Issuu on Google+

E ENJTE 22 prill 2010 - VITI 2 I BOTIMIT - NR 14 (28) - Çmimi 20 Lekë

“Aleatët e vetëm

të vërtetë të muslimanëve jane ata që duke e përkrahur idealin e lirisë së të shprehurit, ribotuan karikaturat”

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut!

GAZETE E PERJAVSHME - botuar nga instituti “Antonio gramshi”, tirane

E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1)

intervista Krijohet Sindikata e Taksistëve

02

Intervistë ekskluzive me drejtuesin e sindikatës së taksistëve, z. Gëzim Bardhi

03 sociale Frëngjtë, belgët dhe Tirana që dua Rrëmeti i sheshit Skënderbej, që i ngjan aq shumë sherrit të dikurshëm mbi Zogun e Zi kuptohet lehtë që s’është veç farsa e radhës, për ta tërhequr vëmendjen nga problemet reale të qytetit...

intervista 04 Shqipëri, koha e duhur për të majtën “Në kushtet e Shqipërisë, në këto momente, nuk mendojmë se ka vend për përçarje dogmatike apo sektariste të të majtës që po krijohet nga e para”...

kosovë Kosova irracionale e Maliqit

07

Kur në fillim të vitit 2007 u publikua Plani i Ahtisaarit, në histerinë e përgjithshme shoqërore e politike që e kishte kapluar Kosovën, ne pak vet që e kundërshtuam këtë Plan, përveç se u shpallëm...

arte Tjetri

12

Në variantin e tij të parë, ky shkrim titullohej « Metafizikë e Vetvehtes ». Ai erdhi fill pas botimit të « Historia e Tjetrit » të I. Kadaresë dhe në ngut e sipër, as furra e mendimit nuk e mirëpoqi, as edhe tharmi kadarejan nuk arriti të sjellë...

Rama Vendos

Socialistët kalojnë Djathtas

kontributore | Agon Hamza, Andi Kananaj, Arber Shtembari, Arber Zaimi, Arlinda Guma, Artan Pine, Artan Sadiku, Blendi Salaj, Ermira Danaj, Gjergji Xexo, Krenar Zejno, Leart Kola, Shkelqim Cela

Perkthime | Slavoj Zizek


2

E enjte 22 | Prill 2010 |

Intervistë me Gëzim Bardhin

Krijohet Sindikata e Taksistëve Drejtuesi i saj flet për GAZETA

Në datën 15 prill ju keni formalizuar Sindikatën e Taksistëve. Pse ndërtuat një sindikatë dhe nuk aderuat tek një sindikatë aktuale? Sindikalizmi në Shqipëri ka vdekur. Motivi i vdekjes së tij është pikërisht tek të ashtuquajturit sindikalistë që janë të emëruar nga pushteti. Nuk kanë dalë nga gjiri i puntorëve. Nuk i dinë problemet dhe hallet e atyre që përfaqësojnë. Sindikatat e sotme janë një inerci e sistemit të kaluar. Më ndryshimin që tani ato përdorin dhe pronat e krijuara nga puna e brezave të klasës punëtore. Duke parë situatën vendosëm që të organizohemi për të krijuar sindikatën tonë. Kjo sindikatë do të mbrojë me të vërtete interesat taksistëve. Kjo sindikatë nuk do të shesë pronat e askujt, sepse kjo sindikatë nuk ka prona. Kjo sindikate do të merret eksluzivisht me të drejtat e taksisteve, sepse kjo sindikatë buron nga taksistët, e nga padrejtesite qe i është bërë këtij grupi nga gjithë qeveritë që gjatë këtyre 20 viteve janë ndërruar në Shqipëri. Si do të jetë e organizuar Sindikata e taksistëve? Kjo sindikatë do të ketë shtrirje në të gjithë Shqipërinë, që në ditët e para të krijimit të Sindikatës së taksistëve, nga të gjithë qytetet e Shqipërisë, taksistët për çdo ditë që kalon po bashkohen masivisht me Sindikatën. Për herë të parë në Shqipëri po krijohet një sindikatë që nuk është emëruar nga lart, e me “lart” nënkuptohet politika, por është krijuar nga “poshtë” dhe me poshtë nënkuptojmë taksistët, punëtoret të cilët gjatë gjithë këtyre viteve nuk janë ndjerë të mbrojtur nga asnjë institucion shtetëror. Sindikata siç thamë dhe më lart, është e përhapur në të gjithë Shqipërinë. Shumë aktivë janë treguar taksistët e Korçës me përfaqësues Ilia dhe Astriti, po ashtu Besimi në Vlorë, Bujari në Patos, Zijai dhe Meti në Durrës. Gjithashtu aktivë që në ditët e para kanë qenë taksistët e Elbasanit. Pas mbledhjeve të sukseshme që patëm në asamble, përfaqësuesit e lartpërmendur janë në postet e të zgjedhurve si drejtues dhe përfaqësues të taksistëve nëpër rrethe, këta janë zgjedhur nga vetë taksistët si përfaqësues të interesave të tyrë. Kjo bëri që Sindikata që në ditët e para të krijimit të tregojë forcën e vet. Cilat janë problemet që do të përpiqet që të zgjidhë kjo Sindikatë? Qëllimi i parë i Sindikatës është mbrojtja e taksistëve të liçensuar nga ata që janë të paliçensuar, pra lufta ndaj informalitetit i cili po falimenton biznesin tonë, e tjetra që është në qëllimet tona më kryesore, është

anullimi i vendimit të Ministrit të transporteve të dates 4 Mars 2009. I cili në mënyrë të njëanshme pa pyetur grupet e interesit bëri liberalizimin total të liçensave të shërbimit taksi, pa pyetur grupin e interesit dhe në kundërshtim me standartet europiane që përcaktojnë një taksi për një mijë banorë. Me paturpësinë më të madhe na u tha që është vendim politik, në kurriz të biznesit tonë dhe në kurriz të qytetarëve. Më këtë ligj që ka bërë ministri, na ka trasformuar në lypsarë, sepse ne do të kemi vështirësi të nxjerrim dhe bukën e gojës, sepse këto liçensime bëhen pa asnjë lloj studimi e në kurriz të atyre që prej vitesh kanë paguar taksa, në favor të atyre që s’kanë paguar asnjëherë Gjergji Xexo

Në variantin e tij të parë, ky shkrim titullohej « Metafizikë e Vetvehtes ». Ai erdhi fill pas botimit të « Historia e Tjetrit » të I. Kadaresë dhe në ngut e sipër, as furra e mendimit nuk e mirëpoqi, as edhe tharmi kadarejan nuk arriti të sjellë brumin e ideve aq sa duhej. Për fat - dhe në dallim nga buka toçe që përfundon ushqim për derrat, një shkrim ndonëse i paarrirë, mund të shërbejë si lëndë për të tjera shkrime – si nxitje për të tjera lexime. Tashmë është lexuesi që gjykon mbi të. *** Cila është fytyra e « Tjetrit » ? Ja edhe pyetja që ngacmon shkrimtarin e shquar Kadare dhe ve në lëvizje pe-

taksa publike. Në terma ekonomikë përgjysmohet përfitimi i taksistëve, që dhe në këto kushte është në nivel shumë të ulët. Ne kemi një qeveri që deklaron mbrojtjen e biznesit, po ku dhe si po mbrohet ky biznes? Raporti i taksisteve me politiken si eshte? Ne kemi tentuar vazhdimisht të ndërtojmë një komunikim konstruktiv me institucionet e shtetit. Duke qenë se ne si biznes kemi qenë gjithmonë shumë korrektë me zbatimin e ligjit e pagesën e taksave. Për fat të keq gjatë gjithë kësaj kohe shteti ka qenë shumë indiferent me biznesin e vogël në përgjithësi e me biznesin tonë në veçanti, ku shpesh herë takimet që

kemi kërkuar dhe kemi zhvilluar me funksionarët e shtetit, nuk kanë qenë asnjëherë të frytshme. Ne jemi pro ligjit dhe institucioneve shtetërore, e ajo që pretendojmë është që dhe vete shteti të jetë serioz me zbatimin e ligjit dhe institucionet që vete kanë krijuar. Ky seriozitet ka munguar nga një pjesë e policisë së shtetit, të cilët jo vetëm s’na kanë dalë krah në disa raste, por dhe shfrytëzojnë postin duke përdorur makina private si taksi. Për këtë problem ne kemi folur me drejtorinë e policisë, por deri tani nuk ka pasur rezultate të prekshme, dhe situata jonë në rrugët e qytetit përherë e më shumë bëhet e vështirë. Në veçanti sjellja e Ministrit te Transportit lë shumë për të dëshiruar, sepse ai jo

vetem që nuk ka bërë asgjë për taksistët, por as nuk ka begenisur të na takojë për të dëgjuar kërkesat tona, ne jemi shumë të indinjuar me sjelljen e këtij funksionari që në fund të çdo muaji merr rrogën, që paguhet nga taksat e taksisteve që ai as nuk denjon t’i takojë. Ku është sovrani këtu? Për këtë arsye sindikata është krijuar që të dërgojë zërin e taksisteve në institucionet me të larta, që funksionarët të dëgjojnë zërin e taksistëve e jo zërin e atyre “sindikalistëve” që politika i emëron dhe i drejton. Në fund të kësaj interviste i përshëndes gjithë taksistët për mbështetjen e kësaj iniciative dhe i ftoj që të regjistrohen në mënyrë masive në sindikatë, si e vetmja formë për të arritur objektivat tona dhe drejtësinë.

Kur letërsia piqet me filozofinë

Tjetri

nën e tij tek « Historia e tjetrit ». « Tjetri » primitiv që çfaqet në hyrje të shpellës ; « Tjetri » si fantazëm mesjetare që bredh natën në muret e kështjellës së mbretit danez, drama e të cilit intrigon spektatorët e « Globusit » të Londrës ; « Tjetri » historik që ngjyros epopetë, që jetëson ngjarjet ; « Tjetri » nacionalist që drithëron gjakun dhe ushqen doktrinën, së fundi « Tjetri » komunist që frymëzon masën e verbër proletare masakruese e borgjezisë. « Tjetri » kadarejan. Ku është « vehtja » në këtë ske-

më? Pasi edhe filozofi më i rëndomtë është në gjendje të thotë se « tjetri » egziston vetëm përkundrejt dhe në lidhje me « vehten » : si vetëkundrim i saj - « vetvetja », si përzgjatim i saj « tjetërqënia », si dyzim i saj - « alter ego », si projektim i saj mbi botën - « stereotipi », si tjetërsim i saj - « tjetri ». Nga ana tjetër, « vehtja » afirmohet, përcaktohet – bile edhe përmasohet - vetëm përkundrejt « tjetrit ». Ja pra edhe dialektika përbërëse e çdo gjallese identitare, e sejcilit prej pluralizmave.

Dy nga figurat më të gjalla të shkrimit të I. Kadaresë janë gjeneza e « Tjetrit » - mishërimi njerëzor që i çfaqet njeriut primitiv, si dhe transcendimi eterik i tij – fantazma hamletiane që shëndrron dramën njerëzore në tragjedi jashtëkohore. Në dy kohë dhe katër lëvizje, shkrimi mjeshtëror ritmon mendimin dhe fton lexuesin t’i nënështrohet logjikës së mëposhtme : - Imazhi i « tjetrit » është po aq i lashtë sa edhe vetë njerëzimi... (Vijon në faqe 10-11)


3

E enjte 22 | Prill 2010 | Arbër Zaimi

Rrëmeti i sheshit Skënderbej, që i ngjan aq shumë sherrit të dikurshëm mbi Zogun e Zi kuptohet lehtë që s’është veç farsa e radhës, për ta tërhequr vëmendjen nga problemet reale të qytetit, e për të përfituar sa më shumë mbështetje në hyrje të kësaj periudhe paraelektorale. Fokusi i debatit nuk është dhe aq te ambienti, te hapësira publike, te rregullimi e urbanizimi i qytetit, por tek krijimi i hapësirës për qiellgërvishtës të rinj, ndërtimi i të cilëve do të mbushte xhepat e biznesmenëve pranë partive, e do të bënte të mundur financimin e fushatave, që sa më të shtrenjta bëhen, aq më idiot e kanë mesazhin që përcjellin. Megjithatë, në rastin në fjalë, politikanët kujdesen të duken si të shqetësuar për Tiranën, për kryeqytetin tonë të dashur dhe të urryer njëherazi, për këtë burim të madh pushteti, fondesh dhe votash për të cilin do të garojnë brenda më pak se një viti. Tollovia e ngritur rrotull sheshit, fondet e marra dy vjet më parë, justifikimet për vonesën, demek mungojnë lejet nga institucione të tjera, gjoba e Fatmir Mediut, deklaratat gjysëm korrekte të Bojaxhiut, gjithë ky lëmsh tregon për mungesën e mirëkuptimit dhe të mirëdashjes, si nga ana e Ramës, që edhe një herë tregon oportunizmin e vet politik, ashtu edhe nga ana e Berishës, që kur flitet për oportunizëm është në shtëpi të vet. Për të dalë sipër zhurmës, e për t’u informuar apo për të ndërtuar një ide më të qartë për atë çka ndodh në të vërtetë natyrisht që fika televizorin, dhe vendosa të lexoj e të pyes urbanistë e arkitektë, duke u kujdesur që të përzgjedh prej miqve të mi ata që nuk kanë interesa të drejtpërdrejta a të tërthorta në ndërtimin e kullave, apo në fitoren e njërës apo tjetrës palë. Natyrisht që opsionet për Tiranën janë shumë, dhe pse duhet theksuar që çdo dite që kalon i zvogëlon këto alternativa. Këto opsione të zhvillimit dhe të menaxhimit urban do të duhet të paraqiteshin në programet elektorale te partive që garojnë për bashkinë, por tashmë i zhgënjyer nga aftësitë dhe nga vullneti i garuesve, unë mendoj që e kam më të thjeshtë të kërkoj, se sa të pres për premtime që nuk ka gjasa as të formulohen. Çfarë do të kërkoja unë për Tiranën? Sipas disa teorive të zhvillimit urban, siç janë ato të Principeve të Urbanizmit Inteligjent, apo ato të Neourbanizmit hapësirat që i duhen ofruar qytetarit janë të disa llojeve, të gjitha jetike dhe të lidhura ngushtë me mirëqenien në qytet. Si fillim, qytetarit i duhet krijuar hapësira për vetmi. Nën stresin e përditshëm, nën frenezinë e deadlinesve, mes ankthit të pamjaftueshmërisë ekonomike, qytetari i Tiranës e ka nevojë primare për qetësim psikologjik një shëtitje në një park, a në një kopsht të madh, ku të mund të rrijë

Tirana ka nevojë për një plan urban të fokusuar te qytetari, e jo te biznesmeni i ndërtimeve

Frëngjtë, belgët dhe Tirana që dua

vetëm, të meditojë, të qetësohet dhe të mbushet me frymë. Për fat të keq Tirana të tillë hapësirë ofron vetëm te Parku i Liqenit Artificial, një park ekstraurban, që ndodhet jashtë qytetit. Dikur kanë qenë dhe kodrat rrotull Tiranës, që në vend që të shpalleshin parqe, u lanë në dorë të babëzisë së kryetarëve të komunave që mbollën aty mbretëritë e veta mbytëse, ngjeshur me pallate, me supermarkete, me shkolla private, me kazino e me barraka. Gjithsesi, me ose pa miratimin e komunave, apo bashkive, Tirana ka nevojë dhe për një park tjetër jo aq të madh ndoshta, por gjithsesi të konsiderueshëm në hapësirë, mundësisht brenda qytetit. Këtë nevojë e dikton popullsia e Tiranës dhe dendësia e saj e përqendruar. Natyrisht që do hidheshin përpjetë pasuesit e njërës palë apo palës tjetër, ku do të gjendet hapësira për park në Tiranë? Le të shfrytëzojmë atë hapësirë që ende nuk është nxirë mes Tiranës dhe Yzberishtit, apo në zonën mes Kamzës dhe Rrugës së Durrësit. Ose, në rast se urbanistët tanë duan të jenë radikalë, ashtu siç prishin monstra të vjetër për të ndërtuar monstra të rinj, le të prishin ndonjë nga këto shkarravinat e quajtura lagje për të ndërtuar një park tjetër, ky qytet ka nevojë për të. Së dyti, qyteti ka nëvojë për hapësirën e miqësisë intime. Nuk e kam fjalën për motelet apo për birraritë, që e kanë gjetur rrugën e tyre drejt lulëzimit, por flas për kopshtet, lu-

lishtet, apo edhe strukturat urbane ku njerëzit të mund të bisedojnë lirisht, ku të mund të luajnë domino, ku fëmijët të mund të vrapojnë, dhe ku çiftet të mund të puthen e të përqafohen. Në raport me popullsinë, Tirana do të kishte nevojë për 7 a 8 kopshte të madhësisë së Parkut Rinia, mundësisht pa Tajvan në mes, kopshte të mbushura me pemë e me vepra arti, hapësira të nevojshme për shëndetin mendor, por edhe për edukimin ambiental e estetik të qytetarit. Së treti, qytetarët kanë nevojë për hapësirën komunitare. Sipas parimit të urbanizmit policentrik, për të cilin është folur aq gjatë në fushatat e shkuara të Ramës, Tirana do të ndërtohej rreth shumë qendrave më të vogla, megjithatë, si të gjitha premtimet e fushatave, edhe këto rezultuan llogje në erë. Lagjet e Tiranës sot e kanë humbur funksionin komunitar. Fëmijët nuk luajnë me njëri tjetrin, njerëzit nuk njihen, janë zhveshur nga solidariteti, dhe nga çdo lloj aktiviteti në të mirë të bashkësisë. Hapësirat komunitare, qendrat e vogla të lagjeve, sheshe të konceptuara si shumësi objektesh, me një vend të përshtatshëm për të luajtur fëmijët, me hapësira tregtare, e me pak gjelbërim i mungojnë Tiranës, ndërkohë që do të ishin më se të nevojshme për ta ringjallur ndjenjën e përkatësisë qytetare në këtë komunitet tashmë të viviseksionuar që nuk e bashkon më as tifozeria për ndonjë skuadër futbolli.

