Issuu on Google+

“Disa njerëz e

E MëRKURë 10 shkurt 2010 - VITI 2 I BOTIMIT - NR 5 (18) - Çmimi 20 Lekë

kanë aq frikë nuditetin,saqë e vërteta lakuriqe ju duket paturpësi”

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut!

GAZETE E PERJAVSHME - botuar nga instituti “Antonio gramshi”, tirane

E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1)

03 analiza Cinizëm Politik! U bënë disa kohë që sfondi i jetës sonë të përditshme jane cështjet politike, dhe kryesisht zgjedhjet e fundit parlamentare. Brenda normalitetit që mund të ketë për disa kjo situatë, më ka bërë përshtypje gjithnjë e më shumë një metaforë...

07 analiza ëndrrat që bëhen realitet Është tragjikisht e rëndësishme, siç historia na ka mësuar që të kihet kujdes kur ëndërron, sepse ka shumë mundësi që të kthehen në realitet. Edhe pse në pamje të parë kontradiktore...

08 sociale Të ngrihemi për ngritje të mirëqenies Ky vit filloi si viti i ngritjes së shërbyesve civilë. Të dëshpëruar nga premtimet e vazhdueshme parazgjedhore pas pavarësisë për përmirësimin e pagave dhe kushteve të punës, shërbyesit civilë ishin ata që u ngritën në këmbë për t’i avancuar kërkesat...

dukuria 12 Bujkrobër të lumtur në Facebook - Nga facebook-u mësova që i kishe kaluar bukur pushimet. - Nga facebooku u bëra merak…u bënë kohë që ti nuk poston gjë...

përkthim 15 Unë u vetëvrava Ca kohë më parë më ishte ngjitur një sëmundje shumë e rrezikshme. Sëmundja ishte verem, ishte aq e shpifur sa ma mërziti jetën. Shi në ato momente kryqëzoi për herë të parë mendtë e mia plani për të vrarë veten... kontributore | Andi Kananaj, Arbër Zaimi, Arlinda Guma, Besarta Vladi, Blendi Salaj, Elvis Hoxha, Ermira Danaj, Idlir Azizi, Iliada Korçari, Krenar Zejno, Leart Kola, Visar Ymeri Perkthime | Aziz Nesin, Giorgio Agamben, Jacques Ranciere


2

E mërkurë 10 | Shkurt 2010 |

Kaçi del nga kjo histori edhe më i hutuar se ç’hyri, dhe deklaroi që mezi pret 7 marsin

Formula K.

Berisha pret reagimin përfundimtar të Europës të djathtë Nga Grupi i Punës: Andi Kananaj, Arbër Zaimi, Leart Kola

Shqipëria është në krizë, koha është e maskarenjve, dhe Ardit Gjebrea ka studion më të bukur për të zhvilluar spektaklin e këndshëm të së dielës. Gjatë këtyre ditëve të vështira, Besjan Pesha zgjedh t’i shmanget përgjegjësive dhe të shkojë në Firence për çështje kulturore. Mezi presim të mësojmë përshtypjet e tij nga ky qytet. Mes kësaj bote frenetike, një yll me bisht shkëputet nga qielli i financave dhe bie në pellgun e baltosur të politikës shqiptare. Nuk bëhet fjalë për Yetin, njeriun e përbindshëm të borës, po për Kaçin, njeriun e përbindshëm të formulës. Sipas asaj që thuhet se u tha në emision 7x7 baraz 49, Kaçi ka sjellë në treg një formulë të re, sikur të mos mjaftonte ajo e para. Për krizën Kaçi ka dhënë tre zgjidhje që janë: 1. Meqë vulën formulës ia vë Rama, edhe kësaj radhe zgjidhja numër një është që të nxirret nga parlamenti Ilir Meta. Po doli Iliri bën vaki hyn dhe Rama. 2. Kaç Myftari të rishkruajë dhe një herë për Elisa Spiropalin, të përgënjeshtrojë origjinën e saj çifute, pasi gjithë ajo femër, nuk mund të mos jetë nordike. 3. Propozimi i tretë dhe i fundit i Kaçit është që Rama të mos e uli kokën, se ndonjëherë duhet edhe ta mbajë lart. Si dhe a ke ndonjë shkrepse, apo çakmak, dhe a ke lekë në celular që të bëj një telefonatë. Qëndrimi i fundit u konsiderua nga Rama radikal dhe antikorporatist. Andi Kananaj, i njohur në regjimin e mëparshëm si “Koordinatori” u shpreh qartë, mes një pauze të shkurtër nga chati, që është kundër hapjes së dosjeve, por është pozitiv për hapjen e petëve të byrekut të grave gjirokastrite, për të parë nëse kanë fshehur florinjtë e vjedhur në Qafë Kërrabë nga fshatarët e zonës. Në këtë debat, Kaçi ndërhyn duke ngritur supet. Ai tha, unë erdha në këtë emision për të folur për krizën politike, dhe për të bërë ndonjë shumëzim në këtë krizë globale makinash llogaritëse. Kaçi rikonfirmon edhe një herë për publikun e gjerë që na ndjek nga shtëpia që 7x7 bëjnë 49. Edi Rama edhe pse u mërzit sepse mendonte se bënin më shumë, minimumi 63, thotë se nuk ka rëndësi nëse 7x7 bëjne 49, 69, 99, apo 259. Sipas Ramës, populli opozitar e di mirë të vërtetën, dhe e vërteta fshihet nën brekët e Inës, dhe për këtë arsye ka rinisur turneun në Shqipëri, të quajtur “Fronti - Ina, Ina hiqi brekët”. Ina nga

ana e saj ka deklaruar që ajo e bëri të vetën, dhe i kishte hequr brekët, po Rama duhet ta shohë problemin tek vetvetja. Gjykata deklaron që nuk ka nevojë që Ina të heqë brekët. Kryetari i KQZ, subcomandante Ben Ristani, nga malet e Tiranës ku po ndërton hotele ilegalë deklaroi që nuk ka nevojë të heqë brekët Ina, se të gjithë të martuar jemi, dhe e dimë se çfarë mbajnë gratë aty. Subcomandante Ristani ka vazhduar duke deklaruar se “ajo çka fshihet aty” është e tepër e mbivlerësuar, siç është edhe seksi. Socialistët ndërkohë kanë zënë be me “burrë motre” që nuk i bëjnë gjë Inës, vetëm duan të shohin se çfarë ka aty, se janë të sigurt që i kanë mashtruar. Ina nga ana e saj refuzon duke thënë se socialistët e patën një herë mundësinë e kontrollit me njëzet mijë komisionerë, që e panë të gjithë se çfarë kishte aty, dhe asnjë s’u ankua. Kështu që bien provat që PD-ja ka futur duart aty. Tit Patozi, krahu i majtë i Salës vjen vërdallë nëpër Tiranë duke iu ankuar

Visar Ymeri

Ky vit filloi si viti i ngritjes së shërbyesve civilë. Të dëshpëruar nga premtimet e vazhdueshme parazgjedhore pas pavarësisë për përmirësimin e pagave dhe kushteve të punës, shërbyesit civilë ishin ata që u ngritën në këmbë për t’i avancuar kërkesat e tyre. Dhe kjo është shumë mirë. Kërkesat e tyre janë të arsyeshme dhe të domosdoshme për t’u plotësuar. Ajo që filloi me mjekët e policët, do të vazhdojë me greva dhe protesta të reja të cilat janë paralajmëruar (gardianët, Administrata Tatimore, etj.), ndërkohë që edhe punëtorët e disa ndërmarrjeve të privatizuara kanë dhënë shenja të humbjes së durimit me kushtet e mjerueshme në të cilat janë lënë, si

gazetarëve që kot e përflasin, se ai s’ka as dashnore. Ilir Meta dhe burrat e tij edhe pse vdesin nga kureshtja për të parë se çfarë fshihet aty, pinë ujë me klor, edhe tre vjet, sa të vijnë zgjedhjet. Ky stres te LSI-ja ka filluar të bjerë në sy. Berisha pret reagimin përfundimtar të Europës, edhe pse dihet që kjo Europë e djathtë, nuk mund të merret me brekët e Inës. Ndërkohë Topi ka organizuar një tryezë me ushqim afrodiziak të gatuar nga Fevziu, ku kryetarët e partive të mëdha do të mund t’i rrëfehen njëritjetrit për çështje intime. Shampanjën e ofron shtëpia. Në këtë bisedë Berisha pret me ankth momentin kur Rama i mërzitur që Berisha e shan nga Neta dhe nga Kristaqi, do të bëjë pyetjen po ty Sale, si ta quajnë mamin dhe babin, se nuk ta gjejmë dot te regjistri i tetëvjeçares. Sali Berisha gjithsesi do të tregojë të vërtetën. Ai do t’i përgjigjet në mënyrë të sinqertë duke thënë se unë kam lindur nga vetvetja, dhe

do të ekzistoj gjithmonë. “Po të duash të tregoj se çfarë ka ndodhur që në tre sekondat e para të Big-Bang-ut, po nuk t’i hap kutitë, se s’më pëlqen të flas për gjëra që dihen” – mësohet se do të thotë Berisha. E gjithë kjo ishte një mërzi e madhe për ndërkombëtarët, që kanë kërkuar nëpërmjet një rezolute që Shqipëria të ofrojë këto englendisje: a) Luftë Sumo në terren balte mes Damian Gjiknurit dhe Ilir Rusmalit, le të fitojë më i miri. b) Belly Dancing nga Aldo Bumçi dhe Piro Lutaj, shoqëruar me piersing në thithka nga këto dy figura revolucionare. c) Tatuimi i Erion Velisë me imazhin historik të Fatos Nanos duke ngritur dolli, si dhe tatuimin e Fatos Nanos vetë me fytyrën e Adil Çarçanit. d) Poezi të recituara nën zë nga Artur Zheji dhe Artur Zonja e) Për shplarje, Laçkon, që të ritre-

gojë anekdotat e tij ekonomiko-historiko-marksiste mbi rrugën e kombit, shoqëruar me përrallat e njëmijë e një netëve. f) Udhëtim në Dubai nën shoqërinë e këndshme të Luiza Xhuvanit, Rajmonda Bulkut dhe Xhevdet Ferrit. g) Garë quiz intelektual me kobure në brez mes Tom Doshit dhe Paulin Sterkajt, nën prezantimin e Albana Osmanit dhe Arbrit të Big Bradhërit. h) Hapja e një ekspozite tek Galeria kombëtare e arteve me portrete të Dorjan Duçkës, Elisa Spiropalit dhe Mesila Dodës (na fal Enkelo). i) Gudulisje live gjatë konferencës për shtyp të Erla Mëhillit. j) Rrahje të Mero Bazes si dixhestiv, i ofruar me paketën turistike. Kaçi del nga kjo histori edhe më i hutuar se ç’hyri, dhe deklaroi që mezi pret 7 marsin, ditën e mësuesit, që po t’ia shtosh rezultatit të emisionit del po aq saç janë deputetët e PS-së që nuk hyjnë në parlament...

Ajo që filloi me mjekët e policët, do të vazhdojë me greva dhe protesta të reja

Të ngrihemi për ngritje të mirëqenies dhe me nëpërkëmbjen së cilës i janë nënshtruar nga të gjitha qeveritë e misionet ndërkombëtare qysh prej vitit 1999. Punëtorët e Llamkosit tash sa kohë janë duke protestuar, kurse punëtorët e ndërmarrjeve tjera disa kanë protestuar e kërcënuar me me protesta tjera për 20% të cilin ua kanë zvarritur me vite. Pensionistët kanë marrë masa të organizimit politik përmes partisë të cilën e kanë formuar rishtazi, ndërkohë që të papunët vazhdojnë ta akumulojnë pakënaqësinë e cila doemos do të shpërthejë një ditë. Të gjitha këto protesta, paralajmëri-

me protestash e shenja pakënaqësie, i kanë dy të përbashkëta: ato paraqesin potencial të madh për organizimin e një revolte të fuqishme sociale, e cila e organizuar mirë dhe e vendosur, do t’ia hapte rrugën e mundësisë që secili prej nesh të shpresojë në ditë më të mira; ndërsa në anën tjetër, të gjitha këto pakënaqësi e kanë burimin e njëjtë dhe adresën e njëjtë. Të gjitha këto janë të shkaktuara nga politikat e dëmshme të ndjekura deri tash nga institucionet politike të Kosovës, dhe të gjitha janë revolta ndaj këtyre politikave. Të gjithë kanë arsye për të

protestuar, dhe kanë kërkesa shumë më shumë sesa ato që dalin nëpër media dhe që reduktohen në rritje të pagave. Mjekët Mjekët tash sa kohë i kanë paraqitur qartë kërkesat e tyre përmes grevave dhe protestave, kërkesa këto të cilat mëtojnë ta përmirësojnë sistemin e shëndetësisë në përgjithësi. Krijimi i sistemit së sigurimeve shëndetësore, përmirësimi i kushteve... (Vijon në faqe 8)


3

E mërkurë 10 | Shkurt 2010 |

Lojtarët e sotëm të futbollit janë pronë e feudalëve dhe mentalitetit feudal

Cinizëm Politik!

Nuk flitet sot për sistemin e ndihmës ekonomike, sepse flitet për kutitë Ermira Danaj

U bënë disa kohë që sfondi i jetës sonë të përditshme jane cështjet politike, dhe kryesisht zgjedhjet e fundit parlamentare. Brenda normalitetit që mund të ketë për disa kjo situatë, më ka bërë përshtypje gjithnjë e më shumë një metaforë, një krahasim, një shembull që po marrin së fundmi disa politikanë që dolën humbës nga zgjedhjet e fundit. Dhe ky krahasim ka të bëjë me zgjedhjet që konsiderohen si ndeshje futbolli. Njëri prej tyre tha se ishte përgatitur për një ndeshje futbolli, me të gjitha rregullat e saj, por rezultoi që paskësh qenë ndeshje regbi. Një tjetër iu referua hapjes së kutive duke marrë një shembull të një ndeshje ndërkombëtare të skuadrës sime të zemrës. Një tjetër përsëri ritheksoi se në një ndeshje futbolli ka rregulla të qarta, etj etj. Nuk kam asgjë kundër krahasimeve apo shembujve sado të cuditshëm të jenë ato. Por, kjo konsistencë për të krahasuar me një ndeshje futbolli, atë që normalisht është procesi më i rëndësishëm i një vendi demokratik ku mendohet se populli ka mundësi përfaqësimi, më duket më e pakta një shprehje e mediokritetit politik dhe më e shumta një shprehje e papërgjegjshmërisë dhe cinizmit politik . Duke dashur ta analizoj pak më tepër, do thosha se ajo që më shqetëson më shumë është se ku është populli në gjithë këtë përdorim figurash letrare? Nëse zgjedhjet na u konsiderokan si lojë futbolli dhe kjo u përdorka edhe si legjitimim për të kërkuar hapjen e kutive, edhe si legjitimim i humbjes së turpshme të lidershipit të PS, atëherë rrjedh se populli është spektatori i ulur në shkallët e stadiumit i cili sheh ndeshjen e rradhës së futbollit duke ngrënë patatina dhe duke pirë birrë. Duke bërë tifozllëk dhe duke u sjellë si një turmë e cila ka një interes për këtë ndeshjen dhe më pas do vejë në shtëpi të jetojë i qetë. Ta konsiderosh popullin si spektatorët në një ndeshje futbolli do të thotë të mos kesh asnjë lidhje me përfaqësimin e tij, me atë që në fakt është detyra e cdo politikani, dhe aq më tepër lideri politik. Të konsiderosh popullin si spektator ndeshje do të thotë ta shikosh atë nën mentalitetin e turmës, dhe jo të përfaqësimit. Por le të shikojmë pak më shumë kush janë spektatorët e këtyre lojtarëve politikë. Babai që vrau veten se s’kishte bukë për fëmijët, fëmijët që punojnë nëpër fabrika e punishte, burrat dhe gratë që punojnë pa kontrata të rregullta dhe pa sigurime, pensio-

në mënyrë të pandërgjegjshme!!!). Klasa politike shqiptare, duke përfituar nga një dualizëm shkatërrimtar i sferës politike në Shqipëri mbështetet vetëm mbi konceptin e gogolit si të njërës palë ashtu edhe të tjetrës, nga njëra anë tirani nga tjetra autokratiku. Dhe vetëm nëpërmjet frikës së gogolit tiran apo autokratik vazhdojnë të manipulojnë opinionin publik, duke e hequr vëmëndjen nga ajo cfarë na shqetëson. Nuk flitet sot për sistemin e ndihmës ekonomike, sepse flitet për kutitë, nuk flitet sot për mjerimin sepse flitet për dosjet e komunizmit, nuk flitet sot për fëmijët që nuk shkojnë në shkollë sepse flitet për kutitë, nuk flitet as për spitalet dhe maternitetet e shkatërruara sepse flitet për dosjet e komunizmit, nuk flitet më pasigurinë e jetës, sepse flitet për kutitë, dhe nuk flitet për asgjë tjetër përvec se tryezës tek presidenti të padobishme për asnjë të varfër në Shqipëri, për asnjë fëmijë të pashkolluar në Shqipëri, për asnjë grua të rrahur, për asnjë baba të vetëvarur.

nistët që nuk ia dalin dot të jetojnë vetëm përvecse nëpërmjet ndihmës së familjarëve të tyre, ca njerëz që u përmbytën në zonat e Shkodrës, ca mijëra të tjerë të papunë, ca fëmijë që nuk shkojnë dot në shkollë, ca njerëz që mbyten se nuk ka urë mbi lumë dhe iu duhet ta kalojnë atë me këmbë, e të tjerë e të tjerë shqiptarë të vuajtur që në vend që të përballen me ndonjë propozim zgjidhjeje nga ndonjë politikan, përballen me cinizmin e politikës në Shqipëri. Të gjitha këto krahasimet me ndeshjen e futbollit në fakt duket se

Besarta Vladi

Analiza e mëposhtme përmban tre momente shqyrtimi: Licensimin e mediave pas 1999, Financimin e tyre dhe Monitorimin. Pjesën e fundit lexuesit e Gazetës do të mund ta lexojnë në numrin e ardhshëm. Vendosja administrative e ndërkombëtarëve në Kosovë u mbështet, kryesisht, në idenë se autoritetet serbe i kishin humbur të drejtat për kontroll politik dhe territorial mbi të. Kjo pasi, ata kishin shkelur, në mënyrë sistematike, të drejtat e njeriut ndaj shqiptarëve që banonin në këto territore. Terminologjia e të drejtave të njeriut, nevoja për të mbrojtur vlerat e lirisë, krijimi i shoqërisë së hapur etj., ishin fraza të

shprehin një shqetësim kryesor të politikanëve shqiptarë, hallin e tyre sepse disa humbën dhe disa fituan. Të gjithë cështjen duket se e kanë me njëri-tjetrin – respektove rregullat, pastaj i prishe, bëre gol me dorë, pastaj nga pozicion jashtë loje, etj gjëra të pavlera si këto. Ndërkohë që shqetësimin duhet ta kenë jo për vete, sepse edhe nëse do vazhdojmë ti mbetemi kësaj metafore feudale, politikanët shqiptarë vazhdojnë të mendojnë se luajnë për vete. Dhe në fakt, ata luajnë për vete, dhe kjo është arsyeja se pse qytetarët shqiptarë kanë akoma kaq halle e proble-

me. Kur në fakt politikanët shqiptarë nuk duhet ta kenë shqetësimin me veten e tyre, por duhet ta kenë me popullin, sepse nëse do të kishim sistemin e pretenduar demokratik, këta politikanë duhet të luanin për popullin i cili i zgjedh si përfaqësues të tij dhe jo për veten. Duket se klasa politike shqiptare akoma nuk e njeh konceptin e përfaqësimit, por vetëm atë të manipulimit, përdorimit dhe shtypjes së turmës, duke e bërë këtë jo vetëm nëpërmjet sjelljes por edhe nëpërmjet argumentave medioker dhe fyes si shembujt me ndeshje futbolli (kushedi, ndoshta edhe

