Page 1

E mërkurë, 16 Nëntor 2011 - VITI 3 I BOTIMIT - NR 9 (46) - Çmimi 20 Lekë

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut!

Në duart e të uriturit, libri shndërrohet në armë GAZETE E PERJAVSHME - botuar nga organizata politike, tirane

E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1)

analize

02

VDEKJE POPULLIT. Nuk ka liri për popullin, e jo vetëm liri, por nuk ka as jetesë minimale, e jo vetëm kaq...

analize 03 Ky nuk është vendi për të rinjtë Shqipëria nuk është vend për të rinjtë. Sa për ta nisur me këmben e mbarë këtë shkrim; ata që si unë po plaken me

Punetorise 05 DOKUMENT MBI TE DREJTAT E PUNETOREVE DHE NEVOJA PER ORGANIZIM

Qellimi yne eshte qe ky aksion te priret drejt nje rezultati konkret, duke patur parasysh...

filozofi 08 Pse nje Ide dhe pse Ideja Komuniste E majta sot po ballafaqohet me veshtiresine e paraqitjes se situates ne prizmin e nje...

Kinema

14

Në vend të ‘Njerëz të Humbur’ Kam rënë në kontakt me Kevin Kellyn tepër vonë, dhe kjo prej mjegullës së madhe të Internetit...

Njoftim Nëse doni një hapësirë mendimi dhe kritike ku s’ka vend për kolaboracionistët e regjimit, intimitetet seksuale të vipave apo reklamat nga brekët te diplomoret, ndihmoni ekzistencën financiare të Gazetës në këtë numër llogarie:

Qendra Antinio Gramshi:

Euro: 1085931802 Usd: 1085931801

MINISTRIA

E VDEKJES Licencë për të vrarë Editorial

A

i mbani mend moralistët e pas 21 Janarit se si mbushën faqet e gazetave e si u dyndën studiove televizive për të dënuar dhunën? A i mbani mend se si na thanë që nuk duhen sulmuar institucionet, si nuk duhen thyer xhamat, si dhuna ishte e paguar, ndërkohë që të vetmit të paguar ishin ata? A i mbani mend spotet “ky mund të ishte babai juaj”? Apo shkrimet që ndërsa në atë protestë ku u vranë katër shqiptarë, një debil ankohej se ishte djegur palma që i bënte hije Saliut? Sigurisht që i mbani mend. Si mund ti harroni?! Kujtesa kolektive shqiptare u bombardua me aq intensitet, sa edhe ata të cilëve shokët ju vranë në duar u ndjenë një pakicë e papërfillshme përkundrejt kësaj turme moralistësh. Paradoksalisht në kujtesën tonë kolektive kurrë nuk do të regjistrohet minatori që

vdiq para disa ditësh në minierë nga rënia e një sasie dheu. U muros i gjallë tek po punonte për të nxjerrë bukën e gojës. Nuk ishte aksident. Ishte vrasje nga duart e krimit të organizuar që po e kontrollon sot pushtetin. Ministria e Ekonomisë dhe qeveria e vrau minatorin. E vrau sepse vetëm kështu mund të marrin milionat e korrupsionit, e nga ana tjetër t’u lenë dorë të lirë korporatave që të shfrytëzojnë deri në vdekje shqiptarët e varfër në Bulqizë e kudo. Institucioni që publikohet sot në faqen e parë të “Gazetës” është vrasësi serial i minatorëve në Bulqizë. Veçse nuk është nga ata vrasës që maskohen e vrapojnë nëpër rrugica, por nga ata vrasës që vishen me kostume të shtrenjta e dalin nga mëngjesi në darkë në televizionet e paguara nga po ata për të hegjemonizuar shoqërinë shqiptare. Mos prisni që për mi-

natorët e vrarë të dalë ndonjë nga moralistët e paguar e të flasë kundra dhunës e vrasjeve sistematike të shtetit; mos prisni të shihni spote me fotografinë e minatorit të mbuluar me dhe’, ku të shkruhet “ky mund të ishte babai, vëllai apo kushëriri juaj”. Por mos kujtoni se nuk do të sulen si bisha nëse ndokush nga mllefi thyen ndonjë xham ministrie. Ata i mësojnë shoqërisë se jeta e një burokrati të korruptuar është më e shtrenjtë se jeta e një punëtori të përvuajtur që jeton në provincë. Në shoqërinë tonë, disa kanë licencë për të vrarë e këta gjenden në zyrat e ngrohta me kondicioner, e disa të tjerë kanë të drejtë vetëm të vdesin në heshtje e mundësisht pa e ngritur shumë zërin sepse burokratët e korruptuar kanë nevojë për qetësi pas pune. Prandaj këtyre institucioneve jo vetëm u duhet gjuajtur me gurë, por duhen

mbyllur krejtësisht në mënyrë që askush të mos futet brenda. Jo më si një akt politik rezistence, por tanimë si një akt vetëmbrojtjeje sepse për çdo ditë që Naçot, Medirat e Rulat nisen për të shkuar në punë, një shqiptar i ndershëm vdes për të kënaqur dëshirën e tyre për para. Një minator vdiq! Ai që firmosi vdekjen e tij, të dielën liroi kollaren e qeshi me batutat e Portokallisë, ashtu siç qeshën me dhëmbë përjashta të gjithë, përveç familjes së minatorit e minatorëve të Bulqizës të cilët e dinë që jeta e tyre është vetëm çështje kohe. Brenda pak ditësh dy shokë nga Bulqiza u vranë me gjakftohtësi nga krimi i organizuar që i thotë vetes shtet. Krimi mbetet i tyri, por turpi mbetet për të gjithë ne që jo vetëm nuk lëvizëm gishtin, por nuk thamë as një fjalë në mbrojtje të të pambrojturve.


2 Analize

LEART KOLA

E mërkurë, 16 Nëntor 2011

VDEKJE POPULLIT.

N

uk ka liri për popullin, e jo vetëm liri, por nuk ka as jetesë minimale, e jo vetëm kaq, dhe jeta në vetvete po bëhet shumë e shtrenjtë, sidomos kur kompanitë dhe shteti kuptojnë sa shumë fitohet nëse ti si popull subjektiv vdes. Jo vdekje metaforike,të kuptohemi, ajo ka kohë që ndodh me një proces social dhe ekonomik të pandalshëm, pra jo vdekja e tipit “Ah ne kemi marrë fund fare”, por vdekje fizike, siç ndodh në Bulqizë, në mënyrë sistematike. Vdekja e një minatori ka leverdi të madhe shumë në kushtet e këtij kanibalizmi kapitalist që po jetojmë. Imagjinoni për një moment sikur shtetarët tanë,ta merrnin kushtetutën seriozisht e posaçërisht pikën ku qeveria del garant për jetën e shtetasve. Po marrim vetëm si shembull Bulqizën, sepse këtë eksperiment imagjinativ mund ta shtrimë pa na u dridhur dora në shumë profesione të tjera,si p.sh. punëtorët e ndërtimit,demontimit të armëve, madje dhe atyre që duken më të parrezikshme,si industria tekstile. Po le mos e shpërqendrojmë me shumë shembuj lexuesin shqiptar,i cili ca është i lodhur nga këto muhabete (nuk dihet arsyeja pse?) e ca këto diskutimet me solidaritet i kanë ardhur në majë të hundës, sepse kur e shporri komunizmin vendosi të adoptonte sistemin e: “Le të fitojë më i miri”. Nëse për ndonjë arsye akoma të panjohur ne do vendosnim të zbatonim rregullat për koncesionin e minierës së Bulqizës, atëherë do na duhej së pari: Ruli mos e kontrabandonte ligjin pa e kaluar në Parlament fare. E jo vetëm kaq por madje dhe kur ta çonte në Parlament ta rregullonte koncesionin e t’i kërkonte llogari firmës të investonte sipas kontratës në përmirësimin e kushteve të punës, e në përmirësimin e ambienteve të minierës. E jo vetëm kaq por të detyronte kompaninë që pa qenë galeritë e sigurta puna mos rinisej fare. E meqë jemi në një situatë imagjinare, le të ekzagjerojmë e të themi që ministri jo vetëm kaq, por do vendoste me kokëfortësi të zbatojë ligjet e shtetit, e firma koncesionare vërtet të jetë ajo më seriozja .Me të fituar kjo firmë, atëherë ministria të ketë një kontroll aq strikt, sa vërtet mos të fillojë puna pa u siguruar që ambientet brenda minierës janë të parrezikshme. E nëse duam vërtet të çmendemi në këtë udhëtim imagjinar,të themi që nëse minatorët në mënyrë të ligjshme shpallin një grevë për rritjen e pagës, shteti thjesht të zbatojë ligjet e shpallura nga ai, e mos ushtroj terror kundër shtetasve të tij për interes të kompanisë së huaj. Çfarë do kishim në këtë “utopi”. Së pari nuk do kishim sigurisht shqiptar

që vdesin si në Mesjetë nga masive dheu, madje do kishim një qytet të zhvilluar, sepse pasuria nëntokësore do i krijonte mundësi banorëve që duke paguar më shumë taksa,do kishin një ambient normal jetese,me parqe publike, shkolla, çerdhe dhe shumë më pak tension social. Po kjo edhe pse brenda logjikës ligjore propaganduar nga sistemi liberal,d.m.th. shteti i së drejtës e më the të thashë, nuk ndodh. Kjo nuk ndodh sepse kështu,do përfitonin të gjithë, pra do kishte një “shpërndarje të të mirave”, e cila është e ndryshme nga parimi me të cilin jetojmë e na duket tingëllonjës “të fitojë më i miri”. E më i miri në Shqipëri sigurisht po fiton rëndshëm fare madje. Më i miri është Berisha, i cili orkestron gjithë këtë maskarallëk korruptiv. Ministri i tij e rregullon koncesionin që të fitojë kompania që i ka dhënë haraç, e jo pa arsye në shumicën e rasteve nuk është ajo më e mira. Po ashtu me këtë haraç që jep kompania merr jo vetëm minierën, po dhe garancinë e shteti që do shtyp çdo rezistencë të punëtorëve në të ardhmen. Me këtë garanci bosi i kompanisë vetëm vjel nga Bulqiza. Sigurisht investimi në minierë do jetë

zero, sepse tashmë “investimin” kompania e ka bërë, në xhepat e ngrohtë të krerëve të shtetit. Kjo më pas disa tensione në punë i sjell, por dhe nëse nuk i shtrojnë mirë e mirë në dru komandantët e vegjël lokal, merren forcat RENEA, me urdhër të Kryeministrit që ishte ryshfetmarrësi i parë. Kjo sjell atë që në kapitalizëm quhet “dëm kolateral” - janë jetët e skllevërve të minierës sa herë shkojnë për në punë kanë shprehjen “ardhsh gjallë”,sepse në shumësinë e rasteve nuk kthehen të gjallë, siç ndodhi me dy minatorët e vrarë vetëm këtë muajin e fundit. Perversiteti nuk ka fund, me ato para më pas, Berisha, kthehet në Bulqizë e duke shfrytëzuar varfërinë krijuar prej tij,i blen me paratë e dhëna nga firma koncesionare. Kësaj or shok i thonë të ndërtosh jetën dhe karrierën mbi kufomat e të varfërve, shkurt dhe qartë. Kjo është e vërteta më ndritshme se drita e diellit, por me sa duket ne kemi më shumë nevojë të dëgjojmë dokrrat e lakejve të kryeministrit që nëpër media na flasin për benefitet ekonomike, burra që s’janë me djem të cilët kalojnë ylberin për të justifikuar këtë maskarallëk të përditshëm, si ai kokoroçi p.sh. Tan Hoxha. Edhe ky i fundit është nga ata që

“ja kanë dalë” në sistemin “le te fitojë më i miri” pavarësisht se kjo shpesh herë në një vend si Shqipëria, do të thotë të fitojë duke e vrarë më të dobëtin, atë që p.sh. nuk pati fatin të lindte në Tiranë,por në Bulqizë. Po nejse më i miri duhet thënë fiton në Shqipëri, e në analizë të fundit kjo është e rëndësishme. Indiferenca është mëkati më i madh, ulëret Jovannoti në një prej këngëve të tij më të famshme,i ulërinte një brezi të çoroditur, mes shpikjeve teknologjike, depolitizimit ekstrem e manipulimit mediatik, që konsumizmin e ofronte si të vetmen vlerë dhe kreditë bankare si të vetmin Zot që mund t’i besosh. Këtë këngë e dëgjoja shpesh me një ish kolegun tim, që në atë kohë bridhnim qyteteve të vendit për të organizuar komunitetet për të mbrojtur të drejtat e tyre. Ai sot bredh përsëri, po kësaj here me makinën e ministrisë e për të tjera qëllime. Kur një ditë në të gdhirë e në të pirë, i bëra një diskutim naivo-moral, ma ktheu se e dinte që kjo që po bën nuk është ajo që duhet të bënte por e bën për bukën e fëmijëve! Jetojmë në epokën e justifikimeve të mëdha, në terrorin e “bukës së kalamajve” që në të shumtën e rasteve do të thotë

t’ia marrësh ndonjë fëmije larg për të ushqyer tëndin. Po nejse edhe te fëmijët funksionoka rregulli “të fitojë më i miri”. Ka madje edhe show televiziv për ta. Do fitojë më i miri. Nuk ka dyshim që indiferenca është mëkati më i madh, por e jona nuk klasifikohet më as si indiferencë, ne presim me stoicizëm të lavdërueshëm fundin tonë shoqëror. Krimi perfekt po kryhet gradualisht ,ai i vrasjes së shoqërisë si e tërë, duke i vrarë solidaritetin , ose shqip “njerëzillëkun”. Duke i vrarë njerëzillëkun që nuk do ia lejonte të shihte bashkëqytetarin që vdes si në Mesjetë nga masivet e dheut në një birucë të minierës së Bulqizës. Ne nuk shfaqemi politikisht në rrugë për të dënuar sistemin, ne rrime,shohim Çilin, Fevziun e te tjerë “më të mirët”, shtrirë në kanape. Kështu rri dhe ministri, qetësisht,duke imagjinuar shtëpinë e re buzë detit, apo shkollën e kushtueshme për fëmijët e tij diku në Perëndim që u ndërtua me dheun që ja shkërmoqi kockat minatorit. Për ministrin ai nuk ishte dhe’ por flori. Ari i bën ëndrrat realitet. Triumfi i kapitalizmit nuk ka të ndalur prandaj të dalim të gjithë e njëzëri të bërtasim: Vdekje popullit Liri tregut.


