Issuu on Google+

• Mbi 85% e semundjeve te pergjithshme manifestimet e para i shfaqin ne zgavren e gojes, ku njohja e ketyre manifestimeve ne goje eshte nje faktore shume i rendesishem per parandalimin e semundjeve te pergjitshme. • Ne shumicen e rasteve graviteti i semundjeve te gojes ndikon ne situaten e pergjithshme sistemike, si dhe trajtimi i diabetit, hipertensionit ,,kancerit, astmes, semundjve autoimune ndikojne ne gjendjen e shendetit te gojes. • Gjithashtu 91% e pacienteve qe vuajne nga semundja e zemres eshte verejtur prania e semundjeve periodontale, si dhe periodonti akut infeksioz, i cili konsiderohet faktor risku per semundjet kardio-vaskulare. • Ne arterio-skleroz ne lezionet e eneve te gjakut jane zbuluar keto patogjene periodontale si : Porphyromans gingivalis, Prevotella intermedia, Eikenella corrodens dhe Treponema denticola. • Gjithashtu Diabeti Melitus dhe semundjet periodontale kane nje lidhje direkte midis tyre , p.sh kur niveli i larte i glukozes ne gjak konsiderohet faktori risku per semundjet periodontale.

• Xerostomia eshte rezultat i hypofunksionit te gjendrave te peshtymes, i shkaktuar nga crregullimet funksionale dhe organike te ketyre gjendrave. • Gjate 24 oreve organizmi i njeriut te shendetshem sekreton afershisht 500 ml peshtyme nga gjitha gjendrat e zgavres se gojes. • Fluksi i peshtymes eshte me i lart ne mengjes dhe stimulohet nga pertypja dhe receptoret e shijes. • Stimulimi simpatik ndikon ne perberjen e peshtymes, ndersa ai parasimpatik ndikon ne sasin e peshtymes se sekretuar. • Funksionet e peshtymes: 1. Pertypjen e ushqimit 2. Gelltitjen 3. Perpunimin e ushqimit 4. Pastimin e kavitetit te gojes 5. Tampone 6. Merr pjes ne procesin e de/remineralizimit 7. Ruan integritetin e indeve te buta dhe te forta te gojes.

• Shkaktaret etiologjik te xerostomise: Medikamentet e marra, Semundjet sistemike, Crregullime neurologjike dhe fiziologjike, Dehidrimi, Diabeti i pakontrolluar, Sindromi Sjorgen, Artriti Rheumatoid, Lupuseritematoza, AIDS, Semundja Parkisnonit, Crregullimet e ngrenies, Ankthi, Depresioni , Semundjet e veshkave. • Trajtimi i xerostomise: – FDI rekomandon pilokarpinen dhe cevimelinen per trajtimin e xerostomise. – Duhet behet kujdes dhenia e ketyre dy medikamenteve, tek pacientet te cilet vuajne nga astma, semundje koronare, hypertensioni dhe epilepsia. – Por ne shtatzani keto dy medikamente nuk rekomandohen te jepen per trajtimin e xerostomise. – Tek paciente me xerostomi kronike nevojitet marrja e sasive te medha te lengjeve, te evitohet pirja e duhanit, alkoolit dhe produkteve me perberje kofein si dhe ushqimet e kripura, pikante dhe te thata. – Per te nxitur fluksin e peshtymes perdoren camcakezi dhe karamelat pa sheqer me permbajtje limoni, mente dhe kanelle.

• Eshte nje infeksion mykotik i shkaktuar ne shumicen e rasteve nga C.Albicans. • Candida shpesh manifestohet me nje infeksion mucocutan. • Candida paraqitet ne dy forma : Erythematoze dhe Pseudomembranoze • Pseudomembranoze eshte me e shprehur dhe paraqitet ne forme te pllakezave te bardha te kufizuara me nje vije eritematoze. • Eshte shume i shprehur ne pacientet me diabet dhe xerostomi. • Trajtimi i Candides Orofaringeale: – Ne pacientet me HIV rekomandohet: amfotericine B intravenoze ose flukonazol 400 mg ne dite. – Duhet te marrin produkte ushqimore me vitamine C, proteina dhe kripera minerale kryesishte perberjet e zinkut ne dieten e tyre. – Duhet te marrin sasi te medha lengjesh ne dite, si dhe te eleminojne produktet me permbajtje kofein.