Dhe në mes të të gjithë halleve dhe shqetësimeve dhe problemeve pa asnjë shpresë zgjidhjeje, shqiptarëve iu duhet të dëgjojnë edhe krahasimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, mundësisë së vetme që ka populli për tu shprehur nëpërmjet votës së tij, me një ndeshje futbolli. Me sa duket ka një të vërtetë në gjithë këtë metaforë, lojtarët e sotëm të futbollit janë pronë e feudalëve dhe mentalitetit feudal. (I preferuari i tyre duket se është Hobsi dhe jo Habermasi, Veber apo Bourdieu). Dhe në fund, ata duke pasur edhe shumicën e mediave në pronësi, këtë e konsiderojnë lojë demokratike. Ndërsa emri i vërtetë është Cinizëm Politik

Gjendja e mediave në Kosovë, para luftës dhe pas luftës paraqet dy realitete krejt të ndryshme

Ç’do të thotë “Liri e shprehjes” në Kosovë zakonshme në fjalimet e udhëheqësve perëndimorë, të cilat justifikonin domosdoshmërinë e ndërhyrjes ushtarake të aleatëve ndërkombëtarë në Kosovë. Operacioni “Forcat Aleate” u nis kështu me një premtim shumë domethënës në kuadrin teorik. Por shumë shpejt, realiteti praktik do të nxirrte në pah devijime të dukshme në procesin e përmbushjes së këtij premtimi. Në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, pala ndërkombëtare e ka shfrytëzuar “rrezikun nga armiku serb” për të legjitimuar shumë veprime të cilat, mund të kenë qenë të padrejta dhe të pam-

bështetura në argumente logjike. Prandaj, “ndërhyrja humanitare” e tyre në Kosovë është vënë dhe mund të vihet shpesh në pikëpyetje. Në një shoqëri të pas luftës, si ajo në Kosovë, ku pothuajse të gjitha strukturat sociale janë të shkatërruara, ku organizatat e ndryshme janë në varësi të donatorëve të tyre, ku sindikatat e ndryshme janë shumë të brishta etj, mediat mund të konsiderohen si influencuesit kryesorë të opinionit publik. Gjendja e mediave në Kosovë, para luftës nën ndikimin serb, dhe pas luftës nën ndikimin e ndërkombëtarëve,

paraqet dy realitete krejt të ndryshme. Por kjo nuk do të thotë që mediat e Kosovës nën autoritetin e ndërkombëtarëve kanë përjetuar zhvillimin dhe demokratizimin e premtuar. Tre pikat kryesore në të cilat mund të konstatohen probleme lidhur me mediat, sidomos në vitet e para pas mbarimit të luftës, janë: procesi i licensimit, procesi i financimit, dhe procesi i monitorimit. Mediat që janë objekt i këtij shkrimi janë tre televizionet kombëtare në Kosovë...

(Vijon në faqe 10-11)


4

E mërkurë 10 | Shkurt 2010 |

Gjendja e gjendjes së Kosovë është jashtë-zakonit dhe njerëzit nuk i zë ligji

Kosova si kampi ku gjendja e jashtëzakonshme është bërë e zakonshme Iliada Korçari

Shpallja e lindjes së shtetit-komb më të ri në botë, Kosovës, vjen në kohën kur shteti-komb është në perëndim e sipër. Rënia sigurisht që nuk mund të mos pasqyrohet në pjellën më të re ndërkombëtare të gjendjes (state) së Kosovës e cila e gjen veten si shoqëri shumë etnike që prej 2 shkurtit 2007, kur Marti Ahtisaari publikoi gjendjen (statusin) për Kosovën. Pasi e deklaroi veten shtet-komb në 17 shkurt 2008, kushtetuta e shtetit të ri u shpall më 15 qershor 2008 dhe ende sot nuk ka hyrë në fuqi. Në zbatim e fuqi vazhdon të jetë Pakoja Ahtisaari e shpallur më 2 shkurt 2007, shtatë ditë para protestës së 10 shkurtit ku u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini dhe kur nisi procesi gjyqësor ndaj Albin Kurtit. Ky pezullim i pacaktuar i kushtetutës e vendos Kosovën de fakto në gjendje të jashtëzakonshme duke e bërë atë KAMPIN (kujto kampet e përqendrimit) ku kjo gjendje, tashmë është bërë e zakonshme. Duke qenë se janë të paktë ata të cilët kanë njohuri për këtë gjendje të Kosovës dhe për të çuar më tej atë çka Agon Hamza nisi me shkrimin “Kundër ligjit” në numrin 16 të GAZETËS, përmes këtij shkrimi të vonuar do të mundohemi të kuptojmë më shumë, dhe juridikisht se përse vrasja e Arben Xheladinit dhe e Mon Balajit më 10 shkurt 2007, nuk u quajt kurrë krim nga autoritetet e Kosovës të cilët në në kundërt, quajnë krim dhe cënim të rendit publik tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtin si kryetar i protestës. Duke qenë se Pakoja e Ahtisaarit, ashtu si Rezoluta 1244, që e “zgjidh” statusin e Kosovës, nuk i referohet asnjëherë gjendjes së saj si shtet, por i referohet thjesht Kosovë; duke e besuar Agamben-in teksa thotë që “terminologjia është momenti i duhur poetik i mendimit, që do të thotë se zgjedhjet terminologjike nuk mund të jenë kurrë neutrale”, atëherë as kjo zgjedhje nuk ka sesi të mos ndikojë në kuptimin e përcaktimin e gjendjes së Kosovës. Duke ju referuar Pakos në fjalë, kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk ka hyrë ende në fuqi në bazë të nenit 10.4 në pakt ku thuhet se “pas miratimit formal, Kushtetuta do të vlerësohet si e miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe do të hyjë në fuqi ditën e parë pas kalimit të periudhës tranzitore”. Kjo periudhë tranzitore në të cilën gjendet Kosova sot përfshin kohën e përmbushjes së të gjitha kushteve të përcaktuara në

Pakon Ahtisaari. I vetmi i cili e ka tagrin të vendosë në është koha kur ky tranzicion të kryhet është PCN-ja, Peter Feithat dhe një grup tjetër ndërkombëtarësh. Shkurt, nëse Kosova ndër të tjera nuk e përkryen decentralizimin; nuk e zbaton privilegjin; nuk e pranon dhe e respekton ekstra-territorialitetin e Republikës së Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë (shiko nenin 1.5, Aneksi 5/ Pakoja); nuk lejon fjalën dhe protestat që dëmtojnë të drejtat e të tjerëve, pra të Serbisë dhe si rrjedhim ngadalësimin deri në ndalim të plotë të lëvizjes Vetëvendosje, tranzicioni vazhdon dhe kushtetuta e Kosovës mbetet e pezulluar, e bashkë me të njeriu i zhveshur nga të drejtat e tij, i përjashtuar nga shteti. Çështja dhe problemi madhor është se edhe pas hyrjes në fuqi, Kushtetuta e Republikës së Kosovës shfuqizon veten përmes nenit 143/3 ku shkruhet se “Kushtetuta, ligjet dhe aktet e tjera ligjore të Republikës së Kosovës interpretohen në pajtueshmëri me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të datës 26 mars 2007. Në rast se ka papajtueshmëri midis dispozitave të kësaj Kushtetute, ligjeve dhe akteve të tjera ligjore të Republikës së Kosovës dhe dispozitave të marrëveshjes, kjo e fundit do të mbizotërojë” dhe vazhdohet se pas pavarësisht dispozitave të tjera të Kushtetutës, Përfaqësuesi Ndërkombëtar Civil (PCN), është autoriteti përfundimtarë në Kosovë lidhur me interpretimin e aspekteve civile të Propozimit Gjithëpërfshirës. Asnjë autoritet i Republikës së Kosovës nuk ka juridiksion të rishikojë këto vendime thotë neni 147. Pra as vetë populli

“sovran” i Kosovës. Në këtë pezullim të përgjithshëm e të gjithëkohshëm “të gjendjes” së Kosovës, ajo çka de fakto ka hyrë në fuqi dhe zbatohet është Propozimi i Përgjithshëm për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës i datës 2 shkurt 2007, pasi 26 marsi hyn në fuqi vetëm pas mbarimit të tranzicionit dhe çpezullimit të kushtetutës. Është e rëndësishme të theksojmë se midis Propozimit Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës së datës 2 shkurt 2007 dhe Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës së 26 marsit 2007, nuk ka dallime. Që do të thotë se, mund të themi pa frikë se gjendja e Kosovës është shpallur dhe ka hyrë në fuqi që në 2 shkurt 2007, kur Pakoja Ahtisaari u publikua, duke paraprirë protestën e 10 shkurtit 2007. Në këtë mënyrë, ai që tashmë ishte ligjëruar në ligjin de facto themelor si populli me -p- të vogël në termat e Agambenit, teksa protestoi në Prishtinë kundër paktit Ahtisaari, theu ligjin. Që prej 2 shkurtit Kosova nuk është më hapësira ku mund të tubosh lirisht. Që prej kësaj date e drejta e tubimit dhe të gjitha të drejtat e tjera të Qytetarit nuk janë më të ligjshme në Kosovë. Që prej 2 shkurtit 2007,“zgjidhja” e ndërkombëtarëve kushtetuoi shndërrimin e Qytetarit në Kosovë në të pashtet, në refugjatin me kohëzgjatje të papërcaktuar për të cilin flet Hannah Arendt e Giorgio Agamben, në njeriun e zhveshur nga cilësitë që i jep publikja duke u gjendur në mbetjen “zoion” pa “politikon”. Kosova është bërë kampi në të cilin kjo gjendje e jashtëzakonshme, për shkak të këtyre pezullimeve të shumta, është

bërë e zakonshme për banorët e tij. Që në fillim, kur flasim për të pashtetët në rastin e Kosovës, u drejtohemi si të pashtetë në raport me “shtetin” e tyre, Republikën e Kosovës, por ndërkohë u referohemi si të çatdhesuar në lidhje me shtetin amë shqiptar, nga i cili ata si dhe shumë shqiptarë të tjerë u lanë jashtë në 1913 e më tej. Arendt i referohet të pashtetëve si njerëz që kanë pësuar dy humbje: kanë humbur shtëpitë e tyre (kujtojmë veçanërisht vitet e para 1999 në Kosovë) dhe kanë humbur mbrojtjen e qeverisë së tyre e cila nuk nënkupton veç “humbjen e statusit ligjor në vendin e tyre, por në të gjitha vendet”. Fatkeqësia e mungesës së të drejtave vazhdon autorja, nuk është privimi nga jeta, liria apo barazia para ligjit, por është mungesa e një ligji para të cilit të jenë të barabartë. Banorët e Kosovës nuk i zë ligji jo vetëm për shkak të pranisë së privilegjit i cili sjell disbalanca në barazinë e të gjithëvë para ligjit (psh. privilegjet e decentralizimit, të Kishës Ortodokse: neni 2/ Aneksi V; të ndërkombëtarëve: nenet e Aneksit IX) por pasi ky ligj është i pezulluar fare. Dhe si rrjedhim, ata nuk i përkasin më asnjë lloj komuniteti duke “u përzënë njëherësh nga njerëzimi”. Dhe çfarë ndodh me të pashtetët e Kosovës? Thuhet se “Republika e Kosovës është “shtet” i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”. Që një shtet të jetë i tillë, ai duhet të përmbajë elementët përbërës të një shteti që në të drejtën publike janë populli, territori dhe organizimi juridik. Duke iu referuar Gurakuqit, me popull kuptojmë bashkësinë e njerëzve të cilëve

ligjet e një shteti u njohin statusin e shtetasit, që nga ana e tij nënkupton pasjen e të drejtave dhe detyrimeve ndaj vetë shtetit. Për ta përmbushur këtë pikë, popullin, banorët e Kosovës pasi votuan për përfaqësuesit e tyre në Kuvend, nëpërmjet kësaj, në sinkron thanë e shkruan në preambul “Ne, Populli i Kosovës, (Populli me P të madhe që e deklarojmë veten trup politik sovran) Të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet; Të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit”. Ata votuan direkt dhe indirekt për miratimin e ligjit të tyre themeltar i cili do t’u garantonte të drejtat e statusin ligjor për të marrë pjesë në jetën politike të vendit, pra në bërjen Qytetarë, nënshtetas. Se në fakt shtetin e res-publiken, prandaj e deshën kaq shumë. Ky akt, vonimi i hyrjes në fuqi të vendimit të tyre e përjashton sovranin nga sovraniteti, nga pjesëmarrja politike dhe nga qenia qytetarë. Pezullimi i kushtetutës do të thotë se nuk ka asnjë ligj të miratuar nga populli i Kosovës, qoftë përmes Kuvendit, i cili t’u njoh statusin e shtetasit banorëve të tij. Ky akt i lë ata në banorë pa të drejta duke i barazuar me refugjatin. Që këtu nis bërja e biopolitikës, zhveshja deri në mbetjen veç njeri, nën termat e Agambenit. Lëvizja Vetëvendosje thotë se “vetëvendosja është themeli i statusit të qytetarit. Ndërkaq, dokumenti bazik në të cilin gjen mbështetjen e plotë administrimi i Kosovës (Rezoluta 1244 [por edhe Pakoja e Kushtetuta përmes 1 janarit 1998]), secilin individ e trajton vetëm si banor, status të cilin mund ta gëzojë edhe refugjati. Vetëvendosja nënkupton si e tillë vetëshpalljen e Qytetarit. Për vetëvendosjen nuk ka zëvendësim. Ajo i siguron rrënjët e individit në proceset politiko-shoqërore. Vetëm liria mundëson që nga bashkësi etnike të bëhemi bashkësi politike. Që të jemi vetë përcaktues të identiteteve tona si qytetarë e jo të veçuar e të kategorizuar kolektivisht nga pushteti”. Agamben në “State of exception” na thotë se pezullimi i kushtetutës dhe ndërhyrja e autoritetit ushtarak në atë civil, na çojnë në fenomenin juridik të quajtur gjendje e jashtëzakonshme. Në këtë moment kemi krijimin e një kampi të madh “i cili është hapësira që krijohet kur gjendja e jashtëzakonshme


5

E mërkurë 10 | Shkurt 2010 |

fillon të bëhet rregulli” thotë Agambeni. Një kamp që qeveriset vetëm nga PCN-ja, që popullohet vetëm nga refugjatë, rezidentë, banorë, pra njerëz të zhveshur nga të drejtat politike si rrjedhim nga qytetaria, nën-shtetësia që është dhe kuptimi i të qenit dhe pasjes të popullit. Një kamp ku njeriu është reduktuar në zoion pa politikon, ku politika vetë është bërë biopolitikë, sipas të njëjtit autor. Ku njeriu mund të vritet dhe vrasja e tij nuk konsiderohet krim, madje as vrasje. Një njeri që është jashtë ligjit nuk mund të hyjë në ligj duke u konsideruar i vrarë nga kodi penal. Balaj dhe Xheladini e dëshmojnë këtë. Pakoja Ahtisaari nuk flet për gjendjen e jashtëzakonshme, por kjo e fundit përcaktohet qartë në plotësuesen e saj, në Kushtetutën e pezulluar që vetëpezullohet, neni 56 ku thuhet se “shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore që mbrohen me Kushtetutë, mund të bëhet vetëm pas shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme. Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 23, 24, 25, 27, 28, 29, 31, 33, 34, 37 dhe 38, të Kushtetutës nuk është e lejuar në kurrfarë rrethanash”. Nenet 23 e me rradhë u referohen mbrojtjes së dinjitetit njerëzor, të drejtës së jetës, kundërshtimit të skllavërisë, lirisë së besimit, ndërgjegjes. Nuk përfshihen në këtë pikë nenet më të rëndësishme që bëjnë dallimin midis regjimeve. Kështu mund të kufizohet neni 30 që lidhet me të drejtat e të akuzuarit (psh. procesi i 2007 dhe 2010 për Albin Kurtin); neni 35 që lidhet me lëvizjen e lirë; e drejta e privatësisë; liria e fjalës; liria e tubimit; e mediave; e asociimit në organizata të ndryshme dhe në fund, gjendja e jashtëzakonshme pezullon të drejtat zgjedhore. Në 10 shkurt Idlir Azizi

E gjitha kjo e ka një arsye shumë më të thellë : Sepse në viset tona shqiptarofolëse, fatkeqësisht E drejta, (justice) si ideal, nuk ka qenë kurrë Rast (a case, në terminologjinë e gjyqit). Sepse Shqipëria dhe Kosova kanë qenë përherë ndoshta me inflacion idealistësh, por vetëm për një ideal të vogël, lokal, kombëtar, sajë apo edhe me justifikimin e ruajtjes së kufirit, e përballjes ndaj armikut, apo të ruajtjes së vatanit. Sepse nuk ka pasur mesa duket idealizëm mirëfilli, në vendet tona shqiptarofolëse, por vetëm rilindës vërtet punëtorë, dashamirë, por të një shumice injorante, e veç në raport me kombin. Sepse nuk ka pasur mesa duket kurrë lëvizje apo turbulencë mendore e konceptuale në gjuhën tonë, në të dy sinoret shqiptare, rrokëse të një idealizmi të së drejtës; të së Drejtës për të qenë ndryshe, dhe për të menduar në radhë të parë, përveç të drejtës shumë minimale e banale thjesht për të gjalluar, si bagëti e bujqësi. Sot kjo po bëhet më se e dukshme. Dhe ca më tepër me ndihmën e Ndërkombëtarëve, ata që sjellin

2007 liria e tubimit ishte e pezulluar tashmë, liria e të akuzuarit, liria e fjalës, e mendimit ishte bërë e pazëshme për sa kohë ndodhi çka ndodhi. Nën këtë pezullim, protesta u ndalua; i akuzuari Albin Kurti u mbajt nën arrest për mëse një vit duke i ri-rishkelur të drejtat e njeriut. Atij përsëri sot ia shkelin të drejtat përmes çpezullimit të procesit për 10 shkurtin. Mund të thonë se ai sot akuzohet nën nenin 40/2 që thotë se liria e shprehjes mund të kufizohet me ligj në raste kur një gjë e tillë është e domosdoshme për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës, gjë e cila për sa kohë kufizohet me ligj, tejkalimi i kufirit dënohet. Vetëm se Albin Kurti nuk ka nxitur dhunë. Plumbat janë gjuajtur nga policët ndërkombëtarë, dhe janë gjuajtur pas shpine, jo ballazi. Balaj, Xheladini dhe mëse 80 të tjerë janë vrarë e plagosur dhe krimi nuk është quajtur krim dhe si i tillë s’është dënuar. Siç duket edhe e drejta e jetës nuk mbroka më në gjendje të jashtëzakon-

shme, ose mund të jetë një e drejtë boshe sa kohë nuk jetohet, por mbijetohet. E drejta e mbijetesës qenka ajo që u mbroka me ligj dhe u ruaka edhe në gjendje të jashtëzakonshme. Një qytetar tërësisht i zhveshur nga të drejtat politike dhe i lënë nën plumbat e policisë është kthyer në Homo Sacer siç thonë Agamben e Hamza. Kuvendi tashmë nuk ka më asnjë fuqi meqenëse kushtetuta që i jep fuqinë nuk hyri në fuqi menjëherë pas votimi. Çdo gjë është në duart e ekzekutivit, pra në duart e Peter Feithit që qëndron në krye dhe ekzekuton paktin pikë për pikë. Siç u tha më lart, në një pezullim të kushtetutës të paafat, gjendja e jashtëzakonshme fillon të bëhet e zakonshme dhe hapësira e gjitha kthehet në mbylltësirën e një kampi, ku vendosen sot të gjithë qytetarët-refugjatët e Kosovës. Pa të drejtën e fjalës (neni 40) e cila mohohet edhe në kushtetutën e pezulluar që vetë-shfuqizohet dhe pa të drejtën e tubimit i cili nxjerr jashtë

ligjit të gjithë Lëvizjen Vetëvendosje, gjendja në Kosovë sot e në e lejofshim të gjithë ne, edhe për shumë kohë do të jetë tërësisht bio-politike. Kujtojmë se në Kosovë është votuar përmes përfaqësuesve në kuvend për Kushtetutën dhe jo për Pakon Ahtisaari të 2 shkurtit 2007 që de fakto është ligj themelor. Kujtojmë se Kushtetuta e pezulluar a jo, e mbart në trupin e saj pezullimin që do të thotë se edhe pas fuqizimit të saj, banorët e Kosovës do të jenë refugjatë. Dhe kujtojmë gjithashtu se në Kosovë, sipas nenit 81/2 nuk lejohet referendumi për ligjet vitale (siç është Pakoja Ahrtisaari). A është Kosova demokratike?! Citojmë nenin 43 që thotë se “liria e tubimit paqësor është e garantuar. Secili person gëzon të drejtën për të organizuar tubime, protesta dhe demonstrata, si dhe të drejtën për të marrë pjesë në to. Këto të drejta mund të kufizohen me ligj, nëse është e domosdoshme për të siguruar rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare, ose mbrojtjen e të drejtave të

E drejta jonë për të menduar një herë në gjuhën tonë Subjektivisht, kjo duhet çuar si casus në gjyq

Reagim

me vete vlerat, edhe mbivlerat e militarizmit të tyre e të ekonomisë tashmë të justifikuar të tregut të « lirë ». Mirëpo ja që nuk paska treg edhe aq të lirë për vetëvendosje, për pavarësi të menduari, për liri për diversitet e Kontestim, dhe për të mos i pranuar në tabaka argjendi të gjitha Letrat e zyrave të euro-atlantikut.

