Issuu on Google+

“Bjerrja e qytetërimeve karakterizohet gjithnjë nga procese standartizimi dhe uniformizimi të vazhdueshëm”

E MERKURE 30 SHTATOR 2009 - VITI 1 I BOTIMIT - NR 2 (2) - Çmimi 20 Lekë

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut!

GAZETE E PERJAVSHME - botuar nga instituti “Antonio gramshi”, tirane

E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1)

satire

Fitorja që e ka emrin MAQO Armir Shkurti

Maqo fitoi zgjedhjet për kryetar i PS! Ndonjë mbase mund të rrudhë buzët e të më tregojë shifrat, duke më thënë se rivali i Ramës as 7 % të votave socialiste nuk arriti të marrë. Por e ftoj këdo që para se të ngatërrohet me numra dhe përqindje bën mirë – siç përdoret rëndom në zhargonin politik –ta lexojë rezultatin. Nga sa vota mori zoti Lakrori nëpër qarqe? Nga njëqind a dyqind ? Pa kujtohuni nga sa socialistë kishte në debatet që çifti Rama – Lakrori interpretuan nëpër Shqipëri? Nga njëqind a dyqind! Pra ky zotëri, me programin dhe alternativën që kishte, ka bërë për vete gjithë sallën. Dhe kjo vetëm brenda një muaji. Po sikur Maqoja të kish patur shumë më tepër kohë, ta zëmë 3 muaj? Po një vit?... (vijon në faqe 2)

Kush e “rrafi”

MAQON

kontributore | agon hamza, albin kurti, andi kananaj, arber shtembari, arber zaimi, ardit rada, arlinda guma, armir shkurti, ermira danaj, flavio qarri, leart kola, sidita zaja, sokol shameti


2

E mërkurë 30 | Shtator 2009 |

Afërsisht 2 në çdo 5 anëtarë nuk dolën të dielën të shprehen se kë duan për kryetar

Fitorja që e ka emrin MAQO

Po Maqo,budalla ishte që nuk e kuptonte se Edi e mbyste me numra? (vijon nga faqe 1) ...Edhe vet zoti Rama nuk arriti ta thyente me të parën ish kryetarin Nano 4 vjet më parë. Pastaj koha bëri të sajën. Sidoqoftë, kjo është me hamendje, se nga debati kemi dëgjuar gjithë-gjithë nga pesë a gjashtë fjali ku kandidati i ri i mëshonte bashkimit të së majtës. Mbase ka thënë dhe plot gjëra të tjera të mençura, por kaseta montohej dhe vinte gati që nga PS. Unë besoj se një kandidat kaq serioz, ashtu edhe si rivali i tij, kryetari i rizgjedhur që e ka një projekt të madh për vendin, do të këmbëngulë që të vërë në jetë projektin e tij të madh për bashkimin e së majtës dhe marrjen e kreut të partisë socialiste. Pa ia hyrë ende shifrave, le të shohim edhe një faqe tjetër të medaljes së fitores së Maqos. Deri sot një muaj ky emër thuajse qe fshirë nga kujtesa e vet socialistëve, pale ne shqiptarët dhe shqiptaret e tjerë që as na vinte në hatër kjo figurë kaq e çmuar e trëndafilit rozë. Prej më shumë se katër vitesh ky socialist i orëve të para nuk u bë i gjallë në asnjë forum, në asnjë lëvizje, në asnjë tribunë. Mirëpo jo më kot thonë se historia ose i prodhon ose i thërret në kohën e duhur heronjtë e saj. As Ben Blushi dhe as Ben Malaj nuk patën guximin të dalin ballaz me kryetarin “në detyrë” pasi e kishin të sigurt se po të kandidonte ai humbja për ta do të qe matematikisht e garantuar. Po Maqo, budalla ishte që nuk e kuptonte se Edi e mbyste me numra? Jo! Ai ishte socialist! Nëse të gjithë figurat e partisë së tij do të bojkotonin kandidimin, në këtë atmosferë bojkoti të parlamentit, kjo nuk do binte në sy për mirë. Nëse dy Benat synonin postin e kryetarit, Maqoja synonte mëkëmbjen e partisë, bashkë me kryetarin e vjetër. Dhe kjo është fitorja e vërtetë e Lakrorit. Ai vuri interesin e përgjithshëm mbi atë vetjak, siç bëri në 91-shin Namik Dokle kur kandidoi për president kundër Ramiz Alisë. Ama ndryshe nga Namiku, ai dëshmoi qartë se në PS ka zëra ndryshe, se secili është fare i lirë të kandidojë e të sfidojë edhe vetë kryetarin e madh. Kështu, fushata e dy kundërshtarëve na mallëngjeu pa masë me dozat e larta të qetësisë, tolerancës, mirëkuptimit dhe demokracisë së brendshme. Edhe Hillari Klinton me Obamën u ngatërruan me shoshoqin në fushatë dhe nxorrën plot të tharta nga goja duke u sulmuar reciprokisht. Ndërsa nga goja e dy babaxhanëve tanë si nuk doli një herë një akuzë! Si nuk qëlloi që të sulmojnë qoftë edhe një pikë të programit të kundërshtarit? Të paktën në televizion nuk i pamë, po edhe me shokë e shoqe që kemi nëpër parti nuk dëgju-

(Koncert në fund të Verës)

Maqina e Kohës Andi Kananaj, Arbër Zaimi

am kësoj gjërash. Le të vijmë tani tek numrat. Pas daljes së rezultateve kishte nga ata që komentuan se ai 6.7 % i socialistëve ka dalë në votim dhe e ka vendosur ashtu votën për t’i thënë Ramës “edhe te Maqo e hedh e ty s’ta jap”. Por kjo bie poshtë menjëherë, sepse, nëse dikush mendon kështu për bazën e PSsë le të kujtojë eksodet masive të vitit të fundit kur një seksion i tërë i LSI-së bënte deklaratë kundër Metës dhe hidhej tek PS dhe të pasnesërmen, një degë e tërë e PS-së ia përplaste Ramës dhe hidhej tek LSI. Tani që socialistët e kanë të qartë se edhe katër vjetë u duhet të fryjnë sytë në pritje se mos vallë në 2013 u bie ndonjë kokërr pushteti nga Perëndia, ata që s’e honepsin Edin nuk e kanë për gjë të shtegëtojnë edhe një herë tek LSI që tani kjo forcë ka marrë tapinë e 20% të pushtetit. Kjo do t’i bënte që të rehatoheshin një herë e mirë vetë e ç’kanë për fis e për farë. Por kjo nuk ndodhi. A thua kjo pjesë janë naivë e besuan se mund të ndryshojnë kryetarin me votë? Jo! Unë mendoj se meqë ata janë aty por votojnë për Maqon, kjo këndohet se vetëm 6 socialistë e treçerek në çdo 100 duan bashkimin e së majtës nën udhëheqjen e liderit që kanë prej

katër vitesh në majë të partisë. Pati edhe të tjerë që hodhën dyshim mbi manipulimin e votave, por kuptohet që këta zëra duhet të jenë të yshtur nga PD-ja, se vetëm demokratët janë mësuar të futin duart në kuti. A nuk erdhi e gjithë kjo kokëçarje në opozitën e djeshme, të sotme dhe të katër viteve të ardhshme pikërisht se –siç thotë Edi – ata manipuluan zgjedhjet? E ky njeri që po e mbron me mish e me shpirt votën e shqiptarëve, si mundet të mos jetë garant i votës brenda partisë së tij? Vërtet Maqo nuk shquhet për ndonjë taraf brenda partisë dhe se zor të ketë gjetur aq ithtarë sa të plotësojë gjithë komisionet, ama ata janë brenda familjes dhe në një familje të madhe (sidomos shqiptare) nuk ka shans të ndodhë që t’i hanë hisen vëllait të vogël për të majmur të madhin. Një paqartësi e vogël më mbeti mua personalisht kur pashë pjesëmarrjen. Afërsisht 2 në çdo 5 anëtarë nuk dolën të dielën të shprehen se kë duan të parë të PS-së. Dhe ky numër përkon afërsisht me numrin e anëtarëve të rinj që kjo parti deklaron se ka shtuar me ardhjen e zotit Rama. Po jo se ka lidhje. Kaq është si numër. Në një farë mënyre merakun ma shuajti një gazetë shqiptare që tregonte

se këta që nuk shkuan tek kutitë janë në kurbet. Edhe haet në fakt. Tani që Greqia është në valë të fushatës socialistët shqiptarë duhet të jenë përkrahë vëllezërve të PASOK-ut dhe nuk kanë patur kohë të ndahen dysh e të vijnë edhe këtej edhe andej. Pra, jo siç deshën ta interpretojnë ca që rreth 40% e socialistëve janë kundër Ramës dhe meqë e dinin si buka që hanë se atë nuk e luante topi nga ku ka zënë rrënjë, nuk e prishën terezinë e së dielës të bënin teatro tek kutitë e partisë. Por kthehemi edhe një herë tek Maqoja për t’i vënë pikë muhabetit. Vërtet ai humbi numrat por fitoi dinjitetin. T’i shkulësh në më pak se një muaj 6.7 përqind të zemrave një kryetari që punon me mish e me gjak për të mbajtur këtë post është më shumë se fitore, më shumë se triumf. Tani mbeten edhe katër vjet sfidë drejt pushtetit dhe nëse sfidanti Lakrori vazhdon me të njëjtën ndershmëri, këmbëngulje dhe vullnet, nuk është çudi që forcën për të cilën ka sakrifikuar ta ngjisë në pushtet. Nga ana tjetër edhe PS është fituesja e madhe e këtyre zgjedhjeve. Tashmë ajo nuk ka më një, por dy figura ku të mbështetet në udhën e mundimshme drejt pushtetit.

Ishim në Shkup. Learti ishte shtrirë sa gjatë gjërë, siç i takon një komandanti. Ishim tre meshkuj në dy metra katrorë. Kondicioneri nuk punonte, por edhe kur punonte e hidhte gjithë ajrin në kokën e Arbër Zaimit, që kërkoi aulinë nga ato të Andit. Një mizë pellazge, krenare, nga ato të çarshisë ndalonte herë pas here tek faqet e secilit, duke i përmendur nga meditimi i gjatë mbi asamblenë e PS-së me dyer gjysëm të mbyllura. Dera trokiti tre herë. Përtuam ta hapnim. Por nuk e kishim mbyllur me çelës, dhe recepsionisti e hapi ndërkohë që në korridor kaluan disa vajza të një orientimi paralel. Recepsionisti foli me një zë mistik “A nuk është trend i ri, i websiteve që realizojnë logjikën e The Truman Show?”. Ai dëshironte të fliste për soditjen e munguar freudiano-lacaniane, me shembuj se si shndërrohet objekti soditës në fetish, por ne e injoruam totalisht. Pasi i lëshoi disa rënkime false krejt të panevojshme, i vendosur që të na trondisë me se s’bën roja deklamoi që nga pragu i derës, duke shkaktuar një përmbysje të kësaj situate tragjikomike. Me një zë si të Besnik Bares, por me sytë prej skifteri të Gramoz Ruçit, dhe me shpejtësinë e Erion Braçes, recepsionisti tha: “Kam kasetën Makina e Memorjes të Ardit Gjebresë. Thonë që kush e dëgjon bezdiset aq shumë sa udhëton në kohë për t’i shpëtuar vuajtjeve”. Atë natë nuk arritëm të flinim. Pimë birrë. Pimë verë. Pimë vodkë. Gjithçka ishte e kotë. Data shënonte 27 shtator. Një ditë më parë ndoqëm përgjysmë koncertin madhështor në fund të verës, ku shkëlqyen dy solistët, çifuti i Ramës dhe kinezi i Andit ( i cili po ikën nga shtëpia me qera). Kishte ndodhur ajo që të gjithë e prisnim. Sipas oroskopit të dhënë në orën 06:03 minuta në TV Klan, tranziti i Uranit në yjësinë e qenit pa bisht do të sillte sukses të paevitueshëm të të vetmit kandidat që premtonte croissants për të shoqëruar kapuçinot socialistë në mëngjeset me brymë të një kryeqyteti, atij lideri... (vijon në faqe 7)


3

E mërkurë 30 | Shtator 2009 | Ermira Danaj

Ka tre opozita sot në Shqipëri. Një është opozita e rrugës e cila kërkon numërimin e një sasie kutish votimi. Opozita e dytë është ajo parlamentare sipas së cilës në parlament bëhet politikë dhe aty zgjidhen problemet e vendit dhe të qytetarit. Në fakt këto dy të parat përbëjnë atë që quhet opozitë juridike. Ndërsa e treta është opozita reale, ajo që mund të jetë në rrugë apo në Kuvend, por që nis tek problemi që ka qytetari dhe përfundon tek rruga për zgjidhjen e këtij problemi. E para përfaqësohet nga disa drejtues kryesorë të partive të majta të kryesuar nga Rama. Qëllimi i tyre direkt nuk është qytetari, por tentativa për të fshehur humbjen, mospushteti dhe mjeti i justifikimit të tij. Ndërsa indirekt është edhe qytetari me anë të ndonjë deklarate shtypi ku flitet për gjendjen ekonomike !! E dyta përfaqësohet përsëri nga disa deputetë të së majtës që duan parlamentin dhe politikën e tij. Opozita reale deri tani nuk përfaqësohet. Ajo ekziston por nuk ka përfaqësues të saj. Ka copëza deklarimesh, copëza lajmërimesh etj, por nuk ka përfaqësuesit e saj, problemet e saj dhe rrugët e zgjidhjes së këtyre problemeve. E megjithatë kjo opozitë përbën shumicën e popullsisë në Shqipëri. Përbën shumicën sepse opozita reale sot në Shqipëri janë të varfërit të cilët kanë dëgjuar betime e përbetime për shumë vite por që prapë janë në të njëjtën gjendje pavarërsisht se loja e shifrave apo e pragjeve të varfërisë herë i nxjerr sipër e herë poshtë pragut në funksion të forcës politike që i përdor shifrat. (Ndryshon vetëm pragu i varfërisë si cilësor i problemit, por jo varfëria si thelb i problemit.) Opozita juridike për 4 vjet rrjesht nuk artikuloi një ligj që të ishte në shërbim të opozitës reale... ... Konsensuset për ndryshimin e Kushtetutës, për Prokurorinë, për Kodin zgjedhor, nuk patën asnjë ndikim tek jeta e qytetarit. Dhe në tërësi ligjiet e miratuara vetëm në një pakicë i janë drejtuar direkt qytetarit. Opozita reale sot në Shqipëri janë fëmijët e fshatit të cilët duhet të kalojnë lumin me këmbë për të vajtur në shkollë duke i futur librat në qese; opozita reale sot në Shqipëri janë banorët e disa fshatrave në Fier ku ambulanca hapet vetëm dy herë në javë dhe larg qoftë të sëmuresh në ndonjë nga ditët kur është e mbyllur. Opozita reale sot në Shqipëri janë nënat e reja që kontrollin e parë të mjeku gjinekolog e bëjnë ditën që shkojnë për të lindur sepse në fshatin e tyre nuk ka qendër shëndetësore ose qendra nuk ka mjete. Opozita reale sot në Shqipëri janë fëmijët e porsalindur në maternitete që nuk kanë paisjet dhe mjekët e specializuar, ose që kthehen nga maternitet në universitet privat; janë bizneset e vogla totalisht të pambrojtura nga kriza ekonomike dhe të rrezikuara në cdo moment nga falimentimi ose kalimi papritmas në biznes të madh; janë të rinjtë shqiptarë absolutisht të paorientuar për të ardhmen e tyre, të cilët futen në një proces arsimor të palidhur me tregun e punës apo politikat

Opozita reale deri tani nuk përfaqësohet. Ekziston por s’ka përfaqësues të saj

Opozita e Protestës, e Parlamentit dhe Opozita Reale

e zhvillimit afatgjatë. Opozitë reale ishin punëtorët burra, gra e fëmijë të punishtes që shpërtheu në Gërdec; opozitë reale ishin shumica e shqiptarëve të cilët në shkurt të vitit 2008 u prekën nga rritja e cmimit të bukës; opozitë reale do të jenë përsëri shumica e shqiptarëve që do të preket nga rritja e cmimit të energjisë (lajm që hidhet herë pas here në treg, mesa duket si një taktikë për ti mësuar shqiptarët me idenë se një ditë do të rritet); janë pacientët e spitaleve të Shqipërisë të cilët shkojnë në spital jo vetëm me hallin e sëmundjes së tyre por edhe me plackat, me ujin, me bukën dhe ilacet me vete; e të tjerë e të tjerë. Por kjo opozitë nuk ka përfaqësues, ajo përfaqësohet vetëm me deklarata dhe e shumta me disa fotografi nëpër emisione televizive për të atakuar kundërshtarin, por jo për të dhënë zgjidhjen e fotografisë. Debatet politike në Shqipëri nuk bëhen rreth zgjidhjes së ndonjë prej temave të sipërpërmendura. Temat e sipërpërmendura nuk bëjnë për të qeshur, nuk prodhojnë as batutë. Ndërsa sot duket sikur politikanët më të suksesshëm janë ata që dinë të përdorin batutën. Batuta e bën një politikan të suksesshëm në Shqipëri, përfaqësimi i ndonjë shqetësimi të popullit nuk e bën të tillë. Madje edhe kur përmendin ndo-

një hall popullor disa prej tyre e bëjnë në formë batute që të duket sa më “interesant”. E thënë shkurt, opozita reale e mësipërme e ka shumë të vështirë të gjejë përfaqësim tek opozita juridike sot. Një ditë pas humbjes së zgjedhjeve,

Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, ka vendosur të thërrasë strukturat drejtuese për të parë se cilat ishin gabimet që u bënë. Një ditë pas humbjes së zgjedhjeve, në Partinë Socialdemokrate gjermane po flitet për rigjetjen e identitetit të majtë dhe sa më social,

për qartësimin e elektoratit që do të përfaqësojnë si dhe për bashkëpunimin me Të Majtën- Die Linke të Lafontaine. Tre muaj pas humbjes udhëheqja e PSSH, vazhdon të zgjedhë kryetarin e saj, dhe nuk e ka vënë asnjë ditë në diskutim problemin e identitetit dhe të përfaqësimit !!! Sot flitet për nisjen e disa protestave të opozites gjoja për mbrojtjen e votës së lirë. Por nuk dihet se kur kjo opozitë politike do të bëjë një protestë, dy, tre, për bukën e gojës, për sigurinë e jetës, për sistemin shëndetësor, etj, duke përfaqësuar kështu interesat e opozitës reale!! Për disa, opozitë e vërtetë quhet bashkimi i kryetarëve të partive, pavarsisht nga ngjyrat apo etiketat. Por deri tani mbetet vetëm një bashkim agallarësh dhe jo një përfaqësim qytetarësh. Askush nga drejtuesit e së “majtës” opozitare, sot nuk ka asnjë artikulim të asnjë ideje se si do të përfaqësojë opozitën reale, përvecse idesë së stërthënë të një bashkimi që gjithashtu nuk bazohet në asnjë strategji konkrete por vetëm në shfaqje dhe batuta të castit. Thelbi i mentalitetit mbizoterues tek opozita juridike e sotme duket se ështe të varferit të varfërohen, të pasurit të pasurohen, që kurrsesi nuk përfaqëson të majtën moderne dhe socialdemokracinë, por vecse një « socializëm feudal ». Dhe për sa kohë do të jetë kështu, po për aq kohë Berisha do të jetë në pushtet dhe herë pas here do miratojë ndonjë ligj bamirësie gjoja « të majtë », po për aq kohë shoqëria shqiptare do ecë por nuk do të dijë nga ecën, po për aq kohë opozita reale do të jetë e papërfaqësuar nga opozita juridike.

Vrasja e “barktharëve” ndoshta nuk është po aq krim për drejtësinë tonë sa vrasja e një biznesmeni

Standartet e Vrasjes

Arbër Zaimi

Ca kohë më parë, teksa gjerbja kafenë në verandën e një bari të vogël e të lezetshëm, mbushur me ornamente interesante amerikanojugore dhe dëgjoja pa shumë vëmendje një mikeshën time pseudopolitikane (që më ka ngjallur më shumë interes para se t’i hynte këtij impenjimi stërmundues dhe tjetërsues), avitet pranë tavolinës një vocërrak imcak. Me baluket e verdha prerë drejt në ballë, model tas, me sytë e gjelbër që nuk gjenin prehje e i veshur në arna, ky djalë më ngjau si një ringjallje anakronike e ndonjë imazhi debatikas prej filmat propagandistikë të regjimit të sëmurë që thuhet se lamë pas që prej 18 vjetësh.

