesave kombëtare, të parimeve të socialdemokracisë moderne dhe të konsolidimit të shtetit të së drejtës; • Mbështetjen dhe zhvillimin e pronës private si bazë e ekonomisë së tregut, shprehje e iniciativës së lirë të çdo individi, faktor kryesor për progresin ekonomik të vendit dhe të mirëqënies individuale; • Mbështetjen e modernizimit të ekonomisë kombëtare, krijimin e një administrate publike qendrore dhe vendore të efektshme në shërbim të qytetarëve dhe konkretizimin e rolit të shtetit si forcë ekuilibruese në shoqëri; • Përgatitjen dhe mbështetjen e programeve të cilat sigurojnë realizimin e reformës ekonomike dhe sociale, të barazisë sociale të shprehur përmes barazisë së shanseve për të gjithë shtetasit dhe promovimit e afirmimit të vlerave njerëzore; • Përgatitjen dhe mbështetjen e programeve të mbrojtjes sociale për kategoritë shoqërore të pambrojtura dhe promovimin e solidaritetit njerëzor; • Promovimin e zhvillimit të arsimit, shkencës, kulturës, sporteve dhe të lirisë e harmonisë së besimeve fetare e të traditave të tyre, si kushte për progresin e përgjithshëm të vendit dhe pasurimin e vlerave shpirtërore të individit dhe të shoqërisë; • Promovimin e programeve dhe të aktiviteteve që formojnë dhe afirmojnë vlerat dhe potencialet e të rinjve dhe të rejave; • Promovimin e programeve dhe aktiviteteve që afirmojnë vlerat e gruas dhe krijimin e shanseve të barabarta për përfaqësimin e tyre ; • Mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të individit, respektimin e të drejtave themelore të individëve që u përkasin pakicave kombëtare apo grupeve të ndryshme shoqërore larg çdo lloj ekstremizmi, racizmi apo diskriminimi; • Mbështetjen e strategjisë së integrimit të plotë e përfundimtar të Shqipërisë në strukturat euroatlantike; • Ndjekjen e një politike të jashtme që siguron zhvillim të marrëdhënieve të gjithanshme me të gjitha shtetet në shërbim të progresit të vendit dhe të çështjes kombëtare. PSSH është anëtare me të drejta të plota e Internacionales Socialiste( IS ). FRESSH dhe FGSSH si organizime në përbërje të PSSH, janë përkatësisht anëtarë të Internacionales së Rinisë Socialiste (IUSY) dhe të Internacionales Socialiste të Gruas.

4


PJESA E PARË PARIMET DHE DOKUMENTET BAZË TË PSSH Kreu 1

PARIME THEMELORE Neni 1 Demokracia dhe disiplina e brendshme në parti 1. Demokracia e brendshme në Parti është kusht politik, organizativ dhe moral i ekzistencës dhe i zhvillimit të saj. Personaliteti dhe dinjiteti i anëtarit të partisë është i pacënueshëm. 2. Organet drejtuese të Partisë përfaqësojnë dhe shërbejnë vullnetin e anëtarëve dhe përkrahësve të saj. 3. Anëtari i partisë shpreh vullnetin drejtpërdrejt ose me delegim. Delegatët zgjedhës në të gjitha nivelet e zgjedhjeve, si rregull, kanë mandat me kohëzgjatje të njëjtë me të zgjedhurit e tyre. 4. PSSH garanton shanse të barabarta në përfaqësim midis grave dhe burrave. 5. Disiplina në Parti bazohet në konvergjencën e mendimeve për alternativën e zhvillimit të individit e të shoqërisë dhe në njohjen e dobisë së bashkërendimit të veprimeve. 6. Organet drejtuese qëndrore tërheqin dhe parashtrojnë mendimin e organeve drejtuese vendore. Neni 2 Liria e mendimit në parti 1. Partia garanton dhe mbron për të gjithë anëtarët e saj lirinë e shprehjes së mendimeve, pikpamjeve dhe platformave që synojnë zbatimin dhe përmirësimin e Programit dhe të Statutit. 2. Liria e zgjedhjes dhe votimi i fshehtë janë individuale dhe të garantuara. 3. Të zgjedhurit në organet drejtuese të partisë detyrohen të tërheqin dhe të parashtrojnë mendimin e zgjedhësve të tyre, përfshirë dhe mendimin ndryshe. 4. Organet drejtuese të Partisë detyrohen të shqyrtojnë dhe t’i japin përgjigje anëtarit të partisë për çdo propozim ose ankesë që ai parashtron, brënda një muaji. Neni 3 Kolegjialiteti, iniciativa personale dhe vetveprimi 1. Drejtimi i Partisë në çdo pjesë të strukturës së saj është kolegjial. Organizatat socialiste dhe organet drejtuese në veprimtarinë e tyre zbatojnë parimin e kolegjialitetit. 2. Anëtarët dhe strukturat e Partisë vetveprojnë në bazë të Programit dhe të Statutit të Partisë. 3. Iniciativa personale e anëtarit të partisë duhet të jetë në përputhje me Programin dhe Statutin e PSSH. Përgjegjësinë për iniciativën personale në emër të Partisë e ka Kryetari ose çdo individ tjetër i mandatuar të përfaqësojë Partinë. 4. Anëtarët e partisë mund të marrin iniciativë për krijimin e organizatave socialiste. Vendimin për krijimin e tyre e merr AS e komunës/bashkisë. Neni 4 Transparenca 1. Veprimtaria e organeve drejtuese të Partisë është e hapur për anëtarët e saj. Dokumentet që pasqyrojnë këtë veprimtari dhe vendimet që merren u bëhen të njohura anëtarëve të partisë nëpërmjet strukturave organizative ose shtypit dhe mjeteve të tjera të Partisë për informimin publik. 2. Organet drejtuese raportojnë para anëtarëve të partisë. 3. Organet drejtuese qendrore raportojnë para organeve drejtuese vendore dhe anasjelltas. 4. Të zgjedhurit në organet drejtuese të Partisë kanë të drejtë të marrin pjesë në mbledhjet e strukturave të partisë dhe të shfrytëzojnë materialet e nevojshme dokumentare. 5. Mbledhjet e strukturave dhe të forumeve drejtuese të partisë pasqyrohen në mënyrë transparente për opinionin publik përmes medias.

Kreu 2 DOKU M ENTET BAZË, SIM BOLI Neni 5 Programi dhe Statuti i Partisë 1. Dokumentet bazë mbi të cilat organizohet dhe funksionon PSSH janë Programi dhe Statuti i saj. 2. Programi dhe Statuti sintetizojnë mendimin e përbashkët të anëtarëve dhe përkrahësve të PSSH. 5


3. Programi dhe Statuti janë dokumentet bazë për çdo anëtar dhe përkrahës të PSSH në marrëdhëniet e tij me Partinë dhe me përfaqësuesit e saj. 4. Programi dhe Statuti janë të hapur për çdo ndryshim. Neni 6 Simboli, stema, flamuri i Partisë 1. Simboli i PSSH paraqet një grusht të mbledhur, i cili mban një trëndafil të kuq. Simboli vendoset në vulën, në stemën dhe në flamurin e Partisë. 2. Stema e PSSH është në formë rrethi me ngjyrë të gjelbër, në qëndër vendoset simboli i partisë, poshtë të cilit shkruhet P S E (Partia e Socialistëve Europianë), ndërsa anash tij është shkruar me gërma kapitale të bardha “PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË 1991”. 3. Flamuri i PSSH është ngjyrë rozë me stemën e Partisë në mes. 4. PSSH ka himnin e saj. 5. Të drejtën e përdorimit të simboleve të Partisë e kanë vetëm institucionet përfaqësuese të Partisë në nivel qendror e vendor.

