Page 1

BISTRA GEORGIEVA

Përralla për Oton, Oton dhe Oton


Përralla për Oton, Oton dhe Oton


Libri me ilustrime është pjesë e projektit arsimor “Të gjithë jemi të barabartë”, i mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë.

TË GJITHË JEMI TË BARABARTË

www.sitesmeednakvi.org.mk


Përralla për Oton, Oton dhe Oton

Autor: Bistra Georgieva Ilustrimet: MONIKA KARRETERO


6


7


Na ishin njëherë tre bufë të njëjtë. Vërtetë të njëjtë. Visheshin njëlloj, kishin të njëjtin stil të flokëve, hanin ushqim të njëjtë, madje kishin emra të njëjtë. Quheshin Oto. Gjithçka bënin njëlloj. Çdo ditë prisnin të vinte nata, ndaleshin në degën e njëjtë dhe fillonin të këndojnë të njëjtën këngë. Sapo fillonte të zbardhej, në të njëjtën kohë u hapej goja dhe shtriheshin për të fjetur.

8


9


Kështu kalonin ditë të tëra,

...muaj...

10


...vite,

derisa një natë filloi të bjerë shumë dëborë.

11


12


Binte kaq shumë dëborë, sa që tre bufët Oto vendosën të mbledhin plaçkat dhe të shkojnë diku në jug. Pra, të paketuar, me të njëjtat valixhe, bufët u nisën ngadalë drejt jugut. Ecën dhe ecën, dhe duke ecur në distancë diçka shkëlqeu.

13


Ishte Log, vendi ku natën jetohej dhe qeshej ndërsa ditën flihej dhe ëndërrohej. Kur bufët hynë në Log, panë diçka që kurrë nuk e kishte parë më parë. 14


15


16


Panë shumë bufë që ishin të ndryshëm nga stili i flokëve prej të tyreve, panë bufë që ishin të veshur në mënyrë të ndryshme.

17


18


Bufë që në rrugët këndonin lloje të ndryshme të këngëve. Disa luanin me kitarat, të tjerët kërcenin. Nëpër restorantet shërbeheshin ushqime të ndryshme, disa prej tyre kishin aromë të çuditshme, disa të këndshme.

19


20


Bufëve me emrin Oto, gjërat që ndodhnin në vendin Log u dukeshin shumë interesante dhe për këtë shkak edhe ata dëshiruan të përpiqen të jetojnë si banorët e saj. Ndoshta ndonjërit Oto do t’i shkonte një stil i ndryshëm i flokëve, ndoshta dikujt do t’i pëlqente një shije e ushqimeve të ndryshme. 21


22


Vendosën të provojnë. Fillimisht hynë në sallonin e parë të flokëve. Pastaj hynë në restorantin e parë. Mezi se vendosën se çfarë do të hanin nga lista e gjatë në meni.

23


Kështu të përgatitur, dolën në rrugë dhe u bashkuan me festën. Njëri Oto u përpoq të luajë në kitarë dhe i eci mirë. Tjetri Oto u përpoqën të kërcejë, hap pas hapi, dhe me ndihmën e banorëve të Logut u bashkua me ekipin e vallëzuesve. Otoja i tretë më së shumti dëshironte të qëndrojë në publik dhe të kënaqet me festën.

24


25


Çdo gjë ishte shkëlqyeshëm, por kishte një problem. Në vendin Log të gjithë i ngatërronin bufët, sepse që të tre quheshin Oto. Kur dikush do të thoshte “OTO” Që të tre kthenin kokën. Pra, ishte e qartë se do të ishte më mirë ata të ndryshojnë emrat e tyre. Dhe që nga ajo ditë u quajtën me emra të ndryshëm: Oto, Rino dhe Lari.

26


27


28


Pra, që të tre, të freskuar, të ndryshëm dhe të kënaqur me veten e tyre, vendosën të bëjnë natën festive më të çmendur në të cilën luheshin lojëra, duke luajtur kitarë, hahej ushqim i ndryshëm deri në agim. 29


30

Kur erdhi mëngjesi, të gjithë shkuan në shtrat të flenë dhe të ëndërrojnë. Ata ishin të sigurt se e donin këtë vend, një vend ku, në fund të fundit do të jenë të ndryshëm.


