Page 1


NJOFTIM NJOFTIM

Revista e studentëve të Universitetit të Prishtinës “ Bota e Re”, pasqyron organizimin e jetës studentore dhe ndryshimet progresive në Universitetin e Prishtinës. Synimet e revistës “ Bota e Re”, përkojnë me paraqitjen e të arriturave në lëmitë e ndryshme shkencore nga vetë studentët, me paraqitjen e rezultateve të implementimit të reformave në Universitetin e Prishtinës dhe me opinionet e studentëve për proceset nëpër të cilat po kalon UP-ja. Në revistën tonë, studentët e Universitetit të Prishtinës, përveç shkrimeve autoriale mund të dërgojnë edhe shkrime të përkthyera nga gjuhët e huaja në gjuhën shqipe.


BOTA E RE nr. 14

PËRMBAJTJA Studentët Ambasadorë...................................................................................................4 Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare..............................5 Rritet numri i studentëve në Universitetin e Prishtinës.......................................................6 Nuk akreditohen disa fakultete të UP-së...........................................................................7 UNVP-ja edhe këtë vit u përgjigjet kërkesave të studentëve...........................................8-9 Kosova bëhet edhe me tri universitete të reja publike!................................................10-11 S’ka rritje të çmimeve në Qendrën Studentore të UP-së..................................................12 Fakulteti Ekonomik shpenzon mbi dymijë euro për vendosjen e 16 kamerave...................13 Edukimi për mediat, domosdoshmëri për shoqërinë........................................................14 Shkëmbime akademike në mes të UP-së dhe Universitetit Turk “Adnan Menderes”............15 Frymohet shqip edhe në Evropë................................................................................16-17 Arti që më frymëzon është skulptura prej druri..........................................................18-19 “Këndi” studimor ....................................................................................................20-21 Fillet e revistës “Bota e Re”...........................................................................................22 Të gjithë drejt Evropës.................................................................................................23 Bota reale siç e shoh unë.............................................................................................24 Këshilla jetësore nga shkencëtari Stephen Hawking.........................................................25 Cili lloj i të mësuarit të përshtatet ty.........................................................................26-28 Majlinda e artë............................................................................................................29 Aforizma......................................................................................................................30

3


DITORIAL

EDITORIAL

BOTA E RE nr. 14

STUDENTËT AMBASADORË

Kemajl BERISHA

K

osova është një vend i vogël, me ç’ rast hapësira për të vepruar bëhet e mundur vetëm atëherë kur individë apo grupe të caktuara ndërmarrin iniciativa për t’i realizuar qëllimet e tyre, qofshin ato individuale apo kolektive dhe të favorshme për shtetin. Një veprim të tillë e ka bërë edhe Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës. Si çdo vit tjetër, edhe sivjet për të 13-tën herë me radhë Universiteti i Prishtinës, organizon Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, i cili cilësohet si një dritë jeshile, në të cilin, përveç studentëve nga vendet fqinje, siç është Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, marrin pjesë edhe studentët ndërkombëtarë nga vendet e ndryshme të Evropës Juglindore e më gjerë. Ky organizim vjen si përpjekje e Universitetit të Prishtinës, për ta afirmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare. Duke e ditur se kjo është një mënyrë e qëlluar e lobimit për njohjen e shtetit të Kosovës, UNVP-ja ka bashkëpunuar me profesorë të ndryshëm ndërkombëtarë, nga e tërë bota. Në Universitetin Ndërkombëtar Veror të Prishtinës, studentët ndërkombëtarë, përveç kurseve të ndryshme që mbahen gjatë periudhës dyjavore, ata do të mësojnë edhe për kulturën e Kosovës, për mënyrën e jetesës dhe të studimit. Një mundësi e mirë kjo për ta njohur shtetin tonë. Gjatë periudhës kontribuese dyjavore do të mbahen konferenca për aspekte të ndryshme të jetës shoqërore e politike, por edhe për dialogun Kosovë-Serbi, nën prizmin e aspiratave tona për integrim në BE dhe për rolin e Gjermanisë… Profesorët ndërkombëtarë, përveçse do t’i sjellin në Kosovë kulturat dhe dijet e tyre ata do ta njohin shtetin dhe kulturën tonë. Të tillë ka pasur edhe në të kaluarën nga vendet e ndryshme të Evropës e deri në Kinën e largët, shumë prej të cilëve, të impresionuar nga përvojat e përfituara në vitet e kaluara, në Kosovë shprehen të gatshëm që ta vizitojnë Kosovën përsëri. Gjithsesi, ky fakt ndihmon në shkëmbimin e përvojave ndërmjet studentëve dhe profesorëve.

4

Kosova ashtu sikurse edhe Universiteti i Prishtinës, po kalon nëpër faza të ndryshme të tranzicionit. Ajo është bërë një lloj testi që në fund duhet të kalohet për ta marrë një notë kaluese. Ndonëse është një sfidë e madhe, studentët bashkë me profesorët e tyre, duhet ta tejkalojnë atë. Për të pasur ndikim reciprok në shtetin tonë dhe anasjelltas, studentët dhe profesorët duhet që bashkërisht të kontribuojnë dhe të shndërrohen në ambasadorë të implementimit dhe zbatimit të reformave, si dhe të kontribuojnë në avancimin e mësimit, studimit dhe bashkëveprimit me qëllim që shteti ynë të këtë ndikim pozitiv te shtetet tjera. Kjo përveçqë do të ndikonte në njohjen më të mirë të Kosovës nga bota perëndimore, do të ishte kontribut për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe për aspiratat që ka Kosova, si çdo shtet tjetër, për integrim në instancat ndërkombëtare, përkatësisht në folenë e Bashkimit Evropian.


AKTUALITET

BOTA E RE nr. 14

AKTUALITET

SEMINARI NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE K. BERISHA

E

dicioni i 32-të me radhë sjell në Kosovë profesorë e studentë ndërkombëtarë nga e gjithë bota

Për të 32-tën herë me radhë organizohet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, nga 19 deri 30 gusht. Në këtë seminar marrin pjesë 100 seminaristë nga e gjithë bota. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, tha se Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është emblemë e gjithë shqiptarisë. “Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, përveç që ka prodhuar njohuri për miqtë tanë nga bota, për traditën, kulturën, etnosin dhe historinë shqiptare, ka krijuar edhe ambasadorët e Kosovës nëpër botë për të vërtetën, për shqiptarët dhe për realitetin e Kosovës”, përfundoi ministri Buja. Drejtori i Seminarit, Bardh Rugova, potencoi se “Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është shndërruar në një institucion që ka pikësynim, parasëgjithash takimin e studiuesve ndërkombëtarë të gjuhës shqipe dhe krijimin e kontakteve që shpiejnë në integrimin e shqipes në rrjedhat e përgjithshme”. Më tej, Rugova shtoi se seminari nuk ka pësuar ndonjë ndryshim

të madh për këtë vit. “Ndryshimet që i kemi bërë kanë të bëjnë me rezultatet shkencore, të cilat i kemi arritur dhe studiuesit, të cilët vijnë nga e tërë bota”. Duke folur për vlerat e gjuhës, Dekani i Fakultetit të Filologjisë, prof. Dr. Sedat Kuçi tha se “seminari për dekada të tëra ka afirmuar vlerat tona gjuhësore, letrare e kulturore në mbarë botën, por edhe ka marrë nga të tjerët pjesëmarrës, studiues të gjuhës shqipe që vijnë nga shtetet më të zhvilluara të botës”. Në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, përveç profesorëve të ndryshëm nga Evropa, ka të atillë që vijnë edhe nga Kina e largët. Profesoresha Weng Lei, e cila është duke specializuar në Universitetin e Tiranës, në departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, thotë se ndihet e kënaqur që është ftuar nga drejtori i seminarit Bardh Rugova. “ Ndihem mirë, sepse ka katër vite radhazi që vij në këtë seminar. Këtu ne njihemi me profesorë të ndryshëm dhe i shkëmbejmë përvojat tona për gjuhën” përfundoi Lei. Për Aleksandra Podrovka (studiuese e gjuhës shqipe) e cila vjen nga Polonia, është hera e katërt që merr pjesë në këtë ngjarje të madhe për kulturën shqiptare. “Mua më pëlqen Kosova, sepse është vend i mirë. Njerëzit janë të hapur dhe të shoqërueshëm. Për mua, ky është viti i katërt që vij këtu. Ndihem shumë mirë. Tani jemi të vendosur në Konvikt dhe kushtet janë më të mira se në Poloni, Nëse do të kisha mundësi, përsëri do të vija në Kosovë” tha ajo. Ndryshe, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në të cilin po marrin pjesë gjuhëtarë, dhe punonjës shkencorë e akademikë nga shumë vende të botës, është themeluar në vitin 1974.

5


AKTUALITET

BOTA E RE nr. 14

RRITET NUMRI I STUDENTËVE NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS Ariana ÇAKA

U

niversiteti i Prishtinës ka hapur dyert për studentët e rinj. Gjithsejt 11 mijë e 932 studentë do të pranohen këtë vit, prej tyre 9412 do të jenë të rregullt, e 2520 studentë do të jenë me korrespondencë. Këshilltari i rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ardian Kastrati, u shpreh i kënaqur me vazhdën e procesit të aplikimit. “Procesi po shkon jashtëzakonisht mirë sepse sistemi online po funksionon efektivisht. Kjo ka ndikuar që edhe radhët e dorëzimit të dokumenteve të jenë më të reduktuara.” Lidhur me numrin e studentëve që do të pranohen këtë vit, ka pasur reagime të shumta që kanë vlerësuar se ky numër është i madh dhe i tejkalon mundësitë për akomodim që ka Universiteti i Prishtinës. Por, këshilltari Kastrati thekson se hapësira është e mjaftueshme. “Ne kur i kemi bërë analizat dhe i’a kemi propozuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës

dhe Teknologjisë numrin prej 12.000 studentëve për këtë vit akademik, i kemi analizuar të gjitha parametrat dhe mundësitë që i kemi, duke përfshirë edhe aspektin e infrastrukturës. Analizat e njësive akademike thonë që hapësirat ekzistuese janë të mjaftueshme” deklaroi Kastrati. Ai gjithashtu theksoi se studentët që do të regjistrohen në Universitetin e Gjakovës dhe në atë të Mitrovicës, do t’i lirojnë së paku 2000-3000 vende. Përkundër kësaj, në disa drejtime këtë vit nuk është hapur konkurs për pranimin e studentëve të rinj. Vlen të përmendet Fakulteti i Edukimit, në të cilin këtë vit nuk ka konkurs në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, në atë të Biologji-Kimisë, Matematikë-Informatikës dhe në Departamentin e Fizikë-Kimisë. Universiteti i Prishtinës planifikon që të vazhdojë edhe më tej inves-

timet në përmirësimin e kushteve të studimit për të gjithë studentët. Këshilltari i rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ardian Kastrati, thekson se investimet do të vazhdojnë edhe në sezonën e verës me ç’rast do të bëhet transferimi i Departamentit të Muzikës dhe i një pjese të studentëve të Fakultetit Ekonomik e Juridik në ish-objektin e Fakultetit të Edukimit, i cili po rinovohet dhe do të jetë i gatshëm në muajin tetor. Punimet në Amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik do të zgjerohen edhe për një kat më lart, ku do të mund të mbahen ligjëratat për studentët me korrespondencë edhe pas orës 16, madje edhe gjatë ditëve të fundjavës. Universiteti do të regjistrojë edhe 323 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva e Bujanoci, si dhe 294 studentë nga minoritetet: boshnjakë, turq, romë, ashkali dhe egjiptianë.


