Page 1

RRËQEBULLI I BALLKANIT

Rrëqebulli Euroaziatik (Lynx lynx) Më pak i rrezikuar

Rrëqebulli Iberik (Lynx pardinus) I rrezikuar në mënyrë kritike Rrëqebulli Kanadez (Lynx canadensis) Më pak i rrezikuar

Foto: KORA

Foto: Alex Sliwa

Foto: G. Merrill, Colorado Division of Wildlife

Rrëqebulli amerikan (Lynx rufus) Më pak i rrezikuar Foto: Alex Sliwa

Në botë njihen katër lloje rrëqebulli (shiko hartën). Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus syn. martinoi) është nënlloj i rrëqebullit Euroaziatik (Lynx lynx). Haset në malet e Ballkanit jug-perëndimor në rajonet kufitare të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ka gjasa që disa individë të gjenden në Kosovë dhe Mal të Zi.

Rrëqebulli i ballkanit (Lynx lynx balcanicus syn. martinoi) I rrezikuar në menyrë kritike Foto: BLRP

Popullata e rrëqebullit të Ballkanit është shumë e vogël dhe konsiderohet i rrezikuar në mënyrë kritike.

Legjenda Shpërndarje jo optimale Shpërndarje optimale

Rrëqebulli i Ballkanit është një kafshë enigmatike dhe është kthyer në një simbol për mbrojtjen e natyrës në Ballkanin Perëndimor. Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit ka filluar që prej vitit 2006. Ky projekt ka për qëllim studimin e rrëqebullit dhe ruajtjen e habitateve të tij për të siguruar mbijetesën e kësaj specie.

Shpërndarja e rrëqebullit të Ballkanit, duke paraqitur zonat me prani të dokumentuar (e verdha) dhe zonat e tjera të mundshëme (ngjyrë kafe). Harta: BLRP

Rrëqebulli i Ballkanit në art:

Monedha e pesë dinarëve në Maqedoni tregon një rrëqebull të Ballkanit.

Vizatim nga: Mirjam Bentele

Statuja e rrëqebullit të Ballkanit përpara Parkut Kombëtar Galichica, MK.

Pullë poste shqiptare (në të majtë) dhe maqedonase (në të djathtë) që portretizojnë rrëqebullin e Ballkanit. Ekspozitë udhëtuese: Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit - PANELI 1

Reqebulli i ballkanit paneli 1  
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you