Ai kërkoi pa drojë monedha, ndërkohë që mbante një lloj distance sigurie. I mësuar siç jam me fëmijët lypësa, këtë fenomen që na lajmëron westernizimin dhe demokratizimin e vazhdueshëm, të padiskutueshëm e të suksesshëm të shtetit tonë në fillim i ktheva kurrizin, dhe bëra me dorë një gjest që nënkupton bezdi dhe urdhër për t’u larguar në të njëjtën kohë. Por interesi kurioz dhe impenjimi politikosocial i mikeshës time pseudopolitikane e thirri fëmijën më pranë. Ajo e pyeti se pse lypte. Ai u përgjigj që duhet të lypte pse s’kishin pare. E pyeti për moshën. Nëntë vjeç. Pastaj e pyeti se përse nuk shkon në shkollë. Ai i tha që shkonte, përditë. Ajo nuk e besoi, dhe duke i ndenjur besnike fushatës sensibilizuese për lypësat (nga UNI-

CEF-i), i tha të largohej. Se mikesha ime, bashkë me UNICEF-in besojnë që t’i japësh para lypësave të vegjël do të thotë të stimulosh skllavërimin e tyre, sepse kështu prindërit do të vijonin t’i shihnin të vegjlit si burime fitimi të lehtë. Por meqenëse mua i gjithë ky arsyetim më rri ngushtë, më duket i cekët e pa baza logjike duke qenë se nuk denjon të shohë në sy shkakun primar të fenomenit, varfërinë e papunësinë, vendosa të ndërhyj. Fëmija më tregoi se përditë duhet të grumbullonte pesëqind lekë (katër euro) së bashku me vëllain e tij dy vjet më të vogël, edhe ai një bjond mistrec, që vinte vërdallë tavolinave të barit duke lypur... (Vijon në faqen 4)


4

E mërkurë 30 | Shtator 2009 |

(vijon nga faqe 3) ...Ata jetonin me të ëmën në kombinat, dhe ajo punonte nga mëngjesi në mbrëmje si shërbyese e pastruese nëpër shtëpi të ndryshme të Tiranës. Dy djemtë paraditeve shkonin në shkollë, dhe tre herë në javë frekuentonin kursin e anglishtes. Të gjitha këto po i merrja vesh nga përgjigjet korrekte dhe të shkurtra të djalit të vogël. Në një moment bisedën e pret ndërhyrja e mikeshës sime që me skepticizmin e saj cinik, karakteristikë e postnjeriut modern vendos ta testojë anglishten e djalit të vockël me ca pyetje quiz. Voci ruajti të njëjtin ritëm përgjigjjesh dhe në gjuhën angleze, pra përgjigjje të thata, të shkurtra, si të cdo djaloshi që mezi pret të shkojë e të luajë top, apo të kacaviret në ndonjë pemë të “kombinatit” të vet aq larg barit posh në zemër të metropolit. Vazhdova ta pyes për familjen e vet. Dukej goxha inteligjent dhe i ndërgjegjshëm për situatën ekonomike të familjes së tij. Më tregoi pa ndonjë emocion të veçantë që të atin e kishte në burg, për vrasje. I ati kish punuar si murator në një nga firmat e ndërtimit, arkitekte të Shqipërisë së re që po lulëzon ditaditës. Në muajt e fundit pronari i firmës së ndërtimit paskësh vonuar pagesat, dhe kryefamiljari ishte gjendur në vështirësi për të mbajtur me ushqim familjen e tij. Kishte shkuar disa herë për t’i kërkuar pronarit rrogat e vonuara, derisa një ditë pronari qe bezdisur aq shumë sa e kishte përzënë me sharje dhe kish vënë dy trima ta shtynin. Po atë ditë babai i bjondit vrau pronarin e firmës, dhe përfundoi në burg. Shumë shpejt erdhi dënimi, me 25 vjet burg, Armir Shkurti

Nju Jork, viti 2127 pas Krishtit. Është tetor, Dita e Falenderimeve. Prej ca kohësh kjo festë në SHBA dhe gjithë botën nuk kremtohet më në nëntor, por në tetor, në ditëlindjen e Hazretit. Në një faltore të Manhatanit mijëra besimtarë po ndjekin meshën e shenjtë, pasi kanë agjëruar për 40 ditë me rradhë. Sekretari i parë i faltores flet gjithë përdëllim për jetën e profeti: “Dikur atë e thërrisnin Zoti Berisha. Pas mrekullive të njëpasnjëshme filluan ta thërrasin shkurt Zoti. Zoti ynë - vazhdon predikimi – nuk e dinte se ishte i zgjedhuri. Madje as kur në vitin 1990, në atë vend të vogël të quajtur Shqipëri zbriti engjëlli Mikail e i tha se do bëhej i pari i vendit. Në fillim Zoti ynë e mori për të dërguar të Ramiz Alisë. Por shpejt e ndjeu vetë se shpirti i shenjtë qe ulur mbi të...madje i qe mbushur mendja se ishte njeriu më i ndershëm që kish jetuar ndonjëherë mbi këtë botë të lodhur”. Turma në faltore ra në gjunjë dhe filloi t’i këndojë hosana Zotit të saj. Kur mbaruan, predikuesi vazhdoi të tregojë mrekullitë e profetit. “Zoti ynë Berisha filloi të besonte përnjëmend se ishte i vetmi i ndershëm i globit dhe se çdo të molepsur nga djalli, o do ta kthente në udhë të mbarë , ose do ta shfaroste një herë e mirë. Dhe kështu betejën e parë mesia ynë e nisi kundër komunizmit (që në fakt kishte rënë). Hoqi nga puna gjithë komunistët që nuk ishin në Partinë Demokratike, por kjo nuk ishte ndonjë

Vrasja e “barktharëve” ndoshta nuk është po aq krim për drejtësinë tonë sa vrasja e një biznesmeni

Standartet e vrasjes

Gërdec, askush nuk është dënuar pas një viti e gjysmë

të cilat për efekt rrethanash u zbritën në 22. Kaq ishte historia e familjes së lypësit, që edhe sot e kësaj dite vazhdon të më përshëndesë kur më sheh në rrugën pranë barit modern që servir kafe kolumbiane. Drejtësia u tregua shumë efikase me të atin e lypësit. Shteti e neutralizoi keqbërësin brenda ditës, dhe i dha dënimin e duhur në gjykatë, sipas afateve që përcakton ligji. Unë personalisht qëndroj për ligjin, dhe për respektimin e institucioneve, që do të ishin e vetmja garanci kundrejt kaosit. Në një

debat mes drejtësisë institucionale dhe vetëgjyqësisë, afërmendsh unë do të zgjidhja të parën. Nuk kam për qëllim në këtë shkrim të denoncoj punët pa kontrata që i garantojnë pronarëve lirinë mbi abuzimin, nuk kam ndërmend të thërras në mendjet e njerëzve mëshirën për të varfrin, apo të kritikoj dështimin e shtetit që ka për detyrë të kujdeset për familjet në vështirësi ekonomike, apo për minorët që detyrohen të lypin. Asnjë nga këto. … Një vit e gjysëm më parë një grup

burrash të biznesit e të politikës, “intelektualë” me kostume të përzgjedhura me kujdes, zotërues të sa e sa jetëve njerëzore ishin duke fituar para në një mënyrë të paligjshme, duke mashtruar një seri institucionesh shtetërore, me ndihmë nga lart. Por jo gjithçka shkoi mirë. Për arsye të neglizhencës nuk ishin garantuar kushtet e sigurisë të ambientit ku zhvillohej “biznesi” i zotërinjve të ndershëm, dhe nga një aksident njerëzor u hodh në erë jeta e 26 njerëzve, e bashkë me to shpërtheu përgjithmonë stabiliteti i brishtë i shumë fa-

tën Kushtetuese. Më pas shpirti i Don Korleones pushtoi kryetarin e KQZ-së, ai i Al Kapones –Prokurorin e përgjithshëm. Pa folur se Padrinon, kryetarin e parë të opozitës e kalbi në burg si hajpushtetin e ca për opozitën...por në dar- dut ndërsa për Edvin Vetminë lajmëroi kë, një puhizë e lehtë fryu dhe mrekullia popullin se rrethohet prej një tufe me ndodhi. Aaaleluuuja! Votat në kuti ishin serial killer. Kaq sa për të kuptuar sesi kther të gjitha për PD-në. Nga veriu në portat e ferrit u hapën dhe ushtirë më të jug, nga lindja në perëndim shqiptarët zeza të Djallit hynë në çdo skutë të popanë me sytë e tyre mrekullinë e parë. litikës, administratës, biznesit ....përveç Aaaaleluuujaaa! Por një mrekulli nuk në shpirtin e Zotit tonë Berisha! mjaftonte për Zotin tonë. Në vitin e peSiç ka qenë parathënë nga Shën Kozstë të erës së tij paratë e shqiptarëve mai, “do të dalë një shejtan me veshët avulluan pa nam e nishan. I madh e i vo- mbi çati...” që në fakt ishte televizori. gël u ngrit për ta shkulur nga kolltuku i Aty për aty Ynëzot e kuptoi se mafia e presidentit Zotin tonë duke u betuar se vërtetë ishte ky shejtan me veshët mbi vetëm një mrekulli mund t’a sillte prap çati..E luftoi e luftoi, por mafian e priste në pushtet. A u dorëzua Berisha ynë? këtu e ajo hop, i mbinte atje. Atëherë Jo! Pasi shuajti komunizmin, ai , i vetmi i ndërtoi një arkë druri të madhe, vuri ndershëm i botës, iu turr kapitalizmit, si në të nga një çift kafshësh, përmbyti dye keqja më e madhe. Këtu ndodhi edhe njanë dhe erdhi vërdallë derisa toka u mrekullia e dytë! Ai popull që mezi e shfaq sërisht. Njëlloj si Nuhu dikur.” shkuli në 1997-ën, që e pati para syve Në faltore nuk pipëtinte as miza. Bepër 8 vjet me rradhë në opozitë, e votoi simtarët kishin mbetur të ngrirë e gojëpërsëri në 2005-ën. Kjo lloj mrekullie hapur nga bëmat e profetit Zot Berisha. nuk mbahej mend të kishte ndodhur që Një vajzë e re, me ikonën e Berishës në nga Eksodi i Madh. I bindur se kjo ishte duar pyeti me një zë të mekur nga emoshenjë hyjnore, ai mprehu shpatën për cionet: “po mrekullia e tretë?” “Mrekullia t’i këputur kokën çdo të prapi e të mall- e tretë është se Zoti Berisha vazhdon të kuari. Gërmo e gërmo, Zoti ynë zbu- jetë gjallë sot e kësaj dite. Ai po vete 200 loi se vendin e qeveriste e keqja më e vjeç e vazhdon të qeverisë Shqipërinë, madhe që mund të ketë shpikur Satanai: ku nuk banon më askush përveç tij. Siç MAFIA! Herë ditën e herë natën engjëjt e shihni, gjyshërit tanë që lindën atje ai zbrisnin nga qielli dhe e lajmëronin se mbathën me kohë e me vakt. Si mundet Pons Pilati kishte hyrë në trupin e Pre- që një njeri të jetojë aq gjatë-do të pyesidentit të Republikës, Mark Avdia ishte sni ju. Mjekët thonë se ai nuk vdes nga bërë Fehmi Avdia dhe drejtonte Gjyka- frika se mos i marrin pushtetin...”

Dikur e thërrisnin Zoti Berisha. Pas mrekullive të njëpasnjëshme filluan ta thërrasin shkurt “Zoti”

Tri mrekullitë e Hazretit Berisha

punë në lartësinë e një profeti. Atëhere vuri në jetë premtimin e pambajtur nga Zoti i mëparshëm: i dha tokën e premtuar popullit të tij. Pa luftë e pa para, gati një milion njerëz u dyndën nga veriu në tokat e tiranasve, durrsakëve, lezhjanëve, shkodranëve e deri lushnjarëve. Po ky popull mohues nuk qe edhe aq mirënjohës ndaj Zotit. Ata besonin se e zunë me forcat e tyre mallin e botës. Dhe Zoti ynë tha:“A thua po të mos ishte

vullneti im ju do ta kishit zaptuar tokën e premtuar?” Mirëpo populli sërisht nuk bindej pa parë një mrekulli. U mendua zoti ynë dhe u kujtua se dikur Krishti e kishte kthyer ujin në verë. Por kjo qe shumë e thjeshtë. Këtë edhe Sudja e bënte. Duhej një mrekulli më e madhe! Një mrekulli që ta shihte e gjithë bota. Aaamiiin! Dhe dita erdhi! Në vitin 4 të erës Berisha (1996 pas Krishtit) shqiptarët shkuan të votojnë. Ca votuan për

miljeve, u njollos me të kuqen e gjakut e me të zezën e zisë jeta e shumë familjarëve që tash gdhihen e ngrysen me zemrat gjymtuar prej humbjes së fëmijëve apo prindërve të tyre. Koha kalon, dhe nga grupi i burrave të biznesit e politikës ende nuk është dënuar askush. Vrasja e barktharëve që detyroheshin të punonin në kioskën prej llamarine ku demontoheshin armë ndoshta nuk është po aq krim për drejtësinë tonë sa vrasja e një biznesmeni që nuk u jepte rrogat punëtorëve të varfër. Ndoshta gabohem, por më duket se institucionet po bëjnë një zgjidhje preferenciale, po aplikojnë standarte të shumëfishta...? Apo ndoshta analogjia mes dy ngjarjeve nuk qëndron, kushtet ndryshojnë, konteksti po ashtu? Mos vallë nuk është njësoj përgjegjësia? Mos vallë me kalimin e kohës ne, opinioni publik, e kemi harruar Gërdecin dhe personat që humbën jetën aty, dhe na i pështjellon zorrët përdorimi politik i kësaj ngjarje? Nuk kam përgjigjje për këto pyetje. Por kam një pyetje tjetër në vend të përgjigjjes. Çfarë do të ndodhte nëse ndonjëri prej atyre që kanë humbur të dashurit në shpërthimin e 15 marsit do të vendoste që për hakmarrje t’i këpuste një plumb pas qafe ndonjërit prej atyre burrave me kostum firmato??? Vallë do ta bënin ministër?


5

E mërkurë 30 | Shtator 2009 | Andi Kananaj

Personalisht kam qënë një nga votuesit që hodhën poshtë projekt-kushtetutën e propozuar në vitin 1994. Akti i mospajtimit tim i detyrohet, në thelb, një trakti informativ me 10 pika, që qarkulloi asokohe ndër shqiptarë shpjegime mbi pasojat e pritshme të projektit – kushtetues për referendum. Dekalogu i famshëm lajmëronte ndër të tjera se të votoje për projekt - kushtetutën do të thoshte të firmosje burgimin pa afat të z. Fatos Nano. Kështu, kontributi i votës time (relativisht të ndërgjegjshme) krahas kontributit të dekalogistëve, shënonte ngjarjen e pengmarrjes së aktit themelues të shtetit nga interesa të pastra politike. Me kalimin e viteve, kuptova diçka më shumë mbi Kushtetutën: që ajo përfaqëson marrëveshjen më të sofistikuar mes qytetarëve dhe shtetit, në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të tyre. Literatura juridike shkon më tutje: Kushtetuta si burimi i burimeve të së drejtës, i çdo të drejte, për gjithëkënd, në kohën dhe hapësirën shtetërore si dimension mini-universal. Kushtetuta si pikëqendra nga e cila fillojnë të përcaktohen kushtet për funksionim e shtetit të së drejtës, kaq shumë të branduar kohët e fundit. Kushtetuta është edhe më e prekshme se sa kaq. Në fakt, kushtetutat e regjimeve demokratike shpesh paraqiten si akte që sanksionojnë republikat apo monarkitë e llojit përkatës. Këto kushtetuta, edhe pse dallojnë në karakteristikat e veta, bashkohen gjithsesi nga fije universale të gjithëpranuara, si p.sh detyrimi i shtetit që të garantojë kushtet për barazi përpara ligjit, apo detyrimi që të konkretizojë këtë barazi nëpërmjet reduktimit të shkaqeve diskriminuese që përndryshe passjellin së paku diferencim akut ekonomik, social apo kulturor. Formulat kushtetuese duket se përcjellin angazhimin në garantimin e të drejtave dhe lirive sipas besimit se pjesëmarrja cilësore, në mos efektive e qytetarit në jetën politike, kulturore (e në vijim), kalon pashmangshmërisht nëpër rritjen e ndjesisë qytetare, edhe falë garancive të thëna kushtetuese (a.k.a. panorama e një demokracie funksionale reale). Kushtetuta shqiptare, në përpjekjen simbolike për të tingëlluar perëndimore dhe garantuese e shtetit social, ka marrë përsipër, në nenin 18, paragrafi i dytë, të moderojë diskriminimet e llojit ekonomik, arsimor apo social nëpërmjet filtrave të ligjshmërisë, objektivitetit, arsyeshmërisë, etj. Megjithkëtë, Kushtetuta shqiptare jo rrallë herë është lakuar si produkt i një procesi që reflekton qëllimet e eksperiencave perëndimore, më pak se sa realizimet konkrete përkatëse. Ca ligje janë të destinuara të mos gjejnë zbatim. Në ditët e sotme, është e vështirë të kategorizosh përkatësinë e Kushtetutës shqiptare në familjen e akteve norma-

Kë mbron Kushtetuta shqiptare kur ligjet tona hartohen me celular?

Kushtetuta, punëtori dhe shteti social

tive. Kjo diktuar për më tepër nga fakti që akti normativ në Shqipëri ruan dy dimensione të pandara, dimensionin teorik dhe praktik (të njohura më gjerë si “Ligji dhe Maliqi”), që në rastin më të mirë përcaktojnë një formë moderne (të panjohur më shumë se sa moderne) të kuptimit të së drejtës. Fakti që dimensioni praktik mirëfunksionon në logjikën e aksiomës (që anashkalon pa bujë e ceremoni fazat e arsyetimit), legjitimon një dozë të tillë suksesi që meriton konsideratën më të lartë. Kë mbron realisht Kushtetuta shqiptare në kushtet kur ligjet tona hartohen me celular? Ku ti kërkojmë bazat për ndërtimin e një shteti social dhe të së drejtës, kur as vetë jeta nuk garantohet (në kuptimin më konkret të fjalës) nga ligji? Dështimi kostant i ligjeve për të konkretizuar parimet themelore kushtetuese mbi dinjitetin e njeriut, të drejtave dhe lirive, apo të jetës së mbrojtur me ligj, denoncon neglizhenca pothuaj të qëllimshme ndaj gjendjes ekonomike dhe sociale të qytetarit. Një maji i këtij viti numëron 42 vdekje të shtetasve shqiptarë ndërkohë që ishin duke punuar. Një listë e zezë e punëtorëve që rendit dyfishin e vdekjeve të shkaktuara nga shpërthimi tragjik i Gërdecit që edhe sot e kësaj dite mbetet pa autorë e përgjegjësi të zbardhura. Shifra impresionuese aq më shumë në kushtet e largëqoftit bilanc të fundvitit, ku gjendja nuk premton të reduktojë sinjalet e alarmit. Jetë njerëzish që nuk mund t’u injorohet ekzistenca e mohuar.

Duket se e vetmja marrëveshje e vlefshme për këta punëtorë të përjashtuar nga kontrata sociale me shtetin e tyre, ka qënë marrëveshja e jetës së tyre kundrejt një rroge që nuk garantonte as mbijetesën deri në fundmuaj. Iluzioni i demokracisë funksionale me të cilën ushqehet rregullisht shoqëria shqiptare, bashkëjeton me pasigurinë e së nesërmes, në shtratin e përditshëm të shpresës së humbur. Sa larg jemi realisht nga misioni që i kishin venë vetes ideatorët e Kushtetutës së 1998? Garantimi i barazisë së të gjithëve para ligjit, mbrojtja e jetës si e drejta fillestare e katalogut kushtetues të të drejtave dhe lirive themelore, denoncojnë qartazi një teori boshe, një detyrë të papërmbushur,një premtim të parealizuar. Ku është dinjiteti i punëtorit, garancitë sindikale, e drejta e sigurimeve, e drejta

e garantuar për grevë? As vota pro kontratës sociale për një jetë më të mirë, nuk po na shpëton nga dështimi. Qëllimet e kushtetutëbërësve perëndimorë, disa dekada përpara fotokopjes shqiptare të ligjit themelor, duket se nuk janë përftuar. Parime të zbritura nga lart, të rishkruara si tekstet e murgjëve analfabetë mesjetarë, që bash falë alfabetizimit të munguar, garantonin besnikërinë e tekstit të përcjellë, pa komente apo adaptime. Jemi dëshmitarë të një imitimi të pastër konceptesh, paçka thelbit që jo rastësisht nuk gjen përputhje me nevojat dhe kërkesat e destinatarit të vet – shoqërisë shqiptare. ... Intoleranca ndaj dhunës shtetërore diktatoriale që mbante peng lirinë e individit, ka deformuar edhe perceptimin

tonë modern të lirisë, sipas një gustoje krejtësisht vetiake. Liria e përkufizuar sipas mendimit të lirë pop, paraqitet si antiteza e barazisë. Më “i miri” dhe më “i afti”, koncepte të hapura për aq interpretime sa dhe vullnet për të interpretuar (në kushtet e mungesës së përkufizimit të tyre përndryshe teknik), sipas një kuptimi të parë, gëzojnë të drejtën për të pasur gjithçka dhe me çdo kusht, në një mësymje pa kontroll të egos drejt fitimit në botën dhe tregun e lirë. Sidoqoftë, argumenti banal se kushtet sociale dhe ekonomike të pamjaftueshme kushtëzojnë në deformim lirinë personale, mbetet zero atraktiv për hapësirën mediatike, dhe rrjedhimisht jashtë vëmendjes qytetare. Aq më tepër që debatet për barazi edhe sociale para ligjit mbeten, hë për hë, ekskluzivitet i komunistëve totalitarë.

