Page 1

BESA Revistë kulturo-informative / Kultur- och informationstidskrift

Organ i Lidhjes se Shoqatave Shqiptare Iliria / Organ för Albanska riksförbundet Iliria Nr. 1, Qershor 2013 Çmimi: Suedi 30 Sek, Europë 3 €, Kosovë- Shqipëri 1.5 €

MËRGIMTARI PËR MËRGIMTARËT “PRANVERA SHQIPTARE” NË SHOQËRINË SUEDEZE KADARE, MËSUESI IM I PARË KUJTIMET E VENDLINDJES MË JAPIN FUQINË FISHTA - NGA POETËT MË TË MËDHENJ TË BOTËS GURËT QË MALLKOJNË


BESA Nr.1 Qershor 2013 Organ i LSHSH “Iliria” në Suedi Organ för ARF “Iliria” i Sverige Redaktor Përgjegjës/ Chefsredaktör Murat Koci Redaktor/redaktör Shuquri Sejdijaj Redaksia: Astrit Gashi, gazetar Muhamet Krasniqi, gazetar Nezir Bejta, gazetar Dizajni dhe faqosja Nazmi Gërvalla Lektor Shuquri Sejdiaj Bashkëpunëtorë Valbona Kastrati Hasime Hoti Ejup Ramadani Ëngjëll Koliqi Agim Gashi Prend Buzhala Luan Zifo Zena Pira Ramiz Spahiu Marije Hysko Riza Lahi Hatixhe Xani Pëllumb Gorica Elhame Zhitija Arsim Halili Kontakt: Revistabesa@live.com

PËRMBAJTJA 3 NE N’KËT ANË E JU N’ATË ANË... 4 TOKË E PREMTUAR APO PREMTIM I RREMË? 6 MËRGIMTARI PËR MËRGIMTARËT 13 DY NETË SHQIPTARE NË ATHINË SHQIPTARE” NË SHOQËRINË 16 “PRANVERA SUEDEZE 19 KADARE, MËSUESI IM I PARË 22 KUJTIMET E VENDLINDJES MË JAPIN FUQINË - NGA POETËT MË TË MËDHENJ TË 26 FISHTA BOTËS 29 KEQINTERPRETIMI I SATIRIKËS SË FISHTËS DHE LEXOJMË NË GJUHËN E BUKUR 31 KËNDOJMË SHQIPE ZENELI” NË SHËRBIM TË REFUGJATËVE 33 NAZIM TË VETMUAR

36 VLORA - MBRETËRESHË E TURIZMIT SHQIPTAR 39 GURËT QË MALLKOJNË 41 GJURMË TË MBULUARA 43 TAKSIXHIU I PRISHTINËS 45 “EUROPA” E GËZIMIT 47 ALBIN PLLASHNIKU “MAGJISTARI” I FUTBOLLIT 49 SHPIRTI I KOMBTARES 50 UNË JAM GJELI – KËNDO GJEL!


NR.1

BESA

Editoriali

NE N´KËT ANË E JU N´ATË ANË... Ne shqiptarët e sjellim e pështjellim dhe pa humbur fare kohë, pa hezitu fare, me guxim kryeboshi, me bekimin fodull të shumicës po arrijmë të tregojmë dhe të bindim veten se vlera e vlerave të ne është antivlera . Ne shqiptarët e Kosovës jemi hidhëruar, zhgënjyer, kemi sharë, kemi mallkua shqiptarët e Shqipërisë londineze se si dhe pse s’po arrijnë të konsolidohen, të zhvillohen e forcohen, të bëhen një shoqëri e organizuar si simotrat tjera europiane ku në epiqendër të gjithëçkafes do ishte njeriu dhe shteti si mbrojtës i tij. Bile, bile ambiciet dhe dëshirat e neve të Kosovës ishin edhe më të mdhaja, ne pritnim, donim, ëndërronim që një ditë ata të Shqipërisë do vinin e do na hiqnin qafesh zgjedhën e shkjaut, që një ditë pastaj të bashkuar do çlironim vendet tona në Maqedoni, Mal të Zi e Greqi. Por kjo nuk ndodhi në këto 100 vite. Ata, të Shqipërisë jo që nuk na çliruan as ne e as të tjerët edhe pse ishte obligim dhe detyrë primare e tyre, por ata shitën edhe pjesë të tjera të atij vendi të copëtuar keq. Shitën për të mbajtë pushtetin ose për ta rimarrë pushtetin. Në këtë mënyrë disa individë dhe klane të caktuara u bënë me pushtet absolut dhe me pasuri përrallore e shteti u dobësua dhe u bë mjet për të shtyp, nëpërkëmbë e poshtërua shqiptarin. Sill e pështill, Shqipëria ende lëngon nga kjo mënyrë e të bërit shtet, nga kjo mënyrë e të funksionarit si shoqëri, nga kjo mënyrë e drejtimit të proceseve zhvillimore e demokratike, nga kjo mënyrë e mosedukimit të shqiptarëve në frymën e pastër shqiptare e patriotike. Për 100 vjet shtetësi Shqipëria ka bërë 100 tradhti, 1000 marrëzi e 10 milion padrejtësi (aq sa llogaritet se ka shqiptarë në botë). Sill e pështill, edhe Kosova po ndjek me devotshmëri rrugën e amës Shqipëri se përndryshe do hidhëroheshin, do zhgënjeheshin, do tradhtoheshin pritjet dhe interesat e armiqve tanë. Që në luftë ne shqiptarët e Kosovës u përçamë e u vramë me njëri tjetrin dhe kjo traditë “e mirë” e trashëguar dhe e stimuluar nga ama Shqipëri vazhdoi edhe pas lufte. Ishin të huajt (ata që na e duan të mirën dhe ata që na ndihmuan ta heqim qafës zgjedhën e shkjaut) që ndaluan këtë batërdi vëllavrasëse për pushtet.

sofistikuara dhe gjithëpërfshirëse që t´na e kenë lakmi edhe vendet më të zhytura në prapambeturi e korrupsion e të llahtarisen nga ne shoqëritë e vendet e zhvilluara e me demokraci të konsoliduar. Sillepështillësit duke marrë yrnek nga shkërrmoqësit e çdo vlere shqiptare, etike e demokratike në Shqipëri mësuan fët e fët zanatin e të vjedhurit, zanat që e perfeksionuan dhe e bën vlerë. Të vjedhurit jo vetëm të parave por të vjedhurit e gjithëçkafes. Duke filluar nga banesat, pompat e benzines, tokat, votat, historinë, arsimimin e deri edhe votë në shtrufullogun e pulave. Ashtu si në një kohë degraduan shkërrmoqësit duke shitur pjesë të atdheut për të ruajt pushtetin dhe prenë e vjedhur e plaçkitur nga populli i stërvarfër njësoj dhe sillepështillësit në Kosovë degraduan në tradhti duke shitur pjesën veriore të Kosovës dhe as duke mos bëzë për Kosoven Lindore. Situatë krejt identike kur shkërrmoqësit e Shqipërisë shitnin pjesë të atdheut pa asnjë shpërblim dhe duke mos bëzë asnjëherë për pjesët tjera shqiptare që duronin zgjedhën e pushtuesve. Dhe ndokush do mendonte se sillepështillësit janë një soj i njerëzve që bëjnë pak shamatë, pak çedër, pak hallakatmë; Jo, këta të akuzojnë e këta të dënojnë, këta të vrasin e këta të qajnë, këta të bëjnë tradhtar e këta të bëjnë patriot, këta të bëjnë akademik e analfabet, këta janë zoti lartë në qiell e këta në tokë, këta vrajnë e këta kthjellin. Dhe kjo vlen vetëm në Kosovë deri te lumi Ibër, n’atë anë sillepështillësit metamorfohen në gjentelmen: Dobër dan! Izvoli! N’kët anë të lumit Ibër komunikimi i tyre me opinionin dëgjohet kështu: “E sjelli e pështjelli e nanën tanëve ...” - kjo sajdi vlen për kundërshtarët politikë brenda një grupimi. “ Ne n’kët lis e ju n’atë lis nanën .... tanëve me milicë” – kjo sajdi vlen për opozitën që bën hallakatmë. “Ne n’kët anë ju n’atë anë nanën ... tanëve me ballanë” – kjo sajdi vlen për popullin shqiptar se me të tjerët duhet të duken të edukuar.

Dhe si sillepështillës të zot që jemi për një kohë të shkurtër arritëm të zhvillojmë korrupsionin, hajninë, nepotizmin, haraçin, krimin e organizuar në aso nivele të larta e të

Faqe 3

Murat Koci Borlänge, 11 maj 2013


Aktuale

BESA

TOKË E PREMTUAR APO PREMTIM I RREMË? Nga Ervin DUSHI

Kohët e fundit kemi dëgjuar dhe lexuar debate të shumta rreth azilkërkuersve dhe gjykimit të çështjeve te tyre nga ana e Entit Shtetëor për Migrim (Migrationsverket) apo debate se sa kushton nje azilkërkues për shtetin suedez. Si përgjigje morëm ate e cila dhe pritej në fakt : Migrationsverket nuk gabon në deportime dhe në llogaritjet e saj! Por për fatin e keq

NR.1

asnjëri nuk përmendi se në çfarë kushtesh jetojnë këta azilkërkues, si jetojnë ata? Kostoja që u përmend shfrytëzohet për të ofruar realisht kushte normale jetese për azilkërkues apo keqpërdoret në disa raste? Dhe për të gjetur përgjigje për pyetjet tona udhëtuam në Veri të Suedisë. Atje ku duket se edhe numri i azilkërkuesve është më i madh në numër. Konkretisht në qytetin e Boden-it. Në këtë qytet Migrationsverket ka marrë me qera disa kapanone të cilat duket se kanë qenë pronë e garnizonit ushtarak të këtij qyteti dhe siç mësuam më vonë ishin blerë nga individ privat tashmë. Hymë në këtë kapanon dhe në korridoret e kapanonit gjetëm fëmijë të cilët vraponin dhe loznin. Loja e tyre

Faqe 4


NR.1

BESA

ishin vetëm disa biçikleta që dispononin më të mëdhejtë dhe kur i nisnin, më të vegjlit vraponin nga mbrapa. Mbipopullimi dhe rrëmuja ishin gjëja e parë që të binin në sy. Vazhduam "shëtitjen " tonë në kamp ( siç edhe e quanin vetë punonjësit e Migrationsverket ). Në korridore grupe njerëzish qëndronin afër dritareve dhe bisedonin. Secili grup sipas gjuhës së origjinës. Ndalemi te grupi nga Shqipëria dhe i pyesim se si ndiheshin?

- Si të ndihemi, u përgjigj me një bezdisje një burrë rreth 30 vjeç. Këtu nuk ka as dush për tu larë! Me një zorrë uji lahemi duke ja mbajtur njëri tjetrit sepse dushët nuk nxjerrin ujë. Banjot i kemi të përbashkëta, burra e gra. Ushqimi është shumë i pakët dhe i keq. S' ka cilësi fare dhe as sasi. Makarona na gatuajnë gati çdo ditë!

Aktuale

- Jo nuk marr pagë, por si shpërblim më japin ushqime dhe veshmbathje. Më favorizojnë në gatime,dmth më gatuajnë ate çfarë unë u kërkoj. Punoni shumë orë në ditë ? - Në drekë pushoj por edhe në rastet kur vjen personeli i Migrationsverket, sepse nuk duhet t´më shohin duke punuar. Po çfarë bëni konkretisht ? - Pastroj,laj pjatat , pastroj patate apo qepët që mund të nevojiten në guzhinë. Gjithçka që mund të kenë nevojë.

Vetem ti ndihmon këtu ? - Jo, janë edhe dy vajza tjera. Njëra më duket është Ndërkohë grupet e tjera e kuptojnë që jemi gazetarë dhe nga Kina ,sepse nuk merremi vesht shumë mirë me afrohen. Duken të gatshëm të ”shpërthejnë” dhe të nxjerrin njëra-tjetrën, ndersa tjetra nga Rusia. Punojmë sepse inatin e tyre që kanë në lidhje me kushtet në të cilat jetojnë. vetëm ashtu mund të sigurojmë ato çfarë duam, përndryshe do hamë si gjithë të tjerët dhe me oraret e tyre. - E kuptoni juve se çdo të thot për mua të kem dy vajza, njëren 17 dhe tjetrën gati 15 vjeçe dhe të flej në një dhomë Nuk luani fare me lojra, ashtu siç luajnë fëmijët e me familje e cila ka tre çuna të rinj, na thot një grua nga moshës tuaj ? Azerbaxhani. Unë jam këtu pa burrë dhe kam ardhur - Jo,se s´kemi me çfarë të luajmë. vetëm me dy vajzat e mia dhe ata më japin një dhomë të cilën detyrohemi ta ndaj me disa meshkuj nga një shtet A mund t´ju pyes sa vjeçe jeni ? tjetër dhe kur flasim për ndarjen bëhet fjalë për një dol- - Unë jam 14 vjeçe. lap rrobash në mes i cili kryen funksionin e murit ndarës. Në udhëtimin tonë vëzhgues dhe në përpjekjen për Po lek u japin ? të treguar realitetin e strehimit të Migrationsver- Na japin, posi jo. Na japin 570 korona në muaj për person! ket trokasim në një derë dhome. Dera hapet nga një Asnjëri nuk do t´ia di se çfarë mund të bëjmë me aq lekë. fëmi i vogël nga Afrika. Pas tij del dhe nëna e tij e cila na fton brenda. Futemi në dhomën e madhe Po përse u japin kaq pak lekë? e cila në çdo krah kishte krevat gjumi dhe në mes - Sepse supozohet se kemi ushqimin në kuzhinën një perde dhe një gardeborë të cilat kishin funke tyre. Por ne të gjithë blejmë ushqime gjysëm të sionin e murit ndarës mes familjeve. Ishte e kotë të gatshme në supermarket dhe i gatuajmë në dhoma. shtroje pytje se si e kalojnë kohën aty apo si ndihen sepse do ishte si një tallje. Prandaj i pyetëm Dhe si ia arrini këte pasi lekët nuk më duken të mjaf- nëse mund të bënim disa fotografi dhe menjëhere tueshme ? gruaja ofroi dhomën e saj në dispozicionin tonë. - Dalim që n´mëngjes herët dhe mbledhim shishe boshe dhe kanaçe pijesh. Duke ecur në koridoret e stërgjata të ish-garnizionit ushtarak i kthyer në vendstrehim për azilkërkuesit Ndërsa bashkëbisedojmë shohim një vajzë rreth 13 vumë re se dyert e koridoreve mbaheshin me pjesë vjeçe, e cila po pastron korridorin e gjatë të këtij kam- predhash ushtarake, një ambjent ku qartë kuptohet pi. Afrohemi dhe mundohemi ta pyesim nëse është e se askush nuk do të rrinte për qejfin e tij, por një hall punësuar , por ajo nuk di asnjë fjalë anglisht dhe ko- i madh u jep kurajo dhe durim për të qëndruar e për munikimi eshte teper i vështirë. Një tjetër azilkërkues të pritur përgjigjen nga Migrationsverket. Ku pritjet afrohet dhe na ndihmon duke përkthyer për ne. rëndomët janë të gjata dhe jo rrallë herë të kota! Faqe 5


Intervista

BESA

NR.1

Mërgimtari për mërgimtarët Nga Astrit Gashi

”Gjenerata ime është gjeneratë e humbur dhe e tretur nëpër metropolet e botës, e cila nuk kurseu kohë, mund, para dhe as gjak për lirinë e atdheut. Pra, me një fjalë, kjo gjeneratë u bë kurban i atdheut", thot Ismail Rugova. Malmö - Bisedat pёr tё trajtuar politikat e arsimit por edhe ato tё diasporёs, gjithmonё mё kanё intriguar. Mё kanё intriguar edhe njerёzit qё janё njohёs tё mirё tё kёtyre çёshtjeve. I tillё ёshtё edhe z. Ismail Rugova, njeriu qё pothuajse gjithё jetёn e tij ia dedikoi çёshtjes kombёtare, arsimit dhe punёs nё shkollё, si nё Kosovё poashtu edhe nё Suedi. Ismaili u lind nё fshatin Corrollukё të komunës së Istogut, mirёpo tash e 30 vite jeton dhe vepron në Suedi. Me profesion ёshtё mësues i fizikës, punё tё cilёn e bёri edhe para se të merrte rrugёn e gurbetit. Mё konkretisht ai punoi si mësues i fizikës në gjimnazin “Haxhi Zeka” të Istogut. Ai ёshtё baba i tre fëmijëve tashmë të rritur dhe tani e katër muaj edhe gjysh. Sot, ai do tё hap një pjesë të ditarit të jetës sё tij pёr tё rrёfyer dhe ndarё mendime pёr tre dekadat e tij nё gadishullin skandinav. Rrёfimin e tij e bёri nё Malmë ku edhe jeton dhe punon si bibliotekist i shkollёs, edhe pse me mё shumё dёshirё kёtё takim do ta bёnim buzё bjeshkёve tё mrekullueshme dhe burimeve tё ujit të ftohtë tё Istogut, vendi prej nga edhe vjen mёsuesi ”skandinav”. Pse e lëshuat Kosovën? Pse e braktisëm kaq shumë Kosovën? Do flas shkurt për veten. Besoj se çdo njeri ka arsyetimin e vetë. Isha dalë nga burgu me një shëndet të rrënuar. Me dekretet e Komitetit Komunal, isha i privuar nga çdo e drejtë qyetare; në shkollim, punësim dhe në shërbim shëndetësor. Mjekët kishin frikë t´më afronin shërbime shëndetësore. Posa dola nga burgu lëngova nga katarrakti; dy sytë më vunë pëlhurë të bardhë dhe nuk shihja fare. Në spitalin e Prishtinës nuk më ofruan ndihmë. U ktheva në Pejë dhe u lajmërova në ambulancën specialistike (kështu quhej) atëherë: Dr. Ymer Qavolli, më bëri operacion dhe pas 10 ditësh mu rikthye të pamurit. Ky mjek fare

Ismail Rugova nuk hezitoi të më operoi dhe nuk muarr asnjë lek nga unë. I jam mirënjohës tërë jetën. Meqë shëndeti për çdo ditë më rrenohej edhe më shumë vendosa të lë atdheun dhe të kërkoj shërim. Me 14 shkurt të vietit 1983 braktisa Kosovën dhe atë me 50 DM në xhep u nisa për në Evropë. Kufirin e Jugosllavisë e kalova me ndihmën e disa shokëve të mi që punonin në Lubjanë të Sllovenisë të cilët më dhanë edhe ca para për të vazhduar rrugën. Pas shumë peripetish, diku autostop e diku me trena arrita pas një jave në Bruksel të Belgjikës. Këtu u prita shkelqyeshëm nga bashatdhatarët shqiptarë të cilët më afruan tërë ndihmën që më duhej. Më strehuan në shtëpitë e tyre, më dërguan në spital, ku mu dha ndihma Faqe 6


BESA

NR.1

mjekësore. Nuk mundem pa përmend nderin dhe ndihmën që më afroi familja e Ukë Berishës me vëllazër, Enes Nikshiqi, Ali Ipeku e shumë të tjerë… Si ju kujtohet ajo ditë, shikuar nga perspektiva e sotit? A ishte vendim i drejtë? Të rikthehesh 30 vite më herët e të vlerësosh veten, nuk është diçka edhe shumë e lehtë. Isha relativisht ende i ri, sa sa kisha mbushur 27 pranvera, mjaftë i padjallëzuar dhe naiv në kuptimin e një mërgimtari.

Intervista

E a ishte vendim i drejtë, mërgimi? Në rastin tim nuk kishte alternativë. Isha i rrënuar nga shëndeti dhe po të mos më afrohej ndihma mjekësore në Belgjikë dhe në Suedi, sigurisht se sot do isha harruar. Çfarë gjetët nё vendin, të cilit i falët 30 vite jetë? Çfarë do të donit tё ishte më mirë? Nuk e besoj se deri mё sot këtë temë e ka trajtuar dikush nga mërgimtarët. Shumë pyetje më vend dhe interesante. Gjeneratat, që i lëmë pas, duhet të dinë të vërtetën për të kaluarën tonë. Përgjegja në këtë pyetje duhet të lidhet ngusht me vendlindjen time para 30 vitesh, me gjendjen ekonomike, sociale dhe lirinë e popullit tim. Në vendlindje gjthçka ishte e cenueshme. Liria për shqiptarёt nuk ekzistonte, gjendja e rёndë ekonomike e sociale ishte afër limiteve të një aparthedi. Në Suedi, në shtetin që para disa vitesh radhitej shteti i parë në botë i mirëqenjes njerëzore, nuk më mungonte asnjë nga këto elemente kyçe të të drejtave të njeriut. Gjendja ekonomike dhe ajo sociale ishte zgjidhur atë minutë që kisha aplikuar për status të azilantit. Ndërsa liria ishte pothuajse tërsisht e njejtë me atë që gëzonin atëherë tetë milionë e më shumë banorë të vendit. Çfarë kisha dëshiruar që Suedia të ishte më ndryshe, më mirë në atë kohë? Të ishte më e hapur dhe më humane ndaj të huajëve. Shoqëria suedeze, në atë kohë ishte shumë e ndrojtur nga të huajët. Suedia e sotit, është ajo që do ta doja të ishte para 30 vitesh. Cilët ishin miqtë tuaj të parë në këtë vend? Ishin suedzë apo tjerë?

Rexhë Balaj

Miku im i parë në Suedi ishte Xhemajl Duraku, një atdhetar dhe veprimtar i palodhur, i cili nuk kursente asgjë për çështjen e atdheut. Një punëtor që rrallë të shohin sytë. Pas jo më shumë se dy javësh në qyetetin ku isha stacionuar, në Helsingborg, po në të njejtin hotel erdhi edhe një djalosh i ri, rreth 18 vjeç, quhej Naim Haradinaj. Babain e tij Ismailin dhe vëllain e tij Nasimin i njihja nga burgjet e atёhershme jugosllave. Me Naimin kam banuar afër nëntë muaj në Helsingborg. Ruaj kujtime të shkelqyeshme për këtë mik të dashur.