BOTA E RE nr. 14

AKTUALITET

NUK AKREDITOHEN PROGRAMET E STUDIMEVE MASTER DHE ATO TË DOKTORATURËS NË DISA FAKULTETE TË UP-së

D

Linda GJOKAJ

isa nivele të studimeve, si ato të doktoratës ashtu edhe ato të masterit në Universitetin e Prishtinës kanë mbetur jashtë programit të akreditimit. Ky vendim i marrë ditë më parë nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AAK) arsyetohet me faktin se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ende ballafaqohet me staf joadekuat dhe me një kurrikulë jo të kënaqshme. Basri Muja, drejtor ekzekutiv në këtë agjenci ka thënë se pengesë për akreditimin e këtyre niveleve të studimit mbetet stafi, kurrikula dhe infrastruktura jo e

sa në Fakultetin Filozofik nuk është akredituar programi “Shkenca politike” (PhD), poashtu edhe masteri i këtij drejtimi.

kënaqshme në UP. Shqetësues është fakti se masteri dhe doktoratura (PhD) e Shkencave Politike në Fakultetin e Filozofisë mbetën jashtë këtij programi, për tu akredituar vetëm niveli i studimeve bachelor. Dekani i Fakultetit të Filozofisë, Bujar Dugolli, ka thënë për gazetën “Zëri” se e sheh të arsyeshëm vendimin e Agjencisë Kosovare për Akreditim, për mosakreditimin e doktoratës, por nuk mendon se është marrë vendim i drejtë edhe për masterin, sepse, sipas tij ky nivel i studimeve ka një kurrikulë të kënaqshme dhe që i plotëson të gjitha kushtet për akreditim.

Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) janë akredituar programet: 1.Telekomunikacion (PhD), 2. Shkenca Kompjuterike (PhD) dhe, 3. Automatikë (PhD), ndërsa programet që nuk janë akredituar janë: 1.Elektronikë (PhD), 2. Elektroenergjetikë industriale (PhD) dhe, 3. Sistemet elektroenergjetike (PhD).

Sipas AAK- së, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike mbetën të paakredituara tri programe në doktoratë: 1. Prodhimi dhe automatizimi, 2. Programi Termoteknikë dhe Termoenergjetikë dhe 3.Konstruksione dhe Mekanizim. Në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës ka mbetur jashtë akreditimit programi “Konstruksion” (PhD), ndër-

Në Fakultetitn e Shkencave Matematiko- Natyrore (FSHMN) është akredituar niveli i doktoratës në: Biologjia e Organizmave dhe Ekologjia, si dhe ai i Kimisë, ndërsa nuk janë akredituar programet: Biologjia Molekulare dhe ajo e Qelizës (PhD), si dhe Optika e Mediumeve Izotropike (PhD).

Këtë vit, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë ka bërë disa ndryshime. Përshembull, masteri i gjuhës shqipe, i cili deri më tani ka qenë në kompetencat e Fakultetit të Filologjisë, tash e tutje, do të mbetet e drejtë e Fakultetit të Edukimit dhe të gjitha departamentet që kanë mësimdhënie do të barten atje. Shefi i kësaj dege, Bardh Rugova, thotë se vendimi tashmë është marrë që kjo degë t’i mbetet Fakultetit të Edukimit, por ai shprehet i shqetësuar me vendimin e ministrit pasiqë, sipas tij që nga viti 1960, kjo degë ka përgatitur arsimtarë të gjuhës shqipe, “ Nuk e di a është menduar sa duhet ministri me këtë vendim” tha ai.

7


UNIVERSITET

BOTA E RE nr. 14

UNVP-ja EDHE KËTË VIT U PËRGJIGJET KËRKESAVE TË STUDENTËVE

Hyrije MEHMETI

U

niversiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës tashmë ka krijuar një traditë të veten. Projekti i cili konsiderohet si njëri ndër më të rëndësishmit për ndërkombëtarizimin e Universitetit të Prishtinës këtë vit mban edicionin

e 13-të. Ashtu sikurse edhe viteve të kaluara, edhe në këtë edicion janë plotësuar pothuajse të gjitha kërkesat e studentëve.

Për dallim nga edicionet e kaluara, të cilat janë mbajtur kryesisht në fillim të muajit korrik, edicioni i 13-të i UNVP-së është vendosur të mbahet në fund të korrikut dhe të përfundojë në fillim të muajit gusht. Sipas Lumnije Bajramit, drejtoreshë në zyrën për marrëdhënie me jashtë në Universitetin e Prishtinës, kjo ka ndodhur për shkak të kërkesave të profesorëve dhe të studentëve. “Prej të gjithë profesorëve si dhe disa studentëve, e kemi pasur propozimin që këtë vit të mbahet më vonë, sepse është një periudhë në të cilën studentët faktikisht i përfundojnë provimet e tyre dhe pastaj janë të lirë për t’u marrë me ligjëratat dhe detyrat e Universitetit Veror ( kjo duke e pasur parasysh se vjet ka qenë koha kur shumica e studentëve kanë qenë ende në provime. Kjo ka ndikuar pastaj që ata të mos e japin maksimumin në UNVP). Kjo pra është bërë me qëllim që të arrijmë rezultate më të mira” ka thënë ajo. Interesimi i madh i studentëve për të marrë pjesë në këtë organizim ka bërë që numri i paraparë fillimisht për këtë edicion, e që ka qenë 350, të rritet deri në rreth 500 studentë, ku mbi 100 prej tyre janë ndërkombëtarë. Lumnije Bajrami ka bërë të ditur se UNVP-ja është detyruar ta rrisë numrin e të pranuarve edhe përkundër

8

asaj që është planifikuar të jetë një numër më i vogël. “Parashikimi ka qenë që të pranohen 350 studentë, mirëpo jemi detyruar që ta rrisim numrin, sepse ata që kanë aplikuar i kanë plotësuar të gjitha kushtet”ka thënë ajo. Përzgjedhja për studentët vendorë fillimisht është bërë në bazë të notës mesatare, e pastaj edhe duke u nisur nga niveli i njohjes së gjuhës angleze

Në anën tjetër, një nga kriteret përzgjedhëse për studentët ndërkombëtarë ka qenë përshtatja e fushës së studimit me kursin e përzgjedhur, pastaj njohja e gjuhës angleze, si dhe nota mesatare. Sipas drejtoreshës Bajrami, ideja ka qenë që të përzgjidhen studentët më të mirë sepse i tërë Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës veprimtarinë e tij e zhvillon në gjuhën angleze. Për dallim nga viti i kaluar, këtë edicion numri i kurseve është rritur në 24, ku maksimumi i studentëve për një kurs është 25. “Dallimi i këtij edicioni në raport me vitet e kaluara qën-


BOTA E RE nr. 14

dron në faktin se jemi bazuar më tepër te kërkesat e studentëve. Prandaj edhe këtë vit mbahen 24 kurse, ku 4 prej tyre janë për Fakultetin Ekonomik, 4 për Fakultetin Juridik, pastaj ka kurse për bujqësi, për arte, psikologji, shkenca ekzakte dhe së fundmi edhe për politikat ruse që mbahet për herë të pare, etj” ka shtuar Bajrami. Edhe këtë vit, numri i mësimdhënësve do t’i përshtatet

drejtoresha e zyrës për marrëdhënie me jashtë. Duke u bazuar në 12 edicionet e mëparshme, ajo çka e bënë të veçantë këtë edicion është edhe bashkëpunimi për herë të parë i UNVP-së me Ministrinë e Punëve të Jashtme. UNVP-në e mbështet edhe Universiteti i Prishtinës, Ambasada Norvegjeze, Këshilli Britanik, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, etj. Dafina Kryeziu, studente në Fakultetin Juridik ka thënë se edicioni i 12-të i UNVP-së ka qenë një përvojë shumë e mirë. “Vitin e kaluar, pavarësisht faktit se kanë qenë rreth 500 stundentë, kemi kaluar shumë mirë. Nuk ka pasur ndonjë parregullsi apo vërejtje nga ana e studentëve. Shpresoj se edhe ky edicion do të përmbyllet me sukses edhe më të madh”, shtoi ajo.

numrit të kurseve, duke i ndarë kështu për njësi kursi një mësimdhënës ndërkombëtar dhe një mësimdhënës vendës (si bashkëpunëtorë). Sipas organizatorëve, për dallim nga viti i kaluar, këtë vit ka pasur më shumë aplikime nga ana e profesorëve. Përzgjedhja e tyre është bërë në bazë të kërkesave të studentëve, varësisht nga ajo se ku ka qenë interesimi më i madh, si dhe nga përvoja e tyre në mësimdhënie. “Këtë vit si pjesë e strategjisë së lobimit tonë për njohjen e Kosovës, kemi bërë përzgjedhjen edhe të disa profesorëve nga vendet që nuk na kanë njohur” bëri të ditur

Edicioni i 13-të i UNVP-së organizohet në Kampusin e UP-së prej datës 22 korrik deri më 2 gusht 2013. Gjatë kësaj periudhe dyjavore, përveç kurseve, do të ketë edhe forume publike, të cilat sipas organizatorëve do të ngjallin debate për problemet e ndryshme socio-ekonomike të shoqërisë sonë. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe do të ketë edhe ekskursione në fundjavë, mbrëmje studentore, turnire të futbollit, etj. Studentët të cilët do t’i ndjekin të paktën 80% të klasave të tyre dhe do t’i kalojnë provimet ose detyrat e duhura, do të fitojnë kredi ECTS përmes “Çertifikatës së Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës”. Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës edicionin e parë e ka pasur në vitin 2001.

9


AKTUALITET

BOTA E RE nr. 14

KOSOVA BËHET EDHE ME TRI UNIVERSITETE TË REJA PUBLIKE!

