Issuu on Google+

E mërkurë, 5 Tetor 2011 - VITI 3 I BOTIMIT - NR 3 (40) - Çmimi 20 Lekë

Pas çdo fashizmi gjendet një revolucion i dështuar.

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut!

GAZETE E PERJAVSHME - botuar nga organizata politike, tirane

E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1)

opinion 02 Lufta lehtësisht e përballueshme e numrave Kur në vitin e largët 84 u festua viti i 40 i çlirimit të Shqipërisë nga forcat naziste...

analize 03 NE KERKIM TE AMERIKES Shqiptarët nuk i kanë urryer asnjëherë amerikanët, as në kohën e propagandës më të egër enveriste kundra tyre. Së pari sepse duke qenë kaq larg njëri-tjetrit, pamundësia e afërsisë gjeografike...

shqiperi

05

Censusi dhe feja e Pashko Vasës Teksa jemi në vigjilje të startit të censusit të fam(keq)shëm, të miratuar me një ligj themelorshkelës, nuk do shumë mend të kuptosh se ky lloj regjistrimi të dhënash bashkë me formularin llogarikërkues janë një paçavure, sidomos në...

opinion 08 “Çka ka Vetëvendosja që veç po ankohet?” I dashtuni cinik, që ke përgjegjje për gjithçka, Sot kam vendosë me tu drejtue ty, i cili për çdo veprim të Lëvizjes VETËVENDOSJE!...

zizek 10 NË MBROJTJE TË KAUZAVE TË HUMBURA Te Logiques des mondes-i i tij, Badiou-ja paraqet dy përkufizime të ngjeshura të “materializmit demokratik” dhe të kundërtit të tij, “dialektikës materialiste”: aksioma ...

DASHURI

QESHARAKE Editorial

H

CELULA ANTIBUDALLALLËK

istoria kurrë nuk është renditja e rëndomtë dhe e njëpasnjëshme e fakteve të së shkuarës. Ajo shkruhet sot, nga pritshmëritë e së sotmes, nga botëkuptimi politik i së sotmes e mbi të gjitha vlen ideologjikisht për të formatuar të sotmen dhe të ardhmen e një vendi. Një popull që është zot i fateve të veta e ndërton historinë e tij si përpjekje e vazhdueshme për liri e barazi, e madje edhe të sotmen e sheh si detyrë të pakryer sa kohë universaliteti i vlerave të mësipërme kërkon rezistencë permanente. Një popull i nënshtruar së brendshmi kërkon ta shndërrojë pafuqinë e vet në shkrirjen imagjinare me fuqi botërore, ekzistenca paternaliste e të cilave i garanton grigjës bukën e përditshme e sigurinë nga ujqërit që i vërtiten stanit. S’është e para herë, dhe dëshpërimi buron nga pritshmëria se s’do

të jetë as e fundit, që shqiptarët ngazëllehen përtej kufijve normalë të servilitetit ndaj superfuqisë bamirëse të kohës. Ishim apo s’ishim nën përkëdheljen atërore të sulltanit? E quanim apo jo hop qytetërimor përkujdesjen nazi-fashiste? Për të mos folur pastaj për kohën kur populli ynë heroik nga një milion u zmadhua në 301 milionë bashkë me superfuqinë sovjetike apo edhe në një miliard e një kur e shtrinim vrullin e zemrës deri në Pekin (kuptohet me paragjykimin racist ndaj këtyre të fundit si kinezë të shëmtuar që thjesht na nevojiten). E tani po arrijmë apogjeun e servilizmit të ri: atij ndaj Shteteve të Bashkuara. S’ka televizion a dyqan preshi që nuk dëgjon ngazëllimin për rolin shpëtimtar të amerikanëve ndaj shqiptarëve (kujtoni Wilsonin apo Kosovën e mos u çudisni që edhe George Washington-in ta nxjerrin shqiptar) e për pasojë

mirënjohjen e pashembullt të këtyre të fundit të trupëzuar në shifrat e 90 e në rritje përqindjes së pro-amerikanizmit (më e lartë si përqindje edhe se në vetë Amerikën). Të frustruar pavetëdijshëm nga pafuqia për të qenë zotër të vetes duke u organizuar politikisht së brendshmi sipas parimeve të drejtësisë, na mbetet veç ta ndërtojmë historinë sipas Atit-Zot të radhës, të cilin e duam dhe ia kemi frikën njëkohësisht. Nëse ndër popuj më të emancipuar politikisht një marrëdhënie e tillë karakterizohet nga tentativa autonome për t’i shpëtuar traumës së nënshtrimservilizmit, në rastin tonë periudha traumatike s’kapërcehet kurrë pasi subjektet që traumatizojnë ndryshojnë me kohën, duke e lënë vetëm një gjë të pandryshueshme: vetë traumën. (Kjo është si puna e marrëdhënies krahasimore midis

viktimave të abuzimit seksual në perëndim e në ca vende afrikane. Në të parat, flitet për periudhën e stresit post-traumatik, çka nënkupton se pas përdhunimit, problemi qëndron në përpjekjet për ta kapërcyer stresin që pason traumën. Ndërkohë që në vendet e dyta zor se arrihet në periudhën e stresit post-traumatik përderisa pas përdhunimit të parë, të gjitha gjasat janë të vijë i dyti, i treti e pafundësisht kështu). Askush nuk di, megjithëse po vdes nga kureshtja, se cila është celula antiamerikane për të cilën me aq zell flet ambasadori amerikan. Derisa ta zbulojmë, mund të mjaftohemi me produkte ideore që burojnë nga celula antibudallallëk për të cilën historia e popullit tonë deri më sot ka mishëruar përsëritjen e përjetshme të së njëjtës gjë: servilizmit që buron nga pafuqia që krijon padrejtësia e brendshme.


2 Opinion

E mërkurë, 5 Tetor 2011

Lufta lehtësisht e përballueshme e numrave

Andi Kanaj

K

ur në vitin e largët 84 u festua viti i 40 i çlirimit të Shqipërisë nga forcat naziste, unë ndjeva entuziazëm të madh me karakter personal si pjesë e një entuziazmi me të madh. Nuk di të them nëse ky ngazëllim vinte ngaqë në nëntor kishe të paktën tre festa dhe rrjedhimisht dhe tre ditë pushim ekstra, apo se atmosfera e festës ngacmon hormone efikase në ngritjen e humorit. Di që në mendjen time kalonte si pa të keq ideja se 50 vjetori i çlirimit do të ishte maksimumi i haresë kolektive. 50 vjetori ndoshta se ishte 2 herë sa 25 vitet e Skënderbeut në krye të shqiptarëve që luftonin për liri, apo se 50 vjet janë rrumbullak gjysma e urimit që të bëjnë për një jetë të gjatë, duke pasur si limit serioz të botës 100 vite. Duhet vetëm të kalonin 10 vjet. Ishin një e katërta e asaj që kishin kaluar. Në fakt në vitin 94, kur erdhi çasti që prisja me aq ankth, të gëzoheshe e për çlirimin e vendit nga forcat italjano-gjermane ishte një sakrilegj i dënueshëm me talljen kolektive të të paktën 96% të popullsisë. Komunistët na gënjyen. Liria nuk vlente asgjë nëse kishe dështuar në përpjekjen e për një jetë më të mirë. Kishin kaluar 5 vjet nga hapja e ambasadës amerikane në Tiranë. Numrat edhe pse dështojnë rëndomë të vendosjen e limitit, ose më keq akoma janë zhgënjyes dhe kur plotësojnë pritshmërinë e deklaruar, prapë kryejnë simbolikën e tyre perverse. Një njeri që ja del të shohë vitin e 100, as tortën e ditëlindjes së vet nuk mund ta provojë. Në rastin më pozitiv hyn në punë për të treguar se ku ka lënë tapitë e kohës së Zogut të parë. Kjo nuk pengon që me optimizëm të festojmë 20 vjetorin e ambasadës amerikane në Shqipëri, gati në të njëjtën kohë që kujtojmë me diplomaci të angazhuar celebrojmë të përmbajtur 62 vjetorin e një ish dashurie tjetër. Asaj me shtetin kinez dhe 1 miliard e 300 milion banorët e saj. Fiks 7 ditë pas filmit rus në Tiranë, nostalgjinë me të efektshme si nga karakteri kulturor dhe nga ai seksual. Vitet 60, ishin vitet kur shkrimtarët grumbulluan materialin për historitë

romantike që do tregonin për gati 30 vjet. 30 vitet me siguri shtuan dhe 30 kile mbi trupat e brishtë të ruseve të bukura, por kjo nuk ndikoi në numrin e 30 mijë faqeve që u shkruan mbi ato 5 vite dashuri pa sensin bllokues të shqiptarit tradicional. Viti i 7 duket se në shumicën e marrëdhënieve në çift është fatal, por kur ndarja ka qenë në vitin e largët 60-t, pikërisht 51 vjet më parë duket sikur rregullat ndryshojnë. Ish partnerët kanë mall megjithëse me disa rrudha moshe më tepër. Ne si popull kemi raport tjetër me kohën. Gati 100 vitet e jetës së një shteti formal, na ka bërë të dashurohemi me gjermanët e Hitlerit, Titon e Jugo-

sllavisë, Stalinin e Bashkimit Sovjetik, Kinën e Maos, në fund Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithëse duhet të linim jashtë skeme Korçën me dashurinë e saj për Parisin dhe Shkodrën me pasionin për Austrinë që nga koha kur kjo ishte Austro-Hungari e deri me sot që ka ngelur vetëm Vjena si destinacion, vlera e dashurisë historikisht kap vlerën e 96% të popullsisë. Kur duam jemi violent, të drejtuar të gjithë si komb. Por nëse numrat nuk gënjejnë si ja dilet të duash kaq shpesh me të njëjtin intensitet hormonal? *** Kur Xhejms Bejkeri erdhi në Tiranë ai u prit me skenografi që tregonin lavdinë e situatës. Nga Rinasi deri në

hyrje të Tiranës qytetarët myslima- ke profesion luftën mund të kthesh në të Kavajës e shtruan me sixhade armët nga armiq të panjohur dhe astë punuara në mënyrë artizanale, siç pak të rrezikshëm në të përditshmen ishte artizanale çdo përpjekje e asaj tënde. Pas luftës së dytë botërore servilizkohe. Vetë logjika e shtetit ishte e tillë që nuk e kalonte mjeshtërinë e mi prej përtaci na ktheu në mikpritës një punëtori me mëditje. Por të gjithë të jugosllavëve, rusëve, kinezëve apo ishim në shesh. U zhgënjyem shumë kujtdo që ishte i gatshëm të zgjidhte kur mësuam se Bejkeri i madh i afroi qesen. Pasi erdhi demokracia, në të vetëm 6 milion $ 130 mijë njerëzve njëjtin shesh ku kishim mohuar zotin, që rrethuan sheshin Skënder-bej. pritëm Papën, aty kërcënuam USA-t u Asnjëherë Skënderbeu, ai i vërteti gjunjëzuam për Sekretarin e Shtetit. nuk kish pasur aq ushtarë në anën e Atje ku u mallkua kapitalizmi u bënë tij. Ndoshta aq para sa të krahasohe- gati tender-a për para pa asnjë moral. shin me 6 milionët i ka pasur. Një në- Mund ta pranojmë se të paktën emopunës serioz i shtetit amerikan kur cionet jo të qëndrueshme nuk janë të Bejkeri u kthye në vendin e tij (legjen- besueshme për askënd. Fakt është se da thotë) i tregoi video nga vizita e ata që janë në krye arrijnë të na gëHrushovit dhe ajo e liderëve kinezë. njejnë vetëm ne, duke na bërë ta besojSheshi ishte i njëjti, histeria po ashtu. më që loja ndaj të huajve është vetëm Në fund shteti amerikan e uli ndihmën çështje kohe dhe numrash. *** në 1.2 milion $. Kjo jo se e mori perShteti amerikan e ka dhënë leksionin sonale faktin se Shqiptarët sheshin e e vet me vizitën kanë si një shfaqje e Bejkerit. Mund të madhe, por se të bëni sa të doni ligji kërkonte që Ne si popull kemi raport rolin e ballkanivetëm duke kaluar tjetër me kohën. Gati kut lajkatar, ne nga Parlamenti i 100 vitet e jetës së një nuk shmangemi atij vendi mund të nga rregullat që aprovohen shuma shteti formal, na ka mbajnë një shtet. më të mëdha. bërë të dashurohemi Emocioni pozitiv Bejkeri ishte pjeme gjermanët e Hitlerit, i krijuar ndaj një së e një ingranazhi nëpunësi të shqë funksionon pi- Titon e Jugosllavisë, tetit nuk do t ju kërisht se zbatohen sigurojë parajpikë më pikë rre- Stalinin e Bashkimit sën e Qylit. Dasgullat e lojës. Kjo Sovjetik, Kinën e Maos, huria histerike pjesë e historisë në fund Shtetet e totale ndaj një duhet të na bënte shteti tjetër sado të reflektonim mbi Bashkuara të Amerikës afër në raportet mënyrën tonë të e përkohshme, sjelljes. Por kjo nuk ka ndodhur pikërisht se nuk e kemi na bën vetëm të dukemi qesharakë ne sy të vetë atyre që u servilosemi me marrë leksionin historik. forcën e numrave. Megjithëse kemi *** Ka një arsye pse në krye te Shqip- vendosur dhe në teknikat e diplomatarëve janë gjithmonë njerëzit më cisë në të vetmin raport që njohim djallëzorë. Ne i përzgjedhim me mirë. Në atë të babait drejtues që shpresën se ata do dinë sesi të gë- kujdeset më pas për jetën tënde. Me njejnë mjaftueshëm të tjerët, në celebrimin e 20 vjetëve të ambasadës mënyrë që ne të jetojmë pa punuar. amerikane, duket sikur kemi një javë Nëse duhemi për luftë, jemi gati të kohë për t’u birësuar nga z. Arvizu. luftojmë në vende si Afganistan apo Por ka një arsye pse nuk ja kemi dalë Irak për të cilët ne si popull dimë asnjëherë të kemi pushimet e paguavetëm se janë myslimanë. Vetëm kur ra përgjithmonë.


Analize 3  

E mërkurë, 5 Tetor 2011

Leart Kola

NE KERKIM TE AMERIKES

S

hqiptarët nuk i kanë urryer asnjëherë amerikanët, as në kohën e propagandës më të egër enveriste kundra tyre. Së pari sepse duke qenë kaq larg njëri-tjetrit, pamundësia e afërsisë gjeografike, na ka bërë që për njeri-tjetrin të kemi një dimension misterioz njohjeje që nuk mund të prodhonte urrejtje. Përveç kësaj, Amerika, dmth historia e saj politike, jo madhësia e saj gjeografike e ushtarake, ka frymëzuar për shekuj me radhë lëvizjet emancipuese mbarëbotërore. Toka, që mbi të pa luftërat më të mëdha ideore, ndoshta sepse nuk pa asnjë luftë botërore, lindi e zhvilloi kulturat sindikaliste, socialiste, liberale deri tek ato më konservatore e regresiste. Vendi që ndërhyrja në Luftën e Dytë Botërore e vuri në piedestalin e moralit historik global. Sigurisht pas Luftës së Dytë Botërore, Amerika filloi rënien e saj: një shtet që shpenzon aq shumë në ushtri, sigurisht që humb po aq shumë në moral. Megjithatë Amerika, kurrë për asnjë moment nuk e humbi mundësinë për të frymëzuar botën mbarë: rasti i Obamës është i tillë, me gjithë problemet që administrata e tij po has, mundësia që ju dha për të qenë pjesë e garës, e tashmë pjesë e historisë amerikane, është padyshim frymëzuese për botën mbarë. Edhe nëse e shohim sjelljen e saj, në raport meskin privat, ne shqiptarët kemi pasur përfitime nga Amerika, duke filluar nga mbështetja e Shqipërisë, nga presidenti Wilson, e deri tek pjesëmarrja e tyre në luftën për Kosovën. Sigurisht për ta nuk kemi qenë interesant në shfrytëzim duke pasur parasysh dhe varfërinë tonë edhe në ato iniciative që janë përfshirë kompani të mëdha amerikane, kemi parasysh këtu Bechtel-in, më shumë kanë përfituar dallaveraxhinjtë e politikës lokale në Tiranë sesa kompania amerikane. E megjithatë në Tiranë këto ditë është hapur një debat i nxehtë sa i përket amerikanizmit dhe antiamerikanizmit. Për mendimin tim, deri më tani ka qenë një debat shterp, pikërisht sepse në thelb ka një keqkuptim të madh,që ka nisur që prej viteve ‘90, në raport me dy administratat, ku është përfshirë sigurisht dhe emocionaliteti i popullit shqiptar. Ne, shqiptarët, që nga Bejkeri e këndej, ja kemi dhënë çelësat e shpirtit në dorë kujtdo amerikani që kalonte në Shqipëri, duke i vendosur ata në pozicionin e

zotit mbi tokë: pra ai që ndan të mirën nga e keqja të moralshmen nga e pamoralshmja. Amerikanët nga ana e tyre, që nuk shquhen për modesti e kanë pranuar këtë rol në dukje, por sigurisht në fund të ditës kanë vepruar ashtu siç kanë besuar ata apo eprorët e tyre se ç’është më e mira për shtetin amerikan. Këtu, për mendimin tim, nis keqkuptimi i madh: ne sot në vend që t’i kërkojmë ambasadorit amerikan mos të përzihet shumë në punët e brendshme të Shqipërisë, e kritikojmë pikërisht se ai nuk po na i plotëson nevojat tona personale. Pra ata që janë me PS-në shpresojnë që me një telefonatë Arvizu mund ta heqë Berishën, ndërkohë ata të PDsë shpresojnë që me një telefonatë mund ta shkarkojë Ramën nga kryetar partie! Kjo është arsyeja pse ambasa-

dori amerikan në veçanti, e ambasadorët e tjerë në përgjithësi, me krenari në TV dalin e thonë që jemi mbi palët, ndërkohë që normalja do ishte të ishin jashtë palëve, pikërisht sepse e vetmja palë që ata ligjërisht përfaqësojnë është shteti i tyre. Të gjitha iniciativat politike popullore të ndërmarra nga shqiptarët që prej krijimit të shtetit pluralist kanë përfunduar që (nuk) janë zgjidhur ose në ndonjë restorant europian ose në ndonjë ambasadë. Kësisoj këto zgjidhje kanë qenë afatshkurtra e pa bereqet pikërisht sepse në thelb kanë keqkuptimin, ndërkohë ne duam që gjërat të përmirësohen në vend, ndërkombëtarët kanë interes që këtu t�� ketë stabilitet, madje stabilitet edhe në kurriz të shqiptarëve, siç u pa pas 21 Janarit. Ka shumë pak shqiptarë sot që

përpiqen të organizojnë komunitetin politikisht, për të përmirësuar marrëdhëniet e përditshme me qeverinë lokale dhe qendrore; ka shumë pak shqiptarë sot që mundohen të organizohen politikisht në mbrojtje të demokracisë, por nuk ka asnjë shqiptar që nuk ka një mendim të stërholluar mbi teoritë konspirative dhe marrëdhëniet diplomatike që janë instancë e fundit morale në politik, e që ne duke vazhduar keqkuptimin e madh i shohim si standardet e vetme të zgjidhjeve të problemeve shoqërore.Ne nuk duhet të jemi në kërkim të telefonatës që Arvizu, sipas interesave tona personale, do ja bëjë dikujt prej liderëve, por në kërkim të Amerikës pa ambasador dhe me historinë e saj inspiruese. Në kërkim të karakteristikave më të mira të popullit

amerikan, që është organizimi politik, në mbrojtje të të drejtave të njeriut, në forcimin e politikës komunitare, të asaj demokracie që zhvillohet nga poshtë lart, e jo anasjelltas. Arvizu nuk është Marthin Luther King-u. Ai ka shumë gjasa ta dijë këtë. Ka ardhur koha që ta mësojmë edhe ne. Vetëm populli shqiptar është mbi palët. Ambasadorët që janë këtu janë jashtë palëve, partnerë dinjitozë në pritje të të njëjtit dinjitet dhe nga politika shqiptare. Ndryshe, kjo sjellje patologjike e histerike që kemi si popull, ku forcën tonë duam ta delegojmë në duart e prijsave politiko-moralë do të na prodhojë vetëm diktatorë. Një shoqëri që e transferon lirinë e saj në duart e individëve duke ja marrë institucioneve është një shoqëri që kurrsesi nuk po aspiron për zhvillim.


