Issuu on Google+

INSTITUCIONET E UNIONIT EVROPIAN Unioni Evropian paraqet strukturë e cila nuk i përket as një kategorie tjetër tradicionale juridike. Prej perspektivës historike sistemi i saj politik është i vetëm, i njëjti vazhdimisht zhvillohet në periudhë më shumë se 50 vjet. Shtetet anëtare e bartin fuqinë e vendosjes së institucioneve të krijuara të përbashkëta, vendimet e marra për temat e ndjeshme janë rezultat në interes të përbashkët që e rrit demokracinë në nivel evropian. Rregulativa dhe politikat miratohen nga ana e “trekëndëshit institucional” i përbërë nga: Parlamenti Evropian (i përfaqëson qytetarët), Këshilli (i përfaqëson Qeveritë nacionale) dhe Komisioni Evropian (trup i cili është i pavarur nga qeveritë e UE dhe i përkrah interesat kolektive evropiane). KËSHILLI I UNIONIT EVRPOIAN Këshilli i Unionit Evropian (The Council of the European Union) është trup kryesor që merr vendime në UE. Si edhe parlamenti Evropian, ashtu dhe Këshilli është i formuar me marrëveshjet themeluese. Kryesimin e Këshillit e ndërmarrin shtetet anëtare të UE-së, në çdo gjashtë muaj. Në çdo seancë të Këshillit merr pjesë nga një ministër nga çdo shtet anëtar. Ekzistojnë nëntë përbërje të ndryshme të Këshillit: • punë të përgjithshme dhe marrëdhënie të jashtme, • marrëdhënie ekonomike dhe financiare EKOFIN, • drejtësi dhe punë të brendshme, • punësim, politikë sociale, shëndetësi dhe konsumatorë, • konkurrenca (tregu brendshëm, industria dhe hulumtimi), • transport, telekomunikacione dhe energji, • bujqësi dhe peshkatari, • mjedis jetësor, dhe • arsim, rini dhe kulturë. Këshilli ka gjashtë përgjegjësi kyç:


• me propozimin e Komisionit i miraton aktet juridike të Bashkësisë (normativat, direktivat dhe vendimet). Këshilli është organi kryesor juridiko-ligjdhënës i Unionit, edhe pse ky funksion është i ndarë me Parlamentin Evropian, • së bashku me Parlamentin Evropian është trup që e lejon Buxhetin e UE. Te ashtuquajtura shpenzime të përbashkëta, Këshilli e ka fjalën e fundit (p.sh. bujqësia), deri sa me rastin e harxhimeve të padetyrueshme (mjedisi jetësor, shëndetësia, fondet strukturale) vendimin përfundimtar e merr Parlamenti, • lidh marrëveshjet ndërkombëtare ndërmjet UE dhe me një ose më shumë shtete ose organizata ndërkombëtare, • është përgjegjës për koordinimin e politikave të hollësishme evropiane të shteteve anëtare, • ta zhvillojë politikën e jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të UE, dhe • e koordinon bashkëpunimin ndërmjet gjykatave dhe forcave policore të shteteve të veçanta, në pikëpamje të veprimeve kriminale. Në pajtim me marrëveshjet, Këshilli i miraton vendimet me shumicë të thjeshtë, shumicë të kualifikuar ose njëzëri, varësisht nga çështja për të cilën vendoset. Këshilli doemos duhet të miratojë njëzëri vendim për çështje të rëndësishme siç janë ndryshimet në marrëveshjet, zbatimi i politikës së re ose dhënia e pëlqimit Unionit për kyçje të shteteve të reja. Seancat e Këshillit i përgatit Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm (COREPER) i përbërë nga ambasadorët e shteteve anëtare të UE. Punën administrative të Këshillit e kryen Sekretariati i përgjithshëm me seli në Bruksel. KËSHILLI I EVROPËS Këshilli Evropian i përcakton drejtimet dhe prioritetet e përgjithshme të Unionit Evropian. Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Lisbonës më 01 dhjetor 2009, Këshilli Evropian u bë njëri nga shtatë institucionet zyrtare të Unionit. Këshilli Evropian takohet dy here në gjashtë muaj, zakonisht në Bruksel. Kryetari aktual i Këshillit është Herman Van Rompuj. Mandati i kryetarit është dy vjet e gjysmë, me të drejtë rizgjedhje.