Ideologjia në Kosovë e koncepton EULEX-in si diçka që ka për të qëndruar përgjithmonë

Reaksioni si normë e politikës Agon Hamza

Alain Badiou thotë se si filozof, ai nuk e pranon realitetin ashtu siç është, vetëm pse ai është ashtu siç është. Ai niset nga premisa se kapitalizmi nuk duhet të pranohet vetëm se është rend aktual, vetëm pse nuk mund të jetojmë jashtë kapitalizmit si realiteti i

vetëm shoqëroro–politik. Sepse është e vërtetë se kapitalizmi është realiteti ynë aktual e objektiv. Por, vetëm ekzistenca e realitetit si i tillë, nuk e bën atë të pranueshëm dhe të domosdoshëm. Ideologjia zyrtare në Kosovë e koncepton realitetin si diçka që është këtu për të qëndruar përgji-

thmonë. Realiteti konceptohet si realitet statik, si diçka e dhënë, normative dhe e pandryshueshme në koordinatat e saj kryesore politike. Na thonë se realiteti është ky dhe pastaj pasojnë kualifikimet mbi “realitetin e ri”... (Vijon në faqen 6)


6 E mërkurë 30 | Shtator 2009 | Ideologjia në Kosovë e koncepton EULEX-in si diçka që ka për të qëndruar përgjithmonë

Reaksioni si normë e politikës

“Subjektet revolucionare” duhet të krijojnë hapësirë të re politike (vijon nga faqe 5) ... dhe atë të “vjetër”, me realitetin e dekadës së kaluar, etj. Kësisoji, realiteti fillon e na shfaqet si pengesë, si kufizim arbitrar i dialektikës, si ligj i zhvillimit të vet realitetit. Kjo nënkupton që realiteti, i tillë çfarë është, nuk bën as të kritikohet në themelet e tij. Në anën tjetër, analistët medial dhe intelektualët institucionalë janë të zënë me arsyetimin dhe racionalizimin e së tanishmes. Krejt çka na thonë ata është se koordinatat bazike të strukturave duhet të ruhen, problemi i Kosovës nuk është problem sistemik, por ajo që ne duhet bërë është ndryshimi i disa njerëzve të korruptuar, të padijshëm, etj. Problemi i Kosovës nuk është problemi i njërit apo tjetrit politikan; sistemi ekzistues politik i riprodhon këta njerëz, të cilët e mirëmbajnë dhe e reprodukojnë atë. Na thonë se kjo çfarë kemi është më e mira, vetëm se na duhet të punojmë më tepër për ta realizuar dhe materializuar tërësisht sistemin politik; thënë në Hegeliançe, për t’u realizuar mirëqenia shoqërore, realiteti duhet ta arrijë nocionin e vet, që nënkupton realizimin e p.sh. Planit të Ahtisaarit në tërësi, etj. Gabimi i parë është se jeniçerët e neoliberalizmit në çdo argumentim të tyre, si pikënisje e marrin realitetin ekzistues, dhe operojnë mbi këtë premisë. Sepse na thonë që realiteti ekzistues është ajo që ka rëndësi – pragmatizmi brutal është korniza në të cilën ata operojnë. Në njërën nga ligjëratat e tij, studentët e akuzuan Hegelin se ajo çka ka thënë është tërësisht kundër fakteve. Përgjigja e Hegelit është briliante: mjerë faktet. Dhe ne duhet të bëhemi Hegelian, t’iu themi se nuk na interesojnë faktet mbi të cilat ndërtohet ky realitet. Sepse ky realitet nuk është i yni. Ky realitet, i ndërtuar mbi premisat politike të Planit të Ahtisaarit dhe dizajnerëve të tjerë politik. Rrjedhimisht, ky realitet iu takon atyre dhe natyrisht, kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit. Dhe me shumë dëshirë ne ua falim atyre realitetin që nuk na takon neve. Realiteti i Kosovës, në strukturimin e tij shoqëror e politik, është reaksionar. Shumë shokë më kritikojnë për shfrytëzimin e koncepteve si reaksionar, renegat, armik, etj – i konsiderojnë ato si të dala mode, si shumë të ashpra, të kontestueshme, etj. Në rregull, por si mund t’i quani ndryshe, përveç se reaksionare, të gjithë këto forca progresive të vendit, të sublimuara në të ashtuquajturën shoqëri civile (me OJQ-të, mediat dhe institutet si biznese të saj). Shihni aktivitetet e

fundit të forcave progresive të vendit në kohën kur vendimi për Kosovën C (e Re) dhe për privatizimin e ndërmarrjeve të mëdha publike është marrë: ndalimi i përdorimit të qeseve të plastikës, peticioni për të ashtuquajturën liri të shprehjes, etj. Na thonë se me heqjen nga përdorimi të qeseve të plastikës, e ndihmojnë ruajtjen dhe pastërtinë e ambientit. Shumë në rregull, por pasi jemi te ambienti pse nuk luftojnë kundër Kosovës C (të Re) e cila do të jetë ndotësi më i madh i ambientit në Kosovë? Pse nuk luftojnë kundër ndotjes nga termocentralet ekzistuese, kundër copave të hekurit që flutorojnë mbi Drenas nga Ferronikeli (i privatizuar), etj? Rasti i angazhimit kundër qeseve të plastikës është shembull par excellence i reaksionit mikroborgjez. Rehabilitimi i koncepteve e nocioneve nuk duhet të bëhet vetëm për hir të rehabilitimit të tyre – rehabilitimi i koncepteve si reaksionarë, disiplinë, rend kolektiv, renegat, etj është i domosdoshmëm për ta interpretuar realitetin shoqëroro–politik të Kosovës. Sepse ky realitet shfaqet në formë të dyfishtë: në njërën anë ai është përplot reaksionarë, renegatë, oportunistë, etj, e në anën tjetër nuk ka aspak rend kolektiv, disiplinë, sakrificë, etj. Është shumë e mundur që nëpërmjet kësaj dikotomie realiteti i Kosovës të ndahet në dysh, ashtu siç edhe duhet të jetë: i çarë, jokonsistent, i papërfunduar, etj. Kjo është tipike për kapitalizmin. Ky është edhe problemi i shoqërisë kapitaliste. Megjithë shpirtëmirësinë e progresistëve liberalë,

të cilët tentojnë të na e paraqesin shoqërinë si një organizim unik, një totalitet organik i cili na ekziston si Një, megjithatë shoqëria kapitaliste nuk është universale në kuptimin e vlerave që i ajo i përfaqëson, në kuptimin e rishpërndarjes shoqërore të të ardhurave, punës, prodhimit, konsumit, etj. Të kthehem tek i ashtuquajturi “realitet i ri” i cili për mua nuk është ndryshe i konfiguruar përveçse si reaksionar. Ky realitet ka një shënjues, i cili e mirëmbanë atë përbrenda: kryeministrin e Kosovës. Në nivelin subjektiv gjendja e Kosovës mund të përkufizohet si: konfuzion i brendshëm; dezorientimit mendor e politik, që prodhon impotencë politike e shoqërore; ardhja e lirive të reja nënkupton servilitet absolut; pasurim të mëtutjeshëm për të pasurit dhe “poshtë të varfërit”. Në librin e tij të fundit “Kuptimi i Sarkozy-së”, Badiou thotë se Sarkozy nuk shënjon një erë të re në politikën franceze, por ai është vazhdimësi e njërës nga dy historitë e Francës – vazhdimësi e Francës reaksionare e për më tepër, vazhdimësi e denjë e Pétainismit. Këtë prezencë të Pétain-it në politikën e sotme franceze, Badiou e quan “transcedentalja e Francës – Pétainismi”. Transcedentalja sipas Badiousë, është një diçka, e cila pa u shfaqur në sipërfaqe, e rregullon hapësirën nga largë dhe mekanizmit kolektiv i jep rend dhe ligj. Pétain i Kosovës së re padyshim se është Ibrahim Rugova. Transcedentalja e Kosovës – Rugovizmi – vazhdon të jetë politika zyrtare e Kosovës. Zgjedhja e Thaçit si kryemi-

nistër i Kosovës nuk shënjon një erë të re në politikën e Kosovës: kujtoni premtimet e tij parazgjedhore. Na premtonte lidership të fuqishëm, luftim të korrupcionit dhe “dukurive të tjera negative”, etj. Luante me letrën e frikës dhe rivendosjen e moralit. Loja me moralin, etninë, gjakun, historinë janë gjithnjë të rrezikshme sepse janë reksionare. Janë reaksionare sepse janë të padrejta. Janë të padrejta sepse nuk janë të sakta: të gjitha këto kategori janë të shfrytëzueshme në ato kohë kur hapësira shoqërore është ose e dezintegruar, ose shkon drejtë dezintegrimit – rrjedhimisht është i domosdoshëm një shënjues i cili do ta mobilizonte shoqërinë, do ta konstituonte atë, e kështu me radhë. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është mënyra se si e kuptojnë sot shoqërinë. Shoqëria nuk ekziston si diçka unike, si një tërësi, si Një. Konceptimi i shoqërisë si Një, si e Tërë është reaksionare, sepse shoqëria ekziston si produkt i luftës klasore përbrenda saj. Nuk mundet një krah politik ta përfaqësojë popullin, shoqërinë: ajo mund ta përfaqësojë një klasë shoqërore. Sigurisht se Hashim Thaçi nuk më përfaqëson mua dhe shumë struktura të tjera shoqërore që unë i di. Pa dyshim se ne nuk e kemi lutur atë të jetë kryeministri ynë. As të varfërit, punëtorët, të papunët, fshatarët, etj. Ai është përfaqëues i denjë i nouveau riche, kompradorëve dhe mikroborgjezëve. Do të ishte shumë më e ndershme sikur qeveria ta merrte këtë pozicion edhe publikisht. Monopoli mbi popullin/shoqërinë është i papranueshëm.

Koalicioni PDK–LDK po i jep formë të prerë rrymës reaksionare të historisë sonë politike. Qeveria e Kosovës thotë se qëndron si qeveri e progresit, suksesit, etj. Sigurisht se ka sukses në një fushë: ajo suksesshëm po e perfeksionon atë që Badiou e quan “diktatura e tregut”. Domethënë qeveria është shumë e suksesshme në degradimin e mëtutjeshëm të jetës shoqërore. Çështjet ushtarake i takojnë NATO–s, ekonomia i takon spekulantëve financiarë (korporatave që sapo nuk kanë ardhur), neve na takon ajo që nuk e kemi: zhvillimi kulturor, arsimi, etj. Dhe kjo është shumë simptomatike: kultura e arti janë tërësisht të integruara në sistem, nuk ekziston asnjë rrymë alternative e vërtetë në art, film, muzikë. Nuk ekziston as minimumi i rebelizmit emancipues në art. Sindikatat dhe organizimet e punëtorëve janë tërësisht të korruptuara. Në gjithë furtunën e privatizimeve të mëdha, ata janë tërësisht të heshtura, si duket vetëm reflektojnë mbi diktaturën e tregut dhe harrojnë se detyra primare e tyre tani është luftimi i po këtij privatizimi. Korruptimi i brendshëm i sindikatave, i studentëve të UP-së është vetëm sinjal se aleanca ndërmjet punëtorëve dhe studentëve (Maji i 68-tës) është jo shumë premtues. Andaj, në një hapësirë thelbësisht reaksionare si realiteti politik e shoqëror i Kosovës, “subjektet revolucionare” duhet jo vetëm të rizbulohen, por nëpërmjet rizbulimit dhe krijimit të tyre, të krijohet hapësirë e re politike në të cilën këto subjekte mund të veprojnë.


7

E mërkurë 30 | Shtator 2009 |

Një arketip-sjellje që si mallkim po i ndjek gratë me lugë në dorë?

Ndalesë mbi imazh Gratë dhe Tenxhere

Arbër Shtëmbari

Pjesën qëndrore të kopertinës së një reviste të njohur në kryeqytet e zinte fotoja e një çifti (në dukje) bashkëshortësh, të rinj në moshë dhe (në një vështrim të shpejtë) të lumtur. Zotëria, flokët e prerë shkurt, me një buzëqeshje qumështi, e shtrëngon gruan (e tij në rastin më të mirë) pas trupit. Ajo e mbërthyer nga pas prej tij, I buzëqesh, ndërkohë që në duar mban një lugë me të cilën po përzjen gjellën në tenxhere– është një femër e bukur, bjonde, tepër elegante. E gjitha skena, përqafimi, realizohet në një ambient kuzhine. Një cliché e rëndomtë – burri gati për punë (ose I sapokthyer) dhe gruaja e lumtur që gatuan për të gjellëra të shijshme. Pyes veten përse ky imazh përsëritet kaq shpesh në media? Kjo përsëritje më nxit në pyetjen: “përse shohim gjithmonë në këto tip reklamash, një grua që gatuan dhe një burrë me fytyrë prej dëshmitari jehovai I paaftë për të skuqur dhe një kokërr vezë? Prej shekujsh, gruaja është konsideruar si një Gjë (një Diçka): “Kleopatra është e imja” tha dhe Çezari, ishte gjëja e tij, ajo, që ishte mbretëreshë. Gruaja, një objekt që I përket hapësirave

të brendshme (« dua grua për shtëpi »), një krijesë që prodhon fëmijë, që I ushqen dhe që e do, e respekton dhe I frikohet burrit të saj. Ky është modeli. Nëse një grua nuk do të ndiqte këtë model, atëherë ligji, norma, Burri I saj, për princip, do ta kishin vënë në binarë. Era industriale I ngarkoi së tepërmi burrat me punë për tu marrë me gratë e tyre. Dhe poperizmi masiv, konkretisht uria tek punëtorët I detyroi gratë të përvishnin mëngët dhe të punonin, dua të them të bënin një punë tjetër, jo atë në shtëpi, të cilën e bënin falas dhe bujarisht, por një punë industriale që kishte një çmim. Kështu gruaja me apo pa dëshirë u lirua prej shumë angazhimesh shtëpiake. Kapitalizmi I vuri gratë në punë dhe nga ana tjetër “I liroi”… (në këtë rast ka vend për shumë nënkuptime) Por ja, edhe sot, në 2008, në dorë më bie imazhi I kësaj gruaje që gatuan dhe i bashkëshortit të saj që e vështron. Përse? Sipas disa sociologëve francez “kushtëzimet e lidhura me një grup të veçantë kushtesh ekzistence prodhojnë Sjellje të përcaktuara”. Sipas këtij pohimi, në rastin tonë, nëse gruaja gatuan, këtë e bën sepse ka uri (ose I shoqi ka

cilës janë përcjellë vertikalisht drejt së bijës). Ka një amnezi ndaj gjenezës historike të akteve tona. Ne bëjmë gjëra të cilat nuk I dijmë saktësisht përse i bëjmë kështu apo ashtu. Këto mënyra të sjelluri, sa më tepër të hershme të jenë aq më fort ngulmojnë në jetën tonë. Këto dispozicione musklohen sidomos gjatë shoqërizimeve dytësore gjatë edukimit shkollor (jashtë ambientit shtëpiak) Dhe u ndala mbi këtë imazh: Shoh një grua që gatuan, një grua që buzëqesh

(Koncert në fund të Verës)

(vijon nga faqe 2) ...që në programin e tij parashikonte ditë për ditë aktivitet golfi, tenisi, yachtingu për fëmijët e varfër të socialistëve, atij që premtonte më shumë eunukë për të masazhuar gishtat e këmbëve të Kol Ballës, të cilit do t’i hapin një televizion paralel në mënyrë që tek njëri tv të lërë syzet, dhe tek tjetri të dalë vetë. Fitoi Maqua, alter egua e çdo shqiptari të thjeshtë, me sloganin e tij Hitchcock-ian “Më mirë të kesh miq, sesa armiq”, dhe paradigmën e tij “car je est un autre. Si le cuivre s’eveille de clairon, n’a rien de sa faute”. Fitorja e Maqos nuk ishte si e Pirros. Po të fitonte Malaj do ishte si e Pirros. Po të fitonte Blushi do ishte si e Pirros. Po të fitonte Pirrua, do ishte si e Maqos. Në mënyrë plebishitare, socialistët e thjeshtë e shpallën Maqon dyfishim simbolik, shumësi të pastër të qenies, dhe e votuan njëzëri, duke nxjerrë përfundimisht jashtë loje Edi Ramën, ish-basketbollistin e talentuar të viteve 80. Maqua përshëndeti sallën, në veçanti Etienin me një këngë rock, ndërkohë që nga mesi i sallës dëgjoheshin klithma përshëndetëse. Citojmë disa prej tyre: “Shoku Maqo, pa ty ne do të ishim turmë e paintegrueshme qenësisht, konfiguracione të zbrazëtisë.” kum-

uri). Sjellja është fakti që ajo gatuan – apo se është pikërisht Ajo që gatuan? Nisur nga imazhi, le të supozojmë që ajo nuk ka uri, por po gatuan gjithsesi. Pra këndvështrimi mekanik “gruaja gatuan sepse ka uri” në këtë rast rrëzohet. Le të supozojmë gjithashtu faktin se ajo po gatuan sepse bashkëshorti i saj do t’ja “shpërblente” nëse ajo do të kishte gatuar mirë. Atëherë dhe këndvështrimi finalist rrëzohet, sepse sërish në këtë rast ajo nuk po gatuan vetëm e vetëm sepse ka llogaritur se nëse gatuan mirë I shoqji do ta shpërblej. Përse gatuan kjo grua? Që kur ka lindur, (në rastin e gatimit) gjithçka që ajo ka parë, jetuar, përjetuar, kanë qenë pikërisht këto gjeste që ajo po (ri)kryen mbi tenxhere. Ajo ka parë nënën e saj duke gatuar, ndërkohë që babai bëntë gjëra të tjera. Eksperiencat e para kanë qenë decisive; shoqërizimet e para ndodhin në fëmijërinë e hershme të individit dhe ato bëhen bazë e jetës së një njeriu për gjithë jetën e tij. Këto mekanizma janë struktura të strukturuara që strukturojnë gjithë iniciativat në jetën e një njeriu. Ajo gatuan kaq mirë edhe pse asaj nuk i kujtohet kur, e si ajo mësoi të gatuaj (nga kush? me siguri nga e ëma, kushtëzimet e së

Maqina e Kohës bonte zëri prej nimfe të ujërave të Jonit, të bregdetares krenare, Elisa S. Ngeshëm, që nga llozha, Lenini, një qytetar socialist nga Lushnja, filloi aty për aty të bënte llogaritë e qeverisjes të rrjetit botëror nga Maqua, po meqë nuk e kuptonte tamam tamam, filloi të merrej me sistemin e bankave qendrore. Lenini lushnjar i briti Maqos: “Detyra jonë është t’ia shkundim gjymtimet kapitaliste këtij aparati të shkëlqyeshëm. Ta bëjmë më të madh, më demokratik, e më gjithëpërfshirës”. Menjëherë brofi në këmbë Auron T., i cili këto fjalë do të kish dashur t’i thoshte vetë, por Lenini e dogji në kthesë, dhe e la thatë. Një fshatar i takuar para pak ditësh nga Edi Rama tha: “Në ato kushte njeriu normal joshet të ringjallë të vjetrën, të përbuzurën, dialektikën marksiste gjysëm të harruar të forcave prodhuese dhe të marrëdhënieve të prodhimit”. Por Maqua nuk e hante atë tekë... Maqua premtoi nga podiumi që do të merrej vetëm me mbrojtjen e pronës intelektuale të Ardian Civicit, dhe me garantimin e pranisë

televizive të Erion Veliajt, që kishte munguar prej disa kohësh në ekranin e ngushtë, si pasojë e një sëmundje të rëndë në sqetulla. Maqua i tha sallës “është njëlloj sikur ju të dëshironi revolucion pa revolucion, ashtu sikur ish përgjigjja e jakobinëve ndaj atyre që bënë kompromisin zhirondin”. Për emisionin e Ahmet Shqarrit, “nga njëra ndeshje në tjetrën”, Veli Rada transmetoi rezultatin tronditës, tetë me dy, për Maqon, nga 1500 vota të mundshme. Pjesa më e madhe e votuesve, rreth 1492 syresh nuk ishin në sallë në momentin e votimit, pasi kishin ngrënë lakrorin e Maqos, një lakror subversiv ku u gjendën shumë dylekësha. Vetëm ngastra e Ramës nuk kishte dyleksh. Rama tepër i shqetësuar tha që s’ka bir kurve që ta gjejë atë dyleksh në lakrorin tim, apo në xhepat e mi, dhe kur them të mitë nënkuptoj Dash Pezën. Madje s’ka as kurva”. Learti filloi të gërhasë, por ende nuk e ka futur marshin e tretë... Sipas analistit kadareian Andrea Stefani, ato ditë të vjeshtës së parë, Maqua kish lënë të kuptohej se nuk

qe aq i papërgatitur saç pritej nga një burrë i tillë, që kurrë nuk është shquar për aftësi seksuale. Andrea Stefani kishte dyshimet e tij legjitime që Maqua kishte vjedhur programin me njëmijë peta të Ramës. Siç dihet Rama vuan nga vesi i zemërbutësisë (sipas mendimit kantian kjo zemërbutësi në të cilën është lehtë të shohësh një jehonë të largët të reagimit të Leninit nga Lushnja - pas dëgjimit të appasionatës së Bethovenit - njeriu nuk duhet të dëgjojë muzikë të tillë se e bën më të butë dhe papritur dëshiron t’i përqafojë armiqtë e vet, në vend të shkatërrimit të tyre të pamëshirshëm”. Pas zgjedhjeve Rama vinte vërdallë duke kërkuar Blushin dhe Malajn që t’i përqafonte, ndërkohë që Maqua, që nuk kishte teprica të tilla të sentimentalitetit psikopatologjik, përfitoi nga situata për të rrëmbyer programin elektoral “Përtej të Majtës dhe të Djathtës”, duke shpikur byrekun rrumbullak, i quajtur rreth vicioz, pa kahe evidente. “Du kannst, denn du sollst” i tha Maqua vetes atë mëngjez korriku. Gjithsesi Rama nuk bëri