Së katërti, Tirana duhet t’i ofrojë qytetarit hapësirën e vet politike. Përderisa Tirana pretendon të jetë qytet, atëherë qytetarët duhet të kenë akses në polis. Dhe këtu vijmë tek çështja e sheshit Skënderbej. Tirana ka nevojë për dy ose tre sheshe të tillë, duke ruajtur konceptin e sheshit aktual. Këto sheshe kanë funksion politik e social, të rrethuara nga institucione këto krijojnë hapësirën e tubimit, por edhe mundësinë e protestimit apo festimit qytetar. Pra debati nëse duhet apo jo të ketë shesh, dhe a duhet të “funksionalizohet” ky shesh me kulla e me dyqane është jokorrekt dhe keqdashës. Sheshi është funksional në konceptin që ka, si shesh, nuk ka nevojë për shopping centers apo për qiellgërvishtësa që t’i mbyllin pamjen. Natyrisht që këto sheshe kanë nevojë për monumente, për art, si dhe për institucione që të reflektojnë natyrën e tyre nëpërmjet zgjidhjes arkitektonike. E ndoshta të gjitha këto nuk i parashikon plani frëng apo plani belg. Por mua nuk më interesojnë aspak këto plane, që sipas të gjitha gjasave këtij qyteti brengashumë i ndryshojnë vetëm cipën, po jo përmbajtjen, madje ia vështirësojnë jetën, duke shtuar dendësinë e popullsisë në qendër të tij. Së pesti, Tirana duhet të ofrojë strehim dinjitoz për qytetarët e saj. Nuk mund të tolerohen getot e Breglanës, Qytetit të Nxënësve, Bathores, Paskuqanit, Saukut etj. Nuk mundet që në një kryeqytet europian të sheku-

llit të XXI, të mbushur me kulla luksoze e me exclusive lounges të ketë njerëz që jetojnë në kushte mesjete aziatikoqëndrore. Por si do të mund të akomodohen me strehim dinjitoz këta njerëz, në kushtet kur metri katror në Tiranë kushton mbi 1000 euro? Edhe kjo e ka një zgjidhje. Do të mjaftonte që shteti të bëhej aktor aktiv në tregun e ndërtimeve. Në rast se do të kishte një ndërmarrje shtetërore që do të ndërhynte në treg, kjo jo vetëm që do të vinte nën kontroll çmimet fluturake që nuk përputhen me realitetin, por edhe do të shërbente për të punësuar njerëz në mënyrë të ligjshme, ndryshe nga firmat private të ndërtimit, që kryesisht punojnë me fatkeqë të paregjistruar. Tirana ka nevojë për një plan urban të fokusuar te qytetari, e jo te biznesmeni i ndërtimeve. Një plan urbanistik të që të mbajë parasysh raportin me natyrën, jo nëpërmjet statistikave mashtruese të projekteve idiote “një qytetar një pemë”, që synojnë të quajnë gjelbërim çdo kallam të ngulur në beton, por nëpërmjet krijimit të hapësirave reale, kopshteve e parqeve. Një plan urbanistik që të mbajë parasysh zhvillimin ekonomik të Tiranës, dhe trafikun e transportin. Tirana me pallate shumëkatëshe është Tiranë e dendur në njerëz e në makina, është Tiranë pa vende parkimi, është Tiranë ku rruga i ha hapësirë trotuarit. Është Tiranë e tmerrshme për këmbësorin, dhe stresuese për shoferin. Për këtë arsye Tirana duhet të ruajë tendencën e shtrirjes territoriale, e jo të lartësimit, që duhet kufizuar urgjentisht. Por mbi të gjitha, Tirana ka nevojë për urbanistë e politikanë që të fillojnë ta trajtojnë qytetin me dashuri, për arkitektë që të punojnë sipas parimit të Oscar Niemeyerit, të formës dhe vëllimit arkitektonik që ndjek bukurinë, e jo funksionalitetin komerçial. Kjo do të ishte Tirana për të cilën unë do të votoja në zgjedhjet e ardhshme, një Tiranë që ofron akses në shkolla, në universitete, në biblioteka, në kinema, te Marubi (që po prishet) apo te klubi Partizani (që po i dalin pronarët). Një Tiranë që kënaq ndjenjat estetike dhe në të njëjtën kohë rrit mirëqenien e individit dhe të shoqërisë, që sot për sot jeton në kushtet e një fjetoreje të një spitali gjigand... Dhe meqë ra fjala te spitali, ditët e fundit më është dashur të qëndroj gjatë tek Spitali Ushtarak, një kompleks i mbushur plot me oborre e kopshte të gjelbëruara së brendshmi. Një kushëri i vogël katërvjeçar që erdhi për vizitë, me të parë njërën prej lulishteve brenda mureve të spitalit, një lulishte e thjeshtë me një shatërvan e rreth 20 pemë e stola, klithi “Ua, këtu qenka si Paris”. Natyrisht, fëmijës nuk i bëri përshtypje spitali, dhe meqenëse nga Parisi nuk mban mend as Luvrin as Eifelin, por pikërisht kopshtet ku luante, reagimi ishte i shpjegueshëm. Ama më erdhi keq që kur pa gjelbërimin djalit të vogël nuk iu kujtua Tirana, ky qytet që në ‘89 ishte nga më të gjelbrit në Europë (sot gjendet në skajin tjetër të listës)...


4

1. Solidarität: Z. Kola, si një ndër themeluesit e institutit “Antonio Gramshi”, i cili publikon edhe gazetën GAZETA, a mund të na tregoni se cili është qëllimi i institutit tuaj dhe sa keni arritur ta shtrini lexueshmerinë e GAZETA-së? Instituti Antonio Gramshi eshte nje iniciative e nje grupi individesh, shoqe dhe shoke te angazhuar qe me pare ne studimin dhe ne publikimin e politikave te majta apo dinamikave sociale. Prej kohesh te gjithe ne, ne menyra te ndryshme, neper parti te ndryshme politike, neper akademi, ne shoqeri civile apo ne media jemi perpjekur te percjellim mesazhe te nevojes urgjente te Shqiperise per nje qasje te majte në politikë dhe ne ekonomi, por ka qenë një mesazh që ka hasur në barriera të pakapërcyeshme nga politika ekzistente. Kjo bëri që të kërkonim një mënyrë tjetër, dhe e arritëm nëpërmjet krijimit të Institutit Antonio Gramshi. Instituti Antonio Gramshi është fokusuar në përcjelljen e politikës së majtë nëpërmjet publikimit të kritikave, studimeve, opinioneve apo përkthimeve. Emri që kemi zgjedhur për institutin tonë është i rëndësishëm, pasi në të njëjtën kohë shpreh qëndrimin tonë anti-hegjemoni si në nivelin ndërkombëtar, ashtu dhe në atë shtetëror, brenda Shqipërisë. Gjithashtu Antonio Gramshi është një prej figurave të rëndësishme me origjinë nga Shqipëria, siç thotë dhe vetë në veprat e tij. Organ publik i Institutit Antonio Gramshi që prej shtatorit të 2009 është GAZETA, një publikim që del në treg çdo të enjte. GAZETA ka mbërritur të mbledhë kontributet e më shumë se 200 autorëve që janë të interesuar për të majtën, për ekonomine, politikën dhe sociologjinë. Gazeta aktualisht botohet në 2000 kopje, sipas kushteve tona modeste, falë mbështetjes me kontri-

E enjte 22 | Prill 2010 |

Interviste per gazeten gjermane Solidaritat;

Shqipëri, koha e duhur për të majtën bute nga lexuesit tanë që vijnë duke u shtuar. Ajo shpërndahet në Shqipëri e në Kosovë, dhe ne vlerësojmë që lexohet kryesisht nga studentët, por edhe në qarqe të tjera shoqërore, siç janë pensionistët, apo punëtorët. Në Kosovë kryesisht marrëdhëniet tona janë me Lëvizjen Vetëvendosje. Gjithashtu Gazeta jonë shpërndahet elektronikisht nëpërmjet blogut tonë të përbashkët saktivista.com , ku vazhdimisht lexohet nga shumë emigrantë shqiptarë, kryesisht nga Greqia, Italia, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Zvicra e Austria. 2. Solidarität: Në çfarë mënyre jeni të përfshirë si institut në politikën shqiptare? Nëpërmjet Gazetës, nëpërmjet një emisioni radiofonik të përdyjavshëm që transmetohet në një radio shqiptare, nëpërmjet blogjeve, por edhe nëpërmjet pranisë sonë të vazhdueshme në mediat e mëdha Shqiptare, ne përcjellim mesazhin e kritikës ndaj aktualitetit dhe ndaj sistemit neoliberal që tashmë është instaluar në Shqipëri. Hapja e debateve mbi ekonominë, privatizimet, abuzimet me politikën arsimore, shëndetësore e sidomos mbi punësimin janë kontributet tona kryesore, dhe për këtë kemi mbërritur të gjejmë hapësirë në media të rëndësishme në vend. Kriti-

ka për ne është tepër e rëndësishme, sepse mendojmë se cdo zgjidhje e mundshme fillon nga kritika ndaj problemit, hapi i parë politik është kritika.

pro-bono për komunitete në nevojë. Aktualisht kjo studio prej dy vjetësh përfaqëson ligjërisht dhe shoqatën e familjarëve të viktimave të Shpërthimit të Gërdecit (2007)

Përvec kritikës politike dhe sociale, aktiviteti ynë kryesor politik ka të bëjë me përpjekjen tonë për të krijuar një atmosferë funksionale sindikale në Shqipëri. Sindikatat aktuale në Shqipëri nuk përfaqësojnë interesat e punëtorëve, ato janë të kapura nga politika, dhe nuk kanë domethënie, pasi janë braktisur nga vetë punëtorët. Ne po përpiqemi që nëpërmjet informimit dhe ndihmës sonë të krijojmë sindikata funksionale. Deri më tani nëpërmjet përpjekjeve tona kemi mbërritur të regjistrojmë sindikatën e taksistëve (shoferët taksi), sindikatën e punëtorëve të bankave, sindikatën e ish-ushtarakëve. Ndërkohë kemi organizuar dhe grupime studentore nëpër universitete të ndryshme të Shqipërisë. Deri më tani, kemi zhvilluar disa aktivitete protestash me sindikatat, ndërsa me studentët kemi patur edhe më shumë interaksion, nëpërmjet aktiviteteve informuese.

3. Solidarität: Si vlerësoni se do të kalojë 1 Maji i këtij viti në Tiranë, kur e dijmë se Sali Berisha planifikon ta kthej 1 Majin në ditë feste?

Disa prej anëtarëve të IAG, që vijnë prej një profili juridik, kanë ngritur studion ligjore “Res Publica”, nëpërmjet të cilës ofrohet shërbim

Në datën 30 prill në Shqipëri del në protestë opozita (Partia Socialiste), e cila kërkon dorëheqjen e partisë në pushtet. Kjo protestë pritet të jetë simbolike, dhe bosh, ashtu siç është dhe politika aktuale e Partisë Socialiste, parti e cila nuk përfaqëson më askënd, dhe është pozicionuar në qendrën liberale, duke mbledhur rreth vetes individë pa përkatësi politike dhe pa asnjë lloj vizioni. Si reaksion ndaj kësaj proteste bosh, në datën 1 maj Partia Demokratike do të organizojë festë, për të treguar që nuk ka pse të dorëhiqet, pasi njerëzit janë të gëzuar. Kjo është një farsë, një demonstrim pushteti nëpërmjet spektaklit, që denoncon edhe një herë ngjashmëritë e mëdha të politikës shqiptare me fashizmin. Kjo politikë është absurde, dhe nuk përfaqëson më askënd, është politikë e spektaklit. Në një maj punëtorët do të festoj-

Në kushtet e Shqipërisë, në këto momente, nuk mendojmë se ka vend për përçarje dogmatike apo sektariste të të majtës që po krijohet nga e para


5

E enjte 22 | Prill 2010 |

në për varfërinë e tyre, do të festojnë për reformat që do t’i lënë pa punë. Praktikisht PS dhe PD nuk ofrojnë alternativa të ndryshme, ato janë në thelb njësoj. Gara mes këtyre partive nuk i intereson punëtorit shqiptar. Fatkeqësisht në 1 maj nuk do të ketë protesta për të drejtat e punëtorëve, pasi sic thamë më lart, sindikatat që duhet të organizonin këto protesta janë kapur nga politika, ndërsa punëtorët janë ende të paorganizuar dhe viktimë e propagandës neoliberale që bëhet nga politika e nga biznesi në Shqipëri.

tmerrshme, për 16 orë në ditë, duke qepur rroba e këpucë për firma europiane, dhe paguhen 5 dollarë në ditë. Shumë punëtorë të specializuar, sidomos grafistë, vijnë në mënyrë të ilegale nga vende aziatike, dhe punojnë në kushte skllavërore për biznesmenë shqiptarë. Nëpër minierat e kompanive ruse, italiane apo austriake përmuaj vdesin punëtorë, dhe fëmijët e tyre mbeten pa kushte minimale jetese. Mësuesit e shkollave janë të keqpaguar e të abuzuar, ata mund të hiqen nga puna pa paralajmërim, për të li-

apo Greqia. Vitin e shkuar, sipas statistikave zyrtare, ka patur mesatarisht më shumë se një vetëvrasje në ditë. Kjo vjen jo vetëm për faktin se ka varfëri dhe depresion ekonomik, por edhe prej mungesës së një alternative për të ardhmen, para një politike që po thellon distancën mes të pasurve dhe të varfërve, ndërkohë që po zhduk dita ditës klasën e mesme, e cila konsiderohet luks në kushtet e një demokrature “putiniane” si kjo që po përjetojmë.

Shqipëri, si në 45 vjet enverizëm, ashtu edhe në 20 vjet pseudodemokraci, ka qenë gjithnjë në duar të fare pak njerëzve, që formojnë klanet e tyre mafioze dhe kontrollojnë ekonominë e shtetin prej pozitave formale dhe informale. Sa i përket një organizate marksiste, Instituti jonë është duke krijuar themelet për një diskurs të majtë, për një këndvështrim politik, ekonomik dhe social marksist. Natyrisht që ekziston një moment i përshtatshëm, pasi

Konfrontimi mes këtyre dy partive politike tashmë po e çon vendin në kolaps, pasi institucionet nuk po funksionojnë, ekonomia po shkon përditë e më keq, dhe njerëzit po varfërohen. Ajo çka do ndodhi në 30 prill dhe në 1 maj do të jenë të rëndësishme për të parë se çfarë do të ndodhë me tej në Shqipëri, edhe pse shpresa jonë është që të kthehet vëmendja tek nevojat e qytetarëve, tek puna e tek njeriu. Në rast se Berisha dhe Rama e vjedhin 1 majin e punëtorëve, atëherë ne do të punojmë që çdo ditë e vitit të jetë 1 maj, çdo ditë e vitit të karakterizohet nga organizim, protesta, e shprehje të rezistencës ndaj abuzimeve. 4. Solidarität: Na falni, por a mund të na tregoni se si është gjendja e punëtorëve dhe e të varfërve në Shqipëri? Kriza globale ka bërë që Shqipëria të varfërohet, dhe kuptohet që qeveria e ka transferuar brengën ekonomike tek më të varfërit dhe tek punëtorët. Reformat ligjore të qeverisë kanë hequr pagën minimale, dhe kanë flakur kështu në mjerim shumë familje shqiptare. Gjithashtu, të etur për investime të huaja, qeveria shqiptare ka bërë tolerim në kriteret e kushteve të punës, për shembull vit për vit dhjetëra punëtorë të minierave, apo të ndërtimit humbasin jetën në aksidente sepse nuk zbatohen kushtet e punës. Gjithashtu me ligjet e fundit është ngritur mosha e pensionit, për gratë dhe burrat, duke ndikuar kështu dukshëm në përkeqësimin e mirëqenies së tyre. Aplikimi i Taksës së Sheshtë gjithashtu e zbraz barrën e krizës tek më të varfërit, ndërkohë që ditët e fundit është miratuar një ligj i ri që favorizon bizneset e huaja, me një përqasje thuajse raciste ndaj vetë shqiptarëve. Mbitoka e nëntoka shqiptare po shitet me çmim shumë të lirë, duke dorëzuar kështu tek korporatat ndërkombëtare edhe resurset, por edhe krahun e punës, i cili gjithnjë e më pak ka shpresë tek mbështetja e shtetit. Situata e punëtorëve dhe e të varfërve është realisht e keqe. Tregu shqiptar është në një sasi të madhe informal, ashtu siç është dhe vetë politika në Shqipëri. Shumica e punëtorëve janë të paregjistruar, nuk marrin pensione apo shërbim shëndetësor. Me mijëra gra punojnë në kushte të

hyjmë në debate të ndryshme sektariste apo empirike mbi koncepte që nuk i përkasin realitetit dhe kontekstit Shqiptar. 6. Solidarität: A ka me të vërtetë zhvendosje kah e majta në PS apo si e shihni ju PS-në sot? PS-ja aktualisht është partia më e madhe në Shqipëri. Ajo trashëgon strukturat dhe anëtarësinë e Partisë së Punës së Shqipërisë, por që prej 1991 është futur në një proces të gjatë të ndryshimit të vijës politike. PS-ja është shndërruar në një parti të spektaklit, të biznesmenëve të mëdhenj, një parti që nuk përfaqëson më shtresat e majta dhe që përkrah korrupsionin dhe informalitetin, si nën liderin aktual Edi Rama, ashtu dhe nën liderin e shkuar Fatos Nanos. Kjo parti aktualisht operon në mënyrë të centralizuar hierarkike, ku vendosin vetëm qarqet e larta, dhe jo anëtarët. Megjithatë, e majta mbetet e vetmja përgjigje për problemet e shqiptarëve. Për shkak të devijimit të PS nga e majta drejt qendrës liberale, shumë individë, madje dhe drejtues të forumeve të ndryshme të PS e kanë braktisur atë parti për t’u bashkuar me Institutin Antonio Gramshi që ka qenë kritiku i parë i politikave të PS. Pas publikimit konsistent dhe të vazhdueshëm të kritikave tona shumë zëra brenda PS, midis të cilëve edhe një grup prej 7 deputetësh të kësaj partie i janë bashkangjitur qëndrimit tonë kritik, dhe kërkesave për lëvizjen e PS-së drejt së majtës. Mundësia ekziston për një lëvizje të PS-së drejt së majtës, por aktualisht kjo mbahet peng nga kryetari aktual, një liberal i lidhur ngushtë me interesat e shumë biznesmenëve shqiptarë e të huaj. 7. Solidarität: Çfarë qendrimi keni për këto tri personalitete: Enver Hoxha, Stalini dhe Leo Trotcki? Të tre personalitetet janë kompleksë, për t’u vlerësuar në një intervistë të shkurtër.Natyrisht që gjatë aktivitetit të tyre të gjatë, ka momente negative dhe momente të vlerësueshme, duke e kontekstualizuar vlerësimin me kohët kur kanë jetuar.