Analize 3  

E mërkurë, 16 Nëntor 2011

Ky nuk është vendi për të rinjtë

Andi Kananaj

S

hqipëria nuk është vend për të rinjtë. Sa për ta nisur me këmben e mbarë këtë shkrim; ata që si unë po plaken me ritmin që nuk paska gjë që e ndaloka, nuk do të kenë as pension për të pasur shansin të plaken pa ankth. Unë kam ankth. Mendoj se dhe të tjerët duhet të mendohen. Brezi i atyre që masë të madhe po mbarojnë shkollat si juriste apo ekonomistë do kuptojnë se realisht nuk vende pune për të gjithë. Emocioni i të mbaruarit të shkollës(shpesh të paguar dhe shtrenjtë) do kthehet një emocion më të fortë dhe shumë shpesh negativ. Ky nuk është vend për të rinjtë. Dhe ata që do gjejnë një punë shpesh do të jenë të paguar keq. Pa sigurime, rrjedhimisht të pasiguruar në kohën kur sigurimi tu duhet me të vërtetë. Kur të jenë të sëmurë, apo akoma më keq kur koha të ketë kaluar dhe ta shohin veten të moshuar dhe pa gazin e viteve të para. Dhe ata që sot kanë një punë shohin se ajo punë nuk u siguron mundësinë që të kenë një familje. Kredia që do marrin për të blerë një shtëpi, në rastin më të mirë do ti shoqërojë deri në kohën e largët,

Ky nuk mund të jetë vend për të rinjtë, kur plani i vetëm për të mbijetuar politikani si specie e kamur, është importimi i mbetjeve urbane

pafund të largët, atëherë kur nuk do ta kujtojnë më se përse e morën këtë dreq kredie: E në rastin më të keq një bankë me shpejtësinë e zërit të një përmbaruesi privat do tu konfiskojë çdo gjë që për të cilën po punonin me zell. Një vend ku të fusnin kokën. Ky nuk është vend për të rinj. Ky është vendi për 100-150 servilë “gjenialë” që shpesh janë ata arsyeja e gjithçkaje të keqe. Ky nuk është vend ku të rinjtë të kenë shansin të konkurrojnë normalisht. Në Shqipëri nuk

ka garë. Në njërën anë vendet në administratë janë të numëruara për militantë dhe organizatorë mitingjesh, në tjetrën, tek sektori qesharak privat të punësuar më së shumti janë kushërinj fodull. Sigurisht që biznesi ka ardhur si pasojë e lidhjeve me politikën dhe vetëm në pak raste do ketë mundësinë që të eci në rrugën e menduar. Pjesa më e madhe e “pronarëve”, do konsumojnë deri në zhdukje të pasurisë që i kanë privatizuar për pak gjë. Ky nuk mund të jetë vend për të rinj, kur politikanët gjenerohen dhe vetëgjenerohen ciklikisht të njëjtët për 20 vjet po kaq të përsëritshëm. Politikanët në vendin tonë nuk kanë frikë nga e panjohura e të nesërmes, se janë vetë e ardhmja (ajo e zymta si kanë treguar faktet). Vitet në vazhdim për fatin e zi tonin vetëm sa do ta përforcojnë këtë tezë parashikuese. Nuk duhet kalandra, mjafton televizioni Abc për ta kuptuar. Ky nuk mund të jetë vend për të rinjtë, kur plani i vetëm për të mbijetuar politikani si specie e kamur, është importimi i mbetjeve urbane nga çdo vend që i ka të tepërta. Ky vend nuk ka si të jetë për të rinjtë kur Mafia vendos

dhe për sëmundjet e të ardhmes. Nuk mund të jetë vendi për të rinjtë, atje ku turizmi i vetëm të siguron kancer në mushkëri dhe mëlçi. Mazokistët e gjithë botës mund të bashkohen këtu, për pak kohë cilësore. Pas tyre nuk do të ketë më asgjë. I kërkohet shpesh dhe patetikisht, atyre që ikën me vrap për të fituar dije në perëndim që të kthehen për atdheun e tyre. Që do të përkthehej: lini punët ku vlerësoheni për profesionalizmin tuaj dhe kthehuni. Gjeni mik që tju çojë afër Berishës, Ilir Metës apo Mediut, pastaj lutuni shumë. Dhe kur të bindni që jeni militantë, ata do tju pranojnë në punë. Jo se jeni të aftë, por se u aftësuat në humbjen e personalitetin tuaj. Kjo aftësi e re do t’ju bëjë më të durueshme faktin se shefi juaj nuk di të përdori e-mailin. Kjo aftësi e re do bëjë që koha në mitingje tju konsiderohet punë efektive. Kaq lehtë do jetë, nëse plotëson kushtin e parë dhe te dytë. Përndryshe papunësia do mundësojë me sukses uljen e autostimës tuaj. Do ktheheni andej nga erdhët, me besimin që kjo ishte hera e fundit që besuat. Një vend i tillë nuk mund të jetë vend për të rinjtë.

Një vend të kërkon të sakrifikosh sa për sy e faqe. E vërteta është se vendi nuk të kërkon aspak. Nga larg je më simpatik. Për fat të keq nuk është as batutë. Ju të gjithë e dini ku jetoni. Flitet për të rinjtë, dhe për të larë ndërgjegjen i kalohen disa konferenca për shtyp deputetëve si Gerd Bogdani. Po Gerd B, vetëm i ri nuk mund të jetë. Tip të tillë kanë siluetën e një të 25 vjeçari, po vetëm kaq. Zëri, fjalët, gjithçka thuhet ka kaluar në mendjen e një 70-vjeçari. Telefoni i ka bashkuar për pak sekonda. Pastaj leximi i keq, ka qenë pjesë e argëtimit të dyfishtë të burrit plak që vendosi për gjithçka. Ndoshta dhe që të quhesh Gerd B. Ky nuk është vend për të rinjtë. Kjo nuk do të thotë që është vend për pleqtë. Ndoshta vetëm për një të tillë. Për të tjerët nuk ka ilaçe. Janë në fijen e jetës dhe shtrëngojnë fort atë. Përtej saj nuk ka mjek, nuk ka vëmendje, ka vetëm diabet dhe dhimbje. Dhimbje dhe për të rinjtë që po lënë pas. Ky nuk është më vend, ky është si faturë për tu paguar në emër të një atdheu jo real. Ky nuk është me vend, por një lajmërim i madh për tu arratisur.


4 Punetorise

E mërkurë, 16 Nëntor 2011

DOKUMENT MBI TE DREJTAT E PUNETOREVE DHE NEVOJA PER ORGANIZIM

ORGANIZATA POLITIKE

I.

HYRJE

Ky dokument eshte hartuar si nje permbledhje e te drejtave themelore te punetoreve te parashikuar nga Kodi i Punes (si burimi kryesor i rregullimit ligjor te marredhenieve te punes ne vendin tone), ne dy rrafshe: (i) kushtet e punes dhe (ii) organizimi kolektiv.

Q

DREJTA KERKON FUQI, FUQIA KERKON BASHKIM

ellimi yne eshte qe ky aksion te priret drejt nje rezultati konkret, duke patur parasysh nevojat dhe strukturen e marredhenieve te punes ne Shqiperi, te cilat çalojne ne venien ne zbatim te garancive ligjore ekzistuese, nderkohe qe sanksionohen gjeresisht liri dhe te drejta thelbesore ne favor te punetoreve, te cilat ne rast se do respektoheshin do te prodhonin nje situate thelbesisht me te favorshme. Ndaj do te ishte me e pershtatshme perqendrimi ne ndergjegjesimin dhe shfrytezimin ne praktike te garancive te ofruara nga ky legjislacion dhe ne baze te pervojes dhe problematikes, te vleresohej ne nje kendveshtrim afatgjate nevoja per ndryshime ligjore. Kjo perqasje mbeshtetet ne mendimin se aksioni do te orientohet ne nje faze te pare (ndoshta edhe me rendesisshmja) ne grumbullimin e informacioneve, vajtja tek punetoret dhe grupet e organizuara (nese ka), degjimi i shqetesimeve te tyre dhe ofrimi i ndihmes tone: (i) logjistike-ndergjegjesuese dhe (ii) juridiko-keshilluese. Aksioni synon qe te finalizohet ne kete prag 1 maji ne nje organizim te mundshem ne menyre qe t’i jape jete nje DEBATI per PUNEN ne Shqiperi. Parimi qe propozojme eshte: KUSHTET E PUNES, perfitohen, mbrohen dhe permiresohen vetem NEPERMJET ORGANIZIMIT KOLEKTIV. QENDRIMI YNE POLITIK: E

Historia e njerezimit karakterizohet nga perkufizimi i te drejtes nepermjet arsyes dhe berjes reale te saj nepermjet fuqise. Shteti, ne origjinen e vet, s’ka mundur te krijohet ndryshe veçse si organizim i pakicave te armatosura, qe me shume se armet i ka fuqizuar organizimi. Permes tij, shoqeri te tera kane perfunduar nen sundimin e pakicave sa te paperfillshme numerikisht, aq edhe te fuqishme politikisht. Sundimtaret, urdherdhenesit, pronaret gjithnje jane organizuar e bashkuar per te sunduar. Ajo çka ua ka mundesuar shfrytezimin ka qene çorganizimi dhe veçimi i shoqerise e punetoreve. Keta te fundit, te ndare veç e veç apo ne grupe fare te vogla e kane dobesuar veten dhe e kane pamundesuar zhvillimin ekonomik e shoqeror te tyre. Punetori i paorganizuar eshte vetem nen kercenimin e mungeses se punes kur e kerkon ate, rrezikut te jetes, heqjes nga puna apo pages se pamjaftueshme kur eshte ne pune. I vetem perballe pronarit, punetori eshte i pafuqishem e prandaj pa asnje te drejte. Çdo gje qe zoteron ia detyron meshires apo tekave te pronarit. Sa kohe keto te fundit ndryshojne me stinet, punetori nuk zoteron asgje perveç mjerimit e frikes. Per keto arsye, e vetmja shprese dhe mundesi per punetoret eshte organizimi. Te mbledhurit bashke, te krijuarit e sindikatave ne qendrat e punes, te mbrojturit e ndihmuarit te njeri-tjetrit ia pamundesojne pronarit apo shtetit cenimin e te drejtave te punetoreve. Sa here nje punetor kercenohet me heqje nga puna, me poshterim, diskriminim, apo keqpagim ne pune, e vetmja menyre qe ai dhe te tjeret te permiresojne kushtet e tyre eshte permes organizimit.

Askush nuk ka fuqine te denoje te gjithe punetoret qe solidarizohen me njeri-tjetrin dhe veprojne si i njejti trup. Pronaret dhe shteti mund te kontrollojne dhe t’i imponohen cdopunetori te veçuar e te izoluar. Pronaret dhe shteti detyrohen te degjojne dhe respektojne kolektivin e punetoreve qe te organizuar kercenojne me greve apo veprimtari proteste te perbashket. Bashkimi fuqizon... fuqia jep te drejta... te drejtat sjellin mireqenie e dinjitet, per secilin, per te gjithe. II. KUSHTET TE PUNES

THELBESORE

Kodi i Punes shtron nje sere rregullash dhe kushtesh, mos-respektimi i te cilave cenon mbrojtjen nga cenimi i jetes dhe shendetit, detyrim i posacem i pronareve gjate marredhenieve te punes. Theksojme se te gjitha shpenzimet per keto detyrime perballohen nga Pronari. Nder kushtet e punes qe gjejne mbrojtje te posacme do te rendisnim: 1. Sigurimi dhe mbrojtja e shendetit (neni 39 – Pergjegjesia e Punedhenesit) ; 2. Garantimi i higjienes dhe mundesimi i vizitave mjekesore, per pune te rreziqeve te medha (neni 40); 3. Kualifikimi dhe informimi i punetoreve per mbrojtjen ndaj rre-

ziqeve gjate punes (neni 43 dhe 44); 4. Mbrojtje te posacme ne lidhje me pastertine e ambientit, ajrit, sigurine/qendrueshmerine, mirembajtjen dhe mbrojtjen ose perdorimin e duhur te makinerive (nenet 45 deri 51); 5. Ne lidhje me ngarkesat dhe kushtet e qendrimit ulur ose ne kembe, jo vetem qe duhet te sigurohen karrige te pershtatshme, por punetoret kane te drejte per pushime te paguara, te shkurtra, jo me pak se 20 minuta per çdo 4 ore pune te vazhdueshme, ndersa grate shtatzena pushimi çdo 3 ore dhe punetoret mbrohen nga mbajtja e ngarkesave me te medha se 55 kg (20 per grate) (neni 54 dhe 55); 6. I kushtohet rendesi e madhe gjithashtu masave kunder zjarrit, kalimeve/pasarelave, daljeve dytesore (te emergjences), pajisja me mjetet e nevojshme kolektive ose individuale kur eshte nevoja, venia ne dispozicion te pakten e 6 l uje per person, etj. (neni 56 e ne vijim); Nese te gjitha kushtet e renditura me lart, lidhen edhe me mundesi objektive te pronareve, nje shqetesim serioz perben mos-respektimi i se drejtes se punetorit per t’iu paguar oret shtese te punes, mos-perfitimi i pushimeve te paguara, ose problemet qe burojne nga puna e nates. Konkretisht te drejtat kryesore ne lidhje me pushimin, pagimin e oreve

shtese dhe oraret e punes gjate dites ose nates, jane si vijon: 1. Kohezgjatja ditore normale e punes eshte jo me shume se 8 ore dhe jo me shume se 40 ore ne jave ndersa per punonjesit nen 18 vjec, jo me shume se 6 ore ne dite (neni 78) ; 2. Çdo ore pune e kryer nga ora 19:00 deri ne 22:00 jep te drejten e nje shtese mbi page jo me pak se 20%, ndersa cdo ore pune e kryer midis intervalit 22:00 dhe 06:00 jep te drejten e nje shtese mbi page jo me pak se 50% (neni 81); 3. Puna e kryer ne ditet e pushimit javor ose festat zyrtare paguhet me nje shtese page prej 25% te pages ditore, ose kompensohet me nje dite pushim (neni 87); 4. Gjithashtu, nuk mund te kerkohet kryerja e oreve shtese javore kur punetori ka kryer 50 ore pune ne jave (neni 90) ; 5. Per oret shtese te punes qe nuk jane kompensuar me pushim punonjesi duhet te paguhet me pagen normale dhe nje shtese jo me pak se 25 % te saj, ose me miratimin e punonjesit te kompensohet me nje pushim te pakten 25 % me te madh; 6. Oret shtese te punes te kryera gjate pushimit javor ose ne ditet e festave zyrtare kompensohen me pushim ose page te pakten 50 % me te madhe se oret shtese te bera ose paga normale;


Opinion 5  

E mërkurë, 16 Nëntor 2011

7. Kohezgjatja e pushimeve vjetore eshte jo me pak se 4 jave kalendarike gjate vitit te punes ne vazhdim. I. ORGANIZIMI KOLEKTIV: PERMBLEDHJE E GARANCIVE NE LIDHJE ME ORGANIZIMIN SINDIKAL DHE GREVEN 1. E drejta per t’u organizuar ne sindikate Bashkimi ne sindikate eshte nje e drejte e garantuar me ligj. Cdo kush eshte i lire te marre pjese ne sindikate. Punesimi i nje punemarresi nuk kushtezohet nga pjesemarrja ne jeten sindikale. Marredheniet e tij te punes nuk pushojne dhe as cenohen per shkak te pjesemarrjes se tij ne jeten sindikale. Per te formuar nje sindikate eshte e nevojshme te mblidhen 20 punetore te cilet duhet te nenshkruajne aktet e krijimit te sindikates . Kodi i Punes e mbron sindikaten nga nderhyrjet e jashtme dhe sindikata gezon lirine e organizimit, e cila

eshte e pakushtezuar nga cilido organ pushteti ose vete pronari . Nese ka nderhyrje te tilla, si psh.: formimi i sindikatave te kontrolluara (drejtpersedrejte ose tertorazi), nga pronaret; pengimi i aktivitetit sindikal ose diskriminimi per shkak te anetarsimit ne sindikate, etj., kjo e fundit mund t’i drejtohet Gjykates per ndalimin e çdo veprimi nderhyres (neni 186) . 2. Mbrojtja e te drejtave te anetareve te sindikates Mbrojtja e punonjesit anetar te sindikates mund te behet nga vete kjo para gjykates nese shkelet Kodi i Punes, kontrata kolektive ose individuale. Pra sindikata ka rol perfaqesues dhe pershembull ajo mundet qe te gjeje nje mbrojtes ligjor, te organizoje takime ne publik, therrase mediat, te kerkojne nderhyrjen e perfaqesuesve te Inspektoriatit te Punes, etj. Pra, organizimi sindikal ka ne qender garantimin dhe organizimin e punonjesve ne mbrojtje te te drejtave dhe lirive te shkelura te secilit syresh.