(që buzëqesh për fotografin desha të them…) Ku fillon historiku i këtyre Sjelljeve? Në çastin e lindjes (kur gratë lindin gra)? Burrat në punë, gratë në shtëpi, burrat jashtë, gratë brenda – luftë territoresh. Duket sikur e gjitha kjo po ngulet në kodin gjenetik. Ndoshta mos kemi të bëjmë me një arketip-sjellje që porsi një mallkim po i ndjek gratë me lugë në dorë? “Kush do rrojë, do ta mësojë (të vërtetën), - thonë ca popuj. asnjë ese reflektive mbi leshin e humbur në zonat pubike (pra nuk e rruajti) për vjedhjen e programit nga Maqua, duke zgjedhur mes dy vdekjeve atë më të voglën. Learti fut marshin e dytë, sapo është futur në malore... Rama, duke e ditur se çfarë programi të leshit kishte vjedhur Maqua, filloi t’i kërkonte llogari publikisht kryetarit të ri të PS-së, shokut Lakrori. Bile për këtë Rama propozoi një klauzolë në statut, ku kryetari që fiton zgjedhjet largohet nga partia. Rama deklaroi për gazetën INTERVISTA zhvendosjen e tij psikologjike drejt kishës së Shnanoit në Laq. Rama deklaroi që nuk ka fat fare, po humbet gjithçka, madje ka humbur dhe qipsat në TexasHoldemPoker. Rama e braktisi PS-në në duar të Lakrorit pikërisht sepse ka thërritur kongresin e përgjithshëm të Facebookut. Ai është gati t’i shohë në sy kundërshtarët... Learti më në fund futi marshin e tretë. Makina e memorjes vrapon në kujtime. Në çastet e jetës që rendëm të dy. Kënga mbaron... Kemi boshllëk shpirtëror. Është sërish gusht. Miza na rri përballë e çuditur. I kanë thënë që ka fituar Maqua. Këtë informacion paraprak ka për ta paguar shtrenjtë me një goditje të shpejtë të pëllëmbës. Sa vlen një mizë e çuditur pas kongresit...?


8 E mërkurë 30 | Shtator 2009 | Gabojmë rëndë kur e shohim Mediun apo Berishen si armiq apo kriminelë, nëse nuk kemi kuptuar më parë logjiken dhe ideologjinë mbi të cilën keta njerëz bazojnë iniciativat e tyre

Triumfi i kapitalizmit

PS ështe i vetmi subjekt politik që ka forcën për të qenë alternativë Leart Kola

Të dëgjosh kryeministrin shqiptar në këto ditë euforie është torturë e vertetë sidomos tani, me marrjen e mandatit të dytë, e me zgjedhjet që u përshendetën nga të katër cepat e globit. Nuk ka asgjë që e ndal, jo vetëm Berishën, por as Erlën simpatike (madje me marrjen e mandatit të dytë qeverisës dhe Ferdinand Xhaferrit i janë trashur pak kordat delikate të zërit, që nuk janë parë kurrë më sy të mirë në ambientet aseksuale te PD-së). Kryekapedani Berisha meqë dhe kësaj here i mori votat e Kavajës, vendosi në një mbledhje të Këshillit të Rregullimit të Territorit (për aq territor sa ka mbetur në zotërim të Shqipërisë) ta shpallte veten prijës i patundur i kryqëzatës Globaliste, duke shpluhurosur mendimet e vyera neo-liberaliste ndërkohe që bekonte me buzeqeshjen e tij të sëmure edhe 3 fabrika të tjera ndotjeje. Duke parë ankthin e Berishës për t’u bërë pjesë e klubit elitar e global të neoliberalistëve (që historia i ka dënuar për keqmenaxhim të pushtetit kudo që e kanë patur) mu kujtua historia e këtij lideri dhe e kësaj partie që u pritën me aq shpresë nga populli në fillim të viteve‘90. Partia Demokratike dhe lideri i saj Sali Berisha ka një raport shumë problematik me menaxhimin e shtetit ligjor, një alergji që u ndje që në ditët e para të ardhjes në pushtet duke abuzuar rëndë me rolin e shtetit ne ekonomi. Pas 45 vjetësh mungese të pronës private, ajo çka pritej nga një sistem demokratik ishte që të garantonte dy elemente thelbësorë, pronën private dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk do zgjatem shumë te kjo e dyta, se historinë e njohim të tërë, por pjesa e parë është shumë interesante. Berisha me të ardhur në pushtet krijoi një shtet “të lirë” ku ai që ishte më “i fortë” zaptonte çdo gjë që i hante syri, aty filloi dhe kultura e dhunimit të pronës private. Por kësaj radhe, ndryshe nga komunizmi që pronën private ua mori pronarëve për ideologji, Berisha ua mori (po të njëjtëve) në emër të lirisë liberiste. Ai arriti të shkatëronte në gjashtë vjet qeverisje çdo hapësirë të shërbimit publik. Arsimi dhe shëndetësia ishin avantgarda e “Shkatërrimit në masë” që po i bëhej këtyre segmenteve të shtetit me synim privatizimin e menjëhershëm. Çdo institucion publik vendosej në ankand, e i jepej prurësit më të parë në emër të një doktrine ekonomike çnjerëzore e perverse, të artikuluar si Terapi e Shokut (Shocktherapy). Madje dhe

nxënësit e tetëvjeçareve e gjimnazeve filluan të toleroheshin e të nxiteshin në instinktin e tyre shkatërrues ndaj hapësirave publike, duke qenë kështu në koherencë të plotë me kulturën e vetme që njohu regjimi i Berishës. Pushteti i Berishës nuk kishte nevojë të merrej me ekonomine që u la të vetëshkatërrohej, që më pas të privatizohej me sa më pak kosto (për të ashtuquajturin “privat) dhe të abuzohej. Pushteti i këtij prijësi ama u aplikua duke kontrolluar institucionet që garantonin represionin e çdo mendimi kundra, p.sh. Policisë së Shtetit, që bashkë me SHIK e kohës përbënin forcën më të madhe të diktaturës Berisha 1. Rrahje, zhdukje, eleminime që shoqërojnë një gjashtëvjeçar qeverie që lind në kaos dhe po aty zhvillon veten. Hapësirat qytetare tashmë ishin pronë e policisë gangstere dhe e gangsterëve policë, të cilët dhunonin këdo që nuk u pëlqente si fytyrë. Meqenëse fabrika dhe uzina nuk kishte, atëherë i vetmi biznes ishte ai informal (nëse duam të jemi delikatë) apo kriminal (nëse duam të jemi të drejtpërdrejtë). Favorizohej dhe nuk dënohej prostitucioni, droga, kontrabanda, qarkullonte një sasi e madhe parash informale, të nxjerra mbi vuajtjet e mbi mjerimin e shumëkujt. Madje dhe aktet antipatriotike ishin të stimuluara si thyerja e embargos me Millosheviçin, trafikimi i karburantit për tanket që shkelnin Kosovën, asgjë nuk përbënte skandal (në këtë rast love affair-i i Serbëve me Berishën qëlloi serioz e i gjatë, e vazhdoi gjer më sot, nëpërmjet Damir Fazlliçit, nipit të gjeneralit famëkeq serb

që ndodhet në Hagë, Llazaroviçit). Por le të vazhdojmë rrugëtimin tonë me prijësin e globalizmës, demokracisë, pronës private dhe neo-liberalizmës që aq shumë e ka për zemër (dhe pse e tradhton jo pak me neo-konservatizmën, dashurinë e dytë të jetës së tij). Në vitin 2005 Berisha kthehet sërish nëpërmjet një forme më të moderuar në krye të Shtetit Shqiptar duke zëvendësuar një tjetër “Dukë” të politikës, Fatos Nanon. Dy janë reformat që bien më shumë në sy e që u përshëndetën gjatë dhe nga ithtaret neo-liberale. E para qe dënimi me zhdukje si kripa në ujë të të drejtave të pronarëve të ligjshëm të tokave. Ky proçes i nisur që nga ‘92 disfaktorizoi dhe asgjësoi politikisht një grup njerëzish që kishin kaluar dy luftra botërore, një diktature staliniste, një diktaturë zogiste si dhe një anarki berishiste. Ligji i legalizimeve arriti t’i vërë vulën pra fundit të asaj që me zor mbërriti të mbijetojë pas kaq e kaq vuajtjesh nëpër diktatura, dhe ky ekzekutim u krye në atë që ne shqiptarët kemi pafytyrësine më të madhe ta quajmë demokraci. Ajo çka vijon në mënyrë llogjike pas shkatërrimit përfundimtar të pronës private ishte reforma “Shqipëria 1 Euro”, e cila është e njëjta politikë që u ndërmor nga Pinochet në vitet ‘70, pra heqja qafe sa më shpejt e territorit. Tashmë territori ishte politizuar, duke e zhveshur banorin nga e drejta humane e universale e pronës. Ky territor që privatizohej kaq ngutshëm i mbetej tërësisht politikës. Me këtë llogjikë nis gradualisht shitja e Shqipërisë me copa, marrëveshja me

Greqinë në dëm të peshkatareve të vegjël ne jug, shitja bregdetit adriatik për një biznes shumë të frytshem si ai i ndotjes (nëpërmjet të famshmit Fazlliç). Tashmë që Joni dhe Durrësi u shitën, nuk kishte mbetur më asgjë tjetër përpos maleve dhe territorit të Lezhës e Fushë Krujës për të vazhduar llogjiken e ndertimit të fabrikave dhe TEC-eve që ndërtohen në Shqipëri vetëm për faktin se këtu nuk ka detyrim për standartet mjedisore, jo vetëm në legjislacion, por edhe si moral qeverisjeje, duke qenë se ministri që duhet të garantojë këtë të drejtë është Xhuveli, i cili vetë zotëron një biznes ndotës. Duke e shkatërruar pronën individuale e komunitare, duke ia hequr të drejtën e zotërimit të territorit ku jeton e ku punon, duke ia cunguar hapësirën publike e sociale, qytetarin shqiptar Berisha e gjymtoi, e la të mbetet i vetëm, jashtë konjukturave hapësinore shoqërore. Ky qytetar mjeran tashmë s’ka ç’të bëjë tjetër veçse ta kërkojë shpresën tek“Shpresa”. Berisha si iluzionist i perkryer i jep të gëlltisë “shpresa” që jo vetem nuk janë të tilla por akoma më keq, janë makthe. Kështu Berisha e nxjerr të festojë qytetarin për nënshkrimin e FTA-ve, që deri më tani i kanë shkaktuar biznesit të mesëm e të vogël në përgjithësi humbje kolosale (që bëhen më të prekshme në këtë vit krize ku reçesioni i të ardhurave është pesëfishi i të shkuarit). E nxjerr këtë qytetar të festojë per NATO-n, e cila do t’i kostojë trupit të vobektë të ekonomisë shqiptare më tepër se sa gjithë sistemi arsimor. E sikur të mos mjaftonte

e gjithë kjo, Berisha kontrakton një kompani famëkeqe për abuzime me fondet në vende europianolindore, aziatike e afrikane, Bechtel, e cila po nderton “rrugën e kombit”. Kushdo që e njeh sadopak këtë kompani ka dëgjuar për abuzimet e saj me investimet publike në Afganistan, Irak, Izrael apo Rumani. Edhe kësaj here asgjë nuk iu la surprizës, mbi 300 milion euro mund të konsiderohen gati të humbura por iluzionisti Berisha me show-n e tij bëri që gjithçka të duket e bukur dhe e ëmbël. Kësaj here me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të kryeministrit kosovar, i cili sigurisht s’mund ta dinte qe sponsori kryesor i Berishës, Fazlliçi, është i aferm i Llazaroviçit gjakësor. Edhe kësaj radhe ariut popull të drobitur në kafaz iu hodh karamelja e radhës vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve. Teoria neo-liberale e prijësit të globalizmit nuk mund të mjaftohej vetëm me mijëra të varfërit pa fytyrë dhe pa emër që po shtoheshin në Shqipëri, kishte nevojë për një kulminacion, dhe ai erdhi me Gërdecin. 26 njerëz me emra dhe me fytyra humbën jetën si për të na e vërtetuar dhe një herë tragjedinë neoliberale - atë të shkatërrimit të publikes dhe të favorizimit të privates. Në ditët më pas shumë pak here u cek argumenti që ndoshta nëse punonjesit do të ishin ushtarakë, kjo s’do të kishte ndodhur kurrë (por nga ana tjetër ushtria është publike, dhe publikja nuk mund të aplikohet në truallin e prijësit të globalizmës). Kështu ky sistem pjell Delijorgjin që vret 26 viktima. Gabojmë rëndë kur e shohim


9

E mërkurë 30 | Shtator 2009 |

Mediun apo Berishen si armiq apo kriminelë, nëse nuk kemi kuptuar më parë llogjiken dhe ideologjinë mbi të cilën keta njerëz bazojnë iniciativat e tyre. Plani neo-liberal i Berishës është gati i përsosur, humbja e mundësise së qytetarit për të zotëruar pronë, mungesa e aftësisë së tij për të qenë i lidhur me territorin mbi të cilin jeton e bën vulnerabël ndaj vendimeve politike. Berisha duke e hequr qafe territorin shqiptar, si dhe duke zvogëluar publiken, duke e privatizuar gjithçka tek pak destinatarë, e ka më të lehtë qe të menaxhojë kastën e tij të biznesit politik,duke e kalcifikuar këtë kastë në masën që mund të bëhet e trashëgueshme. Kjo është çka Berisha do të bëjë me politikën, duke ia trashëguar postin familjes se tij gjë që tashmë po e ben dhe me biznesin duke e përqendruar paranë në pak duar të lidhura drejtpërdrejt me familjen e kryeministrit. Në këtë mënyrë Berisha nuk ka më nevojë të qeverisë 3.5 milion shqiptarë, pasi i mjafton të qeverisë mbi pak dyzina biznesmenësh e politikanësh. Kaq mjafton që jo ti qeverisë, por ti kontrollojë milionat e shqiptarëve. Ndërkohë që institucionet ndërkombëtare dhe shoqëria civile është shumë e zënë me monitorimin e demokracisë (punë shumë e veshtirë, sepse këtu s’ka alternativa e veshtirë se mund te ketë demokraci), Berisha krijon gradualisht diktaturën e tij neo-liberale dhe kastën e tij të pushtetit të patundshëm. Karakteristikë e këtyre diktaturave është pikërisht ajo që e perjetomë përditë, krijimi i një hapësire shumë të gjerë mes të pasurve dhe të varfërve, rritja e depresionit, vetëvrasjeve, kriminalitetit të rrugës etj. Politikat e Berishës i përngjajnë shumë atyre të juntave ushtarake të Amerikës Latine të viteve ‘70, anipse pa desaparecidos, meqenëse populli ynë ende nuk e ka arritur atë pjekje humane sa të dallojë padrejtësinë e ta kundërshtojë atë. Për këtë arsye xhambazë si Berisha fitojnë me zgjedhje të rregullta e s’kanë nevojë të aktivizojnë ushtrinë siç bëri Pinocheti. Në ndihmë të tij vjen dhe kjo e majtë impotente që ekziston në Shqipëri. Berishën nuk mund ta luftosh me armët e tij, por me armët që e majta ka harruar që i ka, pra humanizmin, drejtësinë sociale, shanset e barabarta, aksesin në arsim,shendetësinë publike,tregu i drejtë; kjo do të qe e majta që do të mobilizonte masat kundër juntës që udhëhiqet nga Berisha. Partia socialiste ështe i vetmi subjekt politik që ka forcën për të qenë alternativë, por jo me topa me ngjyra e me numrin 33, por me alternativa dhe program, jo me retorika pertej të majtës dhe të djathtës, por me kembët dhe me mendjen të ngulura fort në konceptin e shtetit social, që duhet për herë të parë të ndërtohet në Shqipëri. Ky është misioni që i takon socialistëve, dhe në rast se nuk e krijojnë këtë alternativë historia do t’i dënoje (siç ka dënuar një pjesë prej nesh që të jetojë gjatë këtyre 20 vjetëve të fundit në kushtet çnjerëzore, në represion politik, në politizim ekstrem të çdo indi social e komunitar, në përdhunimin e vazhdueshëm që i bëhet vlerave tashmë të përmbysura përfundimisht në gjithë këtë palavi që një ithtar i neo-liberalizmës e quajti me shumë të drejtë “triumfi i kapitalizmit”.