Ne në Shqipëri e në Kosovë duket jemi mësuar tashmë me qeveri të çdo lloji e me popull të parafabrikuar (apo moskokëçarës) për t’i gëlltitur shumë shpejt të gjithë paketat ligjore apo deklaratat euro-atlantike. Sebepi: më mirë të drejtojë francezi sesa serbi! Gjë që shpjegon ama, përse, nga

ana tjetër, Serbia është çuditërisht më para Shqipërisë e Kosovës në rrugë drejt Evropës, të paktën sipas Institucionit. Nxitja për të menduar idealisht në shqip: kjo është në gjyq këtu, dhe jo një demonstratë, të cilën shteti (shtetet) mund ta thyejnë për dhjetë minuta.

të tjerëve”. Në 10 shkurt 2007, Qytetarët protestuan për pasjen res-publikes, për një rend publik, për të drejtat e të gjithëve, për drejtësinë para ligjit, për “vetëvendosjen si vetë-shpalljen e qytetarit, si e vetmja e cila siguron rrënjët e individit në proceset politiko-shoqërore”, të gjitha të mohuara në Pakon Ahtisaari. Por qytetarit të Kosovës, qysh atëherë i ishte hequr e drejta për aksionin politik dhe mundësia për të bërë komunitet. Në 2 shkurt Ata, perënditë e perënduara, ndërkombëtarët shpallën kushtet e përvijimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Sukses i madh për paqen në Ballkan. Në targat e automjeteve vazhdojnë të shënohen inicialet KS, figura e së cilës i bën jehonë krahinës së Kosovës nën Serbi e nën forcat e UNMIK-ut. Atyre u mungon inicialja e Qytetit. Gjahtari nuk dënohet pasi ka vrarë një qen që leh në rrugët e qytetit, me qëllim ruajtjen e paqes. Tragjikja është se qenia qen nuk është kurrfarë metafore. Gjendja e Kosovës është e patolerueshme. E shpallur a jo, sa kohë që kushtetuta është pezulluar dhe e vetëshfuqizuar, gjendja e gjendjes së Kosovë është jashtë-zakonit dhe njerëzit nuk i zë ligji. Kosova sot është kampi në të cilin njerëzit që veç gjallojnë po shtohen gjithnjë e më shumë, ndërkohë që Qytetarët që nuk duan të natyralizohen në këtë sistem, po vriten, por po vazhdojnë të luftojnë. Kampi është aty dhe ne të gjithë jemi dëshmi e tij; që s’mund, e s’duhet të jemi më dëshmitarë e pësues. Ka ardhur koha për të menduar veprimin e për të vetë-vendosur. Nderime dëshmorëve të kombit, Arben Xheladini, Mon Balaj Bezdia shqipe ndaj të menduarit, mungesa e konceptit dhe e së drejtës si të tillë, e të drejtës si subjekt dhe jo thjesht si shqiptar: këto janë arsyet më të forta drejt këtij gjyqi. Në këtë mënyrë, asnjë juri nuk do të jetë e paanshme. Në vendet tona ku kolonializmi është pranuar çuditërisht veç pas rënies së komunizmit, qeveritë nuk do të jenë kurrë dashamire ndaj prirjeve për vetëvendosje. Kolonializmi, sado me qeverira demokratike, e paska pra të nevojshme mbajtjen në nivelin e “barbarisë” të vendeve si tonat. Sepse koncepti i së Drejtës së vetëvendosjes është racionalitet e qytetërim. Mirëpo çdo kolonializëm paska nevojë për sfonde “barbare” mu në gji të vet, për vatra të reja mikrofashizmi, për hedhje të reja bombash e për të siguruar sërish e sërish statusin e vet të misionarit të paqes. E drejta jonë për të menduar një herë në gjuhën tonë Subjektivisht, kjo duhet çuar si casus në gjyq. Në këtë mënyrë ai “rrezik i përgjithshëm” që hedh këtu akt-akuza, mund të jetë fare një “total exposure” i mangësisë sonë për të arritur të drejtën e të menduarit vetë, për një ideal jo të qeverisjes, por të Shndërrimit (devenir).


6

E mërkurë 10 | Shkurt 2010 |

Elvis Hoxha

Gjërat janë shumë të qarta. Po të duam t’i pështjellojmë, mund të hidhemi nëpër analiza që zbehin vullnetin. Në Prishtinë data 15 shkurt shoqërohet nga një ftesë speciale për një gjyq special. Zakonisht në gjyq ka të dënuar, ndonjëherë dhe alibi. Po ta shohim kthjellët gjendjen e pavarur të Kosovës, këta dy terma shkojnë gjithnjë së bashku. Tre emra dominojnë sot zonën boshe të pavarësisë së Kosovës. Por “pavarësia e Kosovës” e ka termin e saj të parë në kuptimin e vërtetë të fjalës në shqip: pezullti. Tre emrat janë: 1. EULEX, skuadër ekspertësh pa ndjesi historike dhe jetike, por të aftë të shtyjnë pa afat vetëpërcaktueshmërinë e një populli; 2. qeveri indigjene që tek varet së jashtmi harron së brendshmi; 3. popull që kërkon në statusin e pezulltisë të shtetëzoj ndërgjegjen e vet. Mjafton pra të shohim qartë. Qeveria indigjene e zgjedhur paraqitet si element i mesit. Funksioni i saj i

Emri që shuhet në territorin e pezulluar të Kosovës është populli

Kosova e pezullt

vetëm është të jetë alibi, dy herë alibi: së pari, për të gjithë ata që mendojnë se vullneti yt mund të nënshkruhet prej dikujt tjetër dhe se liria mund të dorëzohet me paketë; së dyti për

pjesën eksperte evropiane që ka për mision uljen e kontigjentit popull për hir të administrimit të përsosur të stabilitetit. Në gjyqin e 15 shkurtit alibia është vendosur në postin e prokurorit.

Ndërgjegjja në postin e të pandehurit. I pandehuri do të publikohet me synimin: të bëhet e ditur edhe njëherë se trupi fizik i popullit të kolonizuar mund të vritet e të plagoset në një moment të parë, të burgoset në një moment të dytë, të shpallet fajtor në një moment të tretë. Kalimi nga vrasja në manifestime deri te gjykimi për vrasje i manifestuesit është përmbyllja në pavlefshmëri e një populli të tërë. Aty ku fiton dhe drejton alibia, krimi mund t’i bashkëngjitet vetëm atij që nuk ka alibi. Mes tre emrave që përmendëm i vetmi që nuk ka alibi është bartësi i ndërgjegjes: ai quhet Albin Kurti (alias vetëvendosja). Pra, emri që shuhet në territorin e pezulluar të Kosovës është populli. Popull i pezulluar. Populli i vërtetë i EULEX-it është trupa qeveritare e zgjedhur nga votues përtacë. Mjafton që me një operacion mendimi ju të fs-

hini një prej termave dhe do të gjeni emrin e çdo çifti: EULEX-qeveri indigjene, ky çift është mbarëvajtja mes fshirësit së ndërgjegjave dhe mafiozit financiar; EULEX-popull indigjenësh, ky çift është relacion i deklaruar i formulës klasike të kolonizimit, pasi ekspertiza për Perëndimorin është më e vlefshme se vullneti; qeveri indigjene-popull indigjen, emri i rëndomtë i një relacioni demokratik. Ndërkohë që Albin Kurti bëhet pafundësisht emri i përpjekjes për Vetëvendosje, vetëemërtim, qeveria indigjene përsoset si alibia më e madhe e pranisë së popullit. Emrat Qeveri dhe Albin e përjashtojnë njëri-tjetrin. Në gjyq thërritet ndërgjegjja dhe ndëshkon alibia. Le ta marrim vesh pra, po ama ta marrim mirë vesh: njëri nga tre emrat e Kosovës është i tepërt. Duam shtet të pavarur të Kosovës? As të mos na shkojë ndërmend. Në vend të tij do të kemi një popull të pezulluar. Nëse doni të jeni ende përtacë, vazhdoni analizën eksperte me tre terma.

Ne, Fronti i Lirisë e konsiderojmë gjyqin ndaj Kurtit si krejtësisht e qartësisht politik

Në mbështetje të Albin Kurtit

Inkurajojmë lëvizjet që vazhdojnë betejën e tyre politike kundër terrorit Albin Kurti është lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, një grupi aktivistësh politikë nga Kosova, të cilët kundërshtojnë politikat dhe praktikat kolonialiste të komunitetit ndërkombëtar në këtë shtet. Edhe kësaj radhe Kurti vendoset para gjyqit pikërisht sepse insiston që politika duhet të udhëhiqet nga parimet e barazisë. Herën e fundit Kurti ka dalë para gjyqit në vitin 2007, dhe prej prokurorëve të UNMIK-ut ai u akuzua për:

qenë dëshmitarë të një serie gjyqesh politike në Serbi dhe në Kosovë. Gjyqi i Ilija Jurisiç nga Tuzla e Bosnje Hercegovinës, gjyqi i grupit “Belgrade 6” apo çështja “Albin Kurti” kanë diçka të përbashkët – që të gjithë po gjykohen në gjykata të varura prej qeverisjes, në gjyqe qartësisht politike, që në mënyrë direkte u mohojnë të drejtat e tyre bazike. Ndërkohë që shteti (ose në rastin e Kosovës, Bashkimi Europian) reagon shumë butë ndaj fashizmit administrativ që po rritet në rajon, nuk heziton të shtypë ashpërsisht çdo lloj aktivizmi majtist apo qytetar.

* Organizimin e “një Turme që kreu Shkelje Kriminale” më specifikisht një turmë që “nëpërmjet aksionit kolektiv” shkaktoi ose u përpoq të shkaktonte “rrezik publik, dëmtime të pronës në shkallë të gjerë”. (dënimi për këtë akuzë shkon nga një deri në dhjetë vjet). * Udhëheqja dhe pjesëmarrja në një “Grup që nuk Bindet ndaj Personave Zyrtarë”. (dënimi nga një deri në pesë vjet) * “Thirrje për Rezistencë” qoftë dhe përmes forcës apo kërcënimeve të rënda, duke penguar “zbatimin e vendimeve apo masave të ligjshme të lëshuara nga autoritetet kompetente ose nga një zyrtar gjatë aktivitetit të tij zyrtar” (dënimi deri në tre vjet). Këto akuza pasqyrojnë arrogancën dhe natyrën kolonizuese të sundimit të EULEX-it mbi shtetin e Kosovës. Përgjigjja ndaj kërkesave për barazi e liri ishin dy burra të vrarë dhe 82 të plagosur prej anëtarëve të njësitit special të UNMIK-ut? Kurti është në një organizatë që

qëndroi në ballë të protestave të zhvilluara në 10 shkurt 2007. Përgjigjja e aktorëve ndërkombëtarë për “Udhëheqjen dhe pjesëmarrjen në Grupe që Pengojnë Persona Zyrtarë në Zbatimin e Detyrave Zyrtare” mos është vallë duke vrarë e plagosur qytetarët e Kosovës? Anëtarët e komunitetit ndërkombëtar që i shtinë turmës duke shkaktuar viktima më pas u lavdëruan për profesionalizmin e tyre, disa madje edhe u dekoruan dhe shkuan të gjithë të jetojnë të lirë në shtëpitë e tyre, duke qenë imunë ndaj hetimit ligjor. Albin Kurti po thërritet edhe një herë në gjykatë sepse ka ngritur

zërin kundër sundimit ndërkombëtar të Kosovës. Ai po çohet në gjyq sepse është angazhuar në organizimin e popullit të Kosovës kundër këtij sundimi, në angazhimin e tyre për të drejtën e përbashkët për vetëvendosje. Kurti është hedhur në gjyq sepse është angazhuar politikisht, sepse ai i kujton gjithnjë popullit se e vetmja mënyrë për të arritur lirinë është duke e kërkuar atë politikisht. Gjyqi kundër Albin Kurtit është një gjyq kundër lirisë për të qenë aktiv politikisht. Ky gjyq kundërshton drejtësinë. Sundimi kolonial gjithnjë, historikisht ka fajësuar të kolonizuarit për çdo të keqe që u ndodhte. Sot të kolonizuarit fajësohen edhe për krimet e kryera nga koloni-

zatorët në mes të ditës me diell. Duke e rifilluar gjyqin ndaj Kurtit EULEX-i vetëm sa e vazhdon rrugën e UNMIK-ut që iu përkushtua kundërshtimit të çdo projekti të mundshëm politik emancipues në Kosovë. Çdo përpjekje për të shprehur lirinë etiketohet barbare; çdo aksion politik për liri cilësohet si i paqytetëruar. Shkurt, prej perspektivës arrogante koloniale, çdo aksion i përbashkët për liri e për barazi është kundërshtar me dialogun, si mjet “i qytetëruar” për të zgjidhur problemet “konkrete” dhe “aktuale”. Gjatë këtyre muajve të fundit kemi

Pra ne, Fronti i Lirisë, njerëzit e aksionit kolektiv, e konsiderojmë gjyqin ndaj Kurtit si krejtësisht e qartësisht politik. Ne mbajmë të njëjtin qëndrim me Kurtin në pozicionin e tij për mosnjohjen e këtij gjyqi për faktin se është politik, si dhe për refuzimin e nevojës së një avokati mbrojtës për pasojë. Gjithashtu ne i inkurajojmë të gjitha lëvizjet që t’i vazhdojnë betejën e tyre politike kundër terrorit të pabarazisë, po ashtu edhe Lëvizjen Vetëvendosje për të vijuar aksionet politike kundër padrejtësive të ndërmarra nga strukturat koloniale ndërkombëtare në Kosovë.

Në solidarizim, Fronti i Lirisë* www.frontslobode.org * Fronti i Lirisë është një organizim aktivistësh politikë që veprojnë në Bosnjë Hercegovinë,Kroaci,Serbi e Slloveni. Përktheu: Arbër Zaimi


7 Kërkesa më perverse që përditë e më shumë po realizohet është dëshira për të qenë të pushtuar nga ndonjë shtet Europian E mërkurë 10 | Shkurt 2010 |

Endrrat që bëhen realitet A po thërret dikush Hosanna pas 20 vjetësh?

Leart Kola

Është tragjikisht e rëndësishme, siç historia na ka mësuar që të kihet kujdes kur ëndërron, sepse ka shumë mundësi që të kthehen në realitet. Edhe pse në pamje të parë kontradiktore, realizmi i ëndrrave shpesh here ka rezultuar me tragjik se zhgënjimi për mosrealizmin e tyre. Ashtu sikurse po ndodh sot në fillim 2010, me Shqipërinë dhe shqiptarët, jo vetëm brenda kufijve administrative por në të gjithë hapësirën e saj. Sot dëgjohen ngado ankesa për sistemin, politikën, pasurimin e shpejtë të disave, korrupsionin dhe gjithë këto fenomene që po diskutoheshin në fillim viteve ‘90, do dukeshin thuajse të bukura në gojën tonë, madje do t’i ngjanin mendimeve përparimtare, sepse është një retorikë e krijuar dhe e përdorur sigurisht vetëm nga vendet kapitaliste, si e tillë shndriste në mes të fjalëve gri komuniste, si prona e përbashkët, arsimimi për të gjithë, këto fjalë démodé (që mezi pritej të harroheshin) dhe ja ku u ndërruan, duke na e realizuar ëndrrën. Sot këto fjalë nuk i dëgjon më askund, as në gojën e qytetarëve e aq më pak në atë të politikanëve. Nuk mund të mos e pranojmë të gjithë që në aspektin ekonomik, në Shqipëri gjithçka po shkon sipas ëndrrës tonë të vitit ‘90. Kur flitej për kapitalizmin ekstrem, terapinë e shokut, shkatërrimin e çdo fabrike dhe uzine, si shfaqje e turpshme politike autoritare mes ëndrrës kapitaliste, madje u hodh dhe çeku i bardhë në lojë, si ekstremi i antikomunizmit dhe i një liberalizmi ekstrem, duke synuar politika ekonomike gati fashiste. Sot pas 20 vjetësh është vështirë të gjesh një dëshmi të një uzinë apo fabrike prodhuese, ato që kanë qenë janë privatizuar me kushte qesharake nga njerez të afërm të “demokracisë”, të cilët nuk i përdorin për prodhim por më shumë si magazinim. Duke e trasformuar ekonominë në një shprehje të qartë të tranzicionit, “ekonomia e magazinave” dhe e konsumatorëve par exellance, të cilët paranë nuk e fitojnë si një proçess logjik pas prodhim-fitimit, por i “bëjnë”. Gjithashtu ekonomia dhe sistemi i taksave sot është praktikisht ai që atëherë ëndërronim, neo-liberal, me taksa të sheshtë e cila e superfavorizon shtresëzimin e shoqërisë, krijimin e shpejtë të një klase të vogël të të pasurve dhe një klase masive të të varfërve. Po le të dalë ndokush sot e të thotë që nuk ishte kjo që ëndërruam, ndërkohë që lëngëzonim me Beautiful-in dhe Santa Barbara-n, që na godiste pin-