PJESA E DYTË ANËTARËSIA NË PARTI Neni 7 Pranimi në parti 1. Anëtar i PSSH mund të jetë çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë pa dallim kombësie, race, gjinie, gjendje ekonomike, shtrese shoqërore dhe bindje fetare, çdo shtetas shqiptar jashtë atdheut, atje ku PSSH ka të ngritura dhe funksionojnë strukturat e saj si dhe çdo shtetas i huaj me banim në Shqipëri, i cili: a. ka mbushur moshën 16 vjeç; b. pranon Programin dhe Statutin e Partisë. 2. Anëtarësia në PSSH është vullnetare. 3. Pranimi anëtar i PSSH bëhet individualisht dhe sipas kërkesës personale. Kandidati për anëtar partie plotëson me shkrim formularin e anëtarësimit në parti. Pajisja me formular dhe administrimi i tij pas plotësimit nga kandidati, bëhet nga drejtuesit e OS dhe të AS në bashki/komunë. 4. Data e dorëzimit të formularit të plotësuar nga kandidati në OS ose në AS të bashkisë/komunës është data e pranimit të tij në parti. Formulari i anëtarit të partisë administrohet nga kryetari i partisë i bashkisë/komunës. Anëtari i partisë brënda 15 ditëve regjistrohet njëkohësisht në listën e OS, rregjistrin e partisë të bashkisë/komunës, në dokumentacionin e partisë në rreth dhe rregjistrin Kombëtar të Partisë. Modalitetet për administrimin e formularëve dhe të regjistrit të anëtarësisë së partisë të komunës/bashkisë përcaktohen në rregulloren për dokumentacionin në PSSH. 5. Në proceset e votimit për zgjedhjet e kryetarit të partisë të bashkisë/komunës, të delegatëve të Kongresit, të Kryetarit të PSSH dhe në referendumet në parti, marrin pjesë anëtarët e partisë të regjistruar ne listat e anëtarësisë sipas rastit deri në datat 31 dhjetor të vitit paraardhës ose deri në 30 qershor të vitit në vazhdim. Neni 8 Të drejtat e anëtarit të partisë Anëtari i partisë ka të drejtë : 1. të marrë pjesë në veprimtaritë e Partisë; 2. të bëjë pjesë e të iniciojë krijimin e organizatave, shoqatave, fondacioneve e forumeve të tjera, veprimtaria e të cilave është në përputhje me ligjet e shtetit dhe nuk bie ndesh me Programin e PSSH; 3. të zgjedhë dhe të zgjidhet në organet drejtuese të Partisë;të njihet me veprimtarinë e tyre; 4. të propozojë dhe të propozohet kandidat përfaqësues i Partisë në organet e pushtetit legjislativ e ekzekutiv dhe të njihet me veprimtarinë e përfaqësuesve të Partisë në këto organe; 5. të jetë i pranishëm në organizatën e partisë kur diskutohen vërejtjet e propozimet që ai ka bërë dhe në mbledhjen e organit drejtues të partisë kur merret vendim lidhur me veprimtarinë e tij; 6. të ankohet në organet drejtuese të Partisë ose Komisionin e Garancive Statutore kur nuk është dakord me qëndrimin e mbajtur ndaj tij nga ana e strukturave të Partisë; 7. të mbrohet nga Partia kur ai sulmohet dhe persekutohet për bindjet e tij politike; 8. të largohet nga Partia me dëshirën e tij dhe pa detyrim për të dhënë shpjegime. 9. Anëtarët e PSSH janë të barabartë në raport me Partinë, pavarësisht nga funksionet që kanë brenda saj dhe gjendjes ekonomike e pozicionit shoqëror jashtë saj. 6


Neni 9 Detyrat e anëtarit të partisë Anëtari i PSSH është i detyruar: 1. të bëjë pjesë në një organizatë të PS, të paguajë rregullisht kuotizacionin e anëtarësisë; 2. të pranojë mendimin ndryshe dhe të shprehë lirisht mendimet e veta brenda strukturave e forumeve të Partisë; 3. të respektojë vendimin e shumicës, vendimet e organeve më të larta të Partisë dhe t’i zbatojë ato; 4. të respektojë disiplinën, normat shoqërore e të etikës në parti dhe të kontribuojë në forcimin e kohezionit të saj; 5. të punojë për rritjen e ndikimit të Partisë në komunitetin përkatës dhe shtimin e saj me anëtarë të rinj; 6. të mos bëjë pjesë në parti të tjera politike shqiptare, brenda ose jashtë Republikës së Shqipërisë; 7. të mos kandidojë si i pavarur ose për forcat e tjera politike dhe as të kontribuojë në favor të tyre në fushatat zgjedhore; 8. të mos marrë pjesë në manifestime që bien ndesh me qëndrimin politik të Partisë. Neni 10 Ndërprerja e përkohshme dhe e përhershme e anëtarësisë 1. Ndërprerja e përkohshme e anëtarësisë bëhet kur anëtari i partisë: a. punësohet në sektorë në të cilët pjesëmarrja në parti politike ndalohet me ligj; b. punësohet përkohësisht jashtë shtetit; Në secilin rast OS bën heqjen e përkohshme nga lista të anëtarit të partisë. Nëse kushtet ndryshojnë, OS me kërkesën e të interesuarit bën menjëherë përfshirjen e tij në listën e anëtarësisë. 2. Ndërprerja e përhershme e anëtarësisë bëhet kur anëtari i partisë: a. largohet me vullnetin dhe kërkesën e tij; b. dënohet me vendim të formës së prerë të organeve gjyqësore; c. ndërrron jetë; Në secilin rast anëtari i partisë çrregjistrohet nga lista dhe regjistart e anëtarësisë. Neni 11 M asat disiplinore 1. Ndaj anëtarit të PSSH që: • mungon pa arsye për më shumë se 6 muaj në mbledhjen e OS ose në forumin ku është zgjedhur; • nuk paguan kuotizacionin e anëtarësisë: për më shumë se 3 muaj për anëtarin e Asamblesë Socialiste dhe të Asamblesë Kombëtare të PSSH; për më shumë se 6 muaj për anëtarin e partisë; • shkel vendimet e forumeve, cënon rëndë normat shoqërore dhe etikën e sjelljes në raportet partiake; • kandidon si i pavarur apo për forcat e tjera politike ose kontribuon në favor të tyre në fushatat zgjedhore pa autorizim të forumeve përkatëse të partisë; • nuk merr pjesë në votime elektorale pa arsye të përligjura; • deklaron publikisht qëndrimin kundër kandidatit përfaqësues të partisë. merren këto masa disiplinore: a- vërejtje; b- heqje e të drejtës së votimit në proceset zgjedhore në parti deri në 1 vit; cshkarkim nga organet e zgjedhura partiake; d- heqje e mbështetjes politike për mandatin e marrë; e- çrregjistrim nga Partia. 2. Vendimin për masë disiplinore ndaj anëtarit të partisë që ka kryer shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni e merr: a. OS përkatëse, b. AS e bashkisë/komunës, c. Organet e partisë në nivel qarku c. Kryesia e PSSH. 3. Shkarkimin nga detyra dhe çrregjistrimin nga partia të anëtarit të Asamblesë Socialiste (AS) e bën organi përkatës ku është i zgjedhur dhe Kryesia e PSSH. Shkarkimin nga detyra dhe çrregjistrimin nga partia të anëtarit të AK të PSSH e bën organi ku është i zgjedhur. 7


4. Procedura për masë disiplinore mund të iniciohet nga anëtari i partisë, OS dhe forumet vendore e qendrore të partisë. Kërkesa për fillimin e procedurës disiplinore ndaj anëtarit të partisë që ka kryer shkelje paraqitet me shkrim. 5. Shqyrtimi i kërkesës fillon jo më vonë se 15 ditë nga marrja në dorëzim e saj. Vendimi disiplinor bëhet i njohur për anëtarin e partisë ndaj të cilit është marrë masë. 6. Heqja e masës disiplinore është e drejtë e organit që e ka dhënë. Ajo bëhet me kërkesë të anëtarit të partisë pas një afati kohor prej të paktën 6 muaj. 7. Ripranimi në parti mund të bëhet vetëm pas përmbushjes së një afati kohor prej të paktën 1 vit nga data e marrjes së vendimit të çrregjistrimit. Neni 12 Përkrahësi i PSSH 1. Përkrahës i PSSH dhe i organizatave të FRESSH dhe FGSSH që veprojnë brënda saj është çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë që pranon dhe mbështet programin dhe veprimtarinë politike të PSSH. Përkrahës i PSSH mund të jetë edhe çdo shtetas i huaj me banim në Shqipëri. 2. Përkrahësi i PSSH ka të drejtë: a. të marrë pjesë në veprimtaritë e partisë të bashkisë/komunës; b. të bëjë propozime e sugjerime me shkrim e me gojë në strukturat e forumet drejtuese të partisë; c. të marrë pjesë në debatet për probleme të ndryshme në parti. 3. Përkrahësi i partisë pajiset me kartën “Përkrahës i PSSH”. Kartën e përkrahësit të PSSH e jep kryetari i partisë i bashkisë/komunës, sipas kërkesës së të interesuarit dhe rekomandimit të OS, të FRES dhe të FGS.

