Page 3

Krijimi i një Mjedisi Mundësues për Shoqërinë Civile në Shqipëri Gjatë vitit 2014, Grupi i Punës për Mjedisin Mundësues për Shoqërinë Civile në Shqipëri, nën koordinimin e Partnerëve Shqipëri punoi intensivisht për adresimin e të gjitha çështjeve të ngritura në Konferencën kombëtare “Partnerë socialë – Koha për veprim” që Partnerët Shqipëri organizoi në Dhjetor 2013. Përpjekjet advokuese të Grupit të Punës rezultuan në disa zhvillime dhe arritje pozitive për sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Në 24 dhjetor 2014 Kuvendi i Shqipërisë miratoi Rezolutën “Për njohjen dhe forcimin e rolit të shoqërisë civile në procesin e zhvillimeve demokratike të vendit”, i pari dokument politik që njeh dhe përcakton angazhime konkrete në këtë drejtim. Aprovimi i Rezolutës, ndërtuar mbi Kartën për Shoqërinë Civile të prezantuar që në vitin 2009, përbën arritjen e një prej angazhimeve të ndërmarra nga qeveria shqiptare si pjesë e axhendës së konferencës së dhjetorit. Në linkun më poshtë mund të gjeni Rezolutën e miratuar si dhe votimin e deputetëve. Sigurimi i një mbështetje kaq të gjerë në spektrin politik në Kuvendin e Shqipërisë përbën një arritje të madhe për sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri. http://www.parlament.al/web/24_ Dhjetor_2014_Rezolute_Per_njohjen_dhe_ forcimin_e_rolit_te_shoqerise_civile_ne_ procesin_18923_1.php

Këshilli kombëtar për Shoqërinë Civile Në muajin dhjetor 2014 u finalizua përgatitja e Projektligjit “Për Krijimin dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile”. Projektligji do të diskutohet në takime konsultuese me organizatat e shoqërisë civile dhe ministritë e linjës, përpara se të kalojë për miratim në Kuvendin e Shqipërisë. Partnerët Shqipëri inkurajon organizatat e shoqërisë civile që të jenë aktive në procesin e konsultimeve me shoqërinë civile që po organizohen nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, në mënyrë që mendimi dhe opinionet e tyre të reflektohen në draftin final të projektligjit.

Ndryshime në legjislacionin tatimor që prek veprimtarinë e organizatave jo-fitimprurëse Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave Nr. 953, datë 29.12.2014, Për Dispozitat Zbatuese të Ligjit Nr. 92/2014, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” pasqyron një seri ndryshimesh të rëndësishme për sa i përket TVSH-së mbi aktivitetin ekonomik të organizatave jo-fitimprurëse. Partnerët Shqipëri po punon për të përgatitur një analizë të ndryshimeve të fundit fiskale në kuadrin ligjor që prek sektorin e OJF-ve, duke ndihmuar sektorin për të kuptuar e zbatuar më mirë, si dhe për të përfituar nga këto ndryshime. Kjo do të përbëjë gjithashtu edhe bazën për përpjekjet e ardhshme advokuese të sektorit në këtë drejtim. Në formë të përmbledhur, ndryshimet sjellin qartësinë që ka munguar në dekadën e fundit duke krijuar shumë ambiguitet sidomos në lidhje me aktivitetin ekonomik të sektorit jo-fitimprurës. Disa nga ndryshimet: 1. Ligji i TVSH-së njeh si subjekt të përjashtimit nga taksat fondet, grantet dhe kuotat e anëtarësisë për OJF-të; 2. Statusi i përfitimit publik është shfuqizuar. Tani, mallrat dhe shërbimet e ofruara nga organizatat jo-fitimprurëse dhe të përjashtuara nga TVSH-ja janë të përcaktuara në këtë vendim të qeverisë dhe në procedurën e re. 3. Vendimin për përjashtimin nga TVSH-ja tanimë e ka Drejtoria Rajonale e Tatimeve, ndërsa në vendimin e mëparshëm ishte kompetencë e Ministrit të Financave. 4. Deri tani, Ligji për OJF-të ka qenë i paqartë në lidhje me përqindjen e të ardhurave të lejuara për t’u gjeneruar përmes aktivitetit ekonomik të OJF-ve. Vendimi i ri përcakton një tavan prej 20% të të ardhurave vjetore, si nivelin e lejuar për veprimtari ekonomike të kryer nga OJF-të. 5. OJF-të që përfitojnë nga përjashtimi i TVSH-së për mallrat dhe shërbimet e ofruara, përfitojnë njëkohësisht edhe përjashtimin nga TVSH-ja për importet. 6. Ligji i OJF-ve kërkon rregullimin e aktivitetit për ngritjen e fondeve, por deri më tani ka qenë i parregulluar. Vendimi i qeverisë prezanton rregulla për aplikimin e TVSH-së për aktivitetet e ngritjes së fondeve të kryera nga OJF-të. 7. Vendimi i Këshillit të Ministrave, përforcon si pjesë të procedurave të TVSH-së, detyrimin e qeverisë për rimbursimin e TVSH-së për OJF-të, i cili rrjedh nga aktiviteti i mbështetur nëpërmjet fondeve dhe financimeve pjesë e marrëveshjeve të qeverisë shqiptare. Klikoni linkun për t’u njohur me Vendimin e Këshillit të Ministrave: http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2014/PDF2014/200-2014.pdf si dhe linkun për Ligjin e TVSH-së nr. 92/2014: http://www. parlament.al/web/pub/ligj_nr_92_dt_24_7_2014_18593_1.pdf

3

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Miratohet rezoluta “Për njohjen dhe forcimin e rolit të shoqërisë civile në procesin e zhvillimeve demokratike të vendit”

Profile for Partners  Albania

Për një shoqëri më të zhvilluar, edicioni 56  

Gazeta e Partnerëve Shqipëri, edicioni 56, Nëntor 2014 - Shkurt 2015

Për një shoqëri më të zhvilluar, edicioni 56  

Gazeta e Partnerëve Shqipëri, edicioni 56, Nëntor 2014 - Shkurt 2015

Advertisement