Në pajtim me nenin 15 të Marrëveshjes për Unionin Evropian ( pjesa e parë e Marrëveshjes së Lisbonës) Këshillin Evropian e siguron stimulin e nevojshëm për zhvillimin e Unionit dhe përcakton drejtime dhe prioritete të përgjithshme politike. Këshilli nuk ka funksion ligjvënës është i përbërë nga shefa të shteteve dhe kryetarëve të qeverive të vendeve anëtare të UE-së, ndërsa në punën e tij marrin pjesë dhe kryetari i Këshillit Evropian, kryetari o Komisionit Evropian, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i Unionit për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë. Përveç nëse me marrëveshjet e UE-së nuk është paraparë ndryshe, Këshilli Evropian vendimet i miraton me konsensus. Këshilli, në raste të caktuara një pjesë të vendimeve i miraton njëzëri ose me shumicë të kualifikuar. Këshilli Evropian e zgjedh kryetarin vet me shumicë të kualifikuar. Këshilli Evropian është formuar më vitin 1974 me qëllim që të vendoset forum joformal për diskutim ndërmjet shefave të shteteve dhe kryetarëve të qeverive. Më vitin 1992 Këshilli fitoi status formal, me Marrëveshjen e Mastrihtit ishte definuar funksioni i tyre- forcë lëvizëse e Unionit dhe përcaktimin e drejtime të përgjithshme politike për zhvillimin e tij. PARLAMENTI EVROPIAN Parlamenti Pvropian (European Parliament) është fuqia lëvizëse në politikën e Evropës. Ajo është shtëpia më e rëndësishme e UE ku zhvillohen debate, vend ku takohen pikëpamjet politike dhe nacionale të gjitha shteteve anëtare. Parlamenti Evropian është trup i zgjedhur i cili i përfaqëson qytetarët e UE, kryen kontroll politik mbi aktivitetet e Unionit dhe merr pjesë në procesin juridik-ligjdhënës. Prej vitit 1979 deputetët në Parlamentin Evropian zgjidhen direkt, me të drejtë të përgjithshme për votë, në çdo pesë vjet. Zgjedhjet e fundit ishin në qershor të vitit 2004, ndërsa të ardhshmet janë në vitin 2009. Deputetët në Parlament nuk janë të ndarë në blloqe nacionale, por në grupe politike. Seancat plenare mujore në të cilat marrin pjesë të gjitha anëtarët e Parlamentit mbahen në Strasburg. Komisionet të cilat i përgatisin seancat plenare, si dhe grupet politike dhe disa sesione plenare plotësuese mbahen në Bruksel. Sekretariati i përgjithshëm i Parlamentit gjendet në Luksemburg. Parlamenti dhe Këshilli e ndajnë kompetencën juridikoligjdhënëse nëpërmjet tri procedurave të ndryshme:


• “procedura e bashkëpunimit” është futur me Aktin unik evropian në vitin 1986. Parlamenti jep mendimin e vet për projekt-direktiva dhe normativat që i propozon Komisioni Evropian i cili, pastaj, në bazë të mendimit të Parlamentit mund ta ndryshojë propozimin e vet, • prej vitit 1987, po ashtu, është futur “procedura për dhënien e pajtimit” me cilën Parlamenti doemos duhet ta japë pajtimin e vet për marrëveshje ndërkombëtare për të cilat negocion Komisioni, si dhe për çdo zgjerim të propozuar të Unionit Evropian, dhe • Marrëveshja e Mastrihtit e vitit 1992 futi “procedurën e bashkëvendosjes” më të cilën Parlamenti dhe Këshilli janë vënë në rrafshin e njëjtë për zgjidhjen e një varg çështjesh të rëndësishme siç janë lëvizja e lirë e fuqisë punëtore, tregu i brendshëm, arsimi, hulumtimet, mjedisi jetësor, rrjetet transevropiane, shëndetësia, kultura dhe mbrojtja e konsumuesve. Parlamenti mund ta hedhë poshtë normativën e propozuar nga këto lëmenj nëse shumica absolute e deputetëve voton kundër “qëndrimit të përbashkët” të Këshillit. Parlamenti Evropian e ndan përgjegjësinë me Këshillin edhe përgjegjësinë rreth miratimit të Buxhetit të UE. Komisioni Evropian e propozon Projekt-buxhetin, të cilin pastaj e shqyrtojnë Parlamenti dhe Këshilli. Parlamenti mund të mos e miratojë buxhetin, ndërsa në këtë rast e tërë procedura për miratimin e buxhetit ngrihet përsëri. Parlamenti plotësisht i shfrytëzon autorizimet e veta buxhetore për të bëjë ndikim mbi UE me rastin e krijimit të politikës. Parlamenti Evropian kryen kontroll demokratik nëpërmjet kontrollimit të peticioneve të parashtruara nga qytetarët dhe nëpërmjet formimit të komiteteve të përkohshme për hulumtim. Komisioni përgjigjet para Parlamentit dhe nëse i njëjti voton mosbesim me shumicë votash prej dy të tretave, Komisioni duhet të paraqesë dorëheqje kolektive. Parlamenti e mbikëqyr realizimin e politikave të UE-së, nëpërmjet pyetjeve gojore dhe me shkrim drejtuar Komisionit dhe Këshillit.

