Page 1

“Strukturat e shtetit mund t’i modifikosh sipas dëshirës dhe sipas interesave të tua, pa vendosur kurrfarë diktature”

E enjte 3 qershor 2010 - VITI 2 I BOTIMIT - NR 19 (33) - Çmimi 20 Lekë

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut!

GAZETE E PERJAVSHME - botuar nga instituti “Antonio gramshi”, tirane

E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1)

politikë 03 Politika e urrejtjes

Në Shqipëri gjatë këtyre gjashtë muajve, asnjë biznes nuk ka blerë asnjë makineri. Ndërkohë që qeveria në raport me vitin e kaluar ka ulur me 11 miliardë investimet publike. Kjo sigurisht që ka filluar gradualisht të çojë në faliment shumë kompani sidomos ato të ndërtimit...

04 analizë Raport për kultin e lirisë Njeriu, dikush si unë të paktën, nuk mundet veçse të tronditet nga masa e panumërt e statuseve në mbrojtje të lirisë. Në kundërpërgjigjie vijnë fjalë të zgjedhura për të më kujtuar që jetoj në një Shtet të së drejtës...

maqedoni 07 Kufijtë dhe kthimi i politikës Është politika ajo që duhet ta udhëheq jetën tonë individuale brenda shoqërisë si edhe atë kolektive të vet shoqërisë. Dhe ne, gjithnjë duhet të bëjmë politikë, sepse gjithkund ka politikë dhe gjithçka është politike. Ne duhet të poltizohemi skajshmërisht dhe të kyçemi thellësisht në bërjen e saj...

opinion 11 Midis dy botëve Stigmatizimi shekullor mes shqiptarëve që jetojnë “jashtë shtetit” dhe atyre që jetojnë brenda territorit të Republikës vihet re më shumë se kurrë...

abonohuni Abonim 3 mujor 300 leke Abonim 6 mujor 600 leke Abonim 1 vjeçar 1200 leke Cel. +

355 (0) 68 20 55 005

kontributore

gz33.indd 1

vrasje në emër të kujt?

| Andi Kananaj, Arbër Shtembari, Arbër Zaimi, Ardian Vehbiu, Artan Sadiku, Dorian Matlija, Krenar Zejno, Leart Kola, Shkëlqim Cela Perkthime

|

Slavoj Zizek

6/2/10 12:58 AM


2 Dorian Matlija

Një modë e të bërit politikë që ka kapluar në formë trendi politikën e re me gjith c’ka brenda, është edhe politika që bëhet në rrugë. Prej kohësh mediat po mbushin gigat e tyre të arkivës me panairin e madh të aktivizmit politik rrugor. Ky panair politikëbërjeje që ngjall idenë e një demokracie të drejtpërdrejtë që buron nga Athina e vjetër, sjell me rradhë eksponatet e popullit punëtor, popullit të papunë, popullit pronar, popullit pa pronë, popullit tregtar, popullit rrogëtar, popullit kështu e popullit ashtu. Pastaj vjen pavioni i deputetëve, pastaj ai i folësve me dialekte të ndryshëm, pavioni i ish-shoqërisë civile, pavioni i kundërshtarëve aleatë dhe në fund vjen pavioni king size i rezervuar vetëm për persona me staturë mbretërore. Aktiviteti i fundit rrugor kishte në fokus realizimin e transparencës si një e drejtë universale. Prej kohësh opozita dhe kundërshtarët e saj aleatë, bashkë me ish shoqërinë civile kërkuan të realizohej hapja e kutive të votimit për të parë votën e tyre, timen dhe tënden. Ndërmjet shumë metodave ligjore, ata parapëlqyen që kutitë t’i hapte vetë Berisha. Kur ky i fundit u zvogëlua enkas për t’u dukur më i vogël se shteti ligjor dhe u mbrojt me ligjin dhe me vendimet e gjykatave, konflikti mori një ngjyrë shumë interesante. Nga njëra anë nuk dihej nëse vërtet Berisha e kishte ligjin në anën e tij dhe nga ana tjetër nuk dihej nëse Rama e kishte faktorin ndërkombëtar në anën e tij. Kështu beteja u fokusua tek këto dy pika. Berisha duke e marrë të mirëqenë që davanë ligjore e kishte fituar, luftoi fort që të fitonte edhe simpatinë ndërkombëtare, ndërsa Rama, duke ditur efektin e sharmit të tij tek ndërkombëtarët, luftoi fort që të rrëzonte edhe balancën e drejtësisë ligjore në anën e tij. Pas një kalvari të gjatë aktivizmi dhe viktimizmi, pas mbylljes së grevës dhe dollisë famëmirë, Rama e lëshoi rrufenë e tij se fundja ajo që kërkohej ishte respektimi i ligjit dhe kushtetutës, a thua se tani që ndërkombëtarët i futi në xhep, i kishte mbetur vetëm të bënte lojën e vjetër të e-ka-kush-eka-së ligjore. Por rrethanat treguan se ai nuk e pati asnjëherë ligjin në anën e tij, ndaj u detyrua të këmbente qendrimin institucional, që është tipik për një njeri që beson tek e drejta e tij me qendrimin e rrugës, që është tipik për një njeri që beson se e drejta që nuk i takon mund të rrëmbehet me shpresë që të mund të legalizohet më vonë. Më konkretisht rrethanat që e denoncuan këtë sjellje ishin: Së pari, nëse Rama do të kishte ligjin me vete, herët a vonë me qëndrimin institucional do vinte drejtësinë, qoftë edhe duke kërkuar nga prokuroria të zhvillonte hetime të plota, apo qoftë edhe duke kërkuar nga kushtetuesja që të cilësonte si procese të parregullta ligjore pacavuret e KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor. Hetimi parlamentar do ishte thjesht një variant dhe se do të gjindej një modus juridik që të vlente. Por hedhja në gz33.indd 2

E enjte 3 | Qershor 2010 |

Rrugë - Brez ose rrip toke i rrahur a i shtruar për të kaluar njerëzit, kafshët dhe mjetet

Rruga e politikes së politikës së rrugës

rrugë dhe kurdisja e grevës së urisë tingëlluan si ceremonija përmbyllëse e një stërpjekjeje mendimi nga ana e ekspertëve ligjorë që mundet t’i kenë mbushur mendjen Ramës se shancet ishin të (as) pakta. Nëse ky arsyetim nuk vlen, atëherë përse nuk u tentuan këto rrugë, qoftë edhe paralelisht me demonstrimin në shesh të forcës numerike? Së dyti, nëse Rama vërtet do të kishte ligjin me vete, atëherë ndërkombëtarët nuk do ndanin edhe ata qëndrimet e tyre në institucionale dhe rrugore. PE, KE dhe aktorë të tjerë deklaruan njëzëri që duhen rrespektuar ligjet e vendit, ndërsa kur vinte puna Slavoj Zizek

Ka një rrëfim të vjetër për një punëtor që dyshohej se vidhte: çdo mbrëmje kur ky largohej nga fabrika duke rrokullisur përpara një fuçi, ia kontrollonin me imtësi fuçinë. Por rojet nuk gjenin gjë asnjëherë. Gjithnjë fuçia bosh. Më në fund i bien në të: punëtori vidhte pikërisht fuçitë… Një paradoks i ngjashëm është i vërtetë për dhunën, dhe nëse ekziston ndonjë tezë bashkuese që të përshkojë këtë degëzim reflektimesh mbi dhunën, është pikërisht kjo. Në mendjet tona si sinjale të dukshme të dhunës qëndrojnë aktet e krimit dhe terrorit, trazirat civile, konfliktet ndërkombëtare. Mirëpo ne duhet të mësojmë të bëjmë një hap pas, ta shkëpusim vëmendjen tonë prej shkëlqimit tërheqës të kësaj dhune “subjektive” të vëzhgueshme drejtpërdrejt, kësaj

tek përplasja për hapjen e kutive thuhej se kjo mund të zgjidhej nga vetë palët me anën e dialogut. Pse pas fjalës “dialog” dëgjohej thuajse rregullisht fjala “parlamentar”? Një arsye e vlefshme mund të ishte se vetëm në parlament ligji ndryshohet për të bërë të ligjshme një zgjidhje të paligjshme dhe vetëm në parlament mund të jepet me elegancë mesazhi se ligjin nuk e bëjnë liderat por grupimet e përfaqësuesve të popullit. Nëpër darka apo kafene rrugore gjithsekushi prej këtyre zotërinjve ndërkombëtarë e pati më të lehtë të thoshte edhe ndonjë opinion personal, por që gjithsesi nuk ishte opinion zyrtar.

Së treti, që Rama nuk e kishte ligjin me vete, këtë e tha me mjaft elegancë edhe Bosch Ai tha se palët duhet të tregohen burra shteti dhe të mos fshihen pas teknikaliteteve. I vetmi person që po fshihej pas teknikaliteteve, pra ligjit dhe vendimeve të gjykatave, ishte Berisha. Ai ishte i vetmi person që mund të dilte një moment mbi ligjin dhe të tregohej burre shteti, sepse fundi fundit ky term nuk i mvishet dot një opozitari pa mandat. Me këto fjalë Boshi na tha të gjithëve se po qe puna për ligjshmëri atëherë davanë e ka të fituar Berisha, por meqënëse zbatimi i ligjit do sillte egërsimin e furisë së kavalerisë dhe këmbësorisë opozita-

re, atëherë Berisha duhej të dilte mbi ligjin dhe kushtetutën (si teknikalitete të rëndomta) dhe si një burrë i vërtetë shteti të hidhte hapin e madh dhe të shpallte pezullinë e tyre. Burrat e shtetit kështu kanë vepruar në rastin e mosdënimit për armëmbajtjes pa leje në vitin 1997, në rastin e ndërtimeve pa leje në të gjithë territorin, apo qoftë edhe në rastin e mosdënimit për arratisje në kohën e eksodit biblik në korrik 1990. Historia është e mbushur me momente kur ligjet bëhen teknikalitete të rëndomta përballë valëve të egërsuara popullore... (Vijon në faqen 10)

Dhuna sistemike pra është diçka e ngjashme me të famshmen “materie të errët” të fizikës

Tunika e përgjakur e tiranit

dhune të ushtruar prej një agjenti të identifikueshëm qartësisht. Nevojitet të perceptojmë konturet e sfondit që i gjeneron të tilla shpërthime të befta. Një hap pas do të na bënte të zbulonim një lloj dhune e cila i zgjat përpjekjet tona për të luftuar dhunën e për të promovuar tolerancën. Kjo është pikënisja, e ndoshta aksioma e këtij libri: dhuna subjektive është thjesht pjesa më e dukshme e një triumvirati që përbëhet edhe nga dy forma objektive të dhunës. Së pari është një dhunë “simbolike”, e trupëzuar tek gjuha e tek format e saj, tek ajo çka Heidegger-i do ta quante “shtëpia e qenies sonë”. Siç do e sho-

him më vonë, kjo dhunë nuk funksionon vetëm tek rastet e qarta – dhe të studiuara gjerësisht – të provokimeve dhe të marrëdhënieve të dominimit social që riprodhohen në format e zakonshme të të folurit tonë: ka një formë edhe më bazike të dhunës, që sërish i përket gjuhës si e tillë, si imponuese e një universi të caktuar kuptimor. Së dyti, ekziston ajo çka unë quaj dhunë “sistemike”, ose pasojat shpesh katastrofike të funksionimit normal të sistemeve tona politike dhe ekonomike. Sfida qëndron te fakti që dhuna subjektive e ajo objektive nuk mund të perceptohen prej të njëjtit kën-

dvështrim: dhuna subjektive përjetohet si e tillë në kontrast me një sfond jo-të dhunshëm, me një nivel zero. Dhuna subjektive shihet si një turbullim i gjendjes “normale” dhe paqësore të gjërave. Ndërsa dhuna objektive është e padukshme, sepse është ajo që e ndërton standartin e nivelit zero, sfondin me të cilin kontraston çdo gjë që ne perceptojmë subjektivisht si dhunë. Dhuna sistemike pra është diçka e ngjashme me të famshmen “materie të errët” të fizikës, është kundërpjesa e kaq të dukshmes dhunë subjektive...

(Vijon në faqet 8-9) 6/2/10 12:58 AM


3

E enjte 3 | Qershor 2010 |

Berisha sot është kryetar i një qeverie memece, institucioneve memece, opozite memece dhe shoqërie civile memece

Politika e urrejtjes

Ekziston një ndarje mes veriut që voton PD-në, dhe jugut qe voton PS-në Leart Kola

Në Shqipëri gjatë këtyre gjashtë muajve, asnjë biznes nuk ka blerë asnjë makineri. Ndërkohë që qeveria në raport me vitin e kaluar ka ulur me 11 miliardë investimet publike. Kjo sigurisht që ka filluar gradualisht të çojë në faliment shumë kompani sidomos ato të ndërtimit të rrugeve. Duke qenë se ndërtimi i rrugëve ka qenë i vetmi prioritet qeveritar. Euro është forcuar në dëm të lekut, duke sjellë kësisoj probleme shumë të mëdha sidomos tek familjet e shtresës së mesme, të cilat kanë marrë kredi në këtë valutë. Pritet që për arsye të krizës, shumë familje kosovare të cilat paratë për të ardhur me pushime i marrin nga bijtë e tyre që punojnë në Europë, thjesht të rrinë në shtëpi këtë verë e po i njëjti skenar parashikohet për emigrantët shqiptarë në Itali dhe Greqi, dy vende keto të dërrmuara gati në mënyrë përfundimtare nga kriza financiare. Menjëherë pritet që kjo të shkaktojë valën e dytë të papunësisë në të gjithë ata që punonin sezonalisht në bregdet, si në fushën e shërbimeve ashtu dhe në atë të ndërtimeve. Ndërkohë që dhe kreditë (me kushte vrasëse) nuk po jepen më nga bankat për qeverinë shqiptare. Pra punët nuk duken aspak mirë për një shtet që akoma varet nga paratë që futen nga jashtë. Edhe pse prej vitesh tashmë, në mungesë të një rishpërndarjeje të drejtë të të ardhurave, shqiptarët kanë shpërndarë në mënyrë të drejtë mizerjen e tyre, ka ardhur një pikë ku nuk vazhdohet më. Një pjesë e madhe e shoqerisë tonë shume shpejt nuk do të ketë më asnjë kothere për të vënë nën dhëmbë. Në mes të gjithë kësaj katrahure në të cilën po rreshket vendi, personazhi më misterioz e i pakuptimtë është Kryeministri Berisha, i cili jo vetëm nuk kthen asnjë përgjigje për këto probleme të prekshme, por manipulon shifrat e institucioneve të cilat e kanë harruar përfundimisht misionin e tyre publik, për t’u transformuar në një farë tellalli të dëshirave të Kryeministrit Shqiptar. Jashtë kësaj loje nuk mbeti as guvernatori i Bankës Shqiptare, i cili del në konferencë për shtyp çdo javë të perëndisë, për t’i lajmëruar shqiptarët që dhe pse investimet po bien, punë nuk ka, leku po dobësohet ne vazhdokemi te jemi luanët e zhvillimit!!! Sigurisht që shqiptarët janë mësuar me këtë skenar të përsëritur, për këdo që ka pak memorje, pak a shumë të njëjtat institucione por me drejtorë e

gz33.indd 3

guvernatorë të ndryshëm. Njësoj si në ‘96 kur dilnin e bënin be e rrufe për firmat piramidale. Por akoma më e bukur është që gjithçka është në të njëjtat vende si në ‘96, ne jemi në Shqipëri, ekonomia po rrënohet dhe në krye është prapë Berisha me Boden. I vetmi që mungon në këtë bandë shtetërore është Gazidede, dhe kjo na e heq pak qejfin e rrënimit, por e dimë që ai do të kish dashur të ishte mes nesh, pot ë mos qe për arsye natyrore. Natyra kësaj here u tregua më bujare me Gazideden se sa me shqiptarët, që duhet të pësojmë dhe një herë hegjemoninë shkatërruese të këtyre dy individëve të kontrabanduar në politikën shqiptare nga drejtime akoma të panjohura. Nën shembullin e mikut të tij Berluskonit, kryeministri ynë gjatë kësaj kohe bëri të pamundurën për ta trasformuar demokracinë në një shfaqje butaforike. Por mbi të gjitha duke e flakur shoqërinë në mënyrë fashiste në kushte të një aparteidi. Mobilizimi i militantëve duke mos perdorur vetëm paratë, por dhe aspektin kulturor, është një shprehje e qartë e nje kahje fashiste që po merr PD-ja e cila si pergjigje ndaj greves së urisë mbante në majë të gjuhës parrullën “komunistët duan të na marrin pushtetin”. Pra nga

kjo deduktohet që gjithçka është për pushtetin, jo për demokracinë, gjithçka funksionon si tribu në kokën e Berishës, dhe tanimë me krizën ekonomike që po përjeton Shqipëria, e vetmja mënyrë e Berishës për të qëndruar në pushtet, është t’i japë luftës një kuptim identitar historik dhe kulturor (komunistët, vrasësit), përkundrejt demokratëve. Është e kotë të fshihemi pas gishtit, mjafton të shohim gjeografinë e votave për t’u alarmuar nga ky artific i vjeter dhe i ri i Berishës. Në Shqipëri ekziston haptazi një ndarje mes veriut që voton PD-në, dhe jugut qe voton PS-në. Kjo ndarje nuk do të ishte dhe aq serioze, ka plot vende në botë ku të djathtët dhe të majtët janë të ndarë territorialisht, por e keqja në këtë rast është Berisha, i cili po mundohet nëpërmjet retorikes së tij, ta bëjë prezent këtë fakt si formë vetëmbrojtjeje nga jugu komunist, duke u hedhur hi syve shqiptarëve që e kanë të lehtë të identifikojnë tek vetja fajtorin. Në këtë mënyrë na bën të mos e shohim problemin tek korrupsioni i llahtarshëm qeveritar, te pasurimi i biznesmenëve që janë pranë kryeministrit apo te vete familja e kryeministrit që tashmë është kthyer në sekser legjitim për këdo multinacionale që vjen të

