Issuu on Google+

PEGASI Organ i LNPSHA” PEGASI” ALBANIA / Viti i parë i botimit Nr. 1 (001) Qershor 2012 / Çmimi 200 L , 2 € / e-mail: pegasi2003@yahoo.com

BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS

Revista e bukurimit të jetës

Bukuria ne fokus

Femrat dhe “natyra e tyre e vërtetë”

Të njohim bimët medicinale me veprim kurues në trupin e njeriut

Poetika e bukurimit

Të ndjekësh rrugëtimin e dashurisë...


PEGASI /BUKURIA DHE SHËNDETI

QERSHOR 201 2

NË FOKUS

NË ERËN E SAJ ...! Nga Majlinda Shabani (Aleksandra)

Ndalje... I ndalur në panoramikën e syve shprehimtarë, buzëve në endje shpërthimtare, i falem nektarit të tyre... Buzëqeshje në pushtim, më rrokullis si lodrimtar,... vetëm pyet për lakuriqësinë e ndjenjës në vegim... Zhveshja në mjegull a ndodh ?!... Eja, më zhvish trishtimin e vetmitaren, mbulesa të egra të kurmit tim të natyrshëm... Më zhvish në çdo grimcë ëmbël në çastin kalorësiak, rrëfimtar, arratisës...

Pushtimin e çdo sipërfaqe frymëmarrëse të mposhtur, e të pamposhtur, kundro me përmallje... Ah, kjo dëshirë tradhtare e guxuese... Prekem në kundrim sysh, herë në qeshje të plotë, e herë në përlotje dridhëse... Mos u ndal... Puthmë në tejkapërcim oqeanesh; pritja e lakuriqtë me lodh e përbetuar... Ah, sikur në frymëmarrjen e epshme, pakëz shushuritje dashurie! Pushtomë në delikatesën e shtegtimit të përjetimit... Eh, sa largpamës!.. S dua të vdes sërish në erën e shpirtit të saj ...!!!...

Drejtor dhe botues: Kristaq F. Shabani e mail pegasi2003@yahoo.com, http://kristaqshabani-iwa-wps.webs.com Kryeredaktore e revistës : Majlinda Shabani (Aleksandra) Zëvendës Kryeredaktorë: Lindita Ramushi, Kristo Stoja Redaktore: Lefteri Sema, SPONSOR I REVISTËS: Lefteri Sema, Kryetare e Shoqatës Mjekësore Alternative Adresa e LNPSHA PEGASI : Rruga Alqi Kondi LNPSHA Pegasi ALBANIA *Internet Kafe , kati i dytë Mobil ++355693846682 Shtypur në shtypshkonjën e Shtëpisë Botuese MARIN BARLETI TIRANË

2


QERSHOR 201 2

PEGASI /BUKURIA DHE SHËNDETI

NË FOKUS

Në vend të editorialit

REVISTA E BUKURIMIT TË JETËS

Nga Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S

D el në arenën mediatike revista me fytyrë bukurore, e cila merr përsipër të shpërndajë mesazhe të mëdha për shëndetin, për bukurinë, një njohje thellësisht të prezencës së bimëve mjekësore në Shqipëri, vetitë, karakteristikat dhe mënyrën e përgatitjes dhe përdorimit të tyre për kurimin e sëmundjeve të shumta prezente. Në këtë revistë, herë pas herë, do të gjeni zbërthime analitike të bimëve të veçanta medicinale.... Po kështu do të jepen këshilla dhe receta përdorimi të karakterit terapiutik. Do të sillen shëmbulla praktike nga shërimi prej sëmundjeve të ndryshme nga përvoja praktike e përfaqësuesve të profilizuar të Mjekësisë alternative. Revista do të japë dhe këshilla për mirëruajtjen e shëndetit, të bukurisë prezente, fragmente nga jeta përkushtuese e njerëzve të mëdhenj të botës, të Shqipërisë e tjerë, por edhe të kontribuesve të mjekësisë alternative, botimet e tyre Me qëllim që revista të jetë sa më afër jush, do të ketë shumë rubrika, që do të tërheqin vëmendjen si dhe skicime letrare, të cilat kanë të bëjnë me këto synime (shëndetin, bukurinë, kurimin dhe përdorimin e bimëve mjekësore) H erë pas here revista do të botojë një faqe koncize letrare nga krijuesit me emër sot të letërsisë moderne shqiptare dhe poetë nga bota, të cilët janë edhe anëtarë të LN PSH A PEGASI ALBAN IA. Po kështu do të rekomandohen vende të bukura, perla të viseve shqiptare, ku mund të kalohet bukur dhe të influencojnë për shëndetin Është një revistë me tematikë të gjerë, të larmishme, e cila shumë shpejt do të gjallërojë jetën dhe do të japë ndihmesën e saj në bukurimin e shpirtit, të shëndetit dhe në shfrytëzimin e resurseve mendimore dhe prezencën e bimëve, që sjellin këtë aftësi mbajtëse dhe gjeneruese dhe rigjeneruese që të thuhet me plot gojën: Sa bukur po e jetojmë jetën!

3


PEGASI /BUKURIA DHE SHËNDETI

QERSHOR 201 2

NË FOKUS

Lulja e Balsamit, princesha e bimëve medicinale Që në vitet e lashta është e përdorur për lulet dhe gjethet e saj me vlerë. N ga lulet e balsamit janë bërë shumë prova edhe në kohën e sotme kundër sëmundjes së AIDS. Mjekësia alternative e përdor si antibotik antiflegmonodhes, kundër bakterieve dhe kundër dhimbjeve të stomakut. N ë një enë me gjysmë kile ujë përdorim 300 gr bimë gjethe dhe lule. E lëmë të ziejë 5 minuta. Ky çaj ndihmon për kurim të kolitit, në qelizat e mëlçisë. N dihmon edhe eliminim të krimbat e zorrëve. Po ky çaj përdoret si qetësues para gjumit dhe problemeve të kanaleve urinale. Vaji i ullirit, i hedhur në një vazo qelqi, që përmban 200 gr lule dhe gjethe balsami, i lënë në diell 40 ditë, është ilaçi më i mirë për djegien e lëkurës, për ulçerën e stomakut. Çaji i përftuar nga lulja si dhe gjethja e balsamit përdoret edhe kundër diabetit.

BABA I I MJEKËSISE, HIPOKRATI Ky jetoi m bi 100 vjeç. Lindi në qytetin Meropi, te ishullit Kos në vitin 460 ose 459 para erës sonë dhe vdiq në Larisë të Thesalisë, rreth v itev e 375-351· V epra e tij Corput përm blidhet në Hipocraticum dhe ka 72 libra. A ty gjen libra m bi dietën , aforizm a për m jetet e punës së m jekut, m bi plagët dhe ulçerën, prognozën, sëmundjet ki-rurgjikale, prognozën, sëm undjet kirurgjike, mjekësinë e lashtë, libër mbi ajrin, ujin dhe vendct. Në shkrim et etike përm endet dhe Betim i i Hipokratit , i cili recitohej nga mjekët në prag të fillimit të punës. V epra iu botua së pari arabisht dhe, m ë pas, në Rom ë (1525). Krijoi shumë tcrma sëmundjesh si: pneumonia, epilepsia, apopleksia etj. Mësimet e Hipokratit janë mjaft të rëndësishme dhe në themel të shkencës mjekësore; madje disa sosh edhe sot e kësaj dite.

4

Buk uria shpirtërore është esencialja, mandej pas kësaj, padyshesë, vend tjetër konk urrues, por dytësor k a dhe bukuria fizike, pasi ka dhe një shk ak afek tësor ndryshon detyrimisht gjatë viteve ... Po çfarë ndodh me shpirtin? Ai k a një k arak teristik ë k ryesore: Nuk plak et k urrë, ndaj në prak tik ën jetësore shpesh themi: Ka një shpirt të ri,.. Pra buk uria shpirtërore është k ryefjala... . E k ush nuk i k ëndoi buk urisë në fushë dyplanshe... Cili poet nuk thuri vargje dhe sk icoi...?


QERSHOR 201 2

PEGASI /BUKURIA DHE SHËNDETI

NË FOKUS

BUKURI A NE FOKUS Shkrim i shkurtër për bukurinë femërore dhe mendore, interesat, synimet Bu k u r ia ësh t ë k o n cep t shumë i gjerë, i larmishëm dhe zgjon interesim shumë të madh. Bukuria ka zënë vend në çdo epokë, çdo shoqëri, ka qenë, është dhe do mbetet mbretëreshë e çdo kohe, forcë në vete. T ë flasësh për bukurinë, duhet t i vëjmë në një paralele bukurinë mendore me bu-kurinë fem ëror e, kanë një lidh m ër i magjike, ngase bukuria femërore që t ë reflek tojë fuqish ëm , bindshëm, pa-luhatshëm jashtë, duhet të ngrihet mbi bukurinë dhe Vlora Kozhani, filozofinë mendore. E bukura Universiteti i Prishtinës duhet ditur si të shprehet, në ç mënyrë, në ç kohë, e kjo arrihet përmes bukurisë mendore. Femra si krijesë e veçantë, si sinonim i së bukurës, si qenie mitike, mjaft delikate, nga vet natyra ka kërkuar një kujdes të shtuar, një vëmendje të madhe, dhe një trajtim të veçantë ndaj saj. Interesat e saj kanë qenë dhe mbeten kujdesi reciprokë, me një butësi mëndafshi, një botë magjike, përplotë ngyra, në mes saj dhe botës që e rrethon. Synimet që ka një femër, përveç që të reflektojë bukuri, ajo dëshiron të jep kujdes, dashuri amnore, përmes një misioni të shenjtë që mund ta kryej vetëm qenia e quajtur femër.

Yllka Filipi, poete e gjeturisë abstrakte, fantaste dhe e kërkurisë inteligjente... Sfilon me penelata figurative origjinale, befasuese, një talent shumë premtues i letërsisë shqiptare dhe me objeksion e synim konkurrim në shkë-mbimin e vlerave universale.... Pa e teperuar: një organ i lindur për letërsi...e sfilatim të saj...

Alo e Ver a p r o du k t k r y eso r bimor,ndihmon shendetin dhe kujdesin për lekurën

Të pamata janë shembujt e një performance të jashtëzakonshme bukurore... kaq shumë saqë nuk mund të përzgjedhesh në kete album racor plot ngjyrim të racës superiore shqiptare .... Po paraqes një fizionomi Kryefjalë... , që, edhe pse tashmë kanë kaluar vitet, ruan kufijtë e një bukurie predominuese... Duhet të jemi krenarë me fizionominë tonë, por duhet ...të bëjm ë çm os që në krye të vendit të kem i gjithm onë lider i kom binim it të bukurisë shpirtërore prim are dhe te bukurisë pam ore... Kur do ta arrijm ë atë dite?! Të bukurit e këtyre rangjeve gjithmonë përpiqen për Kombin e tyre, por kanë kaluar dhe në kalvar persekutor për idetë e tyre të m ëdha , për veprim tarinë e tyre... . E tillë është dhe kjo personalitete bukurie...Por ne do ta lem ë sot në anonim at...

