Page 7

www.levizalbania.al Fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile për përfshirje dhe pjesëmarrje efektive në politikëbërje dhe vendimmarrje Në bashkëpunim me projektin LevizAlbania, Partnerët Shqipëri po vijon punën për fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile për përfshirje dhe pjesëmarrje efektive në politikëbërje dhe vendimmarrje. Partnerët Shqipëri po ofron programe të posaçme për ngritjen e kapaciteteve, që ofrohen “online” dhe në rajone, të cilat synojnë adresimin e nevojave të përfituesve të projektit por edhe aplikantëve të interesuar lidhur me konceptet, parimet dhe teknikat e përfshirjes në demokracinë vendore në Shqipëri, për zbatimin me efikasitet të iniciativave lokale të financuara nga projekti. Gjatë periudhës prill – qershor, Partnerët Shqipëri ofroi për mbi 40 përfaqësues të OJF-ve dhe aktivistë të shoqërisë civile, një seri trajnimesh on line dhe onsite, me fokus në Shkrimin e Projekt Propozimeve, Mobilizimin e Komunitetit dhe Planifikimin Strategjik.

Trajnimi në Shkrimin e Projekteve, Tiranë, prill 2017

Përveç trajnimeve, programet për fuqizimin e organizatave kanë konsistuar edhe në ofrimin e mbështetjes individuale për përfitues të LëvizAlbania, për zbatimin e suksesshëm të nismave të tyre.

Gjatë 24 – 28 prill 2017, projekti Lëviz Albania organizoi Javën e Democracisë Vendore. Rrugëtimi dy vjeçar i projektit që synon të forcojë demokracinë vendore përmes aksioneve qytetare për një qeverisje vendore cilësore dhe efektet e nismave të organizatave të shoqërisë civile dhe individëve u diskutuan në forume, konferenca, shfaqje teatrale dhe evente sociale.

Trajnimi online në Planifikimin Strategjik, qershor 2017

Sesione online për shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave rajonale për forcimin e demokracisë vendore, me përfaqësues të Instituti GAP në Kosovë dhe GONG në Kroaci.

Shkëmbimi i eksperiencave të suksesshme dhe modeleve të aksioneve qytetare dhe shoqërisë civile në Zvicër Modeli zviceran i përdorimit të peticioneve dhe referendumeve që iniciohen nga nismat qytetare në raport me politikat vendore, investimet, transprarenca, llogaridhënia dhe përfshirja qytetare në vendimmarrjet vendore, ka ndikuar drejtpërdrejtë në cilësinë e qeverisjes lokale në këtë vend. Me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe këtyre modeleve për të cilat Zvicra njihet si histori suksesi, një delegacion nga LevizAlbania zhvilloi një vizitë zyrtare ku ndër të tjera zhvilluan një takim frytdhënës me Kryetarin e ri të Bashkisë së Gjenevës, Remi Pagany.

Delegacioni nga Shqipëria drejtohej nga përfaqësuesit e konsorciumit që zbaton projektin LevizAlbania, Andi Dobrushi, Drejtor i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Juliana Hoxha, Drejtore Ekzekutive e Partnerëve Shqipëri, Dritan Shutina, Drejtor Ekzekutiv i CO-Plan dhe Valbona Kuko, Drejtore Ekzekutive e projektit LevizAlbania.

Gjatë muajit maj, LëvizAlbania shpalli fituesit e Thirrjes së tretë për projekte. Gjatë këtij raundi u financuan 33 projekte të paraqitura nga 24 organizata dhe 9 individë. Klikoni videon djathtas për t’u njohur me projektet fituese.

Ekipi i LevizAlbania zhvilloi gjithashtu një takim me drejtuesit e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në qytetin e Bernës, e cila financon dhe projektin për demokracinë vendore “LevizAlbania”. Përfaqësuesit e SDC vlerësuan maksimalisht se bashkimi i ekspertizës së tre organizatave në zbatimin e projektit LevizAlbania është një histori suksesi dhe ka nisur të japë efekte konkrete.

7

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Një rëndësi të veçantë i është kushtuar edhe krijimit të rrjeteve, bashkëpunimit dhe ndarjes së eksperiencës e praktikave më të mira nga rajoni. Partnerët organizoi 2 sesione online, ku ekspertë të organizatës Gong nga Kroacia dhe Institutit për Studime të Avancuara – GAP nga Kosova sollën përvojën e tyre mbi praktikat më të mira që organizatat kishin zbatuar në vendet respektive.

Profile for Partners  Albania

Gazeta e Partnerëve Shqipëri "Për një shoqëri më të zhvilluar"  

Edicioni 63, qershor 2017

Gazeta e Partnerëve Shqipëri "Për një shoqëri më të zhvilluar"  

Edicioni 63, qershor 2017

Advertisement