Issuu on Google+

E MERKURE 24 SHKURT 2010 - VITI 2 I BOTIMIT - NR 7 (20) - ÇMIMI 20 LEKË

“Çdo rezistencë është thyerje në mendim, nëpërmjet kumtit të tehut real të situatës”

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut!

GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA INSTITUTI “ANTONIO GRAMSHI”, TIRANE

E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1)

02 kosovë Festa që na bashkon Dy vjet më parë u festua shpallja e pavarësisë, kurse në vitet 2009 e 2010 u festua njëvjetori, përkatësisht dyvjetori i saj. Sot nuk mbahet mend aq Deklarata e Pavarësisë...

03 analiza Po gjumi si ju zë? Shqiptarët këtë fillim viti 2010 po përjetojnë lojën më të madhe iluzioniste që ky komb mund të ketë kaluar në historinë e tij. Një lojë perverse që e ka kthyer “ëndrrën e zhvillimit” në makthin e represionit politik dhe ushtarak në të gjithë...

përkthim Rezistenca logjike

06

Në prag të këtij libri që i kushtohet rrokjes filozofike të politikave (« Abrégé de métapolitique », 1998), do të doja të emërtoja mësuesin tim të parë përsa i përket rrokjes filozofike të shkencave, Georges Canguilhem, i vdekur para pak vitesh dhe të cilit, kur është fjala për figurën...

opinion 08 Iluzioni po zëvendëson realitetin Rrugës për në punë më qëllon të kaloj pranë një barakeje të mjerë që shet shtypin e ditës, revista dhe libra. Gjithmonë më ka bërë përshtypje kontrasti...

studim Analiza e Analistëve

10

Në Shqipëri tashmë është etabluar profesioni i “analistit politik”, mirëpo mbetet për t’u themeluar akoma kritika ideologjike dhe sociale e premisave, mbi të cilat analistët ndërtojnë analizat e tyre....

Bacë! Je në

BURG!

KONTRIBUTORE | Albin Kurti, Arber Zaimi, Avni Zogiani, Besnik Pula, Blendi Kajsiu, Blendi Salaj, Bora Baboçi, Idlir Azizi, Leart Kola, Lulëzim Hoxha, Krenar Zejno PERKTHIME | Alain Badiou, Jacques Ranciere - Orges Azizi


2

E mërkurë 24 | Shkurt 2010 |

Duke mos e kuptuar se çfarë pavarësie ke shpallur, ajo që t’i ndodh pavarësisë rregullisht të befason mandej

Festa që na bashkon Shqiptarëve tradicionalisht nuk u janë plotësuar kërkesat Albin Kurti *

Dy vjet më parë u festua shpallja e pavarësisë, kurse në vitet 2009 e 2010 u festua njëvjetori, përkatësisht dyvjetori i saj. Sot nuk mbahet mend aq Deklarata e Pavarësisë dhe teksti i saj, ashtu siç nuk mbahet mend as çfarë saktësisht u përmirësua në jetën tonë prej kur u shpallëm të pavarur. Shpallja e pavarësisë mbahet mend, para së gjithash, si festë e shpalljes së pavarësisë. Balonat kaltër e verdh te obelisku NEWBORN, duartrokitjet frenetike të deputetëve të verbuar nga blici kolektiv i aparateve fotografike, boritë shurdhuese të makinave në rrugët e Prishtinës... Festimi i përvitshëm ishte festim i festës së parë. Për çdo 17 shkurt në Kosovë përsëritet festa. Për çdo 17 shkurt Kuvendi i Kosovës e përsërit seancën solemne minus leximin e tekstit të Deklaratës së Pavarësisë. Televizionet kosovare kur evokojnë 17 shkurtin e vitit 2008, nuk ndalen fare te teksti i pavarësisë, por tek nënshkrimet e politikanëve poshtë tekstit. Përpjekja për identifikimin e shpalljes së pavarësisë me pavarësinë pasohet edhe me orvatjen tjetër për identitifikimin e nëshkrimeve të politikanëve në fund të Deklaratës së Pavarësisë me vetë atë deklaratë. Askush nuk do t’ia dijë për tekstin e deklaratës, për atë se çka në të vërtetë është shpallur. Çdo gjë përqendrohet në fjalën ‘pavarësi’ e cila tashmë nuk është fjalë dhe as tekst, por imazh e logo. Pavarësia është bërë emër feste, sikurse bajramat, pashkët apo krishtlindja. Secilin vit, Dita e Pavarësisë shërben si moment i pavarësisë. Një ditë para ose pas, dhe secilën ditë para ose pas saj, nuk ndjehemi të pavarur. Ngjashëm si me ditën e zgjedhjeve që ka mbetur e vetmja ditë e vitit kur qytetari mund ta ndjejë disi demokracinë. Në fund të mbrëmjes të 17 shkurtit të çdo viti, teksa ndahen miqtë që kanë festuar së bashku, do të mund t’i thonin njëri-tjetrit: mirupafshim në pavarësinë e ardhshme! Politikanëve sigurisht se nuk iu konvenon që qytetarët e Kosovës ta mësojnë tekstin e Deklaratës së Pavarësisë. Ministria e Arsimit s’para e promovon atë deklaratë nëpër shkolla, fakultete e institucione edukative dhe shkencore. Imazhin e pavarësisë nuk duan ta ndërlidhin me tekstin e deklaratës dhe domethënien e tij. Asnjë gazetë ditore në Kosovë nuk e publikon Deklaratën e Pavarësisë me rastin e përvjetorit të saj. Politikanët dhe (krye)redaktorët e afërt të tyre nuk duan që ta përkujtojnë Deklaratën e Pavarësisë. I gjithë sistemi në Kosovë mbijeton duke fshehur dallimin midis pavarësisë së njëmendtë

barbarë. Ndonëse pikërisht civilizimi është ai që është përhapur me dhunë. Dhunën më të madhe në këtë botë përgjatë gjithë historisë nuk e kanë bërë ata që janë quajtur barbarë, por mu ata që i thoshin vetes të civilizuar. Meqë politikanët tanë besojnë se i gjithë civilizimi është veçse perëndimor, me ftesën e tyre drejtuar qytetarëve për festim të civilizuar ndoshta ata, në fakt, po i thonin perëndimit që të mos na dhunojë për të na civilizuar.

dhe asaj që është shpallur më 17 shkurt 2008. Përveçqë pavarësia si emër i ri i Kosovës përmendet gjithsej 3 herë, ndërkaq emri i Ahtisaarit 8 herë, kjo deklaratë flet urtë e butë për Serbinë, i referohet Rezolutës 1244 dhe e fton sundimin ndërkombëtar mbi Kosovën. Të gjitha këto bash në tekstin që duhej ta shpallte Kosovën të pavarur. Asnjë partie politike kosovare nuk i levërdis që anëtarët dhe simpatizantët e saj ta lexojnë e analizojnë tekstin e Deklaratës së Pavarësisë. Për pasojë, (krye)redaktorët e mediave nuk preferojnë që lexuesit, dëgjuesit a shikuesit e tyre të njoftohen me përmbatjen e kësaj deklarate. Deklarata e Pavarësisë është aty që të mos lexohet e mësohet. Asaj duhet t’i njihet vetëm titulli dhe nënshkrimet e deputetëve në fund të saj. Teksti i de-

Besnik Pula

Në Shqipëri tashmë është etabluar profesioni i “analistit politik”, mirëpo mbetet për t’u themeluar akoma kritika ideologjike dhe sociale e premisave, mbi të cilat analistët ndërtojnë analizat e tyre. Kjo analizë e analistëve, një analizë sociale e aktivitetit të analistit që duhet të bëhet paralelisht me analizën e produkteve të tyre ideologjike, përbën njëkohësisht bazën për ndërtimin e një kritike të ideologjisë, kritikën e doksës dominante mbi të cilën është ndërtuar hegjemonia e re politike. E në këtë gërshetim strukturash analisti, zëri i të cilit paraqitet si i privilegjuar në komentimin e ngjarjeve politike, zë një pozicion të veçantë. Ky pozicion përkufizohet pikërisht nga roli kontradiktor që luan

klaratës funksionon si një domethënie në mungesë: është aty pikërisht që të mos jetë. Për këtë arsye, qytetarët e Kosovës befasohen kur TMK-ja u shuhet dhe u thuhet që FSK-ja s’është ushtri, kur vjen Plani 6 Pikësh i Ban Ki-moon-it apo protokollet EULEX-Serbi, kur forcohen strukturat paralele të Serbisë apo kur të njëjtat i djegin pikat doganore. Duke mos e kuptuar se çfarë pavarësie ke shpallur, ajo që t’i ndodh pavarësisë rregullisht të befason mandej. Po nevojitet kalimi i viteve të tëra që të merret vesh, së pari, se shpallja e pavarësisë nuk është vetë pavarësia dhe, së dyti, se çfarë në të vërtet është shpallur atëherë kur është shpallur pavarësia. Në ditën kur do të duhej të festohej substanca e pavarësisë së shpallur, bëhet festë pikërisht që të mos kupto-

het se ajo substancë mungon. E pastaj edhe festës i zbrazet substanca. Ashtu sikurse që pavarësia s’është tamam, as festa s’bëhet tamam. Thanë se duhet festuar, por disi edhe se nuk duhet festuar. Sepse, duhet festuar me dinjitet, të qetë, të civilizuar, të matur, me rend të duhur, të kujdesshëm, shumë paqësorë, me rregull etj.etj. Imazhi që njeriut i përfytyrohej nga paralajmërimi i festës ishte ai një festimi të përmbajtur aristokratik ose ai të burgosurve të cilët festojnë me tepër shumë kujdes. Shqiptarëve tradicionalisht nuk u janë plotësuar kërkesat dhe vazhdimisht prej tyre është kërkuar që të lëshojnë pe në një seri të pafund kompromisesh. Po aq vazhdimisht, me rastin e suksesit të pjesshëm, atyre u është bërë thirrje për festim paqësor e të civilizuar. Thuajse janë njerëz

Siç e kemi parë përgjatë muajit shkurt, as kësaj radhe pushteti nuk i kurseu paratë tona, që në paraqitje të panumërta mediale, t’i inkurajonte të gjithë qytetarët e Kosovës ta festonin përvjetorin e pavarësisë së bashku. Të gjithë dhe bashkërisht. Pra, edhe ata që u pasuruan me rroga të majme e tenderë, edhe ata që u varfëruan e sërish s’gjetën vend pune; edhe ata që ia rrudhën territorin Kosovës, edhe ata që e pësuan direkt nga kjo rrudhje; edhe ata që po e shesin pasurinë publike e shoqërore të Kosovës duke mbledhur ca ‘dromca’ milionëshe për vete, edhe ata të cilëve iu shit kontributi shumëvjeçar e iu mbyll perspektiva; edhe ata që kanë truproja sepse e dinë që mund t’i rrezikojë populli i vet, edhe ata që vetë duhet të bëjnë roje sepse po i rrezikon shteti i huaj. Të gjithë bashkë të festojnë! – thotë Qeveria – pa dallim etnie, race a gjinie. E, në fakt, ajo më së shumti po mendonte: pa dallim klase. Përveçse për të maskuar shpërputhjen ndërmjet dokumenteve zyrtare dhe retorikës së zyrtarëve, festa gjithëpërfshirëse është shndërruar në një tjetër mekanizëm për të mbuluar dallimet gjithnjë e më të thella sociale ndërmjet klasave të njerëzve. Mbase, kur feston edhe fukarai, i vetmi që gëzohet më shumë se vetë fukarai, është pushteti. *Prishtinë, 18 shkurt 2010

Shënime për një Sociologji Kritike të Rolit të Analistit

Analiza e Analistëve analisti në raport me fushën politike, atë gazetareske dhe atë intelektuale. Analisti nuk është politikan, mirëpo ai merret me politikën. Analisti nuk është intelektual, mirëpo ai kultivon imazhin e vetës si të tillë. Analisti ngarkohet me më pak punë se sa gazetari, mirëpo statusi social i tij është më i lartë se ai i gazetarit, ndonëse formalisht i përkasin së njëjtës fushë. Dhe analisti, ndërsa përpiqet ta paraqesë zërin e një “qytetari të thjeshtë”, nuk është fare i tillë. Pozicioni që gëzon analisti është pasojë e “privilegjeve” të akumuluara shoqërore, në radhë të parë një akumulim i caktuar

i kapitalit kulturor dhe shoqëror, nga të cilët janë privuar kategori të tëra shoqërore, dhe jo një pozicion shoqëror që ai e okupon si pasojë e rrethanave dhe rastësisë. Analisti flet “në emër të publikut” ose “për interesin e publikut” vetëm pasi të jetë arritur shkëputja e tij nga eksperienca sociale e mesatares së publikut, pasi ai të jetë ngritur në rangun e një publicisti me të drejtë fjale, autoriteti i të cilit autorizohet nga instancat dominante të sferës publike (redaksitë, pronarët e mediumeve etj.). Aktiviteti kryesor i analistit është polemika, ndërsa mediat janë arena

kryesore e realizimit të aktivitetit polemizues. Çdo gazetë sot ka një seksion të veçantë për “analizën” (faqet e rezervuara për editoriale dhe opinione), ndërkohë që në treg ekzistojnë publikime të veçanta që mision qendror kanë botimin e polemikave, të kuptuar si një zhanër i veçantë shkrimi autorial, i cili objekt ka komentimin dhe gjykimin e ngjarjeve politike, dhe si pasojë marrjen e një pozicioni politik nga autori. Edhe në televizion, përkundër asaj që zhanri i prezantimit të editorialeve... (Vijon në faqe 10)


3

E mërkurë 24 | Shkurt 2010 |

Shqipëria e përjetoi ditën e 20 vjetorit të rënies së monumentit me po të njëjtat probleme që kishte atëherë

Po gjumi si ju zë? S’kemi arritur të festojmë qoftë dhe një palë zgjedhje të pakontestueshme Leart Kola

Shqiptarët këtë fillim viti 2010 po përjetojnë lojën më të madhe iluzioniste që ky komb mund të ketë kaluar në historinë e tij. Një lojë perverse që e ka kthyer “ëndrrën e zhvillimit” në makthin e represionit politik dhe ushtarak në të gjithë hapesirën shqipfolëse. Shqipëria politike e perjetoi ditën e 20 vjetorit të rënies së monumentit me po të njëjtat probleme që kishte para 20 vjetesh, kur ai bust u rrëzua. Edhe sot si atëherë, opozita ankohet për mungesë demokracie, varfëria është në kulmin e saj dhe arroganca e pushtetit bëhet përherë e me ankthndjellëse tani kur nuk ka mbetur më asnjë bust a monument për të hedhur në qendër të Tiranës. Kur sheh faqet e para të gazetave duket sikur po jeton dhe një herë në ‘90, dhe jo në 2010. Parlamenti ka vetëm një parti që kalon ligjet të urdhëruara nga një person i vetëm, që sa për ndryshim quhet Sali Berisha. Ekonomia po pëson përditë e më shumë një diferencim klasor, ata që janë më afër pushtetit të Berishës jetojnë mirë dhe akumulojnë pasuri ndërkohë që të tjerët konsumojnë përditshmërinë në zgrip të mbijetesës, duke e rikrijuar panoramën me nomenklaturë, por me të vetmin ndryshim që kësaj radhe, bashkë me pushtetin absolut politik, kjo klasë e favorizuar akumulon dhe të mira materiale në kurriz të pjesës më të madhe të shoqërisë. Edhe pse festojmë hedhjen e monumentit të Hoxhës në emër të demokracisë dhe pluralizmit, tani, pas 20 vjetësh, nuk kemi arritur të festojmë qoftë dhe një palë zgjedhje të pakontestueshme. Si për ironi të fatit por jo vetëm të tij, mbi të gjitha për ironi të diktaturës së re që ndërtuam (si kompensim të diktaturës së vjetër, nderrimit të utopisë së heshtjes me utopinë e fjalës që tashmë s’përmban asnjë vlerë a kuptim, dhe nuk shënon moment politik). Ata që sinqerisht e hodhën monumentin e diktatorit para 20 vjetësh sepse besonin në një sistem të drejtë ku gjykatat janë të ndara nga ekzekutivi, ku politika është në shërbim të popullit (dhe jo populli në shërbim të politikës), ata që besuan se resurset e shqiptarëve duhet të përdoren për të pasuruar shqiptarët (dhe jo vetëm nomenklaturën politike), ata që në momentin kur koka e bronxtë e diktatorit u përplas mbi pllakat e ftohta komuniste besuan se të nesërmen do të ishin qytetarë të lirë të një bote që u kishin thënë se qe e lirë, ata, kudo qofshin jam i sigurt që skuqen nga inati kur shohin fëmijët e tyre që si të vetmin shans për t’u bërë “të rëndësishëm”

në këtë shoqëri të lirë kanë servilosjen ndaj atyre që zotërojnë pushtetin politik, dhe bashkë me të pushtetin financiar. A nuk do të mërziten ata baballarë që në ‘90 hodhën monumentin pikërisht se ëndërronin një shoqëri të drejtë për fëmijët e ndërkohë iu duhet që të presin me orë të tëra jashtë dyerve të nomenklaturës së re politiko-ekonomike për një vend pune për fëmijët e tyre të lindur në ‘90? *** A nuk do të skuqen ish-luftëtarët e UÇK, sot policë të SHPK, kur në një orë të vonë, do të shkojnë të trokasin në derën e shtëpisë së Albin Kurtit, për ta arrestuar për të tretën herë, pas policisë serbe dhe pas asaj te UNMIK, vetëm e vetëm sepse ai dhe Vetëvendosja po luftojnë për liri të popullit të Kosovës (ata vetë para 11 vjetësh a nuk luftonin për të njëjtin ideal?). A

Nga Blendi Kajsiu

Ka një paradoks të thellë në mënyrën se si konceptohet harresa. Në imagjinatën kolektive harresa është mënyra se si koha fshin faktet nga kujtesa. Ajo është antiteza e kujtesës dhe në raport të drejtë me kohën; sa më shumë kalon koha aq më shumë rritet harresa. Nga ana tjetër ne besojmë që nuk mund të kujtojmë në mënyrë ‘objektive’ pa u distancuar në kohë nga e kaluara. Kështu distancimi në kohë njëkohësisht shton harresën, dhe qartëson kujtesën tonë historike. Për të kuptuar këtë paradoks duhet ta shohim harresën kolektive jo si një fenomen patologjik, por si një strategji politike në shërbim të

nuk turpërohet Thaçi kur jep shfaqje në dy vjetorin e pseudopavarësisë së Kosovës dhe i kujton të birit që të mos e harrojë kurrë këtë datë, nderkohë që atë datë tashmë e kanë harruar gjithë ata familjarët e dëshmorëve të luftës çlirimtare të Kosovës, që detyrohen edhe në ditën e pavarësisë të lypin nëpër rrugët e Prishtinës (sepse ky kryeministër nuk u dha kurrë një pension, por i dënoi me varfëri për fajin e vetëm që baballarët e tyre u vranë për lirinë e popullit të Kosoves)? A nuk turpërohet nomenklatura e re Kosovare kur për shitjen prej dy paresh të gjithë resurseve të shtetit të Kosovës, firmos me bojën e gjakut të dy mijë dëshmorëve (që ranë për t’ia rikthyer këto resurse popullit të Kosovës, që të zhvillohej si gjithë popujt e tjerë)? Në atë pak rrugë që bëjnë më

këmbë politikanët e Kosovës, kur zbresin nga makinat lluksoze për të hyrë në vilat po aq të shtrenjta, a nuk shohin qoftë dhe për një moment përreth varfërinë që ka mbuluar kosovarët, të cilët përditë po vrasin veten nga uria? A nuk u kujtohen shokët e rënë në ato ditë të ftohta, nën ofensivën serbe, kur votojnë sot të gjithë njësoj në parlament për vendime që merren në zyra të ambasadave europiane apo amerikane, ashtu siç para 11 vjetësh votonin po në atë parlament disa politikanë kuislingë gjithë ligjet dhe vendimet që vinin nga Beogradi? A do t’i kujtojnë bisedat dhe ëndrrat për liri që gëlltiteshin në netët e luftës rreth zjarrit, në kohët kur shokët binin për liri, sot, kur për të tretën herë, bash si nën Serbi, do e kthejnë pas hekurave Albin Kurtin?