Rilind BERISHA

A

do të këtë kualitet apo kuantitet në Universitetin e Prishtinës mbetet të shihet. Çështja kryesore është cilësia e mësimdhënies dhe zbatimi i procesit të Bolonjës, në favor të studentëve. Gjithmonë kanë munguar hapësirat për studime kualitative në Universitetin e Prishtinës. Me hapjen e universiteteve të reja, vihet në pah fakti se Kosova po hyn në një dimension tërësisht të ri. Universitetet e reja edhe pse ende jo të pavarura plotësisht, po bëjnë përpjekje për të arritur në nivelin e universiteteve serioze, në të cilat formohen kuadrot dhe profesionistët e së ardhmes. Sigurisht, nëse universitetet tjera mëtojnë që të konkurojnë krahas Universitetit të Prishtinës, duhet të punojnë me shumë zell dhe të korrin suksese. Ky është edhe parimi i vazhdimësisë, sipas të cilit suksesi individual i paraprinë suksesit publik! Realizimi i kësaj kërkon kohë. Këtyre universiteteve duhet tua japim një antidotë të shpejtë në mënyrë që ato të jenë frytdhënëse. Sa do që të jetë frytdhënës vendimi i qeverisë për themelimin e tri universiteteve të reja publike në Gjakovë, Gjilan e Mitrovicë, vazhdon të shihet me skepticizëm nga zyrtarë të lartë shtetëror e sidomos nga partitë opozitare. Njëri ndër ta është edhe Jakup Krasniqi, i cili ka thënë se në Kosovë kemi analfabetë me diploma. “Nuk kemi pse ta fusim kryet në zallë e mos të shohim se kemi arrit të krijojmë nxënës të shkollës së mesme, analfabetë. Prandaj, mos të krijojmë edhe analfabetë me njerëzit që kanë diploma universitare. Pra, kjo është frika ime”, ka qenë ky shqetësimi që ka ngritur i pari i Parlamentit të Kosovës. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, i pyetur për themelimin e tri universiteteve të reja thotë se ai vetëm është duke i zbatuar politikat e mëhershme. “Edhe ashtu duket që ka mbipopullim në UP. Pse të mos i krijojmë mundësi edhe Gjilanit, që qytetarët e atij qyteti të mos shpenzojnë për të ardhur dhe studiuar në Prishtinë, në Prizren apo Pejë, por në Gjilan? Pse mitrovicasit dhe gjakovarët të mos kenë kushte për të studiuar në qytetet e tyre”? ka pyetur Buja, sipas të cilit hapja e këtyre universiteteve hapë edhe perspektiva të reja edhe për qytetarët, të cilët jetojnë jashtë Kosovës.

10

“Universiteti i Gjilanit favorizon Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, ndërsa ai i Gjakovës favorizon pjesën e Veriut të Shqipërisë, etj”. Në këtë mënyrë e ka arsyetuar Buja hapjen e universiteteve të reja publike. Edhe pse nga shoqëria civile dhe nga disa parti opozitare, hapja e universiteteve të reja publike shihet si hapje e “qendrave të reja të rehabilitimit” për militantët e partisë në pushtet dhe për të përfituar elektorat, ministri Buja, me mburrje dhe me përgjegjësi të plotë flet për

hapjen e universiteteve të reja, për të cilat nuk e mohon faktin se ky ishte qëllimi i partisë, por jo për të fituar elektorat. Buja e pranon se gjendja e arsimit në Kosovë nuk është ajo që do të duhej të ishte, por thotë se janë bërë përmirësime të mëdha, e sidomos këto dy vitet e fundit. Sipas tij, nëse e bëjmë një krahasim me vitet e mëparshme, me kohën kur ai i kishte mbaruar studimet universitare dhe njohuritë që i kanë poseduar studentët atëbotë, nuk mund të krahasohet me të tashmen. Në të kaluarën ka pasur kritere më të ashpra. Nëse merret niveli i njohurive që ka studenti sot, ato janë pakrahasimisht më të mëdha. Studenti mund ta kalojë një lëndë apo dy në forma të ndryshme. Studimet themelore universitare i kanë mbi 30 provime. Kjo ua pamundëson studentëve përfundimin e provimeve në atë mënyrë. Studentët tanë kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme në universitetet më prestigjioze të botës.


BOTA E RE nr. 14

Gjakova i ka 13 hektarë. Në qendër të Mitrovicës janë 20 hektarë dhe aty kemi filluar më herët, ka thënë Buja. Sidoqoftë, rëndësia e hapjes së këtyre universiteteve për qytetarët e Kosovës është shumë e madhe dhe unike. Edhe pse për shumë qytetarë, hapja e këtyre universiteteve ka ngjallur ndjenja gëzimi, duket më e madhe në horizont ndjenja e frikës. Ata frikësohen për të ardhmen. E ndjejnë se hapja e universiteteve të reja do të prodhojë sharlatanë me diploma. Megjithatë ata vazhdojnë të besojnë se hapja e tyre do të ndikojë në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë. Se hapja e universiteteve të reja publike do të ndikojë apo jo në ngritjen e cilësisë së mësimit mbetet të shihet në vitet e ardhshme.

AKTUALITET

Sot mbi 60 studentë shqiptarë nga Kosova janë doktorantë nëpër universitete të ndryshme të botës. Mbi 4000 studentë janë në nivelin master nëpër universitetet e botës. Në të gjitha këto universitete, studentët tanë, janë duke lënë përshtypje të mira, vlerëson ministri Buja. Nënkryetari i Parlamentit Studentor, Irfan Veseli njëherësh student i Faklutetit Juridik në Gjilan, për hapjen e Universitetit Publik të Gjilanit thotë se iniciativa për themelimin e Universitetit Publik të Gjilanit ka ardhur si nevojë e kohës, sepse Komuna e Gjilanit bën pjesë ndër komunat më të mëdha të Kosovës. Ka disa vite me radhë që në Gjilan zhvillohen studime të katedrës së edukimit që është nëndegë e UP-së. Në departamentet e arsimit fillor, parafillor, edukatës qytetare,historisë dhe gjeografisë. Irfan Veseli ka mendim të njëjtë me minstrin Buja përsa i përket Universitetit Publik të Gjilanit, i cili është universitet ndihmës për studentët e Kosovës Lindore. “Themelimi i UPGJ-ës ka rëndësi jo vetëm për Gjilanin si qytet me rrethinë, por edhe për viset tjera shqiptare, si për Luginën e Preshevës dhe Kumanovës, të cilat gjeografikisht janë shumë të afërta me qytetin tonë. Kjo do të jetë një mundësi më shumë për këto vise” vlerëson Veseli. Ai po ashtu thotë se “me punën dhe përkushtimin e të gjithave institucioneve relevante do të përpiqemi që vërtet Gjilanin ta bëjmë qytet të konkurencës së dijes dhe vlerës e cilësisë së arsimit të lartë”. Duket se hapja e universiteteve të reja nuk do të jetë barrë e madhe për buxhetin e shtetit pasiqë në këto universitete nuk do të hapen në këtë vit degë të reja përveç atyre ekzistuese dhe as nuk do të rritet numri i studentëve. Këto drejtime kanë funksionuar si pjesë e Universitetit të Prishtinës, pra situatën e kemi të njëjtë. Sivjet nuk do të shtohen njësi akademike dhe programe të akredituara, të cilat financiarisht nuk do të jenë barrë e madhe e buxhetit. Për këtë vit, kostoja që do të kërkohet në rishqyrtim të buxhetit nga Ministria e Arsimit nuk do të jetë mbi 2 milionë euro. Për koston e ndërtimit të kampuseve universitare, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë është duke e shqyrtuar një mundësi që lejohet edhe me ligjin për ndërtimin e infrastrukturës përmes partneritetit publiko- privat. Këtë formë jemi duke e shikuar. Përshembull, në Gjilan, qytet i cili i ka 12 hektarë tokë për të ndërtuar kampusin, mund të bëhen proporcione. Ndërsa

11


BOTA E RE nr. 14

S’KA RRITJE TË ÇMIMEVE NË QENDRËN STUDENTORE TË UP-së Ariana ÇAKA

K

ontakti i parë me “Jetën studentore” Ardhja nga një vend tjetër për të studiuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, për shumë nga studentët nënkupton edhe të banuarit nëpër konvikte. Kjo është edhe sfida e radhës me të cilën studentët duhet të përballen qysh në fillim të studimeve, pa llogaritur largimin nga familja, vendlindja, rrethi e shoqëria. Qendra Studentore e Universitetit të Prishtinës për çdo vit hap dyert për studentët e shumtë që duan të banojnë në një nga shtatë konviktet e kësaj qendre.

Investimet për vitin akademik 2012-2013 Tashmë ka përfunduar viti akademik 2012-2013. Përgjatë kësaj periudhe në konvikte banuan gjithsejt 3548 studentë. Drejtori i Qendrës Studentore Fatmir Sfishta, pohon se viti ka shkuar pa probleme të cilat do ta prishnin rendin shtëpiak. Këtë vit ka pasur investime të ndyshme, si për shembull investimi në sallën “1 Tetori” në bashkëpunim me radiotelevizionin 21. Ky investim ka rritur funksionalitetin e sallës për aktivitete kulturore dhe sportive. Ndërkaq, pa dyshim, një nga investimet më të rëndësishme në Qendrën Studentore të Prishtinës, ishte edhe vendosja e kamerave të sigurisë në hapësirat e brendshme dhe të

12

jashtme të konvikteve, me qëllim që siguria të jetë në nivelin e duhur. Çmimi-i njëjtë! Ndonëse për revistën tonë kohë më parë drejtori Sfishta kishte deklaruar se mund të ketë një rritje të vogël të çmimit për banim në konvikt dhe ushqim në mensë, ai tani e thotë të kundërtën. Sipas tij, duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të shumicës së studentëve, është vendosur që çmimi të jetë i njëjtë. Sipas drejtorit të Qendrës Studentore, Fatmir Sfishta, për një muaj banim në konvikt, studentët do të paguajnë 40 euro, ndërsa për një muaj ushqimi në mensë do të jetë si zakonisht 30 euro. Studentët: Kushtet në konvikte janë të mira Studentët banues në konvikte thonë se marrë në përgjithësi jeta në konvikte ka qenë e mirë, por ka vend për përmirësime. Studentja Linda Berisha, thekson se është ndarë e kënaqur me mundësitë për një jetë më të mirë në konvikt. “Unë kam banuar në konviktin numër gjashtë dhe lirisht mund të them se ka qenë shumë mirë dhe ka pasur rend e rregull”, thotë ajo. Edhe studentja Nita Krasniqi e pohon

të njëjtën gjë. Ajo thotë se ka nevojë për investime në infrastrukturën e brendshme në konvikt. “Ky vit ka qenë i mirë, ndonëse në konviktin numër tre mobiljet janë pak të vjetra dhe kishte me qenë mirë të ndërrohen”, thotë ajo. Përkitazi me këtë, drejtori Sfishta thotë se do të ketë investime në infrastrukturë dhe në renovimin e objekteve ekzistuese. Risi pritet të jetë ndërtimi i një amfiteatri të hapur në këtë Qendër Studentore. Konkursi për të pranuar studentët e rinj në Qendrën Studentore të Universitetit të Prishtinës, pritet të hapet në muajin shtator.