31


32


33


Të nderuar mësimdhënës dhe nxënës, Fletushka me vizatime “Përralla për Oton, Oton dhe Oton” është pjesë e projektit arsimor Të gjithë jemi të barabartë i cili është dedikuar për nxënësit e shkollave fillore, ndërsa është i mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Ministria e arsimit dhe shkencës së Republikës së Maqedonisë. Fletushka me vizatime është material didaktik i cili Ju ofron qasje metodologjike për aplikim në mësimdhënie. Fletushka me vizatime është e dedikuar për nxënësit e klasëve të ulëta gjatë realizimit të përmbajtjeve mësimore nga lëndët “Njohja e mjedisit” dhe “Shoqëria”. Përmbajtjet e fletushkës me vizatime dhe metodologjia e dhënë janë në përputhje me programin mësimor të integruar me temën Barazia dhe të drejtat e njeriut.

34


QASJA METODOLOGJIKE GJATË APLIKIMIT TË FLETUSHKËS ME VIZATIME “Përralla PËR OTON, OTON DHE OTON“ Tema: Barazia dhe të drejtat e njeriut. Qëllime: Të gjithë jemi të barabartë pa dallim se si dukemi Klasa Lënda mësimore Qëllimet mësimore Tema/ përmbajtja mësimore Qëllimi i përgjithshëm: - të respektojë dhe mbështesë mendimet e të tjerëve - të njohë ngjashmëritë dhe dallimet midis fëmijëve dhe Unë dhe tjetri/ Kush jam unë? I Unë jam pjesë e natyrës/ njerëzve (klasa e parë) Njohja me mjedisin* Gjuha shqipe *(integrimi mid- - të sensibilizohet për marrëdhëniet humane midis gjinive Unë jam pjesë e natyrës is lëndëve dhe përmbajtjeve) Trupi im Vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor Hyrja për nxënësit: motivimi me lojë. Mësimdhënësi ju thotë se do të luajnë lojën Kape shkopin.1 Pjesa kryesore Gjuha shqipe Teknika: mësimdhënësi lexon fletushkën me vizatime me zë.2 Me qëllim që nxënësit tërësisht ta kuptojnë dhe përjetojnë përmbajtjen e fletushkës me vizatime, shpjegohen fjalët dhe definimet e reja, të cilat nxënësit i paraqesin me vizatim. Aktivitete Aktivitet shtesë: (fletore për ngjyrosje interaktive) ku fëmijët vetë do t’i veshin hutët. NJM: dramatizimi dhe lojëra situate me role të ndryshme. Përshkrimi i tërësishëm i pamjes së trupit të njeriut, lojëra lëvizëse, teatër kukullash, shfrytëzimi i gjëegjëzave, shqyrtimi i enciklopedisë. Zbulimi i ngjashmërive dhe dallimeve midis lartësisë, ngjyrës së syve, ngjyrës së flokëve. Bisedë në temën: Me çka janë të ngjashëm dhe me çka dallojnë lojërat e djemve dhe të vajzave. Pjesa përfundimtare: teknika Mozaik.3 Nxënësit e vlerësojnë orën me teknikën Semafor.4

1

Loja: Kape shkopin. Mësimdhënësi paraprakisht duhet të kufizojë vendin në oborr ku do të luhet loja. Në mes të vendit të shënuar duhet të vendosen dhjetë shkopinj. Më pas, mësimdhënësi ju shpejgon lojën. Nxënësit ndahen në dy grupe, grupet merren vesh se kush do të vrapojë i pari, kush i dyti, dhe kështu deri te fëmija i fundit në grup. Në shenjën e mësimdhënësit nxënësit duhet të vrapojnë deri te shkopinjtë (vrapojnë nga një nxënës prej të dy grupeve) dhe ta marrin shkopin. Por, derisa e marrin shkopin nuk duhet të preken. Nëse preken, do të jetë pikë negative, ndërsa nëse nxënësi tjetër arrin që të merr shkopin pa e prekur nxënësin tjetër, kjo domethënë një pikë për këtë grup. Loja përfundon kur nxënësit do të arrijnë që të marrin të gjitha shkopinjtë pa u prekur. Fitues është grupi me më shumë shkopinj 2 Hapi 1. Lutni nxënësit që të ulen afër jush që të mund të shikojnë fletushkën me vizatime të cilën do ta lexoni. Krijoni atmosferë të këndshme dhe tregojuni fletushkëm me vizatime. Hapi 2. Lexoni titullin dhe tregojuni nxënësve ilustrimet. Kontrolloni se a thua njohin përmbajtjen e fletushkës me vizatime para se të lexoni tekstin. Hapi 3. Filloni me leximin e fletushkës me vizatime të nxënësve për tekstin respektiv. Gjithashtu, shpegoni atyre fjalët e panjohura me shembuj respektiv. Hapi 4. Bëni pushime derisa e lexoni dhe diskutoni për atë se çka mendojnë nxënësit se do të ndodh ose se si ata do të vepronin në situatë të ngjashme. Hapi 5. Diskutoni për atë që lexuat. Nxitni nxënësit me pyetje që të mendojnë për veprimet në fletushkën me vizatime dhe për ndodhitë të cilat janë të lidhura me temën. 3

