Page 1


Përshëndetje miq! Botimi i rradhës së Revistës Elektronike PLUS është përsëri pranë jush. Me informacione të reja dhe interesante për të gjithë ata që duan të bëhen abonentë PLUS dhe sigurisht edhe për ata që janë tashmë klientë të PLUS me parapagesë ose me kontratë.


Abonentët e rinj të PLUS

përfitime! Të gjithë abonentët e rinj PLUS me parapagesë që zgjedhin planin PLUS Unik, me blerjen e një karte SIM e cila kushton vetëm 200 Lekë, përfitojnë shumë më shumë: 200 Lekë kredit fillestar kohë komunikimi për t’u shpenzuar ku dhe si të dëshironi 250 Lekë kredit bonus të shpërndarë në 5 muajt e tjerë në vijim Shënime: • 200 Lekë kredit fillestar kanë vlefshmëri 6 muaj nga dita e aktivizimit. • 50 Lekë kredit bonus do të përfitohet në datën 1 të çdo muaji, për 5 muajt në vijim (pra në total 250 Lekë bonus) dhe kanë vlefshmëri sa vlefshmëria e kreditit të kartës SIM


Profil Elida Hasani Të punosh me njerëzit nuk është e lehtë, por mund të jetë shumë e bukur dhe stimuluese. Në forma të ndryshme, jemi mësuar të dëgjojmë të thuhet kjo nga drejtues të të gjitha niveleve, por kur një gjë e tillë pranohet pa hezitim nga një Drejtor i

Kujdesit për Klientin, e gjitha tingëllon ndryshe. Mbi 60 persona staf, kontakt i pandërprerë gjatë 24 orëve dhe një mesatare prej 2500 komunikimesh të natyrave të ndryshme në ditë, me klientë nga i gjithë vendi, Departamenti i Kujdesit për klientin në PLUS Communication i ngjason një koshereje bletësh, ku puna nuk resht kurrë. Elida Hasani, Drejtore e Departamentit të Kujdesit për Klientin në PLUS Communication, tregon në një intervistë të shkurtër gjithë vështirësitë dhe kënaqësitë e punës së saj.

Rreth 6 vite eksperiencë në fushën e telekomunikacionit dhe gjithnjë në kontakt me njerëzit në një fushë që ende në Shqipëri është në zhvillim. Çfarë të çoi drejt Kujdesit për Klientin? Ishte kjo një zgjedhje, apo rastësi? Po, e vërtetë. Pse nuk më ndahen, apo nuk u ndahem njerëzve këtë nuk e di dhe nuk më ka munduar si pyetje. Fillimisht ka qenë nje mundësi që m’u dha, ndërsa në rastin e PLUS ka qenë plotësisht zgjedhje. Kam qenë e ndërgjegjshme dhe kam bëre këtë zgjedhje 100 % e bindur dhe pasionante për çfarë do të bëja. Jo thjesht më pelqen, por e shijoj punën që bej si dhe punën në ekip. Më intrigon sfida e ndërtimit të diçkaje nga themelet dhe ndoshta nga vetë karakteri, nuk heq dorë lehtë nga gjërat që filloj. Kujdesi për Klientin përfshin përsëri njerëz, me të cilët ne kontaktojmë çdo ditë. Çdo telefonatë ëshë ndryshe dhe çdo rast është ndryshe – në këtë qëndron larmia dhe e veçanta për të mos

rënë në monotoni. Kam kuptuar që suksesi ndërtohet nëse puna që bën të përputhet me vlerat dhe aftësitë që ke. Çfarë nënkupton të drejtosh departamentin e Kujdesit për Klientin në një kompani si PLUS? Kush punon me skuadër e kupton përgjigjen e kësaj pyetjeje. Specifikisht, të drejtosh një departament të tillë përfshin disa role që në fakt duhet të jenë të jetuara dhe jo thjesht të shkruara. • E dua skuadrën me të cilën punoj dhe e shijoj punën që bëj • Mundohem të krijoj për të gjithë një atmosferë lirshmërie dhe energjie pozitive • Inkurajoj punën në skuadër dhe ndarjen e ideve • Inkurajoj dhe përpiqem të krijoj larmi qoftë në proçeset e punës apo edhe jashtë pune • Jam fizikisht, profesionalisht edhe emocionalisht pjesë e tyre.


Për mua, të qenit drejtues, përfshin një pjesë të gjatë të jetës sime profesionale dhe kam arritur në përfundimin që drejtuesi është një pozicion pune ashtu si çdo pozicion tjetër. Ai kërkon një set aftësish që i praktikon për të provuar që ti spikat në disa fusha të veçanta të cilat e bëjnë ambjentin e punës më të këndshëm, profesional dhe efektiv. Suksesi i një drejtuesi varet së pari nga shkalla e njohjes së stafit me të cilin punon dhe së dyti nga njohja e proçeseve të punës. Marrëdhëniet njerëzore dhe njohja e tyre i japin larmi dhe ngjyrë ditës time. Departamenti që unë drejtoj përbëhet nga pjesëtarë të një moshe shumë të re, që për mua përbën një avantazh të madh, por sigurisht përfshin edhe një përgjegjësi të veçantë profesionale. Shumë prej tyre e kanë eksperiencën e parë të punës dhe dëshiroj shumë që të fillojnë këtë rrugëtim të gjatë duke e shijuar. Çfarë e bën Kujdesin për Klientin PLUS ndryshe nga konkurenca? Në fakt, që në momentin që kam pranuar të marr përsipër këtë pozicion, kam menduar cili do të ishte ndryshimi që do