PJESA E TRETË STRUKTURA ORGANIZATIVE E PARTISË Kreu 1 STRU KTU RAT E PARTISË NË NIVEL VENDOR Neni 13 Organizata Socialiste 1. Organizata Socialiste është njësia bazë organizative e PSSH. 2. Organizata Socialiste formohet: a. nga jo më pak se 5 anëtarë partie në fshat dhe jo më pak se 10 anëtarë partie në qytet. b. në rastet kur nuk plotësohet numri i nevojshëm i anëtarëve të partisë për krijimin e organizatës socialiste, ngrihet grupi i anëtarëve të PS. 3. Organizata Socialiste ngrihet: a. sipas vendbanimit në bazë fshati, lagjeje ose grupi banesash në qytet me synim jo më pak se një OS për një qendër votimi; b. sipas moshës, gjinisë, tematikës dhe profesioneve; c. mbi bazë të kriterit të përbërjes me 20% anëtare shoqe në OS në fshat dhe me 30% anëtare shoqe në OS në qytet; d. mbi bazën e respektimit të parimit të shmagjes së konfliktit të interesave; 4. Organizata Socialiste mblidhet me kërkesën e kryetarit të OS, të 1/3 së anëtarëve të saj, ose të kryetarit të PS të bashkisë/komunës përkatëse; 5. Organizata Socialiste i zhvillon zgjedhjet një herë në vit. 6. Drejtimin e veprimtarisë së OS e bën kryetarin dhe në mungesë të tij sekretari; Grupi i anëtarëve të PS zgjedh një sekretar. Neni 14 Detyrat kryesore të Organizatës Socialiste 1. Punon për zbatimin e politikës së PSSH dhe zgjeron ndikimin e saj në komunitetin ku vepron; 2. Siguron informacion për çështje të rëndësishme sociale e politike dhe ua përcjell strukturave drejtuese të partisë; 3. Harton listën e përkrahësve të partisë në territorin e QV që mbulon, mban e zhvillon lidhjet me ta. Përkrahësit e PS marrin pjesë si të ftuar në mbledhjet e hapura dhe në veprimtaritë e tjera politike të partisë. 4. Punon për shtimin e rradhëve të partisë; 8


5. Mbron interesat e anëtarëve, përkrahësve e çdo individi ose grupimi shoqëror, kur e vlerëson të drejtë; 6. Respekton mendimin e çdo individi brenda dhe jashtë rradhëve të OS, në marrëdhëniet me të; 7. Mban qëndrim dhe jep masa disiplinore ndaj çdo anëtari të saj që kryen shkelje të parashikuara në nenin 11, pika 1 të Statutit. 8. Përgatit, organizon dhe menaxhon fushatën zgjedhore në territorin e qendrës së votimit që mbulon; 9. Propozon përfaqësuesit në organet e qeverisjes vendore. 10. Zgjedh kryetarin dhe sekretarin (sekretarët). 11. Propozon nga anëtarësia e partisë e bashkisë/komunës kandidat për kryetar të partisë të bashkisë/komunës dhe kandidat për delegat të Kongresit të PSSH; 12. Siguron pjesmarjen e anëtarëve të partisë në proceset zgjedhore sipas parimit një anëtar një vote. Neni 15 Asambleja Socialiste e bashkisë/komunës, përbërja, funksionimi 1. Asambleja Socialiste e bashkisë/komunës është organi më i lartë vendimarrës i Partisë në bashki/komunë. 2. AS e bashkisë/komunës përbëhet nga: • kryetari i partisë i bashkisë/komunës; • kryetarët e OS; • kryetari i bashkisë/komunës përfaqësues i PS, anëtar i partisë; • grupi i këshilltarëve socialistë në Këshillin e bashkisë/komunës; • delegatet e Kongresit të PSSH të bashkisë/komunës; • kryetarja e FGS dhe kryetari i FRES të bashkisë/komunës. • Përfaqësueset shoqe përbëjnë 30% të anëtarëve të AS të bashkive dhe 20 % të anëtarëve të AS të komunave 3. AS e bashkisë/komunës përtërihet automatikisht çdo vit. 4. AS mblidhet një herë në 2 muaj nga kryetari i partisë. Mund të thirret edhe me kërkesë të 1/3 së anëtarëve të saj ose të organeve më të larta vendore e qendrore të partisë; 5. AS e bashkisë/komunës zgjedh sekretarin(sekretarët). 6. AS drejtohen nga Kryetari i PS i bashkisë/komunës. 7. Modalitetet dhe procedurat lidhur me numrin, përbërjen dhe funksionimin e AS të bashkive/komunave dhe për bashkinë Tiranë përcaktohen me udhëzim të veçantë të Kryesisë së PSSH. Neni 16 Detyrat kryesore të AS të bashkisë/komunës 1. Punon dhe përgjigjet për zbatimin e Programit dhe të Statutit të PSSH, të vendimeve të organeve më të larta vendore e qendrore të Partisë, 2. drejton veprimtarinë e organizatave socialiste në bashki/komunë, udhëzon, ndihmon dhe kontrollon veprimtarinë e tyre organizative dhe mban lidhjet me organet drejtuese të partisë në nivel rrethi e qarku; 3. merr masat organizative e teknike sipas kërkesave të Kodit të Zgjedhjeve në PSSH për procesin e zgjedhjeve sipas parimit një anëtar një votë dhe menaxhon mbarëvajtjen e procesit. 4. bashkërendon punën me grupin e këshilltarëve socialistë të bashkisë/komunës; 5. miraton fondet e partisë brënda bashkisë/komunës, administron dhe kontrollon mbledhjen e kuotave, arkën, pasuritë e tjera materiale të partisë dhe zbatimin e rregullave për përdorimin e tyre; 6. organizon e drejton punën e partisë në bashki/komunë për përgatitjen e menaxhimin e fushatës së zgjedhjeve dhe përgjigjet për rezultatin e saj; 7. vendos për listën e kandidaturave për këshilltarë të bashkisë/komunës; 8. administron dhe shqyrton kandidaturat për kryetar të bashkisë/komunës të ardhura nga OS dhe propozon kandidatët për kryetar të njësisë vendore përkatëse; 9. organizon dhe miraton ngritjen e strukturës organizative të Partisë të bashkisë/komunës; 10. vendos për krijimin e ndarjen e organizatave të partisë; 11. vendos për shpërndarjen e organizatave socialiste që varen prej tij kur vëren se ka shkelje të Statutit ose veprojnë në kundërshtim me programin e partisë; 12. cakton financierin dhe komisionin e revizorëve. Neni 17 9


Kryetari i partisë i bashkisë/komunës 1. Kryetari i partisë i bashkisë/komunës zgjidhet sipas parimit një anëtar një votë nga anëtarësia e partisë e njësisë vendore përkatëse. Ai duhet të ketë vendbanim ligjor dhe të bëjë jetën e partisë prej jo më pak se 6 muaj brënda territorit të bashkisë/komunës; 2. është drejtuesi kryesor i partisë në bashki/komunë dhe përgjigjet për aktivitetin organizativ, politik dhe elektoral të strukturave të partisë në njësinë vendore përkatëse; 3. ndjek dhe drejton aktivitetin e përditshëm të strukturave të partisë të njësisë vendore; 4. mban lidhjet me organet më të larta vendore e qendrore të partisë; 5. përgatit dhe drejton mbledhjen e AS të bashkisë/komunës; 6. sugjeron pranë organizatës socialiste zëvendësimin e drejtuesve të saj për arsye të dobësive të theksuara në punë ose arsye të tjera të argumentuara; 7. ndjek punën me pranimet e reja në OS; 8. bashkëpunon me forcat e tjera politike e shoqërore në bashki/komunë në shërbim të interesave të komunitetit; 9. raporton për veprimtarinë e tij në organizatat e partisë, në AS të bashkisë/komunës dhe në organet drejtuese të partisë në nivel rrethi dhe qarku. 10. cakton komisionerët e partisë në proceset elektorale dhe merr masa për kualfikimin e tyre; 11. propozon kandidaturat për anëtarë të KZPB/K, të cilat i dërgon për miratim në KZPRR; 12. drejton organizimin e fushatës së zgjedhjeve në bashki/komunë e përgjigjet për rezultatin zgjedhor; 13. përgjigjet për dokumentacionin e veprimtarisë së strukturave të partisë të bashkisë/komunës dhe hartimin e regjistrit përkatës; • Përgatit mbledhjen dhe materialet për shqyrtim e vendimmarrje në AS. • krijimin dhe administrimin e rregjistrit të strukturave, të anëtarësisë së partisë, të anëtarësimeve të reja, të burimeve njerëzore, të komisionerëve dhe të përkrahësve të Partisë të bashkisë/komunës; • përgjigjet për administrimin dhe ruajtjen e materialeve dokumentare të OS dhe të AS , kontrollon administrimin e dokumentacionit të OS; 14. Mandati i kryetarit të partisë të bashkisë/komunës është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur: • jep dorëheqjen, • shkarkohet për dobësi të theksuara në punë e shkelje të rënda të Statutit • ose nuk fiton në mocionin e votbesimit të zhvilluar për të. Në rast se rezultati i zgjedhjeve të përgjithëshme e vendore është humbës ose më i ulët se në zgjedhjet paraardhëse kryetari i partisë i bashkisë/komunës dorëhiqet automatikisht. 15. 1/3 e anëtarëve të partisë dhe 3/5 e anëtarëve të AS të bashkisë/komunës kanë të drejtë të kërkojnë mocion mosbesimi për kryetarin e Partisë të bashkisë/komunës. 16. Në mungesë të kryetarit të partisë të bashkisë/komunës, detyrat e tij i merr sekretari; Neni 18 Këshilli Socialist i rrethit 1. Këshilli Socialist i rrethit përbëhet nga kryetarët e partisë të bashkive/komunave. 2. Këshilli Socialist i rrethit ka këto detyra kryesore: • bashkërendon veprimtarinë politike e organizative të AS të bashkive/komunave në përbërje të rrethit dhe mban lidhjet me organet më të larta vendore e qendrore të partisë; • organizon e drejton aktive e veprimtari të tjera politike-elektorale në shkallë rrethi; • organizon e drejton punën e partisë në njësitë vendore të rrethit për përgatitjen e menaxhimin e fushatës së zgjedhjeve dhe përgjigjet për rezultatin e tyre; • administron listat e komisionerëve elektoralë të partisë të njësive vendore dhe merr masat për kualifikimin e tyre; • administron dhe përgjigjet për dokumentacionin e partisë në shkallë rrethi, regjistrin e strukturave, regjistrin e anëtarësisë së partisë sipas OS, AS të bashkive/komunave, regjistrin e burimeve njerëzore etj. 3. Këshilli Socialist i rrethit drejtohet nga Sekretari Socialist i rrethit. 4. Këshilli Socialist i rrethit propozon kandidaturat për Sekretarin Socialist të rrethit. Kandidaturat për postin e Sekretarit Socialist të rrethit nuk mund të jenë kryetarë të partisë të njësive vendore të rrethit. Kryesia e PSSH miraton kandidaturat për Sekretar. Zgjedhja e Sekretarit bëhet me votim të fshehtë nga Këshilli Socialist i rrethit. 5. Këshilli Socialist i rrethit mblidhet si rregull një herë në muaj nën drejtimin e Sekretarit . 6. Sekretari Socialist i rrethit ushtron këto detyra: 10


