z.Neziri 2009

Page 192

205

210

215

220

225

230

235

Ndihmo, zot, djali asht çue n’kambë. N’mejdan Halili i ka dalë, rrebtë me shpatë trimat kanë siellë, n’hava shpatat janë piekë, t’dyja per gjysë janë kputë. Gjithë ditën njashtu janë rropatë. Dikur vonë me thoj n’fyt janë kapë, gadi shpirti Halilit i kishte dalë, por kopilan Halili ish kanë. Ç’ka qitë balozit e i ka thanë? - Kqyre diellin, baloz, vend ka xanë e nuk ndigjon dielli me prendue, njani shoqin na per pa e rrxue. Atherë balozi me kqyrë diellin kryet e ka siellë. Kur ka ba kryet e e ka siellë, doren n’xhep Halili e ka shti, nji brisk t’helmatisun ma kish pasë, n’bri balozit ja ka vu, dekun n’tokë balozin e ka qitë. Tanë pazari jashtë ka dalë, t’tanë dua zotit po m’i bajnë: - Nepia, zot, tevabisë s’krajlit, le t’na hiekin havalen e pazarit. Atherë ‘i gjysë shpatet e ka marrë, me at gjysë shpatet kryet m’ja ka pre. Por tevabija e balozit mbrapan ishte kenë, me tridhetë pushkë Halilin e kanë gjue, nandë kokrra m’shtat ja kanë lshue, nandë gurra gjakut i kanë dalë. Por Halili ka shpejtue, n’shpinë mazit i ka hipë, n’shpi tu krajli Halili asht nisë. N’derë t’avllisë, tha, kur ka vojtë, t’fiktë Halilit aty m’i ka ra. E shoqja e krajlit sa mirë e ka pa,


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.