Page 1

1


Cilësi. Lidership. Sukses!

Zona Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës, Tel: 038/ 601 019; 038/ 601 020, Mob: 045/ 284 797, 049/ 603 666, 044/ 522 588, Www.aabriinvest.net , info@aabriinvest.net 2


Editorial Festat e fundvitit po sjellin në treg revistën “Pika”’, me një format më ndryshe. Entuziazmi dhe puna e të rinjve me pak mundësi inkuadrimi në media të tjera, ka bërë që revista “PIKA”, nga tani e tutje të jetë në pikat e shitjes

Pse “PIKA”? Gjatë ditëve kur filloi organizimi i grupit që punuan për revistën “Pika”, të gjithë ata që na rrethuan pyesnin: Pse “Pika”? Çdo shkrim që do të botohet do të jetë një “pikë” e realitetit. Deri më tani jemi mësuar të kemi revista mujore me shumë thashetheme të pabaza. Revista “Pika” doli në dritë duke pasur për bazë këto pika:

IMPRESUM Kryeredaktor Drilon PULAJ Redaksia Art KUQI Paulina NUSHI Mendim ELEZKURTAJ Gazetarët Valmira ALIMI Kaltrina REXHEPI Kreshnik BERISHA Adelina HASANI Fjolla BERISHA Amire QAMILI Serafina BERISHA Dizajni Hanefi AHMETI

“Pika” u krijua nga tre studentë të gazetarisë: Drilon Pulaj, Paulina Nushi dhe Art Kuqi. Praktika, zhvillimi dhe mundësia e vogël e shprehjes ka bërë që ne të themelojmë këtë revistë që keni në duar, së bashku me përkrahjen e profesorëve dhe kolegëve tanë. Një revistë siç është tashmë “Pika”, ka kohë që ka munguar në tregun tonë, pa thashetheme dhe pa shkrime të pabaza, që merren nga interneti e komercializohen përmes duarve tuaja. “Pika” është revista e parë që prezanton punën e kolegëve tanë studentë të gazetarisë, punë kjo e cila karakterizon ndjeshëm mundësinë e inkuadrimit të të gjithë të tjerëve, të cilët e posedojnë talentin e të shkruarit, intervistuarit, menduarit ndryshe, angazhimit maksimal etj. Do të mundohemi të paraqesim gjëra që në fakt ndodhin e nuk i shohim, gjërat që nuk ndodhin e mendojmë se ekzistojnë, t`ua lehtësojmë lexuesve se çka është e vërteta e një shkrimi, mendimi kritik, zbulimi, besimi, përfshirja në aktivitete të ndryshme, etj. Vend në revistën “Pika” do të zënë ato tema të cilat opinioni i gjerë do të ketë dëshirë dhe interes t’i lexojë, ku do të ketë diçka të mësojë. Aktualiteti është gjithçka që ne do të mundohemi të paraqesim, mirëpo rëndësia e gjithë kësaj qëndron te prezantimi dhe sqarimi i denjë i të gjitha këtyre ndodhive. Qëllimi kryesor është që në tregun tonë të mos ketë edhe një revistë klishe, si gjithë të tjerat, por t`u jepet mundësia të gjithëve të shprehen ashtu siç edhe flasin me njëri-tjetrin në përditshmëri.

Marketing Fitim OSMANI revistapika@hotmail.com

“Pika, pika…mbushet pusi”... D.P 3


4


Festat e fundvitit, pa ulje çmimesh ! Periudha më e mirë e vitit është ndërrimi i motmoteve. Por, këtij gëzimi i paraprijnë edhe festa tjetër, ajo e Krishtlindjes. Përgatitjet për Krishtlindje dhe për vitin e ri fillojnë në ditët e para të muajit dhjetor. Dritat vezulluese dhe bredhi i stolisur vërehen pothuajse në dyert e secilës familje, anë e mbanë botës. Dekorimi i shtëpisë dhe stolisja e bredhit tregojnë gëzimin e pritjes së festave të fundvitit. Gëzimi për festat e fundvitit sikur nuk troket në dyert e secilës familje. Në vendin tonë, shumë familje ende vuajnë nga varfëria e skajshme. Sikur çdo vjet edhe në këtë vit, për to dëshira më e madhe është një jetë më e lumtur dhe me kushte shumë më të mira. Përveç familjeve të varfra edhe qytetarët e tjerë të Republikës së Kosovës, në prag të festave janë të preokupuar me probleme të shumta sidomos me rritjen e çmimeve të ushqimit dhe produkteve të tjera. Përderisa në vendet tjera të botës çmimet e produkteve bien, familjeve me të ardhura jo të mira financiare u mundësohet që t’i presin me gëzim festat e fundvitit. Festat e fundvitit janë dhe duhet të jenë gëzimi i të gjithë njerëzve në këtë botë. Por, në vendin tonë festat e fundvitit janë vetëm shqetësim dhe asgjë më shumë. Urojmë që tek të gjithë njerëzit të mbizotërojnë shëndeti, fati, dashuria, gëzimi, paqja, lumturia e harmonia, duke i thënë lamtumirë një viti të vjetër dhe mirë se vjen një viti të ri.

Gëzuar viti i ri 2012 Shkruan: S.B

N.T.SH. FANAJ PETROL

5


Dashuria e madhe për muzikën bëri që i shumëpërfoluri, Genc Prelvukaj, të punojë në albumin e dytë edhe pasi kishte paralajmëruar që punës së albumeve do t’ia vendoste pikën në vitin 2009. Për më shumë, ne zhvilluam një intervistë me të, ku biseduam më shumë për aktivitetet që merret Genci, duke filluar nga puna e tij që kryen në Ministri e deri te projektet humanitare në përkrahje të komuniteteve të veçanta

Kurrë më... s’do të jap premtime Pika: Si e filloni ditën, spontanisht apo e nisni me orar? G. Prelvukaj: Deri para një viti ka qenë komplet spontanitet, tani kam orar si Këshilltar politik në Ministrinë e Kulturës dhe kam filluar t’i ndërtoj kornizat e ditës që duhet t’u përmbahem në mënyrë të saktë. Kështu që një ditë fillon me punën në Ministri, jashtë vikendeve, kuptohet. Puna në Ministri mbaron ne ora 17:00, pastaj vazhdoj me obligime familjare, e dikur nga mbrëmja dal në studio. Pika: Ju keni mjaft obligime. Si keni arritur t’i koordinoni të gjitha punët ? G. Prelvukaj: Do të filloja nga obligimet që i kisha me fakultetin. Puna e fakultetit është paksa e çuditshme, sepse në vitin 1999 pata regjistruar Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe. Në vitin e dytë, unë u tërhoqa nga ky fakultet dhe bëra një pauzë për shkak të punës, por s’e gjeta dot veten aty. Pas asaj pauze kam marrë Fakultetin e Historisë në UP si dhe Shkencat Politike. Unë sot i kam përfunduar studimet në Shkenca Politike, ndërkaq në master studioj Marrëdhënie Ndërkombëtare me Diplomaci, duke mos harruar faktin se po më shkon shumë mirë, ndërsa Fakultetin e Historisë, për shkak të të dyja fakulteteve dhe të punës, më

Intervistë me këshilltarin e Ministrisë së Kulturës, Genc Prelvukaj

është dashur ta lë anësh. Por, kjo nuk do të thotë s’do t’i kthehem dhe ta përfundoj edhe atë, megjithatë fillimisht e kam në fokus përfundimin e masterit. Jam anëtar edhe i Komunitetit për Pronë në Kuvendin e Prishtinës, ndërsa muzika po më merr shumë kohë. Unë i kam pakësuar aktivitetet e mia muzikore, por jam aktiv edhe në këtë fushë. Pika: Ta ndërrojmë paksa temën. Mund të na flisni diçka për djalin tuaj, Gjinin? G. Prelvukaj: Mund të flitet shumë për këtë temë. Djali im, Gjini, tashmë i ka 6-vjet dhe e ka kaluar atë fazë kur është dashur të ketë vazhdimisht probleme. Gjini tani e ndien veten që është i aftë të hyjë në ndërmarrësi dhe të bëjë atë që ai dëshiron ta bëjë. Nuk do t`ia imponoj asnjë profesion që ushtroj unë, ngase ai është i interesuar në shumë sfera. 6


Pika: Të flasim pak për projektet tuaja. Çfarë mund të thoni për këngën e realizuar me Mirsa Kërqelin dhe Eliza Hoxhën, e cila ka për qëllim përkrahjen e personave me HIV/ AIDS dhe të personave me sindromën Daun?

Oferta prej partive të tjera, aty-këtu, ka pasur, disa direkte e disa indirekte. Jam pjesë e një kolektivi të mirë dhe do të vazhdoj ta kem atë lumturi brenda partisë.