• asiston dhe përgjigjet për bazueshmërinë statutore të vendimeve që marrin AS të bashkive/komunave; • përfaqëson partinë në rreth në marrëdhëniet me degët e partive të tjera aleate, me organizatat e pavarura, sindikatat, shoqërinë civile dhe median lokale; • koordinon lidhjet dhe raporton për veprimtarinë e tij në organet më të larta vendore e qendrore të partisë. • Propozon kandidaturat për anëtarë të KZPRR, të cilat i paraqet për miratim në KZP. Neni 19 Konferenca Socialiste e Qarkut 1. Konferenca Socialiste e Qarkut, është forumi më i lartë i Partisë në nivel qarku. 2. Konferenca Socialiste e Qarkut përbëhet nga: • deputetët socialistë të zonave elektorale të qarkut; • kryetarët e partisë të bashkive/komunave të qarkut; • kryetarët e komunave dhe të bashkive, anëtarë të partisë; • delegatët e Kongresit në nivel qarku; • këshilltarët socialistë të qarkut, anëtarë partie; 3. Konferenca Socialiste e qarkut mblidhet jo më rrallë se një herë në vit me kërkesë të Kryesisë së PSSH ose 1/3 së anëtarëve të saj. Konferenca zgjedh presidiumin dhe drejtuesin e saj. 4. Konferenca Socialiste e Qarkut ka këto detyra kryesore: • diskuton për çështje që lidhen me programin politik e statutor të PSSH, për zbatimin e programeve qeverisëse në nivel qarku si dhe për programe e tematika që lidhen me zhvillimin rajonal; • miraton Komisionet e përhershme dhe Bordin e Komunikimit dhe Dialogut qytetar të qarkut. • diskuton dhe miraton programe për çështje që lidhen me organizimin dhe veprimtarinë elektorale të partisë në njësitë vendore të qarkut; • miraton rezoluta dhe vendime që lidhen me veprimtarinë politike të partisë në qark dhe për orientimin e politikave rajonale të zhvillimit; • diskuton për veprimtarinë e strukturave dhe të forumeve të partisë, të përfaqësuesve të zgjedhur në qeverisjen vendore dhe të strukturave të tjera politike e elektorale në nivel qarku; • diskuton e miraton dokumenta që propozohen nga Komisionet e Përhershme dhe Bordi i Komunikimit dhe Dialogut qytetar, të cilët raportojnë para saj si rregull një herë në vit. Neni 20 Sekretari Rajonal 1. Sekretari Rajonal është funksionari përgjegjës për koordinimin dhe ndjekjen e veprimtarisë së strukturave të partisë në nivel qarku. 2. Numri, detyrat dhe funksionimi i Sekretarëve Rajonalë përcaktohen me udhëzim të veçantë të AK të PSSH.

Kreu 2 ORGAN ET DREJTUESE QENDRORE Neni 21 Kongresi i PSSH 1. Kongresi i Partisë është organi më i lartë vendimmarrës i Partisë. 2. Kongresi zgjedhor mblidhet një herë në 4 vjet kur përfundon mandatin e tij. Ai mund të mblidhet jashtë rradhe me kërkesë të AK të PSSH, me kërkesë të jo më pak se 1/3 e delegatëve të Kongresit ose 1/3 e anëtarëve të Partisë. 3. Kongresi i Jashtëzakonshëm thirret me vendim të Asamblesë Kombëtare të PSSH jo më vonë se 2 muaj nga data e marrjes së vendimit. 4. Kongresi i Partisë, përveç atij zgjedhor, si rregull mblidhet 1 herë në vit. Mbledhja e Kongresit dhe rendi i ditës lajmërohen 45 ditë më parë. 5. Para hapjes së punimeve të Kongresit mblidhet Përfaqësia. Përfaqësia zgjedh me votim të fshehtë Kryetarin e saj. Në mbledhjen e Përfaqësisë merr pjesë Sekretari Organizativ i PSSH. Neni 22 Delegatët e Kongresit të PSSH 1. Delegatët e Kongresit zgjidhen nga anëtarësia e Partisë e bashkive/komunave sipas parimit një anëtar një votë dhe normës së përfaqësimit të miratuar nga AK e PSSH. 11