5


PEGASI /BUKURIA DHE SHËNDETI

QERSHOR 201 2

NË FOKUS

N jë alb u m p oet ik dh e fantazor...Albumi i Besire Cenës është me të vërtetë një gjetje e bukur nga një mendje e bukur dhe inteligjente. Nuk ësh t ë vet ëm ek sp r esio n i dh e dinamizmi portretizues, por Besirja reflekton dituri dhe modernitet... Një protagoniste dinjitoze e feninilitetit shqiptar dhe përfaqësuese po dinjitoze...

Besire Cenës N jë artiste e lindur, e cila do të thithet patjetër nga LN PSH A PEGASI ALBANIA, kjo është e ndërvarur nga dëshira e saj.. Syri i poetit gabon me koeficent shume të ulët, si në këtë rast...

SENTECE NGA TEO RIA E PUTHOLO GËVE Puthjes ndoshta i janë kushtuar vargjet më diamante, të të shndritshmë dhe më mbajtmendëse... A dimë ne të puthemi... Teknikat e puthjes... Ndryshesat nga puthja e zakonshme, por që dhe kjo e ka zjarrminë brenda dhe është shpërthyese... Puthja që mbahet mend.... Poezi për të puthurën? A ka mbetur ndonjëpoet pa thurrur vargje për këtë akt madhor bashkim dhe zjarrmim buzësh? N denjëzimi puthës dhe zjarrmimi puthës. Puthja çel portëzimre shpirti... Kodi i të puthurës dhe ligjet e saj.. Puthja që mban gjallërimin dhe rinimin...Efekti puthërues... Cila është puthja më efekt prurëse dhe kuruese? N jë mori pyetjesh... duhet të përgatiten buzët për procesin puthërues? Puthja përfshin gjithësinë gjallore dhe bimore... Lulet a puthen? KUR PUTHEN...KUR PUTHEMI Të dashuruarit puthen me kënaqësi në çdo kohë. E puthura e m ëngjesit përcakton humorin e ditës. Ajo pakëson stresin, forcon qarkullimin e gjakut, qetëson sistemin nervor, në arterie deperton me tepër oksigjen dhe njerëzit jetojnë më gjatë (sipas anglezëve: 5 vjet më shumë). Në një akt puthjeje lëvizin 29 muskuj të fytyrës (duke parandaluar rrudhjen). Puthja e parë është shkëmbyer rreth 8 milionë vjet më parë. Ka shkolla puthjesh në SHBA, Suedi, Itali, etj. Ka 28 lloje puthjesh, sipas nje enciklopedie për puthologët. Në Indonezi, një puthje në publik dhe bashkëjetesa dënohen, gjer në 10 vjet burgim e me gjobitje mbi 30.000 dollarë. Edhe kinezet e urrejnë puthjen (edhe për fëmijët). Po të flasësh me gjuhën e buzëve...! Ajo është art dhe është delikate, shoqërore, e trishtueshme, domethënëse, simpatike, edukuese, ftuese, pasionante, shkatërruese dhe ndarëse.

Kuriozitete

Ç ESHTË BUKURIA ? NJË DIALOG:

Sokrati: Gjërat e bukura, a nuk janë të bukura për shkak të Bukurisë? Ippia: Po, për shkak të Bukurisë. Sokrati: Të Bukurisë, e cila është diçka e vërtetë.. Ippia: Sh umë e vërtetë. N uk sh ikoj ku ekziston vështirësia. So krati: At ëh er ë m ë t h u aj çfar ë ësh t ë Bukuria? Ippia: Me pak fjale me pyet çfare është e Bukur..!!! Sokrati: Jo pra, Ippia, po të pyes çfarë është Bukuria ? Ippia: Po këtu nuk ka asnjë ndryshim.. !!?? Fjala e bukur është një etiketë e ngjitur në shumë gjëra, një etiketë, e cila nuk është despotike, sepse në gjithçka ekziston një njohje e përbashkët, si psh mënyra sesi na zgjon një ndjenjë, një mallëngjim etj...

6

ÇAJI APO KAFEJA Kafeja në këtë skicim triumfon mbi çajin... Po të pini kafe jetoni më shumë se kur pini Çaj! Kafeja u përhap në të gjithë botën, për efektin e saj nxitës për organizmin, por lindën dhe diskutime rreth dëmit të saj. Po kish dhe nga ata, të cilët mendonin se çaji ishte më i rrezikshëm. Në Suedi, në shekullin e 18, u ndez debat i zjarrtë. Mbreti Gustav III urdhëroi dy vëllezër binjakë, të dënuar me vdekje, të mos ekzekutoheshin, por t u kthehej në burgim të përjetshëm. Gjithashtu dha urdhër që t u krijonin kushte jetese normale të njëjta, po njerit t i jepej përditë një sasi e fortë me kafe, tjetrit, me çaj. U caktuan edhe dy profesorë mjekë për të mbikqyrur vdekjen e tyre nga kafeja dhe çaji. Kaluan e fluturuan muaj e vite dhe vdiq njëri nga profesorët, mandej dhe tjetri. Më në fund, në luftë u vra dhe mbreti. Binjakët u plakën dhe vdiq ai, që pinte çaj, në moshën 83 vjeçe.Vëllai tjetër, ai i kafesë, vdiq disa vite më vonë.


QERSHOR 201 2

PEGASI /BUKURIA DHE SHËNDETI

NË FOKUS

Inati të plak, e qeshura të rinon ...

Urtime nga njerëz të mençur

Angleze Mendimet e mira, janë gjysma e shëndetit?... Persiane

Përgatiti Nertila Toska

Dita më e humbur kot, është ajo në të cilën nuk qeshet ... Franceze Kënaqësia për një orë: një gotë verë, kënaqësia për një vit: martesë; kënaqësi për gjithë jetën: një kopsht... Kineze

Kush ka sherebelë në kopshtin e tij, s ka nevojë për mjek . Franceze Dëshirat e tepëruara, jetën e bëjnë të mjerë ... Latine Kush gëzon shëndet të mirë është i pasur... Q ë t i kuptosh të sëmurët dhe të varfërit duhet të qëndrosh për tyre ... Nënë Tereza Mjeku ndikon, natyra shëron. U shqimi duhet të jetë shërimi juaj ... Hipokrati

Latine Seksi është një mënyrë për të larguar një trishtim. Është droga më e mirë në botë. U në vetë jam shëruar nga depresioni duke bërë sa më shumë seks ... Kim Basinger Jeta në qejf është pleqëri e parakohëshme ... J. V. Gete

Sytë janë stolia me e bukur e njeriut ... Platon Kur kokë e zëmër të gjëmon Më mirë ç të ka ënda Kush më s gabon, më s dashuron, në varr të hyjë brenda

S mund të rrojë trupi pa diell, shpirti pa këngë ... Anna Ahmatova 1889-1966

Këshilla Gëte

Truri është selia e të kuptuarit, zemra është e pasioneve ... Volter Jeta e shpenzuar mirë, është e gjatë ... Darvin H udhra është një erëz, që s ka të sharë ... Ferdinandi i Spanjës N uk mund të mjekosh trupin, pa mjekuar shpirtin ... Sokrati Shëndeti është lumturi ... Gjirokastër Shtëpia me diell, nuk sheh kurrë mjekun ... Libaneze Rininë dhe shëndetin i çmon vetëm, kur i ke ... Turke

KUSH MUN D T I N D ALOJË RRUD H AT E FYTYRËS? Bëni kujdes që t i zbatoni këto këshilla, pasi do të n dih en i m ir ë ..D isa ush qim e që n dih m o jn ë për ngadalësimin e shfaqjes së rrudhave: Qumështi dhe kosi, frutat dhe perimet, Ullinjtë dhe vaji i ullirit, Bishtajat, Çaji, Drithërat, Farërat e thata, bajame, arra, kikirikë, lajthi etj Peshku.... Cilat janë disa këshilla që mund t ju shmangemi rrudhave të fytyrës? ·T i shmangeni diellit. ·Të vini kremëra kundra diellit. ·Të flini mjaftueshëm. ·Mos pini duhan. ·Të mos i mbani sytë gjysmë të mbyllur, por të përdorni syze. ·Në pijet tuaja përzgjidhni dhe preferoni i më mirë kakao, sesa kafe. ·D uhet t i shm angni pijet e gazuar a, të cilat çrregullojnë proceset metaboluese. ·Përdorni produkte ushqyese dhe freskuese për fytyrën tuaj.

7


PEGASI /BUKURIA DHE SHËNDETI

QERSHOR 201 2

NË FOKUS

Psilkologji

FEMRAT DHE NATYRA E TYRE E VËRTETË Nga Lindita Ramushi, psikologe K a n ë ngelur pak femra, sot, u shpreh i dëshpëruar një mik i imi, njeri me shije të hollë, adhur ues i b r i -sh t ësi së fem ër or e. N uk e k ish t e fjalën për numrin e tyre në stru-kturën e popullsisë, sepse në sh o qër in ë kosovar e n u m r i i fem r ave ësh t ë m base dyfish, n ë r apor t m e m esh kujt. Ai po fliste, siç u sh p r eh , për natyrën e vërtetë të fem r ës. E, cila është natyra e vërtetë e femrës, e pyeta unë? - N atyra e vërtetë e femrës? Kur flasim për natyrën njerëzore ne gjithmonë u referohemi virtyteve dhe formave të të reaguarit në situata të ndryshme me një laramani rrjedhash të veprimeve të caktuara. Personalitetit dhe tipareve të veçanta të natyrës njerëzore. Do të mundohem të vë në dukje një tjetër element, kur po flas për natyrën njerëzore, në këtë rast natyrën femërore, apo ndryshe e ashtuquajtura gjini e butë . Duke krahasuar konstruktin femëror me atë mashkullor, është frytdhënëse dhe pamja e parë, që tregon për një ndërtim më të specifikuar forcën fizike, të cilën mund të paraqesë një mashkull për nga natyra dhe atë të femrës, që njihet si e brishtë. N johuritë tona nga historia e njerëzimit që nga hordhitë janë të llojeve dhe natyrave, që ka rrjedhur shoqëria njerëzore nëpër kohë, deri te modernizmi. Një dilemë ose një dukuri, e cila është sh um ë n ë duk je n ë k oh ën e jet ës m oder n e, ësh t ë agresiviteti femëror. H umbja e natyrës së saj të vërtetë për të cilën njihet si qenie e butë. Në shoqëritë patriarkale, femra, në atë kohë, ka qenë liderja e familjes, ajo ka udhëhequr familjen dhe ka vënë rregullat e saj. Por, nëpër histori, gjatë zhvillimit njerëzor, femra pozicionohet në një vend më të butë, ta quajmë kështu, në krahasim me detyrat dhe përgjegjësitë e saj në kohën e matriarkatit. Gjithsesi se gjithmonë jemi në mbështetje të idesë se femra është natyra e butë, ngaqë femra është nënë e të vegjëlve të porsalindur, kjo ngrohtësi e marrë nga të vegjëlit, që kërkohet dhe nga çdo qenie tjetër e gjallë është instiktive (dashuria amnore është diçka e lindur, këtë e shpjegon