G. Prelvukaj: Sa i përket këngës, nuk është vetëm që kemi dhënë shembull. Ne që nga viti 1999 kemi realizuar shumë projekte të tilla, qe t’u vihet në ndihmë personave në nevojë. Ndoshta po ta shikojmë numrin e koncerteve tona komerciale me numrin e koncerteve në dobi të njerëzve që kanë nevojë për ndihmë, atëherë ky i fundit është më i madh. Por, këto tema për ta pasur efektin e vet është më mirë të bëhen më rrallë. Pika: Pasi tashmë keni diplomuar në Shkenca Politike, a mund të na jepni një opinion për zhvillimet më të fundit në vend, sidomos për bisedimet Kosovë-Serbi? G. Prelvukaj: Ne jetojmë në një kohë që asnjë shtet nuk mund të realizojë politika të pakoordinuara me shtetet fqinje. Andaj, është obligim që të koordinohen shtetet mes vete. Në këtë rast bisedimet gjithmonë janë pozitive, sepse çështjet zgjidhen duke biseduar. Është një thënie se gjithçka që fillon me bisedime, edhe nëse shkon në konflikt, përsëri kthehet në tryezë të bisedimeve. Në qoftë se e analizojmë mirë, nga bisedimet nuk del asgjë e keqe dhe normalisht që priten rezultate pozitive, por kuptohet që duhet kohë. Pika: Cila është arsyeja që ju bëri të inkuadroheni në Partinë Demokratike të Kosovës, a keni pasur oferta të tjera? G. Prelvukaj: Ka qenë plotësisht një vullnet imi personal. Unë kam qenë revoltues i kësaj partie për vite të tëra, pastaj kur e kam kuptuar që politika është profesioni që mund të merrem me të, edhe e zgjodha si sferë të studimit. Fillova ta mendoj inkuadrimin në këtë parti.

Pika: Ligji për të drejtat e autorëve është i shumëpërfolur. Çfarë mendoni ju, a po aplikohet ky ligj? G. Prelvukaj: Jemi duke përgatitur edhe strategjinë kundër falsifikimit dhe shpresoj që në vitin 2012 do fillojnë hapat e parë konkretë të realizimit. Patjetër që shumëçka varet edhe nga bashkëpunimi me ministritë e tjera që i kemi, si p.sh. me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe disa të tjera. Per herë të parë e shohim nje shpresë të realizueshme dhe mendoj që e kemi gjetur një rrugë më të shpejtë drejt aplikimit të këtij ligji. 7


Pika: Ku do t’i kaloni festat e fundvitit si dhe çfarë mund të presim nga ju në vitin 2012? G. Prelvukaj: Ka pesëmbëdhjetë vjet që unë festoj në shtëpi Vitin e Ri. Në aspektin e muzikës kemi filluar diçka për albumin e ri. Kemi paralajmëruar që albumi i vitit 2009, do të jetë albumi i fundit, por për shkak të kontakteve të shumta me publikun dhe sezoneve shumë të mira, rekomandimeve të miqve dhe njerëzve që na duan dhe na pëlqejnë, ne kemi vendosur të vazhdojmë me albumin tjetër, pastaj të shohim. Më s’do të bëj

premtime të tilla se kur do të jetë albumi i fundit ose i parafundit. Le të bëhet çfarë të bëhet. Pika: A do të jeni i pranishëm në xhirimet e programeve festive të fundvitit? G. Prelvukaj: Jo. Përveç në RTK, që jemi të obliguar për shkak të kontratës me këngën e Adelina Eminit, dmth. e kam kontratën që duhet të jem në xhirimet e Vitit të Ri, në të tjera jo. Intervistoi: P.N

8


NGJYROSJE | DEKORIM | FASAD | IZOLIM | GIPS | KNAUF

Zanatin e merr, Duart JO Mob:

Kontakt: 00377 (0) 44 / 291 - 674, 00377 (0) 44 / 351 - 246

Adresa: Rr.: Ernest Koliqi. nr.: 171 20000 Prizren Republika e KOSOVËS 9


Histori nga jeta

Ju ka ndodhur juve apo atyre që janë afër jush ndonjë histori interesante që ia vlen ta dinë të gjithë? Keni diqka që nuk e zgjidhni dot? Mos ngurroni të shkruani në: revistapika@hotmail.com Historia e parë ka mbërritur në redaksinë e revistës “ PIKA’’. Kuptova se kam humbur ëndrrën time (Për Drenin) Ishim shumë të vegjël kur u njohëm, ishim shokë të mirë, miq të mirë dhe për çdo ditë që kalonte ishim diçka më shumë. Mes nesh kishte lindur një ndjenjë më e fortë nga ajo që patëm menduar. Unë nuk e kuptoja atëhere, por ti ishe bërë bota ime, ishe bërë ai që më kuptonte pa hapur gojën, ai që më mbështeste në çdo gjë, ai që gjeja pranë në çdo moment që kisha nevojë, ishe ai që si pa u vënë re kishte zënë vendin më të rëndësishëm në jetën time. Por, kjo është e keqja e asaj moshe, dashuron me gjithë forcën e shpirtit, por e kupton tepër vonë. Fati nuk kishte parashikuar për ne të jetonim brenda asaj që patëm krijuar.Secili prej nesh jetoi jetën e tij deri në momentin që u ritakuam pas disa vitesh. Dua vetëm të dish se gjatë gjithë kësaj kohe, ke qenë vendi, ku unë jam fshehur, sa herë jam ndjerë keq. Sa herë kam pasur vështirësi, ke qenë pika ime e referimit. Dhe ja tek rishihemi përsëri, por çuditërisht malli e padurimi i gjithë këtyre viteve për të parë e dëgjuar zërin, sikur u shua në momentin që të takova. Nuk e di pse m’u duke aq i huaj e i largët edhe pse ti nuk ke ndryshuar fare. Në fakt u ndjeva edhe mirë edhe keq për këtë. U ndjeva mirë sepse gjatë gjithë kohës zemra ime ka qenë pezull mes dy dashurish: Një dashurie reale që e kam jetuar gjatë gjithë kohës, dhe një dashurie ideale që ka jetuar vetëm në ëndrrat e mia. Por u ndjeva keq sepse kuptova se kisha humbur pikën time të referimit, kisha humbur ëndrrat e mia. Të lutem të më falësh që ke qenë pjesë e mendimeve të mia çdo sekondë të çdo dite në këto pesë vitet e fundit. Ti nuk ke qenë dashuria ime e parë, por je tërësisht shija që ajo lë. Të puth fort e të uroj shumë fat e gjithë të mirat e botës, sepse më i miri meriton vetëm më të mirat. (Nga Albulena) 10


SI TË SILLEMI NË MIJËVJEÇARIN E RI? Dëshirë për sjellje të mira, për të qenë i edukuar, për një kthim tek e vjetra ka, ndoshta për të gjetur sigurinë që koha në të cilën jetojmë nuk na i ofron, por përballë ndryshimeve të pareshtura të shoqërisë dhe të zakoneve, përballë shpikjeve të teknologjisë, si celularët dhe email, kerkohet të ndryshojnë zakonet e jetës sonë shoqërore dhe të ju përshtatemi kërkesave të reja. ’’Sjellja e mirë nuk del kurrë nga moda’’

Si të qëndrojmë dhe të lëvizim gjatë një bashkëbisedimi? Është fjala për gjestet. Me fjalën gjest, kuptohet lëvizja e të gjitha pjesëve të trupit, nga koka e deri tek këmbët, përfshirë këtu edhe shikimin. Nganjëherë, sidomos kur jeni duke diskutuar, ndodh që të humbni kontrollin e vetvetes. Mendoni sa e pakëndshme është të keni

përpara jush një person që lëviz në mënyrë të egzagjeruar(i ndërgjegjshëm për këtë), në një bashkëbisedim të rrëmbyer. Për të mos arritur në situata të tilla, kërkoni të kontrolloni qëndrueshmërinë dhe gjaknxehtësinë tuaj! Evitoni bisedat ’’e hapura’’, ’’të shtruara’’ e ’’të këndshme’’ me persona që keni më pak konfidencë.

Mbani parasysh edhe një fakt: Kur jeni ulur, mos e lëshoni veten lirshëm, pa respektuar etiketën e të ndenjurit korrekt. Kontrolloni edhe në momentet më të parëndësishme pozicionin tuaj. Disa persona kanë zakon të përsërisin shumë shpesh të njëjtën lëvizje. Edhe pse në disa momente ato janë të pakontrollueshme. Me vullnet e këmbëngulje mund të arrini t’i minimizoni ato deri në eleminimin komplet të tyre. Në kohën kur flisni apo dëgjoni dikë që është përballë, mos përtypni kurrë çamçakëz. Është thjeshtë e bezdisshme të shikosh një gojë që përtypet pa u lodhur. Kur nuk e sheh bashkëbiseduesin në sy, ose e kundërta, është diçka shumë e papëlqyeshme. Përfytyroni sikur po flisni me dikë, dhe ai në vend që t’u shikojë ju, e hedh vështrimin sa në një anë e sa në tjetrën. Duket sikur nuk ka asnjë interes për atë që i thoni. Tani ndryshoni pozicionin: jeni ju që po dëgjoni dikë e në vend që ta vështroni atë, shikimi juaj ’’bredh’’ nëpër hapësirë. Për etiketë mirësjelljeje bëni të paktën sikur jeni ’’e interesuar’’. Si përfundim mund të themi se çdo gjest ka lidhje me personalitetin tuaj. Pra kujdesuni ta mbani veten nën kontroll të përhershëm dhe të mbani një pozicion të pëlqyeshëm e korrekt, kjo gjë do t’ju paraqet më tërheqës. 11


MODERATORJA QË E DO GJUMIN DHE ROMANET Edona Zogun e keni parë në lajmet e mbrëmjes në Kohavision. Thonë të gjithë se ajo dallohet nga moderatoret e tjera kosovare për nga pamja. Asaj nuk i duket i drejt ky vlerësim. Dhe nuk e thotë nga modestia, “virtyt” ky i kuptuar keq në shoqërinë tonë. Se modestia për të përkthehet si kompleks, por është e bindur se bukuria vjen nga brenda. Ajo ka një thjeshtësi që të bën të ngatërrohesh me veten. Mungesa e individualizmit në shoqërinë tonë, si pasojë e socializmit të tepruar me njëri-tjetrin, është dukuria që e pengon. Prandaj njerëzit merren me njëri-tjetrin thotë Edona e cila e njeh mirë psikologjinë pasi ka diplomuar në këtë drejtim.