Kur 9 vjet pas 2001 që shenjoi marrëveshjen e famshme të Ohrit (sipas të cilës shqiptarët e Maqedonisë do të merrnin pjesë në të gjithë institucionet, me të drejta të barabarta) politikanët shqiptarë të Maqedonise shohin se si shqiptarët jo vetëm që nuk kanë asnjë kuotë nëpër gjykata, por detyrohen të dalin dhe nga shkollat fillore sepse pushteti ka vendosur të perdoret vetëm maqedonishtja, a u lind ndonjë dyshim që ate ditë me atë firmë ata gabuan? A u vjen pak turp për veten kur kujtojnë se si dikur, nga malet e Tetovës, me pushkë në dorë kërkonin të drejtat e barabarta (dhe minimale njerëzore) e sot me kollare në fyt e gëlltisin poshtërimin me shampanjë të shtrenjtë servirur gjatë koalicioneve qeveritare ku merr pjesë vetëm pjesa ngordhalaqe dhe e domosdoshme e shqiptarëve sa për të çertifikuar pushtetin absolut të partive maqedone? A u kujtohen sytë e shokëve të rënë në betejë kur bëjnë ndonjë matrapazllek të vogël që u garanton dy pare më shumë, në kurriz të shqiptarëve? A e di ministria jonë e jashtme, kur nënshkuran marrëveshje me grekët, që popullata çame jo vetëm që nuk po i merr dot tokat e saj, por as nuk ka të drejtën e një vize që të shohë varret e paraardhësve? A e dinë politikanët në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni që në Presheve ka ende shqiptarë? A e dinë që ata po asimilohen çdo ditë e më shumë? A dihet që ne Mal të Zi, edhe pse ka katër deputetë shqiptarë në parlament, në institucione nuk kanë të drejtën e përdorimit të gjuhës, ndërkohë që po i njëjti parlament kërkon nga Kosova që të njohë si minoritet me të drejta të plota atë të malazezëve, pavarësisht se nuk e dinë as vetë në ka ndonjë malazez në Kosovë. *** (Vijon në faqen 5)

Përse nuk mund të mësojmë nga e kaluara

Strategjitë e harresës kolektive së tashmes. Ajo nuk është aspak një funksion i së kaluarës, por prodhim i së tashmes. E tashmja prodhon të kaluarën, dhe jo anasjelltas. Prandaj nuk mund të ketë një përshkrim ‘objektiv’ të së kaluarës. Cdo narrativë historike më shumë sesa një përshkrim i të kaluarës është një pasqyrim i vlerave, përplasjeve, interesave apo pretendimeve të së tashmes. Në këtë proces harresa më shumë sesa patologji është një strategji për të differencuar të tashmen nga e kaluara, për të sendërzuar identitetet e së tashmes, për të ndërtuar pre-

tendimet drejt së ardhmes. Për këtë arësye harresa fiton një rëndësi të vecantë në të ashtëquajturat ‘kthesa historike’. Në këto kthesa harresa kolektive është e domosdoshme për të risendërzuar identitetin politik dhe social të akorëve të së djeshmes, të cilët vetëm nëpërmjet këtij procesi mund ti mbijetojnë së tashmes dhe të pretendojnë të ardhmen. Nëpërmjet harresës kolektive sistemet politike të së tashmes fitojnë një identitet të vetin duke u përcaktuar si antiteza të sistemeve të kaluara. Harresat kolektive në raport me sistemin komunist janë

shembulli më i qartë i këtij procesi. Për ta kuptuar këtë le t’i hedhim një vështrim të shpejtë disa harresave të së kaluarës, për të kuptuar se si ato përbëjnë një strategji për të ndërtuar të tashmen. Sot kur flitet për demokracinë apo demokratizimin menjëherë nënkuptohet periudha post-komuniste, pas rënies së Partisë së Punës. Si demokracia ashtu dhe demokratizimi është një process që në memorjen tonë politike fillon me pluralizmin politik... (Vijon në faqe 12-13)


4

E mërkurë 24 | Shkurt 2010 |

Videoincizimi i protestës më 10 shkurt 2007 tregon se prokurori dëshiron që të përdor dëshmi shtesë

Akuzë akt akuzë Një dëshmitar gagaç në gjyqin e Albin Kurtit Idlir Azizi

Më në fund ndodhi ajo që nuk pritej shumë në këtë proçedim. Në sallë hyri me uniformën united colors of benedict dëshmitari i parë dhe i fundit i gjyqit, naim shkodra alben ismet rrahman avni smajl luleta fadil kriste besart kastriot bujar jakup bajram najma elliott jabbar kolonel. U pozicionua me fytyrë nga shëtitorja bill clinton, dhe nën atmosferën e protektoratit shumëkombësh të qytetit, foli çapa çapa: Udhëheqësi dhe organizatori i këtij marshimi proteste ishte aktakuza për shembull në faqen dy në mënyrë absurde e identifikon qëllimin e protestës si kriminalGjithë kohën kjo akuzë pohon se personat zyrtar ishin duke mbrojtur pronën institucionale me dhjetë shkurt mirëpo kjo nuk është e vërtetë – Në atë datë hedhja e gurëve dhe e shisheve të mbushura me bojë të kuqe shkaktoi një dëm prej tridhjetë e dy mijë e njëqind e trembëdhjetë eurosh ndërtesës së kuvendit dhe të qeverisë së kosovës dhe një dëm prej dhjetë mijë e shtatë qind e nëntë eurosh selisë së unmikut pasi aktakuza e lejon prokurorin që të përdorë dëshmi që nuk janë të radhitura në aktakuzë – Videoincizimi i protestës më dhjetë shkurt dymijë e shtatë tregon se prokurori dëshiron që të përdor dëshmi shtesë një aktakuzë e re – Grupi i protestave i udhëhequr nga aktakuza thotë se policia i ka bërë paralajmërime masës por po ashtu e pranon se ato ishte vështirë të – Ky kamion u përdor si skenë në të cilën ishin instaluar më parë altoparlantë në mënyrë absurde aktakuza vazhdimisht i referohet protestës së njëzetë e tetë nëntorit një ngjarje kjo për të cilën nuk – Rreth dy minuta para fjalimit përfundimtar kjo aktakuzë është politikisht dhe jo legalisht e motivuar dhe e cila synon kriminalizimin e një proteste të – I fundit që i drejtohet turmës së mbledhur për këto arsye unë e kundërshtoj këtë aktakuzë – Gjatë kësaj kohe zbriti nga kamioni dhe zuri vend në ballë dhe në qendër është një lëvizje e padhunshme e cila synon që ta evitojë rrezikun e përgjithshëm – Provat filmike tregojnë sesi ndër ata që avancojnë më së shumti është se ne nuk kemi tentuar që t’i arrijmë ndërtesat qeveritare por – Janë mbledhur videoincizime dhe fotografi të me të njëjtën fjali sikurse shumë fjalime tjera le të vazhdojmë drejt vetëvendosjes dhe deri në vetëvendosje – Dikur pas avancimit fillestar të protestuesve brenda radhëve të policisë padhunshme ta heshtë zërin tim të mos-

pajtimit të padhunshëm dhe ta portretizojë vetvendosjen – Pasi rrugët u hapën dhe situata u vu në kontroll e kundërshtoj këtë aktakuzë edhe për arsyet e mëposhtme – Në deklaratën e tij para gjyqtarit të procedurës paraprake pasi u informua për të drejtën e tij për të heshtur dhe pasi u paralajmërua se si nuk ka nevojë ta inkriminojë veten e kundërshtoj këtë aktakuzë edhe për arsyet e mëposhtme – Aty shihet e kundërshtoj këtë aktakuzë edhe për arsyet e mëposhtme – Duke marrë parasysh lidhjen që bën e kundërshtoj këtë aktakuzë edhe për arsyet e mëposhtme – Prokurori publik parashtron se plani dhe synimi e kundërshtoj këtë aktakuzë edhe për arsyet e mëposhtme – Thirrja e tij drejtur turmës së mbledhur e cituar më lart e pasuar shumë shpejt nga një veprim i organizuar dhe i drejtuar për të thyer kordonin e policisë me shishe të qelqit aty afër dhe lehtësisht të disponueshme përbëjnë veprim të drejtpërdrejtë e kundërshtoj këtë aktakuzë edhe për arsyet e mëposhtme – Në këtë pikë cd-ja që po regjistronte dëshminë e tij filloi të flasë vetiu, nën habinë e të gjithëve në sallë: Udhëheqës dhe organizator i këtij – Protesta është e fundit – Marshim proteste është akuza – Drejtuar turmës së mbledhur – Absurd e identifikon qëllimin – Aktakuzë gjatë kësaj kohe zbriti – Protestë si kriminal gjithë kohën – Kjo akuzë pohon se personat zyrtarë – Në qendër është një lëvizje – Ishin duke mbrojtur pronë – Institucionalja më dhjetë shkurt – Evitoj rrezikun e përgjithshëm – Provat filmike tregojnë sesi ndër ata – Ne nuk kemi tentuar që t’i arrijmë – I kuq shkaktoi një dëm prej tridhjetë – Ndërtesa qeveritare por janë – Dy mijë e njëqind e trembëdhjetë – Fotografi me të njëjtën fjali – Një qeveri e kosovës dhe një dëm – Shumë fjali-

me tjera le të vazhdojnë – Dhjetë mijë e shtatë qind e nëntë – Drejt vetvendosjes e deri në – Vetvendosje dikur pas avancimit – Aktakuza e lejon prokuronin që – Fillestar i protestave brenda – Radhitje në aktakuzë videincizimi ihihi - Hesht zërin tim të mospajtimit – Protestë më dhjetë shkurt dy mijë eeeee – Pa dhunë ta portretizojë – Shtata tregon se prokurori dëshiron – Vetvendosje pasi rrugët u hapën – Që të përdor një dëshmi shtesë- Dhe situata u vu në kontroll dhe – Aktakuzë e re grupi i protestave i – Polici i ka bërë paralajmërime – Paraprak pasi u informua për të – Ishte e vështirë se ky kamion u përdor – Një e drejtë e tij për të heshtur dhe pasi ufbuf – Si skenë ku ishin instaluar – Heshtur edhe pas paralajmërimit – Altoparlantët në mënyrë - Inkriminim i vetvetes

e kundërshtoi këtë – Absurde aktakuza vazhdimisht – E cila synon edhe një kriminializim – Mëposhtëm prokurori publik – Dhe vetë prokurori po çmendej nga kjo tollovi zërash të ardhur nga një botë e atyshme e njëkohësisht diçka si paralele me të. Ai e pa ndërkohë sesi dëshmitari i vetëm u shkërrmoq dhe duke u ndarë në copëza, u duk kësisoj: Vazhdimisht i referohet tha koloneli organizatori i këtij tha jabbar protestën e njëzetë e tetë tha elliott paraprake pasi u informua tha najma minuta para fjalimit tha bajram zyrtarë ishin duke mbrojtur tha jakupi fundit që i drejtohet tha bujar kundërshtoj këtë aktakuzë tha kastrioti datë hedhja e gurëve tha besarti kundërshtoj këtë aktakuzë tha kriste mbushur me bojë të kuqe tha fa-

dil kundërshtoj këtë aktakuzë tha luleta ballë dhe në qendër është tha smajli një lëvizje e padhunshme tha avniu një qind e tridhjetë tha rrahman rrezikun e përgjithshëm tha ismeti provat filmike tregojnë tha alben arsyet e mëposhtme tha shkodra thirrja e tij drejtuar turmës tha naimi arrijmë ndërtesat tha shkodra mbledhur videincizime tha alben për të thyer kordonin e tha ismeti policë me shishe të tha rrahmani aktakuzë videincizimi i tha avniu vazhdojmë drejt tha smajl veprim të drejtpërdrejtë e tha luleta aktakuzë e re grupi i tha fadili avancimit fillestar të tha kriste kundërshtoj këtë aktakuzë tha besart protestusve brenda tha kastrioti radhëve të policisë tha bujari policia i ka bërë tha jakupi paraljmërime masës po tha bajrami zërin tim të mospajtimit tha najma kamioni u përdor si skenë tha elliott u hapën dhe situata u vu tha jabbari pervertuar për t’i përdorur tha koloneli në kontroll e kundërshtoj tha jabbar mënyrë absurde aktakuza tha elliotti kanë imponuar rregullat tha najma dëshiron vetvendosje pasi tha bajrami organizator i këtij është protesta tha jakup rrugët u hapën që të tha bujari përdor një dëshmi shtesë tha kastriot kontroll dhe aktakuzë e re tha besart i ka bërë paralajmërime tha kriste absurd e identifikon tha fadil paraprak pasi u informua tha luleta ishin instaluar heshtur tha smajl qendër është një lëvizje tha Avniu edhe pas paralajmërimit tha Rrahmani ishin duke mbrojtur pronë tha Ismeti shkurt evitoj rrezikun e tha albeni kundërshtoi këtë absurde tha shkodra prokurori publik e të tjerë personazhe që ende s’kanë dalë nga qerthulli i cd-së së gjyqit ...

Shqipëria e përjetoi ditën e 20 vjetorit të rënies së monumentit me po të njëjtat probleme që kishte atëherë

Po gjumi si ju zë? (Vijon nga faqe 3) ...Të dashur lexues, punët tashmë janë të qarta dhe faktet të pakundërshtueshme, sot pushteti i kapitalit ekonomik nën veshjen e politikanëve dhe partive të tyre që janë kthyer në biznese familjare, po e cenojnë për çdo ditë që kalon integritetin e atyre që luftuan dhe atyre që po jetojnë sot në hapësirën shqipfolëse. Ndërkohë që politikanët e të gjithë partive shqiptare po pasurohen me bekimin e ndërkombëtarëve, shqiptarët po varfërohen përditë e më shumë. E mbi këtë varfëri gjithçka që kishim tashmë është në shitje. Berisha ka nxjerre në shitje gjithë resorset natyrore shqiptare me urdhër qeveritar. Thaçi praktisht po shet gjithçka në Kosovë, e po e njëjta gjë po ndodh me politikanet në Maqedoni. Është koha që pikepyetjet të mos ia drejtojmë po-

litikanëve aktuale, por vetvetes. Edhe sa kohë do e durojmë këtë gjendje? Akti i parë politik është sigurisht ai i refuzimit të çdo proçesi që legjitimon këto klasa kuislinge politike, që përfitimet e veta i çertifikojnë nëpërmjet votës dembele të shqiptarëve. Duhet refuzuar kjo diktaturë e kapitalit që e veshur me vellon e demokracisë grabit çdo gjë që i del përpara në emër të një zhvillimi që jo vetëm nuk po ndodh po nuk duket asgjëkundi. Duhet të organizohemi në struktura politike jashtëparlamentare dhe jashtë partive ekzistente, kjo është e vetmja shpresë për të kthyer politikën në shërbim të popullit. Askush nuk ka nevojë sot për parlamentet shqiptare, kosovare apo maqedonase, duke qenë se gjatë kësaj kohe aty ka vendosur arroganca e pushtetit dhe e shitblerjes së votës, e jo argumenti politik. Nuk duam më që njerëz të veshur me pushtet nga foltoret

e parlamentit të na tregojnë se cilat janë nevojat tona, por duam që nga sheshet në fshatra dhe qytete tu tregojmë se cilat janë të drejtat tona. Na duhet të punojmë shumë për kulturën e përbashkët, të forcojmë marrëdhëniet me rrënjët, me traditat, me folklorin tonë, në kundërshtim të teorisë së terapisë së shokut që do të na trasformojë në qenie pa memorie, e më pas të rrëmbejë me çmime qesharake gjithçka që zotërojmë mbi e nën tokë, që më pas të ndërtojë vilat e tyre nëpër kodrat me emra të bukur “breg dielli” e “kodër dielli”, duke na transformuar në skllevër modernë. Duke na e mohuar të kaluarën, duan të na e zhdukin të ardhmen, duke na zhdukur ideologjitë klasore e komunitare duan të na shesin ideologjinë neoliberale, adhurimin ndaj parasë e ndaj nepsit si të vetmen mundësi, duke na folur për individin duan të na mohojnë


5

E mërkurë 24 | Shkurt 2010 | Avni Zogiani*

Zoti Dell thërret për një reformim të politikës

Në një intervistë për BIRN ambasadori amerikan Chris Dell dha disa porosi shumë të rëndësishme mbi atë se kah duhet të shkojë Kosova në një të ardhme të afërt. Dy janë porositë kryesore të kësaj interviste: të privatizohet prona publike dhe të krijohen formacione të reja politike sepse partitë aktuale nuk kanë çfarë ofrojnë dhe janë të njejta. Kjo pak a shumë do të thotë që afati i këtyre partive politike që përbëjnë pushtetin parlamentar e qeveritar skadon në momentin kur ato shesin gjithçka që ka Kosova. Kjo ide nuk do të ishte fare e keqe nëse do të ndërronte kronologjija, pra të ndodhte reformimi i politikës, e pastaj të flitej për shitjen eventuale dhe për modalitetet e shitjes së pronës publike. Dell thotë me fjalë tjera që duhet të shiten kompanitë kryesore publike, PTK, KEK e Aeroporti. Duhet të dalin subjekte të reja politike sepse këto parti janë të njejta. Dhe se zgjedhjet nuk duhet të mbahen këtij viti. Pra, të qëndrojë kjo qeveri dhe përgjithësisht kjo politikë (sepse janë të njejta pra si partitë në pushtet si ato në “opozitë”) sa të shesim edhe asetet e fundit dhe menjherë mund të fillojmë me ndërmarrje të reja politike. Kështu shkëputemi nga kjo trashëgimi e politikës së korruptuar dhe të inkriminuar, që në një masë është krijuar me përkrahjen e faktorit ndërkombëtar. Pra, ta pajisim politikën kosovare me të diplomuar nga jasht, mundësisht prap të dëgjueshëm. Kjo është e nevojshme sepse për të funksionuar privatizimi dhe për tu maksimalizuar eksploatimi i burimeve natyrore duhen edhe politika ekonomike e fiskale të përshtatshme, të cilat më së miri dijnë t’i bëjnë studentët e universiteteve perendimore. Viti 2010 simbas gjasave do jetë viti kur etiketa “pronë publike” do

t’iu heqet edhe ndërmarrjeve të fundit që kanë një rëndësi për ekonominë, PTK-së, KEK-ut dhe Aeroportit. Natyrisht ka arsye për shqetësim në këto kompani për shkak se janë duke u dërmuar nga korrupsioni dhe punësimi i aktivistëve të partive politike. Mirëpo, kjo gërryerje e këtyre aseteve nuk vjen nga pronësia publike e tyre, por nga strukturat politike të korruptuara, të përkrahura gjer më sot pa asnjë rezervë nga faktori ndërkombëtar në Kosovë. Në intervisten e tij zoti Dell thërret për një privatizim të këtyre kompanive dhe për një reformim të politikës. A mund të bëhet e anasjellta? Dmth, të reformohet politika dhe

pastaj të privatizohen këto kompani simbas standardeve e modeleve që do t’i shërbenin ekonomisë së vendit. Privatizimet e politikës aktuale nuk kanë dhënë rezultat. Në fakt nga privatizimi që na e bëri politika e pareformuar (partitë politike që me të drejt zoti Dell thotë se janë të njejta) Kosova jo vetëm që nuk fitoi, por për shkak se kontratat janë bërë për qejfin e kompanive të huaja, sot ne paguajm subvencion për keto kompani në vend që të shifnim ndonjë lloj përfitimi. Është edhe një projekt tjetër që insistohet të finalizohet patjetër në epokën e politikës së pareformuar. Projekti “Kosova e Re”, rreth të cilit një rol vendimtar kanë këshilltarët

bashkësinë dhe të drejtat tona, duke na trembur me socializmin duan të na marrin tokat e shtëpitë, e ndërkohë që bëjnë këtë na kerkojnë të hardisemi nëpër festa të pakuptimta. Festa ku të pushteshmit festojnë llogaritë bankare e mbi këtë hare perverse pretendojnë që edhe ata që s’kane bukë të hanë të gëzojnë për majmjen e tyre Është e çuditshme se si politika dhe mendimi konformist që zë vend të qartë nëpër faqet e para të mediumeve na ngop me argumenta se ndryshimet nuk jane të mundshme, se do të na duhet të përkulemi, se pushteti politik që është stabilizuar në tokën tonë është i pamundur të mposhtet, se ne shqiptarët nuk kemi bërë asnjë gjë të mirë ndonjëherë, dhe u dashka të përshtatemi me rregullat e kapitalizmit ku paraja e pakicës dikton dëshirat e shumicës. Po a nuk kemi qenë po ne që gjatë këtyre 20 vjetëve kemi bërë dy luftëra dhe kemi hedhur diktaturën më të tmerrshme në Europë? Kush janë këta që na e mohokan sot të drejtën për ta ruajtur këtë vlerë kombëtare?