8

shumë mirë psikologjia e llojit), jepet nga pjellorja, d.m.th. merret nga gjinia e butë. Femrat njihen si emocionale dhe të ngrohta, ngaqë ato falin më shumë dashuri objekteve përkujdesje. Pse meshkujt preferojnë që në jetët e tyre të jetë një femër me natyrë të butë të të shprehurit të botës së saj të brendshme në relacion më botën e jashtme dhe ndërveprimi me meshkujt. Së pari, ata i referohen balancimit shpirtëror. Njëra nga arsyet e këtij pretendimi, u shpjegua më herët, që femra nga pamja, konstrukti fizik, por edhe që femra është nëna, që lind dhe kujdeset për rritjen, e dashura, personi i dëshiruar po ashtu gruaja e jetës, e cila do t i shoqëronte ata gjatë rrugëtimit jetësor. Në kohën moderne, natyra e vërtetë femërore mendoj që është në zhdukje, arketipi është shumë pak trashëgues në gjinitë e reja. Për këtë kanë ndikuar shumë faktorë. Këtu patjetër do të më duhet të ndalem edhe te barazia gjinore për të përmendur pastaj edhe këtë si një indikator për zhvillimin dhe krijimin e një natyre tjetër të femrës. Vite me radhë pozita e një femre në shoqëri ka qenë e ulur dhe e varur nga mashkulli, ka pasur shumë cenime në mënyrën e t yr e t ë jet uar it dh e t ë n dër t im it t ë jet ës, p.sh ., mospunësimi i saj. Kjo luftë mes femrës dhe shoqërisë në përgjithësi për të fituar barazi, ka ndikuar mendoj në rritjen e një mënyre të reagimit ndryshe. Ka reaguar që ky rebelizëm për të vënë vendin e saj në shoqëri në një pozitë më të lakmueshme. Mbetjet arkaike barten nga geni në gen, dhe, nëse i referohemi gjenetikës, kjo e shpjegon rritjen e një mundësie të madhe për ndryshime në sjellje. Rrethi dhe hapësira vepruese gjithmonë përcaktojnë dhe indikojnë forma dhe ndërtime të virtyteve e sjelljeve njerëzore në përgjithësi. Dallimi gjinor subjektiv mes mashkullit dhe femrës është pikërisht natyra e tyre subjektive, që reflektohet në forma të caktuara në botën e jashtme. N ë botë kanë ngelur pak femra , kjo sipas tyre tregon se natyra e vërtetë femërore është butësia e saj.

Humor NË VEND TE VEZES... Njutoni, gjithnjë në kërkim të dukurive të reja, ishte shtrirë një ditë e po mendonte. Befas u ngrit dhe, duke dashur të përcaktojë sesa sekonda duhej për të zier një vezë, vuri re, mbas një minute, që vezën e kishte në dorë dhe pa se, në vend te saj, ishte sahati, i vendosur për të zier.Hutimtarë si gjithnjë shkencëtaret e mëdhenj!


QERSHOR 201 2

PEGASI /BUKURIA DHE SHËNDETI

NË FOKUS

RUBRIKA

TË NJ OHI M BI M ËT M EDI CI NA L E M E V EPRI M KURUES NË TRUPIN E NJERIUT Nga Lefteri Sema PRODUKTE NATYRALE VAJI NATYRAL-NIGELLA SATIVA Vaji N igella Sat iva ësh t ë përgatitur me metodën e ftohtë dhe sipas kushteve të rrepta labor at or ik e sh ën det ësor e gjermane, me qëllim që të ruajë elementet e saj natyralë, pa ndonjë ndryshim në strukturën e saj kimike. Çfarë është fara e zezë? Eshtë farë e një bime shumëvjeçare, emri shkencor i së cilës është N igella Sativa. Persianët e njihnin si Shuniz, Egjiptianët e lashtë e njihnin si Bar gjumi , ndërsa arabët e njihnin si Fara e Zezë e Bekuar. H istoria e Farës së Zezë: Përdorimi i Farës së Zezë ka më shumë se 2500 vjet. Është i përmendur në sistemin mjekësor grek, veçanërisht tek egjiptianët e lashtë. Përdorimet e vajit Nigella Sativa: Vaji Nigella Sativa është përdorur si stimulues dhe mbrojtës natyral ndaj sistemeve imunopneumatike, duke qenë një trajtues natyral ndaj shumë sëmundjeve, veçanërisht prej atyre, që burojnë prej dobësisë së sistemit imunitar (hipodinamia). Kërkimet kanë vërtetuar se ndikimi dhe efikasiteti i N idella Sativës në stimulimin e sistemit imunitar dhe trajtimin e shumë sëmundjeve shtohet kur merret i kombinuar me vajra të tjerë si vaji i ullirit, vaji i lule diellit, vaji i kamomilit, vaji i karrotës, vaji i farës se kungullit, etj. Efekte shumë të mira si plotësues ushqimor me rezultate të shkëlqyera, veçanërisht në periudhën e rritjes arrihen, duke e kombinuar vajin Nigela Sativa me mjaltin. Imunitare si: mjalti, hudhra, gjithashtu marrja e vajit Nigella Sativa me lëng karrote (antioksidant ) ndalon qelizat radikale dhe parandalon përhapjen e tyre në trup, duke e mbrojtur nga infektimi prej sëmundjeve të rënda. ANALIZAT LABORATORIKE TË VAJIT NIGELLA SATIVA: Nigella Sativa përmban një përqindje te madhe te aminoacideve jo të njoma, acide, që kane shumë dobi të ndërthurura në sa vijojnë: 1.St im ulim in e sistemit imunitar dhe shtimin e kapacitetit të r ezist en cës n daj dhimbjeve.

2.Shtimin e efektit të fibrinës dhe qelizave nervore. 3.Ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak nëpërmjet shtimit sekrecional të saj me jashqitje dhe rishpërndarjen prej gjakut në hide. 4.Shtimin e spermës dhe kohëzgjatjen e dëshirës seksualc.Përveç kësaj këto aminoacide konvertohen brenda trupit neëpërmjet fermenteve të caktuara në vijim: 1.Gjendrës së prostaglandins PGE1, përgjegjëse për kontrollin e pezmatimeve dhe aktivizimin e qelizave imunitare si :qelizat T, qelizat  dhe aktivizimin e veprimit të imunoglobinës, si dhe rolin e saj në uljen e sekrecionit të lendëve të histaminës alergjike fillestare. 2.Gjendrës së prostaglandinës PGE2, e cila luan një r ol t ë r ën dësish ëm n e k on t r ollin e pezm at im eve pneumonale dhe sëmundjeve të sistemit pneumatik dhe ndihmon në trajtimin e asmës dhe bronkostasias (bronkes së fryrë dhe stabilizimit të presionit të gjakut (të tensionit). Shënim: Rezultati i gjendrave të prostates prej vajrave ushqyes si: Vaji N igella Satives, ka një funksion krejt ndryshe prej atyre të prodhuara nga qelizat pezmatuese, si ato të shkaktuara nga alergjia, veç kësaj i kontrollon dhe i kufizon ato. Gjithashtu, Vaji Nigella Sativa është i pasur në vlera ushqyese, dhe përmban proteinë dhe elementë të ndryshëm mineral. Vaji Nigella Sativa, fenomenal i përgatitur me metodën e ftohjes me mënyrat e përdorimit: Doza që duhet marrë: -Vaji Nigella Sativa (leng): një lugë çaji në mëngjes dhe në mbrëmje. - Kapsulat e Vajit Nigella Sativa: 2-3 kapsula në ditë. Fëmijët nën 8 vjeç gjysmë doze. (Vijon në numrin tjeter)

Humor ME AN EN E MATJES SE PULSIT Mjeku i njohur parisian, Antuan Portel (17421832), kur vizitoi një të sëmurë, të cilit i kishte caktuar të mbante dietë të rreptë, sapo i preku pulsin, i tha se kishte prishur pehrizin, duke ngrenë vezë rrufka. -Si është e mundur ta gjeni me anën e pulsit? - e pyeti pacienti. -Sepse veza përmbn squfur dhe fosfor, që ndikojnë në puls, - u përgjigj mjeku. Kur hipën në karrocë, ndihmësi i tij, i mahnitur, i thotë: -Je megjithë mend një mjek i mrekullueshëm, gjersa me anën e pulsit gjeni se i sëmurë ka ngrënë vezë. - Hajvan!- ia ktheu Antuan Porteli, - nuk e pe mëngën, që e kishte bërë me të verdhën e vezës?

9


PEGASI /BUKURIA DHE SHËNDETI

NË FOKUS

HUDHRA (thelpinj) (Allium Bulbus) P ër do r et k ok a (t h elp in jt ë) e h u dh r ës (Alliu m sat iiu m L., (familja Liliaceae), e cila kultivohet në shkallë të gjerë në vendin tonë. Vetitë: Thelpinjtë e hudhrës përmbajnë fitoncide, që përbëhen nga vajrat eterike dhe derivatet e sulfuruara (si alicine, aliine, etj), të cilat kanë veti të vrasin mikrobet, ose të ndalojnë zhvillimin e tyre; në sasi të vogla; hudhra përmban edhe acid nikotinik, vitamina A, B, C, biotinë, sheqerna, mucilagje, pektina, proteina, yndyra, eazime të ndryshme, si dhe lënde radioaktive dhe jod. Hudhra gjen një përdorim të gjer në semundjet e aparatit tretës (stomak-zorrë); ajo qetëson spazmat (ngërcet) e zorrëve, dezinfekton aparatin tretës dhe vret ose ndalon zhvillimin e mikrobeve patologjike, që sjellin çrregullime në veprimtarinë e aparatit tretës. Ndihmon në normalizimin e prodhimit të lëngjeve tretëse dhe shton prodhimin e tëmthit. Përdoret kundër parazitëve të zorrëve (kunder aksiureve); ndihmon në zhdukjen e gazeve. Ne sajë të jodit që permban hudhra përdoret për uljen e tensionit (të ngritur të gjakut), kundër sklerozës (dëmtim te artereve të mëdha e mesatare, që karakterizohet nga grumbullimi i kolesterolit dhe materialit lipoid në shtresën e brendshme të tyre); përdoret edhe kundër shtrëngimeve të zemrës.Hudhra përdoret dhe në sëmundje të aparatit të frymëmarrjes. Vajrat eterike, duke u eliminuar nëpërmjet frymëmarrjes, nga njëra anë vrasin mikroorganizmat, që ndodhen, në rrugët përkatëse dhe, nga ana tjetër, ndihmojnë në nxjerrjen e gëlbazës. Në sajë të antibiotikëve, që përmban, hudhra përdoret edhe për parandalimin e infeksionit dhe për mjekimin e plagëve të infektuara; rekomandohet si ndihmëse edhe në sëmundjet infektive, si kundër gripit, tifos, difterisë, dizanterisë edhe kollës së mire (kollë e bardhë, pertussis). Hu-dhra përdoret si kundërhelm në helmimet me nikotinë. Përgatitja e përdorimi: Për mjekimin e sëmundjeve të ndryshme mund të përdoren disa thelpinj hudhre në ditë. N ga hudhra mund të përgatitet një alkoolaturë si vijon: merren 200 gr hudhra, pastrohen, copëtohen dhe lihen të zhytura në 1 liter alkool 60% për l0 ditë rresht, duke e tundur herë pas herë. Përgatitja bëhet në enë prej qelqi, porcelani ose të zinguara. Pas 10 ditësh lëngu kullohet dhe përdoret 24 herë në ditë 20 deri 40 pika në sëmundjet e ndryshme të brendshme. Me hudhër mundd të përgatitet edhe shurupi i hudhrës në këtë mënyrë: merret një pjesë hudhër dhe lihet e zhytur në dy pjesë ujë të vakët (37°) për 1 orë, duke shtuar edhe disa pika uthull të fortë, pastaj përzierja kullohet; në këtë të fundit shtohen dy pjesë sheqer, i cili tretet me ngrohje të lehtë. N ga ky shurup përdoren 2-3 lugë supë në ditë. Kundër parazitëve hudhra përdoret në formë klizmë në këtë mënyre: merren 10 gr hudhra, shtypen dhe zhyten në 1/ 4 litër ujë ose qumësht, ku lihen 12 orë, pastaj lëngu i fituar kullohet dhe përdoret në dy kura. Për mjekimin e plagëve përgatitet qull hudhre, duke shtypur disa thelpinj, të cilët përzihen me gjalpë dhe vaj.