4 Analize

E mërkurë, 5 Tetor 2011

Gjinia dhe barazia

Ermira Danaj

N

ë këto ditë konsensusi politik, paktesh mbi pakte, denoncime brenda partiake, dhe letra justifikimi apo shqetësime autoritare mbi demokracinë, po tentoj ti kthehem një teme jo kaq tërheqëse dhe ndoshta jo kaq të rëndësishme për integrimin tonë në BE, por që në shkallën time personale të rëndësisë vazhdon të mbetet ndër të parat – diskriminimi i përditshëm, shtypja dhe dhuna ndaj grave. Në fakt është tragjike se duket sikur përsëri flitet për të njëjtat gjëra në lidhje me këtë diskriminim, vetëm format janë të ndryshme, por përmbajtja dhe thelbi është plotësisht i njëjtë. Që të ndryshojnë praktikat sociale në një vit, kjo është pak e vështirë, por të paktën mund të kishim vënë re ndonjë ndryshim në ligjërimin politik, në radhë të parë (që fatkeqësisht mbetet përfaqësuesi kryesor i shqetësimeve tona), në praktikën apo në ndonjë aksion politik. Ajo që ndodhi këtë vit ishte madje një kthim mbrapa në lidhje me diskriminimin dhe shtypjen ndaj grave, paçka se kuadri ligjor apo strategjik është plotësuar e përmirësuar. Ishte kthim mbrapa në disa aspekte, duke filluar që nga ai i pjesëmarrjes së grave në politikë, që është më i dukshmi e më në modë, tek gratë në tregun e punës, apo tek gratë e dhunuara dhe të vrara nga familjarët e tyre. Në lidhje me pjesëmarrjen e grave në politikë dhe qeverisje, ashtu siç të

gjithë e dimë tani, në Shqipëri ekziston një ligj i miratuar në vitin 2008 që në fakt duhet të rregullojë barazinë në përfaqësim të grave dhe burrave në të gjitha fushat e jetës. Ligji pak njihet si i tillë sepse reklama më e madhe i është bërë vetëm një aspekti të ligjit që është kuota e detyrueshme e përfaqësimit të grave dhe burrave në politikë. Kjo do të thotë që asnjëra gjini nuk mund të përfaqësohet në politikë më pak se 30%. E në këtë kontekst, kur themi politikë, themi parlament, se aty është shumë më e lehtë të rregullohen kuotat dhe përqindjet. Duke mos iu rikthyer edhe njëherë maskarallëkut që u bë me kodin elektoral të vitit 2009, që një grusht burrash ia dolën mbanë ta manipulonin kuotën, e të mos e respektonin as minimumin 30%, më lehtë është të shohim se çfarë ndodhi me zgjedhjet lokale të zhvilluara në maj 2011. Sa për ta sqaruar shkurtimisht, kodi elektoral i Shqipërisë parashikon kuotën gjinore të detyrueshme jo vetëm për zgjedhjet parlamentare por edhe për ato lokale, pra minimalisht 30% të përfaqësuesve lokalë duhet ti përkasin njërës prej gjinive, gra apo burra. Është pra i njëjti ligj të cilit iu bë një reklamë shumë e madhe në vitin 2008 dhe 2009 për vetë faktin se sa ndryshim mendohej të sillte në politikë. Por i njëjti ligj për barazinë gjinore dhe i njëjti kod elektoral, në zgjedhjet lokale të vitit 2011, as nuk u llogarit që ekzistonte. Ishin më pak se 10 kandidate

gra për 383 njësi vendore në Shqipëri, dhe nga këto fituan vetëm tre gra. Që në fakt është një tregues shumë pozitiv, ku ndër 10 gra, tre prej tyre fituan. Pra, gratë dhe vajzat që kandiduan paskan qenë shumë në rregull, problemi ishte se nuk u lejuan të kandidonin, ose as nuk guxuan ose nuk iu shkoi në mend të kandidonin. Çështja nuk qëndron fare tek gratë që kandiduan dhe fituan. Çështja qëndron të gratë dhe burrat e partive kryesore të cilët çfarë nuk thanë për kodin elektoral dhe kuotat gjinore kur ato u miratuan dhe shumë shpejt e lanë këtë pjesë të kodit në harresë. Asnjë grua deputete e zgjedhur nëpërmjet këtij kodi të ri elektoral, edhe pse ndoshta e ka menduar brenda vetes, nuk foli asnjë fjalë për zgjedhjet lokale ku në mbi 700 kandidatë më pak se 10 ishin gra dhe vajza. Nuk është çështja të fitosh, çështja është të kesh mundësi të përfaqësohesh. Dhe nëse ka vetëm 10 gra në mbi 700 kandidatë, kjo është diçka jo shumë e vogël për t’u anashkaluar kaq lehtë. Asnjë drejtuese apo deputete nuk bëri qoftë dhe një kritikë të zbutur ndaj asaj që po ndodhtë me zgjedhjet lokale. Dhe kjo e përforcon shumë më tepër tezën se problemi nuk qenka vetëm tek mospjesëmarrja e grave në politikë, problemi nuk qenka te numrat, problemi është në fakt te sistemi ynë politik, te mënyra se si funksionojnë partitë politike, se si riprodhohet në mënyrën më perfekte dominimi mashkullor në

politikë, si nga burrat ashtu dhe nga gratë e politikës. Jo vetëm kaq, por pas zgjedhjeve dhe pas fitores së tre grave si kryetare bashkish, njëra prej të cilave mikeshë e imja e aktiviste prej vitesh partie në komunitetin e saj, filluam të dëgjojmë shprehje të tipit “revolucioni i grave”,“fitoi filozofia feministe”, etj etj. Revolucion i grave?!!! Me 3 përfaqësuese ndër 383? Me më pak se 10 kandidate ndër rreth 800? Nëse kjo do të thotë që na paska fituar filozofia feministe, më mirë të mos ta përmendim termin “feminizëm” më asnjëherë!!! Këto shprehje jo vetëm që janë pa asnjë bazë, por në të vërtetë i bëjnë shumë keq çështjes së gruas në Shqipëri sepse tani që na u paska bërë revolucioni, s’kemi më për çfarë të flasim, se gratë dhe vajzat ia hodhën edhe pjesëmarrjes në politikë. Riprodhimin e dominimit mashkullor në politikë, qoftë nga burrat qoftë nga gratë, mund ta vërejmë edhe në lidhje me ato raste flagrante dhune apo diskriminimi ku viktima është e lidhur ose prek ndonjë përfaqësues politik. Për shembull, në lidhje me gratë e goditura nga drejtori i policisë bashkiake në Tiranë, përfaqësueset e djathta gra, që kur vjen puna për t’u dukur si mbrojtëse të të drejtave të grave, mësojnë përmendësh gjithë raportet e OKB-së apo BE-së mbi gratë, u shprehën se në krahasim me atë kryetar bashkie që kemi pasur më përpara, “të dhunshëm”, e kësh-

tu e ashtu, tashmë s’ka asgjë për t’u problematizuar. Jo vetëm kaq, por ato gratë që u goditën vetë e kërkuan, se na qenkëshin militante partiake, etj etj. Pra, s’kemi të bëjmë fare këtu me mbrojtje të të drejtave të grave, por thjesht me një element më shumë të luftës politike. Kishim korrupsionin, vjedhjet, tenderat, etj. Tani po përfshijmë dhe barazinë gjinore dhe dhunën ndaj grave si pjesë të kësaj lufte. Nga ana tjetër, përfaqësueset e opozitës vetëm në këto raste bëjnë ndonjë reagim, kur rrihet apo fyhet ndonjë grua që implikon ndonjë politikan kundërshtar. Përndryshe, as që bëhet çështje, as që flitet për të. Dhe ky ishte rasti (një ndër rastet) i dhjetëra punëtorëve të pushuara nga puna në një fabrikë peshku në Lezhë. Partia e vetëquajtur e majtë socialiste as që lëvizi gishtin më të vogël për t’u shqetësuar për këtë që ndodhi, as ndonjë burrë dhe as ndonjë grua drejtues i kësaj partie që duke u vetëquajtur e majtë, do të duhej të merrej pak më tepër me punëtorët dhe punëtoret. Fatkeqësisht pra, çështja e grave dhe e vajzave u bë pjesë e luftës politike, duke e deligjitimuar pak nga pak vetë çështjen e diskriminimit të grave dhe vajzave dhe në këtë mënyrë duke ushtruar një shtypje të re ndaj grave dhe vajzave shqiptare. Dhe kjo formë shtypje është akoma dhe më e keqe se sa dhuna fizike që iu ndodh në përditshmëri sepse është e padukshme dhe nuk bëhet vetëm nga burrat.


5

E mërkurë, 5 Tetor 2011

Censusi dhe feja e Pashko Vasës Xhuliano Bregasi

T

eksa jemi në vigjilje të startit të censusit të fam(keq)shëm, të miratuar me një ligj themelorshkelës, nuk do shumë mend të kuptosh se ky lloj regjistrimi të dhënash bashkë me formularin llogarikërkues janë një paçavure, sidomos në dy pikat e tij të fundit. Përpilimin dhe administrimin e plotësimit të kësaj borderoje popullsie e ka marrë përsipër dora vetë, Genci, i cili po përpiqet të largojë damkën e keqbërësit ndaj bashkëpatriotëve përmetarë duke tundur me shërbëtorllëk menderelëpirës, flamurin bardheblu të bashkëfetarëve të tij. Është e qartë se më shumë sesa “merak” dhe detyrë për inventarizimin e popullsisë nga ana e qeverisë, ky regjistrim përfaqëson përmbushjen e premtimit të dhënë ish-sekretarit të Janullatosit, Vangjos që banon në Janinë dhe nga java, pasi e yshtin andej, shfaqet në Tiranë për t’i rënë D(a)ul(l)es së tij grekomadhe. E megjithatë, polemikat për këtë census janë të shumta pasi është anatemuar nga palë të ndryshme (përveç qeverisë “patriotike”), ku të fundit janë vetë grekofonët në rolin e megafonit të Athinës. Por, përtej polemikave, ligji dhe rrjedhimisht vetë censusi janë me probleme dhe mbi të gjitha antikushtetues që në lindjen e tyre. Së pari, ka fakte e prova të qarta, vizive dhe të dokumentuara që është shkelur ligji themelor i shtetit pasi vota e deputetit nuk mund të delegohet, por kjo gjë ka ndodhur gjatë miratimit të ligjit (njësoj si kryetarët e kooperativave që i çonin puthjet e gjithë kooperativistëve shokut Enver). Prandaj, normalisht, ky ligj duhej të shpallej antikushtetues, censusi të anullohej dhe “delegatët” e (shkeljes së) votimit sipas Kushtetutës të shkonin tek “7 penxheret”. Së dyti, duke qenë se duam të plotësojmë standardet europiane dhe këto të fundit (edhe grekët vetë!) nuk përfshijnë as fenë dhe as kombësinë në regjistrimet e tyre, nuk kishte asnjë lloj arsyeje që këto të përfshiheshin në regjistrimin tonë. Ne nuk mund të jemi as më katolikë nga Papa, e as më europianë se anëtarët e “kurvës plakë”. Nejse, jemi mësuar me këto shkelje trashanike në mes të ditës, por të kthehemi tek palët polemizuese. Avokatët e Athinës, me qirje

(greqisht: zotëri) Ikonomun në krye, pasi e bënë “faktike” të qenurit grekë të vllehëve rumunë dhe panë xhepat e shpuar të shtetit të tyre, kuptuan që pavarësisht ndihmave nga miqtë në qeveritë shqiptare, u kishin ikur për lesh shumë investime pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi ligjin çudibërës që mund të ndryshonte edhe kombësinë. Megjithatë, ky mund të shërbejë si moment ftillimi sepse ata që “nuk e dinin” e kanë më të qartë tashmë se mëmësia nuk është diçka fakultative, një çështje qejfi, dëshire apo zgjedhjeje, por është diçka faktike që nga lindja dhe nuk mund të ndryshohet me asnjë lloj ligji që mund të pjellin mendjet e mbrapshta antishqiptare, as me pensione, e as me mashtrime ordinere. (Këtu më kujtohet një barcaletë kuptimplote me një komandat ushtrie dhe me një ushtar “pizeveng” që në vend se të bënte shërbimin që i takonte, shpikte lloj-soj arsyesh për të marrë leje. Pasi i kërkoi për të dytën herë radhazi leje komandatit se gjoja i kishte vdekur e ëma, komandanti i tha: “Po ti mor djalë, baballarë mund të kesh gjithë fshatin, por nënë një ke!”). Por së fundi, edhe grekët kanë dalë

fuqimisht kundër censusit. Pikërisht Bollanua, pasardhësi i denjë i Vasil Shahinit, pasi na la shëndenë nga bashkia e Himarës dhe bëri praktikën matanë kufirit, është kthyer më i karikuar se kurrë, duke premtuar se nuk do e lejojë as censusin, e as tkurrjen e minoritetit grek, duke bojkotur regjistrimin. Edhe ne po e vrasim mendjen shumë në fakt se po nuk u census-ua Bollanua e na u prish gjiza… Grupimi që e ka kundërshtuar më ashpër këtë regjistrim ka qenë dhe vazhdon të jetë Aleanca Kuqezi. Në fakt, kauza e tyre është shumë e drejtë dhe meriton të mbështetet fuqimisht, pavarësisht objektivave afatgjata disi të dyshimta drejt politikës. Ishte pikërisht kjo organizatë që filloi denoncimin e shndërrimit (!) të kombësive në disa qytete kufitare me Greqinë dhe betejën kundër pushtetit për të mbrojtur interesat e shtetit dhe kombit. Me vendimin lapidar të Gjykatës Kushtetuese, kjo betejë e fituar ndau përfundimisht kuqezinjtë nga faqezinjtë mendjekatran që lëshojnë helm e vrer ndaj

të gjithë atyre që përpiqen t’u prishin pazaret që bëjnë në kurriz të Shqipërisë. Megjithatë, thirrjet “revolucionare” për grisje e djegie formularësh duken paksa të ekzagjeruara (edhe pse mund të pranohen si një alternativë ekstreme). Jo se ato dy pyetje nuk e meritojnë grisjen, por jemi në vitin 2011 dhe duhet të tregojmë se jemi të qytetëruar e të civilizuar. Mund të mos prononcohemi fare, nuk është detyrim ta deklarosh fenë. Gjithsesi, për çdo logjikë minimalisht të shëndoshë është e qartë se ky lloj regjistrimi, veç dënglave të tjera që na janë shitur si “standard europian”, është në funksionin e një trampoline për hedhjen e “Athinës” në “vorio-epir”. Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, njëra këmbë e të dashuruarve me “vorio-epirin” ka rrëshqitur, por ende grekofonët përpiqen të rezistojnë me besim tek “këmba” tjetër (besimi fetar) dhe qeveria shqiptare në rolin e patericës. Dihet që për zyrtarët e shtetit me fe zyrtare fenë ortodokse, ortodoks domethënë “patjetër” grek. Mendoj se nuk aspak është e rastësishme që pothuajse të gjithë minoritarët, në rrjetet sociale e kudo, nxitojnë të shkruajnë “grek ortodoks” në besimin e tyre fetar. Dhe këtu nuk ka asgjë të keqe, mirë bëjnë, por qartësimin dhe mirëpërcaktmin e besimit fetar nuk e kam vënë re aspak tek ortodoksët shqiptarë që autoqefalinë e besimit fetar të tyre, falë zotësisë dhe përpjekjeve titanike të Nolit, e kanë fituar dekada më parë. Ndoshta nga nënvlerësimi apo indiferenca, mjaftohen thjeshtë me një “ortodoks”. Kjo lë shteg për keqinterpretime dhe manipulime keqdashëse nga ata që janë të interesuar dhe specialistë për këto punë, nacionalistët e pandreqshëm grekët. Prandaj, do sugjeroja që të gjithë ortodoksët shqiptarë në formularin e censusit dhe jo vetëm, (gjithmonë si alternativë e mosdeklarimit) të shkruajnë me germa kapitale: “SHQIPTAR ortodoks”! Vetëm kështu nuk ngelet shteg për keqinterpretime e shtrembërime grekomadhe. Unë, personalisht, si ateist e jofetar, e kam zgjedhur çfarë feje do deklaroj. Fenë që, nëse do ishin gjallë, do ma sugjeronin patjetër rilindasit e shquar, baballarët e kombit, e mbi të gjitha Pashko Vasa: SHQIPTARINË!