E lindur më: 1 qershor 1982 Shkollimi: Fakultetin e Psikologjisë – Master Gazetari TV dhe Radio Profesioni: Moderatore Religjioni: Muslimane Ngjyra që pëlqen: E Kuqja Kafsha që pëlqen: Qeni

Ajo tani ka masterin në gazetari dhe radio televizion. Ndjehet rehat para kamerave. Thotë se është në paqe me to. Kohëve të fundit ka nisur një emsion, bashkë me kolegen e saj Jehona Bajrami. Në këtë intervist Edona Zogu flet edhe për librat, filmat, personalitetet e famshme botërore si dhe ekskluzivisht për revisten “PIKA” ajo e tregon ngjarjen me “fansin” e saj i cili i kishte ardhur deri në punë për t’i thënë se e do

Hobi: Noti, Udhëtimi.

12


Unë s’jam psikolog që me mujt me i lexu njerëzit, po s’di pse po më duket që je gjumashe?

Po, shumë jam gjumashe. Mos me ma prishë gjumin, deri në orën dy nuk zgjohem. Por ja që s'mbaj mend kur jam zgjuar në orën dy pasdite! 

Po flasim pak për shkollën e mesme. Si ishte Edona në këtë periudhë të jetës?

Në shkollën e mesme kam qenë shumë më e heshtur se sot, por nuk kam ndonjë ndryshim drastik prej asaj kohe. E di prej njerëzve të tjerë që shkollën e mesme e shohin si një periudhë shumë të veçantë te jetës se tyre edhe se do te kishin pas dëshire të ktheheshin edhe njëherë në atë moshë, por jo unë. Shkolla e mesme është shumë e rëndësishme për zhvillimin e njeriut, prandaj unë e cilësoj vetëm si diçka të rëndësishme për zhvillimin tim për atë kohë. 

E, në cilën fazë të jetës e ki kuptu që je e bukur?

(Qeshë) Nuk mendoj se jam aq e bukur, siç po e shprehni ju! Mendoj që kam një pamje te zakonshme, por ndoshta të bukur më bën shpirti, ndjenjat dhe empatia. Nëse e keni fjalën për të gjitha këto së bashku, atëherë mund të them se e bukur jam ndjerë qysh moti, kurse si pamje – atëherë. them se nuk ndjehem ende e tillë. Sepse personalisht mendoj se bukuria nuk mjafton të përkufizohet si e vetme. Ka shumë njerëz që duken shume bukur, por që të tjerët nuk i shohin si të tillë - njëkohësisht ka njerëz që nuk duken bukur, por që të tjerët i shohin si shumë të bukur, e këtu zë vend shpirti i atyre njerëzve që i bën të duken të tillë. 

për tërë vitin. Aty zakonisht shkoj për romane, e përfundoj edhe në librat profesionale te profesioneve që ushtroj. 

Shkrimtarin që e ke për zemër?

Më pëlqejnë shkrimtarë të ndryshëm, të kulturave të ndryshme, sepse përmes librave të tyre mëson edhe mënyrën se si jetojnë ata njerëz. Do ta veçoja Anton Cehovin që e kam gjithmonë në mendje, novelat e te cilit janë shumë të shkurtra, por njëkohësisht shumë të mëdha. Ismail Kadareja është pa dyshim në krye të listës sime. Kadarenë, meqë e adhuroj për shkrimet e punën e tij, më ka bë me dashtë edhe Gjirokastren qysh moti, pa qenë kurrë në atë vend! Ka edhe shumë të tjerë, Cvajgu, Kafka, Llosa, Fatos Kongoli… 

Filma, a kçyrë?

Nuk kam shumë kohë për filma…por, po, i shikoj me ëndje. 

Cilin film nuk ishe mërzitë me pa edhe dy herë?

Filmin që e kam në mendje në këtë moment është "Man on Fire". Film ky që e kam pa më shumë se 5 herë dhe prapë do e shikoja dhe do ndjehesha sikur po e shoh për herë të parë. 

Si ndodhi të merresh me moderim?

Edhe pse moderimi nuk ka qenë pjesë e ëndrrave të mija, ishte shumë e thjeshtë. Me konkurs. E kam pa konkursin në “Kohën Ditore”, kam apliku, e kam kalu testin, edhe audicionin dhe kështu u bëra moderatore e Kohavisionit.

A lexon dhe çka të pëlqen me lexu?

M' pëlqejnë romanet shumë. Me pas mundësi kisha qëndru tërë kohën me romane ne dorë. Panairet e librit, janë vendet ku furnizohem 13


Kur ju shohim para ekranit edhe ju na shikoni neve. Po në fakt ju e shikoni kamerën. Çfarë raporte ke arrit me kriju me kamerën?

Me kamerën kam kriju raporte të mira. Në momentin kur nuk e kam shiku si një objekt që nuk lëvizë. Në fillim, e kisha pak të vështirë, sepse është pak abstrakte për mendjen ta përpunoja se je i drejtu një objekti, e ti duhet të dukesh se je t’u fol me shikuesin, i cili ndodhet në shtëpi të vet duke pi "çaj". Pra, ndryshimi i perceptimit, nga një aparat teknik në një "shok virtual", më ka kriju raporte që unë kisha nevojë ta kem me kamerën. Dhe sot shumë njerëz më thonë se kur ju them "mirëmbrëma", ju duket se po u them vetëm atyre e jo dhe shikuesve të tjerë. 

disa ndjenja paranoje - se çka do të ndodhë me ne shqiptaret kur ai s'do të jetë! Pastaj, nëse e marrim parasysh ndikimin e teknologjisë në jetën tonë, pa të cilat unë personalisht nuk e di se si do t'ia dilja, duhet ta përmend edhe Steve Jobs-in e Mark Zuckerberg-un. 

Po nga politikanët tanë?

Eh, këtu me ke zënë ngushtë (qeshë). Definitivisht politikanët e moshave te reja. Ata të cilët për komunizmin vetëm

Ndonjë rast që kujtoni që ju ka bë me qesh pak para se të nisin lajmet?

Ka shumë momente! E fundit që më ka ndodhë, e që nuk e di se si jam përmbajt pa qeshë, ishte kur hyra në lajmet e orës 17.00. Redaktorja i kishte hap në promter lajmet e orës 7.15 të mëngjesit. Dhe kuptohet, fillova të lexoja nga letrat, jo nga promteri. Ndërkohë i dëgjoja komentet dhe habinë e redaktores nga dhoma e regjisë si p.sh "ku është kah lexon moreeeee", "ku i ka marr këto lajme"… haha. 

Kush është personaliteti që ju ka lënë mbresa nga e gjithë historia botërore.

Martin Luther Kingu, ëndrra e të cilin u bë realitet. Birmanezja Aung San Suu Kyi me parimet e saj për Lirinë nga Frika. Pastaj Ismail Kadare. Kur e kam pa së voni një dokumentar për të, mu krijuan

kanë lexu dhe që e perceptojnë si destruktive për shoqërinë kosovare! • Për ju, kush është njeriu më i rëndësishëm në jetën tënde? Kam shumë. Familja ime është primarja. Të tjerët vijnë më pas... 14


sonë. Pastaj tjetra. Jemi të socializuar aq shumë, sa që na mungon individualiteti, na mungon personaliteti jonë individual – gjë të cilën nuk e shoh aspak pozitive. 

Kemi ndëgju për një rast të një, si ta quajmë, “fans” n thojëza, i cili ka ardhë deri në KTV për me ju kërku. Si ka ndodh kjo?

Po, ka qenë një person, i cili ka ardhë në KTV dhe m'ka kërku duke thënë se unë “duhet” të jem e tij dhe me të. Pasi “natyra” i kishte thënë kështu dhe se rrezikohet “siguria kombëtare” nëse nuk jemi bashkë (Qeshë). Ka edhe këso raste, por tash më jemi mësuar me këso gjera. Nuk i perceptoj si diçka të jashtëzakonshme ose të rrezikshme. 

Cila është e meta jote që të pëlqen njëkohësisht.