Konkretisht, garantohen nje sere te drejtash per perfaqesuesit e sindikates, ne menyre qe te garantohet permbushja e detyrave te tyre (neni 181) : - Zgjidhja e kontrates se punes se perfaqesuesit nuk mund te behet pa pelqimin e sindikates; - Ndryshimi i kushteve dhe ambienteve te punes per perfaqesuesin behet vetem me pelqimin e tij dhe te sindikates; - Perfaqesuesi ka te drejte te hyje ne ambientet e punes, te shperndaje njoftime, broshura dhe dokumenta te sindikates, gezojne te drejten per te patur kohe te nevojshme per organizim dhe lejohen te kene ambjente takimi, mbledhjesh dhe mundesi grumbullimi te kuotizacioneve. Ne lidhje me pushimet kolektive nga puna, pronari eshte i detyruar te njoftoje paraprakisht sindikaten dhe te futet ne bisedime me te. Pavaresisht se sindikata nuk mund ta pengoje kete pushim kolektiv, ajo mund te siguroje kushte me te favorshme per punonjesit (p.sh.: shtyrje te hyrjes ne fuqi te pushimit kolektiv, ga-

ranci per ri-marrjen ne pune nese do te jete rasti, etj.). Nje rol aktiv, sigurisht qe shton perfitimet e punetoreve . 3. Mbrojtja e te drejtave nepermjet greves Sindikata eshte i vetmi organ qe shpall dhe organizon greven. Cdo punemarres ka te drejte te marre pjese ne greve. Greva eshte e drejte kushtetuese, nuk mund te nderpritet me force. Punedhenesi nuk mund te zevendesoje punemarresit qe marrin pjese ne greve. Propagandimi i greves me mjete paqesore eshte garantuar nga Kodi. Gjate kohes se zhvillimit te greves, punemarresi ka keto te drejta: - Nuk merr page, por perfiton sigurimet shoqerore, pagesat per aksidente ne pune dhe semundjet profesionale; - Llogaritet vjetersia ne pune; - Nuk mund te pushohet nga puna per shkak te pjesemarrjes ne greve. Koment: Greva ka nje fushe

shume te kufizuar zbatimi. Ajo duhet te kete per qellim arritjen e nenshkrimit te nje kontrate kolektive pune, ose nese ekziston nje e tille, plotesimin e kerkesave qe burojne nga marredheniet e punes dhe qe nuk rregullohen nga kjo kontrate. Greva qe organizohet kunder pushimeve kolektive nga puna duket se nuk gjen legjitimim ne Kodin e Punes. 4.

Kontrata Kolektive

Rendesia e nenshkrimit te nje kontrate kolektive qendron ne faktin se me ane te kesaj mund te perfitohen kushte me te favorshme per punetoret se sa ato te parashikuara nga Kodin e Punes. Ne te mund te parashikohen rregulla specifike per kushtet e punes (si psh, orari, pushimet, afatet per largimin nga puna, masat disiplinore, pagimi i oreve shtese, kohezgjatja javore e punes, etj.), ne menyre qe te parandalohen masat arbitrare ose diskriminuese. Pra me ane te kesaj kontrate punetoret mund te rrisin perfitimet e tyre, ose te kene nje mbrojtje me te madhe.

Evropa si pretekst i babëzisë për plehra Oltion Spiro

T

ë dëgjosh përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, duket se menaxhimi i integruar i mbetjeve, siç kanë qejf ata ta quajnë, por që realisht është hapja e portave për integrimin e plehrave të huaja në Shqipëri, është kërkesë e Evropës. Në fakt, është taktikë e njohur e qeverive në Shqipëri që, kur nuk kanë ndonjë argument të mirë për të ofruar, thonë se kështu do Evropa nëpërmjet filan direktive ose fistek rregulloreje. Dhe në përgjithësi, për hir të evropofilisë sonë pa kushte që nuk njeh asnjë rrudhë, e pranojmë si argument, si pikën e nisjes dhe si përfundimin e silogjizmës të Qeverisë apo të kujtdo organi, institucioni, të huaj ose kombëtar, që e servir atë. Që mos të quhemi si anti-evropianë, duhet të pranojmë se shumë direktiva të tilla janë transpozuar në Shqipëri, sikur Shqipëria të ishte tashmë vend i BE-së. Shqipëria pati fatin unikal dhe të papërsëritshëm që t’i refuzohej hyrja në BE dy herë, por kjo nuk e bën atë të jetë larg Evropës, sepse si vizionarë që janë, shtetet evropiane u kanë bërë thirrje me kohë vendeve si ky i yni që të zbatojnë ligje evropiane, në mënyrë që të lehtësohet hyrja në një kohë të dytë BE. Në këtë kuadër, duhet vendosur dhe transpozimi (edhe pse fjala në rastin e Shqipërisë nuk është i saktë) i Direktivës kuadër të 2008 në lidhje me menaxhimin e mbetjeve. Shumë po flitet në lidhje me këtë ligj transpozues, po ama shumë pak po informohet. Shoqëria civile po përpiqet të ndërtojë mbrojtjen dhe duhet inkurajuar, ndërsa Qeveria po shmang çdo lloj informacioni në lidhje me këtë ligj duke u fshehur prapa gogolit evropian ose prapa broçkullave të liri-

së së qarkullimit të mallrave. E para është fakt, e dyta është e diktuar nga marrëdhëniet ekonomike tashmë të padiskutueshme po nëse e para pranohet në parim, e dyta funksionon në bazë të disa rregullave pa të cilat njerëzit do ishin kthyer në skllevër ose kafshë, të dyja në kuptimin e parë të fjalës. Në lidhje me direktivën e famshme për menaxhimin e mbetjeve, rregullat bazë janë parimi i ndotësit-pagues, i përgjegjësisë së prodhuesit përgjatë gjithë zinxhirit të transportit dhe parimi i afërsisë dhe autosufiçencës (ose menaxhimi i mbetjeve sa më afër vendit të prodhimit). Vetëm duke lexuar dy të parat e kupton se sa problem do të jetë zbatimi i këtij ligji në Shqipëri. Nëse Erzeni do të kthehet në një rrënojë arkeologjike, nëse malet ku ka kaluar ethshëm Skënderbeu mbi kalë do rrafshohen me tokën pasi t’u jetë nxjerrë dhe grushti i fundit i gëlqeres, nëse të gjitha stalagmitet dhe stalagtitet e Shqipërisë do të kenë zbukuruar mejhanen e shëmtuar të ndonjë kryekomunari nëpër Shqipëri, atëherë do të jetë tepër vonë për të kapur për veshi ndotësin dhe për ta detyruar të paguajë, akoma më keq kur mbrohet nga Qeveria. Që këtu mund ta quajmë debatin të mbyllur dhe të arrijmë në konkluzionin se nuk mund të ketë tanspozime parimesh të bukura në Shqipëri me këto palo mekanizma që kemi. Por për hir të debatit dhe të sqarimit në lidhje me importimin e plehrave duhet të themi dy fjalë në lidhje me pikën e tretë, domethënë me parimin e afërsisë së menaxhimit. Frika se mund të bëhemi të mërzitshëm nuk duhet të na ndalojë se cituari nenin 16 të direktivës që flet pikërisht për këtë parim: “Vendet anëtare ndërmarrin mjetet e nevojshme që, me ndihëm e ven-

deve të tjera anëtare kur del e nevojshme, të vendosin një rrjet të integruar dhe të përshtatshëm eliminimi të mbetjeve. Vendet anëtare mund të kufizojnë importin e mbetjeve kur ky import rezulton në eliminimin e mbetjeve kombëtare (përdoret fjala eliminim dhe jo djegie) ose nëse këto mbetje duhet të trajtohen jo sipas planit kombëtar të menaxhimit. Rrjeti konceptohet në mënyrë të tillë që t’i lejojë Bashkësisë të sigurojë vet eliminimin e mbetjeve të saj dhe të lejojë vendet anëtare që të shkojnë individualisht drejt këtij qëllimi duke marrë në konsideratë kushtet gjeografike ose të instalimeve të specializuara për disa lloje mbetjesh.” Përkthimi i shkurtuar kishte si qëllim të nxirrte thelbin e këtij neni. Duket qartë se në radhë të parë ky nen është objekt i një interpretimi të gjerë. Nëse e interpreton si Artan Hoxha, që ka hallin e prodhuesit më shumë se të konsumatorit, ky nen shikohet si shpërthimi përfundimtar i çdo lloj kufiri në favor të tregut dhe kësisoj plehrave, me qëllim babëzinë e prodhuesve dhe indirekt ndonjë përmirësim i momentit i jetës ekonomike të shqiptarëve. Sipas vizionit të tij të zhvillimit industrial shqiptar me hope të shpejta si në kohën e Enverit, Shqipëria shumë shpejt do të ketë nevojë për përdorimin e saj të brendshëm më shumë plehra për të ricikluar se ç’mund të prodhojë… Ne edhe mund ta urojmë këtë vizion optimist të zhvillimit të ekonomisë shqiptare, por ne nuk jemi në gjendje ta vërtetojmë edhe pse diçka na thotë që ky është argumenti i gjetur aty për aty për të mbrojtur për të disatën herë Qeverinë në lajthitjet e saj. Po nëse e interpreton sipas parimit të zhvillimit të qëndrueshëm, të autosufiçencës, të respektit të natyrës dhe të një plani

ekonomik të qartë që do të udhëhiqte politikat në Shqipëri, do t’i përafroheshim më shumë interpetimit që bën për shembull Kodi francez i Mjedisit, pas modifikimit të pësuar me hyrjen në fuqi të direktivës 2008 në lidhje me mbetjet, i cili në lidhje me trajtimin e mbetjeve parashikon kushtet në të cilat pushtetet vendore mund të kërkojnë, përjashtimisht, kapacitete djegieje ose magazinimi jashtë departamentit në rast të tejngopjes së kapaciteteve të tyre trajtuese. Që do të thotë se një vend si Franca nuk tenton të nxjerrë mbetjet si zgjidhje përfundimtare të trajtimit të tyre, por vendos një kufi në bazë të parimit të afërsisë, pikërisht sepse vetëm kështu mbrohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe vetëm kështu mund të “kënaqet” tregu me mbetjet e ricikluara. E njëjta gjë duhet të vlejë dhe për Italinë. Besojmë se ajo ka kapacitete djegieje dhe ricikluese më të mëdha se tonat, megjithatë i hedh sytë nga ne. Nuk kemi pse t’i bëjmë një proces strategjive italiane. Këtu vlen të kritikojmë gatishmërinë e qeverive tona si majtas ashtu dhe djathtas për t’i hapur rrugë importit ndërkohë që nuk ka asnjë masë kontrolli, nuk ka asnjë plan aktual për trajtimin e mbetjeve tona dhe nuk e dimë në ç’nivel është ndotja aktuale e mjedisit me atë lloj menaxhimi që i bëjmë tani mbetjeve.

Llafollogët e Qeverisë thonë se nëse nuk pranohet importi nuk do të bëhen as investimet për pajisjen me fabrika ricikluese sipas standardeve evropiane. Ky është një argument që e thurin ata që Shtetin e shikojnë si gjë që s’funksionon kur e shikojnë se duhet investuar për të. Dhe këtu heqin dorë fare nga investimi për Shtetin dhe për të mirën e kombit, në favor të zgjidhjeve të shëmtuara kolonizuese. Kapacitetet për të ndërtuar fabrika riciklimi nuk i kemi, po ama nëse bëhet investimi i duhur më këtë drejtim do të pajisemi me to. Dhe këtu, kur Shqipëria të jetë bërë një ricikluese model të mbetjeve dhe kur Shqipëria të ketë nevojë të ngutshme për letër, pasi të gjithë do të jenë bërë shkrimtarë, poetë, prozatorë, atëherë,duke shfrytëzuar direktivën, mund të hapnim rrugën e importimit të mbetjeve nga vendet fqinje. Puna është se nuk duam dhe e lëmë veten të kushtëzohemi nga të huajt: bëni këtë, që të keni atë. Në çdo negociatë ka kushte, po dorëzimi pa kushte nuk është negociatë, është kapitullim. Dhe Shteti ynë po kapitullon. Bashkë me të dhe shpresat për një të ardhme më të mirë, në një mjedis të pranueshëm për ne dhe për ata fëmijë udhëheqësish aktualë që nuk do të largohen jashtë vendit.


6 Opinion

E mërkurë, 16 Nëntor 2011

Cilën “varfëri” kemi kaluar dhe ende kalojmë?

Geraldo Durda

N

ë aspektin global e atë botëror ka pasur dy lloje varfërie: Të përkohshme e të tejzgjatur. Dihet që çdo komb, në proceset e tij të rimëkëmbjes dhe të zhvillimit ka dhe varfëri kombëtare dhe me dhimbje. “Shqipëria është një vend i varfër. Treguesit e varfërisë janë të lartë, pasi varfëria realë është më e lartë se sa niveli i varfërisë, i pranuar zyrtarisht. ...” Po ne shqiptarët, cilën “varfëri” kemi kaluar dhe ende kalojmë? Natyrisht, varfëria shqiptare është e përjetshme. Varfëri para Pavarësisë, varfëri në kohën e Monarkisë dhe Diktaturës. Ka gati 20 vjet demokraci dhe varfëria totale e shqiptarëve ende s’është bërë tradhtare në çështjet social-ekonomike. Duhet të pranojmë se problemet e shqiptarëve do të jenë më të shumta në të gjitha aspektet e jetës.. që tani

po e ndiejmë peshën e këtij realiteti “vrasës” demokratikë. Ne po varfërohemi pa e kuptuar as vetë. Kriza ka prekur më shumë vendet e varfra dhe sidomos familjet me të ardhura të pakta. Për rrjedhojë në Shqipëri mund të kemi familje ekstremisht të varfra. Varfëria është uri, varfëria është të jesh i pastrehë, i sëmurë dhe pa mundësi kujdesi mjekësor. Varfëria është të jesh i papunë dhe të kesh frikë për të ardhmen. Por edhe të jesh analfabet. Sa më shumë një familje te shpenzojë nga buxheti i saj për ushqim, aq më e varfër është... Shqiptarëve u mungojnë shërbimet themelore, të cilat e bëjnë edhe më të thellë pabarazinë midis tyre. Të gjitha premtimet të kryera janë një ZERO e madhe, kur populli ynë shtrëngon rripin përditë prej varfërisë, që vetëm shtohet nga rritja e çmimeve në progresion gjeometrikë, kur ju i rritni rrogat me progresion

aritmetik. Jam sikurse gjithë populli civil që jeton me atë djersë, me ato rrudha, që ju i përmendët popullit për t’i kërkuar votën për militantin partiak, të presim vetëm një fjalë prej gojës suaj te dashur politikan; Premtimin e një epoke të fillimit të hapave të para minimalja jetike e popullit civil SHQIPTAR sikurse e kane vendet e civilizuara si Anglia, Franca, vendet nordike, Australia, Kanadaja,….. Shpresova edhe unë si mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë shtetit të dëgjonim në lumin e premtimeve nga kryeministri një rresht për të zhdukë varfërinë e bukës, gojës të vendit tim,por jo ndodhi e kundërta. Në Shqipëri, çmimet janë pothuajse të njëjta më ato të Evropës Perëndimore. Pagat, megjithatë, janë shumë herë më të ulëta. Njerëzve u ka shkuar atje ku nuk mban më. Politikanët nuk mund t’i njohin dot shqiptarët e tjerë, nëse vazhdojnë

t’i “bëjnë politikat” nga bar-lukset e Tiranës. Jemi varfëruar keqazi ne të tjerët, o zotërinj me kollare. Edhe një telefonatë me celular, mendohemi dy herë para se ta bëjmë. Mirëqenia është ajo që një kombi i sjell mbarëvajtje. Sa shumë përpjekje po bëjnë shqiptarët ta shporrin tutje varfërinë dhe t’u buzëqeshë pak fytyra nga shqetësimi se mos fëmijët e tyre do shtrihen dhe një ditë tjetër më të uritur se dje. Gjithçka flet me shifra të larta për çmime të larta, papunësi tek të rinjtë dhe numri i lypësve në shtim të vazhdueshëm nëpër rrugë. Kush po i dënon kaq shumë shqiptarët ku aty ku një ndërton 25-katësh të ketë më shumë lypsa se sa punëtorë?! Ku në një vend plot me premtime shqiptarët të vazhdojnë rrugëtimin e emigrimit? Ndërsa një ngrihet lart e më lart mijëra duar shtrihen dhe zvarriten torturave. E ndërsa e gjen këtë akt të fokusu-

ar në analet e pavdekshme të nje kombi nuk mundet të mos habitesh dhe vesh alarmin se pikërisht po bien sirenat e alarmit… Qeveri Blloku: Disproporcionaliteti praktikë në jetën e popullit shqiptar është kapaku i arkivolit të sukseseve tuaja, që një ditë do të mbuloji me turp dhe me mallkim lotësh e njerëzve të varfër e të sëmurë. Edhe pse varfëria ka pllakosur gjithë vendin, ju vazhdoni me demagogji duke mashtruar shqiptarët me “parajsë” që e gjejmë vetëm në fjalimet që ju mbani në qeveri e në parlament. E pra cilat janë “Ëndrrat e shqiptarëve me barkun bosh’’??? Deri kur ky popull i varfër me bujarinë e tij do të presë një ditë t’u japësh minimalen e jetës për kufirin e ekzistencës për jetesë, ku ju lundroni me familjen tuaj në vaska diamanti e floriri.


