Page 1

OJQ “Njëshmëria”

Ta mësojmë Islamin Pjesa e parë

Korrik, 2009


Besim

Kush është Zoti yt? Zoti im është Allahu. Ku është Allahu ? Allahu është mbi qiell. Cila është feja jote? Feja ime është Islami Cili është libri yt? Libri im është Kur'ani. Kush është Pejgamberi yt? Pejgamberi im është Muhamedi alejhi selam. Kush na krijoi neve? Neve na krijoi Allahu i Madhëruar. Për çfarë na krijoi Allahu i Madhëruar ? Allahu i Madhëruar na krijoi që ta adhurojmë vetëm Atë. Thotë Allahu i Madhëruar: {Nuk i krijova xhinët dhe njerëzit pos që të më adhurojnë } Kush e ka krijuar diellin, hënën, natën dhe ditën ? Allahu i Madhëruar, është Ai që krijoi diellin, hënën, natën dhe ditën. Kush e krijoi xhenetin dhe xhehenemin? Ai i cili krijoi xhenetin dhe xhehenemin është Allahu i Madhëruar Kush janë banoret e xhenetit? Banorët e xhenetit janë: muslimanët, ata te cilët e pasojnë fjalën e Allahut dhe të Dërguarit të Tij. I respektojnë prindërit, nuk gënjejnë, nuk plaçkitin dhe nuk bëjnë padrejtësi. Kush janë banorët e xhehenemit? Banorët e xhehenemit janë: jobesimtarët, hipokritët të cilët nuk besojnë në Allahun, Pejgamberin e Tij dhe në ditën e Kiametit.

1


Hadith

Ka thënë Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) : " Muslimani është vëlla i muslimanit" Ka thënë Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të): " Fjala e mirë është sadaka" Ka thënë Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të): “ Kush na mashtron, nuk është prej nesh" Ka thënë Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të): " O vocërrak fillo me bismilah, ha me dorën e djadhët, dhe ha para vetes" Ka thënë Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të): “ Sinqeriteti të shpie drejt mirësisë, e gënjeshtra të shpie drejt mëkatit” .

2


Fikh

Cilat janë shtyllat e Islamit? Shtyllat e Islamit janë: 1. Dëshmia. 2. Namazi. 3. Zekati. 4. Agjërimi. 5. Haxhi.

Sa namaze janë obligim për muslimanin? Për çdo musliman janë obligim pesë kohë të namazit gjatë ditës. Cilat janë kohët e namazit? Kohët e Namazit janë pesë: Sabahu, Dreka, Ikindija, Akshami, Jacia. Çka duhet të bëjmë para se të falemi? Para se të falemi duhet të marrim abdes.

OJQ “Njëshmëria”

3


“Më kujtoni ju Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shpërblime)”(Kuran)

Çka themi kur të fillojmë ndonjë punë? Çdo herë kurë të fillojmë ndonjë punë themi: Bismilah. Çka themi para se të lexojmë Kur’an? Para se të lexojmë Kur’an themi: Eudhu Bilahi mine shejtani rrahxhim. Si është përshëndetja Islame? Përshëndetja Islame është: Eselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Kurë çuditemi nga ndonjë gjë, çfarë duhet të themi? Kurë çuditemi nga ndonjë gjë themi: Subhanallah. Çka themi kurë ta ndëgjojmë emrin e të Dërguarit tonë? Kurë ta ndëgjojmë emrin e të Dërguarit tonë themi: Salallahu alejhi ue selem Çka themi kur hamë dhe pimë diç? Kur hamë dhe pimë diç themi: Bismilah. .Çka themi kur ta kryejmë ushqimin ose pijen? Kur ta kryejmë ushqimin, ose pijen themi: Elhamdulilah. .Çka themi kur lakmojmë në ndonjë send? Kur lakmojmë themi: Mashallah. .Çka themi para se të hymë në WC? Para se të hymë në WC themi: Allahume innij eudhu bike minelhubthi velhabaith. . Çka themi kur të dalim nga WC - ja ? Kur të dalim nga WC -ja, themi: Gufraneke.

4


Historia e Pejgamberit

Kush është Pejgamberi ynë? Pejgamberi ynë është Muhamedi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të ) Kur ka lindur Muhamedi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!)? Ka lindur ditën e hëne në vitin e elefantit 571. Ku ka lindur? Ka lindur në Mekë.. Ku ka vdekur? Ka vdekur në Medine. Si quhej babai dhe nëna e tij? Babai i tij quhej Abdullah, nëna Emine. Në cilën moshë i ka ardhur shpallja? Shpallja i ka ardhur në moshën 40 vjeçare. Ku i ka ardhur shpallja? Shpallja i ka ardhur ne shpellën Hira. Sa vite i ka zgjatë shpallja? Shpallja i ka zgjat 23 vite. Në cilën moshë ka vdekur i dashuri ynë (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të)? Ka vdekur në moshën 63 vjeçare.