BOTA E RE nr. 14

FAKULTETI EKONOMIK SHPENZON MBI DYMIJË EURO PËR VENDOSJEN E 16 KAMERAVE Hyrije MEHMETI

H

apësira e objektit të Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Hasan Prishtina”, tanimë është e mbushur me kamera, të cilat e kontrollojnë pothuajse çdo lëvizje që bëhet aty. Rritja e numrit të tyre, përkatësisht blerja dhe vënia e gjithsejt 16 kamerave të reja, ka kushtuar rreth 2004.00 euro. Sipas prodekanes për çështje mësimore dhe njëherit edhe profesoreshë në këtë fakultet Florentina Xhelili-Krasniqi, rritja e numrit të tyre është bërë për shkaqe sigurie, të studentëve, stafit administrativ dhe mësimdhënësve. “Qëllimi kryesor i vënies së kamerave është krijimi i një ambienti sa më të sigurt për studentët”, është shprehur ajo. Prodekanja Xhelili-Krasniqi ka thënë se kjo nuk është arsyeja e vetme e vënies së tyre. “Arsyeja tjetër është se planifikohet vendosja e disa kompjuterëve me qasje në internet për nevojat e studentëve, në hapësirën para amfiteatrit të madh, me qenë se nga janari i këtij viti të gjitha informatat për studentët janë duke u shpallur vetëm në webfaqen e fakultetit”, ka shtuar ajo. Hapësira përpara amfiteatrit të madh nuk do të jetë vendi i vetëm ku do të vendosen kompjuterët. “E njëjta gjë është planifikuar edhe për çdo sallë (shtëpizat dhe tastaturat) të cilat do të përdoren pastaj gjatë ligjëratave dhe ushtrimeve nga mësimdhënësit dhe studentët” bëri të ditur profesoresha Xhelili-Krasniqi. Blerja dhe vendosja e kamerave në këtë institucion po mirëpritet edhe nga shumë studentë, të cilët thonë se tani ndihen më të sigurtë. Besnik Ejupi, student i Fakultetit Ekonomik e ka konsideruar këtë veprim si një hap të madh në rritjen e sigurisë. ”Futja e kamerave në ambientet e fakultetit është një shpenzim i vogël, por një hap i madh në rritjen e sigurisë, gjë që mundëson rritjen e efikasitetit të mbikëqyrësve dhe në uljen e problemeve” ka thënë ai. Sipas Ejupit, lehtësia për të pasur kontakte me mësimdhënësit dhe numri enorm i studentëve e ka bërë të domosdoshme futjen e kësaj pajisjeje teknologjike. Nuk ka dyshim se efekti i kamerave i ka evituar problemet brenda një kohe tejet të shkurtër. Por, kjo nuk është çështja e vetme për të cilën ai shpreson se do të kenë efekt kamerat. “Deri tani kamerat e mëparshme kanë shërbyer vetëm për shkaqe të sigurisë. Shpresoj fuqishëm

se gjatë vitit tjetër akademik do të përdoren edhe si “mbikqyrës“ gjatë provimeve të ndryshme, me qëllim që të ulet kopjimi, dhe të rritet kreativiteti i studentëve.

Kështu, për efekt të menjëhershëm duhet të merren masa ndëshkuese për studentët që kapen duke kopjuar. Kjo do të ndikonte drejtpërdrejt në vetëdijësimin e studentëve tjerë” shtoi ai. 16 kamerat e reja kanë zënë vend kryesisht në salla, te zyrat e katit të parë, pastaj është rritur numri i tyre në korridore, te shërbimi i referentëve, te hapësira përpara bibliotekës, etj. Në amfiteatrin e madh dhe në amfiteatrin e vogël kanë mbetur po të njëjtat. Ndërkaq, në anën tjetër, për të evituar çdo pengesë dhe problem, monitorët që përcjellin kamerat janë lëvizur dhe janë vendosur në një zyrë të veçantë, në të cilën ka qasje vetëm dekanati në rast të cenimit të sigurisë.

13


AKTUALITET

BOTA E RE nr. 14

EDUKIMI PËR MEDIAT, DOMOSDOSHMËRI PËR SHOQËRINË

Artan KRYEZIU

N

ë këtë vit të ri shkollor pilotprojekt do të jetë lënda “Edukimi për mediat” në shkollat e mesme. Ky pilotprojekt do të jetë vetëm në disa shkolla. Këtë e bëri të ditur kryetari i Unionit të Gazetarëve të Kosovës (UGK), Muhamet Jahiri, njëherit edhe organizator i diskutimit publik me temën “Nevoja e edukimit për media”, ndërsa me këtë rast u tha se: “këtë vit të ri shkollor, i cili do të fillojë, në disa shkolla nëpër komunat e ndryshme të vendit do të nisin me pilotprojekte, me ç’rast, prindërit në bashkëpunim me mësimdhënësit e tyre dhe me Ministrinë e Arsimit do të bëjnë përzgjedhjen e lëndëve të tyre zgjedhore nëpër shkolla. Si rezultat i kësaj ne kemi organizuar dhe jemi duke organizuar debate që kanë për qëllim vetëdijësimin e prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve për rëndësinë e lëndës së “Edukatës për media”, nëpër shkolla dhe për të mirat që kjo lëndë do tua sillte fëmijëve të tyre, gjegjësisht nxënësve. Në këtë konferencë u tha se edukimi është domosdoshmëri për të gjitha shoqëritë në përgjithësi, e sidomos është i rëndësishëm për vendet në tranzicion siç është Kosova. Ligjëruesja për media dhe çështje ndërkombëtare, Susan Moeller e cila njëkohësisht është edhe drejtoreshë e Qendrës Ndërkombëtare për Media dhe Agjenda Publike në Universitetin

14

e Maryland-it në Washington e vuri në pah nevojën e edukimit për media si një formë të re të pjesëmarrjes së audiencës në procesin e komunikimit. “Edukimi për mediat është i rëndësishëm duke filluar që nga fëmijëria e hershme, për t’i përgatitur pastaj fëmijët për reklamat nga të cilat ata ndikohen çdo ditë e që kanë për qël-

Besoj se këto vende si Franca, Gjermania, Holanda, etj, e kanë analizuar dhe e kanë parë të domosdoshme që të rinjtë të edukohen për mediat dhe internetin, si dhe të fitojnë njohuri sesi duhet të mbrohen nga dukuritë e dëmshme që mund t’i sjellin këto segmente nëse ato nuk shfrytëzohen si duhet. Në këtë diskutim publik i është re-

lim tua shesin produktet e ndryshme. Fëmijët, e gjithashtu edhe të rriturit deri në nivelet më të larta të politikës dhe administratës shtetërore duhet të jenë të përgatitur për mendime kritike ndaj mesazheve që transmetohen në media”, tha Moeller. Nga ana tjetër, kryetari i UGK-së Z. Muhamet Jahiri u shpreh se edukimi për mediat është një domosdoshmëri për shoqëritë në përgjithësi, e sidomos është i rëndësishëm për vendet në tranzicion siç është Kosova. Një lëndë e tillë mësohet në shumicën e shkollave publike, në vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian ndryshme të Bashkimit Evropian.

komanduar Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që ta mundësojë futjen në shkollat fillore dhe të mesme të lëndës së “Edukimit për media” si një mundësi që fëmijët dhe të rinjtë të kenë mendime kritike ndaj formave më të reja të komunikimit për media, si dhe është rekomanduar që mediat përmes fletëpalosjeve në rastin e gazetave ose përmes emisioneve televizive të bëjnë edukimin e audiencës së tyre për format e punës në mediumet e tyre, në mënyrë që audienca ta ketë të qartë se në çfarë mënyre është duke u informuar.


BOTA E RE nr. 14

SHKËMBIME AKADEMIKE NË MES TË UP-së DHE UNIVERSITETIT TURK “ADNAN MENDERES” Bota e Re

R

ektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Ibrahim Gashi, me ftesë të rektorit të Universitetit publik “Adnan Menderes” të Aydinit, prof. dr. Mustafa Birincioğlu, po qëndron në një vizitë zyrtare në këtë universitet. Ai është pritur nga homologu i tij dhe me këtë rast i ka vizituar të gjitha fakultetet e këtij universiteti, si dhe Qendrën Klinike Spitalore që vepron në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë së këtij Universiteti. Qëllimi i vizitës është thellimi i bashkëpunimit veçmas në fushën e shkëmbimit akademik. Rektori Gashi, duke parë nga afër kushtet tejet të mira dhe punën cilësore kërkimore dhe klinike që bëhet në këtë Universitet, kërkoi nga Fakulteti i Mjekësisë së këtij Universiteti që të pranojë një numër studentësh nga UP-ja në semestrin e fundit të studimeve, si dhe studentë të doktoratës nga fusha e mjekësisë, të cilët do të mund të kryenin një pjesë të punës së tyre kërkimore-laboratorike.

Rektori Birincioğlu e siguroi rektorin Gashi se Universiteti “Adnan Menderes” është shumë i gatshëm të pranojë studentë nga Kosova për qëndrime të shkurtra hulumtuese apo për qëndrime më të gjata. Më këtë rast, të dy rektorët nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për pjesëmarrje në programin Mevlana, nëpërmjet të cilit bëhet i mundur, në aspektin material, zhvillimi i shkëmbimeve akademike të studentëve dhe të stafit mësimdhënës.