investojë në Shqipëri, por te këta komunistë hipotetike qe po konspirokan kundra Shqipërise!!! Retorika e Berishes sot thërret për ndarje, për bllokmenë, bllokqenë, bashkëpunëtorë të komunizmit, e të tjera dokrra duke i bërë të qartë mbështetësve të tij, që këtu nuk bëhet më fjalë për kundërshtarë politikë në një sistem demokratik, por për një hordhi komunistë që do qe t’i marrë pikërisht atij, Berishës pushtetin, për t’ia marrë veriut, e per t’ia kthyer jugut. Berisha, Bode e të tjerë, e kanë treguar me vepra se çfarë janë në gjendje të bëjnë, edhe në ‘97 kishte reagime të tilla, kur një prej arsyeve të shpërthimit të Vlorës, ishte pikërisht armatosja e qytetarëve mbështetës të PD-së nga institucionet shtetërore, duke bërë haptazi nje akt që thërriste për luftë civile. Askush më pas nuk tha që këta njerez u armatosën me urdhër të Berishës, po sërish ia vumë fajin komunistëve, grekëve, serbëve e ku di unë se kujt, por atëherë sërish si sot kishim prapë Boden e Berishën, e jo vetëm si koincidence historike. Shqipëria po shkon drejt një greminë ekonomike, kjo si pasojë e nje mentaliteti tribal, ku fjalët e liderit as nuk diskutohen e as nuk rregullohen

ato vetëm zbatohen. Kjo mënyrë qeverisjeje ka bërë që të mbajmë mbi krye dhe lidera që e kishin humbur komplet kontrollin e vetes. Enveri psh. e kujtojmë që dhe ai, deklaronte nëpër botë që zgjidhej në mënyrë demokratike. Berisha sot është kryetar i një qeverie memece, institucioneve memece, opozite memece dhe shoqërie civile memece. Ai me sukses arriti të shkatërronte çdo lloj institucioni të pavarur, duke ia varur terezise së tij. Sot Berisha është prodhimi dhe pengmarrës i një sistemi i cili demokracinë e ka kthyer në një butafori, në një fasadë ku fshehin fytyrën e vërtetë korruptive. Pas kësaj fasade ata që vrasin vetën, që vdesin nga varfëria, që shesin fëmijët për bukën e gojës, janë statistika të ftohta në zyrat e fshehura mire dhe në bodrumet qeveritare. Kryeministri shqiptar, ashtu si në Romën e lashtë, kur punët shkojnë keq organizon manifestime me gladiatorë. Ai ka planifikuar që gjatë muajve të verës qeveria të organizojë koncerte për të englendisur popullin e për t’ia humbur mendjen nga problemet e ditës. Nën dritat e shndritshme ai dhe kesaj here ashtu siç bëri me “Vizion 2000”, tashmë po e projekton veten ne 2013. Pas këtij ngazëllimi mashtronjës fshihen 11 miliardët më pak të investimeve. Falimentimet e qindra bizneseve të vogla, varfërimi i mijëra familjeve të mesme shqiptare dhe rritja e fashës së varfërisë ekstreme. Shqiptarët po përgatiten këtë verë, jo vetëm që të ndajnë mizerjen e tyre, por dhe te hardallisen e të festojnë për këtë mizerje. Para çdo kundërshtari Berisha, ka mobilizuar masat e tij, që nën retorikën hipnotike bëjnë të duket te komshiu të qenit “i majte” e jo ndarja e të njëjtave probleme dhe të njëjtës varfëri. Shqipëria sot është një xhungël që udhëhiqet nga një lider tribal, i cili nuk do e nuk mundet të lëshojë më këtë pushtet. Po aq është pranë një kolaps ekonomik, i cili nëse vazhdon të shoqërohet me këtë retorike aparteidi nga Berisha do të ketë konkluzione fatale. Kushtet janë ato që kanë qenë dhe në ‘96, kemi Instat-in që mashtron popullin, kemi Guvernatorin e domosdoshëm të Bankës, që bëhet zëdhënësi i këtyre mashtrimeve, kemi Boden ministër Financash, po ashtu dhe Berishën kryetar. Na mungon vetëm Gazidede, por e dime qe ai… Dhe pas 20 vjetësh, kemi të njëjtin lider, me të njëjtat teknika përçarëse, jemi në të njëjtën varfëri por me një ndryshim rrënjësor, që sot nuk kemi më ëndrra si atëherë por vetem mllef, urrejtje dhe inat, për këdo që na rri pranë.

6/2/10 12:58 AM


4

E enjte 3 | Qershor 2010 |

Ka të ngjarë që kjo historia e diskutimit për lirinë të ndizet edhe më shumë

Raport për kultin e lirisë Nuk është në natyrën tonë të përshëndetet fituesi

Andi Kananaj

Njeriu, dikush si unë të paktën, nuk mundet veçse të tronditet nga masa e panumërt e statuseve në mbrojtje të lirisë. Në kundërpërgjigjie vijnë fjalë të zgjedhura për të më kujtuar që jetoj në një Shtet të së drejtës. Po të mos ishte për seksin deri në ekstazë të komshinjve të mi të rinj, do të pickoja veten për të kuptuar nëse bota rreth meje kishte ndryshuar me një të kërcitur gishtash. Nuk shqetësohem për seksin e komshinjve të mi, sepse e di që pasioni i tyre do të përshkallëzohet në monotoni. Shumë shpejt do të kuptojnë që këto netë legjendare lulëzuese në lulëzim, do të shkojnë drejt një fundi pa lavdi, si çdo natë tjetër në këtë pallat. Dhe ne do të mund të flemë të qetë, pa iluzionin e dashurisë së përjetshme. Ajo që më shqetëson është se pavarësisht se statuset do të jetojnë përgjithmonë, askush (as ata që i shkruajnë), nuk do të mbajë përgjegjësi për fjalët e hedhura vërdallë nëpër hapësirat dixhitale (gjë që do të më lerë vërtet pa gjumë). Ka të ngjarë që kjo historia e diskutimit për lirinë të ndizet edhe më shumë. Gjithnjë e më tepër do të krijohen skuadra të hekurta që besojnë tek liria pa kushte, pse jo, tek shteti i të drejtës, ndërkohë që të tjerët do të mbeten si peshq në mes. Do të etiketohen si cinikë dhe do të syrgjynosen në ato korridore të trurit ku tingujt nuk deshifrohen më. Do të varrosen me ta edhe problemet e tyre. Ndoshta sepse epokës së histerisë kolektive nuk ka argument që t’i dalë përballë e t’i mbijetojë deri në në ditët tona. Sa pak eksituese që është si kohë! Jetojmë në erën e lirisë, edhe pse për të folur për problemet tona duhet të kacavirremi në faqet e revistave cool. Nuk është çudi që të jemi duke plotësuar faqet e mbetura bosh të ndonjë këngëtari të sëmurë nga overdoza e fatit, apo të ndonjë telepredikuesi që këndon Këngët e Shekullit në kohë protestash. Mos vallë unë nuk besoj tek liria? Pyetjes duhet t’i përgjigjem në gjuhën që më bëhet, me naivitet, paçka se mendoj se pyetësit janë kryekëput të paaftë të kalojnë në anën tjetër të tylit, nëse e kanë seriozisht pyetjen. Në një vend që ka media po s’ka gazetarë (asnjë për be!), nuk mund të flitet për liri. Një vend ku ngjarjet shkruhen para se të ndodhin, dëshmon se nuk ka asgjë që mund të trondisë. Në një vend ku pronarët e zërit të së vërtetës kanë konflikt interesi deri në vetëmbrojtje, nuk mund të tregohen përralla me demokraci. Në Shqipëri ka revista shumë të mira. Ka personaligz33.indd 4

tete që dalin bukur në shkëlqimin rrëshqitës të faqes së parë, gjë që njësoj nuk na rendit në kategorinë “vend i lirë”. Pastaj le ta lemë mënjanë këtë teknikën perëndimore të të folurit. Ne jemi ndryshe. Nuk është në natyrën tonë të përshëndetet fituesi. Nuk është në natyrën tonë të ketë liri vërdallë. Nuk egziston ajo liri që predikohet. Edhe po u hapen kutitë dhe të gjendet drejtësi për Ramën, kjo nuk do të thotë drejtësi, për aq sa duhet drejtësia. Besoni se po fitoi Rama do të ketë sindikata nëpër biznese? Se shefi nuk do të vijë me mbesën e tij

Shkëlqim Cela

Dua të tregoj për një vagon treni dikur, në epokën e puçrrave hormonale - tradhtia e parë e fytyrave të pamësuara me fshehjen - vagon ku dëshira uluritëse për seks zu e këlthiste më fort se lokomotiva. Po kthehesha nga Jugu i vendit, adoleshent, moshë me ereksion të pabindur, problematik. Ajo ishte një arixhije, reth 25 vjeç, që s’para e kishte mendjen te unë, me ca forma trupi që po shkrinin brendinë e vagonit si një copë kauçuk pranë zjarrit. Dritaret u shtrajtuan, drejtëzat po kullonin poshtë, muret u bënë ngjitës dhe treni lëkundej e bashkë me të edhe vithet e saj... isha gati të bëja gjithçka sikur një çikëz çik të më hidhte, një shenjëz t’më bënte. Do t’a ndiqja gjer në fund të botës, atje ku çdo shinë mbaron në greminë. Nuk di se si zbrita në stacionin tim që erdhi brutalisht dhe papritur, si një burrë xheloz që dyshon. Ai tren që u nis pastaj me arixhijen

të pashkolluar për të kërkuar llogari lartë e poshtë? Se mjeku në spital nuk do të kërkojë të rrjepë parà në vend që të operojë? Në fund të fundit, edhe nëse ka fituar Berisha, a do të mund të quhet drejtësi kjo që na ndodh çdo ditë? Vërdallë enden rreth 140 mijë të papunë të deklaruar. Vetëm 10% marrin 3 mijë lekë të vjetra. 130 mijë mund të vdesin po të duan. Nuk ka asnjë shans që, megjithë statuset që citojnë besnikërisht paragrafet përkatës të neneve të kodit zgjedhor, ne të kemi ndonjë grimcë shteti ligjor, qoftë edhe si hije të pasdrekës. Statuset në facebook po jetojnë në

mars. S’ka ujë, por ka internet. Berisha, ky pirat zemrash duket sikur është kryeministër në një planet më të mirë, që këtejpari nuk arrin të shquhet as me tejqyrë e jo më me sy të lirë. Ajo që shquhet dukshëm ama, është drama njerëzore për të cilën nuk ka status që të flasë. Ose ndoshta në këtë komunitet, problemet prekin sipas një modeli tjetër, të ndryshëm nga i imi. Psikologjikisht, kur flitet për lirinë dhe shtetin e së drejtës, biseda merr status intelektual dhe nuk mund të ndërhyhet më me kërkesa komunistësh (që do të cënonte bon tonin e situatës).

Çfarë problemi kanë cinikët si unë? Inat më botën? Probleme me impotencën? S’na funksionon si duhet? (Sikur ka dalë viagra, edhe po të ishte kështu!) Çfarë dreqin më bën të mos besoj se jemi Shtet i së drejtës? Që polici të rreh akoma? Që politikani kalon më të kuqe? Që për fëmijët e tij ka shkolla shtetërore në dispozicion? Që gjithçka është si në një feud të bashkuar? Që për punë duhet të lutesh? Që në spital duhet të lutesh? Që as në varrezë nuk ka më vende? Fakti që në Shqipëri po vijnë fabrika të çmontuara në Itali, jashtë çdo parametri, aq të lashta sa të konkurojnë çdo metalurgjik të kohës së Enverit? Se këtu fëmijët do të jenë mostra, të lindur nga prindër normalë që dikur shkruanin me pasion për lirinë dhe rregullat e kodeve? Se sot jetojmë me ëndrrën e një vize që të ikim për të mos u kthyer kurrë? Se ndërkohë liria fshihet në kutitë që Shteti i së drejtës nuk arrin të hapë? Nuk mund të gënjehemi të gjithë. Për sa më përket, më mjafton që u gënjeva në fillim të viteve ’90, me mercedesë 240, të vjetër sa koha e pasluftës. U morën nga garazhet plot akull të gjermanëve dhe tani janë dorëzuar në Shqipëri. Do të vazhdoj sigurisht të lexoj gazetat e përditshme. Do të lexoj lajmet e tyre. Biznesi i mediave do të ecë mirë. Por të paktën ta dini që kurrë s’do të shkruaj një status idiot, se vetëm kaq kam në dorë.

Sot kur dola nga apartamenti yt përjashta më priste një errësirë që s’më njihte

Nga letrat e panisura të një piktori brenda, sikur mori ca rropulli të mijat me vete, zvarrë. Aty e kuptova që kjo puna e seksit nuk (do) ishte muhabet filmash e poezi, por djegëse, çjerrëse, rrezikshmëri tigri që përgjon në savanë, dhëmbët kaninë e tradhëtojnë pas gëmushave, me ngritje bezdisëse e kokëforta, natyrisht ku e kur s’duhej, në provim, te dentisti, në shi e të ftohtë ... turp e siklet në autobuz, kur pa dashje ndonjëra të cik me ndonjë pjesë më të nxjerrë të trupit, edhe gjej vend e futu... shyqyr që është çanta e shkollës për ta vënë përpara, maskim, mburojë e hekurt mesjetare kundër vetë ushtës tënde, ose edhe më keq, në plazh, duke bërë banjo dielli përmbys, nga halli, përcëlluar kurrizi, barku borë i bardhë... po merrni edhe ca rreze nga përpara, more djem, ballancojeni bronzin. Kjo ishte kontradikta e vërtetë antagoniste, dhe jo ato që na mësonin

në shkollë. Seksi, proletari i vërtetë, revolucionar që donte të na bënte varrin, si varrmihës që ishte. Dëgjoja që seksi në të vërtetë ndodh në tru, por nuk e besoja, pasi po të ishte e vërtetë, Hugh Hefner do dukej axhami para meje. Ne ishim brothers in arms, një ushtri paraushtarakësh që kishim dëgjuar për luftën, por s’dinim ç’ishte fronti, bataretë. Të gjithë dëshironim zyshën e anglishtes, tryeza e së cilës (i thoshim katedër) kishte një hapësirë nga ku mund të shiheshin fragmente të këmbëve të saj zhytur në një errësirë difuze në past perfect tense. Çka e bënte katedrën katedrale ku faleshin sytë tanë, ndërsa ajo shpjegonte kohët e foljeve. Oliver Twist asks for more. Ne të gjithë donim më tepër. Erdhi një “kandidat” që e zëvendesoi ca javë, një student. Gjithë interesi ra. Anglishtja u bë njësoj me soma-

lezçen. Nuk ishte kot një gjuhë pa gjini. Për më tepër që studenti zuri dashnore Rozën e klasës sonë. Ca sirena ranë me alarm. Ishte vonë për diçka, por për çfarë? Askush nga ne nuk pohonte hapur nëse e “kishte bërë” ndonjëherë apo jo. Heshtnim, si për diçka që nuk ia vlente të flitej, ndërsa në të vërtetë, në kish diçka që ia vlente, ishte pikërisht ajo. Heshtja kishte përparësinë e madhe të gjasës, “edhe-mundit”, pandehmës. Pashë një film ku heroi kryesor ishte në gjendje të dallonte kush ishte alien e kush jo mes njerzve përreth. Ashtu do doja të kisha një sy zbulues për shokët që të shihte në kishin patur seks ose jo. Sidomos kjo për vajzat. Zamiri thoshte se ato kuptohen kur … ashtu… nga disa shenja, jo një, dhe fillonte diagnozën dhe simptomat me siguri prej mjeshtri. Dhe sipas Zamirit, të gjitha ato

6/2/10 12:58 AM


5

E enjte 3 | Qershor 2010 | Ardian Vehbiu

Liri apo demokraci? Nëse demokracia interpretohet si sundim i shumicës ndaj pakicës nëpërmjet votës së lirë, atëherë do të zgjidhja pa dyshim lirinë. Nga ana tjetër, siç i kuptoj unë këto punë, demokracia është veç një mjet për të fituar dhe ruajtur dhe konsoliduar lirinë – e individit, të grupit, etj. Mirëpo meqë individët dhe grupet e përfytyrojnë dhe e përjetojnë lirinë në mënyra të ndryshme, ndonjëherë kontradiktore, atëherë demokracia dhe liria do të hyjnë gjithashtu në konflikt mes tyre. Për t’i mbarështuar këto konflikte, vendet me traditë demokratike kultivojnë shtetin ligjor dhe institucionet dhe parimin e ndarjes së pushteteve dhe kartat e të drejtave të njeriut. Përkundrazi, në vende të tjera, ku kjo traditë mungon, politikanë të llojit demagog-populist mund ta shfrytëzojnë shumicën për të vendosur diktaturë ndaj pakicës. Të gjitha këto më erdhën ndër mend, kur lexoja sot një artikull të Umberto Eco-s në L’Espresso (“Noi contro la legge ”), i cili merr shkas nga disa zhvillime në politikën e brendshme italiane që nuk na interesojnë drejtpërdrejt, por vazhdon pastaj duke pohuar disa të vërteta që tingëllojnë aktuale edhe për politikën në Tiranë, konceptin që po hedh rrënjë atje për demokracinë, shumicën dhe ligjshmërinë, dhe të tjera çështje të bashkëlidhura me këto. Eco-ja e bën të qartë që në krye se bindja sipas së cilës demokracia është ai sistem qeverisjeje ku shumica ka gjithnjë të drejtë është, në të vërtetë, e gabuar; meqë në demokraci nuk qeveris e drejta, por shumica – dhe shumica mund ta ketë gabim.