Opinion 7  

E mërkurë, 16 Nëntor 2011

Ku na mbeti Kontrata Kolektive?

Besnik Pula

se partneri qeveritar nuk ka arritur të gjejë mjete nga buxheti për anë bërë më shumë se gjashtë ta vënë në përdorim dokumentin vjet që kur në vendin tonë ka në fjalë. Me hyrjen në fuqi të Ligjit të hyrë në fuqi Kontrata Kolektive, por ajo asnjëherë nuk është arritur punës, OEK-u obligohet të përgatisë marrëveshje të re kolektive të zbatohet në praktikë. Palët nënshkruese të kësaj kon- për Këshillin Ekonomik-Social. “Oda Ekonomike e Kosovës që trate, Qeveria, BSPK-ja dhe Oda Ekonomike, japin vlerësime të pesë muaj ka punuar intensivisht ndryshme lidhur me moszbatimin në përpilimin e tekstit të marrëveshjes së përgjithshme kolektive e kësaj marrëveshjeje. Kontrata Kolektive është një të Kosovës. Ajo e ka diskutuar me akt juridik, formal, i cili rregullon anëtarësinë e vet; të gjitha proraportet mes punëdhënësit dhe pozimet, vërejtjet, sugjerimet i ka futur në tekstin e Marrëveshjes punëmarrësit . Zeneta Daci, nënkryetare në Kolektive dhe e kemi dërguar në OEK, thotë se Kontrata Kolektive Këshillin Ekonomik-Social”, thotë tani është jashtë përdorimit, pasi i Daci për Radion Evropa e Lirë. Sipas përfaqësuesve të Bashkika skaduar afati. mit të Sindikatave të Pavarura të Skadimi i afatit të kësaj kontrate, pa gjetur zbatim në praktikë, Kosovës, miratimi i Ligjit të Punës sipas Dacit, ka ndodhur për arsye ka humbur kuptimin e Kontratës

J

Kolektive. Hasan Abazi, nënkryetar në këtë sindikatë, thotë se Kontrata Kolektive është dashur t’i përshtatet Ligjit të Punës dhe bashkërisht të gjejnë zbatim në praktikë. Abazi thotë se në mungesë të këtij dokumenti, punëtorët po ballafaqohen me probleme të mëdha, sidomos në lidhjen e kontratave me punëdhënësit, pasi, sipas tij, Ligji i punës nuk mund t’i mbulojë të gjitha kërkesat dhe nevojat e punëtorëve. “Me rastin e lidhjes së marrëdhënies së punës punëtorit nuk i jepet kontrata e punës, por lihet për një kohë, gjë që është pengesë për stabilitet të punëtorit në vendin e punës”, thotë Abazi. Zeneta Daci flet për rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes Kolek-

Oda Ekonomike e Kosovës që pesë muaj ka punuar intensivisht në përpilimin e tekstit të marrëveshjes së përgjithshme kolektive të Kosovës

tive. “Ligji i punës i ka vetëm 99 nene; është shumë i varfër në aspektin e përfshirjes së problematikës së raportit punëdhënës-të punësuar. Marrëveshja Kolektive është një dokument të cilin e nënshkruajnë tre partnerët socialë. Në këtë marrëveshje do të përfshihen edhe ato segmente që nuk janë në Ligjin e punës”, thotë Daci. Zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale pranojnë se në kohën kur është nënshkruar marrëveshja nuk ka pasur mbështetje politike, pikërisht për shkak të disa dispozitave që kanë qenë vështirë të zbatohen nga punëdhënësit. Por, sipas tyre, për këtë çështje do të diskutohet në vazhdim, në këshillin social trepalësh.


8 Filozofi

E mërkurë, 16 Nëntor 2011

Pse nje Ide dhe pse Ideja Komuniste Slavoj Zizek Perktheu: Silvia BatalliDeliallisi

E

majta sot po ballafaqohet me veshtiresine e paraqitjes se situates ne prizmin e nje ekonomie politike – dmth qe s’ka asgje “natyrale” ne krizen aktuale, dhe qe sistemi ekonomik global mbeshtetet ne nje seri vendimesh politike – nderkohe, qe ne te njejten kohe pranon se nese vazhdojme te qendrojme brenda sistemit kapitalist duke shkelur rregullat e tij heret a vone do te shkaktojme thyerjen e sistemit, meqenese sistemi i binded llogjikes se tij pseudo-natyrale. Keshtu qe, megjithese eshte fare e qarte qe jemi duke hyre ne nje faze te rritjes se shfrytezimit, e favorizuar nga konditat qe krijon tregu global (politikat ekonomike koncesionare, etj.), duhet te mbajme parasysh qe ketu s’kemi te bejme me ndonje komplot nga ana e kapitalisteve, por me nje nevoje qe sistemi vete, ne menyre te vazhdueshme ne buze te kollapsit, e imponon. Per kete arsye, cfare behet gjithmone e me eminente eshte jo thjesht nje kritike moralizuese e kapitalizmit, por riafirmimi i plote i idese se komunizmit. Ideja e komunizmit, sic eshte elaboruar nga Badiou-ja, mbetet nje ide regulluese kantiane se ciles i mungon lidhja me realitetin historik. Badiou-ja kokefortesisht refuzon cdo lidhje te kesaj natyre si nje degjenerim ne evolucion historik i cili e tradheton pastertine e idese, duke e reduktuar ate ne nje moment pozitiv te Qenies (revolucioni perfytyrohet si nje moment i procesit historik). Menyra kantiane e references se perdorur na lejon te konsiderojme prezantimin e hipotezes komuniste se Badiou-se si nje Kritik der reinen Kommunismus (kritike e komunizmit te kulluar). Si e tille, na fton te perserisim kalimin nga Kanti tek Hegeli – te riperfytyrojme idene e komunizmit si nje ide ne sensin hegelian te fjales, domethene si nje Ide qe eshte ne procesin e vetaktualizimit. Ideja qe “formulon ekzistencen e saj” nuk mund te jete nje koncept qe ballafaqohet me realitetin si hija e tij pa jete, por nje koncept qe vesh veten me realitet dhe konsistence. Kini parasysh

formulen e famshme “idealiste” te Hegelit, sipas se ciles Shpirti (Geist) eshte rezultat/product i vetvetes. Pohime te ketilla provokojne zakonisht komente sarkastike te tipit “materialist” (“dmth. nuk jane njerzit qe aktualisht mendojne apo realizojne idete, por Ideja vete qe operon si puna e baronit te famshem Munchhausen i cili terhiqte/shkulte floket per te nxjerre veten nga balta-thithese..”). Por, konsideroni p.sh. nje ide fetare e cila uzurpon shpirtin e masave dhe kthehet nje force serioze historike. A nuk eshte ky nje rast ku Ideja vetaktualizohet, kthehet ne nje produkt te vetvetes? A nuk i motivon ajo njerezit, qe te luftojne ne emer te saj dhe ta realizojne ate? Ajo qe nocioni i Idese, si nje produkt i vetvetes, ben te qarte nuk eshte nje proces idealist i karakterit fetar, por nje fakt materialist qe nje ide ekziston tek dhe vetem nepermjet aktivitetit te individeve te angazhuar me te dhe te motivuar prej saj. Cfare mbetet ketu ne menyre kategorike nuk eshte nje ide e tipit historicist/evolucionist e refuzuar nga Badiou-ja, por dicka shume me radikale: nje kendveshtrim ne vete realitetin historik i cili na paraqitet jo si nje organizim i perfunduar, por si hapesire e paperfunduar potencialisht, nje vektor

qe shikon drejt te ardhmes. Eshte vete perfshirja e te ardhmes si nje mungese e ndjeshme ne rendin actual, qe e ben kete te fundit te paperfunduar, duke ia shperthyer limitet imagjinare e vetizoluese te perceptuara si pjese e nje procesi evolucionar/historicist. Shkurt, eshte pikerisht ky boshllek qe na mundeson te bejme dallimin midis nje potenciali autentik historik (historiciti) dhe retorikes se zakoneshme historike qe perpiqet t’I vendose faktet ne kontekst apo te mbaje parasysh limitet epigjenetike historike (historicizem). Atehere, pse Ideja e komunizmit? Per tre arsye te cilat jehojne me triaden lakaniane te I-R-S (Imaginarja, Realja, Symbolikja): Ne nivelin e Imagjinares per arsye se eshte e nevojshme te mbajme nje vazhdimesi me traditen e vjeter te radikalizmit dhe rebelimeve te natyres barazimtare; ne nivelin e Simbolikes sepse kemi nevoje te percaktojme konditat precise nen te cilat ne cdo epoke historike mund te celet hapesira per komunizem; se fundmi, ne nivelin e Reales (e verteta virtuale) sepse duhet te ballafaqohemi me ashpersine e asaj qe Badiou-ja e quan konstantet e komunizmit te perjetshem (drejtesi absolute, vullnetarizem, terror, “besim tek populli”). Kjo ide e ko-

munizmit qartesisht kundershton socializmin i cili nuk eshte nje ide, por nje nocion i paqarte i aplikueshem ne cdo lloj lidhjeje organike sociale, duke filluar nga idete solidarizuese te gjithefare natyre (“ne jemi te gjithe gjymtyre/pjese te nje trupi”) dhe duke perfunduar ne korporatizem fashist. Shtetet ekzistuese socialiste nuk ishin asgje me teper se kaq: shtete qe ekzistonin pozitivisht, ndersa komunizmi si ide ne vetvete kundershton shtetin. Prej nga vjen ideja e perjeteshme e Komunizmit? A eshte ajo pjese e natyres humane apo, sic edhe rryma habermasiane propozon, nje premise etike (e barazise apo respektim reciprok) e koduar ne rendin universal simbolik? Karakteri i saj i perjetshem nuk mund te shpjegohet nepemjet konditave historike specifike. Celesi i zgjidhjes se ketij problem eshte fokusimi mbi ate kunder se ciles Ideja e komunizmit rebelohet: domethene, organizimin social hierarkik, ideologjia e te cilit u formulua fillimisht ne tekstet e shenjta te lashtesise, si psh. Libri i Manu-se. Sic e ka demonstruar edhe Louis Dumont-i ne Homo Hierarchicus-in e tij, hierarkia sociale eshte gjithmone inkonsistente, qe do te thote se ne vete strukturen e saj mbe-

shtetet ne nje rrotullim paradoksal (sfera me e larte eshte me lart se ajo me e ulta, por brenda rangut me te ulet, me e ulta qendron me siper se me e larta) i cili ben qe hierarkia sociale te mos t’i perfshije asnjehere te gjithe elementet e saj. Eshte pikerisht kjo paqendrueshmeri ne perberje qe krijon ate qe Ranciere-i e quan “pjesa e papjese,” elementi i papjesetueshem qe mbetet gjithmone pa vend ne rendin hierarkik dhe si i tille funksionon si nje element universal, duke formuluar nocionin e universialitetit ne shoqerine ne fjale. Ideja komuniste pra, qenka kerkesa e perjeteshme qe rrjedh prej ketij elementi te cilit i mungon nje pozicion i caktuar ne shoqerine hierarkike (“ne jemi hicgjeja qe aspiron te behet gjithshka”). Detyra jone eshte t’i qendrojme besnike kesaj ideje te perjetshme te komunizmit: te shpirtit barazimtar te mbajtur gjalle per mijra vjet neper revolta dhe enderra utopiste, ne levizjet radikale nga Spartaku tek Thomas Myntzer-i, te perfshire ne te gjitha besimet fetare. Problemi qendron si ta shmangim zgjedhjen midis kryengritjeve sociale radikale te cilat perfundojne ne thyerje, si te paafta per tu stabilizuar ne nje rend te ri, dhe nje terheqjeje ne nje ideal te zhvendosur diku jashte realitetit social (sic ndodh ne budizem, ku ne jemi te gjithe te barabarte – ne Nirvana). Pikerisht ketu, origjinaliteti i mendimit perendimor behet i qarte, vecanerisht ne tre shkeputjet e medha historike: shkeputja e pare, ajo e filozofise greke me universin mitik; shkeputja e Kristianizmit prej universit pagan; dhe shkeputja e demokracise moderne prej autoritetit tradicional. Ne secilen nga keto raste shpirti barazimtar zhvendoset ne nje rend te ri pozitiv (te limituar, e megjithate aktual). Shkurtimisht, ajo qe propozon mendimi perendimor eshte qe negativiteti radikal (shprehja me e qarte e se cilit eshte terrori barazimtar) nuk eshte denuar te mbetet thjesht nje shprehje e shperthimeve ekstatike jeteshkurtra pas se cilave gjerat kthehen ne normalitetin e tyre. Perkundrazi, negativiteti radikal, si shkolites i cdo hierarkie tradicionale ka potencialin te artikuloje veten ne nje rend pozitiv brenda se cilit stabilizohet si nje