Ti je një komunist pa dijeninë tënde dhe kushdo

mund të të pështyjë në fytyrë a të të lapidojë me gurë pa frikën se po kryen ndonjë krim. Sepse, miku im, të quhesh komunist në një vend si ky që kanë katandisur atdheun tonë, është më keq se të jesh një hebre në Rajhun e Tretë. Nuk ka burgje për ty. Për ty ka vetëm auto-segregacion

për të gjithë

gjithçka

Nga Ajaks*

Më thuaj, a ke ndonjë fantazmë që të përgjon nga brenda dollapit tënd të rrobave? Ndonjë djall të shëmtuar e të frikshëm që të shqetëson gjumin dhe s’të le rehat? A ka ndonjë fajtor që punët s’po të shkojnë mirë? Që qindarkat në fund të muajit s’mjaftojnë kurrë. Që keqbërësit i përshkojnë rrugët krekosur mbi automobila të rëndë e të zinj ndërkohë që ti çapitesh këmbësor nën përulësinë e borxhit, modestisë dhe punës me djersë? A ka ndonjë shkaktar pse gjërat ecin mbrapsht në këtë vend? Pse ti linde bir i thjeshtë i një familjeje të zakonshme ndërkohë që disa u rritën pa idenë e vuajtjes ngaqë ishin fëmijët e atij burrit me rëndësi, famë, para dhe pushtet? Pse ti duhet të mos jesh rehat duke qenë ky që je, ndërsa televizori të përplas fytyrës përnatë histori të lumtura suksesi, moskokëçarjeje dhe bollëku të cilat ti do t’i arrish vetëm nëse rri urtë dhe punon pa bërë shumë naze? Pse fëmijët e tu kolliten në turnet e klasave masive të arsimit publik, ndërsa fëmijët e disave llastohen në përkëdhelinë e tavolinës së rezervuar në shkollën private me pishinë, mësues amerikanë dhe trajtim të personalizuar? A ka ndonjë të akuzuar pse vdekja jote e ngadaltë onkologjike është e garantuar midis pisllëkut të spitaleve shtetërore, ndërkohë që deri edhe thjesht korrektimet estetike janë një alarm përkushtimi në bardhësinë e klinikave private të të pasurve? Pse ti je statistikë e një kolonie milingonash brenda apartamenteve asfiksuese të lagjeve popullore, ndërkohë që shqetësimi konstant i disave është: te vila në det apo tek ajo në mal? A të ka shkuar ndonjëherë në mendje se kjo gjendje që ty ta shesin si realitet i pashmangshëm, fat i pandryshueshëm dhe kontekst i vetëm ku ne të gjithë mund të thurim të lirë e të sigurtë jetët tona, është thjesht një mashtrim i madh? A ke dyshuar ndonjëherë se këtu po ndodh një padrejtësi dhe se e vërteta është e ndaluar të thuhet e deri të mendohet në këtë vend? Se ti je një skllav që do ta kalosh jetën tënde në iluzionin se ka edhe më keq se ty dhe se duke ulur qafën e duke tërhequr parmendën pa zë për çfarëdolloj çmi-

mi që të ofrojnë, do të arrish një ditë të kesh luksin që tani e shikon veç përtej vitrinës që të reklamojnë përditë? A të ka rënë në sy se ajo që “ATA” e quajnë luftë politike është thjesht një skenar për të cilin po “ATA” kanë rënë dakord më parë, kanë ndarë rolet dhe bëjnë sikur zihen çdo katër vjet duke të lënë ty përshtypjen sikur ke në dorë pushtetin që t’i eleminosh nëse nuk të shërbejnë? A je i pakënaqur me peizazhin që sheh, lajmet që dëgjon, rrobat që vesh, ushqimin që ha, boshllëkun e jetës që bën, mjerimin e heshtur të njerëzve që takon, trishtimin e syve të prindërve të tu, paqartësinë e së ardhmes që ëndërron, stresin që ti kalon për të qenë kompatibël me sistemin, maskën që vendos në fytyrë për të arritur diçka në karrierë, njeriun fals në të cilin shndërrohesh për të ndryshuar statusin tënd social? Epo atëherë, me keqardhje po të njoftoj se ti je një njeri i ndaluar. Ti je një komunist pa dijeninë tënde dhe kushdo mund të të pështyjë në fytyrë a të të lapidojë me gurë pa frikën se po kryen ndonjë krim. Sepse, miku im, të quhesh komunist në një vend si

ky që kanë katandisur atdheun tonë, është më keq se të jesh një hebre në Rajhun e Tretë. Nuk ka burgje për ty. Për ty ka vetëm auto-segregacion. Nëse pyetjet që lexove në fillim të këtij teksti janë shqetësimi yt i përditshëm dhe i pavullnetshëm, ti mund të mendosh se ka një hendek mes pakënaqësisë tënde civile dhe pushkatimeve pa gjyq të Enver Hoxhës, konfiskimeve të pronës, vrasjeve politike, internimeve, krizës ekonomike të viteve ’80, luftës së klasave dhe shtetit policor, nostalgjia për të cilat është pasaporta identifikuese e “komunistit” shqiptar. Po, është e vërtetë. Ka një hendek aty. Është hendeku mes idealizmit tënd për një jetë më të mirë e të drejtë, dhe shembullit praktik sesi ideali i miliona njerëzve mund të shpërdorohet në një shtet nepotik që devocionin dhe përkushtimin e atyre si ty, e përdor si justifikim për të mbajtur pushtetin, favoret dhe llogaritë bankare për financimin e jetës së pasardhësve. Sesi kastat e etërve të atyre bijve që sot përshkojnë si në vaj jetët e tyre pa mundimet që duhet të heqë njeriu i zakonshëm, luajtën me

prindërit dhe gjyshërit e tu si macja me miun. Sesi ata që sot ty të flasin për sakrificat që kërkon demokracia, integrimi europian dhe tregu i lirë, janë thjesht pasardhës të atyre që flakën në WC jetën e prindërve të tu duke i dërrmuar ata në punë ndërkohë që u tregonin gënjeshtra me komunizëm që pret tek pragu dhe armiq imagjinarë që mundohen të vonojnë të pashmangshmen. Do apo s’do vëlla i dashur, ti je një komunist edhe nëse e urren Enver Hoxhën dhe çdo përkufizim tjetër që të mundohesh t’i japësh vetes, do të jetë një akrobaci e pashpresë. Ka vetëm një shpëtim për ty. Për të mos qenë i tillë, ti duhet të jesh i lumtur me jetën që bën dhe Shqipërinë që ke përpara syve. Ty s’duhet të të indinjojë asgjë dhe gjithçka midis këtij kaosi duhet të të shëmbëllejë sikur është në vendin e vet. Ti s’duhet ta kesh nervin e dhimbjes brenda teje për jetën tënde që s’po funksionon e s’po funksionon dot. Për fëmijët që vdesin në punë në këtë vend dhe për prindërit që as nuk dinë sesi t’i japin një rrugëdalje mjerimit të familjeve të tyre e as dinë sesi ta artikulojnë këtë fatalitet, por shtyjnë përpara jetën me nga një hap drejt hiçit përditë. Por nëse revolta jote është më e fortë se ilaçi i gjumit që të kanë dhënë, atëherë gjeje kurajon, demonstro insurgjencën e dinjitetit tënd dhe vizatoje pa druajtje vijën që të ndan ty nga ata që duan të të mbajnë të nënshtruar. Mbaje kokën lart dhe thuaje pa turp që je komunist pasi është e pamundur të mos jesh i tillë nëse je i ndershëm dhe i ndjeshëm në Shqipërinë e sotme dhe ti i përbuz ata që përdorën si komunizmin si antikomunizmin për të zhvatur besimin tek e ardhmja të miliona burrave dhe grave të ngjashëm me ty. Ti s’rrezikon të humbasësh asgjë tjetër veç frikës tënde sepse vdekja është e sigurt gjithsesi. Në rast se do të vazhdosh të heshtësh ti do të vdesësh i përdhunuar. Nëse rebelohesh, fëmijëve të tu s’do t’u vijë turp për shkakun tënd. “Drejtësi, barazi, punë, paqe, edukim, kujdes shëndetësor, sovranitet, demokraci, liri. Për të gjithë ata që sfidojnë natën. Për atë që i mohohet dita. Për të gjithë dritë. Për të gjithë, gjithçka. Këto ishin ëndrrat e natës së gjatë të trazimeve tona kombëtare. Këto janë sot kërkesat tona të panegociueshme”.


10

E mërkurë 30 | Shtator 2009 |

BARRIKADA STREET Flavio Qarri Gati për luftë Tiranë - Lideri shpirtëror i socialisteve dhe Tironsave Edi Rama ka lajmëruar që do ketë luftë, nëse Berisha vazhdon t’i marrë fondet e rrugëve, lekët e xhepit dhe paratë e drekës. Kjo deklaratë e nxehtë u bë nga Kryetari Rama gjatë inspektimit të gjirit famkeq tek Liqeni Artificial i Tiranës. Ai deklaroi se do të sulmojë që në fillim në formacion falange, dhe për lider do të ketë Rudina Seserin pasi vetë nuk ka kohë. Megjithatë – shtoi Rama – nëse Rudina dështon kam gjithmonë Adelajdën e B.B. e cila nuk dështon kurrë. Albin Kurti

Pa ia kthyer shoqërisë qytetarin, nuk do të kemi institucione politike që e përfaqësojnë vullnetin

Shoqëria civile e ka rrënuar shoqërinë. Shoqëria është totalitet organik. Shoqëria civile është agregat i njësive të instaluara. Shoqëria është shumësi e marrëdhënieve përmbajtësisht të padiferencueshme që individit ia mundëson lindjen e dytë dhe ia kushtëzon lirinë. Shoqëria civile është shumësi e OJQ-ve formalisht të diferencuara që individit ia kushtëzon shkëputjen dhe ia mundëson ankesën. Shoqëria është. Shoqëria civile vjen. Shoqëria ngrihet (nga poshtë). Shoqëria civile zbret (prej lart).Sajimi i shoqërisë civile bëhet në llogari të shoqërisë.Me kahje të kundërt të zhvillimit në terrenin që nuk është i saj,shoqëria civile e gërryen shoqërinë. Organizmi i madh koheziv shndërrohet në një masë të shkapërderdhur dhe të shpërqendruar së cilës i sipërvendoset një strukturë e hollë por e gjerë. Këtu nuk e kam fjalën për shoqërinë civile sipas kuptimeve teorike në filozofi apo në fushën e mendimit politik. Nuk e kam fjalën as për vendet e ndryshme të botës dhe është një çështje tjetër nëse kjo mund të vlejë edhe gjetiu. Këtu e kam fjalën për atë që quhet shoqëri civile në Kosovë e cila duke e zëvendësuar shoqërinë ka bërë që të drejtat e njeriut dhe të popullit të zëvendësohen me nevojat e komuniteteve, që lufta për të drejtat e qytetarëve kundër pushtetit të zëvendësohet me avokim dhe lobim te pushtetarët, që grevat, protestat dhe demonstratat të zëvendësohen me kampanja dhe koncerte, që e kaluara e afërt dhe konkrete të zëvendësohet me një të ardhme të largët dhe abstrakte, që edukimi shkollor të zëvendësohet me kurse dhe konferenca. Shoqëria është angazhim. Shoqëria civile është dukje. Shoqëria zhvillon njerëzit përmes lirisë së tubimit dhe veprimit. Shoqëria civile bllokon njerëzit, duke i kufizuar ata në lirinë e shprehjes. Liria e shprehjes në Kosovë është e gjithpranuar pikërisht për shkak se liria e veprimit është shumë e ngushtuar, por edhe për shkak se nuk ekziston liria e të menduarit. Aq shumë njerëz flasin aq shumë sepse pak veprojnë nga vullneti dhe fare pak kanë mendime të vetat. Ky i folur më parë sesa që i zbulon ata si subjekt (që s’janë), i maskon ata si objekt (që janë bërë). Prandaj është i nevoj-

shëm veprimi si sqarim. Dhe, prandaj nuk ka liri veprimi. Ka liri të shprehjes pikërisht që të mos ketë liri të veprimit. Dhe, ka liri të shprehjes sepse mendimi i shprehur tashmë është i kontrolluar. Njëmend mediat kryesore televizive nuk kontrollohen si dikur, por kjo për shkak të vetëcensurës së tyre. Ato nuk e pasqyrojnë jetën e qytetarëve por gjestet e qeveritarëve. Ato nuk tregojnë për shoqërinë dhe jetën e saj por e projektojnë modelin jetësor dhe praktikat shoqërore që u imponohen njerëzve për t’i ndjekur. Televizori nuk është pasqyra ku shoqëria e sheh të tashmen dhe të kaluarën e saj, por ai është sfera e kristaltë ku shoqëria e sheh të ardhmen e saj në vdekje e sipër. Nuk ka emisione nga historia apo shkenca dhe nuk ka programe edukative, por ka sport dhe telenovela pafund. Madje edhe kuizet e rralla (zakonisht për fëmijë) më parë se promovimit të dijes përmes garave i ngjajnë spektaklit sportiv me enterier prej tifozëve. Inxhinieringu medial televiziv në Kosovë definitivisht ka për qëllim që njerëzve t’ua bëjë shumë të vështirë mendimin. A nuk është shprehja “brainstorming” e farkuar nga shoqëria civile indikacion se zakonisht të menduarit mungon andaj duhet ta rezervojmë një kohë të veçantë për të menduar?! Duket se shoqëria civile ka zgjidhje edhe për problemet në krijimin e të cilave ka kontribuar vetë. Edhe Qeveria e Kosovës është pjesë e shoqërisë civile. Qeveria e Kosovës është OJQ-ja më e famshme në Kosovë. Ajo zbaton plane që nuk i ka përpiluar vetë dhe shpenzon buxhetin e Kosovës sipas projekteve që ia hartojnë zyrtarë të huaj, thuajse ky buxhet ishte donacion i tyre. Ngjashëm si zyrtarët e OJQ-ve edhe politikanët e Kosovës e dinë mirë që janë aty ku janë jo për shkak se atyre u besojnë qytetarët, por për shkak se janë të dëgjueshëm ndaj ndër-

Për shoqërinë kombëtarëve, ndaj atyre burokratëve që vazhdimisht janë disi të shqetësuar por asnjëherë të brengosur. Prandaj në Kosovë nuk mund të hysh në politikë. Në Kosovë mund të dalësh nga politika duke hyrë në parti politike. Politika zyrtare në institucionet e sistemit edhe pas pavarësisë nuk është politikë. Ajo është punë teknike e një politike që bëhet jashtë saj e sipër saj. “We must fix this problem!”, është fjalia më e shpeshtë e qeveritarëve të vërtetë ndërkombëtarë, e cila kësisoj e shpërfaq vizionin e tyre veçse teknologjik për neve. Bile edhe KFOR-i sillet si OJQ. Ai na e ka mbuluar Kosovën gjithandej me billboard-a për tolerancë. Përveç që kjo tolerancë nuk ka përmbajtje, ajo nuk ka as kufij – pra, është edhe tolerancë ndaj jotolerancës. Mëgjithëkëtë, është e qartë se kjo tolerancë nuk mendohet aq si tolerancë ndaj dallimeve politike, sociale dhe ekonomike, por më parë ndaj atyre kulturore të cilat konsiderohen të pareduktueshme dhe pjesë inherente e shkaqeve të konfliktit. Dhe, sigurisht, tolerancë për pushtetin atje lart që na vëzhgon me billboard-at e tij, ndërkohë që është hermetikisht i mbyllur për çfarëdo llogaridhënie ndaj vendasve. Edhe atëherë me të rrallë kur nuk e kanë për temë tolerancën gjithsesi bëhet fjalë për billboard-a përplot me fëmijë poshtë së cilave figurojnë mesazhet e regjimit për qytetarët (sic.). Nuk është vetëm shoqëria civile aktuale e reduktueshme në një shprehje të hegjemonisë së pushtetit. Pushteti, me sjelljet dhe (mos)veprimet e tij, po ashtu është bërë i reduktueshëm në konceptin e shoqërisë civile te ne. Në zemër të nuancave vezulluese që ua marrin njerëzve mendtë ndodhet antagonizmi, ndodhet kontradikta e papajtueshme ndërmjet shoqërisë dhe shoqërisë civile. Rrënimi i shoqërisë në Kosovë mbi të gjitha konsiston në mbetjen e shoqëri-

së pa qytetarin e saj. Ashtu sikurse që pavarësia e Kosovës nuk ka sovranitet, ngjashëm edhe shoqëria në Kosovë nuk ka qytetarë. Dikur ishim të përjashtuar nga shteti por shoqëria dhe familja na mbronin fizikisht dhe na ushqenin shpirtërisht. Sot, kur shoqëria civile po e zëvendëson shoqërinë dhe kur familja është dobësuar, individi ndodhet në një gjendje më të rëndë se kurrë më parë. Shumica e atyre që nuk janë indiferentë edhe ashtu janë pasivë. Shoqëria civile (çka është e kundërta e saj: shoqëria militare?!) e ka mbytur aktivizmin dhe militantizmin e njerëzve. (Kjo gjë së fundi u dëshmua edhe me rastin e heshtjes së saj të përgjithshme për çështjen e mauneve me helm në Mitrovicë.) Pa e restauruar shoqërinë, pa ia kthyer shoqërisë qytetarin, nuk do të arrijmë të kemi institucione politike që na e përfaqësojnë vullnetin dhe na i mbrojnë interesat, nuk do të kemi sistem politik ku pushtetari është në shërbim të qytetarit. Shoqërinë duhet ta ribëjmë. Ajo tani ndodhet në hapësirën pothuajse të zbrazët ndërmjet njerëzve apatikë që mendojnë se asgjë s’mund të ndryshohet dhe njerëzve iluzionistë që besojnë se gjithçka do të bëhet mirë. Restaurimi i shoqërisë është shoqëror. Mirëpo, njëherë shoqëria ribëhet duke u bërë rezistencë. Shoqëria duhet të bëhet rezistencë për t’u bërë shoqëri, për t’u bërë ajo që është. Rezistenca politike dhe shoqërore është ajo që e modelon dhe e ndryshon regjimin sundues, e detyron atë t’i përshtatet njerëzve dhe kështu e konsolidon shoqërinë e qytetarëve. Ky ndryshim është thelbësor dhe kryesor. Ky ndryshim është kushti dhe mundësia e përparimit të qëndrueshëm. Mirëpo, ky ndryshim nuk bëhet vetëm nga njerëzit që duan të kenë të ardhme më të mirë. Sepse ata presin. Ky ndryshim bëhet para së gjithash nga ata të cilët e duan të tashmen shumë më të mirë. Rezistenca është tash.

I ofrohet botimi per statusin e Facebook-ut Korçë - Shtëpia botuese “Dhaskalja 96” deklaroi të hënën se i riu 24 vjeçar Janaq Peqimja pranoi ofertën prej 50’000 euro për të publikuar në libër statusin e tij të Facebook të para 56 minutash që thoshte : “T’ëmën  bre ç’ditë sot…bomba” “Ne kemi shumë besim se T’ëmën  bre ç’ditë sot…bomba do të jetë një sukses i madh në libraritë shqiptare kur të dalë në shitje pranverën e ardhshme” u shpreh drejtuesi, pronari dhe redaktori I shtëpisë botues Kristaq Dhaskalja duke folur për titullin më të ri në treg që pritet të ketë një parathënie nga Artan Fuga. “Fakti që statusi i Janaqit që tani ka marrë 6 ‘like’ dhe shtatë komente nga të cilat vetëm dy janë të vetat na tregon që suksesi është i garantuar dhe lexuesit janë solidë”.

Pas 40 ditësh policia më në fund zëvëndëson djalin e humbur Durrës - Pas një kërkimi shterues prej gjashtë javësh, autoritetet lokale dhe Renea njoftuan të martën  se ata kanë gjetur më së fundi një zëvendësim të përshtatshëm për të rrëmbyerin 3-vjeçar Çaknorrs Mustafa. “U deshën më shumë se 500 orë për të gjetur një fëmijë me syrin e duhur dhe ngjyrën e flokëve të ngjashme, por ne jemi shumë të kënaqur me rezultatet e kësaj çështje,” tha kryehetuesi Dashnor Hoxha, duke shtuar se Çaknorrsi “ishte ndoshta i vdekur para se të zbulonim se ai ishte zhdukur. “ “Për të gjetur, pas gjithë kësaj kohe, një fëmijë i cili duket mjaft si Çaknorrsi dhe që është njësoj i gjatë, kjo është një mrekulli.” Prindërit e Çaknorrsit  thanë se ndërsa humbja e djalit të tyre ishte një përvojë ankthi ata janë mirënjohës që kushdo që rrëmbeu djalin e tyre e ka ushqyer duke e rikthyer 25 kilogram më të shëndetshëm.


11

E mërkurë 30 | Shtator 2009 |

…io simpatizzavo coi poliziotti! Perché i poliziotti sono figli di poveri… (Pasolini)*

Disa lindin të dënuar

Zgjidhja qëndron në krijimin e një shoqërie të drejtë Arbër Zaimi

Duhet të ngjallë reflektime masakra e ca javëve më parë ku u shuan gjashtë jetë! Jo vetëm pse është krim e si cdo krim duhet marrë seriozisht, por dhe për shkak të disa fenomeneve që lidhen me ngjarjen, nëpërmjet proceseve socialë shkak-pasojë. Megjithatë më së tepërmi ka patur nderime formale prej institucioneve të pushtetit, mediave, opozitës etj., keqardhje në një publik të gjerë si dhe dhimbje gjenuine nëpër familjarët e të ndjerëve. Të gjitha reaksione të pritura e të parashikueshme, njerëzore apo politike, por aspak reflektive mbi fenomenin që është tepër shqetësues (s’mund të quhen reflektime belbëzimet patetike ku politikanët i hedhin fajin shoshojt). Në një analizë sipërfaqësore, vrasja e katër policëve nga një grup keqbërësish nuk përbën risi, është thjesht një rutinë në pseudorendin që kemi mbërritur të ndërtojmë në këto 18 vjet “demokraci”. Në këto vjet kanë humbur jetën për shkak të detyrës mbi treqind policë, por neve si popull që kemi veti adaptimi tepër të zhvilluar, lëkura na shndërrohet shumë shpejt në shollë dhe nuk e kemi problem pranimin e standartit tepër të ulët të ofruar nga politikanët tanë. Mua më shqetëson mosinteresimi publik për këta treqind e sa policë të vrarë, të cilët jo të gjithë e kanë patur nderin të varrosen pranë Nënës Shqipëri, ndërkohë që familjet e tyre në më të shumtën e rastit kanë mbetur në mëshirë të lëmoshës. Me sa duket në këtë vend njerëzit shumë pak interesohen për njëri tjetrin, për komunitetin apo për politikën. Ky mosinteresim për politikën (në një sens athinian) dhe kjo apati dorëzuese nga ana e pjesës dërrmuese të popullit e bën shumicën individëve të panevojshme për vendin e vet (siç është vënë re dhe nga politikani grek, Perikliu, shekuj më parë). Gjatë pesëmbëdhjetë viteve të para postkomuniste faji i krimeve, i përplasjeve kulturore, i shkatërrimeve apo i konflikteve komunitare i është vënë kryesisht dëshirës për liri të pakufizuar, komplekseve e frustrimeve të krijuara gjatë komunizmit shtypës, privues e ndalues, apo mafias së organizuar që u trashëgua nga nomenklatura e lartë e që ndiqte interesa ilegale fitimprurëse, sot po shfaqet (pritshëm) një fenomen i ri. Njëri prej personave që humbën jetën në masakrën e fundit (nga krahu i të këqinjve) ishte një

22-vjeçar, një person që nuk mund të mbartte ndonjë kompleks apo frustrim nga ajo kohë, duke qenë se vitet e ndërgjegjshme të jetës së tij i ka kaluar në “demokraci”. Çfarë e pruri këtë djalë pranë krimit e pranë ilegalitetit, që ai nuk kishte frikë ta demonstronte si identitet të vetin shoqëror, madje dhe në forume publike si facebook. Psikologët që jo rrallë ftohen si specialistë nëpër emisione, të lidhur prej korrektesës politike televizive nuk hezitojnë të japin përgjigjen cliche: “Modelet e dhunshme të kapitalizmit shqiptar, media që transmeton programe të dhunshme, mungesa e edukimit, bjerrja morale, etj. etj.”. Ata dështojnë (ose nuk duan) ta shohin problemin real në sy, mendoj unë. Dështojnë t’i japin këtij problemi një zgjidhje, pasi nuk e prekin shkakun kryesor, që është ai shoqëror-shtresor.