duhet të ishin… ashtu… dhe oborri i shkollës zhytej në një fatalitet të pikëlluar, pasi gjithçka ndodhte jashtë syve tanë, në tjetër realitet, përmendeshin emra futbollistësh dhe natyrisht, konvikti i fakultetit të mjekësisë, legjendar, kështjellë seksi dhe kinema gjysëm e ndaluar me erotikë latine, mansion playboy, tani që e mendoj… Vajza e parë që donte të bënte seks me mua ishte, pa e ditur as vetë, një heroinë klasike që vinte mbi një kalë të bardhë me jele të brendshmesh, të çlironte mëmëdhenë. Nuk kishte rëndësi a e pëlqeja, thjesht anëtarësia në popullatën e qenieve që s’kishin patur kurrë seks në jetë u bë e padurueshme, një zgjedhë gati poshtëruese, një përkatësi e turpshme, raja. Ne ishim shumë skllevër të atillë, që vuanim në heshtje fatin tonë. Ajo vajza ishte më e madhe dhe s’e mora vesh kurrë çfarë e tërhoqi te unë. Cigarja e parë, gota e parë e alkoolit dhe hera e parë e seksit nuk janë çështje shijimi, por akte çlirimtare, thyerje barriere, luftë

gz33.indd 5

Politika ndodh në nivelin e teatrit të kukullave, ose të një filmi multiplikativ

Ekspresi Romë-Tiranë

Strukturat e shtetit mund t’i modifikosh sipas dëshirës

Një nga funksionet e opozitës, vazhdon Eco-ja, është t’i provojë shumicës se e kjo e fundit ka gabuar; gjë që ka ndodhur, ndodh dhe do të ndodhë, meqë ka të bëjë me vetë natyrën e njeriut. Në politikë, thotë ai, t’i bësh thirrje vullnetit të popullit ka vetëm vlerë ligjore (“kam të drejtë të qeveris sepse kam marrë më shumë vota”), por nuk të lejon që, nga kjo e dhënë sasiore, të nxjerrësh përfun-

klasash, mirseardhje në liga më të mëdha. Unë doja t’ia hiqja brekët me një lëvizje dore të pamësuar, dhe preka në diçka të ftohtë, metalike. Ishte koka e një paramande, gjë që duhej të më habiste, por që s’më habiti, pasi nuk mund të habitesh gjatë një habie. Sot nuk mundem, tha ajo. U ndjeva si i vrarë pas shpine, një daulle jevgu buçiti mes shiut dhe u ça, duke lëshuar spërka të ngjashme me ato të grupit Blue Men. Në fakt ishin tëmthat e mi. Dhe pasi më në fund e bëmë pas disa ditësh, realizova që mbeta pothuaj po aq i virgjër sa më parë, pasi gjatë gjithë kohës po mendoja “po e bëj, po e bëj”, një mrekulli nuk është e tillë ndërsa ti je i ndërgjegjshëm për të. Dhe i patretshëm në të. Ose ajo e patretshme në ty; është çështje kimie, solucionesh. Seksi kishte natyrë militare, nuk e dija, asgjë rozë si në filma, fjala “ndërzim” rrezëlliu rrezikshëm si teh jeniçeri, ajo zona e ndaluar ishte si një shpellë ushtarake... (Vijon në faqen 15)

dime teorike dhe etike (“Kam fituar shumicën e konsensus-eve, prandaj jam më i miri”). Eco-ja vëren, dhe nuk është aspak i vetmi, se nën qeverisjen e Berlusconi-t dhe të shumicës së tij, qytetarëve italianë po u “gërryhen” liritë pak nga pak. Tani, nëse kjo kryhet me anë të një grushti shteti që e vendos diktaturën me dhunë, zgjedhësit zakonisht e vënë re dhe reagojnë;

prandaj, thotë Eco-ja, gjenialiteti i Berlusconi-t është që po ua gërryen liritë qytetarëve të vet shumë ngadalë, me hapa të vegjël të lubrifikuar dhe me doza të tilla, që çdo protestë do të rrezikonte të përfundonte qesharake. Shkruan Eco-ja: Kur shndërrimi i institucioneve të një vendi kryhet me hapa të vegjël, ose me doza homeopatike, është e

vështirë të thuash se ky apo ai process, i marrë në vetvete, paralajmëron diktaturën [...] Në fakt, për populizmin e ri mediatik, vetë diktatura është sistem i vjetëruar, që nuk vlen për asgjë. Strukturat e shtetit mund t’i modifikosh sipas dëshirës dhe sipas interesave të tua, pa vendosur kurrfarë diktature. Grusht shteti zvarritës (struscio di Stato), e quan Eco-ja këtë lloj shndërrimi, kur një lider populist e përdor shumicën në parlament për të ndryshuar kushtetutën dhe rrënuar institucionet garante të lirive themelore, por vetëm me doza të vogla, për të mos tërhequr vëmendjen me efektet anësore. Ky është një lloj mitridatizimi, thotë Eco-ja, duke iu referuar praktikës së njohur të mbrojtjes nga helmet duke i marrë këto me doza të vogla, për ta mësuar trupin; siç e kishte zakon të bënte Mitridati VI, mbreti i Pontit, i cili pastaj, ironikisht, nuk arriti dot të vrasë veten me helm kur u mund nga Pompeu. E vetmja shpresë përballë këtij karikaturizimi të demokracisë, përfundon Eco-ja gjysmë me shaka, është se italianët edhe këtë nuk do të dinë ta bëjnë mirë, ose do të ngatërrohen me këmbët e tyre, ose do të mërziten ngaqë nuk po bëhet shpejt. Deri këtu Eco-ja. Berlusconi dhe berlusconizmi, në Itali, mund të duken nga larg si punë operetash; mirëpo historia ka treguar, më se një herë, se Italia ka qenë në pararojë të rinovimit politik, për mirë dhe për keq, të paktën sa u takon vendeve të zhvilluara të Perëndimit. Për korporatat, të cilave shteti u duhet më një anë si qen roje i interesave të tyre private e më anë tjetër si klient të cilit mund t’i shesësh çfarëdolloj plehu dhe pisllëku, demokracia vlen në atë masë që garanton stabilitetin e tregjeve, normalitetin e shitblerjeve dhe sigurinë e bixhozit financiar. Në Shqipëri, nga ana tjetër, shumëçka ndodh në nivelin e teatrit të kukullave, ose të një filmi multiplikativ, me politikanët që vijnë e ngjajnë, gjithnjë e më shumë, letrave të bixhozit te Liza në botën e çudirave (në libër, jo në film); por koncepti se demokracia atje nuk është veçse një instrument për të siguruar lirinë totale të shumicës ka zënë rrënjë mirë, në një kohë që opozita trajtohet njëlloj si budallai i fshatit (the village idiot), që e shumta mund të sjellë fat. Për fat të keq, edhe për politikën e Tiranës shpresa e vetme e atyre që nuk pajtohen me populizmin, demagogjinë dhe vulgaritetin, është te paaftësia e klasës politike për t’i zbatuar strategjitë dhe planet e veta në mënyrë eficiente. 6/2/10 12:58 AM


6 Pasunari i ri mban gjithmonë një libër në dorë, ose një tufë me gazeta. Nëse e pyet për përmbajtjen, të përgjigjet që sapo ka nisur ta lexojë librin, dhe është libër fantastik. Nëse pasunari është djalë, libri flet për politikë, nëse është vajzë, flet edhe për poezi edhe për politikë

Arbër Zaimi

Pas shtatëmbëdhjetë vjetësh tranzicionalë më në fund shqiptarët janë distancuar nga komunizmi i lig, nga socializmi pervers, dhe nga çdo lloj e majte. Tashmë kanë kaluar përtej të majtave e të djathtave, ndërkohë që shoqëria, ashtu siç paskësh qenë e thënë, është ndarë në shtresa shoqërore të diferencuara gjithnjë e më qartë, sipas aftësisë së individëve për të grumbulluar pasuri. Në këtë shkrim do të flas për shtresën e sipërme të shoqërisë, atë shtresë që gjithçka e shikon prej majës së Olimpit. Ajo shtresë që nga frankofonët quhet rëndom Les Nouveaux Riches. Pasunarët e rinj që ende nuk i kanë kaluar komplekset e origjinës së tyre, në kontrast me pasunarët e vjetër, të sofistikuar e me maniera aristokratike. Në Shqipëri nuk ka nga këta të vjetrit, por nga këta të rinjtë ka ca, sidomos në Tiranë. Nuk janë shumë, por me përpjekjen e vazhdueshme të medias, dhe me frekuentimin e zellshëm të disa rretheve shoqërore, duket sikur ka tmerrësisht shumë. Më të dukshmit e më të zhurmshmit janë kryesisht filizat e rinj të lodhur nga prindërit e tyre katundarë të pasuruar gz33.indd 6

E enjte 3 | Qershor 2010 |

nëpërmjet aventurave që të kujtojnë Far West-in. Janë të rinj që tashmë kanë vendosur të kthehen në elita, meqenëse kanë para. Si vandalët e qëmotit ata i janë vërsulur politikës, mediave, dhe pse jo, artit e kulturës së komerçializuar shqiptar, me protagonizmin e atij që mund të blejë gjithçka. Është një shtresë e re, shtresa e pasunarëve të rinj. Dhe si çdo gjë e re, për të njohur e për të kuptuar këto elita ka nevojë për një manual shpjegues, që unë duke i rënë shkurt po e rendis më poshtë: Shpjegues Pasunari i ri shqiptar është thuajse gjithnjë në formë të mirë fizike. Ai bën palestër, sauna, dhe shkon në seanca terapeutike. Ai është klient i rregullt i SPA-ve, dhe ka një ide të mjegullt mbi domethënien e emrit të tyre. Mëngjeseve pasunari i ri shqiptar gjithnjë e sakrifikon gjumin, pasi dëshiron të jetë gjithnjë korrekt me punën, një punë ku shpesh qëllon të jetë vetë shef. Pasunari i ri shqiptar për drekë porosit sallatë, të cilën e shoqëron me açeto. Ai është në dietë. Në përgjithësi pasunari i ri e refuzon kafen, dhe kur është i detyruar të pijë kafe, ai e pi pa kafeinë. Refuzon dhe sheqernat, si dhe yndyr-

nat. Por jo gjithnjë refuzon alkoolin mbrëmjeve. Pasunari i ri mban gjithmonë një libër në dorë, ose një tufë me gazeta. Nëse e pyet për përmbajtjen, të përgjigjet që sapo ka nisur ta lexojë librin, dhe është libër fantastik. Nëse pasunari është djalë, libri flet për politikë, nëse është vajzë, flet edhe për poezi edhe për politikë. Pasunari gjithnjë informohet mbi modën e fundit, në skrivaninë e tij gjithnjë gjen revistat më të mira të modës franceze apo italiane. Ai shpesh ankohet se nuk ka kohë të lexojë. Pasunari i ri shqiptar i respekton artistët. Ai ka shumë dëshirë të bisedojë me ta. Biseda kryesisht konsiston në pasunarin që flet dhe artistin që dëgjon. Në një moment artisti mund të ngrihet e të ikë i bezdisur. Pasunari i ri shqiptar blen piktura të shtrenjta. Jo rrallëherë ai e fton piktorin në shtëpi apo në zyrë, që të porosisë ndonjë pikturë që i shkon me arredimin. Pasunari shqiptar është patriot. Ai shkon në ndeshjet e kombëtares, dhe gjithnjë mendon se Shqipëria Etnike është ëndrra e mohuar e shqiptarëve. Pasunari i ri shqiptar e njeh mirë politikën. Ai ka të paktën një kushëri në instancat drejtuese

të secilës parti. Ai zihet vazhdimisht me të gjithë këta kushërinj, pasi ai mendon se politika duhet të jetë në shërbim të popullit. Pasunari i ri shqiptar vishet me firmato. Dhe është në gjendje të dallojë se kur duhet të veshë Polo apo Lacoste, kur duhet të veshë Le Coq Sportif apo Sergio Tachini, dhe kur duhet te veshe Burberry. Por jo gjithnjë ia qëllon se kur duhet të veshë Versace apo Yves Saint Laurent. Emrat e stilistëve të mësipërm pasunari shqiptar i shqipton mirë dhe me elegancë, edhe pse nuk është fluent në ndonjë gjuhë, përfshi dhe shqipen. Pasunari i ri shqiptar mund të të flasë mbi tre orë për ndryshimet e sistemeve politike, apo atyre arsimore nga kontinenti në kontinent. Ai në shpirt është i majtë dhe filantrop. Ai admiron Obamën dhe Toni Blerin, dhe ka shumë dëshirë të fotografohet duke vizituar lagjet e varfëra. Pasunari i ri shqiptar mund të të flasë mbi tre orë për parfumet e mëngjesit, apo ato të mbrëmjes, për kremrat e natës dhe të ditës. Kryesisht kozmetikërat i blen gjatë udhëtimeve të shpeshta në botën e jashtme. Produktet që shiten në Shqipëri i etiketon si false dhe të një cilësie të ulët.

Pasunari i ri shqiptar flet një lloj gjuhe artificiale të vetën. Kjo gjuhë është e mbingopur me terma latinë, me fjalë anglisht, dhe pse jo frëngjisht. Italishtja ka dalë nga moda, me përjashtim të fjalës “Gia”. Greqishtja nuk ka qenë asnjëherë në modë, si gjuhë fshatarësh që është… Pasunari i ri shqiptar është në kërkim të masterit, doktoraturës ose të profesionit të dytë. Pyetja që shtrohet është, po i pari? Kohët e fundit pasunari i ri shqiptar ka nisur të shkruajë libra. Ai mendon se sa është i ri, njeriu duhet të prodhojë. Dhe kur të plaket do të ketë gjithë kohën e mundshme për të lexuar… Ai është një frekuentues i zellshëm i blogjeve virtuale, sidomos i Facebook-ut, të cilin e merr shumë seriozisht. Pasunari i ri shqiptar luan tenis. Ai thotë se është njeri sportiv, edhe pse realisht nuk ka arritur asnjë lloj rezultati në ndonjërin prej pasioneve të tij. Ai shkon në opera, në teatër dhe nëpër ekspozita, dhe e shfrytëzon këtë rast për të bërë sa më shumë miq të rinj e të fisëm… Pasunari i ri shqiptar tashmë është një role model. Të gjithë në Tiranë duam të jemi si ai, cool dhe trendy. Por a është vendi për njerëz kaq trendy? 6/2/10 12:58 AM


7

E enjte 3 | Qershor 2010 |

Vetëm më rikthimin e politikës mund të presim largimin e (de)efekteve të Gruevskit