Filozofi 9  

E mërkurë, 16 Nëntor 2011

forme e re jete. Ky eshte dhe kuptimi i Shpirtit te Shenjte ne Kristianizem: besimi jo vetem qe shprehet tek besimtaret, por edhe ekziston ne komunitetin e besimtareve. Dhe ky besim eshte aktualisht i bazuar ne “terror” sic edhe tregohet ne kembenguljen e Krishtit se ai sjell shpaten e jo paqen, apo se kushdo qe nuk urren nenen apo atin nuk eshte nje dishepull i vertete, e keshtu me rradhe. Permbajtja e ketij terrori perfshin refuzimin e cdo hierarkie tradicionale apo lidhjesh komunitare me synimin qe nje tjeter lidhje kolektive eshte e mundur – nje lidhje barazimtare ndermjet besimtareve te bashkuar nga agape-ja si dashuri politike. Demokracia sot ofron nje tjeter shembull te kesaj lidhjeje barazimtare te bazuar mbi terrorin. Sic ve ne dukje Claude Lefort-i, aksioma demokratike eshte qe pozita e pushtetit eshte vakante, qe askush nuk eshte i kualifikuar per ate lloj vakansie, qofte prej tradites, karizmes personale apo aftesise udheheqese. Per kete arsye, perpara se demokracia te pozicionohet si e tille, terrori duhet te beje punen e tij ne menyre qe vazhdimisht te ruaje distancen ndermjet vendit (vakant) te pushtetit dhe cdo pretenduesi te kualifikuar per ta pasur ate: distanca ndermjet ketij vendi dhe atyre qe e zene perkohesisht ate duhet te ruhet me cdo kusht. Kjo eshte edhe arsyeja pse deduksionit te Hegelit ne lidhje me monarkine mund t’i jepet nje shtese plotesuese e karakterit demokratik: Hegeli e sheh monarkun si zgjidhje “e palogjikeshme” (rastesore) per te qene koka e shtetit ne menyre qe ta mbaje funksionin e pushtetit shteteror te ndare nga ekspertiza e perfaqesuar nga burokracia shteterore. Nderkohe qe burokratet jane zgjedhur ne varesi te aftesive dhe kualifikimeve, mbreti eshte mbret nepermjet trashegimise – domethene ai eshte zgjedhur nga shansi i cili vepron ne menyre krejt rastesore. Rreziku prej te cilit Hegeli u perpoq te ruhej shpertheu nje shekull me pas ne burokracine staliniste, e cila ishte pikerisht diktatura e ekspertit (komunist): Stalini nuk ishte figura e nje zoterie (ne menyren klasike te termit), por ajo e individit “vertet te ditur,” nje ekspert ne te gjitha fushat e imagjinueshme, nga ekonomia deri tek linguistika, nga biologjia tek filozofia. Mund te perpiqemi te imagjinojme nje proces demokratik qe kerkon te ruaje te njejten distance ne lidhje me momentin rastesor qe perkon me cdo rezultat zgjedhor: ne vend qe te konsiderohet si limitues, fakti qe zgjedhjet nuk pretendojne te zgjedhin personin me te kualifikuar duhet konsideruar si elementi mbrojtes nga tundi-

i cdokujt qe pretendon te identifimi totalitarist (per kete arsye, sic kohet me poziten e pushtetit) eshishte fare e qarte edhe ne Greqine te aufgehoben (shperbehet) dhe e lashte, zgjedhja e pushtetareve kthehet ne nje element pozitiv te me llotari ishte metoda me demoprocedures demokratike. kratike). Ne kete menyre mund te Pyetja sot, nderkohe qe i dime lithemi, sic edhe Lefort-i na e demitet e procedures formale, eshte monstroi, se arritja e demokracise nese mundemi te imagjinojme nje nenkupton kthimin e asaj qe per hap te metejshem ne kete proces, nje pushtet autoritarist eshte kriku negativiteza me e madhe ti barazimtar – moment i shnderrohet ne tranzicionit nga nje rend pozitiv. nje pushtetar Duhet t’i hedtek tjetri, mohim syte per menti i panikut te pare gjurme kur froni eshte te ketij rendi bosh – ne vete Sot, komunizmi ne bashkesi burimin e for- nuk eshte emri i nje te ndryshme, ces: zgjedhjet zgjidhjeje, por emri i perfshire ketu demokratike nje problemi: problemi edhe komuniperbejne keshtetet shkencore. tu ure-kalimin i te perbashketave qe Menyra se si koneper nje pike perfshijne te gjitha muniteti CERN zero, ne te cifunksionon eshlen struktura e dimensionet – te te shembull i lidhjeve sociale perbashketat natyrore si mire: ne nje meshperbehet ne substance e jetes sone nyre pothuajse nje shumice sautopiste, persiore te paster pjekjet individuale ndermerren te individeve, votat e te cileve nune kuadrin e nje shpirti kolektiv merohen mekanikisht. Momenti i aspak hierarkik dhe dedikimi ndaj terrorit, i shperberjes se te gjitha kauzes shkencore (te ri-krijojne lidhjeve hierarkike, riaktivizohet rrethanat e Big Bang) eshte shume dhe trasformohet ne themelin e me i rendesishem se cdo konsidenje rendi te ri dhe te stabilizuar rim material. Por a duhet t’i konsipolitik. derojme keto gjurme, pavaresisht I matur sipas standardeve te tija sa sublime duken, thjesht gjurme se per cfare nenkupton nje shtet te parendesishme? racional, Hegeli ndoshta gabonte Ne fjalen e tij gjate konferences kur i trembej procesit demokramarksiste 2010 ne Londer (e orgatik te votes se lire (referojuni renizuar nga Partia Socialiste e Pufuzimit nga ana e tij te Aktit Renetoreve), Alex Callinicos-i evokoi formator Anglez ne 1832). Eshte e n d r re n e t i j t e n j e s h o q e pikerisht demokracia (procesi i r i e ko m uniste ne te cilen do te lire i votimit) e cila, ne menyre shukishte muzeume te kapitalizmit qe me me eficente se Shteti i prones, ekspozonin para publikut artifakte nepermjet nje truku “magjik” konnga ky lloj formacioni antihuman verton negativitetin radikal ne nje dhe iracional. Ironia e paqerend te ri politik: ne demokraci, llimshme e kesaj endrre eshte se negativiteti i terrorit (shkaterrimi

sot, te vetmet muze’ te kesaj natyre jane muzeumet e komunizmit, te cilat ekspozojne tmerret e tij. Atehere, cfare mund te bejme ne nje situate te ketille? Dy vjet para vdekjes, kur po behej gjithmone e me e qarte se nuk do te kishte per momentin nje revolucion europian, ashtu si edhe ideja e ndertimit te socializmit ne nje shtet ishte e pakuptimte, Lenini shkruan: “Po nese e gjithe gjendja e pashprese e situates, duke stimuluar perpjekjet e punetoreve dhe fshatareve dhjetefish, te na ofronte nje mundesi per te krijuar principet themelore e te nevojshme per te ndertuar nje civilizim te ndryshem nga ai i vendeve te Evropes Perendimore?” A nuk eshte kjo e njejta gjendje e veshtire ne te cilen e gjejne veten regjimet e Morales-it ne Bolivi, Aristide-it ne Haiti apo ai maoist ne Nepal? Ata erdhen ne pushtet nepermjet nje procesi “te drejte,” demokratik, zgjedhjesh dhe jo nepermjet marrjes se pushtetit me dhune, por sapo morren pushtetin, ata e ushtruan ate ne nje menyre qe ishte (pjeserisht te pakten) “jo-shteterore”: duke mobilizuar ne menyre direkte mbeshtetjen e tyre ne baze dhe duke anashkaluar strukturen parti-shtet. Situata e tyre eshte “objektivisht” e pashprese: e gjithe rrjedha e historise eshte kunder tyre. Keshtu qe ata nuk mbeshteten dot ne ndonje “tendence objektive” qe shtyn ne drejtimin e tyre. E vetmja gje qe mund te bejne eshte improvizimi; te bejne c’eshte e mundur ne nje situate te deshperuar. Megjithate, a nuk ofron kjo situate nje lloj lirie unike? (Dhe a nuk gjendemi ne – e majta bashkekohore – ekzaktesisht ne te njejten situate?) Do te ishte interesante nese aplikonim te njejtin dallim ndermjet “lirise nga” dhe “lirise per”: a mundet qe liria

nga Historia (nga ligjet e saj dhe tendencat objektive) te mundesoje nje lloj lirie per projekte krijuese? Ne aktivitetin e tyre ata mund te mbeshteten ne vullnetin kolektiv te mbeshtetesve te tyre. Sipas Badiou-se, “modeli i partise se centralizuar ka bere te mundur nje forme te re pushteti qe s’eshte gje tjeter vecse pushteti i vete partise. Tashme gjendemi brenda asaj qe une quaj nje ‘distance nga Shteti”. Kjo ndodh para se gjithash pasi ceshtja e pushtetit nuk eshte ‘imediate’: askund sot nuk duket mundesia per ‘marrje pushteti’ me dhune.” Por a nuk mbeshtetet kjo ne nje alternative shume te thjeshte? Po opsioni tjeter i marrjes se cdo lloj pushteti te mundshem, – me ndergjegje te plote qe “konditat objektive” nuk jane “pjekur” mjaftueshem per ndryshim radikal – dhe kunder rrymes, te beje ate qe mundet? Le t’i kthehemi situates ne Greqi gjate veres se 2010, kur pakeneqesia popullore solli clegjitimizimin e tere klases politike dhe vendi iu afrua nje vakumi pushteti. Ta zeme se e majta do te kishte patur ndonje shans te merrte pushtetin. Cfare do te mund te kishte bere ne nje situate te atille “komplet te pashprese?” Sigurisht (nese ne do t’i lejonim vetes kete lloj personifikimi), sistemi kapitalist do ta kishte lejuar me shume deshire nje marrje te pushtetit nga e majta, vetem e vetem per te siguruar qe Greqia do te perfundonte ne nje situate ekonomike kaotike e cila do te sherbente si nje mesim i mire per te tjeret. Megjithate, pavaresisht nga rreziqet, kudo qe krijohet nje hapesire per marrje pushteti, e majta duhet ta kapi mundesine dhe te perballet me problemet ndershmerisht, duke bere te pamunduren qe ofron situata (ne (VIJON Në FAQE 15)


10Filozofi

E mërkurë, 16 Nëntor 2011

Kundër fetishizimit të demokracisë Sead Zimeri

D

emokracia: një fetish i vërtetë. Sot të gjithë jemi për demokraci. Bile edhe armiqtë më të përbetuar te saj po vetëshpallen demokrat. Konsensusi demokratik është bërë emblemë hegjemonike në nivel global. Askush nuk është kundër demokracisë. Përderisa kapitalizmi po tërheqë kritika nga më të ndryshmet, demokracia është shndërruar në tabu të vërtetë. Nocioni demokraci funksionon si Master-Shënjuesi në jetën politike dhe shoqërore. Master-Shënjuesi është një shënjues pa përmbajtje: përmbajtjen e fiton vetëm a posteriori, si rezultat i fërkimeve jo ideologjike, por atyre administrative. Ai që siguron më shumë numra, ai udhëheqë. Me një fjalë, demokracia është fytyra politike e kapitalizmit.

Por, ndoshta kjo nuk është e vërteta e tërë. Kuptimësimi i “tiranisë së numrave” (Badiou) varet prej hegjemonisë ideologjike homogjenizuese në nivel të (jo)politikës si administrim i marrëdhënieve shoqërore. Në mungesë të një ideologjie të tillë, garat për arritjen e numrit më të madh për të siguruar pushtetin, do te ishin pikërisht ashtu edhe siç duhet të jenë: një zhvleftësim i zhveshur ideologjikisht i arsyes. Roli i demokracisë është të mbuloje pikërisht zhvleftësimin e arsyes që i bëhet në tiraninë e numrit. Numri në vetvete nuk ka rëndësi – jashtë konstelacioneve ideologjike ai është dhe mbetet vetëm numër. Por, në demokraci numri ka rëndësi primare: çdo gjë vendoset përmes dhe nga numri. Vetë fati i një populli vendoset në numër. Gjykimet e arsyes, proceset mendore që e shquajnë njeriun prej llojeve të tjera, janë eksternalizuar në faktorë të jashtëm. Nuk është subjekti politik ai që sjellë gjykime për jetën e tij, por është numri ai që gjykon. Ky gjykim, është herë i qëlluar, e herë jo, por përherë arbitrar dhe si i tille ai përjashton çdo koncepsion të së Vërtetës dhe subjektit që dëshmon besnikëri ndaj të Vërtetës. Edhe atëherë kur është i qëlluar dhe kur rezultatet shënojnë ngritje dhe përmiresim kualitativ të kushteve të jetës, demokracia edhe atëherë mbetet qenësisht arbitrare, forma më e kulluar e jo-mendimit. Kjo do të thotë se në democraci, sidomos atë parlamentare, ekziston një reduktim total i arsyes në kapricie dhe interesa të klasës sunduese.

Kjo është tepër e paarsyeshme, shton me një cinizëm të papërmbajtur demokrati: a nuk funksionojnë njësoj sistemet tjera politike, sidomos ato despotike dhe totalitare? Përgjigjja është e qartë: edhe ato funksionojne njësoj. Reduktimi i kompetencës gjykuese të shumicës dërmuese të popullatës reduktohet në zero. Por, ka një dallim qenësor këtu: përderisa në sistemet tjera një reduktim i tillë është i imponuar me dhunë, pra është i jashtëm, në sistemin demokratik reduktimi transformohet në vetë-reduktim, pra është subjektiv. Mposhtja e arsyes është vetë-mposhtje, prandaj edhe është totale. Përderisa sistemet tjera përmes dhunës që ushtrojnë mbi individin krijojnë mundësine e rezistencës, subverzionit politik të sistemit, pra krijojnë kushtet për hapjen e një sekuence të re të politikës emancipuese, demokracia pothuajse a priori parandalon një ngritje të tillë të arsyes. Vetëm kur gjërat shkojnë përfundimisht keq, vetëm atëherë kur praktikisht dëshmohet impotenca e demokracisë në zgjidhjen e problemeve të shkaktuara nga indi i saj ekonomik jashtë çdo kontrolli popullor, një çarje e tillë autentike ndoshta bëhet e mundur. Çdo pakënaqesi

shoqërore dhe politike duhet të kanalizohet përmes mekanizmave demokratike. Sepse përmes democracisë popullit i jepet e vetmja shansë qe jep demokracia: pranimi i vullnetshem i nënshtrimit ndaj pushtetit demokratik. Ky vetënënshtrim është njëkohësisht edhe vetëmashtrim i kulluar, sepse pikërisht ajo që e legjitimon demokracinë si sistemi më i mire politik që ekziston, është ideja e zgjedhjes së lirë të sunduesit. Kush mund t’ia kontestojë individit të drejtën për ta zgjedhur kënd të dojë dhe si të dojë si sundues të vetin? Vetëskllavërimi nuk ka fund në demokraci. Ky vetëskllaverim i arsyetuar me nocionin më sublim që ekziston - lirinë - ka bërë të mundshme përhapjen dhe sundimin hegjemonik të kapitalizmit. Alain Badiou ka të drejtë kur thotë se sot armiku nuk është kapitalizmi, por demokracia – apo më saktësisht parlamentarizmi. Demokracia është armiku i vërtetë sepse vetëm përmes demokracisë si mbulojë e ekploatimit kapitalist, si dhe karakterit klasor të shoqerise kapitaliste - në sistemet tjera ku një mbulesë e tillë nuk ekziston, eksploatimi eshte i zhveshur dhe brutal - kapitalizmi