Jeta në mёrgim kërkonte norma tjera të sjelljes dhe gjindshmërisë, ato nuk ti mëson njeri, pra, duhesh vetë ta gjesh vetën dhe ecësh para dhe sigurtë. Meqë isha ende i pamartuar dhe shpesh gjendesha në mesin e familjeve të bashkatdhetarëve më duhej të isha shumë më i kujdesshëm se familjarët. Mbas kaq shumë vitesh besoj se jam gjendur shumë mirë dhe në të shumtën e rasteve kam lënë një përshtypje të mirë Pas një jave qëndrimi në Suedi vizitova qyetin e te bashatdhetarët që i takoja për herë të parë. Kujtoj Malmë. Këtu për herë të parë u njoha me intelektualin në këtë çështje fjalën duhet ta kenë të tjerët për mua. më të shquar të mërgatës shqiptare Ramadan Rexhepi Faqe 7


Intervista

BESA

NR.1

shqiptare. Ai është një autoritet që posedon një kulturë dhe dije që rrallë mund ta hasësh ndër qarqet e intelektualëve shqiptarë; njohës i shkelqyeshëm i gjashtë gjuhëve botërore. Padyshim që bënë pjesë ndër prozatorët më të mirë të Kosovës. Për ata që nuk e dinë më duhet të theksoj se Ramadan Rexhepi Osmani, së bashku me Vehap Shitën dhe Ramiz Kelmendin vunë themelet e prozës shqiptare në Kosovë. Para emigrimit të tij qysh në vitin 1964, në Prshitinë në edicionin e Rilindjes, Ramadani botoi përmbledhjen e parë të prozës së tij me emër ”Kumbanarët e Humbura”. Pastaj, vijnë miqtë e mi suedez, Ullmar Qvick dhe Lars Morin, që me ndihmën e tyre në vitin 1985, pas më pak se dy vite qëndrimi në Suedi publikova fjalorin e parë shqip-suedisht me rreth 3 500 fjalë me një gramatikë hyrëse të hartuar nga Ullmari. Fjalori është ribotuar më shumë se tetë herë dhe të gjitha të hyrat e fjalorit i ka gëzuar shoqata e miqësisë Suedi-Shqipëri. Këtu duhet medoemos të përmendi që qysh vitin e parë vura kontakt dhe miqësi me Kosova Rexha Bala, në Göteborg, një patriot dhe intelektual i respektuar. Ju jeni autori i parë i një fjalori suedisht – shqip!! Sot kemi shumё tё tillё. Mund të tregoni si u lind ideja për këtë?

Ramadan Osmani Rexhepi në votimet e vitit 1992 të organizuara në Malmö Osmanaj. Pas këtij takimi ne u bёmë miq të ngushtë dhe për më shumë se dy dekada do punojmë së bashku në çёshtjet e organizimit, kulturor politik etj. Sot, pas atyre viteve dhe njohje me këtë intelektual të madh të kombit, mund të pohoj pa droje se Ramadan Rexhepi Osmani ishte mësuesi im më i mirë i jetës. Pa tepruar fare, sipas bindjeve të mia, Ramadan Osmani është pasues më i denjë i një intelektuali e individualisti siç ishte dikur Faik Konica. Dhe, pa hamendje guxoj të konstatoj se autoriteti i quajtur Ramadan Rexhepi Osmani, plotëson të gjitha kriteret të jetë intelektuali më i kompletuar i këtij qindvjetshi të fundit në mërgatën

Kur erdha në Suedi, nuk kishte asnjë fjalor suedisht shqip apo anasjelltash. Grupet tjera etnike kishin fjalorë dhe kishin më lehtë të mësonin suedishten. Në një bisedë që pata vitin 1984 me Ullmar Qvick, i tregova për idenë time. Ai, nuk ma prishi, por më vonë më tregoi se në atë kohë projektin tim e kishte marrë shumë me skepticizëm. Këtu, duhet theksuar se biseda telefonike gati të përditshme kisha me Ullmarin pastaj edhe me Lars Morin. Në shtator të vitit 1985, fjalori u botua së pari në 1 000 ekzemplarë. Si mbijetuat shpirtërisht në fillimet tua si ”emigrant” në këtë vend dhe, çfarë ju mungonte më

Faqe 8


NR.1

BESA

shumë nga vendlindja? Kjo temë duhet medoemos të shtjellohet si temë në vehte se mbijetimi shpirtëror i çdo emigranti lidhet ngusht me jetën emocionale të tij dhe përcillet nga një varg ligjesh të pashkruara sociologjike që ndikojnë drejtëpërdrejti në gjendjen e tij shpirtërore. Fillimi si emigrant, sigurse te çdo tjetër i takon ”muajit të mjaltit”; gjithçka është irreale dhe kjo periudhë zgjatë varësisht nga e kaluara dhe përgaditja e emigranit. Por, kësaj periudhe nuk mund ti ikë askush. Pas disa muajsh të gjtha copëzat e shkapërderdhuara të qenjes së tij fillojnë të bien në vende të veta dhe kështu qenia rikthehet në realitet. Patjetër se edhe unë kam kaluar këtë periudhë; kur e rikujtoj nga gjykimi i tanishëm më duket vetja se shumë herë kam vepruar nga dëshira dhe naiviteti pa harmoni me mundësitë dhe aftësitë e mia të atëhershme. Më kujtohet se jeta në fillim ishte shumë intenzive: vizita nëpër qendra ku kishte shqiptarë, agjitacioni dhe rekrutimi ishin detyra kryesore e lëvizjes sonë revolucionare. Vendlindja, familja dhe rrethi krijonin një boshllëkë të tmerrshëm në gjendjen shpirtërore që të shpie në depresione dhe gjendje të palakmueshme psiqike. Kjo gjendje ishte më së e rëndë në kohën e përshtatjes e cila do të merrte disa vite. (kësaj teme më dëshirë do ju kisha rikthyer në një punim të veçantë). Sa shqiptarë kishte në atë kohë në Suedi? Sa ishin të organizuar dhe çfarë profesionesh kryenin? Në mars të vitit 1983 arrita në Helsingborg të Suedisë. Para meje këtu kishin ardhë dy-tri familje refugjatësh shqiptarë nga Maqedonia dhe disa të rinjë nga Kosova. Numri sillej në dhjetra refugjatë. Numri i shqiptarëve të stacionuar në atë kohë në tërë Suedinë arrinte jo më shumë se 2 000 veta. Këtu bënin pjesë dhjetra refugjatë, duke përfshirë Ramadan Rexhepi Osmani, Kosovë Rexha Bala, dhe refugjatët e viteve të 80-ta. Pastaj grupi më i madhë i shqiptarëve që veten e quanin ”punëtorë të përkohëshëm”, shumica ishin nga Maqedonia duke përfshirë edhe shqiptarët e rrethit të Resnës që një pjesë e tyre paraqiteshin si turqë. Grupi tjetër përbëhej nga refugjatët e Shqipërisë Londineze dhe refugjatëve shqiptarë nga Turqia që ky grup ishin një përzirje nga Shqipëria dhe trojet shqiptare nën pushtimin jugosllav.

Intervista

Këtu duhet përmend familjen Kolgjini në Malmë, në Stockholm famijlen Sherolli, Berisha, Perani e tjera. Me çfarë merreshin shqiptarët në atë kohë? Përpos disa mësuesëve shqiptarë si Kosovë Rexha Bala në Göteborg, Ramadan Osmani, Bejzat Beqiri, Nimet Nesimi në Malmë, Besnik Kolgjini si nëpunës dhe kirurgu i njohur Nuhi Abdiu në Enskede, e ndonjë i rrallë kishte ndonjë biznes privat, pothuajse të tjerët punon në kantjere fabrikash dhe punë mirëmbajtëse. Si komunitet a ishit të organizuar? A kishit ndonjë aktivitet? Atëkohë komuniteti shqiptarë ishte i ndarë në tri taborre: Në refugjatë, në punëtorë dhe në refugjatë nga Shqipëria. Të tria këto grupacione vepronin të ndara njëra nga tjetra. Grupi më i madhë në fillim të viteve të 80-ta ishte grupi i punëtorëve, që kryesisht dirigjohej nga ambasada dhe konzullata jugosllave. Grupi i refugjatëve ”mbikqyrej” nga ambasada e Shqipërisë dhe i takonte të ashtuqujturës krahu i irridentës shqiptare në Jugosllavi dhe grupi i tretë, emigrantët e Shqipërisë që gati pothuajse ishin krejtësisht të paorganizaur. Aty këtu si i ndjeri Hysen Çela e Emër e Besnik Kolgjini e ndonjë tjetër . Qysh në fundin e vitit 1982 ekzistonin dy shoqata kulturore shqipatre në Malmë. Të dya me një emër ”Kosova”, njëra mbikqyrej nga ambasada dhe konzullata jugosllave kurse tjetëra nga refugjatët shqiptarë nga trevat shqipatre në ish Jugosllavi. Shoqata” Kosova” në Malmë dhe ajo më vonë me të njejtin emër në Göteborg bënin kryesisht aktivitet patriotik kombëtar. Manifestime të shpeshta, demonstrata, mbrëmje letrare e tjera aktivitete. Ndërsa shoqata tjetër” Kosova” e udhëhequr nga distrikti jugosllav, që administrohej nga shqiptari Ahmet Bella, bënte veprimtari patriotike jugosllave. Kjo gjendje do të zgjas deri më 26 gusht 1990 kur bëhet shkrirja e dy shoqatave në një dhe atë në ndërmjetësimin e patriotit dhe historianit të shquar dr. Zekiria Canës. Nga ky vit edhepse me divergjenca kemi një unitet më të madhë të shqipatrëve në Skone dhe në tërë Suedinë dhe në Danimarkë.

Faqe 9


Intervista

BESA

Të falësh, mëkatarët është shumë humane dhe krijon ndjenjë çliruese, por ti harrosh ata që deri dje kanë qenë vegla të pushtuesit është papërgjgjësi historike dhe veprim primitiv e jo qyetërues” shprehet Ismail Rugova. Ambasadave dhe konsulatave jugosllaveu u ka shkuar koha qysh moti! Si e shpjegon rastin kur të njejtit njerëz që punuan dikur nën dirigjimin e ambasadave dhe kozulatave gjenden edhe sot e kësaj dite në krye të këtyre shoqatave? A mos janë trashëgues tё përhershёm apo e duam ende ish Jugosllavinë? Pyetje më vend, do të dëshiroja që këtë pyetje t´ia shtronte vetës intelegjencia dhe klasa politike. Çfarë kemi këtu për tu çuditur? Ta zemë, në Kosovë nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese e deri tek polici i thjeshtë ende veprojnë njerëz që me aq devotshmëri dikur, ngrinin aktakuza, dënonin, burgosnin, supsendonin dhe nxirrnin nga puna shqiptarë në Kosovё, Maqedoni e gjetiu. Tamam, ashtu është, ato ambasada e kosulata qysh me kohë kanë ikur, por njerëzitë që kanë shërbyer aq me devotshmëri për to ende sillen dhe veprojnë edhe në Suedi e gjetiu tash nën petkun e shërbimit të mërgatës shqipatre. Të falësh, mëkatarët është shumë humane dhe krijon ndjenjë çliruese, por ti harrosh ata që deri dje kanë qenë vegla të pushtuesit është papërgjgjësi historike dhe veprim primitiv e jo qyetërues. Sa ndikohej komuniteti shqiptarë në Suedi nga zhvillimet politike Në Kosovë e Shqipëri? A është kjo sëmundje kronike edhe sot? Komuniteti shqiptarë në Suedi dhe ai në Danimarkë ndikohej të mënyrë të dretëpërdrejtë dhe të tërthortë nga ngjarjet që zhvilloheshin në vendlindje. Shqipëria aso kohe përballej me diverzione nga deti dhe ”vetëvrasja” e kryemisnistrit Shehu shkaktoi krizë të rëndë në kreun e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Enver Hoxha, në vitin 1982, nxorri nga botimi librin e tij titistët, që për refugjatët shqiptarë në Evropë ishte “bibla” e tyre. Shteti shqiptar, botoi dhe shpërndau disa herë këtë libër falas përmes ambasadave shqiptare nëpër botë. Gati i tërë organizimi politik i refugjatëve shqiptarë nga ish Jugosllavia ishte me orjentime nga shteti amëtar, pra, Shqipëria komuniste. Këtu duhet theksuar se ndoshta kampion kundër ideve komuniste në Skandinavi ishte Kosovë Rexha Bala. Ai asnjëherë

NR.1

nuk bëri kompromis me idetë e tija propërëndimore, por gjithmonë ishte në ballë të organizimit politik të refugjatëve shqiptarë edhepse ne kishim ide majtiste në atë kohë. Grupi i refugjatëve shqiptarë nga Shqipëria që ishte organizuar në Partinë e Legalitetit dhe Lidhjes së Prizerenit, luftohej nga përfaqësues diplomatik të Shqipërisë. Pjesa pasive, ajo e punëtorëve apo mërgimtarëve shqiptarë nga ish Jugosllavia nuk kishte ndonjë ideologji përpos atë të ”bashkim vëllazerimit” dhe ”shokut Tito”. Në fundin e viteteve të 80-ta grupi i refugjatëve shqiptarë nga ish Jugosllavia rritet në mënyrë drastike në numër dhe aktiviteti politik dhe kulturor arrinte gati kulmin e pjekurisë së vetë. Malmëja ishte qendёr e organizimit politik e shqiptarëve për Suedi dhe mbarë Skandinavinë. Debytimi i parë i veprimatarisë politike të refugjatëve duhet kërkuar qush më 1982 në demonstratat e 1 majit. Kosovë Rexha Bala me Avni Ajdinin e disa shqipatrë tjerë demonstrojnë për herë të parë para publikut suedez e ndoshta edhe atij evropian në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë e në mbarë Jugosllavinë . Demonstrimi u bë me pllakata ”Duam liri për Kosovën”, ”Kosova Republikë”, ” Lironi vëllazerit tanë nga burgjet jugosllave”. Nga viti 1983, demonstrimi për 1 Maj dhe shpërndarja e pamfleteve në gjuhën suedeze u bë gati në të gjitha qyetet e mëdha të Suedisë. Organizmi i mërgatës shqiptare në Suedi me siguri arrin kulmin rreth vitit 1988-92. Delegacionet e liderëve shqipatrë nga Kosova, Maqedonia, vinin gati pa ndërprerë në Suedi. Tashmë ishte koha kur çdo gjë kordinohej me vendëlindjen. Ndasitë midis mërgatës shqiptare ishin rrafshuar në maksimum. Në vitin 1991 themelohet Lidhja e Shoqatave Shqiptare në Suedi, me kryetar Ramadan Rexhepin, që mbante lidhje të drejtëpërdrejtë me dikasterin e Ministrisë së Migracionit të Suedisë. Gjatë viteve në vijim delë revista periodike ”Qëndresa” në përbërje të redaksisë: Ramadan Rexhepi, Kosovë-Rexha Bala, Dr. Muhamet Shatri, Riza Nikçi (Kopenhagë), Ajdin Abazi dhe Ismail Rugova. Më themelimin e partive politike në Suedi dhe Skandinavi vie deri te shkapërderdhja e forcave intelektuale që ishin bartës të aktivitetit politik dhe kulturor. Duhet, theksuar se deri në fund të vitit 1999, kishte një vazhdimësi dhe aktivitet politik e kulturor nga mërgata shqipatre në Suedi. Pas, përfundimit të luftës amplitudat e aktivitetit politiko-kulturor zbehet shumë. Këtu më duhet të përmendi aktivistë të palodhshëm që rënditënin aktivitete nga Oslo, me Nufri Lekën deri në Kopenhagë me Riza Nikçin. Në Stockholm, vepronte Xhafer Durmishi, Kamber Elezi, Milaim Zeka e më

Faqe 10


NR.1

BESA

Intervista

Ramadan Osmani dhe Dr.Fehmi Aganin në të majtë, dhe Kajsa Törnqvist, drojtoreshë e Entit Shetëror të Imigracionit dhe deputetja e parlamantit suedez, Eva Göes.

vonë këtyre u bashkangjitet edhe gazetari i mirënjohur Shuquri Sejdijaj. Në Malmë, vepronte Radio Malmë në gjuhën shqipe me redaktimin e Ibrahim Egriut dhe Shpëtime Fidës, më vonë nën redaktimin e Ramadan Rexhepit dhe Ismail Rugovës. Barrën kryesore të organizmit politik dhe atij kombëtarë e mabanin edhe Sabri Novosella, Asllan Muharremi, Ajdin Abazi, Shefkate Sherolli, Xhemail Duraku, Shpëtime e Musli Fida, Shefki Ollomani, Murteza Pepaj, në Halmstad vepronte Nuhi Mazreku e shumë të tjerë që vepronin parreshtur si në organizim kulturor dhe atë politikë. Këtu duhet potecuar se i gjithë aktiviteti i mërgatës kishte karakter kombëtar, pra, gjithçka veprohej për Kosovën dhe viset tjera të robëruara në ish Jugosllavi.

vetanake apo përpjekje fitmpruese të disa individëve. Shoqatat e sotit janë kthyer në klube bixhozi dhe pijetore. Aty-këtu vepron ndonjë shoqatë dhe atë me përpjekje titanike të individëve të caktuar, përndryshe gjendja e shoqatave është e mjerë. Rinia, shqiptare gati fare nuk është e përfshirë në organizim kulturor kombëtar. Por këtu duhet potencuar se të rinjët shqiptarë janë të kyqur mjaftë mirë në organizmin sportiv e kulturort në kuadër të organizimit shtetëror suedez. Ku janë gjeneratat e migratëve sot? Si mbijetuan integrimin? Gjenerata e parë e migrantëve shqiptarë në Suedi ka filluar me të madhe të pensionohet, një pjesë veç kanë ikur në amshim. Pra, jemi në fazën e ndërrimit të gjeneratave, tash kemi gjeneratën që lindi këtu dhe neve që jemi në fazën e pleqërisë.

Në luftë disa dhjetëra të rinjë shqiptarë nga Suedia, Danimarka, Norvegjia, Finlanda dhe Danimarka ju bashkangjiten luftës së UÇK-së në Kosovë, pastaj në Maqedoni e në Kosovën Lindore. Nga Suedia ranë dy dëshmorë: Afrim Krasniqi dhe Ismet Bicaj.U plagosen rënd dhe lehtë: Avdi Sherifi, humbi syrin, Frashër Oseku, Safet Rexhaj dhe Po si i mbijetuam integrimin? Nëse do kishte statistika Murteza Pepaj u plagosën rëndë… E tjerët të plagosur lehtë. të bazuara në fakte të barometrave me siguri do të delte se një përqindje shumë vogël u integrua me sukses, pjesa më e madhe ka stagnuar në fazën e gjysëmintegPo sot a kemi një komunitet më të organizuar? rimit; trupin në Suedi, kokën në Kosovë dhe Shqipëri Sot, mjerisht nuk kemi ndonjë organizim të mirëfilltë. dhe një pjesë tjetër që ishte në moshë dhe e pashkolluPër të mos kaluar në nihilizëm, sot kemi disa përpjekje ar, mbeti tash e më shumë se 20 vitesh jashtë proceseve Faqe 11


Intervista

BESA

NR.1

të integrimit. Për hirë të vërtetës këtu duhet thesuar se femrat shqiptare dukshëm më lehtë e kanë kapërcyr Këtu dua të bëjë një digresion të vogël; përpos organzsuksesshëm këtë fazë të intregrimit se sa meshkujtë. imit të mësuesëve të gjuhës amtare (modersmålsenheten) nuk ka ndonjë organizim të mirëfilltë që mbulon një Gjenerata e dytë është pothuajse totalisht e integruar, rreth apo regjion të caktuar. Ky grup i mësuesëve është ndërsa gjenerata e tretë numërikisht është ende e duke bërë një punë të shkelqyeshme dhe është duke papërfillshme. vënë raporte të mira me vendlindjen. Rol, kyq në këtë organizim ka rektori për mësim i gjuhës amëtare (për Po a jeni të kënaqur me komunitetin tonё sot? të gjitha gjuhët e huaja) në qytetin e Malmös, Premton Gërvalla (djali i heroit tonë kombëtar Jusuf Gërvalla). Kujtoj që komuniteti ynë përpos vetive dhe specifikave të veçanta që ka, sot ndihet mirё dhe është një komu- Tani kemi edhe Ministrinë e Diasporës? Sa ndihmon nitet i shëndoshë, me plotë produktivitet dhe mjaftë konsolidimin/forcimin e diasporës? mirё i integruar në shoqërinë suedeze. Në jugun e Suedisë, ta zëmë, janë të stacionur së paku 20.000 shqip- Asgjë, konkretisht asgjë. Një pjellë e kompromisit të tarë. Pothuajse nuk ekziston një institucion shtetëror dhimbshëm për buxhetin e Kosovës nga Thaçi dhe apo shoqëror që nuk do gjesh shqiptarë të punësuar; Pacolli. Shih sa ministri ka Kosova, me më pak se dy nga mjeku, mësuesi, inxhinjeri, politikani lokal e miljonë banorë!? Një pjesë e këtyre ministrive janë deri tek nëpunësit e shërbimeve shoqërore. Patjetër, ngritur për të fsheh kriminalitetin dhe korrupcionin. se shumë punë duhet bërë që të jemi të kënaqur me statusin tonё, por krahasuar me të kaluarën sot jemi Misnistria e Imigracionit (Diasporës) të Kosovës, ka mirё. Shqiptarët reprezentohen mirë edhe në kulturë dëmtuar dukshëm Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe dhe sport. Gati në të gjitha ekipet elite të futbollit si te përfaqësitë e ambasadave të Kosovës. Ambasadat e meshkujtë ashtu edhe te femrat kemi përfaqësues shq- Kosovës nga themelimi i kësaj Ministrie gati janë bërë iptarë. Lidhja e shkrimtarëve të Suedisë tash numëron inaktive përpos çështjeve administrative. Ta zëmë amdiku mbi dhjetë anëtarë shqiptarë. Shqiptarët kanë basadori i Kosovës në Suedi, zotri Lulzim Peci, që kam përfaqësues të vetë edhe në parlamentin suedez me një simpati dhe respekt për aftësitë e tija, për këto vite Adnan Dibrani tash e tri vite deputet i Partisë So- nuk ka arritur të vë kontakt me mërgatën shqiptare. Unë cialdemokrate. Ka edhe disa tjerë që kanë vepruar ak- absolutisht nuk kujtoj se është gabimi i tij, por kompetivisht si Avni Dervishi e Mexhide Spahiu për Partinë tencat e kufizuara që ka ky nga ministri Hoxha. Sa për Popullore, Arba Kokalari për Moderatët, Ardian Kaba ilustrim, në vitet e 80-ta, punëtorët e ambasadës shqipai Socialdemokratëve, Kamer Bytyqi i Moderatëve etj. tre në Stockholm, sigurisht që bënin nga tri-katër vizita ndër mërgimtarë, nga Stockholmi e deri në Ystad. Pse heshtin njerëzit e arsimuar të komunitetit tonë në Suedi? A mendoni se kjo heshtje po keqpërdoret Çfarë pune ka bërë Ministria e Diasporës konkrenga njerëz të paarsimuar dhe udhëheqës të shoqat- tisht në Suedi? Ka shpërndarë ”falëndërime” në letër, zoti e dinë a ekziston ndonjë protokoll shtetëror për ave të ndryshme? këto gjëra. Dhe në ndonjë rast ka shpërnda ndonNuk kujtoj se intelektualët janë duke heshtur. Por, jë libër të botuar në Kosovë. Ministri Makolli, më numri i tyre në krahasim me numrin e mërgim- shumë luan rrolin e babadimrit kur ndodhët në Suetarëve, që sillet sot mbi 60.000 është tepër i vogël di se sa të një minsitri të mirëfilltë. Për keqardhje! dhe zëri i tyre ngulfatët nga injoranca dhe mediokriteti. Besoj, se si çdo komunitet tjetër edhe në me- Fare në fund kisha dashur të shtoj diçka: “Gjenerata ime sin tonё kemi mjaftë dallkaukë dhe zhurmaxhinjë është gjeneratë e humbur dhe e tretur nëpër metropolet e që në emër të patriotizmit mbushin xhepat me para botës, e cila nuk kurseu kohë, mund, para dhe as gjak për të majme. Sa i përketë udhëheqësve të shoaqatave, lirinë e atdheut. Pra, me një fjalë kjo gjeneratë u bë kurkëtu do të bëja një kundërpyetje- cilat shoqata? Unë ban i atdheut. Shpresoj se historiagrafia shqiptare në të nuk jam në dijeni se në Suedi funsksionojnë shoqa- ardhmën do merret më seriozisht dhe do të hedhë dritë ta kulturore. Ndoshta, aty këtu kemi ndonjë shoqatë mbi të bёmat dhe fatin e më shumë së shatëqindëmijë ”funksionale”, por gjendja e shoqatave është alarm- shqiptarëve që braktisёn atdheun nga robëria dhe shtypuese. Nëse mendoni në shoqata fiktive dhe atyre të ja e pushtimit serbo-maqedonas, vetëm për dy dekada. bixhozit atëherë përgjegjën e kam dhënë më lartë. Fund Faqe 12


BESA

NR.1

Mërgata Shqiptare

DY NETË SHQIPTARE NË ATHINË Shuquri Sejdijaj Nga fundi i muajit prill të këtij viti në Athinë u mbajt për herë të parë Festivali i Këngës Popullore Shqiptare. Ideatorë i kësaj veprimtarie ishte Nikollaq Nushi, dirigjent i orekstrimit simfonik dhe njëherësh sekretar i përgjithshëm i shoqatës "Shqipëria". Në festival u paraqitën më se 124 artistë të këngës popullore shqiptare, grupe vallëtarësh e instrumentalistë të shquar shqiptarë që jetojnë e veprojnë në mërgim në Greqi dhe vende tjera. Veprimtarinë e mbështetën

ambasada shqiptare në Athinë dhe dega e Unesc-os poashtu në Athinë. Festivali u bë në Qendrën Kulturore të Athinës dhe për dy-tri javë rrjesht në ambientet e kësaj qendre janë bërë provat e pjesëmarrësve. Festivali dyditësh i shqiptarëve emigrant në Greqi ishte edhe një lloj feste e posaçme: jemi mësuar si shpesh të dëgjojmë lajme jo të mira për mërgatën shqiptare atje.Por tani duket se gjërat po marrin rrjedhë të dëshiruar së paku në fushën e kulturës.