Pikërisht ata që në Kosovë po burgosin Albin Kurtin, pikërisht ata që në Maqedoni kanë lënë fëmijët jashtë shkollave, pikërisht ata që në Shqipëri kanë vrarë 28 njerëz në Gërdec dhe e kanë lënë këtë popull në varfërinë ekstreme. Ata nuk janë as masonë e as kulte sekrete, por qëndrojnë nën dritën e diellit, ashtu siç të këqijat i bëjnë nën dritën e të njëjtit diell. Ata janë në parlament e në zyrat ekzekutive, për këtë arsye duhet vendosur një vijë e qartë mes nesh dhe atyre për ta bërë të qartë se kush është morali ynë, e kush është morali i tyre. Sot shqiptarëve nuk u duhet gjimnastika e komentimit në mënyrë “inteligjente” të aktualitetit politik, por i duhen intelektualë, punëtorë, studentë, fshatarë që me vete mbartin optimizmin e vullnetit që mund të ndryshojë seriozisht gjërat në emër të shumicës. Nuk na duhen partitë që zënë vend në parlamente të shitura e të blera në kurriz të varfërisë tonë por na duhet një parti që bën politikë. Nuk na duhet një parti që merret me biznes, por një parti politike e gjithë shqiptarëve që ekziston për të

mbrojtur të drejtat e tyre. Në 20 vjetorin e rënies së monumentit të Enverit, në 11 vjetorin e luftës në Kosovë dhe në 9 vjetorin e asaj në Maqedoni, ne kemi arritur që të burgosim të vetmin zë të papërkulur opozitar, atë të Albin Kurtit, por jo vetëm atë. Pas hekurave ndodhet Presheva dhe Bujanovci, pas hekurave janë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, pas hekurave ndodhet e drejta e vendimarrjës së popullit kosovar, pas hekurave ndodhen gjithë shqiptarët që aspirojnë për të vetëvendosur në hapësirën e tyre. Për tu çliruar nuk mjafton që të hapim hekurat, duhet t’i shkatërrojmë ato. Nuk duhet më të bëjmë pyetje retorike për gjendjen tonë, por duhet të konfirmojmë të drejtat tona, të organizohemi që këto të drejta të mos mbeten utopike. Edhe pse tani, në fund të këtij shkrimi më ka mbetur vetëm një pyetje për të gjithë ata që nesër do të shkojnë në zyrat e tyre të plotpushtetshme e do të firmosin marrëveshjet e radhës në kundërshtim të interesave të popullit: Po natën, gjumi, si ju zë?

Formacione të reja politike për çka, z. Dell?

e USAID. Ekspertët vendor që kanë përcjellur këtë projekt po alarmojnë se këshilltarët e huaj po ndikojnë tek politika e pareformuar (tek partitë që janë të njejta) që asetet në sektorin e energjisë të falen ose të jepen me kushte që mund të njejtësohen me falje. Për shembull, Ligji për Minierat dhe Mineralet (ligj i përgaditur nga konsulentët ndërkombëtar) është bërë i tillë që qymyri mund të jepet me koncesion gjer në 40 vite, kurse edhe dhjetë vite tjera mund t’i shtohen këtij afati simbas Ligjit për procedurën e dhënjes së koncesioneve. Pra në fund të vitit 2010, brenda të cilit sipas sygjerimit të zotit Dell nuk duhet të ketë zgjedhje (sepse zgjedhjet do të ngadalësonin vendim-marrjen në shitjen e aseteve të fundit publike - jo se do sjellnin një parti që mendon ndryshe për privatizimin), Kosova do të ngelet pa asgjë! Nuk do të ketë në pronësi asnjë aset të rëndësishëm (PTK e KEK do të shiten, Aeroporti e qymyri do të jepen me koncesion) dhe tek atëherë ne mund të kemi politikë të reformuar dhe mëpastaj zgjedhje. Arsyeja pse gjithçka duhet të shitet sipas Dell është se praktikisht Qeveria në Kosovë është aksionari kryesor dhe qasja në politikë do të thotë qasje në ekonomi. Prandaj, Dell thotë se duhet një diversifikim i ekonomisë së Kosovës. Mendoj se duhet të sqarohet diçka këtu. Qasja në politikën e korruptuar do të thotë qasje në ekonomi, jo domosdoshmërisht qasja në politikë. Pronë publike nuk ka vetëm në Kosovë, por më shumë sesa në Kosovë ka në vendet anëtare të BE-së. Sipas kësaj logjike ne duhet ta heqim qafesh pasurinë që po keqpërdoret nga politika pa llogaridhënje, por rezultati i kësaj do jetë pak a shumë i njejt. Kosova, gjegjësisht shoqëria

kosovare, do ngelet pa asnjë ndikim në sektorin publik dhe kompanitë e huaja pastaj do ta determinojnë politikën. Pra, nga koncepti i qasjes së politikës në ekonomi, do të kalojmë në një koncept të anasjellt, që do të thotë qasja në ekonomi do të thotë qasje në politikë. E duke pasur para sysh se kompanitë/pasuritë publike i blejnë bizneset e huaja, praktikisht ndikimi do t’i merret nga dora qytetarit kosovar. Mëpastaj argumenti i zotit Dell është diversifikimi i ekonomisë. Këtu mendohet diversifikimi në kuptimin prona private versus prona publike. Të fundit asete në pronë publike janë PTK, KEK dhe Aeroporti. Pjesa tjetër e ekonomisë kosovare është private, e kompanitë më të mëdha janë të huaja. Prandaj, nëse shiten edhe kompanitë publike në të vërtet nuk do të ndodhi një diversifikim i ekonomisë, por një monopolizim në duart e kompanive të huaja. Nëse argumenti se politika e papërgjegjshme është duke keqpërdorur ekonominë në pronësi publike qëndron, a do të thotë që ne thjesht duhet t’i heqim qafesh këto asete? Cili është rezultati për qytetarin kosovar në fund të këtij procesi? Shoqëria kosovare prap do ngelet pa pronësi dhe në kuptimin efektiv shitja (falja) e pronës publike do jetë më keq për ekonominë kosovare sesa mbajtja e saj qoftë edhe me një politikë të korruptuar. Reformimi i politikës me krijimin e formacioneve të reja politike është ide e mirë dhe për këtë ide duhet ta faleminderojmë zotin Dell. Mirëpo kjo ide do të funksiononte vetëm nëse ndodh para se ne të shesim gjithçka. Në të kundërten çka na duhen formacionet politike të reformuara nëse jemi shpronësuar tërësisht me një çmim mizerabël të arritur pikërisht nëpërmjet politikës së korruptuar e të pareformuar? Subjektet e reja politike sigurisht se do shfryenin pak tensionin që po rritet për ditë e më shumë në Kosovë. Mirëpo, derisa dhjetra akterë/ zyra ndërkombëtar/e në Kosovë po vazhdojnë të mbajn në dorë apekte qenësore të pushtetit, me mundësinë që thjesht ta çojnë në shpi secilin që nuk është i dëgjueshëm, sa mund të bëjnë formacionet e reja politike? Kushdo që futet në politikë në Kosovë në këto kushte, kërcënimin e pushimit nga puna apo shpërbërjen e institucioneve nga ana e ndërkombëtarëve do ta ketë si një gjyle në këmbë. Me formacione politike të reja eventualisht do heqet vetëm një pengesë. Politikanët e rinj potencialisht do të jenë më pak të korruptuar dhe me shpresë të pa inkriminuar, kështu që do të jenë më të lirë për të qenë më me integritet. Mirëpo, prap varet shumë nëse këta politikanë do të jenë instant-produkte nga fabrikat/universitetet e ndërkombëtarëve, apo do të jenë rezultat i një zhvillimi të gjatë dhe të mundimshëm të karrierës së tyre. *Autori është bashkëthemelues i Organizatës ÇOHU!


6

E mërkurë 24 | Shkurt 2010 |

Rezistenca na tregon mundësinë e një rruge tjetër, në të cilën zgjedhja politike duket e ndarë nga çdo detyrim

Rezistenca logjike “Vetëm njerëzit e lirë janë mirënjohës ndaj njëri-tjetrit” Alain BADIOU

Në prag të këtij libri që i kushtohet rrokjes filozofike të politikave (« Abrégé de métapolitique », 1998), do të doja të emërtoja mësuesin tim të parë përsa i përket rrokjes filozofike të shkencave, Georges Canguilhem, i vdekur para pak vitesh dhe të cilit, kur është fjala për figurën e filozofit rezistent, i duhet bërë një homazh pa ngurrim. Canguilhemi nuk ishte nga ata njerëz që bënin poterë mbi aktet e tyre gjatë luftës, edhe pse këta ishin sa realë aq dhe shembullorë. Nga kjo pikëpamje, ngjante me shumë rezistentë të tjerë, te të cilët heshtja politike dhe personale mbi aktet e kryera ishte po aq e madhe saç ishte i thellë angazhimi, radikal dhe intim, i dhunshëm dhe i përmbajtur, i pashmangshëm dhe i jashtëzakonshëm. Dihet se, në vitet ’50, në Francë, ai që mbizotërinte me bujë në opinion nuk ishte aspak subjektiviteti i rezistencës. Heshtja e një numri të konsiderueshëm rezistentësh ishte pasojë e një politike sunduese, që kishte vendosur të mbyllte sytë sa ndaj shembjes së Republikës së Tretë, aq dhe nënshtrimit të bindur ndaj Petain-it, apo dhe ndaj çështjes që po rikthehet sot, lidhur me vazhdimësinë e administratës shtetërore deri bashkëpunim me krimin. Lidhur pikërisht me shtetin, petenizmin dhe Rezistencën, presidenti Miterrand, me rastin e vdekjes së të cilit na u desh të duronim dhe dekretin e një zije kombëtare, pati shprehur një qëndrim që, për nga audienca dhe solemniteti presidencial, për nga forma dhe përmbajtja, ishte diametralisht i kundërt me qëndrimin e Canguilhemit dhe shumë të tjerëve. Kjo sepse, ai për të cilin u mbajt zi kombëtare, i takonte species së përhapur të takticienëve, për të cilët është e natyrshme të jesh petenist kur « të gjithë » ishin të tillë, të bëhesh pastaj pak rezistent sipas rrethanave, për të vazhduar kështu rrugën i sigurt, duke u bërë kohë pas kohe shumë gjëra të ndryshme, me kusht që gjëra të tilla të jenë në pajtim me frymën e kohës dhe pjesë e një kalkulimi të suksesshëm. Një zi kombëtare nënkupton një ide të caktuar të asaj që, gjithë duke qenë kombëtare, është jo më pak dhe universale, në mënyrë që ndërgjegjja publike të ketë çfarë të nderojë në të. Le të themi, pa e tepruar, dhe duke respektuar paqen e të vdekurve se, nën shenjën e kombit (e dua vendin tim, ose më saktë : e dua kur tregon, nganjëherë, se ç’është i aftë të bëjë) pëlqej më shumë të nderoj e kremtoj kujtimin e Georges Canguilhemit, Jean Cavaillèsit apo Albert Lautmanit, sesa atë të François Miterrandit. Mirëpo, saç ishte i heshtur për veten, aq ishte i bollshëm Canguilhemi kur ishte fjala për të tjerët, për filozofët e tjerë të angazhuar në Rezistencë. Do të ishte me vlerë të rilexohej rregullisht broshura e vogël që ai pati botuar më 1976, në 464 ekzemplarë, me titullin Jeta dhe Vdekja e Jean Cavaillèsit. Canguilhemi ka përmbledhur aty jetën e Jean Cavaillèsit : filozof dhe matematikan, profesor i logjikës, bashkëthemelues i lëvizjes së rezistencës Li-

bération-Sud, themelues i njësitit guerril të Kahorit, arrestohet më 1942, arratiset, arrestohet sërish më 1943, torturohet dhe pushkatohet. Zbulohet më pas në një gropë të përbashkët, në një cep të kështjellës së Arrasit dhe, për momentin, regjistrohet si « I panjohuri n° 5 ». Por ajo çka orvatet të rindërtojë Canguilhemi shkon më larg sesa thjesht vënia në pah e një heroi (« Një matematikan filozof i mbushur me dinamit, një guximtar i kthjellët, një njeri i vendosur dhe pa optimizëm. Po s’qe ky hero, ç’të jetë tjetër vallë heroizmi ? ») Besnik ndaj metodës së vet në histori dhe filozofi shkencash, që kërkonte qëmtimin e koherencave, Canguilhemi do të deshifrojë lidhjen mes filozofisë së Cavaillèsit, angazhimit dhe vdekjes së tij. Në dukje, rasti përbën vërtet një enigmë, ngase Cavaillèsi, larg çdo teorie politike apo ekzistencializmi të angazhuar, merrej me teorinë e matematikës së kulluar. Për më tepër, mbronte idenë se filozofia e matematikës duhet të hiqte dorë nga çdo ide e ndonjë subjekti kushtetues matematikor, për të shqyrtuar vetëm domosdoshmërinë e brendshme të nocioneve. Fjalia mbyllëse e esesë së tij « Mbi logjikën dhe teorinë e shkencës » (tekst i hartuar gjatë burgimit të parë në kampin e Saint-Paul d’Eygaux, ku e kishte dërguar shteti i Petainit), dhe që me të drejtë u bë e

famshme, pohon se filozofia e ndërgjegjes duhet të zëvendësohet nga dialektika e koncepteve. Në këtë pikë, Cavaillèsi i paraprinte me njëzet vjet avancë tentativave filozofike të viteve ’60. Pikërisht, kjo ekzigjencë e rreptësisë, ky kult i kthjellët i domosdoshmërisë, përbën për Canguilhemin pikën e përbashkët të angazhimit të Cavaillèsit dhe të punës së tij si teoricien i logjikës. Ngaqë, pasues i Spinozës, Cavaillèsi deshi ta desubjektivizojë njohjen, në të njëjtën mënyrë, rezistencën e pa si një domosdoshmëri të pashmangshme, e cila nuk mund të varej nga asnjë referencë ndaj rastësive të unit. Kështu, në 1943-shin deklaronte : « Jam spinozist, dhe si i tillë mendoj se kudo ka vetëm domosdoshmëri. Të domosdoshme janë vërtetimet e matematikanëve, të domosdoshme madje dhe etapat e shkencës së matematikës, e domosdoshme po ashtu është lufta jonë. » Kjo e bën Canguilhemin të arrijë në përfundimin se : « Cavaillèsi ishte rezistent logjikisht ». Te kjo « logjikisht » qëndron nyja lidhëse mes rreptësisë filozofike dhe imperativit politik. Figurat madhore të filozofisë si rezistencë nuk kanë ardhur nga radhët e atyre që rëndohen nga pesha e shqetësimit moral, apo, siç thuhet sot, nga ligjërimi etik. Në këtë fushë, koncepti duket se ka qenë një udhëheqës më

i mirë se ndërgjegjja apo spiritualiteti – Canguilhemi ngrihet kundër atyre që, personalistë apo filozofë të dinjitetit, të moralit, të ndërgjegjes, apo dhe të angazhimit, « flasin shumë për veten, për arsyen e thjeshtë se vetëm ata mund të flasin për aktet e tyre, aq të padukshme ishin. » Në fushën e filozofisë, kjo gjë ilustron se, të paktën në Francë, kur situata kërkon, prerazi, radikalitetin e vullnetit dhe të zgjedhjes kundër opinionit të nënshtruar, nuk është nevoja që filozofi të kalojë medoemos nga ideja e vetëdijes morale apo nga imperativi kantian. Në fund të fundit, filozofi i madh që ndërmori akte të rrezikshme rezistence nuk ishte Kanti. Ishte pikërisht Spinoza, udhëheqësi dhe shembulli i Cavaillèsit, kur pas vrasjes së vëllezërve de Ëitt, deshi të ngjiste në muret e qytetit afishen që denonconte ultimi barbarorum, « barbarët më të fundit ». Anekdotë që Canguilhemi e komentonte pareshtur. Cavaillèsi, nga njëra anë, teksa kalonte nga Husserli te Spinoza. Por po ashtu Albert Lautmani, i cili, duke zotëruar në mënyrë të habitshme të gjithë matematikën e kohës së vet, orvatej të themelonte një platonizëm modern : ja cili ishte horizonti tepër i veçantë i figurave shembullore të rezistencës filozofike franceze. Si njëri dhe tjetri u pushkatuan nga nazistët. Dhe nuk është e tepruar të themi se kjo e


7

E mërkurë 24 | Shkurt 2010 |

ndryshoi ndjeshëm, dhe për një kohë të gjatë, kahun e zhvillimit të filozofisë në Francë. Sepse, për pothuaj njëzet e pesë vjet, lidhja intime mes mutacionit të matematikës së shekullit XX dhe filozofisë do të mbetej tërësisht në heshtje në vendin tonë. Kështu që Rezistenca ishte njëherazi shenja e raportit të mirëfilltë mes vendimit dhe mendimit abstrakt, dhe po aq dhe kthimi i kësaj shenje në enigmë, përderisa mishëruesit e saj simbolikë, të zhytur në luftë, gjetën vdekjen. Në vend të gjithë kësaj, doli filozofia sartriane e angazhimit, bilanc i rremë i implikimeve filozofike të sekuencës së Rezistencës. Mirëpo, te formula e Canguilhemit mbi « rezistencën logjikisht » mund të lexohen dhe gjëra të tjera ; para së gjithash dy mësime filozofike. E para, mendoj se kjo formulë e bën paraprakisht të kotë çdo orvatje për ta studiuar Rezistencën sipas kategorive dhe përfytyrimeve sociologjike apo institucionale. Rezistencën nuk e bëri asnjë grup, asnjë klasë, asnjë konfigurim shoqëror apo mendor objektiv si i tillë. Kështu, për shembull, edhe vetë tema « Filozofët dhe Rezistenca » është tematikë e paqëndrueshme. Sekuenca në fjalë nuk përfshin asgjë që do të mund të identifikohej me termat e një grupi objektiv, as « punëtorët » e as më pak « filozofët ». Kjo vjen nga fakti se kush reziston « logjikisht » i bindet një aksiome, ose një urdhërese, të cilën e formulon vetëm në emrin e vet dhe pasojat e së cilës i shpalos para vetes, pa pritur që të tjerë, si grup objektiv, të vijnë e t’i bashkohen. Le të themi se, duke qenë se procedon logjikisht, rezistenca nuk është opinion. Madje, ajo është më së tepërmi thyerje logjike në raport me opinionet sunduese në qarkullim. Tamam ashtu siç thotë Platoni, te Republika, kur tregon se hapi i parë i thyerjes dhe largimit nga thundra e opinionit është matematika, gjë që hedh fundja një dritë më se të saktë mbi zgjedhjen e bërë nga Cavaillèsi dhe Lautmani. Por ndoshta, në këtë pikë, kam mbetur ende nën ndikimin e imazhit të Atit. Sepse, qysh herët, im atë ma pati treguar pjesëmarrjen e vet në Rezistencë si një akt të thjeshtë logjik. « Nga momenti, thoshte ai, që vendi ishte i pushtuar dhe nën sundimin nazist, s’kishte zgjidhje tjetër përveç se të rezistoje. Kaq. S’donte ndonjë filozofi të madhe. » Por duhet thënë, në fakt, se im atë ishte matematikan. Do të pranojmë pra se, e veçuar nga vëzhgimi i entiteteve sociologjike, por po aq e veçuar nga aventurat e filozofisë morale, Rezistenca nuk ishte as dukuri klasore e as dukuri etike. Pikërisht kjo e bën të rëndësishme për ne sot, ngase situata filozofike bashkëkohore është ajo ku, mbi rrënojat e doktrinës së klasave dhe të ndërgjegjes klasore, synohet nga çdo anë restaurimi me çdo kusht i përparësisë së pikëpamjes morale. E menduar në imanencën e figurave të saj filozofike, Rezistenca, pothuaj verbazi, na tregon mundësinë e një rruge tjetër, në të cilën zgjedhja politike duket e ndarë nga çdo detyrim, ndjekje apo përgjigje kolektive, si një akt që ka të bëjë vetëm me vendimin personal. Por, simetrikisht, kjo zgjedhje nuk varet as nga maksimat etike paraekzistuese, dhe akoma më pak nga ndonjë doktrinë spirituale apo juridike e të drejtave të njeriut. Cilësimi « logjikisht » i Canguilhemit duhet parë si emërtim i një shmangieje të dyfishtë. Nga njëra anë, i shmanget cilësimit « i shtyrë nga nevoja shoqërore », gjë që do ta shpërbënte zgjedhjen në kuadrin e përfytyrimeve kolektive të vëzhgueshme nga sociologjia historike. Shmangie, nga ana tjetër, në raport me çdo imperativ të kulluar moral, që do ta

