Page 1

GJËNDJA DHE PËRHAPJA E RRËQEBULLIT TË BALLKANIT

Përhapja prehistorike e rrëqebullit në Europë

Përhapja e rrëqebullit të Ballkanit në fund të shekullit XIX dhe në gjysmën e parë të shekullit XX

Përhapja e rrëqebullit rreth vitit 1800

Gjetjet e vjetra paleontologjike tregojnë që prania e rrëqebullit njihet që nga fillimi i Pleistocenit dhe Holocenit (2‘000‘000 vjet më parë). Mbetje rrëqebujsh janë gjetur në shpellën Parska Golobina, në luginën e lumit Pivka, në Slloveni dhe në grykën „Crvena Stijena“ në afërsi të Nikshiqit në Malin e Zi, që datojnë në periudhën akullnajore të Wirm ose ne Paleolitin e mesëm dhe të ulët.

Deri në shekullin 18, rreqëbulli ishte i shpërndarë në të gjithë Evropën. Pas kësaj periudhe popullsia e rrëqebullit filloi të ulet dhe madje u zhduk nga disa zona ku më parë ishte i shpërndarë (kryesisht në Evropën perëndimore dhe qëndrore).

Në fillim të shekullit 20, rrëqebulli në Ballkan ishte aq shumë i fragmentuar saqë subpopullatat filluan të zhduken. Ka mbetur vetëm një zonë kryesore përgjatë kufirit midis Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

GJËNDJA Deri në fillim të shekullit të 18-të rrëqebulli ishte i pranishëm në gjithë gadishullin Ballkanik. Pas kësaj „periudhe të artë“, një sërë faktorësh pothuajse e zhdukën rrëqebullin nga Ballkani. Më të rëndësishëm ishin: shpallja e tij si një kafshë dëmtuese dhe përndjekja për të parandaluar dëmtimin e bagëtive; humbja e habitateve si pasojë e hapjes së kullotave të reja; dhe gjuetia e shfrenuar e presë së tij.

Legjenda Prania e rrëqebullit Jo i pranishëm Prania e mundur Prania e besuar

Shpërhapja e popullatës së rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri dhe Maqedoni sipas banorëve lokalë (harta sipër) dhe sipas vendndodhjes së fotografive të rrëqebullit (pikat e kuqe) të marra me kamerakurth (harta poshtë). Kosova dhe Mali i Zi gjithashtu mund të strehojnë disa individë rrëqebulli.

Numrat më të ulët janë regjistruar midis 1935 dhe 1944 me një vlerësim prej 15-20 individësh të mbetur në Maqedoni dhe Kosovë ndërkohë që në vendet e tjera të ish-Jugosllavisë dhe Bullgarisë rrëqebulli ishte pothuajse i zhdukur. Pas Luftës së Dytë Botërore në 1946, rrëqebulli u mbrojt me ligj si dhe gjuetia e tij u ndalua përgjithmonë. Si pasojë, popullata e vogël filloi të rimëkëmbet dhe të rritet në numër. Pika më e lartë e popullatës së rrëqebullit të Ballkanit ishte në 1980 kur vlerësohej me rreth 320 individë. Në 2004 popullata e rrëqebullit të Ballkanit përllogaritej të ishte rreth 80-100 individë. Një vlerësim i kohëve të fundit (2011) tregon qe numri mund të jetë edhe më i ulët, rreth 20 - 44 individë të mbetur! E vetmja popullatë riprodhuese gjendet brenda Parkut Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni dhe rrethinat e tij. Nevojiten masa urgjente për të parandaluar zhdukjen e rrëqebullit të Ballkanit!

Madhësia e popullatës

Numri i rrëqebujve të Ballkanit

Legjenda Fotografimi i rrëqebullit me kamerë-kurth Shpërndarje jo optimale Shpërndarje optimale

Ekspozitë udhëtuese: Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit - PANELI 2

Reqebulli i ballkanit paneli 2  
Advertisement