6 Kosove

E mërkurë, 5 Tetor 2011

Në sferën publike dhe institucionale më së shumti hapësirë për dialogim fitojnë politikanët që e pranojnë Dialogun

Dialogu me D të madhe Albin Kurti

K

osova po funksionalizohet dhe objektifikohet në kuadër të nxitimit që BE-ja dhe Serbia e kanë për njëra-tjetrën. Kosova ka pranuar që të bisedojë me Serbinë për veten e saj, për hir të Serbisë që synon të integrohet në BE, dhe me ndërmjetësimin e vetë BE-së që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Në këtë kontekst, BE-ja si ndërmjetësuese dhe si destinacion i Serbisë ndodhet në konflikt interesi. Ky ishte një shërbim i shkëlqyer që Qeveria e Kosovës ia bëri Serbisë dhe BE-së, kurse çmimin tash po e paguan e gjithë Kosova. Fjalia e fundit në marrëveshjen e 2 shtatorit për vulat doganore dhe regjistrat kadastralë thotë që “Grupi trepalësh implementues do ta monitorojë zbatimin dhe funksionimin e shpejtë të aranzhmaneve të lartcekura dhe do ta njoftojë rregullisht Dialogun lidhur me progresin.” Pra, Dialogu (me D të madhe) po instalohet si instancë supreme dhe si institucion dominues karshi së cilit maten politikat dhe politikanët. Dialogu gjithçka po e bën çështje të dorës së dytë. Ajo që nuk i shërben Dialogut nuk lejohet të ketë prioritet. Ajo që e kundërshton Dialogun fiton prioritet për ta shtypur. Thua se dialogu është i vetmi vend ku ne arrijmë të qeniesohemi, ndërkohë që pikërisht aty kontestohet qenia jonë. Kush është për Dialog është në Dialog. Kush nuk është për Dialog nuk duhet të jetë. Nuk mund të ketë edhe Dialog për Kosovën edhe demokraci në Kosovë. Në sferën publike dhe institucionale më së shumti hapësirë për dialogim fitojnë politikanët që e pranojnë Dialogun. Argumentet e tyre për dhe kundër koncesioneve janë argumente për koncesionet. Sepse, ato janë argumente për më shumë a më pak koncesione, për koncesione tash apo një çikë më vonë, për koncesione të atilla dhe jo të këtilla, dhe jo kundër koncesioneve si të tilla. Bisedimet gjithsesi i nënkuptojnë koncesionet. Shteti i Kosovës është në pyetje mirëpo Kosova nuk po pyetet. Kosova nuk i ka nisur këto bisedime dhe ajo nuk e di se kur do të përfundojnë ato. Në fakt, Kosova nuk e di as se si do të përfundojnë këto bisedime. Për më keq se kaq, Kosova nuk e di edhe nëse do të përfundojnë ndonjëherë ato. Mbase me këtë Qeveri që kemi nuk mund të kemi mbarim të bisedimeve. Mund të ketë ndërprerje të përkohshme por jo edhe fund të njëmendtë të bisedimeve. Qeveria e Kosovës po e shpie Ko-

Dialogu gjithçka po e bën çështje të dorës së dytë. Ajo që nuk i shërben Dialogut nuk lejohet të ketë prioritet. Ajo që e kundërshton Dialogun fiton prioritet për ta shtypur. Thua se dialogu është i vetmi vend ku ne arrijmë të qeniesohemi, ndërkohë që pikërisht aty kontestohet qenia jonë sovën prej një koncesioni në tjetrin. Secili koncesion, Serbisë i jep shpresa për koncesione të reja, nga të cilat ajo do të përfitojë edhe ‘pak’ më shumë, pa u ngopur asnjëherë plotësisht. Këto koncesione sjellin kompromise të caktuara që aktualisht po quhet konkluzione të dakorduara mes palëve. Pasi që arrihet një kompromis si përmbledhje e një serie koncesionesh rreth të cilave argumentohet, vetë kompromisi shndërrohet mandej në argument për koncesione shtesë drejt kompromiseve të reja. Ajo mbi të cilën argumentohej bëhet argument për arsyetime të tjera. P.sh. dikur argumentohej për dhe kundër eksterritorialitetit të kishave e manastireve ortodokse. U bënë koncesionet, u arrit kompromisi në formën e Planit të Ahti-

saarit dhe tash ky kompromis është bërë argument për koncesione të reja drejt kompromiseve të tjera. Sot, argumenti kryesor i projektligjeve qeveritare për Hoçën e Madhe dhe Qendrën Historike të Prizrenit është vetë Plani i Ahtisaarit (për e kundër të cilit argumentohej dikur). Më shumë se tri vjet pas shpalljes së pavarësisë janë tri palë që diskutojnë për Kosovën. Kosova është vetëm njëra prej këtyre tri palëve dhe njëkohësisht pala më e dobët. Kjo gjë pa dyshim se e ka trimëruar shumë Serbinë. Ndërsimi i strukturave ilegale dhe armiqësore të Serbisë në veri është pasojë e pashmangshme e kësaj.

Përmes këtyre strukturave të saj në Kosovë Serbia ngre probleme që përfshihen si tema të reja në Dialog dhe aty pastaj futen në vorbullën e negociatave ku i nënshtrohen një sërë koncesionesh zinxhirore nga pala kosovare. Ndërkohë, qeveritarët me në krye Thaçin e shpërlajnë gojën me deklarata për pavarësinë e paprekshme teksa janë duke menduar veçse për pushtetin e tyre dhe jo për pavarësinë që tashmë e kanë vënë në pazar. Qeveria e Kosovës nuk po bën kurrfarë shtetndërtimi. Ajo vetëm sa po ia vështirëson shtetndërtimin një Qeverie të ardhshme. Me qasjet dhe mënyrat e gabuara, me mungesën e seriozitetit dhe sinqeritetit, kjo Qeveri

është e mallkuar veçse të menaxhojë moszgjidhjen e problemeve që vetë i prodhon. Pushteti i këtillë patjetër që është rrezik për shtetin. Por, është rrezik edhe për popullin. Sepse, një popull pa shtet ose një popull me shtet të dobët, gjithmonë rrezikon të bëhet popull me valixhe në duar. Dialogu në Bruksel është një ndërtesë koncesionesh që vazhdimisht ndërtohet lart e më lart, gjersa humbet nga shikimi maja e ngrehinës së saj në retë e bardha sipër, për ta marrë vesh në fund që nuk ishte Dialogu ai që po ngrihej por Kosova ajo që po binte. Prej fundit të humnerës gjithçka duket sikur ndodhet diku atje lart, apo jo?

SLAVOJ ZIZEK – NË MBROJTJE TË KAUZAVE TË HUMBURA

Përzgjodhi dhe përktheu: Arlind Qori

T

e Logiques des mondes-i i tij, Badiou-ja paraqet dy përkufizime të ngjeshura të “materializmit demokratik” dhe të kundërtit të tij,“dialektikës materialiste”: aksioma që përmbledh të parën është “Nuk ekziston asgjë përveç trupave dhe gjuhëve...” të cilës dialektika materialiste i shton “me përjashtimin e të vërtetave”. Kjo kundërshti nuk është edhe aq ajo midis dy ideologjive apo filozofive, por ajo midis parakuptimeve/besimeve joreflektuese në të cilat gjendemi të “hedhur” përderisa jemi të zhytur në botën e jetës sonë dhe qëndrimit refleksiv të vetë mendimit i cili na mundëson ta tërheqim veten jashtë kësaj

zhytjeje – ta “heqim nga priza” veten, sikundër do të thoshte Morpheus-i tek The Matrix, një film mjaft i vlerësuar nga Badiou-ja, në të cilin gjendet një shpjegim i përpiktë i nevojës së shprehur nga Badiou-ja për kontrollin e vetes (kur i shpjegon Neo-s fatin e njerëzve të zakonshëm të zënë -“të futur në prizë”-brenda Matrix-it, Morpheus-i thotë: Gjithkush që nuk është i hequr nga priza është agjent potencial.”). Kjo është arsyeja se pse aksioma e Badiou-së mbi “materializmin demokratik” përbën përgjigjen e tij ndaj pyetjes së besimeve tona ideologjike spontane (jorefleksive): “Çfarë mendoj unë kur nuk e kam në kontroll veten? Ose më mirë akoma,“çfarë është besimi ynë (im) spontan? Për më tepër, kjo kundërshti lidhet menjëherë me atë çka dikush

e quajti “lufta e klasave në filozofi”, një orientim që lidhet mjaft me emrat e Leninit, Mao Ce Dunit dhe Althusser-it. Le të sjellim ndër mend formulimin e ngjeshur të Maos:“Vetëm atëherë kur ka luftë klasash, mund të ekzistojë filozofia.” Klasa sunduese (idetë e së cilës janë idetë sunduese) përfaqësohet nga ideologjia spontane, ndërkohë që klasa e sunduar duhet të çajë përpara nëpërmjet punës konceptuale intensive. Për këtë arsye, për Badiou-në, pika e referimit është Platoni – jo Platoni i karikaturuar, filozofi antidemokratik i reaksionit aristokratik ndaj demokracisë athinase, por Platoni i cili ishte i pari që pohoi qartas fushën e racionalitetit të çliruar nga besimet e trashëguara. Pas të gjitha gjykimeve negative ndaj karakterit “fono-logocentrik” ... (vijon në faqen 10)


7

E mërkurë, 5 Tetor 2011

Liberalizimi: mëlmesa që e bën të shijshëm izolimin Puhie Demaku

Ç

do ditë na flasin për të ardhmen tonë evropiane. Çdo ditë na e “konfirmojnë”, pa afat të caktuar. Kosova nuk ka marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, kjo nuk është risi. Por, është fat i mirë që Bashkimi Evropian “na është gjindur pranë” për shumëçka që nga paslufta. Përveç fondeve të shumta që kemi përfituar nga BE-ja për rindërtimin e Kosovës, udhëheqësve në Kosovë iu është pasuruar fjalori me terminoligjinë e Bashkimit Evropian. Kjo terminologji i shërben në mënyrë perfide një procesi pozitiv reciprok: sa më të mëdha dështimet e Qeverisë në proceset e shtetndërtimit, aq më të fuqishme deklaratat e integrimit dhe të liberalizimit, e për pasojë aq më i largët vet integrimi dhe liberalizimi. Pavarësisht se integrimi në BE dhe liberalizimi janë dy procese të ndara nga njëra-tjera, ato kombinohen bukur në retorikën boshe të pushtetarëve që këtë mëlmesë e përdorin për t’ia bërë popullit më të shijshëm izolimin dhe më të pranueshëm dështimin e shtetndërtimit. E për ne, ç’pamje ka liberalizimi? Një e ardhme e bukur në Kosovë me mundësi udhëtimi apo një ikje e shpejtë nga Kosova pa dëshirë kthimi? Udhëheqësit e Kosovës e kanë gojën përplot me ligjërim mbi liberalizim e vizave dhe deklarativisht ata ia kanë mësyer të ballafaqohen me vetiniciativë me sfidat me të cilat karakterizohen reformat. Në realitet, puna e institucioneve të Kosovës lë shumë për të dëshiruar. Para së gjithash, kemi mungesën e vullnetit politik që vjen si pasojë e frikës së humbjeve të poenëve politikë për shkak të reformave që duhet ndërmarrë e që, siç është dëshmuar nga vendet fqinje, janë procese jo fort të këndshme e shpeshherë edhe të dhimbshme, frytet e të cilave nuk vilen menjëherë. Nga dëshira e flaktë për të mbuluar çdo dështim e për të zhvendosur fokusin në liberalizim, Qeveria e Kosovës ka hartuar edhe Planin e Veprimit për Liberalizimin e Vizave dhe ka miratuar edhe Strategjinë e Riatdhesimit dhe Riintegrimit (kur dihet që p.sh. Shqipëria as që e ka pasur këtë strategji kur e ka marrë Udhërrëfyesin). Por, ja që sfidat nuk janë vetëm në letër. Udhërrëfyesi për viza kërkon adresimin e çështjeve si: siguria e dokumenteve, migrimi ilegal, rendi

publik dhe siguria dhe marrëdhëniet e jashtme dhe të drejtat fundamentale. Kur bëhet fjalë për dokumentet nuk është fjala vetëm për pasaporta biometrike. Është fjala për një dokument shtetësie që ta kanë njohur vendet anëtare të BE-së. Ky nuk është rasti me Kosovën, ngase 5 vende anëtare nuk e njohin Kosovën dhe as dokumentet e saj të udhëtimit. Pavarësisht se zyrtarë të lartë të BE-së kanë deklaruar se 5 vendet anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën nuk do ta pengojnë liberalizimin – në praktikë, kur të bëhet liberalizimi e nëse këto vende vazhdojnë të mos na njohin – a do të votojnë pozitivisht, e nëse jo, a do të kemi liberalizim të gjymtë? Le t’i trajtojmë dy nga çështjet elementare: sundimin e ligjit dhe migracionin. Dihet që të gjitha kriteret e parapara për liberalizim futen pikërisht nën ombrellën e sundimit të ligjit. Çdo raport që bën matjen e sundimit të ligjit konstaton se Kosova qëndron jashtëzakonisht keq në këtë fushë, e për më tepër, progresi varion nga shkalla e jo-ekzistencës deri në “pak progres”. Në anën tjetër, kur jemi te migracioni, ne pa dyshim që kemi problem serioz me kufijtë. Kufijtë e Kosovës ruhen nga KFOR-i dhe

Pavarësisht se integrimi në BE dhe liberalizimi janë dy procese të ndara nga njëra-tjera, ato kombinohen bukur në retorikën boshe të pushtetarëve që këtë mëlmesë e përdorin për t’ia bërë popullit më të shijshëm izolimin dhe më të pranueshëm dështimin e shtetndërtimit.

EULEX-i. Njëherësh, kemi probleme serioze me demarkacionin. Demarkacioni me Maqedoninë doli të jetë defektoz, madje as që pranohet nga OKB-ja sepse nuk jemi vend anëtar. Demarkacioni me Malin e Zi është po aq i komplikuar – ditë më parë në Rugovë u protestua pikërisht lidhur me këtë çështje. E, sa i përket demarkacionit me Serbinë ka një pyetje themelore: cili demarkacion kur Serbia na mban në Kushtetutën e vet si pjesë të saj e Qeveria jonë futet në dialog me Serbinë vetëm për të dëshmuar që sovraniteti dhe shtetësia e këtij vendi nuk na qenkan aq solide sa e trumbetuan?! Për pasojë, me këta kufij, si mund të garantojmë ne se do të zvogëlojmë rrezikun e migrimit të paligjshëm, apo të reduktojmë kontrabandën? Me shumë probleme e pak vullnet për të gjetur zgjidhje – kështu na rezulton prekja e sipërfaqshme e kritereve të liberalizimit që konfirmohet nga vet fakti se Kosova është në “Listën e Zezë” të Komisionit Evropian. Se Kosova i ka punët keq, këtë nuk e fshehim as në dokumentet zyrtare. Në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve fjalpërfjalëshëm thuhet: “Koso-

va konsiderohet të ketë shkallën më të lartë të papunësisë dhe varfërisë në regjion. Ndër veçoritë brengosësh të tregut të punës në Kosovë vlerësohet të jetë papunësia e lartë rreth 43% . Sipas raportit të fundit të vitit 2008 të Bankës Botërore vlerësohet se rreth 45% të popullsisë jetojnë në varfëri, prej tyre 15% në varfëri të skajshme.” Në vitin 2010 kur Qeveria e Kosovës rrihte këmbanën e “sukseseve” të saj, hiç më pak se 14. 000 shtetas kosovarë janë paraqitur në Evropë si azil-kërkues, ndërsa po të njëjtin vit, nga Afganistani, që është zonë e luftës, kishin ikur 20.000 njerëz. E këtu, “shkallën e suksesit” më së miri e ka përkufizuar ish-kryeministri britanik, Tony Blair, që dikur pat thënë: “Mënyra më e thjeshtë për të matur një shtet është duke parë se sa njerëz duan të futen në të e jo sa duan të ikin”. Liberalizimi, në këtë gjellën e quajtur Kosovë, ku i kanë futur duart gastronomë të ndryshëm, është vetëm një mëlmesë që na e bën më të shijshëm izolimin dhe më të dëshiruar largimin. Aktiviste e Lëvizjes VETËVENDOSJE!


8 Kerkesa

Fisnik Ismajli

(Ky artikull i pasqyron mendimet edhe logjikën e mendjes time të shëndoshë. Nuk i reflekton doemosdoshmërisht pikëpamjet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, por ato të miat personale, por që për shumë gjana përputhen me ato të subjektit politik të cilit i takoj, se përndryshe s’kisha qenë pjesë e këtij grupi. Edhe jo, as nuk e kam pyetë Albinin, e as nuk më ka thanë ai me e shkrue këtë artikull.) VËREJTJE: Përmban gjuhë paksa vulgare edhe i drejtohet nji grupi të caktuem njerëzish. Nëse e gjen veten këtu, s’kam çka të baj. :)

E mërkurë, 5 Tetor 2011

“Çka ka Vetëvendosja që veç po ankohet?”