Kufijtë dhe kthimi i politikës Politikës duhet ti kthehet politika

Artan Sadiku

Është politika ajo që duhet ta udhëheq jetën tonë individuale brenda shoqërisë si edhe atë kolektive të vet shoqërisë. Dhe ne, gjithnjë duhet të bëjmë politikë, sepse gjithkund ka politikë dhe gjithçka është politike. Ne duhet të poltizohemi skajshmërisht dhe të kyçemi thellësisht në bërjen e saj. Të qëndruarit jashtë jo që nuk garantoj jetë pa shqëtësime por përkundrazi e rit injorancën në kontekstin jetësor dhe e shtreson pakënaqësine duke e ritur gjithashtu distancën nga forumi i të vepruarit për ndryshim të kontekstit. Të qenit politik është çështje jetike. Në atë që sot ka rezultuar të jetë demokracia, partitë politike edhepse aspak ekskluzive në bërjen e politikës në demokraci, sot janë aktorët kryesorë në skenën politike. Jorastësisht Ballkani, vendi ku sot partitë politike kanë fuqi politike thuajse të pakufizuar me asnjë normë juridike apo shoqërore, mbetet vendi më i përvuajtur dhe i dështuar politikisht në tërë Evropën. Partitë politike jo që kanë mbetur pa konkurencë në bërjen e politikës brenda shoqërisë, por ato veçmë kanë kaluar kufijtë e politikës. Politika duhet të jetë arti i funksionimit progresiv të shoqërisë, por sot kjo është reduktuar në kuptimin e saj si formë manipulimi, mashtrimi dhe gënjeshtre. Politika kufizohet me arsyeshmërinë, logjikën dhe dobishmërinë shoqërore të saj, gjithçka përtej saj është eksploatim i nocionit të politikës me qëllim të arsyetimit të veprimeve jopolitike dhe shpesh kriminale. Ajo që sot quhet politikë apo veprime politike në Maqedoni është në funksionim të degradimit të nocionit ë politikës, të ndotjes së saj me krim, korupsion, tradhëti dhe mashtrim që krijon tek individi, qytetari aktiv politik i pritur, ndjenjën e neverisë ndaj politikës dhe për pasojë largimin nga ajo. Sot, vështirë se gjen politikë në partitë politike apo në qeveri. Mospërmbushja e asnjë pike nga Marrëveshja e Majit që lidhi koalicionin e tashëm qeveritar dhe arsyetimet banale për politikë të lartë apo interesa më të larta politike, që qytetari i thjeshtë nuk është në gjendje ti kupton, nuk ka të bën aspak me politikë por për të ka emër dhe quhet tradhëti. Politikë e vërtetë është vetëm ajo që qëytetari e kupton me çka atij i mundësohet që ai ta pozicionon veten ndaj saj. Parashtrimi i tre kërkesave nga ana e BDI-së ndaj partnerit maqedonas të koalicionit, pa asnjë datë, pa asnjë kushtëzim apo kërcënim, por me premtim që nuk do të këshohet qeveria, nuk ka të bën me parashtrim kërkesash politike, por me një largz33.indd 7

je të mjerë mëkatesh dhe një tentim moralizues të veprimeve jopolitike dhe për çështje interesi të të qënruarit në qeveri. Kryeministri nga ana tjetër me angazhimin e tij në çështjen e emrit, tëntoi që, veprimet e tij të quajtura politike, por që të vetmin emerues ekanë mashtrimin dhe nxitjen e hutisë, ti aplikojë edhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Të japësh deklarata kundër një përopozimi për zgjidhjen e çështjessë emrit, të eliminosh data të mundëshme për zgjidhjen e kontestit, të jesh kryeministër dhe të deklarosh votën tëde kundër ndryshimit të emrit nga pozicioni thjesht qytetar, dhë të gjitha këto në periudhë kur në mënyrë aktive zhvillohen negociatat me Greqinë, do të thotë të mos njohësh asnjë kufi të politikës. Do të thotë që ta përdorësh hapësirën politike të brendshme dhe ndërkombëtare pqë qëllime jopolitike, të cilat si të tilla janë antipod i vetë politikës sepse e tjetërsojë hapësirën e saj dhe e konvertojnë atë në një skenë të huaj dhe të armiqësuar për qytetarin. Politikës duhet ti kthehet poltika. Në kthim e politikës, kthimi kryesor duhet të jetë në të menduarin e arsyeshëm dhe të vepruarin e dobishëm. Kur kryetari i BDI-së deklaron që në qershor do të lëshon qeverinë për shkak të papajtueshmërisë me partnërin maqedonas ndërsa pasas një javë publikisht e demanton veten, kjo jo që nuk ka të bën aspak me politikën e vërtetë, por vështirë se e kalon edhe pragun e normalitetit të individit racional. Në kthimin e politikës, padyshim që të parët që do të pësojnë do të jenë ata që e kanë keqpërdorur hapësirën politike dhe e kanë tjetërsuar atë. Në kthimin e politikës së vërtetë edhe beteja është e vërtetë dhe politike, edhe argumentet janë politike dhe në një betejë të tillë apolitikanët e tashëm nuk do të kenë aspak gjasa. Kthimi i politikës duhet të realizohet nga ajo pjesa intelektuale e shoqërisë. Dhe këtë pjesë e përbëjnë njerëzit, qytetarët të cilët e kuptojnë kontekstin në të cilin jetojnë dhe veprojnë në të. Niveli i edukimit si kriter për intelektualitetin është anakronik dhe një definim i tillë e dëmton rëndë imazhin e intelektualit që është individi aktiv veprues shoqëror. Doktorët e shkencave, profesorët dhe titullarët tjerë të cilët njohuritë dhe përvojat e tyre i vënë vetëm në funksion të jetës individuale, të profesionit të tyre dhe sigurimit të të ardhurave të tyre duke anashkaluar aktivizimin e tyre shoqëror dhe publik, janë dështim individual por edhe tragjedi kolektive. Kjo sepse potencili shoqëror për politikë në

fillim mbetet i pashfrytëzuar dhe më pas ai shtresohet në nivelet e pasivitetit dhe apatisë shoqërore. Në një situatë të tillë ndodh absurdi që funksioni më i lartë shtetëror shqiptar në Maqedoni të ushtrohet nga njerëz që politikën jo që e keqkuptojnë, por aspak nuk e kuptojnë. Ky funksion për shkak të mosnjohjes politike është shndërruar në një institucion të mosbërjes së politikës. Duke u aktivizuar politikisht intelektualët shoqëror, aktivistët, në fillim duhet të refuzojnë klasën e tanishme politike nën akuzën e uzurpimit të hapësirës politike dhe tjetërsimit të saj nga natyra thelbësore politike. Një refuzim i tillë duhet të realizohet përmes ndërtimit dhe ngritjes së argumenteve te fuqishme politike ndaj të cilave aktorët e tanishëm në spektrin partiak do të shfaqin hapur inferioritetin e tyre politik. Momentii krijuar nga delegjitimimi, jo ai përfaqësues por ai politik, i kësaj klase duhet të vëndohet në funksion të rinovimit të hapësirës politike me debate, diskurse dhe ideologji politike. Problematike gjithashtu është të kuptuarit e hapsirës politike. Hapësirëa politike për të cilën u bë fjalë më lart është ajo e hapësirës formale politike, pra të qeverisë dhe parlamentit, por hapësira reale politike shtrihet përtej qendrave të centralizuara, në secilën apësirë ku individi realizon aktivitetin e tij jetësor. Kjo sepse, në celilën hapësirë të jetës individi ballafaqohet me interesat e tij, që janë jo domosdoshmërit individuale dhe që duhet maksimalisht të kolektivizohet, realizimi dhe mbrojtja e të cilave është çështje e pastër politike. Pra është e domosdoshme të kuptohet primacia e politikës në shoqëri dhe veçanërisht në një shoqëri si kjo e jona në Maqedoni në të cilën mungesa e politikës së vërtetë ka shkaktuar pasojën që e jetojmë. Predikamenti i tillë shoqëror kërkon që në vend të kritikës së përditshme të veprimeve dhe vendimeve partiako-qeveritare, kritikën tonë ta bëjmë në rrafshin e përgjithshëm politik shoqëror. Të kritikuarit në këtë nivel nuk mundëson ndryshime radikale në rrafshin politik dhe pa ndryshim të tillë, pra pa shumë politikë, vështirë mund të paramendohet ndonjë veprim më i dobishëm nga veprimet e tanishmë të partive si në pushtet ashtu edhe në popozitë. Vetëm më rikthimin e politikës mund të presim largimin e (de) efekteve të Gruevskit dhe taktikave jopolitike të BDI-së dhe krijimin e vlerave të veprimit politik opozitar i cili tani nën maskën e veprimit politik nën pretekstin e bojkotit institucional fsheh papërgjegjësinë e skajshme ndaj vetë politikës si të tillë. 6/2/10 12:58 AM


8 (Vijon nga faqe 2) ...Mund të jetë e padukshme, por duhet marrë parasysh nëse duhet të kuptohet ajo që përndryshe mund të duket si ndonjë shpërthim “i paarsyeshëm” i dhunës subjektive. Kur mediat na bombardojnë me ato “krizat humanitare” që në mënyrë të vazhdueshme duket se mbijnë kudo nëpër botë, duhet mbajtur mirë ndërmend se çdo krizë e veçantë arrin të shpërthejë e të bëhet e dukshme mediatikisht vetëm si pasojë e një konflikti të komplikuar. Si rregull në këto raste, konsideratat thjesht humanitare luajnë një rol më të vogël se sa ato kulturore, ideologjiko-politike apo ekonomike. Përshembull, kopertina e revistës Time në 5 qershor 2006 titullohej “Lufta më Vdekjeprurëse në Botë”, dhe ofronte dokumentim të detajuar mbi se si rreth 4 milion njerëz vdiqën në Republikën Demokratike të Kongos si pasojë e dhunës politike gjatë dekadës së fundit. Mirëpo nuk pati asnjë reagim të bujshëm humanitar, vetëm dy-tre letra nga lexuesit, a thua se pati ndonjë lloj mekanizmi filtrues që nuk e la këtë lajm që ta ndikonte në mënyrë të plotë hapësirën tonë simbolike. Për ta thënë në mënyrë më cinike, Time përzgjodhi viktimën e gabuar në garën se kush do të jetë hegjemoni i vuajtjes. Revista duhet t’i kish mbetur besnike listës me dyshimet e zakonshme: grave myslimane dhe halleve të tyre, apo familjarëve të viktimave të 11 shtatorit që i mbijetuan humbjeve që pësuan. Sot e kësaj dite Kongo ia ka dalë mbanë sërish të shndërrohet në një “zemër të errësirës” Conrad-iane. Askush s’ka guxim të merret me Kongon. Vdekja e një fëmije palestinez nga Bregu Perëndimor, për të mos përmendur ndonjë fëmijë izraelit, apo amerikan vlen mediatikisht mijëra herë më shumë se sa vdekja e një kongolezi anonim. Vallë na duhen prova të tjera për të thënë se sensi humanitar i krizave ndërmjetësohet, apo në fakt përcaktohet prej ca konsideratave qartësisht politike? E cilat janë këto konsiderata? Që t’i përgjigjemi kësaj na duhet të bëjmë një hap pas, e të ndryshojmë pozicion vështrimi. Kur media amerikane qortonte publikun e vendeve të tjera pse s’po shfaqte shumë simpati për viktimat e sulmeve të 11 shtatorit, të lindte aty për aty dëshira t’u përgjigjeshe me fjalët që Robespierre-i u tha atyre që qaheshin për viktimat e pafajshme të terrorit revolucionar: “Boll ma tundët në fytyrë tunikën e përgjakur të tiranit, se po më bëni të besoj se dëshironi të prangosni Romën.”1 Në vend që të përballet drejtpërdrejt me dhunën, ky libër hedh gjashtë vështrime anësore. Ka arsye për të mos e parë direkt problemin e dhunës. Premisa kryesore që shtroj është se ka diçka vazhdimisht mistifikuese në përballjet direkte me dhunën: tmerri sfilitës që rrjedh prej akteve të dhunës dhe empatia me vikgz33.indd 8

Tunika e përgjakur e tiranit E enjte 3 | Qershor 2010 |

timat gjithnjë funksionojnë si barrierë që nuk na lejon të mendojmë. Një zhvillim konceptual i papasionuar i tipologjisë së dhunës duhet, sipas përkufizimit, të mos ndikohet nga pasoja e saj traumatike. Por prapë, në një sens, një analizë e ftohtë e dhunës në një farë mënyre riprodhon dhe merr pjesë në tmerrin e saj. Duhet bërë dallim gjithashtu midis të vërtetës (faktuale) dhe vërtetësisë: çfarë i jep vërtetësi një reportazhi mbi një grua të dhunuar (ose çdo narrative tjetër të një traume) është pikërisht pasiguria faktike e së vërtetës, konfuzioni i saj, inkonsistenca. Nëse viktima do të qe e aftë të raportonte mbi përvojën e saj të dhimbshme e turpëruese në mënyrë të qartë, me gjithë të dhënat të renditura në mënyrë konsistente, do të qe pikërisht kjo lloj cilësie që do të na bënte të dyshonim për vërtetësinë. Problemi këtu është pjesë e zgjidhjes: janë pikërisht mangësitë faktike të rrëfimit të subjektit të traumatizuar mbi përvojën e saj, ato që dëshmojnë më mirë për vërtetësinë e këtij rrëfimi, sepse pikërisht këto tregojnë se përmbajtja e rrëfimit ka “infektuar” vetë mënyrën e rrëfimit. Natyrisht që kjo mënyrë të gjykuari është e vërtetë edhe për të ashtuquajturën mungesë të besueshmërisë të

raporteve verbale të të mbijetuarve të Holokaustit: dëshmitarët që do të qenë në gjendje të ofronin një rrëfim të qartë për përvojën e tyre në kamp e skualifikojnë vetveten pikërisht prej asaj qartësie2. Pra, e vetmja mënyrë e përshtatshme për t’iu avitur subjektit tim duket se është ajo që më lejon ta konsideroj dhunën në distancë, në respekt të viktimave të saj.

thet e Auschwitz-it ende para se ky të kish ndodhur.

Thënia e famshme e Adorno-s ka nevojë për një korrigjim me sa duket: nuk është bërë e pamundur poezia pas Auschwitz-it, por më tepër proza3. Proza realiste dështon aty ku ia del mbanë evokimi poetik i atmosferës së padurueshme të një kampi. Domethënë që kur Adorno e shpall poezinë të pamundur (ose më saktë barbare) pas Auschwitz-it, këtu bëhet fjalë për një pamundësi aftësuese: poezia gjithnjë, pas përkufizimit, shkruhet “mbi” diçka që nuk mund të përballet drejtpërdrejt, por vetëm mund të aludohet. Nuk duhet patur frikë që këtë mendim ta çojmë një hap më para, dhe t’i referohemi thënies së vjetër “muzika lind kur mungojnë fjalët”. Mundet edhe të ketë vërtetësi në bindjen popullore se në një lloj paralajmërimi historik, muzika e Schoenberg-ut artikuloi ankthet dhe mak-

Një ditë dikush nga turma më njohu. Pas meje rrinte një grua e re, me buzët e mavijosura nga i ftohti, që sigurisht nuk ma kish dëgjuar emrin kurrë. Në atë situatë të përbashkët mpirjeje e mefshtësie ajo më pyeti duke pëshpëritur (se të gjithë pëshpërisnin aty), “A mund ta përshkruash këtë?” dhe unë i thashë “Mundem”. Atëherë diçka e ngjashme me një lloj buzëqeshje rrodhi ngadalë mbi atë që dikur kish qenë fytyrë4.

Në kujtimet e saj Anna Akhmatova përshkruan se ç’i ndodhi kur në kulm të shfarosjeve staliniste ajo po priste në një radhë të gjatë përballë burgut të Leningradit që të merrte ndonjë lajm për djalin e saj Lev, që e kishin arrestuar:

Pyetja kyç sigurisht që është se cili lloj përshkrimi po synohet këtu. Kuptohet që s’bëhet fjalë për përshkrime realiste të situatës por më tepër për atë çka Wallace Stevens quan “përshkrim pa një vend”, ashtu siç i shkon artit. Nuk është një përshkrim që e vendos përmbajtjen e tij në një hapësirë e në një kohë hi-

Kur media amerikane qortonte publikun e vendeve të tjera pse s’po shfaqte shumë simpati për viktimat e sulmeve të 11 shtatorit, të lindte aty për aty dëshira t’u përgjigjeshe me fjalët që Robespierre-i u tha atyre që qaheshin për viktimat e pafajshme të terrorit revolucionar: “Boll ma tundët në fytyrë tunikën e përgjakur të tiranit, se po më bëni të besoj se dëshironi të prangosni Romën.” 6/2/10 12:58 AM


9

E enjte 3 | Qershor 2010 |

storike, por një përshkrim që krijon, si sfond i fenomenit që përshkruhet, një hapësirë inekzistente (virtuale) për veten e vet, në mënyrë që gjithçka duket në të nuk përbën më një shfaqje të ndikuar nga thellësitë e realitetit pas saj, por një shfaqje të dekontekstualizuar, një shfaqje që përputhet plotësisht me qenien reale. Që të citoj Stevens-in sërish: “Çka duket, është, e në të tillë dukje rri çdo send”. Ky lloj përshkrimi artistik “nuk e shenjon atë çka rri jashtë formës së vetvetes5”. Më tepër mund të thuhet se ky lloj përshkrimi arrin të shtrydhë prej realitetit konfuz formën e tij të brendshme, në të njëjtën mënyrë me Schoenberg-un që “shtrydhi” formën e brendshme të terrorit totalitar. Ai evokoi mënyrën me të cilën ky terror ndikon subjektivitetin. Mos vallë nëpërmjet këtij përshkrimi artistik rrezikojmë të biem në një sjellje qaravitëse që do ta tradhtonte disi nevojën urgjente për “të bërë diçka” për tmerret e përshkruara? Le të mendojmë për ndjenjën e shtirur të urgjencës që mbizotëron diskursin humanitar mbi dhunën që gz33.indd 9

bën e majta liberale: aty abstragimi dhe (pseudo)korrektesa grafike ekzistojnë së bashku tek vënia në skenë e dhunës-kundër grave, zezakëve, të pastrehëve, gay-ve… “Në këtë vend në çdo gjashtë sekonda përdhunohet një grua” dhe “Gjatë kohës që ti lexon këtë paragraf dhjetë fëmijë vdesin nga uria” janë thjesht dy shembuj. Si nënshtrat i gjithë kësaj qëndron një sentiment hipokrit, një indinjatë morale. Pikërisht këtë lloj pseudo-urgjence shfrytëzoi Starbucks-i ca vjet më parë kur vuri në hyrje të dyqaneve postera që i uronin mirëseardhjen blerësve duke u kujtuar se një pjesë e përfitimeve të saj do të shkonin si ndihmë për përkujdesjen shëndetësore ndaj fëmijëve në Guatemalë, pikërisht aty ku prodhohej kafeja që shisnin. Morali i nënkuptuar ishte se me çdo filxhan kafeje që konsumoje, shpëtoje një jetë fëmije. Ka një kufi themelor antiteorik për të gjitha këto përsiatje. Nuk ka kohë për të reflektuar: duhet të veprojmë tani. Pikërisht mes kësaj ndjenje të shtirur të urgjencës pasanikët post-industrialë, duke jetuar në botët e tyre të mbyllura virtuale, jo vetëm që nuk e mohojnë dhe nuk e injorojnë reali-

tetin e ashpër jashtë hapësirës së tyre – por në mënyrë aktive i referohen atij gjatë gjithë kohës. Shembull i mirë është deklarata e Bill Gates së fundmi: “E ç’rëndësi kanë kompjuterat kur miliona njerëz ende vdesin prej dizenterisë?” Kundër kësaj urgjence false mund të vendosim letrën e mrekullueshme që Marx-i i dërgoi Engels-it në 1870, atëherë kur për një moment të shkurtër dukej se revolucioni europian ishte sërish shumë pranë. Letra e Marx-it shfaq panikun e tij: fundja a s’mund të prisnin dhe nja dy vjet revolucionarët? Ai ende s’e kish përfunduar Kapitalin. Një analizë kritike e konstelacionit global aktual – që nuk ofron zgjidhje të qartë, as këshilla “praktike” se çfarë duhet bërë, që nuk jep dritë në fund të tunelit sepse e di mirë se ajo dritë mund të jetë e trenit që po vjen të na përplasë – në përgjithësi përballet me një qasje të tillë: “Mos po na thua se s’duhet të bëjmë asgjë? Thjesht të rrimë e të presim?”. Por duhet të kemi kurajon të përgjigjemi: “PO, pikërisht ashtu!”. Ka situata kur e vetmja gjë vërtet “praktike” është t’i rezistosh joshjes për t’u angazhuar

menjëherë dhe të “presësh e të shohesh” nëpërmjet një analize kritike të durueshme. Angazhimi duket se na bën presion nga të gjitha drejtimet. Në një pasazh të famshëm tek Ekzistencializmi dhe Humanizmi Sartre-i paraqiti dilemën e një djaloshi në Francën e 1942-shit, i ndarë mes detyrimit për të ndihmuar nënën e tij të vetmuar e të sëmurë dhe detyrës për t’u angazhuar me Resistance-n e për të luftuar gjermanët; sipas Sartreit natyrisht që nuk ka një përgjigje a priori për këtë dilemë. Djaloshi duhet ta marrë vendimin duke u bazuar vetëm tek liria e tij abisale dhe të mbante përgjegjësi të plota për të6. Një rrugë e tretë e paturp që do ta zgjidhte dilemën do të ish që ta këshillonim djalin t’i thosh nënës që po bashkohej me Resistance-n dhe t’i thosh miqve të tij të Resistance-s që do të përkujdesej për nënën, ndërsa në realitet të fshihej në ndonjë vend të sigurt dhe të studionte… Ka shumë më tepër se sa thjesht cinizëm në këtë këshillë. Na sjell ndërmend një barsaletë të famshme sovjetike për Lenin-in. Në kohën e socializmit këshilla e Lenin-it për të rinjtë që e pyesnin se ç’duhej të bënin ishte “Mësoni, mësoni dhe mësoni”.