E meta ime më e madhe është se, ose jam shumë e heshtun ose jam shumë zhurmshme apo reagoj me impulsivitet. Nuk mund të kem qëndrime neutrale ndaj situatave që më rrethojnë. Ose heshti që i bie refuzim, ose reagoj për t'u pajtu ose për t’u mos u pajtu .  Sigurisht të gjithëve na pengon diçka në jetë, na bën të acarohemi, çka i pengon Edonës më së shumti në shoqërinë tonë? Ka shumë gjera që më pengojnë. E para, si shoqëri jemi shumë "symbyllur" dhe krijojmë qëndrime e opinione brenda një kohe shumë të shkurtër, e nuk i ndërrojmë ato qëndrime ndoshta gjatë gjithë jetës

Ndonjë angazhim moderimit?

tjetër

pos

Siç e dini prej muajit shtatorë kam fillu me një emision të ri, që quhet “2+” dhe kjo më merr shumë kohe, si dhe përveç kësaj, mbaj edhe një punë tjetër brenda UNICEF-it ne Kosovë 

Lexuesve tanë, a po ua uroni ndërrimin e moteve?

Jo vetëm lexuesve, por edhe stafit të revistës “Pika”, ua uroj festat e fundvitit dhe ju dëshiroj një vit të mbarë, të lumtur e të shëndetshëm. E revistës “Pika”, i dëshiroj punë sa më të suksesshme për 2012 dhe vitet që vijnë…

Gëzuar 2012 ! Intervistoi K. B. 15


Si ta trajtojmë lëkurën në fytyrë Lëkura është një nga pjesët përbërëse të bukurisë së një gruaje. Për të pasur një lëkurë sa më të pastër dhe të freskët duhet ta trajtoni sa më mirë atë. - Për pastrimin e fytyrës përdorni krem të tretshëm ose xhel pastrimi me ujë të vakët, por edhe një losion që do të bëjë të mundur largimin e papastërtive. - Përkujdesja për tipin e lëkurës së yndyrshme; Trajtimi i veçantë i lëkurës me yndyrë është shumë i rëndësishëm. Nëse keni lëkurë të yndyrshme atëherë përdorni një sapun me Ph neutral (potenca e hidrogjenit) për ta gjallëruar më tepër. Por, duhet pasur kujdes për të mos e fërkuar fort, sepse irritohen pjesët me tendencën e formimit të puçrrave të vogla. Produktet të cilat përmbajnë vajra bimore mund të kenë rezultate shumë të mira për fytyrën. - Mënyra e përkujdesjes për tipin e lekurës së Thatë; Nëse lëkura juaj është e thatë kjo vjen si rezultat i një sasie shumë të vogël të yndyrës në pjesën e poshtme të lëkurës. Sidomos pas larjes së fytyrës lëkura juaj mund të ndihet edhe më e tërhequr. Kjo gjendje e lëkurës mund të shkaktohet edhe si rrjedhojë e përdorimit të tepërt të sapunit. Për të gjitha llojet e lëkurave të thata rekomandohet të përdoret kremi ushqyes dhe hidratues, i cili do të shtojë sasinë e lagështisë në shtresat e poshtme të lëkurës. - Mënyra e përkujdesjes për zonën rreth syve; Shenjat e para të plakjes shfaqen fillimisht në lëkurën e hollë rreth syve. Kjo pjesë e fytyrës kërkon trajtim të veçantë. Kremat për fytyrë janë shumë të rëndë për pjesën rreth syve, sepse mund të bllokojnë poret. Andaj, rekomandohet një krem i veçantë për pjesën poshtme të syve. Shkruan: F.B

16


Sezoni dimëror sjell modele të veqanta Moda e sezonit të ftohtë për vitin 2011, është e bukur, elegate dhe po zgjidhet me shumë kujdes, si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt. Si çdo vit tjetër pistat e modës prapë sjellin gjëra të veçanta dhe të reja, që nuk janë parë më herët. Ka një seri me ngjyra të veshjes që bien më shumë në sy dhe e tërheqin vëmendjen e secilit prej nesh dhe ja ndër to janë ngjyra e verdhë, bakri dhe e hirta. Në këtë sezon dimror, pallto është stili më i përhapur i veshjes. Pallto e theksuar, gjinse të ngushta dhe çizme të shkurta e me take të larta, bëjnë që femra të duket elegante dhe shumë “hot”. Çizmet me take të larta, gjithashtu janë preferencë e shumicës së femrave. Trendet sezonale të modës për meshkuj, për dallim nga e femrave, ndryshojnë më rrallë, sepse disa detaje të veshjes për ta edhe pas disa viteve mbesin “in”. Xhinset me qepje klasike dhe me ngjya të hapura si vjet kanë qenë në modë për meshkujt. Sa për pjesën e lartë të veshjes, këmisha, shalli dhe pallto me ngjyra, jo të theksuara janë trendi më i përhapur. Ndërsa, këpucët e thjeshta, pa dizajne mund t’i shihni në të gjitha dyqanet e këpucëve për djem. Përveç veshjeve aksesorët janë pjesë e veçantë e modës dhe pjesë e pandashme e njerëzve e veçanërisht femrave. Meshkujt këtë vit mbajnë orë, shallë me ngjyra të përziera, kurse femrat mbajnë vathë, varse dhe orë. Vitin e kaluar vajzat mbanin çanta shumë të vogla, ndërkaq këtë vit, ka një ndryshim tejet të madh, ato mbajnë çanta të mëdha, me dizajne të veçanta. Shkruan: A.Q

17


Emri: Arbër Elshani (Zzap) Mosha : 25 Shkollimi: Menaxhmet i Informatikës Horoskopi: Luani Fans i: Prodigy dhe David Guetta Hobi: Basketbolli Ushqimi: Lazanja Pija: Ujë Emri: Kristian Lekaj (Chriss) Mosha: 24 Shkollimi: Akademia e Muzikës Horoskopi: Dashi Fans i: Michael Jackson dhe Timbeland Hobi: Vallëzimi Ushqimi: Pastat Pija: CocaCola

Talentë, Producentë & Dj Zzap & Chriss, nuk ndalen. Producentë të shumë këngëve hite. Intensivitetin e punës e kanë primar. Si producentë, fillimin e karrierës e kishin me Tingullin 3-nt, me këngën “ I kom krejt”, vazhduan me Mc Kreshën, Nora Istrefin, Adelina Berishën, Ermal Fejzullahun, Bleron, Skillz, & Lyrical Son, Vjollca Abdullahun, Eni Koqin, Ryva Kajtazin, Lorin e shumë bashkpunime të tjera. Djelmosha të painteresuar për reklamë, por vetëm për punë, shpesh i shohim duke argëtuar të rinjtë në qytete të ndryshme të Kosovës, në mbrëmjet ku organizohen nga menaxheri i tyre, Lulzim Elshani. Edhe pas shumë kërkesave të ndryshme për mbrëmje gjatë festave të fundvitit, Zzap & Chriss kanë vendosur të jenë afër familjes së tyre, për të vazhduar edhe më tutje me projekte të tjera që në fillim të vitit 2012-të. Për të krijuar këngë dhe hite atyre nuk u duhet shumë kohë e gjatë. Talentin e tyre e organizojnë së bashku si dhe e plotësojnë dëshirën e secilit bashkëpunëtorë. Gjatë vitit 2012, pritet të kenë edhe më shumë hite dhe spote me bashkëpunëtorë të tjerë, nga Kosova e më gjerë. Intervistoi: D.P 18


Aktori Blerim Gjoci, festat e fundvitit do t’i kalojë në Prishtinë së bashku me familjen e tij. Mes tjerash aktori shton se viti 2011 për të ka qenë shumë i suksesshëm. Si për fillim ai mori pjesë në një festival të filmit në New York, ku edhe është shpërblyer me tre qmime. E veçanta e vitit 2011-të, për Blerim Gjocin është se ai vendosi t’i kthehet filmit, kurse në vitin 2012-të, pritet t’i promovojë tre filmat në të cilat po punon.

Aktorja Emine Toska, për momentin është duke punuar në serialin vendor “Shtëpia ime”. Ajo thotë se viti 2011-të, nuk i ka sjellë shumë të mira për shumë arsye. Nga ana tjetër, këtë vit do ta përmbyllë me diçka të bukur, me një komedi nga Ilir Bokshi.

Aktori i mirënjohur, Luan Jaha thotë se festat e fundvitit do t’i kalojë me familjen e tij. Ai tregon se suksesi më i madh i vitit 2011-të, ka qenë filmi “304”, në kuadër të festivalit PriFilmFest. Për vitin 2012-të, pritet që Jaha të ketë një film bashkë me Isa Qosjen.

Mc Kresha

për këtë fundvit, do të qëndrojë në Kryeqytetin e Kosovës. Suksesi më i madh i vitit 2011-të, për MC Kreshën është albumi “P.I.N.T.”, në bashkëpunim me Lyrical Son. Për vitin 2012-të, Kresha thotë se ka plane të jashtëzakonshme.