I

dashtuni cinik, që ke përgjegjje për gjithçka, Sot kam vendosë me tu drejtue ty, i cili për çdo veprim të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ke me e pasë nji kritikë, e cila zakonisht përmban diçka të ngjashme me “Jo, kështu çka po bani nuk bahet në Evropë”, ose “Çka po kujtoni ju, a Evropë po ju dukemi na, a?” varësisht prej rrethanave që të konvenojnë në atë moment për me e “argumentue” kritikën tande, e cila ma së shpeshi vjen e përcjellun me “Eiiiii, ju veç po ankoheni edhe po theni, por zgjidhje nuk po jepni.” Para se me nisë me ti vizatue zgjidhjet, të cilat tanë kohën i ke para syve, por po refuzon me i pa, sepse ose je qorr, ose s’po do me pa, ose priton me lexue gazetë apo këqyrë lajme, veç po due me ta përkujtue nji gja: Ti as nuk ke lindë në Pariz, e as nuk je rritë tuj shetitë nëpër Shanzelize (s’po ta shkruej në origjinal, se nuk din me e lexue), por je i lloçit tu Kosovës, sikur unë, edhe s’je asnji trohë ma i mirë, e as ma i keq se unë. Po ia nisi me dy slloganet ma të moçme të VV-së, të cilat i din ti shumë mirë: Jo negociata! – 6 vjet i vjetër Bojkotoni produktet e Serbisë! – 3 vjet i vjetër Të dy fjalitë ma naltë sot janë temat ma aktuale në Kosovë. Të dyjat i përshkruejnë saktë problemet pse Kosova po ngec si politikisht, ashtu edhe ekonomikisht, e si rezultat po ka probleme të mëdha sociale. Të dy fjalitë janë ZGJIDHJE për këto probleme, por të cilat je duke i injorue qe 6 edhe 3 vjet, respektivisht, edhe u desh me u kallë veriu, me u vra nji polic pa pikë nevoje, me u shpallë do masa të reciprocitetit, për me ti hapë pakëz sytë. Po them “pakëz”, se ti hala po shpreson se qeky pushtet, edhe pse

disa vjet me vonesë, ka me t’i realizue këto zgjidhje. Harroe, se asht nji arsye shumë e madhe edhe e randësishme pse nuk është zgjidhë deri tash: Paret. Me nji fjali, ky pushtet nuk ka vullnet politik për me punue për interesat tua si qytetar, sepse nuk i konvenon. Pse me i nda paret me ty, kur

mundet me mbajtë për vete? Po vazhdoj me problemet edhe komentet tua ma të shpeshta për VV-në që po i dëgjoj/lexoj, edhe zgjidhjet e tyne që ti po refuzon me i pa. 1. “Valla po luen Serbia koqe me neve qysh po don...” Normal se po luen, kur mundet. Ta kallë nji copë të madhe të shtetit “sovran” kur të don, i ndërpren bisedimet kur të don, qet kushte çfarë të don (veriu tash bëhet temë e bisedimeve), edhe prapseprapë është ma afër kandidaturës për BE, se për viza s’po flas. Çka ban pushteti jonë? Shpreson dikush tjetër me e fikë zjarrin që po e kallin serbët (zjarr, të cilin vetë e ka provokue edhe ka ikë, e i cili është pague me nji jetë polici), s’ka koqe me i ndërpre bisedimet për kurrgja, s’ka kurrfarë kushtesh për negociata (masat e reciprocitetit i shkëmbeu shumë lirë për do vula, në vend se me kërkue njohje të pavarësisë), edhe veç andërr mundet me e pa kandidaturën në BE, e qebesa edhe vizat. ZGJIDHJA Ndali negociatat menjiherë, se nuk po mundesh asnji kusht me e qitë. Ndalo importin e mallit të tyne deri të kërkojnë falje per krimet, i gjejnë të zhdukunit edhe e pranojnë pavarësinë e krejt Kosovës, me gjithë veri! 600 milion euro në vit me ia ndalë Serbisë janë SHUMË PARE! 4 miliard euro ia kemi dhanë 12 vjetët e fundit!!! Krahasoe me buxhetin e krejt Kosovës, që për nji vjet është 1.5 mili-

ardë!!! 2. “Veriut çka me i bo?” Po, de. Tash mbasi u kall t’u kujtue. 12 vjet kush s’u mërzit për veriun, se e përdorën për me u pasunue tuj kontrabandue gjana prej ma të ndryshmeve. Tash, ka ardhë koha me e hjekë qafe, sepse moti asht shitë. Për mos me hupë pikë politike, por edhe me u dukë fitues, i involvon ndërkombëtarët, që kur të shkon veriu, me pasë kujt me ia lanë fajin. S’ka lidhje nëse vdekë dikush në proces. ZGJIDHJA Lexo përgjegjjen nr. 1. 3. “S’po kemi punë, as me pare s’po jemi kurrqysh.” Normal qe s’ke, se s’ke ekonomi, s’ke prodhim, s’ke send të gjallë. Edhe ato pak që i ke, po privatizohen me kushtet ma të këqia për buxhetin e Kosovës edhe për punëtorët e atyne ndërmarrjeve. Pushtetit aktual ma shumë i konvenon me ba pare prej tregtarëve që importojnë, sesa me ia mundësue qytetarëve të vet me prodhue. Po ashtu, tall nuk munden me i lypë kompanive serioze që vijnë me investue në Kosove, kështu që i privatizojnë ndërmarrjet duke ua shitë kompanive prej vendeve ZHL, të cilat jepin tall. ZGJIDHJA Ndihmoji prodhuesve tu: lehtësoju tatime e dogana, mundësoju me ble pajisje edhe landë të parë me kushte të mira, për me u futë në treg me cilësi edhe çmime konkurruese. MBAJ PARET BRENDA SHTETIT. Rregulloje problemin e rrymës edhe infrastrukturës për me tërheqë

investues të huej. Gjobiti krejt tregtarët që bajnë tregti me Serbinë, deri t’i pranojnë kushtet në pikën nr.1. Kur mundet Serbia me gjetë arsye mos me ta pranue mallin, pse s’mundesh edhe ti? Privatizoji ndërmarrjet publike veç kur ka përfitim ma të madh për vendin, edhe me kushte që nuk e sakatojnë buxhetin e Kosovës, e jo veç për tall. Pasunoje krejt vendin, e jo veç xhepin tand! 4. “Shkollat katastrofë.” Normal, sepse për me u dukë që është “ulë” papunësia, po i rrasin rininë nëpër univerzitete me kushte çdo ditë ma të këqija. Nëse e ke statusin “student”, nuk je i papunë, e kështu manipulohen shifrat e papunësisë. Investimet janë ba në disa ndërtime të shkollave, e jo në cilësi të mësimdhanies. Tash as shqip s’po dijnë me shkrue kur po dalin prej shkollave të mesme. Dikur së paku dijshin. ZGJIDHJA Lexo përgjigjjen nr.3. Kur ke ekonomi të zhvillueme, sistemi i arsimit përmirësohet lehtë. 5. “Taksirat me ba me u sëmue këtu, se duhet me dalë diku jashtë me u shërue.” Normal, se kushtet nëpër spitale janë të tmerrshme. Paret (zakonisht donacione) që investohen për pajisje edhe zhvillim të sistemit shëndetësor vidhen. Pajisjet e reja vidhen edhe hapen ordinanca private për me të marrë pare për çdo vizitë, sepse në spital nuk guxon me i hy kujt në dorë. Paramendoje nji pensionist

me 45 euro në muej, që sëmuhet ma lehtë, qysh e përballon këtë. Na jemi i vetmi vend në Evropë (e ma gjanë) që nuk kemi ligj pensional edhe ligj për sigurime shëndetësore. ZGJIDHJA Lexo përgjigjjen nr.3. Kur ke ekonomi të zhvillueme, sistemi i shëndetësisë përmirësohet lehtë. Kur ke ekonomi të zhvillueme, sistemi i pensioneve përmirësohet lehtë. 6. “Po na vjedhin, na çkoqën.” Normal, sepse po i len me të vjedhë. Ti i ke zgjedhë, ti mundesh me i hjekë prej pushtetit. Edhe është e drejtë e jotja demokratike kjo gjë. Për me të sundue, ai me qëllim ti trus problemet 3, 4 edhe 5, e si fukare i sëmuet e i pashkolluem, ta blen votën me 2 litra vaj ushqimor. ZGJIDHJA Mos vjedhni, majmuna! 7. “E masi po shitni qekaq trima, pse nuk po shkoni në veri ju të VV?” Sepse, me u çue krye në veti, jo vetëm që fillon nji luftë, por prishen edhe marrëdhaniet ndërkombëtare të vendit edhe është vetëvrasje politike. Pushteti është ai që duhet me thirrë mobilizim të masës. VV është shprehë i pari edhe i vetmi subjekt politik, kur u vra Enver Zymberi, se i ka të gatshëm 20,000 aktivista me i dalë në ndihmë vendit. Për ma tepër, Rexhep Selimi, deputet i VV-së, ishte i vetmi deputet që këto ditë ka guxue me shkelë në veri të vendit,për me i përkrahë edhe me iu dhanë shpresë banorëve shqiptarë atje. (VIJON Në FAQE 12)


Opinion 9  

E mërkurë, 5 Tetor 2011

Borxhi grek, simptomë apo shkak i krizës? Blendi Salaj

A

nuk duket e çuditshme që një ndër ekonomitë më të vogla të Europës të kërcënojë kaq seriozisht gjithë sistemin financiar global? Nëse jeton në Greqi, bashkë me faturën elektrike shteti do të të nisë së fundi edhe njoftimin për detyrimet e reja në taksa që duhet të paguash. Është një garë e dëshpëruar për të shpëtuar nga falimenti një ndër disa ekonomitë europiane që rrezikohen seriozisht nga një krizë financiare e cila disa vite më parë as mund të imagjinohej. E paimagjinueshme është edhe rënia në cilësinë e jetës me të cilet përballet sot qytetari grek. Ky nuk është skenar hollivudian, po ndodh tek dera ngjitur me tonën. Gjatë vitit të shkuar, qeveria greke ka marrë masa të forta shtrënguese për të ulur borxhin gjigand duke shkurtuar administratën, ulur pagat dhe pensionet -gjithë duke ngritur taksat e duke shtuar taksa të reja. Janë kohë të vështira për të qenë grek, sidomos nëse ke qëlluar grek i varfër. Por megjithëse thika ka vajtur në kockë, ministrat e Financave të Eurozonës nuk janë të kënaqur me shpejtësinë e zbatimit të masave të shtrëngimit. Por në një farë mënyre po i kërkohet Greqisë ta shtrëngojë lakun në fytin e saj edhe më fortë. Më pak punë, më pak pensione, më pak investime publike, shkolla, spitale, shërbime. Mbi 100,000 vetë pritet të largohen nga puna në administratë këtë vit. Dhe në fund të ditës, ministri grek i financave, Evangelos Venizelos, deklaron se deri në fund të vitit 2012 financat greke do të shënojnë një surplus prej 2 miljardë eurosh. Dhe kjo nuk duket shumë optimiste për ta shpëtuar Greqinë nga falimenti. Në një vështrim të parë, masat shtrënguese duket sikur po e mbysin ekonominë e Greqisë në vend që ta çlirojnë atë. Si do të mundet Greqia të dalë nga borxhi duke ulur veprimtarinë ekonomike dhe prodhimin? A është e besueshme që ulja e pagesave të pensionistëve grekë do të shpëtojë botën nga kolapsi që kërcënon? Si do të mund të shpëtojë ekonomia greke ndërkohë që shtrëngesat po ulin frikshëm prodhimin e brendshëm? Sipas shifrave, në vitin 2010 PBB e Greqisë ra me 4.4%, ndërsa për 2011 rënia e PBB-së llogaritet mbi 7%. Në një shkrim të fundit në Huffin-

gton Post, ekspertja e financave Ann Pettifor akuzon Trojkën (FMN, BE, BQE) se po viktimizon Greqinë për të fshehur shkakun e vërtetë të kësaj krize, sistemin bankar të paregulluar të Eurozonës, që është parajsa e spekulantëve që ndollën Greqinë deri këtu. Ajo thotë se borxhi grek është simptoma e një sëmundjeje financiare që i ka rrënjët te huadhënësit që rezikojnë bazuar në sigurinë që në fund do ta paguajnë taksapaguesit e thjeshtë. Po, është e vërtetë që politikanët e papërgjegjshëm grekë i tërhoqën këto borxhe e më pas i shpenzuan këto para në mënyrë të papërgjegjshme, por ata e bënë këtë në bashkëpunim me Bankat private financuese – gjithë nën bekimin e të fuqishmëve të Eurozonës. A thua ata vërtetë nuk e dinin që Greqia gënjente kur kjo deklaronte shifra të rreme? Sipas Pettifor, Greqia po viktimizohet për të ruajtur status-quonë e tregjeve që shkaktuan borxhin dhe interesat e financuesve privatë si Goldman Sachs. Sugjerimi i Pettifor është që Greqia të falimentojë për të mirën e vet. Nuk

do të jetë hera e parë, dhe as e fundit që ndodh. Do të jetë e dhimbshme por do bëjë që një pjesë të kostos që tani pritet ta paguajë qytetari i pafajshëm grek, ta paguajnë spekulantët që me dijeni e orkestruan këtë katastrofë. Një numër në rritje ekspertësh mendojnë tanimë se falimentimi është i pashmangshëm, dhe se masat shtrënguese sado të zellshme nuk do të mund ta shpëtojnë Greqinë nga borxhi. Skenari ku vendi del nga Eurozona dhe i kthehet Dhrahmisë po përmendet gjithnjë e më shpesh në shtypin financiar botëror. Por nëse pranon të falimentojë dhe liron masat, Greqia të paktën do të lehtësohej nga borxhi dhe do të fokusohej tek stimulimi i ekonomisë, përmes shtimit të vendeve të punës që prodhojnë. Problemi është sistematik. Në raste si ky sëpata u vihet në fillim ndihmës sociale, zhduket e para ndihma që shteti jep për shtresat në nevojë, dhe kjo përbën një element të rëndësishëm të këtij debati që duhet zgjeruar. Krizat kapitaliste si kjo sulmojnë dhe asgjesojnë të

Por megjithëse thika ka vajtur në kockë, ministrat e Financave të Eurozonës nuk janë të kënaqur me shpejtësinë e zbatimit të masave të shtrëngimit. Por në një farë mënyre po i kërkohet Greqisë ta shtrëngojë lakun në fytin e saj edhe më fortë. Më pak punë, më pak pensione, më pak investime publike, shkolla, spitale, shërbime

parët elementët socialë të një vendi. Njësoj sin ShBA, kriza vështirëson jetën e klasave të mesme dhe të ulta në rradhë të parë dhe manovrat financiare shkojnë në favor të shkaktarëve. Ata bëhen edhe më të pasur. Në fund Greqia nuk del pa faj. Për vite me rradhë paratë e mara hua në Eurozonë shërbyen për të ushqyer korrupsionin dhe kthyer përtacinë në sport kombëtar. Greqia është shembull par excellence i investimeve publike të gabuara, klienteliste dhe elektorale. Kjo krizë ka shumë faktorë dhe fajtorë, por mbetet në fund një Krizë Greke. Në Shqipëri ne kemi një situatë tjetër, por një model të njëjtë. Duam të notojmë me peshkaqenët si Greqia. Borxhi ynë nuk mund të krahasohet me atë grek në shifra, por në mënyrën sesi Qeveria merr borxhe me interesa të larta dhe ajo çka bën me to kur i investon duket se është po kaq arrogante dhe dritëshkurtër sa në rastin e Greqisë. E megjithëse fqinji jugor po përpëlitet me dhimbje, deri tani në Tiranë, të paktën publikisht, nuk ka asnjë reflektim


10 Filozofi

E mërkurë, 5 Tetor 2011

Alain Badiou-ja ose dhuna e tërheqjes

SLAVOJZIZEK–NËMBROJTJETËKAUZAVETËHUMBURA Materializmi, demokratik dhe dialektik të kritikës së Platonit ndaj shkrimit, ndoshta ka ardhur koha të pohojmë aspektin e tij pozitiv barazimtar-demokratik: në shtetin para-demokratik despotik, shkrimi ishte monopol i elitës sunduese, karakteri i tij ishte i shenjtë,“kështu është shkruar” përbënte vulën përfundimtare të autoritetit , kuptimi misterioz i parakuptuar i tekstit të shkruar përbënte objektin e besimit par exellence. Kështu, synimi i kritikës së Platonit ndaj shkrimit ishte i dyfishtë: ta zhvishte shkrimin nga karakteri i tij i shenjtë dhe të pohonte fushën e racionalitetit të çliruar nga besimet. Me fjalë të tjera, të dallonte logos-in (fushën e dialektikës, të arsyetimit racional e cila nuk pranonte autoritet të jashtëm) nga mythos-i (besimet tradicionale): Domethënia e kritikës së Platonit shfaqet kështu: duhet hequr nga shkrimi karakteri i tij i shenjtë. Rruga kah e vërteta nuk kalon përmes shkrimit, por përmes dialektikës, pra, përmes fjalës së folur nëpërmjet dy ose tre palëve: folësit, dëgjuesit dhe gjuhës që ndajnë së bashku. Nëpërmjet kritikës së tij, për herë të parë në historinë e njeriut, Platoni distiloi nocionin e racionalitetit si të tillë, të çliruar nga përzierjet me besimin. Këtu, paradoksi i mëtejshëm qëndron në atë që nocioni i Zërit të vetëpranishëm të kulluar që përfaqësohet/kopjohet nga shkrimi, pikë mbështetëse përfundimtare kjo e “metafizikës së pranisë” që përbën objektin e dekonstruktimit të Derrida-së, është vetë produkt i shkrimit: kur sulmojnë përparësinë platonike të të folurit ndaj shkrimit filozofët kritikojnë një nënprodukt të shkrimit fonetik. Zor se është e mundur të imagjinohet lindja e një filozofie si platonizmi në një kulturë gojore. Po aq e pamundur është të imagjinohet ajo në Shumeri. Si mund të paraqitet në piktograme një botë Formash pa trup? Si mund të paraqiteshin entitetet abstrakte si realitete të fundme në një mënyrë shkrimi që ende të kujtonte botën e shqisave? Kjo nuk do të thotë thjesht që e folura është gjithnjë-tashmë e ndikuar/ndërtuar nga shkrimi, e kështu me radhë, por se e folura bëhet Fjala metafizike, mjeti eteror/i kulluar i vetëndjeshmërisë, i vetëpranisë shpirtërore përmes shkrimit fonetik “abstrakt”. Përpara shkrimit fonetik, e folura perceptohej si praktikë që bën pjesë në materien komplekse të botës së jetës. Shkrimi fonetik është ai që e “bën të kulluar” atë. (Cilësimi që kam ngasje të shtoj këtu është që, ndoshta, duhet pezulluar përmbajtja e kuptueshme e Badiou-së ndaj “materializmit dialektik” dhe përmbysur marrëdhënia subjekt-predikat midis dy të kundërtave: “demokracisë materialiste” përkundrejt “materializmit dialektik.”) Ekziston një version antropologjik më i kufizuar i kësaj aksiome: për sa i përket materializmit demokratik,“nuk ekziston asgjë tjetër përpos individëve dhe bashkësive”. Dialektika materialiste i përgjigjet kësaj duke shtuar: “Përderisa ekziston një e vërtetë, një subjekt e tërheq veten nga e gjithë bashkësia dhe shka-