2. Kryetari i PSSH, anëtarët e partisë që kanë patur mandat të Kryetarit të Partisë, të Presidentit të Republikës, të Kryeministrit, të Kryetarit të Kuvendit, deputetët socialistë anëtarë partie, anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PSSH, që nuk përfshihen në kategoritë e mësipërme, kryetari i KGS dhe KZP, kryetarët e PS të bashkive/komunave, kryetarët e bashkive, komunave dhe qarqeve anëtarë partie, kryetari i FRESSH, kryetarja e FGSSH janë drejtpërdrejt delegatë të Kongresit të Partisë. 3. Të drejtën e përfaqësimit me delegatë në Kongres e gëzojnë edhe strukturat e partisë jashtë atdheut si dhe sindikatat dhe shoqatat me afërsi programore me partinë sipas një norme përfaqësimi dhe kritereve të miratuara nga Asambleja Kombëtare e PSSH. 4. Mandati i delegatit të Kongresit është 4 vjet. Mandati i delegatit ndërpritet para kohe kur jep dorëheqjen, çrregjistrohet ose largohet nga partia. 5. Mandati i filluar si delegat kongresi, për anëtarët e AK dhe deputetët, vazhdon deri në Kongresin zgjedhor të rradhës; 6. Anëtarët e KGS, të KZP, kryefinancieri, kryetari i KQR përfshihen në listat e votimit për zgjedhjen e delegatëve. Në rast se nuk zgjidhen delegatë, marrin pjesë në Kongres si të ftuar. 7. Në Kongresin e Partisë marrin pjesë si të ftuar deputetët, prefektët, kryetarët e këshillave të qarqeve, kryetarët e bashkive e të komunave, kryetarët e këshillave të bashkive e komunave përfaqësues të partisë socialiste jo anëtarë partie. Neni 23 Kompetencat e Kongresit të PSSH 1. Kongresi i Partisë analizon veprimtarinë e saj gjatë periudhës ndërmjet dy kongreseve dhe përcakton objektivat kryesore për të ardhmen. 2. Kongresi miraton Programin dhe Statutin e Partisë dhe bën ndryshime e përmirësime në to. 3. Përfaqësia e Kongresit administron kandidaturat për Kryetar të PSSH, shoqëruar me kërkesat për kandidim dhe platformat për drejtimin e partisë të paraqitura prej tyre. Kandidatët për Kryetar të PSSH duhet të kenë të paktën një mandat përfaqësimi politik si të zgjedhur në AK të PSSH. 4. Kandidatët për Kryetar të PSSH paraqesin në Kongres platformat e tyre. 5. Kongresi vendos datën e zhvillimit të votimit nga anëtarësia e partisë në shkallë vendi pë zgjedhjen e Kryetarit të PSSH sipas parimit një anëtar një votë, jo më vonë se dy muaj nga data e zhvillimit të Kongresit. 6. Përfaqësia i paraqet Kongresit për miratim listën e harmonizuar të kandidaturave kombëtare e rajonale për anëtarë të AK dhe listën me kandidaturat për KGS. Kongresi zgjedh me votim të fshehtë dhe kandidatura alternative Asamblenë Kombëtare të PSSH dhe Komisionin e Garancive Statutore (KGS). Delegatët e Kongresit mund të propozojnë kandidatura shtesë në listën e kandidaturave. Kandidaturat shtesë përfshihen në listat përkatëse nëse miratohen nga 50% plus një e delegatëve të Kongresit. 7. Delegatët e qarkut votojnë listën me kandidaturat rajonale për anëtarë të AK të qarkut përkatës sipas një norme përfaqësimi si dhe listën me kandidaturat kombëtare. Votimi për kandidaturat shoqe bëhet me listë të veçantë. Shoqet përbëjnë jo më pak se 50 përqind të listës së kandidaturave për anëtarë të AK të PSSH. Neni 24 Asambleja Kombëtare e PSSH, përbërja 1. Kongresi përcakton numrin e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PSSH. 2. Kryetari i PSSH, anëtarët e partisë që kanë patur mandat të Kryetarit të Partisë, të Presidentit të Republikës, të Kryeministrit, të Kryetarit të Kuvendit, deputetët anëtarë partie si dhe Kryetari i FRESSH, Kryetarja e FGSSH, janë drejtpërdrejt anëtarë të AK të PSSH. Numri i anëtarëve që hyjnë drejtpërdrejt nuk duhet të përbëjë mbi 40 përqind të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PSSH. 3. Anëtarët që hyjnë drejtpërdrejt në përbërje të Asamblesë Kombëtare nuk përfshihen në listat e votimit për t’u zgjedhur në Kongres. Neni 25 Funksionimi i Asamblesë Kombëtare 1. Asambleja Kombëtare i zhvillon punimet e funksionon në bazë të Rregullores, e cila miratohet prej saj. 2. Asambleja Kombëtare mblidhet jo më rrallë se një herë në 3 muaj. Mbledhja e AK thirret me kërkesë të Kryesisë, të Kryetarit të PSSH, ose të jo më pak se 1/3 së anëtarëve të saj. 3. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare kanë të drejtë të marrin pjesë deputetët socialistë jo anëtarë partie, Kryetari i KGS, Kryetari i KZP, Kryefinancieri, Kryetari i KQR. 12


4. Asambleja Kombëtare me propozim të Kryetarit të Partisë zgjedh Kryetarin e saj. Kryetari i AK drejton mbledhjen, ndjek zbatimin e vendimeve dhe koordinon veprimtarinë e AK dhe të komisioneve të përhershme pranë saj. 5. Selia e Asamblesë Kombëtare të PSSH është në Tiranë. Neni 26 Detyrat e Asamblesë Kombëtare të PSSH Asambleja Kombëtare e PSSH, midis dy Kongreseve të Partisë: 1. organizon gjithë punën dhe veprimtarinë e PSSH ; 2. mandaton drejtpërdrejt Kryetarin e Partisë si përfaqësues të PSSH për Kryeministër. Në rastin kur Kryetari i PSSH tërhiqet vullnetarisht nga funksioni i Kryeministrit, Asambleja Kombëtare miraton në këtë detyrë një përfaqësues tjetër që plotëson kriteret përkatëse me kandidatë alternativë dhe votim të fshehtë. 3. Kur vendi i Kryetarit të Partisë mbetet vakant, Asambleja Kombëtare mblidhet brënda 15 ditëve dhe thërret brënda 30 ditëve Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë për administrimin e kandidaturave dhe caktimin e datës së votimit për zgjedhjen nga anëtarësia të Kryetarit të ri të Partisë, e cila nuk duhet të jetë më vonë se një muaj nga data e zhvillimit të Kongresit. 4. Asambleja Kombëtare e PSSH zgjedh Kryesinë e PSSH. Numri i anëtarëve të Kryesisë miratohet nga AK me propozim të Kryetarit të Partisë. Kryetari i PSSH paraqet listën e plotë me kandidatura për anëtarë të Kryesisë së PSSH. AK e PSSH ka të drejtën e propozimit të kandidaturave shtesë deri në 1/3 e listës së paraqitur. Çdo kandidaturë shtesë mbi listën e propozuar për anëtar të Kryesisë së PSSH duhet të ketë mbështetjen e 10% të anëtarëve të AK. 5. Asambleja Kombëtare e PSSH me propozim të Kryetarit të Partisë miraton numrin dhe strukturën e Sekretariatit. Kryetari i Partisë i paraqet AK për miratim kandidaturat për Sekretarë të PSSH për secilin post. AK mund të kërkojë votimin me kandidatura alternative për funksione të veçanta. Çdo kandidaturë alternative për poste të veçanta për sekretar të PSSH duhet të ketë mbështetjen e 20% të anëtarëve të AK. Kandidatët për Sekretarë të PSSH duhet të kenë të paktën një mandat si anëtarë të AK të PSSH. 6. organizon e drejton institucionet qendrore të Partisë; 7. vendos për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme e të zgjedhjeve vendore në Parti. Rregullat dhe procedurat e zgjedhjeve në strukturat e partisë, procedurat e votimit, ngritja dhe funksionimi i organizmave për përgatitjen dhe administrimin e zgjedhjeve përcaktohen në Kodin e Zgjedhjeve në PSSH që miratohet prej saj. 8. Zgjedh Komisionin e Zgjedhjeve të Partisë( KZP). Kandidaturat për anëtarë të KZP propozohen nga Kryesia e PSSH. 9. vendos për struktura organizative koordinuese në bazë territori në përputhje me funksionet elektorale; 10. krijon komisione të përhershme dhe të përkohshme pune me anëtarë të partisë e përkrahës të saj për të studiuar e zgjidhur probleme teorike, politike e organizative. Komisionet e përhershme raportojnë para saj për punën e tyre, si rregull një herë në vit; 11. miraton programin elektoral të Partisë; 12. miraton aleancat me forcat e tjera politike që kanë afërsi programore në zgjedhjet e përgjithshme dhe për qeverisjen vendore; 13. Procedurat e votimit të forumeve drejtuese që zgjedh AK përcaktohen me vendim të veçantë të saj. 14. Asambleja Kombëtare e PSSH përgatit e miraton rregullore, udhëzime, kritere dhe norma për: a. praktikën e organizimit, formimin, përbërjen, drejtimin dhe funksionimin e strukturave drejtuese të partisë në bashki/komunë, rreth,qark dhe në nivel qendror; b. hartimin dhe administrimin e dokumentacionit të veprimtarive të partisë dhe të rregjistrit të strukturave të saj; c. krijimin dhe administrimin e buxhetit financiar, të mjediseve dhe mjeteve logjistike për ushtrimin e veprimtarisë së këtyre organeve. Neni 27 Kryesia e PSSH Kryesia e PSSH mblidhet jo më rrallë se një herë në muaj dhe ka këto kompetenca kryesore: 1. zbaton vendimet e organeve drejtuese qendrore ; 2. përpunon qëndrimet politike korrente dhe organizon e drejton veprimtarinë e përgjithshme të Partisë; 3. propozon një nga anëtarët e saj në funksionin e Kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist. 4. propozon kandidatët për kryetar e nën/kryetar të Kuvendit, për kryetar të komisioneve dhe të delegacioneve të përhershme të Kuvendit të Shqipërisë dhe ia paraqet për votim GPS; 13