Këngëtari

i

shumë kërkuar, Vedat Ademi ende nuk ka bërë plane se ku do të jetë për festat e fundvitit. Ai pohoi se ka gjasa që bashkë me grupin e tij, do të bëjnë pushime pasi që janë të lodhur nga puna dhe angazhimet e shumta. Këngëtari në fjalë, theksoi se viti 2011-të, për të ka qenë viti më i mirë, pasiqë ka realizuar tri këngë me videoklipe dhe albumin e tij të parë. Intervistoi: D.P & P.N 19


Kilometri i katĂŤrt Prizren - VermicĂŤ 044 / 607 402 20


10

më të kërkuarit

Google ka publikuar të dhënat për vitin 2011, që kanë të bëjnë me emrat dhe termat më të kërkuar. Në krye vazhdon të qëndrojë “Facebook-u”, kurse më pas YouTube, Hotmail dhe Ebay. Përveç më të kërkuarve, gjithashtu janë zbuluar edhe emrat që këtë vit kanë pësuar rënie sa i takon kërkimit në motorin e kërkimit. Më të kërkuarit në Britaninë e Madhe: 1. Facebook 2. YouTube 3. Hotmail 4. Ebay 6. Google 7. BBC 8. Amazon 9. Argos 10. Yahoo Njerëzit që kanë rënë më shumë në kërkim: 1. Nick Clegg 2. Maradona 3. Alicia Keys 4. Heidi Montag 5. Alexandra Burke 6. Hayley Ëilliams 7. Joe Mcelderry 8. Stephenie Meyer 9. Robert Pattinson 10. Shakira Njerëzit që janë rritur në kërkim: 1. Ryan Dunn 2. Adele 3. Rebeça Black 4. Ed Sheeran 5. Amy Winehouse 6. Charlie Sheen 7. Steve Jobs 8. Kate Middleton 9. Nicki Minaj 10. Darren Criss 21


10

femrat më “hot” të Amerikës latine

Sipas Egostatic-it, që është një prej tabloideve më të njohura për lajmet rozë, ka bërë klasifikimin e dhjetë femrave që mund të konsiderohen më seksi dhe që kanë një emërues të përbashkët, të qenit protagoniste në vendet e Amerikës latine. Secila prej tyre padyshim që ka një histori të veçantë dhe një rrugë po aq të veçantë përmes së cilës është ngritur deri në lartësinë aktuale.

5. Luisana Lopilato

1. Rocio Guirao Diaz

9. Cinthia Fernandez

4. Pilar Montenegro 3. Tatiana Gil 7. Natalia Paris

2. Vanessa Arias

10. Larissa Riquelme

6. Victoria Alvarez

8. Gaby Ramirez

22


Gëzuar 2012

23


Librat e reklamuar shiten më shumë Kërshëria për leximin e librave në vendin tonë është në rënie e sipër. Këtë e kanë konfirmuar librashitësit e ndryshëm. Ndërkaq, ndër të paktat libra që sjellin interesim në treg janë “Shqipëria” i Ben Blushit dhe “Enver Hoxha” i Blendi Fevziut. Ky i fundit ka nxitur një varg reagimesh Në vend që t’i shohim në duart e qytetarëve, ato mbeten material për t’i zënë tavolinat e librashitësve, raftet e librarive apo sirtarët e bibliotekave. Është fjala për librin dhe interesimin e ulët të qytetarëve tanë për të lexuar. Çdo ditë shohim qindra qytetarë, që shumicën e kohës e kalojnë kot nëpër rrugë, kafene e parqe të ndryshme, kurse të pakët janë ata që e shfrytëzojnë kohën për të lexuar. Libri në Kosovë vazhdon të mos ngjallë interesim te shumë qytetarë. Një maturante qesh kur pyetet nëse lexon libra. “Na mjaftojnë ato libra që i kemi të obligueshme, s’kam kohë”, u shpreh Adelina. Në anën tjetër, edhe librashitësit gjendjen momentale e konsiderojnë si të rëndë, ku vlerësojnë që këtë vit nuk ka ngritje të kërkesës për libra. Librat më të shitur në tremujorin e fundit janë: “Enver Hoxha” i Blendi Fevziut , “Shqipëria” i Ben Blushit, “Kohë e pamjaftueshme” e Helena Kadaresë, “Faik Konica” i Ilir Ikonomit, “Kurbani” i Edi Ramës etj. Gjithashtu, në mesin e librave më të kërkuar janë librat me fotografi të Kosovës dhe të Shqipërisë, por edhe librat për fëmijë. Lbri më i lexuar deri më tash, sipas librashitësve, është ai i Blendi Fevziut i titullar “Enver Hoxha”. “Libri ‘Enver Hoxha’ është më i kërkuari, ku brenda këtij muaji kemi shitur rreth 600 copë, por nuk qëndron prapa as libri i Ben Blushit i quajtur ‘Shqipëria’, por as ai i Helena Kadaresë ‘Kohë e Pamjaftueshme’”, pohoi Arsim Hashani, menaxher i bibliotekës “Toena”. Ai vazhdon duke komentuar librat më të shitur, ku sipas tij, rolin kryesor për një gjë të tillë e ka marketingu. “Arsyeja kryesore për shitjen e këtyre librave është reklama. Edhe Sali Berisha po të shkruante, libri i tij do të shitej. E gjithë kjo është si pasojë e ndikimit politik që kanë te lexuesit”, theksoi Hashani. Ndërkaq, për nivelin momental të kërkesës për libra kanë komentuar edhe librashitësit ambulantë. “Kohët e fundit librat më të kërkuar janë: ‘Shqipëria’ i Ben Belushit dhe ‘Enver Hoxha’ i Blendi Fevziut, që njëherësh mendoj që janë humbjekohe. Ky i fundit nuk është libër frytdhënës, por u është bërë hipnozë lexuesve. Do të ishte më mirë sikur qytetarët të lexojnë libra që kanë të bëjnë me të tanishmen, ose me shkencën, sesa të lexojnë diçka që i kthen prapa për më shumë se 20 vjet”, pohoi Nasuf Zena, shitës ambulant. Ndërsa, mendim kritik për librin “Enver Hoxha”, ka dhënë edhe profesori dhe gjuhëtari Isa Bajçinca. “Nuk jam lexues i këtyre librave, sepse nuk kam interes për leximin e tyre. Ata s’janë asgjë tjetër veçse reklamë që nuk ofrojnë asgjë të rëndësishme”, theksoi Bajçinca. Në anën tjetër, për librat më shumë të kërkuar ka folur edhe përfaqësuesja e librarisë “Dukagjini”, Dafina Tigani. Ajo theksoi se librat që paraqesin kërkesë janë ata për histori, psikologji, e sidomos me foto, ku tregohet historia e Shqipërisë dhe e Kosovës në periudha të ndryshme. Sipas saj, kategoria më e rregullt e lexuesve janë fëmijët. “Fëmijëve s’u intereson politika, paratë apo diçka tjetër. Janë të paanshëm, prandaj dëshirojnë të blejnë libra”, theksoi ajo. Librashitësit pranojnë se interesimi për libër këtë vit është më i vogël në krahasim me vitin e kaluar. Shkruan: K.R 24


Gjendja në gjimnazin “Sami Frashëri”, alarmante! Njëri ndër gjimnazet më të vjetra në Kosovë, “Sami Frashëri”, aktualisht numëron 2703 nxënës. Gjendja aktuale është jashtë të gjitha normave, ku hapësira e objektit në krahasim me numrin e madh të nxënësve është tepër e vogël. Mesatarisht një nxënës nuk mund ta ketë as 1cm2 në dispozicion Përkundër faktit që “Sami Frashëri” është një ndër gjimnazet më të vjetra në Kosovë, gjendja momentale që ekziston në të, nuk e arsyeton aspak një gjë të tillë. Problemi kryesor është numri i madh i nxënësve, që është jashtë çdo norme, ku një nxënës nuk mund ta ketë as 1cm2 në dispozicion. Mirëpo, sipas drejtorit të shkollës, Osman Beka, shkolla ka mjaft hapësirë. Ajo posedon 37 dhoma mësimore, 8 kabinete dhe 1 sallë të edukatës fizike. Ai e fajëson Drejtorinë Komunale dhe Ministrinë e Arsimit, që nuk kanë kufizime për pranim të nxënësve. “Çështja e hapësirës nuk është shumë problem, sepse ka mjaft hapësirë, mirëpo neve na nevojitet ta zvogëlojmë numrin e nxënësve, ku me hapësirën që ka gjimnazi ynë do të ishte më së miri t’i kishim 1500 apo 1600 nxënës e jo 2703. Nuk mbahet mësimi me 54 nxënës në një klasë, nuk e kemi te caktuar nga drejtoria Komunale e as nga Ministria e Arsimit numrin e pranimit të nxënësve”. Në anën tjetër, nxënësit ankohen se mësimi nuk mund të jetë aq produktiv, sepse nuk premton koha prej 45 minutave mësimore. “Në klasën tonë jemi 47 nxënës, normalisht që është e vështirë të mbahet mësim cilësor” shprehet Andi Belegu, nxënës i klasës së 11-të, nga drejtimi shoqëror. Por, pavarësisht numrit të madh të nxënësve, siguria është shumë e lartë. Çdo gjë është nën vëzhgimin e kamerave dhe sigurimit, që me urdhër të udhëheqësisë së shkollës nuk e lë as edhe një nxënës të hyjë në shkollë pa uniformë. 48 kamerat e kësaj shkolle, janë ato që vëzhgojnë gjatë tërë kohës pikat më të dobëta apo ‘vrimat e zeza’, ku fëmijët mund të bëjnë veprime të pakontrolluara. Ndërsa, për mënyrën e sigurimit të shkollës ka folur edhe nxënësja e klasës së 11-të, e Andi Belegu drejtimit Matematikënxënës i klasës së 11-të Informatikë, Alba Boshnjaku. Sipas saj, e vetmja mënyrë e sigurimit të nxënësve të shkollës është uniforma, e cila i karakterizon ata që janë pjesë të gjimnazit “Sami Frashëri”. Ndryshe, ky gjimnaz po përballet më ditët më të vështira që prej pasluftës. Alba Boshnjaku nxënëse e klasës së 11-të