gul në mendjet tona e na shkonte deri në stomak, kur shihnim këta super të pasur që ushqeheshin mirë. Madje dhe shërbëtorët na kënaqnin, më në fund imazhi i një vendi ku të gjithë nuk hanë e vishen njësoj por ka shfrytëzues dhe të shfrytëzuar. Ripetitorët televizivë të kapitalizmit ishin më të fortë se TVSH, e cila për hir të së vërtetës është i vetmi institucion konsistent, që nga krijimi i saj e deri më tani. Dhe ja ku e kemi sot shtresëzimin, sot kemi mes nesh njerëz që janë ndoshta shumë herë më të pasur se heronjtë tanë të telenovelave në fillim të ‘90, madje dhe të varfrit po kapin rekordet e tyre të varfërisë, a nuk është kjo një ëndërr që mund të konsiderohet e realizuar pas 20 vjetësh sistemi kapitalist? Fshatarët tanë, urrenin kooperativën dhe në ’90 donin që të merrnin tokën e tyre, të kishin kafshët e tyre dhe jo një sistem represiv që i dhunonte vazhdimisht. Sot pas 20 vjetësh Berisha me shokë ia plotesoi këtë kërkesë antikooperativiste dhe u ndau parcelat. Problemi qëndron që parcelat janë aq të vogla sa në sistemin kapitalist ku jetojmë është e pamundur që të jenë të punueshme, dhe kanë mbetur shterpë duke e varfëruar de facto më shumë fshatarin e sotëm dhe duke i krijuar kushte të pamundura jetese në fshat. Për këtë arsye pas ‘95 u krijuan tmerret e periferive në qytetet e mëdha si Tirana me Bathoren, Durrësi me Këneten e me radhë gjithë të tjerat. Ish hapësira bujqësore të cilat (meqë bujqësia është komuniste) u kthyen në zona banimi, pa kushtin më të vogël jetësor. Por a nuk ish pikërisht kjo që kërkuam, iniciativë private të fshatarit, liri absolute në vendimarrje dhe anti kooperativizëm? A nuk është vallë kjo e kundërta e sistemit të kaluar, ëndrra kapitaliste për fshatin tonë? E më në fund, a nuk ishte

kjo arsyeja pse e hodhi fshatari shqiptar sistemin në ‘90? Anipse sot kemi 60% të varfër në fshat, që më shumë se fshat sot është një territor i mbyllur indigjenësh pa asnjë sens ekonomik e aq më pak kulturor. Urbanistika sociale deri atëherë e përdorur nga regjimi për të garantuar barazinë e shtetasve të vet u përdhos me neveri nga çdokush, duke e konsideruar perverse (e sigurisht që ëndrra ishte që gjithescili të qe i lirë të jetonte ku të donte pa pyetur për pronën publike, a mos vallë nuk e kemi bërë? Sot të gjithë jetojnë sipas mundësive e ku të munden, disa në mes të Tiranës me apartamente 200 m. katror, disa në 30 m. me pesë pjesëtarë në familje, dikush në një zonë rezidenciale, e dikush tjetër në një bathore apo kënetë ku s’ka as rrugë as spitale as shkolla por vetem sëmundje kudo që ecën. Kështu janë vendet kapitaliste, me të pasur e të varfër, dhe ne këtë ëndërronim dhe këtë gjetëm, e për pasojë këtë kemi pas 20 vjetësh “demokraci”. Librat i dogjëm,i hodhëm,i pështymë e më pas mblodhëm me to qoftet që shiteshin buzë rrugës. Libri u konsiderua forma më perverse e sistemit për të na izoluar me autorë si Dostojevski, Balzak, etj. A nuk është gjendja e librave sot një ëndërr e realizuar? Shumica e librave janë banalë dhe askush më nuk lexon libra? Edhe ato pak libra që shiten janë me histori konspiracionesh, ose policeskë, ose romanca të shpifura dashurish të ca dementëve që nuk e kanë ndarë akoma mendjen në çfarë shekulli duan të jetojnë, por ky qenka banaliteti kulturor që kerkuam. Sot pjesët e teatrove i kemi moderne, opera nuk para bëjmë, por ama prodhojmë Big Brother dhe Miss, e me këto kemi thënë gjithçka që përbën rritje shpir-

tërore nëpërmjet kultures që prodhojmë si komb. Se në fund ne ishim kuriozë të shihnim, përgjithësisht të shihnim femra të bukura, sa i përket librave ato mund të flenë të qetë nëpër shtypshkronja pasi askush nuk do t’i shfletojë ata armiq të lirisë, prodhues të komunizmit më të egër ballkanik. Por kërkesa më perverse që përditë e më shumë po realizohet është dëshira për të qenë të pushtuar nga ndonjë shtet Europian, (ah sikur të ishim skllevër të ndonjë Gjermanie a Italie), se kështu flitej në ‘90, atëherë kur na vinte zor të thoshim që jemi shqiptarë nëpër aeroporte dhe stacione trenash europianë. E ku mund ta shohim këtë fakt në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë sa tek gjyqi i Albin Kurtit? Ku i vetmi zë i qartë opozitar i promovimit të së drejtës së vetëvendosjes dhe i luftës për të drejtat e komuniteteve në të gjithë hapësirën shqiptare do të arrestohet për t’u gjykuar nga gjykatës ndërkombëtarë? Për të mos folur për fjalën e fundit që e kanë gjithnjë institucionet ndërkombëtare, duke filluar nga FMN, Banka Botërore, OSBE, KE etj. A është kjo një realizim i ëndrrës sonë më të ethshme të pas ‘90? Pyetja që vjen pas gjithë këtyre shembujve të sipërpermendur është a po thërret dikush Hosanna pas 20 vjetësh? A po gëzohet ndokush me mend në kokë në Shqiperi, a mendon ndokush me mend në kokë sot në Shqipëri që ne jemi bërë si gjithë Europa? E pra ëndrrat tona në pjesen më të madhe janë plotësuar. “T’u plotësofshin ëndrrat!” në Shqipëri më shumë se sa si urim mundet fare mirë të merret si një mallkim duke parë ç’kemi katranosur, për këtë arsye duhet të jemi të kujdesshëm kur ëndërrojmë, sepse me ç’po shohim mund të realizohen.

Sigurisht kjo nuk do të thotë që artikullshkruesi dënon të sotmen duke justifikuar totalitarizmin enverist të së djeshmes, përkundrazi unë mendoj që një sistem si ai që kishim nuk duhet ta ndërtojmë më kurrë, se ishte një sistem ku suksesi ishte prapë individual dhe i lidhur ngushtë me pozicionin e individit në shkallët e pushtetit. Një komunizëm enverist që më shumë se anti-kapitalist ishte anti-komunist. Por kurrsesi e kaluara jonë nuk duhet të jetë justifikim për mizerjen e sotme dhe pengimin e krijimit të një ëndërrimi kolektiv mbi si e duam të ardhmen. Unë mendoj që sinjalet e alarmit duhet të hidhen jo duke parë të ardhmen si një pamundësi që pengohet nga korrupsioni i Elitave, por si një mundësi që duhet të fillojë duke ndërtuar një ëndërr substanciale dhe të shëndetshme sot. Është gjëja më e thjeshtë të bësh atë që analistët e sotëm bëjnë, duke promovuar disfatizmin në vend të optimizmit dhe duke ia transferuar të gjithë fajet e veta klasës politike, duke harruar që ajo klasë politike, po të bëjmë një analizë të thellë të situates del që në të vërtetë thjesht ka përfaqësuar ëndrrat tona në nivel politik. Pra faji qëndron tek ajo që bashkarisht kemi parë si forma më e mirë e të ardhmes. Ndërkaq nëpërmjet këtij disfatizmi dhe individualizmi të promovuar në ekrane apo në shtypin e shkruar i jepet frymëmarrje korrupsionit jo vetëm monetar, por edhe shpirtëror, duke propozuar si të vetmen shpresë suksesin individual në kundërshtim të atij komunitar. E vetmja mundësi që të çlirohemi nga ky ankth i terrorit të përditshmërisë është pikërisht krijimi i asaj ëndrrë që bazohet tek puna, si nocion që lidhet drejtperdrejt me shoqërinë prodhuese dhe jo vetëm konsumatore, duhet ndërtuar mbi solidaritetin njerëzor në mënyrë që suksesin ta shohim si klasor dhe komunitar, në kundërshtim me idenë korruptive të suksesit individual. E ardhmja jonë duhet domosdoshmërisht të bazohet mbi kulturën si e vetmja garanci shpirtërore që bën të mundshme punën dhe solidaritetin. E ardhmja ndodh gjithmonë sot, dhe ëndrrat bëhen gjithmonë realitet, mjafton që të ëndërrojmë atë që duhet dhe të punojmë për të, në formë solidarë me njëri-tjetrin për të ndërtuar çdo ditë një vend që progresin nuk e sheh të reflektuar nën super egon e herojve televizive, por në brendësinë e mirëqenies se familjes, lagjes dhe qytetit ku jeton. Progresi është përbrendësimi i dëshirës për të çuar përpara ëndrrën tonë të përbashkët të një Shqipërie, shqiptare dhe të zhvilluar. Ta bëjmë Shqipërinë ashtu si do të donin të gjithë shqiptarët.


8

E mërkurë 10 | Shkurt 2010 |

Ajo që filloi me mjekët e policët, do të vazhdojë me greva dhe protesta të reja

Të ngrihemi për ngritje të mirëqenies Kërkesat për paga më të larta janë tërësisht legjitime (Vijon nga faqe 2)

ose me politikat buxhetore të hartuara nga persona që nuk e kanë ditur apo kanë harruar, përgjithësisht nuk brengosen fare me atë se çka do të thotë të jesh i varfër.

Visar Ymeri

...të punës nëpër spitalet, klinikat dhe shtëpitë e shëndetit të Kosovës, si dhe miratimi i një ligji të punës i cili do ta mbronte punëtorin e Kosovës karshi nëpërkëmbjes dhe arbitraritetit të punëdhënësit, janë kërkesa të cilat na prekin të gjithëve. Pra janë kërkesa të të gjithëve. Mjekët duhet të insistojnë në krijimin e kushteve për zhvillim të mirëfilltë profesional të tyre, kushte me të cilat ata do ta kishin mundësinë që ta trajtojnë secilin pacient në nevojë dhe të na e ruajnë shëndetin në përgjithësi. Kjo kërkon investime shtesë në sistemin publik të shëndetësisë, e jo krijimin e kushteve për lulëzimin e sektorit privat i cili për nga natyra është përjashtues (aty gjejnë trajtim dhe shërim vetëm të kamurit). Policët Policët e Kosovës nuk e kanë hapësirën gjeografike (kujto pjesën veriore të Kosovës, pastaj enklavat nëpër pjesën e mbetur të territorit) e as atë politike (kujto strukturat paralele, korrupcionin në rritje) për të ndërhyrë kundër krimit. Ata përditë e më shumë po bëhen shërbim i vendimeve të EULEX-it (te Kroi i Vitakut vitin e kaluar u ndalën nga EULEX-i, EULEX-i ua anuloi vendimin operativ për t’i ndihmuar KEK-ut në veri). Me nënshkrimin e Protokollit mes EULEX-it dhe Serbisë për bashkëpunim policor, Policia e Kosovës në mënyrë indirekte hyri në marrëveshje me atë të Serbisë për t’ia dhënë kësaj të fundit të gjitha informatat e mbledhura nga hetimet brenda territorit të Kosovës. Të gjitha këto ia cungojnë punën dhe përgjegjësitë policisë së Kosovës e cila do të duhej të ishte garantuesi i rendit dhe sigurisë në tërë territorin e Kosovës. A nuk janë këto arsye të mjaftueshme për protestë të policisë, së bashku me kërkesën për rritje të rrogës? Për shkak se protestat e punëtorëve, kudo dhe kurdo duhet të jenë përmirësimi i kushteve të punës. Sepse kushtet e punës, dhe trajtimi në punë, janë elementet kryesore që e mirëmbajnë dinjitetin njerëzor. E në kushtet specifike të punës së policit hyjnë edhe këto mangësitë politike të sipërpërmendura, të cilat nuk e lënë policin të bëhet polic, dhe të cilat nuk e lënë policin të identifikohet me shërbimin të cilin e kryen dhe ta respektojë punën e tij. Arsimtarët Punëtorët e arsimit kishin punuar përgjatë viteve të nëntëdhjeta pa ose

Bujqit Bujqit duhet të ngrihen për të kërkuar subvencionim të bujqësisë dhe mbrojtje të tregut për prodhimet e tyre. Me subvencionim bujqëve do t’u krijoheshin kushtet që t’i shmangin kamatat e larta të bankave, ndërsa me mbrojtje të tregut shitjen e prodhimeve do ta kishin të garantuar. Kështu do të përfitonin ata, do ta punësonin tërë familjen e ndoshta edhe më shumë, si dhe do të përfitonim ne, qytetarët, nga rrjedha më e madhe e tatimeve në buxhetin e shtetit.

me pagesë minimale për ta mbajtur gjallë sistemin paralel të arsimit të cilin e kishte ngritur shoqëria e Kosovës në kundërshtim me imponimet nga Serbia okupatore. Dhe prej vitit 1999 mësuesit dhe profesorët e Kosovës u lanë në pozitë të mjerë sociale, me paga të mjaftueshme për t’i nxjerrë familjet e tyre nga varfëria ekstreme në varfëri. Tash dhjetë vite është investuar shumë pak në sistemin publik arsimor të Kosovës, sipas politikave neoliberale të imponuara nga FMN-ja të cilat i hapën rrugë zhvillimit të biznesit të universiteteve private. Sot heshturazi të diplomuarit nga universitetet e kolegjet private janë të diskriminuar pozitivisht në punësimin publik në Kosovë. Gjë që nënkupton se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të Kosovës përjashtohen nga mundësitë, të cilat, sikur pasuria, janë të shpërndara në mënyrë të pabarabartë. Përveç rritjes së pagave punëtorët e arsimit duhet të insistojnë në investime më të mëdha në arsim, që do t’ua mundësonte atyre ngritjen e vazhdueshme profesionale e kadrovike që do ta përmirësonte cilësinë e mësimit dhe ligjërimit në shkollat publike. Po ashtu duhet të insistohet në krijimin e kushteve për zvogëlimin e numrit të nxënësve nëpër klasët e shkollave fillore e të mesme që mësuesit e profesorët të kenë mundësi që t’iu përkushtohen më shumë nxënësve. Punëtorët shkencorë duhet të kërkojnë më shumë investime në shkencë që edhe ata ta kenë mundësinë të përparojnë në profesionin të cilin e kanë zgjedhur. Të gjithë këto do

t’i kontribuonin të mirës së ëprgjithshme nga e cila do të përfitonim të gjithë. PunëtorëT e ndërmarrjeve të privatizuara Punëtorët e ndërmarrjeve të privatizuara përveç 20%, duhet të jenë të vetëdijshëm se u takon më shumë. Ata dhe punëtorët e ndërmarrjeve të cilat ende nuk janë privatizuar ende, së bashku me punëtorët tashmë të pensionuar, janë krijuesit e kësaj pasurie të cilën e kemi trashëguar dhe të cilët po e gëzojnë një pakicë. Prandaj këta duhet insistuar që ndërmarrjet e privatizuara (aty ku ka mundësi) të mbahen përgjegjëse për punësimin e tyre, dhe për vazhdimin e aktivitetetit prodhues të ndërmarrjes. Ndërsa ndërmarrjet e të cilëve ende nuk janë privatizuar duhet të mbesin kategorik kundër shitjes së ndërmarrjes ku punojnë pa ua garantuar respektimin e të drejtave dhe interesit, si dhe pa mbrojtjen ligjore të punëtorëve në përgjithësi. Nuk mjafton vetëm të kërkohet miratimi i ligjit të punës, por duhet specifikuar se cilat dispozita mbrojtëse duhet t’i përmbajë ai ligj, si p.sh. mbrojtjen nga përjashtimi arbitrar i punëtorit, caktimin e pagës minimale e cila do të duhej të reflektonte koston për një jetë të dinjitetshme, krijimin e fondit të papunësisë, obligimet për punëdhënësin që t’i financojë punëtorët edhe për një kohë pas përjashtimit eventual nga puna, mbrojtja e të drejtës për anëtarësim dhe organizim në sindikata, pushim të mirëfilltë të lehonisë, mosdiskriminim në punë, etj.

Të papunët Të papunët kanë shumë kërkesa. Mirëpo kryesorja e tyre është insistimi në krijimin e mundësive për punësim. Të papunët, sikur të gjithë të tjerët, duhet të insistojnë që politikat qeveritare t’i mbështesin aktivitetet ekonomike e prodhuese të cilat gjenerojnë punësim e jo vetëm investimet në tregti dhe eksploatim resursesh siç është bërë deri tash, të cilat u dëshmuan të jenë rrënuese për ekonominë e vendit. Studentët Studentët duhet të insistojnë në përmirësimin e kushteve në univerzitetin publik, dhe të insistojnë në zgjerimin e ofertës së kurseve universitare për arritjen e dijes sa më të përgjithshme. Ata po ashtu duhet të insistojnë në arsim publik falas për të gjithë në mënyrë që asnjë nga ne të mos i jetë i përjashtuar nga shkollimi. E drejta për shkollim cilësor është universale dhe kjo duhet respektuar në Kosovë. Pensionistët Pensionistët duhet të insistojnë që të respektohet puna e tyre shumë vjeçare në ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e vendit. Ata duhet të insistojnë nga qeveria e Kosovës që ta merr parasysh borxhin implicit publik (paratë e paguara në formë kontributesh pensionale) dhe të kërkojnë që Serbia të paditet për plaçkitjen e parave të tyre. Pensioni i tyre mujor duhet të lidhet me koston e përgjithshme të jetesës e jo vetëm me mundësitë e proklamuara buxhetore

Prodhuesit Edhe prodhuesit i kanë kërkesat e ngjashme. Atyre u nevojiten institucione politike të cilat e favorizojnë prodhimin vendor, duke planifikuar e investuar në zëvendësim të importit dhe forcim të prodhuesve me përqendrim edhe kah eksporti. Pra u nevojitet një qeveri e cila ua mbron tregun dhe ua krijon kushtet për investime të mëtejme në fabrikat e uzinat e tyre për të gjeneruar vende të reja të punës dhe ngritje së cilësisë së prodhimit. Përgjegjësia Të gjitha këto kërkesa varen nga institucionet politike të shtetit. Dhe të gjitha këto e kanë dimensionin e qartë shoqëror. Meqenëse është kështu atëherë të gjitha këto shtresa të shoqërisë duhet bërë bashkë dhe artikuluar kërkesat njëzëri. Kështu edhe zëri edhe kërkesat do të ishin më të forta. Të gjithë duhet të ngritemi në mbrojtje të pasurisë sonë të përbashkët, nëse dëshirojmë që ajo të na shërbejë të gjithëve. Përndryshe ajo do t’i shërbejë vetëm disa siç edhe po ndodh. Kërkesat për paga më të larta janë tërësisht legjitime nga të gjithë shërbyesit civilë, dhe është absurde të tentohet të argumentohet e kundërta. Mirëpo të gjitha kërkesat e protestave shoqërore që ndodhin në Kosovë, e veçanërisht në rastet e shërbimeve civile e publike, duhet të jenë kërkesa që për qëllim kanë të mirën e përgjithshme, e jo vetëm atë parciale a individuale. Sa kohë që preokupim kryesor e kemi vetëm veten tonë, asnjëherë nuk do të kemi mundësi ta përmirësojmë jetën tonë. Ne të gjithë jemi pjesë e pandashme e një tërësie më të madhe, dhe nuk mund të jetojmë jashtë kësaj. Prandaj duhet të mendojmë si pjesë brenda tërësisë dhe të përpiqemi për tërësinë.