15


BOTA E RE nr. 14

REPORTAZH

DIASPORA SHQIPTARE NË EVROPË, NË QENDËR TË STUDIMEVE TË INSTITUTIT ALBANOLOGJIK TË PRISHTINËS

FRYMOHET SHQIP EDHE NË EVROPË

Sejdi M. GASHI

S

tudiues të Institutit Albanologjik të Prishtinës nga fusha e gjuhës, historisë dhe folklorit , për 10 ditë më radhë qëndruan për vizitë studimore në mërgatën shqiptare në Zvicër, Francë, dhe Austri Një grup i punëtorëve shkencorë nga Instituti Albanologjik i Prishtinës realizoi vizitë studimore në disa shtete të Evropës. Ata u takuan me disa nga bashkëkombasit tanë që jetojnë dhe veprojnë përkohësisht jashtë Kosovës. Vizita u realizua në kuadër të projektit shkencor tre-vjeçar të Institutit Albanologjik të Prishtinës me titull “Mërgata shqiptare e Kosovës, mbijetesa gjuhësore, kulturore dhe historia e saj”. Qëllimi i vizitës sonë ishte që të njihemi për së afërmi me gjendjen e mërgatës shqiptare në përgjithësi, e asaj të Kosovës në veçanti, në kontekstin e gjallimit të gjuhës shqipe, të kulturës shqiptare, dokeve e traditave shqiptare përgjithësisht. Qëllimi i shkencëtarëve nga Instituti Albanologjik ishte që të shihet për së afërmi se sa bashkëkombasit tanë po arrijnë që ta ruajnë gjuhën dhe kulturën shqiptare, por edhe të marrim të dhëna për historinë e mërgatës sonë, në kohën kur ne jemi të vetëdijshëm për ndihmën jashtëzakonisht të madhe që e ka dhënë ndër vite për çështjen e Kosovës. Në këtë numër të revistës”Bota e Re”, lexues të nderuar do të informoheni për vizitën tonë në Francë, Zvicër dhe Austri: Dera e parë në të cilën trokitëm gjatë vizitës sonë në Zvicër ishte Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) në Gjenevë, ku takuam Albana Malajn, Faruk Osmanin, Ali Mehmetin, Buçe (Dajaku) Avdiun, aktivistë dhe shumë mësimdhënës të mësimit shqip në Gjenevë. Më pastaj shkuam për vizitë tek mësuesja e gjuhës shqipe, Hyrije Kurteshi, e cila na foli për gjendjen e

16

shkollës shqipe ku ajo punon. Prej aty shkuam për vizitë në Ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë, ansambël në të cilin me një dëshirë të madhe ruhen vallet, muzika dhe elementet tjera tradicionale shqiptare. Me këtë rast e zhvilluam një intervistë me koreografin e njohur Xhemali Berisha. Poashtu biseduam me Nexhmedin Ilazin- aktivist dhe me shumë valltarë të tjerë- nxënës të shkollës shqipe në Gjenevë të Zvicrës.

Ansambli i lartëcekur na ftoi në një mbrëmje kulturore me karakter humanitar, që kishte organizuar, me qëllim të mbledhjes së fondeve për ndërtimin e një shkolle në një fshat të Vitisë. Ditët në vijim grupi ynë i punës në Zvicër, shkoi për vizitë në Lyon të Francës, ku takoi Labinot Bislimin, udhëheqës i shoqatës “Bashkimi shqiptar” në Lyon, me ç’ rast u njoh për së afërmi me jetën kulturore dhe arstistike që bëjnë shqiptarët në Lyon. Ne mësuam se vetëm në qytetin e Lyon-it jetojnë rreth 40 mijë shqiptarë. Në Lyon poashtu takuam edhe aktivistë shqiptarë nga shoqata “Iliria”, të cilët na i shpalosën aktivitetet që i organizon kjo shoqatë. Me ftesë të veçantë morëm pjesë në aktivitetin e quajtur “Java e Frankofonisë” në Lyon, me ç’rast të pranishëm ishin shumë figura diplomatike dhe politike, si konsulli i Luksemburgut dhe ai i Maltës. Me interes të veçantë për ne ishin edhe takimet e shumta, me studiues e ak-


REPORTAZH

BOTA E RE nr. 14

Aty miqësisht na priti Rrustem Sellca me shumë bashkëpunëtorë. Zhvilluam intervista me aktivistë dhe nxënës që e frekuentojnë këtë qendër kulturore shqiptare.

tivistë të mirënjohur në Lyon si Skënder Shala, doktorant në Universitetin e Lyonit dhe Avni Azizi, i cili ishte një azilkërkues nga Kosova, që pas 8 vitesh qëndrimi në Lyon, kishte fituar të drejtën e azilit. Prej Lyonit të Francës grupi ynë udhëtoi për në Cyrih ku pati rastin të takohet me shumë aktivistë dhe nxënës shqiptarë. Në shoqërim të Z. Ahmet Asani, këshilltar i ministrit të diasporës, patëm takim, në “Qendra Shqiptare për Kulturë dhe Integrim-QSHKI”.

Nga aty u takuam, në Shoqatën Kulturore Shqiptare “Pashtriku”, me Z. Zeqir Sadrija aktivist shumëvjeçar i çështjes shqiptare. Gjithashtu e takuam edhe Shefket Asanin, Shefqet Dibranin, Gjokë M.Gjoka, Agush Bujën, si dhe shumë mësimdhënës dhe mërgimtarë shqiptarë me të cilët zhvilluam intervista të shumta.

Edhe në shtetin e Austrisë vizituam qytetet si: Salzburgun, Lincin dhe Vjenën. Adresat e takimeve tona kanë qenë disa shoqata dhe klube shqiptare, por edhe punëtorë shumëvjeçar të shkollës shqipe. Në shoqërim të Zv. Konsullit të Kosovës në Vjenë, z. Isa Kosumi dhe në praninë e një numri shumë të madh të mërgimtarëve tanë, shikuam filmin “Shkolla e maleve”, film ky që i emocionoi mërgimtarët e pranishëm.

Mësimdhënësit, nxënësit dhe aktivistët e shumtë që i takuam u shprehën shumë të kënaqur me mbarëvajtjen e arsimit shqip në Austri, pasi që shkolla shqipe është e institucionalizuar dhe financohet 100% nga qeveria austriake, për dallim nga Franca dhe Zvicra, shtete në të cilat një gjë e tillë nuk ndodhë.

17


BOTA E RE nr. 14

ARTI QË MË FRYMËZON ËSHTË SKULPTURA PREJ DRURI K. BERISHA

M

KULTURË

iftari : “Skulptura prej druri është një art i vërtet që kërkon nga krijuesi aftësi serioze në përdorimin e imagjinatës, duke e mishëruar instiktin me shpirtëroren”

Edhe pse në Fakultetin e Arteve mungojnë kushtet adekuate për studime, studentët ndihen të inkurajuar për realizimin e qëllimeve të tyre. Këtë e dëshmon edhe skulptorja Arjeta Miftari, studente në këtë fakultet. “Në Fakultetin e Arteve nuk ka kushte të mjaftushme për

18

skulpturën. Ne na mungojnë shumë gjëra, duke përfshirë këtu edhe materialet adekuate” thotë Arjeta. “Tani jam në vitin e katërt, por më duhet të them


KULTURË BOTA E RE nr. 14

tonë” thotë Arjeta.

se deri më tani ne kemi punuar me këto kushte. Gjithsesi, jam e kënaqur me profesorët, të cilët janë mjaft komunikativ dhe na ndihmojnë ta kuptojmë më mirë profesionin

Skuptura duhet të përkrahet sepse është art që të jep frymë dhe shpirt. “ Duhet të punojmë më shumë që të kemi më shumë vepra skulpturale. Megjithë faktin që ne kemi ecur përpara, ende është e nevojshme shtytja që duhet të na e japin të tjerët për të ecur përpara”. Pa përkrahjen e institucioneve të Kosovës është e vështirë të imagjinohet realizimi i shumë punimeve në skulpturë”. përfundon Miftari.

spozita personale dhe disa ekspozita kolektive.Për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ajo e kishte zënë vendin e parë në konkursin e shpallur nga Universiteti Amerikan i Tiranës për skulpturën më të mirë. Njëkohësisht, Arjeta ishte shpërblyer edhe me një bursë studimore. Në vitin 2012 Arjeta ishte shpërblyer me çmimin e parë nga “ETNOFEST-i”për skulpturën më të mirë prej druri. Përveç skulpturës, Arjeta, angazhohet edhe në veprimtari të tjera, posaçërisht, në arkeologji dhe në restaurimin e moumenteve kulturore. Për realizimin e këtyre punimeve, Arjeta frymëzohet nga artefaktet që u kanë mbijetuar dekadave dhe shekujve.

Kohë më parë Arjeta kishte bërë katër ek-

19


BOTA E RE nr. 14

“KËNDI” STUDIMOR Teuta HAJRULLAHU

S

apo të hysh në Bibliotekën Kombëtare, në anën e djathtë të saj do ta shohësh një kënd. Nuk është i çfarëdoshëm, por është një kënd në të cilin zhvillohen dhe ndriçohen shumë mendje rinore. Ky është “Këndi Amerikan”, i cili të duket sikur të ishte një bibliotekë në shtëpinë tënde. Këndi Amerikan, ose American Corner, është një institucion, të cilin mund ta frekuentojnë, fëmijët, nxënësit e shkollave të mesme, studentët dhe profesorët, dhe të njëjtit të jenë pjesë e programit arsimor të këtij institucioni. Durim Hasaj, koordinator i Këndit Amerikan thotë se programi i këndit ofron kurse që kanë për qëllim, përveç të tjerash përforcimin e gjuhës angleze. “Gjatë vitit ne ofrojmë kurse të ndryshme, të cilat ndërlidhen me përforcimin apo praktikimin sa më të mirë të gjuhës angleze në jetën e përditshme siç është njohja e gramatikës dhe të folurit e kësaj gjuhe. Ne poashtu kohë pas kohe ofrojmë kurse që ndihmojnë në fjalime publike dhe debate, duke mos harruar edhe kurset që kanë të bëjnë me anglishten e biznesit”,- pohon Hasaj. Ai shton se kurset tjera që ofrohen janë poashtu frytdhënëse për njohjen e kulturës amerikane. Seminaret për mësimdhënës të gjuhës angleze, orët letrare, debatet, dhe aktivitetet që ndërlidhen me festat e ndryshme të SHBA-ve, programet për mundësi të shkollimit në SHBA si dhe sesionet tjera për kulturën, shoqërinë e vlerat amerikane do të jenë kurset që do të ofrohen. Një ndër organizatat që ka mbajtur ligjërata në Këndin Amerikan është edhe “Qendra Qiriazi”, një qendër për udhëheqje dhe njohuri akademike. Drejtori i kësaj qendre si dhe mësuesi, Mark Lake, tregon për aktivitetet që janë zhvilluar në këtë kënd. “Unë gjithmonë kam ligjëruar në klasë, për studentët me njohuri mesatare dhe përtej saj, të gjuhës angleze. Disa nga temat e trajtu-

20

ara brenda një semestri kanë qenë këto: “çfarë roli luan karakteri?”, “Si të përgatitesh për një intervistë pune?”, “Karakteri dhe pasojat”, “Vetëm vepro”, “Në debat rreth karakterit”, “Përgatitja e një plani biznesor”, dhe “Kujt i nevojitet integritetit?”,- shprehet Mark, i cili shton se interesimi për këto kurse ishte i madh sepse kishte studentë nga qytete të ndryshme. Ai gjithashtu shprehet shumë i kënaqur me ato që ka përfituar nga këto kurse. Marku vlerëson se duke dëgjuar për vështirësitë me të cilat përballen të rinjtë, për ëndrrat dhe shpresat e tyre, ai ka mësuar më shumë për Kosovën, kulturën dhe traditën e saj. Ndërkaq, sa i përket Bibliotekës së Këndit Amerikan në Prishtinë, ajo posedon libra të gramatikës dhe mësimdhënies së gjuhës angleze, romane të llojeve të ndryshme, literaturë amerikane, literaturë politike,


BOTA E RE nr. 14

ekonomike, historike, literaturë për drejtësi, letërsi për fëmijë si dhe materiale të tjera referenciale. Ajo poashtu është edhe abonente e revistave të ndryshme ,si “Time”, “The Economist”, “National Geographic”, “Rolling Stone”, “Entertainment”, etj. Anëtarësimi në këtë kënd është pa pagesë, dhe prej saj mund të huazohet literaturë e ndryshme. Këtu të ofrohet edhe mundësia e qasjes në internet për qëllime studimore.