5. ndihmon dhe kontrollon organet drejtuese të Partisë të bashkive/komunave, për zbatimin e vendimeve të organeve qendrore të Partisë; 6. kur e vlerëson të nevojshme mbledh Aktivin Kombëtar të PSSH; 7. pezullon vendime të Asamblesë Socialiste të komunës/ bashkisë, kur ato bien ndesh me Statutin dhe Programin e Partisë, vendos rishqyrtimin prej tyre të vendimeve të marra. Nëse forumet vendore të Partisë vendosin ndryshe, Kryesia e PSSH merr vendimet përkatëse; 8. vendos për organigramën dhe strukturën e aparatit politik dhe administrativ të Asamblesë Kombëtare, të institucioneve të tjera qendrore të Partisë dhe të Asambleve Socialiste vendore; 9. nxjerr udhëzime në përputhje me Statutin e Partisë në zbatim të vendimeve që merren në Kongres dhe në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PSSH. 10. miraton kandidaturat për kryetar të partisë të bashkisë/komunës. 11. Kryesia e PSSH mund të propozojë kandidaturë shtesë për kryetar të partisë të bashkisë/komunës; 12. i rekomandon Asamblesë Socialiste zëvëndësimin e kryetarit ose të drejtuesve të tjerë të Partisë për dobësi të theksuara në punë ose për arsye të tjera të argumentuara. Në rastet kur Asambleja Socialiste e bashkisë/komunës vendos ndryshe, Kryesia e PSSH e shtron problemin për shqyrtim e votim në AK të PSSH. Vendimi për shkarkim merret me shumicë të thjeshtë të votave të anëtarëve të AK të pranishëm. 13. miraton kandidaturat për deputetë dhe drejtuesit kryesorë të organeve vendore; 14. miraton krijimin e organizatave të PSSH jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në rastet kur e lejon ligji i vendit përkatës dhe mban lidhje direkte me to; 15. emëron Kryefinancierin dhe Komisionin Qendror të Revizorëve; 16. miraton e kontrollon shpërndarjen e mjeteve materiale e financiare të partisë. 17. analizon veprimtarinë e organeve të shtypit dhe të mjeteve të tjera për informimin publik të Partisë dhe merr masat përkatëse në zbatim të nenit 38 të Statutit; 18. përpunon politikën e përmirësimit të strukturave drejtuese të partisë dhe aftësimin e të zgjedhurve në to; 19. miraton programet e reformave në fusha të caktuara në zbatim të përparësive politikoqeverisëse të PSSH. Neni 28 Kryetari i PSSH 1. Kryetari i PSSH ka këto kompetenca kryesore: a. është drejtuesi më i lartë politik i partisë; b. është përgjegjës kryesor për drejtimin dhe bashkërendimin e veprimtarisë së përditshme të Partisë në zbatim të Programit, të linjës politike të miratuar nga Kongresi dhe forumet drejtuese të Partisë, të Statutit dhe të Rregulloreve të ndryshme; c. përfaqëson PSSH në marrëdhëniet me partitë e tjera, me organizatat, shoqatat dhe institucionet brënda e jashtë vendit; d. propozon në Kryesi masa të veçanta në zbatim të Programit dhe Statutit të Partisë; e. thërret dhe drejton mbledhjen e Kryesisë; f. drejton e bashkërendon punën e Sekretariatit Ekzekutiv të Partisë; g. ka të drejtën e kërkesës për rishqyrtim të vendimeve të Kryesisë së PSSH në Asamblenë Kombëtare, kur e gjykon të nevojshme. Kërkesa miratohet në Asamblenë Kombëtare me shumicë të thjeshtë të votave të pjesëmarrësve në votim; 2. Mandati i Kryetarit të Partisë është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur: a. jep dorëheqjen; b. partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme legjislative; c. humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të me kërkesën e 1/3 së anëtarëve të partisë. Mocioni administrohet nga Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë (KZP). Neni 29 Sekretariati Ekzekutiv i PSSH 1. Detyrat dhe kompetencat e Sekretarëve të PSSH përcaktohen me rregullore të veçantë të miratuar nga AK e PSSH. 2. Në mbështetje të punës së sekretarëve pranë Sekretariatit Ekzekutiv krijohet funksioni i nënsekretarëve me status jo funksionarë, përzgjedhja e të cilëve bëhet nga Kryesia e PSSH. AK e PSSH miraton numrin, kriteret, mënyrën e funksionimit dhe detyrat që mbulojnë nënsekretarët. Neni 30 Komisioni i Garancive Statutore (KGS) 14


1. Komisioni i Garancive Statutore (KGS) është strukturë përgjegjëse, i cili vendos për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin dhe interpretimin e Statutit të PSSH, të vendimeve dhe rregulloreve të forumeve qëndrore të Partisë. 2. KGS përbëhet nga 9 anëtarë. Anëtarët e partisë kandidatë për t’u zgjedhur në KGS në momentin e zgjedhjes duhet të kenë të paktën 3 vjet anëtarësi në parti. Anëtarët e KGS nuk mund të jenë dhe anëtarë të forumeve të tjera qendrore të partisë. 3. Mandati i Komisionit të Garancive Statutore zgjat 4 vjet. 4. KGS vihet në lëvizje mbi bazën e ankesave dhe kërkesave të anëtarëve, strukturave e forumeve të partisë. Mbledhja e KGS është e vlefshme kur në të marrin pjesë 2/3 e anëtarëve të tij. Vendimet e KGS merren me votim të hapur, me shumicë të thjeshtë votash dhe janë të detyrueshme për t’u zbatuar. 4. KGS nuk mund të shqyrtojë e të gjykojë vendimet e Kongresit dhe të AK të PSSH. 6. Rregullat e ngritjes dhe të funksionimit të KGS përcaktohen me rregullore të veçantë që miratohet nga Asambleja Kombëtare e PSSH.. Neni 31 Komisioni i Zgjedhjeve i Partisë (KZP) 1. Komisioni i Zgjedhjeve i Partisë (KZP) është struktura qëndrore përgjegjëse për përgatitjen, organizimin dhe mbikqyrjen e zgjedhjeve sipas parimit një anëtar një votë. 2. Në nivel rrethi, ngrihet Komisioni i Zgjedhjeve i Partisë i rrethit (KZPRR). Për çdo bashki e komunë ngrihet KZPB e KZPK, ndërsa kur njësia vendore ka më shumë se një vendvotim, ngrihet Komisioni i Vendvotimit (KVV). 3. KZP përbëhet nga 7 anëtarë, KZPRR, KZPB e KZPK përbëhen nga 5 anëtarë, kurse KVV përbëhen nga 3 anëtarë. 4. Mandati i anëtarit të KZP është 4 vjet. 5. Funksionimi dhe kompetencat e KZP dhe të komisioneve zgjedhore vendore përcaktohen në Kodin e Zgjedhjeve në PSSH. Neni 32 Fondacioni “ Q. Stafa” 1. Pranë PSSH ngrihet e funksionon Fondacioni “ Q Stafa”. 2. Mënyra e ndërtimit, funksionimit dhe objekti i punës i Fondacionit përcaktohet me rregullore të veçantë të miratuar nga Kryesia e PSSH. Neni 33 Bordi i Komunikimit dhe Dialogut qytetar 1. Pranë AK të PSSH krijohet Bordi i Komunikimit dhe Dialogut qytetar. Borde të Komunikimit dhe Dialogut qytetar krijohen edhe në nivel qarku. 2. Mënyra e ndërtimit, funksionimit dhe objekti i punës së Bordit të Komunikimit dhe Dialogut qytetar përcaktohen me udhëzim të veçantë të Kryesisë së PSSH.

Kreu 3 PËRFAQËSU ESIT E PARTISË NË KUVENDIN E SHQIPËRISË DHE NË PUSHTETIN VENDOR Neni 34 Përfaqësuesit e partisë në pushtet 1. PSSH e zhvillon politikën e saj në organet e pushtetit shtetëror nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur në këto organe. 2. Organizatat dhe organet drejtuese të Partisë bëjnë vlerësim për veprimtarinë e përfaqësuesve të PSSH në organet e pushtetit shtetëror, kur konsiderohet e nevojshme. 3. Shoqet përbëjnë jo më pak se 30% të kandidaturave të listës shumemrore për deputetë e për anëtarë të këshillave të bashkive dhe jo më pak se 20% të kandidaturave të listës për anëtarë të këshillave të komunave. 15