tërron të gjitha individualizimet.” Kalimi nga Dyshi tek Treshi është i rëndësishëm në këtë pikë dhe duhen pasur ndër mend të gjitha shtysat platonike, tamam meta-fizike, në drejtim të asaj që, prima facie, s’mund të bëjë ndryshe veçse të shfaqet si gjest proto-idealist i pohimit që realiteti material nuk përfshin gjithçka që ekziston, që ekziston gjithashtu një tjetër nivel të vërtetash jotrupore. Në këta rreshta shfaqet ngasja për ta plotësuar Badiou-në në dy mënyra. E para, a nuk janë sinonime trupat dhe gjuhët me qenien, shumëllojshmërinë e saj dhe botët? Treshi me të cilin po merremi është Treshi i qenies, botëve dhe të vërtetave: për sa i përket materializmit demokratik, ekziston vetëm shumëllojshmëria e qenies (realitet i diferencuar pafundësisht) dhe botët e ndryshme – universet gjuhësore – brenda të cilave ky realitet përjetohet nga individët dhe bashkësitë. A nuk përbën kjo në të vërtetë ideologjinë tonë spontane? Ekziston një realitet kompleks dhe i diferencuar pafundësisht, të cilin ne, individët dhe bashkësitë e ngulitura në të, e përjetojmë gjithnjë sipas një këndvështrimi të fundëm e pjesor të botës sonë historike. Materializmi demokratik mohon furishëm nocionin sipas të cilit mund të gjendet një e Vërtetë universale e pafundme e cila i bie përmes kësaj shumësie botësh – në politikë, kjo nënkupton “totalitarizëm” i cili me detyrim e bën të vërtetën e vet universale. Kjo është arsyeja pse duhen refuzuar, le të themi, jakobinët të cilët ia bënë të detyrueshme shoqërisë pluraliste franceze nocionet e tyre universale të barazisë dhe të vërtetave të tjera, çka përfundoi medoemos në terror... Kjo na çon në plotësimin e dytë: ekziston një version politik edhe më i ngushtë i aksiomës demokratiko-materialiste:“Ajo çka ngjet në shoqërinë e sotme është dinamika e globalizmit postmodern dhe reaksionet (konservativo-nostalgjike, fundamentaliste, majtiste të vjetruara, nacionaliste, fetare...) e rezistencat ndaj saj” – së cilës, natyrisht, dialektika materialiste i shton kushtin e saj: “...me përjashtim të politikës radikalo-emancipuese të së vërtetës.”

Këtu dialektika materialiste e kalimit nga Dyshi tek Treshi fiton gjithë peshën e saj: aksioma e politikës komuniste nuk është thjesht “lufta klasore” dualiste, por më saktësisht çasti i Tretë si tërheqje nga Dyshi i politikës hegjemoniste. Kjo nënkupton se fusha ideologjike hegjemoniste na bën të detyrueshme një fushë dukshmërie (ideologjike) me “kontradiktat e veta kryesore” (sot, kontradikta kryesore është kundërshtia midis treg-liri-demokracisë dhe totalitarizmit-fundamentalistterrorist – “Islamo-fashizmit” e kështu me radhë) dhe gjëja e parë që duhet të bëjmë është ta refuzojmë këtë (ta tërheqim veten nga kjo) kundërshti, ta perceptojmë atë si kundërshti të rreme që synon të errësojë vijën e vërtetë ndarëse. Formula e Lacanit për këtë dyfishim është 1+1+a: antagonizmi “zyrtar” (Dyshi) plotësohet gjithnjë nga një “mbetje e pandashme” e cila shënon dimensionin e saj përjashtues. Me fjalë të tjera, antagonizmi i vërtetë është gjithnjë refleksiv. Ai është antagonizmi midis antagonizmit “zyrtar” dhe asaj çka është përjashtuar prej tij (për këtë arsye, në matematikën e Lacan-it, 1+1=3). Sot, për shembull, antagonizmi i vërtetë nuk është midis shumëkulturizmit liberal dhe fundamentalizmit, por midis vetë fushës së kundërshtisë së tyre dhe të Tretës së përjashtuar (politikës emancipuese radikale). Ekziston deri edhe ngasja për ta lidhur këtë treshe me tre mekanizma të ndryshëm të mbajtjes në këmbë të një trupi shoqëror: 1. me matricën tradicionale të autoritetit në të cilën bashkësia ngrihet nëpërmjet sakrificës dhe bazohet në ndonjë krim fillestar. Kështu, për shkak të fajit, anëtarët e shoqërisë mbahen të lidhur së bashku dhe i nënshtrohen një udhëheqësi; 2. me “dorën e padukshme” të tregut e cila shënon një fushë shoqërore në të cilën nëpërmjet Dredhisë së Arsyes, pikërisht konkurrenca ndërmjet individëve, ku secili ndjek interesin e tij ose të saj egoist, sjell për pasojë një ekuilibër misterioz që punon për të mirën e të gjithëve; 3. me procesin e hapur politik të

bashkëpunimit shoqëror në të cilin vendimet nuk merren as nga autoriteti suprem, as vijnë si pasojë e ndonjë mekanizmi të verbër, por vijnë si rezultat i ndërveprimeve të ndërgjegjshme të individëve. Për më tepër, a nuk formojnë këto tre mënyra një lloj trekëndëshi levi-shtrosian? Si liberalizmi i tregut, ashtu edhe hapësira vërtet demokratike e veprimit civil publik dhe bashkëpunimi i planifikuar shoqëror përbëjnë mënyra të vetorganizimit shoqëror, duke iu kundërvënë autoritetit të vendosur nga jashtë. Si lidhen këto tre mënyra me tre burimet e autoritetit shoqëror: autoritarit, teknokratikut, demokratikut? Autoriteti teknokratik mbështetet në cilësime (ata që dinë duhet të ushtrojnë autoritet) përkundër formave autoritare dhe demokratike të autoritetit të cilave u mungojnë cilësimet (mbreti sundon sepse ka lindur mbret, e jo për shkak të cilësive të tij; në demokraci, gjithkush ka të drejtën e një pjese pushteti pavarësisht nga aftësia apo paaftësia e tij apo e saj për të bërë ndonjë gjë). Nga ana tjetër, si format autoritare, ashtu edhe ato eksperte të autoritetit janë përzgjedhëse (vetëm ata që zotërojnë cilësitë për të sunduar – përmes pozicionit apo ekspertizës së tyre – duhet të sundojnë), përkundër demokracisë në të cilën gjithkush duhet të sundojë. Në fund, si demokracia, ashtu edhe sundimi teknokratik janë barazimtarë, në të kundërtën e autoritetit tradicional ku i gjithë problemi përqendrohet në rëndësinë e përcaktimit se kush pretendon çfarë. Të dyja triadat në mënyrë të dukshme nuk mbivendosen drejtpërdrejt. Kjo përbën arsyen se pse mund të argumentohet që trekëndëshi të zgjerohet në një katror semiotik greimasian meqenëse vetë mënyra e tretë ndahet midis vetorganizimit të duhur demokratik dhe pushtetit shtetëror që prej së larti i bëhet i detyrueshëm shoqërisë – “vetadministrimi kundër burokracisë.” Kështu, dy boshtet e katrorit semiotik janë autoriteti qendror (autoriteti tradicional; pushteti shtetëror) përkundrejt vetorganizimit nga poshtë (tregu, vetadministrimi) dhe organizimi nga jashtë (autoriteti simbolik, tregu) përkundrejt organizimit demokratik (pushteti

i shtetit modern, vetadministrimi.) Kjo gjë na lejon gjithashtu t’i qasemi sipas një mënyre të re konceptit të “pikës” së Badiou-së si pika e vendimit, si çasti kur ndërlikimi i një situate filtrohet nëpërmjet një dispozite dyjare e në këtë mënyrë reduktohet në zgjedhjen e thjeshtë: duke marrë në konsideratë gjithçka, a jemi kundër apo pro (duhet të sulmojmë apo të tërhiqemi)?, ta mbështesim apo ta kundërshtojmë këtë shpallje?, e kështu me radhë). Për sa i përket çastit Të tretë si tërheqje nga Dyshi i politikës hegjemoniste, duhet mbajtur gjithnjë ndër mend se një nga operacionet bazike të ideologjisë hegjemoniste është diktimi i një pike të rreme, diktimi i një zgjedhjeje të rreme – ashtu si në rastin e “Luftës ndaj terrorizmit”, kur ndokush që tërheq vëmendjen ndaj ndërlikimit dhe paqartësisë së situatës, ndërpritet herët a vonë nga një zë brutal që i thotë: “Mirë, mjaft me këtë ngatërresë – ne gjendemi në mes të një lufte të vështirë në të cilën është në rrezik fati i botës sonë të lirë. Kështu që, të lutem bëje të qartë se nga cila anë je: a mbështet lirinë dhe demokracinë apo jo?” Ajo çka vihet re në këtë diktat të zgjedhjes së rreme është sigurisht mjegullimi i vijës së vërtetë ndarëse – këtu, nazizmi nuk është kapërcyer ende në aspektin e përcaktimit të armikut çifut si agjent i komplotit “plutokratiko-bolshevik.” Në këtë përcaktim, mekanizmi del gati në dritë të diellit: kundërshtia e vërtetë (“plutokratët” kundër “bolshevikëve”, d.m.th. kapitalistët kundër proletarëve) shuhet me të vërtetë, mjegullohet në Një dhe pikërisht këtu qëndron funksioni i emrit “çifut” – të shërbejë si operator i kësaj shuarjeje. Prandaj,detyra e parë e politikës emancipuese është të bëjë dallimin midis pikave “të rreme” dhe “të vërteta”, zgjedhjeve “të rreme” dhe “të vërteta”. Pra, të kthejë elementin e tretë shuarja e të cilit mban në këmbë zgjedhjen e rreme – ashtu siç ndodh sot kur zgjedhja e rreme midis “demokracisë liberale apo islamo-fashizmit” mbahet në këmbë nëpërmjet bllokimi i politikës emancipuese radikalo-shekullare. Kështu, duhet me qenë të qartë këtu në refuzimin e motos së rrezikshme “armiku


Opinion 11  

E mërkurë, 5 Tetor 2011

i armikut tim është miku im” e cila i shtyn disa drejt zbulimit të një potenciali “përparimtar” antiimperialist në lëvizjet fundamentaliste islamike. Universi ideologjik i këtyre lëvizjeve, si p.sh. Hezbollahu, bazohet mbi mjegullimin e dallimeve midis ne-

oimperializmit kapitalist dhe emancipimit përparimtar shekullar: brenda hapësirës ideologjike të Hezbollahut, emancipimi i grave, të drejtat e gay-ve etj nuk janë gjë tjetër përpos aspekte morale “dekadente” të imperializmit perëndimor...

Denis Colin

hatë, ky koncept vlen vetëm për sendet fizike por jo kur mallrat i konceptojmë në kuptimin social, pasi “forma e vlerës dhe raporti i vlerës së produkteve të punës nuk kanë asnjë lidhje me formën e tyre fizike.” Nëse “forma vlerë” nuk ka të bëjë me formën fizike të mallrave,ajo nuk do të jetë rrjedhimisht një send i prekshëm, i perceptueshëm nga shqisat, siç janë sendet që i përkasin botës jashtë ndërgjegjes. Forma vlerë gjendet tërësisht brenda veprimtarisë së ndërgjegjes njerëzore dhe nuk është aspak një realitet material. Analiza e formës vlerë nuk është një analizë e një procesi objektiv, e një procesi që do të ishte pavarësisht nesh si për shembull lëvizja e planetëve. Por është analiza e një procesi sipas të cilit sendi që varet nga ne, i cili është produkti i veprimtarisë së kombinuar të shumë individëve, një send që nuk është tjetër veçse manifestimi i jashtëm i një fuqie subjektive ose personale e prodhuesit , konceptohet si një proces po aq i pavarur sa dhe lëvizja e planetëve. Por, ky lloj transformimi i pushtetit të shpirtit njerëzor në një fuqi imagjinare që i imponohet shoqërisë në tërësi është tejet i ngjashëm, për të mos thënë tërësisht, me “tëhuajsimin fetar”. Procesi me anë të të cilit malli mund të qarkullojë si i tillë është i njëjtë me procesin me anë të të cilit feja imponon normat e saj në raportet njerëzore. Kjo shpjegon përse malli ka një natyrë “metafizike”. Duke pasur si pikënisje pohimin më lart, Marksi kalon në analizën e formave fetare. Sipas tij, bota fetare nuk është tjetër veçse një pasqyrim i botës reale. Në një shoqëri ku produkti i punës merr formën e një malli dhe si rrjedhim raporti midis prodhuesve qëndron në krahasimin e vlerave të produkteve të tyre dhe kësisoj në krahasimin e punëve private në formën e punëve njerëzore të barabarta, feja e krishterë me kultin e saj të njeriut abstrakt dhe sidomos në mishërimin e tij borgjez, protestant, deist etj, shërben si plotësuesi fetar më i rehatshëm për të. Po sipas Marksit, pasqyrimi fetar i botës reale do të mund të zhduket vetëm nëse kushtet e punës dhe te jetës praktike do t’i mundësojnë njerëzve raporte transparente dhe racionale me njëri-tjetrin dhe me natyrën. Jeta shoqërore, e cila bazohet mbi prodhimin material dhe raportet që ky prodhim krijon, do të çjerrë maskën mistike ditën kur të shfaqet vepra e njeriut të shoqërizuar lirisht, i cili vepron në mënyrë të ndërgjegjshme dhe si zot i lëvizjes së vet shoqërore. Por një gjë e tillë kërkon në shoqëri një tërësi kushtesh ekzistence materiale që kërkojnë një zhvillim të gjatë dhe të dhimbshëm. Feja, pra, paraqitet si një kopje e jetës sociale, një kopje e fshehur dhe vështirësisht e dallueshme. Kjo analizë shpjegon në mënyrë globale përmbajtjen e ideve fetare në kushtëzimin social, fillesën e tyre në formën e ndërgjegjes sociale, por nuk shpjegon nevojën e ekzistencës së tyre dhe forcën që ato zotërojnë. “Feja

P

ërballë transformimit të jetës në një send ose mall të çfarëdoshëm, përballë tregtimit të përgjithësuar të gjithçkaje, çdokush mund të shfaqte protestën e tij morale kundër këtij konsumerizmi të shfrenuar. Si mundet të pranojmë se gjithçka është e shitshme dhe se gjithçka është objekt tregtimi? Si mund të pranojmë që jeta e njeriut të kthehet në një objekt pa jetë? Është e rëndësishme që të dënohet ky fenomen i “sendëzimit” dhe këtë qëndrim përpiqen ta mbrojnë teoritë kritike të kapitalizmit. Megjithatë, duhet që të përpiqemi të kuptojmë forcën me të cilën malli ose sendi, në një kuptim më të përgjithësuar, sundojnë botën. Sipas nesh, dy arsye shpjegojnë forcën e tërheqjes së ekonomisë kapitaliste të strukturuar nga tregu. Në radhë të parë, tregu dhe konkurrenca në përgjithësi paraqesin avantazhe në krahasim me ekonomitë e drejtuara në mënyrë të centralizuar dhe me ekonomitë tradicionale. Nuk është e thënë që këto avantazhe të jenë të përjetshme dhe ndoshta kemi mbërritur në stade të tilla zhvillimi ku aspektet negative kanë filluar të jenë më të shumta se avantazhet… Megjithatë, avantazhet shpjegojnë pjesërisht aderimin e individëve në formën shoqërore të jetesës aktuale edhe pse mjaft anksiogjene. Në radhë të dytë, bota e mallrave është në fakt një botë tërësisht fetare dhe gjen burimin e forcës së saj në të njëjtat arsye mbi të cilat bazohet dhe feja. Këtu duhet t’i referohemi teorisë së fetishizimit të mallrave, për herë të parë të cituar në Kapitalin e Marksit. Sipas tij, “malli është diçka komplekse, e tejmbushur me hollësi metafizike dhe teologjike”. Në formën e vlerës së përdorimit, malli është i dënuar të plotësojë nevojat e njerëzve dhe në këtë kuptim ai nuk është misterioz. Nuk përmban asnjë mister edhe nëse do të kemi parasysh se malli konsiderohet si produkt i punës së njeriut. Problemi qëndron diku tjetër. Mallrat janë të tilla vetëm sepse janë produkte të punës së njeriut dhe i këmbejmë në treg sipas rregullit të barazisë së vlerave: një sasi x e një malli A këmbehet me një sasi y të një malli B. Dhe këtu ndodh dhe metamorfoza e konceptit të mallit. Në këtë moment, mallrat fitojnë një aspekt social që Marksi i përkufizon si sende që kanë kuptim ose jo. Nëse ato kanë kuptim, mallrat do të jenë mallra fizike. Por mallrat në kuptimin fizik nuk na jepen automatikisht. Është tërheqja subjektive e nervit optik ose shqisave në përgjithësi që na i paraqet si formën e ndjeshme të diçkaje jashtë syrit tonë. Thënë ndryshe, transformimi nga diçka subjektive në një send që duket objektivisht përbën thelbin vet të njohjes; jemi të dënuar të konceptojmë përshtypjen subjektive si një paraqitje e diçkaje objektive, por nuk mund të kemi akses të drejtpërdrejtë me sendin pasi ai jeton jashtë nesh. Megjit-