është në gjendje të sigurojë hegjemoninë e pakontestueshme globale të tij. Përmes mekanizmave të saj, demokracia përjashton politizimin e problemeve akute shoqërore, si për shembull problemin e pabarazisë, dhe e trajton atë si çështje administrative, pikërisht sepse nuk toleron krijimin e subjektit politik që do te merrte në pyetje fetishin demokratik. Iluzioni që duhet thyer, e që është një iluzion tragjik sepse ka depërtuar edhe në qarqet më radikale të majta, është se mund të jesh anti-kapitalist pa qenë njekohësisht edhe anti-demokrat. Thënë ndryshe: forma që anti-kapitalizmi duhet të marrë është forma demokratike. Nëse ky është horizonti i vetëm për të luftuar simptomat dhe të këqijat që kapitalizmi domosdoshmërisht i prodhon, atëherë pse kapitalizmi po ngëdhnjen mbi demokracinë? Pse demokracia askund nuk po shënon asnjë fitore mbi kapitalizmin? Nëse shtetet që merren si shembulli më i përsosur i demokracisë, nuk janë në gjendje të ndalin hovin marramendës të shtrirjes deterritorizueze të kapitalizmit, dhe rrjedhimisht

thellimin e dallimeve klasore në nivel global, si mund të ekzistojë një hapësirë tjetër demokratike që është në gjendje të mbajë nën kontrollë shfrenimin kapitalist? Dështimi spektakular i demokracisë në vendet më demokratikë në botë për të mbajtur nën kontrollë spekulimet financiare të kapitalizmit që po na shpiejnë drejt një humnere të paparë përgjatë historisë, duhet të jetë ‘ushqim për mendim’. Nëse diçka meriton të quhet iluzion, atëherë ai është iluzioni demokratik. Demokracia është në shërbim të kapitalizmit, dhe jo e kundërta. Demokracia i shërben kapitalit si skllavi zotëriut te tij. Nuk mundet të jetë ndryshe përderisa të dyjat bazohen në numra dhe raporti mes dyjave është si raporti i esencës me aparencën. Demokracia, duke parafrazuar filozofin Slavoj Zizek, është forma në të cilën lidhja (shtojca) jonë merr ndaj Kapitalit, mënyra se si organizojmë parimin tonë të kënaqjes. Ajo që pengon kërkimin për alternativa tjera është pikërisht investimi ynë libidinal në paprekshmërinë e demokracisë. Kapitalizmi akoma ka nevojë për demokracinë, ndonëse vendet si Kina e Singapori po hapin forma tjera të legjitimimit të kapitalizmit, sepse ai ka nevojë inherente për të terhequr vëmendjen prej eksploatimit në atë të vet-eksplolatimit. Kapitalizmi ka nevojë për demokraci sepse demokracia është sistemi më efikas qe i mbulion simptomat dhe të këqijat e saj. Iluzioni demokratik konsiston në pranimin e mekanizmave demokratik si mjeti i vetëm legjitim për të efektuar ndryshime shoqërore, por që në fakt, ajo esencialisht e pengon një transformim të vërtetë të marrëdhënieve kapitaliste (Zizek). Prandaj, raporti mes dyjave duhet te përmbyset: nuk ka nevojë të kerkojmë që demokracia ta shoqërojë kapitalin, në kuptim të mbikqyrjes demokratike të marrëdhënieve të prodhimit dhe punës. Siç është dëshmuar shumë herë, kjo është thjeshtë e pamundur: demokracia është mekanizëm kapitalist. Barra që duhet ta marrim përsiper është problematizimi kritik i (nocionit dhe konceptit të) demokracisë dhe thyerjen e iluzionit se demokracia është sistemi ma i mirë politik që ekziston. (Autori është studiues i filozofisë)


Filozofi 11  

E mërkurë, 16 Nëntor 2011

Post-fatet guerile

Artan Sadiku

Nxitjet guerile sot kontrabandohen në sulmet epileptike që janë thelbi i gjinisë së këtij sistemi në pretendim, i cili veten e përfaqëson në formë të një jehone të tokës së mposhtur nën nivelin e përbashkët tokësor, atij të paparashikueshmërisë së boshit të gjithëpranishëm e të gjerëpranuar. Papërshtatshmëritë e njohura e të përjetuara të filozofisë patologjike e jo-katekike, që vdes nga dëshira për vet-asgjësim, kanë për rrjedhojë pozicione finale të distancuara që më pas argumentohen me të njëjtën arrogancë katekike. Një ndërmarrje plotësisht shtirrëse, përplot me shfaqje performative dhe në konformitet të plotë me tezën e vet fillestare. Gjithnjë vetëm capak, por jo një gjë e plotë në vete, përsëri parametra të ngjashëm jo-identitar e të për-

lartësuar që në të njëjtën kohë janë edhe mbetje të të gjitha veprimeve të avulluara të përvojës. Këto shënojnë post-fatin e aksiomave të projektuara që shformojnë Realen vetëm për një moment të shkurtër të vet-mashtrimit të nevojshëm. Kështu mundësohen karrierat e ardhshme filozofike, ato të mashtrimeve të nevojshme konstante, me kujdes të mbikqyrura nga mendja e përqendruar që mendon në terma të vetë mendimit e jo të asaj që është e jetuar. E para prodhon zbulime, pra mashtrime, ndërsa e dyta ngrihet në detyrën e profetit që tregon storjet e horrorit të reales, një profet që vjell nga interpelimi në marramendjen e të jetuarës. Në një botë beketiane, ulësja e filozofit është bosh. Guerilja jonë e kapur në jetë të zhveshur, ndërkohë që jetojmë në promisukitet të mundimshëm, në konsum që zbret nga parajsa, pluhur

Guerilja jonë e kapur në jetë të zhveshur, ndërkohë që jetojmë në promisukitet të mundimshëm, në konsum që zbret nga parajsa, pluhur ideologjik që ngrihet nga proletarë kalërues, përshëndetje bakteriologjike në kartolina Kërshëndellash, shampanjë të G9-s në samitet e G20-s, që të gjitha e pamundësojnë përshtatjen marksiste të matricës

ideologjik që ngrihet nga proletarë kalërues, përshëndetje bakteriologjike në kartolina Kërshëndellash, shampanjë të G9-s në samitet e G20-s, që të gjitha e pamundësojnë përshtatjen marksiste të matricës. Status quo-ja ekstreme organizative në nivelet më të larta të gulçimit të rregullit shtyp çdo aktivitet revolucionar në një kërkesë të thjeshtë për riorganizim. Rregullat e rraskapitjes së mjeteve dhe koncepteve zbulojnë qëndrimin patronizues të humanizmit dhe mëshirën ndaj mbibërjes. Përsëritja është e lejuar vetëm nën kushtin që të ndërrojë perspektivat. Një ditë lule, sheqerka ditën tjetër, të tretën darkë, ca seks, filma..ose një protestë proletare, tryeza të rrumbullakta të sindikatave, performansë e fletushka. Mirëserdhët në shantazhin e cirkut! Koncepti subversiv i argëtimit të cirkut e çliron gjithë potencialin e

tij mashtrues duke projektuar aksioma ose duke ndryshuar perspektiva. Hegjemonia gjenocidale e kreativitetit e vënë kundër mbibërjes i eliminon edhe mundësitë më të vogla incidentale të rrjedhjes së shkaktuar aksidentalisht të materialit fermentues nga prapa digës. Bota mozaike e produkteve kreative përbën totalitetin e imazhit të popullatës botërore që pretendon qasjen parazitore, por akoma libidinale ndaj reales. Ky sistem i rrejshëm parazitor që kulminon në diversitetin e panumërt të shpërthimeve kreative nga kultura në politikë, nga filozofia ne bio-shkencë, pamundëson dedikimin gueril për të vrimë-shpuarje dhe rishpik transcedentalizmin e ri si një gyp i marrëdhënies konsumator-resurs me realen. Gurutë e kreativitetit nga TV-show-të, internet grupet e adhuruesve, librat bestsellerë, mbledhjet asketike në natyrë të paprekur, beatnik praktikat e inspirimeve eksperimentale, kuazi-radikalët e majtë që mblidhen përreth plehut të banalitetit të përditshëm të klasës punëtore, të gjithë pretendojnë të kenë qasje në realen, më të prekshmen e të gjitha praktikave të jetuara. Mashtrimi më i madh i ditës është koncepti i qasshmërisë së materialit të së vërtetës prapa digës. Guerilët, hidhen në një praktikë militante përsëritëse që është e rendit jo-transcedental, e llojit jo-filozofik dhe e karakterit jokreativ. Ajo që e bën dallimin nga praktika e përditshmërive të zakonshme është dedikimi për ti rezistuar shtytjes së brendshme për kreativitet dhe presionit hegjemonik për të ndryshuar perspektivat. Përsëritja guerile e militante ngjiz distancën që ndërhyn dhe inauguron ngjitjen me realen. Përmes unilateralitetit të deklaruar përbrenda vetë të së jetuarës guerilët hapin para vetes një mundësi të pafund provokimesh për një rezistencë finale të së vërtetës. Diskursi gueril mbetet gjithnjë heretik ndaj sisës së dogmës amë, ai përbrendëson indiferencën radikale të reales ndaj arsyes ndërlidhëse të tij me kapitalizmin. Guerilja është metodë anti-lakaniane e mbijetimit të përditshmërisë, është ajo që na mban në terma të korrelacionit me realen, është instancë e jetësuar. Guerilja nuk është imagjinarja e shtypur e Vetes, por totalisht e kundërta, arsyeja e dëshirës që kërkon përsëritje, rikonfirmim militant antikapitalist. Guerilja jonë veçmë e jeton komunizmin, ndërsa kjo skizofreni është thjeshtë mënyrë e të mbijetuarit duke pritur në ndërkohë të vijë koha e për të përfunduar një kohë, e jo ajo e fundit të kohës.


12 Analize

Jons Mersuli

E mërkurë, 16 Nëntor 2011

Ja pse KUNDËR toefl-AVE!

S

ipas nenit 26 të Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë,”Studentët e këtij programi studimi duhet të japin në përfundim edhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.” Zbatimi i këtij ligji përfshin të gjithë studentët e programeve të ciklit të dytë (master) dhe të tretë (doktoraturë). Në kuadër të (inte)grimit Duket se ligji në fjalë është në koherencë të plotë me përpjekjet urgjente për t’u integruar sa më shpejt dhe me çdo kusht në komunitetet ndërkombëtare. Studentët do të certifikojnë njohuritë e tyre të gjuhës angleze – gjuha ndërkombëtare; përmes TOEFL-it apo ndonjë testi tjetër – të njohur ndërkombëtarisht; e për rrjedhojë administrata e nesërme do të flasë anglisht rrjedhshëm – njësoj si ndërkombëtarët; e ndoshta vjen një ditë, kur të gjithë shqiptarët do të flasin më mirë anglishten se shqipen – njësoj si ata, evropianët, dëshirë kjo e shprehur edhe nga zëvendës ministrja e arsimit, znj. Nora Malaj. Zelli i madh për t’u integruar me çdo kusht atje, në Evropë, duket se shprehet më së miri nga përpjekja për t’u integruar edhe gjuhësisht. Pra, do të vijë një ditë kur ne jo vetëm do të flasim, por edhe do të mendojmë si ata, evropianët. Qeveria jonë nuk është aq dritëshkurtër sa e kujtojmë shpesh! Drejtësia duhet të reformohet, jo për hir të drejtësisë, por për hir të integrimit; arsimi, ekonomia, infrastruktura, shëndetësia duhet të arrijnë standardet evropiane, jo për të rritur mirëqenien e njerëzve (kjo është rrjedhojë dytësore dhe rastësore), por që ne, më në fund, të hyjmë atje, në Evropë. E po të flasim edhe anglisht – ky do të ishte integrim maksimalisht i integruar. Projekt vizionar! Detyrimi për t’u integruar, ose pamundësia për të mos u integruar Mund të rendisim shumë argumente pse ky detyrim ligjor cenon haptas autonominë e universiteteve, publiken dhe të drejtën e çdo studenti për të vlerësuar vetë, sipas dëshirës dhe nevojës së tij, për të kryer studimet në këtë apo atë gjuhë, për ta certifikuar atë përmes këtij apo atij testi kombëtar/ndërkombëtar, për t’u integruar kështu apo ashtu në tregun e punës dhe mbi të gjitha të drejtën për të mos u integruar në të. Kushti për t’u certifikuar ekskluzivisht dhe përjashtimisht në gjuhën angleze cenon

multilingualizmin, duke mos marrë parasysh se në aksh fushë mund të jetë më e dobishme studimi i një tjetër gjuhe të huaj ose i asnjë gjuhe të huaj. Megjithatë, këto janë pasoja që derivojnë nga problematika e thelbit: detyrimi për t’u integruar medoemos; integrim me ligj. Së pari, prirja për t’ua përshtatur politikat gjithnjë dhe sa më shumë kërkesave të tregut – ndërkohë që do të duhet të ishte e kundërta; politikat do të duhet të përcaktonin tregun krijon një perspektivë aspak të qëndrueshme, duke qenë se tregu si i tillë nuk mund të jetë as i qëndrueshëm dhe as logjikisht koherent. Zhvendosja e logjikës së tregut në të gjitha përmasat (treg universitetesh, treg gjuhe, treg seksi) pamundëson çdo lloj përpjekjeje për të mos operuar me këtë logjikë, për t’iu shmangur asaj e mbi të gjitha për t’iu kundërvënë. Nëse pas disa vitesh, siç janë gjasat, Kina dominon tregun botëror, në inerci të dashamirësisë për gjithçka të jashtme/të huaj, nuk duhet të çuditemi nëse kërkohet certifikimi i gjuhës kineze me qëllim integrimin sa më të shpejtë në treg. Tregu nuk mund të konsiderohet si i aftë për të përcaktuar nevojat dhe hierarkinë e nevojave. Kjo sepse logjika mbi të cilën ai funksionon denatyron nevojat si të tilla, shpik nevoja dhe pastaj punon për t’i përmbushur ato; një qerthull që krijon realitete fantazmë. Së dyti, kërkesa për t’u integruar me çdo kusht dhe me çdo mjet, e mëvetësuar tanimë nga çdo lidhje korresponduese me realitetin dhe e konsideruar si qëllim në vetvete – integrim për hir të integrimit – standar-

dizon dhe komercializon përmes uniformitetit, qoftë ky ligjor, monetar dhe së fundi edhe gjuhësor. Ky lloj totaliteti, tinëzar dhe i shpërndarë, është shumë më i rrezikshëm se të ashtuquajturat totalitarizma historikë. Ndërsa totalitarizmi që ka njohur historia ka qenë i shpallur, sistemi i sotëm vepron duke proklamuar të kundërtën; ndërsa totalitarizmi i atëhershëm prezantohej si total, ky i sotmi vepron mbi partikularen, e cila mund të kontrollohet më efektivisht se sa e tëra, kontroll ndaj të cilit nuk mund të kundërvihesh, pasi opozita është gjithsesi e parashikuar nga dhe në funksion të pushtetit. Format e sotme të kontrollit janë të dhunshme, pikërisht sepse proklamohen si jo të tilla, akoma më tej si paqësore, racionale dhe të drejta. A nuk duket në pamje të parë krejt racional dhe i vlefshëm detyrimi për të certifikuar gjuhën angleze, e cila është gjuha që përdoret gjithandej? A nuk tingëllon si mendësi prapanike, naivitet patriotik apo përtaci/inat adoleshent kundërshtimi i këtij ligji? Së treti, sistemi jo vetëm ndërhyn deri në palcë, në gjuhë (lexo: mendim), por përcakton edhe kufirin ndarës në raportin e mundur - e pamundur. Të gjithë duhet të mësojnë anglisht, parakupton që të gjithë munden të mësojnë anglisht. Nuk lejohet “të mos mundesh të...”, e mbi të gjitha “të mundesh të mos...”. I referohem këtu Giorgo Agamben-it, sipas të cilit “ i ndarë nga pafuqia e vet, i privuar nga përvoja e mundësisë për të mos bërë, njeriu bashkëkohor e mendon veten të aftë për gjithçka dhe përsërit pambarimisht një « s’ka problem » të hareshëm, apo një « gjë që bëhet »