Në procesin e rihapur së fundi nga EULEX-i ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurtit, njëra nga tri akuzat, e treta konkretisht, « thirrje për rezistencë », përbën një përçudnim të trefishtë. Pikë së pari, moral. Ç’vetëdije morale mund të edukohet rreth kumtit të rezistencës së ndaluar? Me gjasë, mësuesit e historisë dhe edukimit qytetar ndër shkolla shqipe do të kenë pisk kur t’u duhet të vallëzojnë nga lëvdatat e Avni Rustemit, Ibrahim Rugovës e, më ndërkombëtarisht De Gaulle-it e Gandit, te akuza ndaj Albin Kurtit. Pikë së dyti, politikisht e juridikisht. Dikur, dhe jo shumë larg, në të njëjtën EUropë, zyrtarë të zellshëm dënoheshin për « kolaboracion ». Nëse « kolaborimi » me rendin në fuqi ka marrë të drejtë qytetarie sot, dhe jo vetëm në Kosovë, kriminalizimi i rezistencës është ende i pashqiptueshëm si i tillë. Ndoshta gabohem, por më duket se asnjë shtet nuk ka dënuar kurrë dikë shprehimisht për rezistencë. Regjimi i Petainit në Francë i dënonte rezistentët si « terroristë » dhe tradhtarë të kombit, ai i Enver Hoxhës si armiq e agjitatorë, ndërsa ai i Pinochetit nuk i dënonte, por thjesht i zhdukte. Edhe diktatura më e mirëfilltë nuk e delegjitimonte veten sa ta shpallte rezistencën si të tillë jashtë ligjit, por e mohonte atë duke e shpallur si të paqenë? Por, përçudnimi i akuzës është, së treti, dhe më së thelli, logjik, sepse

treste veçantinë e zgjedhjes në kuadrin e dispozitave doktrinale të huaja ndaj situatës së dhënë. Në të vërtetë, kuptimësia e zgjedhjes nuk qëndron as te kolektivi objektiv, as te subjektiviteti i opinioneve. Kuptimësia dhe racionaliteti i saj qëndrojnë në vetvete, brenda sekuencës së aksionit të ndërmarrë, ashtu si aksioma përfton kuptimësi vetëm në saje të shpalosjeve të teorisë së cilës i jep themel. Për këtë arsye, debati i ngjallur në opinion, kur u kalua nga teza e vjetër se « e tërë Franca kishte marrë pjesë në Rezistencë », te teza e re se historiografike dhe sociologjike se « e tërë Franca ishte peteniste », është jo dhe aq i rremë, në tezat e veta, sesa i zbrazët nga çdo domethënie. Asnjë sekuencë e mirëfilltë politike nuk gjen përfaqësim të kënaqshëm në universin e numrit dhe të statistikës. Ajo çka

fundja pozicioni i Vetëvendosjes është më se i thjeshtë: një popull është sovran kur ia jep ligjin vetes, pa kushte. Kosova është ende nën ligjin e të tjerëve (gjë që e tregon edhe vetë formulimi i akuzës nga autoriteti i huaj), pra Kosova nuk është vend sovran e, për pasojë, duhet të luftojmë « deri në vetëvendosje ». Ajo çka përbën enigmë dhe skandal nuk është arsyeja elementare njerëzore e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit, por fakti që kaq shumë njerëz nuk shfaqen të aftë t’i shkojnë deri në fund një silogjizmi kaq të thjeshtë dhe disa të tjerëve të ngjashëm. Por, është e vërtetë se « suksesi » i silogjizmit varet nga saktësia e konstatimit fillestar dhe konstatimet, për fat, nuk i zë ligji (apo gabohem ?). Para pak kohësh, një filozof në Shqipëri, i pashqetësuar mesa duket për silogjizmin e Vetëvendosjes, e pa të nevojshme dhe urgjente të na paralajmëronte për rrezikun « çegevarist » që i kanosej vendit (dikur flitej për rreziqe të tjera), duke u bërë thirrje intelektualëve të jenë konstruktivë e të bashkëpunojnë me policinë e shtetin. Ndërkohë, në Francë, një tjetër filozof tenton të rigjejë konsistencën teorike të figurës së filozofit-rezistent. Sigurisht, ka shumë mënyra për të qenë filozof. Për dreq, ka vetëm një mënyrë për të qenë logjik. Shënim i përkthyesit

është e vërtetë dhe e vërtetueshme, në Francë, është se shteti ishte shteti kukull petenist, gjë që, nga pikëpamja e opinionit kishte pasoja të konsiderueshme. Ajo që është po ashtu e vërtetë, është se kishte rezistentë, dhe pra një Rezistencë, me pasoja po ashtu të konsiderueshme. Por, asgjë nga sa më lart nuk është e mendueshme sipas kategorisë së numrit. Para së gjithash, ngaqë vetë Rezistenca nuk do të kishte mundur as të lindte, po të kishte pritur, për t’u formuar si e tillë, që të përftonte vetëdijen e numrit të vet, atë të konsistencës dhe përkatësisë sociologjike, apo po t’i ishte dashur të artikulohej në funksion të bindjes mbi gjendjen e opinionit. Çdo Rezistencë përbën një thyerje me rendin e realitetit ekzistues. Dhe, për atë që angazhohet, çdo thyerje nis fillimisht nga një

thyerje me vetveten. Filozofët e rezistencës dëftejnë për ekzistencën rrënjësore të kësaj pike, dhe për faktin se ajo i takon kryekëput mendimit. Dhe e tillë është domethënia e fundit e cilësimit « logjikisht » të Canguilhemit. Përcaktimi i saktë i kumtit të situatës, dhe pasojat e nxjerra nga ky « kumt » janë para së gjithash operacione mendimi, sa për fshatarin kosovar aq dhe për filozofin. Një operacion i tillë, edhe pse tërësisht i natyrshëm dhe praktik në konsistencën e vet reale, nuk i takon as rendit të analizës objektive të grupeve sociale, as opinioneve të formulueshme deri atëherë. Ata që nuk rezistojnë, po të lemë mënjanë klikën kolaboracioniste me vetëdije, janë thjesht ata që nuk duan ta formulojnë kumtin e situatës, e madje as t’ia thonë vetes. Nuk është e tepruar, nga kjo pikëpamje, të themi se kush nuk reziston nuk mendon. Dua të them : nuk mendon sipas tehut real të situatës së dhënë, nuk e pranon se ky realitet është, për atë vetë, bartës i një mundësie të re, siç ndodh me çdo reale kur na raportohet nëpërmjet mendimit. Përfundimisht, çdo rezistencë është thyerje në mendim, nëpërmjet kumtit të tehut real të situatës, dhe njëkohësisht themelim i një mundësie të re të çelur nga ky kumt. Në të kundërt nga sa thuhet shpesh, duhet thënë se, ajo që i pengon shumë njerëz të rezistojnë nuk është rreziku i mundshëm, që në këtë rast ishte vërtet i lartë. Përkundrazi, mosmendimi i situatës pengon riskun, domethënë shqyrtimin e të mundshmeve në të. Të mos rezistosh, do të thotë të mos mendosh. Të mos mendosh, do të thotë t’i shmangesh rrezikut të riskut. Cavaillès, Lautman, si dhe shumë të tjerë që s’ishin aspak filozofë, menduan me vendosmëri se duhej thënë situata, kumti i saj, ashtu siç ishte, dhe pra se duhej marrë përsipër rreziku i një risku – dhe rrezik, të madh ose të vogël, ka gjithmonë, kudo ku mendimi hap fushën e së mundshmes. Prandaj sot, kur nevoja e raportimit në mendim të situatës reale pohohet gjithnjë e më rrallë – sepse konsensusi aq i lëvduar s’është gjë tjetër përpos : mos-mendimi si mendim unik – mund të kthehemi me mirënjohje drejt atyre që rezistuan. Siç thotë Spinoza, udhëheqësi i mendimit të Cavaillèsit, « vetëm njerëzit e lirë janë mirënjohës ndaj njëri-tjetrit ». Përktheu : Orgest Azizi


8 Blendi Salaj

Rrugës për në punë më qëllon të kaloj pranë një barakeje të mjerë që shet shtypin e ditës, revista dhe libra. Gjithmonë më ka bërë përshtypje kontrasti që krijohet mes xhamave të pistë të kësaj rrangalle të përvuajtur dhe shkëlqimit të revistave që ekspozohen aty. Mbi kopertinat shpalosen imazhe femrash (dhe meshkujsh) të famshme të kësaj provincës sonë, që tundojnë me vështrime provokuese dhe poza që zgjojnë imagjinatën seksuale. Me lëkurë të përkryer, krehje të sofistikuara, veshje “haute couture” dhe aksesorë që kushtojnë më shumë se pensioni që dy pleq sëbashku marrin në një vit, imazhet e këtyre publikimeve shkëlqimplotë nuk kanë asgjë të bëjnë me realitetin ku jeton shumica dërrmuese e shqiptarëve.

E mërkurë 24 | Shkurt 2010 |

Iluzioni po zëvendëson

realitetin mbarim të jetëve tona.

Në Republikën e Platonit lexojmë anekdodën e njerëzve të cilët e kanë kaluar gjithë jetën të lidhur me vargonj në një shpellë të errët. Ata arrijnë të shquajnë vetëm hijet që ravijëzohen zbehtë në muret e guvës, të cilat, për aq sa dinë ata, janë realiteti i vetëm që ekziston. Kur njëri prej të burgosurve arrin të çlirohet dhe del nga errësira në dritë, sytë e tij në fillim verbohen por ngadalë mësohen me dritën dhe shquajnë një realitet tjetër, që në errësirën e shpellës as nuk e pat imagjinuar dot. Kur i çliruari kthehet në shpellë për tu treguar të tjerëve për botën jashtë, ata e quajnë të marrë, e përqeshin, nuk e besojnë. Për shkak se sytë e atij që ka parë dritën nuk shohin dot më në errësirë, ai nuk sheh dot shumë kur kthehet në shpellë. Të burgosurit mendojnë se ky është verbuar dhe betohen se kurrë nuk do të dalin nga errësira e tyre, për të mos u verbuar edhe ata si ai. Në të njëjtën mënyrë siç sugjeron Platoni, edhe realitetet që sot po i krijojmë dhe sugjerojmë vetes në revista, spektakle, spote televizivë dhe video klipe muzikorë, përbëjnë imazhe false, një realitet alternativ që ka për qëllim jo t’i largohet por ta zëvendësojë realitetin ashtu siç është vërtetë. Iluzionet e pavdekshme që prodhojmë për ekranet televizive krijojnë një realitet tjetër, ku nuk ekziston as varfëria, as pamundësia për të mbushur barkun me të cilat qindra mijë shqiptarë përballen rregullisht. Në shfaqjet televizive nga e hëna në të djelën Vip-at vallëzojnë, buzëqeshin dhe tregojnë për suksesin e tyre. Personazhet tanë të kopertinave të ekspozuara në barraken e mjerë gëzojnë rininë e përjetshme të mundësuar në mënyra dixhitale, ekspozojnë frytet e operacioneve plastike dhe produkteve të bukurisë. Vipat e revistave dhe spektakleve televizive vezullojnë, gëzojnë shëndet, pasuri, famë dhe seks. Ata shesin! Veten, gjithçka, shesin iluzionin. Janë pjesë e një realiteti tjetër ku mjerimi i Onklologjikut, fëmijët e rrugëve të Shqipërisë, papunësia apo qyteza të harrueshme si Bulqiza, nuk ekzistojnë. Jemi pjesë e një shoqërie që me

Sigla grishëse, skena gjigande, kamerat, dritat, shkëlqimi, duartrokitjet janë të gjithë elemente që e bëjnë Big Brother një reality show kaq popullor, të ndërtuar mbi krijimin e imazheve magjiplotë dhe premtimin e famës dhe pasurisë së menjëhershme. Të shtunave në mbrëmje miljona sy shqiptarësh qëndrojnë të mbërthyera përpara ekraneve për të ndjekur spektaklin më të madh televiziv në vend. Big Brother është tashmë një fenomen shqiptar po aq sa edhe botëror dhe suksesi televiziv i këtij programi është i padiskutueshëm. Personazhet e krijuar brenda një nate me përzgjedhjen e kujdesshme të producentëve të spektaklit rrëmbejnë vëmendjen dhe imagjinatën e shumëkujt prej nesh, për të na transportuar larg realitetit tonë të përditshëm, në një tjetër realitet, të krijuar artificialisht. Lojtarëve u jepet mundësia për të qënë protagonistë ndërsa teleshikueve u ofrohet një arrati nga zbrazëtia e realiteteve shpesh të mjeruara. Spektakle të tillë na përforcojnë idenë budallaqe se edhe ne mund të arrijmë majat një ditë. Dhe do të bëhemi të pasur e të famshëm, pa u munduar shumë.

shpejtësi të mahnitshme ka mësuar ta injorojë realitetin ku jeton. Jo më kot në sondazhet listohemi si njerëzit më optimistë dhe më të kënaqur në Ballkan, e ndoshta në krejt kontinentin. Të qënit realist në vendin tonë mund të na shpjerë në depresion dhe të na dekurajojë. Na sugjerohet se realiteti është një formë negativiteti, jetët e thjeshta dhe tradicionale janë të mërzitshme. Ajo për të cilën kemi nevojë është suksesi, paraja, sytë vetëm aty,

si qëllimi i vetëm për të cilin ia vlen të jetosh. Dhe fama, të jesh i njohur do të thotë të ekzistosh. Duhet që njerëzit të na njohin patjetër, të dinë sa të mirë jemi. Ndonjëherë më duket sikur shumë ndër ne shqiptarët jemi protagonistë të një filmi që luhet brenda kokëve tona. E shohim veten në rrugët tona ashtu si kamera do të na shihte, flasim si flet personazhi kryesor dhe imagjinojmë se ata që na rrethojnë janë thjesht figurantë në fimin pa

Këta lloj spektaklesh televizivë, sikundër personazhet seksi në kopertinat, na joshin të harrojmë dilemat morale që ngrenë padrejtësitë e shumta që ndodhin në Shqipëri. Duke u magjepsur pas personazheve televizivë shmangim përgjegjësitë qytetare, aktivizmin, angazhimin kritik dhe detyrën sociale për solidaritet me shqiptarin tjetër që vuan. Sot të vërtetat nuk na mohoen por ato humbasin në një det me informacione pa vlerë. Për me tepër, programe televizivë që në thelb janë dishepuj që i thurin lavde kameras së fshehur larg syve të njerëzve përforcojnë mendimin se vëzhgimi (nga shteti psh.) nuk është një dhunim i së drejtës për intimitet, por një karakteristikë e jetës moderne. Vënia e vetes nën vëzhgim dhe vëzhgimi i të tjerëve 24 orë në ditë rrezikon të na bëjë të pandjeshëm ndaj syrit të Vëllait të madh Orwelian. Si një rast pervers ku jeta imiton artin, të mësuarit me kamerat që përgjojnë pareshtur na bën më pak të ndjeshëm

ndaj përgjimit si fenomen që shkel të drejtat tona të cilat Kushtetuta na i garanton. Loja vetë bazohet në përdorimin e çdo mjeti, sado të lig, për të fituar. Gënjeshtra, mashtrimi, manipulimi janë pjesa më thelbësore e spektaklit. Kulti i vetes ngrihet dhe përforcohet në imagjinatën kolektive të lojtarëve dhe tifozerive të tyre. Individualizmi ekstrem, përdorimi i tjetrit, pastaj shkelja mbi të për të arritur vetmitar pasurinë dhe famën e premtuar konsiderohen zotësi dhe shpërblehen. Besnikëria, solidariteti dhe shoqëria e sinqertë përbëjnë një handikap brenda lojës, ato nuk kanë asnjë vlerë. Të paaftët për intriga eleminohen. Ky është mesazhi që ekrani i përcjell shoqërisë shqiptare të ngujuar para televizorit, jo vetëm në një spektakël të veçuar, por në shumicën e atyre që transmeton. Në debatet politike politikanët po e kthejnë karagjozllëkun në modë kombëtare, duke e sugjeruar si një mënyrë të qëni për individin shqiptar. Kështu, agresiviteti zëvendëson ndjeshmërinë, gënjështra të vërtetën, imazhi thelbin, forma përmbajtjen, vesi virtytin e kështu me rradhë. Ideologjia dhe alternativat janë zëvendësuar nga pseudo-dramat, sheshet nga skenat, formimi nga stili dhe ligjërimi nga aktrimi. Publiku shqiptar më kot do të mundohej të krahasonte çfarë thonë me çfarë bëjnë. Media nuk e mundëson këtë, e shkuara nuk ekziston, ekziston vetëm e sotmja pambarim dhe realiteti është vetëm ajo çfarë thuhet në debatin e fundit televiziv. Në këtë mënyre platformat politike reduktohen në sllogane, boshe deri në fund dhe të thjeshtuara deri në banalitet. Adresimi i sfidave të kohës zëvendësohet nga mesazhe politike të formuluara për të tërhequr elektoratin e paarsimuar apo edhe analfabet. Kumti minimizohet drejt zeros, përmbajtja drejt hiçit. Magjia e iluzioneve e krijuara nga një sistem mediatik dhe politik i kalbur moralisht shkakton sëmundje të rënda për shoqërinë. Ato më së pari sulmojnë vlerat njerëzore dhe morale që mbartim, e mandej infektojnë marrdhëniet që kemi me njëri tjetrin. Imazhet artificiale që na bombardojnë, jo vetëm ato të vipave të llustruar por sidomos të elitave politike, zhdukin aftësinë për të patur mendim të pavarur dhe për të dalë në përfundime individuale. Sulmi i iluzionit mediatik mbi realitetin jo aq vezullues na paralizon aftësinë për disidencë, për të akuzuar padrejtësitë, për të qene kritikë ndaj shtetit dhe për të sfiduar padrejtësitë e strukturave që ekzistojnë. Aq kohë sa nuk do të mundim të dallojmë çfarë është false nga ajo që është e vërtetë rrezikojmë të humbasim aftësinë për të qënë të lirë. Sigurisht, sistemit që po forcohet nga pak çdo ditë para syve tanë të veshur do t’i vinte për mbarë ta zëvendësonte lirinë vetë me iluzionin e lirisë.


9

E mërkurë 24 | Shkurt 2010 | Lulzim Hoxha

Qysh pas industrializimit te shoqerise, gjate dy shekujve te fundit niveli i mireqenies ne pjesen derrmuese te botes ka arritur nivele marramendese duke kthyer ne realitet shume nga utopite e dikurshme te shfaqura pergjate revolucioneve te ndryshme qe mbizoteruan shekujt e XVIII dhe XIX. Por me industrializimin e shoqerise, po keshtu lindi nevoja per dhenien e nje legjitimiteti te ri botes se re perendimore te dale nga sprovat e shumta social-politike dhe ekonomike. Nje perqasje pra e cila do te mund ta perligjte dhe njekohesisht t’i jepte me shume inerci rendit te ri qe po ndertohej. Me pak fjale, kjo do te ishte ideja fillestare e kesaj qasjeje te re qe zuri fill ne Britani gjate shekullit te XIX me autore kryesore John Stuart Mill dhe Jeremy Bentham. E thene thjeshte – nje koncept I cili jo se dallohet per ndonje grade te larte filozofike me teper sesa per nivelin e frikshem abstragues te saj – utilitarizmi nenkupton perparesine e dobishmerise per te qene i lumtur kundrejt cdo gjeje qe na e pengon kete lumturi. Vakumi ideologjik I ketij koncepti I sherbeu me se miri si instrument problematikave te diskriminimit qe arriten kulmin pergjate shekullit te XX te tilla si: Anti-semitizmi ne Gjermani, nacionalizmi ne Ballkan, diskriminimi gjinor por edhe problemet e shumta sociale dhe ekologjike te krijuara nga urbanizimi I shfrenuar. Interpretuar sipas pikepamjeve utilitariste, letrat e Fichte-s mbi predominimin boteror te races pangjermane qe u shnderruan ne forme doktrine nepermjet “Mein Kampf” te Hitlerit, interpretohen thjesht mbi dobishmerine e Gjermanise se asokohe per t’I bere te lumtur shtetasit e saj pas disfates ne luften e pare boterore. Pra, nese nje hebre arrestohej nga policia gjermane thjesht sepse ai nuk I perket races ariane kjo eshte krejtesisht ne dobi te lumturise se naconal-socializmit hitlerian. Nderkohe qe ne kohet e sotme teorite utilitariste vazhdojne ende te jene ne qender te mendesise se sistemit kapitalist. Tashme – sic shprehet Slavoj Zizek – koncepti I anti-semitizmit eshte kthyer ne invers duke gerryer vetveten. Qasja utilitariste serish I jep nje legjitimim ketij fenomeni. Ne qofte se gjysmen e pare te shekullit te XX kishim te benim me nje nazizem anti-semit, sot ajo qe evidentohet eshte ekzistenca e nje sionizmi anti-semit. Duke cituar Zizek:“ne kohet e sotme nje shtetas izraelit nuk e ka lirine per ta kundershtuar levizjen sioniste, edhe nese ai eshte kunder kesaj platforme”. Ketij shtetasi nuk I mbetet gje tjeter vecse te heshti pasi e gjithe struktura shteterore e Izraelit funksionon mbi paradigmen utilitare te dobishmerise, qe konkretisht eshte migrimi I hebrenjve drejt territorit te shtetit izraelit. Kjo eshte pra trajta me e re e anti-semitizmit qe formesohet nepermjet legjitimitetit qe I jep qasja utilitariste e shekullit te XIX. Mbi keto baza ze fill edhe ceshtja e diskriminimit te grupeve te marxhinalizuara, cka eshte nje prej dilemave me te medha te demokracise se sotme. Rasti me flagrant per ta ilustruar kete fakt ishte termeti i fundit ne Haiti. Nga menyra se si u organizua opera-