Nikollaq Nushi, dirigjent i orkestrimit simfonik Faqe 13


Mërgata Shqiptare

BESA

NR.1

Pjesëmarrës të Festivalit të Parë të Këngës Popullore Shqiptare në Athinë - Është e vertetë mënyra se si ngritni problemet e emigrantëve shqiptarë në shtetin grek...Të etur për pak ‘’ Liri e Demokraci” ne shqiptarët nuk erdhëm në Greqi në mënyrë të organizuar, sepse vetë shteti grek, nuk kishte asnjë premisë apo suportetë eu-

ropiane për pritjen e emigrantëve. Çdo gjë filloi si ‘’ eksperimentale” si nga vetë emigrantët (e çorganizuar )për të fituar monedhën ekonomike, ashtu edhe nga shteti grek në atë kohë pa organizmat shtetërore për thithjen e emigrantëve nëpër vendet e mundëshme Faqe 14


NR.1

BESA

Mërgata Shqiptare

të punës. Por ndërsa emigrantët tanë, vazhdonin përçarjet ndërmjet tyre, shteti grek filloi të ndërtojë një strategji kombëtare (kupto fitim prurëse ) në kurriz të emigrantëve e sidomos atyre shqiptarë. Shoqatat apo organizimet e herëshme shqiptare në Greqi, nuk kishin asgjë të përbashkët me interesat e emigrantëve..

dhe që pa dyshim duhej të reflektoja mbi abuzimet e deri tanishme me aktivitetet kulturore të emigrantëve. Për arsye ekonomike, shumë shpesh aktivitetet emigrantëve bëheshin mjet fitimi për individët organizatorë dhe fatkeqsisht artistët emigrantë nuk merrnin, ose merrnin pagesa qesharake,thot Nikollaq Nushi.

Shpresojmë se ka filluar një ndryshim.... por ky ndryshim nuk vjen nga mosorganizimi. Nuk vjen as nga qielli, dhe as nga ekstremistët grekë. Çdo ndryshim do të vijë vetën nga bashkimi jonë, vetëm nga puna jonë patriotike apo kulturore dhe duke e bërë së bashku, me kaq sa mundemi e me kaq sa dijmë, thot Nikollaq Nushi.

Dhe tani për dy netë me radhë Athina u pushtua nga zërat artistik shqiptarë.

Organizimi i vperimtarive kaq të mëdha siç janë festivalet kërkon energji, kohë dhe shumë gjëra tjera. Si ecën në rastin tënd Niko? - Po dhe kjo është më e vështirë në një shtet në mes të krizës siç aktualisht është Greqia. Janë të shumta orët e punës. Ka disa muaj që ja kam privilegjuar personin tim edhe orët e lira me familjen, edhe kafenetë me shokët, edhe mundësitë më të vogla argëtuese si njeri apo artist. Sa po afroheshin ditët e festivali edhe ankthi e përgjegjësia shtoheshin. Por siguria ime ishte puna sistematike që bëmë prej pesë muaj, artistët emigrantë që më mbushin me guxim nga përgatitja e tyre e lartë profesionale dhe kryesorja nga dhjetra mesazhe që merrja ditë për ditë në internet e telefon nga emigrantët e thjeshtë që interesoheshin rreth përgatitjeve.

-Festivali i Parë i Këngës Popullore Shqiptare në Athinë , u kurorëzua me sukses të plotë. Kjo në saj të punës së palodhur dhe gadishmërisë së artistëve emigrantë, të cilët i përgëzoj nga thellësia e zemrës time. Ky Festival, tregoi që populli dhe tradita shqiptare jeton vetëm e vetëm nga populli dhe artistët tanë emigrantë, e jo nga mashtruesit qe kanë uzurpuar karriket drejtuese të Shoqatave Shqiptare në Greqi. Edhe pse janë ftuar të gjitha shoqatat shqiptare të Atikkis, asnjë prej tyre se kishte guximin dhe ndërgjegjen sociale të vinte e të mbështeste këtë aktivitet patriotik e kombetar.

Juria profesionale e festivalit në fund ndau për pjesëmarrësit mirënjohje dhe çmimin e këngës më të mirë Flamuri i Festivalit. Nuk e kishin të lehtë duke pasë parasysh numrin e madh të artistëve tashmë me emër si Sandër Ndoci, Armando Dhimitri, Ilia Muço, Erefili Shyti, Kita Carahoshi, Orkestrina Popullore e Çiftelive drejtuar nga Valentin Përshpali, Aleks Micka e shumë e shumë të tjerë që sollën gjithë koloritin artistike shqiptar. Dhe emocionet ishin të fuqishme kur juria shpalli Eksperienca e madhe që kam grumbulluar nga jeta fitues këngëtarin e Malësisë së Shkodrës, z. Luis Bunjaj. ime artistike më jepte bindjen dhe sigurinë e suksesit të një aktiviteti të tillë voluminoz. Mbase tani u po- Përgjithësisht mund të thuhet se ky Festival tregoi qën kushtet edhe për aksesorët e tjerë të një Festivali një “dobësi” të artistëve emigrantë: -atdhedashuritë tillë folklorik, aq më shumë në një shtet të huaj, dhe në-nostalgjinë për vendin e tyre, njerëzit e tyre, që në krizën që na ka mbërthyer këtu në Greqi. Idea për edhe pas 23 vitesh emigrimi, vazhdojnë të ruajnë një aktivitet si Festivali, nuk ishte e lehtë. Për mbi një flamurin kuq e zi, traditat, doket dhe të gjithë pamuaj u mora me përpunimin dhe mbarimin e projektit surinë shpirtërore shqiptare, thot i mbushur plot të tij, por në vazhdimësi më dilnin probleme nga më gëzim ideatori i këtij festivali z. Nikollaq Nushi. të ndryshmet dhe duhej përmirësimi i tij në zbatimin praktik. Ka edhe një pamje tjetër që më shqetësontë Faqe 15


Mërgimtarë të dalluar

Astrit Gashi

BESA

NR.1

“Pranvera shqiptare” në shoqërinë suedeze

Malme - Java e fundmuajit prill në Suedi mund tё konsiderohet pak a shumë si fillim i pranverës. Në këtë kohë pata rastin ta takoj dhe intervistoj zonjën Ylfete Ilazi, njëren nga gratë qё sollën ”pranverën shqiptare” nё shoqërinë suedeze. Njё grua e zonja, e mençur e mbi tё gjitha modeste. Kёshtu e pёrshkruajnё njerёzit qё e njohin, apo qё fati i ka rastisur ta takojnё. Është lindur nё Ferizaj tё Kosovёs, por ka migruar nё Suedi (1989), po pёr tё njejtat shkaqe sikurse edhe njё pjesë e madhe e bashkatdhetarëve tonё qё jetojnë e veprojnë këtu. Pothuajse njëlloj sikurse edhe ne tё tjerët, edhe ajo se pati tё lehtë adaptimin e saj me gjuhёn, kulturën dhe klimën e njё vendi krejtësisht tё ndryshëm nga vendlindja. Megjithatë, ajo nuk u dorëzua. Ishte e vendosur për tё ecur përpara. Me dije, punë dhe nderë! E si mund të dështon një njeri që i posedon këto tre veti, nё një vend si Suedia, ku baza e shtetit ёshtё e ndërtuar mu mbi kёto vlera.

Ylfete Ilazi, këshillëtare në Swedbank

Suksesin, e nisi me hapa tё vegjёl. Sikurse edhe

hja izolimin e njerëzve tanë. Tё mbyllur nё vete dhe

çdo fillim tjetёr, ngadalё por sigurt. Dhe kёshtu i

vetëm përreth komunitetit tonё. Tё shkёputur nga

kujton ajo momentet e saja të para, “...po e shi-

realiteti ku ndodheshin aktualisht. I kuptoja se si nd Faqe 16


NR.1

BESA

Mërgimtarë të dalluar

jeheshin shpirtërisht. Filloi tё mё brente dhe tё mё Mё pastaj filluan tё organizohen edhe aktivitete tjera mundonte kjo situatë. Po mendoja se çfarё mund si ekskursione, mbrëmje festive, ditët e ushqimit traditё bёja unё si individ për tё ndërruar diçka nga kjo cional prej vendeve të origjinës si dhe aktivitete tё gjendje. Sё paku tu ndihmoja atyre grave që e kishin ndryshme tё cilat zhvilloheshin nё grupe nё kuadёr tё mё tё vështirё komunikimin por edhe integrimin shoqatës “Kosovarja”, e cila ёshtё shoqata mё e vjetër e nё shoqërinë e vendit. E dija se me vonë do tё gjeja gruas nё Suedi, e qё për tё është si shtëpi e dytë e saja. bashkëmendimtarë dhe përkrahës, por fillimi vër- Kështu, gjёrat filluan tё lëviznin pёr sё mbari. Nё pah tetë nuk ishte i lehtë. Isha shumë e vetëdijshme, dolën edhe “Ylfete” tё tjera qё ishin tё gatshme tё bashse për ta arritur njё gjё tё tillё, duhej partneritet këpunonin dhe ndihmonin,ecja tani bëhej së bashku. me shoqёrinё suedeze por dhe komunitetet tjera”. Mirëpo, këto aktivitete e ndihmuan dhe pasuruKështu filloi rrugëtimi i saj. Fillimisht duke orga- an edhe vetë atё. Tash edhe ajo po ndjehej mё mirё nizuar aktivitete dhe kurse të ndryshme me qёllim shpirtërisht por edhe po forcohej nё aspektin profetë përmirësimit tё njohurive rreth gjuhës suedeze. sional, sepse tё gjitha kёto aktivitete kërkonin njohuri

Ylfete Ilazi me fëmijët e saj, Agoni,Kaltrina dhe Jetoni Faqe 17


BESA

Mërgimtarë të dalluar

NR.1

organizative, menaxheriale dhe aftësi komunikative. lueshëm, tё cilët sot vijonё universitetet mё tё mira nё Suedi. Djali i madh, Agoni studion pёr ekonomi nё UniKjo përvojë ishte ogur i mirë pёr tё ardhmen e saj. Kësh- versitetin e Sundsvallit, vajza Kaltrina studion juridikun tu, nё vitin 1999 Ylfetja punësohet nё filialen e bankёs në njërën nga qendrat mё tё njohura universitare sikurse ‘Swedbank’ nё Rosengård ( lagje e madhe e Malmös) ajo e Upsallёs, ndërsa djali mё i vogël Jetoni planifikon e cila ёshtё njё ndёr bankat mё tё njohura nё Suedi. që në vjeshtë tё ndjek rrugën e nёnës dhe tё vazhdoi studimet për ekonomi nё universitetin e Kristianstadit. Megjithëse me shumё modesti flet pёr vetёn e saj, ajo nuk harron për të thёnё ”edhe sot e kёsaj dite Sot, pas pothuajse 25 vitesh kjo zonjё, profesioniste dhe e konsideroj si investimin mё tё mirё tё mund- nёnё e dashur mund tё mirret shembull pёr femrat tjera shëm tё kёsaj banke, vendimin për të rekrutuar shqiptare. Mund tё mirret shembull pёr faktin se sa buemigrantë me origjinë tё huaj për punë bank- kur i evokon kujtimet pёr fёmijёrinё, shkollёn, pushiare. Konsideroj se ky ishte një sukses i veçantë jo met me familjen, nostalgjinё pёr “pranverat shqiptare” vetёm për integrimin e njerëzve nё shoqërinë sue- nё Kosovё, kujtimet pёr motrёn e saj e cila u largua nga deze, por gjithashtu edhe nё ofrimin e shёrbimeve kjo botë pikёrisht nё prillin e thyer siç shprehet ajo. mё cilёsore ndaj klientëve qё flisnin gjuhё tjera. Mund tё mirret shembull pёr punёn, pёrkushtimin dhe Ky hap i ndёrmarrё jo vetёm qё siguroi shёrbime guximin pёr tu sfiduar, siç e thotё dhe vetё ajo se vetёm mё cilёsore por shёrbeu edhe si njё udhёzues se me punё i arrijmё tё gjitha. Me punё dhe ndershmёri u si ti çasemi komunikimit mё lehtё me klientё tё tregojmё edhe tjerёve se kush jemi, prej nga vijmё dhe kulturave tё ndryshme. Ky projekt ishte një pro- cilёn histori kemi. Kёshtu edhe tё tjerёt na respektojnё motor i rritjes sё besimit por edhe i rritjes sё prof- dhe na çmojnё mё shumё. Dhe vёrtetё kemi edhe ne çfarё itit tё kёsaj banke, veçanarisht kur mirret parasysh ti tregojmё dhe japim botёs, vetёm duhet dije dhe maturi. konkurrenca e ashpёr bankare qё ekziston këtu”. Rrёfimi pёr tё nuk mbaron kёtu. Unё vetёm desha tё Tashmё, modeli Rosengård është përhapur edhe nxjerrё nё dritё njё pjesё tё punёs qё bёn Yfetja. Signë Stokholm, Goteburg, Jënçëping dhe shumё urisht njё ditё dikush do tё kujtohet dhe do tё shkruaj regjione tё shtetit suedez dhe konsiderohet njё gjёrё e gjatё pёr nёna shqiptare, pёr kёto zonja tё mёdha model mjaft i suksesshëm, tregon Ylfetja, tani nё jo vetёm nё Suedi por edhe vendet tjera tё botёs, pёr cilësinë e këshilltares për kredi dhe pasuri tё patund- tё rrёfyer si duhet “pranverat shqiptare” qё mbijetushme nё njёrёn nga degёt e Swedbank nё Malme. an, u integruan dhe po na bёjnё krenarё nёpёr botё. Megjithatë,

nuk

sionale

kjo

ku

ёshtё zonjё

vetëm tregoi

sfera vlerat

profee

saja.

Pasqyrën reale se kush ёshtё vërtet kjo grua e denjё shqiptare mund ta shohim tek tre fëmijët e saj tё mrekulFaqe 18


NR.1

BESA

Ju prezentojmë

KADARÉ, MËSUESI IM I PARË Shkruan Nezir BEJTA

Azem Deliu në një takim me Ismail Kadare Azem Deliu, nxënës i klasës së XI pranë gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skënderaj, është nxënës i shkëlqyshëm, por ajo që e dallon nga nxënësit tjerë është entuziazmi që ka ai për letërsinë. Edhe pse i ri ai ka një talent të jashtëzakonshëm në krijimtarinë letrare gjë që e shquan qoftë për stilin e tij, qoftë për tematiken e larmishme. S’ është fare vështirë ta dallosh se është i ndikuar nga Ismail Kadarea, sidomos në poezi por duke i dhënë asaj një dimension origjinal. Këtë ai s’e mohon, përkundrazi është i lumtur që bazohet në stilin e tij, dhe kjo kënaqësi vërhet në fytyrën e tij kur tregon për takimin që pati me Kadarenë në Tiranë. Takimi me Kadrenë ati ja nguliti edhe me

tëpër bindjen dhe vetbesimin që për asnjë moment të mos ndalet së shkruari. Ai është i pasionuar pas Kadaresë. I ka lexuar të gjitha veptrat e tij dhe kjo ka lënë vrragë në poezinë e tij, prandaj si në të qeshur thotë “Kadarea është mësuesi i im ...” Dy romane që i ka të gatshme për botim dhe një përmbledhje me poezi janë një sihariq i mire për lexuesit tanë të cilët do të befasohen, sidomos me poezinë e tij, Azem Deliun e takoj në lokalet e gjimnazit “Hamëz Jashari”. Ai pandruajtje pranoi që për revisten “Besa” , për herë të parë t‘u përgjigjet pytjeve të gazetarit tuaj.

Faqe 19


Ju prezentojmë

BESA

thuhet. Tentoj të jem i pakufishëm në poezi. Nuk dua korniza, dhe -Kur keni filluar të shkruani? një poezi e pakornizuar është e padefinuar në motive. Ka ngjyrime -Kujtoj që kam filluar nga mosha të përgjithshme. Poashtu përsa i 15 vjeçare, megjithëse pyetjet e këtilla rëndom nuk gjejnë përgjigje përkët motivit, do doja gjithashtu të shtoja se kjo varet nga gjendja të përpiktë, por, atë që e quaj "letërsi serioze" kam filluar ta pro- emocionale dhe kahu i ndjenjave në kohën që shkruhet. jektoj në moshën 15 vjeçare. -Cila është gjinia letrare që prefer- - Kemi dëgjuar që keni kontaktuar me Kadarenë. Cila është arsyeja e oni? këtij takimi? -Deri tani tek unë ka sunduar -Në fakt s’besoj se duhet domosdo proza. Nuk dua ta lë poezinë anash, por, me prozën jam ndoshta të ketë arsye të forta që duhej medoemos të takoheshim. Takimi u emocionalisht më i lidhur. rregullua me botuesin e z.Kadare, z.Bujar Hudhri. Unë i kam shkruar -Cilët shkrimtarë shqiptarë ju Komitetit NOBEL duke kërkuar pëlqejnë më shumë? haptas NOBEL për Kadarenë. Por, -Nuk është fort e thjeshtë kjo. Por besoj që takimi do të ndodhte edhe nga shkrimtarët që pëlqej Kadareja pa këtë letër. qëndron në piedestal dhe është -Çka ju shtyri ta shkruanit këtë i pakapshëm. Por meqënëse ju letër? më pyesni në shumës, do veçoja Nolin, Fishtën, Migjenin, vëllezërit -Shkurt, vlera e patjetërsueshme Frashëri, e shumë e shumë të dhe e padiskutueshme e veprës së tjerë. Vlen të ceket, besoj, se pas Kadaresë, frontin e prozës tek unë plotë të shkrimtarit. Kam dronë që anëtarët e Komitetit nuk janë e mban Fatos Kongoli. ushqyer sa duhet me letërsinë e Kadaresë. -A jeni i ndikuar nga Kadareja?

NR.1

-Kur jemi tek proza, na thoni çka jeni duke shkruar tani? -Jam duke punuar në një roman që flet për një toger gjerman të NATO-s pas luftës në Kosovë. Më shumë detaje nuk do zbuloja, pasi është i njohur proverbi:”Libri për të cilin flitet shumë, nuk shkruhet kurrë”. -Të kthehemi tek poezia. A mendoni të botoni diçka poetike? -Debutimi im në letërsi do të bëhet me një vëllim poetik. Besoj shumë që kjo do të ndodhë këtë vit. -Dy romane tuajat flasin direkt apo indirekt për pasojat e luftës në Kosovë. Letërsia në përgjithësi është marrë shumë me këtë temë. A konsideroni që letërsia po plotëson boshllëkun që kanë lënë sferat tjera të jetës?