Aktivitet grupor Mozaiku. Secili grup fiton fotografi të përziera nga fletushka me vizatime. Nxënësit duhet mirë t’i shqyrtojnë dhe të përpiqen që t’i rendisin sipas radhitjes kronologjike. 4

Teknika Semafor. Mësimdhënësi secilit nxënës i jep tre fletë me ngjyra të kuqe, të verdhë dhe të gjelbër. Ngjyra e kuqe domethënë se nxënësi ka mësuar pak, ngjyra e verdhë që ka mësuar diçka dhe e gjelëbr domethënë se ka mësuar. Më pas mësimdhënësi ju parashtron pyetje, ndërsa nxënësit japin përgjigje për secilën pyetje me ngritje e fletave.

35


Klasa

Lënda mësimore Qëllimet mësimore Tema/ përmbajtja mësimore Njohja me mjedisin* Qëllimi i përgjithshëm: II Gjuha shqipe *(integ- - të kuptojë se secili person ka të drejta dhe përgjegjësi. Unë dhe të tjerët/ Të drejtat dhe përgjegjësitë (klasa e dytë) rimi midis lëndëve dhe përmbajtjeve) Vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor Hyrja për nxënësit: motivimi me lojën Kape shkopin. Pjesa kryesore Gjuha shqipe: Teknika Kuadratet. (Shtojca 1). Aktivitete NJM: Njohja me të drejtat themelore të fëmijëve nëpërmjet të aktiviteteve (punëtori për të drejtat e fëmijëve nëpërmjet të lojërave, vizatimev dhe ngjashëm). Bisedë për rregullat në secilën lojë, miratimin e rregullave për sjellje dhe rregullave të tjera të cilat i dijnë për në shtëpi, ndërtesë, lagje, klasë dhe në shkollë. Pjesa përfundimtare: kontrolli i shpejtë për të mësuarën dhe vlerësimi i orës me teknikën Semafor.

Klasa

Qëllimet mësimore Tema/ përmbajtja mësimore Qëllimi i përgjithshëm: Njohja me mjedisin* - të njeh të drejtat themelore të fëmijëve Unë me të tjerët dhe të tjerët me mua / Të Gjuha shqipe *(integ- - të njihet me shërbimet dhe personat të cilët rimi midis lëndëve dhe ndihmojnë që të realizohen dhe të cilët i mbrojnë drejtat dhe përgjegjësitë e mia III të drejtat e fënijëve. (klasa e tretë) përmbajtjeve)

Aktivitete

Lënda mësimore

Vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor Hyrja për nxënësit: motivimi me lojën Kape shkopin. Pjesa kryesore Gjuha shqipe: lexohet tregimi, pas së cilës vijon aktiviteti vetanak i nxënësve nëpërmjet të teknikës “Shiritat me tregime (fjali/ dialogje)“5. Me qëllim që nxënësit tërësisht ta kuptojnë dhe përjetojnë përmbajtjen e fletushkës me vizatime, shpjegohen fjalët dhe definimet e reja, të cilat nxënësit i paraqesin me Fjalori me katër kënde (Shtojca 2). NJSH: biseda, të shkruarit dhe vizatimi i të drejtave dhe obligimeve dhe vendosja e tyre në vende respektive në klasë, vizita në Ambasadën e fëmijëve, leximi i librave nga UNICEF, të shikuarit e filmave vizatimor në temën “Të drejtat e fëmijëve”, njohja me telefonin SOS, biseda. Pjesa përfundimtare: kontrolli i shpejtë për të mësuarën dhe vlerësimi i orës me teknikën Semafor.