Një realitet i ri është i mundshëm për t’u projektuar

Pasojat utilitariste në botën moderne cioni ndihmes ne Haiti u shfaq dukshem prioriteti i vertete i nderkombetareve ne kete vend.Sipas deshmive te mbledhura nga nje korrespondent i BBC-se ne Haiti, operacioni i shpetimit u perqendrua vetem ne qendrat kryesore urbane te Portau-Prince, kryesisht atje ku ndodheshin hotelet e frekuentuara nga turistet e huaj. Me 18 Janar, mjeket pa kufij “u ankuan se nje nga avionet e tyre qe mbartte 12 tone pajisje mjekesore ishte kthyer mbrapsht 3 here brenda dy ditesh nga aeroporti i Port-au-Prince. Nderkohe qe komandantet amerikane iu vune rivendosjes se sigurise duke grumbulluar nje trupe prej 14 mije marinsash, nga ana tjeter banoret ne disa zone me pak te zhvilluara te Port-au-Prince shpesh filluan te mbesnin pa ushqim e pa uje.

feministe si nje nder skandalet me te medha te diskriminimit gjinor. Ne fund te fundit, pare nga pikepamja utilitariste kjo ngjarje nuk eshte vecse nje strategji ne dobishmeri te Shteteve te Bashkuara me qellim te arritjes se nje rendimenti maksimal te ushtareve ne lufte. Pika e fundit ku moraliteti utilitarist ka nje impakt destruktiv eshte dimensioni ekologjik. Industrializimi i vrullshem dhe perfitimi sa me i madh vetjak brenda nje kohe te shkurter paten pasoja serioze ne rrenimin e ekosistemeve. Ky fakt u shoqerua me nje migrim masiv drejt zonave urbane duke gjeneruar nje hendek trondites midis qendres dhe periferise. Mjaft domethenes ne kete kontekst ishte samiti i Kopenhagenit ne fund te vitit te kaluar, ku pikerisht moraliteti

Ne kete drejtim eshte e dukshme se dobishmeria me e madhe per amerikanet ishte praktikisht vendosja e sigurise ne fqinjin e tyre, me shume sesa ndihmat humanitare. Gje qe do te thote se konsiderata amerikane se populli haitian nuk mund te ishte ne gjendje ta ruante sigurine ne ato kushte, predominoi mbi evidencen e nje tragjedie njerezore te qenesishme. Duke u bazuar ne argumentin utilitarist, e njejta gje mund te thuhet ne rastin e nacionalizmit ne Ballkan pas shperberjes se ish-Jugosllavise. Ne fund te fundit, sipas qasjes utilitariste masakrat e shumta te kryera ne Kosove dhe Bosnje i sherbyen me se miri dobishmerise se shtetit serb per te mbajtur nen kontroll ish-territoret jugosllave te Kosoves dhe Bosnjes. I gjithe diskriminimi antishqiptar ne Serbi ishte pikerisht brenda dobishmerise se qeverise serbe per te ushtruar nje diktat sa me te madh mbi territoret e ish-federates jugosllave. Paradigma utilitariste shfaq nje impakt shume te thelle edhe mbi diskriminimin gjinor. Ngjarja e ndodhur gjate luftes se Shteteve te Bashkuara ne Kore, ku u ndertuan shtepi publike me synimin e vetem te motivimit te ushtareve amerikan ne lufte, ende kujtohet nga qarqet

utilitarist u shfaq si nje pengese per arritjen e konsensusit mes perendimoreve dhe superfuqive te reja. Ky samit ishte treguesi me evident i shkalles se larte te moralitetit utilitarist ne secilin prej vendeve te zhvilluara. Pikerisht per shkak te ekzistences se nje diversiteti utilitar ne interesat e paleve ne kete ceshtje, arritja e nje marreveshjeje per reduktimin e emetimit te gazrave rezultoi e pamundur, duke perkeqesuar keshtu edhe me tej situaten e masakres ekologjike ne shkalle globale. Nisur nga keto shembuj, nje realitet i ri eshte i mundshem per t’u projektuar. Nese utilitarizmi ne ngjizjen e tij u konceptua si nje qasje qe do te perligjte sistemin qe do te ndertohej, pas gjithe ketyre efekteve negative te shkaktuara prej tij, sot mund te thuhet se eshte po ky utilitarizem qe po kthehet ne rrenues te nje sistemi qe dikur synohej qe ta legjitimonte me aq devotshmeri. Fakt ky qe me shume gjasa do te ishte rruga e vetme e shpetimit per sa i takon problematikave te diskriminimit ne teresi, per te ndertuar nje bote te vetme, ate bote ku njeriu nuk synon lumturine vetjake, por harmonine ne komunitet, ate bote ku nuk konkurrohet por bashkepunohet per berjen realitet te utopise se rradhes.

Instituti i heshtjes Heshtja e vërtetë është paqë për trurin, për shpirtin është si gjumi për trupin, por për Institutin - heshtja është gjendje kome Ka kohë që Lëvizja ZGJOHU! po shqyrton mundësinë e themelimit të Institutit të Heshtjes Kombëtare për diskriminim kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve në Maqedoni. Me gjasë, ky Institut do të bëjë më shumë punë se sa Instituti për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërorë të Shqiptarëve në Maqedoni “Pjetër Bogdani”. Edhe po mos të bëjë as edhe të vetmën gjë, përsëri do të ketë bërë më tepër. Vendin drejtues në Institutin e Heshtjes pa dyshim duhet ta ketë Instituti Pjetër Bogdani. Në ditët kur fryma shqiptare në Shkup po shfaroset me bulldozher dhe trashëgimia kulturore dhe shpirtërore po zhduket para syve tanë, të gjitha institucionet më të thirura shqiptare, të prira nga Instituti, heshtin. Instituti heshti edhe kur fëmijëve tanë iu imponua gjuha maqedonase. Instituti heshti edhe kur Enciklopedia falsifikoi gjithë historinë shqiptare, na quajti malësorë dhe ardhacak. Ndoshta Instituti është mbështetur në populloren “heshtja është flori” duke shpresuar në përfitime të çfarëdo lloji. Kur drejtuesit e Institutit u bindën që heshtja nuk u sjell ndonjë përfitim, vendosën që të bëjnë zhurmë rreth buxhetit për rroga dhe për veturë zyrtare. Dhe përsëri iu kthyen veprimtarisë së parapëlqyer, heshtjes. Instituti po ngulfatet nga paaftësia e menaxhimit, nga mungesa e vizionit, nga mungesa e guximit, por edhe nga mungesa e iniciativave kreative nga stafi dhe drejtuesit që paguhen për ta mbrojtur qenien shqiptare në Maqedoni. Instituti Albanologjik i prin institucioneve dhe subjekteve shqiptare që qëndrojnë të shurdhër ndaj rrahjes alarmante të kambanave për diskriminin kulturor dhe shpirtëror kundër shqiptarëve që ka arritur kulminacionin. Kjo politikë diskriminuese ka prishur çdo mundësi urëzimi të qëndrimeve midis dy komuniteteve më të mëdha në vend. Koha është e pamëshirshme dhe kombi shqiptar nuk mund të viktimizohet për paaftësinë individuale ose mungesën e frymëzimit. Kjo vlen për të gjitha institucionet që drejtohen nga shqiptarët. Nëse nuk ju punohet ose nuk dini si ta bëni punën, largohuni ditë më parë. Ky do të ishte akti më patriotik që do ta kishit ndërmarrë në këto rrethana sfiduese që nuk tolerojnë paaftësi. Populli ka nevojë për prijës të guximshëm. Këndjellja e shqiptarëve në Maqedoni është e mbrapshtë. Qytetarët e thjeshtë arrijnë të krijojnë opinion publik dhe janë shumë më të vetëdishëm për fatin e popullit se sa intelektualët. Shumica e popujve udhëhiqen nga mendjet e ndritura, por neve na rastisi fati të kemi popu-

llin më të ndritur se vetë mendjet e veta që pretendojnë të janë të ndritura. Shoqëria shqiptare po ndryshon, po evoluon dhe nëse prijësit intelektual dhe politik nuk mund t’a mbajnë hapin me popullin duhet të tërhiqen dhe mos t’i mbajnë peng qytetarët dhe ardhmërinë e kombit. Cili është proçesi i fundit politik dhe zhvillimor që ka gjetur nismë tek intelektualët shqiptar? Ndoshta do t’a gjeni përgjigjën nësë arrini t’a gjeni vrimën se ku janë strukur ata. Të nderuar, dilni nga gëzhoja mbrojtëse me të cilën jeni rrethuar dhe prini popullit sepse kemi nevojë për ju. Gjitha këto pasoja që po i ndjejmë sot janë rezultat i devijimit të qëllimshëm nga vlerat e mirëfillta në politikbërjen shqiptare. Politika shqiptare ka gisht të drejtëpërdrejt në shuarjën e intelektualëve dhe promovimin e dëgjueshmërisë dhe përkuljes si vlerë në politikë dhe shoqëri. Dhe fatmirësisht për partitë, njerëz të tillë ka më bollëk, por fatkeqësia për popullin është që po ata njerëz na kanë marrë në qafë gjithë këto vite. Poltronizmi dhe mosdija e tyre ka parandaluar marrjen e hisës dhe institucionalizmin e shqiptarit në institucionet shtetërore si dhe ka shuar zërin kritik tek shqiptarët. Andaj, urojmë që virusi i këndelljes së qytetarit të thjeshtë të kaplojë edhe udhëheqësit politik dhe intelektualët sa më shpej-

të sepse deri sa ata të zgjohën ne mund të fillojmë me palosjen e valixheve sepse Shkupi jonë po tjetërsohet, po na bëhët i huaj. Ka raste kur heshtja është shumë e zëshme, por në rastin e Institutit Albanologjik heshtja është shurdhëruese.


10

E mërkurë 24 | Shkurt 2010 |

Analisti në radhë të parë synon një rol politik, edhe pse pa interes të drejtpërdrejtë politik

Analiza e Analistëve Shënime për një Sociologji Kritike të Rolit të Analistit Besnik Pula

(Vijon nga faqe 2) ...redaksionale gjatë programit të lajmeve ka dalë mode, formati i emisioneve polemizuese me një apo më tepër mysafirë është i pranishëm gjithandej. Në rastin e emisioneve televizive polemizuese mund të përjashtohen rastet kur në këto emisione ftohen politikanë – interesi i politikanit është tjetër nga interesi i polemizuesve jo politikanë, pasi që investimet dhe interesi që ata kanë në fushën politike dhe mediale janë krejt të ndryshme. Objekt i këtij shkrimi janë këta të fundit, pasi që politikanët polemizojnë njëri me tjetrin dhe kështu pozicionohen politikisht njëri karshi tjetrit dhe karshi pushtetit, ndërsa polemizuesit jo-politikanë polemizojnë me politikanët pa qenë vetë të tillë. Një sociologji e fushës së polemikës, si një nënfushë e veçantë e aktivitetit gazetaresk, do të nxirrte në shesh objektivitetin e polemikës si aktivitet, duke ekzaminuar në radhë të parë raportin e forcave simbolike (të repertorëve zakonisht të pabarabartë retorikë, kulturorë, biografikë, institucionalë dhe politikë, të cilët mund të mobilizohen dhe vihen në përdorim nga polemizuesi) midis polemizuesve dhe aktorëve në fushën politike, midis tyre dhe gazetarëve dhe midis polemizuesve të ndryshëm. Si aktivitet intelektual, objekt themelor i polemikës është kapja (sado momentale) e monopolit mbi definimin objektiv të “realitetit politik” dhe, si hap i dytë, dhënia e “diagnozave” dhe “analizave” që shpjegojnë raportet shkak-pasojë në fushën politike. Në esencë, kuptimi i problemeve politike ka të bëjë me zbulimin e defekteve morale dhe kulturore që i dalin në rrugë projektit (për çfarë besohet të ekzistojë një konsensus i përgjithshëm shoqëror) që thërret në veprim fuqinë e shtetit që të transformojë strukturat shoqërore që pengojnë lëvizjen drejt arritjes së synimeve kolektive, synime që zakonisht identifikohen nga terma jo gjithmonë përmbajtësorë, por me një efikasitet të jashtëzakonshëm simbolik (p.sh. “evropianizimi”, “demokratizimi”, “tranzicioni”,“integrimi”,“sundimi i ligjit” etj.). Në veprimtarinë e tij polemizuese, analisti gëzon një pozicion të veçantë brenda fushës gazetareske dhe asaj politike. Është ky pozicion i veçantë pasi për analistin, aktiviteti polemizues nuk është një aktivitet i përkohshëm apo i rastit, por një aktivitet profesional në kuptimin e një aktiviteti që ushtrohet rregullisht dhe kundrejt një shpërblimi financiar (honorarit apo, në rast më të privilegjuar, rrogës). Në krahasim me gazetarin, e drejta e të cilit kufizohet në pretendimin për paraqitjen objektive të ngjarjeve dhe fakteve, analistit i

jepet licenca e veçantë për shtjellimin e një metadiskursi politik (në kuptimin që përmes atij diskursi analisti pretendon të vendoset mbi politikën), të interpretimit të ngjarjeve në fushën politike dhe shtruarjen e tyre në një plan moral, e vlerësimit të tyre në raport me “interesat jetike”, “aspiratat historike”, “vlerat themelore” apo “qëllimin përfundimtar” të bashkësisë së gjerë politike, siç interpretohen ato nga analisti. Në këtë rol, analisti evokon parimet etike të fushës politike, duke e mbivendosur moralin publik si bazë e akteve politike, një privilegj nga i cili politikani është i privuar për shkak të balancës së vazhdueshme që ai apo ajo duhet të bëjë duke konstruktuar barasvlera midis interesave të veçanta dhe potencialisht kontradiktore të grupeve të ndryshme të interesit dhe, si pasojë, duke ndërmarrë veprime domosdoshmërisht të (një)anshme. ANALISTI SI ASPIRANT PËR ROLIN E INTELEKTUALIT Ajo që është fasinuese për kontekstin post-socialist, është fakti që roli publik i analistit ka marrë përmasa të tilla që ai pothuaj ka zëvendësuar rolin që dikur rezervohej për intelektualët (një zhvillim që ka paralelet e veta edhe në vendet perëndimore, ku intelektuali e ka gjithnjë e më të vështirë paraqitjen në sferën e gjerë publike). Për këta të fundit, marrja e së drejtës për dhënien e fjalës publike fitohet vetëm pas akumulimit të autoritetit përmes punës shkencore apo artistike, të tillë çfarë vlerësohet si meritore në bazë të kritereve të fushave të specializuara të krijimtarisë intelektuale, që në kushtet ideale, kanë një shkallë të caktuar autonomie dhe distance nga fusha politike dhe ajo ekonomike. Në qoftë se marrim për bazë përkufizimin elementar të intelektualit të angazhuar publik, të tillë çfarë

e ka dhënë Sartre-i: si person i cili merr përsipër përgjegjësinë e marrjes së qëndrimeve publike me karakter politik, por pa hequr dorë tërësisht nga aktiviteti artistik (p.sh. letërsia) apo shkencor (p.sh. hulumtimi), atëherë shohim se si analisti i sotëm është i liruar tërësisht nga barra e dëshmisë së punës intelektuale karshi një audience të specializuar specialistesh (atë të kritikëve të krijimtarisë artistike apo të komunitetit shkencor). Në vend të kësaj,kemi një proces në dukje mistik,që analistit i lejon pozicionimin si intelektual, por jo në mënyrën e mundimshme të ngritjes në hierarkinë e gradave të sanksionuara nga sistemi arsimor,pasi që analisti arrin deri te marrja legjitime e fjalës publike duke anashkaluar autoritetin e sistemit të lartë arsimor (gjithsesi jo në plotësi,meqë edhe analisti ndjen nevojën e legjitimimit të diskursit të tij duke u mbështetur në grada universitare). Bazament i këtij ndryshimi historik nuk është ndonjë aftësi e veçantë personale e analistit, por oportunitet e krijuara si pasojë e ndryshimeve të thella në strukturën e institucioneve mediale (me thyerjen e monopolit shtetëror mbi prodhimin medial dhe formimin e tregut mediatik) dhe në delegjitimimin e prodhimtarisë intelektuale për shkak të implikimit të një pjese të madhe të saj me regjimin e vjetër. Në vend të punës për prodhimin e njohurisë shkencore (çfarë mund të jetë puna e shkenctarit), apo e krijimtarisë artistike (sikur e shkrimtarit apo artistit), apo të informatës (siç është puna e gazetarit), aktiviteti i analistit përqendrohet në radhë të parë në polemikën, pra, në ruajtjen e një qëndrimi polemizues karshi ngjarjeve politike, të çfarëdo natyre qofshin ato. Karshi intelektualit që pretendon dije të specializuar, dhe i cili mund të mobilizojë në mbështetje të aktivitetit polemizues autoritetin shkencor,analisti pretendon një pozicion monopolizues të njohurisë

specifikisht politike, e cila, sipas rregullave të fushës gazetareske, ka të bëjë kryesisht me posedimin e kapitalit informacional, të njohjes së zhvillimeve më të fundit në qarqet politike,sidomos ngjarjet e “mbrapa skenës”, të cilat analisti, përkundrejt gazetarit, gëzon legjitimitetin e transmetimit. Mirëpo, analisti nuk mund t’i ikë raportit të dominuar që ai ka karshi fushës intelektuale,pasi që bazë e gjykimeve të ngjarjeve politike dhe tentativës për të ndërhyrë në debatin politik të momentit (qoftë ai dënimi i “korrupsionit” apo denoncimi i një akti politik si të kundërt ndaj “vlerave demokratike”), janë gjithmonë kutet morale dhe ideologjike të përvetësuara nga fusha intelektuale,me të cilën analisti gjithnjë ruan një raport të zhdrejtë. POLITIKANI PA PORTOFOL Mirëpo analisti në radhë të parë synon një rol politik, edhe pse pa interes të drejtpërdrejtë politik, që e bën analistin një fetishist të politikës. Por nga aspekti social, pozicioni dukshmërisht kontradiktor i analistit, ai që gjendet, në dukje, edhe brenda edhe jashtë politikës, që është kritik ndaj politikës por gjithmonë i afërt me institucionet dhe, jo rrallë edhe me protagonistët e fushës politike, e shndërron veprimtarinë e analistit në një politikë surrogate dhe vetë analistin në një politikan surrogat – diçka që, figurativisht, mund të quhet politikan pa portofol. Kështu, raporti që analisti ka me politikën është në disa pikëpamje analogjike me atë që artisti ka në fushën artistike dhe parimeve të veprimtarisë në kuadër të saj.Në fushën artistike konsiderohet si një artist “puro” ai që krijimtarinë e tij nuk e bën direkt për tregun, por në frymën e l’art pour l’art (artit për hir të artit), ku parimet vlerësuese i vendosin artistët e tjerë dhe kritikët e artit dhe jo shija e publikut të gjerë apo vlera komerciale e veprave. Në një situatë të ngjashme gjendet edhe

analisti, në raport me fushën politike. Veprimtaria e analistit ka si parim themelor një ideal të politikës që bëhet për hir të vetë politikës, kuptohet të reduktuar në një aktivitet polemizues, një “debati” të përhershëm dhe të papërfunduar pasi është ndërtuar mbi premisa që kërkojnë që ai të jetë i papërfunduar, një dramë e përhershme ku zhvillimet në dukje çojnë gjithmonë në përsëritjen e dramës (në këtë frymë mund të kuptohet dukuria e zakonshme e shpjegimit të realitetit postsocialist shqiptar si të një “tranzicioni” të pa fund). Nga pozicioni social, thellimi i analistit brenda strukturave politike, pa pjesëmarrje zyrtare në to, e bën atë komplicit në mirëmbajtjen dhe kyç në legjitimimin e tyre. Në esencë, analisti nuk ka si objekt analizën në kuptimin e zbërthimit të gjendjes politike, të zbulimit të relacioneve reale politike dhe të interesave shoqërore që shprehen në fushën politike (diçka që, paradoksalisht, imponon një shkëputje nga rrjedhat e fushës politikës), por ai ka analizën si mjet për arritjen e efekteve imediate politike. Kështu, roli i pretenduar si kritik dhe denoncues i politikës (p.sh. denoncuesit të “korrupsionit” të zyrtarëve dhe politikanëve të caktuar, i skandaleve të ndryshme, i kundërshtimit ose përshëndetjes së masave të caktuara etj.) përbën metodën përmes së cilës analisti synon në radhë të parë legjitimitetin publik për veprimtarinë e tij si veprimtari që bëhet për publikun dhe në emër të tij, me analistin si përfaqësues të publikut. Për më tepër, analisti synon, përkundër pretencës për njohuri mbi mesatare për ngjarjet e ditës në politikë, kultivimin e imazhit të tij si një “qytetar i zakonshëm”. Kjo strategji e prezantimit të vetes (Goffman 1959) arrihet kryesisht përmes formave gjuhësore që nxjerr në përdorim analisti, pra me denoncimet dhe sulmet që kryen ai kundër politikës, jo rrallë duke përdorur një “gjuhë popullore”, me një fjalë, duke denoncuar apo aplauduar politikën në mënyrën që atë do ta bënte ky i ashtuquajtur “qytetar i zakonshëm” i fantazisë ideologjike të analistit (dosido një konstrukt kulturor dhe jo krejt personal i analistit).Sigurisht se rreth formave të prezantimit të vetes, ekziston një rivalitet në mes të analistëve, kush duke e përfaqësuar veten në rangun e “ekspertit” (p.sh. ata analistë të lidhur me institute të ndryshme studimore, të cilat jo rrallë i udhëheqin vetë), kush të “intelektualit të pavarur” (analistit që vepron si një “free agent”, pa lidhje me një institucion të caktuar), kush në rangun e “njeriut popullor” (njerëz që për t’u diferencuar nga “elitistët” dhe për të maskuar pjesëmarrjen e tyre brenda elitës, theksojnë origjinën e tyre të ulët sociale, biografinë e përndjekjeve të mëhershme etj.). (Vijon numrin e ardhshëm)