10

QERSHOR 201 2

GJETHJA E DELLIT Ka fletë të gjerë, në formën e zemrës; është e njohur që në kohët e lashta për çajin e saj, që përdoret dhe për zbutjen e rrugëve të frymëmarrjes. Është bimë, e cila gjendet në Shqipëri. E kanë përdorur me efikasitet shumë mjekë grekë dhe italianë. Ka vitaninë në përbajtjen e saj. Ndikon në zbutjen e kollës. Ka dhënë rezultate të mira ky lloj çaji edhe në përdorimin e klizmës. Është bimë, që e ruan aftësinë e saj tharëse në periudhë prej 18 muaj. Si procedohet për tharjen e saj? Lihet në hije, mandej merret dhe trajtohet në këtë mënyrë : 1.E përzier me lulen e balsamit per të kuruar stomahun, thartësirat; 2.Për fërkime të variçeve, damarët e fryrë. 3.E përzier me çajin e marrë nga gjethja e ferrës për të kuruar kollën e thatë. 4.Përdoret bashkë me hithrën dhe e përzier me vaj ulliri dhe kjo ka efekt kundër kolitit. 5.Ky çaj i përftuar vetëm nga gjethja e dellit, duke i hedhur limon e përdorim për dhimbjet e mëlçisë së zezë. 6. Çaji i përzier me të bardhën e vezës përdoret për kurimin e djegies së lëkurës. ELBI (frute) (Hordei Fructus) Doza përbëhet nga frytet e elbit (Hordeum vulgare L, familja Graminaceae), i cili kultivohet në vendin tonë. Vetitë: Embrioni i elbit është i pasur në vitamina (E dhe Bl), kurse pjesa tjetër me amidon, yndyrna, proteina dhe enzima. Elbi i mbirë, në rrënjëzën e tij përmban alkaloidin hordeninë, i cili ka veti të ngushtojë enët periferike të gjakut (të rrisë presionin e gjakut, sikundër adrenalina) dhe të zgjerojë bronket (sikundër efedrina). Në sajë të substancave mucilagjinoze, elbi është përdorur që në kohët e vjetra për të mjekuar sëmundjet inflamatore të sistemit të tretjes. Elbi rekomandohet si mjet, që pakëson inflamacionin e indeve të acaruara të lëkurës dhe të mukozave, si mjet zbutës. Përgatitja e përdorimi: Zihen 20 gr elb në 1 litër ujë; çaji që përftohet përdoret për gargarë në mahisjen e bajameve dhe inflamacionin e fytit; përdoret gjithashtu si freskues dhe si mjet i lehtë kundër heqjes së barkut. Mjalti, që përbëhet nga elbi i mbirë jo plotësisht (në mënyrë artificiale), përveç përgatitjes së birrës, përdoret edhe në forme pluhuri në dozat 5 deri 20 gr në ditë, si ushqyes te fëmijët, që kanë të dobët muskulaturën e stomakut dhe të zor r ëve, t e t ë m o sh u ar it dh e n ë r ast et e u r t h it (hiperkloridrisë) te të rriturit. Në rastet e enteritit mund të përgatitet ky çaj: zihen në 3 litra ujë nga 2 lugë me grurë, elb, tërshërë, misër, thekër dhe krunde, derisa të ngelet 1 litër; lihet të ftohet, pastaj lëngu kalohet nëpër një napë të hollë; pihet brenda 24 orëve ashtu siç është ose i holluar me qumësht dhe i ëmbëlsuar me sheqer.

HITHRA (gjethe) (Urticae Folium) Doza përbëhet nga gjethet e thara të hithrës (Urtica dioica L., familja Urticaceae), e cila është bimë barishtore


QERSHOR 201 2

shumëvjeçare, e zakonshme te ne. Bima ka kërcell të drejtë, gjethe të kundërtuara, vezake të thepëta, me buzë të sharruara, të mbuluara ashtu sikundër kërcelli, me qime djegëse; lulet i ka të gjelbra, pa bisht e të rrumbulluara në vile të degëzuara, më të gjata se bishti i gjethes; lulëzon në pranverë -vjeshtë. Vetitë: Gjethet e hithrës përmbajnë karbonat acid të amonit, tanine, acid formik, glukokinina, fîtoncide, klor ofil, kar otina, vitam ine B2, A, C dhe K, acid pantotenik, kripëra të potasit, silicium etj., si dhe acet ilk olin ë, h ist am in ë dh e ser ot on in ë (n dik im i i acetilkolinës dhe histaminës në veprimin e drogës është i pakët); ato përdoren për ndalimin e hemoragjisë, kundër anemisë, si ndihmëse në sëmundjen e sheqerit, si nxitëse të urinimit, si mjet, që nxit formimin dhe sekretimin e qumështit etj. Këshillohet si mjet diuretik i lehtë në edema, në pezmatime të rrugëve të urinës dhe në reumatizëm. Vepron si mjet ndihmës edhe në sëmundje të mëlçisë dhe të tëmthit. N jihet si bimë e pasur me shumë vitamina, prandaj këshillohet në forme çaji, kur organizmi ka nevojë për vitamina. Hithrat e reja mund të përdoren si perime për të fuqizuar dhe harmonizuar punën e zorrëve, si dhe kundër anemisë. H ithrat e freskëta, të rritura, përdoren në reumatizëm si mjet që nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë (veprimi djegës dhe kruajtës). Ky përftues përdoret edhe nga jashtë për të nxitur rritjen e flokëve, kundër zbokthit, për mjekimin e ekzemës etj. Shënim: Vetitë djegëse i atribuohen një përbërësi pa azot, i paavullueshëm dhe me natyrë rrëshinore, i cili shkakton djegie e kruarje edhe, kur ndodhet në sasi shumë të vogla. Hithra e tharë, si dhe ekstraktet e fituara nga bima e njomë, por me ngrohje, nuk kanë veti djegëse. Këtë veti e ruajnë ekstraktet alkoolike që nxitohen nga bima e freskët. LULE LEPURI (bar) (Pulmonariae H erba) Doza, që përdoret për kurim, përbëhet nga pjesa mbitokësore e lulëzuar, e tharë e lulelepurit (Pulmonaria officinalis L., familja Boraginaceae), e cila është një bimë barishtore shumëvjeçare, e rrallë deri e zakonshme te ne nëpër pyje e shkurre të zonës alpine e subalpine. Bima e ka kërcellin 20-30 cm. të lartë, gjethet me qime, vezake, me bisht të gjatë e me njolla të bardha, lulet ngjyra rozë, që bëhen blu; lulëzon në mars, maj. Vetitë: Doza përmban kryesisht acid sicilik, saponine, subst an ca m uci-lagjin oze, t an in e et j. Ajo k a vet i kundërpezmatuese, qetëson kollën e rrit aftësinë koaguluese të gjakut; ndihmon nxjerrjen (sekretimin) e lëngjeve nga organizmi. N ë sajë të këtyre vetive, bari i lulelepurit përdoret si ekspektorant kundër kollës, në rastet e pezmatimit të bronkeve, në sëmundje të mushkërive dhe në menstruacione të vështira. Në sajë të kripërave të kaliumit, lulelepuri përdoret edhe si diuretik në sëmundjet e veshkave e të fshikëzës urinare, kurse në sajë të alantoinës doza e përgatitur ka veti të ripërtërijë indet e humbura, prandaj përdoret për mjekimin e plagëve të ndryshme. Përgatitja e përdorimi:N jë deri dy lugë supe me drogë të grimcuar hidhen në një enë, ku shtohet 1/2 litër me ujë që zien; ena lihet të qëndrojë 15 minuta, pastaj lëngu kullohet, ëmbëlsohet, sipas dëshirës me mjaltë ose me

PEGASI /BUKURIA DHE SHËNDETI

NË FOKUS

sheqer dhe pihet gjatë ditës. Ruajtja: Në vende të thata droga ruan veprimin për 2 vjet. ULLIRI (gjethe) (O leae Folium) Droga përbëhet nga gjethet e thara të ullirit (O lea europea L., familja Oleaceae), që kultivohet gati në të gjitha krahinat me klimë mesdhetare të vendit tonë. Vetitë: N ë sajë të heterozideve (oleuropeozid dhe oleosid), të acidit glikolik etj., doza e përgatitur vepron shumë shpejt dhe drejtpërdrejt në hipertension, sidomos n ë fazën fillest ar e (n ë h iper t on in ë esen ciale dh e aterosklerozë); efekti hipotensiv vjen nga veprimi i menjëhershëm i oleozidit dhe nga veprimi i vonuar dhe i tërthortë i acidit glikolik (diuretik). Droga ka dhe veti të ulë et h et e t ë pak ësojë sasin ë e sh eqer it n ë gjak (hipoglicemizuese). Përgatitja e përdorimi: Njëzetë copë gjethe të thara zihen në 300 ml. Ujë, derisa ky i fundit të shterojë në 200 ml., pastaj çaji ëmbëlsohet (sipas dëshirës) dhe pihet i ngrohtë; gjysma e sasisë pihet në mëngjes esëll dhe gjysma tjetër në mbrëmje para gjumit. Kura mund të vazhdojë 1525 ditë dhe mund të përsëritet pas një pushimi prej disa ditësh. Ruajtja: Në vende të thata përgatitja ruan veprimin për 18 muaj. GRAMI (rizoma) (Graminis Rhizoma) Dozat e përgatitura përbëhen nga rizoma e tharë, e grimcuar e gramit zvarranik (Cynodon dactylon Pers, fam ilja G r am in aceae), i cili është bim ë bar isht or e shumëvjeçare, që takohet te ne si bar i keq i kulturave bujqësore. Grami ka një rizomë zvarritëse, gjethe të sheshta 2-5 mm të gjera, lulesë të përbërë nga një melth i gishtëzuar me 4-7 kallinj të shtrirë, shpesh me ngjyrë vjollce; lulëzon në korrik, shtator. Vetitë: N ë sajë të glucideve, esencës etj., materiali urues nxit urinimin, duke ndihmuar veprimtarinë e veshkave dhe përdoret si mjet pastrues për organizmin. Këshillohet përdorimi në pezmatimin e pjesëve të poshtme të rrugëve urinare, në reumatizëm dhe sëmundje të lëkurës. Krahas këtyre veprimeve, rizoma e gramit ndihmon në mjekimin e hipertensionit arterial dhe mund të përdoret me dobi si vetëm, ashtu dhe e kombinuar me gjethe ulliri, me gjethe rozmarine, me degë vjeshtulli etj. N ë sajë të triticinës së ngjashme me inulinën, përbërja e përftuar kuruese përdoret si ndihmëse në sëmundjen e diabetit. Përgatitja e përdorimi: Një lugë supë me drogë të thërmuar (5 gr) futet në një enë, ku shtohet një gotë me ujë (150-200 ml) dhe zihet 10 minuta, pastaj çaji kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar me sheqer ose mjaltë, sipas dëshirës. Gjatë ditës merren 2 ose 3 doza të tilla. Ruajtja: N ë vende të thata kura e përftuar ruan veprimin për 18 muaj. POLIKOMBI (Nyja) Ka vlera të mëdha mjekuese dhe përdoret në formë çaji. E tharë në hije e ruan vlerën deri në 18 muaj. N yja