ruar vendet për militantët e partisë në pushtet. Strehimi është i pamundur për të varfërit, në kushtet kur çmimet diktohen krejtësisht nga tregu dhe nga bizneset dhe metri katror kushton 500 deri në 2000 euro. Kushtet e varfërisë janë ekstreme, më tepër se 18% e popullsisë jeton me 1 dollar në ditë, sipas shifrave zyrtare, ndërkohë që kosto e jetesës është e krahasueshme me vendet më të zhvilluara, si Italia

5. Solidarität: Cili është vlerësimi juaj për mundësinë e krijimit të një organizate të mirëfilltë marksiste në Shqipëri? Është e çuditshme se si në Shqipëri, pas 45 vjetësh funksionimi të propagandës staliniste sot nuk ka një diskutim marksist. Kjo vjen edhe sepse shumica e ish-pushtetarëve të djeshëm vijojnë të ushtrojnë pushtet, me të njëjtën metodë totalitare, por me një fashion të ri. Në fakt pushteti në

është atmosfera politike që ka nevojë për një organizatë të tillë. Por duhet të jemi absolutisht modernë, duhet të kemi parasysh situatën. Nuk bëhet fjalë për të përsëritur të shkuarën, në asnjë lloj mënyre. Çdo lloj aksioni që duhet bërë në të ardhmen, duhet të jetë një risi, që jep një përgjigje për situata problematike të cilat Shqipëria po i kalon për herë të parë në historinë e vet. Ne besojmë që të qenit dogmatik nuk i shërben kauzës sonë në Shqipëri, dhe nuk dëshirojmë të

Në kontekstin Shqiptar të tre këto personazhe, ashtu edhe të tjerë, duhen studiuar në mënyrë që të mos përsëriten gabimet e tyre. Siç shprehet dhe filozofi marksist Alain Badiou, e majta moderne duhet të gjeje mënyrën dhe mjetet për të sjellë një alternativë serioze përkundrejt kapitalizmit. Duke qenë se situata kapitaliste ka evoluar që prej kohës së personaliteteve në fjalë, ne prej tyre mbajmë vetëm atë çka është e nevojshme të mbahet. Gjithsesi, siç u shprehëm dhe më sipër, në kushtet e Shqipërisë, në këto momente, nuk mendojmë se ka vend për përçarje dogmatike apo sektariste të të majtës që po krijohet nga e para.


6

E enjte 22 | Prill 2010 |

Nëse i marrim të gjitha deklarimet e këtyre aktivistëve si të sinqerta, atëherë punët qëndrojnë mirë

Klithjet e fundit dhe fillimi i ri

Ata që nuk janë të sinqertë në kauzën qytetare-popullore duhet ti braktisin rradhët e saj Artan Sadiku

Më në fund erdhi dhe u shpreh publikisht ajo që dihej gjithësisht por thuhej vetëm individualisht. Dështimin përfundimtar të partisë politike shqiptare në Maqedoni para disa ditësh doli dhe publikisht e shprehu vetë Ali Ahmeti përmes asaj që ishin klithma të fundit pjesës së mbetur të partisë së tij në vdekje. Partia nuk vdes si vdesin njerëzit, partia vdes si përmbajtje e gjithë asaj që në fillim ka vënë në lëvizje masat popullore. BDI-ja doli në skenë si një lëvizje masovike popullore duke u thirur në luftën për të drejtat shqiptare në Maqedoni dhe ne të gjithë i besuam dhe e votuam. Por sot, BDI ka mbetur një klub i ngushtë interesash personale dhe një bashkim banditoz, saqë edhe anëtarët e saj të devotshëm ndihen ngushtë nga dreqllëqet që bëhen përbrenda dhe as vetë nuk i besojnë vetes së tyrë kur qytetarëve ua tregojnë tregimin për BDI-në. Presionin që gjoja po ja bën Gruevskit, Ahmeti duheshte ta bën brenda në Qeveri duke vendosur linjën e kuqe të interesit shqiptar, duke parandaluar kështu Enciklopedinë, gjuhën maqedonasë nga klasa e parë dhe Shkupin 2014. Dërgimi i mesazheve dhe kërcënimeve përmes mediumeve shfaq një klithmë të dobësisë, një vërtetim të mungesës së forcës politike reale, konfirmim i asaj që kemi mbetur pa përfaqësim politik në qeveri që është zëvendësuar me përfaqësim në media, një turpërim kolektiv për shqiptarët. Ahmeti mori rolin e vëllaut që askush nuk e pyet për asgjë në shtëpi dhe i cili në shenjë proteste del jashtë në lagje dhe çirret e qan dhe kërcnohet që do ikë nga shtëpia. Ahmeti e ka ngatërurar vendin dhe metodat e bërjes presion dhe me këtë shkakton huti tek njerëzit që ende presin nga ai të bën të paktën një gjë nga ajo që u ka premtuar. Ahmeti, që nga dalja nga lufta u ka premtuar familjeve të dëshmorëve dhe ish-ushtarëve rregullimin e statusit të tyre, dhe këtyre ditëve, pas thuajse një dekade, e shohim se si ai përsëri po e fillon para-kampanjën parazgjedhore me po të njejtin premtim të mjerrë për rregullimin e statusit. Aq është vyshkur kjo parti saqë nuk zbulojnë dot as premtime të reja dhe lëshohet në perverzitetin e ripërsërtitjes së mjerimeve. Prapë se prapë, shqipëtarët janë në nivel më të lartë të vetëdijësimit politik se maqedonasit. Rejtingu i partisë shqiptare në pushtet po bie shpejtë ndërsa ai i asaj maqedonase po qëndron fuqishëm i lartë. Me gjithë dëmet që aktivisht po ia bën

kjo qeveri shoqërisë, partia kryesre VMRO-DPMNE nuk po has në asnjë tendencë serioze shoqërore për kufuizim të forcës së saj destruktive dhe kjo tregon për një deficit serioz të vetëdijes demkratike tek pjesa maqedonase e shoqërisë. Por, a duhet parë kjo tendencë kontrolluese tek shqiptarët ni një shpëtim apo jo!? Nëse kihet parasysh se kush po fiton ngritje të rejtingut në krahasim me BDI, atherë nuk kemi arsye për tu qetësuar, sepse mu PDSH-ja ishte partia që instaloi sistemin e luftës së pakusht për marrjen e pushtetit, në shpërfilljen absolute të interesave të qytetarëve shqiptarë dhe në zhbërjen e fuqisë së votës shqiptare në Maqedoni. Kthimi tek PDSH-ja do të ishte po aq fatal e destruktiv sa edhe vazhdmimi me BDI-në. Përvoja prej dy dekadave tregoi që sistemi partiak i instaluar në Maqedoni ka përjetuar dështimin total, zhveshjen nga çdo normë etike, shkëputjen efektive nga populllata dhe interesi popullor si dhe mbështjelljen në krim dhe bandiditzëm. Në këtë predikament, të gjendur në pozitë, në dukje pa rrugëdalje ne duhet të kuptojmë disa gjëra lidhur me politikën dhe demokracinë. Partitë politike janë vetëm një nga ak-

torët në spektrin e saj dhe ato aspak nuk kanë ekskluzivitet mbi bërjen e politikës. Kur ne ballafaqohemi më shterrjen e përmbajtjes politike të partive shqiptare tek ne, nuk duhet të dëshpërohemi sepse nuk është fundi i botës. Por, përkundrazi është një moment i volitshëm për një fillim të ri. Një fillim të vetëdijësimit politik gjithëpopullor dhe të mobilizimit politik dhe jopartiak. 50% e popullatës shqiptare në Maqedoni ka rezultuar të mos ketë vullnet dhe dëshirë të del në zgjedhje, ndërsa si pasoje e zgënjimit definitiv nga partitë në vietet e fundit kjo përqindje është ritur në mënyrë rapide. Forma e veprimit politik të drejtpërdrejtë, në kushtet e Maqedonisë, është shumë më e favorshme se sa pjesëmarrja nëpërmjet partive politike. Së pari duhet të ngriten të gjitha kriteret dhe kapacitetet politike shoqërore duke i lënë partitë që të ndjekin trendin e aktivizimit shoqëror. Ndjekja e linjës së fuqizimit të partive me kuadro të suksesshme shoqërore, në strukturën e tanishmë partiake, do të rezulton vetëm në djegjen e tyre në zjarret e interesave dhe kalkulimeve të brendshme partiake. Një fillim të mbarë shënon grupi i organizatave joqeveritare nga

Maqedonia, të mbledhura në këshillin kundër gjykimit të Albin Kurtit. Ky grup duhet të paraqet një platformë për veprime të mëtutjeshme qytetare në formë të demokracisë së drejtpërdrejtë ku të gjithë veprojnë ( duke kundërshtuar praktikën e deritanishme: unë votoj, ti voton, ti voton, ne votojmë, ju votoni, ata PERFITOJNË). Nëse të gjithë këta njerëz janë të sinqertë në atë që e bëjnë dhe i janë dhënë kauzës për të mirën e përgjithshme përmes aktivizmit dhe lëvizjeve qytetare, ata duhet ti qëndrojnë besnik këtij parimi. Ndërsa, nëse i shfrytëzojnë këto organizata dhe lëvizje si dërrasë kërcyese për tu futur më pas në parti, ashtu si Erioni me G99 në Shqipëri apo ndonjë kuazi-Erion i ngjashëm në Maqedoni, apo edhe bile si Vetvendosja që mund të bën gabimin e daljes në zgjdhje në Kosovë, atherë ata do ta tradhëtonin kauzën qytetare. Nëse kanë në plan një gjë të tillë, atëherë ata, sa më shpejtë duhet të dalin nga kjo platformë dhe të futën ne parti politike. Ekziston një dallim thelbësor në mes levizjes qytetare dhe partisë politike. Partia vrapon pas votave dhe në këtë vrap bën kompromise të panumerta për gjithçka, ndërsa lëvizja qytetare e

mbron vetëm interesin e përgjithshëm qytetar dhe nuk bën kompromise me asgjë. Nëse shfrytëzohen platformat qytetare për të promovuar kandidatë të ardhëshëm zgjedhorë, këta atëherë bëjnë dëm të dyfishtë, sepse kështu edhe e vrasin vetë konceptin e qytetarisë dhe demokracisë së drejtpërdrejtë duke e dhunuar atë si një mjet harxhues në rrugën për në demokracinë partiake. Nëse i marrim të gjtiha deklarimet e këtyre aktivistëve si të sinqerta, atëherë punët qëndrojnë mirë. Kemi një numër të madh të popullatës të zhgënjyer nga partitë dhe një numër të konsiderueshëm aktivistësh qytetarë që duan nga perspektiva qytetare të bëjnë politikë, përmes mekanizmave të demokracisë së drejtpërdrejtë. Kështu do të hapet rruga për ditë më të mira të politikës shqiptare në Maqedoni. Ata që nuk janë të sinqertë në kauzën qytetare-popullore duhet ti braktisin rradhët e saj sa më shpejtë, të pozicionohen qartë, sepse në të kundërtën do të mbajnë përgjegjësi për vrasjen kolektive të koncepteve qytetare demokratike që për momentin janë opcionet e vetme progresive.


7

E enjte 22 | Prill 2010 | Agon Hamza

Kur në fillim të vitit 2007 u publikua Plani i Ahtisaarit, në histerinë e përgjithshme shoqërore e politike që e kishte kapluar Kosovën, ne pak vet që e kundërshtuam këtë Plan, përveç se u shpallëm të çmendur, idealistë, njerëz që nuk marrin erë në të ashtuquajturën realpolitik, provincializmi politik e ‘intelektual’ i Kosovës na shpalli edhe njerëz që me qëndrimin tonë politik (refuzues ndaj Planit të Ahtisaarit), jemi në harmoni me pozicionet zyrtare të Serbisë. Plani i Ahtisaarit i garanton Kosovës njëfarë pavarësie. Por, pavarësia të cilën na e garanton ky Plan është e tillë që në perspektivë do të na ngjallë neveri ndaj po kësaj pavarësie. Pse? Pavarësia e Kosovës e garantuar nëpërmjet Planit të Ahtisaarit, ose siç e quan Besnik Pula, pavarësi pa vetëvendosje, është forma e asaj që ne e dëshirojmë, por jo vet objekti i dëshiruar. Rrjedhimisht, përpjekjet për ta realizuar tërësisht pavarësinë e Kosovës përbrenda Planit të Ahtisaarit e kanë një destinim të sigurtë: dështimin. Gjithkush që e ka marrë mundimin ta lexoj atë dokument vetëm njëherë, e ka shumë të qartë këtë përfundim. Sepse, me Planin e Ahtisaarit, vetëm dështimi është i garantuar. Cili është pozicioni i Shkelzen Maliqit në këtë debat, i cili në Kosovë po zhvillohet që prej fillimit të negociatave me Serbinë në vitin 2005, ndërsa që nga viti 2007 e tutje, ky debat ringjallet pas secilës ngjarje politike? Që nga viti 2005, dmth që nga themelimi i Lëvizjes Vetëvendosje!, Maliqi shkruan kundër Vetëvendosjes! – jo për arsyen se ËSHTË kundër saj, por sepse duke e kundërshtuar Vetëvendosje-n, atij i’u mundësua dalja në pozicionin e mbrojtjes së proceseve që ishin atëherë, dhe atyre që janë tani, dmth mbushja e zbraztësisë ideologjike të procesit të Ahtisaarit. Maliqi është shtojcë ideologjike e proceseve politike, ose thënë Althusserian-çe, Maliqi e bën me shumë sukses atë punë që në kohën e negociatave Grupi Negociator nuk arriti ta bënte, dhe tani, Qeveria e Kosovës dështon ta bëjë. Dmth, puna e Maliqit si analist politik është aprovimi dhe arsyetimi i veprimeve të Qeverisë së Kosovës dhe organizatave kolonialiste ndërkombëtare. Në kolumnën e tij të fundit, “Shqipëria racionale e Zizek-ut” ai nuk bën asgjë tjetër përveç se racionalizon qëndrimin zyrtar të bashkësisë ndërkombëtare në raport me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Për më tepër, ai edhe i moralizon qëndrimet politike të Zizek-ut, duke i quajtur ato qëllim mira. Ndërsa pajtohem me Maliqin se teza e Zizek-ut nuk është asgjë e re për ne (për kontekstin politik të Kosovës), unë mendoj se në momentin dhe rrethanat në të cilat ai e propozon këtë zgjidhje, është më radikale se sa kjo të propozohej gjatë negociatave. Zizek-u e njeh situatën në Kosovë si ‘tejet irracionale’ (me çka Maliqi ironizon në mënyrë shumë të pakuptimtë!) dhe ky irracionalitet sipas tij ka të bëjë më imponimin e

Çarja e ligjeve, të cilat e determinojnë situatën tonë, është çështje e urgjencës më të thellë politike. Genc Kadriu, lexues i devotshëm i Badiousë, thotë se i vetmi akt i vërtetë politik në Kosovë është shkatërrimi i shtetit të Kosovës. A nuk është kjo çfarë realisht po propozon Zizek-u?