• • •

Shkaktohet si pasoje e demtimeve te mukozes se gojes nga rritja e pershkueshmerise vaskulare, edemes indore, atrofise dhe ulceracioneve, te mbuluara nga nje pseudomembrane nekrotike. Pacientet me kete semundje ankohen per ndjesi djegie dhe evitojne perdorimin e ushqimeve te ngrohta apo pikante. Mukoziti verehet tek paciente pas trajtimit kimioterapik, pacientet me kancer, kryesishte ne dy javet e para te trajtimit. Trajtimi i mukozitit: – Behet me benzidamin hidrokloride (shplares me veti te larta antiinflamatore, analgjezike, antimikrobiale me veti anestetike). – Ne inflamacionet e indeve te buta rekomandohet shplaresi i goje me Chlorhexidine. – Duhet te konsumojne shume likide, te evitojne perdorimin e ushqi- meve pikante, te kripura, acide sepse irritojne mukozen e demtuar. – Per lehtesimin e dhimbjes gjate marrjes se ushqimit ne rastet e mukozitit perdoren analgjeziket lokal. – Si dhe perdorimi i : vitamines E , vitamines C dhe Seleniumit jane shume efikas ne trajtimin e kesaj semundje.

• • • •

Eshte nje semundje kronike autoimune qe prek 0.5 – 2 % te popullsise. Lokalizohet ne : mukozen orale, faqet , misherat e dhembeve dhe gjuhe. Paraqitet ne formen e vijave te bardha te cilat marrin trajten e nje rrjete. Faktoret etiologjike te OLP mund te jene: gjenetike, psikosomatike, infektive ose autoimune. • OLP konsiderohet si lezion prekanceroz i cili perfundon ne karcinom ne 0.4 – 3 % te rasteve. • Tajtimi terapeutik per format ulceroze dhe erozive te OLP : – Behen me : ciklosporinat, retinoidet , steroidet dhe terapia me rreze ultraviolet. – Tek paciente me OLP nivelet e acidit folik dhe vitamines B jane te ulura, prandaj marrja e tyre eshte shume e rendesishme. – Si dhe perdorimi i analgjezikeve lokal eleminojne dhimbjen gjate marrjes se ushqimit.

Stomatiti aftoz ulceroz (Recurrent Aphthous Ulcers) • Eshte nje lezion i mukozes se gojes jo i keratinizuar qe manifestohet ne form te lezioneve cirkulare qe rrethohen me bord eritematoze, duke kufizuar qelizat nekrotike epiteliale per 10-14 dite. • Keto lezione shoqerohen me dhimbje ku faktoret predispozues jane: stresi, HIV, traumat, mangesit e ushqimit, alergjite, semundjet endokrine etj. • Nga studimet e bera eshte gjetur se ekziston nje lidhje midis Helikobakter pylori dhe afteve ulcerative. • American Academy Oral Medicine (AAOM) rekomandon per mjekimin e afteve ulcerative si : amlexanox, tetracikline, shpelarje te gojes me klorheksidine dhe beklometazon (ne form spray) dhe kur keto mjekime nuk japin permiresime mund te perdoret Levamisole ose ne rastet e avancuara behet trajtimi i pergjithshem me kortikosteroid. • Pacientet me afte-ulcerative kane mangesi ne mikroelemente te tille si: hekur, zink, acid folik dhe vitamine B komplex.

Hipertrofia e indit gingivar • Fillimisht shfaqet ne gingivat qe vendosen ne hapesirat nderdhembore , pastaj vazhdon te zgjerohet ne drejtimin anterior te indit gingivar duke ndryshuar kufijte dhe permasat e gingives. • Ndikohet nga perdorimi medikamenteve: fenitoine, ciklosporin, amfetamine dhe nifedipine. • Ky inflamacion ndikohet edhe nga faktoret lokal si : pllaka dhembore dhe guret e dhembeve qe favorizojne rritjen e indit gingivar. • Tek pacientet me keto inflamacione indikohen masat preventive nga specialisti stomatolog dhe ne disa raste edhe aplikohet nderhyrje kirurgjikale.