11


PEGASI /BUKURIA DHE SHËNDETI

është një bimë që rritet më shumë në vendet me lagështi (në vende moçalore). Çaji i marrë nga bima e nyjes ka vlera kuruese kundër diaresë, kundër flegmave. Bimën e ziejmë në ujë jo më tepër se pesë minuta. 300 gr bimë e tharë apo e njomë në gjysmë kg ujë. E përdorim shumë kundër infeksioneve në kanalet urinale. Kjo lloj bime ndihmon kundër djersitjes së tepërt. N dihmon në qarkullimin e gjakut. N ë infeksionet e lëkurës bëhet shplarja me këtë lloj çaji, mbasi lëkura të jetë e pastruar (e larë) nga djersa me ujë të pastër. N ë moshën e tretë (të moshuar) e përdorin më tepër edhe kundër prostatit. Çaji nga nyja përdoret kundër astmës dhe në pastrimin e rrugëve të mushkërive. Gjithashtu përdoret edhe për ftohje si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit. Lëngun e marrë nga bima e freskët, duke e shtypur në blender përdoret kundër hemoragjisë. Në mjekësinë gjinekologjike përdoret kundër gjakderdhjes. Përdoret kundër gjakderdhjes, në puçrat e lëkurës, për egzemën, për kruarjet e lëkurës nga arsye të ndryshme. Për bajamet përdoret lëngu nga bima e freskët. Për pastrimin e kanalizimeve të veshkave ndihmon shumë kundër mikrobeve. Në banjë çaji i përdorur në 500 gr me dy litra ujë mund të vendosim këmbët 5 minuta në temperaturën 38 gradë celcius 10 deri në 15 minuta. SÍLVON (gjembi i gomarit) Është i njohur në shumë vite për vlerat mjekuese si gjethet, rrënjët, lulet, farat. Gjethet të freskëta i përdorim në formë çaji kundër diaresë dhe kundër infeksioneve të kanaleve urinale. Kjo lloj bime gjendet kudo, si në vendet e thata, ashtu edhe në vendet me lagështi. Shpesh njerëzia merr lulet e thara për të përdorur farat në periudhën e dimrit. Farat kanë pak hidhërim dhe vlera të vetë veçanta kuruese ndaj dobësisë së qelizave. Shumë mjekë alternativë e përdorin kundër helmimit të kafshëve nga kërpudhat helmuese. Çaji nga gjethet përdoret kundër diaresë. Dyqind gr gjethe, 600 gr ujë, 5 minuta të ziejë e lëmë të ftohet dhe e përdorim të ëmbëlsuar, sipas dëshirës. Ky lloj çaji përdoret dhe për klizma kundër hemoroidheve , ka vlerë kundër flevitit. Lulet i përdorim të thara. Gjatë dimrit i ziejmë dhe çaji i përfituar prej tyre shërben për larjen e syve, përdoret kundër mikrobeve. Po ky çaj nga lulet e thara përdoret kundër puçrave të lëkurës apo kruajtjeve të lëkurës. Kundër plagëve dhe vendeve të enjtura (të fryra) apo të plasaritura. Është shumë efikas, i vlefshëm kundër mikrobeve. E përdorim të përzier me miell, duke e bërë brumin si hapje të vogla dhe i marrim 4,5 herë në ditë nga një kokërr sa kafeja. Farat i përdorim të shtypura si pluhur kundër psoriasit (morthit) të lëkurës. Rrënjët janë alkolate. I përdorim të mbuluara me një basëm të lagur me vodkë në vendet ku kemi dhëmbje.

Q epa Laborator për pastrimin e gjakut

12

QERSHOR 201 2

NË FOKUS

Gentiana (sanza) Kjo bim ë m edicin ale e ka m arrë emrin e saj nga mbreti Genti, pasi ai ishte i dhënë pas saj për probleme oreksi .

Si duhet të shtojmë njohuritë dhe të mjekohemi me bimë mjeksore Mjekësi alternative Nga Lefteri Sema Përvoja ime jetësore e gjatë , dashuria për bimët mjekësore, transmetimi i njohurive nga të parët tanë . Sëmundjet nervore Neuroza , Neurastenia, Histeria dhe Pagjumësia Për të kuruar këto sëmundje dhe gjendjet, midis barërave, që jepen për të siguruar qetësimin e njerëzve të prekur, ose që shfaqen siptoma të kësaj natyre, përdoren rrënjë valeriane (odolen) në një sasi prej 200 gr rrënjë valeriane. Si përdoret kjo, apo si përgatitet për ta përdorur? Merret një enë prej alumini, e cila është me kapak dhe rrënjët e valerianes copëzohen deri në imtësi. Kjo imtësirë futet në enën prej alumini, hidhet në të një litër uji. Pastaj realizohet mbulimi i enës dhe kjo përgatitje lihet për tetë ditë, duke iu kushtuar përditshëm përzierjes 2 herë në ditë. Pas rreth 20 ditësh kjo përzierje kullohet me kujdes. Për të kuruar jepet një recetë e tillë përdorimi: Marrja e kësaj përgatitje realizohet nëpërmjet të pirit 20 pika, duke e pirë me kokërra sheqeri të bardhësuar. Kjo realizohet intesivisht disa herë. Si procedohet në përdorim? Pas çdo ngrënie të një kokër r sh eqer i pih et m e n jë gotë uji të për zier , e këshilueshme është përdorimi me mjaltë. Kjo pije ka tashmë formën e një ilaçi të sprovuar, i cili mund të përdoret nga të gjithë, por është i këshillueshëm me shumë aftësi përdoruese dhe kuruese ka për grate, të cilat kanë nerva të dobta ose stres edhe depresione mendore. Duhet theksuar se në të njëjtën formë, si ilaçi i mësipërm, ndikojnë n ë sist em in n er vo r dh e k u r im in e gjen djeve t ë lartpërmenduar: sumbullareja, hudhra, bari i bletës, nança, zhubrica (dushk), çaji i malit, rozmarina, kreni, ndyrësi, anisi, marraja, majdanozi, kamomili. Në vendet e tjera në farmacitë kuruese gjendet shpesh herë çaj me këtë përzjereje: pesë lugë nantë, dy lugë bar blete, një lugë valerinë, ose edhe në një trajtë ndryshe një dorëz me valerinë, sumbullare, bar blete, rrënjë kufilme. Mund të ketë dhe përzjerje të tilal: 6 lugë bar blete, katër lugë nane, tre lugë kamomil si dhe një lugë sumbullare dhe valerinë. Për të parandaluar pagjumësinë jepet kjo recetë, e cila është sh um ë e k ësh illuesh m e; n ga sum bullor ja: 2 lugë sumbullore përvëllohen në 2 dy deciliter ujë të posavluar, që lihet e mbuluar për një orë, pastaj kalon në proces kullimi dhe pihet nga përdoruesi i mjaltësuar. Duhet theksuar se për gratë me menstraucione jo të rregullta si dhe për gratë histerike, mund të përdoren: çaj i përzier: kamomil, valerianë, bar blete, majdanoz. vijon në faqen 13


QERSHOR 201 2

vijon nga faqja 12 Kryesorja duhet thënë se, për të shëruar shumë prej sëmundjeve me shkak nervor duhet të përdoren këto bimë mjekuese: Nga 25 gr. bar blete, sumbullare nga10 gr. valerianë, zhumbrica - lisna (majk, dushk) kamomil, lule trëndafili si dhe kalendulë. Pasi realizohet kjo përzjerje merren katër lugë, të cilat përvlohen në një litër ujë të sapovluar. Lihet 2 orë, pastaj kullohet dhe pihet nga një gotë e vogël uji, e ëmbëlsuar me pak mjaltë, në mëngjes esëll dhe p ih et n ë m b r ëm je vo n ë, duk e vazhduar kështu 3-4 ditë. 2. N ga 30 gr . sum bu llar e, valerianë, bar blete, si dhe 5 gr. tërfil kuq dhe gjethe rozmarinë, pastaj vijohet si në porositësin një.

PEGASI /BUKURIA DHE SHËNDETI 3. N ga 15 gr . bar b let e, sum bu llar e, valer ian ë, n an e, luleb alsam i (k an t ar io n ), gjet h e manaferre si dhe 5 gr kalendulë dhe mandej vijohet si një 1. 4. N ga 20 gr. bar blete, bar ethesh, çaj mali- rigon, nane, valerianë. Mandej vijohet si në 1. 5. N ga 50 gr. mentole, 10 gr. sumbullare, bar blete, nane si dhe glakomë, mandej vijohet si n ë 1. 6. Nga 20 gr. bar blete, glekomë, n an e, bor zilok dh e sum bullar e. Mandej vijohet si 1. 7. Nga 30 gr. valeriane, bar blete dhe nane, 10 gr. lule kandule. Mandej si në 1. 8. N ga 50 gr. kamomil, bar pezm, lule ruzhe, 10 gr. bar blete. Mandej si në Nr 1.

NË FOKUS

Pagjumësia (INSOMNIA) Receta: 1.N ga 60 gr, valelerianë dhe sumbullare. N ga përzirja merren 3 lugë dhe përvëlohen në 40ml ujë të posavluaur. Mbulohet dhe lihet 2 orë, mandej kullohet dhe ëmbëlsohet me pak mjaltë. Pihet nga një gotë e vogël uji, në mëngjes ësëll dhe në mbrëmje vonë. Kështu veprohet 3 ditë me radhë. 2.N ga 50 gram valerianë, 20gr bar blete, kamomil, pelin, në gjyra zhubrica - lisna. Të gjitha imtësohen e përzihen mirë, mandej vazhdohet si në Nr 1. 3. 3. N ga 30 gr,. Valerianë, bar blete 10 gr. Të gjitha imtësohen mirë dhe përzihen , mandej vijohet si në Nr 1.