-Po, ju keni të drejtë kur thoni se është marrë me këtë temë. Por në anën tjetër do të shtoja se të merret me tragjeditë gjithëpopullore është detyrë e letërsisë. Nuk plotëson boshllëqe të tjera, thjesht kryen detyrën e vet. Ky është një tipar dallues i letërsisë. Letërsia po luan - Çfarë konsideroni se keni për-E padiskutueshme,mendoj unë. një rol të madh dhe shkrimtarët po fituar nga ky takim? Është shkrimtari që e kam lexuar luajnë një rol të madh në civilizmë së shumti. Do të thosha që ai imin kombëtar dhe gjithënjerëzor. -Atë që do të përfitonte gjithësecili më futi seriozisht në botën e leNuk është gjë, veç një tipari që ka trave dhe unë kam ndjekur shumë shkrimtar i ri. Fatin dhe nderin karakterizuar letërsinë, prej kur e madh e kisha që si 16 vjeçar të teknikat kadareane. Sigurisht, pa ekziston ajo. shoh nga afër dhe të kontaktoj me cenuar në masë origjinalitetin tim, “laboratorin” që nxori një prej ve- -Ju falminderit për intervisten. përndryshe mbetet e pavlerë çdo prave më të kompletuara të shekulgjë tjetër. lit të kaluar. Si poet, po veçanërisht -Kënaqësia është e gjitha imja. si prozator i ardhshëm, ky takim -Pos prozës ju merreni edhe me Njëkohësisht gjej rastin ta uroj më ka shërbyer jashtëzakonisht poezi, cili është motivi i saj? revistën tuaj, për punën e madhe shumë. që po bën në sferën e kulturës. Ju -Në të vërtetë është e vështirë të falemnderit! Faqe 20


NR.1

BESA MEDALJONI I TURPIT Kur ti fytyrlagur rrugën e kape Qielli në të errësuar, mori ngjyrën gri A s'ishe edhe ti një bir Kastrioti? Apo deshe retë, që të villnin shi? Diçka mbi mustaqet e zeza rëndon Peshon nder i humbur, i rëndë sa më s'ka E vure në gjoks të ziun medaljon Nën këmbë të zvarritet shqiponja, Hamza. Dhe për t'u plotësuar ky skenar i zi Kali yt i shpejtë shqiponjën shqelmon Po s'ia dëgjon rënkimet, Hamza fytyrzi Se në qafë të shkëlqen, i zjarrti medaljon. Kali yt troket, pluhur çakërdisë Rigë e butë e reve, shndërrohet n'rrebesh Jojta ëmë diku, shqiponjë po qëndisë E ti e shqelmon, kalëron dhe qeshë. Atje në majë kështjelle, një tjetër Kastriot Ka nisur këngë zije, për ty po vajton Ti tek mbyt shqiponjën, kalëron, qeshë sot Në qafë prapë të varet, i turpit medaljon. Azem Deliu (27.02.2013)

Faqe 21

Ju prezentojmë


Me Shqiptarët e Suedisë

BESA

NR.1

Me Shqiptarët e Suedisë: Aurora Pirraku Eriksson

Kujtimet e vendlindjes më japin fuqinë Nga Muhamed Krasniqi

Në vazhdën e shkrimeve tona në rubrikën Me Shqiptarët e Suedisë këtë herë ju prezentojmë Aurora Pirraku Erikson, e cila jeton dhe vepron në Vesteros. Aurora është nominuar nga Qarku i Partisë Socialdemokrate si kandidate (me nr.15) për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ato lokale. Aktualisht ajo është kryetare e Grave Socialdemokrate në qytetin Vesteros. Me punën dhe angazhimin e saj të palodhshëm Aurora Pirraku Eriksson ka arritur të bëhet njëra ndër femrat e suksesshme shqiptare në shoqërinë suedeze. Krahas angazhimit në jetën shoqërore e politike ajo kujdes të veçantë i ka kushtuar edhe studimeve. Së shpejti ajo do të mbrojë magjistraturën e tretë në Suedi. Aurora i takon grupit të mërgimtarëve kosovarë që erdhën në Suedi në vitin 1992. Kujtimet që rikthejnë në kohë... Kujtimet që rikthejnë në kohë Kur Aurora me familjen e saj u vendos në Suedinë skandinave, në vitin e largët 1992, ishte muaji maj... me pyetje e rikthejmë Aurorën për 21 vite në kohë, dhe, ky rikthim i kujton çastet e para të ardhjes së saj me familje, shtatzëninë dhe Në foto: Aurora Pirraku Eriksson: Si prind e kemi ngulitur tek ballafaqimin me një jetë tjetër nga ajo që fëmijët tonë se dija është fuqi, andaj vlen maksima: lexo, mëso kishte në qytetin e saj të dashur Drenas... dhe mos e lë shkollën! - Sigurisht që janë fragmente interesante jete, thotë Aurora duke u përgjegjur në pyetjen tonë të fillimit. - Më kujtohet, pos tjerash, kur ekuipazhi i anijes më vendosi në një dhomë të posaçme, isha në ditët para se të lind fëmiun. Atëherë isha nëntëmbëdhjetë vjeçe. Ndjehesha e lehtësuar aty kur e takova një mjeke femër që mi përkdhelte flokët dhe përqafonte djalin tim të vogël duke na thënë: ” Välkommen till Sverige!(Mirë se vini në Suedi!) – thotë Aurora Pirraku Eriksson. Fillimi nuk ishte i lehtë, shton ajo. - Atëherë u vendosëm fillimisht në qytetin e Ystadit. Aty erdhëm përmes Polonisë.

Kishim bërë rrugë të gjatë nga Kosova. Udhëtimi nuk ishte i lehtë, por atë që do ta kujtoja e theksoja tani me dëshirë nga ajo kohë është zemërgjerësia e atyre njerëzve me të cilët bënim rrugëtimin bashkë me autobusë, ata gjatë rrugës djalit tim Albanit i kanë dhënë pemë dhe ujë... - Dy ditë pas ardhjes në Suedi isha regjistruar në Flen për shkak të shtatëzanisë sime. Mjeku kishte rekomanduar dhe nikoqirët mendonin se unë nuk duhej të flija në tendë me batanije. Kjo ngase gjendja në të cilën isha mund të ishte rrezik për jetën time. Në tendë kishte shumë njerëz, ata vinin nga vende të ndryshme. Unë isha e lodhur dhe vetëm flija pas udhëtimit shumëditësh pa ushqim të mirë dhe pa kushte për gjum e jetë normale, pa mundësi as për t’i ndër-

Faqe 22


NR.1

BESA

Me Shqiptarët e Suedisë

ruar rrobat, kujton sot Aurora ditët e para në Suedi. Suedi i tubonim dhe i dërgonim në Kosovë, te populli dhe tek të afërmit – kujton ato kohë Aurora Pirraku. - Më dërguan me ambulans në spital për të lindur fëmijën. Në Entin për refugjatë në Flen kishte - Si u pritën nga suedezët? shumë njerëz. Isha sa e mërzitur që djali im më - Suedezët ishin shumë miradashës, të afërt, të i madh nuk ishte me mua dhe nuk mund të më gatshëm për të ndihmuar. përqafonte në ato çaste, në atë mozaik ndjenjash e përjetimesh nga më të ndryshmet..... Në anën tjetër arsimi, mësimi e shkollat ishin të hapura për të gjithë. Të vjetrit, të rinjtë, gratë, të gjithë fituan Lindja e djalit, ishte moment i gëzimit të papërshk- mundësinë të mësojnë. Ishte në disponim tërë ajo që rueshëm, thotë Aurora. dëshironim sa i përket shkollimit fillestar. Të gjithëve na - Në sallën e lindjes erdhi një grua që ishte përk- u dha mundësia e mësimit dhe punës sipas aftësive tona. thyese. Edhepse nuk mund të kuptoja apo flisja ndonjë gjë, të flisja me ndokend, lindja e djalit Ajo që çmoja më së shumti ishin natyra dhe ajri. Ishte të dytë, ndjenja e gëzimit për këtë dhuratë nga bukur dhe pastër! Zoti, më jepte fuqinë..... Më kujtohet: - Mendoja se si mund ta marr djalin tim pa rrobe nga spit- Pasojat e luftës ali... Megjithatë arrijta ti mbaj teshat e spitalit, ato Aurora edhepse jetonte në Suedi, sikur edhe shumë e që u takojnë të gjithë fëmijëve të porsalindur... shumë mërgimtarë tjerë të ardhur në fillimvitet e 90-ta, edhe këtu i vuante pasojat e luftës në vendin e lindjes. Nga koha kur u vendosën në Flen, Aurora kujton Sikur stepet nga kujtimet e hidhura: - Lufta në Gllogovc, mirësinë e grave mërgimtare... në Drenicë, si edhe në tërë Kosovën shkatërroi gjithëçka. - Kur erdha në Flen, në mesin e atyre njerëzve ishin dy gra që më kanë lënë përshtypje të jashtëzakon- Nuk kam asnjë fotografi, as gjëra personale nga fëmishme. Ato kishin marrë çarçafë jorgani dhe nga jëria ime. Kjo më bën të ndihem keq për një pjesë të ata kishin qepur rroba për djalin tim.... Kështu filloi jetës sime, sepse fotografitë apo kujtimet tjera nga beteja ime në përpjekjet për të gjetur një jetë të re... fëmijëria do të ishin së pakut një dëshmi se kam ekzistuar në atë truall të dashur, se aty kam bërë lojërat fëmiPastaj na transferuan në një vend në Hallstahammar nore, kam pasur edhe shoqërinë time, edhe gëzimet... dhe atje banonim tri familje në një banesë me tri dhoma. Ishte familja ime, një familje nga Maqedonia Shqiptarët e Suedisë atëherë dhe sot? dhe një familje nga Hungaria. Ne merrnin të holla - Unë e kam krenarinë, e përjetoj se ne jemi kreçdo ditë, 23 kruna për person nëse unë e kujtoj drejt. nar për arsye se ne jemi shqiptar dhe se ne vijmë nga Europa. Ne jemi populli më i vjetër i Europës Sa i përket jetesës ne i blenim vetëm gjërat që ishin dhe e kujtojmë historinë tonë, që ne e kishim një më se të domosdoshme. Ne festuam për të parën mbretëreshë si Teutën që e udhëheqte vendin. Ne herë atëherë kur vajza ime Rrezja i mbushi një vit. jemi krenar mbi atë se prej nga vijmë dhe kjo bënë Atëherë në Vesteros edhe ia blemë një fustan... që ne të dijmë të gjendemi më lehtë në një vend të ri. Por është interesante kurreshtja që kishte Aurora dhe të tjerët mërgimtarë në ato vite.

Shqiptarët janë shumë të pëlqyer, sëpaku këtu ku unë jetoj. Jemi një popull që është i sinqertë, i ndershëm dhe ia dalim vetë. Jemi popull bujar, fisnik e zemërgjërë dhe - Ne shetitnim rreth e rrotull vendbanimit. Provoja të kurreshtarë për të bërë diçka të mirë për shoqërinë e re. shoh nga jashtë mbrenda përmes dritareve të tyre se Të rinjtë tanë janë shumë të zellshëm dhe punëdashës. si njerëzit jetonin aty, si jetonin në shtëpitë e tyre, çka hanin, si shoqëroheshin mes vetes, a shihnin TV-në? Ne kemi mjaft shumë që studjojnë në universitete dhe kanë pozicione të larta në jetën e punës, në veprimtaritë Jetonim me Kosovën.... punuese. Ne kohën tonë ia kushtojmë familjes dhe jemi Ne vazhdonim të pritnim në një shtet të ri për të integruar shpejt në shtetin e ri, në Suedinë. Ne ndimarrë lejeqëndrimin derisa trazirat rriteshin dhe hmojmë njëri tjetrin dhe nuk e shtypim njëri tjetrin. lufta përhapej me shpejtësi në Kosovë. Lufta atje bëhej përditë e më intensive. Ne nuk mund të flen- Ne i dërgojmë fëmijtë tanë në mësimin e shqipes për im. Të gjitha të hollat që i kishim për të mbijetuar në të mos e harruar gjuhën. Faqe 23


Me Shqiptarët e Suedisë

BESA

NR.1

Për Aurora Pirrakun është me vlerë jetësore leximi i vazhdueshëm, se atëherë je vetvetja, se atëherë mund të bësh ndryshime -Kam studjuar që nga viti 1995 dhe pa u ndalur... Studjoj, punoj e lexoj ende poashtu, kurrë pa u ndalur dhe freskohna kur marr njohuri… leximi i vazhdueshëm, ështëme vlerë jetësore se atëherë je vetvetja, se atëherë mund të bësh ndryshime. E pastaj? …Pastaj më buzëqesh zemra kur fëmijët vijnë dhe tregojnë se çka kanë mësuar dhe çka kanë ndihmuar … thotë Aurora... Ç’të bësh tjetër në kohën e lirë këtu në Suedi , pos të lexosh thotë ajo. - Kur jam shumë e ngarkuar, për relaksim ndëgjoj muzikë, muzikën që babai im dhe nëna ime kanë ndëgjuar. Muzikën nga Drenica . Mundohem të kujtoj vendin në kujtime si kur kam qenë fëmijë. Aty e marr fuqinë... (Aurora Pirraku) - Kam shumë dëshirë kur lexoj e ndëgjoj në gjuhën shqipe. Shumica mendojnë se unë vijë nga Prishtina. (Nëna ime vjen andej u përgjigjem, unë jam nga Drenica:), kështu bisedat fillojnë me buzëqeshje kur takojë shqiptarë. Marr shumë energji kur mundem të bëjë dikend të lumtur me diçka shumë të vogël ose të madhe. Fëmijët tu po tregojnë suksese, të kujt janë meritat? - Fëmijët e mi dhe fëmijët tjerë nga Kosova që jetojnë këtu janë të zellshëm Ata duan të japin dhe të kthejnë diçka për këtë vend, si mirënjohje e respekt për atë që nikoqirët bënë për ne, duke na marrur në mbikqyrje si të ardhur nga lufta... Aurora Pirraku Eriksson: dashuria për fëmijë s´ka kufij Si prind e kemi ngulitur tek fëmijët tonë se dija është fuqi, andaj vlen maksima: lexo, mëso dhe - Ka shkuar kohë kaq e gjatë sa që ata fëmijë që kanë mos e le shkollën! (Aurora Pirraku Eriksson) Vendi na e ka dhënë bazën e fortë nga arsimimi duke ardhur këtu në vitin 2000, tani janë të rritur dhe kanë filluar nga arsimimi në çerdhe dhe mësimi i gjuhës krijuar familje te vetat. Dhe ne tani mund të shohim amtare. Komunat këtu paguajnë për fëmijët tanë që se shumë nga ata janë mjekë , socionom,specialist të mos e harrojnë gjuhën amtare. Shteti suedez është të teknologjisë informative, se këtu gjithëqka është pabesueshmërisht bujar, zemërgjërë, mikpritës duke e mundshme të arrihet me mësime e punë. Kur i tadëshmuar këtë edhe me kujdesin që tregon për individin. koj ata të rinj me profesione të mira, qeshi, gëzohem se ata e flasin për mrekulli shqipen dhe suedishten! -Më gëzojnë sukseset e të rinjve tanë, thotë Aurora Je e nominuar kandidate për deputete në dhe shton. Parlamentin e Suedisë, si po i arrin këto? Faqe 24


NR.1

BESA

-Unë edhe njëherë jam nominuar nga Socialdemokratët për besim dhe solidaritet, dhe gratë socialdemokrate, (S-kvinnor), për deputete në Parlamentin e Suedisë. Do të theksoja se ishte sukses i madh kur në zgjedhjet e kaluara ne fituam deputetin e parë në Parlamentin e Suedisë me prejardhje shqiptare nga Kosova, Adnan Dibranin.

Si arrihen këto rezultate? - Duke punuar shumë, duke qenë e sinqertë, njerëzit e dijnë ku më kanë mua. Prej që kam ardhë këtu kam studjuar dhe punuar, njëkohësiht. Unë kurrë nuk them jo në një detyrë të vështirë, thotë Aurora. Meqë je akive në jetën politike suedeze, e sidomos në aktivitetin e femrave, si e sheh ti femrën shqiptare në jetën shoqërore, politike dhe në angazhimet e saj të përditshme? Porosia jote për femrën shqiptare në Suedi? -Porosia ime si për femra edhe për meshkuj është: Bëni ëndërrat realitet! Aurora thekson faktin se jetojmë në një vend ku kemi shumë mundësi të tregojmë edhe më shumë vepra, andaj porosia e saj është puna, angazhimim për të dëshmuar aftësitë. - Puno! Merr vend në politikë ose në punë. Trego se edhe ti mund të bësh ndryshime për të mirë!. Shteti suedez i ofron të gjitha mundësitë. Mundësia për të lexuar në distancë është realitet. Andaj duhet shfrytëzuar mundësitë për të marr vend adekuat në shoqëri dhe në vendin ku jeton e punon! Qarkui i Partisë Socialdemokrate e ka nominuar përsëri Auroren si kandidate për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ato lokale. Aurora është kryetare e Grave socialdemokrate në qytetin Vesteros. Aurora Pirraku Erikson është 40 vjeçe, e martuar, ka katër fëmijë, punon në Zyrën për inkuadrim në punë në Vesteros dhe ka punuar më parë me zhvillimin e veprimtarisë në ABF – Lidhja e Edukimit të Punëtorëve – në Vesteros. Aurora ka një kualifikim të mirëfilltë arsimor, e diplomuar si magjistër i shkencave të sjelljes dhe të psikologjisë me specializim ambienti i punës, si dhe magjistër i lëndës së udhëheqjes. Ajo ka kryer studime të kriminologjisë dhe po punon për provimin e kriminologjisë në Universitetin e Stokholmit me temën Dhuna në vendet e punës. Ajo ka studiuar Psikoterapi, ku edhe punon me pacientë. Detyrat e saj politike:

Me Shqiptarët e Suedisë

Zëvendesuese në Këshillin për individin dhe familjen në Vesteros. Anëtare e Kryesisë së Rrethit të Grave Socialdemokrate në Prefekturën e Vestmanlandës, dhe për një kohë të gjatë anëtare e Grupit socialdemokrat për Besim dhe Solidaritet në Vesteros dhe vepron si anëtare e Kryesisë në rrethin e Vestmanlandës. Është edhe në bordin për ABF Västmanland dhe në bordin e shërbimit të përkthyesve të Västmanlandit dhe Vesterosit. Aurora ka shumë afër zemrës çështjet e grave, sidomos ato që kanë të bëjnë me dhunë në marrëdhënie të ngushta si dhe çështjet e lidhura me grupet e rrezikuara në shoqëri, të moshuarit dhe fëmijët. Aurora ka një rrjet të gjerë shoqëror. Rrethi i Partisë Socialdemokrate ka zgjedhur Aurorën kryetare e Grave socialdemokrate në qytetin Vesteros (qendër me mbi 110.000 banorë). Puna e përditshme, familja, koha e lirë, si e kalon ditën Aurora - Tash jam duke punuar ne Arbetsförmedlingen dhe e angazhuar si përgjegjëse në një projekt shumë të madh punësimi në Suedi, Skogsstyrelsen dhe Arbetsförmedlingen në Västerås. Tani po punoj për provimin e kriminologjisë në Universitetin e Stokholmit me temën Dhuna në vendet e punës dhe kjo do të jetë magjistratura ime e tretë, thotë Aurora. Ajo që e dallon poashtu është puna dhe kujdesi që ka bërë në edukimin dhe ngritjen e shkollimin e katër fëmijëve të saj, që janë edhe mburrja e Aurorës si nënë... -Gjuha, modestia dhe solidariteti ishin ato që i kisha vërejtur shpejt dhe arrita të kuptojë se nëse një suedez ka thënë Po ajo do të thotë njëmend Po! – thotë Aurora. Në shumëçka dallon Aurora. E angazhuar dhe e dalluar në jetën poltike e shoqërore në Suedi, nënë e kujdesshme për fëmijët e saj, e angazhuar në temat e ndijshme që e prekun sot çdo shoqëri moderne, siç është dhuna në familje si dhe çështjet e lidhura me grupet e rrezikuara në shoqëri, të moshuarit dhe fëmijët. E përkushtuar për të zgjidhur çështje për të ndihmuar njerëz. I kujtohet se si arrinte të ndihmonte që atëherë në ditët e para në Suedi, me përkthime nga anglishtja në suedisht dhe anasjelltas.. Duke punuar si përkthyese ajo ka fituar përvoja të mëdha në njohjen me jetën e njerëzve, me hallet e preokupimet e tyre, me synimet dhe angazhimet e tyre. Aurora është e mendimit se përkundër pasojave të mëdha nga lufta ne Kosove të rinjtë tanë tash na ngrisin lart me punën dhe angazhimin e tyre dhe se Suedia poashtu është vend që me ndihmën e pakursyeshme na ka dhanë shumë. Faqe 25


Vështrime Letrare

BESA

NR.1

FISHTA – NGA POETËT MË TË MËDHENJ TË BOTËS Blerta AVDIU

“Fishta asht nji Homer shqiptar. Ai nuk asht vetëm nji poet i madh kombëtar. Ai asht nga ma të mëdhajt në botë. E randsishme asht që ai të njihet prej saj”. - Zef Valentini Gjergj Fishta u lind në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Shumë shpejt, zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travnikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm. Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. Në janar të atij viti ai bëhet bashkëthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë "Bashkimi", të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër gjer atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai fut gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Arrin të botojë këngët e para të "Lahutës së Malësisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", më 1909 përmbledhjen lirike "Pika voëset" më 1913 "Mrizi i Zanave".

Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Fishta është një personalitet profetik i kulturës shqiptare, jo vetëm si shkrimtar, por edhe si kritik, historian, estet, filozof, sociolog, etnolog, politikan etj. Gjergj Fishta vdiç më 1940 dhe deri sa ishte gjallë u nderua me çmime e tituj, u bë anëtar i Akademisë Italiane, u propozua për çmimin Nobel etj. Kur eshtrat e tij, ishin pajtuar me lumninë e pasosur, ndodhi ai akti më antinjerëzor, kur zvarroset nga regjimi ateist i Enver Hoxhës, dhe eshtrat e Fishtës me përbuzje i hodhën në ujërat e ftohta të lumit Drin. Pushtuesit e huaj dhe komunistët trathtarë me gjak e gjuhë shqiptari, kishin një emërues të përbashkët: të shkatërronin sa më në themel, çdo vlerë dhe figurë të ndritur të trojeve amtare shqiptare. Më 28 set me arkia e nderim

dhjetor 1996, pas 56 vjetësh rivarronjë cerëmoni, ku, merr pjesë gjithë hierklerit katolik, duke i bërë edhe një herë relikteve të rigjetura të eshtarave të tij.

Para atyre pak eshtrave që Zoti deshti t'i ruante, u bënë nderime e homazhe në qendër të kishës françeskane dhe filloi puna për të ribotuar serinë e veprave të tij.

Faqe 26


NR.1

BESA

Pse Fishta duhej ta merrte këtë përbuzje nga organet qeverisë së asaj kohe??!.., Ndërkohe që ai kishte marr vlerësime pozitive në fushën e letrave shqipe, si njohës i kthjellët i tërësisë së kulturës së tabanit të lashtë autentik dhe përtej tij. Ishte Antar i Akademia Italiane, ishin akorduar çmime nga Austria “Ritterkreuz” me 1912, ose nga Turqia “Mearif ” po me 1912, nga Vatikani “Medaglia al Merito” me 1925, nga Greqia “Phoenix” me 1931, kandidat i propozuar per çmimin Nobel ! Kishte marr opinione pozitive nga shumë intelektualë të shquar, albanologë evropianë ashtu dhe bashkëatdhetarët e tij në Veri dhe Jug të Shqipërisë, shkrimtarë dhe studiues të kulturës shqiptare asokohe dhe sot. Karl Shtainmes e krahason Fishtën me Gëten e Shilerin, ndërsa francezët e thërrasin "Tirteu i Shqipërisë". Dr. Sabri Hamiti, një ndër njohësit më të mirë të letërsisë së traditës dhe bashkëkohores, mbi lirikën dhe poetikën nacionale, renditë edhe këto fjalë në parathënien e lirikave fishtiane: "...zotërojnë figurat ambientale dikund edhe figurat historike, por gjithnjë më të freskëta janë krahasimet që dalin nga një botë elementare shqiptare e shkëmbit, malit, fushës, lules, erës; pra një botë e tërë konkrete që don të pavdeksohet e të përgjithësohet në art". Natyrshëm lind pyetja : cilat qenë arsyet që At Gjergj Fishta nuk morri vlerësimin e duhur gjatë viteve të regjimit komunist? Së pari: Gjergj Fishta u akuzua si një njeri tradhëtar!!!! A mund të quhet Fishta si një njeri i tillë, i cili gjatë gjithë jetës së tij punoi dhe ngriti lart çështjen kombëtare? Gjergj Fishta kudo që shkonte propagandonte për çështjen tonë kombëtare si edhe ta rriste rrethin e miqve të Shqipërisë. Strategjia e tij ishte të siguronte mbështetjen e shteteve, popujt e të cilëve kishin pasë lidhje të lashta e tradicionale miqësije me popullin tonë.