Kosova irracionale e Maliqit

ëndrrave të Perëndimit në Ballkan. Kur dëshirat e Perëndimit imponohen si politika në Ballkan, dhe si pasojë dështojnë, sipas Zizek-ut, fajtor mbetemi ne (natyrisht, në perspektivën e Perëndimit). Kush është sot fajtor për situatën tejet të rëndë ekonomike, sociale e politike në Kosovë? Pasi na u vendosë korniza e veprimit, na u përcaktuan limitet, dështimet e pashmangshme i atribuohen faktit se ne, në Kosovë, nuk kemi vetëdije shtetërore, nuk kemi aftësi menaxhuese, jemi shoqëri e cila nuk i ka arritur standardet e caktuara demokratike (lexo: nuk është shoqëri mjaftueshmërisht e civilizuar!), etj. Kurrë në Kosovë nuk ka pasur kaq shumë ‘hulumtues’ të huaj, të cilët vijnë dhe na studiojnë si ‘qenie të veçanta’, antropologë të cilët janë të obsesionuar me çështjen e miteve në Kosovë, me studiues të shkencave politike që na e masin shkallën e demokratizimit, me Universitete të huaja në Kosovë që organizojnë shkolla verore me tituj si “Living Laboratory” (Laborator i Gjallë). Në anën tjetër, numri i ‘studiuesve/shkollarëve’ vendorë të interpeluar është gjithnjë e më i madh, e sidomos ata që e kanë përfunduar ndonjë vit shkolle jashtë Kosovës. Ata na mësojnë se problemi i padrejtësive politike e ekonomike na qenka problem i (mos)tolerancës; se pasojat e padrejtësive politike dhe eksploatimit ekonomik na qenkan çështje të dallimeve kulturore; na tregojnë se si varfëria në Kosovë na qenka rezultat i mosliberalizimit të mjaftueshëm të tregut, dhe sofizma të tjerë zemërmirë. Në anën tjetër, analistët kosovarë e kanë përbrendësuar tërësisht diskursin e burokratëve Perëndimor: ata flasin tërë ditën për stabilitetin e Kosovës dhe rajonit, për imazhin e Kosovës, për tolerancën, etj. Ose, kujtojeni KFOR-in, këtë aparat tejet efikas represiv dhe në të njejtën kohë aparat ideologjik. Nuk është vetëm kampanja e saj ideologjike (posterat, billboardat, reklamat në TV e gazeta) aspekti më problematik i KFOR-it, sepse kjo është në harmoni të plotë me misionin të cilin e ka KFOR-i. Shumë më problematike është fakti trajnimi të cilin ata e bëjnë nëpër vendet e tyre para se të vijnë në mision. Organizojnë kampe trajnimi, ku simulohet jeta në Kosovë, dhe ata duhet të sillen sipas të të ashtuquajturave zakone lokale. Paçka se në ekipet përgatitore, aty ka racistë të llojeve të ndryshme: antropolog, sociologë, psikolog, etj. Thjeshtë, ne trajtohemi si kafshë, si qenie në zhdukje e sipër (sikur pandat), të cilat për t’i mbajtur gjallë, duhet t’i kuptojmë, studiojmë, etj. Por, pse sipas Maliqit, teza e Zizek-ut na qenka asgjë më shumë se sa shpirtëmirë? Është e kuptueshme se si mbrojtës i devotshëm i Planit të Ahtisaarit, ai e ka problem ta njoh gjendjen e sotme në Kosovë si tejet irracionale. Madje, edhe ky konstatim i Zizek-ut më duket paska i moderuar. Situata socio-ekonomike në Kosovë është si pasojë direkte e të gjitha dokumenteve ndërkombëtare të imponuara këtu, që nga viti 1999 e tutje, për t’u kurorëzuar me të madhërishmin

Plan i Ahtisaarit. Unë jam i bindur se as vet Martti Ahtisaari nuk beson kaq shumë në Planin e vet sa besojnë liderët e Kosovës dhe aparatet e tyre ideologjike, me Maliqin si njërin prej përfaqësuesve më të devotshëm. E kjo situatë, bëhet edhe me tragjikokomike kur kujtohet se Serbia nuk e ka pranuar Planin, vendet të cilat na kanë njohur pavarësinë si produkt i këtij Plani nuk e respektojnë atë – të vetmit që obligohen ta zbatojnë në përmikmëri Planin jemi ne. Pasojë e Planit janë Plani 6 Pikësh i Ban Ki Moonit, protokollet ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, etj. Për më tepër, Plani i Ahtisaarit e legalizon gjendjen në Veriun e Kosovës, duke i garantuar Serbisë sovranitetin në atë pjesë. Por, çka nënkuptojnë të gjithë këta analistë politik kur e damkosin deklaratën e Zizek-ut si irracionale? Kjo deklaratë ngjalli shumë reagime. Edhe aty ku nuk pritej. Madje edhe burokratët e EULEX-it dhe ICO-së ishin të shqetësuar. Shumë prej tyre e akuzuan atë si një “ballkanas” – që në përkthim, do të thotë i çmendur. Por, ajo që Maliqi&Co harrojnë (ose nuk duan ta shohin) është se kur një situatë, nje gjendje instalohet dhe etablohet si e mirëqenë, nuk ka kthim mbrapa. Për çdo lëvizje përpara, duhet nisur prej gjendjes ekzistuese. Sot është e pamundur të kthehemi në situatën e vitit 2005, dmth para fillimit të negociatave me Serbinë. Ose, absurditeti i së tashmes politike nuk mund të përmirësohet përbrenda logjikës së kontinuitetit. Nuk është as çështje e lidershipit të mirë përbrenda këtyre koordinatave politike. Çarja e ligjeve, të cilat e determinojnë situatën tonë, është çështje e urgjencës më të thellë politike. Genc Kadriu, lexues i devotshëm i Badiou-së, thotë se i vetmi akt i vërtetë politik në Kosovë është shkatërrimi i shtetit të Kosovës. A nuk është kjo çfarë realisht po propozon Zizek-u? Përbrenda koordinatave politike të instaluara nëpërmjet Planit të Ahtisaarit, shteti i Kosovës kurrë nuk do ta arrijë nocionin e vet: pra, kurrë nuk do të bëhet shtet. Thënë në termet e vet Zizek-ut, struktura ekzistuese politike e juridike e imponuar mbi Kosovën, e krijon atë që ai e quan “Kosovë e dekafeizuar”. Kështu që shkatërrimi i shtetit të Kosovës i nënkupton dy opsione: 1) shkatërrimin e Planit të Ahtisaarit dhe krijimin e një shteti të vërtetë, ose 2) shkatërrimin e Shtetit të Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë. Alternativa e tretë nuk ekziston! Nëse bashkimi me Shqipërinë do të arrinë të etablohet si alternativë politike, atëherë kjo nuk do të ketë kurrëfarë lidhje me atë që analistët e njërit kamp e quajnë “etno-centrizëm”, e as me kurrëfarë pasioni ose ëndrre për unifikim etnik. Kjo do të jetë produkt direkt i planit të Ahtisaarit, i politikave ndërkombëtare në Kosovë dhe këtyre analistëve që na paraqiten si pararojë të politikave kolonialiste në Kosovë. Thjeshtë, irracionaliteti i situatës së tanishme nuk mund të mbrohet me kërcënimin e përhershëm të destabilizimit të situatës në Kosovë dhe rajon.


8

E enjte 22 | Prill 2010 |

Arber Shtembari

28 janar 2010, Tiranë (Në oborrin e një institucioni të rëndësishëm shtetëror) Pa hyrë ende mirë brenda ndërtesës, që në shkëmbimet e para me personelin, ndjen që ka diçka të çuditshme në këtë mes. Teksa përpiqesha të hapja portën kryesore të institucionit, dëgjoj nga pas një thirrje kategorike “ej, ku shkon ti mër?”. Kthej kokën. Një zotëri i mbështetur pas një muri, duke thithur një fund cigare dhe me dorën tjetër në xhep më vështron ashpër “Ku vete kështu?”. Aty për aty preferova, për mirësjellje, të mos t’i ktheja përgjigjen e parë që më shkoi ndërmend, por, duke treguar me kokë nga porta kryesore, iu gjegja “Unë po…”. “Aaaa mirë, mirë, shko shko” ma kthen zotëria. Marr për nga shkallët drejt portës kryesore kur dëgjoj sërish zotërinë: “Ej, po për pronat je ti?”. “Jo” ja kthej, “jam për..”. “Ah je për…dakort, dakort” më ndërpret dhe aludon sërish me kokë drejt një drejtimi të pacaktuar “e po mirë, vazhdo, ja aty hyr, hyr”.

Në unazë, diku aty tek zona e trenit, është një lemeri. Duket sikur Dajti i bardhë i mbuluar prej dëborës së fundit, prej së largu, bën kontrast me pluhurin e rrugës dhe tymin e zit ë makinave. Trafik i dendur

FLETE DITARI 10 (Tirane, janar-shkurt 2010.)

Ora 09 e 15. Jam ulur në një sallë të vogël, që duket si një nga ato klasat e varfra dhe të ftohta të gjimnazeve të dikurshëm, me tavolina të gjata të drunjta dhe karrike të rreshtuara ngjiturazi njëra pas tjetrës. Në krah të rangjeve të tavolinave ndodhet një si tip banaku i vockël ku ngjeshen supet e imta të dy grave të reja të personelit të recepsionit. Janë Xhevrija dhe Dhuri’ që në pamje të parë të kujtojnë pak personazhin e dordolecit dhe atë të druvarit prej teneqe tek “Magjistari i Ozit”. Afrohem tek recepsioni ku dy zotërinj të moshuar, njëri me kapele republikë në kokë, tjetri me flokët e bardha pak të rëna, kanë mbështetur bërrylat dhe diskutojnë me zë të lartë më njërën nga punonjëset. Ata shtrëngojnë fort në duar ca dokumenta ku dallohen qartë firmat e shpejta mbi ca “Republika e Shqipërisë” në blu Kine. -O Dhuri, aman të keqen, po mi gjej ato që kam…kam nja dy javë që ti kam dhënë, se s’kam fuqi të vij përditë këtu. -Po të kam thënë njëqind herë mo zotëri, po ti s’merrke vesh fare, ato do dalin pas tre javësh, ça të të bëj unë ty që s’merr vesh ti? S’ta kam unë fajin që s’kupto ti. -Po shih se ti më the që dalin shpejt ato dokumentat. Tani u dashkan tre javë? -Po ta thash mër zotëri, ta thash që ndonjëherë edhe vonojnë. A ta thash apo jo ? -Po s’i vjen turp mi, që na flet kështu, ne mund të ishim babai yt, -ja pret tjetri. -Po mo po, babai im, babai im…eee ëhë... -Po shih edhe njëherë, se unë ato i lash, ja këtu mbi banak, - vazhdon të lutet plaku me kapele republikë. -Do ta shpërblejmë, veç gjeji ti. Hë të keqen. -E mirë do shoh, po na bëtë me dhimbje koke mo zotëri! Vini këtu përditë. -Hajt mos u mërzit, dalëngadalë, ja më thuaj ti kur të vij unë, ju e hapni në 10 e mbyllni në tre,ja kthen plaku me ironi. -Jo mo jo s’e hapim në dhjetë, shif mirë oraret, i ke aty te xhami. Nga salla ngrihet një zotëri tek të pesëdhjetat. -Dhuri, po dalin ato që porosita?- pyet ai me një zë të sigurt. -Po dalin! – ajo e shoqëron përgjigjen e saj me një lëvizje koke pohuese dhe me një shkelje syri. –Po merrem vetë me atë punë, pa merak. Ja prit pak se vijnë ato tani. -Epo mirë, -zotëria ulet.

I drejtohem punonjëses tjetër (me një farë parandjenje). -Mirëmëngjes zonjë. Ajo pa ngritur sytë i thotë koleges: -O Dhuri’ shif içik ça do ky mi se po merrem me tjetër gjë tani. -Po ça thu mi Xhevrije, s’e shef që kam kta tani?” ja pret shkurt Dhuri. Atëherë Xhevrija ngre sytë, efektivisht Dhuri duket e zënë me dy të moshuarit, më hedh një vështrim ku përzihen mllefi dhe dukshëm mërzia dhe ma kthen: -Mirë çuni, shih, ulu aty, edhe do të them unë kur tvish”. Ulem. Një farë trishtimi më mbërthen të tërin. Pyes veten si është e mundur vallë që në një nga institucionet më të rëndësishme të vendit të punësohen të tillë njërëz ? A thua mungokan të rinjtë dhe të rejat e edukuar dhe të shkolluar brenda dhe jashtë vendit që do të mund ta kryenin këtë punë në mënyrë korrekte? Në bazë të çfarë kriteresh ishin përzgjedhur Xhevrija dhe Dhuri për ti punësuar në një nga pozicionet çelës të këtij institucioni, atij të marrëdhënieve me publikun, pasi të gjitha operacionet kryheshin pikërisht prej tyre mbi banakun e vockël të kësaj byroje recepsioni. Shoh Xhevrijen që del nga banaku dhe drejtohet drejt meje, por ajo

nuk ndalet tek unë, po vazhdon të ec pas kurrizit tim, për të shkuar e për tu ngjeshur mbi radiatorin në qoshe të sallës. “Uuu sa ftoft mi Dhuri. Na vdiqën dhe këta. S’e ndezin hiç kët ngrofsin”. Pasi ngrohet ajo rikthehet pas banakut. Ngrihem e shkoj sërish drejt saj që teksa më sheh të afrohem shfryn dhe fillon të prek me nervozitet disa shkresa. -Më fal zonjë, se kam fare pak kohë”. -Hë më ça do? I shpjegoj se çfarë kërkoja. -Hajde nesër se përgjegjësja e atij sektorit që do ti nuk ndodhet këtu për momentin. -Po si nuk ndodhet aty? Ndoshta dikush tjetër e ka zëvendësuar. -Ka hikur, s’di ku ka hik, o Dhuri, ku ka hik Lela mi? Dhuri shkëputet nga biseda me dy burrat e moshuar, që teksa e shohin të largohet rrudhin buzët dhe diç i përshpërijnë njëri-tjetrit, dhe afrohet pranë Xhevrijes e duke më vështruar mëshirshëm më thotë : -Ku kapet ajo?! Hajde nesër herët nga ora 8 se përndryshe s’e gjen atë. -O Dhuri la nam dhe ajo Lela, -i thotë Xhevrija nëpër dhëmbë. -Nuk kam ardhur ta kap, kam ardhur për punë. Shihni, ora nuk është as 10. Si është e mundur që

nuk ndodhet në punë?. -Ka ik, ka dal për kafe rrezik. Se tani ka pushimin ajo. -Pushimin ? Cfarë është ky pushim në orën 10 të mëngjesit? – i pyes i habitur. -Po këtu në kemi 20 minuta pushim për të hëngër drekën, po secili e bën kur të dojë pushimin. Ajo ka zgjedh ta bëjë tani. Ca t’i bësh. Hap sytë nga habia! Nervoz, por nuk arrij dot të mos ja plas gazit! Largohem… Në unazë, diku aty tek zona e trenit, është një lemeri. Duket sikur Dajti i bardhë i mbuluar prej dëborës së fundit, prej së largu, bën kontrast me pluhurin e rrugës dhe tymin e zit ë makinave. Trafik i dendur. Benca të ngecur në të, makina të tjera luksoze përbri furgonave të Kamzës, brenda të cilëve disa fytyra varen si portrete natyrash të vdekura. Semafori i kuq nuk i ndal motoçikletat e punëtorëve që gjarpërojnë përmes makinave e këmbësorëve që kalojnë rrugën fluturimthi. E gjelbra e këmbësorve, e vanitur prej zhulit, pulson si një zemër e plakur. Përpiqem të hidhem në krahun tjetër, por befas ngulem në vend pasi polici rrugor i fryn bilbilit dhe me tabelë i bën shenjë makinave të avancojnë. Lumi i ndotur mekanik derdhet atëherë si i etur drejt Zogut të Zi. Eci përkrah tyre.


9

E enjte 22 | Prill 2010 |

Tokë e premtuar apo tokë e harruar Artan Pine

Këtë muaj qeveria demokratike dhe liberale e Izraelit ndërmori një tjetër iniciative për “forcimin e demokracisë dhe paqes” në rajon: ndërtimin e banesave të reja për kolonët e ardhshëm hebrej në Jeruzalemin lindor. Palestinezët arabë, të irrituar për të disatën herë nga arroganca dhe mospërfillja e kabinetit Netanyahu, organizuan protesta dhe tubime kundër këtij vendimi arbitrar. Çuditërisht edhe diplomacia ndërkombëtare u tregua paksa e bezdisur, por jo e habitur nga kjo manovër kolonialo-populiste. Normalisht reagimet e qeverive perëndimore i përmbahen kontureve të hipokrizisë që karakterizon marrëdheniet me Lindjen e Mesme, pra bëhet fjalë vetëm për reagime të shkruara në atë gjuhën e ftohtë zyrtare, apo thjesht qëndrime politike të çorientura ndaj aleatit dhe mikut Izrael. OKB tregoi edhe njëherë pafuqinë e saj në këtë dramë që konsumohet prej rreth 60 vitesh. Është e pamundur të merret një masë çfarëdo kundër

Izraelit përderisa SHBA do të përdorë veton e saj në Këshillin e Sigurimit. Ndërkohë që vëmendja botërore ishte përqendruar në mënyrë paksa negative mbi Netanyahu & Company, disa integralistë islamikë budallenj që nuk e kuptojnë situatën e vështirë të Izraelit përballë opinionit publik ndërkombëtar, vendosin që të lëshojnë një raketë artizanale nga Gaza. Raketa bie në territor izraelit dhe vret një bujk tajlandez. Edhe pse integralistët nuk i përkisnin Hamas-it, qeveria izraelite dënon këtë të fundit dhe rrethon rripin e Gazës. Jam pak skeptik mbi këtë akt idiot dhe pa kuptim. Sikur mban pak era Mossad. Ngjarja duket si një thriller tragjikomik, por këto janë faktet në atë tokë ku, pas 11 shtatorit 2001 dhe luftës kundër terrorizmit “alla texana”, një edhe një mund të bëjnë tre. Tashmë që Al-Fatah me liderin kukull, gati kuisling Mahmud Abbas (ish pseudonimi luftarak Abu Mazen) nuk është më organizatë terroriste, por forcë e moderuar, aparati ushtarak mund të testojë armët e tij mbi një shënjestër politike si Hamas dhe territoriale siç është

Gaza. Kjo e fundit është kthyer prej kohësh në një kamp përqendrimi në qiell të hapur, ku mundësia e vetme për të mbijetuar është kontrabanda. Në 2006 Hamas fitoi zgjedhjet politike, por kjo nuk ishte e pranueshme nga Izraeli dhe SHBA që detyruan Al Fatah-un të eliminonte edhe fizikisht pjesëtarët e Hamas që kishin fituar postet parlamentare nëpërmjet votës së palestinezëve. Si shpërblim për punën e paqme, dhjetra pjesëtare të Al-Fatah u liruan prej burgjeve izraelite. Pas një lufte të përgjakshme Hamas arriti të kontrollojë vetëm rripin e Gazës. Pas këtij mësimi izraeloamerikan mbi demokracinë që bazohet mbi vullnetin e popullit, Gaza është kthyer në një territor fantazëm, ku vdekja është bërë mik shtëpie. Edhe këtë herë vëmendja iku prej Jeruzalemit lindor dhe kaloi mbi terroristët palestinezë, sepse në fund të fundit, është vetëm faji i tyre nëse ndodhin gjëra te tilla. Historianët dhe gjuhëtarët i janë përveshur punës për t’i vënë emrin kësaj gjakderdhjeje në burgun e Gazës, ku ora e ajrimit për një milion të burgosurit quhet armëpushim. E quajnë

luftë kundër terrorizmit, unë do e quaja spastrim etnik. Më duket pak e veshtirë që një fuqi bërthamore si Izraeli të ndihet e rrezikuar nga disa militantë të armatosur me raketa artizanale. Por nuk habitem nga fakti që këta militante janë justifikimi i vetëm për të përndjekur një politikë koloniale dhe shoviniste që gllabëron metër pas metri atë pak tokë që u ka mbetur arabo-palestinezëve. Çështjes zioniste i duhet një armik me mjekër të gjatë, fanatik dhe që nuk ha mish derri (sa qesharake që stereotipi i arabit mysliman ngjason me atë të çifutit ortodoks). Derisa të ekzistojnë armiq të tillë kaq të rrezikshëm, gjithçka mund të justifikohet në sytë e botës. Një holokaust i ri po përgatitet të hyje në faqet e errëta të historisë, por me sa duket ndërgjegjia perëndimore nuk është lënduar ende. Ndërkohë që presim momentin e një ndërgjegjësimi njerëzor të diplomacive botërore, unë po hap atlasin gjeografik dhe po kërkoj një copë tokë ku të mund të dërgojmë palestinezet arabë. Pas kaq vuajtjesh edhe ata e meritojnë që të kenë një tokë të tyren dhe një shtet sovran... Si ju duket Kanadaja?!