Kjo këshillë përkujtohej gjatë gjithë kohës, dhe afishohej nëpër çdo mur shkolle. Këtu fillon barsaleta: Marx-i, Engels-i, dhe Lenin-i pyeten nëse do të kishin më shumë dëshirë të kishin një grua apo një dashnore. Siç pritej Marx-i, konservator në jetën e vet private, përgjigjet “Një grua!”, ndërsa Engels-i, më tepër bon vivant, zgjedh një dashnore. Për habinë e të gjithëve Lenin-i thotë, “Unë i dua të dyja!”. Pse? Mos vallë ka ndonjë grimë prej jouisseur-i dekadent pas imazhit të tij të esëllt revolucionar? Jo – shpjegon ai: “Por kështu do të mund t’i thosha gruas që po shkoj te dashnorja, dhe dashnores që më duhet të rri me gruan…”. “E pastaj ç’do të bësh?”. “Pastaj do të shkoj në ndonjë vend të vetmuar dhe do të mësoj, do të mësoj e do të mësoj!”. A s’është saktësisht kjo ajo që Lenin-i bëri pas katastrofës së 1914? Ai u tërhoqë në një vend të vetmuar në Zvicër, ku “mësoi, mësoi dhe mësoi”, duke lexuar logjikën e Hegel-it. Dhe kjo është ajo që ne duhet të bëjmë sot, kur e gjejmë veten të bombarduar pre imazheve mediatike të dhunës. Na duhet “të mësojmë, të mësojmë dhe të mësojmë” se çfarë e shkakton këtë dhunë. 6/2/10 12:58 AM


10

E enjte 3 | Qershor 2010 |

(Vijon nga faqe 2)

Rrugë - Brez ose rrip toke i rrahur a i shtruar për të kaluar njerëzit, kafshët dhe mjetet

...Rama ja arriti të lagte me këtë valë dyert e institucioneve qendrore dhe me anën e grevës së urisë lagu edhe sytë a atyre ndërkombëtarëve që e përjetuan me emocion vetëflijimin e përkohshëm të heronjve të votës së lirë. Rama ia arriti t’i bindte ndërkombëtarët se kishte ardhur puna në pikën kritike të inflacionimit të ligjit, dhe të deflacionimit të tsunamit popullor. Por kjo është edhe prova më e fortë që Rama nuk e kishte ligjin në anën e tij. Së katërti, që Rama nuk e pati ligjin me vete, u duk edhe në një moment shumë interesant kur Berisha tha se në tryezën e tij nuk kishte asnjë draft të propozuar nga ndërkombëtarët… Ata që e njohin Berishën e dinë që ai është i dashuruar pas metaforave, kështu që ka shumë mundësi që Berisha të na ketë thënë me lezetin e një burri shteti se propozimi nuk është institucional. Fakti që planin 5 pikësh e dëgjuan të tërë, na bën që të besojmë se e ka dëgjuar edhe vetë kryeministri. Por dëgjuar ama. Në tryezë, me logo, me protokoll, me firmë, me vulë, nuk erdhi asgjë. Edhe president i republikës tha të njëjtën gjë në studion jashtëtokësore të Çanit. Cfarë tregon kjo? Që ndërkombëtari Bosh (në gjermanisht Bosch) nuk pati këllqe që të bënte propozimin zyrtar “o burra shkelni ligjin”. Së fundi, që Rama dhe ligji nuk gjetën dot lidhje u duk edhe në tryezën e Krokodilit. Ku ndodhej kjo tryezë? Në rrugë. Patjetër që në rrugë, pasi në institucion, pra në zyrë nuk ka krokodila, nuk ka pata, por ka rezoluta, ka protokolle dhe procesverbale, ka media dhe ka deklarata për shtyp nga zëdhënësit zyrtarë. Por nëse do të ishte bërë takimi strasburgez nën hijen e rëndë të zyrave të ftohta europiane, patjetër që Ramës do t’i servirej pjata e ftohtë e së vërtetës, që cështjen ta zgjidhnin sic diktojnë ligjet e vendit. Arsyeja pse përkundrazi u servir pjata e nxehtë dhe vera e kuqe, ishte mbajtja gjallë e një lideri edhe pas dekursit. Kjo bathore politike, ashtu sic lindi në djepin informal të partisë nënë opozitare, ashtu sic u poq nën cadrat informale mes sarajeve të shtetit dhe atyre private, ashtu edhe përfundoi në restorantin informal Crocodile. Ca thonë se ndërkombëtarët e duan ende Ramën, por personalisht mendoj se darka e shekullit shërbeu si sorbeto për të ndërruar me lezet gojën pas grevës. Kjo lëvizje pasi u pa se ishte kthyer në një protestë piramidë, duhej të mbyllej në një mënyrë që të shitej si fitore. Ky fakt na ngroh kur mendojmë se jemi imunë nga makthi i një ultimatumi. E si mund të ketë ultimatum pa kërcënim? Vizat janë vetëm një teknikalitet i rëndomtë larg, kështu që nuk ka humbje kuote hë për hë as në këtë aspekt. Një arsye e mirë për të shitur një ultimatum pa kërcënim është që kjo manovër të shërbejë si një boce e lirë opiumi për të shuar abstinencën e krijuar në popull. Efekti sedativ i retorikave boshe do e vërë në gjumë avash avash tallazin popullor, pa pasoja për

Rruga e politikës së politikës së rrugës

gz33.indd 10

Ramën. Kështu butë butë u arrit në një pikë që askush nuk do kujtohet të pyesë se “pse nuk i hapëm kutitë?”, apo “pse nuk e hodhëm qelbësirën?”. Edhe Berishës i duhej kjo, i cili e lojti për mrekulli rolin e vullnetpërkulurit për t’i dhënë shance në vazhdim një opozite të mundur në aksionin politik më të kushtueshëm të këtyre dy dekadave. Pa ose me dashje, darkuesit e strasburgut janë anteu i njëri-tjetrit dhe krokodilët europianë e ruajtën balancën. Kështu Berisha sot ka ligjin, por ra dakord për të mos deklaruar se fitoi edhe institucionet ndërkombëtare, kurse Rama sot ka simpatinë e individëve ndërkombëtarë dhe ra dakord që të deklarojë se herët a vonë do bëjë ligjin. Perfekte apo jo?.... Rruga në kuptimin teknik është një karrexhiate e shtruar zakonisht me asfalt, e vijëzuar sipas rastit dhe interesit të qarkullimit rrugor të mjeteve me ose pa motor. Rruga në kuptimin taktik është një kurs që duhet ndjekur për të arritur diku, për të realizuar një synim. Rruga në kuptimin e këtij shkrimi është një fjalë që duke marrë metamorfoza të shumta përsëritet tmerrësisht shumë herë. Një përtac e sheh rrugën si mundim, një kryetar bashkie e sheh si përfitim (per qytetin e tij). Një vagabond e sheh rru-

gën si shtëpi, një i burgosur e sheh si liri, ndërsa një i pushuar nga puna e sheh si dënim. Në rrugë rrugëton për mirë, por rrezikon që të bëhesh edhe rrugac. Për rrugët bëhen kengë dhe bëhen tendera. Në rrugë kohët e fundit ka filluar të lejohet të bëhet dashuri, të protestohet dhe këndohet. Në përgjithësi në rrugë nuk hahet. Në përgjithësi në rrugë nuk bëhet serum. Ndonjëherë bëhen gara ciklistike dhe ndonjëherë rrugët kryqëzohen për të mirën e njerëzimit. Në rrugë ka filluar të bëhet edhe politikë serioze. Politika vetë bëhet nëpërmjet shumë rrugëve, ku njëra nga këto është politika e rrugës. Për shembull, në rrugën më kryesore, atë të dëshmorëve të kombit, u luftua me mish e me shpirt, për të gjetur rrugën që të con drejt hapjes së kutive. Thonë që kjo ishte rruga e fundit për të arritur realizimin e një kërkese të drejtë. Thonë që kjo ishte edhe një rrugë për Ramën që të tregonte se kishte ende mbështetje dhe se ishte më lart se kurrë. Thonë që me hapjen e kutive Rama ka gjetur rrugën se si do demaskojë zgjedhjet dhe kjo rrugë të con në zgjedhje të parakohshme. Thonë që nëse fiton këto zgjedhje Rama do të bëjë të gjitha rrugët e shqipërisë më të bukura se c’i kemi parë ndonjëherë. Por duke

qenë se disa rrugacë gjetën disa rrugë ligjore për të vjedhur votat, nuk na e krijuan mundësinë që ta provonim Ramën. Kështu pasi dështoi në rrugë administrative dhe gjyqësore, thirri në rrugë popullin. Bllokoi rrugët dhe bëri grevë urie. Në grevë u lejua vetëm serum në rrugë intravenoze. Shumë grevistë nuk e përballuan dot vuajtjen dhe morën rrugën për në spital dhe kur u pa se ata po shterronin, u gjet si rrugë e vetme mbyllja e grevës. Kështu pas saj liderat, duke iu hapur rrugën policia rrugore, morën rrugën për Strasburg. Këtu, buzë një rruge shumë të bukur, gjetën një lokal shik. Duke qenë se ishin shumë, ca qendruan në rrugë, ndërsa ca të tjerë darkuan. Qëllimi ishte gjetja e një rruge për të hapur kutitë. Rrugës, u pa që kjo ishte e pamundur që të arrihej me një takim të vetëm dhe u la një afat dyjavor. Pas mbarimit të këtij afati, po qe se nuk do të celej rruga hetimit, atëherë opozita do hidhej sërish në rrugë. Rruga është ende e lirë, por rruga për hetimin duket ende e mbyllur. Disa janë të mendimit se opozita është në rrugë të gabuar, ca mendojnë se është në rrugë të drejtë. Gjithsesi, rruga Durrës Kukës, hedhja në rrugë e shumë punonjësve, punësimi i rrugacëve, gjobat e poli-

cisë rrugore, etj mbeten shqetësimet tona të përditshme dhe mbështetja e opozitës mbetet rruga e vetme për të luftuar kundër këtyre fenomeneve. Kështu që mbrojtja e Ramës është e vetmja rrugë logjike që të bëhet opozitë serioze ndaj Berishës. Ai nuk ka faj që ka qejf rrugën e rrugës sepse rrugën parlamentare nuk e ndjek dot sepse nuk është deputet. Ai nuk mund t’i hapë rrugë që të bëhen personazhe seriozë parlamentarë ca deputetëve që po të mos ishte Rama do endeshin rrugëve. Ndaj rruga të con vetëm tek dalja në rrugë, në mënyrë që i vetmi zyrtar i PS të jetë Rama.. Fundja ai është kryeqendra dhe aty duhen kryqëzuar të gjithë rrugët. Ai, duke bërë rrugët e Tiranës, mbase ka siguruar një prej rrugëve kryesore të financimit të gjithë kësaj lëvizjeje rrugore. Ehhh… rrugët e politikës janë të panumërta, njëlloj si ato të Zotit… rruga e demokracisë ama është vetëm një, ajo që kalon përmes hapjes së kutive të votimit. Kjo është rrugë heroike, njëlloj si bulevardi i dëshmorëve të kombit, atyre që u lindën në rrugicat që kërkonin diell, atyre që ranë heronj në rrugët e bardha dhe atyre që u tretën në rrugën drejt vetëflijimit…. edhe një gjë të fundit: mos hidhni plehra në rrugë, mos bëni si ata… 6/2/10 12:58 AM


11 Frustrimin europian që projektohet në Ballkan e vë re dhe në shtetin fqinj, Greqia E enjte 3 | Qershor 2010 |

Midis dy botëve

Shqiptarët janë të zhgënjyer edhe nga vetë Europa Arbër Shtëmbari

…Pampor, o dhoga e thatë Na ndave neve nga gratë, Pampor, një dhogë e zezë Ku na shpie, i pabesë, Na ndave nga kishim shpresë Jug, 1878 Stigmatizimi shekullor mes shqiptarëve që jetojnë “jashtë shtetit” dhe atyre që jetojnë brenda territorit të Republikës vihet re më shumë se kurrë në këto vite të postkomunizmit. Bota e sotme funksionon me këtë kontrast brenda – jashtë, vendet e zhvilluara kundrejt vendeve në zhvillim e sipër si në rastin tonë. Gjeografikisht ndodhemi pranë një bashkësie tek e cila ne aspirojmë të aderojmë, Bashkimit Europian. Jemi ende larg standarteve të tij dhe si rrjedhim jemi jashtë kësaj hapësire që aplikon të drejtat e njeriut, ku individët kanë diçka më shumë se të mirat materiale bazike (pyetja me të cilën çdo emigrant shqiptar përballet kur kthehet në Shqipëri është “Ke bërë ndonjë lek andej?”) dhe udhëhiqjen nga qeveri demokratike. Po ta shohim situatën tonë në këtë këndvështrim, shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut në fakt u futën “brenda”, ndërsa tek eufonia “jashtë shtetit” që ne përdorim, ajo “jashtë” na përmbledh të gjithëve ne këtu dhe nënkupton që “jashtë” kemi mbetur ne – Shqipëria është jashtë Bashkimit Europian. Kemi mbetur pak a shumë si ajo shtëpia e Ibrahimit që fshati nuk e pranon tek libri i Ben Blushit “Të jetosh në ishull”. Por ndërkohë që tek romani Ibrahimi nuk u tërhoq prej vendimit të tij për tu bërë mysliman, sot, jo vetëm Shqipëria, por të gjithë ish shtetet e bllokut socialist që ende nuk janë në BE, ç’nuk bëjnë për të treguar devotshmërinë e tyre ndaj Europës që perceptohet më tepër si një klub i krishterë, se sa një klub kapitalist. Kështu devotshmëria u tregua si gjatë luftës së Bosnjës dhe gjatë luftës së Kosovës, shqiptarë e boshnjakë, të moshuar, gra, fëmijë, u masakruan të konsideruar si terroristë islamikë, ndërkohë që serbët morën statusin e mbrojtësve të krishtërimit (europian). Me gjithë krimet e përbindshme, ata menduan se kjo do ti bënte ata më tepër europianë. Nga ana tjetër, kjo lloj teknike sikur i shkoi për shtat dhe Europës, pasi Europa lejoi që këto masakra të ndodhnin – (shembulli më i qartë ishte rasti i zhvendosjet së një milion shqiptarëve kosovarë nën vëzhgimin e mediave botërore apo ai i ushtarëve hollandezë që lejuan kalimin e karvanëve me civilë boshnjakë që më pas u masakruan nga hordhitë gz33.indd 11