11

E mërkurë 24 | Shkurt 2010 | Jacques RANCIERE*

Për rreth gjashtë muaj me radhë, Franca zyrtare dukej e preokupuar nga një ngjarje e vetme : procesi gjyqësor ndaj Maurice Papon-it, ish funksionar i lartë i shtetit francez të marshallit Pétain, i akuzuar si përgjegjës, nga 1942-shi në 1944-ën, për arrestimin e burrave, grave dhe fëmijëve çifutë, të cilët përfunduan të zhdukur në kampet e vdekjes.Një proces i tillë mund të kishte qenë një ballafaqim i thjeshtë. Nga njëra anë familjet e të deportuarve kërkonin riparim për krimin e kryer ndaj të afërmve të tyre. Në anën tjetër, qëndronte një funksionar, që kishte ushtruar rolin e vet si funksionar i një shteti kolaboracionist, pa vrarje ndërgjegje dhe pa zell të tepruar. I pandehuri kishte firmosur urdhrat e arrestit dhe të deportimit që i përkisnin autoritetit të tij, pa u përzier personalisht me organizimin e gjuetisë së çifutëve dhe pa u merakosur të dijë se ç’ndodhte më pas me viktimat. Një dënim me dhjetë vjet burgim sanksionoi përgjegjësinë e pamohueshme në këtë rast dhe të vërtetuar me imtësi. Megjithatë, në këtë pikë, thjeshtësia e gjërave nis e turbullohet. Ç’raport krahasueshmërie mund të ekzistojë mes dënimit me dhjetë vjet burgim, dyzet e pesë vjet pas fakteve, të një burri tetëdhjetë e shtatë vjeç, dhe martirit që hoqën ata që u vranë në masë në kampet e vdekjes ? Dhe, për më tepër, përse mori një rëndësi të tillë një proces që s’mund të jepte asnjë gjykim ku faji i një individi të mund të bëhej i krahasueshëm me krimin në nivel mase ? Kjo mungesë krahasueshmërie tregon, para së gjithash, funksionin e veçantë që merr sot instanca gjyqësore. Çdo çështje politike mbi të drejtën apo fajin, drejtësinë apo padrejtësinë merr formën e një procesi të zhvilluar para një gjyqi real ose imagjinar. Ndërkohë që francezët, dita me ditë, informoheshin mbi zhvillimet e të ashtuquajturit procesit Papon, ishin të ftuar të sodisnin me kureshtje, në të gjitha vitrinat e librarive Le livre noir du communisme (« Librin e zi të komunizmit »), të mbështjellë me një shirit të kuq publicitar që lajmëronte : 85 milionë te vdekur. Disa i vunë shifrat në dyshim : si mund të shifrohen me saktësi viktimat e urisë në Kinë dhe a mund të numërohen ato si viktima të komunizmit në të njëtin rang me të pushkatuarit apo të vdekurit e kampeve ? Por, themeli i problemit nuk Në Evropë, shpikja e shtypit si një mënyrë e lehtë dhe e lirë për shpërndarjen e informacionit solli fillimin e Reformimit dhe Rilindjes, si një epokë e re zhvillimi. Nëpërmjet dokumentimit të politikave të shteteve-kombe, kjo i dha fund edhe shumë hegjemonive mbretërore. Rritja e autoritetit të depersonalizuar të shtetit nëpërmjet forcimit të institucioneve bëri të mundur zëvendësimin e pushtetit individual nga sisteme qeverisjeje dhe vlerash.Sot,megjithëse jetojmë në shoqërinë e informacionit, me keqardhje vihet re se një ndryshimi i tillë nuk ka ndodhur akoma ne mjaft vende ish-totalitare. Kulti i liderit si figurë pushteti vazhdon të sundojë nëpërmjet varfërisë dhe keqedukimit, duke mbytur kështu çdo inisjativë të organizimit të shoqërisë për të ngritur sisteme funksionale qeverisjeje dhe shprehjeje sovraniteti. Ndërkohë, teksa sheh shqiptarët e Kumanovës që largohen me mijëra drejt

Verdikti i procesit Papon ishte një homazh lamtumire ndaj ekzistencializmit

Drejtësia në të shkuarën

qëndron këtu. Funksioni i shifrave është më shumë gjyqësor sesa thjesht statistik. Që nga Volini (autori i « Revolucionit të panjohur »), deri te Solzhenicini, ka pasur gjithmonë nga ata që kanë shpallur e denoncuar krimet e regjimeve komuniste. Por, këtë gjë e bënin sipas mënyrës politike. Dëshmonin si viktima të komunizmit, duke e denoncuar atë në emër të një ideje tjetër politike, që nga anarkizmi apo komunizmi « i vërtetë » deri te restaurimi i rendit të vjetër monarkik dhe fetar. Ndërsa sot, bëhet fjalë për tjetër gjë : llogaritjet e të vdekurve njëjtësohen me gjyqin e historisë që ndan e vendos, që shpall jo verdiktin e një regjimi, por të një ideologjie, do të thotë, së fundi, të një kohe kur u besohej ideologjive. Pra, gjyqi i historisë lan llogaritë e së tashmes me një kohë tjetër, kohën e Volinit dhe të Solzhenicinit, po aq sa atë të Stalinit e Leninit ;shkurt,me kohën e politikës. Në të njëjtën mënyrë, mund të themi se procesi Papon është një larje llogarish mes francezëve dhe shtetit francez të Vishisë dhe pjesëmarrjes së tij në sipërmarrjen naziste të shfarosjes. Procesi i një individi bëhet atëherë proces i së kaluarës, duke u identifikuar kështu me gjyqin e historisë, i cili ka në ngarkim të kumtojë të vërtetën që do të bëjë të mundur njëherësh të shpallë fajësinë kolektive dhe ta hedhë atë në të shkuarën, duke hequr kështu një vizë përfundimtare mes kësaj të shkuare dhe nesh. Dhjetë vjetët e burgut të dhëna si dënim ndaj një funksio-

nari të shtetit francez pohojnë kështu, një herë e mirë, fajësinë e shtetit në fjalë si të tillë. Por, njëkohësisht dëftojnë distancën që na ndan prej tij dhe e bën atë të jetë për ne një objekt i kulluar gjykimi. Mirëpo, pikërisht ky raport është mashtrues. Ta kthesh procesin e një funksionari në proces të shtetit të vet është diçka kontradiktore : do të thotë ta akuzosh funksionarin për atë që ka bërë si zyrtar i këtij shteti globalisht fajtor, por edhe për atë që nuk e ka bërë, si individ : mosbindjen ndaj shtetit, funksionar i të cilit ishte. Me përkufizim, funksionari është në shërbim të shtetit. Maurice Paponi i shërbeu një shteti kolaboracionist. Pas kësaj, i shërbeu po aq Republikës së gjeneralit de Gaulle. Shteti, sikurse natyra, nuk e duron dot boshllëkun, e ndaj dhe republika goliste i mori shërbëtorët e vet aty ku mund t’i gjente : ndër shërbëtorët e « shtetit francez » të mëparshëm, ku ata s’kishin bërë gjë tjetër veç shërbyer shtetin në përgjithësi, pa zell të tepruar militant. Maurice Paponi u bë kështu një shërbëtor shembullor i Republikës franceze, duke drejtuar veçanërisht në tetor 1961 shtyjen e një manifestimi algjerianësh në Paris, gjatë të cilit më se dyqind manifestues u rrahën për vdekje, u therën dhe u hodhën në Senë nga forcat e policisë (Paponi ishte atëherë Prefekt i policisë, pra Kreu i policisë së Parisit – O.A.). Ky krim shtetëror i më vonët nuk ishte vënë në gjykim gjatë procesit. Nëse

u përmend, ishte vetëm në kuadrin e një silogjizmi domethënës : përderisa i pandehuri ka kryer këtë krim të shtetit tonë republikan,krim të cilin askush s’ka ndërmend ta gjykojë, atëherë është më se e mundur që të ketë gisht dhe tek ai tjetri,te krimi i shtetit kolaboracionist. Fakti që ka qenë përherë një shërbëtor shembullor i shtetit, tregon paaftësinë e tij në përgjithësi për të mos i shërbyer shtetit, pra dhe përfshirjen e tij në krimin e shtetit që shërbente më 1942. A mos duhet të mendojmë atëherë se gjyqi që i bëhet Paponit është gjyq i shtetit në përgjithësi dhe i atyre që nuk arrijnë të mos i binden atij ? Po gjyqi i historisë, duke i dhënë dhjetë vjet burg arsyes shtetërore, mos vallë vendosi në favor të « së drejtës për mosbindje », legjitimiteti i së cilës është kalvari i çdo filozofie politike ? Do të ishte më se e çuditshme, po t’i referohemi asaj çka ndodhte, në një nga aeroportet e Parisit, në të njëjtën ditë me dhënien e verdiktit : disa pasagjerë të linjës Paris-Bamako refuzonin të udhëtonin në të njëjtin avion me disa punëtorë klandestinë që Ministria e Brendshme franceze po i përzinte me forcë drejt vendit të tyre. Ministri deklaroi menjëherë se kishte vendosur t’i padiste në drejtësi pasagjerët e pabindur, për « pengesë në qarkullimin e avionit ». Duket me pak gjasë pra që gjyqi, me anë të verdiktit të vet, të ketë dashur të konsakrojë të drejtën e mosbindjes dhe rezistencës. Dënimi i një shërbëtori be-

SOVRANITETI I PAPRETENDUAR një Evrope ku ata mund të hynë tashmë pa viza, nuk ka se si mos parashikosh një ogur të ngjashëm edhe për Shqipërinë në një të ardhme të afërt.Sondazhet e përforcojnë këtë fakt, teksa trumbetohet me të madhe shansi që kemi për të lëvizur edhe ne lirshëm ne BE brenda 2010.Tre fjalë të një kryefamiljari teksa hipte në autobusin që do ta çonte në Belgjike mjaftojnë për të shprehur atë që kurrë nuk e dëgjon nga goja e një politikani:“Nuk ka punë!” Globalizimi i politikave nëpërmjet pushtetit të institucioneve ndërkombëtare që ndjek globalizimin e ekonomisë kontribuon në krizën e sovranitetit që përjetojnë shtetet sot.Anëtarësimi në rrjetet ndërkombëtare është një nevojë e kohës për çdo vend, por ai vjen me një çmim dhe duhet menaxhuar mirë. Pak kush e mendon që

Shqipëria anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë, Fondit Monetar Ndërkombëtar, NATO madje edhe e Bashkimit Evropian do të thotë më pak sovranitet.E një shtet i ri me një demokraci vetëm 20 vjeçare si e jona, e ka të lehtë të tundohet. Ama është e pabesueshme edhe për vetë këto organizata se si kaq unanimisht,politikanë e qytetarë njëzëri jemi gati të heqim dorë nga një pjesë e sovranitetit tonë akoma të pa ngritur mirë,thjesht për t’u bërë pjesë e klubit të të mëdhenjve. Të jetë vallë mungesë dëshire për t’u përfaqësuar, përtesë për të qeverisur apo pak nga të dyja shkaku i dhënies kaq lirë të këtij sovraniteti të cilin mburremi se e kemi fituar me gjak në shekuj e dekada? Dihet që një nga funksionet kryesore të shtetit është rishpërndarja e të mirave,pra mirëqenia sociale për qytetarët dhe orga-

nizmat e tij. Por një shtet që ka hequr dorë nga një pjesë e sovranitetit të tij si mund ta bëjë këtë gjë? Si mundet për shembull ky shtet të mbrojë prodhuesit vendas kur ka firmosur kaq marrëveshje tregtie të lirë që nuk i favorizojnë fare ata? E ndërkohë si gjithmonë, disa kanë siguruar jetën, disa kënaqen me një rrogë, të humburit (nuk) e kanë pranuar humbjen, ca shtyjnë si munden e ca të tjerë bëjnë gati valixhet për të ikur. Shteti ynë modern vazhdon të mbetet i ngatërruar në rrjeta organizatash rajonale e ndërkombëtare e interesash të vogla individuale.I shtyrë sa andej-këndej nga interesa ndërshtetërore e shumëllojshmëri forcash shumëkombëshe, qëndron akoma i paaftë të vendosë mbi fatin e tij. E kotë të flitet këtu për Kosovën, që vetëm para dy vjetësh lindi si një shtet i

snik të shtetit i referohet, në fakt, detyrimit për të mos u bindur në të shkuarën : jo vetëm në kontekstin represiv të shtetit të Vishisë, por në një kohë të shkuar kur bindja dhe mosbindja kishin kuptim. Vendimi na thotë : në atë kohë, bindja dhe mosbindja ishin zgjedhje të bëra nga individi.Vendimi na kthen kështu në atmosferën e epokës ekzistencialiste. Në atë kohë, Sartri mund të shqiptonte atë frazë që ngjalli sa e sa skandal dhe tallje : « Kurrë s’kemi qenë më të lirë sesa gjatë pushtimit gjerman ». Ishin kohërat e angazhimit dhe të përgjegjësisë : kohë ku secili zgjidhte « për të gjithë » dhe ishte « përgjegjës për gjithçka përballë të gjithëve ». Puqja e dënimit të gjyqit (në të shkuarën) me kërcënimet e ministrit të brendshëm (në të tashmen) na tregojnë se kjo kohë vërtet e ka vendin e vet në të shkuarën. Sot, t’i bindesh apo mosbindesh shtetit nuk përbën më problem. Jo thjesht ngaqë shteti është legjitim, por, më së thelli, ngaqë shteti sot pretendon se nuk kërkon më asgjë, se s’është gjë tjetër veçse një ekzekutues modest i një domosdoshmërie të madhe pavetore. Ç’kuptim ka t’i mosbindesh shtetit që nuk urdhëron asgjë dhe që, nga ana e vet, vetëm sa i bindet qarkullimit të flukseve të kapitalit ? Në kohën e Platonit, sofisti Antifon i kundërvinte drejtësisë së natyrës atë të ligjit sipas një parimi të thjeshtë : kush shkel ligjin dënohet vetëm po e panë. Kurse, ai që shkon kundër natyrës, do të ndëshkohet me patjetër, sido që të jetë. Pikërisht, të njëjtën logjikë kanë rimarrë sot shtetet tona, teksa na thonë se rregullat e tyre s’janë tjetër pos bindja ndaj ligjeve natyrore të qarkullimit të ekuilibruar të pasurive dhe popullatave.Udhëtarët zevzekë që,atë ditë, nuk pranuan të shkonin në Bamako, janë fajtorë ndaj shtetit francez për një rebelim që s’është as më shumë e as më pak se një « pengesë në qarkullimin e avionit ». Kështu kryhet larja e hesapeve me të shkuarën. Mosbindja kishte kohën e vet : një kohë tjetër, ku individët i kundërviheshin vullnetit të individëve të tjerë apo të shteteve, kohë e politikës dhe e ideologjive. Drejtësia e përshëndet këtë kohë, duke na bërë njëherazi me dijeni se ajo ka shkuar tashmë. Në njëfarë mënyre, verdikti i procesit Papon ishte një homazh lamtumire ndaj ekzistencializmit. * (Prill 1998) Përktheu: Orgest Azizi “pa”varur.Në këto kushte kuptohet,është më lehtë të thuash “Nuk ka punë!” se të punosh, në atdhe a kudo që të jetë. Po ndërkohë që nuk janë liberalizuar vizat,le të kënaqemi me ndonjë teatër a argëtim tjetër, me temë kryesore “Arratisjen nga Realiteti”. E sa për këtë kohë globalizimi që jetojmë, duket se Migjeni e paska pasur gabim kur thoshte “Mjerimi s’do mëshirë, por don vetëm të drejtë!” Nëse do donim sado pak të drejtë në vend të mëshirës, epoka e informacionit ku jetojmë i ka të gjitha shanset të sillte sado pak angazhim të njerëzve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë se bashku, për të ngritur një sistem që funksionon për të gjithë. Nëse një kontinent i tërë rilindi me shpikjen e shtypit të shkruar, kaq e vështirë qenka për një vend të vogël me pak më tepër se 3 milionë banorë të rilindë në epokën e internetit? Por me sa duket mjerimi qenka më i fortë.