10 Çdo element i qenies individuale e thekson dhe e shumëfishon – ngjyra e lëkurës (e dalluar nga syri), gjuha (e ndjerë nga veshi), feja (e përçuar nga mendja)… dhe kur këto të fundit janë të pamjaftueshme, ky imazh i bën thirrje edhe elementëve të jetës shoqërore - ide, doktrina, qytetërime. - « Tjetri » përbën tharmin e vetë Historisë, elementin aktiv të memorjes së shkruar (dhe të pashkruar), një memorje e strukturuar dhe e ritmuar nga lufta : vargjet e robërve, parakalimet e humbësve kokulur, flamurët armiq - plaçkë lufte, të prangosurit komandantë gjuhëprerë apo mbretër të qorruar… Veçse, asnjë antidot mistifikues nuk është në gjendje të thyejë qerthullin fatal dhe shkatërrues të hakmarrjes, të ngjallur nga dhuna e « tjetrit » - as « gjaku » i mistershëm si kriter i grupit, as identiteti i përbashkët si vlerë përbashkuese e tufës, as edhe doktrina si shenjtërim i identitetit. - Forma më e verbër dhe më shkatërruese e hakmarrjes është ajo e predikuar nga Marksi në Manifestin e tij të famshëm, i cili tashmë duhet lexuar jo më në kontekstin utopik të komunizmit të origjinës, në të largëtin vit 1848, por në funksion të « eksperimentit gjakatar » që ai frymëzoi – rregjimet totalitare komuniste. Nëse shkrimi është i shkathët dhe mjeshtëror, a mund të thuhet e njejta gjë për logjikën e brendshme që banon mendimin dhe që frymëzon dorën ? Tjetri si Gjenezë. Le të kqyrim « alegorinë e shpellës » kadarejane që çel shkrimin dhe që kushtëzon imagjinatën fillestare të lexuesit : Në të vërtetë… trazimi për “tjetrin” duhet të jetë tepër i motshëm. Ka gjasë të jetë po aq i vjetër sa zbulimi i seksit, i tmerrit ose i vdekjes. Ka gjasë që historia të ketë nisur qysh atë ditë kur njeriu i shpellës është kthyer te të vetët, me një fytyrë të lemeritur, për të njoftuar se ka parë një gjë tejet të frikshme, tejet të përçudur, diçka që desh ia ka marrë gojën. Ndaj dhe kur shpellarët e tjerë i bërtasin: “Ç’ishte ajo? Que-est ce que était ça? Cto eto byllo? Wer da? Who’s there? Stand and unfold yourself!” Por njeriu primitiv nuk e ka lehtë të shpjegohet. Nuk ka parë as vetëtimën, as bishën e egër, as vullkanin, por diçka më tronditëse: një qenie që duhej të ishte ai, por që s’ishte ai, një trajtë, që ngjante si e dalë, e pjellë prej atij vetë, por që në vend që të ishte si i tillë, të ishte i pranueshëm, ishte i kundërt, i papranueshëm, madje kërcënues. Njeriu i shpellës ndeshej për herë të parë me “tjetrin”. Përse « tjetri » - qoftë edhe ai i feksur përpara shpellarit - duhet imagjinuar forcërisht i frikshëm, i përçudur, tronditës, i papranueshëm, i kundërt – me një fjalë kërcënues ? Sepse horizonti i ndërgjegjes tonë lidhur me këtë temë filozofike në mos kufizohet nga ankthi përzgjedhës heideggerian mes të qenit dhe qenies, kushtëzohet nga ndeshja dialektike hegeliane mes Skllavit dhe të Zotit. Me fjalë të tjera, jemi mësuar të vemë në themel të ndërgjegjes së vetvehtes jo reflektimin e brendshëm por raportet ndaj Tjetrit. Sepse tashmë e kemi bërë tonën aksiomën : përpara se të jetë i arsyeshëm, realiteti njerëzor është shoqëror. Shoqëror dhe luftarak, për të mos thënë i dhunshëm. Me të tjera fjalë, jeta është një roman ku gjithçka është ndeshje : ja edhe mësimi i ashpër i Hegelit sipas të cilit, lufta ka inauguruar historinë. Sikundër dhe Hegeli, Levinas - një filozof bashkëkohor, çvendos dhe ngjiz intrigën origjinale pikërisht në takimin me « tjetrin ». Por sipas tij, pa qenë aspak idilike, kjo intrigë mbetet sidoqoftë e veçantë, por jo forcërisht një konflikt. Pasi Levinas refuzon t’i njohë përparësinë modelit lufta-

Tjetri

E enjte 22 | Prill 2010 |

Kur letërsia piqet me filozofinë

rak : « nuk është aspak e sigurt që në origjinë të ketë qenë lufta ». Marrëdhënia shoqërore, sipas tij, është « ajo mrekulli e daljes nga vetvehtja » dhe që vetëm në mënyrë dytësore luhatet mes dy poleve të mirëkuptimit dhe të luftës. Përpara se të jetë fuqi tjetërsuese që kërcënon, agreson ose llahtaris « unin », tjetri është fuqi sipërore që këput lidhjen e unit me qenien në vetvehte, që thyen atë pasqyrë unikale refleks-kthyese të vetvehtes, duke çliruar të qenit nga pesha e vetëegzistencës. Nën këtë kënd ndriçimi, loja e dritë-hijeve të projektuara mbi muret e shpellës kadarejane nxjerr në pah disa linja kontradiktore : 1. Trazimi i ndjerë – rezultat i takimit me Tjetrin (dhe aspak i « ndeshjes » të lartpërmendur) - përbën njëkohësisht edhe përvojën e parë shoqërizuese. « Nëpërmjet trazimit, ne pohojmë prezencën e padyshueshme të tjetrit » - thotë diku Sartri, i cili koncepton një vështrim të huaj që gurëzon, që mpin lirinë e brendshme të qenies. « Përpara se të jetë vështrim, tjetri është fytyrë » - përgjigjet Levinas i cili kqyr një fytyrë, tjetrin që ve në pikpyetje sigurinë e të drejtës të të qenit. Ajo çka trazon të vetvetishmen, nuk është vështrimi sendërzues i tjetrit por vetmia e tij, lakuriqësia e pambrojtur. Çka më turbullon nuk është tjetërsimi i lirisë time, por vetë liria ime : në vend të ndjehem i agresuar, jam unë agresori. Fytyra e tjetrit më akuzon për këmbënguljen në vetëqenien, për mospërfilljen ndaj gjithçka tjetër që nuk përbën « unin ». Fytyrë dhe jo vizatim, figurë plastike e ofruar admirimit sikundër dhe përçmimit ; fytyrë dhe jo tekst ku reflekset e shpirtit shfaqen dhe i ekspozohen durimit të deshifrimit : një gjah që shpëton gjithmonë vështrimit-gjahtar, kundërshtim i përjetshëm i vështrimit që hedh mbi të. Është ajo pjesë e trupit ku shpirti njëkohësisht çfaqet dhe fshihet – rezistenca e ushtruar prej të afërmit ndaj shfaqjes të tij, që në çdo çast më rikujton pafuqinë e shquar për t’ju afruar diçkaje por pa mundur askurrë ta zotëroj dhe asimiloj

Fytyra më imponohet dhe s’jam në gjendje të qëndroj shurdh ndaj apelit të saj, as edhe ta harroj, dua të them, e kam të pamundur të mos ndjehem përgjegjës për mjerimin e saj. [Emmanuel Levinas – Humanisme de l’autre homme, Fata Morgana, 1972] Besa, me kohë është harruar se për herë të parë, edhe Adami biblik e kqyri vetvehten në pasqyrën e fytyrës së Evës dhe jam thuajse i bindur se refleksi i tij i parë ka qenë të ngrejë dorën – jo për të rrëmbyer kopaçen për t’i dërrmuar eshtrat – por për t’i përvijuar format, me gishtat e pasigurt. Sipas Levinas-it, ka qenë e Mira pra – dhe jo e Keqja – në zanafillë të përvojës fillesëharruar të takimit me Tjetrin ; është etika ajo që përbën edhe rrënjën e ndjenjës origjinale të qënies për të singjashmin. Edhe nëse ky moment i parë diku gjeneron dhunën, kjo dhunë etike i paraprin ndeshjes së ndërgjegjeve dhe raportit të kundështisë. Dhe në këtë rast, lemeria që shfaqet në fytyrë shpreh ngjalljen në vetvehte të shqetësimit moral. Vetë trazimi nuk dëshmon për lindjen e konfliktit, të asaj lufte të pamëshirshme mes ndërgjegjeve, por për gjallimin e skrupujve, të shfaqjes së ndërgjegjes ndaj padrejtësisë natyrore. 2. Si ka mundësi që primitivi ynë i lemeritur të ndeshet me « tjetrin » në hyrje të shpellës të tij kur ai ndërkohë e kish tjetrin brenda, mes atyre që Kadare i quan aq natyrshëm « të vetët » - në gjirin e tufës matriarkale ; në krah të tij – për të mos thënë nën të – gjatë përvojës së parë të tij seksuale ? Cili është ai mekanizëm çrregullues i instiktit mëmësor të afërisë biologjike, të origjinës së përbashkët, i aftë të ngjizë « unin » e përveçëm dhe të krijojë diferencën thelbësore me « tjetrin » e singjashëm, të të njejtit bark ? Në ç’mënyrë, një hap më tutje, ai arrin të sheshojë këtë diferencë, të përzgjedhë subjektivitetin mes gjithë përmasave të tjera të mundshme - atë modalitet të kushtëzimit njerëzor që quhet dashuri për të afërmin ? Në ç’mënyrë përftohet

angazhimi i pavullnetshëm por fatal - i zhveshur nga çdo nismë interesi – ndaj fytyrës të një tjetër « tjetri » ; ajo tërheqje e vetvetishme dashurore, ajo lidhje paradoksale që duke u thelluar, tenton të tjetërsojë vehten dhe të vehtësojë tjetrin – sipas asaj formulës të shquar « bashkë, por ende jo.. », në kërkim të një mëmësie të re ? Së fundi, në ç’mënyrë antinomia origjinale « vehtja-tjetri », karakteristike e qenies individuale, projektohet mbi grupin duke u shëndrruar në antagonizëm mes « ne » dhe « të tjerëve » ? Pyetje mund të intrigojnë cilindo por jo shkrimtarin… Ja përse, e ashtuquajtura alegori e mësipërme – megjithëse në pamje të parë, e frymëzuar nga Platoni dhe nga Tjetri platonian si subjektivitet që duhet nënshtruar - bile me forcë nëse jepet rasti, mbetet diku në erë, e varur me fillin e « padukshëm » të fiksionit, në atmosferën e errët të shpellës sonë të gjenezës. Në agim të egzistencës së tij, njeriu i shpellës ndeshej ndoshta me frikën, me forcën, me tmerrin, me dhunën, pse jo me të panjohurën – bile edhe me vetë Zotin – por njëkohësisht me kqyrjen e “tjetrit” metafizik, ai përvijon konturet ende të turbullta të metafizikës së « vetvetes ». Sipas të gjitha gjasave, Historia nuk ka filluar me zbulimin e Tjetrit (dhe aq më pak me fjalimin mbi Tjetrin) por me marrëdhënien me Tjetrin. Tjetri si Dhunë. Po aq vështirë e kam të pranoj se Fantazma e shumëpërfolur e mbretit hamletian, simboli i dyfishtë jetësor-vdekësor i Shekspirit, të mund të përfaqsojë « tjetrin ». Është e vërtetë se mbështjellja jomateriale kumtsjellëse e të atit të Hamletit tremb rojet mbi bedena, prish gjumin e këshjellarëve dhe trazon shpirtin e vetë Princit. Veçse gjithçka dëshmon se nuk bëhet fjalë për « tjetrin » por për « alter egon » e personazhit, dyzimin i tij të dhunshëm që kërkon shpagë – vdekjen : “I am thy Fathers Spirit”. Ndërkohë, « vetvehtja » njerëzore tërhiqet nga jeta – dashuria, pushteti. Ky është edhe thelbi i dramës shekspiriane që mbetet gjithsesi një dilemë dhe që shëndrrohet në tragjedi nga momenti që vdekja fiton mbi jetën, nga çasti që personazhi vendos t’i përgjigjet pyetjes “To be or not to be…”. Në se drama merret me luftën e brendshme, tragjedia merret me vrasjen – me asgjësimin e « tjetrit » që në rastin tonë është « alter ego » i « alter egos », vëllai uzurpator i mbretit të vrarë. Elementin e këtij arsyetimi na e ofron vetë Hamleti, me qëndrimin e tij ndaj Ofelisë. Dilema e tij egzistenciale nënvizon atë fakt se dashuria ndaj qënies së afërt nuk është aspak një atribut i brendshëm dhe i pazgjidhshëm, por i imponuar – sidoqoftë, një farë detyre të cilës ai nuk mund t’i vidhet « pa lenë gjurmë të dezertimit të tij » (Emmanuel Levinas – Autrement qu’être au-delà de l’essence, Martinus Nijohff, la Haye, 1978), pasi « vetëm një un i pambrojtur mund të dojë të afërmin ». Fillimisht i pambrojtur dhe i plogësht, por më tej sipërmarrës apo imponues : nuk jam unë që projektohem drejt tjetrit, i frymëzuar nga ndonjë impulsion zemërgjerë, ; është Tjetri që hyn pa trokitur, që shthur qëllimet e mia dhe që trondit ekuilibrin tim. Dashuri – ndoshta, fundja pse jo, por sidoqoftë dashuri pa dashje, rraskapitëse : « Dashuri, emri më i zakonshëm i asaj dhune, me anë të të cilës i afërmi - Tjetri më gjuan, më shpall të vetin, më përndjek deri edhe në qoshen më intime të vehtes. Burimi i atij agresiviteti që mund të ushqej ndaj atij personi të paturpshëm, të kësaj mungese të gjithëgjendur, të këtij të padëshirueshmi : i afërmi. Nga rrjedh, me një fjalë të vetme, e Keqja. Dashuria për të afërmin ndriçon urrejtjen, pasi ajo vjen përpara saj… e Keqja është revoltë, protestë e një sovrani të shkurorëzuar – unë – kundër shfronësimit nga Tjetri ». [Alain Finkielkraut – La sagesse de


E enjte 22 | Prill 2010 |

 11

lajmet nga blendi salaj

Shokët e dhomës, në kërkim të një mënyre burrërore për të thënë “natën e mirë” DURRËS—Për tu ruajtur nga ndonjë keqkuptim i mundshëm që mund të ndodhë, dy konviktorët që ndajnë me njëri tjetrin një dhomë në Universitetin e Durrësit, 22 vjeçari Ruben Zyba dhe 21 vjeçari Alfred Kruja po kërkojnë një mënyrë më burrërore për t’i uruar njëri tjetrit natën e mirë. “Në fillim thoshim thjeshtë, “Natën e mirë Alfred - Natën e mirë Ruben” dhe pastaj flinim” - tregon për mikrofonin tonë Ruben Zyba, “Por kur ndodhi kjo puna e Klodit të Big Brother, nisëm të thonim “Natën e mirë o burrë i dheut”, “Natën e mirë plako” ose “Notën daku”. “Kjo na duket më burrërore dhe nuk ka vend për keqkuptime” - ndërhyn Alfred Kruja duke trashur zërin. Dy të rinjtë konviktorë shtojnë se për shkak të nivelit të lartë të homofobisë në opinionin shoqëror, kanë anulluar plotësisht urimin “Mirmëngjesi”. “Në mëngjes nuk flasim thuajse fare, jemi burra apo ça jemi?” - na thonë të dy njëzëri. Abuzimi verbal dhe dhuna rrisin produktivitetin TIRANË—Studjues të Universitetit Publik të Tiranës publikuan të hënën rezultatet e një kërkimi shkencor që tregon se ngritja e zërit deri në nivelin e ulurimave, grushtat surratit dhe përplasja e duarve në tavolinë i bën vartësit më të bindur dhe më efiçentë në punë. “Këto rezultate provojnë të kundërtën e asaj që besohej gjerësisht, që qingji i urtë pi dy nëna,” - tha studjuesi Halim Dajaku syri i të cilit dukej qartë se ishte i nxirë. Studimi i cili u krye në një kohë rekord falë ulërimave të vazhdueshme nga rektorati i universitetit tregoi se stimulimi me grushta i bën njerëzit të punojnë 71% më shpejt. Studimi doli në përfundimin se sharjet e rënda i bëjnë vartësit 40% më të bindur në punë.