9

E mërkurë 10 | Shkurt 2010 |

“Gazeta” hap një rubrikë të re ku në fokus është vetë fokusi! Fotot më të diskutuara të artistëve shqiptarë...

\\\ rr on ismajli

fotografiijavës


10

E mërkurë 10 | Shkurt 2010 |

Besarta Vladi

(Vijon nga faqe 3) ...RTK( Radio-televizioni publik i Kosovës), RTV21(Radio-televizioni 21) dhe KTV (Televizioni Koha). Kjo përzgjedhje është bërë për disa arsye: Së pari, këto janë tre televizione që mbulojnë territorin e Kosovës në përgjithësi, pra jo vetëm disa lokalitete të veçanta. Së dyti, këto tre televizione kanë qenë, që në fillim, objektiv i rëndësishëm për palën ndërkombëtare, si për t’i fuqizuar, ashtu edhe në përpjekjen për t’i kontrolluar ato në situata të caktuara. Liçensimi. Problematika e parë lidhet me procesin e licencimit (Liçensa, sipas përkufizimit që i është bërë në Rregulloren e Komisionerit të Përkohshëm për Mediat (TMC) 2005/1, është leje e kushtëzuar, kontraktuale, e dhënë nga TMC-ja, për përdorimin e një ose më shumë frekuencave të përcaktuara, për transmetime radioje ose televizive. I Licencuari, me marrjen e Licencës së TMC-së, pajtohet me të gjithë ligjet që kanë lidhje me to, rregulloret e UNMIKut, rregulloret dhe udhëzimet zyrtare të TMCsë dhe kushtet teknike, të përgjithshme dhe specifike të licenses) të mediave në Kosovë, menjëherë pas mbarimit të luftës atje. Pyetja kryesore në lidhje me këtë çështje është : Si u dhanë licensat e para të transmetimit? Pra u dhanë në bazë të një konkursi të hapur dhe transparent për të gjithë të interesuarit, apo u shpërndanë në mënyrë jo transparente, duke marrë për bazë kryesisht kritere politike, për të cilat shumica e të interesuarve nuk ishin fare në dijeni. Administrata e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) filloi të operonte në Kosovë rreth fundit të vitit 1999, periudhë kjo që përkon me mbarimin e luftës atje. Në mënyrë që të mbushej boshllëku legjislativ, dhe si përgjigje ndaj zhvillimeve të fuqishme në skenën mediatike ne Kosovë, autoritetet e UNMIK-ut bënë përpjekje të vazhdueshme që ta vendosnin median kosovare nën legjislacionin e përkohshëm. Por jo çdo vendim në lidhje me mediat u bazua në ligje të sanksionuara diku, apo në rregulla transparente të hartuara prej tyre. Sipas ish-drejtorit të parë Migjen Kelmendi të programit për televizion dhe letërsi në RTK, tre frekuencat e para të transmetimit u shpërndanë pa tender. Ky i fundit është tipar karakteristik dhe thelbësorë në shoqëritë demokratike perëndimore, tipar i cili, në rastin e Kosovës është shkelur. Përfaqësuesit ndërkombëtarë i dhanë leje transmetimi televizionit publik, RTKsë , dhe dy lejet e tjera ua dhanë dy gazetarëve të njohur në Kosovë, Veton Surrojit dhe Afërdita Kelmendit. Në këtë mënyrë, u është privuar e drejta për të konkurruar për leje transmetimi shumë palëve të tjera, të interesuara për të. Edhe sikur këto tre televizione të kishin qenë të vetmet subjekte pretendente për leje transmetimi, sërish shkelja qëndron tek fakti që nuk janë bërë transparent mekanizmat përmes të cilëve ka operuar procesi i tenderizimit për dhënien e liçensave. Natyrisht, përfaqësuesit ndërkombëtarë mund ta kenë justifikuar këtë veprim, duke e cilësuar atë si një situatë të imponuar nga rrethanat. Realisht mund të kërkohej një zgjidhje imediate e cila nuk krijonte dot hapësira për të zhvilluar konkurs të hapur liçensimi. Por gjithsesi, ky argument nuk e justifikon faktin që ata kanë shkelur disa të drejta njëherësh si psh: të drejtën e konkurrencës së lirë dhe të ndershme, të drejtën për t’u trajtuar të gjithë në mënyrë të barabartë dhe jo në mënyrë preferenciale, të drejtën për t’u informuar për kriteret e një kon-

liri e shprehjes

kursi me interes publik etj. Si rrjedhojë e këtyre shkeljeve, është cënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë jo vetëm pluralizmi mediatik, por edhe liria e shprehjes. Kjo për faktin se, tre transmetuesit televiziv janë përzgjedhur përmes kritereve jotransparente. Këta transmetues mund të kenë pasur të njëjtën filozofi pune, apo të njëjtën linjë mendimi. Nëse do të ishte vërtetë kështu, atëherë nuk do kishim të bënim më me tre burime informacioni të ndryshme, apo me tre pikëpamje të dallueshme nga njëra- tjetra, por më një pikëpamje të vetme, të transmetuar nga tre kanale televizive. Numri tre në një situatë të tillë, do të garantonte vetëm sasi informacioni, por jo pluralizëm dhe cilësi të tij. Jemi gjithashtu në një situatë ku, pluralizmi i medias, jo domosdoshmërisht garanton pluralizëm të shprehjes, (dallim i theksuar që në kapitullin e parë), pasi këto media nuk mund të mbulojnë shumë zëra por vetëm një zë, zërin e atyre që kanë potencialin për të garantuar ekzistencën e këtyre mediave, në rastin konkret ndërkombëtarët. Është e natyrshme të mendohet që ndërkombëtarët, përderisa kanë bërë

një përzgjedhje arbitrare, të kenë bërë ndoshta një përzgjedhje në interes të tyre. Psh. ata nuk i kanë dhënë liçensë një televizioni që kishte në thelb të filozofisë së tij bashkimin kombëtar. Ky televizion nuk u hap asnjëherë pasi ideatorët e tij, aktivistët e lëvizjes politike “Vetëvendosje!”, përmes kritikave të tyre, përbënin kërcënim serioz për veprimet dhe imazhin e përfaqësuesve ndërkombëtarë. Pra, mund të supozohet se ata u kanë dhënë liçensë, kryesisht, atyre televizioneve që nuk do të përbënin rrezikshmëri për ta, dhe që mund t’i shfrytëzonin në të ardhmen për interesat e tyre. Pse nuk u zhvillua konkursi i liçensimit pas normalizimit të gjendjes, në mënyrë që të merrnin pjesë të gjithë të interesuarit në proces? Vetëm tani, pas 10 vjetësh, është folur për një proçes riliçensimi, ku pritet që mediat aktuale dhe mediat e reja të marrin pjesë në një konkurs të përbashkët për përfitim liçense. Sipas vendimit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM-së), ky proçes do të zgjasë nga muaji shkurt i vitit 2009 deri në muajin dhjetor të po këtij viti. Në vitin 2000 u shpallën dy rregulloret e

UNMIK-ut në lidhje me mediat e shkruara dhe vizive. Rregullorja Nr.36 lidhej me çështjen e liçensimit të mediave. Në fakt, kjo ishte një rregullore shumë kontradiktore në vetvete. Në nenin nr.1 të saj, Komisioneri i Përkohshëm për Mediat zotohej për zhvillimin dhe avansimin e mediave të pavarura profesionale. Por, e parë nga pikëpamja e liçensimit , ajo nuk specifikonte kritere të qarta për përfitimin e liçensës. Në seksionin e dytë të kësaj rregullorje thuhen gjëra krejt të përgjithshme, të cilat, kanë lejuar një pafundësi mënyrash interpretimi, qoftë nga operatorët mediatik, qoftë nga Komisioneri i Përkohshëm. Kriteret më specifike të liçensimit, u vendosën më vonë nga Komisioni i Përkohshëm i Mediave (TMC), dhe më pas u specifikuan nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) që është pasardhësi i tij. Për sa i përket kritereve të vendosura nga Komisioni i Pavarur i Mediave, ato janë shumë të detajuara, ndoshta pak më tepër seç duhet. Kjo për faktin se, duke u vendosur shumë kritere për marrje liçense, ekziston rrezikshmëria që ato të mos i plotësojë askush. Kështu, çështja e dhënies së këtyre liçensave mund të mbetet sërish problematike.


E mërkurë 10 | Shkurt 2010 |

Financimi. Pothuajse ngjashëm me procesin e liçensimit, edhe procesi i financimit të mediave në Kosovë ka pasur dhe vazhdon të ketë disa probleme. Pyetja thelbësore që mund të shtrohet këtu është: Çfarë lloj strategjie investimi kanë ndjekur ndërkombëtarët në mediat kosovare, pra fondet e tyre janë shpërndarë në mënyrë proporcionale, apo preferenciale? Në fakt, investimet e ndërkombëtarëve janë përqendruar kryesisht në ato tre televizione që përfituan fillimisht lejen e transmetimit, pra RTK, RTV21 dhe TVK. Edhe mes tyre, investimi më i dukshëm është bërë fillimisht në RTK. Si rezultat i këtyre investimeve, televizioni publik në Kosovë është bërë i pakonkurrueshëm, të paktën teknologjikisht, nga televizionet e tjera që operojnë në vend. Pagat e punonjësve të RTK-së janë të pakrahasueshme me pagat e kolegëve të tyre në televizionet private. Rikujtoj këtu se statusi i RTK-së është i ndryshëm prej statusit të çdo televizioni tjetër që operon në Kosovë. Ai është i vetmi televizion publik, dhe si i tillë, ka një nivel përgjegjësie shumë herë më të lartë ndaj publikut, krahasuar kjo me nivelin e përgjegjësisë që mund të kenë TV-të e tjera si TV21 apo KTV-ja. Këto, tek e fundit, mbeten subjekte private që mbrojnë interesa private. Çfarëdolloj cenimi që mund të jetë bërë ndaj tyre, ka pasur si rezultat cenimin e interesave të një rrjeti më të ngushtë njerëzish, krahasuar me interesat që mund të cenohen në rast të ndonjë ndërhyrje në RTK. Edhe pse të tre janë televizione kombëtare, RTK-ja është televizioni i publikut dhe në shërbim të plotë të këtij të fundit. Kurse, televizionet private janë televizione që transmetojnë për publikun, por jo domosdoshmërisht janë në shërbim të përhershëm të tij. Në raportin e vitit 2001, të publikuar në faqen zyrtare të RTK-së, thuhet se 72% e buxhetit të përgjithshëm të tij është garantuar nga donacionet ndërkombëtare dhe vetëm 28% nga burime të tjera. Ndërkohë, në raportet e viteve të mëvonshme, ky rezultat ka ndryshuar, duke arritur madje në një shifër prej vetëm 1% të buxhetit të përgjithshëm të garantuar nga donatorët ndërkombëtarë në vitin 2007. Gjatë këtij viti, pjesa më e madhe e buxhetit të RTKsë , 81% e tij, është garantuar nga parapagimi i qytetarëve të Kosovës. Gjithashtu, RTV21 dhe TVK, në momentin që kanë marrë lejen e transmetimit, kanë përfituar edhe një shumë të caktuar parash, si mbështetje për të filluar transmetimin e programacioneve të para dhe për të siguruar pagat e stafit të punës. Por, shkëputja e RTK-së nga televizionet e tjera rivale, është garantuar pikërisht në hapat e tij të parë, atëherë

KeArjan

Çani

 11

INFO ZONE Përfaqësuesit e Këshillit të Europës janë tepër të mërzitur që edhe rezoluta e fundit që ata kanë shkruar për Shqipërinë, është pritur mirë nga të gjitha palët. Mësohet që njëri prej tyre të ketë thënë: “Si t’ja u bëjmë të ditur që kemi 20 vjet që i qortojmë, ndërsa këta, të gjithë i mirëpresin me gëzim rezolutat tona. Këta kanë krizë ekonomike, krizë parlamentare, dhe krizë shpirtërore, dhe prapë gëzohen dhe ngelen pozitivë ndaj çdo kritike që vjen nga jashtë. Na mbetet vetëm t’i shajmë nga motrat, se aty s’duron shqiptari”. Rezoluta e mirëpritur nga të gjithë siç dihet kërkon që socialistët t’i japin fund bojkotit. Por i vetmi që i mbetet besnik bojkotit duket se është Rama. Tek PS-ja ka nisur një lëvizje e nëndheshme e grave socialiste që duan të bindin Ramën që të futet në parlament, se kanë kohë pa bërë shopping. Lëvizja quhet “lëvizja për bindjen e shefit”. Gratë e PS-së prej disa ditësh i dërgojnë Ramës llokume, komposto, dhe muhalebi të gatuar nga Servet Pëllumbi (që i ka rënë barra e gatimit që kur është larguar Makbule Çeço). Me këtë ritëm të të ushqyerit Rama ka për tu bërë i gjërë sa Tos Nano, dhe po aq diabetik. Grupi për mendimin ndryshe, e mendon ndryshe situatën. Sipas Marko Bellos, që në dhjetor premtoi që në janar do futej në parlament,

kur donacionet e ndërkombëtarëve ishin kolosale. Dy radiot e RTK-së, Radio Kosova dhe Radio “Blue Sky”, kanë ecur në të njëjtin ritëm me RTK-në. Ajo që duhet theksuar këtu, ka të bëjë me faktin se Radio “Blue Sky” ishte Radio-stacioni i OKB-së i cili, në vitin 2000, iu bashkua RTK-së. Në një situatë të tillë, investimet e ndërkombëtarëve kuptohet qartë se nuk kanë qenë aq rastësore, por përkundrazi, ato janë kalkuluar me shumë kujdes. Fillimisht, investimi i ndërkombëtarëve në RTK është fokusuar deri në detajet më të vogla. Këtë e dëshmon më së miri ky fragment i publikuar në faqen zyrtare të tij:” RTK-ja, gjatë vitit 2001, është përkrahur gjithnjë nga OSBE-ja. Kjo e fundit ka vënë në dispozicion të RTK-së automjetin e vet i cili ka mundësuar kalim të sigurt për ekipet e minoriteteve gjatë mbledhjes së lajmeve informative”. Është më se e kuptueshme që, në shumë raste, varësia financiare e RTK-së ndaj ndërkombëtarëve ka qenë gjithëpërfshirëse. Përveç këtij investimi fillestar, ndërkombëtarët i kanë diferencuar këto tre stacione televizive edhe në mënyra të tjera. Mënyra që ka

Grupi për Mendim Ndryshe nuk do të futet në parlament sepse nuk do që të humbasë linjat nëqoftëse futet Rama i shëndoshë. Argumenti i tyre mbështetet tek konsistenca. Plani i Ramës që të djegi mandatet e PS nuk po ecën aq mirë sa pritej, megjithëse Berisha i ka ofruar që të hyjë në negociata për djegien. Në kushtetutë afati i fundit është data 6 mars, por socialistët e kanë të qartë që do ankohen tek Këshilli i Europës, dhe në fund do të bëhet lëmsh gjithçka, do të jemi të gjithë të gëzuar, dhe të gjithë në parlament. Çelësi i negociatave, presidenti Bamir Topi, këto ditë ka qenë shumë i alarmuar. Sipas disa personave të afërm të presidentit të Tironës, shqetësimi nuk vjen prej negociatave, po prej faktit që mësohet se në kandidaturën e tij të ardhshme për president do ta mbështesë dhe Edi Rama. Duke ditur që Edi Rama ka humbur luftën për prokurorin e përgjithshëm, për presidentin, për gjashtë deputetët e Nanos, për kodin dhe ndryshimet kushtetuese, për zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe për hapjen e kutive, Bamiri me të drejtë thotë që Rama e ka të shkruar në ballë humbjen. Mësohet që Topi, sapo ka mësuar që do e mbështesë Rama, ka hequr dorë nga rikandidimi si president, dhe ka filluar të shpërndajë CV-në nëpër punëdhënës të mundshëm.

pasur ndikim më të dukshëm ka qenë përmes reklamave. Reklamat e ndërkombëtarëve janë transmetuar kryesisht në këto tre televizione, duke u garantuar atyre fitime të konsiderueshme për çdo vit. Dhe, në mënyrë logjike, duke qenë se këto media kanë garantuar kaq shumë të ardhura prej ndërkombëtarëve, probabiliteti që ato të kritikojnë këta të fundit, mund të konsiderohet minimal. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, megjithëse është shprehur me tone shumë pozitive për rolin e ndërkombëtarëve në mediat e Kosovës, ka theksuar se “Financimi, sido që të jetë, mund ta krijojë një lloj varësie.” Në këtë mënyrë, këto media mund të jenë shfrytëzuar nga pala ndërkombëtarë, duke u kthyer shpesh në shërbim të këtyre të fundit. Mediat, në ndonjë rast, mund të kenë luajtur rolin e zëdhënësit të palës ndërkombëtare, duke u kujdesur që të bëjnë publike gjithçka që u ka interesuar atyre, dhe duke u përpjekur të fshehin nga sytë e publikut gjëra që do të cenonin sadopak imazhin e tyre prej “heroi”. Përveç kësaj, duke qenë se ata kanë bërë investime të vazhdueshme në këto tre media, largimi i tyre fizik nga Kosova, nuk do të thotë domosdoshmërisht zbehje të ndikimit të tyre në fushën mediatike. Ata mund të vazhdojnë të përkujdesen sërish për investimet që kanë bërë gjatë këtyre viteve, apo që do të bëjnë në vijim. Ata thjesht mund të bëhen më të padukshëm do thoshte M.Foucault. Fakti që kanë bërë një investim preferencial, pra duke përzgjedhur vetëm tre media dhe duke mos inkurajuar shumë krijimin e mediave të tjera, mund të ketë një justifikim nga përfaqësuesit ndërkombëtarë. Psh. ata mund të thonë se gjendja e pasluftës ishte kaotike dhe pa ndihmën e donacioneve të huaja mediat kosovare nuk do të ishin fuqizuar ndonjëherë. Po pikërisht për këtë arsye, shpërndarja e buxhetit do të dukej më e logjikshme nëse do të ishte bërë në mënyrë proporcionale, duke zhvilluar kështu, jo tre media në veçanti, por tregun mediatik në përgjithësi. Në këtë treg mediatik mund të ishin përfshirë, jo vetëm televizione, por edhe gazeta, radio, revista etj,. Pse nuk u mendua investim për një televizion shqipfolës në Mitrovicë, aty ku nevoja për një përçues të zërit publik ishte e madhe? Përkundrazi, në

Mitrovicë ka patur dhe ka probleme për sa i përket transmetuesit televiziv në gjuhën shqipe. “TV Mitrovica”, si i vetmi televizion që transmeton aktualisht në gjuhën shqipe nga Mitrovica e veriut, është mbyllur herë pas here, duke u akuzuar për mungesë kualiteti dhe cilësie transmetimi, si dhe për shkelje të rregulloreve të KPMsë. Rasti që ka ngjallur më tepër polemika ka qenë periudha pak para shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ky televizion akuzohej për mbulim të një hapësire më të madhe nga ajo për të cilën ishte liçensuar. Me 13 shkurt të vitit 2008, KPM-ja shpalli një tender për tv stacion lokal në gjuhën shqipe në Mitrovicë. Por, me 10 maj të këtij viti, KPM-ja refuzoi të 6-të aplikacionet e bëra për leje transmetimi nën argumentin se atyre u mungonte dëshmia e qëndrueshmërisë financiare. Pak muaj më vonë, TV Mitrovica rifilloi transmetimin e programacioneve, falë insistimit të vazhdueshëm të drejtorit të përgjithshëm të këtij televizioni, Z. Nexhmedin Spahiu, dhe zotimit të tij në përmbushjen e kritereve të transmetimit. Kështu, në rast se ndërkombëtarët kanë qenë vërtetë të shqetësuar për garantimin e lirisë së shprehjes dhe të medias në Kosovë, pse nuk bënë një investim në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë këtu edhe televizionin e Mitrovicës? Pra, liria e shprehjes, liria e informimit, liria e medias etj,.kanë ekzistuar kryesisht aty ku është investuar për to, por jo kudo ku ka patur nevojë. Rruga e ndjekur nga ndërkombëtarët për financimin e mediave, ka thelluar hendekun mes transmetuesve televiziv. Ato televizione që kanë gazetarët dhe redaktorët më të aftë, në shumë raste, kanë qenë thjesht zëdhënës të ndërkombëtarëve. Kurse televizionet lokale që janë ndoshta më objektive në punën e tyre, pasi janë më të pavarur nga ndikimi i ndërkombëtarëve, kanë gazetarë më pak të kualifikuar. Këta gazetarë, për shkak të mungesës së fondeve, marrin paga relativisht të ulëta, të cilat nuk janë shumë motivuese për punë. Kështu, përfitime direkte kanë pasur kryesisht tre televizionet kombëtare. Nëse ndërkombëtarët do të kishin bërë një shpërndarje me bazë më të gjerë të fondeve të tyre, situata mediatike në Kosovë ndoshta do të ishte më e dobishme për publikun sesa ç’është aktualisht.