të papërgjegjshëm, ndërkohë kur do të duhej të kuptonte, në fakt, se është bërë pré, në një masë të paparë, e forcave dhe proceseve mbi të cilat i ka humbur çdofarë kontrolli. Është bërë krejt i verbër, jo më ndaj aftësive të tij, porse ndaj paaftësive, jo ndaj asaj çka mundet të bëjë, por ndaj asaj çka nuk mundet ose mundet të mos e bëjë.” Njeriu privohet nga pafuqia e tij. Pra, çdokush mund të mësojë anglisht, por sidomos askush nuk mund të mos mësojë anglisht. Pas kësaj apriorie, kalimi nga “mund” në “duhet” nuk është i vështirë. Pushteti përcakton pamundësinë e njeriut; pushteti shpik postnjeriun. Paaftësia ligjore e shqipes, ose detyrimi ligjor për t’u aftësuar Gjuha e huaj nuk është vetëm gjuhë e huaj; është trajtë (historike) ligjërimore. Historikisht realiteti i ligjërimit është zhbërë, duke u kufizuar së tepërmi në raportin gjuhë-mendim, a thua kahja është e njëanshme: ose strukturat gjuhësore, si fakultete të dhëna, kanë formësuar një lloj të caktuar mendimi, ose mendimi si i tillë ka krijuar blloqe gjuhësore, përmes të cilave ka mundur të artikulojë vetveten. Njohja shihet kësisoj si e një rendi paraligjërimor, a thua njohja sigurohet përmes leximit të botës, shkrimit të saj ose shkëmbimit me të; e thënë në terma foucault-iane përmes subjektit themeltar, njohjes zanafillore ose ndërmjetësimit universal. Ndërsa, po sipas Foucault-së, njohja-ligjërim është dhunim i ushtruar ndaj gjërave, varësisht trajtës pushtetore të vullnetit për vërtetësi. Do të ishte tepër naive që detyrimi ligjor për të certifikuar gjuhën angleze si kusht diplomimi të konsiderohej si

vetëm mësimi i një fjalori, gramatike, sintakse dhe morfologjie të caktuar dhe që pasojat e kësaj janë vetëm efekte lehtësuese në komunikim dhe në procesin e integrimit. Tërësia kuptimore e këtyre fjalëve dhe gramatikave mbart pashmangshmërisht një ligjërim të caktuar pushtetor, i cili ka marrë trajtën e vet, të ndryshueshme po, por gjithsesi jo pafundësisht elastike, përgjatë historisë. Shkolla anglo-saksone për shembull e bazuar gjerësisht në përvojën empirike, parimet e testimit, verifikueshmërisë, faktimit etj. propozon një lloj të caktuar ligjërimi, pak a shumë të qëndrueshëm. Nuk po shpreh qëndrimin tim normativ ndaj kësaj, vetëm po konstatoj; e njëjta gjë mund të konstatohet edhe për shkollën gjermane, franceze etje., të cilat kanë krijuar një farë identiteti dhe karakteri me tipare pak a shumë të përcaktuara. Gjuha shqipe, duke qenë se nuk është materializuar ndonjëherë-ende në një shkollë mendimi, ka mundësi të papara për t’u formësuar në një lloj ligjërimi krejtësisht të veçantë, me mundësi të panumërta konfigurimi. Por mbi të gjitha, gjuha shqipe mundet (ende) të mos i nënshtrohet asnjë trajte ligjërimore të përcaktuar. Që nuk e ka krijuar ende këtë ligjërim pushtetor tregon mosdisiplinimin (dot) të saj,çka do të thotë se ajo nuk i është nënshtruar vijës së regjimit ligjërimor të organizuar nga pushteti, i cili legjitimohet nga instanca e të ashtuquajturës njohje shkencore. Gjuha shqipe i jep mundësi kryengritjeje dijeve të maskuara dhe atyre të nënshtruara; kësisoj, ajo mund të jetë fare mirë strumbullar rezistence, opozite dhe kritike. Gjuha shqipe ka mundësi që nga e paintegruar të jetë edhe e paintegrueshme.


Opinion 13  

E mërkurë, 16 Nëntor 2011

Politika e panaireve Lulzim Hoxha

P

ak ditë më parë në kryeqytet sapo u mbyll panairi i librit, që sivjet si asnjëherë tjetër shënoi një dyndje masive nga ana e lexuesve. Për të shpjeguar arsyet e zgjimit të këtij interesi kaq të madh të shqiptarëve për librin do të ishte e arsyeshme të trajtoheshin faktorët social-politik dhe mediatiko-propagandistik të këtij panairi. Në këtë drejtim mund të thuhet se panairi i sivjetëm nuk ishte thjesht një panair i zakonshëm librash që u drejtohej individëve të caktuar në varësi të fushës së tyre të interesit. Përkundrazi, gjatë ditëve të panairit në gjithë hapësirën politiko-mediatike u duk sikur koha befasisht kishte ndaluar. Kësisoj debate të tilla që prekin në mënyrë direkte jetën e qytetarit të tilla si: debate mbi taksën progresive, vendosja e stazhit 3-vjeçar nga M.A.SH, apo së fundmi vdekja e minatorit në Bulqizë, u mbuluan nga një vello ideologjike që i errësoi thuajse

krejtësisht si ngjarje përmes vendosjes në krye të agjendës politike promovimin e librave të panairit. Ajo çka u evidentua në këtë panair ishte numri i madh i promovimeve nga personazhe aktive në jetën politike. Në këtë mënyrë spektri politik arriti ta konservojë imazhin e tij spektakolar kësaj here jo më duke folur nëpër foltoret e parlamentit apo përmes konferencave për shtyp, por duke shpërndarë autografe nëpër stendat e shtëpive botuese përkatëse ose duke marrë petkun e shkrimtarit nëpër emisione të ndryshme televizive. Nga ana tjetër, dimensioni ideologjik që ofroi ky panair mundësoi transferimin e debateve shterpë në foltoret e parlamentit për tek shkëmbimet e batutave “mes miqsh” për librat e njëri-tjetrit në sallën e Pallatit të Kongreseve. Me sa duket letërsia është domeni i radhës i zaptuar nga klasa politike, duke i bërë plotësisht të panevojshëm debatet me sfond politiko-social. Sikurse thoshte Pi-

erre Bourdieu shumë vite më parë “funksioni themelor i ideologjisë është që t’i bëjë subjektet të njihen si të tillë.” E thënë ndryshe: mjafton që politikanët të qëndrojnë në sfonde (gjoja) antagoniste dhe përreth tyre të mblidhen plot adhurim turmat e qytetarëve dhe rendi simbolik arrin të performohet. Ky ishte roli i këtij aktiviteti kulturor në vjeshtën e sivjetme: riprodhimi i rendit simbolik të shoqërisë tonë në hapësira të reja social-kulturore ku socializohet individi. Teoria sociale na mëson se njeriu përpara së gjithash është qenie në komunitet, por për t’u identifikuar me një komunitet ai duhet të socializohet nga agjenci të ndryshme që përbrendëson superstruktura e shoqërisë (shkolla, media, kultura, profesioni etj.). Çështja është se këto agjenci socializuese nuk janë të pavarura në brendësinë e tyre, në pjesën më të madhe ato janë kanale difuzioni të ideologjisë dominante, ekzistenca e së cilës varet

nga riprodhimi i saj në secilën prej këtyre agjencive. Kësisoj, siç na dëshmoi panairi i sivjetëm, letërsia si pjesë përbërëse e kulturës së një vendi nuk është aspak një domen i pavarur në vetvete. Ngjyra që i jepet këtij domeni është në varësi të atyre që kontrollojnë instrumentet e propagandimit dhe difuzionit të tij. Agjencitë politiko-mediatike si mekanizma përcaktues të botëkuptimeve në shoqërisë tonë kanë një rol kryesor në promovimin e asaj çka është letërsi e bukur dhe e shëmtuar. E njëjta gjë mund të vërehet edhe në regjimin e kaluar ku ideologjia dominuese – sigurisht me një tjetër formë – shpallte si të lexueshëm disa autorë të caktuar librash dhe si të palexueshëm disa të tjerë. Por arritja më e madhe politike e panairit të sivjetëm ishte mbi të gjitha ajo çka Louis Althusser-i do ta quante “interpelimi i subjekteve”. E thënë me terma të tjerë: qytetarët shqiptarë, ashtu sikurse ka ndodhur që prej shumë dekadash në histo-

rinë e këtij vendi, u grumbulluan në mënyrë masive përreth politikanëve (të kthyer në shkrimtarë) edhe kësaj here. Ndjesia e këtij adhurimi të pakushtëzuar ndaj figurave politike kryesore pati jehonë të madhe edhe në aktivitete kulturore të këtij lloji. Në fakt dominimi ideologjik këto njëzet vjetët e fundit ka arritur caqe ekstreme: më 21 Janar të këtij viti pati një rekord grumbullimi të qytetarëve në protestë (edhe kjo e organizuar nga një politikan), ndërkohë që javën e shkuar në shtëpitë botuese “Dudaj” dhe “UET Press” pati një dyndje të qytetarëve për të lexuar; në të vërtetë shoqëria jonë nuk është shquar ndonjëherë për shpirt proteste apo përkushtim në të lexuar, por ajo çka vazhdon të riprodhohet në mekanizmat ideologjik të pushtetit është AND-ja sociologjike e shqiptarëve si qenie të bindura dhe me adhurim të pakushtëzuar ndaj udhëheqësve të tyre. Kur flet për regjimin stalinist në B.S, Slavoj Zizek-u thekson se “Stalinit në atë regjim i lejohej të jepte mendimin e vet për çdo gjë: që nga ekspertiza urbanistike e deri tek vaditja e luleve” duke pasqyruar kualifikimin e tij të në çdo hapësirë të mundshme. A nuk është e njëjta gjë edhe në rastin tonë? Tanimë nuk është më e domosdoshme të jesh shkrimtar për të shkruar një libër dhe të jesh kundër sistemit për të organizuar një revolucion, kryesorja është që të kesh nën kontroll instrumentet që formojnë perceptimet e të qenit shkrimtar apo revolucionar. Ishulli imagjinar që po ndërton propaganda politiko-mediatike është tërësisht i shkëputur nga realiteti socio-kulturor në vend, por megjithatë ky ishull arrin të marrë kuptim edhe pa realitetin që e rrethon, për arsye se instrumentet kuptimorë janë plotësisht nën zaptimin e tij, kështu që e gjithë pjesa tjetër e fundosur nga realiteti i rëndomtë nuk mundet veçse të marrë rolin e lexuesit apo të protestuesit. Me anë të këtyre mekanizmave, pushteti dhe dija ndërthuren me njëri-tjetrin duke bërë që i pari të dominojë përmes të dytit. Nuk ka dije absolute apo romane absolutisht të mirë, por vetëm instrumente pushteti që i pasqyrojnë ato tek publiku si absolute. Fundja pushteti i një politikani që merr mundimin të kthehet në shkrimtar, nuk e ka të vështirë kthimin e militantëve në lexues shembullorë (tjetër eksperiencë nga regjimi i kaluar). Dija është në anën e atij që ka në dorë instrumentet e “krijimit” të saj, për rrjedhojë, politikanët nuk mund të mos jenë shkrimtarë të ditur.


14 Kinema

E mërkurë, 16 Nëntor 2011

Në vend të ‘Njerëz të Humbur’

Koloreto Cukali

K

am rënë në kontakt me Kevin Kellyn tepër vonë, dhe kjo prej mjegullës së madhe të Internetit ku gjëra pa vlerë të zënë vazhdimisht rrugën e kohën, mes linkeve pa fund që postojnë miqtë, me video ‘macesh që shkarkojnë sifonin e banjës’, videosh porno amatoriale, artikujsh dhe komentesh pa fund ku fjala Viçidol përmendet më shumë se Paris Hilton. Kevin Kelly, për ata që nuk e njohin është një prej guruve të shoqërisë sonë teknologjike. Bashkëthemelues i ‘Wired magazine’, ishin shkrimet e tij që influencuan filmat “Minority Report” dhe “Matrix”, por ai ka kohë që e ka kaluar atë kufi. Kevin ka meditu-

ar, reflektuar e shkruar për Internetin dhe ndikimin e tij mbi njerëzit shumë kohë para se pjesa më e madhe e botës të merrte vesh për ekzistencën e tij. Përveç opinioneve për teknologjinë, vëzhgimet e tij të mprehta mbi artin janë mbresëlënëse. Prandaj, unë personalisht do e lexoja me kënaqësi një herë në javë një opinion të tijin mbi gjithçka, e pse jo, edhe mbi filmat. Kevin Kelly - Exit Through the Gift Shop

Një dokumentar me shumë shtresa, që rrëfen për artin e rrugës, ndoshta forma që ka apo do të marrë arti modern. Mendojeni këtë si një version dokumentar të filmit ‘Inception’. Në të ka shtresa të vërtete dhe trillimi që të heqin udhë drejt shumë nivelesh.

Subjektet e xhiruara në shumë raste janë duke e bërë ato filmin, dhe me raste shndrrohen në subjekte të një dokumentaristi vërtet të fiksuar, por ti kurrë nuk e merr vesh se çfarë niveli je duke parë. Në nivelin e parë ky është një dokumentar mbi artin e rrugës në fillim të viteve 1990, e, qoftë dhe vetëm në këtë nivel ia vlen ta shohësh. Arti i rrugës nuk janë thjesht graffiti-t dhe sticker-at, por dhe stampat me bojë, arti performues, deri edhe rrengjet (pranks) si ai i atij djalit që gozhdoi pikturën e vet në muret e Muzeumit të ArtitModern, MoMA. Ai djalë ishte artisti i rrugës Banksy, i famshëm për rrengjet e tij brilante duke mbajtur njëkohësisht fytyrën dhe emrin e vet të panjohur. Për herë të parë në këtë dokumentar, Banksy

është filmuar në veprim e sipër, edhe pse i sfumuar me katrorëza që të mos njihet. Por kush po e filmon atë në këtë dokumentar? Është vetë Banksy duke bërë regjinë apo dikush tjetër? Vetë ky film është një rreng mbi rrengjet e rrugës. Është dhe vetë një copëz arti rruge, aq sa ç’mund të jetë një dokumentar, e sikurse e tregon dhe referenca e vetë titullit (please exit through the gift shop) ironizon botën luksoze të artit vizual të galerive të mëdha: ‘Ju lutem, dilni përmes dyqanit të suvenirëve’. Dokumentari është një udhëtim i këndshëm e gazmor, dhe pjesa me udhëtimin intim në artin urban të orës së vonë do t’ju ndihmojë vërtetë ët kuptoni se çfarë përpiqen të bëjnë artistët e rrugës (pa lidhje me vanda-

lizmin), dhe pse ndoshta, arti i rrugës është arti i kohës sonë. SKEDA Regjisor: Banksy Luajnë: Banksy, Thierry Guetta dhe Space Invader Vend-xhirimet: Disneyland Park, Disneyland Resort - 1600 S. Disneyland Drive, Anaheim, Kaliforni, ShBA Box Office Fundjava e premierës: 170,756 $ (ShBA) (18 Prill 2010) (8 projektime) Total: 3,370,175 $ (ShBA) (4 Tetor 2010) Kolona Zanore “Staying In” luajtur nga Diskjokke