12

E mërkurë 24 | Shkurt 2010 |

Harresa kolektive është përcaktuar nga ndërveprimi i faktorëve politik dhe social në nivel mikro dhe makro

Strategjitë e harresës kolektive Përse nuk mund të mësojmë nga e kaluara Blendi Kajsiu

(Vijon nga faqe 3) ...apo me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike. Ndërkohë udhëheqësit e PP-së, si Ramiz Alia, njehsohen me diktaturën komuniste. E megjithatë e kaluara duket pakasa më komplekse. Kështu pas pleniumit IX të Patisë së Punës në Janar të 1990, por edhe më parë, fillon një fushatë e pandërprerë për ’demokratizimin e jetës në të gjitha fushat’, me një artikulim politik tejet të ngjashëm me atë të sotmin. Kështu më 6 Qershor 1990, Ramiz Alia do shprehej në një fjalim tipik se; “Revolucionarizimi i gjithanshëm i jetës së vendit, demokratizimi i mëtejshëm i saj, janë mjet i sigurt për zhvillime të qëndrueshme e nxitje për të cuar përpara ekonominë, kulturën, tërë jetën tonë politike e shoqërore.” Gjithashtu është vështirë të kujtohet se dicka e tillë ishte mjaft e lehtë për sistemin ‘totalitar’ komunist pasi ai në vetvete pretendonte të ish kulmi i demokracisë popullore. Pra një sistem vërtet demokratik, ndryshe nga pseudodemokracia borgjeze. Andaj kërkesa për demokraci është mëse e natyrshme në universin diskursiv dhe konceptual të komunizmit. Në fakt vetë sistemi komunist nga një pikëpamje tipike progresiste iluministe e shikonte vetveten si përkryerjen e demokracisë pas demokracisë liberale borgjeze, që ndonëse ishte një stad më i evoluar se feudalizmi, përsëri nuk përbënte vërtet një sistem ku trupëzohej vullneti popullor, por një sistem ku ky vullnet deformohej, përjashtohej apo shtypej. Dhe ku proletariati ishte viktimë i asaj që Marksi e quante ‘ndërgjegja e rreme’. Pak rëndësi ka nëse dicka e tillë është e vërtetë apo jo. Ajo që harrohet është fakti se emërtimin totalitar këtij sistemi iu vu pasi ai u rrëzua. Për sa kohë ai ekzistonte edhe atëherë, si dhe sot, pretendohej se po ndërtohej një demokraci e vërtetë, ajo komuniste. Për këtë arësye edhe atëhere si sot flitej mjaft për pjesmarrjen e popullatës në vendimmarrje, dhe në procesin politik, prandaj i kushtohej rëndësi pjesmarrjes në votime sado fiktive të ish ajo. Jo rastësisht theksoheshin organizma të shoqërisë të tipit Fronti Demokratik ku qytetarët mblidheshin dhe diskutonin, forume që pak a shumë luanin rolin e shoqërisë civile të atëherëshme, një shoqëri që në fakt nuk ekzistonte në koncpetin tonë aktual pasi ishte tejet e ideologjizuar. Forume në të cilat nëpërmjet edukimit, pjesmarrjes apo angazhimit politik synohej ngritja e njeriut të ri socialist, të shkëputur nga e kaluara prapanike, mikroborgjeze apo feudale. Ndërsa sot synohet, në mënyrë më pak agresive, formësimi i qytetarit/njeriut të ri demokratik, i shkëputur nga e kaluara diktatoriale. Prandaj edukimi qytetar, një frymëzim tipik iluminist ky, është një komponent i rëndësishëm i shoqërisë civile. Pavarësisht nga ’thelbi’ apo e vërteta e këtyre fenomeneve të paktën në nivel artikulimi ato kanë një sërë ngjashmërish me fenomenet e sotme, të cilat ose nuk theksohen, ose duket sikur janë harruar. Sikurse edhe fakti që ndërtimi i komunizmit nuk përfundoi kurrë. Socializmi ishte thjesht një stad tranzicional drejt komunizmit. Një tranzicion që zgjati rreth 45 vjet, por gjithësesi një tranzicion. Nëse ai djeshmi ishte një tranzicion

socialist ky i yni sot është një tranzicion demokratik, që herë synon konsolidimin e demokracisë, herë integrimin e shqipërisë në BE. Ajo që duhet theksuar është fakti se tranzicioni aktual nuk është një risi për Shqipërinë, gjë që duket se është ’harruar’ nga shoqëria jonë. Tranzicioni më i fundit që ne kaluam ishte ai socialist, rreth 45 vjecar, le të shpresojmë që përvecse në përmbajtje tranzicioni i ri të ndryshojë edhe në kohëzgjatje, dhe mos të ndiqet nga ndonjë tjetër tranzicion. Po kështu procesi i integrimit të Shqipërisë në një komunitet politik më të madh se vetja nuk përbën ndonjë risi. Përpara BE-së Shqipëria është integruar me BS-në. Nëse sot vijnë ekspertë nga BE-ja apo SHBA-të për të na ndihmuar në ngritjen e sistemit politik apo ekonomik, dje ata vinin nga BS-ja, Evropa Lindora apo edhe nga Kina. Nëse sot për zgjidhjen e konflikteve politike janë të rëndësishme direktivat e delegacionit të BE-së, OSBE-së apo ambasadës Amerikane, dje ishin ato të ambasadës Jugosllave, Ruse apo Kineze. Me pak fjalë marrdhënia prind - fëmijë në të cilin Shqipëria ndodhet sot me BE-në, nuk përbën ndonjë risi, cka edhe mund të shpjegoj përse ajo është përqafuar me kaq entuzizëm dhe lehtësi. Ashtu sikurse edhe dyzimi midis synimit tonë europian dhe realitetit shqiptar nuk është ndonjë risi në formë. Ligjet tona në letër janë tejet ’europiane’ por në zbatim janë tejet ’shqiptare’. Kështu që për sistemin politik që po sendërzojmë ekziston një rrezik real që nëpërmjet procesit të integrimit europian të ndërtojmë në sistem politik në letër gjithnjë e më larg sistemit politik në të cilin jetojmë. Nuk do të ishte hera e parë që shoqëria shqiptare do jetonte në një dyzim të

tillë midis asaj që deklarohet dhe asaj që jetohet. Diktatura komuniste që kaluam ishte një sistem dyzimi apo hipokrizie par excellance. Nga njëra anë glorifikohej sistemi socialist si arritja më e lartë e demokracisë popullore dhe e zhvillimit ekonomik, nga ana tjetër jetohej cdo ditë në një sistem politik diktatorial dhe në deprivim të thellë ekonomik. Por edhe sëmundjet e sistemit tonë politik janë të ngjashme me ato të mëparëshmit. Sot flitet pa fund për korrupsionin, dhe shpesh mendohet se ai pothuajse nuk ekzistonte gjatë regjimit komunist. Kjo vjen pjesërisht si pasojë e faktit që termi ’korrupsion’ lindi pas rënies së komunizmit. Gjithashtu edhe fenomeni i korrupsionit kishte një tjetër dinamikë dhe kuptim në kontekstin e sistemit komunist. Megjithatë në kodin penal të komunizmit, mitmarrjes i kushtohen me shume se tre faqe, dhe tre nene të gjata. Në të thuhet shprehimisht: “ Me clirimin e vendit dhe dhe vendosjen e pushtetit popullor në të gjithë vendin dhe deri më sot është zhvilluar dhe zhvillohet një luftë e rreptë kundër mitës, në planin juridik dhe atë ideologjik, duke e parashikuar këtë vepër shoqërisht të rrezikëshme si krim”. Ja pra lufta kundër mitës, që në fakt është lufta e famshme kundër korrupsionit që po zhvillohet nga qeveria e sotme. Një luftë që në fakt duket sikur filloi më 3 Korrik 2005, kur PD-ja erdhi në pushtet. Duket se është harruar që kjo luftë ka qenë pjesë integrale e programit të PD-së që në 1992 kur ajo erdhi në pushtet për herë të parë, ndonëse atëherë u la paksa në hije prej luftës kundër komunizmit. Kështu në 8 shkurt 1992, lideri i PD-së, Sali Berisha deklaronte në një intervistë për Le Fiagaro se “në qoftë se Shqipëria i jep fund problemit të saj politik

duke mënjanuar komunistët, në qoftë se ajo likuidon korrupsionin, ajo do të mund të rimëkëmbë ekonominë e saj.” Ndërsa me të ardhur në pushtet në cilësinë e Presidentit në mesazhin që ai i drejton Kuvendit Popullor më 22 Prill 1992 Berisha shprehet: “Është e domosdoshme që ky kredibilitet [i zgjedhjeve] të përdoret me mencuri dhe pa humbur asnjë minut kohë për ndërtimin e juridik dhe…luftën kundër korrupsionit”. Është interesante të vëresh se gjatë komunizmit mita apo ryshfeti shikohej si ‘pjesë e pandarë e aparatit shtetëror kapitalist borgjez e revizionist ku merr përpjestime gjithnjë e më të mëdha dhe ka përfshirë të gjitha sferat e aparatit shtetëror, ndërsa për aparatin tonë shtetëror është shfaqje e mbeturinave të së kaluarës dhe e papajtueshme me normat e moralit dhe të së drejtës sonë socialiste”. Ndërsa sot korrupsioni shikohet si pjesë e pandarë dhe karakteristike e vendeve në tranzicion apo në procesin e të ashtëquajturit konsolidim demokratik. Në të dyja rastet ai është një element përcaktues dhe negativ i sistemit tjetër. Sistemi komunist e shikonte atë si fenomen të kapitalizmit, ndërsa demokracitë e konsoliduara e shohin atë si pjesë të demokracive në konsolidim. Në të dyja rastet ky fenomen kryen një rol diferencues. Por qëllimi i shembujve të mësipërm nuk është për të nxjerrë në pah ngjashmëritë e të shkuarës me të tashmen, as për të argumentuar se sistemi komunist është i njëjtë me atë demokratik. Natyrisht një listë më e gjatë ndryshimesh mund të përpilohej më lehtësisht. Më lehtësisht pasi duket se janë pikërisht ngjashmëritë dhe jo ndryshimet që janë fshirë nga ‘kujtesa kolektive’. Dhe pikërisht në ‘përsenë’ e kësaj harrese duhet të ndalemi për të kuptuar strategjitë dhe burimet e harresës kolektive. Natyrisht këto strategji janë të shumta. Kështu mund të argumentohet lehtësisht se harresa e ‘pjesmarrjes’ në sistemin komunist, që natyrisht nuk është e plotë, dhe theksimi i dhunës së këtij regjimi i shërben edhe lehtësimit të ndërgjegjes kolektive në raport me atë që ndodhi në të shkuarën. Është më e lehtë të kuptohet absurditeti i sjelljes njerëzore gjatë regjimit komunist nëpërmjet diktatit të dhunës sesa nëpërmjet entuziazmit të pjesmarrjes. Aq më tepër kur botëkuptimi ynë për njeriun është thellësisht iluminist dhe racional. Kur historinë, të paktën që nga Hegeli, por edhe më parë, e shohim ende si një proces linear progresi. Në fakt tashmë demokracia shikohet si stadi më i lartë i zhvillimit politik njerëzor, ashtu si dje komunizmi. Jo më kot ndokush si Fukujama do të parathoshte fundin e historisë me rënien e komunizmit. Jo rastësisht theksohet mizoria e sistemit komunist, izolimi total, ashtu sikurse vete regjimi emërtohet totalitarizëm, pra një kohë e vdekur, totale, pa dinamikë politike. Në këtë mënyrë eleminohet cdo mundësi veprimi nga individi, bashkë me cdo mundësi për ti bërë gjërat ndryshe, dhe si pasojë edhe marrja e përgjegjësive individuale apo kolektive. Disidenca bëhet e pamundur, dhe ndonjë rast disidence trajtohet si abnormalitet, duke prodhuar një ’kujtesë’ sipas së cilës në Shqipëri ndryshe nga vendet e tjera nuk kishte aspak disidencë. Dhe kështu përfundojmë në një hapësirë homogjene të të gjithëve


13

E mërkurë 24 | Shkurt 2010 | Orgest AZIZI

Filozofia nuk është medoemos e papajtueshme me gazetarinë. Michel Foucault ëndërronte për një gazetari filozofike, në formën e reportazhit të ideve. Megjithatë, arkeologu i dijeve dhe gjenealogjisti i pushteteve nuk e kishte fjalën për idetë e rreshtuara në librat e teorisë por, përtej bibliotekës dhe katedrës, paralel me to, për atë tëhuajëzim të vetes dhe perceptimeve që mund të operojë mendimi në kontakt me plasaritjet e aktualitetit. Një trup i ri politik lind diku, diku belbëzon një barazi, një subjekt i padëgjuar dhe pa tagër institucional percepton të patolerueshmen, teksa ndeshet me rendin monoton të ligjërimeve dhe arsyetimeve shtetërore. Larg tautologjive të analistit që, i magjepsur nga spektakli i pushtetit, përherë shpjegon se ajo çka është përherë ajo që është, larg dhunës së ekspertit, që na urdhëron se ajo që është duhet të jetë, për vështrimin filozofik hapet mundësia e një kartografimi alternativ të aktualitetit, nisur nga aksioma se njerëzit mendojnë. Kjo aksiomë është kushti i parë i politizimit të aktuales, dhe pyetja që gjithherë e thërret filozofin gazetar është : ku mendohet sot, cilat janë vendet aktuale te mendimit të njerëzve ? Zaten, Foucault e ndërtoi një pjesë të mirë të veprës së vet teorike si kontribut ndaj këtyre mendimeve, si mundësi takimi me këto zona ku konfigurohet një raport i ri i së mundurës dhe së pamundurës, së pranueshmes dhe së papranueshmes, si një punë në diapazon me të papriturën e ngjarjes. Pasues në të njëjtën vijë, Jacques

Kronika të konsensusit luftarak

Në qendër të perandorisë Rancière, filozof i emancipimit dhe i politikës si afirmim i barazisë përkundër arsyeve të dominimit, ka mbajtur për vite me rradhë një kronikë të rregullt në njërën nga të përditshmet e mëdha braziliane, Folha de São Paolo, të përmbledhura nën titullin Kronika të kohëve konsensuale. « Por konsensusi nuk është qetimi i shpirtrave dhe trupave që na përshkruan ideologjia liberale. Konsensusi nuk është paqja. Është një hartë e operacioneve luftarake, një topografi së dukshmes, së mendueshmes dhe së mundshmes, ku shpërndahen e zënë vend lufta dhe paqja. Konsensusi që na qeveris sot është një makinë pushteti, për sa që është një makinë pamore », ravijëzimi i një territori, konfigurimi i një kodi perceptueshmërie për atë çka ndodh, « një regjim i interpretimit që ndan ç’është e re nga ç’është e vjetër, ç’ka rëndësi nga ç’nuk ka, ç’është e mundur nga ç’nuk është ». « Kronika atëherë, për të analizuar lojërat e makinës konsensuale duhet të zhvendoset në të tjera terrene hulumtimi, të ndjekë gjurmë të tjera të së dukshmes dhe të shpikë të tjerë skenarë kohorë », për të mundur të restaurojë mundësinë e një konflikti, i cili lidhet para së gjithash me statusin polemik të vetë realitetit dhe mënyrat e ndryshme të lexueshmërisë së tij. Gjithmonë një e tashme mund t’i kundër-

fajtor dhe viktima njëkohësisht. Ajo që vlen të theksohet është se ky portretizim i së shkuarës, që ndërtohet nëpërmjet harresës, është produkt i një investimi strategjik të një sërë aktorësh dhe faktorësh politik dhe shoqëror, më shumë sesa produkt i një realiteti historik që ekziston në vetvete dhe pavarësisht nga e tashmja. Kështu izolimi total 50 vjecar për të cilin flitet shpesh kur referohemi komunizmit, më shumë sesa një realitet historik është një metaforë që përdoret për të dalluar të tashmen nga e kaluara. Nëse ekzistion një ‘realitet’ historik mjafton të kujtojmë se Shqipëria ka pasur marrdhënie me USSR me Kinën, Jugosllavinë, studentë në disa vende të europës lindore si Ceki apo Hungari, si dhe një periudhë liberalizimi që më pas u ndoq nga një izolim i thellë, por që kurrësesi nuk ishte total në të 50 vitet e komunizmit, që në fakt ishin 45. *** Në rastin e Shqipërisë harresa kolektive në raport me komunizmin është përcaktuar nga ndërveprimi i faktorëve politik dhe social në nivel mikro dhe makro. Në nivel mikro revolucioni demokratik shqiptar u krye po nga elita poitik-sociale e vetë sistemit, dhe jo e armiqëve të tij, të cilët morën një rol dytësor në këtë process. Nga njëra anë Partia Demokratike kishte një interes imediat politik për ta denoncuar komunizmin si një sistem totalitar, pasi në këtë mënyrë eleminohej përgjegjësia e një pjesë të mirë të elitës së saj për pjesmarrjen në regjimin komunist. Të mos harrojmë se vetë lideri i opozitës së atëherëshme ishte një ish-komunist. Në këtë mënyrë fitohej edhe simpatia e një pjese të mirë të elektoratit që clirohej nga barra e përgjegjësisë me parrullën ‘bashkëvuajtës dhe

vihet një të tashmeje tjetër, një lexim dhe përshkrim i së dukshmes, një leximi dhe përshkrimi tjetër. Kjo mundësi konflikti ka një emër të vjetër, të cilin konsensusi synon ta zbrazë nga çdo domethënie. Quhet politikë. Në kohën kur logjika policore e EULEX-it në Kosovë vendos të rihapë një proces politik ndaj udhëheqësit të Vetëvendosjes, për rrezikshmëri publike dhe dëme materiale, duke dashur të imponojnë një përshkrim të rrugëve të Prishtinës si vend absolut i qarkullimit të Jeep-ave dhe paza-

bashkëfajtor.’ Nga ana tjetër Partia Socialiste e sapoformuar nga Partia e Punës ishte e interesuar të distancohej nga e kaluara e saj komuniste dhe njëkohësisht clirohej nga një pjesë e mirë e përgjegjësisë nën strehën e bashkëfajësisë dhe bashkëvuajtjes. Së fundi, të persekutuarit politik të regjimit iu bashkuan denoncimit të totalitarizmit komunist jo vetëm si pasojë e vuajtjes së tyre nëpër burgje, por edhe sepse në këtë mënyrë shoqëria vlerësonte edhe më shumë vuajtjet dhe aktet e tyre heroike në një sistem tërësisht totalitar ku askush tjetër nuk kish guxuar të ngrinte kokë. Në kushte të tilla qëndresa e tyre bëhej edhe më heroike. Një akt heroik që pikërisht sepse ishte i tillë, dhe sepse provonte se rezistenca ndaj regjimit mund të ndodhte dhe kish ndodhur, nuk u përfaqësua politikisht. Në nivel makro sendërzimin e regjimit komunist si një epokë homogjene, e njëtrajtëshme,e izolimit total gjatë së cilës koha u ndal për 50 vjet, më shumë sesa një realitet historik është një investim strategjik për të krijuar Tjetrin në raport me të cilin kuptohet dhe sendërzohet sistemi ynë demokratik. Pra përballë mungesës së lirive politike, izolimit, totalitarizmit, Moskës apo Pekinit regresiv dhe lindor, qëndron pjesmarrja politike, lëvizja e lirë, demokracia, shoqëria e hapur dhe Brukseli progresiv dhe perëndimor. Demokracia më shumë sesa një përmbajtje të vetën merr kuptim në raport me diktaturën, totalitarizmin dhe izolimin. Për më tepër në një vend si Shqipëria ku si pasojë e mungesës së disa vlerave themelore liberale është e vështirë ti japësh përmbajtje sistemit demokratik per se. Kjo është një strategji tipike në krijimin e identietit jo vetëm kolektiv por edhe individual. Cdo komb, grup shoqëror, apo individ ka nevojë për

rit të njerëzve, por kurrsesi si vend i shprehjes së vullnetit politik ; në kohën kur pavarësia negative e Kosovës pranohet me kushtin e leximit të saj si vend multietnik dhe jo si popull politik qytetarësh, si zonë krize dhe jo si hapësire sovraniteti, në kohën e fabulave mbi mbulimin biometrik të popujve të Ballkanit si kusht për hyrjen e tyre pa viza në Evropë, në përvjetorin e datës kur shteti shqiptar, nga roja e polici deri te ministri iu sul me inat një shkolle kinemaje për ta zëvendësuar kopshtin e saj të gjelbër me parkin-

një Tjetër në mënyrë që të krijojë identitetin e vet. Identiteti është porces diferencimi, i përfshirjes nëpërmjet përjashtimit, dhe anasjelltas. Ne jemi shqiptarë jo thjesht si pasojë e karakteristikave të brendëshme kombëtare, por edhe sepse nuk jemi Grek, Serbë apo Maqedonas. Në këtë mënyrë totalitarizmi komunist i së kaluarës është i domosdoshëm për t’i dhënë kuptim demokracisë të së tashmes. Aq më mirë kur kjo strategji në nivel makro, përvecse sendërzon demokracinë si sistem i ndryshëm politik në raport me komunizmin, përmbush edhe nevojat mikro të aktorëve politik. Sikurse e thamë në një sistem të tillë pjesmarrësit clirohen nga barra e përgjegjësisë dhe e riprodhojnë vetveten tek e tashmja, tashmë si luftëtarë anti-komunist të demokracisë. Nga ky këndvështrim mund të argumentojmë se parrulla ‘Liri - Demokraci’ e studentëve të dhjetori në protestat e tyre kundër komunizmit ishte momenti fillestar i harresës kolektive nëpërmjet të cilës filloi prodhimi i së tashmes si një kthesë historike në raport me të kaluarën. Të dy këto element u morën nga vetë universi diskursiv i sistemit komunist. Së pari, komunizmi jo vetëm pretendonte dhe fliste vazhdimisht për demokracinë popullore, por lideri komunist Aliaj prej kohësh kish filluar një fushatë për demokratizimin e jetës në të gjitha fushat. Së dyti, liria ishte një nga konceptet bazë të vetë sistemit komunist i cili ndër vite e paraqiste komunizmin si një clirim të dyfishtë; të Shqipërisë nga nazifashistët, dhe të popullit nga skamja, mjerimi, analfabetzmi dhe klasat sunduese. Pra vetë sistemi komunist identifikohej me këto dy elementë. Nuk është cudi që studentët të mbrujtur pikërisht në këtë sistem përdorën pikërisht këto

gun e një televizioni sa privat dhe voyeurist, ndërkohë që opinionistët e verbër ndaj çdo subjektivimi politik flisnin njëzëri si nëpunës përmbarimi, dhe, last but not least, në kohën kur funksionarët spektakolarë të opinionit nxjerrin nga xhepi, në vend të pistoletës apo kamxhikut, statusin e filozofit-ekspert (jo më pak të dëmshëm), në shumëfishësinë monotone të një kohe të tillë pra, na duket se ka gjasa të forta që kronikat e filozofit tonë gazetar të gjejnë jehonë në mendjet e disave.

dy elementë në një konfigurim të ri politik, duke arritur kështu një qëllim të dyfishtë. Nga njëra anë duke e poziciounuar veten në opozitë me sistemin e zhveshën atë nga këto atribute. Nga ana tjetër, si pasojë e kësaj fillon sendërzimi i sistemit komunist si një totalitet homogjen i mungesës së lirisë dhe demokracisë. Një sendërzim që sikurse e treguam më sipër shfrytëzohet nga elita politiko-shoqërore ekzistuese për tu vënë në krye të kësaj lëvizje dhe për ta riprodhuar vetveten. Ky është një moment tipik ku harresa kolektive sendërzohet si pasojë e strategjive politike në nivel mikro dhe makro duke krijuar kështu kthesën e madhe historike të së tashmes. Cdo kthesë historike nënkupton shkëputje dhe ndryshim nga e kaluara, pra bën të domosdoshme një proces harrese. Në të kundërt nuk do të flisnim për kthesa por për vijimësi historike. Cka do të thotë se kthesat historike dhe rikthimi i kujtesës janë dy procese me shumë kontradiktore sesa paralele. Natyrisht që cdo kthesë historike sjell me vete edhe kujtesën e saj, por gjithmonë një kujtesë që ndërtohet mbinjë proces paralel harrese. Ky është edhe problemi themelor me proverbin e famshëm ‘pësimet e së kaluarës, ti bëjmë mësimet e së tashmes”. Është vështirë të mësosh nga e kaluara kur ajo në fakt sendërzohet dhe e merr kuptimin nga e tashmja. Do të ishte më e llogjikëshme që e kaluara të mësonte nga e tashmja dhe jo anasjelltas. Vështirë të mësosh nga e kaluara kur ajo që duhet harruar për të sendërzuar momentin historik të së tashmes është shpesh ‘mësimi’. Nuk është pra rastësi që shumë pak mësohet nga e kaluara. Që sot ne vazhdojmë të përsërisim shumë nga gabimet që kemi bërë edhe dje.


