Issuu on Google+


Përshëndetje të dashur miq, Rikthehemi mes jush me numrin e fundit të Revistës PLUS, për vitin 2013. Në këtë muaj të fundit, përpara se viti i ri të trokasë me shpresë e mundësi të reja, gjithsecili bën bilancin e atyre që i solli dhe i mori viti që po shkon! Ne shpresojmë t’ju kemi sjellë më të mirën në shërbim dhe cilësi, të kemi ndihmuar komunikimin tuaj të përditshëm dhe të kemi përmbushur pritshmëritë tuaja! Edhe në këtë numër të revistës kemi sjellë një pjesëz nga 2013 e PLUS, si dhe një varietet të madh ofertash nga të cilat të mund të përfitoni, për të ndarë urimet më të ëmbla me të afërmit e miqtë tuaj, këtë fundvit. Ju urojmë festa të mbara! Skuadra e PLUS


Paketa Mujore 500 Merr kohën që të duhet... Paketa Mujore 500 – për të gjithë ju që dëshironi të shpenzoni më pak, për komunikimin tuaj mujor! Vetëm PLUS ju sjell një paketë fantastike që ju lejon të përfitoni për vetëm 500 Lekë në muaj: • 50 minuta jashtë rrjetit dhe ndërkombëtare • 50 SMS jashtë rrjetit • 3000 Minuta brenda PLUS • 1000 SMS brenda PLUS • 1000 MB Kjo paketë renditet mes 3 paketave të tjera: Paketës Ditore, Javore dhe Mujore, duke sjellë më shumë mundësi zgjedhje dhe fleksibilitet për të gjithë klientët e PLUS. Për të aktivizuar Paketën Mujore 500, ju mund të: • hyni në KLIK PLUS #100# dhe ndiqni udhëzimet përkatëse, ose • dërgoni SMS në numrin 131 me tekst P500, ose • telefononi në 140 ose • përdorni shërbimin My PLUS Ofertat tona e bëjnë komunikimin të prekshëm për të gjithë ju, duke u bazuar gjithmonë në kërkesat e nevojat tuaja reale! Përfitoni dhe ju nga kjo ofertë fantastike! PLUS, komuniko shumë, shpenzo pak!


Shënime: • Oferta është e vlefshme deri më 6 janar 2014. • Njësitë e kësaj oferte janë të vlefshme për 30 ditë, nga momenti i aktivizimit. • Njësitë e përfituara nga kjo ofertë nuk janë të vlefshme në Roaming. • Minutat jashtë rrjetit dhe ndërkombëtare janë të vlefshme vetëm për telefonata kundrejt operatorëve fiks dhe celularë në Shqipëri (përveç PLUS), në Greqi, Itali, Gjermani, Zvicër, Turqi, Kosovë, Francë, Mbretëri e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada. • Klientët mund të blejnë disa paketa brenda të njëjtit muaj, edhe nëse njësitë e paketës së blerë më parë po atë muaj, nuk kanë përfunduar. • Klientët nuk mund të blejnë Paketën Mujore 500 nëse në llogarinë e tyre kanë ende njësi të pakonsumuara apo të paskaduara nga paketat Ditore, Javore apo Mujore. • SMS drejt kodeve të shërbimeve të PLUS nuk janë të përfshira në këtë ofertë. • Klientët do të njoftohen me SMS kurdo ata do ta aktivizojnë ofertën, kur njësitë të përfundojnë apo kur oferta të skadojë. • Klientët mund të kontrollojnë balancën e tyre nëpërmjet menusë KLIK PLUS, duke telefonuar Shërbimin e Kujdesit për Klientin, falas në 141, apo duke dërguar SMS tek 145.


Po, është e vërtetë!