e Mlladiçit me shokë) Ballkani është pasqyrimi i frustrimeve europiane që vuan sot presionin e islamit prej minoriteteve me origjinë magrebine. Shenjë e këtij frustrimi është edhe dhuna e lagjeve periferike në Francë apo migrimi i hollandezëve të bardhë drejt Suedisë për ti shpëtuar dhunës ndërkomunitare në Hollandë. Frustrimi europian qëndron në hipokrizinë e dyfishtë – nga një anë shtetet europiane kanë nevojë absolute për fuqi punëtore që mund ta sigurojnë vetëm nga emigracioni, së dyti qeveritë europiane duan të respektojnë të drejtat e njeriut për europianët me origjinë magrebine, POR nga ana tjetër këto qeveri tregohen të dobta në masat e tyre ndaj ekstremizmit islamik në rritje dhe nuk kanë asnjë politikë për ti integruar këto klasa shoqërore të stigmatizuara. (Nuk është habi që në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze del partia neofashiste e Le Pen) Është parashikuar që pas 50 vjetësh, Hollanda dhe Belgjika do të jenë vendet e para me popullsi me shumicë myslimane dhe mulate (apo të zezë). Si pasojë Europa është kthyer drejt popullsive me potencial migrator “të bardhë” europian. Të paktën në Ballkan mund të gjejnë punëtorë europianë që nuk do ti “bezdisin”. Por si ti sigurojnë këta punëtorë ball-

kanas? Duke krijuar artificialisht konflikte, tensione dhe deri në shembje shteti. Kemi rastin e 1997 në Shqipëri, që për shumë shqiptarë ishte rasti për të marrë gomonen e parë e për tu larguar. Pa harruar në mënyrë absolute përgjegjësinë tonë në atë që ndodhi në 1997 (apo atë që ndodh dhe sot), pyetja që shtrohet është si ka mundësi që për muaj të tërë kaosi Europa bëri sehir? Si është e mundur që shkaktarët politikë shqiptarë të asaj periudhe u ricikluan në politikën shqiptare me miratimin e Europës? Frustrimin europian që projektohet në Ballkan e vë re dhe në shtetin fqinj që ndodhet “Brenda”, në Greqi. Dihet botërisht që Greqia nuk i respekton të drejtat e emigrantëve që dhunohen sistematikisht. Që prej 1991 e deri më sot a ka ndryshuar gjë në politikën greke ndaj emigrantëve të huaj? Dhe në një kënd tjetër, a kanë reaguar shtetet e tjera të Bashkimit ndaj mosrespektimit të drejtave të njeriut në Greqi? (të gjithë e dimë atë historinë se gjysma e shqiptarëve mbajnë emrin Jani dhe që emrin e nënës e kanë Maria). Jo më larg se dje u tha në lajme se në kufirin jugor pala greke punon vetëm me një sportel dhe emigrantëve shqiptarë që prisnin të kalonin ju ishte dashur ta kalonin natën përjashtë. Vallë grekët nuk e dinë që në verë dhe gjatë pushimeve të

dimrit ka fluks emigrantësh shqiptarë që kthehen në Shqipëri? Ka kaq vjet që kjo histori ndodh dhe përsëritet çdo vit atje në Kakavie (që ironikisht në frëngjisht caca=mut dhe vie=jetë). Dhe paralelisht ndodh heqja e tabelave shqip nga rrugët në jug të Shqipërisë, çuditërisht në pikun e sezonit turistik shqiptar ndodh një “ngërç” administrativ në Sarandë dhe qyteti mbushet me plehra si në Napoli (interesant fakti që Saranda ndodhet përballë Korfuzit), apo se disa dritëshkurtërve të universitetit të Vlorës u lindi idea që një ditë të bukur ti hiqnin universitetit emrin e simbolit të kombit tonë Ismail Qemalit. Reagoi njeri tek ne për këtë fakt? Nën vëzhgimin e disa institucioneve europiane, politikanët tanë kanë kaq vite që na premtojnë Europën, do hyjmë sot, do hyjmë nesër, por gjë s’po ndrin. Përmirësime në vend me gjithë “përpjekjet” e kryeministrit Berisha, s’po sheh njeri, realisht shqiptarët duan t’ja mbathin “jashtë”. Europa është Viza. Duan të hyjnë brenda një realiteti tjetër, të harrojnë që janë të përjashtuar. Dhe ajo që tha kryeministri, “shkërdhimi” nëpër motele apo hotele, në një farë mënyrë është një proçes për të hyrë “brenda” një dimensioni tjetër të lagësht, të errët, të freskët, duke harruar diellin për-

vëlues, vapën, pluhurin, mungesën e ujit etj, etj. Shqiptarët janë të lodhur jo vetëm nga premtimet e politikanë shqiptarë për hyrjen në BE, por dhe të zhgënjyer nga vetë Europa. Nuk po ndalem as tek dështimi i misionit të OSBE, as tek kushtet çnjerëzore me të cilat ndeshen shqiptarët çdo ditë nëpër ambasadat e huaja. Pas një izolimi prej gjysëm shekulli, shqiptarët institucionalisht janë ende të përjashtuar nga bota. Europa ka nevojë për fuqinë tonë punëtore, ashtu të bardhë dhe naive. Ëndrra jonë për të hyrë në Europë, na ka shtyrë të punojmë për ti arritur ato standarte, por me kohën ne po shndërrohemi si Sizifi që shtynte gurin deri në majë të kodrës dhe guri sërish rrokullisej përposhtë. Dhe Sizifit të shkretë i duhej sërish ta ngjiste pafund. Në emër të Europës po shndërrohemi në një produkt që mohon vetveten (është dhe e modës rasti i cola zero, apo i kafesë pa kafeinë, apo i cigareve pa nikotinë) Ne po humbim thelbin e kombit tonë, po humbim Shqiptarët vetë, ashtu siç janë nga veriu apo nga jugu, të pasur apo të varfër, ateistë, myslimanë, apo të krishterë, të majtë apo të djathtë. Të hyjmë në Europë, të realizojmë ëndrrat tona, jo zhgjëndrrat e Europës. Se siç thotë Deleuze “po ngece në ëndrrën e tjetrit, ke marrë fund”. 6/2/10 12:58 AM


12

E enjte 3 | Qershor 2010 |

Myll syt, shof Inën ene i them Ina, Ina, hiqi brekët, punë minutash jom n’parajs

Ina Ina hiqi brekët Me gjysëm zëri iu përgjigja, “Edhe mua”

Nga Edi Rama

Organizata e Pionerit më kishte ngarkuar që të shpëtoja Mehmetin prej duarve të armikut përmes zbatimit të përpiktë të një lloj misioni që gjatë asaj epoke të artë quhej “patronazh”. Ishte një nga termat e rëndomtë të atyre kohërave të mbingarkuara me iniciativa, betime njerëzore, orë të tëra edukate morale e politike, punë prodhuese, kalitje fizike, pushimi aktiv, kritikë e autokritikë revolucionare, shenjash sulmuese e ku ta di unë se çfarë akoma. Patronashi i konsistonte në ndihmën e përditshme që si i parë i klasës duhet t’i jepja Mehmetit, për të përmirësuar rezultatet e tij dëshpëruese në mësime. Duke marrë ato katrat e tij pakaluese, shoku im i klasës qe katandisur në tabelë qitjeje e armiqve të socializmit, ndërsa unë, sipas parrullës revolucionare. “Dhjetat tona janë plumba në ballë të armikut” kisha shtrirë përdhe një batalion të tërë syresh. Gjithëherë kaloja përballë tabelës së kuqe të nderit, në hyrje të shkollës, dhe shihja fotografinë time të rradhitur midis pionerëve të dalluar e buzagaz, përfytyroja me krenari dëmet e panumërta që kishim shkaktuar në kampin armik me dhjetat tona, pa mundur gjithsesi ta mposhtja krejtësisht shqetësimin që më lindte aty për aty, për shoqen time të bangës, e cila merrete vetëm nënta, notë që sipas mësueses kujdestare edhe pse e plagoste rëndë armikun i linte shteg për të rimarrë veten. Në fakt, çdo seancë patronazhi për ta transformaur shokun tim të klasës në një killer intelektual që pastaj do të bëntë kërdira ngjethëse me ato dhjetat e tij aq të largëta e utopike, zgjaste aq kohë sa i nevojitej Mehmetit për të kopjuar mekanikisht detyrat e mia, ndërkohë që unë lexoja me zell “Si u kalit çeliku”. Ishte një best-seller i madh i letërsisë sovjetike të propagandës që më dukej tejet i efektshëm për të motivuar Mehmetin në misionin tonë të përbashëkt, por që tekembramja vlente vetëm për të kulturën time bolshevike, sepse porsa mbaronte së kopjuari, Mehmeti hapte televizorin duke më ftuar të shihnim së toku shalë dhe cica nëpër reklamat e jugosllavit dhe ia merrte përpikmërisht të njëjtit refren pyetjesh mbi shoqen time të bangës, pa e çarë kokën asfare që unë skuqesha gjer në vesh. Teksa vinte vërdallë nëpër dhomë, duke kërkuar me antenë pikën e vdekur (asokohe qarkullonte miti se në çdo dhomë ka një pikë gz33.indd 12

Më në fund do të zhbëhej misteri që më kishte torturuar gjatë gjithë natës e që më kishte bërë t’i bija në ëndërr me grushta e shqelma një karrigeje, duke ulërirë, “Ina, Ina, hiqi brekët të vdekur ku zhurmuesit nuk futen dot e ku shëmbëlltyra televizive turbullaur prej tyre kullohet si me magji, në këtë pikë mund të shihej rehat jo vetëm jugosllavi, po edhe e shumëndërruara Rai) rrekej dhe të më bindte se kishte ardhur çasti që qysh të nesërmen t’i fusja duart Inës. Mehmeti mbronte mendimin se ky ishte i vetmi veprim që duhet ndërmarrë si kundër ndrojtjes sime prej çun mami ashtu edhe për të zgjuar tek Ina ndjesinë e kënaqësisë seksuale. Vetëm, pasi ta hidhja këtë hap mund të shpresoja ta bindja Inën që të vinte me mua tek Gjiri i Kurvave, një vend tërheqës për fantazinë time të epokës ku zhvillohet ngjarja, një lloj gjuhëze ujore që kafshonte

thellë kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës. Shkonim shpesh për t’u larë atij liqeni dhe, edhe pse nuk kisha parë kurrë ndonjë kurvë që të shfaqej mes pemëve a të dilte nga uji për të ndjellë ndonjërin prej nesh, nuk guxoja të pyesja më gjatë për hollësira nga frika se Mehmeti më vinte në lojë. E kështu mjaftohesha me të tundura aprovuese të kokës e me një ngerdheshme që nënkupton, “Lëre atë mrekulli” i bindur sidoqoftë që, pas rënies së diellit, në atë gji të rëndomtë garipat jetonin çaste bote. Pikëpyetja që rritej përditë në kokën time ishte ajo që kërkonte përgjigjet për çka ndodhte konkretisht kur dy qenie seksesh të ndryshme

gjendeshin lakuriq përballë njëritjetrit, i bezdisur nga pamundësia e skajshme për të kuptuar atë që djali duhet të bënte me trupin e zhveshur të vajzës e njëkohësisht edhe nga paaftësia ime e dukshme për të qenë ndryshe nga sterotipi i një çuni mami, fakte kokëforta këto që sipas meje e shtynin zgjidhjen e enigmës për ditën e martesës, optoja për një martesë goxha të parakohshme, derisa një ditë të bukur vendosa t’i kërkoj dorën shoqes time të bangës. Nëse nuk e bëra, kjo natyrisht për shkak të ndërhyrjes së vrazhdë të Mehemetit. Shoku im katranjos, i cili ishte i bindur se burri nuk duhej të martohej përpara se të kalonte nën shtatë palë shalë dashnoresh, e përjashtoi pa mëshirë hipotezën e martesës sime, sepse jo vetëm që unë nuk e kisha kaluar provën e zjarrit, për më tepër Ina ishte e bukur. Gruaja duhej marrë sa më e shëmtuar nëse s’doje të ta merrnin të tjerët. Megjithatë, nga ana ime nuk kuptoj që të jem dorëzuar, por qysh atëherë qesh shumë më i matur në shprehjen e asaj dëshire cfilitëse që ishte për mua martesa, duke vuajtur kësisoj peshën gjithnjë e më të rëndë të pikpyetjes. “M’tregun çunat e lagjes se ai filmi mrom kishte qenë bota fare”, më tha një ditë Mehmeti, i cili shoqërohej me djem gjashtëmbëdhjetë-shtatëmbëdhjetë vjeçarë. Ata i kishin treguar se, një natë më parë, “jugosllavi kishte hap një seri filmash me t’qime. “Nuk m’la ai shkërdhatë i degjenerum, vazhdoi Mehmeti, duke iu referuar të atit, “po e qita inotin t’u i ra me dorë. Kshu e boj sa herë qi ai mut m’çan bythën”. Aprovova me kokë pa e kuptuar mirë se kujt i kishte vënë dorën Mehmeti në shenjë proteste dhe misteri u bë më i madh kur pas interesimit tim rreth reagimit të prindërve teksa ky i binte me dorë, ai m’u përgjigj. “Qeke megjith men trap i modh!. Pse mër para plakut ene plakës i bi me dor ti? Me siguri ky shkon në dhomën tjetër e përplas gjërat përtokë, mendova dhe nxitova ta pyes. “Po ç’kuptim ka t’i biesh me dorë kur je vetëm fare? “T’vjen lezeti mër jahu! Ç’a kuptimi më t’modh do ti?” “Si të vjen lezet ty?’ e pyeta i çmeritur. “Myll syt, shof Inën ene i them Ina, Ina, hiqi brekët, punë minutash jom n’parajs. Po ty si t’vjen? M’u tha pështyma në gojë teksa përfytyroja me llahtarë shoqen time të bukur që zhvishej nën urdhërat e Mehmetit të egërsuar që i tundte para syve një

shkop. Me gjysëm zëri iu përgjigja, “Edhe mua”. Të nesërmen në mëngjes, gjatë pushimit të madh, Mehmeti vjen e më afrohet me një zë djallëzor. “A do t’vish ke rifuxho t’i fusim i t’rame me dor? M’u në mes të oborrit të shkollës gjendej një nga mijëra vendstrehimet që Enver Hoxha kishte ndërtuar për të mbrojtur pleq, gra e fëmijë nga bombardimet e imperialistëve amerikanë dhe socialimperialistëve sovjetikë, ku sot e gjithë ditën kutërbon mut e shurrë e ku asokohe djemtë e klasës së tetë futeshin për të pirë cigare. “Mirë” iu përgjigja i lumtur, sepse më në fund do të zhbëhej misteri që më kishte torturuar gjatë gjithë natës e që më kishte bërë t’i bija në ëndërr me grushta e shqelma një karrigeje, duke ulërirë, “Ina, Ina, hiqi brekët”. I kam para syve edhe sot kokat e çunave të klasës së tetë nën fashëzat e zbehtë të dritës që depërtonin prej dy a tre vrimave të ajrosjes në tavan. Në rresht, ulur mbi çimenton e ftohtë njëri bri tjetrit, mbështjellë nga një zhurmë e çuditshme, një lloj gugërime. Duke ecur qorrazi nëpër terr u afruam e u ulëm edhe ne, Mehmeti e pas tij unë. Fillova të kap ca fjalë të lëshuara si në jerm teksa ndjeja një lloj dridhjeje ritmike të trupës. “Zhvishu Marjeta, zhvishu se m’plase? Zhvishu o shpirti im, lene lalin ta shofi pak cicën e bukur si gjyle… Hiqe tutën zemër! Hiqe shpirt…Mos ki turp jemi vetëm, vetëm fare…Lene lalin ta preki pak kofshën e bardhë…” Nuk kishte pikë dyshimi që apeli i sinqertë i kolegut që drejtonte operacionin i drejtohej zyshës së fiskulturës që me ato tuta të ngushta që mbante arrinte të provokonte edhe ndërshmërinë time të thellë prej zëvendëskomandanti çete. Mehmeti u zbërthye. “Jepi se do na dhjesi zilja”, më tha gjithë ankth, duke më shtyrë me bërryl. Duke u zbërthyer si guak, i mbytur nën djersët e ftohta të një trupi të paprovuar, vështroja vjedhurazi nga shoku im i klasës. Fillova ta prek seksin tim teksa ndiqja instiktivisht dollibashin që ecte përpara, duke e kompaktësuar progresivisht dihatjen kolektive. “Do ta fus n’kërthizë do të ta fus”! Befas Mehmeti më futi gojën në vesh dhe më foli me vrazhdësinë e tij karakteristike. “Jo ashtu mër trap, kape për qafe!”. “Më bëhet shurra”, i thashë dhe u ngrita, gjoja i nervozuar prej pengesës së paparashikuar biologjike, duke ikur i tmerruar drejt daljes për të mos u kthyer më kurrë në atë tunel përveçse në rastin e ndonjë bombardimi anglo-amerikan. 6/2/10 12:58 AM