u ofronim klientëve të PLUS. Gjithçka fillon dhe përfundon në rëndësinë e të kuptuarit se kush është klienti dhe ç’do të thotë shërbim ndaj tij. Jashtë ambjenteve të PLUS, Kujdesi për Klientin është kufizuar në ndonjë përgjigje apo edhe mospërgjigje. Çfarë PLUS tregon ndryshe, është të qenit proaktiv në Kujdesin për Klientin. Kujdesi për Klientin PLUS spikat në mënyrën e të komunikuarit me klientin, të dëgjuarit me durim dhe vëmendje, informimin në detaje mbi produktet, shërbimet, ofertat apo të tjera informacione, e mbi të gjitha, transparencë ndaj klientit. Si departament kemi zgjedhur që të respektojmë dhe praktikojmë integritetin me klientin për të ndërtuar më pas imazhin e shërbimit dhe kompanisë PLUS. Kujdesi për Klientin është një fushë shumë e gjerë dhe proçes i vazhdueshëm. Duke qenë se nevojat dhe kërkesat e klientit janë në ndryshim të vazhdueshëm, jemi ne ata që duhet të kuptojmë dhe t’i paraprijmë nevojave të tyre. Nëse do të ndodhte e kundërta, atëhere do thoja që do kishim një reagim të njëanshëm dhe jo kujdes për klientin.


Oferta Ndërkombëtare për abo ne ntë t me k o n t r at ë Akoma më lirë për thirrjet ndërkombëtare drejt 15 shteteve!

Të gjithë abonentët PLUS me kontratë të programeve PLUS Personal, PLUS Partner 500, PLUS Partner 1000, mund të përfitojnë tarifa promocionale për thirrjet ndërkombëtare drejt shumë shteteve të ndryshme.


Pavarësisht nëse keni një nga planet PLUS për biznesin ose plan individual me kontratë, ju mund të përfitoni dhe të flisni me të njëjtat tarifa promocionale për shtetet e mëposhtme me një pagesë mujore prej vetëm 200 Lekë: Tarifën promocionle prej 35 Lekë/minutë për thirrjet drejt Turqisë, Greqisë, Italisë, Gjermanisë, SHBA & Kanada, Francës, Austrisë, Belgjikës, Maqedonisë, Zvicrës, Spanjës, Kinës 40 Lekë/minutë për thirjet drejt Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Të gjithë abonentët PLUS me kontratë mund të paraqiten pranë çdo dyqani Zona PLUS në mbarë vendin për të aktivizuar ofertën. Shënime: • Çmimet e mësipërme janë pa TVSH. • Kohëzgjatja minimale për telefonatat është 30 sekonda dhe më pas do të tarifohet për sekondë.


KUÇOVË

PLUS ka shtrirë me një shpejtësi rekord rrjetin e dyqaneve ZONA PLUS si dhe të pikave të tjera të shitjes në mbarë vendin.

Dyqani më i ri Zona PLUS është hapur në qytetin e Kuçovës ku mund të na gjeni në lagjen Llukan Prifti


Mjafton të vizitoni këto dyqane dhe ju do të mund të bëheni shumë shpejt dhe thjesht abonentë të PLUS; Mund të zgjidhni numrin tuaj të preferuar celular dhe planin tarifor më të përshtatshëm për nevojat tuaja në komunikim; Blini Karta gërvishtëse për të rimbushur telefonin celular; Rimbushni telefonin celular nëpërmjet shërbimit Top Up (në Lekë) ose me PLUS Special (rimbushni me minuta, SMS dhe MB sipas dëshirës); Merrni më shumë informacion dhe aktivizoni ofertat e ndryshme nga PLUS, Zëvendësoni kartën tuaj SIM nëse ju ka humbur … e shumë më tepër.


E Enjtja PLUS është një ditë e veçantë në kalendarin javor të PLUS. Çdo të Enjte PLUS, abonentët tanë do të përfitojnë një dhuratë speciale të krijuar enkas për ju. Mund të jetë një ofertë e veçantë, një promocion, një lojë në rrjetet tona sociale, një ftesë për aktivitet si dhe shumë të tjera.

E Enjtja PLUS e cila ka pothuaj një vit që sjell surpriza është shndërruar tashmë në një ditë që pritet me kënaqësi nga klientët e PLUS.

Na vizitoni në adresën tonë në internet në www.plus.al ose na ndiqni në dhe ku do të gjeni informacione të përditësuara për të zbuluar surprizën e rradhës për çdo të Enjte PLUS.


Plus Communication Sh.A. Rr. “Ibrahim Rugova”, Tirana, Albania Tel: +355 (0)4238 2500 Fax: +355 (0)4238 2538 www.plus.al

Revista PLUS 9  

Revista PLUS 9

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you