4. Parimet, kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për përfaqësimin politik të partisë në organet e pushtetit legjislativ e të qeverisjes vendore dhe marrëdhëniet e përfaqësimit të PSSH në organet qëndrore të pushtetit legjislativ e ekzekutiv përcaktohen me vendim të posaçëm të AK të PSSH, rast pas rasti. Neni 35 Grupi Parlamentar Socialist 1. Deputetët e PSSH të zgjedhur në Kuvend përbëjnë Grupin Parlamentar Socialist (GPS). GPS është strukturë politike e Partisë. 2. GPS diskuton paraprakisht për çështjet që do të shqyrtohen, përcakton taktikën e tij dhe shfaq e mbron në Kuvend qëndrimin e Partisë Socialiste në zbatim të Programit të saj. 3. Shkallën e autonomisë së anëtarëve të vet për votimin në seancën parlamentare, grupi e vendos paraprakisht, sipas rëndësisë dhe natyrës së projektligjit që shqyrtohet. Vendimi politik i marrë me shumicën e votave në mbledhjen e GPS është i detyrueshëm për zbatim prej tyre. 4. Në rastet e mospjesëmarrjes, votimit kundër dhe abstenimit ndaj vendimit politik për çështje të tilla si: a. miratimi i ligjeve kushtetuese që kërkojnë shumicë të cilësuar; b. miratimi i buxhetit të shtetit; c. votbesimet për qeverinë, përbërjen dhe programet që ajo paraqet ç. zgjedhja e personaliteteve të larta shtetërore; d. çështje të tjera me rëndësi të veçantë që vlerësohen si të tilla nga GPS; deputeti çrregjistrohet menjëherë nga GPS. 5. Për rastet e pikës “d” deputeti mund të kërkojë, por jo më parë se një vit, revokimin e masës në Kryesinë e GPS, e cila është e detyruar ta shqyrtojë dhe të marrë vendimin përkatës. Vendimi i Kryesisë së GPS miratohet në Kryesinë e PSSH. 6. Marrëdhëniet midis GPS dhe PSSH përcaktohen me rregullore të veçantë që miratohet nga Asambleja Kombëtare e PSSH. Deputeti socialist përmbush të gjitha detyrimet dhe kërkesat e rregullores së GPS. Neni 36 Grupet e Këshilltarëve Socialistë 1. Këshilltarët e PSSH të zgjedhur në komuna, bashki e qarqe përbëjnë grupin përkatës të këshilltarëve socialistë. 2. Grupi i këshilltarëve diskuton paraprakisht për çështjet që do të shqyrtohen në këshillin përkatës dhe përcakton qëndrimin e tij në zbatim të Programit të Partisë dhe sipas veçorive të zonës. Grupi zbaton vendimin e marrë me shumicë votash. 3. Në rastet e mospjesëmarrjes, votimit kundër dhe abstenimit ndaj vendimit politik për çështje të tilla si: a. miratimi i vendimeve që kërkojnë shumicë të cilësuar; b. miratimi i buxhetit të njësisë administrative; c. zgjedhja e drejtuesve të këshillit të komunës, bashkisë, qarkut; d. çështje të tjera me rëndësi të veçantë që vlerësohen si të tilla nga grupi i këshilltarëve socialistë; anëtari i këshillit çrrregjistrohet menjëherë nga grupi i këshilltarëve socialistë.

Kreu 4 M JETET E INFORM IM IT PUBLIK Neni 37 Shtypi dhe mjetet e tjera të Partisë për informimin publik Organet e shtypit dhe mjetet e tjera për informim publik të PSSH e bazojnë veprimtarinë e tyre në normat e Statutit dhe në Programin e Partisë, duke ruajtur autonominë që siguron lirinë e informacionit dhe shprehjen e lirë të mendimeve.

16


Kreu 5 VENDIM ET, PËRZGJEDH JA E KANDIDATËVE, VOTËBESIM I, REFEREN DUM ET Neni 38 M arrja dhe zbatimi i vendimit 1. Vendimi merret me votim ose me konsensus. 2. Vendimi merret pas debatit dhe këmbimit të lirë të mendimeve. Vendimi i miratuar me shumicë votash është i detyrueshëm për të gjithë pjesëtarët e organit që e merr dhe për ata të cilëve u referohet ai. Pakica që ka votuar kundër, ka të drejtë të shfaqë pikëpamjet e saj në mbledhje ose në shtypin e Partisë si dhe të kërkojë rishqyrtimin e problemeve të diskutueshme në organin drejtues të përbashkët. 3.Vendimin për arsye të përligjura e anulon vetëm struktura organizative e partisë që e ka marrë ose KGS. 4. Vendimi i OS anulohet nga organet drejtuese vendore , kur çmohet se është në kundërshtim me Programin dhe Statutin e Partisë. Organet drejtuese vendore detyrohen që, në rast mospajtimi me vendimin e organizatës socialiste, të argumentojnë pranë saj domosdoshmërinë e ndryshimit të tij. 5. Vendimi i organeve drejtuese vendore zbatohet nga organizatat socialiste. Ai kundërshtohet dhe nuk zbatohet nga ana e tyre kur çmohet se është në kundërshtim me Programin dhe Statutin e Partisë. Kundërshtimi duhet të argumentohet pranë organit drejtues vendor që e ka marrë atë vendim ose pranë KGS të PSSH. Deri në sqarimin e çështjes, zbatimi i vendimit pezullohet. 6. Vendimi i organeve drejtuese qendrore zbatohet nga organizatat socialiste dhe organet drejtuese vendore. Në rast mospajtimi me të, organet vendore të partisë kanë të drejtën e ankimimit pranë organit qendror vendimmarrës të partisë. 7. Sistemi i vendimmarrjes i përcaktuar nëpërmjet këtij Statuti dhe Rregulloreve të miratuara nga forumet drejtuese të Partisë është detyrimisht i zbatueshëm për të gjitha nivelet e strukturave të Partisë. Neni 39 Zgjedhja ndërmjet individëve kandidatë 1. Zgjedhja ndërmjet individëve kandidatë bëhet me vullnet të lirë dhe në mënyrë të fshehtë. 2. Anëtari i partisë, personalisht ose në cilësinë e delegatit, ka të drejtë të propozojë kandidatë ose të kërkojë heqjen e kandidatëve të paraqitur. 3. Kandidatët për anëtarë forumesh drejtuese të Partisë për të gjitha nivelet i paraqiten me të dhëna të plota individuale për veprimtarinë konkrete profesionale e partiake mbledhjes që do të zgjedhë ndërmjet tyre. 4. Vlerësimi për çdo kandidat dhe vendimi për zgjedhjen ose moszgjedhjen e tij janë e drejtë ekzkluzive e pacënueshme e zgjedhësit. Kandidatëve u krijohen mundësi të barabarta për t’u shprehur e paraqitur në mjedisin përkatës. Anëtari i partisë ka të drejtë të mos pranojë kandidaturën e vet. 5. Vendet vakant në forumet drejtuese vendore e qendrore të partisë, në KGS e KZP plotësohen me anëtarë të rinj sipas renditjes së votave të marra në listat e votuara për ta . Neni 40 Papajtueshm ëria e dy mandateve dhe shmangia e konfliktit të interesave 1. Në procesin e propozimeve dhe zgjedhjeve për drejtues të forumeve të Partisë si dhe për individë të zgjedhur ose të emëruar si përfaqësues të PSSH në organet e pushtetit si rregull ndiqet parimi i mosmbajtjes së dy mandateve njëkohësisht nga i njëjti person. 2. Në procesin zgjedhor të drejtimit, të përfaqësimit dhe të vendimmarrjes së partisë në të gjitha nivelet zbatohet parimi i shmangjes së konfliktit të interesave dhe të konfliktit nepotik. 3. Modalitetet për shmagjen e konfliktit të interesave e të konfliktit nepotik në drejtim e përfaqësim dhe papajtueshmërinë e dy mandateve përcaktohen me rregullore të veçantë që miratohet nga Asambleja Kombëtare e PSSH.. Neni 41 Votimi 1. Votimi është vetiak. E drejta e votës nuk mund të delegohet. 2. Votimi për zgjedhjen midis kandidatëve për anëtarë forumesh drejtuese të partisë është i fshehtë dhe presupozon: a. të paktën më shumë se një kandidat mbi numrin e vendeve; 17