E qëndisi Ardit Rada

Nuk e di përsa u përket juve por unë njoh njerëz që më ngjallin neveri. Kur them neveri e kam fjalën që ma pështirosin ekzistencën time sidomos në këtë vend. Pa ja të imagjinojmë në një moment se dikush insiston se qielli është jeshil dhe këtë e justifikon në emër të shkencës e s’ka burrë nëne tia kthejë mbrapsht mendimin. A nuk të vjën të plasësh? Herën e parë edhe ja fal se thua “po ja kështu i është fiksuar këtij të ziut se ka lexuar autorin e gabuar e s’ka pasur mundësi të gjejë një fakt për kaltersinë e qiellit.” Mirëpo njeriu në fjalë këmbëngul si mushka se ai di të

Në edicionin e lajmeve të News24 pashë një lajm të titulluar“Tragjedia e Durrësit, mblidhen në Facebook adhuruesit e të keqes”. Titulli i lajmit si shpeshherë ishte tepër i sforcuar dhe pa shije, por lajmi më ngjalli kuriozitetin për të hapur facebookun dhe për të parë se ç’ishin këta adhuruesit e të keqes. Ishte interesante të shihje se si në një kënd virtual ishin mbledhur një grup të rinjsh – kryesisht nga një qytet i jugut të Shqipërisë (prej nga me sa duket e kishte origjinën L. Mara). Një pjesë e tyre nuk hezitonin të shanin e të kërcënonin policinë, në emër të një hakmarrje personale, por jo rrallë dhe nën frymën e një folk-doktrine anarkiste. Ndërkohë analistët mediatikë, krejtësisht të indinjuar s’lanë llaf pa thënë për këta të rinj që praktikokan në mënyrë thuajse okulte dëshirën për të thyer

ligjin (a thua se krimi në shoqërinë shqiptare qenkërka tabu, dhe sot po e hasim për herë të parë). Nuk kam ndërmend të justifikoj me ndonjë lloj arsyetimi patetik as kriminelët, as mbështetësit e tyre, në fakt unë bie dakord me këndvështrimin e Pasolinit që citoj në krye. Mirëpo shumë pak nga të rinjtë në fjalë do ta kuptonin Pasolinin... Ekzistenca e këtij grupi, dhe artikulimet e këtyre njerëzve nuk duhet të habisi asnjë, ashtu siç nuk duhet të çuditet kërkush nga angazhimi i Ledion Marës 22-vjeçar në krim. Ja që prodhimi i krimit nuk qenka ekskluzivitet i mjerimit enverist, por edhe pasojë e demokracisë të gatuar në kuzhinat perverse të enverëve të vegjël. Ç’prej disa vjetësh shumë të rinj e adoleshentë, nga ata që nuk e kanë përjetuar as për mirë as për keq komunizmin,

janë përfshirë në krim, që nga “ordineri” i vjedhjes së xhepave, e deri tek ai “i rëndi” trafikimi i substancave, njerëzve, pushtetit etj. (vini re se si në një terminologji klasore sulmi ndaj pronës së vogël të njeriut të zakonshëm quhet ordiner, ndërsa krimi ndaj monopoleve gjigande të politikës e mafias quhet krim i rëndë). Kështu që nuk përbën risi ky lajmi i News24 dhe pyetja që shtrohet nëse duam të përmirësojmë gjendjen nuk duhet të jetë idiotja “Si ka mundësi?” por “Cilët janë shkaqet e këtij fenomeni tashmë ekzistues në shoqërinë tonë, dhe si duhet përballur?”. Shkaqet kanë rrënjë në jetën e përditshme, domethënë në të vetmen alternativë jete që lejon politika zemërgjerë. Gjenden në lagjet rrethinore të metropolit tonë të vetëm, apo në qytete e në provinca të tjera. Aty ku të jesh i ri nuk do të thotë asgjë, në mos pesimizëm, kohëbjerrje, masturbim, alkool dhe tentativa të pandalshme për të braktisur atë ferr, duke u bërë i pasur a duke emigruar. Dhe shumë prej këtyre ia dalin mbanë të emigrojnë, një pjesë e vogël mbërrijnë dhe të pasurohen në sajë të demokracisë që të lejon të bësh gjithçka, por në fund fare të gjithë e gjejnë veten krejtësisht të papërgatitur për të jetuar në një botë me rregulla, apo për t’u bërë pjesë e qytetërimit. Të dënuar siç janë prej një fëmijërie të gërryer, ata janë të paedukuar, të papërshtatshëm, të paragjykueshëm e të bezdisshëm, thyerës e ofendues të ligjeve e moreve qytetare. Pikërisht aty, tek fëmijëria e tyre e varfëruar, tek mohimi i të drejtës për t’u shkolluar, tek mohimi i kujdesit shtetëror që pretendon t’u garantojë kushtet e barabarta, nis ky kompleks “demokratik” i këtyre të rinjve... (Vijon në faqe 12)

Beqirët në përgjithësi janë njerëz bosh, hipokritë, të rremë, kameleonë e injorantë

Shumë beqirë për asgjë...

vërtetën ndryshe nga miliona të tjerë dhe se e vërteta e tij është më e vërtetë se ajo tona. Unë në fakt kohët e fundit s’kam pasur siklete si kjo që thashë. E kisha fjetur mendjen se ngjyrat janë qartësuar, lëndët në natyrë janë ndarë sipas llojit e historia është shkruar një herë e mirë. Po Shqipëria qënka e çuditëshme. Dikur ishte shprehja “lum ti tokë se ç’trima mban” po s’besoj se dikujt do i shkonte në mëndje të thoshte

dhe pjesën se kjo tokë rrit dhe hajvanë që bëjnë hije kot, dallkaukë që hanë bukën qyl e maskarenj. Fjalën maskarenj kur e mendova e kisha parasysh me gërmë të madhe ashtu siç shkruhet edhe emri Beqir. Beqirët në përgjithësi janë njerëz bosh, hipokritë, të rremë, kameleonë e injorantë. Të paktën unë kështu i kam Beqirët e mi. Beqirët shtohen e zakonisht bëhen karagjozë e qesharakë më shumë se shqiptimi i emrit të

tyre në gjuhën tonë. Beqirët e mi të lënë pa gjumë, pa ngrënë dhe pa shkuar në shkollë.Ta shpifin shkollën,ta presin oreksin e të fusin në mendime të thella për budallallëqe, nga ato mendimet që ngjajnë si teorema të vështira por që në të vërtetë zgjidhen me një apo dy fjalë të thjeshta. Beqirin që mu shtua këtë javë s’e gjeta vet. Ma serviri fillimisht Balkanweb. Ishte Beqir historie... (Vijon në faqe 12)


12 (Vijon nga faqe 11) ...Jo hero, ngjarje apo betejë. Ishte më shumë se kaq. Ishte Beqir e shkuar Beqirit. Ishte nga ato që dinë ku i pikon çatia fqinjit e që bëjnë dhe gruan e këpucarit të ecë zbathur. Nga Balkanëeb mora vesh si fillim lajmin se Beqir Meta kish hartuar një tekst historie të profilit natyror sëbashku me dy kolegë të kallëpit të tij e me mbiemrat përkatës Dezhgiu dhe Lleshi. Mbiemri i Beqirit më kujton Ilirin dhe Shkëlqimin (të dy ish kandidatë për kryetar të PS-së). Lleshi s’më kujton gjë tjetër veç Haxhiut ndjesë pastë dhe batutës së tij në parlament në fillim të viteve `90 kundrejt Gramoz Pashkos, edhe ky pastë gjetur rehat atje ku ka rënë. Përsa i përket Dezhgiut s’më kujton asgjë. Asgjëja mua më krijon stres e frikë. Më duket sikur arrij nirvanën kur s’mendoj asgjë. Nejse, për të mos u zgjatur, të tre parodistët e sipër përmendur, më prishën rehatin e gjithe javës, sidomos fundjavën në Korçë që e kisha taksur për të pushuar. Më prishën rehatin se historinë gjithmonë e kam pasur në zemër dhe pse kam studiuar gjuhë të huaja. Sa herë që mbaronte lënda e historisë, merrja terma si “revolucion demokratik”,“kooperativë e bashkuar”, “liri e tregut” dhe mundohesha ti përktheja në rusisht. Nisur nga interesi për historinë, kam lexuar aq shumë saqë mendova se ç’do literaturë mbaroi dhe vërtetë u bë gati një vit që s’lexoj më për vendin tim. Ishte një histori aq e thjeshtë, e bukur, e larmishme, e debatueshme, e madhe dhe e pa imagjinueshme. Mirëpo të lë Beqiri? Ma prishi skenarin se na

(Vijon nga faqe 11) ...që nëse kanë mësuar t’i binden një ligji, ai është ligji i xhunglës. Përplasja e këtij brezi, që në raste sporadike po kërkon në mënyrë të dhunshme të thyejë barrierat kompleksive të qenies së vet, me forcat e rendit si përfaqësuese të pushtetit duhej të qe parashikuar e të qe bërë debat publik shumë më parë, se sot mund të jetë vonë. Ky fenomen ka qenë i parashikueshëm, po të analizoheshin zhvillimet socio-ekonomiko-kulturore shqiptare, e duke i krahasuar ato me fqinjët tanë të ngjashëm, psh. me Italinë e Greqinë, që i kanë përjetuar zhvillime të ngjashme përpara nesh (kuptohet që analogjia duhet marrë me shumë rezerva, thjesht për sa i përket formës dhe mënyrës së zhvillimeve, e jo detajeve të tyre). Ndoshta për shkak të një nënshtrese të përbashkët kulturore e historike,ndoshta për shkak të temperamentit, apo ngjashmërive të tjera Italia e pasluftës së dytë botërore u zhvillua në mënyre problematike, ngjashëm me Shqipërinë e sotme. E dalë nga një periudhë shkatërruese, Italia i vari shpresat kryesisht tek ndihma e huaj ekonomike, ndërkohë institucionet publike e politike u zhvilluan në një mënyrë korruptive e autoritative, që binte ndesh me principet demokratike. Ekonomia e vendit shumë shpejt ra në dorë të korporatave kombëtare e shumëkombëshe, politika e krimi i organizuar (mafia) filluan

E mërkurë 30 | Shtator 2009 |

Beqirët në përgjithësi janë njerëz bosh, hipokritë, të rremë, kameleonë e injorantë

Shumë beqirë për asgjë

shpiku historinë e re e këtë s’ja fal kurrë. Ç’ti bëj unë termit “rebelim komunist” të beqirëve? A përkthehet kjo në ndonjë gjuhë? Communist rebellion, bën sens në anglisht? S’e besoj! Ose është revolucion ose asgjë. Meta, Dezhgiu e Lleshi janë historianë por termat që përdorin i përkasin letërsisë artistike. Fjala bie, po ti lihej dorë më e lirë këtyre tre kopukëve, Revolucionin Demokratik të Qershorit mund ta kishin përkthyer shqip-ship si “Gjahu i Papritur i Kunadheve”. Pavarësisht se gjatë këtyre ditëve ka patur mjaft polemika për interpretimet e historisë së viteve të fundit, madje edhe dëshmi se libri përmban pasaktësi në data e emra, beqirët këmbëngulin se gjithçka është tërësisht korrekte dhe e mbështetur në fakte. Beqirët me në krye Beqirin këmbëngulin edhe pasi kryeministri uli kokën e pranoi shkeljet e bëra në tekst. Beqirët e ngritën më shumë zërin se sa ministri Tafaj dhe pse ky i fundit tha që teksti “Historia 12” do të shkojë për ribotim me ndryshime dhe me ndërhyrjen e ekspertëve të tjerë të fushës. Ka mundësi që beqirët të mos i duan as të vetët e të jenë si ai muhabeti që thonë nga Labëria se “po ti kësh miq të prishin punë,e po ti kesh armiq të hanë munë.” E dini pse ndodh kjo kokëfortësi

e Beqirit? Jo se Beqiri ka sedër aq të fortë sa mos të mohojë punën e tij por sepse ai kështu është gatuar. Meqënëse e hoqën prej leckash si drejtor të Muzeut Historik Kombëtar e në vend të tij vunë Biçokun, Beqiri do të na mbushë mendjen se ja edhe pse më hoqët nga drejtorllëku unë prape jam me ju (PDnë) e se jam i besueshëm pasi kam pasur faktet në dorë. Këto faktet dhe mund ti ketë prishur Beqiri xhanëm ose s’e ka ditur fare ekzistencën e tyre sic ndodhi

me maskat mortore të At Gjergj Fishtës, Hysni Kapos e Enver Hoxhës që beqirët e muzeut s’e dinin ç’ishin e ku ishin. Raca e beqirëve është e keqe, më besoni për këtë! Arrijnë deri aty sa tu thonë nxënësve: s’ju pëlqen teksti? Ballafaqohuni me faktet tona pa lërini pretendimet. Faktet i ka bërë Beqiri me dorën e tij se Akademia e Shkencave shkoi për fis. Faktet e Beqirit janë të tipit: Shqipëria u çlirua më 28 nëntor se atëherë u shkrua telegrami i urimit; Pluralizmi politik erdhi

…io simpatizzavo coi poliziotti! Perché i poliziotti sono figli di poveri… (Pasolini)*

Disa lindin të dënuar

të shkriheshin me njëra-tjetrën nën drejtimin e patriarkëve. Papunësia e të rinjve, apo trajtimi i padenjë i punëtorëve në fabrikat e mëdha nuk vonoi të shfaqte frutat e veta perverse, dhe rreth 20 vjet pas luftës, në Itali filluan të shfaqen organizime të dhunshme, herë me ngjyrë politike ekstreme, herë me karakteristika mafioze. Përplasjet me shtetin qenë të vazhdueshme, dhe viktimat nuk qenë pak (shpeshherë policë). Në konfliktet që ende vazhdojnë u përfshinë edhe intelektualë të shquar, njerëz që me sa duket e patën kuptuar se ku qëndronte shkaku primar i dhunës, dhe që ndjenë empati për të rinjtë. Në Greqi situata ka qenë edhe më afër stereotipizimit që po përpiqem të bëj, dhe pse aty proçesi i zhvillimit ekonomik sipas dogmave të ekonomisë globale ka filluar të ndodhë në një tjetër kohë, rreth fundit të viteve 60. Pak më shumë se një dekadë më vonë të rinjtë filluan, dhe vazhdojnë sot e kësaj dite të jenë problem i vazhdueshëm për vendin. Natyrisht, ka edhe një sërë faktorësh të vecantë që nuk i përputhen analogjisë, dhe krahasimi është anakronik, megjithatë disa prej shkaqeve të rebelimit violent e të tejskajshëm janë të njëjta, papunësia, korrupsioni, dhe kalimi

i fëmijërisë në komunitete të diskriminuara. Mungesa e kujdesit të shtetit, lënia pas dore e zhvillimit urban, mosinteresimi për qytetërimin dhe edukimin e njerëzve në provinca, shfrytëzimi i krahut të punës në shkëmbim të kotheres aspak dinjitoze,papunësia masive që dita-ditës rritet, por edhe kriza ekonomike globale, që prek nëpërmjet emigrantëve mirëqenien e Shqipërisë, mund të jenë disa nga shkaqet e atij zemërimi dhe mllefi që shfaqet në fjalët e të rinjve që duan të hakmerren për L. Marën apo të ngjashmëve të tyre. Kuptohet që ata vetë nuk e dinë, nuk e bëjnë këtë analizë, është e kotë tu mvishet ndonjë identitet politik atyre, ashtu siç është tejet naive të konsiderohen si marksistë apo si fashistë bombëvënësit e atentatorët që kanë përgjakur historitë e vendeve fqinje. Të rinj të tillë, këto epruveta bosh të lëshuara në mes të periferive të dhunshme të atdheut “demokratik”, nuk është e vështirë të mbushen me çfarëdolloj lënde. Çfarë mund të ndodhë me shqiptarin e lindur në Bathore, kaq pranë Tiranës por dhe kaq larg saj? Ai sot është 17 vjeç, dhe që i vogël, në vend se të punojë është detyruar nga kushtet e vështira të shesë

cigare pranë klubeve luksoze të Tiranës, ku stili nouvelle vague i një grupi të vogël që është favorizuar nga rrethanat patjetër që i ka pikuar në zemër përditë. Sot ai është thuajse adult, e vazhdon t’u shërbejë kozmopolitëve për të cilët ndërton shtëpi, shtron pllaka, hamallon, shet, bën rojen etj. etj. Por ende nuk mundet të jetë si ta. Ai është damkosur që nga fëmijëria, dhe faji nuk ka qenë i tiji. As i djalit apo vajzës nga Lushnja, nga Laçi, nga Berati, nga Burreli, nga Puka, nga Skrapari, nga Gramshi, nga Kukësi, nga Labëria, nga Malësia apo nga çdo cep tjetër i ferrit romantik ku asnjë europian i shekullit të 21-të nuk do të donte të rritej. Natyrisht, pjesa e tyre më e madhe do të ulin kokat, si prindërit e tyre për t’iu nënshtruar fatit. Por kjo nuk justifikon habinë tonë kur një pjesë (e vogël por domethënëse) e tyre zgjedh si model krimin e jo rendin (që i ofroi kaq pak), zgjedh mafian e jo shtetin (që e ka terrorizuar kaq shumë). Ingranazhët e shoqërisë tonë kanë keqfunksionuar dukshëm por kemi refuzuar t’i shohim, e kur i kemi parë kemi bërë një vesh shurdh e një sy qorr. Faji është i gjithi i politikës 18 vjeçare, dhe zgjidhja nuk mund të jetë veçse politike. Institucione din-

pasi studentët në 1991 trembën Ramiz Alinë në zyrën e tij dhe në shesh kishin frikë dhe nga qeni i policëve; Protestat e 1997 ishin rebelim komunist mirëpo pas rebelimit komunistët bënë referendum se mos populli donte monarkinë kushtetuese; Haxhi Qamili qe halabak se u hapi bejlerëve depot e misrit e u dha bukë fshatarëve barktharë të Shqipërisë së Mesme etj, etj. Mua më kanë befasuar gjithmonë Beqirët. Janë njerëz kokëfortë, sharlatanë e qesharakë e të turpëruar qoftë nga emri, ashtu dhe nga puna që bëjnë. Beqiri i historisë më doli me shkollë të lartë dhe ndoshta do ia hiqja kapelen po të mos e kishte lënë nam. Beqir tjetër, ai i Ballukëve, di që është pushkatuar me gjyq ushtarak për tentativë grushti shteti dhe vendosje të juntës ushtarake në vend.Dy të tjerët që njoh kanë pas punuar me skafe në Vlorë e kryesisht trafikonin bija nënash. Beqirin e historisë e njoh prëj kohësh si personazh që kur diskutonte se numri i dëshmorëve nuk është 28 mijë. E tmerrshme! Shumë beqirë i kanë dashur të keqen këtij vendi e indirekt dhe mua. Më lënë pa gjumë, pa ngrënë e pa shkuar në leksione. Unë s’di as ç’tu bëj këtyre beqirëve mor Zot. Më transmetojnë gjithmonë rrymën më beqire që mund të ekzistojë në këtë dynja.

jitoze edukimi (jo nga këto shkollat faqezeza), investim në infrastrukturën arsimore (jo lyerje e suvatim ndërtesash), përgatitje edukuesish dhe zhvillim i teorisë së edukimit (jo diplomimi i mësuesëve që e kanë marrë shkollën me pesa dhe përkthimi i librave nga vendet e tjera). Arsim social, jo arsim konkurues. Por jo vetëm kaq. Zhvillim ekonomik i provincave të Shqipërisë e jo “metropolizim” i Tiranë-Durrësit. Hapje e vendeve të punës nëpërmjet subvencionimit të bujqësisë dhe të bizneseve të vogla. Nxitje e kulturës sindikaliste nëpërmjet politikave shtetërore, dhe garantim i pavarësisë së tyre (e jo krijimi i palosindikatave aktuale). Hapja e qendrave sociale e kulturore nëpër rrethe, në mënyrë që të plotësohet boshllëku shpirtëror që po i shtyn të rinjtë në fondamentalizma të ndryshëm. Ngushtimi i hendekut frustrues mes të pasurve e të varfërve nëpërmjet taksimit progresiv. Zhvillimi i Tregut të Drejtë (jo i Tregut të Lirë). Vetëm në krijimin e një shoqërie të drejtë qëndron zgjidhja, e jo në anatemimin apriori të atyre që janë dënuar që në lindje. *... unë kisha simpati për policët. Sepse ata ishin bij të varfërish...(Pasolini) Shënim: Tema kërkon trajtim më të gjatë e më të thellë se sa mund të lejojë një artikull si ky, qëllimi i të cilit është të nisë diskutimin mbi një kah analitik jokonvencional.