l’amour, ed. Gallimard, Folio – essais, Paris 1984] Ku gjendet « tjetri » kadarejan në këtë skemë të ndërlikuar dashuri – dhunë, e Mirë – e Keqe ? Askërrkund, pasi i vetmi qëllim i tij është identifikimi me tjetërsimin përjashtues, me antagonizmin mes qënies dhe tjetërqënies armike, gjenerator atavik i dhunës dhe i dhimbjes i cili sipas tij është po aq i vjetër sa edhe vetë njerëzimi. Eshtë një nga mënyrat e leximit të realitetit të sotëm, por jo e vetmja dhe aq më pak kodi universal deshifrues, i pranuar si i tillë nga filozofia, nga antropologjia, nga sociologjia – për të mos numëruar të tjera lëmi të dijes njerëzore. Krahas këtij deshifrimi praktik, shpjegues i njëanshëm dhe komod i konflikteve, luftës, përgjakjeve qëndrojnë një varg figurash elementare : « tjetërsim ndaj të jashtmes » - vende, popuj, grupime njerëzore që i përkasin kulturave dhe traditave të ndryshme ; « tjetërsim ndaj të brendshmes » - tjetri i vulosur nga tjetërsia fizike, trupore, zakonore; « tjetërsim ndaj të qenurit » - përkatësisë kombëtare, etnike, fetare. Raportet diferencuese dhe integruese të këtyre elementëve krijojnë një tjetërsi – e kundërta e njëjtësisë (identitetit) - që nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë as në kohë as në hapësirë. Në fund të fundit, cili është « tjetri » : një individ ? një gjini ? një grup social ? një shtresë ose klasë sociale ? një shoqëri ? apo një qytetërim ? « ..Askush nuk është pazgjidhshmërisht Tjetri ; ai është vetëm pasi nuk jam unë ; duke thënë që ai është tjetri, ende nuk kam thënë diçka të

I sëmuri pa siguracion shëndetësor shikon “Dr House” duke shpresuar për diagnozë KORÇË—Pasi ka mbi dy vjetë që ka mbetur pa punë për shkak të reforms në administratë dhe në pamundësi për të paguar sigurimet shëndetësore, 44 vjeçari nga qyteti i Korçës, Kosta Karavidhi ka nisur të ndjekë rregullisht trelefilmin “Dr. House” në televizionin kombëtar KLAN, me shpresën se ndonjëri nga pacientët e filmit do ketë simptomat e tij. “Para nuk kam të vete në privati, në spital të shtetit nuk më qasin se nuk paguaj dot sigurimet. Kështu që shikoj “Dr. Hausin” te Klani se mos ma gjejnë ata se ç’kam. Para dy javësh ishte një grua aty me dhimbje koke, therje shpine dhe që nuk bënte dot ujët e hollë - tamam si mua. Mendova se gjeta derman. Do ta shërojë Hausi këtë thash, dhe do ia hedh edhe unë. Po doli pasandaja që kjo gruaja ishte me barrë.” - na tregon i zhgënjyer Kosta Karavidhi. Edhe pse ka nisur të humbasë shikimin, Kosta Karavidhi shprehet i vendosur që në javët në vazhdim të ndjekë “Dr. hausin” për një shërim të mundshëm. Ana Frank: Mos ma lexoni ditarin, ju lutem! BERLIN - Shpirti i përvuajtur i Ana Frankut mbajti një konferencë shtypi dje në Berlin për të thënë se është e shokuar nga fakti që për 50 vjetë rrjesht, miljona njerëz kanë lexuar ditarin e saj.“Të gjithë e kanë marrë vesh se cila ishte puthja ime e parë, kur më erdhën periodat për herë të parë. Kjo që po ndodh me ditarin tim është e turpshme, a nuk e dini që ditari është intim? Turp t’ju vijë!” - tha fantazma e Ana Frankut. Në fund të konferencës për shtyp shpirti i përvuajtur i Ana Frankut adresoi të gjithë lexuesit anë e mbanë botës me kërkesën që të mos e shfletojnë më ditarin e saj por ta vënë në vendin e vet, pasi gjërat e të tjerëve nuk preken.

vërtetë ; edhe më keq, nuk di asgjë dhe nuk dua të di asgjë, pasi çdo karakterizim pozitiv do të më pengonte që ta vendosja në këtë kategori relative të pastërt siç është tjetërsimi » [Cvetan Todorov Përse duhet atëhere të lëshohemi në një fluturim të tillë kohor sikundër Kadareja dhe të kqyrim nga lart me syrin e zogut rojet danezë mbi bedenat e Elsinorit, vargjet e robërve në Romën e lashtë, grekët e vjetër në qytet-shtetet e tyre, ushtritë fantomatike hitito-urite bile deri dhe Homo Sapiensin në pragun e shpellës së tij ? Thjesht për t’i kujtuar lexuesit profan se fytyra e armiqësore e Tjetrit faqet kudo dhe mbi çdo send : mbi ajrin e ngrirë nordik, mbi sheshin me diell mesdhetar, mbi rërën e përvëluar lindore deri edhe mbi gurin parahistorik ; që kjo fytyrë gjendet brenda vetë objektit dhe çfaqet sikundër imazhi i Krishtit mbi cohën që i kish shërbyer si qefin ; që edhe rruaza e kuqe e gjakut përmban mesazhin origjinal të Tjetrit – gjenetikën vrastare. A nuk është Niçe që pohon se është ndjesia që rrjedh nga forca që ngjiz dashurinë ndaj të afërmit ? Sekreti i moralit është imoraliteti. Njeriu për njeriun është ujk. Në fillim ishte dhuna – e Keqja. Çka gjendet në origjinë të kësaj lufte universale ? Instikti ? Urrejtja kafshërore e panënshtrueshme që karakterizon qënien ? Përplasja e interesave dhe ndeshja e egoizmave ? Përse njeriu është i dhunshëm ? Sepse thelbi njerëzor është moral dhe etik –

Protesta për numurimin e votave të Big Brother TIRANË - Jo ndryshimi i rezultatit të votimeve por hetimi i numërimit të votave të teleshikuesve ka qënë çështja për të cilën një grup i madh tifozësh meshkuj të Oltës së Big Brotherit janë mbledhur në një portestë spontane para piramidës. “Kërkojmë hetimin e plotë të zgjedhjeve të 10 prillit 2010 ku Olta doli nga Big Brother. Është e qartë se vëllai i madh ka manipuluar votat në favor të asaj jevgjites nga jordania.” - klithi për mikrofonin tonë Alahmet Palloshi ndërsa puthte në mënyrë të turpshme një foto të Oltës. Protestuesit kërcënuan se në rast se vëllai i madh nuk hap kutitë e sms-ve protestat do të përshkallëzohen deri në marrjen peng të Eno Popit ose Arbana Osmanit. “Ne nuk tërhiqemi. Populli tifoz i Oltës kërkon transparencë të plotë të votimeve. Të hapen sms-ërat, të hyjë Olta prap në shtëpi.” Presjet shfaqen kudo TIRANË— Përveç krizës ekonomike tashmë edhe një krizë gramatikore i kanoset vendit, thanë të djelën pasdite linguistë, gjuhëtarë dhe shkrimtarë të mbledhur për të adresuar problemin. Duket sikur shfaqje të shpeshta dhe të pajustifikueshme të presjeve kanë nisur të sulmojnë shkrimet e shtypit dhe mediave të tjera. Epidemia e presjeve ka nisur të shfaqet , kudo , që javën e parë të muajit , Prill. I pari që , u sulmua nga presjet ishte, një artikull i Mustafa , Nanos në, gazetën Korrieri. “Sulmi i presjeve nuk ka pse të na çudisi,” thotë për Klubin e mëngjesit , publi , cisti Fatos Lubonja. “Kjo vjen nga autoritarizmi i qartë i Ed Ramës në Partinë Socialiste.” Nga ana e saj , Partia Socialiste ,, fajësoi krizën e ,ve tek korrupsioni i , votës që, shkaktoi Sali Berisha ,.

na përgjigjet Levinas me anë të një prolepsi – ai moral dhe ajo etikë që vendos pamundësinë e të qenit indiferent në origjinë të marrëdhënies së njeriut me të singjashmin. Me fjalë të tjera, duhet të nisemi nga nga arsyetimi se armiqësia rrjedh nga tërheqja, nga lidhja. Është pra dashuria, tërheqja nga i singjashmi - përgjegjësia e pashmangshme, që ngjall zemërimin, mbetjen e hatrit, urrejtjen deri edhe dhunën. Pasi sikundër edhe gjatë pasionit, nuk mund t’i vidhem Tjetrit që mbetet sidoqoftë i pakapshëm, pasi nuk mund të jem i barabartë me të afërmin, por veçse i përzgjedhuri, rob i tij, borxhliu i tij – që më ngjallet hera-herës agresiviteti. Sekreti i imoralitetit është pikërisht morali. Njeriu për njeriun është i afërt. Në fillim ishte tërheqja, simpatia, dashuria - e Mira. Tjetri si Kumtologji. Në se projektimi kohor gjithëhapsinor përvijon kuadrin e shkrimit, thur indin e intrigës, « alegoria e Fantazmës » hamletiane i shërben Kadaresë per t’i vënë fre irracionalitetit ; së fundi, për të kanalizuar hakmarrjen e verbër të përçudnisë komuniste – duke i bërë thirje një Fantazme tjetër jashtëpersonale, anonime pasi kolektive : “Një fantazmë po vërtitet në Evropë, fantazma e komunizmit”. Me këto fjalë fillon Manifesti Komunist i Marksit e Engelsit. Të kujton disi fillimin e “Hamletit” të Shekspirit. Ashtu si rojat e kështjellës së Danimarkës, shumë njerëz do të

kenë pyetur në kohën e botimit të tij: “Ç’është kjo fantazmë e re ?” Dhe më pas, pa dyshim do të vinte pyetja tjetër : Përse po shfaqet, ç’kumt po sjell ? Fantazma te “Hamleti” u shfaq për të kumtuar një krim dhe, natyrisht, për të kërkuar gjakmarrje. Manifesti komunist gjithashtu kumton një krim dhe kërkon një përmbysje, thënë ndryshe, një revansh. Këtë herë dhe krimi dhe përmbysja që kërkohet janë botërore. Dhe revanshi, merret me mend, ashtu do të jetë: i lemerishëm. Tufa e gjerë e admiruesve të Kadaresë përshëndeti pa asnjë dyzim përqasjen mjeshtërore mes dy « fantazmave » të shquara. Gjithë duke vlerësuar figurën e stilit, në shkrimin tim të parë, unë kritikova mungesën e lidhjes – besa një farë lajthitjeje, që u shkoqit pas leximit të një teksti të Derrida-s mbi fantazmat e Marksit. E pra, në dallim me Kadarenë, Derrida tejkalon përqasjejen lineare me « Hamletin » e Shekspirit dhe vëren se jo vetëm dramaturgjia e fantazmave është një konstante në veprën e Marksit (që nga « 18 Brumeri i Luis Napoleon Bonapartit », « Ideologjia Gjermane » deri edhe « Kapitali ») por edhe se më e dukshmja mes këtyre fantazmave është vetë « shpirti » i marksizmit – ai që është transportuar në kohë dhe që i ka rezistuar çdo praktike të vulgut dhe çdo interpretimi të dogmatikut....

(Vijon numrin e ardhshem)


12 Arlinda Guma

Si të gjithë ata që e kanë zakon të hedhin ndonjë rresht, në një file të çfarëdoshme kompiuteri, titulluar provizorisht si; “document 1”, e më pas, formëzuar e rradhitur në ndonjë faqe gazete ( në faqe të fundit ose të parafundit, pasi kreun e gazetave e uzurpon gjithmonë ideologjia ), më ndodh edhe mua të lexoj herë pas here përshtypjet e lexuesve. Dua t’i lë mënjanë polemikat, debatet apo vrullet nevralgjike të atyre, të pickuarve keqaz prej ndonjë fraze a ndonjë rreshti gërvishtës e çapraz, e të merrem pakëz me përshtypjet pozitive, të llojit; “uhh, sa kam qeshur me shkrimin tënd !”. Natyrisht, vlerësimet bëjnë mirë e përkëdhelin sedrën e çdokujt që merr mundimin të hapë një file të re, me titull; “document 1”, në kompiuterin e tij. E sigurisht që edhe sedra ime nuk ka se si të bëj përjashtim nga e gjithë kjo, në të mijtën e çastit ajo do ndihet e përkëdhelur. ( edhe pse e ka zakon të fluturojë ulët… pasi për fluturimet e ulëta nuk nevojitet biletë e shtrenjtë e klasit të parë ). Por vetëm në të mijtën e çastit ama… Më pas gjithçka shfryhet si një tullumbace e çpuar, e cila i lë vendin ndonjë pyetjeje me mëndjen time; - Po mirë që u gajase sa të dolën lotë, por në fund, a e rrudhe ndopak ballin ? Sepse nëse qëllimi i shkrimit tim, me titull provizor; “document 1”, do të ishte thjesht e vetëm; gajasja e lexuesit, unë, fare mirë mund të gjeja mënyra të tjera, më të lehta, e shumë më zbavitëse se qëndrimi spoliatrozik mbi ekranin e laptopit, si përshembull; të vishesha me rroba me kuadrata,“të mballosja” një hundë të kuqe si klloun dhe; “u kry”; edhe ashtu do arrija ta gajasja lexuesin, komodshëm madje... Ose, ose, një mënyrë tjetër, mund të qe edhe të vizatuarit e një palë mustaqeve mbi buzë, e hyrja në parlament për të plotësuar kuotën e tridhjetë përqindëshit, të grave shqiptare në vendim-marrje. Sigurisht edhe ashtu do arrija t’i gajasja lexuesit unë. Sepse siç edhe e dimë të gjithë, për të qenë përfaqësuese e denjë e gjinisë së ashtuquajtur; “delikate”, në parlamentin tonë, kusht themelor janë dhe mbeten; mustaqet. Pyetja që bëra diku më lart mbi vetullrrudhjen, është një pyetje që më përsëritet vazhdimisht në tru, e që po vazhdimisht më bën të mendoj se ndonjëherë, “document 1” nuk ia ka arritur qëllimit. Por nuk dua të hallakatem këtu e të merrem me luftën që i ka shpallur vetull-rrudhjes, botoksi, sepse ndoshta për këtë mund të flas më poshtë… Ndoshta them… se ndoshta jo…ose-ose, në ndonjë shkrim tjetër… ku i dihet… Por sidoqoftë, që të mos e haroj; ja një ide se si mund të formulohet një slogan publicitar, i suksesshëm mbi këtë produkt kaq frytdhënës; “ - Me botoks, juve nuk ju duhet të mendoni” – do të ishte slogani, shkruar me gërma të mëdha, mbi ballin e hekurosuar të një gruaje, e cila duket sikur nuk mendon qyshkur ka lindur. Ndërsa pas shpinës së saj, duket një turmë e stërmadhe njerëzish, edhe ata me ballë të sheshuar, e që nuk mendojnë gjithashtu... Kështu pa e zgjatur shumë, sot, o i dashur lexues, unë kam vendosur t’i thërras mendjes e të ndryshoj mënyrën e të shkruarit. Po, po, mos më shiko si i çoroditur nëpër germa. Sot, unë kam vendosur të të bëj me çdo kusht të rrudhësh vetullat ose të qash. Ndaj bëj gati për çdo rast, një shami të madhe, me të cilën të shfrysh hundët e të fshish lotët njëherazi. Prit…priiit…. më ndiq pra… ku po ikën ? Kafja e mbasdites dhe uji pa gaz në tavolinën vegjetative, të barit që frekuenton ti, apo pamja që

E enjte 22 | Prill 2010 |

Ngrihu e dil njëherë përpara pasqyrës dhe kqyre me kujdes atë boshllëkun tënd midis vetullave

Me botoks, nuk ju duhet të mendoni!