Intervistoi: V.A 25


Xherahu, këngëtari i baladave dhe i serenatave Prindërit e tij ishin mësues, ndërsa profesionin e këngëtarit e ka trashëguar nga gjyshi i tij, Vaskë Xherahu, i cili është një nga themeluesit e korit karakteristik, “Lira” në Korçë. Skena e parë për të ishte rruga me kalldrën në Korçë, të cilën e ‘shkeli’ qysh si 13 vjeçar. “Pika”: Urime për çmimin në festivalin e “Këngës Magjike”. Si po ndiheni? Xherahu: “Falimenderit per urimin tuaj. Në radhë të parë ndihem i privilegjuar sepse mora një çmim shumë të rëndësishëm në “Këngën Magjike”. Mendoj që kam fat, sepse kishte shumë këngë të bukura, dhe në mesin e tyre u zgjodh e imja. “Pika”: Na trego për karierën tuaj, për këngët, albumet dhe festivalet në të cilat je paraqitur.

Ka prekur skenën që në fëmijëri. Ishte pjesë e festivaleve të ndryshme. Paraqitjet e tija mbresëlënëse janë shoqëruar gjithmonë me duartrokitje fanatike. Është fjala për këngëtarin e shquar shqipëtar në Greqi, Devis Xherahun. I njohur për interpretimin e serenatave dhe baladave, ndërsa këtë e ka konfirmuar edhe me çmimin e baladës më të mirë, të cilin e ka marrë në festivalin “Kënga Magjike”. Devisi karrierën e ka filluar në Shqipëri, por rrethanat e detyruan atë të migroj në Greqi. Megjithatë, ai edhe në shtetin helen nuk u ndal së punuari, fryt i së cilës është fama e madhe dhe karriera e ndritur që ka arritur atje. I ashtuquajturi ‘Devi’, rrjedh nga një familje intelektualësh nga Korça.

Xherahu: Albume nuk kamë shumë. Njëri titullohet “ Në errësirën e natës”, e kënduar me Redon Makashin. Pastaj fitova çmimin e parë në “Festivalin e Serenatës Korçare” që u zhvillua në vitin 1993 në Korçë. Në vitin 1994 morra pjesë në “Miss Albania 94“, ku këndova një këngë contry. Gjithashtu jam paraqitur dhe në spektaklin “Rreth fatit për 12 javë“ në vitin 1995. Viti 1997 emigrova në Greqi, atje konkurova në një emision për talentët e rinjë dhe fitova çmimin e parë. Më pas më erdhën

26


oferta bashkpunimi më këngëtar të mëdhenjë grek si Stamatis Gonidhis, Anxhela Dhimitriu, Vasilis Karas, Keti Garbi, Lefteris Pantazis etj. Në vitin 2000 paraqitem në festivalin e pranverës në Tiranë me një këngë të Agron Xhungës, që u vlerësova nga kritika pozitive. Dhe në fund kënga “Akoma se besoj” me tekst të Jorgo Papingjit fiton çmimin “Best Baladë” në “Këngën Magjike 2011” . “Pika”: Ju keni bërë edhe duet me këngëtarin Lefteris Pantazis, një nga këngëtarët më me nam në Greqi. Na tregoni për bashkpunimin tuaj? Xherahu: “Kënga “Papagalos“ që është një ndër hitet më të mëdha në Greqi. Këtë këngë e kemi bërë dhe në versionin në gjuhën shqipe ku titullohet “Ma tha dhe papagalli“. Ndërsa këngën korçare “Rrokullisni kadet“ ishte dëshira ime që ta këndonte Lefteris Pantazis në gjuhën shqipe. Dolën shkëlqyeshëm dhe shkëmbyem kultura nga dy vende të ndryshme”. “Pika”: Na thuaj dallimin shqiptare me ato greke?

e

përbashkëta, sepse jemi në ballkan dhe ngjashmëritë janë të paevitueshme.

këngëve

Xherahu: “Dallimi është i madhë sepse kur këndoj në gjuhën shqipe, këndoj në gjuhën e nënës. Megjithatë egzistojnë edhe gjërat e

“Pika”: Këngët tua po dëgjohen edhe në Kosovë. Pse nuk jeni prezantuar më shumë atje? Xherahu: “Dëshira ime për të qenë afër vëllzërve nga Kosova ishte e madhe, por nuk kisha kontakte dhe isha larg tyre. Kosova më pëlqen shumë dhe sinqerisht ndihem shumë i lumtur sepse atje të presin mirë dhe të vlerësojnë. Në Kosovë jamë paraqitur në shumë emisione dhe në disa koncerte”. “Pika”: Ku do jeni për festat e fundvitit? Xherahu: “Unë kam bërë kontrat me dy lokale në natën e 31 dhejtorit në Tiranë. Në “Sofrën e Ariut” dhe tek “15 katëshi”. Jemi disa këngëtarë, prandaj gjatë pauzës do të ndërroj lokalin, kështu do të jem në dy lokalet. Kam oferta edhe nga disa lokale në Kosovë, por po presim t’i konkretizojmë gjërat” përfundoi ai. Intervistoi: M.E 27


28


Makiatomania Makiato ka marrë primatin e pijes më të preferuar nga kosovarët. Eksperti i kësaj kafeje, Adem Haliti, ka folur për vetitë negative të makiatos, përderisa kualiteti i saj në vendin tonë nuk është në nivel, kjo për faj të pronarëve të kafe-bareve Makiato (machiato) është pija më e preferuar nga të rinjtë në Kosovë. Se makiato pihet kaq shumë në Kosovë tregon fakti se një qytezë më e vogël ka mesatarisht 10 kafe-bare, ndërsa në qytetet e mëdha ka çdo pesë metra një kafebar. Kjo bën që makiato, apo kafja me qumësht, të konsumohet më së shumti në Ballkan dhe në Evropë.

Eksperti për makiaton Adem Haliti, është ekspert i makiatos, i certifikuar nga italianët dhe me mbi 12 vite përvojë pune, për revistën “Pika” tregoi disa karakteristika që e bëjnë këtë pije më të popullarizuar në vendin tonë. “Makiato është një pije që më shumë ka qumësht se sa kafe. Për të qenë një makiato e mirë, aparati i kafes duhet të jetë 120 gradë i nxehtë, ndërsa filxhanët duhet të mbahen mbi aparat në mënyrë që të jenë të nxehtë. Për të qenë një makiato e mirë ku përzihet kafja me qumësht, ai që e bën makiaton duhet ta pastrojë xhezven mirë për arsye se mund të digjet qumështi dhe kafja mund ta helmojë konsumatorin. Të gjithë njerëzit që e konsumojnë makiaton shumë, duhet të kenë vendin e preferuar, sepse vetëm ai që ia bën makiaton e di saktë se çfarë kafje pi ai, të lehtë, të mesme apo të rëndë”, shprehet Haliti. Më pas, ai vazhdon duke folur edhe për efektet negative të kësaj kafeje: “Makiato ka edhe veti negative, sepse mund të jetë edhe helmuese për arsye se aparati duhet të pastrohet mirë, ndërsa me qumështin duhet pasur kujdes se si vlohet.

Varësisht kur ndryshon koha, duhet të ndryshohet mulliri i kafes, sepse çdo herë që ndërrohet kafja ndryshon edhe ngjyra e kafes dhe mysafirët që e pinë atë, u duket që nuk është kafja e njëjtë”, u shpreh ai.

Makiatot kosovare, jo në nivel Edhe pse Kosova prinë për kafe në B a l l k a n , shpeshherë m y s a f i r ë t ankohen se makiato nuk ka kualitet. Pronarët e kafe-bareve nuk i marrin ekspertët e kafes për ta trajnuar stafin e tyre, pasi që stafi duhet të trajnohet në mënyrë profesionale dhe në vendin tonë kjo nuk ndodh. Një ditë mund të ndodhë që të humbin të gjithë punën me kafe sepse vende-vende nuk është makiatoja nuk ka kualitet. Shumica nga ata që punojnë me kafe, nuk kanë kontrata të punës dhe nuk i dëgjon askush. Shpeshherë ndodh që të nderohen banakierët dhe kamerierët. Shumica e njerëzve dalin për të pirë makiato, sepse kjo pije është shumë në trend në vendin tonë. Çdo njeri, mesatarisht pi nga katër deri në pesë kafe në ditë. Të gjithë njerëzit në Kosovë pa dallim gjinie ose profesioni, e kërkojnë momentin për ta shijuar një makiato për 10 apo 15 minuta dhe për t’iu kthyer vendit të punës më të freskët.