13 Shkrimtari dhe aktivisti i njohur turk që shkruan në vitet ‘70, është ende aktual

E mërkurë 30 | Shtator 2009 | Aziz Nesin

Një mëngjes në një qytet anglez policët gjetën një burrë të lidhur me litarë pas një shtylle elektrike, në njërin prej parqeve. Do t’jua rrëfej më vonë se kush qe ky burrë. Për momentin dua qe të supozojmë se ky incident ka ndodhur në atdheun tonë. Ja se cilat do të ishin fjalët që do të dëgjoheshin në vendngjarje: - Roja:“Kush je?” (Nuk merr përgjigje edhe pse e përsërit disa herë pyetjen. Fillon t’i fryjë bilbilit, dhe sa hap e mbyll sytë vjen policia.) - Polici:“Si është puna?” - Roja: “Zoti polic, një burrë është lidhur te ajo shtylla elektrike atje” - Polici:“Kush e ka lidhur?” - Roja: “Nuk e di zotëri, a mund ta zgjidh?” - Polici: “Jo, jo! Mbase duhet të vijë inspektori që ta hetojë personalisht çështjen: Shko e shih njëherë a është gjallë a vdekur.” - Roja: “Sapo e pashë që lëvizi sytë o zoti polic” - Polici: (i bërtet viktimës): “Kush je ti o zotni?” (Përgjigje s’ka, kështu që njoftohet menjëherë Shefi i Zonës [S.Z]) - S.Z.: “Silleni menjëherë në komisariat. Dhe merrni vesh me doemos se si quhet. Ruajeni me kujdes, e mos ia ndani sytë. Mos e lini t’ia mbathë.” Le ta lëmë vendin tonë e të kthehemi dhe një herë në Angli e të shohim se ç’i ngjan burrit të lidhur pas shtylle. Dy policë e zgjidhin menjëherë dhe e pyesin gjithë mirësjellje: - “A mund të na thoni si quheni zotëri?” - “Jam Arnold Braun” Të dy policët përkulen me nderim. Emri iu tingëllon i dëgjuar. Njëri prej tyre pyet: - “Zotëri, mos jeni vallë Zoti Arnold Braun, skulptori i famshëm?” - “Ai jam.” - Polici i dytë pyet:“Mos jeni po ai Zoti Arnold Braun që është anëtar i Shoqërisë Mbretërore të Skulptorëve?” - Z. Braun:“Pikërisht ashtu.” - Polici i parë:“Zotëri, a do ta merrnit mundimin të vini me ne deri në stacion të policisë, apo do të dëshironit t’ju çonim në rezidencën tuaj?” - Z. Braun:“Po ju shoqëroj.” Le të shkojmë dhe një herë tek ngjarja që supozuam, në atdheun tonë. Dy policat me ndihmën e rojes e lirojnë burrin nga litarët. - Njëri prej policave gjëmon:“Ec tani, duhet të vish në komisariat me ne.” I udhëhequr prej dy policave dhe rojes viktima mbërrin në komisariat. Ne s’kemi ndonjë Akademi Mbretërore këtu, as skulptorë të famshëm s’kemi. Po le të supozojmë që burri i ngjarjes quhet Zoti Hiqmet, dhe është skulptor i famshëm i vendit tonë. Pa mbërritur mirë Zoti Hiqmet në komisariat, S.Z. i drejtohet me këto fjalë: - “Si quhesh zotni?” Hiqmeti i shkretë, i trembur, përpiqet të marrë veten e të gjejë kurajo të përgjigjet, por S.Z. ulërin: - “Pse s’flet more, pse s’tregon? Ore zotni me ty po flas. Si e ke emrin?” - “Hiqmet më quajnë zotëri.”

Çfarë ndryshimi!

- “Me çfarë merresh?” - “Jam skulptor.” - “E kam llafin si punë, çfarë pune bën?” - “Bëj statuja.” - “Statuja? E çfarë na qenkan keto statuja?” - “Statuja njerëzish, statuja kafshësh. Mund të bëj çdo lloj statuje.” Lexues, tashmë ti ndoshta je lodhur pakëz, po unë do të të kërkoja edhe një herë të vije pas meje, ndërkohë që kthehemi në Angli, sepse atje ka ndodhur incidenti i vërtetë, mos harro. Se çështjen në vendin tonë ti tashmë e di që unë e krijova thjesht për të bërë një krahasim imagjinar. Kemi ardhur pikërisht në momentin kur S.Z. britanik po merr në pyetje Zotin Braun: - “Zotëri, kush ju lidhi në shtyllë? Mos qe vallë ndonjë hajdut a ndonjë kriminel?” - “Jo.” - “Mos guxoi vallë ndonjë hasëm cipëplasur të tregohej kaq i paedukatë me ju?” - “Jo zotëri. Faktikisht ishte gruaja ime që më lidhi atje në shtyllë.” - “Më falni zotëri, seriozisht e keni, këtë e ka bërë zonja Braun?” - “Po pra.” - “E habitshme. Fundi fundit, përse një zonjë kaq e nderuar duhet të...” - “S’ka asgjë të çuditshme këtu. Ia kërkova vetë time shoqeje që të më lidhte në shtyllë e më pas të shkonte në shtëpi.” - “Dakord, Zoti Braun, po pse vallë?” Përpara se të dëgjojmë dhe përgjigjen e Zotit Braun, kthehemi në mëmëdhe, që të këqyrim se si po e zhbiron zotin Hiqmet Shefi i Zonës sonë. - “Po mirë, ti u marrke me statuja, si ka mundësi që ne të gjetëm të lidhur në

park? Mos re pre e ndonjë cubnie?” - “Jo zotëri.” - “Epo atëherë ndonjë hajn ka qenë, që ka dashur të të zbrazë xhepat.” - “S’jam ndonjë pasanik. Askush s’do të më binte në qafë për lekë.” - “Ka gjasë që ndonjë armik i juaji të jetë hakmarrë për ndonjë hesap të vjetër?” - “Zotëri, jam qytetar tepër i thjeshtë e i përulur. Nuk kam armiq.” - “Epo na trego pra kush të lidhi me litar tek shtylla e korrentit, dhe pse?” - “Më lidhi ime shoqe, zotëri.” - “Qysh ore? Pa përsërite! Gruaja jote? Po ajo paska qenë bushtër grua. Po ky qenka kulmi. Eh sa gra mizore paska kjo dynja. Po mirë, neqoftëse të paska lidhur gruaja në shtyllë, patjetër që do e ketë ndihmuar edhe ndonjë dashnor, se do e kenë patur si plan të dy që të të shmangin përgjithmonë nga jeta e tyre.” - “Aspak, ime shoqe ishte krejt e vetme.” -“Hajde hajde! Çfarë burri i thënke vetes more zotëri. Si ore të lidhka një grua e vetme e të bëka zap pas shtylle? Po mirë, bërtite, kërkove ndihmë?” - “Jo zotëri, ndenjta i heshtur.” - “Ptu more, zemërpulë!” - “ Zotëri, ia kërkova vetë sime shoqeje të më lidhte atje në shtyllë.” Kaq mjaftoi që ta shndërronte një seancë serioze hetimi në gallatë të harbuar nga ana e policëve.Mëngjesin e së nesërmes në shtypin lokal,sipas një relacioni të policisë u botua historia që vijon: “Fajet e një gruaje mizore Dje mbrëma një ndodhi e çuditshme ngjau në qytetin tonë. Një bashkëshorte terroriste lidhi pas shtyllës elektrike të shoqin, duke përdorur çarçafët. Burri zemërpulë qe aq i trembur sa nuk arriti as të kërkonte ndihmë.(Për më tepër shihni

historinë e detajuar në fq.3). Në fotografinë më sipër paraqitet burri zemërpulë dhe e shoqja terroriste, në kohët kur sapo ishin martuar dhe ishin ende të lumtur sëbashku.” Le të shkojmë sërish në Angli, ku e lamë qëparë Zotin Braun teksa i shpjegonte Shefit të Zonës se përse i kish kërkuar të shoqes të lidhte pas shtyllës. - “Siç e dini, zotëri, unë jam artist. Jam tepër i ndjeshëm si natyrë. Sytë e mi nuk pajtohen dot me asgjë të ndotur, joartistike apo të pështirë. Dhe për më tepër, ndihem kokë e këmbë i acaruar kur gjëra të shpifura dhe aspak artistike ndodhin në qytetin ku jetoj. Si artist një nga detyrat e mia kryesore është të bëj të kuptojnë bashkëqytetarët dhe patriotët e mi se një ambient i bukur e i këndshëm është tepër i domosdoshëm për ne. Po fatkeqësisht bashkia e qytetit tonë, me kryetar e me administratë, nuk ka asnjë pikë sensi estetik. Kështu që i gjithë qyteti ynë na është mbushur me këto shtyllat elektrike me formë gërricëse dhe me një pamje të tmerrshme. Këto shtylla nuk shkojnë as me ndërtesat e vjetra as me monumentet historikë, dhe nuk përshtaten mirë me bulevardet e rrugët. Por, mbi të gjitha, këto nuk e përmbushin shijen e banorëve të kahershëm të këtij qyteti, si puna ime. Shumë ndryshe nga këto, shtyllat e vjetra, ato të drunjtat po që i vinin për shtat panoramës kaq të veçantë të këtij qyteti të moçëm. U përpoqa ta bind bashkinë që të heqë dorë nga këto plane të zymta, nëpërmjet disa letrave që botova nëpër gazeta, mirëpo askush s’ma vari. Kështu, në shenjë proteste ndaj vandalizmit që ka ushtruar ky institucion, unë i kërkova gruas të më lidhë tek një prej këtyre monstruoziteteve.” Nga ana tjetër e botës, Shefi i Zonës

këtu tek ne i nxjerr inatin Zotit Hiqmet: - “Ka ca probleme kjo historia që sapo më tregove. Gjallë në botë nuk bën vaki që njeriu i shëndetshëm të shkojë e të lidhet me dëshirë e me vullnet pas shtyllës elektrike, për më tepër nga e shoqja. Kështu që pa më thuaj, nëqoftëse nuk je çmendur, çfarë problemi tjetër ke?” - “Gaboheni zotëri, nuk jam çmendur assesi. Me lejen tuaj do të desha të sqaroj pozicionin tim” - “Lëre mor lejen e dreqit! Pse nuk na i thua gjithë ç’ke për të thënë?” - “Zotëri, shërbenjësi juaj i përunjur është lodhur nga ky qyteti ynë...” - “Oh çfarë gallate! S’ka njeri në botë që të mos ketë qejf të rrojë në një qytet të bukur si ky yni, e ti na ardhke e na tregoke që qenke lodhur me të. Kur qenka kështu puna pse s’thyen qafën diku tjetër e të vazhdosh me punët e tua të çuditshme? Po para se të zhdukesh, pa na rrëfe me saktësi se çfarë ta paska shpifur ty këtë qytetin tonë?” - “Ndërtesat e çuditshme, rrugicat e ngushta, rrugët me gropa, pallatet nëntëkatëshe që mbulojnë qiejt e lagjeve përdhese, veshtullima e këtyre ngjyrave të pështira, smogu, zhurmat... Doni t’ju numëroj të tjera?” -“Paske qenë njeri shumë i çuditshëm. Pse ore nuk shkon të shohësh punët e tua e të merresh me statujat, por na u përzieke si i padobishëm me punë të tjera? Ç’e di veten ti, kryetar bashkie?” - “Zotëri, sendet që sapo ju numërova janë bezdi e madhe për sytë e mi, vazhdimisht.” - “Ah tani e kuptova! Mendoj se në vend që të të lidhinin pas shtylle duhet të të kishin lidhur diku tjetër! Sulejman! Nxito! Bëj gati letrat e dokumentet për këtë burrin, dhe dërgoje menjëherë për vizitë tek spitali i burgut për një kontroll mjekësor. Ky miku duhet të kish lindur në Evropë.” Kthehemi për herë të fundit në Angli. Gazetat kanë filluar një fushatë të fuqishme në mbështetje të Zotit Braun. Protesta e tij tashmë pasohet nga qindra qytetarë. Të gjitha shtyllat elektrike janë hequr, dhe në vend të tyre janë vënë të tjera, sipas kërkesave. Ndoshta vret mendjen se ç’ndodhi vallë me atë burrin, Zotin Hiqmet, që i kish rënë në dorë policave tanë. Epo ndoshta të ka shpëtuar nga sytë ai artikulli i vogël dhe i parëndësishëm që doli në shtyp dy ditë pas incidentit: “Një i përhënur merret nën kujdes Një njeri i sëmurë i kërkoi së shoqes ta lidhte pas shtyllës elektrike në një park të qytetit, në mesnatën e pardjeshme. Sipas tij arsyeja qëndronte tek veprimet jo-estetike të bashkisë, të cilat i bezdisnin pamjen. Personi në fjalë u arrestua nga policia dhe u dërgua për kontroll mjekësor. Raporti i mjekut e diagnostikon të sëmurin si me probleme mendore. Sipas rastit ai u dërgua në çmendinë. I marri pretendonte se ishte skulptor, dhe deklaronte se quhej Hiqmet.”


14

E mërkurë 30 | Shtator 2009 |

Televizori ka mbetur në kanalin që transmeton emisionin: “Zonë e lirë”. Gishtat e mi bëhen gati të shtypin telekomanden e të ndërrojnë menjëherë stacion, por diçka më ndalon, gishtat për disa çaste mbeten pezull mbi të, derisa dorëzohen dhe e lënë diku telekomandën Personazhi i parë, i ftuar në emision, është një regjisor i Tearit Kombetar, i porsa-pushuar nga puna. Prezantuesi i emisionit, vetëm sa e përmend këtë fakt, thuajse shkarazi, ai nuk bën komente dhe nuk ndalet gjatë në detaje. Regjisori ulet në karrige, buzëqesh, pi pak nga kokteili që i ofron bujarisht prezantuesi i emisionit, buzëqesh sërish, por nuk e mban gjatë buzëqeshjen, menjëherë bëhet i menduar dhe ul sytë mbi tavolinë. Ndërkohë që prezantuesi i emisionit vazhdon të prezantojë, personazhin e dytë; Ajo është këngëtare. Vjen me një ecje triumfuese. Thuajse e zhveshur. Një veshje nga ato skeniket, disi e papërshtatshme për emisonin në fjalë dhe mbi të gjitha, për karriget tepër sportive, mbi të cilat i duhet një farë kohe të rehatohet. E kote të përmend këtu që ajo i ka dhënë një rëndësi të madhe look- ut; flokëve dhe grimit. E tradhëton peneli disi i rënduar, oriental, mbi kapakët e syve, por asgjë për t’u habitur, tek e fundit elementi oriental, është bërë si i shtëpisë këto kohëra, trendy i rradhës në muziken ( të themi, të lehtë ) shqiptare. Ajo më në fund rehatohet në karrige e buzëqeshur, ndërsa prezantuesi i emisionit i ofron edhe asaj një kokteil, ndërkohë që vazhdon të prezantojë, personazhin e tretë;

“Zonë e Lirë” Ai është një personazh i çuditshëm, një njeri i cili pretendon se arrin të parashikojë motin. Edhe ai i papunë. Edhe ai rehatohet mbi karrige dhe rrëmben kokteilin e tij, ndërkohë që vjen, personazhi i katërt; Një tjetër këngëtare. Edhe ajo ka veshur një fustan mbrëmjeje, natyrisht, me një dekolte të guximshme. E si mund të mungonte ky element kaq i rëndësishëm në karrierën e një këngëtareje ? Kohët e fundit duket se këngëtaret shqiptarë dinë më mirë të këndojnë me to, se sa me zë. Ulet pranë regjisorit, ky i fundit e përshëndet me buzëqeshjen e tij, “flash”, që për dreq nuk i qëndron gjatë mbi fytyrë. Ja ku vjen, personazhi i katërt; Një tip i palestruar, - “i cili vjen të promovojë video-klipin e tij” – thotë prezantuesi me një shprehje skeptike në fytyrë. I palestruari ulet në karrige lehtësisht dhe menjëherë pas tij mbrrijnë edhe, personazhet e fundit; Ata janë disa këngëtarë të rinj, shqiptarë, nja dy, të ardhur nga jashtë Shqipërisë sa për garniturë. Edhe ata rehatohen mbi karrige… dhe, ja ku e kam të plotë skenën me të gjithë personazhet. Fillon të flasë njeriu që parashikon motin, madje dhe më gjerë se

kaq, meqë së fundmi në vendin tonë kanë filluar të bien shpesh tërmetet, ai ka menduar t’i shtojë edhe ato në curriculumin e tij. - E pse jo ? – duket sikur thonë pafajshëm sytë e tij, të gjelbërt. Prezantuesi i emisionit e pyet “parashikuesin e motit dhe më gjerë” rreth metodikes së parashikimeve. Ai kruan zërin dhe fillon të japë ngadalë disa shpjegime me nuanca akademike, të cilat i bëjnë kontrast me dritën naïve që ka nderur në sy. Pak më tej thekson se është duke kërkuar një punë. Prezantuesi e pyet se çfar pune është në gjendje të bëj, ndërsa ai i përgjigjet: - Çfarëdolloj pune ! Këtu, nuancat akademike i rrëzohen përtokë të gjitha. Qëndron i ulur pranë këngëtares gjysëm të zhveshur, hedh ndonjëherë, ( gati pafajshëm ) sytë mbi kurrizin e saj, pastaj rrëkllen gotën e kokteilit. Tani prezantuesi i drejtohet pikërisht këngëtares. Ajo fillon të flasë rreth klipit të saj, të ri, të porsa-dalë në treg, por ka një peng të vogël; disa kanale muzikore nuk kanë pranuar ta shfaqin, pasi e kanë quajtur tepër “hot”. Prezantuesi e pyet këngëtaren për partnerin e saj, në klip dhe ajo i shpjegon se e ka njohur atë vetëm ditën e xhirimit të klipit, sqaron gjithashtu që, atë, së bashku me sendet e tjera, ia ka sjellë trupa prej 100 vetësh e ngarkuar për të xhiruar klipin.