0 L e kë Përj e t ë + Ejani edhe ju në PLUS dhe përfitoni nga oferta fantastike 0 Lekë Përjetë + • 20 Minuta jashtë rrjetit • Minuta pa limit brenda PLUS • SMS pa limit brenda PLUS • MB pa limit Të gjithë ju që blini një numër PLUS Unik me parapagesë, e përfitoni ofertën 0 Lekë Perjetë +, gjatë muajit të parë të aktivizimit, pa paguar koston e regjistrimit prej 300 Lekë. Pas përfundimit të kësaj periudhe, të gjithë ju që do të dëshironi të përfitoni përsëri komunikim pa limit brenda PLUS, lundrim pa limit në Internet si dhe 20 Minuta jashtë rrjetit, do të duhet t’a aktivizoni atë duke paguar 300 Lekë në muaj. Klientët të cilët e kanë aktivizuar më parë ofertën 0 Lekë Përjetë, do t’a përfitojnë ofertën 0 Lekë Perjetë + , pa paguar koston e aktivizimit për muajin e ri pasi të regjistrohen. Në muajt në vijim, klientët do të mund t’a përfitojnë këtë ofertë duke paguar koston prej 300 Lekë në muaj. Ndërkohë që të gjithë klientët të cilët nuk e kanë aktivizuar më parë ofertën 0 Lekë Përjetë, duhet të regjistrohen dhe të kenë në llogarinë e tyre shumën prej 300 Lekë. Shënime: • Oferta është e vlefshme për një kohë të pakufizuar. • Të gjithë klientët që blejnë një numër PLUS Unik e përfitojnë ofertën 0 Lekë Përjetë + në mënyrë automatike. • Shuma prej 300 Lekë do të merret në mënyrë automatike në datën 1 të çdo muaji, në rast se klientët kanë në llogarinë e tyre këtë shumë. Në rast se klientët nuk kanë vlerën prej 300 Lekë në llogarinë e tyre, atëherë ata do të mund t’a aktivizojnë ofertën, çdo ditë tjetër të muajit, duke çuar një SMS me tekst “U300” në 131, ose duke kontaktuar


Shërbmin e Kujdesit për Klientin në 140. • Të gjithë klientët ekzistues duhet të dërgojnë një SMS me tekst “U300PO” në 131, ose t’a aktivizojnë nëpërmjet menusë KLIK PLUS. Klientët do t’a përfitojnë ofertën në datën 1 të çdo muaji, nëse do të kenë 300 Lekë në llogarinë e tyre. Në rast se klientët nuk kanë vlerën prej 300 Lekë në llogarinë e tyre, atëherë ata do të mund t’a aktivizojnë ofertën, çdo ditë tjetër të muajit duke çuar një SMS me tekst “U300” në 131, ose duke kontaktuar Shërbmin e Kujdesit për Klientin në 140.


PLUS Special me gjysmë çmimi Rimbushni numrin tuaj me PLUS Special dhe paguani gjysmë çmimi për çdo njësi! NDËRTONI VETË KOMUNIKIMIN TUAJ me PLUS Special dhe përfitoni nga oferta fantastike që ju lejon t’a rimbushni numrin tuaj me secilën njësi që dëshironi, tashmë me GJYSMË ÇMIMI! Me PLUS Special ju mund të: • Rimbushni me aq minuta, SMS dhe/ose MB sa të dëshironi dhe të përfitoni nga çmimet fantastike • Menaxhoni dhe kontrolloni gjendjen e mbetur nga rimbushjet në çdo moment Ju mund të kombinoni minutat, SMS dhe MB duke rimbushur llogarinë tuaj sipas dëshirës, me çfarë të dëshironi dhe aq sa dëshironi! Tashmë është më e thjeshtë për të gjithë ju, që të kryeni rimbushje me PLUS Special, jo vetëm në dyqanet Zona PLUS, por edhe vetëm me një telefonatë në Shërbimin e Kujdesit për Klientin në numrat 140 (pa pagesë). Për më shumë informacion në lidhje me tarifat për secilën njësi, si dhe vlefshmëritë e rimbushjeve që do të kryeni me PLUS Special, klikoni linkun në vijim: http://plus.al/individ-plus-special


Paketat PLUS Total paketat fantastike të komunikimit, që ju ofrojnë edhe minuta për thirrje jashtë vendit, me çmime mjaft ekonomike! Të gjithë klientët me parapagesë të PLUS, ekzistues apo të rinj, mund të zgjedhin të aktivizojnë paketën që i përshtatet më së miri kërkesave të tyre për komunikim, të ofruar me çmimin më të mirë në treg. Për vetëm 1200 apo 1600 Lekë në muaj, në varësi të dëshirës suaj, ju mund të zgjidhni të aktivizoni njërën nga paketat PLUS Total 1 ose PLUS Total 2, që ju ofrojnë mijëra minuta e SMS brenda PLUS, mijëra MB për lundrim në Internet si dhe qindra minuta për komunikim jashtë rrjetit apo me të gjithë miqtë e të afërmit tuaj që ndodhen jashtë vendit! Shënime: • • • • • •