Shkruan: D.P

29


Trupa e baletit triumfon përsëri Vet fjala “ART” rrjedh nga fjala latine “ARS” që do të thotë e bukur,këtë bëjnë edhe baletanët e rinj të Kosovës të cilët me shumë përkushtim krijojnë të bukurën përkatësisht baletin .Këtë aktivitet ata e kryejnë nën udhëheqjen e profesoreshës së tyre Vjollca Llugiqi. “Me kënaqësi e them që jemi ndër institucionet më të suksesshme kulturore. Sukseset tona nuk kanë qenë vetëm në Kosovë, por ato depërtuan edhe në festivale jashtë vendit, si në Shkup, Zyrih etj”, pohoi Llugiqi. Mes tjerash, ajo shprehet se fëmijët kanë përjetuar kënaqësinë e të qenit në skenë, kënaqësi kjo që përjetohet në fëmijëri dhe që ngelet si një kujtim i bukur.Ata kanë realizuar katër shfaqje baleti, të gjitha të realizuara nga fëmijët, në bashkëpunim me kolegen e saj, Behije Murtezi. Llugiqi gjithashtu thotë se ishte punë e madhe të ngjallësh dëshirën për balet te të vegjlit. Shumë fëmijë në vendin tonë janë të talentuar për vallëzim. Vallëzimi i tyre është i zhanreve të ndryshme, tani për tani baleti është shumë i pëlqyer. Interesi i tyre është i madh për këtë lloj vallëzimi. Kohëve të fundit është themeluar një studio vallëzimi për mësimin e

baletit. Studio “Dance” është themeluar nga vet balerina Llugiqi, e cila ka një përvojë të madhe në balet. Përveç kësaj pune, Vjollca është e angazhuar edhe si anëtare e Trupës së Baletit të Kosovës, ku këtë profesion e ushtron që 10 vjet. Ajo ndihet mjaft e lumtur që i është dhënë mundësia të merret me njërin ndër artet më të veçanta, të bukura dhe më elegante skenike, siç e vlerëson vetë ajo. Gjatë periudhës që Vjollca është anëtare në Trupën e Baletit të Kosovës në skenë janë realizuar më shumë se 18-shfaqje premierë të zhanreve të ndryshme si: klasike, kontemporane, dance, teatër etj. Nga këto premiera Trupa e Baletit të Kosovës, kanë konsumuar eksperienca të reja nga artistë dhe koreografë me famë botërore, prej të cilëve e gjithë trupa mësoi të jetë në kohë me teatrot më të njohura botërore. Përkrahjet e Vjollcës nuk kanë të ndalur, së pari nga prindërit e saj, nga profesori Ahmet Brahimaj, kurse përkrahjen më të madhe e ka nga i fejuari i saj, Mubekir Hajdini, njëherësh është edhe kritiku më i madh për të. Shkuan: A.H

London School of English Adresa: Bulevardi Bill Clinton, te “Sante-ja” Tel: 038 542 513 Mob: 044 150 938, 044 136 510 Email: lse_school@hotmail.com

30


Një studim që është bazuar te zakonet dhe mënyra e jetesës së adoleshentëve nga mosha 12-14 vjeç, ka marrë në konsideratë edhe një faktor tjetër, që në këtë rast është mosha më shumë se 40 % e meshkujve dhe 50 % e femrave dëshirojnë të duken më të mëdhenj në moshë se sa që janë Arsyeja kryesore e kësaj dëshire të çuditshme, lidhet me lirinë dhe autonominë. Ja një shembull: nëse një adoleshent do të ishte më i madh në moshë do të kishte më shumë liri, do të ngiste makinën, do të dilte nga shtëpia sa herë që të kishte dëshirë dhe se nuk do t’u kërkonte leje prindërve për të bërë diçka.

Deri tani sipas parashikimeve gjithçka është në rregull. Por, duke u bazuar te përgjigjet e të anketuarve vihet re një fakt tjetër shumë interesant, përqindja e atyre që dëshirojnë “të duken më të mëdhenj”, por që faktikisht nuk janë, meqë është 10 herë më e lartë në krahasim me treguesit e atyre, që dëshirojnë të duken vetëm pak më të rritur (pra të kenë një ose dy vjet më shumë, që konkretisht janë 51% e meshkujve dhe 60% e femrave).

31


Përmbledhje nga viti futbollistik në vend dhe botë

BARCELONA VAZHDON ‘SUNDIMIN’ Barcelona ka vazhduar dominimin total edhe këtë vit. Superkupa e Spanjës, Liga e Kampionëve, Superkupa e Evropës dhe në fund Kupa e Botës për klube, janë trofet që kanë shkuar në duart e blaugranasve, për të konfirmuar kështu ‘sundimin’ total të katalonasve në futbollin botëror Gjenerata më e suksesshme në historinë e futbollit, Barcelona, ka përmbyllur një vit fantastik dhe të paharrueshëm. Në krye me ‘magjistarin’ Xavi, kreatorin Iniesta dhe ‘jashtëtokësorin’ Messi, Barca ishte e pandalshme dhe shkatërroi gjithçka para vetes. Blaugranasit titujve ia bënë ‘sefte’ me La Ligën, ku mposhtën konkurencën e madhe të Real Madridit dhe në fund fituan titullin e më të mirit. Pas kësaj, ata përsëri patën përballë Realin në Superkupën e Spanjës, ndeshje në të cilin poashtu fituesi mbante emrin e njejtë. Ndeshja përfundoi 3:2, dhe blaugranasit festuan. Më pas, koha ishte për ‘pushtimin’ e Evropës. Në finalen e Ligës së Kampionëve, katalonasit kishin përballë skuadrën angleze Manchester United, të cilën e mposhtën 3:1 dhe kështu u bënë ‘mbretërit’ e Evropës. Pas triumfit në Ligën e Kampionëve, Barcelona ishte pjesë e finales së Superkupës së Evropës, ku sfidonte Porton. Ajo ndeshje pati përfunduar me fitoren e skuadrës së Guardiolës me rezultat 2:0. Ndërsa, Barcelona i vuri kapak vitit në Kupën e Botës për klube, ku në finale mposhti Santosin e Brazilit me rezultat 4:0, për të fituar kështu epitetin e skuadrës më të fortë në botë.

Italia u ‘ngjyros’ kuq e zi Scudetto mbeti përsëri në qytetin e modës, por tani në sirtarët e Milanit. Është skuadra ”kuqezi” ajo e cila ka thyer dominimin e gjatë të Interit në futbollin italian, duke fituar titullin kampion të Italisë. Ndryshe, Scudetto-ja e fundit që e fitoi Milani ishte ajo e sezonit 2003/2004. Angli, United tha fjalën Manchester United ‘pushtoi’ Anglinë. Është skuadra e Alex Fergusson ajo e cila ka thënë fjalën kryesore në luftën për titull edhe një herë. ‘Djajtë’ me plotë meritë fituan titullin kampion në Premier Ligë, duke çuar kështu numrin e titujve në 19-të, dhe njëkohësisht duke konfirmuar epitetin e skuadrës më të trofeshme në Britani. Shkruan: A.K

32


Përmbledhja e vitit futbollistik në Kosovë Hysi ‘preu shiritin’, u shpall kampion për herë të pare 2011-shi u ngjyros ‘bardhezi’. Është skuadra e Hysit ajo që ka fituar titullin kampion, i cili njëherit ishte i pari për këtë skuadër që prej themelimit. Dominimin e llapjanëve për stinorin 10/11 e konfirmoi edhe Superkupa, të cilën ‘bardhezinjët’ e fituan në Mitrovicë, ku mposhtën Besën 3:1 Për gjithçka ekziston hera e parë. Këtë e ka konfirmuar edhe skuadra e Hysit, e cila ka arritur të shpallet kampione e Kosovës për stinorin 2010/2011, titull i cili njëherit ishte i pari që prej themelimit të këtij klubi. Por për të arritur këtë objektiv, llapjanët ‘vuajtën’ shumë. Rivali kryesor i tyre ishte padyshim Prishtina, e cila ishte edhe kampione vjeshtore. Por, me mobilizimin e madhë brenda skuadrës dhe me investimet e ‘çmendura’ të kryetarit Hysen Salihu, llapjanët ‘shkrinë’ epërsinë e madhe të kryeqytetasve, e cila

herë herë ishte edhe 12 pikë, dhe në fund arritën të kurorëzohen me titullin e më të mirit. Ndryshe, Hysi në fund kishte katër pikë më shumë se vendi i dytë, Prishtina, përderisa më meritorët për këtë sukses ishin padyshim Mentor Zhdrella dhe Enis Zabergja. Edhe Superkupa e Hysit Se ky ishte viti i Hysit e ka konfirmuar edhe ndeshja e Superkupës. Në përballjen e zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, Hysi mposhti Besën e Pejës me rezultat 3:1, dhe fitoi Superkupën për të konfirmuar kështu sezonin më të suksesshëm të këtij klubi që prej themelimit të tij. Zhdrella, golashënuesi më i mire Futbollisti kryesor i skuadrës së Hysit, Mentor Zhdrella, ishte një ndër më meritorët për sukseset e skuadrës llapjane. Kapiteni ‘bardhezi’ u zgjodh golashënuesi më i mirë i sezonit, ku edhe pse mbulon mesfushën e Hysit arriti të shënoj plot 19 gola, për të marrë kështu epitetin e shënuesit më të mirë. Shkruan: A.K

Kontakt: 00377 (0) 44 / 50 60 71

33


Kuzhinë & Barsoleta

Porosia e biondinës Derisa po bisedonin dy fëmijë, njëri i thotë tjetrit: Si e porositë biondina një kafe të mesme. Tjetri ia kthen: I porositë tri kafe dhe e merr atë të mesit.