Pjesë e rëndësishme e Këndit Amerikan janë edhe vullnetarët e këtij këndi. Durim Hasaj tregon se gjatë një viti, në Këndin Amerikan vijnë shumë vullnetarë për të ndihmuar në realizimin e aktiviteteve të ndryshme. Njëra nga këto vullnetare është edhe Raimonda Sokoli. Ajo ka tashmë pothuajse dy vite që është vullnetare, me ç’rast si punë vullnetare ajo e bën renditjen e librave, regjistrimin

Koordinatori i këtij këndi tregon për numrin e madh të vizitorëve. Këtë kënd në vitin 2012 e kishin vizituar rreth 25.000 vizitorë të ndryshëm dhe në atë kohë ishin huazuar rreth 1.200 libra të fushave të ndryshme. Adelina Gashi, një vizitore e rregullt e këtij këndi si dhe studente në Fakultetin Juridik tregon për komoditetin që ofron Këndi Amerikan. “Unë qe një vit i vijoj kurset këtu dhe jam shumë e kënaqur me ambientin dhe me aftësitë që i fiton njeriu në kurset e ndryshme që ofrohen këtu. Është vendi më i përshtatshëm për studentët për ta kaluar kohën e lirë. Studentët mund ta shfrytëzojnë atë për lexim, por edhe për aktivitete të tjera”,- shprehet Adelina.

e librave, përkthimin e ligjëruesve amerikan dhe aktivitete të tjera të ndryshme. Ajo ka ligjëruar edhe vet. Raimonda thotë se puna vullnetare në Këndin Amerikan të sjell përftime të ndryshme. “Fiton shumë, sepse pikë së pari, e përvetëson gjuhën angleze, së dyti bëhesh më i afërt me njerëzit, përkatësisht socializohesh me të gjitha karakteret e njerëzve, dhe së treti mëson për literaturën, e mbi të gjitha ndihesh mirë kur e kryen ndonjë punë si vullnetare.”- thotë Raimonda. Këndi Amerikan është hapur zyrtarisht në nëntor të vitit 2003 në partneritet me Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës dhe Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Ajo ka tri qendra: në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë. Që nga themelimi i Këndit Amerikan, Ambasada Amerikane në Prishtinë ka dhënë kontribut shumë të madh në promovimin e vlerave të këtij institucioni si dhe ka furnizuar me literaturë, teknologji, mësimdhënës dhe folës nga ambasada për tema të ndryshme.

21


BOTA E RE nr. 14

HISTORIKU I REVISTËS “BOTA E RE” K. BERISHA

R

evista e studentëve të Universitetit të Prishtinës “Bota e Re” që nga themelimi i saj në vitin 1968, ka qenë zë i fuqishëm i studentëve të Universitetit të Prishtinës. “ Bota e Re” ishte promotorja kryesore e ngjarjeve që ndodhën në Kosovë para dhe gjatë luftës në Kosovë. Emri i revistës “Bota e Re” si revistë shoqërore, kulturore dhe letrare, ishte bërë i njohur qysh herët në publicistikën tonë, në dekadat e fundit të shekullit. Në hapësirën informative shqiptare boshllëkun e plotësoi dalja e tri revistave me emër të njëjtë por në hapësirë, kohë dhe në rrethana të ndryshme.

demokratizimin e shtypit në Kosovë dhe në eliminimin e cenzurës mediatike. “Bota e Re” sukses dhe ndodhën në gjitha vlimet e Prishtinës.

fillimisht i pasqyroi me vërtetësi ngjarjet që skenën politike dhe të politike në Universitetin

Në verën e vitit 1991, në kohën kur po rritej dukshëm kualiteti dhe autoriteti i gazetës, pushtuesi serb e mbylli dhunshëm atë.

“Bota e Re”, fillimisht doli në Korçë si revistë e përdyjavshme shoqërore, kulturore dhe ekonomike, për të vazhduar më pas deri më 15.2.1937. Në Prishtinë, doli në vitin 1968, si gazetë e përdyjavshme studentore, informative, kulturore dhe letrare. Gazeta “Bota e Re” hapat e parë i bëri me ndihmën e kuadrit profesional të “Zërit të Rinisë”, pastaj, u konsolidua shumë shpejt si gazetë e pavarur studentore, për të kaluar më pas edhe nëpër disa batica dhe zbatica, por pa e humbur karakterin e saj realist dhe informues për studentët. Në këtë kontekst, ajo i dha fuqi jetësimit të demokracisë në trevat shqiptare. Gjatë vitit 1988,”Bota e Re” u bë prijëse në informimin e kosovarëve, në

22

Me ndihmën e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, Fondacionit “Soros”, kryeredaktorit të atëhershëm z,Hajredin Kuqit dhe punës dinjitoze që bëri redaksia e kësaj gazete, kjo gazetë u botua sërish. Vlen të përmendet fakti se nga kjo revistë dolën shumë emra të njohur të publicistikës shqiptare si: i ndjeri Ibrahim Rugova, Daut Demaku, Zenun Çelaj, Jusuf Buxhovi, Rexhep Ismajli, etj. Pastaj, ish-kryeredaktorët: Xhevat Syla, Fadil Demaku, Zeqir Gërvalla, Hajredin Kuqi, Musa Sabedini, Muhamet Mavraj dhe redaktorët e ish- gazetarët: Bardh Hamzaj, Blerim

Shala, Liri Loshi, Vehbi Bajrami, Halil Matoshi, Baton Haxhiu, Ernest Luma, Ilir Kabashi, Shani Pnishi, Dhurata Berisha, Shkumbin Tetaj e shumë të tjerë, të cilët edhe sot janë emra të njohur në shkencën dhe publicistikën shqiptare. Por jo vetëm kaq. “Bote e Re” nuk ka qenë vetëm zëri i fuqishëm i studentëve të Universitetit të Prishtinës, por edhe zëri i shumë luftëtarëve të UCK-së. Shumë studentë duke qenë të bindur në misionin e tyre fisnik, për çlirimin e Kosovës, iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në periudhën e pasluftës, gazeta “Bota e Re” doli përsëri, jo si gazetë e përdyjavshme, por si një revistë mujore për studentët e Universitetit “Hasan Prishtina”. Kjo revistë edhe sot është duke e vazhduar misionin e saj në informimin objektiv të studentëve, për ngjarjet që kanë të bëjnë me Universitetin e Prishtinës dhe për çështje të tjera. “ Bota e Re”është një urë lidhëse që “pasqyron organizimin e jetës studentore dhe ndryshimet progresive në Universitetin e Prishtinës”. Siç mund ta keni vënë re, synimet e revistës “ Bota e Re”, përkojnë me paraqitjen e të arriturave në lëmitë e ndryshme shkencore nga vetë studentët, me paraqitjen e rezultateve të implementimit të reformave në Universitetin e Prishtinës dhe me opinionet e studentëve për proceset nëpër të cilat po kalon UP-ja.


BOTA E RE nr. 14

TË GJITHË DREJT EVROPËS Erjona GJIKOLLI

“Të gjithë drejt Evropës” Më duket sikur kjo është një ndër ato mesazhet që i hasim nëpër pllakate të mëdha, nga ato mesazhe që mund të ndryshojnë jetën sa hap e mbyll sytë po të shkosh drejt tyre. E vërteta është se në Kosovë po ndodh kjo gjë. Dita ditës po përballemi me një dukurinë që e vë në pah faktin se të gjithë po ia mësyjnë Evropës me idenë se jeta që e bëjnë nuk ia vlen të jetohet dhe se jashtë kufijve të vendit të tyre do t’iu ofrohet një jetë më kualitative, gjithnjë sipas tyre. Kosova si vend i vogël nuk mund të ofrojë shumë. Ky fakt po ua zbeh shpresat njerëzve tanë që në një të ardhme të afërt do të bëhet më mirë. Kjo, madje po i shtyn të gjithë që të kërkojnë azil në vendet e BE-së. Por, a është kjo zgjidhja e duhur? Zgjidhje e duhur nuk është, mirëpo për disa njerëz kjo mbetet zgjidhja e vetme e imponuar nga realiteti kosovar. Qytetarët po i japin mijëra euro për një vizë të rreme vetëm për t’u lar-

guar nga vendi. Ata po kalojnë ditë të tëra nëpër male duke rrezikuar në çdo moment kapjen nga policia, vetëm për t’u larguar nga Kosova. Ata po e përballojnë ndarjen nga familja nga familja vetëm që të largohen nga Kosova. A thua vallë aq poshtë po bie Kosova? A thua vallë në sytë e popullit Kosova është aq e mjerë ? Dredhitë dhe korrupsioni si duket nuk po i ngopin ende pushtetarët tanë, të cilët nuk po mund të marrin frymë nga paratë dhe nuk po kanë hapësirë pastaj të mendojnë se si t’ua bëjnë një jetë më të mirë qytetarëve , në

mënyrë që të mos kenë arsye për ta braktisur vendin. Marrja e një rruge të rrezikshme nuk është aspak e lehtë, mirëpo të rinjëve kosovarë u ka ardhur në majë të hundës duke u diskriminuar nga vendi i tyre, nga Kosova që aq shumë e duan. Përderisa zgjënjimi dhe depresioni po e kaplon këtë popullin tonë i cili nuk ka as edhe një shpresë të vetme se një ditë prej ditësh do të ndezet një dritë e vogël që do t’i ofrojë mundësi për ta rimarrë jetën në duart e veta, ministrja e integrimit Vlora Çitaku merr guximin t’i kërkoj durim popullit, të egërsuar nga kushtet e vështira dhe t’i thotë se liberalizimi i vizave do të vijë shumë shpejtë dhe se “të gjithë mund të dalin në vendet e BE-së”. E, po ky popull tashmë i egërsuar, vite më parë ishte i gatshëm që të flijohej për lirinë e këtij vendi. Kot thonë niseni për të kërkuar azil sepse vendet e BE-së nuk japin më azil për kosovarët. Çfarë po ndodh me vendin tonë ? Do të bëhet më mirë apo do të vazhdojmë me të njëjtin tempo ? Nuk them që azili është opcioni më i mirë, sepse fundja ne këtij vendi i përkasim, por si duket për pjesën dërmuese tani kjo fare pak ka rëndësi. Pasiqë shpresa mbetet opcioni ynë i vetëm, atëherë, le të shpresojmë se koha do t’i jap një ngjyrim më të mirë aktualitetit kosovar, dhe se edhe shkrimi im do të reflektoj më shumë optimizëm për të ardhmen.