Atëherë, sot qëndrojmë në këtë pikë: antagonizmi që na është diktuar prej hapësirës së ideologjisë dominuese përbën antagonizmin dytësor midis (atyre që Badiou-ja i quan) subjekteve “reaktive” dhe “të errëta” të cilat luftojnë kundër sfondit të

Ngjarjes së shuar. Ç’të tjera përgjigje janë të mundshme ndaj Ngjarjes? Në vend që të zbythemi nga angazhimi politik, duhet të kujtojmë moton sipas të cilës pas çdo fashizmi gjendet një revolucion i dështuar – moto e cila ja vlen të kujtohet veçanërisht

sot kur përballemi me atë që disa e quajnë “islamo-fashizëm.” Edhe një herë, kundërshtia midis demokracisë liberale dhe fundamentalizmit fetar është mashtruese: mungon termi i tretë. Vijon në numrin e ardhshëm

Fetishizimi i mallrave

pasqyrim” duket se nuk ka forcë të vetën. Ajo ekziston vetëm si një kopje e jetës reale. Por atëherë shtrohet çështja, përse njerëzit kanë nevojë për një kopje të tillë? Përse shoqëritë njerëzore kapen fort pas saj duke përdorur të gjitha mjetet që ajo ka në dispozicion? Ekziston një shpjegim funksionalist gjerësisht i përhapur tek i cili gjejmë dy modalitete. Modaliteti i parë: individët nuk mund të qeverisen veçse me anë të supersticionit (bestytnive). Kjo është teza që mbështet me forcë Spinoza në parathënien e veprës së tij “Traktati teologjiko-politik”. “Asnjë mjet qeverisjeje nuk është më i efektshëm se bestytnia. Nëpërmjet saj, mund të adhurojmë mbretërit si të ishin perëndi, ashtu sikundër t’i urrejmë si murtajë e përbashkët e qenies njerëzore. Për të evituar këtë të keqe, janë kujdesur që ta mbështjellin fenë me një kult të caktuar dhe me aparatin institucional të përshtatshëm për t’i dhënë asaj para syve të opinionit më shumë peshë dhe për ta kthyer për të gjithë shpirtrat në objektin e respektit më konstant dhe më skrupuloz.” Shpjegimi i dhënë nuk është vetëm funksionalist pasi Spinoza tregon se njerëzit janë të prirur, për shkak të një lëvizjeje natyrore, të zhyten në bestytni. Nga origjina, bestytnia shikohet prej tij si diçka natyrore, por më pas ajo formësohet dhe institucionalizohet në fe për qëllime politike.Modaliteti i dytë: “feja është opiumi i popujve”. Shprehja e njohur e Marksit është aktualisht e keqinterpretuar pasi është nxjerrë prej konteksit të saj, brenda të cilit duhet të integrohet sërish:“Mjerimi fetar është së pari shprehja e një mjerimi real dhe së dyti shprehja e një proteste kundër këtij mjerimi real. Feja është rënkimi i krijesës së goditur nga fatkeqësia, është zemra e një bote pa zemër si dhe shpirti i një epoke të pashpirt. Është opiumi i popujve.” Këtu nuk bëhet fjalë për fenë në kuptimin e institutit social, por për mjerimin fetar që konsiston në mjerimin e njeriut, i dënuar të vuajë nga frikat e kota dhe për Marksin, ky mjerim është njëherësh shprehje dhe protestë kundër

mjerimit real. Pra feja arrin të çajë për dy arsye që kombinohen me njëra-tjetrën: ajo jep një zgjidhje imagjinare ndaj dhimbjeve të njerëzve dhe në të njëjtën kohë mundëson qeverisjen e tyre. Por duhet të shkojmë pak më tej. Në analizën e tij të formave elementare të jetës fetare, Emile Durkheim-i e përkufizon fenë si një fakt social. Sipas tij, paraqitjet fetare janë paraqitje kolektive që shprehin realitete kolektive: ritet fetare janë mënyra veprimi që lindin vetëm në gjirin e grupeve të bashkuara dhe që janë të destinuara të mirëmbajnë, provokojnë ose të rikthejnë disa situata të caktuara të grupit. Sipas tij, feja nuk është një tregim pak a shumë fantazist kundër të cilit duhet të luftojmë në emër të së vërtetës shkencore. Ekzistenca fetare e shoqërisë na mundëson të kuptojmë si jeton realisht shoqëria. Durkheim-i niset nga ideja e “natyrës fetare të njeriut”. Feja duhet konsideruar si një institucion dhe Durkheim-i shton se “një institucion njerëzor nuk mund të mbështetet mbi gabimin dhe mashtrimin. Nëse nuk bazohet në natyrën e gjërave, ai do të haste në rezistenca të jashtme përballë të cilave nuk do të kishte mbijetuar. Dhe në këtë kuptim, çdo fe është e vërtetë në llojin e saj. Nuk janë të vërteta fabulat dhe legjendat që ajo përpunon me shumë zotësi, por të vërteta në kuptimin e organizimit të klasifikimit të elementëve përbërës të botës, të asaj që është e shenjtë dhe asaj që është profane.” Efektshmëria shoqërore e fesë është reale. Ajo përbëhet nga gjëra sociale, gjëra të cilat përbëjnë dhe çështjet njerëzore. Analizat e Marksit në lidhje me fetishizimin e mallrave janë aktuale nëse i referohemi përhapjes së markave tregtare dhe komunikimit që përdorin firmat zotëruese të kapitaleve të konsiderueshme. Nëpërmjet tyre kuptojmë qartë se malli ka një karakter të pamohueshëm fetishist. Malli është fetish, domethënë mund të konsiderohet si një gjë metafizike. Njësoj si Kisha Katolike që arriti të bënte sintezën midis të resë dhe të vjetrës, midis legjendave

pagane dhe ritualit të krishterë (tërësia e shenjtorëve është mjaft e ngjashme me perënditë që mblidheshin në Olimp), njësoj dhe kulti i mallit abstrakt, i lekut të dematerializuar që nuk rresht së rrëzuari barrierat gjeografike, kompletohet me kultin e mallrave mbajtëse të një simboli të vënë në skenë mjeshtërisht nëpërmjet paraqitjes së markave nëpër bluza, produkte, shërbime etj. Reklama shërben si gjenerator i këtij kulti të ri. Efekti final i saj është nxitja e konsumizmit në maksimum por ky finalitet nuk është dhe aq i rëndësishëm sa transformimi që ndjell reklama. Çdo gjë në këtë botë, nëpërmjet reklamës kthehet në mall. Kështu, rastet janë të pafundme ku një vepër muzikore klasike identifikohet me reklamën më shumë sesa me produktin dhe kësisoj e kthen atë në një vegël të parëndësishme të produktit. Trupi, dëshira erotike, bukuria e peizazheve natyrore, jeta familjare, mitet dhe fetë, veprat letrare, por edhe motot e aksioneve subversive hyjnë në tornadon e reklamave dhe të gjitha këto kthehen në një mall abstrakt të konsumueshëm. Reklamat kësisoj nxitin dëshirën e posedimit të gjësë, një dëshirë abstrakte, e ngjashme me moralin protestant. Hegeli thoshte se leximi i gazetave është lutja e çdo qytetari. Reklama është lutja e individit shkëmbyes të shoqërisë moderne. Lutja nuk ka vetëm si funksion të nxjerrë në pah një besim ose shpalljen e një të vërtete, por ajo ka gjithashtu si qëllim përgatitjen e një sjelljeje, palosjen e trupave dhe shpirtrave, si kërcimet rituale ose stërvitjet ushtarake. E njëjta gjë vlen dhe për reklamën. Ajo ka si qëllim informimin e blerësve të ardhshëm për cilësitë e produktit, por ajo gjithashtu e “zbut” shpirtin e njeriut që të mësojë të pranojë një rend shoqëror të caktuar të bazuar në konsum dhe në pakufishmërinë e produkteve. (Marrë nga libri i filozofit Denis Colin “Makthi i Marksit – A është kapitalizmi një histori pafund?”) Përshtati Oltion Spiro


12Kerkesa

E mërkurë, 5 Tetor 2011

Une s’po shoh që dikush tjetër po ban diçka për me këqyrë me e përmirësue gjendjen e mjerë në Kosovë

“Çka ka Vetëvendosja që veç po ankohet?” (VIJON NGA FAQE 8)

ZGJIDHJA O, veç fishkëlloni! 8. “Pse po theni, po mi shpenzoni paret e tatimeve, e po gjueni me patlixhana?” Me ti çelë sytë, se s’je tuj pa. Nji xham i thyem s’ban as 2,000 euro, për te cilat po ankohesh, e ai prapa xhamit atje brenda me dallaveret e pikave 3, 4 edhe 5 ti vjedh ka 200,000 euro çdo ditë, e s’po i thue kurrgja. Ai ta bjen armikun midis Prishtine edhe i ban muhabet, e ty s’të len përshtypje, edhe pse i njajti armik s’po të len as me pasë punë, as rrogë, as vizë. Ajo kthehet prej Brukseli me marrëveshje që kurrkujt s’ia tregon edhe janë të damshme për ty, e ty të dhimbet kerri i saj i blinduem, që u fëlliq me do patlixhana. Dreqi e marrtë, ty po të dhimbet kamioni me mallna serbe që e rrotulluem, se nuk po i sheh ka 600 tjerë në javë, që po futen si në bashqe të babës, e po i marrin paret tua. ZGJIDHJA Nëse s’del me qef (e qe s’del, se nuk ka ndërgjegjje), atëhere çohu edhe ti e qite me zor prej pushteti sepse është e drejtë e jotja demokratike me e shprehë pakënaqësinë edhe në rrugë. 9.“Tash jeni në Kuvend, zgjidhni problemet në mënyrë institucionale, e jo rrugëve.” Me qenë në Kuvend, s’domethanë që je në qeveri edhe plot vendime s’mundesh me i marrë si opozitë. Edhe ma pak, kur e din që shumë vota t’u kanë vjedhë edhe Kuvendi s’e ka përfaqësimin real të votuesve. Zakonisht, pushteti i merr vendimet ma të randësishme pa e pyetë Kuvendin, e të cilat ma së shumti po e dëmtojnë Kosovën. Për ma tepër, për cilat institucione e ke fjalën, sepse të tanat janë të korruptueme edhe s’funksionon asnjana? S’ke sistem drejtësie, edhe munde-

sh me ba çka të duesh, kur të duesh, që është pikërisht çka po ban pushteti në këtë moment, se s’ka kush e ndalë. ZGJIDHJA Ti, unë edhe krejt qytetarët që kemi votue, e kemi të drejtën demokratike me lypë prej pushtetit me dhanë dorëheqje, nëse jemi të pakënaqun me te. E vërteta është se shumë njerëz nuk je të kënaqun me këtë gjendje, por nuk po e dijnë çka me ba për me e përmirësue. Nëse pushteti refuzon me dhanë dorëheqje, atëherë ti e ke çdo të drejtë me dalë në rrugë edhe me e shprehë pakënaqësinë tande për këtë gja, me lypë zgjedhje të reja edhe me votue për atë që ta merr mendja se vërtet ban diçka për këtë vend. 10. “S’guxoni me ba ‘cik’ prej Albinit.” Mos me pas guxue, s’e kisha shkrue kurrë këtë artikull. A ke ndejtë ndojherë me Albinin? A ta merr mendja se është ma mendjehapun se secili udhëheqës i secilës parti tjetër në Kosovë? Rren nëse thue “jo”. Veç këqyri udhëheqësit tjerë nji herë, lexoju CV-të edhe s’kemi çka diskutojmë unë e ti ma shumë. Këqyri mënyrat se qysh partitë tjera i kryejnë proceset e tyne, posaçërisht ato zgjedhore. Ato në pushtet ose nuk mbajnë mbledhje kurrë, ose e bajnë ndoj kushëri kryetar. ZGJIDHJA Lyp me u takue me Albinin. Jam i bindun se pa e gjetë do kohë për ty s’e len. Vlerësoje vetë. Kape lexoje statutin edhe rregulloren e VV-së. Ke me e pa që demokracia e brendshme, bile, është ma e madhe se që ish dashtë me qenë. Bashkangjitju VV-së, jepe kontributin tand profesional edhe politik, jep ide edhe zgjidhje të shëndosha, edhe e sheh vetë NUK ka me ta ndalë dikush aty rrugën. 11.“Po e ikni bothën prej Kuvendit kur po ka vendime të mëdha.”

Nëse pushteti refuzon me dhanë dorëheqje, atëherë ti e ke çdo të drejtë me dalë në rrugë edhe me e shprehë pakënaqësinë tande për këtë gja, me lypë zgjedhje të reja edhe me votue për atë që ta merr mendja se vërtet ban diçka për këtë vend. Me pasë parime është dhunti. Me iu përmbajtë atyne parimeve është vlerë njerëzore. Kur shkelet Kushtetuta, sikur në rastin e zgjedhjes së Kryetarit të shtetit, atëhere është parimore me e lëshue Kuvendin, me i tregue krejtve që nuk po don me qenë pjese e nji shkeljeje të tillë. Kur shkelen rregullat e Kuvendit, sikur në rastin që deshtën me i kalue 14 ligje për 2 orë, atëhere është parimore me e lëshue Kuvendin, me i tregue krejtve që nuk po don me qenë pjese e nji shkeljeje të tillë. ZGJIDHJA Kushtetuta edhe rregulloret janë shkrue për nji arsye. Nëse nuk respektohen, atëherë pse je lodhë me i shkrue? Kurrkush s’asht mbi ligjin, prandej përmbaju ligjit kur merr vendime të randësishme në emën të popullit, nëse don me i pasë deputetët në Kuvend. 12.“As ju s’jeni hiç ma të mirë. Me ardhë në pushtet edhe ju vjedhni.” Është shumë pikëlluese që i ke humbë krejt shpresat se nji ditë ka me u ba ma mirë. S’ke faj, se qe 12 vjet njerëzit e njëjtë po të udhëheqin edhe secili të ka vjedhë ma shumë se tjetri. Shumë prej tyne, madje, janë ose nën hetime, ose të paditun për hajni ose krime tjera të randa. S’ka parti që s’ka pasë koalicion me tjetrën.

Por, nëse veç pak interesohesh për sakrificat e vazhdueshme që njerëzit e VV-së i kanë ba tanë këto vjetët për të mirën e këtij vendi, atëherë ke me e kuptue se ka shpresë. ZGJIDHJA Për kurrgja tjetër, nji gja është e sigurt, por s’do me e pranue: Çfarëdoqoftë VV-ja, është bile pak ma e mirë se të gjitha të tjerat që udhëheqën deri sot. Përkrahe. Jepja votën. 13. “Ju s’dini me e udhëheqë vendin.” Nëse s’po dijshim me e udhëheqë vendin, atëherë qysh po dijshim me jepë zgjidhje për krejt problemet që i ka sot Kosova? ZGJIDHJA Sot me e marrë pushtetin, VV e ka nga nji njeri shumë ma adekuat se ata që janë momentalisht në pushtet, për secilën pozitë në Kabinetin Qeveritar. Lexona CV-të pak. TOP 5 ETIKETIMET E PUSHTETIT KUNDËR VETËVENDOSJES

Nji njeri shumë i mençur, të cilin e respektoj shumë, ma pat thanë nji gja shumë domethanëse: “Nëse nuk ke armiq, nuk je kurrkushi.” Tuj qenë se pushteti në fuqi e sheh VV-në si kërcënim, i ka shpallë armiq, që është e kuptueshme. Këta në asnji mënyrë s’dojnë me e humbë pushtetin, se i humbin gjithë ato pare edhe rrezikojne, madje, me përfundue edhe në burg. Për këtë arsye, e aktivizojnë makinerinë e propagandës së tyne nëpërmjet shumicës së mediave edhe gazetarëve që i mbajnë nën kontroll. Edhe pse propagandën e kanë boll primitive, ti, cinik i dashtun, po i han krejt. Ma poshtë është lista e Top 5 etiketimeve që pushteti aktual i përdor si propagandë kundër VV-së: 1. “Albini është sikur Hashimi.”

Nëse je votues i Hashimit, prej frike që po humb elektorat, ai po të shtin ty me mendue kështu, në mënyrë që ti me thanë vetëmevete: “A e din çka? Mbasi janë të njajtë, po ia jap Hashimit prapë.” Nëse je votues i ndoj partie tjetër, po të shtin thanë vetëmevete: “Po votoj prapë për këta, se s’paska ma të mirë!” Ti e din shumë mirë që Hashimi s’i afrohet Albinit as përkah intelekti, as përkah edukata, e as përkah vlerat njerëzore. 2. “Këta janë nacionalista radikalë/ekstremista edhe i urrejnë ndërkombëtarët.” Prej kur qenka kaq krim i randë me e dashtë vendin tand? Në momentin që VV kundërshton ndoj vendim që është në dëm të vullnetit të qytetarit apo të mirës së kombit, menjiherë pason deklarata që VV s’po do me u integrue në Evropë edhe që kjo e rrezikon të ardhmen e vendit. 3. “Këta janë armiq të kombit.” Sa herë që VV e ngrit zanin për MËNYRËN se qysh po menaxhohet edhe qysh është dhanë tenderi i autostradës së kombit, menjiherë e quejnë armik të kombit. Veç budalla nuk i gëzohet autostradës. Por, çka po të vyen autostrada kur nuk ke as ekonomi, që me eksportue diçka, e si rezultat as rrogë për me shkue në deti, se krejt buxheti i Kosovës shkon për me e pague autostradën? Me ia çelë Serbisë udhën me eksportue mall për Shqipni, kurrgja tjetër. Edhe, shih qysh po bjen në kundërshtim me etiketimin nr. 2. Qysh mundesh edhe me e dashtë vendin tand, edhe me qenë armik i kombit? 4. “Këta janë komunista.” Sa herë që VV e ngrit zanin për MËNYRËN se qysh po keq-privatizo-


13

E mërkurë, 5 Tetor 2011

hen ndërrmarjet publike edhe e kundërshton MËNYRËN se qysh po dojnë me e privatizue PTK-në, menjiherë del zani se janë komunista, se s’po dojnë me lejue treg të hapun. Ku është poenta me e shitë PTK-në, e mos me mbetë asgja për buxhetin e Kosovës? Kurrkush s’po thotë që privatizimi asht gja e keqe, por ka mënyra të ndryshme për me e privatizue nji ndërmarrje, pa dalë humbës në këtë proces. 5. “Këta janë huligana dhe kriminelë.” Huligana e kriminelë po i quen edhe serbët në veri që po ta vrajnë policin me snajper. S’po i thonë as terrorist apo vrasës. Për ma tepër, nuk ban asgja për me e gjetë vrasësin, derisa nuk heziton me i arrestue 32 veta për do patlixhana!