KULTURIM MJEKËSOR

BIMËT MEDICINALE ETEROVAJO RE E TANIFERE DHE LEVERDIA E TYRE EKONOMIKE S

i r r jedh ojë e po zicio n it shtrirës gjeografik, e konfiguracionit kombinues të ultësirës dhe prezencës së shkëmbenjve malorë, nga ku e kanë lindësinë burimet e shumta ujore si dhe kom binacioni m e kullotat e p asur a m alor e gjat ë st in ës së pranverës, flora e trevës së Zagories ësh t ë e sh um ëllojsh m e. Vlen t ë evidentohet në këtë prezencë të florës bimësia medicinale, eterovajore dhe tanifere. Ajo që është më thelbësore, është prania e kësaj të fundit në të gjithë trevën me një përhapësi të gjerë. N ga burimet e informacionit, studimet e studiuesve të kësaj fushe, duhet të evidentohet një lidhësi midis prezencës totale të bimëve të njohura të kësaj fushe që në rang vendi është rreth 300 të tilla, një pasuri e madhe kualitative llojesh, dhe Zagoria në sipërfaqen e saj shtrirëse ka rreth 180 - 200 lloje. Duhet theksuar se, si rrjedhojë e kësaj pasurie, popullsia inteligjente e k ësaj zon e k a n joh ur i t eor ik o praktike për rritjen, kultivimin e tyre natyror, vjeljen e këtyre bimëve, gr um bullim in sipas k ualit et eve, shërbesën për të arritur një kuotizim

të cilësisë si dhe njohuri për efektin dobiprurës në shërimin e sëmundjeve të ndryshmee prezente (mjekësia popullore). Të pranishme në këtë t r evë jan ë: k am om ili, lulëk uqja, tërfilet, çaji i mali, qumështorja, thundërmushka, mullagat, bishtkali, hithrat, shtogu, manaferrat, rigoni i b ar dh ë, gjet h e delli, pelin i, zh u m b r ica, dëllin jat , m u r r izi, trëndafili i egër (byllurinja), sherebeli, salepi, murrizi e tjerë. Këto lloje bimësh prezente në trevë njihen për vlerat e tyre kurative ndaj sëmundjeve të ndryshme, që është provuar nga praktika. Duhet theksuar edhe vlerat e mëdha që kanë këto lloj bimësh edhe në fushën prodhimeve (bu k u r at ive) k o zm et ik e, të farmaceutikës, industrisë së lehtë e ushqimore dhe përdorim të gjerë në praktikën e jetës së përditshme. Pra, Z agor ia k a n jë n at yr ë m e n jë sh u m ëllo jsh m ër i biolo gjik e k ualit at ive, e cila ësh t ë fak t o r det er m in ues, për cak t ues, për zhvillimin e turizmit si dhe për për t ër it jen fizik e dh e b uk ur in ë shpirtërore. Specialist ët e k ësaj fush e,

studiues, kanë ngritur herë pas herë shqetësimin e tyre për të organizuar dhe për të shfrytëzuar këtë pasuri të madhe të krahinës, duke organizuar grumbullimin në natyrë, përpunimin p ar ap r ak dh e do r ëzim in n ë organizma bisnezi të ligjësuara dhe të linçensuara për të realizuar eksportin e këtyre llojeve bimësh. Kjo përvojë e grumbullimit ka ekzistuar në krahinë shumë kohë përpara dhe ka dhënë pozitivitet. Kështu, siç theksuam edhe më lart, në këtë grumbullim duhet si kujtesë të respektohen me rigorozitet ligjet dhe udhëzimet e veçanta si ligji Nr. 7722, datë 15. 06 1993 i Kuvendit Popullor Për mbrojtjen e fondit të bim ëve m jekësor e, eter ovajor e e tanifere natyrore dhe udhëzime të t jer a. N ga sp ecialist ët sh t r o h et zbatimi fanatik i kritereve teknike të vjeljes, p asi k a pasu r dh e k a k eqpër dor im e n ë disa specie si: dafina, çaji i malit, sherebeli, trumza, r igon i dh e salep i r r ezik o jn ë t ë zhduken. N ë këtë kuadër është i nevojshëm edhe interesimi e ndikimi i Komunës që grumbullimi i këtyre vijon në faqen 14

13


PEGASI /BUKURIA DHE SHËNDETI

NË FOKUS

vijon nga faqja 13 bimëve të bëhet jo me spontaneitet, por i organizuar edhe i disiplinuar dhe bashkëpunimi me partnerët të jet ë sa m ë afat gjat ë dh e ser io z. Men dim i se k ët ë o p er acion mbledhës, grumbullues, duhet ta organizojë një shoqëri, firmë zagorite, e dr ejt uar n ga n don jë specialist zagorit, i cili duhet të investojë në këtë fush ë, t ë ligjëso h et , t ë k r ijojë organogramën e firmës, me qëllim që të centralizohet edhe të fitojë edhe krahina në zhvilimin e saj. Kështu do të kishte një përqëndrim të prodhimit të trevës dhe të pasurisë prezente të këtyre lloje bimësh me rëndësi edhe ekonomike. Men dim i se për evit im in e volumit të madh të transportit, për disa b im ë si sh er ebeli, t r um za, rozmarina, borziloku e tjerë, mund të b ëh et p ër p un im i i t yr e m e n jë desklortor të thjeshtë, duke i kthyer në esencë që janë shumë të kërkuara n ga ek sp or t i dh e leh t ësish t t ë

trasportueshme, është një mendim specialisti që duhet të praktizohet. Efiçen t e ësh t ë se t ok a e Zagorisë, është një tokë, e cila siguron me përbërjen e saj kimike kultivimin e këtyre bimëve. Kjo vjen edhe se ato nuk kanë shumë kërkesa të veçanta për agroteknikë dhe në kushtet e klimës sonë zhvillohen normalisht e jap in r en dim en t e t ë lar t a m e shpenzime të pakta. N ga bimët, që mund të kultivohen më mirë janë: çaji i malit, rigoni, borziloku, rozmarina e shumë të tjera. Leverdia ekonomike ësh t ë e m adh e, sidom os disa përllogaritje të bëra del se nga 1 dylym mund të sigurohen 300 - 500 mijë lekë të reja dhe nga disa bimë shumëvjeçare arrin deri 700.000 lekë për dylym. N ga ana e specialistëve dhe st u diuesve n gr ih et pr o blem i i shfrytëzimit të burimeve të tjera të natyrës, prodhimet e dyta të pyjeve dh e k u llot ave, që k an ë lever di ekonomike si esencat bimore, lëndët tonike( regjëse) që gjenden te dushqet,

QERSHOR 201 2

shqer r o, volanidhi e tjer a .. prodhime nga përpunimi termik i drurit që janë qymyri i drurit, eshka e kovaçit dhe kotronet. Në Zagori nuk ka përvojë për këto prodhime, por rezervat janë të mëdha dhe kërkesat e tregut të brendshëm e eksportet janë të shumta. Ka vend edhe kultivimin e thuprave të shelgut, traditë kjo për p r o dh im in e k osh er eve dh e k an ist r ave. Lever di k a dh e dh e grumbullimi i frutave dhe farave pyjore natyrale ose të kultivuara siç janë: arrat, lajthitë, thanat, manaferrat, gor r icat , bor on icat , k ulum br it ë, dëllinjat e shumë të tjera. Për këto realizohet mbledhja tradicionale dhe konsumohen freskët apo përpunohen. N jë rezervë tjetër nga prodhimet e dyt a t ë py llit e k ullot ave jan ë kërpudhat. Prezenca e tyre: pylli i Zhejit, Rapavicë, Dermaz, Çajup e kudo ku ka bimësi drunore. Këto që përmendëm më lart në këtë trajtesë tregojnë resurset e mëdha që k a k r ah in a, që du h et t ë shfrytëzohen.

ÇAJ I I M A LI T (SI DERI TI S ROSERI BOI SS) Emërtimi në gjuhën popullore: Njihet me të njëjtin emër. Përshkrimi: Eshtë bimë barishtore shumëvjeçare. Ka një sistem rrënjor të dobët e jo të futur thellë në tokë. Lartësia e bimës arrin 10 - 5cm. E gjithë bima është e veshur me push të bardhëllimët në të hirtë. Gjethet kanë përmasa 10 - 60 mm të gjata dhe 6 -20 mm të gjera. Ato kanë formë gjatore der i n ë t ë n gush t a vezak e, t ë përmbysura, të plota ose me dhembëza. Lulesa është e përbërë nga 5 20 qerthuj të rënë dhe secili ka 6 - 10 lule të verdha deri në të verdhurën e çelur. Lulëzon zakonisht në muajt qershor - korrik, në vartësi me kushtet klimatike dhe nga lartësia nga niveli i det it . Lidh ja e far ës fillon n ga korriku,vazhdon gjatë gushtit dhe rrallë shkon deri në 15 shtator. Përh apja: Ç aji i m alit konsiderohet si specie endemike e Ballkanit. Në vendin tonë është më i përhapur në pjesën juglindore, por gjendet edhe në krahinat në jug të Sh k um bin it . N ë Z ago r i ësh t ë i përhapur në Dhëmbel, Çajup e Mali i

14

Rapovicës. Klima dhe toka: i përket zonave me klimë mesatare që shtrihen në lartësitë 1200 - 1800 m mbi nivelin e detit dhe tokave me formacione të thata gëlqerore, vende shkëmbore, vend eme gurë të rrallë dhe substrat të butë. Kultivimi: Bima shtohet me farë të marra nga flora spontane dhe fidanë të përgatitur në fidanishte. Për mbjelljen direkt me farë, materiali mbjellës (fara) merret gjatë muajit korrik nga bimë të shëndosha. Pasi lihet që të thahet, për pak ditë, ajo pastrohet dhe përgatitet për t u hedhur në arë. Parapraktisht ara duhet të jetë e përgatitur për mbjellje. Me anën e punimeve ajo duhet të jetë e shkriftëruar mirë. Afati i mbjelljes është muaji prill. Mbjellja bëhet me rreshta 60 deri në 70 cm larg dhe kur bëhet rrallimi bimët lihen 20 - 30 cm larg njëra - tjetrës. Sasia e farës për një ha duhet 10 kg. Rezultate të mira jep mbjellja me fidanë të përgatitur në fidanishte dhe mbjellja me filiza të marrë nga bimët mëmë. Praktikisht edhe nga ana ekonomike më mirë