23


BOTA E RE nr. 14

BOTA REALE SIÇ E SHOH UNË Zize BERISHA

S

a të çuditshëm jemi ne të vdekshmit! Të gjithë jemi këtu në një udhëtim të shkurtër. Megjithatë, ende nuk kam arritur ta kuptoj arsyen se pse njeriu nuk e di këtë, pavarësisht faktit se shpesh e ndjen. Njëqindherë brenda ditës ia përkujtoj vetes se për të qenë i suksesshëm në jetë, duhet të mësoj nga të gjallët dhe të vdekurit. Nuk e kam parë kurrë lehtësinë dhe lumturinë si përfun-

dim. Idealet që ma kanë ndriçuar rrugën time, kohë pas kohe, më kanë dhënë kurajo që ta përballoj jetën me gëzim. Pasioni im për drejtësi dhe përgjegjësi sociale ka qenë gjithmonë në kontrast të çuditshëm me mungesën e nevojës sime, për vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta me njerëzit tjerë. Njeriun duhet ta respektojmë ashtu siç është, pa e idealizuar.

24

Është ironi e fatit se si unë kam qenë pranuese e admirimeve dhe nderimeve të tepërta nga të tjerët, pa fajin dhe meritën time. Ndoshta shkaku i tërë kësaj, ka qenë dëshira e tyre e paarritshme për t’i kuptuar idetë e pakta, të cilat unë kam arritur t’i jetësoj fal përpjekjeve të mia, të pandërprera. Jeta është një mister më vete, prandaj, përvoja më interesante jetësore është misteri. Të gjithë pajtohemi me vdekjen, por ajo që na bën të mospajtohemi është jeta. Jeta, megjithë vuajtjet, problemet dhe sfidat, është e ëmbël. Ajo nuk është një fabrikë që prodhon, me shtypjen e një butoni vetëm ditë të mira, por edhe ditë të këqija.

ESE ESE

24


BOTA E RE nr. 14

KËSHILLA JETËSORE NGA SHKENCËTARI STEPHEN HAWKING Bota e Re

F

izikan, kozmolog, dhe i dhënë pas vrimave të zeza, Stephen Hawking i cili ka mbushur 70 vjet, ndonëse ishte i diagnostifikuar me sëmundjen e Lou Gehrig-ut qysh para pesë dekadave dhe mjekët kishin thënë se kjo sëmundje do ta vriste. Shumë shkencëtarë e marrin ditëlindjen e tij si një shans për të menduar se çfarë na ka mësuar ky njeri gjatë karrierës së tij të mrekullueshme. Si profesor i matematikës në Universitetin e Kembrigjit, Hawking u ka ligjëruar studentëve të panumërt mbi kozmologjinë, gravitacionin dhe matematikën komplekse. Në librin e tij “ Një histori e shkurtër e kohës”, ai udhëzon lexuesit për Big Bang-un, vrimat e zeza dhe misteret e tjera të universit. Edhe pse ka humbur aftësinë e tij për të folur, ai vazhdon t’i mësojë doktorët pesimistë se njerëzit mund të jetojnë më gjatë se që është paraparë, nëse vetëm mundohen. Më poshtë janë dhënë gjashtë këshilla të tjera që Hawking na ka mësuar gjatë 70 viteve të tij: 1.Ne kurrë nuk do t’i kemi të gjitha përgjigjet. Në fund të një ligjërate të mbajtur në vitin 2010 në Sallën Mbretërore të Albertës në Kensington të Anglisë, Hawking ishte pyetur: “A mendon se do të vjen një kohë kur njerëzit do t’i kenë të gjitha përgjigjet mbi fizikën?” Shkencëtari u përgjigj me shpejtësi: “Shpresoj që jo!” Dhe kur një lexues i revistës Times ia bëri po atë vit pyetjen nëse ishte përgjegjësi e madhe të kesh të gjitha përgjigjet, Hawking i kthej përgjigjen kështu: “Nëse fizika dhe matematika mund të na tregojnë se si ka filluar universi, ato nuk na hyjnë në punë kur dëshirojmë të parashohim sjelljen njerëzore sepse ka shumë ekuacione që duhen zgjidhur. Unë nuk di më shumë se të tjerët për atë se çka i shtyn njerëzit të veprojnë.” 2.Njohuria më së miri shërben kur e ndan me të tjerët Edhe pse bënte fjalë për një temë vështirë të kapshme, libri i Hawking “Një histori e shkurtër e kohës” është lexuar nga një mori njerëzish sepse fizikani e ka bërë më të lehtë për t’u kuptuar. Botuesi i Hawkingut i tha atij se lexuesit do të kenë nevojë për më pak ekuacione, atëherë Hawking e përdori vetëm një ekuacion : E= mc2. “ Fakt është që informatat që kishte në trurin e tij, do të ishin të padobishme nëse nuk do të ishte në gjendje t’i komunikojë ato në mënyrë efikase,” shkruan shkencëtari Mic Farris.

3. Mësoni nga historia Hawking po merrej me pyetjet e BBC-së këtë javë së çfarë do të ndodhtë nëse njerëzit zbulojnë inteligjencë tjetër jetësore. Përgjigja e Hawking: Njihe historinë tënde. “ Zbulimi i një inteligjence jetësore diku tjetër në univers, do të ishte zbulimi më i madh shkencor,”- tha ai. “Por do të ishte shumë e rrezikshme përpjekja për të komunikuar me një civilizim jashtëtokësor. Nëse jashtëtokësorët kanë vendosur të na vizitojnë,atëherë rezultati do të ishte i ngjashëm sikur kur evropianët kanë ardhur në Amerikë. Kjo nuk përfundoi mirë për amerikanët vendas.” 4. Studio atë që e nxit pasionin tënd Kur Washington Post e intervistoi Errol Morris, drejtorin e filmit të adaptuar nga libri “ Një histori e shkurtër e kohës”, më 1992, Morris shpjegoi se e dinte pse Hawking ishte i mahnitur me studimin e vrimave të zeza: “Për mua, është si një tregim i gjallë i Edgar Allan Poe-s, një version i një varrimi të nxituar- duke qenë para së gjithash i varrosur brenda vetes….Kur ishte 21 vjeç iu shqiptua dënimi me vdekje me 2 vjet e gjysmë kohe për të jetuar, dhe afër 30 vite që nga atëherë, paaftësia e tij është rritur. Shtrohet pyetja, cili është objekti i hetimeve të tija? Vrimat e zeza. Yjet që shkatërrohen brenda vetes, shpërthejnë, bëhen aq të dendur sa asgjë nuk mund t’u shpëtojë fushës së tyre gravitacionale….Për mua, ka një lidhje shumë të afërt metaforike.” 5. Kurrë mos e humb zërin tënd Për shkak se kishte një sëmundje të neuroneve motorike, Hawkingut i është dashur t’i nënshtrohet një trakeotomie më 1985 që i hoqi atij aftësinë e të folurit. Por ai kurrë nuk u ndal së foluri. Ashtu sikurse kritiku i filmave Roger Ebert, Hawking adoptoi mënyrën e tij të të foluritduke përdorur një kompjuter që kap lëvizjet muskulore të faqes së djathtë. 6. Njerëzit gjenialë nuk duhet të jenë gjithmonë të zhvilluar para kohe Hawking pranoi në të njëjtën ligjëratë në Sallën Mbretërore të Albertës se ai nuk kishte mësuar të lexonte derisa i mbushi 8 vjet. Ai gjithashtu tha se në Universitetin e Oxfordit ishte student përtac, detyrat e klasës ishin jopedante, dhe shkrimi i tij ishte “ shpresa e humbur e mësimdhënësve”. Kurrë nuk është vonë të zbulosh talentin tënd.

25


KUIZ

BOTA E RE nr. 14

CILI LLOJ I TË MËSUARIT TË PËRSHTATET TY

Teuta HAJRULLAHU

U

dhëzimet: Lexoje çdo fjali me kujdes dhe shiko se cila prej tyre të përshtatet. Në vijën përballë secilës fjali, trego nëse fjalia:

(1) nuk të përshtatet kurrë (2) të përshtatet nganjëherë (3) të përshtatet shpesh

Vizual (Pamor) 1. ____ Më pëlqen të bëj shkarravina , sepse shënimet e mia përmbajnë shumë vizatime dhe shigjeta. 2.____Unë mbaj mend më mirë diçka, nëse e shkruaj diku atë. 3.____Unë mund ta humbi rrugën ose të vonohem nëse nuk i shkruaj udhëzimet, kur dikush më tregon se si të arrij në një vend të panjohur. 4.____Kur mundohem ta mbaj mend numrin e telefonit të dikujt, ose diçka të tillë të re, më ndihmon shumë nëse e përfytyroj me mendjen time. 5.____Gjatë një testi, unë mund ta “shoh” faqen e librit dhe ku gjendet përgjigjja. 6.____Më ndihmon shumë, nëse e shikoj personin që po e dëgjoj. Më mban të përqëndruar. 7.____Unë kam mbajtur terapi për ta përmirësuar të folurit. 8.____Është e vështirë për mua që ta kuptoj çfarë thotë një person, kur të tjerët flasin ose kur ka muzikë. 9.____Kur dikush më tregon barcoleta i kuptoj vështirë. 10.___Unë e kryej punën më mirë në ambient të qetë. Totali i vizuales_____ Auditor (Dëgjimor) 1.____Punimet e mia të shkruara nuk më duken të pastra. Letrat kanë fjalë të kryqëzuara dhe fshirje tjera. 2.____Më ndihmon kur me anë të gishtit, tregoj ku po lexoj.