KOMISIONI EVROPIAN


Komisioni Evropian (The European Commission) është institucion politikisht i pavarur, i cili i përfaqëson dhe i promovon interesat kolektive të UE-së si tërësi. Komisioni është fuqia udhëheqëse e sistemit institucional të UE-së. Komisioni i kryen katër funksionet në vijim: • është iniciator i politikës dhe i legjislacionit të Unionit, e propozon normativën ligjore në Parlament dhe Këshill, • është trup kryesor ekzekutues i cili e zabaton legjislacionin e UE-së, nëpërmjet marrjes së masave dhe vendimeve konkrete për implementimin e tij. Komisioni i zbaton vendimet e Këshillit, udhëheq me realizimin e buxhetit dhe i zbaton politikat e UE-së, • Komisioni është “rojë e marrëveshjeve”, doemos duhet të sigurojë se vendet anëtare i zbatojnë normativat dhe direktivat të cilat i miratojnë Këshilli dhe Parlamenti. Komisioni së bashku me Gjykatën e drejtësisë, është përgjegjëse që ligji i UE-së të zbatohet në mënyrë të drejtë, në të gjitha vendet anëtare dhe • e përfaqëson UE-në në skenën ndërkombëtare, është negociator i rëndësishëm në emër të UE-së për marrëveshjet dhe kontaktet ndërkombëtare, me vendet e treta dhe me

organizatat ndërkombëtare.


Në çdo pesë vite formohet Komision i ri, gjashtë muaj pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, nëpërmjet marrëveshjes ndërmjet vendeve anëtare. Procedura është si vijon: qeveritë e vendeve anëtare me pajtim të përbashkët e propozojnë personin për funksionin e kryetarit të Komisionit, ndërsa për propozimin miratim duhet të japë Parlamenti Evropian. Parlamenti Evropian me votim duhet t’i miratojë propozimet për kryetar dhe për anëtarë të Komisionit në tërësi, me ç’rast vendet anëtare i emërojnë kryetarin dhe anëtrët e Komisionit. Komisioni i ri formalisht emërohet nga Këshilli. Komisioni ka 27 anëtarë të cilët veprojnë pavarësisht dhe eksluzivisht në interes të Unionit. Komisioni përgjigjet para Parlamentit, që do të thotë nëse Parlamenti voton mosbesim nëpërmjet miratimit të “propozimit për cenzurë”, Komisioni doemos duhet të japë dorëheqje kolektive. Komisioni merr pjesë në të gjitha mbledhjet e Parlamentit, ku doemos duhet t’i arsyetojë dhe sqarojë politikat e tij. Gjithashtu, përgjigjet rregullisht në pyetjet me shkrim dhe me gojë, të parashtruara nga anëtarët e Parlamentit . Puna e komisionit organizohet në drejtoritë e përgjithshme, të cilat janë kompetente për sfera të caktuara të politikës. Komisioni është trupi më i madh administrativ i Bashkësisë, i cili udhëheq me politikat e UE-së, fondet dhe programet . Selia e Komisionit është në Bruksel, por ka zyra edhe në Luksemburg, përfaqësi në të gjitha vendet anëtare të UE-së, si dhe delegacione në shumë kryeqytete në tërë botën. GJYKATA E DREJTËSISË Gjykata e Drejtësisë e Bashkësive Evropiane (The Cour of Justice of the European Communities) është themeluar me Marrëveshjen për Bashkësinë Evropiane për thëngjill dhe çelik, në vitin 1952. Kompetenca e saj është të sigurojë, që e drejta e Bashkësisë të interpretohet dhe të zbatohet në mënyrë të njëjtë në çdo vend anëtarë të UE-së. Gjykata ka autorizim që të zgjidhë konteste juridike ndërmjet vendeve anëtare, institucioneve të UE-së, subjekteve juridike afariste dhe personave fizikë. Gjykata është e përbërë me nga një gjykatës nga çdo vend anëtar, me ç’rast janë të përfaqësuara të gjithë sistemet juridike shtetërore të UE-së. Gjykatës i ndihmojnë tetë avokatë publikë, të emëruar për mandatin prej gjashtë vitesh. Gjykata mund të kontrollojë nëse dispozitat e UE-së janë të miratuara me rregull dhe mund të gjykojë se Parlamenti Evropian, Këshilli ose Komisioni kanë bërë lëshime në punë.