Vështrime Letrare

Kurse taktika e tij mbështetej në afrimin me njerëz që kishin ndikim ndaj aparatit shtetror të tyre që sa më efektivisht t’i shërbehej çështjes sonë kombëtare! Dhe rezultatet pozitive jo që nuk munguan por u bënë edhe shumë të prekëshme. Fishta ishte ai që spikaste si frymezues i ndjenjës kombetare duke u kënduar bëmave heroike të të parëve tanë ? Si t’kshtêne, si muhamedan, Shqypnine s’bashkut t’gjith e kan, E prandej t’gjith do t’qindrojme, Do t’qindrojm’e do t’luftojme, Kem m’u bâ kortare-kortare, Priften, freten, hoxhallare Per Shqypni!

Së dyti : A mund të quhet shovinist Fishta? Tokat e kujt synon Fishta të rrëmbejë, i shtyrë nga shovenizmi i tij? A mund të quhet shovenist Fishta pse denoncoi padrejtësitë që i janë bërë Atdheut tonë nga armiqtë dhe nxori në shesh ëndrrat e tyre për të copëtuar e për të rrëmbyer përsëri trojet tona? Nga njëra anë është thënë se Fishta gjatë gjithë jetës ka luftuar për të drejtat e Shqipërisë e të shqiptarëve, nga ana tjetër është trumbetuar me forcë e kundërta: se ai ka qenë i shitur jo tek një po tek shumë të huaj, madje, për të mos lënë pikë dyshimi, është thënë se vetë Fishta ka pohuar publikisht se nuk është shqiptar! A mund të besohet një gjë e tillë?! Së treti: A bënte Fishta diskriminim fetar dhe krahinor? Po të kishte pasur Fishta paragjykime fetare, si do të shpjegohej që personazhe të shumtë të krijimtarisë së tij janë "të fesë tjetër", madje dhe kryeheroi i kryeveprës së tij, Oso Kuka, të cilin e ka përjetësuar në një nga tablootë më madhështore dhe më emocionuese të letërsisë shqiptare, edhe ky është i "fesë tjetër"?

Faqe 27


Vështrime Letrare

BESA

Po të kishte pasur paragjykime krahinore At Fishta, si shpjegohet që binomi poetik, që përshkon nga fillimi në fund krijimtarinë e tij ka gjymtyrë vëllezërit Toskë e Gegë, të cilët me të njejtin krahasim i karakterizon me dy rrufe që çajnë qiellin si shpata dhe zharisin armiqtë? Së katërti: a mund të përbuzim kontributin qe Fishta ka dhënë për arsimin dhe gjuhën shqipe? Normalisht që jo. Per Fishten, gjuha shqipe është një pasaportë e gjallë, që provon identitetin e të qenit shqiptar. Dëshmi tjetër është pjesmarrja e tij në krye të Komisionit për vendosjen e Alfabetit Shqip në Kongresin e Manastirit më 1908.

NR.1

siç u veprua me Fishtën, është veprimi më i pakuptueshëm, më paradoksal që mund të mendohet! Megjithëse për këtë problem deri tani janë dhënë disa shpjegime, se përbaltja e Fishtës u bë për arsye të konjukturave politike. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Në vitet e para, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, kur Jugosllavia ishte "miku" ynë i ngushtë, nuk mund të qëndronte Fishta dhe vepra e tij, që demaskonte nga fillimi deri në fund padrejtësitë dhe coptimin e trojeve tona nga sllavët. Pastaj, në kohën e miqësisë me Bashkimin Sovjetik nuk mund të qëndronte Fishta dhe vepra e tij, që e shihte Rusinë si tutor të armiqve tanë dhe këta të fundit i cilësonte shprehimisht "klyshë të Rusisë".

"Neper gjuhe shqipe bota mbare Ka me ju njofte me ç'fis ju keni, Ka me ju njofte ju per shqiptare Trima n'za sikurse jeni…”

Por cila është detyra jonë? Është thenë se personalitetet e mëdha kalojnë nëpër tri periudha vlerësimi: në të parën, himnizohen, pastaj mohohen, për të arritur, më në fund, në përcaktimin e vlerave objektive të tyre. Në qoftë se kjo është e vërtetë, kohës sonë i bie A mund të besohet se Fishta ishte i shitur tek të huajt, detyra e vështirë dhe më e rënda me një përgjegjësi të pra antikombëtar, kur në momentet më të vështira, në madhe të vendosjes së Fishtës në piedestalin që i takon. mbledhjet më të rëndësishme ndërkombëtare në Paris, në Athinë, në Stamboll, kur fatet e Atdheut ishin Duke parafrazuar pohimin tejet te goditur te Prof. Planë rrezik, ai u dërgua si përfaqesues i vendit tonë për sarit qe : “ Mos t’i japim Fishtes vendin që i takon, por të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve? t’i kthejme historisë së letërsise atë çka i mungon, do te thoja që tek panteoni i patrioteve dhe intelektualeve tanë Edhe sot e kesaj dite gjen të tille dashakeqë që nuk lexo- më të shquar, të cilin e perfytyroj me trajten e një kurore jnë e as që duan. Njerëzore është të gabosh, por këm- te ngjizur nga dy krahë hiperbolash konvergjente asembëngulja në gabim e bën vërtetë djallëzor qëndrimin e totike, ku guret e vyer jane vendosur dy e nga dy deri sa atyre që Gjeniun e lanë deri edhe pa varr! Po dhuni- arrijne e bashkohen atje ku vetem nje vend kulmor eshte min kush e urdhëroi ? Bilal Parrucen caktuan që urd- bosh, atje i takon te vendoset Margaritari Pater Fishtës” hërin ta jepte ! Dhe eshtrat e At Fishtës tashme lundrojnë lumin Drin duke lundruar në të gjithë Shqipërinë. Edhe pse ky rivlerësim duhej të ishte bërë më parë… Të hiperbolizosh vlerat e tua kombëtare, është një veprim i kuptueshëm, ndonse jo i drejtë; kurse t´i zvogëlosh ato, t´i mohosh, apo, çka është edhe më keq, të arrish deri aty sa ti përçmosh, t´i përbaltësh, Faqe 28


BESA

NR.1

Vështrime Letrare

KEQINTERPRETIMI I SATIRIKËS SË FISHTËS Ti ban bashk , se dy shiptare “

Për shumë kohë vargjet “Le ta dijë bota mbarë, se Gjergj Fishta më s’është shqiptar” qëllimisht iu mveshën Fishtës nga sistemi komunist.

Janë këto vargje që paraqesin mentalitetin shqiptar të atyre viteve , që për fat të keq shumë pak dallon nga mentaliteti i sotëm.Fishta jetonte me këta

Shkruan Nezir BEJTA

njerëz, ua dinte të metat e tyre , prandaj këto vargje

Jeta dhe krijimtaria e Fishtës sa janë të gjëra dhe interesante po aq gati janë edhe të pastudjuara sa duhet nga kritika jonë letrare. Këtë e themi sepse krijimtaria e tij është shumë e gjerë dhe përfshinë pothuajse të gjitha llojet e gjinive letrare. Lexuesit në përgjithësi e njohin Fishtën përmes “Lahutes së Malcis” dhe lirikës së tij, por më pak e njohur është dramatika

shprehin botën e tij satirike e cila godet aty ku duhet. Atë e brengos fakti se shqiptarët ishin pajtuar me robërinë turke, në kohën kur kombet tjera po çliroheshin dhe po bënin shtetet e tyre, ndërsa shqipëtarët të ndarë në fise ziheshin dhe krekoseshin me njëri-tjetrin.Këto përçarje më së miri paraqiten përmes këtyre vargjeve :

, e sidomos satirika , përmes së cilës Fishta është

“Sa janë fise përmbi dhe

po aq i madh sa në veprat e përmendura më lartë.

Me bashkim këta n’dritë kanë dalë Ka qitë dreqi pushkë mbi ne

Vepra satirike e Fishtës, padyshim është ndër më

Mos me u ba dy vet m’një fjalë”

të mirat sepse përmes kësaj satire ai godet dukuritë negative të shoqërisë shqiptare por edhe të individit në përgjithësi. Brenga e tij është përditëshmëria e shoqërisë shqiptare, janë përçarjet dhe urrejtja ndaj njëri tjetrit, nështrimi i shqiptarëve ndaj otomanëve e deri tek harresa e prejardhjes së tyre. Ai ua përkujton atyre Skënderbeun, i cili do të ringjallet për ta parë Shqipërinë të përçarë e të pushtuar. Të gjitha keto dukuri negative pothuajse janë të prekura gati në çdo satirë të tij duke u munduar që përmes provokimeve ata ti kthehen realitetit dhe historisë së tyre të lavdishme. Sa të përçarë dhe sa larg njëritjetrit janë shqiptarët Fishta i paraqet përmes këtyre vargjeve që janë të rralla në letërsinë shqipe : ,,Besa jo, përse si deshta me ju thane n’herë t’parë Sod ma shpejt një thes me pleshta

Ky është realiteti shqiptar, kjo është përditshmëria shqiptare me të cilën jetonte Fishta. Natyrisht se Fishta këto i përjetonte rëndë sepse poetët janë shumë më të ndjeshëm se të tjerët. Këto vargje, por edhe të tjerat në vijim janë të botuara në vepren satirike ,,Anzat e Parnasit”, një ndër kryeveprat jo vetëm të Fishtës por edhe të letërsisë sonë në përgjithësi. Akuza të padrejta ndaj Fishtës Në veprën ,,Anzat e Parnasit” është e botuar edhe poema satirike ,,METAMORPHOSIS’’(metamorfozë) një nga poemat më të përfolura të tij. Themi të përfolura sepse pikërisht nga kjo poemë u morën disa vargje , përmes të cilave Fishta për një gjysëm shekulli u akuzua rëndë, deri në tradhti. Vargjet ,,Le ta dijë tërë

Faqe 29


Vështrime Letrare

BESA

NR.1

bota mbarë, se Gjergj Fishta më s’është shqiptar”, janë

Në këtë menyrë ai do t’u nënshtrohej të gjithë

keqinterpretuar në mënyrë të qëllimshme nga push-

armiqëve, edhe grekëve, edhe serbëve për interesat

teti komunist në Shqipëri. Kjo poemë satirike paraqet

e tij. Për të s’është me rëndësi kush qeveris në Shq-

fatin e një matrapazi , injoranti shqiptar të cilit për

ipëri, madje ai thotë ,,Le të jetë dreq me brirë, veç

një moment nuk i ecin mirë tregtia dhe matrapazl-

jo shqiptar”. Ky është personazhi i Fishtës, ky është

lëqet, dhe për një moment ai pëson një metamorfozë,

personazhi që është sinonim i sahanlëpirsit, i atyre

një ndryshim dhe vendos që më mos të jetë shqiptar :

që ia shesin shpirtin djallit për interesa të ngushta.

,,Ta dijë Shqypnija

Pikërisht ky personazh u mor si shkak nga sistemi ko-

Pra sheklli mbarë,

munist që për një gjysëm shekulli këto fjalë të këtij

Se ma mbas sodit

matrapazi iu mveshën Fishtës pa të drejt. Pra varg-

Un sjam shqyptar.

jet ,, Le ta dijë bota mbarë,se Gjergj Fishta më s’është shqiptar”, janë fjalët e këtij personazhi e jo fjalët e

A ndiet zotni

Fishtës që për asnjë moment s’i tha, por mungesa e

Qi rrini n’shkam?

veprës bëri që këto vargje deri diku të pranohen nga

Un ma mas sodjet

ata që nuk e njihnin veprën e Fishtës. Themi kësh-

Shqyptar nuk jam.

tu sepse vera e tij u ndalua edhe në Prishtinë e Tiranë , prandaj lexuesit i dëgjonin këto vargje nga

Më thirrni si t’doni

njerëz të caktuar të pushtetit për ta ulur autorite-

u thamë : Urdhno!

tin e Fishtës. E si mund t’i thoshte Fishta këto fjalë

Zullu m’a njitni

ku tërë jetën ia kushtoi popullit dhe atdheut të tij.

Shqyptar, por, jo. “ Në çdo vepër letrare idetë e autorit paraqiten Pra, këto janë fjalët e këtij matrapazi për të

përmes personazhit pozitiv, ose përmes ideve që

cilin Shqipëria dhe shqiptaret skanë vlerë. Për

jep ai, e në asnjë mënyrë përmes personazheve

të s’është e rëndësishme se çfarë gjuhe fltitet

negativ. Kjo është e njejtë ,,sikur gjelozinë e Othel-

në Shqipëri, mjafton që ai ta ketë barkun plot :

los t’ia mveshim Shekspirit”, ose ,,Servantesit t’ia mveshim marrëzitë e Don Kishotit”, kurse ,,ko-

,,Përse veç shqipja

prracinë e Gobsekut t’ia mveshim Balzakut”.

Do folë n’Shqypni

Komunistët e fyen shumë Fishtën. Njëherë e zhvar-

(Si duen me thane,

rosën, e tash duke e keqinterpretuar veprën e tij u

një palë zotni)

munduan ta bëjnë tradhtar. Kjo është absurde, është tragjike që mund ta bëjnë vetëm sistemet totalitare.

Kur me’i gut n’morgen

Për fat të mire sot vepra e Fishtës është e botuar dhe

A kalimera!

lexuesit kanë mundësi ta lexojnë dhe studiojnë atë, dhe

Me’i dobra veçer !

të shohin se sa të padrejtë ishin komunistët ndaj tij.

A buona sera !”

Faqe 30


BESA

NR.1

Skicë

KËNDOJMË DHE LEXOJMË NË GJUHËN E BUKUR SHQIPE Elhame Zhitia Krasniqi Fillimi i javës së dytë të prillit. E hëna edhe këtë herë erdhi me shpejtësi pas një fundjave pushimi me familje. Tek marr trenin e orës 07:24, gjithëçka më sillet ndër mend por më së shumti inatosem në pranverën që sivjet sikur po përton të vijë .Ku ta di, ndoshta tokës po i pëlqen më shumë që akoma të mbaj në gji akullin e këtij dimri , dimër që sikur nuk po i vie fundi! Treni ngadal i afrohet peronit, të pakët jan ata që flasin, shumica shikojnë ose dëgjojnë në telefonat e tyre; meqë askujt nuk i them mirëmëngjes, shikoj qysh secili mundohet të rehatohet dikund për vete, e ndoshta edhe të bëj një sy gjum qoft edhe për 10 minuta sa do të zgjas udhëtimi deri në Uppsala. Të gjithë më duken sikur të rënë në bela..harroj se ështe e hënë! Pa u hamendur sikur po kryeja një punë të domosdoshme: po hapja telefonin për të parë se ç´kemi andej nga facebooku. Kjo ka kaluar në një përditshmëri për të mos thënë vartësi e që e bëjë në çastin e parë që ulëm në tren apo kudoqoftë për tu shlodhur nga punët dhe ngutia e ditës. Zakonisht kërkoj ndonjë vegëz poezishë,lexoj edhe muret e miqve, shoh foto nga më të ndryshmet. Sa ështe zvogëluar bota! ... Edhe sot bëjë të njejten gjë,kërkoj të gjej diçka të bukur që do të ma gjallëronte këtë mëngjes skandinav të ftoft e të ngushtëm para fillimit të orarit të punës me fëmijët qe më janë bërë pjesë e asaj që ma mbush ditën me gëzim e energji…Më ngacmon një lajmërim: Përshëndetje

prindër

fëmijëve

vegjël!

biblioteken e qytetit, në Linköping. Pjesëmarrja është vullnetare dhe të gjithë fëmijët janë të mirëseardhur. Shpresoj që të shihemi të dielën në ora 13.00! Gjithë të mirat! Zyrafete Loshaj Pedagoge e gjuhës shqipe në Linköping - Uauu, them me vete! Gëzimi dhe kënaqësia që po lexoja një lajmërim të tillë ma përshkoj zemrën dhe më ngjalli emocione. Sa mirë thash, që kemi njerëz dhe iniciativa të tilla të bukura që ngrohin zemrat e fëmijëve me takime të tilla ku ata përveç se do të kënaqen edhe do të mësojnë dhe njihen me njëritjetrin…Humba në bukurinë e këtij njoftimi, duke përftyruar se sa do të kënaqen ata fëmijë që do të kenë mundësi të prezentohen në takime të tilla, ndoshta do ti ruajnë si kujtimet më të çmuara të fëmijërisë. Nuk hamendem, menjëherë e shkruaj një koment. E uroj miken për iniciativën e bukur. Disa ditë më vonë e thërras këtë grua të zonjën të cilën jo veç se e kam mike në fb por për të cilën kam fituar një simpati që kur kam pasur rastin ta dëgjoj tek ligjëronte mrekullueshëm në një tribunë për rëndësinë dhe për format e të mësuarit të gjuhës si dhe gruan si pjesë e pandarë e këtij procesi me rëndësi jetike për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe edhe duke qenë kaq larg tokës mëmë.. Dua ta thërras e ta dëgjoj më përafër për punën e saj, për këto takime me fëmijë që në suedisht quhen ”sagostunder”, ora e përllallave.

Me një përshëndetje miqësore fillojmë bashMë duket sikur edhe mua më dedikokëbisedimin telefonik me Zyrafeten.. Si po ja kalohet kjo përshëndetje, ani pse i kam fëmini në takimet me fëmijë, me orët për përralla, si jët e rritur dhe me një frymë vazhdoj e lexoj… lindi ideja?, - ishin pyetjet mia të menjëhershme. I´u njoftoj se të dielën më 14 prill në ora 13.00 këndojmë dhe lexojmë në gjuhën e bukur shqipe në

Kur ka njeriu dëshirë dhe dashuri për gjuhën por edhe fëmijë që të inspirojnë gjithëç Faqe 31


Skicë

BESA

NR.1

ka shkon mirë, ma kthen ajo me dashamirësi! më shumë kontakt me gjuhën. E këtë mund ta bëjmë më së miri në këtë formë, pra me këso lloj takimesh.. Ka kohë që kisha dëgjuar për mundësinë e shfytëzim- Herën tjetër e caktova kohën më heret dhe po ju them it të ambientit të bibliotekës për takime më fëmijë, se në prill fëmijët kanë ardhë dhe kanë mbush sallën, duke qenë e vetëdijshme për vlerën e takimeve …tubimi ishte shumë efektiv edhe pse fëmijët kanë në ambiente të tilla dhe dëshirën që tu ofroj diçka qenë me mosha të përziera,interesimi ka qenë shumë i më shumë më të vegjëlve tanë hulumtova për këtë madh..jam kënaqur edhe për arsyen se kam ndryshuar mundësi. Parashtrova kërkesën që edhe unë me botëkuptimin per interesim për librin në gjuhën shqipe fëmijët e gjuhes shqipe të mbajmë takime në lokalet në ambientin ku i përgjigjet më së miri moshës së fëmie bibliotekës së qytetit, tregon Zyrafetja dhe vazhdon jëve por edhe faktit se fëmijët u kënaqen. Me dëshiren e ajo për të treguar arsyet se pse e kishin refuzuar. Dhe tyre kënduam edhe këngën “Xhamadani vija vija”. Është arsyeja e refuzimit kishte qenë se bibloteka shqipe mundësi tepër e mirë që fëmijëve t’iu jepet hapësirë nuk qenka aktuale për sagostunder( orë për përralla) m´u shpreh në gjuhen shqipe. Një vajzë na tregoi një sepse nuk ka njerëz të interesuar që huazojnë libra përallë,tjetri një tregim me gojë, një vjershë, lojra pedanë gjuhën shqipe. Por për fatin tonë thotë Zyrafet- gogjike ku gjuha, muzika dhe matematika u gërshetuan ja, një pedagog i një nacionalitet tjetër nuk kishte në njëra-tjetrën dhe u perfshinë në një orë te vetme. mundësi të shfrytëzonte orarin e caktuar dhe më pyetën nëse unë doja të pranoja të marr këtë orar. Pa Bashkbisedimi, matematika e leximi me zë në grup e hamendje e pranova, shpejt e shpejt ftova disa nga zhvillojnë gjuhën shumë bukur. Shumë vepra të buata që i njihja dhe për një kohë shumë të shkurtë që kura nuk i kemi pasë të përkthyera, e tash me ndihkisha në disponim për të informuar arrita ta bëjë mën e lapsit përkthyes aplikojmë më shumë e më lehtë këtë. Do të isha e lumtur sikur edhe 3 ose 4 fëmijë gjuhën standarde, kemi hapësirë më shumë për ta ftutë vinin, por jo, ne u bëm më shumë, 13 fëmijë erd- ar fëmiun në dialog. Fëmijët tanë e dijnë gjuhën por hën në takimin e parë, herën tjetër edhe më shumë. njoftohen me gjuhën standarde edhe në të shprehur.. Këto takime nuk di si ti përshkruaj me fjalë, janë Isha edhe profesoreshë e matematikës thot Zyrafetja, diçka tepër interesante dhe shumë inspiruese… kjo më ndihmon që në gjuhë ta ndërlidh edhe matematikën, por duhet ta pranoj se anën pedagogjike e kam Kemi filluar me këngën“Këtu jam unë, këtu ti je, këtu perfeksionuar në Suedi , studimet në nivel univerzijemi së bashku ne , luajmë, lexojmë dhe këndojmë, tar që bëhen në Suedi janë shumë të nevojshme nëse gjuhën shqipe se harrojmë”, pastaj me këngët qingji i duam ti takojmë fëmijtë në nivelin aktual zhvillimor. vogël, deshti lepurushi të bëj një mrekulli, ylli i vogël e shumë këngë të tjera. Vazhduam me leximin e një Ndahem nga kjo bisedë e këndshme me Zyrafete, për pjese të librit “Libri i madh për Lushin e vogël”, i përk- sukseset dhe entuziazmin e së cilës do të vazhdoja të thyer nga Rizah Sheqiri, treguam përrralla e tregime shkruaja pa mbarim...I uroj punë të palodhshme por gojore edhe përrallën për “ Tre cjeperit Graf ” e që edhe shpreh dëshirën që për aktivitete të tilla shumë të pëlqehet shumë nga fëmijtë e të gjitha moshave, man- vlefshme të kem mundësinë të dëgjoj e lexoj gjithandej. dej me dëshirën e fëmijëve kënduam edhe këngë…. unë zhvillohem bashkë me fëmijët..thotë Zyrafetja. Suedia është vend i mundësive andaj do të ishte mirë t’i shfytëzojmë ato në të mirë të ardh- Punoj gjatë, që prej 11 vitesh. E kam kuptuar se mërisë. Uroj të gjithë ata pedagogë që hedhin fëmijët sa janë të vegjël e duan gjuhën por jo edhe qoftë edhe një gurë në këto themele të përjetësisë, edhe kur të rriten, andaj duhet të kujdesemi t´ju në mësimin dhe ruajtjen e gjuhës sonë të bukur! falim më shumë përkushtim, më shumë kohë e Faqe 32


