Page 3

Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive Projekti “Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive” zbatohet nga Partnerët Shqipëri, në kuadër të Programit “Roli mbikqyrës (watchdog) dhe advokues i shoqërisë civile”, mbështetur nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Kjo iniciativë synon të kontribuojë në qëndrueshmërinë financiare të organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë, respektimit të të drejtave të njeriut, rritjes së aktivizmit dhe pjesëmarrjes qytetare dhe ofrimit të shërbimeve në të mirë të komuniteteve lokale. Përmes projektit do të fuqizohen kapacitetet e OJF-ve për të identifikuar modele të reja biznesi në funksion të gjenerimit të të ardhurave duke siguruar qëndrueshmëri financiare e pavarësi nga burimet e zakonshme të financimit nga donatorët, për një impakt më të madh në komunitetet ku veprojnë. Partnerët Shqipëri do të punojë me organizatat e shoqërisë civile që do të bëhen pjesë e këtij programi duke identifikuar së bashku me to aktivitete të mundshme që gjenerojnë të ardhura, për të rritur impaktin dhe qëndrueshmërinë e veprimtarisë së tyre; fuqizuar kapacitetin dhe aftësitë e organizatave përmes një programi trainimi dhe mentorimi afatgjatë për adoptimin e modeleve të përshtatshme të biznesit për të rritur e diversifikuar të ardhurat; ngritur ura bashkëpunimi mes OJF-ve dhe biznesit lokal për njohjen e punës së organizatave të shoqërisë civile dhe shërbimeve të tyre, si dhe identifikimin e mundësive konkrete të partneritetit për ofrimin e këtyre shërbimeve.

Më 9 Dhjetor, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë në bashkëpunim me Partnerët Shqipëri dhe Co-Plan lançoi hapjen e Programit “Roli mbikqyrës dhe advokues i shoqërisë civile." Aktiviteti mblodhi së bashku më shumë se tetëdhjetë përfaqësues dhe aktivistë të shoqërisë civile. Programi synon forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile lokale për të mbajtur qeverinë të përgjegjshme dhe për të advokuar për prioritet kyçe të vendit. Duke ju drejtuar pjesmarrësve, në fjalën e tij Sh.T. Z. Donald Lu, Ambasador i SHBA në Tiranë theksoi se “duam që të jeni “rojtarë” të ashpër. Duam që të jeni të prerë dhe të pavarur. Dhe që të jeni të guximshëm.”

Foto: Ambasada e SHBA në Tiranë

Fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile për përfshirje dhe pjesëmarrje efektive në politikë politikë--bërje dhe vendim vendim--marrje Partnerët Shqipëri në muajin tetor, nisi iniciativën “Fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile për përfshirje dhe pjesëmarrje efektive në politikë-bërje dhe vendim-marrje”, me synimin për të mbështetur projektin LevizAlbania që të adresojë nevojat e përfituesve dhe aplikantëve të interesuar, për të rritur efikasitetin në zbatimin e iniciativave lokale të financuara nga projekti. LëvizAlbania është një projekt që synon të ketë një efekt katalizator për demokracinë lokale në Shqipëri. Ky projekt zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga tre organizata: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri e Co-plan, dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Zvicerane në Shqipëri. LëvizAlbania mbështet demokracinë vendore në të gjithë vendin nëpërmjet kultivimit të një shoqërie civile vendore me bazë në komunitet, që ka ndikim dhe nxit kërkesën për qeverisje të mirë. Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me LëvizAlbania ka pregatitur dhe po ofron programe të posatshme për ngritjen e kapaciteteve, që ofrohen “online” dhe në vend dhe që kombinojnë trajnimet me asistencën individuale, krijimin e rrjeteve të bashkëpunimit dhe ndarjen e eksperiencave me organizatat e tjera në vend dhe në rajon. Përqasja e Partnerëve Shqipëri do të kontribuojë në rritjen e efektshmërisë dhe efikasitetit të aktorëve shoqërorë për të influencuar politikat dhe vendim-marrjen lokale përmes zbatimit të iniciativave të mbështetura nga LëvizAlbania e më gjerë.

Në muajin nëntor, Partnerët Shqipëri organizoi tre trajnime dy-ditore në Tiranë, Shkodër dhe Korçë me temë “Mobilizimi i Komunitetit”, me pjesëmarrje e rreth 50 OSHC-ve dhe individëve nga këto rajone. Programi i trajnimit u fokusua në konceptet, principet dhe teknikat e angazhimit dhe pjesëmarrjes për komunitetet dhe individët, që nevojiten për të zbatuar iniciativat që fuqizojnë komunitetet e tyre, bazuar në eksperiencat dhe praktikat e mira të pjesëmarrësve. Në tetor 2016, LëvizAlbania shpalli 19 projektet fituese të Thirrjes së Dytë për organizatat e shoqërisë civile, individë dhe grupet e tyre. Fituesit janë 13 OJF dhe 6 individë nga Dibra, Durrësi, Elbasani, Kukësi, Lezha, Shkodra dhe Tirana. Në të njëjtën kohë, projekti lançoi thirrjen e tretë për koncept idetë, i hapur deri në 9 Dhjetor 2016. Drejtimet e thirrjes së tretë janë: 1) Forcimi i llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së zyrtarëve të zgjedhur apo të emëruar si dhe advokim e lobim përgjatë procesit zgjedhor; 2) Monitorim, advokim, dhe aksione konkrete mbi mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike vendore. Vizitoni www.levizalbania.org për më shumë informacion mbi projektin.

3

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Ne do të publikojmë së shpejti në website tone dhe në mediat sociale, kalendarin e aktiviteteve informuese në kuadër të këtij projekti për të gjitha organizatat e interesuara për të qenë pjesë e tij.

Profile for Partners  Albania

Gazeta e Partnerëve Shqipëri " PËR NJË SHOQËRI MË TË ZHVILLUAR"  

Edicioni 61, dhjetor 2016

Gazeta e Partnerëve Shqipëri " PËR NJË SHOQËRI MË TË ZHVILLUAR"  

Edicioni 61, dhjetor 2016

Advertisement