• • • • •

Oferta është e vlefshme deri në 12 Janar, 2014. Të gjitha çmimet përfshijnë TVSH. Të gjitha njësitë janë të vlefshme për 30 ditë nga momenti i aktivizimit të paketës. Njësitë e komunikimit të ofruara nga këto paketa nuk janë të vlefshme në Roaming. Minutat dhe SMS brenda PLUS të ofruara nga paketat nuk janë të vlefshme për telefonata apo mesazhe drejt kodeve të shkurtra PLUS. Klientët mund t’i përdorin minutat jashtë rrjetit dhe ndërkombëtare për thirrje drejt të gjithë operatorëve fiks dhe celularë në Shqipëri dhe gjithashtu drejt të gjithë operatorëve fiks dhe celularë në shtetet në vijim: Greqi, Itali, Gjermani, Zvicër, Turqi, Kosovë, Francë, Mbretëri e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada. Klientët mund të blejnë një paketë të re edhe nëse aktualja nuk ka skaduar ende. Klientët mund të blejnë deri në 20 paketa në të njëjtën kohë. Nëse një klient blen një paketë, ndërkohë që paketa ekzistuese nuk ka skaduar akoma, atëherë të gjitha njësitë e të dyja paketave do të mblidhen dhe vlefshmëria e paketës do të shtyhet, deri në datën e skadencës, të paketës së re të blerë. Klientët nuk mund të blejnë një paketë PLUS Total, nëse kanë ende njësi nga Paketat Ditore, Javore, Mujore, të pashpenzuara apo të paskaduara në llogaritë e tyre. Pas përfundimit të ofertës, klientët do të tarifohen, në varësi të tarif planit të cilit i përkasin.


PLUS Total 1 Për vetëm 1200 Lekë në muaj përfitoni:

Për vetëm 1600 Lekë në muaj përfitoni:

PLUS Total 2

• 5000 Minuta drejt PLUS • 3000 SMS drejt PLUS • 2500 MB Internet • 200 Minuta jashtë PLUS e Ndërkombëtare

• 6000 Minuta drejt PLUS • 6000 SMS drejt PLUS • 3000 MB Internet • 280 Minuta jashtë PLUS e Ndërkombëtare

Paketat PLUS Total mund t’i aktivizoni:

• Duke dërguar SMS në 131, me tekst PT1 për Paketën PLUS Total 1 dhe PT2 për Paketën PLUS Total 2 • Duke përdorur menunë Klik PLUS #100# • Në të gjitha dyqanet Zona PLUS • Duke telefonuar Kujdesin e Shërbimit për Klientin, pa pagesë, në 140


Zona PLUS tek Shallvaret hap dyert për të gjithë klientët e PLUS! Listës së dyqaneve Zona PLUS, që ofrojnë për klientët shërbim cilësor dhe mjaft profesional, i është bashkuar edhe një dyqan i ri, modern dhe shumë praktik. Ky dyqan ndodhet në qendër të qytetit të Tiranës, në një zonë lehtësisht të aksesueshme nga të gjithë, në zonën e Shallvareve. Ne ju ofrojmë një destinacion të ri dhe gjithashtu një mundësi më shumë, për zgjidhjen e nevojave tuaja për komunikim! Ju premtojmë se do të gjeni shërbim cilësor, përfaqësues shitjesh të cilët janë gjithnjë të gatshëm t’ju ndihmojnë në çdo kërkesë tuajën, si dhe produkte që u përshtaten nevojave tuaja për komunikim me çmimet më ekonomike në treg! Në këtë numër të Revistës PLUS, dëshirojmë të ndajmë me ju disa momente nga ceremonia e hapjes së këtij dyqani. Kjo ceremoni u zhvillua ditën e Martë, më 10 Dhjetor 2013, duke krijuar një atmosferë të këndshme festive mes klientëve të PLUS, kolegëve dhe gjithashtu edhe kalimtarëve të shumtë, të cilët u prezantuan me dyqanin tonë më të ri dhë përfituan nga suprizat dhe dhuratat e shumta që PLUS kishte rezervuar për ta. Na vizitoni! Ju mirëpresim! *Dyqani Zona PLUS tek Shallvaret qëndron i hapur nga e Hëna në të Dielë, nga ora 9 e mëngjesit, deri në orën 21 të darkës.