Gjykata e drejtësisë është institucioni i vetëm i cili ka autorizim që të miratojë me kërkesë të gjykatave nacionale, vendim lidhur me interpretimin e marrëveshjeve dhe të drejtës së UE-së. Gjykata e shkallës së parë është institucion shoqërues i Gjykatës së drejtësisë dhe i njëjti është themeluar në vitin 1989, me qëllim që t’i ndihmojë Gjykatës në ballafaqimin me mijëra raste që i drejtohen, ndërsa qytetarëve t’u ofrohet mbështetje më e mirë juridike. Të dy gjykatat kanë kryetarë të cilët i zgjedhin gjykatësit tjerë, për mandat prej tre vitesh. Selia e Gjykatës së drejtësisë është në Luksemburg. GJYKATA E REVIZORËVE Gjykata e revizorëve (The Europen Court of Auditors) kontrollon nëse kanë arritur të gjitha të hyrat e Unionit, dhe nëse të gjitha shpenzimet e tij janë bërë në mënyrë legale dhe të rregullt dhe nëse me buxhetin e UE-së menaxhohet në mënyrë racionale. Gjykata është themeluar në vitin 1977. Detyra e saj është që vazhdimisht të kontrollojë nëse kanë arritur të gjitha të hyrat e Unionit Evropian dhe nëse të gjitha shpenzimet janë bërë në mënyrë ligjore dhe të rregullt. Një nga funksionet kryesore të Gjykatës është që t’u ndihmojë autoriteteve buxhetore (Parlamentit evropian dhe Këshillit) me atë që për çdo vit u paraqet raport, për vitin paraprak financiar. Gjykata e revizorëve e jep mendimin e saj, para miratimit të normativave financiare të UE-së. Gjykatën e përbëjnë nga një anëtar i secilit vend anëtar me mandat prej gjashtë vitesh, me mundësi rizgjedhjeje. Anëtarët e Gjykatës e zgjedhin kryetarin me mandat prej tre vitesh. Selia e Gjykjatës është në Luksemburg.