13

E enjte 3 | Qershor 2010 | Artan Sadiku

Dilema me të cilën shpesh ndeshet një politikan kur gjindet para vendimeve të vështira politike është roli të cilin ai duhet ta luajë dhe zakonisht ka dy opcione. I pari është që të ndjekë bindjen e popullit që në masë të konsiderueshme mund të ketë një bindje të caktuar lidhur me çështje të caktuar politike dhe, duke bërë këtë, politikani bëhet një person teknik qeverisës. Opcioni i dytë që mund ta zgjedhë është të qenurit politikan që udhëheq popullin në të ardhmen duke qenë vizionar, duke parë më larg se që mund të sheh populli, duke bindur popullin dhe duke bërë këtë politikani ngihet mbi popullin duke e tërhequr atë pas tij. Kryeministri aktual i Maqedonisë vështirë se mund të kualifikohet për rolin e dytë në momentin historik politik në të cilin gjindet shteti. Në vend se ta udhëheq popullin në të ardhmen, ai e ka katandisur atë në të kaluarën, në mitet, legjendat dhe arkeologjitë. Pa mos e ndërruar emrin, Maqedonia rezzikon të mbetet në një pritje të përhershme të realizimit të ëndërrës për Greqinë e dobët, të përgjunjur, e cila do të lëshon pe për pothuajse gjithçka. Kriza finansiare greke palës maqedonase ia ka shtuar ëndërrat në në cilat Greqia shfaqet sikur Gjermania e kapitualluar pas Luftës së Dytë Botërore. Sondazhi i fundit për bindjen e përgjithshme të popullatës në Maqedoni lidhur me çështjen e ndryshimit të emrit tregoi një nivel të konsiderueshëm të refuzimit të procesit që do të përfundonte me ndryshimin e emrit të shtetit. Paraqitja e këtij sondazhi solli qartësimin e turbullirave të brendëshme politike lidhur me qëndrimin zyrtar të Maqedonisë dhe kryeministri i cili e fshihte qëndrimin zyrtar, për herë të parë e shfaqi atë haptazi. Pjesëmarrja e deritanishme e Maqedonisë në këtë proces ishte reaktive, duke reaguar, refuzuar dhe komentuar propozimet që vinin nga ana e ndërmjetësit Nimic si dhe nga vetë qeveria Greke. Maqedonia asnjëherë nuk propozoi asnjë zgjidhe, pra asnjëherë nuk u bë palë aktive në këto bisedime. Kjo ka qenë kështu sepse Maqedonia asnjëherë nuk ka dashur të gjindet ajo zgjidhje, ta ndërrojë emrin, gjë që para disa ditësh përfundimisht e deklaroi edhe kryeministri. Emri nuk do të ndërrohet. Maqedonia do të zhytet në krizë edhe më të thellë politike. Ku qëndron problemi për krizën politike dhe për bllokimin e progresit, tek klasa politike apo tek vetë populli? Problemi qëndron tek klasa e mesme popullore, klasa punëtore, që është masa më e gjërë politike popullore, gjendja e së cilës reflektohet në gjendjen e përgjithshme shoqërore dhe të vetë shtetit. Klasa e mesme punëtore në Maqedoni gjatë gjithë periudhës së tranzicionit ishte shtyput tmerësisht nga klasa politike të cilës i duhej ti ketë duart e lira për të kryer procesin e privatizimit. Privatizimi që u realizua përmes shpronësimit të gz33.indd 13

Kriza e klasës punëtore në Maqedoni rrezikon të shkaterrojë vetë nocionin e kësaj klase

Emri maqedonas i klasës punëtore shoqërisë nga prona e përbashkët, solli fitimin e pronësisë nga individë të caktuar dhe krijimin e sasaj që sot përbën klasën kapitaliste të Maqedonisë. Dëshpërimi nga një tranzicion i tillë e hodhi klasën e mesme punëtore të shoqërisë në një apati të thellë politike. Klasa e mesme punëtore u depolitizua dhe u teknikalizua. Ajo u bë masë e thjeshtë punëtore, repart maqinerik i shoqërisë. Me përhapjen e kulturës së konsumit dhe vlerës së re të jetës, klasa e mesme filloi të ëndërrojë për më shumë konsum dhe kështu ende më shumë u largua nga roli i saj politik në shoqëri. Kryeministri i tanishëm, kryetar i një partie të djathë konservatore dhe demokristiane, ishte i pari në gjithë periudhën e tranzicionit që filloi të merret në mënyrë aktive me klasën e mesme punëtore në Maqedoni. Ai e ripolitizoi klasën e mesme në mënyrën më të dëmshme të mundëshme. Zbrazëtirën e politikave emancipuese të tranzicionit dhe etjen për ideologji te klasa e mesme punëtore, kryeministri e mbushi me nacionalizëm përmes mobilizimit folkloriko-historik. Këtë mobilizim politik dhe mbushje ideologjike të kalsës së mesme kryeministri e realizoi permës politikave populiste dhe përmes vendimeve që shpesh kishin dimenzione të majta, sepse si të tilla ato lehtë pranohen

dhe përkrahen fuqishëm nga kjo masë popullore. Solidariteti historik ekonomik i klasës punëtore, në Maqedoni u zëvendësua me solidaritetin nacionalist. Kryeministri bëri gjënë e duhur (politizoi klasën e mesme), për qëllime të gabuara (nacionalizëm). Entuzijazmi i kësaj klase shoqërore i lindur nga aktualizimi i pjesëmarrjes së saj politike sot lidhet kryesiht me çështjet e ndërtimit të identitetit, të historisë së re antike, simbolikës dhe folklorit. Klasa punëtore e desubjektivizuar nga çështja e saj e përjetshme – ekonomia, tani është instrumentalizuar politikisht në funksion të politikave qeveritare të kryeministrit. Ekonomia kështu bëhet çështje dytësore në shoqërinë e cila politikat nacionaliste të ndërmarra nga kryeministri i ka kuptuar si proces të emancipimit të saj politik. Modeli i gabuar me qëllim, i shtyrrë me kampanja prej miliona eurosh, funksionoi. Të gjithë ata që qeshnin dhe talleshin me kampanjat qeveritare sot kanë ngelur të habitur me fuqinë politike që kryeministri e nxjerr nga një përkrahje e konsiderueshme shoqërore. Përkrahja e klasës së mesme zakonisht është stabile dhe nuk i nënshtrohet kalkulimeve dhe një përkrahje e tillë e bën kryeministrin e tanishëm të Maqedonisë një politikan të fuqishëm. Solidariteti i cili duhej të mobilizonte masat popullore për drejtësi sociale, sot ka mobilizuar masat

për’drejtësi historike’. Klasa kapitaliste, duke parë fuqinë politike të kryeministrit ndoqi linjën e afrimit me të dhe tendencën e vazhdueshme të ‘blerjes’ së ligjeve që kanë të bëjnë me ekonominë përmes të cilëve do të arrinte në ekstraprofitin e saj në tregun e lirë. Politikat dhe ligjet e dëmshme ekonomike ngelën pa kundërshtim nga klasa punëtore e dehur nga opiumi i ri – nacionalizmi. Absurdi që ndodh në Maqedoni është ai që edhe klasa punëtore edhe klasa kapitaliste janë të lidhura dhe përkrahin fuqishëm një politikë të njejtë. Ky stabilitet i tmershëm i këtij kombinimi rrezikon të jetë strumbullari afatgjatë i Maqëdonisë. Heqja e vëmendjes nga ekonomia, sjell pasojën që perspektiva në Maqedoni të mos shihet në anëtarësimin në NATO dhe UE, kyç për hyrjen e investimeve dhe më atë edhe ngritjen e standardit jetësor. Grupet shoqërore progresive brenda klasës së mesme ngelin të margjinalizuara dhe nuk munden të shpërndajnë programin e tyre emancipues në shoqëri kundrejt një procesi ‘emancipues’ nacionalist të përkrahur dhe finansuar fuqimisht nga shteti. Fatkeqësisht, rrugëdalja më e mundëshme për momentin është në vetë procesin e emancipimit nacionalist të kalsës së mesme, në ngopjen e saj

nga ky proces. Vjellja e nacionalizmit do të vijë si një reaksion natyror i një shoqërie që përjeton degradim të shfrenuar ekonomik i cili do të shkaktojë shkatërrimin e vlerave, kulturës dhe rendit shoqëror. Nacionalizmi në gjithë këtë proces të degradimit do të shërbejë vetëm si katalizator i prishjes, pas së cilës do të duhet të fillohet të rindërtohet klasa punëtore në Maqedoni. Kriza e klasës punëtore në Maqedoni rrezikon të shkaterrojë vetë nocionin e kësaj klase. Punëtorët janë punëtorë në të gjithë botën dhe ata i takojnë një klase të përbashkët punëtore botërore. Procesi që po ndodh në klasën punëtore të pjesës maqedonasë te shoqërisë në Maqedoni e tejtërson vetë klasën punëtore si të tillë duke e nënshtruar atë në nocionet e nacionalitetit, kulturës dhe folklorit. Identiteti themelor i klasës punëtore në Maqedoni është dhe duhet të mebetet ai i punëtorit. Vetëm një klasë me një identitet të tillë dhe me një ndjenjë të fuqishme të përkatësisë brenda saj mundet të realizon emancipimin e pavarur shoqëror. Nacionalizmi në Maqedoni duke e gërryer klasën punëtore, shkatërron masën substanciale shoqërore dhe prandaj ai duhet vendosmërisht të luftohet përmes solidaritetit shoqëror. 6/2/10 12:58 AM


14

E enjte 3 | Qershor 2010 |

Shalli prej kashmiri i zonjushës J.V. Sipas dëshmisë të vajzës bjonde J.V. të shtunën mbrëma aty kish pasur një shall. Pavarësisht se nuk ra në sy për cilësi të lartë ky shall nuk kishte përbërjen e zakonshme 30% pambuk dhe 70% akrilik, por ishte prej leshi të vërtetë kashmir. Shalli i blertë, si sytë e zonjushës humbi në rrëmujë e sipër, gjatë një soiree-je pranverore organizuar diku tek rruga që mbante emrin e një rilindasi të famshëm religjioz. Rreshteri i sjellë nga SHBA për të hetuar kafshimin e Klod Burrit nga qeni një vit më parë u rishfaq në skenë aty për aty, për të marrë në pyetje vetë zonjushën J.V., pasi siç u shpreh dhe ambasadori Ëithers, ka shumë mundësi që shallin ta ketë vjedhur e zonja. Përshkrimi i sendit nga zonjusha J.V.: Rozë me ujëra të purpurta dhe paksa jeshile dhe me dy “C” të mëdha të qëndisura sipër. Sipas dëshmitarit ezmer A.R. dy “C” qëndrojnë për Coco Chanel. Ky informacion e bëri menjëherë të dyshimtë dëshmitarin A.R., edhe pse ky shfajësohej se informacionin e kish marrë nga vetë zonjusha, që i kishte ofruar 6 birra në shkëmbim të shallit. Rrëfimi i zonjushës J.V. vijoi duke treguar se historia e këtij shalli është më e hershme seç mund të mendohej. Ky ka qenë shalli që mbante nën veladon prifti revolucionar, Fan Stilian Noli, i afeksionuar me pëlhurën për shkak të filmit të tij të preferuar “Natural Born Killers” të Oliver Stone dhe Quentin Tarantinos. Me këtë shall në gji prifti savant mbajti fjalimin e tij historik të titulluar “Kabineti i Pykave”, fjalim që dhjetëra vjet më pas u plagjiua nga Erisa Xhixho gjatë grevës së urisë të bërë përballë parlamentit. Po ky fjalim, meqenëse nuk u kuptua kur e lexoi Xhixho, u postua në Fejsbuk dhe nga Elisa Spiropali, dhe aty me sa duket e lexoi Rama, të cilit i pëlqeu, dhe vendosi t’ia lexojë me zë të lartë gjithë simpatizantëve dhe gazetarëve për kulturë të përgjithshme. Mirëpo Rama nuk e kish parasysh historinë e shallit. Shalli pasi doli nga gjiri leshtor i priftit tosk përfundoi në dorën e një revolucionareje ruse të

gz33.indd 14

cilën prifti nuk pati me se ta paguante me cash. Këtu shalli u çmua menjëherë nga të pranishmit me çmimin diku nga 54 euro, deri në 60 euro, sepse rusja e mori me terezi. Rusja u kujdes që të mos e prishte shallin, ndryshe nga ç’bëri me priftin. Diku nga vitet 60 shkrimtari atëherë ende i panjohur, Ismail Kadare, duke u endur nëpër bordurat e Moskës, nuk dihet se si, dhe nuk dihet se ku, por dihet se me kë, takoi rusen Svetllana Kurnikova, stërgjyshen e Ana Kurnikovës (ëndrra e parealizuar e Ylli Pangos). Svetllana mbulonte rrudhat fisnike në qafën e saj, tashmë e plakur, me shallin e dikurshëm me dy “C” emblematike. Në një moment çmendurie epshore, pasi lexoi pasazhet e para nga “Gjenerali i Vdekur i Ushtrisë së Femrave të Kaukazit e më Gjërë” (titull që më vonë u ndryshua) Svetllana vendosi ta miklonte djaloshin e talentuar gjirokastrit duke i dhuruar shallin emblematik, edhe pse që të themi të vërtetën ajo pëlqeu vetëm djathin që djaloshi kishte sjellë në qese nga qyteti i vet, si çdo refugjat shqiptar. Ismail Kadare, i prirur për të qenë snob, dhe shkrimtar oborri vendosi ta lidhte shallin rreth qafës së tij, duke u mburrur se dy “C” qëndronin për Cadare, Cundera dhe Cafka, këta tre shkrimtarë të mëdhenj të Europës Qendrore. Në rrethet e Moskës kjo ngjarje u njoh si kompleksi i “K”, sepse Ismail Kadare kishte frikë mos e ngatërronin me Klodin e BigBrotherit të cilit i fillon

emri me “K”. Megjithatë Kadare nuk i shpëtoi dot ngjashmërisë fatale me Carin e Rusisë, të ndjerin Nikolaj Nikolajeviç Romanov. Shalli nuk jetoi vetëm në planin material, dhe meqenëse sipas filozofit britanik Henry Bergson nuk e kemi ndarë ende se ku jemi dhe në cilën epokë jeton shalli,shalli vendosi të jetojë për pak kohë dhe në botën e përrallave. Meqë shalli u ndërtua me tender, Majmuni Hirko pati momentin e vet të përdorimit të shallit prej kashmiri. Mbasi gjeti një politikan të korruptuar si Lul Basha, majmuni Hirko vendosi të paguante gjithçka nëpërmjet shallit, duke e kaluar kështu rrobën e shtrenjtë në dorë të ministrit. Majmuni Hirko ishte pjellë e tripit të kombinuar midis Teta Ketit dhe Marika Kallamatës mbas petidinës së tretë. Këto petidina siguroheshin nga Flor P. djali i mjekut të famshëm G. Pepe. Flori ia vidhte petidinat të jatit dhe ia shiste teta Ketit në këmbim të katër-pesë përrallave të treguar veshur vetëm e vetëm me shall. Na tremb shumë kriza e identitetit që pati ky tregtar i vdekjes (edhe pse teta Marika dhe teta Keti janë gjallë dhe s’kanë në plan të vdesin të dënuara të tregojnë në përjetësi përralla idiote për fëmijë e për drogaxhinj). Por le të kthehemi tek imanenca filozofike e shallit. Shalli, bashkë me një kasetë pornografike iu dhurua gabimisht një fëmije, andej nga viti 1992, një banori prepubertar të 21

dhjetorit, që njihte Ramën nga afër. Edhe Rama e njihte, po meqë Rama e kishte shtëpinë brenda unazës, këtë djalë e quante katundar, se banonte në anën tjetër të unazës. Ky djalë quhej Ivi, dhe desh e trafikoi shallin për te ambasada gjermane, mirëpo ambasadori gjerman i tha që shalli është fals, dhe nuk mund të trafikohet në Gjermani. Ti, i thanë Ivit, mund të futesh, por shalli jo. Kjo dëshmoi dhe injorancën e popullit gjerman, që nuk arriti ta dallonte që shalli ishte Coco Chanel i vërtetë. Ivi me dhimbje në zemër u detyrua ta flakë shallin jashtë ambasadës. Aty shallin nuk e mori as Ylli i Tatrës, që po sulmonte ambasadën, por e mori një polic i thjeshtë. Polic Gjergji (që deri para një viti ishte deputet me PD-në) e mori shallin dhe ia dorëzoi shefit të vet ministër të cilit iu drejtua me fjalët:“O Mozi, kam gjetur këtë Coco Chanel të purpurt, dekoruar me ujëra disi të blerta. Dizajni qenka kontemporan, po më bëka përshtypje”. Mozi nuk e begenisi dhe i tha:“Mos më fol si Muç Nano.” Polic Gjergji iu përgjigj: “E ku merr vesh ti mor Mozi, ti prandaj je Singëll në këtë jetë kuadratike. Ti ende nuk je arratisur nga Hinterlandi i Kuq”. Gramozi e mori shallin, shfryu hundët në të dhe e futi në xhepin e pasëm duke u shprehur “Fitoi Shqipëria”. Këto ishin fjalët të cilat Gramozit iu rikujtuan edhe njëzet vjet më pas, kur po mbaronte greva e urisë në Bulevardin përballë kryeministrisë. Polici Gjergj,

që tani ishte shef Gjergji, e pyeti Mozin në e kishte ende shallin, dhe Mozi futi dorën në xhepin e pasmë ku gjendej ende shalli. Aty Mozi u ndërgjegjësua që nuk i kishte ndërruar pantallonat që në atë korrik të largët të ’91. Në xhepa veç shallit ai gjeti copa sufllaqesh, mjaltë llogaraje, faturat e Sudes, nja dy fishekë të 1997, foto me Fevziun kur ky ende kishte flokë, foto me përqafime me Nanon, fatura e llogarisë së 30 milion dollarëve të depozituar në Zvicër, pasuordi i fejsbukut, dhe një defter me llogari për të pështyrat në rrugë e për kalimet mbi bar nëpër shtete te huaja, për t’u hakmarrë. Pas gjithë këtyre gjetjeve, Mozi i tha shef Gjergjit: “O shefo e gjeta”. Ndërkohë që të gjithë ishin të emocionuar, Mozi shkoi fshiu lotët e Ramës, lotët e krokodilit, lotët e Elsa Lilës, djersët e Robert Boshit dhe mjekrën e Blendi Klosit. Në fund fare shalli iu dhurua Shegush Ligorit, e cila e rrasi shallin thellë në gjoksin e saj leshtor. Shegushi e mbuloi shallin mirë me fanellë leshi, pasi nuk mund t’ia shihte i shoqi, që në Elbasan njihet si Otello, shoku i ngushtë i Mandelës së Elbasonit, që ndryshe nga Mandela i vërtetë paqësor, të këpuste me sharrc që nga 1 kilometër larg. Pasi dëgjoi këtë histori rreshteri amerikan shtroi pyetjen profesionale: Po si përfundoi ky shall historik në dorë të zonjushës J.V.? por përgjigjen e kësaj pyetje po e lëmë ta gjejë lexuesi ynë i nderuar.

