Page 18

Asistencë për Projektin Forcimi i Sektorit të Drejtësisë në Shqipëri Organizimi i workshopeve rajonale me Unionin e Gjyqtarëve të Shqipërisë Përgjatë vitit 2013, Partnerët Shqipëri lehtësuan organizimin e dy raundeve workshopesh rajonale me Unionin e Gjyqtarëve të Shqipërisë në rajonet Tiranë, Vlorë, Korçë dhe Shkodër. Workshopet mbështetën përpjekjet e UGJSH për të rekrutuar anëtarë të rinj dhe për të vendosur bashkëpunim me grupe të tjera interesi si gazetarë, përfaqësues të OShCve, qytetarëve, avokatëve, ndërmjetësuesve, dhe studentëve të ligjit.

Gjatë workshopit rajonal të UGjSh në Vlorë, 18 prill 2013

18

300 përfaqësues të këtyre grupeve të cilët morën pjesë në workshope diskutuan mbi çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimet në sektorin e drejtësisë, besimin publik në sistemin juridik dhe dhanë ide për përmirësimin e perceptimeve publike. Partnerët Shqipëri asistoi UGJSH në hartimin dhe lançimin e një fushate mediatike me fokus në reformën e sistemit të drejtësisë dhe misionin e UGJSH në mbështetje të kësaj reforme.

Një nga aspektet kryesore të fushatës ishte Dita Ndërkombëtare e Drejtësisë organizuar me lidershipin e UGJSH. Në këtë kuadër, një njoftim publik u transmetua në televizionin kombëtar shtetëror dhe u shpërnda gjerësisht në mediat sociale, si dhe u zhvilluan një sërë intervistash të përfaqësuesve të UGJSH në disa programe të njohura televizive dhe në median e shkruar. Këto aktivitete u mbështetën nga Projekti Forcimi i Sektorit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST) përmes fondeve të USAID-it.

Z. Ervin Metalla, Drejtor Ekzekutiv i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë

Profile for Partners  Albania

Raporti Vjetor 2013  

Raporti Vjetor i aktiviteteve për vitin 2013

Raporti Vjetor 2013  

Raporti Vjetor i aktiviteteve për vitin 2013

Advertisement