është mbjellja me filiza të marrë nga bimët mëmë. Si afat mbjellje, më të mira janë mbjelljet e nëntorit për në vjeshtë dhe ato të prillit në pranverë. Pasi ka zënë fidani, vitet e para të jetës jep rozetë me gjethe, ndërsa vitin e dytë dalin kërcejtë lulembajtës. Kërcejtë e vegjël janë të shumtë, deri në dyzet vitin e parë, ndërsa në vitin e dytë ato rriten dhe dyfishohen në numër. Vjelja e prodhimit Çaji ka një periudhë të gjatë lulëzimi. Kjo fillon nga fundi i muajit qer shor , intesifikohet në m uajin korrik dhe gusht dhe fillon të bjerë në ditët e para të shtatorit. N ë fillim lulëzojnë lulëritë e degëve kryesore, pastaj në periudhat e mëvonshme, nga degëzimet e dyta dalin lulëri të tjera. Kështu dhe vjelja e lulërive duhet të kryhet periodikisht me lulëzimin e plotë duke i prerë me gërshërë deri në nivelin e kaçubes. Lulet e prera lidhen në tufa të vogla dhe dërgohen për t u tharë në vendin e caktuar. vijon në faqen 15


QERSHOR 201 2

vijon nga faqja 12 Ek o n o m ik ish t n uk m u n d t ë përcaktojmë leverdinë e kultivimit të çajit, pasi kërkesat e tregut të jashtëm janë të pakta, por mjafton të themi se nga një ha tokë të mbjellë me çaj merren rreth 10000 tufëza lulërie (nga 1 tufëz për çdo m2). Çdo tufë lulërie çaji në tregun e brendshëm shitet rreth 30 lek, kështu që i bie që për çdo ha të merren mbi 300 mijë lekë të ardhura. Marrë nga libri Zagoria Perla Profil i bisk uar i Kristaq F. Shabanit BARI I PEZMIT (Akchillea millefolium L.) Radhitet si një ndër ilaçet më të njohur dhe më të përdorshmit si nga brenda dhe nga jashtë. Ai është i shijes së hidhur.. Dikur në shkollat mjekësore përjetonte zë tonik të lartë, stimulant, kundërspazmodik. Ka një n dik im t ë fu qish ëm k un dër hemioroideve. Përdoret për shumë lloj sëmundjesh. Barin e pezmit e përdorim edhe të shtypur nëpër plagët të llojeve të ndryshme (përshkak të n dik im it sh ër ues t ë t an in it që përmban, azulentit si dhe cinertës), por e gjithë kërkon kërkim. Është i këshillueshëm të jepet për luftën kundër ndezjes së lukthit dhe të zor r ëve, kundër ngatër resave në veshka, mëlçi e tjerë. Populli ka besim në aftësitë kurative të të kësaj bime. N g prakticiteti është vërteuar se kjo bimë mjekuese është një nga bimët mjekuese më efekprurëse. Bar i i pezm it k a n jë k ar akteristikë tipike se nuk mbart veti helmuese, nuk le £shprehi dhe mund të përdoret çdo ditë për forcimin e organizimit. Ai hyn në numrin e madh të bimëve për çajra të kombinuara, me shije të hidhur e të athët si dhe ka erna të ndryshme. Përdoret për forcimin e organizmit, për shtimin e oreksit. Pihet nga një lugë tinture....

PEGASI /BUKURIA DHE SHËNDETI

NË FOKUS

Pasioni im i kahershëm : bimët mjekësore dhe kurimi prej tyre I nderuari lexues! Pas daljes së parë dy vëllimeve poetikë vendosa të ridal dhe të hedh hapa të tjera në lëmin e fushës së Mjekësisë Alternative. Kjo ka qenë një nga pasionet e mia të kahershme. I kisha qejf dhe i kam lulet, si çdo njeri, që e dëshiron të bukurën, por unë nuk shihja te lulja, apo te fruti vetëm bukurinë apo shijshmërinë e saj. Unë isha e shtytur nga një shtysë e brendshme: Si duhet të përdoren këto lule dhe këto fruta në favor të mirëshëndetit njerëzor. Ndaj m u shtua pasioni. Kundroja te lulet dhe te frutat anën e tyre terapike për të kuruar sëmundje të shumta, që përhapen te njerëzit, për të disiplinuar indisiplinimet trupore. Për këtë një nga pasionet e mia ishte ky këndvështrim dhe trajtesë, ndaj për shumë dekada u mora me bimët mjekësore, të cilat janë aq të shumta, të llojeve të ndryshme në territorin e vendit tonë. Fillova që të lexoj libra të karakterit të tillë, që realizonin njohjen dhe përdorimin e tyre (të bimëve mjekësore). Qysh në sistemin e mëpërparshëm i kisha vënë vetes për detyrë të njihesha dhe me aftësinë teorike dhe praktike kurative që realizonin mjekët alternative të suksesshëm. Dr. Arqile Boti ka qenë pika ime e referimit, modeli i suksesit në kurimin me bimë mjekësore. Kisha dëgjuar gjithmonë, pra shpesh, për çuditë e tij. Njerëzit e sëmurë viheshin në radhë për t u konsultuar dhe për të marrë këshillat mjekësore të Dr. Arqile Botit. Unë e ndiqja në çdo emision televiziv me shumë kujdes, duke mbajtur shënime të shumta. Dhe kështu kjo shtysë e madhe më tha me një zë të brendshëm se Unë mund të bëja diçka dhe të merresha me këtë veprimtari. Fillova të përpija të gjitha librat, që dilnin për Mjeksëinë Alternative. Pasi mora një teori të tillë, u njoha konkretisht me të gjitha bimët dhe me përgatitjen e tyre për të kuruar sëmundjet e ndryshme. Por një nga prirjet e mia ishte përgatitja e barnave me receta të diktuara. Por me shpejtësi unë arrita të bëj eksperimente të ndryshme dhe të ndjek hap pas hapi aftësitë kurative të barnavave, që përgatitja dhe jepja te njerëzit, që kishin nevojë për to. Duke qenë shumë e ngulur në këtë lloj pune, unë arrita që të kisha suksese. Më ka ndihmuar në këtë proces dhe studimi i librave të mjekësisë alternative greke si dhe librae e botuara në vendin tonë për këtë mjekësi nga mjeku aternativ Hysni Dankshi. Gjirokastër, janar 2012 Nga Lefteri Sema Jeta jonë është më e gjallëruar, kur përdorim bimë, të cilat kanë vitaminat e nevojshme për trupin tonë. Bimët me veti kuruese na i ka falur vetë natyra. Mjekësia e sotme e ka kthyer shikimin në bimët medicinale, të cilat janë njohur që në vitet e lashta. N atyra dhuron, mjekësia shëron. Përdorimi i frutave, perimeve dhe bimëve medicinal janë jetëgjatësia jonë. Kjo te ne është trashëgimtare dhe brez pas brezi duhet të bëhen më të njohura për vlerën e tyre mjekuese dhe ushqyese. Sa më i gjerë dhe më i njohur të jetë kulturimi ynë në thellësi, aq më të shëndetshëm dhe të gjallëruar do të jemi. Kurimet dhe dietat na sjellin jetëgjatësinë. Në ushqimet e përditshme është mirë të vendosim sa më shumë vitana aromatike. Kam vite që merrem me studimin e bimëve medicinale dhe vlerën e tyre mjekuese. Dëshira për të shtuar njohuritë e mia, në këtë drejtim, më ka lejuar që të bëj edhe eksperimente të ndryshme për disa problem shëndetësore. Nga rezultatet e marra mora më shumë kurajë për të vazhduar më tej. Cilat ishin disa prej syresh:N ë uljen e sheqerit në gjak, të kolesterolit N ë kurimin e ftomës dhe sëmundjeve të lëkurës. Duhet të dimë se bimët e thara në hije ruajnë vlerën e tyre rreth 18 muaj.N ë problemet e hipertensionit gjithashtu ka shumë rezultate të mira. N dodhem në lagjen Manalat Gjirokastër. I mirëpres pyetjet për probleme të ndryshme. Mobil: ++355 69 6706 749

15


PEGASI /BUKURIA DHE SHËNDETI

QERSHOR 201 2

NË FOKUS

POETIKA E BUKURIMIT

gdh en dje n den jash romantike .

lab ir in t e

R om an t icizm i n djek r r u gën e vazhdimësisë, D ashur ia r end të gjejë str ehën e dashurinë. Ëndrrat morën të vetmen rrugë të jetës, Koha besoi ligjërimin, lirshmëri e vetvetes.

Mbështetur në gjoks - rritësi jete. N jë grua s kërkon shumë, pak , fare pak: N ga gryka llavëskuqur e Vezuvit plak, Pendën ta ngjyesh me zjarr të pashuar. dhe në mantelin e bardhë të Agimit Fjalën magjike ta dritëshkruash Sa pakëz, sa pakëz, kërkon një grua!

Venka Capa, Tiranë

Jam grua Hedh vështrimin, Zbehtësisë së dritës Jam cung, drutharë, Përplasur nga fati, Rrahur nga mëshira, Në stinë hipokrizie. Malli që baris për jetën, Më dhuron këmbët e lisit, Lutem para Shën Mërisë: Jam grua, kam shpresa, Më vlon dëshirë e shenjtë, Më hidh një degë të pafaj.

Pema e dashurise

Sa pak kërkon nje grua nga Nexhi Baushi , Tiranë N jë grua s kërkon shumë Pakëz vëmendje, një përkëdheli. Lotin t ia fshijë N jë dorëz e butë, Nje shushërimë ëmbëlsirë në vesh. Tingullin e Bethovenit ta kthejë në sinfoni S kërkon kostelacion pa fund: Vetëm një yllësi të zbresë në gjinjtë e saj. Sa pakëz kërkon një grua, sa pakëz

nga Lindita Prenga Gdhenda në vetmi pemën e dashurisë, stolisun me diamantin e zemrës. Rrethuar me zogjtë e ndjenjave të mia e qendisur me merakun e ndjenjës . Bukuria e saj me mahniti shpirtin, yjet shkëlqimvezullues shpërndanë. Natyra lëshoi të madhin kushtrim, jeta më dha ëndrrën, dikur të vrarë. Lulëzoi pema mrekulli, gjallërim, lëshoi aromën e ndjenjës fisnike. Trokiti ëndrra një botë piedestal,

16

Ti, mos u kur...se: Një petal nga trëndafili dëshirimi saj Me ar o m at izim t ër ë jet ën t a përplotojë. N jë telefonatë të vetme, pritësi me ankth. Nje dritëz të kuqe sipar përndritur në chat . N jë grua s kërkon shumë. Ta marrësh përdorë ta synosh drejt vetes së saj . Herët në pranverim tek ajo të shkosh, Si gonxhe ta vjelësh

N ë flakët e dashurisë nga Dorina Vedra Mushi Flakës së dashurisë me mijëra zemra bëhen hi, ndaj bëji lutësi Perëndisë, prushimin të ta ndezi në gji. Flakës së dashurisë gjaku vëlon në damar, një pikëzim dashurie të të fal Flakës së dashurisë krijohen tërmetet e zemrës, ndaj lutju Perëndisë se i dha jetësi femrës! Në flakët e dashurisë të gjithë do të digjemi e do të shndërrohemi në hi... Por sërish bëj ritualin, lutju Perëndisë, që të dha emrin e madh Njeri.