5

Тeknika: ”Shiritat me tregime (fjali)“

36

Hapi 1 – nxënësit punojnë individualisht ose ndahen në grupe dhe secili grup merr nga një kovertë me shirita me fjali Hapi 2 – nxënësit radhisin shiritat sipas renditjes Hapi 3 – pasi që nxënësi ose grupi të radhitë shiritat, kërkoni që të lexojnë ata me zë, nëse dëshirojnë lejoni ata të përmirësojnë radhitjen lejohuni që të bëjnë atë.


Klasa

Lënda mësimore

Qëllimet mësimore Tema/ përmbajtja mësimore Qëllimi i përgjithshëm: - të kuptojnë karakteristikat e llojeve të ndryshme të famil- Familja, amvisëria, shoqëria/ Familjet jeve dhe amvisërive nëpër histori dhe sot - të kuptojnë problemet themelore në lagje, të zhvillojnë qëndrime pozitive për rolin e banorëve në tejkalimin e Vendbanimet dhe lagjet/ Problemet IV Shoqëria* në lagjen time (klasa e katërt) Gjuha shqipe *(integ- problemeve lokale rimi midis lëndëve dhe - të kuptojnë rolin e kulturës në jetën e komunitetit lokal Komuna/ Jeta kulturore në komunë - të zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë ndaj vetes dhe të përmbajtjeve) tjerëve, të pranojnë dhe respektojnë dallimet midis njerëzve Jeta demokratike në komunë

Aktivitete

Vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor Hyrja për nxënësit: motivimi me lojën Kape shkopin. Pjesa kryesore Gjuha shqipe: lexohet tregimi, pas së cilës vijon aktiviteti vetanak i nxënësve nëpërmjet të teknikës “Poster ylli i tregimit (Shtojca 3). Me qëllim që nxënësit tërësisht ta kuptojnë dhe përjetojnë përmbajtjen e fletushkës me vizatime, shpjegohen fjalët dhe definimet e reja, të cilat nxënësit i paraqesin me Fjalori me katër kënde. Shoqëria: teknika diagrami i Ven-it për familjen tradicionale dhe familjen bashkëkohore. Nëpërmjet të teknikës Grozd ose hartat e zgjuara i prezantojnë problemet në lagjen e tyre, japin propozime për tejkalimin e të njëjtave dhe kush mund të ndihmojë në tejkalimin e tyre. Përpilimi i hartimit me shkrim për një nga traditat kulturore në komunitetin lokal. Përpilimi i hartimit në temën: Unë pranoj dhe respektoj dallimet midis bashkënxënësve. Pjesa përfundimtare: kontrolli i shpejtë për të mësuarën dhe vlerësimi i orës me teknikën DDM (Shtojca 4).

Klasa

Lënda mësimore

V (klasa e pestë)

Aktivitete

Qëllimet mësimore Tema/ përmbajtja mësimore Qëllimi i përgjithshëm: Personaliteti në grup dhe në shoqëri/ Të - të njihet me të drejtat themelore të njeriut Shoqëria* drejtat e fëmijëve si të drejtat e njeriut Gjuha shqipe *(integ- - të njihet me të drejtat e fëmijëve rimi midis lëndëve dhe përmbajtjeve) Vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor Hyrja për nxënësit: motivimi me lojën Kape shkopin. Pjesa kryesore Gjuha shqipe: lexohet tregimi, pas së cilës vijon aktiviteti vetanak i nxënësve nëpërmjet të teknikës “Ditari me shënime të dyfishta”. 6 Me qëllim që nxënësit tërësisht ta kuptojnë dhe përjetojnë përmbajtjen e fletushkës me vizatime, shpjegohen fjalët dhe definimet e reja, të cilat nxënësit i paraqesin me Fjalori me katër kënde. Shoqëria: teknika Prizëm (rrjedhje e shpejtë e ideve) për të drejtat e njeriut, teknika Grumbull ose harta të Zgjuara klasifikimi i të drejtave dhe përgjegjësive më të rëndësishme të cilat dalin nga çdo e drejtë. Pjesa përfundimtare: kontrolli i shpejtë për të mësuarën dhe vlerësimi i orës me teknikën DDM.

