Issuu on Google+

FRITZ RADOVANI

KURRË ...


MOS HARRONI !


FRITZ RADOVANI 6 SHKURT 1967 “REVOLUCIONI” IDEOLOGJIK DHE KULTUROR “…MEQENËSE KATOLIÇIZMI SHQIPTAR DHE NË VEÇANSI KLERI ISHIN PËNGESA MË E MADHE PËR TRIUMFIN E KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI, QEVERIA NUK DO TË KURSENTE ASNJË PËRPJEKJE PËR T’I SHPARTALLUAR ATA” Enver Hoxha, Selected Works, Vëllimi I-rë, fq. 438, Tiranë 1974.


MBAS VITIT 1967… VETEM NGA KLERI KATOLIK SHQIPTAR…

Imzot ERNESTO M. ÇOBA (1913 – 1980) ■ Arrestohet në vitin 1976 dhe vdes në spitalin e burgut të Tiranës në vitin 1980.

Don ZEF BICI (1919 – 1968) ■ Arrestohet në vitin 1967 dhe pushkatohet në vitin 1968.

Don MARK DUSHI (1920 – 1968) ■ Arrestohet në vitin 1967 dhe pushkatohet në vitin 1968.

Don MARIN SHKURTI (1933 – 1969) ■ Arrestohet në vitin 1968 dhe pushkatohet në vitin 1969.


Don SHTJEFEN KURTI (1898 – 1971) ■ Arrestohet në vitin 1971 dhe pushkatohet në vitin 1971.

Don MIKEL BELTOJA (1935 – 1974) ■ Arrestohet në vitin 1973 dhe pushkatohet në vitin 1974.

Don PREKË NIKÇI (1921 – 1974) ■ Mbytet në guroren e Krujës...në vitin 1974.

Don MARK HASI (1920 – 1981) ■ Arrestohet në vitet 1946 e 1967, ban 20 vjetë burg, vdes në kampin e Ballshit 1981.


Don LAZER JUBANI (1925 – 1982) ■ Ka ba 10 vjet burg. Në vitin 1982 helmatiset nga një agjent i sigurimit të shtetit.

Don LEC SAHATÇIJA (1906 – 1986) ■ Arrestohet në vitin 1976 dhe mbas 10 vjetësh në burgun e Tiranës, vdes nё 1986.

Don LAZER SHELDIJA (1928 – 1988) ■ Në vitin 1988, mbytet nga dy terrorist të sigurimit shqiptar në Bronx,New York.

Don PJETER GRUDA (1922 – 1989) ■Arrestohet në 1946 e 1968, mbas 20 vjetësh vdes në kampin e Sarandës në 1989.


■ Janë arrestue, torturue, dënue, janë internue dhe ridënue deri në zhdukjen e plotë nder kampet e shfarosjes së Republikës Socialiste të Shqipnisë, këta Klerit Katolik Shqiptar, të perfshimë në këte Genocid të ashtuquejtun “Revolucion Ideologjik e Kultural”, vetem mbas vitit 1967: 1. At Pjeter Mëshkalla, 25 vjetë burg. 2. Don Mikel Koliqi, 38 vjetë burg dhe interrnim. 3. Don Nikollë Mazrreku, 37 vjetë burg e interrnim. 4. At Zef Pllumbi, 28 vjetë burg e interrnim. 5. Don Simon Jubani, 26 vjetë burg. 6. At Gegë Lumaj, 20 vjetë burg. 7. At Gjergj Vata, ban mbi 10 vjetë burg…ashtu si pasusit… 8. Don Frano Illija. 9. Don Ndoc Sahatçija. 10. Don Nikollë Troshani. 11. Don Zef Simoni. 12. Don Kolec Toni. 13. Don Ndré Krroqi. 14. At Anton Luli. 15. Don Ndoc Ndoja. 16. Don Gjergj Simoni. 17. Don Marjan Arta. 18. Fratel Gasper Jubani. 19. At Ferdinand Pali. 20.At Aleks Baqli. 21. At Leon Kabashi. 22.Don Martin Trushi. 23.Don Nikollë Pergjini interrnohet. ■ Mbas mbylljes perfundimtare të Kishave, Klerikëve tё dëbuen nga qelat e Tyne, ju plaçkiten veprat letrare dhe artistike, ashtu si Kishave ku Ata kanë sherbye. Iu ndalue me ligj çdo aktivitet fetar. Kanë jetue nder punë të vështira dhe me një perndjekje të vazhdueshme nga shteti. ■ Mbas vitit 1967, janë prishë e janë tretë të gjithë Eshtnat e Vorrezave të Kishave të Shqipnisë, tue fillue nga Katedralia qind e sa vjeçare. ■ Mbas vitit 1967 në Shqipni, nuk ka mbetë asnjë Kishë Katolike. ■ As ky terror e shfarosje...nuk quhet Genocid !?..


25 Prill 1993...

Papa Gjon Pali II- Pershndetë Popullin Shqiptar... ■Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit... ■Drama e Juaj, Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Evropian dhe asht e domosdoshme që Evropa mos t’ Ju harrojë. Dhe në fakt ky duhët të jetë pikësynimi sot, me këthye shpejt fletën tue mos harrue atë që ka ekzistue, për me shikue përpara. Pikëpamje kjo, që në një prizem vështrimi asht e drejtë e madje, e domosdoshme, por me një kusht që me mbetë gjithmonë në kujtesën tonë ajo që ngjau në të kaluemen. Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm për mos me u rikthye tek të njajtat gabime të përlotuna dhe asht shtegu ma i mirë për një proçes pajtimi të vërtetë... ■Një demokraci pa vlera, - kam shkrue në Enciklikën Centesimus Annus - mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon historia... ■Në emnin tand Popull Shqiptar, po i drejtohëm këtu Komunitetëve Ndërkombëtare që ta këthejnë vëmendjen e tyne vepruese ndaj kërkesave të zhvillimit tand të përgjithёshëm. Vetëm kështu mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vëllavrasëse të ulta e të pakuptim... Melbourne, Mars 2012.


6 Shkurt 1967