Unë ngre supet, nuk arrij të kuptoj ç’duhen 100 vetë për të xhiruar një videoklip për një këngë të llojit : unë të desha/ ti më ike... por le të vazhdojmë më tej… - Është një klip erotik, - shpjegon këngëtarja ndërsa fillojnë të shfaqen disa sekuenca nga klipi, të cilat nuk duken aspak erotike, me përjashtim të faktit që këngëtarja është me bikini. Po ndoshta asaj i duhet një fjalor për të përkufizuar qartë këtë fjalë. A do e ketë vallë trupa ( prej 100 vetësh ) një të tillë ? Sigurisht që ajo duhet të ketë qenë një trupë që kujdesej për gjithçka, me përjashtim të këngës vetë. Sikur dhe asaj t’i kushtohej po aq vëmendje sa fustaneve dhe trukut… Pamjet përfundojnë së shfaquri dhe këngëtarja pyet regjisorin e papunë: - Si t’u duk ? Regjisori ndalet një hop dhe thotë: - Fustani ishte shumë i bukur !!!! Këtu ndërhyn sërish prezantuesi i cili e pyet ngacmueshëm këngëtaren për partnerin e saj në klip. Ajo vazhdon të këmbëngulë ( jo pa keqardhje ) që e ka takuar vetëm atë ditë. Dhe duket se ka të drejtë për këtë. Në klip dallohet mjaft qartë që trupa (prej 100 vetësh) e ka sjellë “sendin-djalë” së bashku me të gjitha sendet e tjera, vetëm për atë ditë, pasi lëvizjet e tyre kanë një lloj ngërçi, ngërçi tipik i dy të panjohurve në situata të sikletshme. Asnjëherë

nuk e kam kuptuar pse të gjithë video-klipet shqiptare mbarojnë në fund me dy protagonistët që afrojnë kokat pranë njëri –tjetrit, por asnjëherë nuk realizojnë një puthje. E kane ende tabu këtë gjë këngëtaret tona, nuk u vjen për mbarë sponsorëve të klipeve apo ky ngërç është rrjedhojë e faktit që trupa i prezanton protagonistët e klipit vetëm ditën e xhirimit ? Ndërkohë “parashkuesi i motit dhe më gjerë” është skuqur i gjithi. Duket se kokteili e ka turbulluar keqaz. Prezantuesi i emisionit e pikas menjëherë këtë detaj dhe këmbëngul djallëzisht që atij t’i mbushet edhe një gotë tjetër. Kalojmë më tej. Tani flet këngëtarja tjetër, ajo e ulur përkrah regjisorit, të papunë. Këngëtarja ka një emër të huaj, me siguri, emër arti. Praktikë trendy, e njohur dhe e ndjekur nga këngëtaret me emra të pabukur. Pasi nuk pushon së falenderuari të gjithë kabientin ministror i cili e ka lejuar të xhirojë në tunelin e Kalimashit, ajo vazhdon rrëfimin e saj në këtë mënyrë: - Rryma ime, - i drejtohet ajo, autoritare dhe shpërfillëse, njërit prej këngetarëve të tjerë pranë saj, - është e ndryshme “na” rryma jote. ( ajo nuk thote “nga” ), videoklipi im, - vazhdon ajo, - është një “mini-filëm”,( ajo nuk thotë “film”)… etj, etj. Nëse këngëtares së parë i duhej një fjalor, së dytës


15

E mërkurë 30 | Shtator 2009 |

i mungon leximi i klases së tretë. Tani situata ka dalë fare jashtë kontrollit. Parashkuesit të motit i ka rënë telefoni, ai haron që është në një emision televiziv dhe fillon të flasë me zë të lartë, ndërkohë që kamera fokuson këngëtaren, ndërsa shkruan mesazhe. Duket si reklama e ndonjë kompanie telefonike. Regjisori i papunë vazhdon të buzëqeshë lehtë, kamera e fokuson herë pas here fytyrën e tij, ndërsa ul sytë si të jetë duke thënë me vete : - ç’dua unë këtu ! I ka ardhur rradha tipit të palestruar. Prezantuesi e pyet rreth tematikës së klipit, ndërsa tipi i palestruar fillon të flasë. Nuk arrin të sqarojë gjë. Regjisori i papunë ndërhyn në çast dhe përpiqet t’ia rregullojë, konturojë e zbukurojë, paksa rrëfimin. Ndërkohë parashikuesi i motit dhe tërmeteve, i bërë xurxull, ngrihet rrufeshëm nga karrigia dhe puth në faqe këngëtaren me emër trendy. Të qeshura, duartrokitje dhe gotat e kokteilit që zbrazen me të shpejtë… A është ky emision një mënyrë bukowski-ane e servirjes së realitetit ? Të gjithë e njohim Charles Bukowski-n, mjeshtrin e madh të letrave, shkrimtarin më të keqkuptuar nga lexuesit shqiptarë, shumica e tyre mjaftohen me gjuhën e ashpër të tij, për të nxjerrë përfundime të padrejta, pikërisht për faktin se nuk arrijnë të shkojnë më tej, tek ajo mënyrë lakuriqe e përcjelljes së realitetit, tek ajo mënyrë gërvishtëse, e cila përveçse ka nën mbështjellje shumë dhimbje dhe dëshpërim prej pamundësisë për ta ndryshuar, ka gjithashtu edhe një qëllim fisnik dhe emancipues; ta bëj lexuesin të reagojë e të mbajë një qëndrim. Sepse i tillë është misioni i letërsisë. Po media ? Thua të ketë qëllime të tilla, kaq të lartësuara, edhe prezantuesi i emisionit; “Zonë e lirë” ? Apo qëllimet e tij vërtiten vetëm rreth narcizmit, skupit, suksesit apo dëshirës së uritur për famë ? Ndërsa unë, shikuesja aksidentale e këtij emisioni, ngre me vete pyetje të tilla, përpara syve vazhdojnë të më dalin gotat e koktejlit që i mbushen e mbushen pamëshirshëm, “njeriut të motit”. *** Emisioni mbaron. Janë ulur perdet e një teatri absurd, pjesë e të cilit jemi të gjithë. Ngrihen nga karrigia; parashikuesi i motit, i kënaqur që ka puthur në faqe këngëtaren, i kënaqur, më shumë se për ofertën e punës, ngrihet kengëtarja e mini – filëmit, tipi i palestruar, këngëtarja e trupës prej 100 vëtësh, ngrihet dhe regjisori i papunë, të cilit, trupa prej 100 vetësh, ndoshta do t’i hynte në punë më shumë se këngëtares... (Shkruar nga një shikuese aksidentale )

“Ajo fare mirë dinte të kërkonte për të gjetur diçka përtej asaj që dukej”

Koleksionistja e mërzisë

“Magjepsja e dëshirës për të ditur se çfarë mendonte ajo” Sidita Zaja

Përmes rrugëve të pluhurosura me grinë dhe zymtësinë e të zakonshmes, të përditshmes që zvarritet, e mbarsur me skena të para, fjalë të dëgjuara, letra të lexuara. Befas ngriti kokën lart si për të kërkuar një ndryshim por edhe atje asgjë s’kishte ndryshuar... I perceptonte si të pafat këto ditë, vendosi të ulej diku, që të pinte diçka. Te vendi më i afërt, u gjend e vetme në një tavolinë, po studionte tepër shpejt çdo centimetër të atij ambienti krejtësisht të rëndomtë. Ajo fare mirë dinte të kërkonte për të gjetur diçka përtej asaj që dukej. Ishte e vetme në tavolinë, tashmë e fiksuar me shikimin diku filloi rrugën që parapëlqente të ndiqte, me zhurmë vdjerrëse në kokë, efekti i saj ia shterte durimin dhe ashtu ngadalë dhe nga pak e udhëhiqte drejt një pusi melankolik. Melankoli për të cilën kishte kohë që ndiente nostalgji. Pati humbur në rrjedhën e ndjenjave të shumta dredharake, që ndryshonin shpejt e shpesh, për shumë minuta. Ndjeu nevojën për kontakt me materien përreth... Qartësi, thjeshtësi, qetësi, Natyrë këtë perceptonte si të bukur, për këtë lloj bukurie humbiste shpesh duke menduar për kohë të gjatë. Dikush përballë saj! Llavë me kureshtje e cila po të kishte gojë do të ulurinte dhe shkarkonte gjithë kotësinë e ditëve të fundit. Dukej distant i ulur në atë karriken e lokalit të rastit, pa kuptuar që falte diçka të rrallë në atë ambient, krejt rastësisht... E shikoi dhe pati frikë nga drithërimat pahiri të ndjella prej saj. Ndërkohë që koleksionistja e mërzisë, kerkonte diçka përtej asaj fytyre të zbehtë, fytyre e tjerrur, eh.... c’nuk mendoi brenda fraksionit të atij sekondi dhe një buzëqeshje naive e perzier me helm hidhërimi dhe ndjenjë lehtësimi i çuditshëm që i lexohej në fytyrë, shihte atë njeri për të cilin dikur kishte projektuar mbi të dëshira, ëndrra, e tashmë i dukej shkumë patetike - iluzioni. Nuk fajësonte asnjë dhe asgjë, nuk pëlqente të evidentonte faje, nuk e lëshonte veten e saj në vorbullën përthithëse te inatit e hakmarrjes të patetikes qe faji për të përfaqësonte, madje ajo i ishte mirënjohëse zbulimit, ishte mirë-

njohëse kur arrinte më në fund të kuptonte, kjo ishte puna më stimuluese që njihte. Tashmë ajo që kishte ndryshuar brenda saj, filloi te merrte formë e të konsolidohej, E shikonte natyrën perreth saj dhe ndjente adhurim, por filloi t’i ndryshonte këndvështrimi në lidhje me të.Vështronte pemët gjethet tek tuk ndonjë lule, i dukej çuditërisht perverse natyra ate ditë. Ndihej e plotësuar në atë heshtje kozmike të pandryshueshmërisë së pamjes që sytë i sugjeronin në ato çaste. Por jo, era lozonjare provokonte gjethet ëmbëlsisht me prezencën e saj, dhe ato ashtu në heshtje i përgjigjeshin pa hezituar duke kërcyer pa kurrfarë muzike perveç tingujve të mrekullueshëm që era lëshonte gjatë kësaj përsiatje joshëse dhe epshndjellëse. Ishte nje sintoni, ritmikë lëvizjesh të lodhura të gjetheve diskrete pjesë e asaj natyre që ajo marrëzisht dashuronte. Lidhja midis erës dhe gjetheve nuk gjeneronte të humbur, nuk kishte intriga, xhelozi, nuk kishte fjalë e zhgënjime. Ato disi plotësohen me njëra tjetrën dhe më falin ndërkohë dhe mua këtë imazh viziv të diçkaje te dlirë. Romanca e tyre e heshtur krejtësisht e thjeshtë e origjinale, është një

mënyrë e të dashuruarit. U rikthye me mendje edhe njëherë aty ku ndodhej fizikisht, dhe arriti të dallonte bezdinë e personit përballë. Ndoshta dikush, apo diçka? Ishte e pushtuar nga kurioziteti dhe magjepsja e dëshirës për të ditur se çfare po mendonte ajo. Nga ana tjetër shikonte shikimin e tretur, dhe çehren e zbehtë, me lëvizje aq fine e të kujdesshme, të ngadalta... ndiznin çdo qelizë me tension, ankth dhe kureshtje. Qe e lehtë të deduktoje trishtim në sytë e saj të fikur. Ishte e lehtë të lexoje shumë në atë shikim... dhe vetëm kaq. Koleksionistja e mërzisë s’do merrte vesh asnjëherë asgjë më shumë. Asnjë të vërtetë rreth saj. Por, mund të merrte vetëm atë kohë që ajo do vendoste te shpenzonte aty, dhe lloj ndjesinë e re që rizbuloi se mund të ndjente. Po absorbonte me fanatizëm çdo sekondë, frymëmarrjen, veprime, mimika të pariprodhueshme fytyre dhe atë shikim, në atë shikimin e saj të ftohtë dhe distant. I thithte të gjitha, po mundohej t’ë përthithte c’të mundte. Gjatë këtij procesi, gjithashtu mendonte: “Mua më tërheq mërzia! Më

tërheq shumë qetësia e mërzisë, është e trishtë por me pelqen sesi ajo është e matur, e pjekur, asnjëhere e nxituar, sepse tashmë, pasi je dorëzuar së tentuari, je lodhur së luftuari,je i lodhur sepse tashmë ti, E DI ; je i gatshëm të shijosh thjesht heshtjen që ajo të fal...” E sodiste teksa shikonte përreth, u ndjeu që personi përballë u ndje vetëm përsëri, edhe një herë ishte prezente përkrah saj melankolia. Sajonte për trishtimet e gjata qe personi përballë mund t’i kishte aty pranë, me gjithë dëshirën për ta sunduar, madje edhe pse-ne e dinte, madje edhe të gjitha i dinte, fare mirë. Mori frymë thellë, mbylli lehtë sytë dhe mendoi “kam gjithsesi vetminë”, i ndryshoi çehrja e përhumbur dhe i doli një buzëqeshje e konstatueshme kënaqësie... Ndjeu të largohej, ishte krejtësisht e rilindur, kishte mësuar për veten më shumë gjëra gjatë atyre pak çasteve, sesa gjatë gjithë jetës dhe u largua më e qetë. Asnjëra nga të dyja nuk e ktheu kokën pas, dhe e lanë këtë ngjarje në harresë duke iu dorëzuar rutinës. Të dyja lanë gjërat të rridhnin përmes këtij lëmshi sa te çuditshëm, aq edhe banal të këtij cikli të pafund të quajtur...


16 Deri në fund të Luftës së Dytë Botërore Europa ka qenë një kontinent emigrantësh. Mijëra europianë e lanë atdheun e shkuan drejt Amerikave si kolonizatorë, duke iu arratisur urisë, krizave financiare, luftës, qeverive totalitare dhe persekutimit të minoriteteve etnike. Sot unë po ndjek me shqetësim zhvillimet e “Direktivës së Kthimit”. Teksti mbi të cilën u morën vesh më 5 qershor Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Europian do të kalojë për votë në Parlamentin Europian më datën 18 qershor. Parashikoj që kjo direktivë do të përkeqësojë në mënyrë drastike kushtet e arrestit dhe të deportimit për emigrantët pa dokumenta, pavarësisht kohës së gjatë që ata mund të kenë jetuar në vendet e BE, situatës së tyre profesionale, lidhjeve familjare, dëshirës dhe aftësisë të tyre për t’u integruar. Europianët mbërritën në viset e Amerikave Latine e Veriore en masse dhe asnjë vizë, asnjë kusht nuk iu imponua atyre nga autoritetet. Gjithnjë kanë qenë të mirëpritur dhe vazhdojnë të jenë. Asokohe vendet tona amerikane absorbuan gjithë varfërinë ekonomike dhe krizën politike që kish prekur Europën. Ata erdhën në kontinentin tonë për të shfrytëzuar pasuritë natyrore, e për t’i transferuar ato në Europë gjë që i ka kushtuar shumë popullsive autoktone. Siç është rasti jonë me Cerro Rico de Potosi dhe minierat përrallore të argjendit që prodhuan monedha për kontinentin europian që prej shekullit XVI deri në atë XIX. Njerëzit, pasuria dhe të drejtat e emigrantëve europianë janë respektuar gjithnjë. Sot si rezultat i imazhit të mirë prej vendi të zhvilluar ku respektohen liritë publike, Bashkimi Europian është destinacioni kryesor i emigrantëve nga e gjithë bota. Pjesa më e madhe e këtyre emigrantëve shkojnë në Bashkimin Europian për të kontribuuar në zhvillimin e tij, e jo për të përfituar në mënyrë të padrejtë prej tij. Ata punësohen në shërbime publike, ndërtim, spitale, punë shtëpiake, përkujdesje dhe profesione të ngjashme që vetë Europianët nuk duan ose nuk munden t’i kryejnë. Emigrantët kontribuojnë në dinamikën demografike të kontinentit europian, duke ruajtur marrëdhëniet mes atyre që janë aktivë dhe inaktivë, duke aftësuar sistemin bujar të sigurimeve shoqërore e duke i shërbye ruajtjes së tregjeve të brendshme dhe kohezionit social. Emigrantët paraqesin një zgjidhje për problemet demografike e financiare të të Bashkimit Europian. Emigrantët tanë janë për ne ndihma zhvilluese që Europa nuk po na e jep – përderisa shumë pak shtete arrijnë objektivin minimal të ndihmës së zhvillimit në 0.7% të GDP. Në 2006 Amerika Latine mori 68,000 milionë dollarë amerikanë si remitancë [para të dërguara nga emigrantët], më shumë se sa i gjithë investimi i huaj në shtetet tona. Në rang botëror remitancat arritën

E mërkurë 30 | Shtator 2009 |

Letër e Hapur e Presidentit Evo Morales, në përgjigje të “Direktivës së Kthimit të Emigrantëve” të Bashkimit Europian

roli i vërtetë i

emigrantëve

300,000 milionë dollarë amerikanë, më shumë se sa 104,000 milionë dollarët që jep SHBA si ndihmë për zhvillimin. Në Bolivi, në vendin tim, remitancat përbënë më tepër se 10% të GDP (1,100 milionë dollarë), e barabartë me një të tretën e të ardhurave që nxjerrim nga eksporti vjetor i gazit natyror. Pra emigrimi shpërndan përfitime si për europianët, po ashtu edhë për Botën e Tretë, në mënyrë më indirekte, duke mbajtur parasysh që shtetet tona humbasin krahun e kualifikuar të punës,për formimin e të cilit ne edhe pse të varfër kemi investuar burime njerëzore e financiare. Fatkeqësisht “Direktiva e Kthimit” e komplikon së tepërmi këtë realitet. Edhe pse ne e kuptojme që çdo shtet, apo grup shtetesh, ka të drejtën sovrane për të vendosur mbi politikat e veta të imigrimit, ne nuk mund të pranojmë mohimin e të drejtave njerëzore të vëllezërve e motrave, bashkatdhetarëve tanë amerikolatinë. Kjo “Direktivë e Kthimit” parasheh mundësinë e burgosjes deri më 18 muaj së imigrantëve pa dokumenta të rregullta, para se të “përjashtihen” për në vendin e origjinës – ose më saktë “distancohen”, siç shprehet terminologjia e direktivës. 18 muaj! Pa gjyq, apo drejtësi! Në formën e

paraqitur aktualisht direktiva qartazi shkel nenet 2, 3, 5, 6, 7, 8 dhe 9 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, të vitit 1948. Por mbi të gjitha nenin 13 të kësaj deklarate, që konstaton: “1. Të gjithë personat kanë të drejtë të lëvizin (zhvendosen) lirisht, e të zgjedhin rezidencën e tyre në territorin e një Shteti 2. Të gjithë personat kanë të drejtën të ikin nga një shtet, përfshi të vetin, si dhe të kthehen aty.” Dhe, ç’ është më e keqja, ka një mundësi që nëpër qendrat e arrestit të burgosen gratë me fëmijë, ose minorenët, e ne e dimë që në këto ambiente shfaqet shpesh depresioni, grevat e urisë dhe vetëvrasjet, pa përmendur këtu kontekstin familjar apo shkollor që iu mohohet këtyre individëve. Si vallë mund të pranojmë pa reaguar që motrat e vëllezërit tanë, bashkatdhetarët amerikolatinë, emigrantë pa dokumenta, të vendosen nëpër kampe paraburgimi, ndërkohë që shumica e tyre kanë shpenzuar vite të tëra duke punuar për t’u integruar? Ku ka humbur sot ndërhyrja humanitare? Ku janë “liria e lëvizjes” dhe mbrojtja ndaj burgosjes arbitrare? Bashkimi Europian në të njëjtën kohë po përpiqet të bindë Komunitetin e Kombeve Andeane (Bolivia, Kolumbia, Ekuadori dhe Peruja)

që të firmosë një “Marrëveshje të Asocimit”, në të cilën përfshihet një Marrëveshje e Tregtisë së Lirë, i ngjashëm në natyrë e në përmbajtje me çka na u imponua nga Shtetet e Bashkuara. Ne gjendemi përballë një presioni të pamasë prej Komisionit Europian që të pranojmë kushte të një liberalizimi ekstrem të tregjeve tona, shërbimeve financiare, pronësisë intelektuale dhe shërbimeve publike. Për më tepër, nën maskën e mbrojtjes ligjore, Bolivisë po i ushtrohet presion sepse paskemi shtetëzuar ujësjellësat, gazsjellësat dhe telekomunikacionin në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Ngremë pyetjen, ku është kjo “mbrojtje ligjore” në rastin e grave, adoleshentëve, fëmijëve dhe punëtorëve tanë që kërkojnë horizonte më të bukura nëpër Europë? Të kujdesesh për qarkullimin e lirë të të mirave dhe të financës në të njëjtën kohë që vëllezërit e motrat tona që përpiqen të qarkullojnë lirshëm po përballen me burg pa gjyq, do të qe një mohim i lirive themelore dhe i të drejtave demokratike. Nëse kjo “Direktivë e Kthimit” kalon, nuk do të qe e mundshme etikisht që të thellonim marrëdhëniet me Bashkimin Europian, dhe sipas parimit diplomatik të reciprocitetit, ne rezervojmë të drejtën që të parashtrojmë të

njëjtat shtrëngime për vizat ndaj qytetarëve të BE si ato që iu imponohen bolivianëve që prej 1 prillit të 2007. Ne nuk e kemi ushtruar këtë të drejtë deri më tash, pikërisht pse po shpresonim për ndonjë shenjë pozitive nga Bashkimi Europian. Planeti, kontinentet, oqeanet dhe polet janë duke kaluar një periudhë problemesh globale: ngrohja, ndotja, mbarimi i ngadaltë i burimeve energjitike, rreziqet e biodiversitetit, ndërkohë që në çdo vend uria dhe varfëria po shtohet, duke dobësuar shoqëritë tona. Që emigrantëve, qofshin me dokumenta ose jo, t’u faturohet fillimi i këtyre problemeve globale, nuk është zgjidhje. Nuk i korrespondon asnjë realiteti. Kohezioni social në Europë po vuan prej problemeve që nuk vijnë për faj të emigrantëve, por më së tepërmi si rezultat i modelit të zhvillimit të imponuar nga Veriu, i cili shkatërron planetin dhe gjymton shoqëritë njerëzore. Në emër të popullit të Bolivisë, të të gjithë vëllezërve dhe motrave të mi nga ky kontinent si dhe nga krahina të tjera të botës, nga Magrebi, nga vendet afrikane, unë i bëj thirrje ndërgjegjjes të liderëve dhe parlamentarëve europianë, popujve, qytetarëve dhe aktivistëve në BE që të mos e aprovojnë tekstin e “Direktivës së Kthimit”. Teksti që kemi përpara sot është një direktivë e turpit. Unë gjithashtu i bëj një thirrje Bashkimit Europian që të përgatisë në muajt e ardhshëm një politikë imigracioni që respekton të drejtat e njeriut; që na lejon të ruajmë dinamikat prej të cilave përfitojnë të dy kontinentet; që do të shlyente një herë e përgjithmonë borxhin historik, ekonomik edhe ekologjik që vendet e BE kanë ndaj botës së tretë. Vetëm kështu do të mbylleshin venat e hapura të Amerikës Latine. Europa nuk duhet të gabojë sot me “politikat e integrimit” ashtu siç gaboi me të ashtuquajturin “mision civilizimi” gjatë kohëve të kolonializmit. Përshëndetje vëllazërore nga Bolivia për të gjithë ju, autoritete, Euro parlamentarë, vëllezër dhe motra. Dhe solidaritet, sidomos me “popujt klandestinë”. Evo Morales Ayma President i Republikës së Bolivisë


Gazeta Nr. 2