5


Shtyllat e Imanit

1. Besimi në Allahun( Që vetëm Ai është një dhe askush nuk meriton të adhurohet me të drejtë pos Tij). 2. Në Melekët e Tij ( Engjëjt e Tij). 3. Në Pejgamberët e Tij. 4. Në Librat e Tij. 5. Në ditën e Kiametit ( Gjykimit ). 6. Në caktimin e Allahut, se çdo e mirë dhe e keqe ndodhë me caktimin e Tij.

1


OJQ “Njëshmëria”

Ta mësojmë Islamin Pjesa e dytë

Korrik,2009


Besimi në Allahun

*Ku është Allahu? Allahu është mbi qiell. *Kush na ka krijuar? Na ka krijuar Allahu. *Kush e ka krijuar tokën dhe qiejt? Tokën dhe qiejt i ka krijuar Allahu. *Për çka na ka krijuar Allahu? Allahu na ka krijuar për t'i bër ibadet * Çka janë muslimanët mes veti? Muslimanët mes veti janë vëllezër.

2


Besimi në Melaike

*Kush janë Melaiket( engjujt )? Melaiket janë krijesa të Allahut të krijuara nga drita. *Cilat janë disa nga emrat e tyre? Mikaili, Israfili, Xhibrili, Meleku i vdekjes.. * Çfarë roli luajnë ato? Ato i kryejnë urdhërata e Allahut dhe i bëjnë ibadet pa ndërprerë Atij. *Si quhet meleku i cili ia zbriti shpalljen Muhamedit, salall-llahu alejhi ve selem? Quhet Xhibrili, alejhi selam.

3


Besimi në Pejgamber

* Kush janë Pejgamberët e Allahut? Pejgamberët janë njerëz të zgjedhur nga ana e Allahut, që i dërgoi për njerëzimin, që t’i thirrin ata ta adhurojnë vetëm një Zot e mos ti bëjnë Atij rival. *Kush janë ululazmit (Pejgamberët e zgjedhur)? Ata janë Nuhu, Ibrahimi, Musau, Isau, dhe Pejgamberi ynë Muhamedi salall- llahu alejhi ve selem *Kush është vula e Pejgamberëve? Pejgamberi ynë Muhamedi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) është vula e Pejgamberëve. *Sa Pejgamber janë të përmendur në Kur'an? Në Kur'an janë të përmendur 25 Pejgamber. * Kur ka lindur Muhamedi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!)? Ka lindur ditën e hëne në vitin e elefantit 571. *Ku ka lindur dhe ku ka vdekur? Ka lindur në Mekë, dhe ka vdekur në Medine. * Në cilën moshë, dhe cilin vend i ka ardhur shpallja? Shpallja i ka ardhur në moshën 40 vjeçare, në shpellën Hira * Sa vite i ka zgjatë shpallja? Shpallja i ka zgjatë 23 vite. * Në cilën moshë ka vdekur i dashuri ynë (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!)? Ka vdekur në moshën 63 vjeçare.

4


Besimi në librat e Tij

*Cilat janë librat e shenjta? Librat e shenjta janë: Tevrati ,Zeburi, Ingjili, Kur'ani. * Kujt i zbritën ? - Tevrati (Musaut, alejhi ve selem) - Zeburi (Davudit, alejhi ve selem). - Ingjili (Isaut, alejhi ve selem). - Kur'ani (Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!). * Cili është libri ynë? Libri ynë është Kur'ani.

5


Caktimi i Allahut(Kaderi)

Caktimi është se çdo e mirë dhe e keqe vjen nga Allahu, dhe se askush nuk mund t'i ikë, caktimit të Tij.

ALLAHU CAKTON ÇDO GJË

6


PĂŤrgaditi: R. Zylfiu Disenji:J. Ibrahimi


OJQ “Njëshmëria” Lagjja: Reshat Ymeri nr. 96 mob: 0280/329 453 & 049/ 150 712 web: www.njeshmeria.org e-mail: info@njeshmeria.org

skripta per femijë  

skripta, femijë, islam iman gjilan njeshmeria

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you