NR.1

BESA

Ju prezentojmë

NAIM ZENELI: NË SHËRBIM TË REFUGJATËVE TË VETMUAR Nga Haxhi OSMANAJ Suksesi i rinisë mërgimtare shqiptare është ngusht i ndërlidhur me mbështetjen që u japin prindërit ngase shoqëria nuk pengon zhvillimin individual të askujt por manovron në çdo aspekt të jetës pranë atyre që kanë nevojë për të. Si grup shoqëror kemi nevojë edhe për mbështetje të njëri tjetrit ngase kemi një fat dhe një dëshirë të përbashkët. Ne kemi nevojë për një organizim kulturor dhe sportiv më të begatshëm dhe jo të presim iniciativa nga të tjerët për organizimet tona. Rinia nuk vepron ashtu siç i preferon shoqëria. Përkundrazi, rinia është pjesë e shoqërisë dhe ajo pasqyron veprimet e saja duke shfrytëzuar prindërit si shembull, promotor të qëndrimeve. - Në mesin tonë ka të rinjë që janë treguar zëshëm me sukseset e tyre në fusha të ndryshme dhe kanë gjetur veten në mesin e shoqërisë vendore suedeze. Por ne kemi një përgjegjësi që ti ndajmë njohuritë tona me Naim Zeneli ndihet i emocionuar mbi shpërblimin e marrë dhe me kënaqësi përshkruan arsyet që shpien deri tek nominim i tij. të tjerët në mënyrë që të ngadhënjejmë si in- Naim Zeneli ndihet i emocionuar mbi shpërblimin e marrë dhe divid, grup a komunitet, thotë i shpërblyeri me kënaqësi përshkruan arsyet që shpien deri tek nominimi i tij me çmimin “edukator i bazës” Naim Zeneli. Këtë çmim Naimit ia ndau fondacioni “Playing for shoqërore të nivelit lokal, regjional dhe atë qendrorë change” i kompanisë Kinnevik. Kompania për çdo vit në vend. Këto veprime planifikohen, strukturohen zgjedhë dhjetë aktivistë të cilët kontribuojnë mbi stimu- dhe jetësohen nga bashkatdhetari ynë Nim Zeneli. limin e sipërmarrjeve me karakter të veprimeve sociale. Naim Zeneli, 27 vjeç, është lind në një fshat afër Ferizajit më 1984. Mirëpo prindërit e tij u Naimi është njëherësh një ndër iniciatorët kryesor detyruan ta braktisin vendlindjenqë ti shpëtojnë për formimin e shoqatës multietnike “Forza Ung- reprezaljeve të ish regjimit jugosllav të asaj kohe. dom” në Helsingborg të Suedisë. Kjo shoqatë tani dre- Naimi rrjedh nga një familje që tradicionalisht jtohet nga një kryesi multietnike dhe bashkëvepron është brengosur mbi zhvillimet shoqërore si në në një sërë projektesh dhe programesh integruese vendlindje njashtu edhe këtu në Helsingborg të dhe rehabilituese me shumë instanca të ndryshme Suedisë. Babai i tij, Selimi, ishte mësues dhe korre Faqe 33


Ju prezentojmë

BESA

spodent i Radio Prishtinës për komunë të Ferizajt. Përveç veprave dhe kontributit që ai ka dhënë në Kosovë në kuadër të arsimit dhe informimit, Selimi ka shkruar mbi 14 libra dhe disa tekste këngësh. Falë mundësive të shoqërisë suedeze për arsimim dhe përgatitje profesionale Naimi ka kryer shkollën fillore, të mesmen dhe shkollën e lartë me një sukses të mrekullueshëm. Falë gatishmërisë dhe zgjuarsisë individuale dhe mbështetjes familjare ai studjon më pas format kuruese për rehabilitim të konsumuesve të drogave dhe pijeve të ndryshme alkoolike. Revista ”Besa” kishte vënë në shënjestër një takim me Naim Zenelin. E takojmë në lokalet e qendrës për integrim në Norrehed, në Helsingborg. Me vete Naimi kishte edhe një çun të vetmuar refugjat nga Afganistani me të cilin ai është takuar dhe vazhdon të takohet në kuadër të projektit që drejton për kyçjen e fëmijve të vetmuar refugjat në zhvillim të ecurive dhe proceseve të ndryshme jetësore në Suedi. Naimi është një ndër të rinjtë mërgimtar shqiptar me një veçori të veçantë që e bënë atë karakteristik në rrethana të ndryshme të etapave kohore të jetës tij. Në moshën adoleshente ai ishte në prag të një devijimi të mundshëm dhe më pastaj ai fillon një punë paralelisht me studime. Naimi nis bisedën i qetë. Ndihma e prindërve është primare, thot ai, Vëmendje të posaçme duhet kushtuar organizimit dhe punës me të rinjë mendon Naimi. Rinia suedeze, kryesisht ajo e grupit mërgimtar shqiptar duhet të kuptoi se mundësitë që afron shoqëria suedeze për shkollim dhe përgatitje profesionale janë unike dhe ato duhet të shfrytëzohen maksimalisht. Të rinjtë duhet ti koordinojnë veprimet dhe të mos ngurrojnë për të kërkuar këshilla si dhe të kenë synime të qarta jetësore – të bëhen shembull konkret dhe simbol identifikues i dikujt tjetër. Në saje të punës së palodhshme vullnetare dhe profesione që Naim Zeneli bënë me të rinjët e vetmuar refugjatët nëpër strehimore të ndryshme dhe suksesin që ai ka treguar në plasim, kurim dhe rehabilitim të peronave me probleme të ndryshme që rrjedhin si pasojë e konsumimit të pakontrolluar të drogave dhe pijeve të ndryshme alkoolike ai është shpërblyer me çmimin “edukator i shtresave të ulëta shoqërore”.

NR.1

Këtë lloj çmimi e ndanë shoqëria suedeze për individ të veçuar në shoqëri që dallojnë për nga forma e veprimit të tyre në punë me grupe të ndryshme shoqërore të cilat kërkojnë një angazhim, përmbajtje dhe profesionalizëm që tejkalon përmasat e normales. - Të shpërblehesh me një çmim të tillë është kënaqësi dhe stimulim, gjegjësisht inspirim për të vazhduar më tutje, shprehet Naimi duke shtuar se ndihet meritor për çmimin që ka marrë. Humanizmi është traditë shqiptare megjithëse për momentin këto aspekte nuk njihen në mesin tonë ngase aktualisht jemi të preokupuar me çështje të stabilizimit të shoqërisë në Kosovë. Atë që ne njohim dhe bëjmë përpjekje maksimale që ta ngritim si shembull në opinion është nëna Terezë. Por ne kemi shumë humanist që kanë sakrifikuar jetën në mbrojtje të grupeve të ndryshme gjatë kohërave. Ne kemi treguar humanizëm të veçant ndaj hebrejve gjatë luftës së dytë botërore. Por për ketë humanizëm flitet më shumë jashtë trojeve etnike shqiptare. - Unë ndihem pjesë e humanizmit të kombit shqiptar në rrethana të shoqërisë suedeze, thotë Naim Zeneli. Naimi i ka vënë vetës një obligim unik shoqëror. Ai dëshiron të mirret me trajnimin e të rinjve në role udhëheqëse si bartës të përgjegjësive.

Përveç angazhimeve tjera Naimi është drejtues i një projekti që synon aktivizimin e refugjatëve të vetmuar në rrjedha të ndryshme të jetës në Suedi. Në kuadër të këtij projekti Naimi ka kontakt me të gjitha qendrat që merren me refugjatët e vetmuar, kryesisht ato në krahinën e Skones dhe në një mënyrë më dinamike me atë në Helsingborg që quhet “Trappan”. Në ketë qendër ka 12 refugjatë të vetmuar dhe disa sish të vendosur tek familjarë të ndryshëm. Një ndër refugjatët e vetmuar me të cilët Naimi ka një bashkëpunim të dalluar është Atta Ragavi nga Afganistani, i cili aktualisht nuk di se cilët anëtar të familjes i kanë shpëtuar luftës dhe cilët nga ata kanë rënë viktima të saj. Atta nuk ka kontakt me familjen e vet dhe nuk di se ku gjinden ata. Por fatmirësisht ai ka marrë lejeqëndrim dhe është vendosur me banim në Helsingborg. Atta Ragavi e përshkruan Naimin si njeri të sinqertë, të

Faqe 34


NR.1

BESA

qetë, të thjesht por mjaft dinamik e me synime të qarta. - Unë dhe gjithë të tjerët pranë qendrës së refugjatëve të vetmuar “Trappan” në Helsingborg ndihemi të lumtur që kishim fatin të takoheshim me Naimin, shprehet me një buzëqeshje bindëse Atta Ragavi. - Naimi nuk është pjesë e mundësive ekzistenciale por promotor për krijim të kushteve dhe mundësive që synojnë ndryshime thelbësore dhe ndryshime konkrete në favor të përmirësimit të jetës për grupe shoqërore të cilat për shkaqe të ndryshme kanë nevojë për ndihmë dhe përkujdesje shoqërore, thotë Atta dhe shton se nuk

Ju prezentojmë

gjenë fjalë për të përshkruar entuziazmin e Naimit. Atta nuk kishte mundësi shkollimi në vendlindje për shkak të luftës dhe rrethanave shoqërore. Këtu në Helsingborg të Suedisë ai ka mësuar alfabetin dhe shkrim-leximin. Ai ndihet i lumtur që kishte fatin të vinte në Suedi por njëkohësisht ndihet i brengosur për fatin e shumë fëmijëve tjerë që për momentin jetojnë në kushte të varfërisë së skajshme anë e kënd vendeve të ndryshme në botë.

Nim Zeneli dhe Atta Ragan kërkojnë nga të rinjtë që ti qëndrojnë besnik vetvetes, të besojnë në vetveten, të mbështesin njëri tjetrin dhe të bëhen pjesë e zhvillimeve shoqërore në vend nga se jeta nuk rikthehet në reprizë dhe si e tillë vlen të kuptohet. Kushtet për veprim duhet të krijohen nga vetë njeriu nëse ato mungojnë. Nëse kushtet ekzistojnë atëherë ato duhet të shfrytëzohen për realizim të ideve tona rinore të cilat synojnë një plasim të bazës për krijim të një shoqërie multietnike.

Nim Zeneli dhe Atta Ragan kërkojnë nga të rinjtë që ti qëndrojnë besnik vetvetes, të besojnë në vetveten, të mbështesin njëri tjetrin dhe të bëhen pjesë e zhvillimeve shoqërore në vend nga se jeta nuk rikthehet në reprizë dhe si e tillë vlen të kuptohet. Kushtet për veprim duhet të krijohen nga vetë njeriu nëse ato mungojnë. Nëse kushtet ekzistojnë atëherë ato duhet të shfrytëzohen për realizim të ideve tona rinore të cilat synojnë një plasim të bazës për krijim të një shoqërie multietnike. Faqe 35


T'a njohim Atdheun

BESA

NR.1

VLORA - MBRETËRESHË E TURIZMIT SHQIPTAR Nga Blerta Avdia Atje ku dallga përplaset dhe thërrmohet pas shkëmbit dhe kthehet pas e fuqishme, tek Uji i Ftohtë, pranë tunelit të famshëm, poshtë të cilit derdhen prej shekujsh ujërat e kristalta të burimeve fantastike, mes prehërit të gjelbër të qeparisave dhe pishave halëshumta, vezullon në mënyrë drithëronjëse, qyteti i Vlorës. Ky qytet ka një histori të pasur. Në kohët antike njihej me emrin Aulona, që iu vendos nga kolonitë e hershme helene. Në mesjetë rajoni i Vlores u bë objekt grindjesh midis pushteteve të ndryshme ndërkombetare për ta mbajtur atë. Gjatë pushtimit Osman ajo përfaqesonte një qendër të atij pushteti. Kjo dëshmohet edhe nga ndërtesat e gjërat osmane në qytet. Nga Tirana udhëtimi nuk është i mundimshëm: hyrja në Vlorë dallohet nga ullishtet e bukura që shtrihen në kodrat rreth saj. Prej andej duket qyteti si i zhytur në gropë dhe pasqyra blu e detit e bën shumë tërheqëse pamjen. Pavarësisht historive me maska, rruga në hyrje të Vlorës, rrethuar me ullishte dhe mozaikët në gur me temë "realizmi socialist" krijojnë një atmosferë të këndshme ëndërrimtare për qytetin që duket nga larg. Pasi zbret kodrën, rruga vazhdon drejt brenda zemrës së qytetit: shenja më e saktë se jeni brenda në qytet është statuja e famshme e Ismail Qemalit në Sheshin e Flamurit. Një moment i rëndësishem në historine e Vlores është Deklarata e Pavaresise, me 28 nëntor 1912, nga Ismail Qemali. Ngjarja shënoi fundin e 500 viteve të sundimit Osman në Shqipëri. Ndërtesa që ka qënë selia e qeverisë së parë të një Shqipërie të pavarur, sot është një vend turistik. Nje vend tjetër interesant është dhe kalaja e Kuz Ba-

basë. Kështu nëse gjendeni në qendër të Vlorës, mjafton të ngrini sytë lart për të dalluar një nga pikat e hershme turistike në qytet: kodrën e Kuzum Babasë. Thuhet që ai është vend i shenjtë. Ka dy mënyra për t'u ngjitur deri në majë: në këmbë ose me makinë. Mënyra e parë do t'ju merrte minimalisht 20 minuta me ecje normale; kështu do ta shijoni pamjen që shfaqet hap pas hapi. Por edhe me makinë pa u lodhur pamja shijon njëlloj. Prej andej duket e gjithë Vlora: ndërtesat, porti dhe pasqyra e shndritshme e detit (presupozohet një kohë me diell). Është vendi ideal për të shkrepur fotografi. Nuk mungon aty edhe një bar-restorant për të kaluar drekën ose darkën. Kalaja e Skelës, e shpallur monument në vitin 1963 është një tjetër objekt me interes për tu vizituar në këtë qytet. Historiani turk Evlija Çelebiu e konsideronte Kalanë e Skelës si një nga mrekullitë e arkitekturës osmane dhe në të njëjtin nivel me Kullën e Selanikut. Në vitin 2000 gjatë punimeve për hedhjen e themeleve të një pallati shumëkatësh u zbuluan pjesë të themeleve të Kalasë së Skelës. Ndërtimi vazhdoi dhe nuk u

Faqe 36


NR.1

BESA

krye asnjë studim i materialit arkeologjik të zbuluar. Një ndërtesë tjetër që shpreh lulëzimin kulturor është edhe Xhamia e Muradies e ndërtuar ndërmjet viteve 1542-1557 nga arkitekti Mimar Sinani, themeluesi i arkitekturës klasike osmane. Në mes të qendrës së zhurmshme xhamia e rrethuar nga një gardh dhe pemë është një vend paqësor. "Një ishull qetësie" përshkruhet nga James Petiffer në Guidën Blu të Shqipërisë. Lagjja e xhamisë është edhe më e vjetra e qytetit; është një përplasje e dhunshme e kulturave: pazari i vjetër turk ecën rrethuar nga ndërtesa të stilit austriako-italian. Ndërtesa shumë të veçanta, por pothuaj të rrënuara. Të vjen keq kur sheh një nga pjesët me turistike të qytetit të shkatërruar nga moskujdesja e atyre që banojnë vetë në atë qytet. E bukura Amantia! Rreth 31 km nga Vlora ndodhet qendra arkeologjike e Amantias: gërmimet kanë zbuluar skulptura ilire tepër të bukura, që sot gjenden në muzeun e Tiranës, si dhe rrënojat e ndërtimeve ili-

T'a njohim Atdheun

re, helenistike, duke përfshirë një anfiteatër unikal. 5 km nga fshati i Drashovicës (rrugës për në Tepelenë) ndodhet fortesa kodrinore e Zharrës. Ndiqni rrugën për në Kotë (8 km), ku rruga kapërcen lumin dhe vazhdoni majtas (7 km) për në fshatin Vajzë. Amantia ndodhet në majë të një kodre konike të zhveshur në të majtë të rrugës kryesore, pothuaj 4 km larg Vajzës. Vlora është një qendër e rëndësishme turistike falë mjedisit të këndshëm bregdetar. Rrallë ndodh që në një hapësirë të vogël gjeografike të gjenden të tërë elementët natyrorë që e shndërrojnë vendin në një parajsë tokësore. Do përmëndim, lagunën e Nartës, malin e Llogarasë, grykat e lumit Vjosë, gadishullin e Karaburunit, ishullin e Sazanit dhe atë të Zvërnecit. Rrallë ndodh që në bregun e një qyteti të takohen dy dete krejt të ndryshëm. Zvërneci dhe laguna e Nartës. Dita kalohet këndshëm duke e zbuluar Vlorën dhe rrethinat e saj: përmes pyllit të pishës nga veriu i qytetit dhe gjatë një gadishulli

Faqe 37


T'a njohim Atdheun

BESA

ranor të fshatit të vjetër turistik të Zvërnecit. Rreth 13 km larg qytetit - me një pozicion mjaft të bukur në majë të një kodre - Zvërnecit i shtrihet përballë një tabllo tepër relaksuese: laguna e Nartës dhe një hapësirë deti pak a shumë e gjerë, e mbyllur dhe e rrethuar nga duna rëre. Pasi arrini qendrën e fshatit, duhet të ngjisni kodrën për rreth 200 m; prej andej duken pamjet më të bukura të bregut të Adriatikut: poshtë kodrës përmes ullinjve të shpërndarë deri te gadishulli i vogël, i lidhur me tokën me anë të një delte të vjetër, që përfundon në tri kodra majft të vogla, por tërheqëse, të cilat e rrethojnë në gjerësi lagunën. Brenda lagunës ka dy ishuj, më i madhi i pyllëzuar me qiparisa rreth 800 m me 100 m; ndërsa ishulli më i vogël ndodhet në veri, rreth 150 m me 100 m. Nga ana veriore e lagunës një bisht i gjatë dhe i hollë toke ranore del në detin e hapur me dy ishuj të vegjël 150 m brenda në det, kurse përtej vijnë kodrat binjake të ishullit të Sazanit. Kjo tablo ka ngecur e tillë për qindra vjet, ndaj edhe të krijon përshtypje të veçanta, sidomos pamja e masës së errët të gadishullit të Karaburunit. Historia e Zvërnecit tregon për lashtësinë e tij. Ka qenë port tepër i frekuentuar në periudhën e lashtësisë dhe në Mesjetë. Në atë periudhë njihej me emrin Spinarica, kur për një kohë të shkurtër e mbajtën nën drejtim Anzhuinët e Sicilisë. Me pushtimin turk pushoi së ekzistuari si një qendër e rëndësishme portuale. Afër fshatit janë gjetur mbetje parahistorike, ndaj mund t'u interesojë edhe të apasionuarve të arkeologjisë. Në Vlorë ndodhet i vetmi gadishull i Shqiperisë, Karaburuni, me gjatesi 16 km, gjeresi 3-5 km, me siperfaqe 62 km². Gadishulli i Karaburunit njihet që në lashtësi për pasuritë natyrore (mermeri i famshëm), pasuritë pyjore (valanidhi), pasuritë historiko arkeologjike si dhe rezervatin e pasur me derra të egër. Gjithashtu, 17 km larg portit të Skelës, Vlorë, dhe 9 km nga Treporti, Vlorë, ndodhet ishulli i Sazanit. Maja e tij më e lartë është 342 metra. Ishulli i Sazanit ka siperfaqe 5,7 km² dhe vijë bregdetare me gjatësi 12 km, me përbërje shkëmbore monolitike. Adriatiku me plazhet e gjata me rërë dhe pyje pishe dhe Joni me brezare agrumesh, ujëra kristali, shkëmbinj dhe plazhe të bardha ekzotike. Kjo ndodh vetëm në Vlorë. Kush vizitoi Vlorën dhe nuk u çudit nga bukuritë e

NR.1

saj? Vlora mbetet një nga qytetet bregdetare më të lakmuara. Shumë pushues nuk kanë hezituar të vijnë në qytetin e bukur për shumë arsye: për rivierën e mrekullueshme, ujin e kristaltë, historikun e qytetit, komoditetet e hoteleve, ushqimet e freskëta si dhe paharruar netët ekzaltuese në diskot e pafundme. Nuk janë të paktë ata pushues që sapo kanë prekur bukuritë e Vlorës, plazhet e mrekullueshme, rërën e nxehtë, relievin e thyer dhe peisazhet mahnitëse, kanë vendosur të mos i ndahen më këtij qyteti.Vija bregdetare e Vlorës është tërësisht e pastër me ujërat e detit të kristalta, sidomos në zonën e plazhit të Ri, Ujit të Ftohtë e më tutje, pasi burimet e ujërave të ëmbël i japin kësaj hapësire më tepër pastërti dhe siguri, veç bukurive që nuk kanë të krahasuar dhe që kush ka qenë aty dhe i ka shijuar, vështirë se mund të ndahet lehtë nga kjo parajsë e mrekullueshme. Plazhi i Zvërnecit është krejtësisht i virgjër, plazhet unikale të Jonufrës, Radhimës dhe Orikumit, gjithçka është e prekshme dhe pronë e të gjithë pushuesve. Vlora me gjirin e hapur, me portin dhe plazhet e rrethuar me male, është një vend i rëndësishëm historik dhe fillimi i rivierës shqiptare. Mbrëmjet në Vlorë, të paharruara. Magjia e këtij qyteti të thith fuqishëm të shkosh pranë tij pa hezitim. Turistët kalojnë netë të paharruara në mjediset e hoteleve, ku dita dhe nata të sjellin të papritura të këndshme. Mbrëmjeve në verandat dhe ballkonet buzë detit, mund të dialogosh me detin dhe yjet lart në qiell, apo të sodisësh së largu Vlorën, ose mund të zgjedhësh të përfshihesh në zhurmën e një qyteti, nëpër diskot e baret e shumta ku nata mund të sjellë takime të reja romantike. Vlora është një qendër e rëndësishme tregtare dhe detare në Shqipëri. E zhvilluar është industria e peshkimit. Vlora prodhon naftë, gaz natyror, bitum dhe kripë. Vlora njihet si vendi i ullirit, duke pasur të regjistruar rreth 280.000 rrënjë ulliri. Ulliri i markës "Vlonjak", është një nga markat më të vjetra në Evropë dhe njihet për prodhueshmëri të lartë të vajit të ullirit. E zhvilluar në qytet është industria e manifakturës tekstile si dhe ajo e ndërtimit. Vitet e fundit ka pasur një zhvillim të madh turizmi, duke u shoqëruar ky zhvillim me ndërtimin e shumë hoteleve, restoranteve, plazheve. Nga gjitha çfarë thamë, qyteti Vlorës më të drejtë mund të shpallet "Mbreteresha e turizmit".