shihet përtej xhamave, e cila me që ra fjala, ashtu si mua, të ka ardhur në majë të hundës, mund të presin. ( e me që ra fjala sërish; sa e shtrenjtë kafja atje... ) Prit pra ! Kemi gjëra më madhore për të zgjidhur ne, o bashkëvuajtës ! Unë nuk mund të të lë të ikësh pa më lexuar deri në fund. Unë nuk mund të të lë të ikësh pa të bërë, për një herë të vetme, të qash, apo të rrudhësh vetullat. Mjaft më me të qeshura ! Pra,ku e e lamë,o bashkëvuajtësi im,lexues ?… -Tek shamia - do thuash ti i bezdisur. Dhe nuk mund të them se nuk ke të drejtë. Ti sidoqoftë, mbetesh një ndjekës i vëmendshëm. Mirë e ke ti, por puna është se unë akoma nuk kam vendosur për çfar të të flas. Më prit të mendohem pakëz. Po mendoj për ty, si për veten time. Ja përshembull; çfar teme do më bënte mua të qaja pa shumë mundime? Hmm… Më duket se e gjeta. Do të të flas për qentë. Dhe pikërisht për qentë e rrahur. I ke vrejtur ndonjëhere sjelljet e një qeni që e kanë rrahur për vdekje ? E ke vënë re si sillet ai kur merr goditjen e parë ? Se si, në fillim i kundërvihet me aq dinjitet rrahësit, e pastaj, me goditjen dytë, të tretë, të katërt, ai vetëm sa kuiset mbyturazi, e dinjiteti i rrëzohet i gjithi përtokë, atje ku ai përplas putrat nga dhimbja e nuk arrin t’i rezistoje më rrahësit? E ke vënë re ? Nëse ndonjë studies kafshësh do të vëzhgonte kujdesshëm sjelljet e tij, të mëvonshme, ai do arrinte në dy përfundime që dihen, që të dy të vërtetë, por krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri; Rasti a;

- Pas rrahjes, qeni do t’i lehë egërsisht çfarëdolloj qënijeje që do t’i afrohet, e sapo t’i jepet mundësia do ta kafshojë... Rasti b; - Pas rrahjes, qeni do t’i tundë bishtin gjithë përulje e do t’i serviloset çfarëdolloj qëniejeje që do t’i afrohet, e madje do t’i lëpijë edhe këpucët. Sudiuesi do arrinte në përfundimin se të dy rastet; edhe ai a, edhe ai b, janë shenja të pastra, dalluese, të shformimit të personalitetit të qënies.( kujdes këtu; qënies dhe jo qenit ). Natyrisht, ti bashkëvuajtës do më pyesësh përhumbur, nëse të qënit shqiptar përfshihet tek qënia. - Po, sigurisht - do të të përgjigjem unë, - edhe pse kjo mund të të ngjajë si një lojë fjalësh për të të hutuar ( në të vërtetë është… pse mos të të manipuloj njëçikë ?. si komb historikisht kemi dhënë prova se dimë mjaft mirë të manipulohemi, e vetë-manipulohemi, ashtu si asnjë komb tjetër. ). Kështu ji i duaruar e më lër ta vazhdoj manipulimin... Po pse, a nuk ke parë ti lexues, kur ke shkuar jashtë shtetit, ndonjë tabelë ku shkruhej; “- Ndalohen qentë dhe shqiptarët”? Po ç’them dhe unë, të pyes për jashtë shtetit, kur ti fare mirë, mund ta kesh vënë re këtë gjë, edhe këtu; brenda shtetit. Edhe këtu “shqiptarët” nuk është se i kanë dhe aq qejf “shqiptarët”. Kështu nëse do e pyesnim atë vëzhguesin e sjelljeve të qenve, se në cilin rast bëjmë pjesë ne, ( shqiptarët që nuk i durojmë dot shqiptarët ), ai do përgjigjej pa u menduar shumë; - tek rasti b. Për ta shpjeguar më saktë; studiuesi do n’a

klasifikonte tek rasti i bisht-tundjes. - Të rrahur nga gjithfarë ideologjish - do thoshte ai, - nga ideologjia komuniste, ( rasti a, qeni që i leh gjithkujt ) dhe nga një mish-mash, anestezik, i mëvonshëm, ( rasti b - qeni që i tund bishtin të gjithëve ), shqiptarët kane arritur në një fazë ku i japin të drejtë gjithkujt që u kërcënohet me një rrahje të re… ose edhe mund të mos u kërcënohet fare, por sidoqoftë, tashmë, nuk rrinë dot pa e tundur bishtin. - Pa prit pak, unë ende nuk të kam bërë të qash ? Po si është e mundur ? Mua gjithmonë më vjen për të qarë kur dëgjoj përfundimet e studiuesve për qenin e rastit b… dhe një dëshirë e çuditshme për ta braktisur apo dhuruar dikujt, nëse ai është qeni im... Por nëse do të rrekeshim të shpjegonim bishttundjen me shembuj konkretë, një shembull bindës do të ishte ky zelli ynë i madh për t’iu bisht-tundur të huajve. Ja përshembull; kohët e fundit u tha nëpër media se një studiues i huaj e ka quajtur gegnishten dialekt seksi. Me sa duket, nuk n’a ka qenë kurrë e mjaftë gegnishtja elegante e Martin Camaj-t për të n’a bindur për këtë gjë ne shqiptarëve. Jo, duhej me çdo kusht të vinte një i huaj e të n’a e thoshte këtë, që pas kësaj, ky fakt të tingëllonte lehtësisht i besueshëm në veshët tanë, shumë më i besueshëm se opinioni i ndonjë shqiptari “të parëndësishëm”. ( po aq “të parëndesishëm” saç, ndoshta, ai studiuesi i huaj në atdheun e tij ). E menjëherë pas kësaj o lexues, duhej të shkuleshin me qindra krijues e krijuese ( zot, sa e urrej këtë fjalë, a thua se të vetë-quajturit e kanë rrëmbyer me dhunë eskluzivitetin e saj )


13 Paradoksi është se aleatët e vetëm të vërtetë të muslimanëve jane ata që duke e përkrahur idealin e lirisë së të shprehurit, i ribotuan E enjte 22 | Prill 2010 |

Zizek: Ateizmi është trashëgimi për të cilën vlen të luftohet Me shekuj na thonë që pa fe ne nuk jemi gjë tjetër pos kafshë egoiste në luftim e sipër për hisen tonë, kurse moraliteti ynë ai i një lukunie; vetëm feja, thuhet, mund të na ngrisë në nivel më të lartë shpirtëror. Sot, kur feja gufon si burim i dhunës vrastare përreth botës, sa vinë e tingllojnë më zbrazët siguritë që na jipen se fundamentalistët e krishterë, muslimanë apo hindë vetëm janë duke i keqpërdorur dhe mbrapshtuar kumtet fisnike të besimeve të tyre. Po sikur ta rimëkëmbnim dinjitetin e atheizmit, njërës nga trashëgimitë më të mëdhaja të Europës dhe ndoshta gjasës sonë të vetme për paqe? Para më se një shekulli, në «Vëllezërit Karamazov» dhe veprat e tjera, Dostojevski na e tërhoqi vërejtjen mbi rreziqet e nihilizmit moral të patenzonë, duke argumentuar në qenësi që nëse Zoti nuk ekziston, atëherë çdo gjë është e lejuar. Madje filozofi francez, André Glucksmann, kritikën e Dostojevskit për nihilizmin e patenzonë e zbatoi në rastin e 11 Shtatorit, siç mund të merret me mend edhe nga titulli i librit të tij «Dostojevski në Manhatan». Ky argument nuk ka se si të jetë më i gabuar: Mësimi që na e jep terrorizmi i sotëm është ai që, nëse Zoti ekziston, atëherë çdo gjë, përfshirë aty edhe hedhje në ajër të mijra kalimtarëve të pafaj, është e lejuar—së paku për ata të cilët pohojnë të jenë duke vepruar drejtpërdrejt në emër të tij, meqë, qartazi, lidhja e dretjpërdrejtë me Zotin justifikon shkeljen e cilavedo nga kufizimet apo konsideratat që mendohen të jenë jo më shumë se njerëzore. Shkurt, fundamentalistët nuk mbetën aspak më të mirë se Komunistët Stalinistë “të patenzonë”, të cilëve u lejohej çdo gjë, meqë e mendonin vehten si instrumentë të drejtpërdrejtë të hyjnisë së tyre, Nevojës Historike të Kalimit në Komunizëm. Fundamentalistët, ato që u duken vepra të mira i bëjnë për hir të dëshirës së Zotit dhe për shëlbim; atheistët i bëjnë thjesht sepse ashtu duhet. A nuk është kjo gjithashtu edhe përvoja e jonë më elementare e së moralmes? Kur bëj mirë, nuk e bëj me qëllim që t’i hyj në qejf Zotit; e bëj se po nuk e bëra, s’e shiqoj dot vehten në pasqyrë. Vepra e mirë është, sipas përkufizimit,

shpërblim i vetvehtes. David Hume e tha thumbueshëm kur shkroi që mënyra e vetme t’i bëhet Zotit nder i vërtetë është të veprohet moralisht duke mos e përfillur ekzistencën e tij. Para dy vitesh, Europianët po e debatonin nevojën e përmendjes së Krishtërimit në parathënjen e Kushtetutës Europiane. Si zakonisht, u arrit gjer te një kompromis, të përmendet “trashëgimia fetare” e Europës me terme të përgjithshëm. Po ku mbeti trashëgimia më e çmuar e Europës moderne, ajo e atheizmit? Europën moderne e bën unike ajo që është qytetërimi i parë dhe i vetëm në të cilin atheizmi është opci-

on plotësisht i ligjshëm e jo pengesë për pozitë të udhëheqjes. Atheizmi është trashëgimí e Europës për të cilën vlen të luftohet, jo vetëm për arësye se krijon hapësirë të sigurtë publike për besimtarët. Ta marrim parasysh debatin që e kaploi Lubljanën, kryeqytetin e Sllovenisë, atdheut tim, gjersa po vlonte polemika rreth kushtetutës: a do të duhej t’u jeohej muslimanëve (shumica e tyre ardhacakë nga republikat e vjetra të Jugosllavisë) të ndërtonin xhami? Gjersa kundërshtimi i konzervativëve ndaj xhamisë ishte për arësyet kulturore, politike, madje edhe arkitekturore, revista

e të shkruanin derisa t’u këputeshin gishtat në gegnisht, madje nga shkruesit e zellshëm, pati plot dhe nga ata që u bënë qesharakë në sytë e botës, pasi këtë dialekt nuk e kishin “të mëmës” siç i thonë një fjale në toskërishte. Upss… më fal që shkrova; “toskërishte”, në vend që të shkruaja; “tosknishte”, sipas modës së fundit. Gjithashtu, pati plot dhe nga ata që kërkuan ta bënin gegnishten gjuhën tonë, zyrtare. Aq sa një ditë, në tirat përkthyese të një filmi në një stacioni shumë të dëgjuar, televiziv, vura re që qe shkruar; “troq” në vend të fjalës; “troç”. Duhej të n’a e thoshin të huajt këtë, ashtu siç duhej të n’a thoshin që atdheu ynë ka vajza shumë të bukura. Që kur e thanë të huajt këtë, djemtë shqiptarë filluan t’i shohin me më vëmendje vajzat rrotull tyre, por e theksoj, edhe një herë; kjo ndodhi vetëm se këtë n’a e thanë

të huajt… Pa duhej të n’a thoshin gjithashtu që ne kemi alpe të bukura. Menjëherë u shkulën shqiptarët siç e kërkonte moda, të gjithë nëpër kampingje malore, edhe këtë duhej të n’a thoshin ata, se ç’është e vërteta ne kujtonim se male kishin vetëm të huajt, sepse ashtu siç n’a duket se ata dinë e kanë gjithçka… ata fare mirë mund të kenë edhe male... Pa duhej të vinte në një studio televizive, shqiptare, Fabrizio Corona, një kapadai i pagdhendur, e ta gjunjëzonte intervistuesin shqiptar mu aty në shtëpinë e tij, e askush nuk do t’i thoshte gjysëm fjale, por vetëm do ta duartrokiste me duartokitje entuziaste; të blera e të pa-blera, e mbas duartrokitejve, publiku do t’i lëshonte një “uuuuuu”, ulërimë ekzaltuese, e miratuese, të stërzgjatur, kapadaiut, çdo herë që ai i kthente një përgjigje fyese intervistuesit, dhe s’ka gjë se

prezantuesi shqiptar mund të kishte lexuar rafte të tëra me libra, më shumë se ai. Ç’është e vërteta lexues, ato çaste nuk di pse pata një dëshirë të fortë të merrja telekomandën e të ndëroja stacion, dhe po ta mendosh hollë-hollë, ndjesia që pata, ishte e ngjashme me dëshirën për braktisje, ndaj qenit në rastin b ( lexo më sipër ). Po sa shkoi ora ? Pse nuk thua që qenka bërë vonë… Tani, më, unë nuk di ç’të të them tjetër, pasi më duhet ta ndryshoj këtë qëndrim spoliatrozik mbi kompiuter, se nuk dua të sakrifikohem deri në këtë pikë për hir të një manipulimi. Po nëse nuk të kam manipuluar deri tani, e nëse nuk të kam bërë sadopak të vetull-rrudhesh, do të thotë që do e lë këtë mision për shkrimin tjetër. Në shkrimin tjetër, në “document 2”, ndoshta

liberale javore «Mladina» ishte vazhdueshëm e zëshme në përkrahjen e saj për xhami, në pajtim me kujdesin e treguar që më parë për të drejtat e atyre që vinin nga republikat ishjugosllave. Nuk ishte befasi, duke qenë me qëndrime liberale, që «Mladina» ishte poashtu ndër publikimet e pakta Sllovene që i ribotuan karikaturat e Muhametit. Dhe, anasjelltas, ata që e shprehën ‘mirëkuptimin’ më të madh për protestet e dhunme të muslimanëve që u shkaktuan nga këto karikatura ishin poata të cilët rregullisht shprehnin brengosje për fatin e Krishtërimit në Europë. Këto aleanca të përçudnuara i ballafaqojnë muslimanët e Europës me një zgjedhje të vështirë: e vetmja fuqi politike që nuk i rrudhë në qytetarë të dorës së dytë dhe ua lejon hapësirën e shprehjes së identitetit fetar është ajo e liberalëve atheistë të patenzonë, gjersa më të afërmit me ushtrimin e tyre social fetar, shembëllimi i tyre i krishterë, janë armiqët e tyre më të mëdhej politikë. Paradoksi është se aleatët e vetëm të vërtetë të muslimanëve nuk janë ata që të parët i botuan karikaturat për vlerë të goditjes, por ata që, duke e përkrahur idealin e lirisë së të shprehurit, i ribotuan. Gjersa atheisti i vërtetë nuk ka nevojë t’ia bëjë vehtes qejfin duke i provokuar besimtarët me blasfemi, ai gjithashtu refuzon ta rrudhë problemin e karikaturave të Muhametit në problem të respektit për bindje të tjetrit. Respekti për bindje të tjetrit, si më e larta ndër vlerat, mund të jetë vetëm një nga këto dy: Ose trajtim i tjetrit në mënyrë paternaliste me shmangie të lëndimit të tij që të mos i shkatërrohen iluzionet, ose përqafim i qëndrimit relativist mbi ekzistencën e shumë “regjimeve të së vërtetës”, duke diskualifikuar si ndërhyrje të dhunme çfarëdo ngulmimi të pastër për të vërtetën. E po t’ia nënshtronim Islamin—bashkë me fe të tjera—një analize kritike plot respekt, por për atë arësye edhe jopak të ashpër? Kjo, dhe vetëm kjo, është mënyra e vetme t’u bëhet muslimanëve respekt i vërtetë: të trajtohen si të rritur dhe përgjegjës për bindjet e veta. Shqipërimi: Florent Rizvanolli do të të flas për Big Brother-in, për ngohësit e divanëve dhe gromësimat e tyre, “artistike”. Ndoshta them… ose ndoshta jo… ku i dihet… Po deri atherë, tani, përpara se ti t’ia mbathësh në atë kafenenë e mërzitshme, me pamje po të mërzitshme, por që kushton shtrenjtë, ngrihu e dil njëherë përpara pasqyrës dhe kqyre me kujdes atë boshllëkun tënd midis vetullave; - hë, a është rrudhur ndopak ? Nëse jo… me kë merrem dhe unë… Shënim i autores: Ka shumë të ngjarë që edhe ky shkrim, njëlloj si shumë shkrime të tjera, të shkaktojë ndonjë valë të re, protestash, të cilat shprehin “vullnetin e tyre, të lirë” duke i vendosur gjithfarë epitetesh autores. Por kjo është fare e parëndësishme. E rëndësishme është që; -Me botoks, juve nuk ju duhet të mendoni !


14

E enjte 22 | Prill 2010 |

Shkrimi i së dielës Projekti: Eliminimi i Bimbashit për një shoqëri civile më transparente, në prag të integrimit në Europë, dhe sfidat e qeverisjes në kuadër të emancipimit të gruas së `Bimbashit pas vdekjes të së shoqit në krye të detyrës Andi Kananaj, Arbër Zaimi – featuring Ermira Danaj 2010.