PËRMBYLLJE

Une s’po shoh që dikush tjetër po ban diçka për me këqyrë me e përmirësue gjendjen e mjerë në Kosovë. Krejt partitë tjera opozitare veç i kanë hapë sytë e po këqyrin, të brengosun se çka po ndodh me bizneset e tyne, që iu ndërlidhen me bizneset e partive në pushtet. Po më intereson shumë nji gja: Ti, cinik i dashtun, që po ia jep veti të drejtën veç me kritikue pa pasë argumente, e pa u mendue dy herë se çka po thue, a je tuj ba diçka për vendin tand, pos që po ia harxhon makiatot edhe oksigjenin? Nëse po, atëhere s’ka shansa me qenë ti pjesë e grupit të cinikëve. Nëse jo, atëhere çoe bothen, ban diçka. Adresën e din. Hajde. Nëse ta merr mendja se çka po ban asht mirë, atëherë vazhdo. Votoe tjetrin, që po të sakaton qe sa e sa vjet, ose

mos dil me votue hiç, prit me zhdrypë jashtëtokësorët me t’i rregullue problemet, se edhe ndërkombëtarëve iu ke ba bajat. Ose, mbushu mend, hapi sytë edhe, si çdo qytetar tjetër i nji vendi demokratik, kuptoje se është e drejtë e jotja me dashtë me e pa vendin tand ma mirë.Ushtroe atë të drejtë! Nëse ta merr mendja që ky shkrim s’asht kurrgja pos nji fushatë parazgjedhore edhe s’ka kurrgja të vërtetë në te, atëherë s’po më duhet vota jote hiç. Me dashni, Fisnik Ismaili

P.S. Dikush jepja Hajredin Kuçit këtë artikull, sepse sa herë del në TV me folë për Vetëvendosjen kërkon prej kësaj propozime për zgjidhje të problemeve. Mos ma harroni edhe Ilir Mirenën, i cili vazhdimisht lyp “Fokte, fokte, fokte!” Disa fjalë për autorin

Fisnik Ismaili (www.facebook.com/ Karrota) Autori, tuj mendueDrejtor kreativ, themelues dhe udhëheqës i përfaqësisë në Prishtinë të njërës prej agjencive ma të mëdha të reklamimit në botë, me emrin Ogilvy | Karrota. (www.facebook.com/karrota.net) Ideator i fushatës Duaje tënden, që përkrah dhe promovon prodhimet e vendit. (http://www.facebook.com/ duajetenden) Autor i stripit satirik The Pimpsons, të publikuem në Facebook. (www.facebook.com/pimpsons) Udhëheqës i ekipit që ideoi dhe realizoi monumentin NEWBORN, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. (www.facebook.com/NewbornKS) Pjesëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! (www.facebook.com/vetevendosje)

Pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, gjatë betejës në Koshare, më 1999. I vetmi drejtor kreativ shqiptar në rajon me çmime ndërkombëtare në fushën e reklamimit (6 sosh), përfshi Luanin e Artë në Cannes - çmimi më i lartë për dizajn në botë. Drejtor kreativ me më së shumti fushata të realizuara reklamimi në Kosovë e Shqipëri. I lindun e rritun në Prishtinë, i ramë në Londër, i përplast në Prishtinë, me shumë përvojë profesionale edhe shkollim adekuat jashtë Kosove. Përkrahës i denjë të drejtave të njeriut, mbrojtjes së ambientit, luftimit të ngrohjes globale edhe ushtrimit të fjalës së lirë. Mbi të gjitha, qytetar i rëndomtë, që ia don të mirën vendit ku jeton.

Cështja DSK paska treguar një pamje boll të trishtë të Amerikës Nga Pascal Bruckner, shkrimtar dhe eseist

P

ara disa vitesh, ishim me pushime familjarisht në një plazh të Floridës. Vajza ime, atëhere 2 vjec, pas nje zhytje, vendosi të hiqte kostumin e saj të banjes që e bezdiste. Shumë shpejt një lloj agjitimi kaploi pushuesit e tjerë që na shihnin me siklet. Disa minuta më vonë, një sherif i bëshëm, i mbuluar me një arsenal të aftë për shkatërrimin e një qyteti të tërë, erdhi të na bërtiste: ne duhet te rivishnim vogëlushen, në të kundert do të gjobiteshim. Kjo e vogla, duke kujtuar se ishte një lojë, filloi të vraponte. Ne vrapo pas saj, sherifi vrapo pas nesh. Më në fund e kapem, ndërkohë që po shkuleshim së qeshuri, por kolosi me uniformë nuk po dëfrehej aspak: në vendin e Xhaxha Semit , nudizmi në plazh është i ndaluar, madje edhe për gojët e vogla ekzistena e të cilëve varet nga ushqyimi nga prindërit. Amerika e Veriut, sic duket, ka nje problem me seksin që vjen nga trashëgimia e saj protestante, por për me tepër, kjo dëshiron t’i japë leksione tërë botës. Ta cilësosh si puritane, nuk mjafton pasi është nje lloj puritanizmi devijant ; pas revolucionit tëe zakoneve, ky (puritanzimi) flet gjuhën e lirisë së dashnisë dhe bashkëjeton me një industri pornografike që lulëzon. Eshtë shumë më saktësisht një lloj puritanizmi i bërë pis: për cfarë kanë shërbyer çështjet Klinton ose DSK? Për të dënuar erotizmin; që ta themi më mirë, për të lëpire buzët përgjate javëve, muajve, përgjatë të cileve detajet joshin; duke përmendur seksin oral, farën, organet gjenitale me një lakmi prej të indinjuari falls. Ngazëllimi

i turpshëm me të cilin Kenet Tompson evokoi vaginën e “agresuar” të klientes së saj Nafisatu Dialo është tregues në këtë kontekst. Do thonim se në rastin e Bill Klintonit, është mashtrimi që u sanksionua më shumë se sa e shkuara me një stazhiere të Shtëpisë së Bardhë? Eshtë qartësisht e pavërtetë përderisa Xhorxh Bush gënjeu në lidhje me armët e shkatërrimit në masë në Irak, pallavër mashtruese gjerësisht më e rëndë, e nuk u hetua për këtë. Por, qoftë larg, të kishte shkuar me asistenten e tij, do ta kishin rrasur menjëherë në birucë, do e kishin lidhur në rrotën mesjetare ku gjymtoheshin të dënuarit, ose edhe dënuar me frustë. Por mesa duket, aty në Amerikë, krimet me gjak nuk janë më të rënda se nëpërkëmbjet bashkëshortore. Duket që establishmenti mediatik i përtej Atlantikut, kaq i gatshëm për të dënuar Francën, me anë të një prej përfaqësuesve të saj, i ka harruar tashmë torturat në Abou Grahib: grumbuj burrash të zhveshur të rrasur njëri pas tjetrit ose të shtrënguar që të masturboheshin, sigurisht nën urdherat e rreshteres Lindi England, që disa i mbante të lidhur si qentë (femrat, në pozitë pushteti nuk janë më të mira se sa meshkujt, e dimë që prej nazizmit). Tortura ekziston gjithkund, madje edhe në vendet demokratike, por vetëm një vend i sëmurë nga seksualiteti i tij mund të imagjinojë të tilla keqtrajtime. Eshtë për t’u habitur nga ana tjeter që Dik Çenei dhe Donald Ramsfelld, të dyshuar për korrupsion dhe nxitje të marrjes në pyetje të dhunshme, nuk janë ndjekur penalisht, pas vitit 2008 nga drejtësia e vendit të tyre, e cila është gjithmonë e gatshme të ndeshkoje mëkatin më të vogël të dashnorëve.

Të ndëshkosh Francën për Irakun, për Roman Polanskin, për ligjet për perçen dhe niqab-in, të frenosh këtë komb jo-bashkëpunues që vazhdon kokefortësisht në shpërberjen e moralit të saj, ky është kuptimi final i çështjes DSK në castin kur Amerika ha dheun e humbjeve të saj dhe kerkon koka turku për të sakrifikuar në përshtatje me rënien e saj. Një shembull ndër mijëra? Në revisten shumë serioze Newsweek të 29 Korrikut të kaluar, korrespondentja Xhoan Bak, i shpjegon lexuesve të saj seksualitetin arkaik të francezëve: tek barbarët nga Galia, femrat gazetare shkojnë me të gjithë politikanët, për qejf dhe gjithashtu edhe për të garantuar burimet e tyre, e drejta për t’ia lypur është një institucion, stacione të shërbimeve në zyra, sekretaret duhet t’ia luajnë punëdhënësve të tyre për të mbajtur vendin e punës, të gjithë personat e seksit femër quhen “kurva” dhe vendi lëkundet në vazhdimësi mes Markezit

de Sade dhe Simon dë Buvuar. Pickohemi, fërkojmë sytë, jo nuk jemi duke lexuar një numër të Pravda që daton përgjatë Luftës së Ftohtë. Të copton shpirtin që në Hekzagon , gjithë këto medie, gjithë këta njerëz të mëdhenj, të paralizuar nga ngjarja, na kanë thirruar të pendohemi si komb, pa bërë vetë këta një kërkim sado të vogël. Ne paskeshim ushqyer një përbindësh në gjirin tonë, ne na u dashka të paguajmë për maçizmin tonë të lindur. Në fakt në Shtetet e Bashkuara ka ngjarë një dukuri e veçantë që nuk ka prekur Europën: aleanca e feminizmit dhe së djathtës republikane, ultra konservatore. Këto dy forca janë bashkuar në emër të interesave të ndryshme për të rimbullur kapakun e hapur për shkak të viteve 60-70. Ja pra pse gjithë këto intelektuale feministe, një fare Xhoan Skot, e specializuar në qasjen anti-franceze, jane shndërruar në propaganduese puro dhe të thjeshta të Departamentit të Shtetit, të ngar-

kuara për të promovuar urbi et orbi këtë American way of life. Kjo shpjegon ambientin e Mekartizmit moral që prek atje gjërat e dashnisë për të cilat amerikanët ndër më të kthjelltët alarmohen prej kohesh. Që prej fillimit të viteve ’90, për çdo profesor të huaj që vinte të jepte mësim në universitet, iu përcollen udhëzime të rrepta: të mos takohet kurrë një studente në një ambient të mbyllur, nëqoftëse biseda nuk regjistrohet, të mos merret ashensori me një studente të vetme dhe sigurisht që nuk mund të kihet një marrëdhënie me një femër të fakultetit edhe pse madhore dhe me vullnetin e saj, në të kundërt përjashtohesh menjëhërë nga puna. Marrëdheniet e punës në zyra i nënshtrohen gjithashtu një numri të caktuar rregullash: evitimi i veshjes që të rri shumë mirë në trup, i bisedave që mund të keqkuptohen, bisedat e pavend, angazhimi për të mos ushqyer tepër marrëdhënie (VIJON Në FAQE 15)


14 Kinema

E mërkurë, 5 Tetor 2011

Falja e Gjakut është film i mirë, por ka diçka që i mungon të jetë film i madh..

Dramë shqiptare

Nga Koloreto Cukali

M

ë është dashur ta mendoj shumë gjatë se çfarë nuk më pëlqen te Falja e Gjakut, filmi i Xhosh Marston që po shfaqet në kinema Millenium. Sepse, ngado që ta kthesh, filmi ka elementë shumë pozitivë, teknikë e regjisorialë. Megjithatë, që në shikimin e parë para 3 muajsh, kishte diçka që, sikur s’më ngjiste. Më ngjau si nihilizëm, përderisa filmi nuk mund të mos bjerë në sy pas shumë produksioneve të dështuara shqiptare ndër vite që nuk mbajnë as era film, të cilat e kanë larguar publikun nga dëshira që të shkojë në kinema se do kënaqet me një film shqiptar. Dhe, kur vjen një film qVë është film, të dashuruarit pas kinemasë i duket sikur ka ardhur fundi i botës. Falja e Gjakut është film i mirë, por ka diçka që i mungon të jetë film i madh.. Falja e Gjakut flet për gjakmarrjen. Kanuni. Besa. Që këtu, njerëzit rrudhin buzët. Ne na lodhin historitë me gjakmarrje, madje, kemi dëgjuar aq shumë, sa nuk presim gjë të re nga ai front. Regjisori Marston, për çudi (duke qenë i huaj) e ka mbërthyer për ze-

mre problemin. Ai, e ka zbërthyer pastaj saktë e vërtetësisht dramën e gjakmarrjes. Dialogjet janë të vërteta, personazhet janë të vërtetë. Madje, në gegnisht! Kjo nuk ndodh prej shumë vitesh në filmin shqip. Puna që regjisori ka bërë me aktorët e rinj amatorë, (thonë që ka marrë në audicion mbi 3000 të rinj të shkollave të veriut) është e lavdërueshme. Ai ka sjellë dy portrete të vërtetë e të dashur: Nikun (Tristan Halilaj) dhe Rudinën (Sindi Laçej). Më pëlqen mënyra sesi ngjarja fillon, me dy gurë në rrugë, me një karrocë me kalë. Dramat tona kombëtare fillojnë përherë kështu: përse më zure rrugën. Më pëlqen dinamika e fillimit, e prerë, e ngushtë: burrat ngacmohen në lokal, dhe tensioni ngrihet. Ndodh vrasja për shkak të atyre gurëve, dhe aty fillon drama për Nikun e Rudinën, të dy të burgosur – Niku nuk del dot më nga shtëpia, Rudina nuk shkon dot më në shkollë, se detyrohet të bëhet burri i shtëpisë. Regjisori përpiqet të na japë dramën e Nikut të mbyllur, që kërkon me çdo kusht zgjidhjen, qoftë dhe duke ‘shitur’ babën, por, çuditërisht,

publiku del i dashuruar me Rudinën. Kjo, sepse – dhe ky është një nga problemet e filmit - Nikut nuk i ndodh thuajse asgjë, Rudinës ‘i ndodhin’ gjëra. Nja dy krisma, nja 2 momente simpatike me shtangën e me celularin, por, në thelb, përveç bisedave ‘si t’ia bëjmë’, ‘ç’thotë kanuni’ e ‘nuk na duhet një ndërmjetës’ nuk ndodh thuajse asgjë. Është thjesht monotonia e zymtësia e të qenit i ‘ndrymë’. Por, jo gjithmonë kjo zymtësi mund të jetë artistike. Gërvishtja e murit, nuk mund të quhet as ngjarje, e as gjetje, nga pikëpamja e origjinalitetit. Filmi është një ngjarje e pasqyruar saktë, por, mbetet një ngjarje që nuk ka ndonjë gjë të veçantë. Filmi, del nga monotonia e merr një ritëm dramatik të bukur që nga momenti i arrestimit të babës. Më tej, filmi është emocionues, të mban pezull, dhe pjesa e ballafaqimit me gjakësin është një moment i mrekullueshëm, i fortë, intensiv, me dialog të saktë e ndjeshmëri të lartë nga aktorët. Aty, del në pah vlera e regjisorit. Pa folur për cilësinë e xhirimeve, fotografisë, audios e skenografisë. Cilësi maksimale. Kjo, nuk ka sesi mos të të gëzojë kur

e sheh në ekran të madh. Një katund i Shkodrës në ekranet e botës, dhe i xhiruar bukur! Kanunar, rimon me katunar Ndërsa fillon filmi, njëra te rreshti para, nga ata që në film vijnë për të ngrënë më shumë se për të parë art, me dhjetëra qese e kanoçe ndër duar, pyeste me zë të lartë, ‘a është i përkthyer në anglisht’. Medemek, kemi nevojë për titra në gjuhë të huaj për të kuptuar gjuhën e ‘këtyre malokëve’. Filmi është i tëri në dialektin gegë, çka, rrit vlerat e regjisorit, sepse ta bësh një film të vërtetë në gjuhë të huaj e për më tepër në dialekt, është një sipërmarrje shumë e madhe dhe me rrezik. Aq më tepër, kur flitet për një temë pak të njohur në botë. Kjo, do tia heqë shanset që ngjarja të mund të rroket nga publiku botëror, që besoj se do ketë nevojë për më shumë sqarime paraprake për të kuptuar ç’është ky Kanun, e ç’është kjo Besë, e ku ndryshon kjo gjakmarrja nga hakmarrja e zakonshme. Filmi vlen për tu parë, qoftë dhe për të kuptuar realisht ç’dramë ka në një familje të ngujuar. Kjo dramë, siç e thashë, është pasqyruar me shumë besnikëri. Mbase, më me besnikëri se

sa duhej. Ky është dhe problemi i filmit. E ashtuquajtura gjakmarrje ndodh prej 20 ,vjetësh pak orë larg Tiranës, por, pak kujt i intereson më. Ajo është aty. Nuk është e mirë. Është, e ke-qe! Por, kjo nuk është shtysë që të shohësh një film me të. Nuk ka gjë të re. Mua nuk më pëlqen filmi, për të njëjtat arsye që nuk më intrigojnë historitë me gjakmarrje. Janë të tëra gatin njësoj, dhe, përveç vuajtjes së njerëzve të përfshirë dhe anomalisë sociale që përfaqësojnë, nuk kanë asgjë që të më bëjë të kthej kokën. Marston, e pasqyron shumë saktë realitetin, ‘si të ishte një dokumentar antropologjik’ thoshte një producente gjermane në Sarajevë pasi e pa, ‘por, një dokumentar i varfër në detaje artistike’. Ajo çfarë e bën një film ‘të madh’, është një penelatë më shumë, një detaj artistik më shumë nga ai që na jep realiteti i thatë. Këto, mungojnë. Historia e treguar vjen e vërtetë, e saktë, gazetareske, por i mungojnë ato penelatat që e bëjnë autentike, ndaj nuk ka gjë të veçantë për ti ofruar publikut. Jo, të paktën atyre që të nominojnë për Oskar. Oskari i munguar