Faqe 38


NR.1

BESA

Legjenda

GURËT QË MALLKOJNË Nga Hatixhe Xani-Ahmeti

Fshati Morinë i komunës së Skënderajt ëshët një fshat i vogël. Ai shtrihet në një rrafshinë dhe nga të dy anët është i kufizuat më rrugët e asfaltuara të cilat e lidhin fshatin me qendrat e tejra të Kosovës. Në ket fshat, e ne veçanti në oborrin e shkollës e cila është e ndertuart mu në mes të një fushe të quajtur “Fusha e bunarit të madh” janë tre gurë të mëdhenjë për të cilët thuhet se i përkasin kohës se kreshnikëve nga shekulli XVI- XVIII. Sipas mësuesit tani në pension Z.Kamer Hoti, i cili tregon se legjenda e “Gurve të shenjët” është një ngjarje e dëgjuar nga të vjetërit, dhe se është përseritur vazhdimisht nepër gjenerata. Z.Kameri na tregon se gurët llogariten si të shenjët dhe se kur dikush nëper vite ka tentuar të dëmtojë atëherë të njejtit kanë ka pësuar tragjedi.

Në kohën kur thuhet se do të jenë vendosur këta gurë në fshatin Morinë, ishte koha e vjetër, e cila i përkiste shekujve shtatëmbëdhjetë,tetëmbëdhjetë dhe njihej si koha e njerëzeve të medhenjë apo koha e forcës fizike, dhe quhej koha e kreshnikëve. Ata njerëz të medhenjë dhe të fuqishëm në atë kohë luanin lojra të ndryshme të cilat kërkonin forëcë të madhe fizike, forcë kjo e cila nuk ju mungonet njerëzëve të asaj kohe. Ndër ato lojra ishin edhe lojrat: guarpeshk, me dy duar, me një dorë gurin në qafë, përlarja në forma të ndryshme( mundja), lidhaz, shokaz, tarapushki, pitaku, kliqka e shum lojra të ndryshme të cilat luheshin kryesisht duke përdorur forcën.

Faqe 39


Legjenda

BESA

Karakteristikat e“Gurëve të shenjët” Egzistimin e këtyre lojrave e dëshmojnë edhe gurët e shenjët të cilët egzistojnë qe kur jemi ne, dhe ishin edhe shum njerëz të tjerë para neve. Këta gurë thuhet se janë hedhur nga dy vëllezer që njiheshin në atë kohë si më të fuqishmit dhe ishin bërë legjendë e kohës së vet si kreshnik. Ishin Muja dhe Halili, dhe nipi i tyre Tali. Këta gurë, siç na rrëfen mësuesi shumë i respektuar nga fshatarët e Morinës, janë hudhur gurapeshk nga Çyçavica prej vendit të quajtur “Guri i plakës”në fshatin Morinë, te vendi i quajtur “Fusha e bunarit të madh”, vend ky në të cilin është edhe shkolla e fshatit, dhe se nga vendi që janë gjuajtuar ëshët një distancë prej 9 kilometrave. Gurët kanë rënë nga 20-30 metra larg nga njëri-tjetri, dhe në fillim siç na thot mësuesi Kamer kanë qenë shumë të vegjël, ndërsa tani kanë një diametër prej nje metër gjerësi dhe me tëpër se 2 metragjatësi. Më së largu ka rënë guri i Mujës për të cilin siç flitet dhe është shkruar kishte qenë vëllau i madh, ndërsa guri i Halilit kishte rënë 10 metra më poshtë, ndërsa guri i nipit të tyre Talit kishte rënë 20 metra më poshtë se i dy të parëve. Ajo që i karakterizon këta gurë janë gjurmët e dorës në gurin e Haliti, në një pjesë të atij guri jan të ngjeshura disa gjurmë që gjasojnë me shuplakën e dorës. Ndërsa në gurin Mujës thuhet se deri vonë fshihej një gjarpër i madh i cili ka pasur përmasa të hatashme. Atë gjarpër në gurin e Mujës e kishin parë dikur edhe bashkfshatarët tanë dhe thuhet se që nga ajo kohë kur e kanë parë gjarpërin më nuk është dukur kurr. Për ata gjarpërinjë të hatashëm që kanë qenë, thuhej që po ti shihte dikush atëherë shndërroheshin në kulqedra ose zhdukeshin fare. Ai që ka tentuar të dëmtoj gurët, ka pësuar tragjedi Fakti pse gurët quhen të shenjët janë edhe tragjeditë e fshatarëve që i kanë përcjellur pasi kanë tentuar ti dëmtojnë ata.

NR.1

Thuhet se disa fshatarë nga Morina kishin tentuar të ndajnë gurin për nevoja të tyre dhe menjëher pas orvatjes për ta qarë atë gurë, ju kan filluar tragjeditë të cilat nuk i kishin përjetuar ndoj herë më parë. Edhe Valdet Ngucati si puntorë teknik i shkollës na tregon që kishte dëgjuar nga të vjetërit se një fshatari tjetër ndërsa kthehet prej pyllit ku kishte shkuar për të prerë dru, kishte goditur me kazmë njerin nga gurët, dhe me tu kthyer në shtëpi kishte gjetur vajzën e tij me dy gunga në shpinë, megjithëse para se të ikte nga shtëpia e kishte lënë shëndosh e mirë.. Edhe gjatë rregullimit të rrugës Morinë- Skënderaj, nje grup punëtorësh, për të cilët thuhet se ishin kroat, na thot mësuesi Kamer, ndërsa po rregullonin në një vend nivelin e rrugës në afërsi të gurëve të shenjtë, dheu kishte filluar të shembej dhe guri i Halilit kishte lëvizur nga vendi dhe ishte rrokullisur për disa metra. Pas një kohe shumë të shkurtër është kuptuar se gjithe ajo ekipë që ka punur te guri, kanë vdekur aksidentalisht. Ndërsa dëshmia më e re për mallkimin e gurve ishte edhe koha e ndërtimit të shkollës. Gjatë ndërtimit të shkollës së fshatit, bageri i cili rrëmihte tokën afër gurit të Halilit, bëri qe guri prap të levizë dhe se ne ato çaste makina ka mbetur e bllokuar dhe nuk ka pasë mundesi të levizet nga vendi e lëre më të kryej funksionin e saj. Për fund Këto histori të dhimbëshmë që përfliten se mund tu kenë ndodhur njerëzve që kanë tentuar të dëmtojnë gurët e kreshnikëve janë bër si arsye e fortë dhe fakt që gurët janë të shenjët dhe se ata duhet ruajtuar si nje legjendë nga koha e vjetër. Tani pas gjithë atyre ngjarjeve të dhimbshem që ju kan ndodhur njerëzëve që i kanë dëmtuar “Gurët e shenjët” fshatarët i ruajn me konzervatizmin më të madh dhe i konsiderojnë si të shenjët. Gurët i kanë vizituar shum njerëz dhe stacione televizive, na tha në fund të tregimit të vet ish mësuesi i fshatit Z.Kamer Hoti.

Faqe 40


NR.1

BESA

GJURMË TË MBULUARA Hazir MEHMETI

Tregim

por uji që nisi rrugën këtyre luginave tani ishte vëllazëruar me Ujin e Madh dhe nuk kthehet dot. Ja, diku këtu në këtë vijë uji më ruhet opinga ime e mbetur në baltë të cilën e kishte punuar nëna ime netëve të gjata kur unë flija në shtratin e kashtë të mbuluar me qylymin e vekut të Nusërisë. Ndalem. Marr një grusht dhe në pjerrësinë skaj rruge. Dua ta prekë, ndiej forcën e tij, e shtrëngoj me fuqinë e Djalit dhe mes gishtave të dorës dheu derdhët në

Në fushëgropën ku bashkohen luginat e zhbiruara

gjirin e mëmës tokë me një kryeneçësi vendori.

nga Loti dukej Qyteza e Re. Në udhëtimin kur-

“Dhe, që nuk të falë, po nuk e bekove”- mendova.

rizit të bregores lindore pamja në horizont bëhej tërheqëse. Pllajave, skaj maleve dhe gjerdheve

Lkeni shkëlqente nga uji kristal nga ana jugo-

bora krijonte zebra madhështore, ku forma e tyre

re. Aty Vasha e Lkenit qëndronte bashkë me

tregonte luftën e hijeve dimërore me rrezet e fil-

kaun e saj brinjëmprehur dhe dilte vetëm kur

limit pranveror. Lulebora sapo kishte hapur aty

ne e shihnim në legjendat mijëravjeçare të

këtu petalet e saja ngjyrë bore me thekët e verdhuar

cilat mi kishte treguar gjyshi kur flija në gji-

brenda nga poleni i parë i stinës. I vetmuar ecja

rin e tij të ngrohtë. Dhe, sot e shoh nga larg me

dhe nuk dija nga të shikoja më parë në horizon-

furkë plotë lesh Bardhoshe me boshtin që tirrte

tin kufizuar nga mjegulla që kishte mbuluar rre-

në hijet e pasqyrës ujore të liqenit shekullor.

jshëm si një plis i leckosur kodrat për rreth. Këtyre

Tri Majat e Kreshnikëve të Bjeshkës së Qy-

rrugicave kisha ecur ditë e natë, dimër e verë dhe

qes përshëndetin në lindje duke të kujtuar fur-

njihja përmendësh çdo pëllëmbë rruge e kaçube.

tunën që erdhi nga shpejtësia e Gurapeshëve drejtë Fushës së Morinës. Pullazet e shtëpive

Sikur ndjeja keqardhje për kohën e ëmbël rinore

ishin lëkundur, derisa zogjtë shtegtarë kishin

që më kishte mbetur këtyre rrugicave malore, ku

krijuar një re gjigante lart në qiellin e kaltër.

shpesh merrnim në thua në cungat e fortë me rrënjët e tyre në tokën e vjetër. Kur ishte baltë,

Shpati i Luginës së Dragoit dukej nga këtej si një

pas mësimit, kur kthehesha dalloja vetëm gjurmët

dëshmi e qëndresës së Kreshnikëve, dëshmi e

e opingave të mia dhe veja gishtat në thembrat e

dashurisë për Diellin e Shpresës në dheun e bekuar.

hapave nxitues të mëngjesit. Tani rruga është tjetër

Muret e kullave dukën që andej me gjurmët e ko-

edhe opingat mbetën një relikt i një kohe të rëndë

hës furtunë. Pesëdhjetë e gjashtë yje në shpatin e

bashkë me kohen e shpresave të mëdha rinore. Sa

luginës ndriçonin bashkë me rrezet e diellit të fil-

do të doja që vetëm sot, një ditë, të ishte si dikur,

lim pranverës. Doja t’i prekja nga kodra e Shkëm Faqe 41


Tregim

BESA

NR.1

bit të Plakut, nga i shihja, si dikur plaku Fushëgropën,

herë me këshillat e tij të mençura kur parandjehej

por ishte e kotë. Pesë lumenjtë e luginave mbushin Lo-

ndonjë e keqe dhe shkrihej në hije të padukshme.

tin të cilin sot e shoh të fryrë nga shkrirja e borës së

Njëri nga moshatarët e tij nga fshati, i cili e kishte

mbetur lartësive të bjeshkëve që ndahen nga luginat e

dashur shumë plakun e zhdukur, kishte vendosur të

thella prej të cilave më e madhja me portën drejt jugut.

shkonte e ta kërkon në Rrasën e Shkëmbit pas një ëndrre që kishte parë plakun ulur si gjithmonë në

Kisha edhe pak minuta gjersa të arrija në Dërrasën

vendin e preferuar të tij. Kur afrohet pranë Rrasës

e Shkëmbit të Plakut. Pse quhej kështu tani më ku-

nga thellësia e shpellave shkëmbore kishte dëgjuar

jtohen disa tregime të cilat disa i marrin edhe për

jehonën dhe fjalët e plakut. Kjo kishte ndodhur

legjenda. Mua më mbeti e pa harruar legjenda mbi

shumë herë kur ishte thirrur plaku nga Rrasa e Gu-

zërin që lëshonte shkëmbi. Thuhej se një plak kishte

rit. Që atëherë ishte bekuar Shkëmbi i Plakut dhe

qenë shumë i mençur por i varfër. Ishte martuar tetë

gjithmonë jehona e zërit të plakut dëgjohet po e af-

herë dhe secila nuse kishte qenë më e bukur se tjetra,

rove veshin në Rrasën e gurtë ku kishte qëndruar ai.

por fëmijë nuk i kishte falë zoti. Tërë pasurinë e kishte shitur që të ketë një grua e cila do t’i lindte fëmijë e

Derisa veja veshin në rrasën e gurtë mesazhi në

ta shtonte shtëpinë, por kishte qenë e kotë. Gruaja e

celularin tim më ktheu në botën e ajrit.

fundit i kishte vdekur dhe e kishte lënë të moshuar në

harro, sot në ora dymbëdhjetë mbahet tu-

mjerim e vetmi. Plaku çdo ditë kishte dalë në Rrasën

bimi përkujtimor në Kodrën e Dëshmorëve,

e Shkëmbit për të heq mërzi, thuhej se me të kishte

je i mirëseardhur. Takohemi” – I juaj Iliri.

“Mos

folur. Nga aty ai kishte vështruar fushëgropën ku takoheshin luginat nga të katër anët. Një ditë plaku nuk

Kjo më nderoj. Edhe pse isha nisur pikërisht për

ishte kthyer në kasollen e tij. I gjithë fshati ishte vu

atje, këmbë rrugicave malore për të prekur nga afër

në kërkim bjeshkëve, përrenjve, maleve por e gjitha

aromën e vendlindjes. Shkëmbi i Plakut ishte vendi

kishte qenë e kotë. Ai ishte zhdukur pa shejë, po dokë.

më i përshtatshëm për të përjetuar bukurinë ultë-

Kishin filluar të përflisnin për mënyrën e vdekjes së

sirës me Lotin i cili ndante qytezën në dy pjesë.

tij. Dikush thoshte se e kishte kapërdi Humnera e

Toka e nënshkëmbit pikonte uji nga pesha që sh-

Zezë e pa fund, tjetri thoshte se kishte lundruar me

trydhte pa mëshirë damarëve të vjetër. Gjithandej

barkën e tij të drurit drejt rrjedhës së Lotit përtej ku-

mbitoka e nëntoka strehë e shenjtë në mbijetesën e

firit, të tjerët thoshin se është kapur nga roja e kufirit

vështirë. Derisa dielli i dobët i fillimprillit luftonte

dhe qëndron në burg, apo është vrarë, e shumë të

në thyerjen e reve drejt veriut të ftohtë, unë kërkoja

tjera. Bie fjala, është mbytur nga ariu i cili ishte parë

gjurmët e mbuluara të një kohe që nuk kthehet.

disa herë në Rrasën e Gurit të Plakut, por asnjëra nuk ishte krejt e besueshme. Besohej gjithandej, se ai kthehej me mjekrën e tij të gjatë e të thinjur herë pas Faqe 42


BESA

NR.1

Tregim

Në përvjetorin e 5-të të pavarësisë së Kosovës nëpërmjet këtij tregimi përshëndes miqtë e mij kosovarë Nuhi Gashi, Hysen Berishën, Sami Thaçin, Xhemsir Hazirin dhe gjithë kolegët e mësimit plotësues të gjuhë shqipe në Diasporë. Nga cikli “Zbukuroj por nuk gënjej”

Taksixhiu i Prishtinës Dashmir Zaçe Atë mbasdite e lamë me koleget e mija, mësueset e shkollës shqipe të Selanikut, të dilnim në Prishtinë. Ndodheshim aty në seminarin mbarëkombëtar të mësimit të gjuhës shqipe në diasporë. Ishim strehuar në hotelin Emerald rreth gjashtë kilometra nga kryeqyteti. Kërkuam një taksi dhe u nisëm. Rrugës bisedonim dhe taksixhiu na ndiqte me vëmendje. Kur e pa nga e folmja se s’ishim vendalinj na pyeti : - Nga jini ? I them unë me rradhë nga ishin koleget e mija. Veten e lashë për në fund. - Unë, nga Përmeti, - i thashë. Ai u kthye befas më pa në sy dhe harroi që në dorë kishte timonin e m’u hodh në qafë duke folur me zë të lartë : - Po ku je more, patrioti im ?! Tashti ishte rradha të habitesha unë. - Nga Përmeti je zotrote ? – e pyeta. Ai kapi me shpejtësi timonin dhe më tha : -Jo, jo jam kosovar, por kohën e luftës e kalova në Përmet. Isha i sëmurë dhe s’i ndiqja dot djemtë. Pata dy dhe pesë vëllezër në luftë. Njëri djalë dhe dy vëllezër mbetën në luftë. Mësueset mbetën pa fjalë, po taksixhiu i nxorri nga ajo situatë dhimbje dhe heshtje. - Ia dhashë lirisë,- dhe zuri të fliste për Përmetin dhe përmetarët. - Njerëz të urtë, të dashur, të sjellë, apo për të gatuar ato zonjat e tyre. Ç’t’u thuash, zoti i faltë. U lëshuan të gjithë, kush e kush të na merrte, kush e kush të na lehtësonte dhimbjen e tmerrit që po kalonte Kosova. Vuanin njësoj si ne. Atë kohë që ndenjëm në Përmet e ndjemë veten si në shtëpitë tona. Ua kemi borxh të mirën që na bënë. - Jo, hej burrë,- i them unë,- ne jemi një fis e një gjak dhe thonë që gjaku s’bëhet ujë. Përmetarët e mij bënë sa mundën. I falenderoj dhe më ngrihen supat, kur i dëgjoj këto fjalë, se unë kam qënë larg në kurbet atë kohë edhe sot. Taksixhiu, pasi u mendua u thotë kolegeve të mija : - Dëgjoni këtu, zonja të nderuara, unë do t’ju çoj ju në qëndër të qytetit dhe do të vij t’ju marr përsëri. Këtë zotninë profesor do ta marr me vete për ti dhënë një kafe. Ky është numri im i telefonit, kur të mbaroni më thërrisni dhe vi ju marr. Njëra nga mësueset nxorri të paguante, por taksixhiu ia preu: - Mos më bëj me turp, oj ti zonjë. Unë shyqyr që gjeta një bashkëpatriot nga Përmeti. Ato qeshën dhe u larguan për të vizituar Prishtinën. Ne u nësëm në lokal për kafe. Porositëm dhe duke pirë kafenë dhe rakinë që e kisha unë në shishkën e xhepit ai më tregonte për tmerret e luftës dhe krimet e Faqe 43


Tregim

BESA

NR.1

serbëve. Luftën e popullit e quante luftën e lirisë së vërtetë. Në një moment ndaloi dhe si më pa në sy me tha: - Do të tregoj një ndodhi që njeriu nuk e mendon se ka ndodhur, por unë e qindra si unë kanë qënë dëshmitarë dhe e kanë parë me sytë e tyre. Kjo ka ndodhur matanë kufirit, në zonën e Kukësit. Aty s’ishim pak, por me mijëra. Midis të shpërgulurve binte në sy një vajzë e vogël, i kishte a s’i kishte 8-10 vjeç. Mbante në krahë dy fëmijë të vegjël, njëri të mbështjellë me një batanie të hollë, mbase ishte motak, tjetri s’i kishte më shumë se 3 vjeç. Të voglin e mbante përpara në duar, të madhin në kurriz. Shkonin njerëzit për ta ndihmuar, por ajo s’i lëshonte dhe ulërinte me të madhe, kur ia preknin të “vegjëlit” e saj. Erdhën e morrën ata të Kryqit të Kuq, por ajo as atyre s’ua lëshoi fëmijët e vegjël. Dukej si një tigreshë që mbronte të vegjëlit e saj pasi serbët kishin vrarë prindërit e tyre. Fati i kishte bërë bashkë dhe vazhdoi : - Ishin nisur ashtu si dhe të tjerët nëpër ërrësirë, maleve e shkrepave, për t’u shpëtuar egërsirave serbe. Këta vrapo e fshihu, ata ndiq e qëllo. Një nga një binin njerëzit sikur i kosiste kosa. Vajza humbi të vetët dhe ashtu duke vrapuar pas të ikurve, paditur se ku vente e ç’e priste ecte pa u ndalur. Për një moment ndaloi se iu bë sikur dëgjoi të qara fëmijësh. U afrua dhe zuri kokën me duar. Një grua me kafkë të çarë nga plumbi dhe dy fëmijë të vegjël që qanin. Më i vogli kërkonte të pinte qumësht në gjirin e pajetë të nënës, kurse tjetri mundohej ta ngrinte atë. I rrëmbeu ata dhe ua dha këmbëve drejt kufirit shqiptar. Arriti gjallë, por fëmijët s’i lëshonte. Skenën me vajzën e vogël dhe dy “fëmijët” e saj e kam të gjallë në mendjen time dhe pse s’i pashë më, kur u kthyem. U kthyem në vatrat tona të shkrumbuara dhe nisëm jetën plot vështirësi. Po ne jemi popull i fortë dhe nuk na mposhtin vështirësitë Punuam fort dhe i ngritëm vatrat tona e sot ato gjallojnë nga një brez që s’do të shohë luftë e vuajtje si ne. Heshti dhe heshtja vazhdoi gjatë. Edhe unë heshta për të mos ia prishur atë çast kujtimesh. Krejt papritur, pasi tundi lehtë kokën vazhdoi : - Një ditë po pija kafe ja këtu, ku të solla edhe ty, dhe ndiqja televizorin. Jepte akoma pamje nga kthimi i të vonuarve. Midis tyre dallova çupën me dy “fëmijët” e saj. Telekronisti që siç duket e dinte historinë e tyre i thotë : - Këta dy fëmijë që ti i quan fëmijët e tu, do ti çosh në shtëpinë e fëmijëve ? Ajo ashtu si shqiponja, kur mbron të vegjëlit e vet u ngrit në këmbë, morri pamje luftarake për të përballuar “sulmin” e gazetarit me sulm dhe ulëriu sa tronditi të gjallë e të vdekur : - Këta janë fëmijët e mij dhe do t’i rris vetë. S’ia jap askujt! Gazetri u step, por prapë e pyeti : - Si do t’i rritësh, ti je e vogël për vete ?! - Jooo,- i tha ajo,- në kaq pak kohë jetova aq shumë sa do t’ua dal vetë zot fëmijëve të mij. Po të jetë nevoja edhe trupin tim do të pres në copa për ti rritur ata. Të gjithë sa qenë aty, të gjithë sa s’qenë aty dhe gjithë Kosova u tronditën për fatin tragjik të këtyre fëmijve dhe të gjithë bijve të saj që u flijuan për lirinë, por u ndjenë krenarë. Këtë rradhë liria kishte ardhur me lumenj gjaku, kishte ardhur liria e vërtetë dhe s’mund të çbëhej më. Në tavolinë ra heshtja. Unë përjetova emocione drithëruese. Ra zilja e telefonit. Koleget e mija kishin nevojë për ne. - Shkojmë, - tha taksixhiu, të cilit me turp e them s’ia mbajta dot mend emrin, por unë gjithmonë kur bie muhabeti e quaj herë Kosovari e jerë Përmetari. Ishte e dyta herë që shoja në tokën e Kosovës, një ëndërr që e kisha prej kohësh. Prishtinë 4.8.2011 Faqe 44