• Ndodh ateher kur faza normale e koagullimit te gjakut crregullohet si pasoje e nje mjekimi me medikamente te ndryshme. • Gjakderdhja pa shkak shfaqet ne keto semundje: anemia, leukemia, semundjet e heparit, mangesite e vitamines K, trombocitopenia dhe semundja Von Willebrand. • Mjekimi behet me hemeostatik, doza te larta te vitamines C dhe E, si dhe me disa bime si mente, hudhra etj. • Duhet te percaktohet koha e gjakderdhjes duke matur kohen e protombines (PT) dhe te tromboplastines (PTT). • Pacientet me kete problem duhet te mbajne higjen te mire te zgavres se gojes per te evituar cdo faktor risku per gjakderdhje.

• Manifestohet me uljen e struktures mbajtese te dhembit qe kryesisht verehen ne format e periodontopative. • Faktoret e rrezikut qe e shoqerojne kete semundje jane : semundjet sistemike, medikamentet e ndryshme, faktoret gjenetike, terapia me hormone dhe perdorimi i duhanit. • Si dhe pacientet qe perdorin per nje kohe te gjate glukokortikosteroid jane te predispozuar per shfaqjen e kesaj semundjeje. • Shkaktohet edhe nga pacientet me probleme te veshkave. • Prevenimi : – Behet me mbajtjen e higjenes se rregullt te gojes, eleminimin e pllakes dhembore dhe te gurzave si dhe evitimin e duhanit. – Duke perdorur bisfosfonate qe favorizojne rritjen e densistetit kockor. – Perdorimi i produkteve te qumshitit, me ushqime te pasura me vitamine D dhe kalcium

• Manifestohet me nje shije te vazhdueshme, jo te kendeshme, natyralisht jo normale, me nje ndjesi metalike ne goje qe qendrone per nje kohe te gjate ose te shkurter. • Shkak i dysgeusise afatgjate eshte mungesa ushqimit si pasoje e dietave te ndryshme. • Shkaqet tjera jane : infeksionet e gojes, infeksionet e traktit respiratore te siperm, sinuzitet, rrezatimet ne koke e qafe, GERD, semundja CROHN’s, diabeti dhe shtatzania. • Mjekimi: – Behet me: antiinflamatore te ndryshem ,diuretike,substanca te antihipertensive,antimikrobiket, antidiabetiket substancat e mjekimit te Parkinsonit,agjentet citotoksik dhe allopurinoli. • Tek pacientet me dysgeusi duhet te evitohen ushqimet me permbajtje te larte proteinike , dhe ushqimet e ngrohta.

• Manifestohet me veshtiresi gjate gelltitjes se ushqimeve ku kemi ngecje te ushqimit ne fyt, me kollitje gjate ngrenies dhe me dhimbje gjate gelltitjes. • Shfaqet ne rastet e crregullimeve nervore, semundjes Parkinson, Alzhaimer, skleroza multiple, aksidentet cerebrovaskulare si dhe ne pacientet me probleme muskulare (skleroz muskulare), ngushtime te ezofagut dhe qafes. • Mjekimi: – Rekomandoet ngrenia e ushqimeve te buta dhe pirja e shume lengjeve, ushqime me porcione te vogla dhe te pine uje gjate ngrenies si dhe gjate dites. – Duhet bere kujdes nese keta pacient mjekohen ne klinik nuk duhet te perdoret shume uje sepse mund te shkaktoje mbytjen e pacientit si pasoje e aftesise se ulur per t’u gelltitur.

• Eshte patologji e traktit digjestiv qe manifestohet me ndryshime te struktures se indeve te forta te dhembeve, madje edhe erozioni i dhembeve. EROZIONI I DHEMBEVE • Erozioni i dhembeve paraqet humbjen progresive te indeve te forta te dhembit nga proceset kimike me origjine jobakteriale qe karakterizohen me : – Konkavitete te gjera ne siperfaqen e lemuar te smaltit. – Sheshim te siperfaqeve okluzale me ekspozim te dentines. – Rritje e transparences ne regjionin e margos incizale. – Paraqitje e paster dhe e pademtuar e amalgameve. – Prishja e shtreses se smaltit ne pjesen gingivare te qafes. – Hipersensibilitet. – Zbulim te kornuve te pulpes. FAKTORET RISKANTE PER EROZIONIN E DHEMBEVE • Jane shkaqet me origjine te jashtme dhe me origjine te brendshme. • Shkaqet me origjine te jashtme jane: – Perdorimi me shumice i agrumeve (me shpesh se 2here ne dite) – Perdorimi me shumice i pijeve dhe ushqimeve acidike.