Filozofi 15  

E mërkurë, 16 Nëntor 2011

(VIJON NGA FAQE 9)

rastin e Greqise: te ri-negocionte borxhin, te mobilizonte solidaritet europian e popullor brenda vendit per te dale nga gjendja e veshtire ku kishte rene). Tragjedia e politikes eshte se nuk do te vije asnjehere nje moment “i mire” per te marre pushtetin: mundesia gjithmone ofrohet ne momentin me te keq (te karakterizuar nga fiasko ekonomike, katastrofa ekologjike, levizje popullore, etj.), kur klasa politike qe mban pushtetin te kete humbur legjitimitetin dhe kercenimi i fashizmit populist shfaqet diku ne prapaskene. Per shembull, vendet skandinave nderkohe qe vazhdojne te kene nivel te larte te barazise sociale dhe nje shtet te fuqishem mirëqenieje sociale, jane gjithashtu shume konkurruese ne tregun global: kjo eshte nje prove qe tregon se “Shtete te fuqishme sociale, bujare dhe relativisht barazimtare nuk duhen pare si utopike apo eksperimente te mbyllura laboratorike, por edhe si pjesemarrese aktive ne tregun boteror. Me fjale te tjera, edhe brenda parametrave te kapitalizmit global ekzistojne shume gradime te lirise persa i perket alternativave sociale radikale. Ndoshta karakterizimi me i sakte qe i eshte bere epokes qe filloi me Luften e Pare Boterore eshte fraza e mirenjohur e cila i atributohet Gramshit, “Bota e vjeter po vdes dhe nje bote e re perpiqet te linde: tani eshte koha e perbindeshve.” A nuk ishin fashizmi dhe stalinizmi monstrat binjake te shekullit te 20, ku njera dilte nga perpjekjet e deshperuara te nje bote te vjeter per te mbijetuar, ndersa tjetra nje perpjekje deshtake per te ndertuar nje bote te re? Po perbindeshat qe ne vazhdojme te krijojme edhe sot, te frymezuara nga enderrat teknognostike rreth nje shoqerie te kontrolluar biogjenetikisht? Shume perfundime mund te nxirren prej ketij paradoksi: ndoshta nuk ekziston nje pasazh i drejtperdrejte tek e Reja, ose te pakten jo i natyres qe ne e imagjinonim ate, dhe perbindeshat domosdoshmerisht dalin ne perpjekje per ta imponuar kete kalim. Nje shenje e shperthimit te ketyre perbindeshave gjendet ne faktin se klasat sunduese jane gjithmone e me pak ne gjendje te sundojne, edhe kur situate eshte ne interes te tyre. Po te marrim si shembull fatin e kristianeve ne Lindjen e Mesme. Pergjate dy mijevjecareve te fundit, ata i kane mbijetuar nje seri fatkeqesish, duke filluar qe me rrezimin e Perandorise Romake, duke vazhduar me thyerjen e kryqezatavve, shkolonizimin e vendeve arabe, revolucionin e Khomeinit ne Iran, etj. – me perjashtimin e qarte te Arabise Saudite, aleati kryesor i SHBA-ve ne regjion, ku nuk ka kri-

stiane autoktone. Ne Irak, nen sundimin e Sadam Huseinit, jetonte nje komunitet prej nje million Kristianesh, te cilet jetonin qetesisht si cdo subjekt tjeter iraken. Njeri prej tyre, Tariq Azizi mbante postin e ministrit te jashtem dhe ishte i besuar i Sadamit. Por pastaj dicka e cuditshme ndodhi me kristianet irakene, nje katastrofe e vertete – nje ushtri kristiane pushtoi (disa e quajne clirim) Irakun. Ushtria pushtuese kristiane shperberi ushtrine laike irakene duke i lene keshtu rruget te lira per militantet fundamentalist myslimane, qe ata te terrorizonin neri-tjetrin dhe kristianet. S’eshte per tu habitur qe perafersisht gjysma e irakeneve kristiane shpejt braktisen vendin, duke preferuar edhe nje vend qe mbeshtet terroristet si Siria me teper se nje Irak te cliruar dhe nen kontrollin e ushtrise kristiane. Ne 2010, situata mori nje kthese per keq. Tariz Azizi, i cili u kishte mbijetuar perndjekjeve te meparshme, u denua nga nje gjygj shiit me vdekje, me varje ne litar per “persekutimin qe i kishte bere grupeve myslymane” (dmth luften e bere ndaj fundamentalizmit myslyman) gjate kohes se Sadamit. Sulme te vazhdueshme me bomba filluan kunder kristianeve dhe kishave te tyre duke lene dhjetra te vdekur, keshtu qe ne fillim te nentorit te 2010, kryepeshkopi i Bagdatit Atanasios Davud u beri thirrje ndjekesve te tij te iknin nga Iraku, “Kristianet duhet te ikin nga vendi i dashur te te pareve te tyre dhe t’i shpetojne spastrimeve etnike. Ikja eshte nje

alternative me e mire sesa te vritemi njeri pas tjetrit.” Dhe si per te vene pikat mbi i, ne te njejtin muaj u raportua se al Maliki u konfirmua si kryeminister i Irakut fale mbeshtetjes se Iranit. Keshtu qe rezultati i nderhyrjes amerikane ne Irak ishte qe Irani, agjenti kryesor i boshtit te se Keqes, eshte shume afer dominimit politik te Irakut. Politika e ShBA-ve po i afrohet nje faze cmendurie dhe jo vetem ne lidhje me politikat e brendshme (nderkohe qe Grupi i Cajit propozon te luftoje borxhin nacional duke ulur taksat, dmth. duke e shtuar borxhin – te sjell ndermend tezen e mirenjohur te Stalinit, qe ne Bashkimin Sovjetik, shteti po shtrydhte energjite e tij duke forcuar organet, ne vecanti organet shtypese te sigurimit te shtetit). Ne politiken e jashtme gjithashtu, perhapja e vlerave perendimore judeo-kristiane organizohet duke krijuar kondita te cilat cojne ne perzenien e kristianeve (te cilet, ndoshta, mund te shkojne ne Iran…). Ky nuk eshte aspak konfrontim midis civilizimeve, por nje dialog i vertete dhe bashkepunim ndermjet SHBA-ve dhe fundamentalizmit myslyman. Situata ne te cilen gjendemi sot eshte pra, e kunderta e predikamentit klasik te shekullit te njezete, kur e majta e dinte se cfare duhej te bente (te vendoste diktaturen e proletariatit, etj), por thjesht duhej te priste me durim per shfaqjen e mundesise. Sot, ne nuk dime se cfare duhet bere, por duhet te veprojme tani sepse pasojat e mosveprimit do te jene katastrofike. Ne duhet te rre-

Ndoshta karakterizimi me i sakte qe i eshte bere epokes qe filloi me Luften e Pare Boterore eshte fraza e mirenjohur e cila i atributohet Gramshit, “Bota e vjeter po vdes dhe nje bote e re perpiqet te linde: tani eshte koha e perbindeshve

zikojme dhe te hedhim hapin ne humneren e se rese ne rrethana qe duken absolutitsht te paqarta; ne na del si detyre te ri-krijojme aspekte te se rese ne menyre qe te ruajme ate qe ishte e vlefshme tek e vjetra (edukimi, sherbimi shendetesor, etj.) Gazeta ne te cilen Gramsci publikonte shkrimet e tij ne fillimet e 1920-s, quhej L’Ordine Nuovo (Rendi i Ri) – nje titull i cili me vone u pervetesua nga e djathta ekstreme. Ne vend qe ta perceptojme kete pervetesim si tregues i “te vertetes” se termit te Gramsci-t – duke e braktisur ate si vlere e kundert me lirine e aspiruar nga e majta autentike – ne duhet te kthehemi tek ky term si nje indeks i problemit te veshtire te pervijimit te ketij rendi te ri, qe cdo revolucioni te suksesshem i del si detyre te ndertoje. Me pak fjale, koha jone mund te perkufizohet ashtu sic Stalini perkufizoi bomben atomike: e papershtateshme per ata me nerva te dobet. Sot, komunizmi nuk eshte emri i nje zgjidhjeje, por emri i nje problemi: problemi i te perbashketave qe perfshijne te gjitha dimensionet – te perbashketat natyrore si substance e jetes sone, problemin e te perbashketave biogjenetike, problemin e te perbashketave kulturore (“prona intelektuale”), dhe e fundit, por jo me pak e rendesishmja, problemin e te perbashketave si hapesire universale e njerezimit prej se ciles askush nuk mund te perjashtohet. Cilado qofte zgjidhja, ajo do t’u duhet t’u jape fund ketyre problemeve.


16 Arte

E mërkurë, 16 Nëntor 2011

Krenar Zejno Ti, Honore de Balzac, Ti, më heroiku, më i përveçmi, më romantiku e poetiku i tërë personazheve që ke nxjerrë prej mishit tënd! Baudelaire

A

skush, asnjë letërsi, nuk e ka mbushur hapësirën e një ode të vogël me aq shumë njerëzim sa nën papafingon ku u shkrua Komedia njerëzore. Askurrkund, shkrimi nuk e ka shpallur absoluten në të tillë gjurmim të parreshtur, si ndër krime e ligësi monstruoze apo dashuri sipërane, së toku nën një çati. Prej Balzakut janë çliruar qindra personazhe në përndjekje këmbakëmbës të ëndrrës së tyre me sy hapur. Pa fre, pa sens mase. Porse në art nuk paska qëllime, sado prej makutërie, që të mos jenë të falshme. E ndër të parët që bën të besohet kjo, paraqitur e vizatuar në përmasa njerëzore, qe Ai, krijuesi dhe pastaj shqyrtuesi më delikat i shpirtrave të kulluar apo të molepsur, të tronditur e drobitur; po aq sa njohës ndjesor i shpirtit krijues, bukurisë femërore apo idealit dashnor; plot afeksion edhe për të margjinuarit, bishtnuesit e ligjit, aventurierët, sfiduesit e rendit apo sfidantët e rendit të gjërave, gjer në rregullat e qiellit edhe artit. Janë obeliskë vertikalet që ngrehen prej qendrës tokësore të universit Balzakian, janë monumente të vesit njerëzor, ndjesive dhe pasionit ekstrem, veskut dhe mëkatarëve. Të cilat pas Shekspirit, vetëm ai mbërriti t’i latonte aq mjeshtërisht. Deri në pafajësi bukurie, gjer në bukuri pafajësie. Balzakut nuk i duhet të bredhë nëpër vendet e krimit, as idileve të dashurisë, por thjesht të hapë dritaren e t’i lerë të bëjnë të tyren fantazmat e njerëzisë që ka bujtur e tëra në papafingon e tij. Ai ndërhyn dhe vorbullon lëndën e veprës, vetëm nëse më parë i është dashur të dalë prej andej. “I kallur tashmë në vepër, hapërdarë në të, ai nuk dilte më, banonte përbrenda saj (Saint-Beuve)”. Mbasi i pat braktisur njëheremirë sallonet kallpe të artistokracisë, ai shkëputet prej shkrimi veçse i shtrënguar tanimë nga gjyqet e fajdexhinjve. E kur rihyn, gjen çmendurinë aq racionale të figurave dhe figurinave që pat kyçur brenda: personazhe që duket sikur jetojnë e veprojnë pa e vënë ujin në zjarr ta kuptojnë bëmën e tyre. Atëherë, është Ai që e vë në zjarr ujin për kafenë e tetëmëdhjetë, përgjatë poaq orëve shkrim në ditë. Dhe shkruan, shkruan… mëshirën ndaj tyre. E jashtëzakonshme, edhe ajo ndjesi empatike e vetë Balzakut ndaj karaktereve dhe fateve të tyre, apo që vetë u ka caktuar, dhe sesi përcillet për të hyrë nën lëkurën e lexuesit, si për t’u përçuar edhe fiziologjikisht. I shkruante madam Hanskës mbi Gorionë: Oh, zonjë, s‘më hiqet nga mendja kujtimi i tij i hidhur, saqë ma coptoi zemrën e s’bëra dot asnjë punë për gjashtë ditë tëra. Përmes tij do të përsh-

H

onoris onores

kruaj ndjenjën e mbushur me një fuqi madhështie, të cilën asgjë nuk është në gjëndjë ta shkatërrojë. Ose: “Gruaja tridhjetëvjeçare” aq e vërtetë është, sa të bën të dridhesh; kurrë s‘kam qenë kaq i tronditur. Sepse, personazhi më balzakian i Balzakut është vetë Balzaku. Çdo personazh i tij, edhe nga ana e mizores qoftë, e ka diçka për t’u shpëtuar, nëmos për t’u ndihur i tëri dhe i bëri drejt shpëtimit. Personazhe të cilët, thënë me përshkrimin e Benedetto Croce-s, vorbullojnë hovshëm dhe rriten marramendas brenda vetes, duke u bërë gjithë e më tepër të krisur e më të çakërdisur se vetvetja, në një realitetet objekt magjepsjeje përmes të cilit autori i tyre zhytet në një ëndërr shfrenimi drejt të tejmadhes, e nëpër të cilën endet gati si në një vizion apokaliptik. Bodleri e pat përmbledhur njëherë fare shkurt. “Shkurt, çdokush te Balzaku, edhe një derëtar, diç ka prej gjeniu”. Ajo emfazë e marazit bodlerian,

ah të kisha një papafingon time, ta pavdekësoja cit me mendime sublime, me sa duket këtu e ka lidhjen (si edhe shtysa e Pikasos së vonë e pasunar, për të blerë posaçërisht atë në rrugën Augustin, ku Balzaku pat ngrehur atelienë ku lindi Kryevepra e panjohur). Teoria e artit te Balzaku sillet e përcillet në përputhje me jetën e gjallë dhe vitalizmin. Brenda saj, siç vërente Curtius, përcaktohet si ide qëndrore e estetikës koncepti i Totalitetit dhe Universalitetit. Estetikë, nën principin e së cilës: vlera epërme e një vepre arti duhet kërkuar tek jeta, duke e nxjerrë të parin kuptim nga vetvetja, e që si e tillë nuk puqet as me modelet klasik, as romantik, as natyralist. Përfshirja e lëndës nën këtë estetikë dhe konceptim universal, e bën dinamikën balzakiane edhe të vetmjaftueshme për të anashkaluar e tejkaluar klasifikime. Klasik modern, realist idealist, vepra unikale e Balzakut mbetet e vlerësuara ndër kohëra si mozaiku kolosal dhe

afresku më i plotë social letrar i kësaj bote. Ideja për të kompozuar veprën e plotë në një integritet unik, shkëndija gjeniale se pse të mos i lidhim romanet si një pikturë e vetme e kohës, me rimarrjen e ngjarjeve dhe personazhet që rishfaqen nga një libër në tjetrin, ngjiste për të parën herë në letërsi. Duke krijuar kështu edhe një precedent organizimi, konceptimi artistik apo dhe menazhimi, paraprakisht modern. E sidomos një realitet në rrjedhë kronologjike që krijon ndjesinë e paraleles reale dhe, për më tepër, në një linjë historicizmi si prej doktrine hegeliane të Frymës që mbart dhe bën vetveten. I besuar në veprën e tij të kryer e të kompozuar, siç tashmë po ia besonte përfundimisht botimit, tha : Hapësira e pamatë, që përqafon së toku historinë dhe kritikën e Shoqërisë, nën analizën e të ligave të saj dhe diskutimin e parimeve të veta, më jep të drejtën, besoj, t’i jap veprës sime titullin me të cilin shfaqet sot: Comedia humaine. Est-ce ambitieux? Apo është krejt e drejtë? Me veprën tanimë të kryer, publiku do ta vendosë.

Sot, pothuaj dy shekuj më pas, Balzaku i Komedisë Humane mbetet një fenomen suprem i letrave. Projekti balzakian për t’i thënë botës gjithë botën, mbeti i papërfunduar, i pamundur, prometean, duke na lënë diku bocat dhe diku, si këtu, kryevepra të përsosura. Frenhofer, artisti dhe lektori i kryeveprës, mbetet ai fenomen superb i letrave dhe tablosë që flet dhe vizaton mbi to: kondicionin ekzistencial të fenomenit krijim. Pjesë e një cikli veprash të vogla, të veçuara prej Balzakut në etudes philosophiques, me subjekt bukurie dhe dashurie mbi të përtejmen e të përjetshmen e artit, kryevepra veçohet edhe në brendësi të veprës së Balzakut, duke bërë një dallim përbrenda strukturës karakteristike dhe unitetin e Komedisë Njerëzore. Frenhoferi dhe tragjikja e tij, shfaqen nga një pikëpamje edhe si kundërvënëse e subversive në gji të pamjes së përgjithshme të veprës së Balzakut. Është ajo pjesë e absolutes dhe tragjikes vizionare tek Balzaku, që kërkon të hahet brirësh e të kundërshtojë vetë Balzakun. Si një vegim ëndërritës i Zarathustrës, që endet përjetësisht mes Balzakut dhe Balzakut. (ese-parathënie e romanit “Kryevepra e Panjohur” H. de Balzac, botim Zenit 2011.)

Gazeta Nr. 46  

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you