QERSHOR 201 2

PEGASI /BUKURIA DHE SHËNDETI

NË FOKUS

Bilbilat mbi lisa Këngës seç ia thonë. Moj thëllëzë e bukur, Ku vete ku shkon. Vetullat si hark, Më ecën si flutur, Nuk të lë pa marrë, Ty, moj belkëputur.

Fin + Sinfoni Bet hoven nga Jozefina Traboini Me notat e tua Bet hoven Do melodioja me gjithë botën Me tingujt e tu, qaj gjithë kohët Bet hoven, krijesë e pëlqesë Përjetimet e jetës falë teje i kam gazmim Lumturoj çdo çast, kur të dëgjoj e shoqëroj Sinfonitë nga e para tek e nënta

Folkloristika e bukuruar Nga Lefteri Sema Më trete, syzezë O, seç e more rrugën, Drejt, o moj, në Janinë. Them të vij dhe unë me ty, Oh, për shoqërinë. Ç të bëj unë i mjeri, Të hodha sevdanë, Kudo që të jem, moj, Dua të të kem pranë.

Për mua s ka mëngjes

I ke pikturuar me jetë I ke partituar mendjenjë , I bëlbezoj n�� heshtje, në vetmi t i dëgjoj fantazisht , I dua vetëm për vete

nga Aferdita Krasiniqi M i nxitoje, moj, ato hapa, Ti përpara, unë nga prapa. Refreni Të ngela pas te fustani, M u dogj shpirti, m u dogj xhani. Mendo për mua të mjerin, Që më trete si sheqerin. Më trete, syzezë, më trete, vrapoj ku shkon e ku vete. Thëllëzë e malit Mbi gishtat e këmbës M i zbrisje sokatët, Moj thëllëzë e malit, Të mos zgjosh zambakët. Refreni Zambakët e prillit Mbushur plot aromë. U shkon pranë e pranë, Sikur fluturon. Bilbilat mbi lisa Këngës seç ia thonë. U shkon pranë e pranë, Sikur fluturon.

Unë, S kam më besim, Në besnikërinë, e bregut të kuq. Si duket, Bukuria më dënoi, Si qyqe endem, Me dashurinë e zjarret. Amshimi......... Në sytë e mi - jetë shpirti, Duke u përplasur, Nëpër valët e detit!.. * Më vjen në ndihmë papritur një SO S fluturimthi i lëshuar nga hemisferat e Shpresës dhe të Kepit te Mirë...

Bekohem, trishtohem, N atyrën thërras Momente, melankoli, mall të gjitha më përgjigjen Hesht, dhe fantazoj me dashurinë time ta përshkruaj të jetuarit Mbrëmjeve - nota Muzikën tënde kërkoj në kërkim ... Kujtesë, mendim, shpresë, dashurinë dhurim Atij që dua më shumë se jetën time. Kur të vdes me muzikën tënde dua të më shoqërojnë, deri në varr Atje do gjej Qetësinë sepse i jetoja, por nuk munda kurrë, t i zotëroja çastet

17


PEGASI /BUKURIA DHE SHËNDETI

QERSHOR 201 2

NË FOKUS

Zogun e malit rob ta bëj, këngën e tij ta ndiejë mall, edhe stina acar mbetur, s do vijë më pranverë-behar! Yjësinë e magjishme, do e bëj ushtri antike, mbrëmjen e pafund, do bëj muze historike!

Takimi i bardhë nga Linditë Ramushi

Flakadanin e vetëtimës do të ndal e ta urdhëroj, Mbretit fatkeq, korb-djallit, t i rikthehet të tërboj!

MARTESË Në dasmën tonë, e dashur, për orkestër do kemi tinguj qielli. Si dasmorë buqeta rrezesh dielli. Do doja të kishim përqark valle yjesh dhe dritë hëne. Ndoshta të tëra do na bujisin në shtrat në pragmbrëmje. TRAZIM

Dora jote prek Pëllëmbën e dorës time Gjersa rrëshket nga djersa me ëndje. Kur dora shtatit përshkohet si rrathë Rrathë valësh liqeni T ë liqen it që sjell vor bu llën e rrumbullaktë Takohen trupat tanë në pikën e mesit.

Edhe dëborën majëthepisur, do ta zgjojë pa dhembshuri, Kurorën e saj të kahershme, do ia flak shkrumb e hi... Tani kohën e ndal, shkëmb e dru do ndryshoj, Mbret i errësirës do të bëhem, ëndrrën pa realitet të amshoj!!

Dora e shtruar në shtrat të valëve Liqenit i sillen si fustan E unë sillem si shtojzovalle e nusëruar Të kryqëzoj takimin e bardhë.

Ti më trazon me rrezet e syve të tu. Në kopshtin e Edenit e gjej veten. Ti kristalon te një qiell blu. Unë qaj, qesh, dehem.

ZILIA Merakshëm ujis lulet në ballkon. Mbi çdo lule fytyra jote e qeshur. Një bletë te çdo lule cazë qëndron. E kundroj dhe mbetem i zilepsur

Buzët të kuqe jo nga ngjyra Por nga malli i shijes Që pret të çel një puthje tënden Si qershi e parë.

MOS U DRUAJ

Sumbulla poetike

Furi ndjenjash nga Jorgo Telo nga Mirlinda Musaj PAJA Do i ndalë ndritimin hënës, do i ndalë këngën gjinkallës, do i ndalë retë e qiellit, do i ndalë rrezet e diellit! Aromën lulës do t i helmoj, të mbushë vrerë të tërbuar, trup e gjeth t i ndëshkoj, fara të mbetët e mallkuar!

18

-Do marr ca re të bardha, mbi to do mbjell mjaft yje. A nuk të erdhi për vello radha? Pres të më sjellësh si pajë blunë e njelmët të syve.

Mbështetu te zemra ime! Mos u druaj nëse hijen time ma shkel! Mbushma shpirtin me këngërime, Zogëz e derdhur, gonxhe që çel ! MESMAJ Na u mblodhën gjithë muajt e vitit këtë mesmaj: Ti si Borëbardha, unë si princi. Të tillë veten e mbajmë.


QERSHOR 201 2

PEGASI /BUKURIA DHE SHËNDETI

NË FOKUS

TË NDJEKËSH RRUGËTIMIN E DASHURISË... Skicim Nga Majlinda Shabani (Aleksandra)

O

r a k ish t e vendosur të ikte shum ë larg! Une kisha varur në qafë një m etamorfoze kapluese, të stisur prej vetes sime...Tik - taket e orës kishin kapërcyer hapat mbremësore dhe ishin nisur për diku, në k ër k im t ë n jë adr ese dashurore... Shpeshherë t ak e m ë k ët o t ik n gjan in t ë gjat a n ë pakuptimësi, duke më dhur uar em ocione të pandalsh m e, m ë kr yqëzonin fuqishëm, më bënin pjesë të tyre pa fund.. Mendova bindshëm me vetdialoguesen time, se, ndoshta këtë herë, ajo hija e mbetur e një ore të larguar do të këpuste sërish yje mëngjesore sëbashku me mua... Me pas ato do t i vendosnim me grimca delikatese në tokën e paduruar, në t r ajt ë ger m ash p ër dash ur in ë e çdo dit ë, do t ë nënshkruanim një emër dashurie shumë thellësisht me ndjenja të hekurta shpirti... Ndoshta, kur të zgjohesha do të isha ende i rrethuar nga fjalet e saj, nga pëshpëritjet e ndjera të nje dashurie me titull të papërfunduar, të stiluar krejt ndryshe nga e zakonshmja... Thjesht do të ishte një zgjim i mirëseardhur nga një gjumë vrastare ëndrrash të lotueshme, i veshur me shumë petka hijesh të ngjeshura pas trupit me shkëlqim trishtimi mbi veten, mbështjellur aq shumë, të cilat do të më ngjasonin me rrokullisjet e ngadalta të një breshke nëpër rrugëtimin e saj, sikur do të ndanim një bashkejetesë të çuditshme... I pari mendim më mbërtheu, vendosi të më gjunjëzojë para ekzistencës së tij... Me pas e vendosa zemrën time për një çast te dora ime dhe fillova të mendoj për zemren tënde; s arrija t i dëgjoja

frymëmarrjet e saj, t i ndjeja ethshëm... Dhe një herë tjeter orvatesha me shpresën e këputur, nëse ende arrinte të njihte dhe të pranonte frymë brenda atyre arterieve të saj, mos ndoshta ato ishin ngushtuar nga ky rrugëtim, ku pushtuar prej dhimbjes mëkatare, ishte e pamundur t i zhbllokoje nga kjo rrymë negative në vetvete... E joshur, e tunduar, afrohesha të dëgjoja më tepër, por stopohesha në një udhëkryq pa krye, pa fund në dukje dhe me kohën të ikur prej duarve të mia, me nocion të numëruar... Një moment i mbylla sytë e mi, solla ndërmend një tërësi perceptimesh, shumë burime ndjesish... Doja të takohesha me çaste të bukura. Doja të ndalesha i tëri aty, si emër, si qenie, si frymë, si kuptim, si një ligj i natyrës... Doja të isha protagoniste e një akti të përjetshëm për ëndrrat, doja të përulesha brenda në atë lumturi të dubluar, afatshkurtër. Endesha me këmbët e mia të kërkoja më tepër... Endesha t ia nisja sërish nga diku, nga diçka, s e dija se ç mund të kërkoja më shumë se aq, ndoshta mund të më dukej diçka ajo çka më falte ai përjetim... Doja t ia nisja dhe aty, ku kishte ndalur hera e fundit... N jë dashuri fliste me zë të mekur brenda meje, më rrëfente një dhimbje të madhe, këndonte aq trishtë, në notat e saj luhesha si një melodi e veçantë, pafund... E strukur në ankthin e ditënetëve rrokullisëse dhe, sonte, si për çdo ditë, mundohesha ta pasuroja me një dritë shumë të madhe zemre, por ajo e kishte radhitur vendimin e saj në këtë rrugëtim, të fikej vetvetiu. N is t i ulëras ndjenjës sime, por ajo s është fajtore, e njeh rritjen më tepër çiltërsisht si një femijë, ndjen dhe pr ovon sh um ë lum t ur i e dh im bje, k on t r ast e jet e njëkohësisht. Ky është fundi i rrugës ndoshta... Kam mbërritur në destinacion... Dashuri, mundohu ta shikosh dhimbjen time në sy, lexoji rreshtat e saj, thuaji dhimbjes të largohet.... Lutësisht të drejtohem: Sillma lumturinë këtu... Lejoje të hapi krahët sa të doje në mua; bëje për të fundit herë, lejoje të paktën, vetëm sonte, te lutem...!!!

Jeni të mirëpritur ne Qytetin muze . Qyteti Muze i Gjirokastrës, qytet i UNESCOS, një pasuri fantastike botërore. Manitje nga prezenca dhe famiitja e tij në sytë njerëzorë, i arkitekturuar nga mendësia njerëzore...Kjo tregon inteligjencën njerëzore prezente ...

19


BUKURIA FEMERORE LNPSHA“PEGASI”


Revista Pegasi Nr. 1