b. kushte materiale që sigurojnë fshehtësi për votim individual; c. komision të posaçëm të përbërë nga anëtarë të partisë që nuk janë punonjës të aparateve të partisë e as me funksione drejtuese mbi ato që ka shumica e pjesëmarrësve në mbledhjen zgjedhëse; d. përsëritje të zgjedhjeve për çdo shkelje të konstatuar në çast ose më vonë; e. ruajtjen e përhershme të procesverbaleve të zgjedhjeve; f. ruajtjen e fletëve të votimit për një afat kohor prej 6 muaj. 3. Zgjedhjet konsiderohen të vlefshme kur në to marrin pjesë jo më pak se 50 përqind plus një të anëtarëve të mbledhjes zgjedhore. 4. I zgjedhur konsiderohet kandidati që ka marrë më shumë vota, por jo më pak se 50 përqind plus një të votave të vlefshme. Zgjedhja e kandidatëve në listat shumëemrore që paraqiten për votim në forumet vendore e qendrore të partisë bëhet me shumicë të thjeshtë të votave. Neni 42 Votëbesimi 1. Të zgjedhurit në të gjitha nivelet e forumeve drejtuese të partisë i nënshtrohen votëbesimit të zgjedhësve të tyre. Të drejtën e iniciativës për mocion mosbesimi e ka përkatësisht 1/3 e anëtarëve të partisë, 1/3 e anëtarëve të OS, Asamblesë Socialiste të bashkisë/komunës, Asamblesë Kombëtare dhe Kongresit të Partisë. 2. Mocioni i mosbesimit ndaj drejtuesve të partisë në nivel vendor iniciohet në rastet kur: a. me vendim të KGS provohet se në veprimtarinë e tyre ka shkelje të rënda të Statutit të Partisë; b. dëmton rëndë me veprime e qëndrime imazhin e partisë; 3. Kërkesa për votëbesim në OS dhe në Asamblenë Socialiste të bashkisë/komunës shqyrtohet dhe bëhet ekzekutive brënda 15 ditëve; në Asamblenë Kombëtare të PSSH në mbledhjen e rradhës, ndërsa në Kongres brënda 2 muajve nga dita e paraqitjes së saj me shkrim. Për shqyrtimin dhe marrjen e vendimit për votëbesim respektohen procedurat sipas të cilave është bërë edhe zgjedhja. I votbesuar quhet ai ose ajo që merr më shumë se 50% plus një të votave të vlefshme të anëtarëve të pranishëm në mbledhje. 4. Dy muaj para zgjedhjeve vendore ose zgjedhjeve të përgjithëshme dhe 3 muaj para Kongresit nuk paraqiten mocione mosbesimi dhe nuk zhvillohen votëbesime. 5. Modalitetet për paraqitjen e mocioneve të mosbesimit dhe për votëbesim përcaktohen me rregullore të veçantë që miratohet nga Asambleja Kombëtare e PSSH. Neni 43 Referendumet në Parti 1. Për probleme që prekin parimet themelore programore dhe statutore të PSSH zhvillohet referendum në parti. 2. Referendumi zhvillohet me iniciativë të Asamblesë Kombëtare, vendim të Kongresit të PSSH dhe me kërkesën e 1/3 të anëtarësisë së partisë. 3. Modalitetet për zhvillimin e referendumit përcaktohen në Kodin e Zgjedhjeve në PSSH.

PJESA E KATËRT MARRËDHËNIET E PARTISË ME ORGANIZATAT POLITIKE E SHOQËRORE Kreu 1 M ARRËDHËN IET M E ORGANIZM AT POLITIKË BRENDA SAJ Neni 44 Forumi i Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë (FRESSH) 1. FRESSH është organizëm politik brënda strukturave të PSSH, i cili bashkon të rinj e të reja anëtarë dhe përkrahës të PSSH të moshës nga 15- 29 vjeç. 2. Programi dhe veprimtaria e FRESSH përputhen në përmbajtje me Programin, Statutin dhe veprimtarinë e PSSH në tërësi. 3. FRESSH ka përfaqësuesit e propozuar prej tij në të gjitha organet drejtuese vendore e qendrore të PSSH në përputhje me vendin që zë anëtarësia e tij në efektivin e Partisë në nivel vendor dhe në tërësi. 4. AS bashkisë/komunës miraton kandidaturat për kryetar të Forumit Rinor Eurosocialist të bashkisë/komunës sipas propozimeve të ardhura nga OS të njësisë vendore përkatëse. 5. Kryesia e PSSH miraton kandidaturat për kryetar të FRESSH sipas propozimeve të ardhura nga forumet drejtuese të FRESSH. 18


Neni 45 Forumi i Gruas Socialiste të Shqipërisë (FGSSH) 1. Forumi i Gruas Socialiste të Shqipërisë është organizim brënda strukturave të PSSH që bashkon vajzat dhe gratë anëtare dhe përkrahëse të PSSH. 2. Programi dhe veprimtaria e FGSSH mbështetet në Programin, Statutin dhe veprimtarinë e PSSH. 3. FGSSH ka objektiv kryesor realizimin e shanseve të barabarta për gruan në të gjithë fushat e veprimtarisë, në veçanti në sigurimin e raporteve të barabarta në përfaqësimin politik midis grave dhe burrave. 4. Kandidaturat për kryetare të FGS të bashkisë/komunës miratohen nga AS përkatëse sipas propozimeve të ardhura nga OS të njësive vendore. 5. Kandidaturat për Kryetare të FGSSH miratohen nga Kryesia e PSSH sipas propozimeve të ardhura nga forumet drejtuese të FGSSH.

Kreu 2 M ARRËDHËN IET M E ORGANIZATAT E TJERA POLITIKE E SHOQËRORE Neni 46 Marrëdhëniet me sindikatat, shoqatat dhe partitë politike brenda vendit 1. PSSH mbështet e bashkëpunon me sindikatat, me shoqatat dhe me çdo organizim tjetër të ligjshëm që kanë afërsi programore me të. 2. PSSH zbaton politikën e konsultimit, bashkëpunimit, aleancave e të koalicionit me forcat e tjera politike në Republikën e Shqipërisë që punojnë për ruajtjen e lirisë e pavarësisë së Atdheut, për demokraci, drejtësi shoqërore e përparim mbi bazën e respektimit reciprok të pikëpamjeve dhe debatit konstruktiv. Neni 47 M arrëdhëniet me organizatat dhe partitë politike jashtë vendit 1. PSSH zhvillon lidhje bashkëpunimi me partitë dhe organizatat e tjera politike e shoqërore shqiptare jashtë kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë në bazë të respektit të ndërsjelltë, të mosndërhyrjes në punët e brëndshme dhe në interes të çështjes kombëtare e të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve kudo që ndodhen. 2. PSSH mban dhe zhvillon lidhje reciproke me Partitë e Internacionales Socialiste, me Partinë e Socialistëve Europianë, me partitë dhe forcat politike progresiste në botë.

PJESA E PESTË MJETET FINANCIARE E MATERIALE TË PARTISË Neni 48 Burimet financiare e materiale 1. Të ardhurat financiare të Partisë dhe të organizatave të saj përbëhen nga kuotat e anëtarësisë, nga buxheti i shtetit (sipas ligjit për partitë politike), nga ndihmat e anëtarëve dhe përkrahësve të partisë si dhe nga të ardhurat e tjera, në përputhje me ligjet e shtetit. 2. Kuota mujore ose vjetore për anëtarët e Partisë përcaktohet në fillim të çdo viti me vendim përkatës të Asamblesë Kombëtare të PSSH. Neni 49 Përdorimi i burimeve financiare e materiale dhe kontrolli i tyreNNeni NNeni 44 1. Rezultatet financiare dhe buxheti vjetor i Partisë, në shkallë vendi, shqyrtohen e miratohen në Kryesinë e PSSH. 2. Për drejtimin dhe koordinimin e veprimtarisë financiare të Partisë si dhe kontrollin mbi administrimin e tyre në të gjitha nivelet e strukturave të Partisë funksionojnë financierët e Partisë dhe Komisionet e Revizorëve të emëruar sipas kritereve të përcaktuar në këtë Statut. 3. Veprimtaria ekonomike e financiare e Partisë shtrohet për shqyrtim jo më rrallë se një herë në vit në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PSSH dhe më shumë se një herë në vit në mbledhjet e Kryesisë së tij. 4. Strukturat organizative të Partisë detyrohen t’i përmbahen planit ekonomik e financiar. 19


5. Rezultatet financiare dhe buxheti vjetor i partisë në shkallë bashkie/komune shqyrtohen në AS të bashkisë/komunës. AS e bashkisë/komunës ka iniciativë në përdorimin e buxhetit të saj në zbatim të planit financiar për zgjidhjen e problemeve administrative dhe në gjetjen e burimeve të ligjshme të të ardhurave. 6. Përdorimi i burimeve të paligjshme për financimin e veprimtarisë së partisë ose në emër të saj dhe përdorimi për qëllime personale i burimeve materiale e financiare të Partisë është i papajtueshëm me normat morale dhe organizative të PSSH. Sipas shkallës së përgjegjësisë për shkeljen e kësaj disipline, ndaj anëtarit të partisë merren këto masa: a. zhdëmtim i arkës së partisë; b. çrregjistrim nga partia; c. denoncim pranë organeve të drejtësisë. 7. Masat jepen përkatësisht nga AS e bashkisë/komunës dhe Kryesia e PSSH. 8. Detyrat e Kryefinancierit, të financierëve dhe të Komisionit të Revizorëve në qendër e në nivel vendor përcaktohen me rregullore të veçantë që miratohet nga Asambleja Kombëtare e PSSH.

M iratuar në Kongresin e PSSH, datë 2 Qershor 2007

20

Statusi  

Statuti i partis socialeste Shqiptare

Advertisement