6Teknika “Ditari me shënime të dyfishta” - Në “Ditarin me shënime të dyfishta” shënohet titulli, autori - Fletë individuale ose fletat nga fletorja ndahen vertikalisht në gjysmë - Në anën e majtë të fletës shkruhet citat nga teksti i cili i ka bërë më së shumti përshtypje nxënësit, ndërsa në anën e djathtë shënohen komentet e tyre/ japin vështrimin e tyre për citatin (porosia e autorit). 7Hartat e zgjuara:

Kjo teknikë është shumë e ngjashme me GRUMBULLIN dhe gjithashtu paraqet formë jolineare e të menduarit, por këtu nuk duhet domosdo të ekzistojë vetëm degëzim ndaj secilit nocion të ardhshëm, por edhe kombinim (lidhje) me nocionet e ngjashme (konceptet) varësisht se cili është qëllimi i vënies së hartës medituese. Edhe këto organizime grafike mund të jepen në secilën fazë të orës mësimore dhe më se shumti janë të dobishme për organizimin e ideve lidhur me përmbajtjen e dhënë.

37


SHTOJCAT Shtojca 1. Kuadratet Vizatim

Ndjenja

Tinguj

lidhja me jetën

Shtojca 2. Fjalor në katër kënde

38

Fjalë e re

Përshkruaj fjalinë në të cilën ndodhet fjala e re

Aplikoje fjalën e re në fjali tjetër

Ilustrimi i fjalës


Shtojca 3. Poster ylli në tregimin “Përralla për Oton, Oton dhe Oton” Cila ishte pjesa tuaj e preferuar/ e papreferuar prej tregimit?

Ku po zhvillohet tregimi?

Personazhi kryesor në tregim:

Çka mësova me rëndësi nga tregimi?

A thua kishte problem? Cili ishte problem? Si u zgjidh?

Shtojca 4. Shtojcë për vlerësimin e orës: Teknika DDM Di (Çka mendoj se di?)

Dëshiroj të dij (Çka dëshiroj të dij?)

Mësoj (Çka mësova?)

39


Botues: OXO Ilindenska 43/10 Shkup tel: 02 3222303 www.oxo.org.mk e-mail: oxo@oxo.org.mk Në lidhje me botuesin: Pece Taleski Autor i tekstit: Bistra Georgieva Ilustrimet: Monika Karretero Autor i pjesës metodologjike: Snezhana Mirasçieva Përktheu dhe lekturoi tekstin: Vjosa Taipi Përktheu pjesën metodologjike: Ismail Krifca Recensues: Vesna Horvatoviq Redaktor: Ana Deskova Përpunimi teknik: Katerina Nikolovska

CIP - Katalogizimi në publikim Biblioteka Kombëtare dhe Universitare "Shën Klimenti i Ohrit",Shkup 821.163.3-93-34(084.11) 316.62(084.11) GEORGIEVA, Bistra Përralla për Oton, Oton dhe Oton / autor Bistra Georgieva ; ilustrimet Monika Karretero ; [autor i pjesës metodologjike Snezhana Mirasçieva ; përktheu tekstin Vjosa Taipi ; përktheu pjesën metodologjike Ismail Krifca]. - Shkup : OHO, 2014. -39 faqe. ilustrime ; 21 cm Publikimi është pjesë e projektit: " Të gjithë jemi të barabartë" ISBN 978-608-4645-34-4 1. Mirasçieva, Snezhana [autor] a) Kultura shoqërore - Libra me ilustrime COBISS.MK-ID 96418826

Mbështetur nga:

Të gjitha të drejtat në lidhje me botimin e këtij libri me ilustrime i takojnë © ОХО 2014


Libra tjera me ilustrime pjesë e projektit:

“Bendi i Mirit” Autor: Ilina Jakimovska Ilustrimet: The Miço

“Miri NUK i kreve obligimet?” Autor: Biljana Petrevska Malinova Ilustrimet: The Miço

“Kometa magjike“ Autor: Nikolina Andova Shopova Ilustrimet: Katerina Nikolovska

“Portieri RiQI” Autor: Aleksandar Prokopiev Ilustrimet: Marjan Dimiq

“Përralla për Oton, Oton dhe Oton” Autor: Bistra Georgieva Ilustrimet: Monika Karretero


Përralla për Oton, Oton dhe Oton  

Libri me ilustrime është pjesë e projektit arsimor “Të gjithë jemi të barabartë”, i mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Ministr...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you