• Shkaqet me origjine te brendshme jane: – Acidet gastrike (te regurguara ne ezofag dhe ne goje: GERG) – Te vjellat kronike dhe eksesive. – Anoreksia nervosa ose bulimia (Crregullime te te ngrenit). – Hipofunksioni i gjendrave te peshtymes. – Crregullim gastrointensinale si: ulcerat peptike ose gastritet, shtatzania, efektet anesore te medikamenteve, diabeti ose crregullimet e sistemit nervor qe shoqerohen me ulje te shkalles se sekretimit te peshtymes. Simptomat e GERD-it tek te rriturit dhe tek femijet Simptomat tek te rriuturi

Simptomat tek femijet

Shija acide ne goje

Fjetje me veshtiresi

Kollitje e vazhdueshme

Nuk shtojne ne peshe

Sens mbytes ne gryke

Acarim i pergjithshme

Dhimbje stomaku

Asthma

Rendim i zerit

Pneumoni

E folur me sprekla peshtyme

Ainem

Peshtyme e shtuar

Bronkitis

Dhimbje gastrike ne mengjes

Laringitis

Halitosis Djegie ne kraharor

PROTOKOLLI I PREVENIMIT TE EROZIONIT • Masat preventive: 1. Ulja e frekuences dhe shkalles se veprimit te acideve: •

2.

Pijet acide duhet te perdoren me mire shpejt sesa ngadale. Perdorimi i luleshtrydhes mund te reduktoje potencialin eroziv te pijeve acide.

Duhen vleresuar mekanizmat mbrojtes te organizmit (rritja e fluksit te peshtymes) •

3.

Duhet vleresuar rezistenca ndaj acideve dhe riforcimi i siperfaqeve te dhembeve. •

4.

Pershtyma me nje kapacitet buferik qe i reziston atakeve acide duhet te rritet me shkallen e fluksit te peshtymes dhe kjo peshtyme duhet te permbaje sa me shume kalcium dhe fosfor te cilet inhibojne demineralizimin e struktures te indeve te forta te dhembeve.

Pacienti duhet te beje cdo dite shpelarje te gojes me antiseptike me fluorure dhe te perdore pastat e dhembeve me fluor si dhe duhet te aplikoje gele fluorike apo varnishe fluorike 2 – 4 here ne vite.

Permiresimi i mbrojtjes kimike •

Behet neutralizimi i acideve ne goje me ane te: tabletave antacide 5 here ne dite si dhe me ane te komponenteve dietike si : djathi, qumeshti, kosi dhe soda.

5.

Ulja e veprimit te forcave abrazive • •

6.

Sigurimi i mbrojtjes mekanike • •

7.

Te evitohen furcat e dhembeve me qime te forta dhe pastat me permbajtje abrazive. Te shpelahet goja me uje me sode eshte menyra me e mire sesa fucimi i menjhereshem pas pranise se acidit ne goje. Te vleresohet aplikimi i kompoziteve dhe bondimi direkt. Rekomandohet te perdoret shine okluzale nese individi vuan nga bruksizmi.

Stabiliteti monitorues • •

Te kontrollohen dhembet sistematikishte me radiografi. Duhet te behen ekzaminime te rregullta per dieten, metodat e higjenes se gojes dhe perdorimi i shinave.

• Eshte nje semundje idiopatike, multifaktoriale e karakterizuar nga ndjesia e djegies se indeve te buta te gojes qe manifestohet spontanisht pa patur asnje problem ne zgavren e gojes. • Prek individet me : xerostomi,disgeusi dhe alergji te ndryshme duke u lokalizuar kryesisht ne 2/3 e pjeses se perparme te gjuhes. • Shkaqet jane te panjohura, te cilat verehen kryesisht tek grate ne periudhen e menopauzes, tek diabetiket, depresivet, pacientet me candida, alergjik nga produktet dentare dhe tek pacientet e kequshqyer. • Trajtimi: – Ne pacientet me xerostomi indikohet perdorimi i shtuar i lengjeve. – Tek pacientet me probleme nervore mjekohet me antidepresante. – Tek grate ne periudhen e menopauzes mjekohet me hormone specifike. – Eleminimi i alkoolit dhe duhanit ndihmon ne qetesimin e kesaj semdje , si dhe rekomandohet perdorimi i vitamines B, hekur dhe zink ne dieten e perditshme.


Semundjet e gojes dhe parandalimi i tyre