15

E mërkurë, 5 Tetor 2011

Cështja DSK paska treguar një pamje boll të trishtë të Amerikës (VIJON NGA FAQE 13)

Më trishton debati në lidhje me caktimin e Faljes së Gjakut për të përfaqësuar Shqipërinë në garën për Oskar. Më trishton, në shumë aspekte. E para, që është shkelja e dukshme e kritereve e që është trajtuar në media. Siç vinte në dukje Elsa Demo në një shkrim të kësaj jave te Shekulli, filmi u zgjodh të përfaqësohej për të njëjtat motive që u zgjodh të mos mbështetej në fillim të prodhimit nga Qendra. Ky film, e thënë me zemër në dorë, përveç historisë e aktorëve, nuk ka asgjë shqiptare. Produksioni është tërësisht i huaj, paratë janë tërësisht të huaja, ideja e filmit është tërësisht e Marstonit, aktorët profesionistë janë gjysmat shqipfolës të jashtë kufijve, muzika (origjinale) e huaj… Ne kemi një gjysmë skenari (gjysmën e dytë, madje), një katund e ca aktorë amatorë që kanë dalë në një film… E kjo, jo për meritë të ndonjë individi a institucioni shqiptar. Trishtimi tjetër, më vjen prej ëndrrave të çuditshme për Oskar. Kjo, nuk është gara. Është turi para-eleminator. Fakti që ne po çojmë një film mes dhjetëra të tjerëve nga dhjetëra

vende, nuk nënkupton kandidimin. Sigurisht, ky film ka gjasa më të mëdha se Amnistia, fjala që bie, meqë vjen prej një kompanie produksioni të fortë, e cila i ka ca mekanizma të fshehtë për ta shtyrë filmin fshehtazi sa më pranë vijës së startit. Në këtë aspekt, llogaritë janë ‘të sakta’. Me këto prurje që kemi, shanset për tu afruar sadopak te Oskari, mbase janë me këtë film. Por është shumë e trishtueshme, që, Shqipëria tenton të bëjë bujë në botë me gjëra që nuk janë të vetat. Ne mburremi që kemi 2 Nobelistë shqiptarë, Nënë Tereza e ai burri i mjekësisë që zbuloi Viagrën, kur në fakt, ata janë në një përqindje shumë të vogël shqiptarë, e asnjëri nuk di shqip. (Vini re, që për të rikujtuar emrin e atij burrit, do më duhej të bëja guglim, e të zbuloja që quhet Ferid Fistëku). Ne mburremi me 2 aktorë Hollivudi, që prapë nuk dinë shqip, e Shqipëria në venat e tyre përzihet me shumë gjak tjetër. Ne duam të marrim Oskar, duam Nobel, duam çmime, por kacaviremi me zor pas ca të huajve që nuk janë brumë

Shqipërie! Le të marrë Oskar Xhon Belushi, por nuk mund të jemi krenarë, se ai nuk ka asgjë shqiptare. Nuk e kemi rritur ne, nuk ka thithur ajrin tonë, nuk ka marrë një pjesë tonën për ta futur në rolet e veta, sepse, ne nuk kemi qenë kurrë pjesë e jetës së tij, përveçse kur e paguam majmë për një reklamë. Po kështu Nënë Tereza, apo burri i Mjekësisë. Nuk janë tanët. Për fat të keq. Prandaj unë doja që ti jepej një shans Alimanit, apo qoftë dhe një tjetri, sado i keq, por, të paktën shqiptar prej vërteti. Fund Ikja e Nikut është prekëse. Edhe pse nuk e kam kuptuar kurrë, pse, një djalë që e ka lirinë të ikë, nuk ikën nga rruga e asfaltit, por ikën mes fushave. Na po shkon andej? Ngaqë ngjan bukur në kamera? Rri e shoh sfondin nga po ikën, andej s’ka asgjë. Kur, mu te dera e shtëpisë kalonte rruga, prej nga mund të ikësh në tërë botën. Më duket se, sa të mbarojë xhirimi, ai do kthehet e të thotë, “uf, ngatërrova rrugën. Duhet të iki nga xhadeja”.

intime mes kolegësh, përveçse kur këto përfundojnë në martesë. Ndoshta u kujtohet ky universitet i Ohajos i cili kishte tentuar në fillim të viteve ’90, i mbështetur nga organizata kryesore feministe për kohën, që të miratonte një kartë që rregullonte aktin intim mes studentëve: këta duhet të parashikonin me shkrim të gjitha etapat deri në detajin më të vogël, nëse do preknin ose jo gjoksin, heqjen ose jo të të brendshmëve dhe regjistrimin e programit përpara një përgjegjësi. Propozimi, fatmirësisht nuk u mor parasysh. Ky kodifikim çmendurak është fragment i një shoqërie të panikosur, e zhveshur nga kultura e dashnisë dhe që dëshiron t’u imponojë të gjithëve një polici të epshit. Për çfarë bëhet fjalë në këtë rast? Dyfishimi i dënimit të kënaqësive duke kriminalizuar aktin heteroseksual: çdo burrë është një përdhunues në fuqi, çdo femër është viktimë potenciale. Komplimenti është etapa e parë e kercenimit, vardisja një perdhunim i përafruar, mirësjellja një eufemizëm për të fshehur vullnetin e predatorit. Mishi të korrupton, dëshira e rrezikshme. Edhe pse DSK u shpall i pafajshëm, ai do të mbetet fajtor: faji i tij buron prej statusit të tij. Mashkull i bardhë, i pasur, europian, që do të thotë dekadent, ai s’mund të jetë tjetër veçse një agresor kompulsiv. Nuk janë vetëm politikanët në Shtetet e Bashkuara që përndiqen nga futja e hundeve mediatike (dy viktimat e fundit të kësaj gjuetie janë i zgjedhuri demokrat Antoni Veiner, fajtor që u dergoi foto te urisë së tij virile, nëpërmjet Twitter-it, zonjave që i kish njohur në rrjet dhe Arnold Zhvarceneger, baba i një fëmije të jashtëligjshëm). Çdo amerikan mund të bjerë në një çast ose në një tjetër nën këtë ndëshkim poshtërues të inkuizicionit demokratik. Kritikes së kuptueshme në Francë që i bëhet tradhëtisë, i përgjigjet dënimi i saj përtej Atlantikut: është më shumë se një gjë që nuk duhet bërë, është një gabim që meriton ndëshkim gjyqësor dhe riedukim psikiatrik. Disa grupe mbështetëse të grave dhe burrave të tradhëtuar, krahasojnë traumën e pësuar për shkak të një keqbërësi të tillë, me atë të atentateve të 11 Shtatorit. Tradhëtia bashkëshortore është e të njëjtit rend të një tradhëtie kombëtare, është një dhunim i paktit që lidh së bashku të gjithë qytetaret. Në bregun lindor , transmetohet një

emision i përditshëm i mëngjesit që publikon raste të tradhëtisë bashkëshortore, duke përzjere mallkime publike për dashnorët dhe turpërim për bashkëshortin e tradhëtuar, të cilit përshembull i valëvisin teste të ADN-së që provojnë që fëmija nuk është i tyre. Që të kuptohemi drejt: në të dyja brigjet e Atlantikut, përdhunimi është një krim, ngacmimi një kundravajtje penale dhe kjo përbën një progres objektiv. Qoftë nga njëra dhe nga tjetra palë, tensionet mes burrave dhe grave, që pasojnë emancipimin, mbeten dhe ndonjëherë edhe shpërthejnë. Por përderisa Shteteve të Bashkuara kjo bashkëjetesë u duket gjithnjë në të shpërthyerit e luftës, nën syrin vigjilent të avokatëve të gatshëm të bëjnë xhep tek bashkëshortet e ndarë, Europa latine duket më mirë e mbrojtur ndaj kësaj rrjedhe, për shkak të një kulture të vjetër të bashkëbisedimit dhe një lloj tolerance ndaj dobësive njerëzore. Basti i Francës është të ndërtojë mbi ambivalencat dashurore, të civilizojë dëshirën duke u nisur prej papastërtive të saj, duke respektuar gjithnjë intimitetin e njerëzve. Në Shtetet e Bashkuara seksualiteti është mjeti me anë të të cilit cilido qytetar bëhet potencialisht prona e tjetrit. Jeta private zhduket, kërkesa absolute për transparencë shpie në triumfin e hipokrizisë dhe në mbikqyrjen e të gjithëve nga të gjithë. Efekti shkatërrimtar i çështjes Stros-Kahn, në rast se vërtetohet që ankuesja nuk ka thënë të vërteten, eshte skualifikimi i viktimave të verteta, të cilat do të dyshohen për gënjeshtare dhe korruptim. As mediet dhe as drejtësia nuk do të dalin më të rritura nga kjo histori edhe pse prokurori Cirus Vans e pati ndershmërinë që prej korrikut të pranonte parëndësinë e dosjes. Mos shpresoni që në rast pafajësie, organet e mëdha të shtypit të bregut Lindor të cilat linçuan ish-drejtorin e FMN-së përpara se ai të gjykohej, të kërkojnë falje. Turistë francezë që niseni përtej Atlantikut, jini të kujdesshëm; në rast se, mos o Zot!, ju kaplon dëshira të gëzoni me një vendas, pajisuni me një deklaratë zyrtare: që partneri juaj, mashkull apo femër, pranon me shkrim që ju autorizon të shijoni trupin tuaj. Ne kemi plot gjëra për të mësuar nga miqtë tanë amerikanë, por pa dyshim, jo artin e dashnisë. Përktheu Florian Hasko


16 Arte

E mërkurë, 5 Tetor 2011

Krenar Zejno

A

i vdiq më aq e kaq, në moshën të cilën më në fund e ndali vetë mu aty ku i ngeci kokrra e qejfit, e që i bie të ketë qenë aq e kaq vjeç, duke qenë se ishte lindur më aq e kaq... Shkrimtari i lumtur, Hrabal, i dha fund vërtet vetmisë me aq shumë zhurmë të jetës përmes një vendimi vetjak, ndonëse pranë fundit të hises së vet, cakut të kohës që i qe caktuar për të qëndruar në këtë jetë. E përshkoi pothuaj gjithë shekullin e shkuar, i shakulluar sëprapthi nga një regjim pushtimi nën tjetrin, mes një froni rrëfimi dhe të ndenjurës tjetër. Dhe siç e pat nisur, me poezinë, ai mbet edhe në prozë liriku poet. Shkrues i përkorë prej ironie e grotesku që e zotëroi gjysmën e tij të shekullit çek, duke pasuar denjësisht një Kafkë dhe një Hashek. Një ditë ai u hodh nga lartësia me gjithë macet e tij, të cilave u kish rrëfyer gjithë ato jetë përgjatë ditëve. Dhe kish mëtuar nga to plot e plot kuptime ditësh e jetësh vetmie (si ato që në kontinentin matanë Ëilliam Burroughs po shenjonte në 16 baladat të cilat përjetësojnë 16 macet e jetës së tij aluçinante, në veprën The cats inside) Hrabali vendosi atë ditë për t’i rënë më shkurt, kur i erdhi nxitimthi për të nxituar edhe më, në të ikur e sipër nga kjo botë. E nxiti edhe vetë veten. Dhe hapi dritaren. Poshtë, pesë kate më poshtë, qe toka... Nga po ajo lartësi me të cilën ishte familjarizuar tek pragu i dritares së apartamentit të tij në katin e pestë, po i njëjti kat prej të cilit edhe në një subjekt libri, nëmos gaboj, e pat përmendur atë rënie të lirë nga një lartësi të objektit njeri. Duke iu dorëzuar më në fund ligjit të gravitetit dhe peshës së rëndesës së vetvetes. Tani-tani, veçse një çast përpara, po e përfytyroja sesi ai u vërvit dhe u plandos i pajetë, ndërsa macet, që i mbante pranë vetes edhe në spital, e rrethuan dhe zunë vajtojcën e mjaullimës feline me pikë të lotit për të. Imzot Hrabalin aq të dashur e të përkujdesur për to. Por, duke dashur edhe këtu t’i rri sa më besnik atij shpengimi shkrimi që e bëri Hrabalin Hrabal, nuk po më ulet në pistën e përshkrimit ky imazh paksa patetik. Dhe ja, befas sikur shoh të zbresë para sysh një tjetër pamje, që më bie parasysh një gjendje sëprapthi: Sikur macet shpërfillëse me shtatë shpirtra, - të cilat nuk kanë qeder nga rënia e gremisja nga lartësi e tillë që do t’i mjaftonte njeriut për t’u plasur i pafrymë në tokë e për t’i dhënë fund rënies – jo vetëm që s’i gjeti gjë dhe as nuk kishin pse flijoheshin në kurban, por, sa panë që dadoja e tyre nuk ishte më për këtë jetë, e tashmë askush s’i zinte dot për bishti t’u rrëfente jetë groteske njerëzish, u hapërdanë me terbiet drejt kushedi ç’harbimi ndërzimesh të rastit a stinës, pa i rënë më hiç në mend për të zonë! As për ironinë,

&

saj edhe në sajë të Shvejkut, Kapekut, Kafkës, Hrabalit dhe deri te Kundera; edhe nga poshtë monumenteve e parzmoreve, duke luajtur mbi hijen e tyre me simbolet e thjeshta të kapeles ushtarake praptas, rripin e mesit zbërthyer, gjimnastorkën e paormisur, mes humorit gjer në kupë të qiellit si e qeshura e universit... apo një simbol buburreci, hieroglif spikame letërsie. Nga “Shartimi”, emri që Kafka i ka vënë një rrëfimi ironik aq intim, ka dalë një tjetër qenie imagjinare, gjysmë qengj dhe gjysëm mace, që i lyp qumësht të zotit, e rrufit dhe e sheh me sytë e maces. Lëshon lot befas para tij, narratorit. Dhe qan ashtu sikur vetë njeriu. Hasheku dhe Kafka ikën në të njëjtin vit, nën të njëjtën hare ironie të thekshme dhe të njëjtën lojë me çehren e vdekjes, të njëjtën mjaullimë, edhe të kobshme edhe lojcake, si prej maceje. Pse macet për njeriun s’janë kafshë si të tjerat, porse një copë e vetvetes. Që herë duan t’u përngjajnë e herë u përngjajnë aq shumë, si shkrimtari, pra. Prej një pushtimi te tjetri – nga një prapanicë në tjetrën. Kokëshkretësisht Hrabal. Poetikisht e nën një lirizëm instiktiv dhe të shkujdesur, sikur të ish bekuar nga ndonjë varg Pushkini nga ata që i ndjen edhe filozofia: ...hareja në të cilin na hedh çdo gjë që i përngjet vdekjes. Kështu këndellej në ëndërr edhe kryemanovratori i trenave të pushtimit, Hubicka, teksa i bëhej sikur ishte një karro, ku pas pak do t’ia shalonte kontesha. Pastaj, në realitet e në sy të Milloshit fringo të ri (rrëfimtarit në vetën e parë në moshën e Hrabalit punëtor hekurrudhe), i ngre fundin telegrafistes Zdenicka dhe i vulos mollaqet me vulën e stacionit hekurudhor, pa harruar as datën. E ëma lexon vulat dhe ia beh në stacion t’i qahet gestapos e me t’u hartuar proces-verbali i komisionit disiplinor vjen vetë Drejtori i Hekurudhës së Shtetit që ekzaminon vulat në vendin e ngjarjes... si i thonë llafit, mu në vendin e dëshmisë së ngjarjes. Nga thellësia e dhunës dhe orgjive të tij dy shekuj përpara, markezi De Sade pat këshilluar se “ka disa momente të rrezikshme, në të cilat fiziku përputhet në gabimet e moralit... Mënyra më e mirë për t’u familjarizuar me vdekjen është ta bashkangjisësh atë me ndonjë ide libertine”. Ndërsa Millosh manovratori nuk gjente prehje as në natyrë: “më lini rehat me gjithë natyrën, ka aq shumë zhurmë në të, edhe njëherë që i rashë pre natyrës e hëngra me treqind korona kur mora borxh një dhelpër të balsamosur dhe e fsheha në pyll; para se ta vizatoja ia behën dy qen që ma shqyen, më lini rehat me gjithë natyrën, aman...” (vijon në numrin e ardhshëm)

PRAG IRONIE VETMIE atë gjë krejt të huaj për kafshët, që është ajo çka ndoshta njerëzit i dallon dhe diferencon më shumë prej tyre. Pse ironia ngrihet gjer në lartësinë më humaniste të qenies pasi implikon njëherësh vetë diferencuesit: gjuhë, komunikim, art, estetikë, korrigjim, nënqeshje, humor, kundërshti, vetëdije vdekjeje... Dhe pas këtij mendimi cinik e të nxituar, mbi macet, të vetmet kafshë që seç kanë prej ironie, më mbeti pa e varur diku në ndonjë gozhdë kuptimore ai kuptimi i rastit a domosdoshmëri-

së që kafshët kanë ndër botën e tyre pleksur me të njerëzve. Si dhe disave nga këta të fundit me të tjerat qenie që u përngjajnë, ata të cilët afatin e ndenjes mes njerëzve guxuan të mos ia lënë rastësisë: Van Gogh, Pushkin, Heminguej, Dikinson, Dëlëz… Artisti i ngjan maces, sidomos vetmia e tij, thotë një tjetër çek, Kundera që e çmon Hrabalin, kushedi edhe për macet e këtij. Shkrimi i Hrabalit mbarti edhe erën e klimës si fryt i një shartimi të mbarë. Hashek – Kafka.

Na ish një kohë e madhe letërsie, një kohë prej letërsie të madhe, kur dy shkrues vërsnikë qenë lindur më një vit dhe qyteti s’i njohu dot përsëgjalli. As ata vetë nuk e hasën diku njëri-tjetrin, por i mbetën topografisë së qytetit të artit me frymët e gjenisë së tyre, që u shartuan si prej fryme të shenjtë dhe siguruan atë varietet letërsie të madhe, në përmasa mjeshtërisht të vogla, sa për t’ia gdhendur hollë e më thellë emrin antik “mater urbium” Pragës së përjetësisë. Falë qytetarisë e kulturës së


Gazeta Nr. 40