Gazeta e Partnerëve Shqipëri "Për një shoqëri më të zhvilluar"

Page 7

Monitorimi i aktivitetit filantropik në Shqipëri Gjetjet për periudhën korrik - shtator 2017 Partnerët Shqipëri vijon me monitorimin e përditshëm të aktivitetit filantropik në Shqipëri. Përgjatë 3 mujorit të tretë të vitit 2017, u regjistruan 29 raste dhurimesh që arrijnë vlerën 9,303,820 Lekë. Fusha kryesore e dhurimeve edhe për këtë periudhë ishte Mbështetje për grupet në nevojë, ku Fëmijët dhe të rinjtë pa përkujdesje prindërore përbënin grupin më të madh të përfituesve.

Fushat e dhurimit

Grafikët në vijim paraqesin disa të dhëna të përmbledhura për këtë periudhë, ndërsa raporte më të detajuara i gjeni në përmbledhjet mujore që prej vitit 2015, në linkun e mëposhtëm në website tonë: http:// partnersalbania.org/programs/monitorimi-i-aktivitetit-filantropik-ne-shqiperi/

#FestojmëSolidaritetin Në 26 shtator, në Beograd u organizua konferenca përmbyllëse e projektit “Festojmë Solidaritetin”, ku organizatat partnere prezantuan Festivalet e Solidaritetit që u organizuan në Poloni, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni. Erila Haska, Manaxhere Projekti e PSH prezantoi gjithashtu edhe gjetjet nga puna kërkimore e zhvilluar në gjashtë shtetet pjesëmarrëse, mbi të rinjtë dhe perceptimin e tyre ndaj solidaritetit.

...Shpesh ne njerëzit e medias paragjykohemi për ekspozimin e iniciativave individuale bamirëse, por unë nuk stepem nga këto paragjykime kur shoh se bërja publike e këtyre rasteve ndihmon njerëzit të sensibilizohen dhe të solidarizohen...

u shpreh Orinda Huta, TV Vizion Plus, Shqipëri Pjesë e aktiviteteve të projektit #FestojmëSolidaritetin është edhe Muzeu i Solidaritetit (www.museumofsolidarity.eu) një pasqyrë virtuale rastesh solidariteti dhe kauzash sociale të mbështetura në Shqipëri, Bullgari, Hungari, Maqedoni, Poloni dhe Serbi.

www.museumofsolidarity.eu Të ftuar në këtë event ishin përfaqësues të medias, shoqërisë civile, të rinj e aktorë të tjerë. Një panel i veçantë diskutimi në këtë aktivitet ishte i përbërë nga përfaqësues të spikatur të medias në Shqipëri, Maqedoni e Serbi. E ftuar nga Shqipëria ishte Znj. Orinda Huta, prezantuese dhe autore e disa programeve në TV Vizion Plus e cila foli për rolin e medias në promovimin dhe mbështetjen e kauzave sociale në Shqipëri, si dhe u ndal në disa iniciativa individuale në këtë drejtim.

Partnerët Shqipëri ka identifikuar e përgatitur një seri historish audiovizuale nga Shqipëria të pasqyruara në këtë platformë virtuale që pasurohet vazhdimisht me histori e informacione të tjera.

“Festojmë Solidaritetin” u zbatua nga gjashtë organizata partnere nga Evropa dhe Ballkani, dhe u mbështet nga Programi Evropa për Qytetarët i Bashkimit Evropian.

7

Përfituesit

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Shpërndarja gjeografike e përfituesve dhe dhuruesve


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.