12 E mërkurë 10 | Shkurt 2010 | Harmonia jote me miqtë e tu të facebook-ut, varet padyshim nga denduria e “like”-ve që u dhuron atyre

Bujkrobër të lumtur në facebook

Bejtexhinjtë ngazëllehen e marrin hov për të bërë gjëra edhe më të hatashme Arlinda Guma

- Nga facebook-u mësova që i kishe kaluar bukur pushimet. - Nga facebooku u bëra merak…u bënë kohë që ti nuk poston gjë... - Nga facebook-u e mora vesh që ata të dy u ndanë... dhe që u ndanë po në facebook... E ja kështu, u bënë thuajse dhjetë muaj që edhe unë i jam shtuar këtij revanshi të makthshëm postmodern, me gjithë rezervat e një njeriu që nuk e përqafon lehtësisht të renë pa u bindur mirë, e pas disa refuzimesh kryeneçe, të cilat më në fund u kandisën e u dorezuan. Pra u bënë dhjetë muaj që unë kam një adresë në facebook, e gjithë - gjithe, kam vetëm shtetdhjetë e katër friends dhe dyqind e ca kërkesa grupesh, ftesash individësh, të cilave nuk u jam përgjigjur, e që shpesh i kqyr dyshimshëm, njëlloj si të jem duke përfytyruar një bombë të fshehur në trupin e një kamikazeje me fytyrë të mbuluar. Përfundimisht është zyrtare, në komunitetin virtual unë duhet të jem njeri asocial. E si të mos mjaftonte kjo, si natyrë e ndërlikuar që jam ( edhe kjo po bëhet zyrtare ), edhe nga ata të shtatëdhjetë e disa miq që kam, seç kam një dëshirë të pashpjegueshme t’i fshij nja dhjetë a njëzetë prej tyre. Të kuptohemi këtu, nuk kam asnjë qejfmbetje me ta, për më tepër, atyre nuk u ndihet zëri i gojës, rrinë urtë si shurdhmemecë e nuk shqetësojnë askënd. Problemi im qëndron vetëm tek sasia. Seç kam një lloj stepie të çuditshme e mos-besuese përballë sasisë. Kam një teori timen në këtë rast: nëse numri i miqve të kalon, e shumta nga pesëdhjetë, atherë duhet të marrësh automatikisht statusin e njeriut të dëshpëruar. Zyrtarisht të dëshpëruar. E di që ti lexues që tani je duke më lexuar ( më lejo të të flas me ti ), do jesh duke ngrysur vetullat duke shprehur mos-aprovimin tënd me këtë teori timen, por mos më kërko më tepër shpjegime, tek unë kjo është më shumë e pavetëdijshme. Pavetëdije e koklavitur e një njeriu të koklavitur, do e quaja unë, zyrtarisht e koklavitur ! Një element thelbësor në facebook është opsioni “like”. Ti mund të shprehësh mendimin tënd, të debatosh, të argumentosh, të kundër-argumentosh, duke përdorur këtë opsion. Për ta bërë këtë nuk është e nevojshme të formulosh fjali argumentuese sipas një rrjedhe llogjike. Jo ! Teknologjia ka përparuar aq shumë sa ti mjafton ta çosh “miun” tek fjala “like” dhe... “u kry”. ( të kuptohemi, me “miun”, nuk e kam fjalën për atë të pandehurin e pacipë që hëngri kabllin e stadiumit ). Në këtë mënyrë, vetëm me nje klik, ti ke dhënë një mendim intelektual, tepër të çmuar

për shoqërinë E natyrisht për ta bërë këtë nuk të nevojitet asnjë neuron, lëri të digjen ata ! Së dyti: harmonia jote me miqtë e tu të facebook-ut, varet padyshim nga denduria e “like”-ve që u dhuron atyre. Gjithçka varet nga parimi: “Bëj një të mirë që ajo të të kthehet mbrapsht”, që do të përkthehej: jep ndonjë “like” që dhe ty të të lajkosin me të njëjtin pathos. ( A nuk iu duket intriguese ngjashmeria e fjalës “like” në gjuhën angleze, me fjalën “lajka” në gjuhën shqipe ? ) Ja të marrim një shembull: dikush, një ditë kishte postuar në wall-in e tij, në facebook, një lajm mbi vdekjen e një regjisori të famshëm. Ky lajm rezultoi lajmi më i suksesshëm i ditës. - Pse ? - do pyesësh ti lexues, po sepse rrëmbeu dhjete “like” përnjëherë, e kupton apo jo, ç’do të thotë të rrembesh dhjete “like” që në gjuhën konkrete jo-virtuale mund të perktheheshin fare mirë: - Bëri mirë që vdiq ! - Në facebook duhet të mendohesh mirë përpara se të bësh një koment në wall-in e ndokujt. Këtu e kam fjalën për ato komentet pa bojëra të stisura, ashtu siç të vijnë ndër mend ty. Që ta sqaroj më mirë, përpara se të bëni komentin, duhet të merrni parasysh, detyrimisht, ndjenjat e lënduara të qindra adhuruesve të individit apo individes, të cilët të indinjuar nga komenti yt, janë gati të ngrihen e të formojnë: “Komitetin për Shpëtimin Kombëtar të të Dëmtuarit” prej opinionit tënd të drejtpërdrejtë... Por ama në facebook mund të gjesh edhe shume “benefite” të tjera ( do shprehej “benefitikisht” një politkan i mirënjohur ). - Të martohesh përshembull. Po si mund të ndodhë kjo ? Po ja, përveç flirteve të mundshme që ai t’i ofron bujarisht, nën sloganin: “Të gjithë flirtojnë me të gjithë “, ti mund të bëhesh fan edhe i ndonjë agjencie martesore, e cila është në gjendje të të organizojë gjithçka në lidhje me ceremoninë. Ajo merret me të gjitha, me të gjitha - me të gjitha, aq me të gjitha, sa ti edhe

mund të mos jesh fare i pranishëm në dasmen tënde... ose, ose: mund të jesh i pranishëm vetëm virtualisht apo platonikisht... - Të vdesësh komodshëm duke u bërë, po fan, i ndonjë agjencie funeralesh, edhe këtu prania jote mund të jetë e diskutueshme... - Të botosh një roman sharlatan me ndihmën e një shtëpie botuese, gjithashtu sharlatane, duke u mjaftuar me bërjen fan të saj, e derdhjen e pagesës në llogarinë bankare, e natyrisht, shtëpia botuese nuk e ka të nevojshme që me parë ta lexojë librin tënd. Në këtë mënyrë ti bëhesh VIP, e më pas u tagon miqve të tu, intervistën tënde, të bujshme në gazetën Paloma. ( besoj ju kujtohet të gjithëve ajo e lajthitura... e mos u turpëroni që i keni parë çdo seri telenovelës në fjalë, sindromës sonë kolektive të atyre kohëve ) - Në facebook do gjendet patjetër edhe ndonjë “benefit” që të të shuajë etjen. Kujdes këtu, mos e shpartalloni fantazinë, fjalia e mësipërme ka vetëm kuptim të drejtpërdrejtë. Ja përshembull: një ditë lexova këtë fjali ( të drejtpërdrejtë ) në wall-in e dikujt që nuk jeton në Shqipëri; “ X-i u be fan i Alo Ujë”. Pastaj një fjali hakërryese që m’u drejtua mua me një ngarkesë emocionale inatçore: - Po ti ç’pret ? Tundu ! Bëhu edhe ti fan i:” Alo Ujë”. Sigurisht që është më se e kuptueshme për mua që jetoj në Shqipëri, të behem fan i “Alo Ujë”, dihet që në këtë vend uji dhe dritat mungojnë me orë e pa orë, po jam kurioze të di për atë që nuk jeton në Shqipëri; në ç’mënyrë do t’ia shuajë etjen kompania ? Ç’është e vërteta Kam haruar ta pyes... Po do kujtohem ta bëj këtë gjë në ditët në vijim Sa për dritat, dini gjë eshte hapur ndonjë kompani me tirullin:“Alo OSSH” ? Nëse po, më dërgoni urgjentisht një ftesë për t’u bërë fan e saj. Por çudia më e madhe ndodh me komentet që bëhen në fotot e anëtarëve: - Oh, m’u morr fryma nga bukuria

jote. - Ah, nuk gjej fjalë për të të përshkruar sa e bukur që je. – Eh, m’u prenë këmbët, rash përtokë, nuk mbaj më, ti qenke perëndi dhe jo grua, etj etj. Duket se këta njerëz bëjnë shërbime fotografike ekstra, me qëllimin e vetëm për t’i vendosur në facebook. Për të mos përmendur këtu photoshop-in. Edhe pse ata duken të vetëdijshëm që në realitet nuk janë aq të hijshëm, saç i transformon photoshop-i apo një shërbim i shtrenjtë fotografik, kjo nuk i pengon të ngazëllehen prej komenteve të komplimentuesve, të cilët, të shumtën e rasteve nuk i kanë takuar asnjëherë .Vetë-gënjeshtrim frytdhënës ? Ku i dihet, ndoshta dhe kjo gjë e ka një të mirë: Motivimin për të bërë foto edhe më të shtrenjta ! Për të mos folur pastaj për poetët. Uhhh… Një ditë më dërguan një ftesë për t’u bërë pjesë e një grupi me titull melodramatik:”Femra, romanca, letërsia”. Më duket se themeluesja qe një vajzë, një tipe e cila ka vite të tëra që bën poezi në facebook e nëpër forume nën të njëjtën temë:“Unë të desha, ti më ike, unë qava, po nuk do qaj më, do dashuroj prapë dhe kësaj rradhe nuk do gaboj...” Nga kjo e ashtuquajtur autore mund të lexosh vëllime të tëra mbi këtë temë. Është si të shkosh deri në Kinë, të kthehesh sërish, dhe atë, po duke qarë mbi urë do e gjesh. Por gjysma e së keqes do qe sikur të qe vetëm ajo. Facebooku gëlon nga poetët, ose më saktë, për të mos e fyer fjalën poet, dhe për të mos qenë diplomatike apo politikisht korrekte, siç unë adhuroj të jem, po i quaj me emrin e tyre të vërtetë: po i quaj bejtexhinj. Poezitë e pretenduara duket se nuk janë gjë tjetër veçse ca vargje ( edhe për këtë fjalë do rezervohesha) me rimë. AA. BB apo të alternuara AB. AB, asgjë më shumë se kaq.Të vjen të shkulësh flokët kur lexon komentet poshtë tyre. - Ti qenke poet i vërtetë. - Ti ia kaloke edhe Majakovskit vetë. - Wow ne do bëjmë çmos të të sponsorizojmë që ta-

lenti yt të mos kalojë pa u vënë re. Dhe bejtexhinjtë ngazëllehen e marrin hov për të bërë gjëra edhe më të hatashme. Thua se janë në një koopertivë bujqësore, thua se u është caktuar një normë për ta realizuar çdo ditë. Ata mbledhin forcat dhe e realizojnë atë 100 për qind, me një fjalë nuk u ikën asnjë ditë pa postuar, të paktën një bejte patetike në wall-in e tyre. E ndonjëherë edhe e tejkalojnë atë... - Në facebook ti mund të bëhesh një bujk i vërtetë; një bujk i lumtur në Farmville. Mund të kullotësh gjedhët, mund të punosh tokën, mund të prashisësh të mbjellat, mund të adoptosh dele të zeza e të vetmuara, mund të shkëmbesh punë vullnetare duke i kullotur gjedhët fqinjit etj etj.Vetem t’i shikoni fermat në Farmville; te gjitha të lulëzuara e me prodhimtari të mbarë, nga ato duhet të marrin shembull urgjentisht shqiptarët që kanë tokë dhe e lënë atë djerrë. - Në facebook ti mund t’i demostrosh botës që ke njohje të rëndësishme e që nuk je njeri dosido. Përshembull: ti mund të bësh miq; aktorë, poltikanë, shkrimtarë, etj, etj. Ja, këto ditë une kam ndër mend t’i dërgoj një kërkesë për friend Papës. Po, po ! Ne këtë mënyrë unë mund t’i krenohem njerëzisë që kam njohje me përfaqësues zyrtare të rrugëve qiellore, e pse jo, mbasi ta bëj friend, duke kqyrur mirë profilin e tij, ndoshta mund të gjej edhe Zotin ndër miqtë, kështu mund t’i dërgojë një kërkesë për ta bërë mik dhe atë. Uroj vetëm që atë ditë Zoti të mos jetë i zënë duke parë ndonjë ndeshje futbolli. Nëse po, uroj jo nga ato të kampionatit tonë, pasi ai di të jetë sarkastik ashtu siç vetëm ai. E për ta mbyllur; Këto ditë, një shkrimtar i shkëlqyer u nda nga jeta, një shkrimtar mit, i cili me një roman të vetëm u bë idhulli i adoleshentëve në të gjithë botën, një autori imi i preferuar: Jerom David Salinger. Ky njeri kishte vite i arratisur nga të gjithë; të njohurit, miqtë, të afërmit, e futur në një skutë larg të gjithëve. Ndoshta në atë skutë ku qe fshehur për t’u mbrojtur prej agresionit mediatik, të paskrupullt, të kohërave tona, moderne, i cili nuk merr parasysh asgjë kur vjen fjala per lajme që të dhunojnë e të shkelin pamëshirë privacy-në, ai nuk dëgjoi kurrë për këtë shpikje të re, të njerëzimit, facbookun, dukurinë-makth që i ka përpirë të gjithë. Salinger vdiq i arratisur nga bota, i lënduar dhe i tradhëtuar nga të gjithë, po ndoshta vetminë e facebokut tonë jetësor, atij facebook-ut ku gjatë gjithë kohës je i rrethuar me njerëz që të flasin me zë të lartë, të qeshin gurgullueshëm përpara syve, qajnë ose mundohen t’ia arrijnë... diçka e tillë, të rrahin shpatullat babaxhanërisht, e prapëseprapë, të bëjnë të ndihesh edhe më i vetmuar, thua të kishte vite që e kish kuptuar ?


E mërkurë 10 | Shkurt 2010 |

 13

lajmet nga blendi salaj

Dhimitër Gjoka vendos të bëhet serioz TIRANË—Pas mbi 20 vjetësh të mbushura me shaka dhe batuta gazmore në emisione argëtuese në ekranet e shqiptarëve, ikona e komedisë televizive, Dhimitër Gjoka, ka vendosur të marrë një rol më serioz si spiker lajmesh. “E kam kaluar gjithë karrierën time duke luajtur me humorin televiziv, duke zhvilluar shqisën e batutës e duke sjellë të qeshura tek teleshikuesi. “Tashmë ka ardhur koha për një qasje më serioze. Dua të bëj spikerin e lajmeve, se dhe mosha bën të vetën. Do të jetë sfidë për mua se jam mësuar t’i marr gjërat me humor, jam i shkollës së komedisë.” - thotë shumë serioz zoti Gjoka për klubin e mëngjesit.“Në fillim njerëzit do qeshin kur të më shohin si spiker lajmesh. Do presin se mos lëshoj ndonjë nga ato të miat. Por nuk ka për të ndodhur të nderuar teleshikues. Po japim Lajmet!!” - na siguron ai. Shefi i vë punonjësit të kërcejnë DURRËS— Media të shumta në vend njoftuan të hënën se për shkak se ishte i mërzitur dhe në nevojë për argëtim, pronari “Alba Poshtërimi”, Përdhun Kërcungu, i vuri të kërcejnë punonjësit Gazmed Beli dhe Armanda Vithi në zyrën e tij. “Kërceni skllevër!” u tha Kërcungu dy llogaritarëve të cilët i ka marrë në firmën e tij qysh prej muajit tetor, ndërsa në zyrë buçiste “Dirty Diana”. Kërceni se do ju lë pa bukë. Tundi ti moj se nuk të kam marrë për të bukur.” Megjithë dinjitetin e shkelur dhe degjenerimin e figurës së tyre si profesionistë Gazmend Beli dhe Armanda Vithi nuk pranuan të prononcoheshin për mediat duke thënë se ishin tepër të zënë duke praktikuar një valle kongoleze që do kërcejnë për padronin gjatë paradites së sotme.

Giorgio Agamben

Ndodh që, në tekste të ndryshme, Deleuze ta përkufizojë operacionin e pushtetit si aktin që veçon apo i ndan njerëzit nga ajo çka munden, pra nga fuqia (potentia) e tyre e mirëfilltë. Forcat aktive pengohen në ushtrimin e tyre, ose ngaqë gjenden të privuara nga kushtet materiale që e bëjnë këtë ushtrim të mundshëm,ose ngaqë ushtrimi në fjalë ndalohet formalisht e bëhet kësisoj i pamundur. Në të dy rastet, pushteti (kemi të bëjmë këtu me trajtën më shtypëse dhe brutale të tij) i veçon njerëzit nga fuqia e tyre, duke i bërë, në këtë mënyrë, mërgimtarë të fuqisë vetjake, dhe pra, të pafuqishëm. Megjithatë, ekziston dhe një operacion tjetër i pushtetit, më i hollë, më tinëzar, i cili nuk vepron drejtpërdrejt mbi atë çka njerëzit munden të bëjnë – mbi fuqinë e tyre bërëse – porse mbi pafuqinë e tyre, mbi atë çka ata nuk mund të bëjnë, ose më saktë, mbi atë çka munden të mos e bëjnë. Fakti që fuqia është përherë edhe pafuqi – ky është bile një nga kushtet e saj –, fakti që çdo mundësi (it. potere) është gjithmonë po aq mundësi për të mos bërë, përbëjnë prurjet vendimtare të teorisë së fuqisë që pati zhvilluar Aristoteli në librin IX të Metafizikës : « Pafuqia (gr. adynamia), shkruan Aristoteli, është një mungesë e përkundërt me fuqinë (dynamei). Çdo fuqi është po aq pafuqi e vetes dhe në raport me veten [1046 a 29-31 – tou autou kai kata to auto pasa dynamis adynamia] ». Këtu, pafuqi nuk do

Mësuesja e frengjishtes detyron nxënësen të lajmërojnë se ka rënë zjarr...në frengjisht KORÇË—Filloreta Gjëma, nxënëse në klasën e njëmbëdhjetë në shkollën Raqi Qirinxhi në Korçë u mundua të lajmëronte Madamë Ganimeten, mësuesen e frengjishtes se kishte rënë zjarr në banjën e vajzave në katin e dytë por u urdhërua nga Madama që të flasë vetëm frengjisht. “En Fronse!”, ia priti Madamë Ganimetja adoleshentes së tronditur. “S’il ja ën fë dans lë WC, dit-mua don la long proprë. D’akooh?” Nxënësja Gjëma u mundua të thoshte se “Marinela Qirjo hodhi një cigare në koshin e letrave dhe se zjarri ka arritur deri në çati” - por ngeci tek folja “hedh” pasi nuk e dinte si bën kjo folje në vetën e tretë të kohës së shkuar.