Jemi tek Radio. Përjashta bie shi, një shi i imtë e acarues, si nervat e lodhura të banorëve të vjetër të Tiranës, të dhunuar tash e 575 vjet prej dhunës gjakpirëse osmane të Prof.Dr. Sulltanit Mehmet i Gjashtëmbedhjetë. Jemi pa çadra, kështu që konjaku i famshëm nuk bie mbi çadra, por drejt e në gurmazet tanë të tharë prej mallit dhe dëshirës për një Shqipëri të lirë. Shoqja jonë, Mira, sapo u bë fan në Facebook e konjakut të famshëm Remy Martin, i njohur për shijen e tij antishqiptare. Konjakut Skënderbeu i ranë menjëherë aksionet. Meqenëse është prill, pra muaji i dorëzimit të aplikimeve për projekt propozime për financim te donatorët e huaj në Shqipëri, çeta e G99 është tërhequr nga jeta sociale, dhe merret me 48 orë punë në ditë, 24 orë në ditë protestë, 24 orë në ditë shkruajnë projekte, sepse i ka ngarkuar Rama me

protestën e 30 prillit. Hapësirën e lënë bosh nga trimat e Erionit, po e zëmë ne, trimat e Kaçit, meqë ka dalë llafi që jemi me Blenblushin. Duke dashur që të bëjmë diçka të mirë për këtë vend, lal, vendosëm që të mblidhemi me stafin në mëngjes, diku midis orës 16:00 dhe 20:00, dhe të përcaktojmë grupet e punës. Duhet krijuar një situatë win-win, dhe duhet të diskutojmë tete-a-tete, që të japim një zgjidhje quid-pro-quo për këtë amulli pranverore që shkaktojnë calls for applications. Duke gërmuar nëpër rrënojat e arkivit të Partisë Demokracia Sociale gjetëm të shkruar në një pergamenë minutat e takimit mes çetës së Çerçiz Topullit, një mëngjez të ftohtë prilli, këtu e shumë vjet më parë. Kuriozë siç jemi vendosim të shpenzojmë këto pak orë të lira që kemi, duke lexuar minutat e trimave të Çerçizit. Para se të shkruante projektin e vet

me titull “Eliminimi i Bimbashit për një shoqëri civile më transparente, në prag të integrimit në Europë, dhe sfidat e qeverisjes në kuadër të emancipimit të gruas së Bimbashit pas vdekjes të së shoqit në krye të detyrës” shefi i logjistikës së Çetës, providoi për trimat cigare Marlboro të bardhë pa pullë, malako greke, dhe konjak skënderbeu me tre ylla, që të mos hallakateshin gjatë punës. Hajredini kërkoi dhe një pica hallall dhe pak amita qershie që të hollojë konjakun. Dihet si e kanë këta të rinjtë, nuk pinë më alkol të fortë. Çerçizi ishte me diete, dhe porositi vetëm bukë integrale me djathë danez dhe një suko pjeshke, se i ishte ngritur sheqeri në gjak. Hito Labi kërkoi të mbante me vete librin e Naomi Klein, dhe parfumin e tij të preferuar Idole nga Dior dhe kërkesa për të mbajtur facebookun hapur nuk u pranua, se bënte vetëm chat. Bajua kishte veshur pandoflat e tij rozë të cilat këmbëngul që i rrisin fantazinë kur i mban veshur. Mihali

nuk hiqte nga veshët kufjet e Ipod-it të tij, dhe mbllaçiste orbit pa sheqer me shije pjepri, i mërzitur sepse pasdite iu dogj takimi me një konviktore bukuroshe nga Mallakastra.

përshembull të mbjellim nga një rrap për çdo qytetar të Tiranës. Le të quhet platforma “Një qytetar një rrap – mundësuar nga ambasada hollandeze në bashkëpunim me Coca Cola”.

Rreth orës 10:43 minuta paradite, filloi takimi, pas një shtriqjeje të gjatë e konsistente. Shtellungat e tymit mbulonin fytyrat e vrazhda të trimave të ashpër. Mustaqet e tyre të spërdredhura linin të kuptohej që nuk kishte për të qenë një ditë e qetë. I pari foli Çeçoja, me zë të hollë e të qëruar, meqë ishte nga qyteti. Nga këtu e tutje, po riprodhojmë fjalë për fjalë diskutimin:

Hyn Mihali dhe thotë – A fusim ndonjë trim në Big Brother, që të fitojë 100 000 mexhite floriri duke u shpallur hetero? Se ne maleve rrimë, burra jemi të tërë, kështu që e besueshme është.

Çerçizi – Jemi keq me lekët vëlla, nuk po botojmë dot as gazetën Gazeta. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Unë po jap dorëheqjen. Hito Labi – Jam dakord me dorëheqjen e Çeços, kandidoj unë për kryetar. Kam disa platforma të mira përtej të majtës dhe të djathtës,

Çeta nis të bisedojë me zë të lartë, nis konfuzioni. Disa janë pro, disa janë kundër sepse nuk e kuptuan fjalën hetero. Si përfundim vendoset që Çerçizi të mos largohet, ndërsa hyrja në Big Brother shtyhet për në një moment më të vonë, pasi ende s’njihnin asnjë mik te TopChannel që të siguronin fitoren. Çerçizi i mërzitur kthehet në sallë me zinxhirin e pantallonave gjysëm zbërthyer. Ai tha:


15

E enjte 22 | Prill 2010 |

- Pa mua s’bëni dot asnjë çap përpara, jeni të paaftë. Se ju nuk dini të punoni si unë, që zgjohem në 7 të mëngjesit dhe deri në 7 :30 kam takuar 5 donatorë. Hajredini ndërkohë bërtet game over. U zbulua më vonë që nën tavolinë po luante me nintendon e tij. Si përfundim u vendos unanimisht që projekti duhet të kishte të bënte me një qeverisje më të mirë, dhe me dënimin e korrupsionit. Vendosën që si fazë të parë të projektit të instaloheshin disa kuti jeshile nëpër qytet ku katundarët të mund të denonconin korrupsionin. Projekt shtesë për të nxjerrë pak lekë më shumë ishte fikja e telefonave mbasdite për të shtuar kursimin. Hajredini, si radikal që ishte, vendosi status në Facebook, “Jam trim”. Menjëherë i bënë like të gjithë gazetarët, dhe nisi një seri artikujsh me titullin “Jam trim”, në mbrojtje të të drejtave të trimave në këtë shoqëri frikacake. Artikulli që e prishi ritmin ishte i Edmond A., katundar, që shkruajti nën titullin “Jam dhjaks”, në mbrojtje të establishmentit. Objektivi kryesor i projektit ishte vrasja e Bimbashit, objektiv që synonte përmbushjen e kërkesave të donatorëve për një qeverisje më transparente, për involvimin e aktorëve të ndryshëm në vendimmarrje, për rritjen e ndërgjegjësimit të policisë së shtetit mbi të drejtat e veta, për një media më të lirë, e për arritjen e standardeve të mirëkuptimit midis niveleve lokale e qendrore të qeverisjes në Mashkullorë. Metodologjia e vlerësimit që do të përdoret është në dy nivele, sasiore dhe cilësore. Sasiore është numri i trimave që do marrin pjesë në aksion, si dhe numri i të vrarëve, ndërsa cilësore është kënga që do këndohet më vonë nëpër mediat publike. Buxheti kuptohet që u fry pak, që të mbeten ca lekë për Gazetën. Shpenzime të nevojshme për realizimin e aktiviteteve janë ato logjistike, për të blerë tre kuaj, një mushkë, dhe benzinë. Gjithashtu kosto telefonike, kancelari, dhe një palë opinga të reja shajaku për Hajredinin që i ishte rritur numri i këmbës. Rrogë do marri vetëm Çerçizi, që është i martuar, ndërsa të tjerët do paguhen me honorare. Bajua kërkoi të blinte dhe një sfungjer për në vaskë në formë rosaku. Pistoletat i kemi vetë, na jepni graso që ti pastrojmë. Mihali le të merret me nxjerrjen e NIPT-it, si i vetmi që di të shkruajë e të këndojë. Shoqata e krijuar do ta ketë emrin “Lëvizja Civile te Rrapi 99”, do të jetë e pavarur. Vizito www.LCTR99.org. Ky projekt do të ketë këta përfitues: 1. Fëmijët dhe të rinjtë e zonës, që do shofin gallatë. 2. Fëmijët dhe të rinjtë e zonës, që do shpëtojnë nga dhuna represive anadollake e bimbashit të policisë së

shtetit. 3. Nënat e fëmijëve dhe të rinjve të zonës, që do jenë më të lumtura kudo që ndodhen. 4. Të rinjtë lazaratas që do mund të vijojnë trafiqet e tyre të padëmshme, pa i vënë kush re. 5. Këta që parkojnë keq kuajt anash rrugës, që s’do marrin më gjoba, se u grinë. 6. Babi i Hajredinit, që do i vritet çuni në aksion, dhe do marri pension qyl gjithë jetën. 7. Kalamajtë e Bimbashit që do marrin bursë të UET se janë fëmijë polici të rënë në krye të detyrës. 8. Çerçizi që do marri rrogën. 9. E majta në përgjithësi. 10. Do ketë qeverisje më të përgjegjshme në raport me qytetarin duke mbajtur parasysh rekuizitat e Bashkimit Europian në lidhje me trajtimin e të burgosurve minorenë në burgjet mbushur me perversë. 11. Donatori do përfitojë reklamë të pamerituar për sa kohë të vazhdojë kënga. 12. Kënga që do marri pjesë në Festivalin Europian të Muzikës dhe do votohet nga vendet armike. Ky projekt ka këta stakeholders: Stakeholders primarë: Çeta, sidomos Çerçizi që kontrollon nga plazhet e Antalyas gjithë ope-

racionin. Stakeholders Sekondarë: Hajredini që vdes, dhe vetë Bimbashi, pa bashkëpunimin e të cilit nuk do mund të kryhej vrasja e tij. Stakeholders terciarë: Bashkia Tiranë, dhe cirku i Kiço Londos. Pikat e kontaktit: info@vritbimbashin.org Projekti ka perspektivë vazhdimi, sepse me financimin e komunitetit evropian Çerçizi do të ketë mundësi të vrasë gjithë shokët e vet, si dhe gjithë krerët e policisë rajonale në emër të integrimit. Kjo do të kontribuojë në rritjen e kreativitetit artistik vendor, sepse Arben Duka do bëjë një tjetër vjershë pa shije, por me rimë, me të cilën do të qeshë gjithë partia e skraparlinjve në koalicion. Këtu trimat e lanë konjakun. U çuan më këmbë. Dhe e shpallën mbledhjen të mbyllur. I ngarkuar me punë për projektin ishte Mihali, autori i poezisë “për mëmëdhenë”. Këtu dhe autorët e këtij shkrimi e mbaruan konjakun. Te tavolina përballë u ulën tre konviktore. Nuk rrihet më… pastaj dhe shiu sikur u rrallua…

Pas vizitës në Mauthausen Shkelqim Cela

Fjalët gotike me plagë sqeparësh, Gjymtyrët e shkronjave gjymtuar, Ashkla zanoresh, gjak i murrmë alfabeti, Tabelat në sheshe si udhëzime kampi, S-të dyfishe SS mbi strasse, Gasthaus u bë vetiu Gasthausen “Shtëpi gazi”, fantazmash, Por bujtësish kurrësesi. Kordon blu, Bratwurst, Schnitzel krematoriumi, Ndërsa Klaudia, tirolezja, që bënte shoqëri Mori një hije gardiane të hekurt. Austri fine, ngrirje e bukur, Simetri harrezash drejtvizore – Mauthauseni Zile mëngjesi në tëmthat qull me gjumë, Rrjetë merimange mbi fytyrën me avuj zgjimi, Zhavor në sytë që ngrenë trarët e rëndë të qerpikëve, Këmishë zmerili, Këpucë e ngushtë, E çarë Që fut gozhdë dhe shi të imët Squfuri, Serë e shkrirë ku mbesin tabanët, Gjurmët e tua në ligatinë xhurasiku, Gjyle plumbi në këmbë skllavi. Kërkova të kaltrën më kot Nëpër qiell e Danub. Mesditë e mugët E pagëdhirë pas Natës vrastare me seks shterrues, Djegie gjenitalesh, shiringa, morseta, Ku mashkulli poroz u shtrydh nga limfa Dhe gërshëra femërore nuk njohu mëshirë; Ngjyrat e botës i thithi vrima e zezë Mauthausen. Ferra, transhe, ujë pellgu me okside hekuri, Brisqe xhilet me shkumë pis nga gjaku Dhe presje qimesh; frikërat e fëminisë Me ndryshk tetanozi, pus për rast lufte dhe qen vetullverdhë Në pragje armiqsorë Gjitonësh. Filli i frikës Si spango tërheq balonën e fëminisë. Të rrëgjon Mauthauseni Sikur ujin e burrit ta thith Prej poresh, Gur mbi sfungjerin e gjoksit, Kohë negative, hipnozë Regresive gjarpëri, Të bën embrion Me ankthe çizmesh që afrohen në rrugicat e rropullive Të mëmës, Trok mongolësh në luginat e placentës, Persë dhe ters në qafat e mitrës,

Të çon në origjinat e frikës Me bulurima rrëshqanorësh me luspa Të ftohta Thonjsh prej çeliku, Ku skeletet e angushtisë kërcore vrasin shpatullat e qenies Para se të bëhen vertebra Frike Fshehur nën mish e lëkurë. Klaudia, Flokët e tu, Dhe bari, mullagat, Gjithë bardh’ e zi Si TV daltonik Me film depresioni. Një leckë çimentoje Më fshin dyshemetë e retinës Nga lëngjet dhe orvatjet e ngjyrave. Është një grua kokërruar me uniformë vija vija Që fshin dhe shtrydh në kovë Ngjyrat e mia. Austri pa bjonde si alpe pa borë, Pa bjondet e rreme Në veçanti. Bën vapë, thuhet, globalisht, Akulloret në Schonbrunn ta shtojnë etjen, Nuk ftohin, Qymyrgur në qiell Dhe në telat e violinës së Mozartit, Linjit pa limit Re e errët hiri të ngurtë nga vullkani Toba Diku afër Linzit. Kuqset qukse Zhdukur gjithashtu, Shalëbardhat me hundë majuce, Një zdrukth rruspoi vargmalet e portreteve Të preferuar të femrës, E di që lëndina shënbrunse Si dhe livadhet supozohen të jenë të gjelbër, Lopët paqësore të fshatarëve organikë supozohet të muallijnë belbër, Asaman moj luleverdhë, luleshurdhë, luleverbër. “I could kiss you, but not kill you” Fraza hyrëse nuk vrau askënd Veç ftohtësisë së saj që mbaronte me “ung”, Si fjala “tung” që s’e shqiptova dot kurrë; Në mbaresën cung të puthjes saksone Dy SS u ngritën, u ngrinë, Achtung! Gatitu si dy “l”, krongjij të akullt Nën pullazet e së dashunës botës son’ Në vdekje një rrokëshe, teksa Mauthauseni Përpinte diellin në perëndimin pa zë Të Austrisë së Sipërme si një umlaut Me dy yje vetmorë dhe trist mbi të…


16

E enjte 22 | Prill 2010 |

Krenar Zejno

Mesa duket më njëzetetre të prillit paskan vdekur në të njëjtën datë dy kolosët, Shekspir dhe Servantes. Kështu e thotë edhe UNESCO, dhe prej disa vitesh këtë ditë e ka proklamuar dhe shpallur: Dita Botërore e Librit. Shumë e thjeshtë: për të mos krijuar ndonjë problem “diplomatik” dhe për të qenë politically correct, si dhe për t’i lehtësuar punën burokracisë së sërës së lartë, dy kryegjenitë paskëshin vendosur të ikin nga kjo jetë në të njëjtën datë, a thua kanë vdekur vërtet, me gjithë këtë peshë imortaliteti të tyre! Sa kurioze do të ish të dinim sesi ne, njerëzia, mund të kishim qenë pa ta, e si do të ngjanim jashtë atij kuadrati Otello - Makbeth - Sanço - Don Kishot?! Meqë, në fakt, jemi pashmangshmërisht ndërtuar apo vetëthemeluar si projeksion i miteve dhe bëmave që gjenitë patën pjellë përmes kryeveprave të tyre. Dhe që tashmë janë edhe tonat. Ose, më saktë, ngaqë neve jemi ne që jemi e këta që jemi pikërisht edhe për hir të tyre. Shekspir dhe Servantes: njëri shpikës i njeriut dhe tjetri i fjalës së kësaj shpikjeje, romanit. Përtej vdekjes apo përjetësisë, iniciativave të mira dhe të mirës së burokracisë, e vërteta është se 23 prilli mbetet dita e Shën Jordit dhe legjendës së tij. Dhe siç dihet, legjendat dhe mitet na kanë ngelur si të vetmet të vërteta absolute. I vetmi proces-verbal që s’ka nevojë për vërtetimet tona, pasiqë ne i lindëm ose i gjetëm për të mbetur vetë pengu i tyre. Për ta njohur veten dhe të tjerët përmes tyre. E kështu, sipas legjendës në fjalë, kur Jordi e vrau dragoin për të shpëtuar princeshën e Katalonjës, ne thamë, ose legjenda na tha, se nga gjaku i përbindëshit që pat kërcënuar dashurinë bulbëzoi një syth trëndafili. Një trëndafil që djaloshi e rroku sa hapembyll sytë dhe ia dorëzoi, domethënë dhuroi, princeshës së tij. Dhe, kësisoj, ky u bë trëndafili i dashurisë, i një dashurie prej princeshe të vërtetë dhe princi të kaltër që po vërtetësohej. Ashtu si jeta që pjell kaltërinë e pavdeksisë nëpër librat qiellor, në të cilët mandej rriten ato të vërtetat më të vërteta se vetë jeta. Sot në Katalonjë është dita e Saint Jordit, e cila latinitetit të Italisë i kumbon San Giorgio dhe këtu ndër ne Shën Gjergji. Ndërsa botës së artit dhe librit kjo ditë i është veshur me petkun e nismës “një trëndafil për një libër”. Si një realitet këmbimi në këtë klering sa arkaik aq metaforik të ndjenjës me kulturën. Brenda të njëjtit trekëndësh metafore princërore, le ta quajmë DEA: Dashuri, Emocion, Atraksion. Janë gjithandej çiftet në mbarë botën e kulturuar që sot i dhurojnë njëri-tjetrit shkëmbimin e një libri me një lule ose të një luleje me një libër. Legjendë apo nismë, lulja mbetet po lule, libri po libër dhe dashuria po ajo. Gjëra pa të cilat ajo që e quajmë kultura nuk do t’ia mbërrinte dot të ishte edhe kulturë. 23 Prill. Zenit, Tiranë

Një shenjë

trëndafil për një shenjt librofil Përtej vdekjes apo përjetësisë, iniciativave të mira dhe të mirës së burokracisë, e vërteta është se 23 prilli mbetet dita e Shën Jordit dhe legjendës së tij. Dhe siç dihet, legjendat dhe mitet na kanë ngelur si të vetmet të vërteta absolute


Gazeta Nr. 28