PLUS kontribuon për rastin e Sofia Hamzallarit

Miq të dashur, Dëshirojmë të ndajmë me ju, historinë e dhimbshme të Sofisë, një vajzë 8 vjeçare nga Pogradeci, e cila fatkeqësisht është prekur nga Aplasia Medulare. Kjo sëmundje e rëndë pengon palcën të prodhojë të gjitha rruazat e gjakut dhe për t’u kuruar Sofisë i duhet të kryejë transplantin e palcës. Mjekët të cilët janë duke ndjekur Sofinë në spitalin Pediatrik, në repartin e Onko-Hematologjisë, po përpiqen që gjendja e saj të mos përkeqësohet, duke e mbajtur Sofinë me anë të transfuzioneve të gjakut dhe trombociteve.

Megjithatë operacioni që i nevojitet Sofisë, nuk mund të kryhet në Shqipëri, pasi është një operacion mjaft delikat dhe i vështirë. Vogëlushja dhe pjestarët e familjes do të duhet të udhëtojnë jashtë vendit, për të përcaktuar se kush nga familjarët e saj është dhuruesi më i mundshëm për palcën dhe për të kryer më tej ndërhyrjen që është me rëndësi jetike për të. Ndërhyrja që duhet të kryejë vogëlushja për transplantin e palcës kushton rreth 6 milionë Lekë, një shumë e cila nuk mund të përballohet nga familja e Sofisë, që në këto momente kri-


tike ka nevojë për ndihmën tonë, për të kaluar me sukses këtë sfidë të vështirë. Ata janë drejtuar në institucione të ndryshme qeveritare, apo private, për të arritur të sigurojnë shumën që u duhet për ndërhyrjen e Sofisë. Ne ju lutemi të na bashkoheni në nismën tonë, dhe të kontribuoni edhe ju për të ndihmuar vogëlushen e mrekullueshme, e cila po e përballon këtë sfidë më forcë dhe kurajo, edhe pse është ende një fëmijë i brishtë. Ajo është e mprehtë dhe e e zgjuar, fituese e vendeve kryesore në olimpiada shkencore të organizuara mes moshatarëve të saj. Sofia është një vogëlushe e shkëlqyer, e cila po lufton me forcë të madhe shpirtërore, për të mposhtur sëmundjen. Prandaj Sofia ka nevojë për të gjithë ne,

që t’i japim shpresë! Një kontribut i vogël i juaji, është një mundësi e madhe për të, një shpresë dhe ndihmë e madhe për familjen e saj. Situata është kritike dhe vajza e vogël nuk mund të presë më, pasi ndërhyrja duhet kryer sa më shpejt të jetë e mundur. Nismës së PLUS ju bashkuan shumë abonentë, të cilët dërguan një SMS me vlerë 120 Lekë (me TVSH) në 50001. PLUS me anë të kësaj iniciative arriti të grumbullonte përafërsisht 5000 Euro, para të cilat u dërdhën në llogari të vogëlushes Sofi. Por ne mund të bëjmë ende, për të ndihmuar familjen e saj, që ka nevojë për kontributin tuaj, për të ndihmuar vajzën e tyre.

Ju mund të kontribuoni për të edhe në numrat e llogarisë, të hapura për Sofinë: Raiffeisen Bank:

NAME: AUREL AGRON HAMZALLARI IBAN: AL77202111540000000001019076 IN ALL IBAN: AL62202111540000000011019076 IN EUROS IBAN: AL47202111540000000021019076 IN USD

BKT BANK:

NAME: AUREL AGRON HAMZALLARI IBAN: AL5120511289729606CLIDCLALLN IN ALL IBAN: AL0220511289729606CLIDCFEURK IN EUROS IBAN: AL4620511289729606CLIDCFUSDK IN USD

Ju falenderojmë!


Nata e bardhë PLUS Të dashur miq! Ju falenderojmë nga zemra të gjithëve që ishit të pranishëm të shumtë në numër, më datë 29 Nëntor, në mbrëmjen e Natës së Bardhë në Tiranë përpara Piramidës. PLUS është krenar që kontribuoi këtë vit si Sponsor në festimet e Natës së Bardhë, duke mbështetur talentet e Cirkut Kombëtar.


PLUS on Wheels Promocione nëpër Shqipëri


Plus Communication Sh.A. Rr. “Ibrahim Rugova”, Tirana, Albania Tel: +355 (0)4238 2500 Fax: +355 (0)4238 2538 www.plus.al


Revista PLUS 15