Lokani duket sikur është hapur VORË—Burime nga brenda makinës që kaloi ngadalë pranë lokalit në qendër të Vorës theksuan për mikrofonin tonë se edhe pse është vërtetë vonë, lokali duket sikur është akoma i hapur. “Dirtat brenda janë të ndezuara edhe pse neoni ku shkruhet emri i lokalit është fikur,” - na thotë shoferi i makinës, Gazmed Qejfleshi ndërsa e rrotullon makinën për të kaluar edhe një herë ngadalë para lokalit. “Tek bari është akoma një çun dhe pastrusja po lan shkallët. Dmth edhe mund të jetë akoma hapur. Ndoshta, se s’e kam të sigurtë. Në kohën e përgatitjes së lajmit personat e tjerë në makinë thanë se nuk kishin prova të mjaftueshme për të menduar se lokali është akoma hapur. Dhe se do dalin në një qëndrim shumë shpejt.

Puthja me bashkëshorten, aspak e keqe SHKOZET—39 vjeçari nga Shkozeti Edmond Panuklla, me profesion operator njoftoi mediat se ndihej i befasuar nga cilësia e puthjes me gruan e tij mëngjesin e së hënës ndërsa po dilte për të shkuar në punë. Puthja, e cila sipas specialistëve ishte e 4365-ta për çiftin Panuklla, zgjati 8 sekonda më gjatë nga ç’pritej dhe përmbante sasi të konsiderueshme aksioni nga ana e të dy pjesëmarrësve. “Jom habit fare për çin të zej be!” - thotë Edmondi për Klubin e Mëgnejsit. “S’ishte aspak keq si puthje. Ajo biles po më përkëdhelte shpinën, e kisha harruar fare si stil. Zoti panuklla mendoi për ndjesinë e shijshme që i la puthja gjithë ditën dhe tha se ndoshta do t’i blejë gruas një tufë lule në shenjë mirënjohjeje.

Plaku e këshillon të birin të mos marrë gjoba DURRËS—Duke instistuar se kishte marrë një gjobë të majme në vitin 1996 në këtë zonë të Durrësit, Gjobalin Kanini e urdhëroi të birin 32 vjeçar ta ulë mënjëherë shpejtësinë e makinës pasi me siguri pas cepit do të jetë fshehur ndonjë oficer policie. “Janë të poshtër shumë mor bir. Ule shpejtësinë se e kanë me normë dhe është fundi i muajit. Këtë vendin këtu e kanë qejf se fshihen si minj aty mbas cepit.” - tha Z. Gjobalin Kanini të birit, e pastaj si për t’ia bërë më të qartë situatën fiku kasetofonin dhe zuri të këndojë “Gjobi, Gjobaaa” të Gipsy Kingsave. Më vonë zoti Kanini vuri alarmin pranë një kthese të rrezikshme.“Kur kam qënë 6 vjeç ka ndodhur një aksident i paparë këtu mor bir. Dhe atëherë nuk kishte makina fare.”

Pjesa e mëposhtme është fragment nga libri “Nudita”.

Mbi sa mundemi (ende) të mos bëjmë të thotë thjesht dhe vetëm mungesë e fuqisë, të mos mund të bësh, por po ashtu, dhe madje para së gjithash, « të mund të mos bësh », të mund të mos e ushtrosh fuqinë vetjake. Pikërisht kjo dykuptimësi, që është tipar i çdo fuqie, si njëkohësisht fuqi e të qenit dhe fuqi e të mosqenit, është tipar i mëvetësishëm që përkufizon dallueshëm fuqinë njerëzore. Njeriu është pra ajo gjallesë që, gjithë duke ekzistuar sipas fuqisë, zotëron mundësimin e diçkaje por dhe të së kundërtës së saj, mundet të bëjë ose të mos bëjë. Sigurisht, kjo e bën, më shumë se çdo gjallesë tjetër, të ekspozueshëm ndaj rrezikut të gabimit, por njëkohësisht i lejon të mbledhë e zotërojë lirshëm aftësitë e tija vetjake, për t’i shndërruar në dhunti ose « fakultete ». Ndaj, niveli i vërtetë i aksionit të njeriut përcaktohet jo vetëm nga masa e asaj çka mund të bëjë dikush, por njëkohësisht dhe para së gjithash nga aftësia që ka ai për të qëndruar në raport me mundësinë për të mos bërë. Ndërkohë që zjarri mundet vetëm të djegë, ndërkohë që gjallesat e tjera gëzojnë vetëm mundësimin e fuqisë së tyre vetjake, duke qenë të afta

të realizojnë këtë apo atë sjellje të paracaktuar në prirjen e tyre biologjike, njeriu është kafsha që gëzon mirëfilli mundësinë e pafuqisë së vet. Pikërisht mbi këtë anë tjetër dhe më të errët të fuqisë preferon të ushtrohet pushtetit i sotëm, që me ironi të kryer e përkufizon veten si « demokratik ». Ai vepron duke i veçuar njerëzit jo aq nga ajo çka mund të bëjnë, por para së gjithash nga ajo çka mund të mos bëjnë. I ndarë nga pafuqia e vet, i privuar nga përvoja e mundësisë për të mos bërë, njeriu bashkëkohor e mendon veten të aftë për gjithçka dhe përsërit pambarimisht një « s’ka problem » të hareshëm, apo një « gjë që bëhet » të papërgjegj-

shëm, ndërkohë kur do të duhej të kuptonte, në fakt, se është bërë pré, në një masë të paparë,e forcave dhe proceseve mbi të cilat i ka humbur çdofarë kontrolli. Është bërë krejt i verbër, jo më ndaj aftësive të tij, porse ndaj paaftësive, jo ndaj asaj çka mundet të bëjë,por ndaj asaj çka nuk mundet ose mundet të mos e bëjë. Prej këtej vjen edhe pështjellimi i plotë që ka kapluar në ditët tona zanatet dhe prirjet, identitetet profesionale dhe rolet shoqërore. Të gjitha këto postura që duken të mishëruara nga figurantë aq më arrogantë, sa më i theksuar është karakteri i brishtë dhe provizor i rolit që mveshin. Ideja se kushdo mund të bëjë ose të jetë

padallueshëm gjithçka, dyshimi se jo vetëm mjeku që më ekzaminon sot mund të jetë nesër artist video, por se madje dhe xhelati që gatitet të më ekzekutojë është tashmë në fakt, ashtu si te “Procesi” i Kafkës, një këngëtar operash, makthe të tillë pra, nuk janë veçse pasqyrime trembëse të vetëdijes për faktin e thjeshtë se secili nga ne gjendet tashmë i nënshtruar, pa apel, ndaj fleksibilitetit, të parit prej virtyteve që tregu kërkon nga të gjithë. Asgjë nuk na lë më të vobektë, asgjë nuk na bën më pak të lirë, sesa ndarja me pafuqinë tonë. Kush gjendet i veçuar nga ajo çka mund të bëjë, ka akoma mundësinë e qëndresës, gëzon fundja ende mundësinë të mos bëjë. Por, në të kundërt, kush është i ndarë nga pafuqia e vet, humbet në të vërtetë çdo aftësi qëndrese. Dhe, ashtu si vetëm ndërgjegjja e thekshme mbi atë çka nuk mund të bëhemi garanton vërtetësinë e thellë të asaj çka jemi, në të njëjtën mënyrë vetëm përballja e kthjellët me atë çka nuk mund ose mund të mos bëjmë është e aftë t’i japë konsistencë aksionit tonë. Përktheu Orgest AZIZI


14 E mërkurë 10 | Shkurt 2010 | Te gjithe armiqte kane patur frike nga armiqte e tyre Te gjithe armiqte kane patur frike nga

Borgesi në Sarajevë

Te gjithe armiqte kane patur frike nga armiqte e tyre Jacques RANCIERE

Në Hyrjen e librit të tij të madh Les Mots et les Choses Michel Foucault evokonte klasifikimin burlesk të « njëfarë enciklopedie kineze », të cituar nga Jorge Luis Borges, e cila i ndante kafshët në « ato që i takojnë perandorit », « të balsamosurat », « ato që vizatohen me penel të hollë », « ato që dridhen si të marra », « ato që sapo kanë thyer qypin », dhe kategori të tjera të këtij lloji. Ajo që na shtang, thoshte autori, përballë një liste kaq heterogjene ndaj kategorizimeve tona të ngjashmërisë dhe ndryshimit, është pamundësia e thjeshtë dhe radikale për të arritur ta mendojmë një gjë të tillë. Mesa duket, qysh atëherë, arsyeja perëndimore ka bërë goxha përparime. Dhe kokat mendimtare të fuqive të mëdha mbështetën së fundi një marrëveshje paqeje për ish-Jugosllavinë, duke njohur de facto ndarjen e Bosnje-Hercegovinës në tri etni : etnia serbe, etnia kroate dhe etnia myslimane. Sigurisht, imagjinata e listës është më e mjerë se ajo e shpikur nga Borgesi, por jo më pak e përçudnuar. Cila do të jetë ajo klasë e përbashkët, brenda së cilës një filozof do të mund të na mësojë të dallojmë nënllojin kroat nga nënlloji mysliman ? Cili etnolog do të mund të na përshkruajë vallë tiparet dalluese të « etnisë myslimane » ? Pale sa variacione mund të përfytyrohen sipas të njëjtit model. Për shembull, një komb amerikan i ndarë në etni të krishterë, etni femërore, etni ateiste dhe etni imigrantësh. Ndokush mund të thotë se nuk bëhet shaka me të tilla gjëra. Jam më se i bindur. Hegeli thoshte se tragjeditë e mëdha të historisë së botës riluhen në formë komedish. Këtu, në të kundërt, është farsa ajo që bëhet tragjedi. Lufta në Bosnje ishte një sipërmarrje ushtarake që bëri të mundur jo vetëm copëtimin e një vendi, por arriti të imponojë si « të dhëna objektive » të arsyes së ftohtë një mënyrë të caktuar të përdorimit të kategorive të Vetes dhe Tjetrit, një mënyrë që i vë në pikëpyetje vetë themelet e logjikës sonë.

etni, kultura, identiteti dhe historia e secilës e bënin bashkekzistencën të pamundur. Përshkrimi haste vetëm një pengesë logjike, në faktin e thjeshtë se nuk ka etni boshnjake dhe se popullsitë me origjina dhe fe të ndryshme që banonin Bosnje-Hercegovinën kishin shekuj që jetonin në bashkekzistencë, herë më mirë e herë më keq, siç ndodhin shpesh gjërat në faqe të dheut. Mirëpo dihet, qysh nga Hegeli, se vdekja ka vetinë e dialektikës, dhe masakrat e spastrimit etnik e zgjidhën fare thjesht problemin. Ta vrasësh Tjetrin si të tillë, si Tjetër, është mënyra më e mirë për ta ngrirë brenda identitetit të vet, si dhe për t’i imponuar botës dhe atij vetë evidencën e pashmangshme të këtij identiteti të sforcuar. Agresorët serbë, duke masakruar sistematikisht popullatat myslimane të krahinave të pushtuara, vërtetonin në realitet, përmes faktit të kryer, qenien e tyre si etni. Sigurisht, përkufizimi i një « etnie » përmes besimit fetar nuk ka asnjë kuptim. Po kush tha se kriteret duhet të kenë kuptim. Rëndësia ka, dhe kaq mjafton, që ato të ekzistojnë, dhe të mundësojnë përputhjen e një dallimi specifik me vizatimin e një kufiri në hartë.

Po ta përshkruanim me termat klasikë, lufta e Bosnjes ishte një luftë aneksimi, e zhvilluar veçmas nga dy shtete, Serbia dhe Kroacia, kundër një shteti të tretë, Bosnje-Hercegovinës, me mbështetjen e disa popullsive irredentiste lokale. Mirëpo, sipërmarrja, dhe mesa duket e suksesshme, e agresorëve synonte që, në vend të këtij përshkrimi klasik, të imponohej një përshkrim i ri i situatës : sipas këtij, në terren përlesheshin tri

Dihet se një përputhje e tillë kënaq kërkesat e një arsyeje të caktuar : arsyes gjeopolitike të fuqive të mëdha. Kështu që fuqitë e mëdha, gjithë duke kufizuar ambiciet territoriale të agresorëve, u njohën atyre megjithatë më thelbësoren : « racionalitetin » ku bazohej parimi i tyre i ndarjes, sipas së cilit çdo etni përkon me një territor. Në pamje të parë, pak u shqetësuan fuqitë e mëdha për kontradiktat që mund të viheshin re mes deklaratave

të mëdha mbi Evropën tejkombëtare, nga njëra anë, dhe copëzimit « etnik » të një cepi të vogël të po asaj Evrope, nga ana tjetër. Por ndoshta, në realitet, nuk ka kontradiktë, ngaqë vetë logjika e fuqive të mëdha bazohet në një ndarje të thjeshtë. Hapësirat e mëdha tej- e mbi-kombëtare janë të rezervuara për demokracitë. Sa për vendet e botës së dikurshme komuniste, kjo hapësirë do t’u lejohet edhe atyre, kur me anë të institucioneve të përfaqësimit, por kryesisht me zhvillimin e tregut dhe kontrollin e buxhetit, do të mund të vërtetojnë se janë « nxënës të mirë » dhe të denjë për t’u bërë pjesë e qarkullimit planetar të njerëzve dhe kapitaleve. Pjesa tjetër e botës, për sa që gjendja e ulët e zhvillimit nuk ua lejon ende « luksin » e demokracisë, më mirë është të ndahen e qeverisen sipas mënyrës së vjetër, në bazë të kritereve « natyrore » të lindjes, tribuve dhe fesë. Parë me këtë logjikë, tri etni të territorializuara vlejnë më mirë se një popull i papërcaktuar dhe i përçarë. Dhe kështu, e paqena etni « myslimane » gjen vend fare natyrshëm brenda ndarjes më të vjetër e intime e të arsyes perëndimore, brenda po asaj ndarjeje me të cilën luan teksti i Borges-it : kush thotë « mysliman » ka thënë « oriental », dhe ndarja e Bosnjes është një mënyrë për të risjellë në zemër të Evropës së vjetër një vijë ndarëse ideale. Atë vijë që ndan botën e arsyes perëndimore, teksa marshon drejt së ardhmes së begatisë së përbashkët racionale, nga një botë tjetër « orientale », e destinuar pa afat të mbesë pre e klasifikimeve irracionale dhe e zhytur në errësimin e ligjit identitar të tribuve, fesë dhe varfërimit.

Vetëm se, kjo gjeografi simbolike disi e çuditshme, që Japoninë e vë në Perëndim dhe Bosnjen në Lindje, ky përfytyrim politik që, përherë e më shumë, universalitetin demokratik e njëjtëson me ligjin e qarkullimit botëror të pasurive, harrojnë atë çka ndodhi, rreth njëzet e pesë shekuj më parë, pak më në lindje të Bosnjes. Në atë kohë, një athinjot me emrin Klisten, i shtyu bashkëqytetarët të aprovonin një reformë të çuditshme. Deri atëherë, Athina ishte e ndarë në fise territoriale, të sunduar nga grupime krerësh të aristokracisë vendase, që fuqinë e zotëruar si pronarë tokash, e mbulonin në shqytin legjendar të vjetërsisë së gjakut. Këtë ndarje natyrore, Klisteni e zëvendësoi me një ndarje artificiale : tani e tutje, çdo fis do të përbëhej nga grupime territoriale të veçuara dhe të ndara me short : një grupim i qytetit, një i bregdetit dhe një i fshatit. Në greqisht, këto distrikte quheshin dème, dhe Klisteni shpiku kështu demokracinë. Demokracinë, që nuk do të thotë thjesht « pushtet i popullit », por para së gjithash, pushteti i një tipi të caktuar të popullit : i një populli të « sajuar » enkas për t’iu kundërvënë njëherësh pushtetit të vjetër të lindjes dhe gjakut, si dhe atij që ofrohet natyrshëm për t’ia zënë vendin, pushtetit të pasurisë ; një popull që, përkëtej dallimeve në lindje dhe në sërë, shpall kontingjencën e thellë të faktit të të qenit i lindur në filan vend dhe jo në një tjetër ; një popull që, përçarjeve të dyshimta natyrore u kundërvë shpërndarjet abstrakte të territorit. E tillë është pra, para së gjithash,

demokracia : shfuqizim i ligjit të lindjes, gjakut dhe pasurisë ; pohim i kontingjencës së kulluar që ka bërë që individë dhe popullsi të caktuara të gjenden së bashku në të njëjtin vend ; orvatje për ndërtimin e një bote të përbashkët duke u mbështetur vetëm te kjo kontingjencë. Dhe pikërisht, një parim i tillë u gjend në lojë gjatë konfliktit boshnjak : përballë agresorëve serbe e kroatë, por edhe përballë rivendikimeve identitare të një Bosnjeje myslimane, demokratët boshnjakë luftuan të mbronin parimin e një republike unitare : një territor në të cilin, i vetmi parim i bashkekzistencës do të ishte ligji i përbashkët ; populli si demos. Ndërkaq, në realitet, fitimtar doli populli tjetër : populli si etnos, populli që pandehet i bashkuar nga lidhjet e gjakut dhe ligji i të parëve, qofshin ata dhe mitikë. Por, një ngadhënjim i tillë nuk është thjesht çështje lokale e një cepi të vockël të Europës. Pa dyshim, profecitë e atyre që na lajmërojnë vërshimin s’afërmi e kudo të identitarizmave etnike, fetare apo s’di çka tjetër, nuk meritojnë vëmendje të madhe. Por, për sa kohë që « socialistët » dhe « liberalët » do ta identifikojnë njëzëri qeverisjen demokratike me ligjin e pasurisë, partizanët e ligjit të të parëve dhe « veçimit » të etnive do ta mbajnë veten të autorizuar të dalin si e vetmja alternativë ndaj pushteti të pasurisë. Dhe klasifikimet e duhura kanë për t’i gjetur gjithmonë. Ngaqë çdo absurditet bëhet i arsyeshëm, posa që harrohet se fjala e parë e arsyes politike është pranimi i kontingjencës së rendit politik. (Mars 1996) Përktheu : Orgest AZIZI


15

E mërkurë 10 | Shkurt 2010 |

Pasi e vendosa që t’i jap fund jetës, kush vallë mbi kët’dhe do të më ndalonte? Policia?!!

Unë u vetëvrava

Sa herë që kam dëshirë të vetëvritem preferoj drekën në restorant Nga Aziz Nesin*

pur. Siç dola nga restoranti, mu joshën sytë nga një ëmbëltore matanë rrugës. Shkova dhe aty, dhe gëlltita një nga një pesë pasta me krem.