6/2/10 12:58 AM


15

E enjte 3 | Qershor 2010 |

(Vijon nga faqe 5) Porto Romano, kapota hedhur rrëmujë, kambale si kurth në këmbë, arka me barut dhe igrasi, dhe mbi të gjitha marshim në ligatinë, por pa asnjë aventurë të vërtetë zbulimi. Dola me dijen që kisha qenë brenda, por pa përjetimin e pritshëm. Punë e madhe, i thashë vetes, ç’rëndësi ka, tani ti mund të klasifikohesh ndryshe, dhe kjo ishte diçka e dorës së parë. Në autobus, në tryeza, në shetitje ose nëpër dasma unë tashmë bëja pjesë në popullatën e atyre që e kishin bërë. Ishte edhe çështje vetbesimi. Respekti për veten. Por thellë thellë e ndjeja që kjo ishte vetëm njëra betejë e një lufte të gjatë, e një historie të gjatë, si gjuetia e një luani nga një fis afrikan që kisha parë ato kohë në TV, me prita, humbje, fitore të vogla, duke qenë pre dhe predator njëherësh. S’do harroj kurrë një mëngjes në qytetin verior Sh, pas një nate në hotelin kryesor të tij, natë e cila si ata magnetofonët me bobina u rikthye e u bë “replay” vazhdimisht tek e njëjta pikë. Filloi si një apasionatë tekstile. Nuk ka gjë më erotike se çarçafët dhe këmbët e plota të femrës që të rrethojnë me një të ngrohtë organik për të cilin nuk vlen asnjë ligj fizike. Kështu përjetohet një shtrat fare normal hoteli pas muajsh të tërë seksi në këmbë, të kronometruar si vrapim me pengesa, në vende të papërshtatshme, kryesisht skuta të fshehura, me pallto të shtruara mbi relievin dhe bimësinë aspak mikpritëse. Aspak “user friendly”. Si dhe me ndjenjën ngjitëse që po përgjohesh nga lloj lloj pervertësh të padëmshëm prapa gëmushave që të fshehnin edhe ty, por edhe përgjuesit. Hotel turizmi. Një kubaturë në ajrin e qytetit të huaj e rezervuar për ty. Ishte një mundësi që s’duhej humbur, një lloj etje prej deveje, pirje uji me tepri për kushedi sa javë pasuese me shkretëtirë. Kisha dëgjuar ato kohë për një fshatar që kur hasi një baxho, kishte ngrënë bulmet në mënyrë të pabesueshme, rrota të tëra djathi, kilogramë me gjalpë të shtyra me litra të mëdha qumështi. Jo për obesitet. Ai fshatar do të donte ta merrte atë baxho me vete si guackë kërmilli. Aq e rrallë ishte hasja. Të gjithë kemi një fshatar të tillë brenda nesh dhe baxhot tona si fata morgana në erë. Kur më në fund dola jashtë, në mëngjes, nuk dalloja dot ngjyrat e qytetit. Kishte qenë një tendosje e çuditshme, e panerv, motorike, me pistona me djegie të brendshme. Qerthull i Karnoit. Përsëritja, siç bën me fjalën, e kishte bjerrur nga kuptimet atë natë që shkoi. Dritaret e qytetit, të të gjitha llojeve, kolibesh apo rezidencash të vjetra, vitrinat e vobekta me varfëri vertikale xhami, penxhere të verbra zyrash apo dritare të vrara autobusësh më shihnin si hutime. E ku vete, a seksvrarë! Ajo vajza e atëbotëshme ishte pjesë dhembshurie, të cilën nuk gz33.indd 15

Sot kur dola nga apartamenti yt përjashta më priste një errësirë që s’më njihte

Nga letrat e panisura të një piktori

isha i aftë ta përvetoja ende; filizi i saj u përpoq më kot të çante truallin terracotta të mpirjes sime. Qyteti Sh., që edhe pa këtë ishte aq intrigues, me dialektin vetmor që tokëzonte çdo marrëzi, u bë arenë koloseumi, ku seksi me fytyrë Akili sapo fitoi dhe gjindja fytyrëgri e ekzaltuar ulte mijëra gishta të mëdhenj poshtë. E allora giù, senza bussare... Nuk është femra që të zbraz në atë farë feje, por është cektësia jote. Këtë s’mund ta dija. Ndërsa sot dritaret flinin in town. Perdet mbyllur si kapakë sysh në gjumë. Mijera milje larg nga qyteti Sh. Sot kur dola nga apartamenti yt përjashta më priste një errësirë që s’më njihte, nga ato që vijnë tinëz nga ca rrugë e avenu natësjellëse. Teksa ne përhumbeshim me njeri tjetrin atje brenda, kishin hapur digat që lumi i errësirës të vërshonte dhe përmbytte gjithçka. Diku në Night-th avenue. Evening-th street. Ja dhe kryqëzimi i tyre, Terr Square, me semaforë gri. Tek e tuk stërpikje varaku mbi blozat e natës. Pahitje dritash si pluhur flori çifutësh ngrënë prej monedhash të vjetra.

Dyqanet e mbyllur të argjendarëve të kujtonin pasuri të ndryra. Dritarja jote nxinte lart si konfirmim. Snikers hedhur mb’udhë, e me siguri dhe mbi drurët dhe telat; leshterikë mbi trotuare. Përmbytja dukej e përgjithshme. Asnjë Noah gjëkund. Vetëm disa kalimtarë si mutantë Marsi dhe shkreti nate. Dyqani i ngushtë me shitësen latine si lapidar i vjetër pas banakut, ishte gjithashtu i mbyllur. Kjo do të thoshte se ishte vërtet vonë. Vonë për çfarë? Çfarë mund të mbetet e rëndësishme mbas një mbrëmje me seks shterrues? Isha i zbrazët, vërtet, por erdh çasti të kuptoja se edhe zbraztësitë janë të ndryshme. Siç janë të ndryshme lëvozhgat bosh të arrave pasi u ke marrë thelbet. Seksi i furtuntë të çon në origjinë, si hipnozë regresive. Një fëmijë qante brenda meje se nëna e la vetëm në kopsht. Një fëshfërimë e mëndafshtë papuçesh haremi. Një çadër fushimi ku rrëmbeheshin skllave me emra tingëllues dhe bëhej luftë për to. Skllevër impotentë prej lodhjes me supet e dërrmuar nga litarët e linit dhe pjerrësisë së piramidës. Isha mumje shetitëse në

natën urbane, humbur çdo ind të panevojshëm, shtrydhur nga limfat, pejzatharë, retina si mur i vjetër që s’mban asnjë ngjyrë, ashtu si nata. Pas pesëmijë vjetëve ca duar kureshtare po më hiqnin fashot, më studionin, gjenin brenda viruse të pavdekur ende si dhe spore të lashta të patrazuara nga stërkoha. Ato fasho s’qenë veçse çarçafët e shprishur të shtratit tënd. Tabut tekstil, nga ata që burrat e racës sime kanë patur zakon ti mbështillnin rreth kokës... për çdo rast. Ato arkeosperma e arkeospore të pambira janë jeta e përjetshme, një farë tautologji yjesh, shenja shenjtori mbi beze. Pas pesë mijë vjetësh duhet të jesh një grimë më afër të vërtetës. Ajo ç’ka mbetet pas centrifugës së seksit, ai dehidratim sublim dhe eshkëzim pangjyrs, s’mund të jetë veç precipitat vërtetësie, thelb i pafjalë kuptimi si një psherëtimë. Pas dashurisë me ty s’më prishte dot koha. A s’të pata thënë që në pasditet e vona te apartamenti yt ka një ndjesi formaline blu? Dhe ne diçka prej fosili? Sot e mposhtëm seksin duke iu nënshtruar plotësisht atij. Pse u desh kaq kohë për të kuptuar një gjë kaq të thjeshtë?

Isha i zbrazët, vërtet, por erdh çasti të kuptoja se edhe zbraztësitë janë të ndryshme. Siç janë të ndryshme lëvozhgat bosh të arrave pasi u ke marrë thelbet 6/2/10 12:58 AM


16

E enjte 3 | Qershor 2010 |

Krenar Zejno

(vijon nga numri i kaluar) Ushtrimi i shkrimit është vizatimi i verbit në një kartë. Në rastin e poezisë, shenja doemos do të jetë më e ngjeshur dhe solide, siqë vargu vizaton më së shumti verbin e dëshirës. Duke transportuar e pozuar korrespondentët e kalkulimeve të pasioneve, ëndrrave, kujtimeve. E si mund ta mbërrinte këtë, përveçse me anë të grafikës së shenjave gjurmuese e gjurmëlënëse për t’u përçuar tek lexuesi! Poezia kryen një mësymje drejt kësaj, duke lënë të vizatuar në letër edhe gjurmën e rrugëtimit rrokapjekthi të kësaj turrjeje, ndeshjeje e paqtimi mes toneve e rimave, pra raportin e vështirë të Arsyes dhe domenit sundues të saj. Fjalë fjalë bëhet poezi Fjalë fjalë bëhet poezi, por sigurisht nuk mjafton kjo vetëm si procesus, si në rastin e urtë “gur gur bëhet mur”. Ajo, poezia, duhet të synojë një ngrehinë që nuk është ndërtuar më parë, një risi e ndoshta një mit të ri. Gjuha na e ka lënë qysh herët te kompozita e emërtimit mitologji edhe dallimin njësh me identiken, ku mytos do të thotë fjalë, po ashtu si dhe logos, sërish fjalë. Mitologjia mbetet edhe shenja e parë që rreh të thotë kalimin nga kaosi te kozmosi, thelbi i cilit është prej rregulli e ligjësie. Ku ndërdallimi i të dytit nga i pari kryhet edhe përmes përsëritjes si diferencim, edhe rindërtimit si ndarje e logosit vend e hapësirë dhe aktorëve në të: hyjni apo njerëz, ngjizur në ritëm e ritmikë. Poetika e veprës së artit shfaqet kësisoj si projektim kozmogonik, në objektin ku vepra vendoset dhe flet duke i shtuar kozmosit edhe vetveten. E bashkë me të, për t’u mbartur në atë gjenerim imanent riprodhues të vetë artit më tej, tashmë, e thënë sipas Malraux, drejt “artit të ribërë mbi artin”. Dija është e transportueshme, e dukshme, operacionale, përsiat Giottari te vepra Kondicioni post-modern, por i lypset një formë, më së pari vizive. Shenjat synojnë pahjen thelbësore, ndaj shenjat e gjithëpranuara, mbetur si të tilla përmes artit, shenjojnë pamje thelbi. Kur do të jemi Thelbe, bërtiste marazi i Rilkes; ose siç e thoshte Mendelshtam: oqean i pafundmë – thelb. E kur kjo shpërhedhje shenjash esenciale mungon, ndodh le të themi “së këndejmi, ay prodhim mediokriteti me tonalitet fals, banal, mërzitës, që çduket sapo u duk, i hedhur përtej prej shijes e gjyqit spontan të lëçitësit, si hidhen lëvezhgat e prej valës së detit mbi zall”. Shkruesi i mësipërm, ky njohës i hollë i gjuhës, që dikur qe zemëruar nga shkruesit e rëndomtë, është Mitrush Kuteli. Rolan Barthes shkruan:“çdo individ është një i burgosur i gjuhës së tij. Autori është e shkuar e librit të vet. Ai, autori e ushqen, jeton për të si prindi me fëmijën. Shkruesi modern lind në të njëjtën kohë me tekstin e tij. Ai është subjekti për të cilin libri i tij do gz33.indd 16

“Nuk flas unë gjuhën,porgjuha më flet mua”

Mbi konceptin e dallimit në gjuhësi, mes subjektit shprehës dhe subjektit të shprehjes*

të jetë predikat. Pasi ka varrosur autorin dora e shkëputur nga gjithë zërat përvijon një fushë të pa origjinë veç gjuhës vetë, duke vënë në diskutim çdo origjinë”. Ishte koha kur karakteri revolucionar i shenjave, shpërthimi i koracave dhe shkatërrimi i tradicionalizmit, biografizimit, si dhe kalimi në askushin dhe tërëkushin u ndikuan edhe nga zhvillimet në fizikë dhe ndërhyrjet në psikikë, duke pasuar njëra tjetrën në doktrinat novatore filozofike të pandashme nga inkursionet e thelluara filologjike: Niçe, Bergson, Shopenhauer, Kierkegard, Heidegger, Sartre. Dhe prej këtej… sërish intertekste e hipertekste. Ti heqësh shkrimit esencën e ngjalljes tek lexuesi është si t’i heqësh krishtërimit ngjalljen e Jezusit, pra ta lësh pa poetikën e rikrijimit dhe riinterpretimit, veç në postulate e atribute dobie morale e barazie, gjëra të përkundërta me shkrimin. Gjuha e ngjiz kuptimësinë teksa mendon, në të menduar e sipër. E kështu, edhe mendimi e konsolidon kuptimin e vet edhe përgjatë gjuhëzimit. Niçe e vuri nën dyshimin e nihilizmit të tij edhe afirmimin “unë mendoj” dhe, nëmos gaboj, e formuloi

pak a shumë kështu: “nuk jam unë që e mendoj mendimin por është edhe mendimi që vjen në mua”. “Dëgjoj erën që fryn në fjalët e mia, të cilat u bënë të gjelbra”. Është ky një varg piktorik i poetit Frederik Reshpja. Ndërgjësim-Ndërgjegjësim Në poezi, poeti zë një fjali e cila mbars një tjetër dhe kështu pjell edhe fjalën plangprishëse, që i ngreh aktakuzën e teprisë fjalisë, por nga tjera anë edhe i përmbush fjalitë duke u falur alibinë e pamjaftueshmërisë së tyre. Një tip tjetër alibie prej arti, që nuk bazohet në mospraninë e fjalisë në vendin e ngjarjes, por teprinë e saj dhe papraninë e fjalës që do bëhet simbol i kuptimit të asaj çka do të thotë fjalia, është deri diku si në rastin kur bebja nuk gjendet në djep por në dysheme, dhe akuza nuk është prania e mëmës në ngjarje por, përkundrazi, mungesa e saj. Dhe rivendosja e të miturit në djepin e tij mund të bëhet veçse prej saj. Nga një ide në fjalë, poezia më parë se ndërgjegjësim bëhet ndërgjësim. Pra, gjërohet, mbarset e mbëhet gjë. E

prej këtej, teksa përgjërohet të shpërfaqë ndonjë gjë prej gjëje, ngjet që në rastet e mbrame e fatlume të nxjerrë në dritë edhe vetë gjënë. Është lexuesi ai që prej rrokjes së kësaj gjëje, tashmë në pah, ndërgjegjësohet. Pra, ndërton ide; ide të cilat sipas rrethanave dhe subjektit lexues mund të shkojnë edhe përtej idesë zanafillore të poetit, gjer dhe tej kontureve të vetë gjësë së dalë në pah, por ama pa ia fashitur thelbin substancial gjësë, pra inkursionin e mbërjes së gjësë dhe përgjërimin e poetit që ajo të mirëkuptohet e të mos cenohet. “Talenti mendon, artisti sheh”. Ky përcaktim shënjues lakonik i erdhi postulateve poetike nga William Blake. Por talenti i lypset gjithaq e domosdoshmërisht edhe lexuesit, që sipas Shopenhauerit mund t’ia mbërrijë të rrokë talentin e shkruesit e të transkriptojë atë çka artisti thotë në vepër, vetëm kur edhe vetë lexuesi është i talentuar. Ndërsa artistit, që si lexues i mirë i gjërave talentin e ka që e ka, si me thënë, nuk i duhet më. Pse i leverdis të bëjë atë që s’e bëjnë të tjerët, pra të shohë e ta lëndëzojë këtë gjendje pamjeje pa u menduar gjatë,

e pas kësaj t’ia lërë këtë atyre që dinë ta bëjnë gjithashtu mirë, dhe kështu të ndjejnë edhe ata gjendjen e ndjesisë së gjërave që ka kapluar artistin. Zamenhof e shpiku esperanton duke ndërtuar shenja fjalë identiteti të cilat do të plotësonin dallimin mes gjuhëve. E thjeshtë në dukje, mjafton mirëpranimi si konvencion, por tmerrësisht e vështirë pse ndoshta gjuhët tok me misionin e mirëkuptimit bartin edhe atë të keqkuptimit si gjenerator idesh spontane gjatë gjuhëzimit e interpretimit të mendimit. Levi Strauss thoshte se “gjuha një formë e arsyes me një logjikë shumë të thellë, që njerëzit as nuk e imagjinojnë e as nuk e njohin”, ndërsa Wittgenstein i bie më shkurt e kategorikisht: “filozofia është gjuha”. Sigurisht Novalis duke shkuar edhe më tej do të na e linte romantikisht shenjën e vet mbi gjuhën: “çdo qenie ka gjuhën e vet, pse gjuha është shprehje e shpirtit”. vijon në numrin e ardhshëm _______ *Ky shkrim është shkëputur nga kumtesa e paraqitur prej autorit në seminarin universitar me të njëjtin titull. 6/2/10 12:58 AM

Gazeta Nr. 33  

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you