Zemër kremi me djathë Për 4 persona duhen : * 200 g gjizë,

Ndihmës-bageristi

* 300 g djathë i bardhë i butë,

Derisa vjen njëri nga Zvicra, rrugës e takon një shok i tij, i cili e pyet: Çka po punon në Zvicër?. Mërgimtari: Jam ndihmës-bagerist. Tjetri: Që do të thotë...? Mërgimtari: Aty ku nuk mund të hyjë bageri, hyj unë me kaci.

* 1/2 gotë krem qumësht, * 500 g luleshtrydhe, * sheqer pudër. Përgatitja: Në një enë të gjerë përzjeni gjatë djathin me një lugë druri, shtoni gjizën e thërrmuar, [krem]] qumështin dhe punojeni përgatesën derisa të përftohet një krem i fryrë e i lehtë. Hidheni atë në një formë në trajtë zemre dhe mbajeni në frigorifer për të paktën 8 orë. Pastroni lani e thani luleshtrydhet dhe vendosini në pjesën e poshtme të frigoriferit. Në momentin e servirjes përmbyseni formën në një pjatë dhe zbukurojeni me luleshtrydhet e vendosura bukur në rend rreth e rrotull dhe mbi sipërfaqe. Spërkateni me sheqer pudër dhe servireni.

Rogat e policëve Dy policë shkojnë të marrin rrogën dhe e shohin listën: Kamberi - 150 euro, Ndoci 150 euro, Totali - 300 euro. Ndoci thotë: Kush është ky totali që nuk e kemi parë kurrë dhe po merr rrogë sa në të dy bashkë!!!

34


HOROSKOPI MUJOR Dashi

Peshorja

Muaji dhjetor për ju do të sjellë shumë ndryshime. Për çiftet punët do të ecën mirë. Beqarët do të kenë shumë nevojë për dikë. Ky muaj për ju do të sjellë shumë takime të rëndësishme. Gjatë këtij muaji jeni paksa të stresuar, por do të ndiheni të qetë pas një kohe. Me financa do të keni probleme. Në punë do të jeni të vëmendshëm. Do të keni ide të qarta për të marrë vendime të shpejta. Do të çmoheni shumë nga të tjerët.

Për shkak të festave të fundvitit mos e harroni atë që e keni mbështetësin më të fortë, sepse mund të mërzitet për ju. Beqarët do të realizojnë takime të veçanta. Do të ndiheni disi të lodhur, por çlodhuni duke pushuar së fjeturi. Do të keni buxhet të mjaftueshëm, ku do të realizoni edhe shumë projekte. Mos harxhoni pa kufij! Me bashkëpunëtorët tuaj do të lindin disa zënka, por ju duhet të jeni të vëmendshëm.

Demi

Akrepi

Ju dhe gjysma e zemrës suaj keni krijuar një marrëdhënie, të cilën e kanë zili të gjithë. Beqarët do të realizojnë një takim të shumëpritur. Për disa jeta do të ndryshojë pjesërisht, kurse për disa përgjithmonë. Do të keni shëndet shumë të mirë. Gjatë festave të fundvitit do të jeni më të gjallëruar, ku edhe do t’i harroni të gjitha problemet. Me financa nuk do të keni edhe aq probleme. Prireni për xhelozi dhe rivalitet. Kjo për ju është diçka pozitive, që ju bënë edhe më këmbëngulës dhe të arrini shumë më shumë. Mburruni!

Binjakët Gjatë këtij muaji jeta juaj në çift do të përmirësohet dhe tensioni do të bjerë. Beqarët do të jenë tërheqës dhe me dëshirë të flakët për njohje të reja. Shëndeti nuk do të jetë edhe aq i mirë për ju. Prandaj, shkoni tek mjeku që të kontrolloheni. Mos harxhoni shumë para! Punët do të ecën mirë, ku për vete do t’i bëni eprorët tuaj, prej të cilëve do të fitoni admirim. Ndërkaq, respektin do ta fitoni prej kolegëve, kurse mbështetjen prej njerëzve më me ndikim.

Gaforrja Dhjetori për ju do të sjellë tensione dhe debate gjatë lidhjes suaj. Kritikat e partnerit nuk do t’i pranoni aspak. Megjithatë, mundohuni ta kuptoni njëri-tjetrin. Beqarët do të kenë takime, por jo të gjitha takime serioze. Këtë vit do ta mbyllni përplot gjallëri dhe energji. Financat do të rriten vetëm nëse nuk harxhoni shumë. Nuk do të ndodhë asgjë e veçantë sa i përket jetës suaj profesionale.

Luani Ky muaj ju bënë që ta kuptoni më mirë njëri-tjetrin. Ata që ndihen të vetmuar së shpejti do ta gjejnë shpirtin binjak. Shëndeti do të jetë shumë i mirë. Festat e fundvitit do t’i gëzoni maksimalisht. Duke shfrytëzuar aftësitë tuaja buxheti do të rritet edhe më shumë.

Virgjëresha Mos ëndërroni shumë, sepse më pas do të lëndoheni. Si beqarët ashtu edhe ata që kanë krijuar një lidhje do të jenë sharmantë. Çiftet do të organizojnë disa mbrëmje romantike. Pak ditë do të keni probleme me shëndet. Edhe pse në fillim të këtij muaji keni pasur mungesë të parave, buxheti juaj do të rritet brenda muajit. Puna do të shkojë mirë.

Pritet një bashkëpunim me partnerin tuaj dhe shumë momente interesante. Edhe pse beqarët do të krijojnë lidhje të reja shpresëdhënëse, ato do të jenë lidhje jo afatgjata. Do të ndiheni shumë të lodhur, por që të çlodheni patjetër duhet t’i bëni 8 orë të plota gjumë gjatë natës. Do të harxhoni shumë. Kujdes!

Shigjetari Sa i përket jetës suaj sentimentale, do të keni probleme. Por, partneri juaj është personi i vetëm që ju kupton. Kërkohet kujdes i madh nga beqarët për personat që do t’i njohin. Me shëndet do të keni shumë probleme. Kujdes! Buxheti do të jetë i mjaftueshëm dhe do të bleni atë që e keni ëndërruar kaherë. Ne punë kushtoni kujdes vetvetes suaj, sepse shefat tuaj do të testojnë durimin dhe përgjegjshmërinë tuaj. Kujdes!

Bricjapi Pasiqë partneri do t’ua shpreh ndjenjat edhe më shumë ju do të ndiheni më të lumtur. Beqarët do të jenë më joshës dhe tërheqës. Kushtoni kujdes shëndetit dhe po ashtu merruni sadopak me sport, por as mos e teproni me ushqime të dëmshme. Edhe pse do të keni pak probleme me financa shumë shpejt do të përmirësohen. Sa i përket profesionit nuk do të keni as të mira as të këqija.

Ujori Festat e fundvitit do t’i kaloni për mrekulli së bashku me partnerin tuaj të dashur. Beqarët duhet të kenë kujdes sa i përket dashurisë. Shëndeti do të jetë i shkëlqyer. Buxheti juaj do të rritet vetëm me pak mund. Në punë do të arrini shumë. Mund të rritet edhe më shumë rroga.

Peshqit Kur partneri juaj do ta kuptojë se e dashuroni shumë atë, do të mundohet t’ua plotësojë të gjitha kushtet vetëm që ju të ndiheni më mirë. Beqarët do të kenë shumë takime. Andaj mos humbni asnjë rast. Që shëndeti të jetë i mirë, kushtoni kujdes vetvetes. Me financa do të qëndroni si më parë. Në punë duhet të keni durim dhe të jeni kureshtar. Mos u nevrikosni! Mundohuni të jeni këmbëngulës për të arritur atë që dëshironi.

35


Ndërmarrje Sigurimi

Security Company

PANTHER

PANTHER

Në të gjitha qytetet e Kosovës Prizren :. 044 139 934, Prishtinë :. 044 508 805

Ofrojm shërbime sigurie: Sigurimin fizikë të objekteve Sigurimin e personave (VIP) Transportimin e gjërave me vlerë (CIT) Siguri elektronike (alarme, kamera etj.) Sigurimin e manifestimeve Trajnime për officer të sigurimit

We offer following security services: Premise security VIP escorts Transport of valuables (CIT) Electronic Security (alarms, CCTV etc.) Crowd controls Training for Security officers

11 VJET ME JU 36

Revista Pika  

Revista Pika

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you