Ca kohë më parë më ishte ngjitur një sëmundje shumë e rrezikshme. Sëmundja ishte verem, ishte aq e shpifur sa ma mërziti jetën. Shi në ato momente kryqëzoi për herë të parë mendtë e mia plani për të vrarë veten. Dhe ja se si filloi aventura ime e parë drejt vetëvrasjes: Pyeta veten “O shpirtvrerosur romantik! Në ç’mënyrë do të të pëlqente të vdisje? Me një kobure, siç i shkon temperamentit tënd, apo me një thikë? Në thellësitë e detit, apo në rrotat e trenit? Helm apo ...?” Një zë i brendshëm foli e mu përgjigj: “Zotni! Fundi i fundit vetëm një herë në jetë vdes njeriu. Pra pse të mos përdorim metodat e verifikuara nga aristokratët për të thirrur në takim vdekjen?” Bash ashtu, vendosa t’i jap fund jetës me farmak, duke ndjekur rrugë të njëjtë me ca personazhe të famshëm historikë, që e pritën vdekjen të shtrirë në krevatet luksozë e të rehatshëm, në pallatet e tyre mbretërore. Pak rëndësi kish që unë nuk zotëroj as krevat luksoz dhe as pallat mbretëror; shtëpia ime e thjeshtë dhe dyshemeja e shtruar me tulla mund ta kryenin po aq mirë detyrën. Pasi e ndava mendjen u nisa drejt e për te dyqani i barnave, bleva një dozë nga helmi më vdekjeprurës dhe u ktheva në shtëpi. U futa në dhomë, e kyça derën nga brenda dhe u ula për të shkruar një letër të gjatë e romantike, që pak a shumë konsistonte në fjalët:“Adieu o botë vdekatare!” Më pas rrëkëlleva një gllënjkë helm e u shtriva përtokë, në dysheme. Prisja që të gjithë damarët të më ngushtoheshin nga çasti në çast, që ta ndalonin qarkullimin e gjakut në trup, që të paralizonin funksionin e gjendrave dhe organeve, por asgjë s’ndodhi. Pasi prita goxha gjatë u çova, piva dhe një gllënjkë farmak dhe u shtriva përdhe përsëri. Koha kaloi shpejt, po ne trup s’mu shfaqën as shenjat më të vogla të helmimit. Vetëm më vonë arrita të marr vesh që në vendin tonë shumë të dashur, ku qumështin e përziejnë me ujë, ku gjalpin e shtojnë me pluhur patatesh dhe me dhjamë kafshësh, piperin e kuq e shtojnë me pluhur tulle, këtu s’e kanë për gjë që dhe helmin të ta shesin të holluar! Do të thotë që një xhentëllmen si unë, një shërbenjës i qeverisë, një jakëbardhë si unë, s’ka as edhe një dreq shprese që të vetëvritet me sukses duke gëlltitur helm. Shërbenjësi juaj i përvuajtur ka qëlluar kokëmushkë si natyrë. Nëse më mbushet mendja për diçka, dhe

ndonjë ide më hedh rrënjë në kokë, herët a vonë unë arrij ta vë në jetë. Vendosa që t’i hedh trutë në erë me një plumb të vetëm pisqolle, që do të garantonte një vetëvrasje të sigurt. E mbusha revolen, e mbështeta tytën në ballë, mbylla sytë dhe me dhëmbët shtrënguar shkela këmbëzën. Mirëdita! Ç’dreqin ka? Fisheku s’doli. E shkela dhe një herë këmbëzën, po nuk pati asnjë ndryshim nga hera e parë. Më vonë ekspertët më shpjeguan se pistoleta ime qe importuar nga Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet programit të ndihmës dhe asistencës ushtarake. Pas takimit zhgënjyes me pisqollën menjëherë më shkoi mendja tek gazi. Ky po, mund të ishte vrasës i sigurt. Dhe vdekjes nga gazi nuk i mungon lavdia. Me të thënë e me të bërë mbylla çdo derë e dritare, u sigurova që kisha vulosur çdo vrimë e çdo vërë, dhe i çela deri në fund rubinetat e gazit. U rrasa në karrike dhe fillova të provoj poza të ndryshme. Në fund zgjodha një qëndrim gjithë dinjitet, që njerëzit ta kuptonin që kishin patur të bënin me një person serioz, anipse pas vdekjes. Mëngjesi u shndërrua në mesditë, pasdite e më pas muzg. Asnjë gjurmë e Asrailit vërdallë! Aty nga mbrëmja më vizitoi një mik. I bërtita: “Mos hyr brenda! Dil menjëherë.” “Si është puna mor zotni?” më pyeti. “Unë jam duke vdekur” i thashë “Nuk je duke vdekur, maksimumi mund të jesh duke u çmendur” Pasi i rrëfeva planin tim ai u shkri duke qeshur dhe më tha: “Më lejo të të them që je budalla i klasit të parë. Si ore nuk e ditke që tubat e gazit sot shpërndajnë vetëm ajër të pastër? Nëse e ke seriozisht këtë punën e vetëvrasjes, dëgjo këshillën time e bëj

ç’të të them. Sepse kështu ndoshta do të ta shlyej gjithë miqësinë që më ke dhuruar.” Ai më këshilloi të blej një thikë cilësore e ta rrasja në stomak, siç bëjnë trimat japonezë, e më pas, me zorrët në dorë të largohesha nga kjo botë e vdekshme prej gjaku e mishi. E falënderova për këshillën e vyer, u nisa drejt e për në pazar ku bleva një thikë. Teksa ecja me thikën në dorë u drodha. Paj, t’ju rrëfej të vërtetën, ideja e këllitjes së zorrëve të dikujt jashtë barkut, me thikë, sidomos kur zorrët janë të tuat, nuk është shumë e këndshme. Një tjetër mendim që më shqetësonte ishte turpi fatkeq që do të mbetej pas me siguri, se kur të më bënin ekzaminimin post-mortem doktorët nuk do të gjenin dot në zorrët a në stomakun tim sendin e përkufizuar si ushqim, dhe as ndonjë gjë të ngjashme. Gjithsesi e futa thikën në mëngë dhe u nisa për në shtëpi, kur dy polica më ndalën. Me seriozitet u përpoqa të shpjegohem: “Zotërinj, ju lutem bëni durim e më dëgjoni. Unë ia paguaj të gjitha taksat qeverisë, me përkujdesjen më të përpiktë. Nuk kam pëshpëritur as edhe një fjalë kundër qeverisjes sonë të dashur. Është zor të të dalë përballë ndonjë qytetar më i ndershëm se...” Ma ndërprenë fjalimin e gjatë sapo vunë re dorezën e thikës që dilte nga mënga, dhe më bërtitën: “O zoti qytetar i respektuar! Ç’kërkon kjo lodër në mëngën tënde?”. Vetëm në atë moment e kuptova që sapo kisha hasur atë skuadrën speciale të policisë që kontrollon herë pas here vetëm qytetarët e respektuar, duke u përpjekur që të zvogëlojë numrin e incidenteve si zhvatjet, hajnitë apo krime të tjera

kësisoji në qytet. I thashë vetes: “O zot, kurrë nuk ka qenë e lehtë të jetosh në këtë atdheun tim, por sot po më duket po aq e vështirë edhe vdekja këtu. Edhe për sa kohë e paskemi të shkruar që ta durojmë këtë arrogancë?” Kush dëshiron t’i çojë gjërat deri në fund, duhet të mësojë nga unë. Pasi e vendosa që t’i jap fund jetës, kush vallë mbi kët’dhe do të më ndalonte? Policia më konfiskoi thikën, e çfarë pastaj? Që ditën tjetër shkova te bakalli dhe bleva një litar të trashë e të bëshëm, të cilin e fërkova mirë e mirë me sapun. Njërin skaj e lidha tek një çengel i hekurt që varet prej tavani, tjetrin e lakova dhe duke qëndruar në këmbë mbi një karrike, futa qafën time të dobët tejetej lakut. Më pas i futa një shkelm karrikes mbi të cilën rrija. Por sa largova karrigen u përplasa në dysheme. Litari qe tepër i dobët për peshën time. Shkova të ankohesha te bakalli. Përgjigjja e tij qe e pafajshme:“Zotni, neve nuk na vjen më ai furnizimi i parë, ai cilësori. Po s’na erdhi mall i mirë nga jashtë me çfarë do t’i kënaqim klientët tanë?” Më në fund u binda tërësisht që për mua vdekja qe e pamundur. Meqenëse përpjekja për vetëvrasje rezultoi kaq e kotë mendova, e përse mos të rregulloj ca gjëra që i duhen jetës? Meqenëse jeta ka nevojë për stomak të mbushur u drejtova tek restoranti i parë. Aty porosita qebap viçi të fërguar me vezë dhe i hëngra, disi më i lehtësuar shpirtërisht. Pjata tjetër konsistonte në përmbajtjen e një kutie metalike me perime konservë, të skuqura në gjalpë. E mbylla të gjithën me një pilaf me kos. Ndihesha plotësisht i ngo-

Një gazetashitës që po ecte në trotuar thërriste: “Gjashtëmbëdhjetë faqe për 20 qindarka! Bash gjashtëmbëdhjetë faqe! Nëse nuk keni qejf të lexoni mund ta përdorni për të bërë kaushë letre. Shisni kaushët, dhe keni për të dalë të fituar. Blini gazetën ditore...” Në përgjithësi unë i evitoj gazetat. Por meqë u bënë kaq ditë pa shfletuar një, nuk i rezistova kureshtjes dhe ia mora një gazetashitësit. Kur mbërrita në shtëpi fillova ta shfletoj gjersa gjumi më mposhti. Ndërsa flija ndjeva një si thikë që më ngulej në stomak. Ishte një dhimbje e tmerrshme, therëse, që s’ka fjalë ta përshkruajë. Kur dhimbja u bë e padurueshme nisa të ulërija. Një rob zoti se ku kullandrisi një ambulancë, dhe më çuan në spital. Kur mbërrita në spital më kishte rënë të fikët nga dhimbjet. Me të ardhur në vete, sapo hapa sytë, pashë një doktor ndanë shtratit ku isha shtrirë. Ai më tha: “Do kesh ngrënë ndonjë gjë të keqe. Diagnoza ishte helmim nga ushqimi. A më thua ç’ke ngrënë këtë mëngjes?” “Hëngra ca pasta me krem dhe...” “Çfarë...?” Thirri doktori. “Pasta me krem the? Je çmendur? Me sa duket nuk i paske lexuar gazetat këto ditë. Po t’i kishe lexuar s’do të kishe guxuar t’i aviteshe ëmbëltoreve. S’e paske marrë vesh ti që ka disa ditë që faqet e gazetave janë mbushur me lajmërime vdekjesh nga kolera që po përhapet nga pastat! Nejse, po tjetër ç’ke ngrënë sot?” “Hëngra drekë në një restorant.” “Drekë? Në një restorant? E çfarë hëngre?” “Qebap viçi, perime konservë, pilaf, kos,...” “Po çuditem që qenke ende gjallë pas gjithë këtyre! Po tjetër?” “Për zotin asgjë tjetër s’kam ngrënë doktor. Por lexova editorialin e një gazete pro-qeverisë. Aty më filluan dhimbjet...” “Ia paske hedhur paq. Falëndero yjet që merr endte frymë.” Tek kthehesha për në shtëpi mendja ime më pyeste vazhdimisht: “Nëse nuk qenka e shkruar për njerëzit e varfër si unë që të jetojnë një jetë të rehatshme, atëherë pse na e mohojnë një vdekje të lehtë?” Tani, sa herë që kam dëshirë të vetëvritem preferoj drekën në restorant ndaj çdo mjeti tjetër: helm, thikë, litar, gaz, etj. *Përktheu Arbër Zaimi


16 Krenar Zejno

I vogli djalë i heq udhën për krahu gjyshes qorre që çapitet në sokakun e të shkarëve. E mbështet plakën te muri i kafenesë me emër shkrimtari, dhe avitet në tavolinën e mysafirëve nga Kombet e Bashkuara që po kallin në hartë kalldrëmin e kartolinave. Djali bën t’i flasë dikujt, sheh që mendjen e kanë tjetërkund dhe kthehet të luajë një copë herë me gjyshen. I thotë të hidhet e të arrijë një vesh rrushi sipër mbi kokë. Hardhia ka çosa vjet shkulur nga avllia, dhe plaka e gjorë zgjatet e kërcen përpjetë të zërë hiçin që e pandeh vërtetë. Mandej, çuditet për të satën herë pse gjërat kësokohe nuk mbajnë si dikur erë. I huaji flokëlëpirë vetullatok pyet vendasin për ç’ka ndodh, ngrihet vrik dhe rrëmben nga shpinorja e karriges pabythore aparatin fotografik. Del në prag, e ja nis të marrë shenjë plakën tek zë të tjerrë në furkë. Pas shkrepëtimave një pas një të dritës, açik para syve fikur të plakës, kthehet nga tavolina me gishtin e madh krekosur në grushtin e krahut përthyer si të hedhur në jaki. Pastaj me gishtin tregues, diç po i thotë djalit nën një vështrim qortues. Vendaliu, ai që i pat mbajtur ombrellën te pragu, e përktheu: - I paudhë, ç’i bën ashtu gjyshes, kështu sillet njeriu me fatkeqësinë e tjetrit! - Për fatin a të keqen s’di të them, ama gjyshen time e hedh përpjetë si të dua vetë. Më tej, djali i del përballë shikimit të mikut përkarshi me sytë e shtrembër që s’lejojnë përshtypje. Përparon dorën, me dy gishtat puqur si të gjyshes tek i tjerrë shtëllungës leshin. - Ke ndonjë lek që nuk të lipset, sa që t’i blej kafe anesë? Mysafiri syçapraz diç kupton, shkul majën e lapsit nga harta dhe shtrin buzëqeshjen e radhës mbi dhëmbët kallpe, që lëvizin tok me fjalën. I vogli përcjell me sy gishtat e tjetrit që ciken, sikur zënë perin shkuar matanë gjilpërës e hapen si për të hedhur thilenë. Dhe dëgjon një të vetme fjalë: -Tomorrow! Vendasi në krah, llafin që posa foli goja e huaj, e kthen përsëgjati në gjuhën e djalit: - Nesër!! Thotë të vish nesër se sot s’ka kohë, si Bedua i Havasë kur thotë nuk të them dot mirëmëngjes se më behet vonë për punë. - Ç’nesër zeza! Nesër unë e kam pushim. Se aneja nesër nuk është. Do vrasë veten. Do ta vriste që sot, ngaqë me të ardhur ndërkombëtarët është shtrenjtuar kafeja. Le të shtrenjtohet kafeja sa t’i dojë qejfi kafesë, i them anesë. Një grusht kafe borxh, prapë me një dorë kafe e lan borxhin. Thonë se me të hedhur qytetin në tapitë e unëneskos, njerëzia do vijë nga së largu që të shohë a të marrë tavanet e drunjta. Aneja e shet tavanin, se do që të bëjë varrin. Ngaqë s’e ka pirë kafenë flet çapraz. Thotë, se ca e ca duan të shesin varre që të bëjnë tavane. Siç ngatërrohet tek mbulon sytë me pëllëmbë kur s’dëgjon dot allarimën

Verbëri e Verbit E mërkurë 10 | Shkurt 2010 |

e hoxhës që buçet nga boria në majë të selvisë. Po unë them që, nëmos nesër, doemos pasnesër do e vrasë veten, kur të vijnë këta miqtë e të na marrin gurin e madh të kafesë për ta shpurë gjetiu. Në mëhallë thonë se anesë ja pret mendja për gjërat, dhe e shtyp aq mirë kafenë ngaqë nuk sheh nga sytë. Unë them se po të jetë si thonë ziliqarët, kur paskërkan kaq zili le t’i krejnë vetë sytë, siç mëtonte doktori i fshatit lart, në shpatin me borat në qore, që i thoshë miletit: kreje të shpëtosh! Po edhe në e pastë pirë kafenë e parë, aneja ma pret shkurt tek thotë se, as Adhamudhi e as të tjerë burra, ndënë hije a ndënë diell, nuk dolën aq të zotë, sa t’ia dalin vetë mbanë, si i mençuri Dhemokrit. Unë e pyes nëse ky burri i lashtë i qëmotit sytë i kreu vetë e vërviti tej që t’i bënte gjërat më mirë, apo verbërinë e pasy e donte që të mos i qorrollisej

dituria. Aneja thotë, se edhe po ta dinte këtë qorrsokak nuk do ma dëftente, që më vonë të shtrydhja trutë e ta gjeja vetmevete. Për inat i rrëmbeva prapë shaminë e zezë të kokës dhe u fsheha në katoq, me sytë lidhur. Dukej si natë e pahënë, edhe më pa hënë se në symbyllazi me numërim njëqind. Mbërrita gjer më nëntëdhjeteshtatë, por e ndala, ngase më ra ndërmend djali i kurbetliut kur thotë që hëna ka më dobi se dielli pasi na ndriçon natën, kurse ditën ditë është, edhe në mos pastë diell. Do kisha mësuar edhe të tjera në terrin e qilarit, po s’i mbajta dot më sytë shtrënguar kur ja nisën të binin këmbanat e kishës. Ahere, si ngaherë aneja zë të rrahë çaraveshin, havanin e bronxtë, që të nakatosë zhurmat se ndryshe zë e sokëllin dhe qahet gjitoni. Shih! Unë them, se po ta ngrejë aneja gurin e kafesë, ta mbajë me të dy duart dhe unë ta heq për shalli që t’i

ngas udhën, këta vëngrot mund të na marin të treve e të na shpien gjëkundi, botës së madhe në ndonjë vënd të mirë. Siç bënë me çatinë e Bikos dhe teto Bikon që hidhte vickla mbi oxhak dhe ndukte leshrat. O do vij dhe vetë me gjithë çati, o rrash’e vdiqa! Çirr faqet gjersa zuri shiu dhe çurk lotët deri në muzg, sakur ndërkombëtarët i mori uria dhe u lëshuan me të katra t’i mbushin kartat për ta marrë me vete. Kurbetliu thotë se na i paska parë nëpër muze rrasat e shkruara me gjithë leshtë e Bikos. Ama, ata të muzeve në kurbet, asnjë çikë nuk e dinë se ajo çati, për një çikë do ish bërë copë e çikë, kur aneja, njëherë e një kohë, në majë të murit të pasëm, bënte be e rrufe vërtet që do hidhej, nuk më kujtohet se për ç’maraz, nga kalaja. Do kish rënë fill e mbi oxhak a nëpër rrasa, po të mos e hante atë gënjeshtrën time, që ta linte për herë tjetër se gjoja i binte të binte mu mbi teqe.

Sidoqë, edhe po ikëm bashkë me gurin, prapë do ta vrasë veten për magjen e lisit dhe mangallin që do mbeten këtu. Ajo thotë, të ikim njëherë pa shohim e bëjmë. Prifti i fryn në vesh që po të veshë në një vend të mirë do të të hapen sytë. Ja dhe u hapën! Prapë se prapë do e vrasë veten, pa ia bërë syri tërr, kur të shohë se qenka llafosur gjithë ditën e perëndisë me asin spathi që i futa në vend të fotografisë së gjyshit në qese të fanellës. Atë ditë, që doli nga uji pa u mbytur dot dhe nuk e pa sesi gjyshin ia mori lumi kur e kish lënë qesen pa e citur për fanelle me paramandë. Nuk u mbyt dot, ngaqë kishte harruar të më linte kyçin e sepetes. E zuri frika se mos sepeten e kyçur e marrin vetëm për sënduk, pa ditur hiç për qëndismat brënda, ku i kanë rënë sytë. Se Aneja, po të ketë nge e ta marrë shtruar, veten e vret edhe kot, por nuk e vret dot kot së koti..... për hiçmosgjë.


Gazeta Nr. 18