14 Arbër Zaimi, Andi Kananaj, Leart Kola

Mbas rrëzimit të Monumentit të Enverit (i njohur si busti, edhe pse në fakt nuk qe thjesht bust) nga një grusht shqiptarësh dembelë dhe paqedashës që sot jetojnë thuajse të gjithë me asistencë sociale në Gjermani, Kanada dhe vendet skandinave, në Shqipëri mbetën më punëtorët, ata që nuk e rrëzuan monumentin, por që me nuhatjen tipike të sipërmarrësit u nisën drejt Turqisë, me dy çanta bosh, që i sollën plot me qofte, çokollata Hilal, gurë çakmaku, Top Hat dhe tullumbace shumëngjyrëshe. Një realitet i ri u krijua në Shqipëri. Kapitalizmi, ky regjim lirie, ku qeni ha qenin filloi të lulëzonte, si kurrë ndonjë herë. Ndërkohë që më intelektualët merreshin me pyetjen “a e tradhtoi Enveri Kosovën” dhe me përkthimin e këngës “Dirty Diana” të Michael Jacksonit, në rrugët e Tiranës Homo Albanicus nisi tranzicionin e tij evolutiv drejt perëndimit. Në fillim, ai u shfaq si Homo Erectus, dhe në fakt, shihte me vëmendje deri dhe titrat e Electric Blue te “jugosllavi”. Vetinë e tij si Homo Erectus Democraticus, shqiptari ende nuk e ka humbur, madje e konservon me krenari, sinqeritet, naivitet dhe vitalitet. Për Gazetën Gazeta tregon dhe dëshmitari okular i atyre viteve, aktivisti i kapitalizmit, Henri Mondani, që njihet ndryshe si shpikësi i përzierjes Absinth Çek me Red Bull Korçe dhe Viagra, përzierje e testuar me sukses në fizikët e njomë të sa e sa gocave gjimnaziste dhe studente të universitetit Justiniani i Dytë, me të cilat më vonë u organizuan party okulte. Henri Mondani kujton se si në vitet e para të kapitalizmit blinte me shumicë 52 letra bixhozi porno te Pazari i Ri, të cilat i shiste një nga një tek ushtarët e gardës së republikës, të cilët si detyrë të dytë, mbas masturbimit kolektiv, kishin edhe ruajtjen e institucioneve. Me lekët e fituara Henri Mondani tentonte të qeraste ndonjë femër me të cilën përfundonte që bënte seks në dhomën e transmetimit të komentit të ndeshjes në stadiumin “Qemal Stafa”, në po të njëjtën tavolinë prej nga fliste gjatë ndeshjes zëri monumental i Ismet Bellovës dhe i Veli Radës pishtar i demokracisë (asgjë e ngjashme me Ardit Radën, pishtar i komunizmit) Në ato ditë të vështira por të bukura (shumë kohë përpara se të shpikej peshku pa ujë), kur në rrugët e Tiranës u shfaqën për herë të parë Dëshmitarët e Jehovait, sheshi Skënderbej u mbush me sipërmarrjet e para të biznesit shqiptar, kioskat shumëngjyrëshe prej peçikllasi (fleksiglasi). Ende të pamësuar me ligjin e xhunglës, shqiptarët iu futën me kokë biznesit të qoftes dhe

E mërkurë 24 | Shkurt 2010 |


15

E mërkurë 24 | Shkurt 2010 |

Shpëtoji vetmisë me ma shum vetmi!

hamburgerit, dhe gjashtë muaj më vonë nuk mbeti më asnjë gjyshe, nga Tropoja deri në Konispol, pa e provuar shijen simpatike të mishit industrial të importit që thuhej se qe mish elefanti. Hamburgeri dhe qoftja, më vonë provuan evoluimin e tyre kristian, sufllaqen, dhe atë mysliman, donerin.

(Shënime për barinjtë që kullosin bagtitë në malin e Kabashit) … dhe nji bolluk hini nis e të mulon rand’ Çdo dit ka shi! Koh’ e panjallur e rinis’ shpirtnim i pashpres’ i kangs’ së ngjirur -zemna e fushnjakut të shëron nga epilepsi e andrrave me gushë të bardhë nji gur rrufeje i ba rrumullak, i varur m’qaf a nji përflakje qirinjsh që i nez tok, te varr’ i bariut të par’ - i vra pak vjet ma par’se nryshe era i ban të heshtur.

Pas biznesit të zgarës, hobi i dytë i sipërmarrësit shqiptar ishte përgatitja e alkolit etilik, në formë ponçi portokalli, që mbante me energji të rinjtë gazmorë të Shqipërisë që bridhnin nëpër lokale buzë Lanës (edhe këto lokale, bare dhe disko në vetvete shënonin një arritje të mrekullisë kapitaliste). Një nga fenomenet e para të tregut të hapur, që edhe sot vjen me nostalgji në mendjet e brezit të ’75, është çokollata Hilal. Andi kujton se si, në ’93 kalonte pasditet mbrapa Petro Ninit duke vënë baste te paralelet, me çokollata Hilal. Andi thotë se ka patur mbi dhjetë dëshmitarë, por të gjithë humbën jetën në ngjarjet e tmerrshme të vitit 97. I vetmi që shpëtova jam unë, thotë Andi, që emigroi asokohe drejt vendit më të afërt. Sa herë që kombëtarja fiton me Greqinë, Andi çon kurora me lule tek varrezat e dëshmorëve, në kujtim të çunave, që i mendon të vdekur në 1997, deri kur i gjeti të gjithë shëndoshë e mirë në Facebook tek grupi “E duam Partizanin pa Bert Xhanin” dhe te grupi “Ylli Shehu s’e ka asigjo as Fidel Yllin as Mehmet Shehun”, dhe te grupi tjetër “Naçut e Parkut”, grupe këto avangardiste që krijuan premisat e nevojshme intelektuale për shumë shkolla private që sot lulëzojnë anekënd në Shqipëri. Mbas ngjarjeve të rrugës Bardhyl, ku në një shkëmbim zjarri humbi jetën Gaz Muça dhe Franc Konomi, shqiptarët nisën të prekin me dorë ëndrrën e barazisë. Në skenë u shfaq imazhi i shndritshëm i zonjushës Maksude Kadëmi, motra e Dumes (Edmond Kadëmi), shoku i klasës së And Kananajt. Maksudja, me emrin e luftës Sude, hodhi në treg parrullën e re “Of Course We Can”, që përkthehet “Po Mo Daje”. Pasi ia futi dhe Krishtit, që maksimumin e vet e kishte tre fishim të peshkut, Sudja shtatëfishoi lekët, dhe në shenjë respekti, shqiptarët agjëruan nga peshku atë natë. Darvinizmi intelektual evolutiv post-san-valentinist demokratik vazhdoi të ecë me hov nëpërmjet biznesit të shkatërrimit të kioskave të sufllaqeve, për të ndërtuar pallate shumëkatëshe, si jashtë shtetit. Thuhet se përfitoi shumë para biznesmeni Ilir Meta, që organizoi turin turistik për skraparlinjtë te Pallati i Vodafonit, ku skraparlinjtë mund të shihnin me sytë e tyre mrekullinë e kapitalizmit dhe një shpikje kaq utilitare siç ështe

ashensori. Ky biznes dështoi që nga sipërmarrja e Fidel Yllit që ndërtoi pallatin më të lartë, ku mund të strehohet gjithë Skrapari. Fidel Ylli ka premtuar që në kat të fundit do të vendoset teqeja e Abaz Aliut, ku do të vijojë pelegrinazhi i Festës së Gushtit. Në tarracën e pallatit ka një vend special për kurbane, dhe një fotografi përkujtimore të Kahreman Yllit, librit të Muç Nanos dhe një foto të Fidelit kur ka qenë çun i ri, bodiguard i Sandër Meksit. Mbas hovit të ndërtimeve, shqiptarët vijuan me biznese të tjera. Prej tyre më i suksesshmi ishte iniciativa e një grupi intelektualësh që merreshin me shitblerje rrobash, për të hapur Universitete Private, të Larta, pa hesap. Ky biznes i ri vuri disi në siklet pronarët e moteleve, që ende sot ankohen për këtë konkurencë të pandershme. Këta të moteleve thonë se ne i kemi gati kurrikulat, sipas kartës së Amsterdamit, por nuk po na lënë të japim diplloma për ata më të zotët të paktën. Ne, kemi klientë që janë përmirësuar shumë këto muajt e fundit. Nuk ia vlen të bëjmë emra, por edhe këta pronarët e universiteteve, këtu te ne e kanë filluar formimin e tyre bazë, vetëm se nuk ishin aq të zotë sa të vazhdonin tre vjeçaren. Të ishte për atë të shkretë diplomë, bënim si bënim, po tani janë futur në lojë dhe masterat, dhe doktoraturat, mësohet të thotë pronari i motelit 111 në Vaqarr. Te masterat, unë nuk toleroj dot, sepse këmbëngul për cilësinë. Jam gati të ndërtoj me lekët e mia biblioteka

dhe laboratorë ku të mund të praktikojnë studentët falas. Iniciativa e pronarëve të moteleve iu ka rënë të gjithëve në sy, prej emaileve promocionalë me titullin “A do ta rrisësh me 4 inch”. Joshja dhe marketingu i moteleve gjithsesi nuk po arrin të konkurojë me formulën e universiteteve “Sill një shok, fito një laptop”, që është evoluimi i parrullës së vjetër “Sill një shok dhe ne i marrim dashnoren”, që tashmë është përpunuar në sloganin e univeristeteve private “Më mirë një Diplomë, një Laptop dhe një Dashnore, se sa një shok pa dashnore dhe pa laptop”. Siç thotë dhe Laçko (Nazarko Shpëtim), “Kohë krizash vëlla, do të bien bankat një e nga një si fiq të rreshkur Lushnje”. Epilog Pasi hoqën fiksimin e hamburgerit të mbështjellë me faqet e librave të Enverit, çokollatës Hilal, sallamit Top Hat dhe kioskave plot ngjyra, biznesmenët shqiptarë filluan të sofistikohen intelektualisht. Me parullën “Dhjetat tona plumb për armikun”, shqiptarët vendosën që të bëhen të gjithë me mastera dhe me doktoraturë. Por meqë universiteti shtetëror ruajti një lloj dinjiteti (me frikën se mos ku i dihet ringjallet Enveri), gjithçka iu la tregut që ta rregullojë me universitete private. Në fillim u duk si shaka, por me të shpallur Genc Pollo tenderin për liçenca, në Tiranë u dyndën

Mesdhetarë, Amerikanë, Europianë, Ndërkombëtarë, Planetarë, madje dhe jashtëtokësorë. Genc Pollo u dha të gjithëve të drejtën që të arsimohen në gjuhën e tyre. Konkurenca ishte e fortë, kështu që administratorët e universiteteve private u detyruan të bëjnë ulje deri në katër mijë euro për person në vit, dhe betohen se po e shesin nën kosto. Të gjithë pronarët betohen që kaq e kanë blerë vetë, s’e shesin dot më pak, se po dalin me humbje. Gjithashtu kanë toleruar pak te mesatarja, testi i pranimit përfundon tek vlerësimi i aftësisë për të nxjerrë portofolin nga xhepi, si dhe për të pohuar me kokë. Në rast se provohet që studenti - pacient ka një shok, i dhurojnë një laptop nga lekët e veta. Në rast se është nënë me fëmijë, i dhurojnë lavatriçe. Në qoftë se pacientët vijnë me grupe dhjetëshe, tre hyjnë falas, dhe kanë dhe nga një pije alkolike me vete. Gjithashtu për vipat shërbimi ofrohet nga shtëpia. Tre arsye të forta se pse do ti mbijetojë universiteti privat krizës globale dhe nuk do të përfundojë si kioskat e hamburgerave, si lokalet e parkut rinia, si piramidat apo si firmat e ndërtimit janë: 1. Ambientet e universiteteve private janë intime 2. Nuk ke stres provimesh 3. Po njohe një femër, nuk ka ku humb, do ta gjesh te kafja poshtë. 4. Fitorja është e siguruar me kasko

… si qilim sopoti bardhësi e mytur me nji kornizë të zezë më cep, i pamaru më vegj të nuses që u ba shpreshë me një skizër, ngulur në zemën ama djali në kurbet Kurbeti a i zi, ynyrë e përvëlu për të djegur plagët e djegura ma parë për të mos lan’ shenja si vraga -kohë e palindur e rinisë – të plevicës me çimka e pleshta, gazhdare që e mante të gjallë në bark ate qyqar në anën tjetën të kufinit. … nji kangë më za të par’ e nji rrëfenjë me ujq të marr’, egërsina t’hirta me za pas shpinës. Me llastiqe kangësh i gjun ulërimës; kangës kaba që përvlohet në stan e kriset në pyll, i vihet pas nji zog nate për ta za. Kanga me za nuk shlohet vetëm m’fshat do përplaset shpivet, ty do t’kthehet prapë, ty do t’za, e pa ba za do e pranosh se asnji s’ka, as ujk nuk ka. … kangën në fshat ta nigjon veç qeni, kotherja e man të varur, besnik, veç ti i thu ‘qen’, të tjerët ‘egërsin’. … një grep ta ka gëlltit zemna ama - kohë e panjallur s’a asgja – s’ka mbrrit lajmsi e ta njall, kohn e metur var; dhe qumshtin e pakt ja ndan druvarëve të pastrenëve fusharakë, 14 vjeçarëve, dje u martojshin sot nisen druvarë, në të hirtumen e malit, kacolle me plasmas, me rumatizëm te kamët e krat sa durët s’i ngrejn dot ma për të numru - se ditët duhen numru,nryshe nuk marojnë n’krye t’ javës Shmitr e n’ fund t’ mujit Bajram. Festa të nrofta me samsa ke pisha, se këtu ka veç ah dhe ahme të thame përgjysëm, dhe ujk, dhe hin vatre ka të hedh nëpër male, shi, ka shi…


16

E mĂŤrkurĂŤ 24 | Shkurt 2010 |

wellian VĂŤllai i Madh or sĂŤbashkukohore i kĂŤso erĂŤs sonĂŤ     

  dore, nĂŤ orĂŤ mĂŤsimi pu copa-copa, si nĂŤ tikĂŤ na fa tĂŤ ngathĂŤt e sa tĂŤ bujshĂŤm, aq re eta lln juar me punĂŤ vu si tiranozaur sa ve oja ĂŤ, kĂŤsisoj, rrĂŤn duke iu pĂŤrngjar are qenieve imagjin prej Borgesit tĂŤ in jt, seksin e bisht gjymtyrĂŤt e diku e n kush e di, pa tĂŤ njĂŤ tjetri, kokĂŤ human gjithsesi. cĂŤnuar imazhin

Organizmat kaba e pa tĂŤ mbathura kanĂŤ, anekĂŤnd, tĂŤ tyret organe organet e sekretariateve aq sa edhe sekretimeve prej nga sekretohen plane pĂŤr miliona VĂŤllezĂŤr tĂŤ VegjĂŤl, me tĂŤrĂŤ sekretet hapur faqe botĂŤs, pjella partneriteti kallp e paterniteti praktik ngjizur qysh prej shpikjes sĂŤ rrotĂŤs. Çdo VĂŤlla i VogĂŤl sekretor i ngjason organizmit njĂŤqelizor, spermatozoid i pakĂŤnaqur njerĂŤzor,          si substanca ku prej kohesh endet i pĂŤrkorĂŤ. PĂŤr çdo ditĂŤ pluskim nĂŤ tĂŤ pareshturin gjurmim kĂŤmba - kĂŤmbĂŤs, drejt partneritetit ushqehet dhe shpĂŤrblehet sa 1984 ditĂŤzinj lĂŤkurĂŤnatĂŤ nga paratĂŤ e shtetit. Dhe, jo vetĂŤm kaq. Nuk mbaron me kaq.

Spermatozoi na pezmatohet edhe qahet. NdĂŤrkohĂŤ organi qĂŤ e rrjedh andej kĂŤtej si mallkim çifuti, pĂŤr mbushje vrimash dhe tredhje tĂŤ tĂŤrĂŤ halleve tĂŤ botĂŤs, gabon shenjĂŤ nga miopia strabike dhe ia rras sĂŤ prapthi sipas rastit ndaj spermatozoi ka tĂŤ drejtĂŤ tĂŤ mllefet dhe tĂŤ shfryjĂŤ: “punĂŤ mutiâ€?.

Big Brother Show NGA KRENAR ZEJNO N

faqeqime asat e njĂŤ roboti mĂŤ adult ka pĂŤrm sh ta l, gĂŤ o i ziu. Vo i ap i VĂŤlla i bardhi qoftĂŤ njĂŤ bojĂŤ njeriu, sa i tin ra e. bu ĂŤ bim nj a tĂŤ l tebdil me shĂŤr organin dhe de eh fsh et, th ba  M             e jete, es ja tĂŤ dallu hm mbart edhe shen je jak jĂŤ pĂŤrg zakonisht ndon berberi, oje rr u brisk diku nĂŤ zonĂŤn juglindore tĂŤ puçrĂŤs mahisur nga vreri tek endet ndĂŤr fytyrĂŤ çdo ditĂŤ nĂŤpĂŤr vende mĂŤ vete, rmonale sipas grindjes ho pl h ot marifete, nĂŤ pĂŤrjetim netĂŤs Showâ€? n “Big Brother tek sheh nĂŤ ekra ahun e tavolinĂŤs nĂŤ sh ose e ndjek lojĂŤn Billit tĂŤ sit llu fa ikĂŤs dhe mes fallit tĂŤ Mon rinĂŤs. arbitrimit tĂŤ Ila nĂŤn ilaritetin e        

   e, or m çanta pa nga shenja tÍ ve i jep plot nur it tet ni hija e va timtari. pamjes prej shpÍ it t’i bien saksofon Zakonisht dinÍ . Ís a mandolin e rrallÍherÍ paks

Qethet e rruh et me vend e pa vend, tÍ shtyjÍ kohÍ ematike n pa revan, ike aq embl nÍ vendet me sh Sa epidem rÍ ty fy Í n e Írbim qÍ ak endac ajo puçrra kozmopolitiki kte je ro p e sht m dÍng quhet pagabu e lap-topi eshmÍrisht ak ike, om on k -e omodim. -soc Vende ku be gjeo-politik rberi berberit ng lindore, nuk i ngjan. Ju Ín p be ro rb u erÍ qÍ aq dinÍ pÍr E e, aq rruajnÍ si perÍndimor ngaherÍ. HerÍ tÍ tjerÍ, AfrikÍn ri qÍ brisku iu e. or ri ve ti shket nga in an Ín k ps ti e ati, i posarruari Galak r, taze s’bÍhet kl t i vendosu te ie nt be i D m pÍ he a rh ll berberÍ qÍ di erÍ. Çdo sivÍ nÍ tÍ rruajnÍ tuar, e qethin aq m gjakosin thel urisht i be irÍ, lÍ madje sig e m bajnÍ mande tÍs j briskun pa e hallet e bo Kur t’u lypset e fs hirÍ. tÍ ligat dh tÍ ar th onÍ si ta lyp gjysmu nevoja, orÍ e n pÍr t’i pÍr -Í 4 br pa 8 is 0 orÍ: ku 2 i ar im er d ka gjak race shpenzu prej tÍ madhi tÍs na e ka je e N Ím Ín V C os sm po njÍ , jemi bÍrÍ vÍ Gjy ogari dhe llezÍr gjaku. kam luftuar ruar njÍ ll ÍndÍrr jÍ tiraninÍ me sh n duke ÍndÍr r u it ar og ll patÍ nÍ dorÍ. e k u dytÍ d gjysmÍn e jÍ VC. n ar ru u k dhe zbu


Gazeta Nr. 20