BESA

NR.1

Vështrim

“Europa” e Gëzimit Nga Astrit Gashi

Kosova, feston pothujase çdo festё tё Europës, edhe pse nuk është anëtare e saj. Madje, si valutё monetare përdor Euron qysh nga lindja e saj. Rinia kosovare quhen Europianë të rijnë, edhepse nuk mund të shkelin tokën europiane pa vizë! Kosovarёt madje festojnё edhe ditёn e Europёs, edhepse asnjё vend europian se feston atё. Athua, vёrtetё dikush nё Kosovё mendon se kёto ‘festime shterpe’ shpiejnё drejtё integrimit europian? A thua, vërtet dikush mendon se kёto “lagje tё improvizuara europiane” do ta thyejnё izolimin nё tё cilin gjendet Kosova? A thua, kujt i duhen kёto “improvizime fallco”? Pse, duhet tё luajmё me ndjenjat e fёmijёve tonё, tё cilёt edhe ashtu kanё pёrjetuar dhe pёrjetojnё mjaft, duke qenё padrejtёsisht mё tё izoluarit pikërisht nё kёtё Europё! Njё kosovar nëse dёshiron tё udhёtojë diku jashtё pa viza, atё mund ta bёjё vetёm nё katër shtete, sepse shumё vende akoma nuk e kanё njohur

pasaportёn kosovare. Nёse njё kosovar, dёshiron tё kaloj nё pjesёn veriore tё Mitrovicёs as qё bёhet fjalё as pёr vizё e as pёr pasaportё, sepse ёshtё “mollë e ndaluar” nga forcat evropiane e që tash katërmbëdhjetë vite nё mёnyrё indirekte mbrojnë “botёn e krimit”! Nёse njё kosovar dёshiron tё udhëtojë jashtё, detyrohet të paguaj paguaj vizat më të shtrenjta në rajon – derisa të gjitha vendet tjera ballkanike, janë liruar nga kjo pagës aplikuesit kosovarë bëjnë shpenzime te larta dhe pse në shumicën e rasteve marrin përgjigje negative . Krahasuar me rrogën e 100.000 shërbyesve civile në Kosovë, një aplikim për vizë merr afër 60% të kësaj rroge. Kosova ka vendin e parë nё botë që i duhet regjimi i vizave nga më së shumti shtete. Numri i shteteve ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza, është vetëm katër siç potencuam me herët, pas Kosovës vjen Afganistani me 20 shtete ku qarkullon

Faqe 45


Vështrim

BESA

lirë e mbi të Iraku me 23 dhe Somalia me 25 vende ku udhëtojnë pa viza. Nga dhjetë vende Ballkanike, asaj i duhet të udhëtojë me vizë në: Bullgari, Rumani, Greqi dhe Kroaci; nuk mund të udhëtojë fare në dy shtete (Serbi dhe Bosnje), dhe mund të udhëtojë lirisht vetëm në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Turqi ku kufizohet me popullin e vet pra tek familjaret e vetë sepse kudo kufirin i Kosovës është shqiptaro - shqiptarë. Kosova sot është ‘Guantanamo e Europës’. Rina kosovare mëson shumё për Bashkimin Europian, quhen dhe e quajnë veten Europian sepse jane tё tillë, mirёpo janë te burgosur në njëren nga dhomat e kёsaj shtëpie te madhe! Qeveria e Kosoves nga mëngjesi nё darkё flet për integrimin europian. Po pёr Kosovёn as qё duket diku nё horizont, sepse Kosovën- Europa e ka shndërruar në laborator për tё testuar sistemet e saj njërin pas tjetrit! Por, realisht sa ёshtё Evropa e bashkuar? Ҫfarё bёjnё vendet antare pёr tё ndihmuar integrimin e atyre vendeve qё synojnё aderimin nё BE? Po, si sillen me njeriun, si krijesё e njejtё nё gjithё ruzullin tokёsor ? Një ditë kjo rini do të mësoi shume për ketë krijesë artificiale e cila jeton dhe bënë strategji sipas politikave ditore që ju duhen për konsum të brendshëm! Qe vetёm njё rast sa pёr ilustrim. Vitin e kaluar në qytetin suedez Vesteros të Suedisë u përurua skulptura ‘Gzimi dhe liqeni i ngrirë’, për të kujtuar fëmijët refugjatë të Kosovёs dhe kudo në vatrat e luftës në botë e që u detyruan të ikin nga vendi i tyre në kërkim të një t´ardhme më të mirë. Skulptori Knutte Wester, arriti qё pёrmes punёs sё tij krijuese artistike, ta bёjё tё gjallё edhe njё herё Gёzim Dёrvishin, djalin nga Dodona e Drenasit. Ky djalosh, ishte njёri nga “refugjatёt” qё u detyrua ta lё vendin nё kohёn e luftёs dhe tё vijё nё Suedi. Mirёpo, pikrisht atёherё kur filloi tё integrohet nё shoqёrinё suedeze, ky djalosh u dёbua nga Suedia. U “dёbua” edhe njё herё, kur gjatё pёrurimit tё statujes, qё portretizonte pikёrisht Gёzimin, nuk u ftua pёr tё marrё pjesё nё kёtё ngjarje, e lёrё mё qё ti mundёsohet njё vizё pёr tё vizituar vendin ku “derdhi lotёt si refugjatё”, ashtu siç edhe janё tё portretizuar lotёt nё vet statujёn e Gёzimit. Absurde, kur mendon se kjo ndodhё nё Europёn e bashkuar! Absurde, kur mendon se kjo ndodh nё Suedi, nё vendin qё rangohet nё top-listat botёrore pёr respektimin e lirive dhe tё drejtave tё njeriut! Sot, pas një dekade qё kur djaloshi u kthye nga Suedia nё Kosovё, dhe pas njё viti qё kur u pёrurua kjo statujё, Gëzimi Dervishi ende nuk e ka vizituar statujёn e tij tё kalitur nё bronz. Nuk e ka vizituar, sepse ende nuk ka njё pasaportё biometrike, sepse ‘Bajram Rexhepi me tё tjerёt-nuk u morrёn me Gёzimin dhe ‘Gёzimat’ e tjerё por u morёn me vetёn dhe pёrfitimet e tyre

NR.1

pёrmes tenderit tё pasaportave biometrike! Gezimi nuk e mori njё vizё, sepse nuk ka njё punё, qё do t’i mundёsonte atij tё ketё njё kontratё pune pёr tё aplikuar pёr vizё. Nuk mund tё aplikoi pёr vizё, sepse nuk ka “pasqyrё bankare” pёr ti dёshmuar se mund ti mbulojё shpenzimet e qёndrimit nё vendin ku aplikon pёr vizё! Nuk mund tё aplikojë, sepse nuk ka njё ftesё qё do ti mundёsonte qёndrimin disa ditor nё Suedi, pёr tё pёrjetuar dhe prekur pёr sё gjalli statujёn e tij. A ёshtё kjo ‘Europa e Kosovёs’ apo ‘Kosova Europiane’? Edhe sa vite izolimi, duhet tё pёrjetoj ‘Gёzimi’ dhe bashkmoshatarёt e tij? Komuna e Vesterosit, ndau lokacionin nё njё ndёr sheshet krysore për djalin e kalitur në bronz, por do tё ishte edhe mё mirё sikur tё ndante edhe njё bursё studimi pёr kёtё djalë, tё cilit mu para dhjetё viteve ja la ëndrrat nё gjysmё. Mjafton, ta shikosh programin dokumentar pёr Gёzimin, ta shohёsh sa bukur e flet gjuhёn suedeze, pёr ta kuptuar mёkatin qё ёshte bёrё ndaj tij! Sot, Gёzimi ka mbaruar gjimnazin dhe nё pamundёsi pёr ti vazhduar studimet (nё mungesё tё pёrkrahjes financiare), ai ёshtё i detyruar qё pёr secilin mëngjes tё kёrkojë punё për tё siguruar ekzistencën! Vitin e kaluar, Televizioni i Suedisë SVT 1 e transmentoi premierёn e filmit dokumentar "Kthimi i Gёzimit", që në fokus ka pikrisht Gëzim Dervishin, i cili si fëmijë provoi kampe të ndryshme refugjatësh, së pari në Bllacë e pastaj edhe në Evropë. Ky film preku publikun suedez dhe atë shqiptar. Secili qё e shikoi kёtё dokumentar, vёshtirё e pati t’i pёrmbajё emocionet që krijoi rrёfimi i kёtij djaloshi, i cili poashtu emocionoi dhe befasoi edhe regjisorët mё tё njohur sudez! Megjithatё, as dokumentari duket se nuk i ndihmoi shumё kёtij djaloshi. Ёndrrat e tij u thyen qё nё momentin kur u dёbua nga Suedia! E kush merakoset sot se çfarё bёn Gёzimi, si jeton dhe ku e kanё bartur stuhitë e jetës! Po, çfarё e keqe mund tё ndodhte nё Suedi, poqese Gёzimit sё bashku me tё fejuarёn e tij, qё nuk dallojnё fare nga gjithё tё rinjёt tjerё tё dashuruar nё Europё, tё ftohej nga komuna nё fjalё dhe tu mundёsohej vizita pёr tё parё statujёn e tij? Ҫfarё do tё ndodhte, nёse Gёzimit do ti ndahej njё bursё nga shteti suedez pёr ti vijuar studimet nё ndonjёrin nga universitetet suedeze? Dhe, çfarё do tё ndodhte poqese Gëzimi do tё kishte emrin “Johannes”? Ndoshta sot, do tё mund tё ishte duke drejtuar Eurovisionin, tё cilin nё Suedi e solli kësaj here pёrmes fitorёs sё saj pikërisht një ish-refugjate, marokenja e natyralizuar nё suedeze-Loreen. Ndoshta!!!!

Faqe 46


NR.1

BESA Albin Pllashniku “Magjistari” i futbollit

Astrit Gashi

Faqe 47

Sport


BESA

Sport

NR.1

Futbolli është si jeta - kërkon këmbëngulje, vetë-

tur majat mё tё larta, duke thёnё tё gjitha kёto ak-

mohim, punё tё vazhdueshme, sakrificë, përkush-

tivitete mё motivojnё edhe mё shumё pёr tё punu-

tim dhe respekt pёr tё tjerёt. Por, mbi tё gjitha

ar dhe arritur suksesin dhe nuk do tё ndalem fare.

ngjallё emocion dhe tё bёn tё ndjehesh i gjallё.

Urojmё shumё qё tё jetё kёshtu. Shpresojmё shumё qё njё ditё do tё jetё pasues i denjё

Ndёrsa, njёri nga futbollistёt mё tё njohur nё botё

i

Zidane kishte thёnё “Muzika ёshtё e rёndёsishme,

futbollistёve

Xherdanit,

Lorikut,

tashmё

Dallkut mirёnjohur

e

shumё shqiptarё.

por tё luash futboll si me muzikё ёshtё mrekulli”! Dhe kjo thёnje duket se i shkon shumё mirё

Pse jo ta shohim edhe si pёrfaqёsues tё kombёtares

pёr shtati Albin Pllashnikut, djalit 11 vjeqar

sonё nё garat botёrore.

nga Kosova por qё jeton nё Suedi. Ata qё e njo-

edhe pasues i Zllatanit, Zidanes, Ronaldinhos

hin,

e shumё tё tjerёve. Dhe, vёrtetё e besojmё kёtё.

thonё

se

ёshtё

“magjistari”

i

futbollit.

Po, pse tё mos jetё

E besojmё, duke u mbёshtetur nё pёrkushtimin E quajnё tё tillё sepse kur luan me topin duket sikur

e madh qё kanё prindёrit e Albinit pёr tё.

vallёzon me tё, duke krijuar pёrshtypjen se

je nё njё garё vallёzimi e jo futbolli. Koncentrimi

E besojmё kёtё, sepse jeton nё Suedi, vendin i cili

maksimal nё lojё, lёvizjet e shpejta dhe tё shkathta

nxori nё dritё dhe rriti edhe shumё e shumё talentё

janё vetёm disa nga karakteristikat e kёtij “magjis-

tjerё tё futbollit. E besojmё, kёtё sepse Albini qё

tari” tё futbollit. Albini, talentin pёr futbollin filloi

tani e ka kuptuar se “ёndrrat” duhet ndjekur dhe

ta shfaqё qё nё moshё shumё tё vogёl, kur prindёrit

pёr ti arritur duhet shumё e shumё punё. Suksese e

e tij edhe e kuptuan kёtё. Mёpastaj, ai fillon tё luaj

mbi tё gjitha shumё dashuri pёr ty ‘magjistari’ ynё!

nё klubin YIF (Ystad) me grupmoshat e lindura mё 2001, edhe pse ai ёshtё i lindur nё vitin 2002.

Pёr ata qё ende nuk e kanё parё ‘magjistarin’ e futbollit, ky ёshtё linku nё youtube:

Dhe duket qё tani, se nё akademinё e futbollit nё Malmo po lind edhe njё talent tjetёr botёror!

http://www.youtube.com/watch?v=HxGe7_Xc8p4

Megjithatё, Albini nuk dallohet vetёm me magjinё nё futboll, por ai ёshtё edhe njёri nga nxёnsit mё tё dalluar nё shkollё. Por magjstari i ri, talentin e tij e shfaqё dhe nё dy sporte tё tjera, not dhe shah ku merrё pjesё nёpёr turne tё ndryshme. Dhe ndonёse ende fёmijё, ai ёshtё shumё i vetёdijsёhm pёr punёn qё duhet tё bёjё pёr tё arriFaqe 48


NR.1

BESA

Sport

Shpirti i kombtares Astrit Gashi fozëve Kuq e Zi! Përmeti tani mbushë vetëm nëntë pranvera! Më zgjon shumë ndjesi ky djal. Shikoj foton e tij dhe njëkohësisht flas me veten time, a mos prania e tij në këtë stadium ishte shenjë e fitores sonë në Oslo?!

Përmeti-qytet në Shqipëri. Oseku-mal në Gjakovë. E ky djalosh që po shihni në foto i ka që të dyja brenda vetës. Edhe Përmetin, edhe Osekun. Është ky pikërisht Përmet Oseku me gjak shqiptarë, por i lindur në Venedikun e veriut, në Stokholm të Suedisë. Ndoshta dikujt do ti duket paksa patetike e gjithë kjo. Dikush tjetër ndoshta do ta ketë zili. E unë që e njohë për së afërmi, them sa i bekuar është ky djal. I bekuar se u lind nga dy prind të mrekullueshëm. I bekuar se mban gjakun e një gjyshi atdhetarë dhe një gjysheje të mrekullueshme-ashtu siç dinë të jenë vetëm nënat dhe gjyshet shqiptare! I bekuar se pati afër njerëzit që ti dhurojnë dashuri dhe t’i përçojnë atdhedashurinë. Dhe sot, ja tek e shohim duke përçuar edhe ky dashuri dhe atdhedashuri për kombin mu në mes të stadiumit “Ulevall” të Oslos. Është tifozi Kuq e Zi më i ri që ishte në këtë stadium, dhe njëkohësisht edhe anëtari më i ri i ti-

A e kishte parandjerë ky se do të fitonim, andaj po buzëqeshte kaq ëmbël? Pse po rrinte kaq afër portës së Etrit Berishës? Sigurisht po të kishte mundësinë do ti largonte edhe rrethojat e stadionit e do të shkonte te ajo portë, si një engjëll mbrojtës. Se di por dua të besoj se Etriti e pa buzëqeshjen dhe entuziazmin e Përmetit, këtij djaloshi që në kokë mbante një qeleshe gjirokastrite, dhe mori edhe më shumë forcë që të mbajë të paprekur rrjetën e tij! Edhe Salihu me goditjen e tij, mendoj se u inspirua nga zëri i tij dhe kënga që po këndonte "O sa mirë me qenë Shqiptar", "Shqipëri etnike" ej. Se di por mbrëmë ndërsa po shikoja lojën, njëkohësisht shikoja këtë engjëll shqiptar dhe se di si por më jepte ndjesinë e triumfuesit, andaj edhe po e prisja fitoren! Edhe sot gjatë gjithë ditës, më përcjellë buzëqeshja e këtij djaloshi dhe ndjesia që më jap për të besuar se e ardhmja e kombëtares sonë do të jetë më e mirë, por jo vetëm e tyre por e gjithë Shqiptarisë. Dhe për fund unë dua të thërrasë: Përmet, Përmet ti ishe forca e kombëtares, ti je shembull dhe frymëzim për gjithë të rinjtë. Ti i jep dashuri, shpirt dhe fuqi krejt Shqiptarisë!

Faqe 49


Satirë

BESA

NR.1

Mirë se erdhët te Shuqa UNË JAM GJELI – KËNDO GJEL!

Shuquri Sejdijaj

mbi dhjetë vite në Suedi dhe gjë kryeshpirti s´ke

- Më fal po nuk po të dëgjoj mirë. Ju marrim mbas

mbrri. Po ti kishe pas dy kokrra mend tash kishe ble

dite ose dikur në mbrëmje. Mirë?... O nuk po të

së paku një banesë në Prishtinë. Pse jo, edhe këtu?! E

dëgjoj fare, ndaj ju marrim në mbrëmje. Hajt miru-

unë budallaqja, thosha sa t´shkoj në Suedi pale se çfar

pafshim!

rrnese më pret! E ti me social!...Po qysh mi piu sorra ment e t´erdha këtu, o e lumja unë për ty. Ani shih,

E lëshoi recpetorin e telefonit me pak nervozizëm

nuk flet veç shukatet:

dhe sikur u kujtua se mos do t´ishte më mirë që të provonte vet të telefononte menjëherë tashti pa

“Ditët e mira vijnë paskëtaj, oj grua, se kush e ka

pritur mbrëmjen. Nuk po i thërras, i tha më shumë

thënë...edhe punë do gjej. Një shok më ka premtuar

vetvetes se burrit të saj, me të cilin sa ishin martuar.

se do të ma gjej një punë tek ai restoranti grek ku ai punon tash disa vite.”

Nga dita e parë kur ishte takuar me Qemushin në Prishtinë ai ju kishte dukur si njeri pa shije. Ose,

“ Punë enësh thuaj!”

thejsht më duket njeri që ndoshta mund ti ketë të gjitha të mirat por si zor me vu kokën në një jastëk

Për mua çdo punë është e mirë tha Qemushi, nxori dy

me të. Kështu kishte menduar atëherë pas takimit të

njëqindshe, ia la mbi tryzë të bukës duke ia shpjeaguar

parë ndërsa po hanin drekë në një nga restorantet

se ai do të dilte për ti takuar vendësit në “çajtore” te

e kryeqytetit. Dashni, ju kishte drejtuar Qemushi,

Femani. Dhe mos harro, dije kushë është gjeli këtu!

kurse Tahirushja kishte marrë një pozicion serioz, e

Tahirushja e kishte ndjerë që nga mesi i ditës ai dilte

kishte shikuar ngul në sy dhe po ashtu me të njejtin

vazhdimisht po ku takoheshin nuk e dinte. Po si ta

kualifikim i kishte thënë: “Dashni po, por ruaju e

dinte? Ai si edhe shumë të tjerë gratë nuk i merrnin në

mos ma prish ndojherë se s´di se çka të gjen pastaj!”

këto “çajtore” të pajisura edhe me bilardo..

“Si të duash e si të thuash ti Dashni.Por dije që unë

Rëndom në kohë dreke në Feman mblidheshin shumë

jam gjeli këtu. Në daç thirri tash në daç më vonë.”

shqiptarë nga Kosova të cilët në fillim të viteve të nëntëdhjeta kishin ardhë në Suedi. Pinin ndonjë kafe,

“ Për ty krejt njësoj është. Si sot si nesër...I ke bërë

hanin edhe nga një kulaq e pastaj disa si më entuziast

Faqe 50


NR.1

BESA

ia krisnin bilardos.

Satirë

Prap me buzëqeshje, por jo të natyrshme, Agneta i shpjegoi se personat që shfrytëzojnë ndihma sociale

Sa u nis Qemushi iu kujtua se nga ora 16-të e kishte

dhe posedojnë makina nuk mund ta gëzojnë më këtë

një kohë takimi te shërbimit e socialit. Këtyre

të drejtë. Shite makinën i tha ajo, dhe më sjell pastaj

ditëve këto shërbime po kontrollonin më shumë

vërtetimin për sa para e ke shitur!

personat që shfrytëzonin ndihmat në rast se posedonin makina. Ju fiksua si ide në mos kjo çështje do

Qemushi u tremb dhe u bë si u humbur. I dridhej

të ngritej në takimin e sotëm sepse edhe paratë ia

buza dhe s´dinte çfarë të thoshte. Çka dreçin se

kishin vonuar për këtë muaj. Po rri pak e të shoh si

regjistrova në emër të dikujt me letra e çortoi vet-

e kanë kaluar të tjerët.

veten.

Sa mbrrijti në Feman, shkoi e zuri vend te një tryezë

Takimi mbaroi me kaq pa numruar këtu edhe

me bashkatdhetarë. U përshëndet me të gjithë dhe

kërkesën e Socialit që tani e tutje ai duhej ti rapor-

porositi një kafe.

tonte në fund të çdo muaji se ku kishte kërkuar punë dhe përgjigjet që ka marrë prej punëdhënsve.

A ti kanë çitë paret o Qemo? Skendoja ia nguli sytë fort. Ditët po kalojnë i dashur dhe s´mundem me të

U kthye me pak vonesë në shpi. E dinte që pyetja e

pritë më i tha preras. Gjej ku të duash!

parë prej gruas do të prekte paratë.

Sot e kam një takim te sociali dhe besoj që brenda këtyre ditëve “lahemi”.

- Hajde o Qemush, hajde o zemrush. Si kalove

E ngrehu edhe dy-tri herë kafen por sot ju duk e

Dashni?

idhët. Një lloj çrregullimi e ndjente në stomak.

- Dashni, pusë i kemi punët. Pare s´ka!

Shkoi te një tryzë bilardi, përcolli lojën e radhës dhe

- Pse Dashni?

i pakënaqur u tërhoq. Po afrohej koha e takimit në

- M´tha shite makinën njëherë e pastaj flasim.

Social.

-Ë, hajt pra këndo gjel qitash! Se ti gjel je. Unë jam gjeli, unë jam gjeli, hajt këndo pra, çka po pret?....

Agneta e priti e buzëqeshur dhe i uroj mirëseardhje. E pyeti për shëndetin dhe gjëra tjera jetësore. Qemushi i shfaqi shqetësimin që ndihmat ende nuk ia kishin hedhur në xhiron bankare dhe se ishte i detyruar të huazonte prej bashkatdhetarve dhe se nuk i kishin mbetur as për pagesën e qirasë së radhës.

Faqe 51


Lulebora e Diasporës

NR.9

LULEBORA IBISHI 6 VJEÇARE!!

Enti shtetëror i kulturës në Suedi Statens kulturrad i Sverige

Besa qershor 2013