Trupa tjerë me rol të rëndësishëm në UE


Komiteti Evropian për çështje ekonomike she sociale (European Economic and Social Committee), është themeluar në vitin 1957 me Marrëveshjen e Romës, paraqet trup këshillues i cili i përfaqëson punëdhënësit, sindikatat tregtare, fermerët, konsumatorët dhe grupet tjera, të cilat në mënyrë kolektive e përbëjnë shoqërinë e organizuar qytetare. Komiteti i prezanton qëndrimet e tyre dhe i mbron interesat e tyre në debate politike të Komisionit, Këshillit dhe Parlamenti evropian. Komiteti paraqet urë ndërmjet Unionit dhe qytetarëve të tij, duke promovuar përfaqësim dhe pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve dhe shoqëri më demokratike në Evropë. Komiteti është pjesë përbërëse e procesit të marrjes së vendimeve. Ai doemos duhet të konsultohet para se të merren vendime për politikën ekonomike dhe sociale. Anëtarët e Komitetit propozohen nga qeveritë e UE-së, por punojnë në pavarësi të plotë politike. Ata emërohen për periudhë prej katër vitesh, me të drejtë të rizgjedhjes. Komiteti takohet në Kuvendin plenar, ndërsa në përgatitjen e diskutimeve marrin pjesë nënkomitetet, seksionet e tij. Komiteti i zgjedh kryetarin dhe nënkryetarin në çdo dy vite. Selia e Komitetit është në Bruksel. Komiteti për rajone (Committee on Regions), është themeluar në vitin 1944 me Marrëveshjen e Unionit Evropian. Komiteti është trup këshillues i përbërë nga përfaqësues të autoriteteve rajonale dhe lokale të Evropës, të cilët i propozojnë vendet anëtare, ndërsa i emëron Këshilli, me mandat prej katër vitesh. Anëtarët e Komitetit propozohen nga qeveritë e UE-së, por punojnë në pavarësi të plotë politike. Komiteti për rajonet emëron kryetar nga anëtarët e vet, për periudhën prej dy vitesh. Roli i Komitetit për rajonet është që t’i paraqesë dhe propozojë qëndrimet e autoriteteve lokale dhe rajonale lidhur me legjislacionin e UE-së, me anë të dhënies së mendimeve për propozimet e Komisionit. Komiteti mban sesione plenare në niven vjetor, në të cilat definohet politika e tij e përgjithshme dhe miratohen mendime. Anëtarët e Komitetit ndahen në gjashtë komisione të ve��anta nga sfera e politikës kohezive territoriale, politikës ekonomiko-sociale, zhvillimit të qëndrueshëm, kulturës dhe arsimit, punëve kushtetuese dhe administrimit evropian dhe lidhjeve të jashtme. Selia e Komitetit është në Bruksel.


Banka qendrore evropiane (European Central Bank), është përgjegjëse për menaxhim me euron dhe politikën monetare të UE-së. Detyrat e Bankës qendrore evropoiane janë përcaktuar me Marrëveshje, me të cilën është themeluar Bashkimi Evropian. Qëllimi parësor i Bankës, është mbajtja e stabilitetit të çmimeve dhe mbështetja e politikave kryesore ekonomike në Bashkësi. Qëllimet e Unionit, sipas nenit 2 të Marrëveshjes për Unionin Evropian, janë realizimi i shkallës së lartë të punësimit dhe rritjes së qëndrueshme. Detyrat themelore të Bankës janë: • përcaktimi dhe implementimi i politikës monetare në eurozonë, • mirëmbajtja dhe menaxhimi me rezerva devizore të vendeve të eurozonës (portfolio management) dhe • promovimi i funksionimit të sistemeve pagesore. Selia e Bankës është në Frankfurt. Banka evropiane investuese ( European Investment Bank), është themeluar në vitin 1958 me Marrëveshjen e Romës. Misioni i Bankës është që të investojë në projekte që i promovojnë qëllimet e Unionit. Banka ndihmon që të arrihen qëllimet e Unionit nëpërmjet financimit të projekteve investuese, për zhvillimin e rajoneve më pak të zhvilluara në UE, dhe për përmirësimin e konkurrencës së bizneseve të vogla. Projektet e zgjedhura janë për nxitjen e eurointegrimit, zhvillimit të balancuar, kohezionit ekonomiko-social dhe të ekonomisë inovative. Banka nuk është profitabile dhe nuk realizon kurrfarë mjetesh nga depozitimet e kursyera apo nga llogaritë rrjedhëse. Ajo financohet nëpërmjet huave që realizohen në tregjet financiare dhe nëpërmjet aksionarëve të Bankës-vendeve anëtare të UE-së të cilat janë pronarë të përbashkët të kapitalit të saj, me ç’rast kontributi i çdo vendi e reflekton fuqinë e saj ekonomike në Union. Vendimet e Bankës i miraton Këshilli i guvernatorëve, Këshilli drejtues dhe Komiteti udhëheqës. Banka bashkëpunon me institucionet e UE-së, përfaqësuesit e saj mund të marrin pjesë në komitetet e Parlamentit Evropian, ndërsa kryetari i Bankës mund të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit.


Selia e Bankës është në Luksemburg.


Institucionet e Unionit Evropian