26

3.____Fletët me shkronja të vogla apo me njolla që përsëriten ma vështirësojnë punën. 4.___Unë e kuptoj më lehtë se si duhet bërë diçka, nëse dikush më tregon, sesa kur i lexoj vetë të njëjtat gjëra. 5.___Unë më përpara i mbaj mend gjërat që i dëgjoj sesa gjërat që i shoh ose lexoj. 6.___Të shkruarit më lodh. Unë e shtypi shumë lapsin apo kimikun. 7.___Sytë e mi më lodhen shpejtë edhe pse mjeku i syve


BOTA E RE nr. 14

KUIZ

KUIZ

më ka thënë që nuk kam probleme me ta. 8.___Kur unë lexoj, i ngatërroj fjalët që duken të njëjta 9.___Unë e kam të vështirë t’i lexoj dorëshkrimet e të tjerëve. 10.__Nëse do të më duhej të zgjedhja mes marrjes së informatës nga një ligjëratë apo nga një libër, unë më parë do të zgjidhja që të dëgjoja sesa të lexoja.

edhe në vendet më të panjohura. 9.___Unë mendoj më lehtë kur kam hapësirë që të lëvizi. 10.__Kur nuk e gjej fjalën adekuate, unë i përdori duart shumë dhe them “si i thonë bre”. Totali i kinestetikës____

Totali i auditorit____ Kinestetik (zbatues) 1.___Nuk më pëlqen t’i lexoj udhëzimet, më parë do të filloja të veproja. 2.___Unë mësoj më së miri, kur më demonstrohet dhe më jepet mundësia që edhe unë të veproj. 3.___Të studiuarit në tavolinë nuk është për mua. 4.___Unë më shpesh tentoj që t’i zgjidhi problemet përmes metodës provo dhe gabo, sesa përmes metodës hap pas hapi. 5.___Para se t’i zbatoj udhëzimet, më më ndihmon shumë kur e shoh dikë tjetër duke vepruar para meje. 6.___Unë kam nevojë për pushime të shpeshta gjatë studimit. 7.___Unë nuk jam i/e mirë në dhënien e shpjegimeve verbale apo udhëzimeve. 8.___Unë nuk e h u m bas lehtë rrugën,

Pasi të keni mbledhur pikët e secilës fushë, pikët maksimale tregojnë se cilit lloj i përshtateni. Maksimumi i pikëve në secilën fushë është 30 dhe minimumi është 10.

Tani që e dini se cili lloj i të mësuarit ju përshtatet, ju mund t’i përdorni këto këshilla për t’u bërë një student më i suksesshëm.

27


BOTA E RE nr. 14

KUIZ Të mësuarit vizual(pamor)

• Organizojeni jetën dhe punën për t’iu ikur shpërqëndrimeve • Uluni përballë klasës për t’iu shmangur shpërqëndrimeve dhe larg nga dyert dhe dritaret ku ndodhin veprimet. Uluni larg tabelave të shpalljeve dhe hartave të murit. • Përdorni materiale të organizuara mirë dhe literaturë të shtypur. • Përdorni asociacione pamore, pamje vizuale, shkrime të përsëritura, karta me vizatime, dhe strategji të kombinuara për ta zhvilluar të mbajturit mend. • Përdorni fletore shënimesh, fleta ngjitëse, lista se çfarë do të bëni dhe, dhe lloje të tjera të të mbajturit mend. • Përdorni formate organizative sikurse skicat për shënime të rëndësishme. • Përdorni mjete ndihmëse sikurse rrjetet apo diagramet. • Lëri kohë të mjaftueshme vetes për t’i planifikuar dhe regjistruar mendimet gjatë kryerjes së detyrave që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problemeve. • Përdorni strategji të përgatitjes para testit, që e vënë në pah organizimin e informatave dhe rikujtimin pamor. • Merrni pjesë vazhdimisht në aktivitete në klasë dhe në grupe.

Të mësuarit auditiv (dëgjimor) • Punoni në vende të qeta në qoftë se dëshironi që ta evitoni shpërqëndrimin. Pra, larg televizorit dhe muzikës. • Uluni larg dritareve dhe dyerve ku mund të depërtojë zhurma në klasë. • Përsëritni informatat gojarisht. • Përdorni mjete që e ndihmojnë të kujtuarit, rimat dhe përsëritjet duke dëgjuar përmes zërit të regjistruar. • Përdorni regjistruesit e zërit për t’i regjistruar ligjëratat dhe materialet e lexuara. • Lexoji me zë udhëzimet për testet dhe detyrat ose thuaji dikujt të t’i lexoj ato sidomos, kur udhëzimet janë të gjata dhe të komplikuara. • Përkujtoja vetes rishikimin e detajeve.

Të mësuarit kinestetik (zbatues) • • • • •

Merrni pjesë në diskutimet në klasë. Përfshihuni drejtpërdrejt në aktivitete dhe bëni aktivitete që ju shtyjnë t’i zbatoni . Përdore praktikën dhe aktro për tu përgatitur për test Bëni pushim gjatë testit, gjatë leximit, ose gjatë shkruarjes së eseve. Lexoji ose përmbledhi udhëzimet, sidomos, kur ato janë të gjata dhe të komplikuara.

28


BOTA E RE nr.14 BOTA E RE nr. 14

SPORT

MAJLINDA E ARTË MAJLINDA KELMENDI E NDRYSHOI HISTORINË E SPORTIT TË KOSOVËS. AJO U BË SPORTISTJA E PARË QË E FITOI MEDALJEN E ARTË NË RIO DE JANEIRO TË BRAZILIT, PËRKATËSISHT TITULLIN KAMPIONE E BOTËS NË XHUDO

X

hudistja 22 vjeçare Majlinda Kelmendi i dha Kosovës titullin e parë botëror të xhudos, me 27 gusht në Rio de Janiero të Brazilit. Sportistja kosovare u shpall kampione e botës pasi mposhti në finalen e kategorisë 52 kilogram xhudisten braziliane, Erika Miranda në arenën e quajtur “Marakana e vogël”.

nivelit më të lartë botëror. Fillimisht, ajo u pozicionua në vazon A në kategorinë deri në 52 kilogram. Në raundin e parë, Kelmendi u kualifikua pa luftë, ndërsa në raundin e dytë mposhti xhudisten nga Portugalia, Joana Ramos, me të cilën fitoi për 3:04 minuta me “Ippon” Luftën tjetër xhudistja kosovare e fitoi duke mposhtur xhudisten nga Franca Priscilla Gneton. Këtë raund ajo e fitoi pas pesë minutave, fal numrit më të vogël të dënimeve për pasivitet. Kelmendi kaloi edhe sfidën e tretë duke mundur gjermanen Mareen Kraeh, të cilën e hodhi në dysheme me ippon vetëm 28 sekonda pa përfunduar dueli mes tyre, ku doli edhe fituese e kategorisë A. Në gjysmëfinale Majlinda u ndesh me fituesen e kategorisë B japonezen Yuki Hashimoto, te cilën e mposhti pas pesë minutave lufte. Fitorja i takoi falë dy dënimeve që Hashimoto i mori për pasivitet. Medaljen e parë të bronztë e fitoi Baku Grand Slam nga Gjermania, ndërsa atë të dytën e morri xhudistja Yuki Hashimoto nga Japonia. Fitorja e Kelmendi-t vlerësohet të jetë suksesi më i madh në historinë e sportit kosovar.

Rritja meteorike e Kelemendit, e cila fitoi medaljen e artë vetëm në Kampionatin Botëror të të rinjëve në vitin 2009 në Paris të Francës, përfundoi me performancën e saj në ndeshjen e fundit, në të cilën edhe fitoi tiullin që tanimë e mbanë. ” Unë jam shumë e lumtur më ato që kam arritur. Kurr nuk e kam pritur të fitoj këtë titull kaq shpejt pasi fitova kampionatin botëror te të rinjëve. Është një moment shumë emocional për mua, dhe jam krenare për këtë rezultat që kam arritur sot” është shprehur Kelmendi, pasi u shpall fituese. Për të arritur deri në finale, Majlinda ka zhvilluar gjithësej katër lufta, duke mposhtur kështu katër xhudiste tjera të

29


AFORIZMA

BOTA E RE nr. 14

AFORIZMA

Noli POZHEGU

E drejta jep fruta në çdo aspekt.

[Schiller]

Të gjitha vuajtjet pakësohen mjafton të kesh bukë.

[Cervantes]

Njerëzit nga injoranca që kanë vuajnë më tepër se kaderi që kanë.

[Platoni]

Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej: `Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët.` [Faik Konica] Më mirë të qëndrosh i qetë dhe t’i bësh të tjerët të mendojnë që je budalla, sesa të flasësh dhe t’ju heqësh të gjitha dyshimet. [Abraham Lincoln] Bota vuan shumë, jo për shkak të shumës së njerëzve të këqij, por për shkak të heshtjes së njerëzve të mirë. [Napoleon Bonaparte] Njeriu mund të zgjedh cilëndo fe që ka trashëguar prej stërgjyshërve dhe që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tijën, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej “tradhëtari”. [Fan Noli] Sekreti i jetës fshihet në faktin se sa arrin të jesh i zoti i vetvetes.

[Turgeniev]

Të puthësh është sikur të pish ujë të kripur. Sa më shumë të pish, aq më i etur je. [Proverb kinez] Kush kërkon dekoratë nuk e ka merituar, kush e ka merituar, nuk i nevojitet. [Balzak] Të kesh kurajo do të thotë të jesh në lidhje dashurie me të panjohurën.

[Osho]

Lumturia te njerëzit e mençur është gjëja më e rrallë që e njoh. [Ernest Hemingway] Është mundësia e të bërit realitet një ëndërr, ajo që e bën jetën interesante. [Paulo Coelho] Ashtu si hekuri oskidohet nga mospërdorimi, edhe joaktiviteti shkatërron intelektin. [Leonardo da Vinçi]

30


BOTA E RE nr. 14

Revista Studentore e Universitetit të Prishtinës “HASAN PRISHTINA” Redaksia Botues: Universiteti i Prishtinës “HASAN PRISHTINA”- Parlamenti Studentor Kryeredaktor: Kemajl Berisha Zv.Kryeredaktor: Rilind Berisha Lektor: Atdhe Ibrahimi Dizajner: Noli Pozhegu Anëtarët e redaksisë: Artan Kryeziu, Ariana Çaka, Linda Gjokaj , Teuta Hajrullahu e-mail: botaere2012@hotmail.com; Adresa : Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Rr. “Nëna Terezë”, p.n. , 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës; Kontakti: +377 44 899 192 Fusnotat e referencat e teksteve i mban redaksia.

31


Bota e Re  
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you